07.11.2019 Views

BIMËT E GJELBRA DHE FOTOSINTEZA

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Bimët e gjelbra dhe fotosinteza

Antarët:

Aron Gorani

Mentore:

Eglantina Avdiu

Ledri Bajgora

Tetor, 2019

Bimët e gjelbra dhe fotosinteza

Përmbajtja

Fotosinteza .............................................................................................................................................................

Historiku ................................................................................................................................................................3

II. Bimët e gjelbra ..................................................................................................................................................4

1.1 Struktura e gjethes ................................................................................................................................ 5

III. Procesi i fotosintezës ......................................................................................................................................

IV. Faktorët që ndikojnë në fotosintezë ................................................................................................

4.1 Intensiteti i dritës ……………………………………………………………………………………………………………………………..7

4.2 Temperatura………………………………………………………………………………………………………………………………………8

4.3 Përqëndrimi i dioksidit të karbonit…………………………………………………………………………………….8

V. Rëndësia e fotosintezës………………………………………………………………………………………………………………………….9

5.1 Fotosinteza dhe frymëmarrja…………………………………………………………………………………………………9

5.2 Fotosinteza dhe mjedisi…………………………………………………………………………………………………………..10

5.3 Fotosinteza, jeta dhe mbijetesa…………………………………………………………………………………..……10

VI. Referencat……………………………………………………………………………………………………………………………………………………11

2

Bimët e gjelbra dhe fotosinteza

FOTOSINTEZA

Fotosinteza është proces qe kryhet nga bimët e gjelbra, algat dhe disa lloje të

bakterieve të cilat energjinë që e marrin nga dielli e shndërrojne në energji

kimike. Fjala fotosintezë vije nga greqishtja e lashtë (photo= dritë dhe synthesis

=bashkim ose formim).

I. Historiku

Edhe pse disa nga hapat në fotosintezë ende nuk janë kuptuar

plotësisht, ekuacioni i përgjithshëm fotosintetik ka qenë i njohur që

nga shekulli i 19-të.

Ne vitin 1771 shkenctari anglez Joseph Priestley ka ndezur një qiri në një

kavanoz derisa ajri brenda tij nuk mund ta mbështeste djegien. Pastaj ai

vendosi një bimë menteje dhe zbuloi qe pas disa ditësh menta kishte

prodhuar një lloj substance (më vonë u njoh si oksigjen), që e kishte

mundësuar përsëri djegien brenda kavanozit.

Këtë eksperiment e përsëriti në vitin 1779 fizicienti i holandez Jan Ingenhousz i

cili konstatoi që bima duhet te jetë e ekspozuar ndaj dritës në mënyrë që të

krijohet ajo substancë. Po ashtu tregoi që këtij procesi i duhet edhe prezenca

e indeve të gjelbra të bimës.

Më 1782 u vërtetua se substanca që mundësoi atë djegie (oksigjeni) ishte

formuar nga shpenëzimi i një ajri tjetër që ishte dioksidi i karbonit. Vetëm pas

gjysmë shekulli, në vitin 1845 u zhvillua koncepti i energjisë kimike, ku energjia

nga dielli ruhet si formë e energjisë kimike në produkte që formohen gjatë

fotosintezës.

Eksperimenti i Priestly.

3

Bimët e gjelbra dhe fotosinteza

II. Bimët e gjelbra

Të gjithë organizmat njerëzit, kafshët dhe bimët duhet të marrin energji për të

kryer dhe proceset më të thjeshta biologjike.

Bimët janë organizma autotrof të cilët e përdorin procesin e fotosintezeës për

ta krijuar ushqimin e tyre. Autotrofët përdorin energjinë nga dielli për ta

shndërruar ujin që e marrin nga dheu dhe dioksidin e karbonit që e marrin

nga ajri, në lëndë ushqyese që quhet glukozë. Glukoza është një lloj sheqeri që

bimëve ju jep energji. Si produkt dytësor lirohet oksigjeni.

Ky proces kryhet sipas ekuacionit kimik:

6 H2O + 6 CO2 → C6H12O6 + 6 O2

Ujë + dioksid karboni + dritë → glukozë + oksigjen

4

Bimët e gjelbra dhe fotosinteza

1. Struktura e gjethës

Fotosinteza mund të kryhet në të gjitha pjesët e bimës por më së

shumti ndodhë tek gjethet. Pjesa e mesme e gjethës që quhet mezofil, është

një ndër pjesët më të rëndësishme të procesit të fotosintezës.

