01.07.2013 Views

Muharrem Blakaj Rozafa - Syri 3

Muharrem Blakaj Rozafa - Syri 3

Muharrem Blakaj Rozafa - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shtëpi banimi. Ishte një bodrum i madh dhe gjysmë i

boshatisur. Pasi shoqëruesi shtypi sustën, u ndez një

dritë dhe në fundin e atij podrumi u duken mobilie të

vjetra e të hedhura pa kujdes. Ishte qetësi. Nuk dëgjohej

asgjë, përveç hapave të tyre. Shoqëruesi mori drejtimin

nga mobiliet e hedhura pa kujdes dhe ua bëri me shenjë

që të uleshin diku, ku të mundeshin dhe rrudhi krahët

me një buzëqeshje të ngurtë, në shenjë shfajësimi.

“Duhet të prisni një grimë!” – tha shoqëruesi dhe

u kthye nga kishin ardhur.

Këta kërkuan në atë rrëmujë dhe pasi gjetën disa

kolltukë të vjetra, u ulën. Në atë qetësi u dëgjuan hapat

e shoqëruesit të tyre, por befasia ishte se ai nga jashtë

ua mbylli derën me bravë. Besimit i shkoi mendja të

arrestimi i tij, sepse njeriu që i shoqëroi iu duk sikur të

ishte po ai, dhe pastaj zëri i tij i qetë dhe në fund, brava.

Sa e urrente bravën, dhe një palë mornica ia përshkuan

trupin.

“Pse e mbylli derën?” – pyeti si me vete. Beli e

shikoi me një palë sy të akullt dhe nuk foli. Bëri një

lëvizje të trupit nga ana e majtë, duke bërë përpjekje

që të ulej më mirë dhe nga xhepi nxori kutinë e duhanit

dhe ia zgjati Besimit. Pasi ndezën nga një cigare, Beli,

ashtu i shushatur siç ishte, u kthye edhe më shumë nga

ana e Besimit dhe me një shikim pakëz më të zbutur

dhe me një buzëqeshje të lehtë të varur në buzët e tij të

ujta, ngriti njërën vetull pakëz lartë dhe tha:

“Nuk e mbylli derën për ne, por që t’mos hyjnë

fëmijët këtu. E sheh, kjo shtëpi është “Foyer für asylbewerber”.

Tani ka përfunduar orari zyrtar i punës dhe

këtu nuk ndodhet askush që përkujdeset për të, përveç

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!