03.05.2013 Views

!january_Layout 1.qxd

!january_Layout 1.qxd

!january_Layout 1.qxd

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ankth për të harruar

Ti do të thërmohesh

në kujtimin e papërcaktuar

që mbeti si një pjelle e mendjes idiote.

S’di…

ç’do shihet fshihet e pambaruar dhe foshnjarake

nga pjellshmëria e

Hënës.

Me gishtat e futur thellë në mishin e mavijosur

pëshpëriteshin mallkimet.

Anës detit

qe shtrirë gjoksi i zbuluar

me gjithë flakët e shuara.

Po eci,

Për t’hedhur pas supeve

gjithë shiun e ndotur

Nuk ka mbetur në ngashërimet

Ajo që varej në sytë

si i vogli i kangurit.

Në çdo hap

kish pak nga të gjitha.

Kush tha se fytyra e zverdhur

U ngri në tensionin pritjes ?

Përmes mallit u shkrinë edhe kockat

që stoikisht po përballonin çastet e fundit .

Në gishtat e gjakosur

u varën përvuajtjet sfilitëse.

Gjithë ajo masë trashamane i përpiu

për ti shfryrë nga sytë

(që çuditërisht s’kishin djallëzi)

Për nënën

Mes ngrohtësisë së fjalëve të tua

ti prehesh në heshtje,

U largove...

për të na lënë me mallin e mirësisë

që kaq natyrshëm të buronte.

Larg vendit tim

Të djegësh lëkurën për të mos ndier asgjë.

Të vraposh mes turmës pa u shkrirë dot,

thjesht të shohësh veten të projektuar

në largësinë që mbetet si një njollë e paheqshme.

LETRARE

Të shohësh veten të ndarë prej ekstremiteteve

e të ndihesh fallco, i shtirë.

Të ndihesh larg,

për të thyer brutalisht në qindra copa qetësinë

që gjithnjë e me tepër të bind për kotësinë

Të heshtësh,

Për të mos shpërthyer në dënesa.

Revolta e braktisjes

Kaloi mesnata duke pritur larimin e Hirushes.

Ai vështrim sa shumë më lodhi

duke e rrotulluar si tespihe në mendime.

Buzëqeshja cinike gjithmonë ka ditur

si ta depërtojë mjegullinë e vështrimeve .

Sa keq që s’mbeti aty, por krijonte njolla.

Më duhet të fshihem e të mbaj frymën,

Ky lëmsh i mallkuar është bërë

kaq i natyrshëm tek unë

(megjithëse e urrej)

S’më mbetet gjë tjetër veç të shkruaj

si një humbës i humbur mes hijesh.

Ndërkohë Hirushja s’arrin të sjellë

nëpër rrudhat e kalbura te trurit ASGJE.

As atë puthjen e mbetur diku,

diku atje

e që kërcisnin dhëmbët nga i ftohti i mëngjesit.

Jam kaq mjerisht konfuze

e varur si një lavjerrës qindravjeçar.

Dua ta bëj lëmsh

si një shuk letre

atë buzëqeshjen djallëzore të veshur me sytë.

Kape prej supesh dhe shkunde fort,

që ti dalë pija

hënën e asaj mesnate!

Përse mos ta thyej pamjen e asaj që me mundon,

E çdo çast më sjell detaje e detaje të pafund.

Ato më shkëpusin nga këpuca e pambetur në duart

e mia.

Verbimi i duarve

u shkul nëpër trotuarit ku gjithkush ecte

...me kokën lart.

Enkeleida Tahiri

NJË ANDJE M’I KUJTOI

KUFIJTË

Me i hesht qetësisë

Tek hëna i bën dritë kufirit

I ramë në gjurmë vetvetes

Tue mendue për lirinë

Duke prekur si vashën

N’fillet e dashurisë

Ah sa mirë erret

Nesër

Mbrëma

I thoshim njëri tjetrit

Të nesërmen mbërrinim atje ku duhej

Me i ndie krejt dhimbjet

E gëzimit

Atëherë jam mësuar si terri i përzien

Kufijtë

E sot vetëm i thyej andjet

Larg vetes larg atdheut

Andjet e mia

Pak të pafata e pak t’thyera

Edhe pse kurrë s’heshta me to

Kurrë s’ti fala ditët as netët

Shekulli i ri i andjeve

Toka e bukës sot e bën edhe

Lirinë

E unë argati i lodhur

Larg jam

Sa larg sonte dhe vetëm

Çka ish me i thënë paslufte

Me t’marrë malli për nënën

Me thirr si je mësuar

N’fëmijëri

Nanë

Një kufi që na ndau e shkelëm

E sonte shkruaj me andje

E masë

Mijëra kilometra deri te guri

Ku m’piku fjala

15 DHJETOR 09 FAQE 11

Sonte fillikat vetëm dhe i bëj presion

Fjalës

Ah sa larg jemi

Unë e ti atdhe

SHIKO VAJZË

Nëse lehtë të shkon buza

Në gaz

S’mund të kesh dashuri artistike

Qysh prej shikimeve të para

Arti është përplot me barriera

Ta kapërcesh vetveten

Artisti do edhe më shumë

Për ta prekur artin

Po s’qe kapërcyese e mirë

Dhe zonjushë e rëndë

Nuk e meriton

Artistin

A e di ku banon mundësia

Përtej fjalës

Përtej durimit e fuqisë

Edhe më larg se e pakufishmja

Duhet ta mbash larg

Shikimin

Pa i harruar afërsitë

Mos u bëfsh vetë

Veprimi

Nuk ke me qenë varg

Për mua

As shpirt për artistin

Dije

Duhet ta motivosh kuq

Dashurinë

Deri ta prek skajin e lirisë

Shkrimtari është zëri më i vështirë

Që t’del nga

Buzëqeshja

Strasburg, Prill 2009

JETON KELMENDI

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!