Në mezofil gjenden organele që quhen kloroplaste. Brenda secilit kloroplast

gjenden disa struktura si disqe që quhen tilakoide dhe janë të vendosura njëra

mbi tjetrën duke formuaër atë që quhet grana. Membrana e tilakoideve

përmban pigmentin e gjelbër që quhet klorofil. Hapsira rreth granës që është

mbushur me një lëng që quhet stroma.

Në pjesën e poshtme të gjethës gjenden disa pore të vogla që quhen stomata

të cilat e lejojnë dioksidin e karbonit të futet brenda gjethës dhe oksigjenin të

dal jashtë saj.

Kështu reaksione të ndryshme kimike kryhen në pjesë të ndryshme të

kloroplastit.

5

Bimët e gjelbra dhe fotosinteza

III.

Procesi i fotosintezës

Fotosinteza në gjethe ka shum hapa por ne mund t’i ndajmë në dy, procesi i

cili varet nga drita dhe cikli i Kelvinit.

Reaksionet që varen nga drita ndodhin në membranë të tilakoideve dhe

këtyre u nevojitet energji e vazhdueshme nga drita. Klorofili e merr këtë

energji, të cilën e shndërron në energji kimike përmes formimit të dy

komponimeve, ATP dhe NADPH. ATP është një molekule që e ruan energjinë,

ndërsa NADPH është molekulë e cila e bartë energjinë dhe siguron energji për

të nxitur ciklin e Kalvinit në fazën e dytë të fotosintezës.

Në këtë proces, molekulat e ujit shndërrohen në oksigjen.

Cikli Kalvin, i quajtur edhe reaksionet e pavarura nga drita, zhvillohet në

stromë dhe nuk kërkon drejtpërdrejtë dritë. Në vend të kësaj, cikli i Kalvinit

përdor ATP dhe NADPH, të krijuara nga reaksionet e varura nga drita, për të

rregulluar dioksidin e karbonit dhe për të prodhuar sheqernat me 3 karbone

(G3P), molekula këto që bashkohen për të formuar glukozën.

6

Bimët e gjelbra dhe fotosinteza

Në përgjithësi, reaksionet që varen nga drita kapin energjinë e dritës dhe e

ruajnë atë përkohësisht në format kimike të molekualve ATP dhe NADPH. Aty,

ATP zbërthehet për të lëshuar energji, dhe NADPH u dhuron elektronet e tij

për shndërruar molekulat e dioksidit të karbonit në sheqerna. Në fund të

procesit, energjia që filloi si energji e dritës, përfundon e bllokuar në lidhjet e

sheqernave.

IV .Faktorët që ndikojnë në fotsintezë

Ekziston një numër i madh i faktorëve që ndikon në mënyrën se si funksionon

fotosinteza. Secili prej këtyre faktorëve mund të bëhet faktorë kufizues. Kjo do

të thotë që secili nga këta faktorë ndikon direkt në shkallën e fotosintezës pa

marrë parasyshë nivelin e faktorëve të tjerë. Faktorët kufizues për fotosintezën

janë: intensiteti i dritës, temperatura dhe dioksidi i karbonit.

1.1 Intensiteti i dritës

Përderisa procesi i fotosintezës nuk mund të filloj pa dritë, ky është faktori i

parë kufizues. Energjia e dritës nga dielli, që merret nga kloroplastet, është ajo

që i furnizon reaksionet që e transformojnë dioksidin e karbonit dhe ujin në

glukozë dhe oksigjen.

Kur drita e diellit godet më shumë molekula të klorofilit, shkalla e fotosintezës

rritet deri në një nivel të caktuar të dritës. Në nivele shumë të larta të dritës,

procesi fillon të ngadalësohet sepse molekulat e klorofilit dëmtohen. Ky nivel

dallon nga bima në bimë dhe kjo është arsyeja pse disa bimë kërkojnë dritë

direkte nga dielli, ndërsa disa të tjera duhet të mbahen nën hije.

7

Bimët e gjelbra dhe fotosinteza

1.2 Temperatura

Organizmat e gjallë përdorin enzime, molekula të proteinave, për të ndihmuar

zhvillimin e procesve të nevojshme për ta krijuar dhe ruajtur glukozën. Shkalla

në të cilën funksionojnë këto enzime ndikohet nga temperatura.

Temperatura optimale për procesin e fotosintezës është mes 10-20 gradë

celcius, edhe pse kjo mund të varet shumë nga lloji i bimës. Enzimet nuk

mund të funksionojnë si duhet në temperatura të ulëta keshtu që shkalla e

fotosintezës bie. E njejta ndodh edhe nëse tempraturat janë shumë të larta.

