22.11.2014 Views

ANTOLOGJIA E PLAGËVE - Arct

ANTOLOGJIA E PLAGËVE - Arct

ANTOLOGJIA E PLAGËVE - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nën terrorin komunist

1

BOTIME QSHRT

ANTOLOGJIA E PLAGËVE

2 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Botime të tjera QSHRT :

1. Rehabilitimi dhe Riintegrimi i Ish-të Përndjekurve Politikë në Shqipëri,

Tiranë, 2002.

2. Vlerësimi i Nevojave dhe Memorizimi, Tiranë, 2002.

3. Manual në ndihmë të mësuesve dhe prindërve, Tiranë, 2003

4. Aspektet kulturore të vlerësimit dhe trajtimit të traumës, Tiranë, 2003.

Nën terrorin komunist

3

ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nën terrorin komunist

Përgatitur nga

Fabian Kati

QENDRA SHQIPTARE E REHABILITIMIT TË TRAUMËS DHE TORTURËS

Tiranë 2004

4 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

© Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës

Tiranë, 2004.

Botim i QSHRT në kuadër të projektit DANIDA

Drejtor i projektit:

Adrian Kati

Katalogimi në botim Bibloteka Kombëtare Tiranë

ISBN 99927-842-1-0

Redaktorë:

Petrit Bezhani

Ndue Zef Toma

Arti grafik:

Nazmi Hoxha

Shtypur nga:

Shtëpia Botuese “Natyra 2001”

Tiranë.

Pikturat në kopertinën e parë dhe të fundit:

Arben Theodhosi

QSHRT/ARCT

Rr. Kont Urani, nr. 10

Tirana, ALBANIA

Tel: + 355 42 565 22

Fax: +355 42 354 88

Faqe web: www.arct.org Email:

arct@albmail.com

Nën terrorin komunist

5

Ky vëllim u kushtohet gjithë atyre të

persekutuarve politikë që u ekzekutuan, u

burgosën apo u internuan dhe nuk mundën

të shkruajnë për “plagët” e tyre…

6 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Falënderime

Për realizimin e këtij botimi dëshirojmë të falënderojmë

partnerët tanë RCT – Copenhagen, të cilët nëpërmjet

programit DANIDA mundësuan këtë publikim. Me këtë rast

falënderojmë z. Tue Magmussen, për mbështetjen e tij të

veçantë.

Gjithashtu, dëshirojmë të falënderojmë grupin e punës me në

krye z. Agim Musta si dhe anëtarët: Visar Zhiti, Tanush Mulleti

dhe Enver Lepeneca, të cilët, së bashku, u angazhuan me

grumbullimin e materialeve. Falënderojmë z. Tomorr Aliko, i

cili e pasuroi antologjinë me disa materiale plotësuese.

Së fundi, QSHRT dëshiron të falënderojë edhe të gjithë autorët

apo familjarët e tyre, për mirëkuptimin dhe ndihmesën e dhënë,

pa të cilin botimi i këtij libri nuk do të kishte qenë i mundur.

Nën terrorin komunist

7

Parathënie

Me këtë antologji QSHRT (Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës

dhe Torturës) angazhohet në një cikël botimesh për të mundësuar dokumentimin

e torturës fizike dhe psikologjike të zbatuar në Shqipëri gjatë viteve 1945-

1990 nga sistemi komunist.

Ky botim është nga përvojat e para të këtij lloji në vëndin tonë. Gjatë

viteve të fundit në Shqipëri janë botuar shumë libra që prekin tematikën e

persekutimit politik, por ndihej mungesa e një vëllimi sintetizues. Qëllimi për të

cilin u krye kjo punë voluminoze ishte pra dokumentimi nëpërmjet sintetizimit

të asaj çka është ndjerë dhe shkruar prej autorësh, që kanë provuar mbi

shpatullat e tyre çdo të thoshte dhunë komuniste. Së bashku, këto shkrime, i

japin botimit tonë një vlerë të veçantë: atë të një akuze kolektive ndaj diktaturës

komuniste.

I dashur lexues, kriminelët që përmënden nëpër faqet e Antologjisë së

plagëve janë ende të pa dënuar. Disa prej tyre, tashmë, kanë vdekur të nderuar

si heronj, të tjerë vazhdojnë të tregojnë historitë e tyre si kalorës që shpëtuan

vendin nga armiqtë e brendshëm. Ky është paradoksi i madh shqiptar: vendi

me të kaluarën komuniste më të egër në historinë evropiane të gjysmës së dytë

të shekullit XX nuk ndjen nevojën të gjykojë përse ndodhi kjo dukuri. Po mbushen

14 vjet që shteti shqiptar nuk ndjen detyrim për të rehabilituar viktimat e

komunizmit, ndërkohë që ata e gëzojnë këtë të drejtë në bazë të konventave

ndërkombëtare që shteti ynë ka ratifikuar. E drejta e tyre për rehabilitim moral,

mjekësor dhe material është nëpërkëmbur gjatë këtyre viteve të tranzicionit.

Qindra, ndoshta, mijra prej viktimave të diktaturës komuniste kanë vdekur në

këto 14 vjet, jo vetëm pa iu plotësuar të drejtat rehabilituese, të njohura nga

konventat ndërkombëtare, por, ç’është më e keqja, ata kanë ikur gati të përbuzur

pikërisht për atë çka hoqën. Ndërkohë, Shqipëria po kërkon të integrohet në

Evropë, gjë që duket e pamundur nëse nuk do të ndahet më parë nga ndikimet

e komunizmit që janë të integruara brenda mentalitetit shqiptar. Nën këtë

prizëm, Antologjia e plagëve, veç funksionit dokumentues e atij sintetizues, ka

dhe një funksion të tretë të rëndësishëm: sensibilizimin e shoqërinë së sotme

shqiptare lidhur me një të kaluar që është ende e gjallë.

