13.06.2013 Views

Procesverbal, datë 20.03.2013

Procesverbal, datë 20.03.2013

Procesverbal, datë 20.03.2013

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Fjalën e ka zoti Fino.

Bashkim Fino – Unë kam disa pyetje, por, ajo që më bën më shumë përshtypje është

fakti që po të kishte ardhur ky projektligj që më 2009-n, kur u bë ligji, megjithëse u bë efektiv

më 2012, dhe sot për pak muaj vijnë ndryshime të tjera, do të kishte sens, por në momentin kur

po vjen një projektligj me shumë ndryshime, mos kemi gjë kthim pas në kohë me këtë ligj? Unë

atëherë kam votuar kundër dhe kam thënë se nuk po bëjmë mirë me këtë planifikim, duke ia

hequr të gjitha kompetencat pushtetit vendor, ndërkohë tani rikthehemi me një projektligj dhe

themi që për një pjesë të vogël i duhet pushtetit vendor të japë mendim, për ndërtimin e një

shkolle, për shembull, nuk mundet të stërzgjatet me morinë e ligjit që ishte në fuqi, por me këtë

projektligj që keni sjellë sot i japim mundësinë pushtetit lokal të veprojë menjëherë. Ndërkohë që

më 2009-n ka qenë e kundërta. Për shkak se kishim ndërtime kaotike në shumë qytete, për të

vënë rregull në planifikimin e territorit të tyre, ne përgatitëm ligjin më 2009-n. Por, çfarë ndodhi?

Na rezulton se ne rikthehemi pas tre vjetësh dhe bëjmë disa amendamente, për t’i dhënë

mundësinë pushtetit vendor të veprojë edhe në pjesëza të vogle toke tani, duke dhënë leje

ndërtimi, ndërkohë që me ligjin e 2009-s nuk bëhej fjalë të bëhej diçka e tillë pa kaluar

masterplani apo plani urbanistik i qytetit.

Zoti Zëvendësministër,

Ky projektligj është prekje në thelb i ligjit të 2009-s, në shumë nene. Unë dua të di: mos

duhet të bëjmë më parë një konsultë me Shoqatën e Urbanistëve, Shoqatën e Arkitektëve,

Shoqatën e Ndërtimit dhe, në mënyrë të veçantë, me Shoqatën e Bashkive dhe të Komunave?

Nëse e keni bërë, a mund të na thoni diçka rreth kësaj konsulte? Këto shoqata janë të prirura të

marrin pjesë në hartimin e këtij projektligji të rëndësishëm, por prania e tyre është edhe shumë e

domosdoshme.

Me dashamirësinë që kam për t’i miratuar ligjet për planifikimin e territorit, sepse nuk i

shërbejnë vetëm qeverisë, por edhe pushtetit vendor, dua të them se gjatë gjithë këtyre viteve që

jam deputet nuk kam parë ndonjë projektligj tjetër të shkruar në formë hartimi apo romani. Ligjet

nuk janë shkruar asnjëherë në këtë formë, ku një pikë e një neni është shprehur me fjali shumë të

gjatë, aq sa duhen 10 minuta për ta lexuar nga fillimi në fund. Ligji bëhet me një formulim të

saktë, ndërkohë që ky që ka ardhur është në formën e një udhëzimi. Nuk është mirë kështu.

detajimet e tepërta mund t’i kishit shkruar në udhëzime, sepse duhet të jepen, por jo në ligj.

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!