29.08.2016 Views

ss

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Allahu kompenson me mire se ajo qe humb

Tregohet per nje besimtar te cilit i mbaruan te ardhurat kur ishte ne

Meke.

Ai u urit shume dhe gati po vdiste nga mungesa e ushqimit.

Nje dite,duke ecur neper rrethinat e Mekes,ai gjeti nje varese te

kushtueshme.

Ai e mori me vete dhe u nis per ne Xhami.Rruges ai takoi nje njeri i cili

njoftonte se kishte humbur varesen.Besimtari tregon se e pyeta te ma

pershkruante ate,

dhe ai pershkroi mua ashtu sic ishte,pa me lene shteg dyshimi.Ia dhashe

ate pa marre shperblim,dhe thashe:’’O Allah,e dhashe per ty,ndaj ma

kompenso me cka eshte me e mire’’.Ai shkoi ne oqean dhe filloi nje

udhetim me anije te vogel.

Pas pak kohe nje stuhi me erera te forta e derrmoi copash anijen dhe atij

iu desh te kapej pas nje cope druri.Ererat ishin te forta dhe e conin sa

majtas djathtas.

Me ne fund,ai doi ne nje ishull.Atje gjeti nje xhami plot me njerez qe po

faleshin,dhe iu bashkua atyre.Ai gjeti flete nga Kur’ani dhe filloi t’i

lexonte.

Njerezit e atij ishulli e pyeten:A di te lexosh Kur’an ?dhe ai iu

pergjigj se dinte.

Ata i thane,mesohu femijeve tane Kur'an.Keshtu ai filloi t’i mesonte ata

dhe mori rroge per punen e tij.Nje dite ata e pane tek shkruante,dhe e

pyeten:

A po i meson femijeve tane te shkruajne ?Ai pranoi dhe filloi t’i mesote

ata me rroge.Pas njefare kohe ,perseri i thane:Kemi nje vajze jetime, i

ati i se ciles ishte njeri i mire.A pranon te martohesh me te ?Ai ra

dakort dhe me vone tregoi:

U martova me te dhe kur qendrova me te,pashe se mbante po ate varese ne

qafe.I kerkova asaj te me tregonte historine e vareses,dhe ajo tha se i

ati e kishte humbur ne Meke dhe se nje njeri e kishte gjetur e ia kishte

kthyer.Ajo i tregoi se i ati gjithmone lutej qe e bija te bekohej me nje

burre si ai njeri i ndershem.Atehere, i tregova se ai njeri isha une.

KUSH BRAKTIS DICKA PER HIR TE ALLAHUT,

ALLAHU IA KOMPENSON ME DICKA ME TE MIRE.

Diten qe ti me sheh te vjeter dhe nuk jam me ai qe isha,ki durim dhe

tento te me kuptosh...Nese nuk e ruaj dot me etiken e te ngrenit,nese nuk

mund te vishem,ki durim.Mos harro se kur ti ishe i vogel,une kaloja ore

te tera duke te mesuar si te haje dhe si te visheshe.Nese kur

flas,perseris njemije here te njejten fjale,mos me nderprit.Kur ti ishe i

vogel,me eshte dashur ta perseris njemije e nje here te njejtin

tregim,vetem e vetem qe te te zinte gjumi.Kur une ndonjehere harroj se

cfare kemi biseduar,mos u nxito te me qortosh,pasi gjeja me e rendesishme

per mua nuk eshte qe t'i kujtoj bisedat tona,por te te kem ty prane e te

me degjosh se cfare te them.Kur kembet e mia te lodhura nuk me lejojne te

ec,me merr per dore,ashtu sic te merrja uen ty ne castet kur fillove te

ecesh.Nje dite do ta kuptosh,qe pavaresisht nga gabimet e mia,une cdohere

kam deshiruar me te miren per ty dhe jam munduar te te krijoj nje

rruge.Te dua biri im...

Babai yt...

Historia ka të bëjë për një burrë

I cili udhëtonte me fëmijët e tij

Gjatë udhëtimit në një rrugë shumë, shumë të gjatë...

Të gjithë dukeshin se janë mirë

Ata ishin mirë dhe kishin kënaqësi në këtë udhëtim

Por...

