28.09.2014 Views

Third Party Grievance Mechanism for Pre-Construction Phase

Third Party Grievance Mechanism for Pre-Construction Phase

Third Party Grievance Mechanism for Pre-Construction Phase

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Mekanizmi i Ankesës së Palës së Tretë për Fazën Para-

Ndërtimore

QËLLIMI

Mekanizmi i Ankesës së Palës së Tretë është pjesë e procesit më të gjerë të

përfshirjes së palëve të interesuara dhe të garantimit të cilësisë dhe të

pajtueshmërisë së TAP-it. Mekanizmi siguron rrugët për paraqitjen e një ankese

lidhur me aktivitetin dhe/ose me pasojat e aktiviteteve të kryera nga personeli i TAP-it

ose kontraktorët e tij gjatë fazës para-ndërtimore të projektit TAP. Qëllimet e këtij

mekanizmi janë si më poshtë:

• T'u sigurojë palëve të treta një mënyrë të qartë, të menjëhershme, të

përshtatshme nga ana kulturore dhe lehtësisht të aksesueshme, për

paraqitjen e një ankese ose për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje që mund të

dalë gjatë fazës së planifikimit të Gazsjellësit Trans Adriatik ,pa asnjë kosto

dhe pa asnjë ndëshkim ndaj tyre;

• Të garantojë që zbatohen me efektivitet veprimet e duhura korrigjuese për

trajtimin e ankesës;

• Të garantojë që rradha e veprimeve komunikohet tek ankuesi në kohën e

duhur;

• Të minimizojë nevojën për veprime ligjore ose administrative;

• Të garantojë që organi administrues i ankesave në TAP të jetë në

pajtueshmëri të plotë me kërkesat e performancës së BERZH-it dhe me

praktikat më të mira të industrisë.

Mjetet dhe mundësitë e siguruara nga ky mekanizëm do t'u komunikohen rregullisht

të gjitha komuniteteve dhe palëve të treta që preken nga ky proces, gjatë aktiveteve

të përfshirjes së palëve të interesuara. Rezultatet e zbatimit të tij do të raportohen

gjithashtu publikisht.

Kur faza para-ndërtimore të ketë mbaruar dhe të jetë vendosur mbi modelin e

zbatimit të projektit përfundimtar, Mekanizmi i Ankesës së Palës së Tretë do të

shqyrtohet në mënyrë që t'u përshtatet nevojave të fazave të mëtejshme të zhvillimit

të projektit.

E DREJTA PËR ANKESË

Kush mund të paraqesë një ankesë

Një ankesë mund të paraqitet nga një individ, një grup individësh dhe/ose një ose më

shumë organizata, të cilat pretendojnë se aktivitetet e lidhura me projektin e TAP-it,

personelin e tij ose kontraktuesit, të cilët veprojnë në emër të TAP-it, i kanë

shkaktuar dëmtim shëndetit, pronës, jetesës ose mjedisit natyral të ankuesit. Përveç

kësaj, ky mekanizëm zbatohet edhe për grupe të tilla, si OJQ-të kombëtare dhe

ndërkombëtare.

Nëse individët që depozitojnë ankesën kanë përdorur një përfaqësues të autorizuar

(si p.sh. një anëtar të familjes, një OJQ etj.) për t'i ndihmuar ata në dorëzimin e

Data e printimit: 12/08/2011 Faqe 1 - 7

ankesës, ky përfaqësues duhet ta nënshkruajë ankesën dhe të japë provë me shkrim

të autoritetit për të përfaqësuar dhe vepruar në emër të ankuesit në lidhje me këtë

ankesë. Përfaqësuesi i autorizuar do të jetë pika e kontaktit për të gjitha komunikimet

midis TAP-it dhe ankuesit. Në raste të caktuara TAP-i mund të preferojë që të

komunikojë direkt me ankuesin.

Si të paraqisni një ankesë

Një ankesë mund të paraqitet me shkrim ose me gojë dhe ajo duhet të përfshijë të

paktën informacionin e mëposhtëm:

• Emrin(at) e ankuesit(ve);

• Hollësitë e kontaktit të ankuesit (numri i telefonit, adresa postare dhe adresa e

e-mailit [nëse ka]);

• Hollësitë e ankesës, p.sh. çfarë ka ndodhur? Kur? Ku? Si? Kush ishte i

përfshirë? Cilat janë pasojat?