8 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Një prej kritereve themelore të përzgjedhjes së shkrimeve për këtë antologji

është prania në të e autorëve të persekutuar gjatë periudhës së diktaturës. Ata

kanë qenë të burgosur, të internuar, të arratisur (dhe natyrisht të dënuar në

mungesë) apo gjithëkush ishte sistematikisht i goditur si pjesë e “shtresës së

deklasuar”. Disa prej tyre janë emra të njohur të letrave shqipe, të tjerë kanë

provuar të shkruajnë me dëshirën për të treguar një të vërtetë të hidhur, pa

pretendimin e të qenit shkrimtarë të afirmuar. Ky fakt i jep këtij vëllimi – veç

vlerave të tjera që lexuesi mund të zbulojë në të – një larmi origjinale ku emërues

i përbashkët bëhet kallëzimi për krimet çnjerëzore që u kryen gjatë periudhës

në fjalë. Duke qenë se autorët janë shprehur nëpërmjet shkrimesh që ndryshojnë

për nga stili, u mendua që antologjia të ndahej në dy kapituj.

Në kapitullin e parë, të titulluar Përvojë jete dhe letërsi, janë përfshirë të

gjithë ata autorë që kanë përshkruar përvojën e kalvarit të tyre me një frymë

introspektive, d.m.th. ku veç rrëfimit, le ta quajmë historik, gjejmë dhe reflektime

të herëpashershme me vetveten. Gjithashtu në këtë kapitull janë përfshirë edhe

autorët që kanë përdorur gjuhën e letërsisë së mirëfilltë për të shprehur përvojën

e tyre vetjake, duke ju afruar atij zhanri të krijimtarisë letrare që bazohet mbi

përshkrimin e ndodhive të vërteta. Duhet thënë se, në ndonjë rast, klasifikimi

ka qenë i vështirë, sidomos për ato fragmente që janë shkruar në stilin e prozës

poetike.

Kapitulli i dytë, i titulluar Dëshmi, përsiatje dhe portrete, përmbledh

pjesën e autorëve që në shkrimet e tyre kanë zgjedhur të përshkruajnë faktet e

përvojës së tyre në formën e një dëshmie historike. Si dëshmi janë trajtuar këtu

dhe shkrimet e guximshme që disa autorë kanë bërë gjatë periudhës së

diktaturës, duke kritikuar organet e pushtetit dhe vijën politike që ato ndiqnin.

Një pjesë tjetër autorësh mundohet ta çojë reflektimin drejt një analize të sistemit

totalitar. Ata shtrojnë pyetje të cilave mundohen t’u japin përgjigje me një

logjikë eseistike argumentimi. Kjo përsiatje e tyre, natyrisht, ka brenda saj një

element të fortë përvoje vetjake, pra, herë-herë analiza ndërthuret, në këtë rast,

edhe me rrëfime ngjarjesh të jetuara drejtpërdrejt. Së fundi, në kapitullin e dytë

janë përfshirë autorët që kanë zgjedhur të përqendrohen në përshkrimin e disa

figurave me të cilët ata kanë qenë bashkëvuajtës apo të cilëve iu “delegojnë”

me modesti të përkryer rëndësinë e dramave të përbashkëta. Përshkrimet e

portreteve, që marrin zë nëpërmjet këtyre autorëve, bëhen edhe më interesante

kur personalitetet e përshkruara janë individë që u ekzekutuan nga plotonet e

pushkatimit, apo që humbën jetën gjatë torturave brenda rrethimesh telash me

gjemba.

Sidoqoftë, këta dy kapituj nuk cenojnë aspak integritetin e antologjisë, e

cila duhet parë dhe lexuar si një e tërë. Një prej vlerave të kësaj vepre qëndron

Nën terrorin komunist

9

pikërisht në këtë grumbullim të përbashkët autorësh, të cilët, mes formash të

ndryshme, na zbulojnë realitetin kriminal të diktaturës komuniste që në

Shqipërinë e sotme, siç theksuam edhe më sipër, duket se është lënë në harresë.

Janë gjithësej shtatëdhjetë e dy autorë që na përcjellin mesazhin e tyre të

fuqishëm të përjetimit të traumës së vazhdueshme nën dhunën e torturave nga

më çnjerëzoret. Padyshim, numri i autorëve mund të kishte qenë edhe më i

madh, por arsye të ndryshme kushtëzuese nuk na lejuan gjithpërfshirjen e këtij

realiteti. Ndoshta, në të ardhmen, do të bëhet e mundur që vepra e nisur të zgjerohet

më tej.

Fabian Kati

10 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

PËRMBAJTJE

HYRJE: Dëshmi e hatashme dhe artistike e ferrit të të gjallëve ..................................16

I. PËRVOJË JETE DHE LETËRSI ..........................................................................25

BEQIR AJAZI ..........................................................................................................26

“O ju që hyni këtu, braktiseni çdo shpresë” ..........................................................27

TOMOR ALIKO ......................................................................................................36

Në birrucat e kalasë së Gjirokastrës .........................................................................37

Në të ashtuquajturën “Infermeri e burgut” ...........................................................39

Antihumanizmi .........................................................................................................40

SELFIXHE BROJA (CIU)......................................................................................42

Internimi i dytë ..........................................................................................................43

MAKENSEN BUNGO ..........................................................................................55

Fragment nga romani “Këneta e Vdekjes” ............................................................56

AHMET BUSHATI .................................................................................................67

Tre muej mes jetës dhe vdekjes ...............................................................................68

Burgu i ri .....................................................................................................................72

URAN BUTKA .........................................................................................................83

Larg njerëzve ...............................................................................................................84

MARTIN CAMAJ ....................................................................................................98

Fragmente nga “Dranja” ..........................................................................................99

DRITA ÇOMO ...................................................................................................... 105

Pjesë nga ditari ........................................................................................................ 107

Ata që luftuan.......................................................................................................... 114

BEDRI ÇOKU ....................................................................................................... 115

Fragment nga tregimi “Gruaja e një të burgosuri” ............................................ 116

ASTRIT DELVINA .............................................................................................. 122

Fragment nga romani “Globi në rrjetë”.............................................................. 123

Nën terrorin komunist

11

AT GIACOMO GARDINI S.J. .......................................................................... 128

Rrëfime ngjarjesh .................................................................................................... 129

VANGJUSH GAMBETA.................................................................................... 138

Kulaku ..................................................................................................................... 139