Befasisht qendroj një burrë në rrugë dhe dhe i ndaloi ata

Shoferi i veturës pyeti: “Kush je ti, Pse më ndale?”

Burri i huaj u përgjigj: “Unë jam DOLLAR-i, unë jam Para”

Më merr me vete, të duhem në këtë rrugë.

Shoferi shikoj në veturë dhe tha: “Vetura ime është e mbushur, unë nuk

kam vend,

Nuk mund ta marrë më askënd me vete edhe nëse dua”

Ai burri tha: “ulë këtë djalin që është afër teje më fëmijët tjerë mbrapa

dhe më lë mua aty pranë teje!

Mos harro se paratë i duhën çdokujt!”

Shoferi e uli fëmijën që kishte pranë, mbrapa me fëmijët tjerë kështu siç

e këshilloj “I HUAJI”

Përkundër kundërshtimit nga ana e fëmijëve të tij dhe e la të “HUAJIN” të

ulët afër tij dhe vazhdoj rrugëtimin.

Dhe pas një kohë të shkurtër qëndroj prap një burrë në rrugë dhe i ndaloi

ata.

(Shoferi) “Kush je ti, Pse më ndale?”

(Euro) “Unë jam EURO-ja, unë jam Para”

“Unë jam më i vlefshëm se ky (dollari)”

“Më merr me vete, të duhëm në këtë rrugë.”

(Shoferi) “Por unë nuk kam më vend, pran meje është ulur DOLLARI ndërsa

mbrapa i kam fëmijët”

(Shoferi) “Nuk mund të marr me vete”

(Euro) “Futi fëmijët në bagazh, DOLLARIN mbrapa dhe më le mua të ulëm

afër teje”

“Unë të duhem, do ta shohësh”

Shoferi mendoj pakëz dhe pranoj propozimin e atij burrit (Euro-s)

Përkundër dyshimit dhe brejtjes së ndërgjegjes i kapi fëmijët e tij dhe i

futi në bagazh duke vazhduar rrugëtimin me Euro-n pran tij.

(Shoferi) “Qetësi aty mbrapa!!!”

Dhe gjendje e fëmijëve të tij në bagazh nuk i interesonte

Pas një kohë të shkurtër është ndaluar prapë nga një burrë.

(Shoferi) “Kush je ti, Pse më ndale?”

(Dunjaja) “Unë jam DUNJAJA, unë jam BOTA,

unë jam gjithçka çfarë të duhet, dollar, euro, funt, pasuri, famë, gra,

të gjitha i posedoj.

Fëmijët më mirë largoji, ata vetëm se do të të pengojnë në këtë rrugë,

ndërsa DOLLARI dhe EURO a do të rrinë apo të shkojnë nuk më intereson.

Por MUA duhet të më marrësh me vete!!!”

Shoferi mendoj pak sekonda dhe i la fëmijët e tij rreth rrugës, ai ishte

i lumtur pa masë”

Ai kishte dynjanë pranë vetës, ndërsa mbrapa dollarin dhe euron,

ndërsa nuk kishte më fëmijë që ankohen.

Çka mund t’i duhej më tepër,

gjithçka që kishte ëndërruar tani më i arriti”

Por pastaj, prapë e pa një burrë në rrugë

(Shoferi) “Kush je ti, pse më ndale”

(Islami) “Unë jam islami, unë jam shpëtimi yt. Më merr me vete, unë do të

të duhëm vëllau im”

(Shoferi) “E çka ke ti për mua?”

(Islami) “Që të dëshmosh se nuk ka të adhuruar me të drejtë përvec

Allahut,

dhe që Muhamedi (sal-lallahu alejhi ue selem) është rob dhe i dërguari i

Tij,

dhe që ti lutësh Allahut pesë herë në ditë (të falësh namazin)

dhe në Muajin e Ramazanit të agjërosh,

ta japësh Zekatin dhe ta bësh njëherë në jetë Haxhin.

(SHoferi) “Prit pak! Prit Pak! A ke Dollar për mua?

(Islami) Jo nuk kam.

(Shoferi) Por euro a ke për mua?

(Islami) Jo nuk kam.

(Shoferi) Ti nuk ke dollar e as euro për mua, nuk ke PARA për mua.