• Mënyrën e kërkuar nga ankuesi për të zgjidhur ankesën (çfarë veprimi

korrigjues sugjeron ankuesi në lidhje me dëmet e shkaktuara?).

Nëse ndonjë nga të dhënat e mësipërme mungon, ankesa mund të konsiderohet jo e

plotë dhe të mos pranohet. Nëse është e mundur, ankesa duhet të përfshijë

gjithashtu dokumenta mbështetës (certifikatë të pronësisë, delegimin e

kompetencave (kur gjen zbatim), fotografi nga aksidenti etj.), të cilat do të ndihmojnë

në zgjidhjen e ankesës në mënyrën më të efektshme.

Për një demonstrim më të mirë të një ankese të raportuar si duhet, ju do të gjeni një

shembull ankese në shtojcën 1 në fund të këtij dokumenti. Shtojca 2 paraqet një

model ankese, i cili do ta ndihmojë një ankues të sigurohet që janë dhënë të gjitha

detajet e kërkuara para se të paraqitet ankesa. Kopjet e printuara në letër të

formularëve të ankesës do të jenë të disponueshme në zyrat përkatëse të TAP-it në

vendet pritëse.

Gjuha

Gjuha e projektit është anglishtja dhe të gjitha korrespondencat do të bëhen në

anglisht. Megjithatë, ne do të pranojmë gjithashtu ankesa të paraqitura në greqisht,

shqip ose italisht. Të gjitha korrespondencat e TAP-it me ankuesin do të bëhen në

anglisht dhe në gjuhën e ankuesit. Nëse ka ndonjë mospërputhje midis dy

versioneve, versioni në anglisht do të ketë përparësi. Nëse përpunimi i ankesës së

paraqitur jo në anglisht kërkon kohë shtesë për t'u përgjigjur për shkak të përkthimit,

Menaxheri për Palët e Interesuara [Stakeholder Manager] i TAP-it do ta lajmërojë

ankuesin për këtë në kohën e duhur.

Ku ta paraqisni një ankesë

Ankesat me shkrim mund të dërgohen me postë ose me e-mail në zyrat qendrore të

TAP-it në adresën e mëposhtme:

Data e printimit: 12/08/2011

Faqe 2 - 7

Trans Adriatic Pipeline AG

Në vëmendje të: Stakeholder Manager

Lindenstrasse 2, 6340 Baar, Switzerland

Faks: +41 41 747 34 01

E-mail: complaints@tap-ag.com

Nëse është më e përshtatshme për një ankues, ankesa mund të paraqitet gjithashtu

në zyrën përkatëse vendore të TAP-it ose t'i jepet në dorë përfaqësuesit përkatës të

TAP-it.

Ankesa verbale mund t'i paraqitet një përfaqësuesi të TAP-it, i cili do të plotësojë

formularin e ankesës së palës së tretë me të gjitha hollësitë e kërkuara, dhe do t'ia

kalojë atë Menaxherit për Palët e Interesuara në zyrat qendrore të TAP-it.

Fshehtësia [Konfidencialiteti]

Një ankesë që nuk bëhet nga një organizatë mund të kërkojë që identiteti i disa ose i

të gjithë individëve të mbahet i fshehtë. Kërkesa për fshehtësi dhe arsyet për këtë

kërkesë, duhet të përfshihen në ankesë. Do të bëhet çdo përpjekje e arsyeshme për

të ruajtur fshehtësinë e kërkuar. Megjithatë, nëse TAP-i beson në mënyrë të

arsyeshme që ruajtja e fshehtësisë që kërkohet do të thotë që shqyrtimi i ankesës

nuk mund të kryhet, atëherë punonjësit përkatës të TAP-it do të njoftojnë ankuesin

dhe ose do të bien dakord me të për mënyrën se si do të vazhdohet në të ardhmen

ose do ta ndërpresin procesin nëse nuk arrihet një marrëveshje për mënyrën se si do

të vazhdohet.

PËRGJIGJJA NDAJ ANKESAVE

Brenda 7 ditësh kalendarike të marrjes nga TAP-i të ankesës me shkrim ose ankesës

verbale, letra e pranimit do t'i dërgohet ankuesit duke i dhënë atij/asaj numrin

referues të ankesës dhe duke e garantuar që ankesa po shqyrtohet.

