06.11.2019 Views

ENERGJIA E RIPËRTËRITSHME

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ENERGJIA E RIPËRTËRITSHME

Punoi: Lum Vokshi

Mentorja: Rinë Fetahu

Tetor, 2019.

www.bonevet.org

ENERGJIA E RIPËRTËRITSHME

ENERGJIA ..................................................................................................................................... 3

ENERGJIA E RIPËRTËRITSHME ............................................................................................. 5

ENERGJIA DIELLORE ................................................................................................................ 6

Krijimi i energjisë elektrike nga energjia solare ........................................................ 6

Fotovoltaikët ....................................................................................................................... 6

Pasqyrat e koncentruese ................................................................................................8

Përdorimi i diellit për të ngrohur ujin për ngrohje .................................................... 9

HIDROENERGJIJA .................................................................................................................... 10

ENERGJIJA E ERËS ................................................................................................................... 11

ENERGJIA GJEOTERMALE .................................................................................................... 12

KRAHASIMI MES ENERGJISË SË RIPËRTËRITSHME DHE JO TË

RIPËRTËRITSHME .................................................................................................................... 15

REFERENCAT ............................................................................................................................. 17

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

ENERGJIA

Energjia është aftësia për të kryer punë. Pa energji nuk mund të bëjmë asgjë.

Energjia mund të fitohet duke ngrënë mëngjes dhe mund të humbë duke

pastruar dhomën për shembull. Energjia mund të haset në dy forma kryesore

Kinetike dhe Potenciale mirëpo ekzistojnë edhe forma tjera të energjisë siç janë:

energjia termike, kimike, elektrike, nukleare etj.

Ne ketë shkrim do të fokusohemi tek energjia kinetike dhe potenciale.

Energjia potenciale është energjia që një trup e posedon kur ai trup qëndron në

një lartësi të caktuar h dhe pastaj mund të shndërrohet në energji kinetike me

lëvizjen e tij.

Shembull: Nëse vendosim një top në mal ai top do të ketë energji potenciale sepse

gjendet në një lartësi h. Atëherë topi kur fillon me lëvizë kthen energjinë

potenciale ne energji kinetike.

Kur jemi te energjia kinetike, energjia kinetike është energjia e lëvizjes. Kjo energji

zakonisht njihet si aftësia e trupave për të kryer punë.

Energjia kinetike përbëhet nga energjia potenciale. Sa më e madhe të jetë energjia

potenciale e një trupi aq më e madhe do të jetë energjia kinetike e atij trupi.

Formulat:

E p = m*g*h

Energjia potenciale = masa * graviteti * lartësia

E p - energjia potenciale

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

m - masa

g- graviteti

h – lartësia

Ek = ½ m * v2

Energjia kinetike = ½ e masës * shpejtësia në katror

E k - energjia kinetike

m - masa

v - shpejtësia

Sa më e lartë të jetë lartësia aq më e madhe do të jetë energjia potenciale. Sa më

e madhe të jetë energjia potenciale, atëherë trupi me një lartësi h më të lartë lëviz

më shpejtë dhe në këtë rast energjia kinetike është më e madhe.

Energjia nuk mund të krijohet ose të shkatërrohet, por ajo mund të ndryshoj nga

një formë në formën tjetër. Energjia mund të transformohet nga një formë ne

formën tjetër në mënyra të ndryshme. Energjia mekanike dhe elektrike mund të

prodhohet nga makineri dhe pajisje të ndryshme siç janë: makinat me djegieje,

gjeneratorët, bateritë dhe sisteme të tjera.

Fig.1 Energjia potenciale dhe kinetike

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

Shndërrimi i energjive

Deri me tash kemi fole për energjinë kinetike dhe potenciale dhe si shndërrohet

energjia kinetike dhe potenciale dhe formulat e tyre.

Duke qene se energjia shndërrohet nga një formë në tjetrën, atëherë na

mundësohet krijimi i energjive tjera e ndër to është edhe energjia e ripërtëritshme.

