18.09.2019 Views

190918 SHUSHICE BOOKLET PER WEB

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Projekti

KANTINA ‘ILIR’

Kantina ‘Ilir’ gjendet në qytetin e Elbasanit

dhe operon prej disa vitesh në tregun

vendas e të huaj, falë përvojës së tyre

mbi 10-vjeçare.

Disa prej llojeve të verërave që prodhohen

dhe përpunohen në Kantinën ‘Ilir’ janë:

Riesling

• Tokai

• Muskat

• Kabërnet

• Merlot

• Gewyrtstraiminer

• Kabërnet / Sauvignon

• Passito, etj.

Përveç përpunimit të llojeve të ndryshme

të rrushit, ata kultivojnë varietete të

veçanta dhe autoktone në vreshtarinë

përkatëse. Vreshtat e tyre aktualisht

prodhojnë rreth 200-250 kuintalë rrush

të llojeve të ndryshme. Ndërkohë, për të

përmbushur nevojat, një sasi prej rreth

150-200 kuintalësh merret nga fshatarët e

zonës së Elbasanit dhe Shushicës, si edhe

nga zona e Vlorës. Kapaciteti maksimal i

Kantinës ‘Ilir’ arrin afërsisht prodhimin e

25,000 - 30,000 litra verë në vit.

Me synimin për tu zhvilluar, lind edhe

nevoja për ndërtimin e një kantine të

mirëfilltë, sipas kushteve optimale dhe

standardeve të kantinave në botë. Kjo sjell

edhe nevojën për zgjerimin e sipërfaqeve

të vreshtave të mbjella në zonë. Më tej,

përqafimi i konceptit të agroturizmit, do

të mundësojë përjetimin e eksperiencës së

vërtetë të fshatit dhe njohjen nga afër me

proceset e prodhimit të verës shqiptare.

Fig. 11 (majtas)

Logo e Kantinës ‘Ilir’.

Fig. 12 (poshtë)

Etiketa të ndryshme të verërave të Kantinës ‘Ilir’.

19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!