13.06.2013 Views

Procesverbal, datë 20.03.2013

Procesverbal, datë 20.03.2013

Procesverbal, datë 20.03.2013

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Së pari, e gjitha normativa apo konceptet mbi normativën janë të përqasura me konceptet

mbi normativën e Bashkimit Europian për fushën e migracionit;

Së dyti, për sa përket kushteve të hyrjes në Republikën e Shqipërisë është bërë përqasje e

plotë me ndryshimet e fundit në kodin Shengen;

Së treti, për sa i përket sistemit të vizave, ka një përqasje të plotë me kodin e ri Shengen

të vizave të vitit 2010.

Për qëndrimin në Republikën e Shqipërisë, ligji i ri parashikon disa lehtësi. Për

procedurat e hyrjes dhe qëndrimit të kategorive të ndryshme, gjithashtu ligji autorizon Këshillin

e Ministrave që në bazë të qëndrimit të reciprocitetit, të marrëveshjeve ndërkombëtare, apo të

qëndrimit të njëanshëm për interesa të Republikës së Shqipërisë, të përcaktojë politika

lehtësuese. Për sa i përket largimit të të huajve, kjo ka qenë pjesa ku ekspertët e Bashkimit

Europian bënin më shumë vërejtje, pasi ligji ekzistues përcaktonte politika shumë strikte dhe të

ngurta kryesisht për largimin dhe dëbimin e të huajve.

Ligji i ri ka përcaktuar disa hapa të ndërmjetëm, siç janë: masat e ndërmjetme që merren

apo vlerësimi rast pas rasti dhe jo strikt. Në ligjin ekzistues kishim të tilla masa, për vetë arsyen

që Republika e Shqipërisë në luftën kundër migracionit të paligjshëm merrte përsipër angazhime

më të forta se sa vetë Bashkimi Europian në drejtim të hyrjes në këto vende. Kjo falë

angazhimeve tona, por duke parë edhe pozicionin gjeografik të Shqipërisë që është në një nga

korridoret e flukseve migratore ilegale.

Gjithashtu projektligji i ri parashikon një sërë masash të tjera të ndërmjetme, që

zëvendësojnë kryesisht ndalimin e të huajve në qendra të mbyllura, që janë masat alternative, por

nga ana tjetër ligji gjithmonë në përputhje me direktivat aktuale synon të forcojë ndëshkimin e të

gjithë atyre që tentojnë të abuzojnë. Pra ka një forcim të masave administrative, pasi shpeshherë

masat tona të dobëta me dashje favorizonin një kategori shtetasish për të qëndruar në mënyrë të

paligjshme.

Në tërësinë e saj, kjo është përmbajtja e projektligjit të ri, në raport me ligjin ekzistues.

Ky është edhe synimi e qëllimi i këtij ligji. Grupi i punës është i hapur për pyetje dhe komente.

Faleminderit!

Fatmir Xhafaj – Faleminderit, zoti Doci!

Ka pyetje nga kolegët? Nuk ka.

Kalojmë te diskutimet.

5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!