13.06.2013 Views

Procesverbal, datë 20.03.2013

Procesverbal, datë 20.03.2013

Procesverbal, datë 20.03.2013

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

HAPET MBLEDHJA

Miratohet procesverbali.

Fatmir Xhafaj – Fillojmë mbledhjen e komisionit.

Sot në rendin e ditës kemi miratimin e kalendarit trijavor të komisionit, i cili është i

mbështetur në kalendarin e miratuar nga seanca.

A ka ndonjë koment rreth kalendarit? Nuk ka.

Kush është dakord? Dakord.

Miratohet kalendari.

Për shqyrtimin e projektligjit “Për të huajt” kemi të ftuar përfaqësues nga Ministria e

Brendshme, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe nga Ministria e

Punëve të Jashtme.

Fjalën e ka zoti Ndoci.

Nikoll Ndoci – Faleminderit, zoti kryetar!

Në kuadër të hartimit të projektligjit është ngritur grupi i punës, ndërinstitucional dhe

ndërministror, me urdhër të përbashkët të ministrit të Brendshëm, ministrit të Punëve të Jashtme

dhe ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Projektligji që ne kemi

përgatitur synon përafrimin e plotë të standardeve, kritereve dhe normativave për trajtimin e të

huajve që hyjnë qëndrojnë dhe punojnë në Republikën e Shqipërisë. Në vetvete ky projektligj

synon përafrimin e plotë të politikës migratore të Republikës së Shqipërisë me atë të Bashkimit

Europian. Hartimi i një projektligji të ri u nis nga disa nevoja:

Së pari, mbi bazën e rekomandimeve të dhëna nga grupi i ekspertëve të Bashkimit

Europian gjatë procesit të vlerësimit të standardeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian;

Së dyti, nisur nga ndryshimet pas miratimit të ligjit ekzistues “Për të huajt”, me vetë

normativën migratore të Bashkimit Europian;

Së treti, në disa ndryshime në legjislacionin e brendshëm pas përgatitjes dhe miratimit të

ligjit ekzistues “Për të huajt”;

Së katërti, në disa problematika të ndeshura gjatë implementimit të ligjit ekzistues.

Procesi i hartimit të këtij projektligji, së pari, ka kaluar në ngritjen e punës

ndërinstitucionale, siç e përmenda edhe më lart, dhe janë përzgjedhur ekspertë nga të gjitha

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!