AHMET GOLEMI ............................................................................................... 149

Hetuesi në mesnatë ................................................................................................ 150

AT KONRAD GJOLAJ ....................................................................................... 154

Gja e pabesueshme ................................................................................................ 155

Jetë pa kalendar ....................................................................................................... 157

KOLEC GJERGJI ................................................................................................ 159

Ëndërr e një nate dimri .......................................................................................... 160

HENRIK GJOKA ................................................................................................ 164

Fragmente nga romani “Gjuetia e pullumbave” ............................................... 165

VENTIGJAR HAMZARAJ ................................................................................ 175

I mallkuari Beden ................................................................................................... 176

Në burgun e Vlorës ................................................................................................ 180

DOM SIMON JUBANI ....................................................................................... 186

Ora e komedisë ....................................................................................................... 187

Epilog në Qiell ........................................................................................................ 191

MITA JAKOVA dhe TUK JAKOVA ................................................................ 198

Fragmente nga libri “Letërkëmbim i dhimbshëm” .......................................... 199

VASIL KATI .......................................................................................................... 209

Malli i pashuar: Duke shfletuar letrat e dërguara nga burgu ............................. 210

PIRO KUQI ........................................................................................................... 214

Fragmente nga proza poetike “Netëve” .............................................................. 215

HALIL LAZE ........................................................................................................ 217

Koridori 1 ................................................................................................................ 218

TODI LUBONJA .................................................................................................. 222

Fragmente nga libri “Nën peshën e dhunës” ..................................................... 223

12 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

LIRI LUBONJA ..................................................................................................... 231

Fragmente nga libri “Larg dhe mes njerëzve” .................................................... 232

FATOS T. LUBONJA ........................................................................................... 248

Fragment nga libri “Ridënimi”............................................................................. 249

PETRO MARKO .................................................................................................. 262

Krim kundër kulturës universale ......................................................................... 263

Ne “agjentët”........................................................................................................... 266

JAMARBËR MARKO ......................................................................................... 271

Pushteti i shpirtit .................................................................................................... 272

ZYHDI MORAVA ................................................................................................ 274

Qefini i hënës .......................................................................................................... 275

MEHMET MYFTIU ............................................................................................ 279

Fragmente nga romani “Shkrimtari” ................................................................... 280

LUAN MYFTIU ..................................................................................................... 291

Nëna ......................................................................................................................... 292

Gjygji i Dostojevskit .............................................................................................. 302

Topi me marmallatë ............................................................................................... 303

BEDRI MYFTARI ................................................................................................ 307

Zbritja në Ferr.......................................................................................................... 308

GJON MARK NDOJ ........................................................................................... 314

Fragment nga libri “Ndëshkimi i pafajsisë” ....................................................... 315

SPARTAK NGJELA ............................................................................................. 324

Fragmente nga libri “Shpella e vrasjes” ............................................................... 325

GAQO S. PECI ...................................................................................................... 335

Vetëvrasja e dëshëruar ............................................................................................ 336

Torba e ushqimeve ................................................................................................. 339

Kristina .................................................................................................................... 339

ROZETA PEPELLASHI..................................................................................... 341

Fragment nga libri “Copëza shpirti” ................................................................... 342

Nën terrorin komunist

13

ARSHI PIPA ........................................................................................................... 344

Në kanal ................................................................................................................... 345

ARJAN PUTO ....................................................................................................... 349

Takimi para pushkatimit ....................................................................................... 350

GANI DEMIR RATKOCERI............................................................................ 353

Qëndrimi në burgun e Tiranës ............................................................................. 354

BASHKIM SHEHU .............................................................................................. 357

Triptik ....................................................................................................................... 359

KASËM TREBESHINA ..................................................................................... 375

Fragmente nga romani surrealist “Odin Mondvalsen” .................................... 376

LEKA TOTO ......................................................................................................... 384

Fragmente nga libri “Po lexoj vetveten” ............................................................. 385

ARBEN THEODHOSI ....................................................................................... 395

Fragmente nga libri-katalog “Rievokim” ............................................................ 396

Baballarë të pavarrosur ........................................................................................... 398

PETRIT VELAJ .................................................................................................... 399

Jetë burgu ................................................................................................................ 400

MAKS VELO ......................................................................................................... 404

Kryqet e fshatit ........................................................................................................ 405

ASTRIT XHAFERI .............................................................................................. 412

Nata e Vitit të Ri ..................................................................................................... 413

TRIFON XHAGJIKA ....................................................................................... 417

Shënime: “Stina mendimi” pa maskë ................................................................. 418

VISAR ZHITI ........................................................................................................ 421

Revolta ..................................................................................................................... 422

II. DËSHMI PËRSIATJE DHE PORTRETE ...................................................... 447

”Duhet hequr dorë nga rruga e Luigjit të XIV” - pjesë nga “Pro memoria”

drejtuar Enver Hoxhës (Kasem Trebeshina)...................................................... 448

14 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

BEDRI ALIMEHMETI ...................................................................................... 449

Vrasësve u shtrohet tryeza e darkës! ..................................................................... 450

PJETËR ARBNORI ............................................................................................. 454

Letër-Ankesë nga burgu i Burrelit ........................................................................ 455

Prologu i romancës “Bukuroshja me hijen” ...................................................... 459

ABDULLA BERBERI .......................................................................................... 462

Rinia demokratike e rezistencës ............................................................................ 463

NUREDIN BORIÇI ............................................................................................. 466

Pleqtë e burgosur, turpi i diktaturës..................................................................... 467

Kosta ........................................................................................................................ 470

CAF JONUZ CULAJ ............................................................................................ 472

Dy portrete burrash prej Malsisë së Madhe ........................................................ 473

MARIJE GJOKA dhe DOM NIKOLL MAZREKU .................................... 478

Një motër që shkruan të vërtetën ......................................................................... 479

Shprehje mirënjohje motrës së dashur Mari ....................................................... 488

AGIM GANI HAMITI ........................................................................................ 491

Spaçi .......................................................................................................................... 492

URAN KALAKULA ............................................................................................. 495

Portrete të burgosurish .......................................................................................... 499

