01.07.2013 Views

Muharrem Blakaj Rozafa - Syri 3

Muharrem Blakaj Rozafa - Syri 3

Muharrem Blakaj Rozafa - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Sheshi filloi të boshatisej. Makinat e policisë silleshin

vërdallë. Tymi i kaltër ngrihej përpjetë si re. Bardha

pa sesi i arrestonin pjesëmarrësit në demonstratë,

veçanërisht të rinjtë. Kishte edhe vajza që policët i godisnin

pa mëshirë, të cilat, ashtu të gjakosura, duke i

tërhequr zvarrë, i futnin në autoburg.

Në mes të sheshit dalloi një njeri të shtrirë. Ai nuk

lëvizte. Policia nuk i lejoi të afroheshin ca djem të rinj,

të cilët u shkëputën nga turma dhe u sulën drejt tij. U

bë një përleshje e vërtetë dhe pas pak dëgjoj të shtëna.

Ata u goditën ashpër me shkopinj gome dhe, në fund,

u tërhoqën në distancë. Pas pak të shtririn në mes të

sheshit, policët e tërhoqën zvarrë, duke e hedhur në automobilin

e policisë dhe, e ndjekur nga zhurmërima e

alarmit, vetura mori drejtimin e spitalit. Ndoshta është

vetëm i plagosur, mendoi Bardha me dhembje.

Zemrën e kishte të ngrirë. Shpirti i përvëlohej,

kur i shikonte ato skena rrëqethëse, pa qenë e zonja

t’u dilte në ndihmë. Kishte merakun e vëllait. Ishte e

pamundur që ai të mos kishte qenë në ballë të demonstruesve.

Nuk i pritej derisa të vinte Feri. Ndoshta ai do

t’i tregonte diç më shumë për ngjarjen.

Pas pak nata mbështolli çdo gjë. Në rrugët e

boshatisura nuk shihej njeri. Rrëmuja kishte mbetur,

megjithatë. Dritat e neonit kishte kohë që ishin ndezur.

Vetëm makinat e policisë kalonin përmes shesheve,

duke lënë prapa zhurmën mbytëse. E molisur, Bardha

u lëshua në minder. Se nga i erdh një urrejtje për komandantin

e njësisë speciale, që kohë më parë kishte

ardhur nga kryeqyteti. Befas ju kujtua biseda e parë

që kishte pasur me gruan e tij, kur Feri i kishte ftuar

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!