06.05.2013 Views

postier 244.pmd - Posta Shqiptare

postier 244.pmd - Posta Shqiptare

postier 244.pmd - Posta Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E shtunë 10 nëntor 2012 10

POSTIERI

Në Shtetet e Bashkuara, blerja ndërkombëtar në faqet amerikane të internetit të tregtisë elektronike u rrit 20% nga 2008 në 2010. Firma

studimore comScore tha shitësit me pakicë J.Crew dhe Abercrombie & Fitch kanë përkatësisht 14% dhe 36% të vizitorëve në faqet e tyre

amerikane nga jashtë Shteteve të Bashkuara në këtë moment, ndërsa mesatarja është rreth 7%, me Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi

tregjet më të mëdha jashtë Amerikës së Veriut për tregtinë elektronike të shitjes me pakicë

Grupi IMRG i tregtisë së shitjes me pakicë thotë se rritja në këto tregje është ende në 10-15%

Tregtia elektronike pa kufij

Tregu botëror i tregtisë elektronike po lulëzon, por ka shenja se në tregjet e pjekura

si Britania, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara ritmet e rritjes mund të fillojnë të ngadalësohen

Tregu botëror i tregtisë elektronike

po lulëzon, por ka shenja se në tregjet

e pjekura si Britania, Japonia dhe Shtetet

e Bashkuara ritmet e rritjes mund

të fillojnë të ngadalësohen. Grupi

IMRG i tregtisë së shitjes me pakicë

thotë se rritja në këto tregje është ende

në 10-15%, por me ngadalësimin e “pashmangshëm”

të tregjeve të mëdha,

dhe me konkurrencë të lartë në tregjet

e brendshme, ajo rekomandon tregtarët

të fillojnë të kërkojnë jashtë për të

kuptuar se ku shtrihen kufijtë e së

ardhmes. Në Shtetet e Bashkuara, blerja

ndërkombëtar në faqet amerikane të

internetit të tregtisë elektronike u rrit

20% nga 2008 në 2010. Firma studimore

comScore tha shitësit me pakicë J.Crew

dhe Abercrombie & Fitch kanë përkatësisht

14% dhe 36% të vizitorëve

në faqet e tyre amerikane nga jashtë

Shteteve të Bashkuara në këtë moment,

ndërsa mesatarja është rreth 7%, me

Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi

tregjet më të mëdha jashtë Amerikës

së Veriut për tregtinë elektronike të

shitjes me pakicë. Azia-Paqësore,

Amerika Latine, Evropa Lindore dhe

Lindja e Mesme sipas IMRG tani janë

ndër ato rajone ku nuk ka “mundësi”

të konsiderueshme rritjes për tregtarët,

veçanërisht në sajë të lulëzimit të

shitjeve përmes celularëve të lidhur me

faqet e internetit për ekonomitë në zhvillim.

Në këtë kontekst shpërndarësit

e pakove si Landmark Global po

përpiqen të ndihmojnë tregtarët e

tregtisë elektronike në Shtetet e Bashkuara

të arrijnë këto zona me potencial.

Landmark me seli në Santa Barbara,

Kalifornia Jugore, u themelua nga

Dave Mays në vitin 2005, me një specialitet

bazë të dërgimit të pakove nga

SHBA-ja në Kanada. Kompania është

rritur gjatë shtatë viteve të fundit, dhe

aktualisht ka rreth 75 punonjës dhe

nëntë objekte në të gjithë SHBA-në

dhe Kanadanë, duke përfshirë katër që

ofrojnë shërbimet e marrjes-dhe-paketimit.

Dërgimi i rreth 2.5 milionë pako

në vit, pritshmëritë janë të arrijë të

shpërndajë 3 milion në vitin 2012. Që

nga viti 2009, kompania ka pasur rritje,

dhe ende sheh potencial rritje në dispozicion

në tregun e Amerikës Veriore.

Në fillimi të vitit firma nënshkroi një

aleancë të rëndësishëm me Newgistics,

firma e dërgimit me seli në Teksas për

të ndihmuar klientët të shesin në Kanada.