Nuk ke gra as famë (për mua)

(Islami) “E KAM XHENNETIN PËR TY VËLLA!!!”

(Shoferi) “Largohu nga rruga ose të shkeli e të rrafshoj!”

(Islami) “Vëllau im, bëhu pak më i durueshëm dhe më beso, unë jam

gjithçka që ty të duhët”

(Shoferi) “JO, cka më duhet mua, tani vetëm se e kam, ik largohu nga

rruga”

Kur e dëgjoi këtë ai burri (islami), u largua nga rruga dhe e la të

vazhdonte

(Shoferi) “Nga vjen ai more...”

“Pikërisht ai më ka munguar hahahaha...”

Ai voziti edhe një pjesë të vogël dhe aty mbaroi rruga përnjëherë

Shoferi pa një burrë para tij i cili e frikësonte

(Shoferi) “Kush je ti, ku është rruga?”

(“Engjëlli i Vdekjes”) “Rruga jote këtu ka mbaruar, unë jam MELEKUL-MEUT,

Engjëlli i Vdekjes”

(Shoferi) “Unë t`i jap të gjitha dollarët e botës, të lutëm më le të eci”

(“Engjëlli i Vdekjes”) “JO!”

(Shoferi) “Unë ti jap të gjitha eurot e botës, të lutëm më le të eci”

(“Engjëlli i Vdekjes”) “JO!”

(Shoferi) “Unë ta jap dynjanë (botën), unë ta jap dynjanë (botën), të

lutëm më le të eci!”

(“Engjëlli i Vdekjes”) “JO”

(Shoferi)“A nuk mund të të jap dicka?!”

(“Engjëlli i Vdekjes”) “Po mundësh!”

(Shoferi) “Cka është ajo?”

(“Engjëlli i Vdekjes”) “Unë e dua nga ti ISLAM-in!”

Shoferi shikoj në pasqyrë dhe pa se aty mbrapa qëndronte ende ai burri

(Islami) dhe tha:

“Të lutëm, Islami qëndron vetëm 10 metra mbrapa meje, të lutëm me lejo të

marrë shpejtë!”

(“Engjëlli i Vdekjes”) “NGA KËTU NUK KA MË KTHIM”

Hyrje

Fillojmë me emrin e Zotit që është shumë i dashur dhe i dhembshur me

krijesat e Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi profetin Muhamed

a.s, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij.

Seriali ynë i radhës do të fokusohet mbi historitë dhe rrëfimet që

gjenden në Kuranin fisnik. Meqë ky serial temash ka të bëjë në mënyrë të

drejtpërdrejtë me Kuranin, kemi zgjedhur si moto “Të jetësojmë Kuranin”.

Me qëllim që ta ndjejmë Kuranin dhe ta jetësojmë, duhet që fillimisht ta

lejojmë të depërtojë në zemrat tona. Kur shokët e Profetit a.s dëgjonin

thirrjen “O ju që keni besuar” e ndjenin se ajo u drejtohej atyre

personalisht dhe i përgjigjeshin “urdhëro o Zot!” Ne duhet ta ndjejmë dhe

besojmë fuqishëm se Kurani është ashtu siç e ka emërtuar vetë Zoti

“dritë, shërim, udhëzim dhe e vërtetë”

“Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep

lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë

shpërblim të madh.” (Isra, 9)

“Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e

që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” (Isra, 82)

“dhe ju është zbritur një Dritë e dukshme” (Kurani).” (Nisa, 174)

Myslimanët e parë e dallonin personin që e lexon Kuran, nga fytyra që

kishte plot nur e shkëlqim. Kurani fisnik i përngjan shpirtit i cili i

jep jetë organeve dhe fizikut. Ky është një përngjasim i marrë nga vetë

Zoti i lartësuar për Kuranin:”

“Dhe kështu, Ne të kemi dërguar ty shpirt me urdhrin dhe vullnetin Tonë.”