Fragmente nga libri “21 vjet burg komunist” .................................................... 504

Hija e zymtë e burgut të Burrelit .......................................................................... 508

TANUSH KASO ................................................................................................... 509

Komisari N ............................................................................................................. 510

AMIK KASARUHO ............................................................................................. 517

Fragmente nga libri eseistik “Një ankth gjysmë shekullor” ............................. 518

MUSINE KOKALARI ........................................................................................ 534

Shënime në mungesë të një ditari të hollësishëm .............................................. 535

ENVER LEPENICA............................................................................................ 539

Takimi me nënën .................................................................................................... 540

Nën terrorin komunist

15

MITRUSH KUTELI ............................................................................................. 542

Pjesë e një kërkese ................................................................................................... 543

Testament adresuar gruas ...................................................................................... 545

KLITO LAMAJ ..................................................................................................... 550

Cilët jemi ne? ........................................................................................................... 551

MARIA MEDICINA............................................................................................ 553

A mund të falim? ................................................................................................... 554

AGIM MUSTA ...................................................................................................... 556

Gjenerali i zi, Nevzat Haznedari .......................................................................... 557

Poligonet e vdekjes ................................................................................................. 559

TANUSH MULLETI ............................................................................................ 567

Rrënimi .................................................................................................................... 568

LAZER RADI ........................................................................................................ 572

Vitet e fundit të Mirash Ivanajt ............................................................................ 573

SAMI REPISHTI................................................................................................... 584

Një shok dhe një mësues ...................................................................................... 585

FATBARDHA SARAÇI ....................................................................................... 589

Dy portrete grash të persekutuara ........................................................................ 590

MEHMET SHEHU (TEPELENA) .................................................................. 594

Xhemil Mustafarai: Njeriu me zemër luani ........................................................ 595

BARDHYL VUÇITËRNA .................................................................................. 599

Një kujtim nga fëmirija .......................................................................................... 600

GJOVALIN ZEZAJ ............................................................................................. 602

Fragmente nga libri “ Gjenocidi mesjetar në shekullin e XX” ......................... 603

Portret për Kudret Kokoshin (Visar Zhiti) ........................................................ 615

Tmerri i 13 janarit 1990 (Viktor Martini) ....................................................................

16 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

HYRJE: Dëshmi e hatashme dhe artistike e ferrit të të gjallëve

LUTJE PËR TË BURGOSURIT

Krisht,

ti vetë ke qenë nën pranga

dhe unë të shoh sërish te çdo i burgosur

që shkoj ta takoj.

Jepi forcë dhe nder

vëllait tënd

për ta mposhtur kohën

në burg

e të ndreqë të keqen!

Jepu dritë atyre të gjithëve

derisa të mund të shohin

ç’ishte gabim në jetën tonë

që vetëm dashuria

e ndreq dhe bën vepra

ndaj mjeranëve,

mëkatet e të cilëve i kemi të gjithë.

Amen.

Çuditërisht në ferrin tonë, sipas një kundërmekanizmi të

pashpjegueshëm dhe misterioz, shumë kumte dhe lajme të rëndësishme

zbrisnin atje, shumë më përpara se të përhapeshin lart në atdhe, po kështu

edhe emri i ndaluar i Nënë Terezës qe thirrur. Ndiehej ajo nevojë, të gjeje

Krishtin mes të burgosurve, si fillim nga shkaku i vuajtjeve të përngjashme,

por, duhet thënë se mes të burgosurit politik shqiptar dhe Birit të Zotit,

ishte dhe një lidhje tjetër, përveç asaj të torturës së njëjtë, të telave me gjëmba

që s’na i vunë kurorë mbi krye, por përreth trupit të gjithëve: si një rrëke

gjaku na bashkonte dhe lloji i idealit, kundërshtia ndaj dhunës, dashuria,

ëndrra për përmirësim, dhe gjithsesi nuk ishin të burgosurit tanë delikuentët,

Nën terrorin komunist

17

përkundrazi, kriminelët e vërtetë ishin ata që i mbanin nëpër burgje.

Urdhëruesit e këtyre, teksa vetë dilnin përsipër ferrit, ku jeta duhej të ishte

normale, sepse, përgjithësisht, atje përsipër nuk dihej gjë për gjërat më të

qenësishme, pasi nuk lejohej, që, ndërsa vuanin, të kuptonin për vuajtjen,

sidomos atë të të tjerëve. Ndërsa qenë të mbyllur në burgun e madh të

atdheut, duhej të ishin të çinteresuar për burgjet e vegjël në atdhe, për atë

hartë të krimit, plot me puse të zinj të tmerrit, ku sfilitjet dhe rroposjet e

gjithfarshme ishin të shumëfishta, me një denduri të tillë marramendëse, sa

përballja me to kërkonte fuqi mbinjerëzore për t’u përballuar, qetësinë

sublime të mendimtarit të vetmuar dhe fatin e martirit.