Por në 12 muajt e fundit, një fazë e

re ka bërë që Landmark Global të shtrihet

në tregje të reja jashtë Amerikës së

Veriut.

Tregjet e reja

John Jensen, ish ekzekutiv në Purolator

i cili iu bashkua Landmark Global

këtë vit si zëvendës president i

tregtisë elektronike ndërkombëtare për

të udhëhequr strategjinë e re të rritjes

në tregjet e reja, thotë se ishte një “përshtatje

e natyrshme” për kompaninë

t’i përgjigjej ambicieve të klientëve për

të dërguar në më shumë vende. Për të

filluar, aktiviteti i kompanisë është i

përqendruar kryesisht në vendet ku

flitet anglisht, ku nuk ka barriera gjuhësore

dhe ku blerësit online kanë njohuri

për llojin e markave amerikane që

Landmark Global dërgon. “Nga perspektiva

e biznesit, ne shohim që Australia

po bëhet një tjetër ‘Kanada’,”

thotë ai. “Gjatë kohës time këtu, ne po

shohim se është vendi i parë ku shumica

e klientëve tanë duan të shkojnë.

“Ata janë familjarizuar me markat tona

dhe kërkojnë ato produkte nga faqet

amerikane të internetit, dhe ka disa

përfitime të favorshme për konsumatorin

Australian.” Mbretëria e Bashkuar

dhe vendet e tjera të BE-së, si dhe Azia,

janë gjithashtu në radarin e Landmark

Global , pasi kompania me 50 milion

dollarë të ardhurat vjetore kërkon të

rrisë përafërsisht me katër-pesë fish

në vitet e ardhshme. Jensen thotë se

produkti tipik i dërguar nëpërmjet Landmark

Global është mbi 50 dollarë në

vlerë, i tatueshëm dhe i taksueshëm -

artikuj si këpucë, veshje, produkte

natyrore shëndetësore, nga tregtarët

e tregtisë elektronike dhe atyre që gjithashtu

kanë një prani në treg. Me fuqinë

që disa nga integratorët global

kanë, Jensen thotë se çelësi i konkurrencës

është sigurimi i shërbimi të fortë

për konsumatorët dhe fleksibilitet me

dërgimin dhe integrimin e sistemeve të

IT-së me platformat e tregtisë elektronike

për klientët.

Transportuesi neutral

Një model transportuesi neutral, i

nxitur nga platforma e programit Mercury,

do të thotë kompania mund të

përdorë shërbimin më të mirë në dispozicion

për cilindo vend që klientët

kërkojnë të arrijnë. “Nëse klienti ynë

dëshiron një shërbim ekspres ose një

shërbim standarde - në varësi të asaj

që ata kanë nevojë - ne bashkëpunojmë

me korrierin më të mirë të integruar apo

autoritet postare në çfarëdo vendi që

ne duam të shkojmë,” thotë ai. Aktualisht

Landmark Global ka rreth 95% të

veprimtarisë së tij në dërgimin e pakove

biznes-tek-konsumatori, si dhe në

funksionimin e këtij tregu nga pikëpamja

logjistike, fleksibiliteti është kryefjala.

Më shumë se disa dërgues të pakove

që i shërbejnë tregtarëve të

tregtisë elektronike kanë kaluar stresin

e papritur të valës së madhe të

kërkesës së konsumatorit - në periudhën

e pikut të fetave ose në shitjet e

rastit dhe kur futen produkte të reja.

Por Jensen thotë Landmark ka qenë në

aktivitet për kohë të gjatë, dhe ka përvojë

të mjaftueshme në ekip për të ditur

se ku të pozicionojë burimet për të

përballuar valën e madhe në pikun e

festave. “Duke qenë të lidhur ne po

zhvendosim disa nga pajisjet tona, si

dhe blerjen e tij nga shitësit ose burimet,”