(Shura, 52) Prandaj nëse dëshiron ti japësh energji dhe ta forcosh

shpirtin, të ripërtërish vullnetin dhe vendosmërinë, lexo sa më shumë

Kuran. Sidomos nëse je përballë një hapi të rëndësishëm në jetë, si

martesa. Nëse dëshiron të vërtetosh transformimin që pëson kushdo që

lexon Kuranin, pyeti lexuesit dhe studiuesit e tij. Ose më mirë, hidhu

një vështrim arabëve para islamit dhe pas islamit. Me anë të Kuranit, ata

u transformuan nga barinj delesh në udhëheqës dhe liderë popujsh.

“Sikur të kishte një Kuran me të cilin të lëviznin malet ose të coptohej

toka, ose të flisnin të vdekurit (që të besojmë Muhamedin)?” (Rad, 31)

Nëse do të ishte e mundur lëvizja e maleve, do të mundësohej pikërisht

me këtë Kuran. Nëse do të ishte e mundur copëtimi i tokës, do të

mundësohej nëpërmjet Kuranit. Nëse do të ishte i mundur komunikimi me të

vdekurit, do të mundësohej me anë të Kuranit fisnik.

Bazuar në këtë, të gjithë fitoret dhe triumfet vendimtare të umetit

mysliman, kanë ndodhur pikërisht gjatë muajit të Ramazanit, muaj ku

lexohet Kurani më së shumti. Në këtë muaj myslimanët fituan ndaj

kryqtarëve në Hittin. Në këtë muaj myslimanët bashkë me Profetin a.s

morën Mekën. Në këtë muaj myslimanët depërtuan dhe shtrinë sundimin e

tyre në Andaluzi. Në këtë muaj myslimanët dhe Egjipti riktheu

shkretëtirën e Sinait dhe ia bashkëngjiti kufijve territorialë.

“Ne të kemi shpallur Librin, i cili është përkujtesë për ju. Vallë, a nuk

po kuptoni?” (Enbija, 10)

“Përkujtesë” në këtë ajet, është e ardhmja, zhvillimi dhe lavdia e

myslimanëve. Një nga myslimanët, Ahnef ibnu Kajs, e hapte çdo ditë

Kuranin duke thënë:”Do të lexoj çfarë thotë Zoti im për mua sot.” Dhe

lexonte:” Në të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe

pasurinë e tyre, në këmbim të Xhenetit.” (Teube, 111) Mandej shtonte:”Unë

nuk jam prej këtyre burrave.” Ditën tjetër, hapte Kuranin dhe lexonte:”Pa

dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit

dhe ti kurrsesi nuk do t’u gjesh atyre ndihmës.” (Nisa, 145) dhe

thoshte:”Nuk jam as prej kësaj shtrese.” Ditën e tretë hapte Kuranin dhe

lexonte:”Ndërkaq, disa të tjerë i pranojnë gjynahet e veta, se i kanë

përzier veprat e mira me të këqijat. Ka gjasë që Allahu t’ua pranojë

pendimin.” (Teube, 102) dhe thoshte:”Unë i përkas kësaj shtrese.”

A e shihni sesi i qaseshin Kuranit famë lartë ata burra? Ata e lexonin

Kuranit me qëllim që ta jetësojnë, të reformohen, të ndryshojnë dhe të

jenë të suksesshëm në familje dhe shoqëri.

Në të njëjtën mënyrë që Zoti flet për universin, flet dhe për Kuranin

fisnik dhe kjo me qëllim që të na tregojë se janë dy anë të së njëjtës

monedhë. Thotë Zoti në Kuran:”Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit

është pushteti suprem dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë!” (Mulk, 1)

“I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin robit të Vet, që të jetë

paralajmërues për botët;” (Furkan, 1)

“Qoftë lavdëruar Allahu që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirën dhe

dritën.” (En’am, 1)

“Çdo lavd dhe falënderim i përket Allahut, i Cili i shpalli robit të Vet

(Muhamedit) një Libër të dëlirë nga çdo shtrembërim,” (Kehf, 1)

“Betohem në çastin e perëndimit të yjeve, e ky është betim i madh, veç

sikur ta dinit se ky është vërtet një Kuran i nderuar,” (Vakia, 75-76)

Me këto, sikur Zoti na thotë se planetët, malet, deti, qielli etj... janë

përkujtues dhe këshillues. Vallë a e lexojmë Kuranin nga ky këndvështrim?