Pas vlerësimit fillestar të ankesës, Menaxheri për Palët e Interesuara i TAP-it vendos

ta pranojë, ta pranojë pjesërisht ose të mos e pranojë ankesën. Letra e pranimit ose

e refuzimit do t'i dërgohet ankuesit brenda 21 ditësh kalendarike nga data e lëshimit

të letrës së pranimit.

Letra e pranimit do ta këshillojë ankuesin në lidhje me radhën e veprimeve

korrigjuese dhe periudhën kohore për zgjidhjen e ankesës. Synohet që ankesa të

zgjidhet maksimumi brenda 90 ditësh kalendarike që nga data e lëshimit të letrës së

pranimit. Megjithatë, TAP-i do të përpiqet që ta mbyllë ankesën e pranuar me gjithë

kujdesin e kërkuar në kohën më të shkurtër të mundshme.

Nëse TAP-i vendos që ta hedhë poshtë ankesën si të pajustifikuar ose për ndonjë

arsye tjetër të pranueshme, ankuesi do të marrë një letër refuzimi që shpjegon arsyet

e mospranimit dhe ankesa do të mbyllet në regjistrin e ankesave të TAP-it me

përgjigjen e ankuesit të regjistruar në të.

VEPRIMET KORRIGJUESE

Data e printimit: 12/08/2011

Faqe 3 - 7

Pasi një ankesë pranohet plotësisht ose pjesërisht, ajo do të hetohet më tej dhe do të

merret një vendim në lidhje me veprimet korrigjuese të nevojshme. Veprimet

korrigjuese mund të përfshijnë përshtatje ose përmirësim të performancës së TAP-it

ose të kontraktuesve të tij. Në çdo rast, procesi do të koordinohet nga Menaxheri për

Palët e Interesuara i TAP-it, i cili garanton që çështja do të arrijë në një përfundim të

përshtatshëm brenda periudhës kohore të përcaktuar.

Pasi të jenë kryer hetimet e duhura dhe pasi të jenë identifikuar dhe përfunduar

veprimet korrigjuese, ankuesit do t'i dërgohet një letër mbylljeje për ta informuar atë

në lidhje me mbylljen e ankesës. Përveç letrës së mbylljes, mund të jepet gjithashtu

një shpjegim verbal aty ku nevojitet një shpjegim i hollësishëm ose ku shihet e

përshtatshme në lidhje me rrethanat e veçanta. Nëse ankuesi nuk është i kënaqur

me përfundimet, nga TAP-i ose kontraktuesit e saj mund të merren në konsideratë, të

bihet dakord dhe të kryhen veprime të tjera korrigjuese.

Në rast se veprimet korrigjuese kërkojnë më shumë kohë se sa lejohet nga ky

mekanizëm për të mbyllur ankesën, ankuesi do të njoftohet në lidhje me këtë gjë në

letrën e pranimit ose në një korrespondencë të veçantë të dërguar brenda 90 ditësh

kalendarike, e cila jep informacion mbi natyrën e vonesës dhe veprimet vijuese dhe

kohën e kërkuar për t'i përfunduar ato. Pas përfundimit të masave korrigjuese,

ankuesi do të njoftohet me një letër të veçantë mbylljeje.

PROCEDURAT E APELIMIT

Ankesa do të regjistrohet në regjistrin e ankesave të TAP-it si ankesë e mbyllur pasi

të jetë dërguar letra e mbylljes dhe pasi të kenë përfunduar të gjitha veprimet

korrigjuese (nëse kërkohen).

Në rastin kur ankuesi nuk është i kënaqur me përfundimet dhe nuk arrihet një

zgjidhje e kënaqshme, ankuesi mund të kërkojë përfaqësim të përshtatshëm nga

pala e tretë.

Ky mekanizëm i ankesës nuk e ndalon ose e pengon ankuesin nga e drejta për të

përdorur procesin ligjor dhe administrativ të shtetit ose të qeverisë së tij vendore ose

për të përdorur të drejtën ndërkombëtare.