Dhe pa e ditur, zërit të fshehtë qiellor i bashkoheshin zërat shqiptarë të

mijëra të tjerëve si një kor i përzishëm heshtjeje, i brendshëm, që ngriheshin

ndanë baltrave të internimeve, sepse dhe Zoti qe i ndaluar, në fjetoret e

ftohta, mes dimrit diktatorial, në funde korridoresh në apartamentet e

ngushta, në rrugët e errëta, në kanale, në shkollat e varfëra, në turnet e treta

nëpër fabrikat e socializmit, në spitale e reparte ushtarake, në studiot e

artistëve, mes absurdit të njëjtë të çdo regjimi si mugëtirat, nën fërgëllimën e

ndonjë qiriri të mbetur, gjunjëzoheshin gratë mbi dyshemetë e vjetra në anë

të krevatit bashkëshortor, bosh dhe të akullt, luteshin mes frikës që të

shpëtonin gjallë burrat nëpër burgje, të mos vdisnin, dhe të mendosh pastaj

që as kufomat nuk ua sillnin familjarëve, po i kallnin pa varr në një asgjëkund

të frikshëm, të ktheheshin të burgosurit e tyre nga ferri, qoftë dhe përgjysmë,

sepse i priste gjysmështëpia, aq sa kishte mbetur, punët që s’përfundonin

kurrë, mbi të gjitha dashuria e paplotësuar asnjëherë. Priste jeta…

Dhe kështu u krijua një tufan i shtangur, pjesë të të cilit janë ndrydhur

në këtë antologji si era në shakujt mitologjikë të Eolit, që gjithsesi, e

ndryshonte klimën e kohës së atëhershme duke i bërë të pasigurta muret,

sfinksat, parullat, Komitetin Qendror, luftën e klasave, adultet, arrestimet e

reja, bunkerët, puthjen e parë në gjimnaz, funeralet, realizmin socialist, telat

me gjemba të kufirit, porositë, edhe pse gjithçkaja ngjante aq solide dhe e

qëndrueshme si vetë sistemi, ndërkaq nga Hadi i burgjeve, si një lumë i

nëndheshëm, do të donin të vërshonin vuajtjet e pabesueshme të të ngujuarve

me dhunë, rënkimet kolektive, përbetimet politike, hakmarrjen imagjinare,

ëndrrat, deliret dhe ta përmbytnin atë realitet, vorbullat dhe dallgët ndjehen

18 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

tmerrshëm në këtë antolgji, me qëllim që të rimëkëmbej një tjetër realitet i së

ardhmes, më i durueshëm, e pse jo, më i mirë, njerëzor, patjetër.

- S’të lejoj ta përdorësh fjalën “njerëzore”, - bërtiste hetuesi në

katakombet e shtetit, - ka fjalë të tjera socializmi, të forta, revolucionare –

teksa para tij qëndronte i lidhur me pranga njeriu, vetë pafajsia – do të të

dënojmë rëndë, - vazhdonin klithmat, endeshin si shpendë të zinj grabitqarë,

- sepse ashtu duam, je caktuar për armik dhe do të punosh si skllav në

minierat tona, se ti s’e përmbys dot Pushtetin tonë Popullor, te ne udhëheq

klasa punëtore… - ndërkaq hetuesi skuqej prej klithmave të veta si flamuri i

idealit të tij dhe hunda i përdridhej si drapër e balli i bëhej i rëndë çekan. –

Në burg do të të ridënojmë prapë, i pandehur, - mbushnin ajrin britma të

tjera që dilnin nga goja e drapër-çekanit të përdhjamur, - në burg…

Vërtet ç’bëhej atje, nëpër burgjet tona, në internime? Si i mbanin robërit?

A u jepnin për të ngrënë, a qeshnin dot ndonjëherë, menjëherë çmendeshin

ata? Si duronin ashtu, që kur kishte mbaruar Lufta II Botërore dhe deri më

tani, të mbyllur, të uritur, pa dashuri, pa liri, pa atdhe, se e kishin përvetësuar

antinjerëzit? Ç’ishte ajo vikamë që vinte prej andej? Si i çonin në punë, zvarrë?

Të lidhur? O Zot, pas atyre telave me gjëmba si i shtynte vitet dhe dekadat

ai popull i burgosur, siç shtynte vagonat me mineral të ferrit? Pse gjithë ato

drita mbi rrethimet e njëpasnjëshme, sy qikllopikë të verbër, të gjakosur,

projektorë që derdhnin ujëvara helmesh, harbime të befta ndriçimesh…

Ç’bëhet atje brenda, vërtet?

Ç’bëhej atje brenda, vërtet?

“Antologjia e plagëve” është libri më tronditës, që na rrëfen për antijetën

dhe torturat e saj përbindshore ndaj kundërshtarëve, të mbyllur brenda

telave me gjemba, të atyre që u ngritën kundër së keqes me fjalën e tyre

kurajoze dhe ndryshe, me bëmat kryengritëse, por dhe më ëndrrën vepruese,

madje dhe me heshtjen filozofale, që u ndëshkuan rëndë, pra, thënë ndryshe,

“Antologjia e plagëve” është antivepra e madhe, që duke pasur si kriter, jo

vetëm të vërtetën, por dhe artin, dëshmon ndëshkimin mizor që iu bë njeriut,

gjymtimit të tij shpirtëror e mendor, por edhe fizik, copërlimit tragjik, torturat

e paimagjinueshme mesjetaro-aziatike që një parti-shtet ushtroi mbi popullin

Nën terrorin komunist

19

e tij dhe njerëzit e veçantë e të spikatur, që guxuan të kundërshtojnë dhe kur,

në gjysmën e dytë të shekullit XX, që, ndërsa Lufta II Botërore mbaroi dhe

njerëzimi priste t’i përvishej punës dhe paqes, ndodhi çarja e madhe,

apokalipsi, bota u nda në dy kampe kundërshtarësh dhe ia la vendin një

lufte të ftohtë, tmerrësisht të ftohtë, akull kufome.

Ndërsa Shqipëria jonë e vogël u caktua të futej në perandorinë e

stërmadhe komuniste, krejt ndryshe nga më të mëdhenjtë, ne u bëmë më të

mëdhenjtë në shtypje, masakruam pa mëshirë vetveten, përsosëm vetëm

makinën e dhunës, ndërtuam burgje më shumë se fabrika, bunkerë më

shumë se shtëpi dhe zhdukëm analfabetizmin për të shpikur a shpifur njeriun

e ri, monstrën dhe vetvetes dhe, teksa mbylleshim e veçoheshim nga bota,

vazhdimisht prodhonim mjerim të gjithanshëm.

Po të mbledhësh vitet e burgut të të gjithëve, internimet, del se Shqipëria

ishte dënuar me shekuj.

“Antologjia e plagëve” është libri i përbashkët i shumë autorëve, të

cilët kanë pasur pranga ndër duar, u përzgjodhën aq sa ç’ishte një brigadë

pune në burg, që teksa i nisnin me policë për në minierat e ferrit, herë pas

here bie ndokush, janë ata që do të pushkatoheshin ose që do të vdisnin nga

mundimet e pafundme. Ndërkaq ngrihen hijet e tyre dhe sjellin dëshmitë e

ferrit.