ENERGJIA E RIPËRTËRITSHME

Energjia e ripërtëritshme është energji e cila nuk hargjohet dhe mund të përdoret

sa të ka jetë. Energjia e ripërtëritshme buron nga: dielli, uji, era dhe nxehtësia e

tokës. Vet fjala e ripërtëritshme tregon qe kjo energji është e ripërdorshme. Delli

është elementi kryesor ne energjinë e ripërtëritshme, sepse pa diell nuk kish fry

era, as ujë nuk kish me pas.

Fig.2 Llojet e energjisë se ripërtëritshme

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

ENERGJIA DIELLORE

Energjia diellore është burimi më i përdorur i energjisë së rinovueshme në botë.

Gjithçka fillon nga dielli. Fosilet janë thjeshtë pemë të vjetra që bien poshtë në tokë

dhe mbulohen nga shtresa të dheut dhe pas mijëra viteve ato fosile shndërrohen

në qymyr ose lëndë tjera. Ky proces mundësohet nga rrezet e diellit.

Energjia e ujit po ashtu mundësohet nga dielli sepse shiu që bjen, bëhet nga retë

të cilat krijohen nga dielli.

Rrezet e diellit përdoret në dy forma:

1. Për të krijuar rrymë / energji elektrike

2. Për të ngrohur ujin për ngrohje

Krijimi i energjisë elektrike nga energjia solare

Për me kriju energji elektrike nga energjia e diellit përdoren dy lloje te teknologjive:

Fotovoltaiket dhe pasqyrat që përdoren për me i fokusu rrezet e diellit në një kullë

për prodhim të energjisë.

Fotovoltaikët

Celulat fotovoltaike përbehen nga silici i cili është komponenti kryesor. Për me kriju

një celule fotovoltaike, silicit i shtohet fosfor dhe në anën e poshtme bor.

Molekulat e fosforit i kanë pesë elektrone në shtresën e fundit, ndërsa silici katër

kështu që kur i shtohet fosfori molekulat e silicit dhe fosforit bashkohen dhe njëra

mbetej e lirë.

Në anën tjetër shtohet bori i cili ka tre elektrone e cila kur te bashkohet me silic

mbetej një zbrazëtirë.

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

Elektronet e fosforit kanë fillu me migru në anën e borit dhe janë bashku me

elektronet e borit dhe kështu kanë mundësu që në anën e borit të jetë ana

negative ndërsa në anën e fosforit është kriju ana pozitive. Në zonën mes borit dhe

fosforit krijohet një zonë e zbrazët në të cilën fillojnë të lëvizin elektronet kur rrezet

e diellit godasin celulat.

Lëvizja e këtyre elektroneve në një drejtim krijon energjinë elektrike.

Fig.3 Paneli solar – fotovoltaik

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

Pasqyrat e koncentruese

Pasqyrat në prodhimin e energjisë elektrike përdoren për të fokusuar dritën në një

pikë të caktuar dhe me nxehtësinë e diellit e ngrohin ujin the me pas avulli i ujit i

rrotullon turbinat dhe me pas krijohet energjia elektrike. Një disavantazh i madh

është se pasqyrat e reflektojnë diellin dhe i vrasin zogjtë dhe kjo teknologji është

shume e shtrenjtë.

Ne Spanje është krijuar ndër centralet e para te koncentrimit (me pasqyra). Ato

përdorin kripë të shkrirë për të ruajtur nxehtësinë e diellit për të vazhduar të

krijojnë elektricitet edhe natën.

Fig.4 Sistemi me pasqyra koncentruese

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

Përdorimi i diellit për të ngrohur ujin për ngrohje

Dielli mund edhe të përdoret për të ngrohur ujin. Më së shpeshti për ngrohjen e

ujit në vende ku ka diell përdoren kolektorët diellor. Kolektori diellor është një kuti

metali e cila në mes ka disa gypa dhe pjesa lartë është zakonisht ne ngjyra të

mbyllëta. Disavantazhi i kolektorëve diellor është se nëse përdoret ne vende ku

temperaturat janë të ulëta gypat ngrihen dhe është shume vështirë të shkrihen.