Kurani depërton nga sytë e tu, tek gjuha dhe mandej tek i gjithë trupi

dhe shpirti me qëllim që ta përmirësojë jetën dhe ti zhvillojë aftësitë e

tua.

Sa më shumë të fokusohesh tek Kurani, aq më shumë të shkëlqen fytyra nga

nuri dhe hijeshia që të fal ky libër, aq më shumë të shtohet vullneti dhe

dëshira për tu reformuar. Lexoje Kuranin të paktën dy herë gjatë

Ramazanit, një herë lexim normal dhe herën tjetër gjatë namazit.

Aisheja, Zoti qoftë i kënaqur me të, lexonte Kuran nga namazi i sabahut

deri kur lindte dielli dhe nga iqindia deri në perëndim të diellit.

Mandej falte teravitë dhe vazhdonte leximin e Kuranit gjer në sabah.

Thotë një i ditur:”Gjatë Ramazanit, unë nuk njoh dije tjetër përveç

Kuranit.” Thotë imam Ahmedi:”Morali i të dërguarit të Zotit ishte vetë

Kurani.” Dhe vazhdonte ditë pas dite të studiojë moralet e cekura në

Kuran, duke thënë:”Dua që moralet e mia gjatë Ramazanit të jenë të

ngjashme me ato të Kuranit.”

Thotë profeti Muhamed a.s:”Kush lexon një shkronjë nga Kurani shpërblehet

me dhjetë të mira.” Kështu, fjala “Bismilahi Rrahmani Rrahim (në

arabisht) ka nëntëmbëdhjetë shkronja, të cilat po ti shumëzojmë me dhjetë

sevape për çdo shkronjë, bëjnë njëqind e nëntëdhjetë sevape. Këtë shifër

shumëzoje me shtatëdhjetë sevapet që shtohen gjatë Ramazanit. Ditën e

Kiametit do i thuhet lexuesit të Kuranit:”Lexo Kuran dhe shtoji gradët e

tua në xhenet. Vendi yt në xhenet do të jetë tek shkronja e fundit e

Kuranit që do të lexosh.” Thotë profeti Muhamed a.s:”Ata që janë

familjarizuar me Kuranin, janë njerëzit më të afërt me Zotin.”

Lexuesi i Kuranit, në xhenet do të shohë Arshin e Zotit çdo orë e çast,

pasi do të jetë tavani i pallatit të tij. Ky shpërblim do i jepet atij që

e ka jetësuar Kuranin, ka jetuar me moralet e tij dhe ka reformuar jetën

mbi tokë me Kuran. Kush prej jush është gati që në një letër të

shkruajë:”Unë do ta jetësoj Kuranin”

Historitë e Kuranit

Në rreshtat në vazhdim, do të flasim konkretisht si ti qasemi Kuranit, si

mund të korrim sukses duke e jetësuar atë, si mund ta përdorim Kuranin

për të reformuar marrëdhëniet tona familjare dhe shoqërore dhe si mund të

fitojmë xhenetin me Kuran. E gjitha kjo, duke studiuar historitë që ceken

në Kuran, të cilat na mësojnë katër gjëra esenciale:

1 – Si ta duam dhe ta kuptojmë Kuranin?

2 – Si ta rregullosh jetën tënde, moralet dhe të jesh i suksesshëm ti dhe

familja jote?

3 – Si të lidhesh fuqishëm pas emrave dhe cilësive të Zotit?

4 – Si të zhvillohesh dhe të bësh reforma në tokë?

Shumë njerëz kanë probleme me të kuptuarit e Kuranit dhe kjo mund të

jetë për arsye. Duke pasur parasysh diçka të tillë, Kurani ka folur për

shumë histori dhe ngjarje të kaluara. Në përgjithësi, njerëzve u pëlqejnë

historitë dhe rrëfimet. Të gjithë ne jemi rritur me tregimet dhe

përrallat që të rriturit na tregonin para gjumit. Duke kuptuar historitë

dhe ngjarjet e cekura përciptazi në Kuran, e kemi më të lehtë ta kuptojmë

të gjithë Kuranin. Është e njëjta gjë që ndodh me memorizimin e Kuranit,

të cilin fillimisht e startojmë me xhuzin e fundit, i cili përbëhet nga

sure të shkurtra. Mandej, familjarizohemi me Kuranin dhe e kemi më të

kollajtë memorizimin e kapitujve të tjerë.