Një pjesë e këtyre shkrimeve është shkruar qysh në burg, me alfabete

të sajuara, mbi thasë çimentoje, letra cigareje, në anët e bardha të gazetave,

janë fshehur në kashtën e dyshekut, në opinga, gurëve, në kujtesë, duke u

bërë dhe një ndihmë e madhe shpirtërore, drejtpeshuese e mendjes dhe,

ç’është më e çuditëshmja, ato krijuan lexuesin e tyre të burgosur, që po të

zbuloheshin, autor dhe lexues bashkë, ridënoheshin të dy njëlloj, me vite

shtesë heqje lirie, kurse një pjesë tjetër është shkruar internimeve apo pas

daljes nga burgjet, pa pasur të drejtën e botimit, ashtu siç u qe hequr dhe të

drejtën elektorale apo të ushtrimit të profesionit.

Si rrjedhojë, në këtë antologji u pa e arsyeshme të përfshiheshin dhe

shkrime nga mërgimi i detyruar politik, nga ata autorë që atdheun e kishin të

ndaluar, madje përndiqeshin edhe jashtë, u bëheshin atentate dhe veprat e

tyre konsideroheshin të rrezikshme e ndëshkohej çdo lexues i mundshëm i

tyre këtu. Asgjë nuk është shpikur, zotëron hiperrealizmi i rëndë, arrestimet,

20 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

marrëdhëniet midis të burgosurve, me ata që i torturojnë, torturat pas

mesnate, përdhunimet, revoltat e mëdha në kampet e Spaçit dhe të Qafë-

Barit, të vetmet nëpër burgje në të gjithë perandorinë komuniste, me

pushkatimet, zhdukjet, zhbërjet etj. etj. por gjithsesi, nuk kemi të bëjmë me

një libër të ftohtë faktesh dhe shifrash, por me letërsi të mirëfilltë, të ashpër,

altoreliev shkëmbor në terr, ku, mrekullisht, trandet dhe një ndjeshmëri e

madhe me një si përlagështitje lotësh, brishtësi emocionesh, që ashtu si fijet

e barit, çajnë mermeret e vdekjes.

Kështu pra, kjo antologji është një zgjedhje, aq sa ishte e mundur, e

shkrimeve për torturat dhe vuajtjet, nga vetë ata që vuajtën dhe u torturuan

nëpër qelira apo humbëtirave, në braktisjen e thellë kriminale, që u bëri jo

atdheu, por antiatdheu.

Ndoshta jo të gjithë janë shkrimtarë, por ambicia e parë e kësaj

antologjie ishte ai i virtyteve artistike, natyrisht jo të gjithë kanë mundur të

bëhen të njohur në fushën e letrave, por këtu bashkohen vepra dinjitoze dhe

emra nga më të shquarit, personalitete në kulturën e mbarë vendit, që, pasi

kanë dalë nga burgjet dhe harrimi i zi e i qëllimtë, janë vlerësuar dhe në

vende të tjera e gjuhë të ndryshme, në Europë dhe më gjerë. Gjë që dëshmon

se krimi ndaj tyre ka qenë më se i dyfishtë, sepse janë goditur rëndshëm

edhe si njerëz, edhe si talente. U janë vërsulur për t’i vrarë më përpara se sa

vdekja dhe veprave të tyre më përpara se të lindnin.

Ndërkohë mendoj për mundin dhe dhimbjen që kanë provuar autorët

e kësaj përmbledhjeje, teksa qëmtonin shkrimet e bashkëvuajtësve, kur termi

“antologji” nga greqishtja e vjetër do të thotë “zgjedh lule”, kurse ata duhej

të zgjidhnin plagë me petale gjaku, pra, ky libër i rëndë është një

“Plagëzgjedhje” letrare, koleksion rubinësh të gjallë, që djegin ende, një pasuri

mortore me herbariumin e gjetheve të nxirjeve të mishta, çikatriçe në ajër,

aq sa gjatësia e pambarimtë e telave me gjemba, vraga të zymta në

ndërgjegjen kolektive.

Aq më tepër sot, që pasi ka rënë perandoria komuniste dhe diktaturat

e saj, ata që bënë torturat ose i urdhëruan ato, po i vazhdojnë në mënyra më

djallëzore duke nëpërkëmbur vuajtjen e të tjerëve ose duke mos e njohur

atë, nga që nuk i durojnë dot të persekutuarit e tyre, që janë një dëshmi e

pamposhtur e u kujtojnë mëkatet e mëdha, krimin kolosal, prandaj dhe po

Nën terrorin komunist

21

kërkojnë rrugë të tjera shpëtimi e fshehjeje, jo atë të të kërkuarit falje, por,

sipas ritualit të tyre, edhe atë të revanshit, por shpesh dhe atë të vjedhjes, po,

po, po kërkojnë të vjedhin persekutimin e atyre që persekutuan, duan të

bëhen ata që s’ishin, viktima, ndërkohë ishin dhe të tillë, jo vetëm pse këmishat

e tyre u spërkatën me gjak gjatë torturave, edhe pse gjaku ishte i të tjerëve,

po tek e fundit, kur merr lirinë e tjetrit, nuk je bërë me dy liri, por ke

humbur dhe tënden dhe sipas tyre tani, mjafton një dëshmi e blerë në këto

institutet me ish-të burgosur të dobët që krijon shteti i tanishëm, që më

shumë u ngjajnë zyrave teknike të burgjeve dhe… duhet harrimi, lumi Lete,

amnezia kolektive, harrim, sa më shumë harrim.

Por unë do të doja të shtoja se kjo antologji është vetëm maja e ajsbergut, që

lundron nëpër terre. Që sikur të shkrijë edhe më, do të na përmbytë, jo vetëm me ujra

të zinj skëterre, por dhe me gjak.

Vërtet, përse tërë ato tortura që u ushtruan mbi njeriun? Ç’ishte ai zell

i çmendur për të rrënuar të tjerët?

Tortura, në origjinën e saj, është shpikur për të shkulur me çdo mjet të

vërtetën, që duhej. Inkuizicioni e arrinte të rrëfyerit e saj dhe të gjithçkaje

tjetër vetëm me këtë mënyrë, me tortura dhe shkallëzim diabolik torturash.