1.3 Përqëndrimi i dioksidit të karbonit

Bima e shndërron në glukozë dioksidin e karbonit dhe ujin, kështu që pa

dioksid karboni të mjaftueshëm, ky proces nuk mund të ndodh.

Kur rritet përqëndrimi i dioksidit të karbonit, rritet shkalla e fotosintezës. Kjo

ndodh vetëm deri në një pikë të caktuar, kur fotosinteza ka arritur

maskimumin e saj. Ndryshe nga faktorët e tjerë, dioksidi i karbonit shtesë, nuk

ndikon negativisht tek bima, por thjeshtë arrin tek një pikë, ku nuk mund tí

procesojë molekulat më shpejtë.

8

Bimët e gjelbra dhe fotosinteza

V. Rëndësia e fotosintezës

Fotosinteza luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e ciklit të jetës në tokë,

ajo ndihmon në mbajtjën e balancit të nivelit të dioksidit të karbonit në natyrë

dhe na furnizon me oksigjen, pa të cilin ne nuk do të merrnim frymë.

Fotosinteza kontribuon në marrëdhënien simbiotike midis bimëve, njerëzve

dhe kafshëve.

1. Fotosinteza dhe frymëmarrja

Rëndësia e fotosintezës mund të kuptohet nga frymëmarrja. Fotosinteza na

furnizon me oksigjen të cilin e marrim gjatë frymëmarrjes, process ky i cili na

mban gjallë.

Të dy këto procese janë të ndërlidhura dhe i shërbejnë njëra-tjetrës. Përderisa

fotosintezës i duhet të marr dioksid karboni dhe të lirojë oksigjen për të

prodhuar glukozë, kur marrim frymë e marrim oksigjenin dhe kur e lirojmë

frymën e lirojmë dioksidin e karbonit.

Fotosinteza ndodhë gjatë natës pasi që bimëve u duhet drita e diellit për të

prodhuar energji, ndërsa frymëmarrja ndodhë gjatë gjithë kohës.

9

Bimët e gjelbra dhe fotosinteza

2. Fotosinteza dhe mjedisi

Niveli i dioksidit të karbonit në mjedis varet në masë të madhe nga procesi i

fotosintezës, e ky proces varet nga numri i bimëve dhe pemëve që kemi në

mjedis. Zvogëlimi ose rritja e tepërt e nivelit të dioksidit të karbonit mund të

sjellë rezultate katstrofike për planetin tokë.

Revolucioni industrial dhe përparimi i teknologjisë kanë çuar deri tek krijimi i

një numri të madhë të fabrikave, shtëpive prodhuese, ndërtesave, rrugëve e

kështu deri tek rritja e përdorimit të karburanteve dhe lirimit të mbetjeve

industriale dhe dioksidit të karbonit të cilat mund të jenë shumë të dëmshme

për mjedisin.

Ashtu siq ngritja e nivelit të dioksidit të karbonit mundë ta dëmtoj mjedisin,

ngjashëm edhe zvogëlimi i këtij niveli mund të shkaktoj ngrirjen e planetit pasi

që dioksidi i karbonit kontribuon në ngrohjen e atmosferës. Fotosinteza

ndihmon në mbajtjen e balancit të nivelit të dioksidit të karbonit në natyrë

duke marrur dioksidin e karbonit gjatë ditiës, dhe duke liruar atë gjatë natës.

3. Fotosinteza, jeta dhe mbijetesa

Fotosinteza është e lidhur drejtpërdrejtë me jetën dhe mbijetesën e të gjitha

gjallesave në tokë. Jo vetëm që i furnizon me oksigjen, pa te cilin nuk do të

mund të jetonin, por gjithashtu, por i furnizon edhe me energji dhe ushqim.

Kështu të gjithë organizmat janë të varur nga bimët, ose organizmat e tjerë

që ushqehen me bimë, për të mbijetuar.

Me anë të prodhimit të energjisë gjatë procesit të fotosintezës, bimët i

furnizojnë të krijesat e tjera të gjalla me të gjitha lëndët ushqyese të

nevojshme, në mënyrë direkte ose indirekte.

10

Bimët e gjelbra dhe fotosinteza

VI. Referencat

https://biologywise.com/importance-of-photosynthesis

https://study.com/academy/lesson/limiting-factors-of-photosynthesis.html

https://www.britannica.com/science/photosynthesis/The-pathëay-of-electrons

https://www.khanacademy.org/science/biology/photosynthesis-inplants/introduction-to-stages-of-photosynthesis/a/intro-tophotosynthesis

https://www.nationalgeographic.org/encyclopedia/autotroph/

11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!