Për tu ngjitur në anije apo traget, punonjësit vendosin një urë lidhëse

mes molit dhe tragetit. Historitë e Kuranit kanë të njëjtin funksion,

janë urë lidhëse për të kuptuar sa më mirë Kuranin.

Ne do të ndalemi tek çdo histori i cekur në Kuran, duke nxjerrë

xhevahiret që fshihen në brendësi të tij. Kështu do kuptojmë sekretet

dhe objektivin e shumë ajeteve të cilat mund të ketë me dhjetëra vite që

i lexojmë, por pa i kuptuar. Ajetet që fokusohen në ngjarjen dhe

historinë e rastit, do i sjellim në fund të trajtesës. Për çdo ngjarje

dhe histori, do të caktojmë nga një detyrë praktike për familjen, më

saktësisht; të lexojnë bashkërisht çdo histori që do të trajtojmë. Çdo

kapitull i Kuranit përmban histori dhe ngjarje. Kurani fisnik fillon me

historinë e Ademit a.s dhe përfundon me historinë e elefantit të Ebrehas.

Shumë sure të Kuranit, kanë marrë emrat e historive që trajtojnë në

brendësi; surja Kehf, Merjem, Al Imran, Kasas etj...

Me anë të këtyre historive dhe ngjarjeve, ne synojmë të ndërmarrim një

reformë të plotë të jetës tonë. Kjo, pasi historitë që do të trajtojmë

nuk janë histori profetësh, por të njerëzve të thjeshtë dhe normalë, si

banorët e shpellës. Ata ishin të rinj normalë, nuk ishin profetë dhe as

apostuj profetësh.

Çdo njeri ka historitë dhe ngjarjet e tij, që mbushin faqet e jetës.

Megjithatë, Zoti ka zgjedhur këto histori, pasi ato përçojnë mesazhe të

fuqishme. Ato janë si pasqyra ku secili prej nesh sheh veten e tij.

Personazhet e këtyre ngjarjeve dhe historive nuk janë të gjithë

personazhe pozitive. Mes tyre ka edhe të tillë si Karuni, Kabili etj...

Është e vërtetë që këto ndodhi i përkasin të kaluarës së lashtë, por i

përkasin asaj të kaluare që përsëritet dhe shtrihet në kohë. Këto ngjarje

dhe mesazhet që përçojnë i vlejnë dhe popullatave që jetojnë sot në çdo

kontinent, Afrikë apo Evropë, u vlejnë myslimanëve dhe jo myslimanëve.

Zoti i plotfuqishëm, ka koleksionuar tridhjetë histori në Kuran, me

qëllim që njerëzit ti përdorin si pasqyrë për të eksploruar veten. Në

fund të çdo tregimi dhe historie, secili do të zbulojë se cili personazh

i përshtatet më shumë, si cili ka qejf ta shohë veten dhe cilin urren.

Historitë e Kuranit i përngjajnë një treni ku ndodhesh ti vetë. Përbri

tij, ndodhet një tren tjetër dhe ti e ke të vështirë të dallosh cili prej

dy trenave po ecën dhe cili është ndalur. Për ta zbuluar këtë, të duhet

diçka e tretë statike për të bërë krahasimin. Kur e ke të vështirë dhe të

pamundur ta ndash të mirën nga e keqja, të bukurën nga e shëmtuara dhe të

drejtën nga e shtrembëta, atëherë studio historitë e Kuranit si diçka

statike, si një palë e tretë dhe pozitive. Duke pasur si referencë këtë

dimension të tretë, do e kesh më të lehtë të mos ngatërrohesh në lëmshin

e të ligës. Ka histori që flasin mbi nefsin dhe egon e njeriut. Ashtu siç

kërkon të mbrosh organet e trupit nga sëmundjet, ashtu duhet të mbrosh

dhe trajtosh dhe nefsin (egon) nga sëmundjet e saj. Kështu, do të zbulosh

nëse ke ego të qetë, që të shtyn drejt të ligës apo qortuese. Ashtu siç

do të zbulosh nëse vuan nga zilia, smira, urrejtja, koprracia apo lakmia.

