20.04.2013 Views

Begzad-Baliu - Syri 3

Begzad-Baliu - Syri 3

Begzad-Baliu - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ibotimi i artikujve studimorë të tij. Gjatë viteve 1975-

1979, Rilindja e botoi veprën e tij në gjashtë vëllime,

duke shënuar njërën prej ngjarjeve më të mëdha

kulturore në fushë të botimit, mbase që nga themelimi

i saj e deri më sot. Gjatë viteve 1984-1989

Rilindja do t’i ribotojë, jo vetëm gjashtë vëllimet e

para, por do të botojë edhe dy vëllimet e botimit kritik

të Mesharit të Gjon Buzukut, si dhe vëllimet VIII dhe

IX. Le të kujtojmë se botimin e veprave të tij e patën

filluar edhe studentët e Degës së Gjuhës Shqipe të

shkallës së tretë në Universitetin e Prishtinës.

Ligjëratat e studimeve pasuniversitare, Hyrje në

gramatikën krahasimtare të gjuhëve indoevropiane,

studentët e Universitetit të Prishtinës i patën incizuar,

radhitur me makinë dhe lidhur në një dispensë, e cila

do të botohet në kuadër të veprave të plota vetëm më

1988.

Studimet e Profesor Çabejt nuk do të botohen

vetëm në vepra dhe në revista të veçanta. Për shkak

se Profesor Çabej ishte shumë aktiv në shumë sesione

shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar,

si në Shqipëri ashtu edhe në qendra të tjera

shkencore të Ballkanit e të Evropës, kontributet e tij

do të botohen edhe në përmbledhjet: Kongresi i drejtshkrimit

të gjuhës shqipe (1974), Studime ilire, I, II

(1978) etj. Studimet e tij, që botoheshin në botimet

ditore dhe shkencore të Tiranës, pothuajse menjëherë

ribotoheshin, më shumë se një herë edhe në revistat

letrare dhe shkencore të Prishtinës e të Shkupit, në:

Gjurmime albanologjike, Jehona, Përparimi, Fjala etj.

Nuk do të shkojë shumë kohë dhe Profesor

Çabej si personalitet shkencor dhe si njëri prej

studiuesve më të mëdhenj jo vetëm të albanologjisë,

por edhe të ballkanologjisë në përgjithësi, do të bëhet

objekt studimi: Sesioni (IAP, 1998), Seminari (UP-FF,

1987) Tribuna (QRO,1993), Mbrëmje përkujtimore (UP-

FF, 1990) etj. Do të themelohet Qerthulli i të rinjve i

11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!