thotë ai. “Nëse ne jemi duke fluturuar

apo duke blerë hapësirën dedikuar

mallrave, ne kemi pasur rritje të

mjaftueshme, dhe ne e dimë vëllimin e

klientëve tanë.” Planifikimi për pikun

tenton të marrë vëllime të cilat i tejkalojnë

pritshmëritë, por Jensen thotë

se janë marrëdhëniet me shitësit që

janë të rëndësishme në sigurimin që

vëllimet të shkojnë deri në fund, së

bashku me një qasje fleksibile që modeli

i transportuesit neutral lejon. Gjithashtu

ky fleksibilitet është i rëndësishëm

edhe nga pikëpamja e paparashikueshmërisë

– tregtarët e

tregtisë elektronike mund të kuptojnë

se kompanitë e shpërndarjes shpesh

herë kanë probleme apo vonesa, por

konsumatorët nuk shikojnë aq larg tek

detajet se si duhet të mbërrijë produkti

i tyre. “Duke qenë transportues neutral,

në qoftë se ka një transportues ka

problem, ne jemi të gatshëm të merremi

me të,” thotë ai. “Kur ka pasur ndërprerje

të shërbimit me autoritetet postare

ose integratorët, ne mund të

kalojmë diku tjetër, dhe ne mund të largohemi

nga ai problem.” Askush nuk

është krejtësisht i imunizuar ndaj

fenomenit të rritjes së dorëzimit në shtëpi

në sezonin e pushimeve, por Jensen

thotë Landmark Global ka qenë në

gjendje të merret me kërkesën. “Klientët

tanë patjetër i shtyjnë vëllimet gjatë

tremujorit të katërt. Planet e parashikuara

që kemi - dhe duke qenë transportues

malli neutral na siguron

mundësinë për të lëvizur - që do të

thotë që ne i shpërndajmë pakot brenda

standardeve kohore që klientët tanë

kanë blerë nga ne.” Kur është fjala për

tregtinë elektronike, nuk është thjesht

e mjaftueshme për konsumatorët të

marrin produktet e tyre brenda afatit të

rënë dakord - shumë duan të ndjekin

progresin e dërgesës së tyre. Me

tregtinë elektronike ndërkufitare, ku

dyshimit dhe pasiguritë e blerësve

online, sistemet e shikueshmërisë

mund të jenë me të vërtetë të rëndësishme

për të rritur besimin e konsumatorit

në këtë proces. Jensen thotë se

ka disa konsumatorë që nuk kanë

nevojë të gjurmojnë artikullin, por

“shumica” duan një sistem të plotë

gjurmimi. “Çdo gjë është e gjurmueshme

brenda sistemit tonë,” thotë

ai. “Transportuesit tanë duan që të

ketë shikueshmëri të plotë, sepse

klientët e tyre - konsumatori tregtisë

elektronike - nuk telefonon Landmarkun,

ata telefonojnë shërbimin e konsumatorit

të kompanisë së tregtisë elektronike

për të gjetur se ku është pako.

Pra, klienti ynë duhet të jetë në gjendje

të përdorë sistemin tonë Mercury për

të parë detajet e plota se ku është porosia,

pavarësisht nga cili vend është ose

cili agjent apo shitës po e dorëzon atë.

Shërbim i integruar

Me aftësinë për të siguruar përpunimin

dhe plotësimin, së bashku me zhdoganimit,

Jensen thotë se kompania

mund të kujdeset për gjithë zinxhirin e

shpërndarjes për klientët e tregtisë elektronike.

Ashtu si shumë gjejnë në segmentin

e tregtisë elektronike ndërkufitare,

duke ofruar ulje kostoje për konsumatorët

pasi ata janë po blejnë

produktin. Jensen përshkruan sistemin

kompjuterik Mercury si “shtylla kurrizore”

e shërbimit të kompanisë për

klientët e tregtisë elektronike, duke siguruar

integrimin me klientët dhe transportuesit.

“Programi ynë Mercury lehtëson

një numër gjërash: kontrollin, ku

mund të bashkëveprojnë baza e të

dhënave të një klienti me programin, dhe

të lehtësojnë këtë kosto, si dhe të prodhojë

etiketë që është e nevojshme në

mënyrë specifike për dërgimin e produktit.”