Një histori tjetër do të fokusohet tek disa vëllezër të cilët e prenë në

besë njëri-tjetrin dhe çuan dëm trashëgiminë e të atit. Një ndodhi dhe

histori tjetër sikur të pyet nëse je njeri që përcjell vlera dhe morale.

Një ndodhi tjetër është e një personi i cili punon, rregullon dhe

këshillon njerëzit e vendit të tij, me gjithë faktorët demoralizues që e

rrethonin. “Dhe nga skajet e qytetit erdhi një njeri, duke nxituar dhe

tha:“O populli im, ndiqni të dërguarit!” (Jasin, 20)

Në Kuran, hasim dhe historinë e Kab ibnu Malik, e cila na bën thirrje që

të mos jetojmë për veten tonë, përkundrazi do të jetojmë dhe vdesim të

vegjël. Historia e djaloshit me magjistarin, na mëson si të përballemi me

padrejtësinë. Ai qëndroi para mbretit tiran dhe të padrejtë ndaj të cilit

triumfoi ai dhe bashkë me të e drejta që përfaqësonte. Në historitë e

Kuranit gjejmë historinë e një gjyshi dhe gjysheje, të cilët i dhanë

fjalën Zotit dhe njëri-tjetrit që të krijojnë një familje solide dhe

besimtare (Imrani dhe gruaja e tij, nëna e Merjemes, bashkë me Merjemen

dhe Isain a.s).

Në një ndodhi tjetër, hasim një familje e cila përjetoi një fatkeqësi dhe

traumë të rëndë familjare, ku dhëndri u vra nga vëllai i tij, i cili më

vonë braktis shtëpinë.

Në këto histori, do të lexojmë edhe mbi dhjetë të rinjtë besimtarë, rreth

të gjashtëmbëdhjetave, për të cilët Zoti ndryshoi dhe ligjet e universit.

Në këto ngjarje dhe histori do të mësojmë si ta adhurojmë dhe duam Zotin,

si Merjemeja. Thotë Zoti në Kuran:”

"O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me

ata që përkulen (duke adhuruar Allahun)!” (Al Imran, 43)

Në një ndodhi tjetër, do të prezantohemi me një person i cili qëndroi i

vdekur për njëqind vite, mandej e ringjalli Zoti. Ky person është profeti

Uzejr a.s. “Po për atë i cili, kur kaloi pranë një qyteti të rrënuar

përtokë, tha: “Si mund ta kthejë në jetë Allahu këtë qytet tani që ai

është i vdekur?!” (Bekare, 259)

Fshati për të cilin flitet në këtë ndodhi, është Kudsi (Jeruzalemi). Ajo

është një ndodhi e cila na jep shpresë dhe kurajë, se Kudsi do tu kthehet

sërish banorëve të saj.

Gjatë këtij seriali, do të njihemi dhe me Dhul Karnejnin, i cili brodhi

botën mbarë, duke i vënë energjitë dhe fuqinë që i kishte dhënë Zoti, në

shërbim të njerëzimit, që nga Lindja në Perëndim.“Ne i dhamë atij mundësi

në Tokë dhe i dhamë mjete e rrugë për të arritur çdo gjë,” (Kehf, 84)

Nëpërmjet çdo ndodhie dhe historie, ne synojmë të pajisim me shpirt të

ri, i cili të jep jetë dhe zemër për të ecur para çdo ditë. Me anë të

këtyre ndodhive, ne synojmë të forcojmë ndjenjën e adhurimit të Zotit,

gjë e cila patjetër duhet të reflektojë në një jetë të suksesshme. Gjatë

përgatitjeve për këtë seria temash, zbulova se të gjithë librat e

mëparshëm, sikur përmblidhen në historitë e Kuranit. Në këto ndodhi

zbulova se ato flasin edhe mbi mënyrën e edukimit të fëmijëve, si tu

flasësh, çfarë t’u thuash dhe si ta bësh të dëgjojë. Një baba të tillë të

suksesshëm, e kam gjetur tek Lukmani. Me anë të këtyre ndodhive, do të

ndihmojmë si të lexosh Kuranin dhe si ti forcosh lidhjet me këtë libër të

mrekullueshëm.