Fig.5 Kolektorët diellor

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

HIDROENERGJIJA

Hidroenergjija është energjia e ujit. Hidrocentralet punojnë në të njëjtin parim

sikur termocentralet por në vend të avullit përdoret uji për ta rrotulluar turbinën.

Hidroenergjija është një ndër metodat më efikase për të krijuar rrymë sepse uji e

rrotullon turbinën me shpejtë se avulli. Përveç energjisë solare hidroenergjia është

një ndër metodat më të përdorura në fushën e energjisë të ripërtëritshme sepse

ato janë efikase dhe prodhojnë më shume energji se shumë burime të tjera te

energjisë se ripërtëritshme. Një disavantazh i madh i hidroenergjisë është se digat

qe ndërtohen në lum e dëmtojnë biodiversitetin e lumit. Por edhe ky problem

është zgjidhur. Në ujëvarën e Niagarës në kufi mes Kanadasë dhe Amerikës

hidrocentrali është i ndarë nga rrjedha e lumit. Një pjesë e ujit ndahet nga lumi

dhe ai ujë shkon në hidrocentral. Ujin zakonisht e marrin kur është natë dhe ditën

e marrin ujin e vetëm pak për shkak të vizitorëve.

Fig.6 Hidrocentrali

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

ENERGJIJA E ERËS

Energjia e erës është një ndër energjitë më të vjetra në botë. Ajo u përdor 5000

vjet me parë nga Egjiptianët e vjetër për ti lëvizur anijet e tyre. Energjia e erës është

një energji efikase e cila po behet çdo ditë më e lirë. Centralet e erës punojnë në të

njëjtin koncept si centralet e tjera. Centrali i parë i erës u ndërtua në 1888 ne Ohio

Amerikë nga presidenti Charles F. Brush. Ishte 4 ton dhe 18 metra, i kishe 144 krah.

I gjeneronte vetëm 12 kW energji, qe mund ti jepte rrymë tre shtëpive moderne.

Një aplikim shumë i mirë është gjenerimi i rrymës në det. Por një disavantazh është

që zënë shumë vend.

Fig.7 Krahasimi mes turbinës se parë te erës dhe një sot

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

ENERGJIA GJEOTERMALE

Energjia gjeotermale është energjia e nxehtësisë se tokës. Energjia gjeotermale

mund të përdoret në dy mënyra

-indirekte

-drejtpërdrejtë

Përdorimi i drejtpërdrejtë i energjisë gjeotermale do të thotë përdorimi i energjisë

pa u konvertuar në një energji tjetër.

Ndërsa përdorimi indirekt i energjisë gjeotermale është konvertimi i saj në energji

te tjera.

Edhe për të krijuar energji elektrike ne e përdorim metodën indirekte. Energjia

gjeotermale është shume efikase sidomos tani qe ngrohja globale është ne kulm.

Fig.8 Energjia gjeotermale

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

Janë tre lloje te centraleve gjeotermale:

1. Centrali me avull te thate

2. Centrali me përzierje avull-ujë

3. Centrali me cikle binare

Fig.9 Centrali gjeotermal

Centrali me avull të thatë e merr avullin e krijuar nga nxehtësia e tokës dhe ai

avull shkon në turbinë. Pastaj ai avull shkon në kullën e ftohjes dhe kthehet në

tokë.

Fig.10 Centrali me avull të thatë

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

Centrali me përzierje avull-ujë përdoret ne raste kur avulli përzihet me ujin.

Turbina duhet të ketë avull të pastër prandaj uji duhet te ndahet nga avulli. Për

ketë pune përdoret kondensatori.

Fig.11 Centrali me përzierje avull-ujë

Centrali me cikle binare përdoret në raste kur uji nga pusi gjeotermal është i

ftohët temperatura mesatare është >150*C. Pra në këto puse uji nuk mund të

shndërrohet në avull. Kështu që në vend të ujit përdoret një fluid tjetër që ka

temperaturë të avullimit më të vogël.