Komunizmi në themelet e doktrinës së vet ka dhunën si mjet zhvillimi

shoqëror, luftën e klasave, që, sipas meje, është luftë civile në kohë paqeje,

kumunitetin, që u provua burgjeve me detyrim vrasës, pra ka krimin e madh

dhe përligjjen e tij duke i bashkëngjitur ideologjinë, ngritjen deri në filozofi

të saj, duke i paravendosur profetë mbrojtës të së keqes, Marksin, Leninin,

etj.

Shteti i komunistëve shqiptarë, pasi shtetëzoi çdo gjë, mall dhe shpirt,

nuk e kishte për gjë të shtetëzonte dhe të vërtetat dhe nuk pranonte asnjë

tjetër, veç së vërtetës së saj. Prandaj ata e zhvasnin të vërtetën e tjetrit, të

kujdoqoftë, qoftë dhe duke ia nxjerrë gjuhën nga goja me zor fizikisht e,

pasi ia shtrinin mbi tryezën e hetuesisë, i ngulnin përsipër thikën, po, po

gjuhës së njeriut, ka ndodhur vërtet. Përgjakej edhe fjala kështu. Ndërkaq

xhelatët, ashtu siç të zë gjaku, i kapllonte gëzimi dehës që ishin xhelatë, s’kishin

dhe s’dinin zanat tjetër, përveçse atë të sadistit, hetues, spiunë, gardianë,

prokurorë, denoncues, kritikë arti të realizmit socialist, anëtar në Byronë

Politike, udhëheqës, gjykatës, prostituta, të tredhur, komisarë, skuadër

22 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

pushkatimi. Në grup ndieheshin më të fortë. Dhe në instinkt, që të lanin

mëkatet e tyre, u duheshin therorë. Dhe bënin therorë të tjerët, që shoqëria

e tyre të shlyente mëkatet e saj, që ata i shpallnin si fitore dhe festa.

Dhe kështu shoqëria bëhej më e keqe, e egër, e pacivilizuar, që shpellat

prehistorike i zëvendëson me qelitë e Degëve të Punëve të Brendëshme,

kurse libri duhej të ishte një, i ngjashëm me Kodin Penal. Duke trembur

dikë apo disa apo të gjithë, në të vërtetë duke trembur kolektivitetin e vetvetes,

shoqëria absolutisht nuk zgjidhte asgjë të rëndësishme, veçse inkriminohej

edhe më, kurse shteti besonte idiotërisht se sa më i keq të ishte, aq më i fortë

do të bëhej. Dhe i dukej kjo dukje. Një shtet human do të vetëndihej si i

dobët, humbanak. Pra më mirë mosarsyetimi se arsyetimi, dis-humanizmi i

skajshëm, madje dhe furia e shkalluar për të hyrë në kafkat e të tjerëve,

qoftë dhe duke i thyer ato. Jo më kot në muret e burgjeve tona ishte shkruar

me të kuqe se “Ne dënojmë ata që veprojnë keq, që flasin keq, që mendojnë keq” dhe

për këtë të fundit mjaftonte si provë që ata vetë të mendonin se tjetri po

mendonte keq. Dëshmitarët gjendeshin kollaj. Rendi i torturave, zoologjia e

saj e hekurit dhe e korentit, ishin gati, me drita të ndezura dhe sy verbanë të

tmerrshëm.

Shpesh e më shpesh krimi ka kaluar më përtej njeriut, edhe te varret, te

lumenjtë, te kafshët, te zogjtë dhe pemët dhe te ajri e Qielli, në asgjëkundin

e kudoshëm.

Ndërkohë njerëzit që zgjidheshin për të bërë tortura, vërtet ishin

normalë, të paktën kështu dukeshin, jo sadistë, të krehur sipas modës së

njeriut të ri, flisnin dhe për dashurinë, tregonin historira erotike, por bëheshin

bisha të papërmbajtura përballë të arrestuarve të tyre, sepse më parë qenë

të indoktrinuar, po kacafyteshin me armikun dhe pastaj binin po vetë viktima

të ideologjizimit të tyre makabër. Dhe që të kishin justifikim dhuna e tyre

dhe ideologjia e saj, deri dhe ato mungesat tronditëse në trutë e tyre, duhej

që viktima ta meritonte torturën e, ndërkohë, të ishte e pavlefshme, e alibuar

poshtërsisht, pra, nga njëra anë duhej bërë patjetër depersonalizimi i

kundërshtarit, përdhunimi i tij, i familjes, zhvleftësimi i plotë si qenie, pra, së,

pari i duheshin hedhur hekurat, të prangosej si i rrezikshëm, të flakej në

birucë, pastaj të qethej fare, duhej lënë të leckosej, të shëmtohej, të kishte uri,

patjetër, ushqimi t’i jepej përtokë si qenit, të bëhej sa më shpejt një e

neveritëshme, që të mos meritonte asgjë, siç ishte dhe shpirti i torturuesve,

Nën terrorin komunist

23

që torturat që do t’i bënin specialistët e së keqes, që mezi ç’prisnin të fillonin,

të konsideroheshin se iu bënë keqbërësit dhe askujtit njëkohësisht. Ndërkaq

ndodhte që gjatë etheve të torturave t’u xixëllonte në sy diç estetike dhe

menjëherë ,të tërbuar, u thyenin gishtrinjtë të arrestuarve dhe u merrnin

p.sh. unazat e ua jepnin grave të tyre injorante e të përbashkëta, të cilat i

mbajnë edhe sot si kujtime, jo vetëm të rinisë së tyre plot orgazmë

revolucionare, por dhe të një triumfi grotesk, të parrënueshëm për ta. Prandaj

dhe vazhdojnë të hanë me dhëmbët e veshur me flori, të shkulur nga dhëmbët

e kundërshtarëve.

Shkrimtari Primo Levi, që përjetoi kampin e Aushvicit, më pas me

librat e tij u fut aq thellë në botën e torturuesve të vet, sa u sugjestionua dhe

trembej se mos edhe ai mund të ishte një si ata, s’dihej në ç’rrethanë fatale,

prandaj nxitoi dhe vrau veten.