DOKUMENTACIONI

Çdo ankuesi do t'i jepet një numër i veçantë regjistrimi dhe ai do të regjistrohet në

regjistrin e ankesave, i cili do të përdoret për regjistrimin dhe ndjekjen e të gjitha

ankesave. Regjistri i ankesave përmban informacion të hollësishëm në lidhje me

ankuesin, përshkrimin e përmbajtjes së ankesës dhe hollësi për mënyrën se si u

zgjidh ankesa. Menaxheri për Palët e Interesuara ka përgjegjësi për administrimin e

regjistrit dhe do të kryejë shqyrtime të rregullta të ankesave për të siguruar që

ankesat trajtohen në mënyrë të përshtatshme dhe në kohën e duhur.

Data e printimit: 12/08/2011

Faqe 4 - 7

Shtojca 1

Shembull ankese

Drejtuar: Trans Adriatic Pipeline AG

Në vëmendje të: Stakeholder Manager

Lindenstrasse 2, 6340 Baar, Switzerland

Nga: Zoti Francesco Mancini

Via Republica 15

72100 Brindisi, Italy

Tel.: +39 831 XXXXXXX

E-mail: fmancini75@gmail.com

I nderuar Zotëri/Zonjë,

Unë po ju shkruaj që t'ju informoj në lidhje me atë që ndodhi javën që shkoi gjatë procesit të

vlerësimit të tokës, i cili po kryhet nga përfaqësuesit e kompanisë suaj.

Gjurma e tubacionit tuaj kalon në parcelën e tokës sime (numri i regjistrimit XXXXXX) dhe

ajo u vlerësua nga përfaqësuesit tuaj kontraktues për të llogaritur kompesimin që unë duhet

të marr. Unë u informova që më parë se do të zhvillohej një inventar i tokës sime rreth orës

11 paradite në datën 7 qershor, por unë nuk isha në gjendje që ta ndiqja procesin për shkak

të disa detyrimeve të tjera të rëndësishme. Unë pata mundësi të arrija kur inventari kishte

përfunduar dhe përfaqësuesit e kompanisë suaj (z. A. Rossi dhe z. U. Meier) më dhanë

listën inventarizuese, të cilën unë e nënshkrova pa kontrolluar saktësinë e saj. Gjithashtu,

mua nuk m'u dha një kopje e dokumentit që nënshkrova.

Udhëzuesi i TAP-it për Blerjen dhe Kompensimin e Tokës, i cili iu dha pronarëve të tokës një

muaj më parë, thotë: "pronarët e tokës duhet të jenë të pranishëm gjatë inventarit të

parcelave të tokës së tyre dhe lista përfundimtare inventarizuese duhet të pranohet nga ata

dhe të aprovohet me anë të nënshkrimit të tyre."

Kështu që, unë besoj se të drejtat e mia u shkelën gjatë procesit të përshkruar më sipër. Unë

kërkoj që TAP-i ta anullojë listën e parë inventarizuese dhe ta zhvillojë përsëri inventarin në

praninë time dhe të më japë një kopje të listës. Shpresoj që kërkesa ime të plotësohet.

Sinqerisht,

Francesco Mancini [nënshkrimi]

12 shkurt 2011, Brindizi

Data e printimit: 12/08/2011

Faqe 5 - 7

Shtojca 2

Modeli i ankesës

Drejtuar: Trans Adriatic Pipeline AG

Në vëmendje të: Stakeholder Manager

Lindenstrasse 2, 6340 Baar, Switzerland

Complaints@tap-ag.com

Emri dhe mbiemri juaj:

Numri i parcelës së tokës (nëse gjen

zbatim):

A duhet që TAP-i ta mbajë të fshehtë

emrin tuaj? (shënoni një mundësi)

Nëse po, pse? (ju lutemi shpjegoni)

Po

Jo

Adresa juaj:

Rruga, numri:

Qyteti / fshati:

Kodi postar:

Provinca:

Shteti:

Detajet e kontaktit tuaj:

Numri i telefonit:

Numri i faksit:

Adresa e e-mailit:

Data e incidentit:

Data e printimit: 12/08/2011

Faqe 6 - 7

Hollësitë e incidentit:

Çfarë ndodhi?

Kur?

Si?

Ku?

Kush ishte i përfshirë?

Cilat janë pasojat?

Si doni që ta zgjidhni këtë

çështje?

Dokumentet mbështetëse

(ju lutemi jepni një listë të

dokumenteve që po

bashkëngjitni me ankesën):

Data dhe vendi:

Nënshkrimi juaj:

Data e printimit: 12/08/2011

Faqe 7 - 7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!