Fig.12 Centrali me cikle binare

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

KRAHASIMI MES ENERGJISË SË RIPËRTËRITSHME DHE JO TË

RIPËRTËRITSHME

Deri ne shekullin e 21, 80% e energjisë është prodhuar nga qymyri, gazi e më

shumë. Burimet e lëndëve fosile janë burime të hargjueshme dhe nuk mund të

ripërdoren. Në bazë të disa studimeve, lëndët fosile mund të furnizojnë botën me

energji deri në mesin e shekullit 21.

Djegia e lendeve fosile për prodhim të energjisë liron në natyrë gaze siç janë:

dioksidi i karbonit (CO2), dioksidi i sulfurit, nitrogjeni e me shumë.

Këto gaze janë të dëmshme për ambientin dhe ndikojnë në ngrohjen globale.

Energjia e ripërtëritshme në fillim të shekullit 21 ka shënuar rreh 20% të energjisë

se prodhuar. Nga viti 2001 deri ne vitin 2017 teknologjitë për prodhim të energjisë

nga burimet e ripërtëritshme kanë shënuar një rritje të madhe, sidomos në

sektorin e energjisë solare dhe të erës.

Avantazhet e energjisë nga burimet fosile

Teknologjia e termocentraleve me djegie është teknologji e njohur dhe inxhinieret

preferojnë të rrinë me këtë teknologji. Një avantazh tjetër është se termocentralet

mund te vendosen kudo nuk duhet një vend specifik vetëm se duhet të jetë larg

ndonjë vendbanimi për shkak të zhurmës dhe tymit.

Disavantazhet e energjisë nga burimet fosile

Disavantazhet janë se prodhojnë shumë gaze si: dioksidi i karbonit (CO2), dioksidi i

sulfurit, nitrogjeni e shumë të tjerë. Pra termocentralet e dëmtojnë ambientin dhe

janë shkaktarë të ngrohjes globale. Termocentralet janë edhe shumë të

kushtueshme për t’i ndërtuar. Burimet nuk janë të ripërtëritshme pra ato mund të

hargjohen. Shumica e termocentraleve nuk i menaxhon mirë se ku shkojnë

mbetjet.

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

Avantazhet e energjisë së ripërtëritshme

Avantazhet e energjisë së ripërtëritshme janë se energjia e ripërtëritshme edhe

nga emri e kuptojmë se kjo energji nuk mbaron. P.sh qymyri ose nafta dikur edhe

mund te hargjohen por era, dielli, uji dhe nxehtësia e tokës nuk hargjohen kurrë.

Edhe energjia e ripërtëritshme hapë dyfish më shumë punë se termocentralet me

djegie. Është më mirë të shkojmë me energji të ripërtëritshme sepse gjithçka

edhe burimet fosile si nafta, qymyri etj. janë vetëm pemë të vjetra të cilat me kohë

kane rëne në tokë por fuqinë e tyre e kanë marrë nga dielli, pra më mirë është qe

te shkojmë me energji te ripërtëritshme direkt.

Disavantazhet e energjisë së ripërtëritshme

Por energjia e ripërtëritshme sado e mirë që është ajo si çdo energji tjetër ka edhe

disvantazhet e veta si p.sh turbinat e erës ose centralet gjeotermale nuk mund të

vendosen kudo ato duhet të vendosen në vende shumë të përshtatshme. Një

disavantazh shumë i madh është se hidrocentralet e dëmtojnë biodiversitetin e

lumit. Por edhe kjo është zgjidhur në ujëvarat e Niagarës në Kanadë.

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

www.bonevet.org

REFERENCAT

https://www.britannica.com/science/renewable-energy

https://www.nationalgeographic.org/encyclopedia/renewable-energy/

https://www.youtube.com/watch?v=Q0LBegPWzrg

https://www.youtube.com/watch?v=PUn2izowBkw

https://www.youtube.com/watch?v=fjuvatIoSzY

https://www.renewableenergyworld.com/types-of-renewable-energy/what-issolar-energy/#gref

https://www.nationalgeographic.com/environment/global-warming/solar-power/

https://thinkprogress.org/clean-energy-more-jobs-than-fossil-fuels-32f615915399/

BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || prishtina@bonevet.org ||

+38349187781

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!