E shtunë 10 nëntor 2012 14 cmyk POSTIERI
POSTIERI 15 Breshkat dhe kuajt në pullat e Polinezisë së Francës Posta e Polinezisë së Francës ka emetuar dy pulla shumëngjyrëshe dedikuar breshkave të Kopshtit Botanik Papeari dhe kuajve të Marquesas. Të dy breshkat e Kopshtit Botanik në Papeari janë ndër breshkat me jetëgjatësi më të madhe. Secila prej tyre peshon rreth 200 kg, është 1.50 m e gjatë dhe lëviz në 3 km / h. Ato janë kafshë barngrënëse që ushqehen me gjethe, bar dhe fruta dhe kanë një shqisë shumë të mirë të të nuhaturit. Këto breshka i janë ofruar në vitin 1928 Charles Nordhoff nga Guvernatori i Pensilvanisë z.Pinchot. Për gati 90 vjet, këto kafshë paqësore kanë mbushur me gëzim vizitorët e shumtë të mëdhenj dhe të vegjël. Spanjollët , të cilët ishin tranzit në Polinezinë e Francës në shekullin e 16-të , lanë disa kuaj në ngastra të mëdha të tokës së arkipelagut. Më pas këto kuaj i përzien me kuaj të blerë në Kili në vitin 1840 nga Dupetit-Thouars, duke krijuar kështu një rracë të përshtatshme edhe për terrenin e këtyre ishujve të mrekullueshëm. Sot ato jetojnë lirisht në pothuajse çdo ishull të arkipelagut. Pasi kapen, ata marrin pjesë në evente, sidomos në garat me kuaj pa shalë. Ato tani janë një pjesë integrale e trashëgimisë polineziane. Gëzimi i Europës – Pullë nga Mali i zi Posta Cren Gore ( Posta e Malit të Zi) ka emetuar një pullë dedikuar Takimit të 43-të ndërkombëtar të Fëmijëve “ Gëzimi i Europës 2012”. Gëzimi i Evropës (Radosta Evrope) është një festival evropian vallesh me një traditë të gjatë. Ngjarja vjetore zhvillohet në Beograd të Serbisë me 30 kombe evropiane të cilat tregojnë kulturën e tyre përmes valleve dhe muzikës. Ky festival fëmijësh këtë vit ka si tematikë fjalët e autorit të mirënjohur Serb Dusko Radovic “Le të rrjedhin rrymat në lumenj të gjerë, lejoni degëzimet në të majtë dhe të djathtë..." Referenca tek "uji" u zgjodh posaçërisht, në mënyrë që të nxjerrë në pah rëndësinë e zhvillimit të nocionit të mbrojtjes së mjedisit ndërmjet fëmijëve. Jeta filloi në ujë, dhe në brigjet e lumenjve. Në artet, shkenca dhe feja e ujit janë ndër më të zakonshmet që përdoret për të simbolizuar fillimet e jetës, harmonisë, unitetit dhe paqes. Bukuria e ujit dhe aftësia e tij fantastike për të transformuar , e bëjnë atë unik dhe intrigues si një katalizator për shprehje artistike dhe ato të mendimit. Një pullë po me këtë tematikë është krijuar dhe nga Posta e Serbisë. ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ Nga Emona Mara Pullat e Krishtlindjeve nga Finlanda Më 5 Nëntor, Finlanda do të emetojë pullat e Krishtlindjeve me dy tema sezonale: pema e Krishtlindjeve dhe fanari . Temat e tabakëve mund të jenë tradicionale, por ajo e dizajnit është plotësisht e re. Pulla e Pemës së Krishtlindjeve vjen në një tabak trekëndëshi që eshtë si një dekorim mbresëlënës për Krishtlindjet. Pulla e Pemës së Krishtlindjeve është me vlerë 0,60 euro, e cila është një tarifë e veçantë për urimet e brendshme të Krishtlindjeve. Pulla me fanarin e krishtlindjeve krijon një mënyrë paqësore të pritjes që mund të konsiderohet ndryshe dhe zemra e sezonit të Krishtlindjeve. Kjo pullë e shitur në tabak dhjetësh është e klasit të parë. Nina Rintala është diezenjuesja e pullave të Krishtlindjeve për vitin 2012. Nina është një artiste dizajni nga Turku e cila më parë ka dizenjuar pullën e Kishës Sleigh për Krishtlindjet , e cila është njohur si pulla më e bukur për 2002. Nnë 2008, Rintala dizenjoi pullën e parë transparente në botë, “Natë e acartë” për Itella. Arti Pop në pullë postare Këtë vit Posta Zvicerane ka emetuar pulla që kanë ngjyrat e vetë vjeshtës, Artisti Zviceran Peter Stampfli ka krijuar tre pulla të veçanta si mirënjohje për 50 vjetorin e lëvizjes së artit pop. ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ E shtunë 10 nëntor 2012 Thesari etnologjik Posta Kroate Ltd. Mostar ka emetuar një pullë postare përkujtimore nëmnjë një tabak të përbërë prej 20 pullash , dhe një Zarf të ditës së parë në të cilën është paraqitur sharkija një nga instrumentet tradicionale muzikore të Kroatëve në Bosnje-Hercegovinë. Zhvillimi i muzikës në Bosnjë dhe Hercegovinë, për shkak të vështirësive ekonomike, politike dhe kulturore të izolimit nga Evropa perëndimore, ishte shumë i ngadalshëm. Muzika popullore u transmetua gojarisht dhe meloditë e para për shërbimin kishtar u regjistruan gjatë shekullit të 11-të dhe shekullit të 12-të. Është regjistruar që në 1442 Duka Stjepan Vukcic Kosaca, në oborrin e tij, kishte një orkestër flauti, dhe organo kapela të cilat janë përmendur në testamentin e tij, ndoshta i pari në Bosnje dhe Hercegovinë. Sharkija (Sargija) i përket grupit të instrumentave “qafë gjatë”. Në të shkuarën ka qenë gjithnjë shoqëruesja e këngëve lirike dhe e kërcimeve të këtij lloji , luajtur nga barinjtë . Kjo traditë është përhapur në veri të Bosnjës, kryesisht në Posavina-n boshnjake. Në këto zona mbeti e njohur si një simbol i krenarisë kroate dhe mund të thuhet se sharkija ka ndihmuar në ruajtjen e identitetit kombëtar të kroatëve. Pullë e re nga Tristan da Cunha Më 28 Nëntor 2012, Zyra postare e Tristan da Cunha Tristan do të hedhë në qarkullim një pullë përkujtimore për ekspeditën Shackleton-Rowett . Katër pullat janë dizenjuar nga Andrew Robinson. Imazhet e sfondit nga ekspedita Shackleton-Rowett janë riprodhuar me lejen e Institutit të Kërkimeve Scott Polar, të Universitetit të Kembrixhit.