13.05.2013 Views

Deklarate per shtyp mbi grupet e fokusuara zhvilluar nga NDI ...

Deklarate per shtyp mbi grupet e fokusuara zhvilluar nga NDI ...

Deklarate per shtyp mbi grupet e fokusuara zhvilluar nga NDI ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PËR PUBLIKIM TË MENJËHERSHËM

27 Dhjetor 2012

Kontakt: Ana Kadovic, Drejtoreshë, NDI/Shqipëri

Rr. Sami Frasheri

Pallati Teknoprojekt

17/1, Kati VII

Tirana, Albania

Tel/Fax: +355 (04) 22771 281

Email: ndialbania@ndi.org

www.ndialbaina.org

HULUMTIMI I NDI NË SHQIPËRI KONSTATON SE EKONOMIA ËSHTË

PRIORITETI KRYESOR I QYTETARËVE

TIRANË – Pjesëmarrësit në hulumtimin e grupeve të fokusuara, të zhvilluar kohët e fundit nga

Instituti Demokratik Amerikan (NDI) dhe të publikuara sot me anë të kësaj deklarate për shtyp,

mendojnë se vendi i tyre po shkon në drejtimin e gabuar, duke përmendur çështje të tilla si

papunësia, çmimet gjithnjë e në rritje, rrogat e ulëta dhe korrupsioni, si faktorët që kanë ndikim

tepër të madh në nivelin e tyre të jetesës.

Megjithatë, rekomandimi i Komisionit Europian për t’i ofruar Shqipërisë statusin e kushtëzuar

kandidat për anëtarësimin në BE shihet nga pjesa më e madhe e pjesëmarrësve si një shenjë

optimizmi dhe përmirësimi, si dhe një nga treguesit kryesor për disa se vendi po ecën në rrugën e

duhur.

Raporti është hartuar në bazë të dhjetë grupeve të fokusuara të zhvilluara në Tiranë, Shkodër,

Fier dhe Korçë nga data 10 - 18 Tetor 2012. Hulumtimi tregoi se pjesëmarrësit në grupet e

fokusuara e kanë të qartë se çfarë duan – një të ardhme ku ligjet respektohen, rregullat zbatohen

njëlloj për të gjithë, standardet e jetesës janë më të larta, si dhe vlerat njerëzore çmohen dhe

nderohen. Ata shprehen se sistemi politik në vend nuk po arrin të adresojë nevojat e tyre më

themelore dhe është shumë larg pritshmërive të tyre. Pakënaqësitë e shprehura kanë të bëjnë

veçanërisht me distancën që qytetarët ndiejnë ndërmjet tyre dhe politikanëve dhe kërkojnë nga

këta të fundit që të tregojnë një shkallë më të lartë interesi ndaj problemeve të qytetarëve.

Rezultate të tjera kyçe përfshijnë:

● Pavarësisht se shumica e pjesëmarrësve mendojnë se vendi po ecën në drejtimin e gabuar,

kryesisht për shkak të situatës së zymtë ekonomike, shumë prej tyre, përfshirë këtu edhe

ata që pohojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, i pranojnë dhe i njohin zhvillimet

pozitive, duke përfshirë këtu infrastrukturën e rrugëve, shkollave dhe furnizimin me

energji elektrike gjatë viteve të fundit.

● Shumica e qytetarëve përgjithësisht fajësuan “ata që janë në pushtet” për situatën e zymtë

ekonomike në vend, pasi ajo përbën “çështjen më kryesore të jetës së përditshme.”

Gjithashtu, qeveria u vlerësua me nota të ulëta nga qytetarët për sa i përket çështjeve të

rëndësishme si hapja e vendeve të reja të punës dhe lufta ndaj korrupsionit.

● Korrupsioni, i konsideruar shpesh si një mjet i domosdoshëm për “të zgjidhur punë”

duket se përbën një pjesë të pandashme të jetës së qytetarëve. Pothuajse të gjithë

pjesëmarrësit në grupet e fokusuara ishin në gjendje të tregonin një histori personale ku iu

ishte dashur të jepnin ryshfet një polici, infermiere-je, mësuesi apo ndonjë punonjësi

tjetër të administratës publike për të marrë shërbimin e kërkuar. Megjithatë, një pjesë e

madhe e qytetarëve pranuan se gjithashtu edhe sjellja e tyre ka kontribuar në përforcimin

e fenomenit të korrupsionit, pasi shpesh vetë ata ofrojnë ryshfete apo përdorin “miqtë”

“për të kryer punë”. Zgjidhja për ta do të ishte vetëm zbatimi i plotë i ligjit, përpara të

cilit të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë pavarësisht statusit të tyre social apo

lidhjeve personale/partiake.

● Pjesëmarrësit kryesisht pajtohen me faktin se gratë janë të nën-përfaqësuara në politikën

shqiptare si edhe shprehin dëshirën e tyre për të parë më shumë femra të angazhuara në

politikë. Për shumë prej pjesëmarrësve, dialogu politik do të bëhej më konstruktiv dhe më

etik nëse do të kishte më shumë gra në politikë. Megjithatë, pjesëmarrësit theksuan

nivelin e lartë të pabarazisë gjinore në shoqëri, pikëpamjet përgjithësisht konservatore të

njerëzve, natyrën agresive të skenës politike shqiptare dhe dominimin mashkullor në

kryesimin e partive si pengesa themelore për përfshirjen e gjinisë femërore në politikë.

● Edhe pse bien dakord se politika ka një ndikim shumë të madh në jetën e tyre të

përditshme, qytetarët ndihen shumë të distancuar nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur dhe

shfaqin pakënaqësi të theksuara për ndërveprimin e kufizuar me ta pas mbarimit të

fushatave elektorale. Pjesëmarrësit mendojnë se politikanët asnjëherë nuk kanë treguar

interes të sinqertë për problemet e përditshme të qytetarëve dhe pothuajse gjithmonë i

kanë zhgënjyer në mbajtjen e premtimeve elektorale. Ata i bëjnë apel politikanëve që të

tregojnë më shumë interes për problemet e tyre duke ju kërkuar të jenë më të

përgjegjshëm për premtimet e dhëna dhe vendimet e marra.

Ky hulumtim ka si qëllim të identifikojë shqetësimet e qytetarëve dhe t’ua përcjellë ato liderëve

politikë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në 23 Qershor në mënyrë që t’i

ndihmojë në hartimin e politikave dhe të platformave që i përgjigjen nevojave të votuesve.

Grupet e fokusuara janë grupe diskutimi gjysmë të strukturuara që kanë për qëllim të eksplorojnë

dhe pasqyrojnë qëndrimet dhe jo t’i masin ato saktësisht ashtu sikundër metodat sasiore.

Ndërveprimi ndërmjet pjesëmarrësve në një grup të fokusuar ofron një pasqyrë të mendimit dhe

ndjesive të qytetarëve dhe përbën një mjet të dobishëm për të kuptuar se pse ekzistojnë këto

qëndrime.

Puna në terren e hulumtimit të grupeve të fokusuara u zhvillua nga IDRA Research & Consulting

dhe u financua nga Ndihma Amerikane për Demokraci (NED).

Instituti Demokratik Amerikan (NDI), është një organizatë jo-fitimprurëse, jo-partiake, joqeveritare

që punon për mbështetjen dhe forcimin e institucioneve demokratike kudo në botë,

nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve dhe përgjegjshmërisë në qeverisje. Për më shumë

informacion ju lutem vizitoni www.ndi.org.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!