Përmbledhje:

Historitë e Kuranit do të na ndihmojnë:

1 – Si ta duam dhe ta kuptojmë Kuranin?

2 – Si ta rregullojmë jetën tonë, moralet dhe si të jemi të suksesshëm në

familje dhe jetë?

3 – Si të lidhemi fuqishëm pas emrave dhe cilësive të Zotit?

4 – Si të zhvillohemi dhe të ndërmarrim reforma në tokë?

Historia e Kabilit dhe Habilit

Historinë e parë që do të trajtojmë, është ajo nëpërmjet të cilës do të

përçojmë mesazhin e shkuarjes mirë dhe forcimit të lidhjeve familjare.

Ajo është historia e parë njerëzore mbi faqen e tokës, ajo është historia

e dy vëllezërve, Kabilit dhe Habilit, dy djemve të Ademit a.s.

Kjo histori përmendet shkurtimisht në suren Maide, nga ajeti 27 deri në

ajetin 32. Ajo fillon me fjalët:

“Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit;” (Maide,

27)

“dy bijve të Ademit” tregon se ajo është një ngjarje që i drejtohet të

gjithë bijve të Ademit, pra është një histori me përmasa botërore. Ajo

nuk u drejtohet vetëm myslimanëve, por të gjithë njerëzimit. Ajo është

një mesazh me përmasa botërore, për reformimin dhe zhvillimin e

njerëzimit, ashtu siç është vetë Kurani një mesazh për të gjithë botën.

Fjalët e para të Kuranit fillojnë me:” Çdo lavdërim i përket Allahut,

Zotit të botëve,” (Fatiha, 2) Sakaq, fjalët e fundit me të cilat mbyllet

Kurani fisnik janë:” Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve,” (Nas,

1)

Fjalët “dy bijve të Ademit” sikur i drejtohen Profetit a.s që ti

komunikojë umetit të tij dhe gjithë njerëzimit, thelbin dhe mesazhin e

kësaj historie. Ajo është shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e jetës

humane mbi tokë.

Kurse fjalët “saktësisht” do të thonë se konflikti personal, mes dy

vëllezërve. Ky konflikt, u thellua aq shumë, saqë njëri nga vëllezërit

ndërmori hapin mizor për të eliminuar fizikisht vëllain tjetër. Nëse këtë

ngjarje do ta dëgjonim nga goja e njërit prej dy vëllezërve, do e

dëgjonin krejt të ndryshme nga versioni i tjetrit. Kështu, fjalët

“saktësisht” presin çdo dyshim se kjo ngjarje mund të jetë manipuluar nga

njëra palë.

Objektivat e historisë së Kabilit dhe Habilit

Popullsia e botës sot është afro shtatë miliardë. Nëse do i ktheheshim

zanafillës së jetës së njeriut mbi tokë, do të gjenim se ajo përbëhej nga

dy prindër, baba dhe nënë, dy vajza dhe dy djem, Kabili dhe Habili. Pra,

numri i tyre ishte gjashtë.

Ajo është një histori e vjetër, por që efektet që la pas, vazhdojnë të

përsëriten gjer në ditët tona. Ajo është një histori për të gjithë

lidhjet farefisnore të shkëputura, për çdo familje që përjeton konflikte

dhe shamata, është histori e vëllezërve që ndahen dhe harrojnë njëritjetrin

pas vdekjes së babait. Ajo është histori e gjakut që derdhet dhe

ka skuqur faqen e tokës. Ajo është histori e egos njerëzore e cila vuan

nga problemet për të cilat nuk gjen dot zgjidhje. Ajo është një histori e

së kaluarës, të cilën e shohim të përsëritet në të tashmen.

Kjo ngjarje dhe histori, përcjell tre mesazhe të rëndësishme:

1 – Jo prishjes së lidhjeve farefisnore dhe familjare.

2 – Jo derdhjes së gjakut, sidomos brenda familjes. Ajo i drejtohet atyre

vendeve të cilat janë përfshirë nga dhuna dhe gjakderdhja mes bijve të

një kombi.

3 – Njihe mirë veten.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!