04.05.2013 Views

TË NXËNËT NË SHOQËRINË E SOTME“Arsimi dhe Formimi ...

TË NXËNËT NË SHOQËRINË E SOTME“Arsimi dhe Formimi ...

TË NXËNËT NË SHOQËRINË E SOTME“Arsimi dhe Formimi ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

që të lehtësojnë kalimin në programet e zakonshme, se kështu sigurohet mundësi e

vazhdueshme për të nxënë gjatë gjithë jetës.

Programet e AFP-së duhet të bëhen të përshtatshme për t’u përvetësuar nga grupet

e ndryshme pa përkrahje (të brishta), si: të papunët kronikë, punonjësit e mbetur pa punë

për shkak të reformave, punonjësit e pakualifikuar, punonjësit e moshuar, të rinjtë pa

shkollë apo që e lënë shkollën herët, ata që banojnë larg dhe në situata gjeografike të

pafavorshme, popullsia fshatare, banorët e mjediseve qytetëse të mjeruara, popullsia e

angazhuar në sektorin informal e që punon dhe jeton në varfëri, fëmijët që punojnë në

kushte të rrezikshme, gratë, invalidët, migrantët etj.

Njerëzit me paaftësi të lehta e që janë në gjendje të ndjekin programet e zakonshme

të AFP-së, duhet të ndihmohen për të kapërcyer vështirësitë. Për ata me paaftësi më të

theksuara duhet të sigurohen programe dhe strategji mësimore të posaçme, në mënyrë që të

realizojnë potencialin e vet dhe të optimizohet pjesëmarrja e tyre në shoqëri dhe si fuqi

punëtore. Pa integruar ata që janë të paaftë dhe pa përkrahje, shoqëria do të kishte

probleme të mëdha sociale.

Një shqetësim të veçantë duhet të përbëjë zgjerimi i pjesëmarrjes së femrave në

AFP, duke shmangur paragjykimet dhe diskriminimet e hapëta apo të fshehta për to.

Programe të posaçme AFP-je duhet të ndërmerren për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse të

grave.

Modernizimi i procesit të vlerësimit të të nxënit

Vlerësimi i të nxënit (Valuing learning, në anglisht) është procesi i njohjes së

pjesëmarrjes në të nxënë dhe i rezultateve të të nxënit (diplomave, certifikatave dhe

kualifikimeve). E rëndësishme është që të gjitha format e të nxënit (formale, joformale

dhe informale) të identifikohen, vlerësohen (assess, në anglisht) dhe njihen. Diplomat,

certifikatat dhe kualifikimet janë një pikë e rëndësishme reference për punëdhënësit dhe

individët. Rritja e kërkesave të punëdhënësve për punë të kualifikuar dhe rritja e

konkurrencës midis individëve për të zënë dhe ruajtur punën, ka bërë që për njohjen e

rezultateve të të nxënit të shtrohen kërkesa më të larta. Prandaj, modernizimi i sistemeve

dhe i praktikave të certifikimit, në përputhje me kushtet e reja ekonomike dhe shoqërore

dhe për t’i bërë ato më të besueshme, të drejta, transparente dhe të vlefshme, ka përbërë

një politikë të rëndësishme dhe çështje profesionale në BE. Rëndësi i është kushtuar

edhe cilësisë së sistemeve për akreditimin e të nxënit të mëparshëm e nga përvoja dhe

23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!