Ai thotë se kërkesa nga konsumatorët

amerikanë të tregtisë elektronike

për një proces të thjeshtë të integruar

blerje gjithashtu është duke u parë nga

konsumatorët evropianë, blerësit Australian

dhe në Azi. “Konsumatorët kanë

nevojë për këtë, aplikimin, në mënyrë

që konsumatori kudo mund të kenë një

karrocë pazari dhe të dinë se cila do të

jetë kostoja e tyre, kështu që thjesht

mund të dërgohet,” thotë ai. Dërgimi në

Kanada, Landmark Global është një

transportues malli i lidhur me doganën

e blerësit, Landmark trade Services.

Duke shkuar në tregje të reja të huaja,

Jensen thotë se kompania ka punuar në

bashkëpunim me shitësit lokal. “Ne jemi

shumë të kujdesshëm në lidhje me ecurinë

para fillimit”, thotë ai, duke theksuar

rëndësinë e njohjes lokale kur bëhet

tregti në një vend të ri. Një mësim i nxjerrë

nga veprimi përtej kufirit kanadez ka

krijuar një qasje elektronike të të

dhënave doganore që potencialisht

mund të aplikohen në vende të tjera,

duke eliminuar dokumentet dhe thjeshtimin

e procesit të dërgimit. Me një

sistem të mirë IT-je që kryen të gjitha

transaksionet, dhe një prioritet i fortë

në shërbim të konsumatorëve, Jensen

thotë se qielli është kufiri për Landmark

Global në aplikimin ndërkufitar të eksperiencës

për dëshirën globale të konsumatorit

për emrat e markave amerikane.

“Ne kemi një besim të thellë se

tregjet ndërkombëtare të cilat ne nuk

kemi prekur akoma do të zgjerojnë aktivitetin

tonë”, thotë ai. “Ne kemi shkuar

në tregjet që kemi pasur mundësi.

Ariela Shingjini

Royal Mail thotë se kutitë postare ngjyrë ari do të ofrojnë nderin olimpik të përhershëm

Royal Mail tha se kutitë postare të ngjyrosura prej

ari këtë verë, në nderim të fituesve vendas me medaljen

e artë në Lojërat Olimpike në Londër, tani do të

mbetet përgjithmonë ari. Arritjet nga ekipi Britanik dhe

Paralimpik u përkujtuan me 110 kuti postare të ngjyrosura

prej ari këtë verë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar,

nga Lossiemouth në Skoci deri në Penzance,

Cornëall . Ky gjest u përshkrua gjerësisht në shtypin

kombëtar dhe lokal, duke siguruar një nxitje e madhe

për publicitet të Royal Mail-it. Royal Mail tha se kutitë

postare tani janë bërë “Monumentet e vogla lokale”,

me shumë vizitorë dhe qarkullimin e fotove të tyre në

kanalet e mediave sociale. Ajo ka ngritur një faqe

interneti në ëëë.goldpostboxes.com për detajet e kutive

postare, duke përfshirë fotografitë e ngarkuara

nga vizitorët. Çdo kuti postare prej ari do të ketë një

pllakë e cila mban emrin e atletit dhe shënon arritjen

e medaljes së arit, ose shënon lidhjen me Londër

2012. Shërbimi postar tha se vendimi për të mbajtur

në ngjyrë ari kutitë postare ishte për herë të parë në

historinë Royal Mail-it që ka ngjyrosur kutitë Postare

me ngjyrë të ndryshme të përhershme për të shënuar

një arritje historike. Moya Greene, drejtori ekzekutiv

i Grupit Royal Mail, tha: “Ne jemi të kënaqur me

mënyrën se si njerëzit e përkrahën këtë ide të thjeshtë.

“Kutitë postare prej ari i dhanë mundësinë komuniteteve

të shënojnë edhe më shumë sukseset e

ekipit britanik dhe paralimpik - dhe u bënë pjesë e

festimeve lokale të Londrës 2012 në të gjithë

Mbretërinë e Bashkuar. Unë jam i kënaqur të konfirmoj

se këto kuti postare do të mbahen ari përgjithmonë.

“ Ariela Shingjini

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!