Asnjë vrasës deri më tani s’ka vrarë veten, por vazhdojnë të rivrasin të

vrarët e tyre.

Prandaj asgjë nuk duhet të kishte kujtesë. Armiku më i madh i

totalitarizmit është kujtesa. Diktaturat, qofshin ato naziste, qofshin komuniste,

sidomos këto të fundit, zhdukin e zhdukin dokumente pafund, dëshmitë,

kujtesën e shkruar dhe të pashkruar.

Por çdo aksion ka një reaksion të barabartë me aksionin.

Vështirësitë titanike rinisnin qysh në ferr kur duhej ruajtur dinjiteti dhe

normaliteti i mundshëm i njeriut. Nga që e kishe vendosur veten nga e

drejta, kjo duhej të të jepte forcë dhe guxim e duhej të besoje se ishte e

mundur të qëndroje edhe mes banalitetit mizor të së keqes. Ndërkaq diktaturat,

qoftë dhe të vdekura, kanë etjen satanike për ta vazhduar persekutimin dhe

në brezin tjetër të të persekutuarve, si një trashëgimi e patundshme. Po

kështu bijtë e persekutorëve ndodh ta konsiderojnë si një të drejtë të tyre

legjitime të vazhduarit e persekutimit, si një zeje të trashëguar nga babai,

ushtrimi i së cilës në kushtet pasdiktatoriale shfaqet në format më të rafinuara

si ajo e keqpërdorimit të bashkëfajësisë, e shpërndarjes së përgjegjësisë te të

gjithë, që do të thotë te askush, por dhe agresivisht, në përvetësimin në

mënyrë të padrejtë të historisë, por dhe të së ardhmes, pastaj fare konkretisht

duke rrëmbyer nga pasuria e përbashkët e dikurshme dhe duke krijuar kushte

kapitalizmi vetëm për klanin e vetes. A nuk shkruante me mburrje nëpër

24 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

libra vetë diktatori Enver Hoxha se në vilën e tij, që e kishte uzurpuar,

shkelte mbi qilimat e trashë, që ua kishin rrëmbyer klasave të përmbysura,

kurse bashkëpunëtorët e tij fusnin nëpër gropa njerëz të gjallë, i mbulonin

me dhe, duke u lënë vetëm kokët jashtë, që të rrëfenin se ku i kishin fshehur

florinjtë.

Dhe ne po rrëfejmë vuajtjen tonë, në thellësitë e errëta të së cilës gurët

e torturuar nga shtypja, nga gërryerjet e dhimbshme e shtresëzimet e rënda,

befas rrëmbushen me damarë floriri, kurse qymyri i djegieve tona shndërrohet

nën tokë në diamantë vezullues.

Por duhet forcuar memorja historike e tragjedisë.

Duhet të kujtojmë, së pari, për të mos u përsëritur e keqja, prandaj

rrëfimi i saj, sidomos nga ana e artistëve, është jo vetëm çlirim, por dhe

ndërgjegje, dhe detyrë, dhe akt që i shërben së vërtetës, historisë dhe së

ardhmes, sepse kështu transmetohet shpirti i kohëve dhe duke e përhapur

vuajtjen tani, atë do ta kalosh sa më pak nëpër gjenerata, që të mos ketë

dhimbje të mëdha kolektive. Paçka se të tjerë, që edhe kishin vuajtur nëpër

kampet naziste, madje edhe Sartri, i quajtën tradhëtarë ata që nisën të

denoncojnë gulaget.

Po a duhet kjo antologji tani te ne? Mos kemi më shumë nevojë të

bëjmë paqe sa më shpejt me historinë tonë? Të harrojmë…

Dihet që krimi i pandëshkuar është një krim që vazhdon…

Sidoqoftë edhe ky botim është një ndëshkim, të paktën artistik, pra

shumë më bukur, dhe, ndër të tjera, duke qenë një enciklopedi e vuajtjes së

përtejme dhe guidë e kapërcimit të saj, është dhe sfidë egërshane,

madhështore, testament kolektiv si i shkruar në lëkura luanësh, që i bën nder

gjithë letërsisë shqipe, një “Iliadë” e munguar dhe moderne e qëndresës,

katedrale e një mrekullie të përzishme.

Visar Zhiti

Nën terrorin komunist

25

I

PËRVOJË JETE DHE LETËRSI

26 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

BEQIR AJAZI

Lindi në Tiranë, më 1920. Studimet i kreu në

Liceun e Korçës. Qysh në rininë e hershme u bë

luftëtar për liri dhe demokraci. Beqir Ajazi është

një prej të burgosurve të parë politik në Shqipërinë

komuniste. Ai u arrestua më 21 nëntor të vitit

1944 dhe u dënua me 30 vjet burg, prej të

cilëve vuajti gjithsej 15 vjet në kampe e në burgje

të ndryshme si dhe, më pas, 10 vjet i kaloi në

internime. Beqiri, gjithashtu, është një prej

pjesëmarrësve në Kongresin e Legalitetit të

zhvilluar në Herr të Tiranës, më 1943. Ka

botuar shkrime publicistike qysh para vitit

1944 dhe, mbas rënies së diktaturës, i është

rikthyer përsëri këtyre shkrimeve. Këto vitet e

fundit ka botuar librat: “Nga Shkaba me

kurorë tek drapëri me çekan” dhe “Në

internim”.

Nën terrorin komunist

27

“O JU QË HYNI KËTU, BRAKTISENI ÇDO SHPRESË”

“Quamqu’ animus neminisse horret

luctu refugit,

icipiam…”

VIRGILI

Dita e 21 nëntorit 1944, ishte dhe mbetet për mua një rastësi e çuditshme.

Më bën të hy në mendime të thella, po atëherë nuk kisha as mend e as

përvojë nga jeta…

…Aty ku na rrasën si bagëti, ishte një mizerje e vërtetë, një skëterrë e

braktisur dhe e lënë në një pocaqi të pazakontë. Të burgosurit ordinerë

sapo kishin dalë së andejmi dhe të 17 robërit gjermanë që kishin qenë aty, i

kishin nxjerrë pak më parë, duke i rrasur në një kaush të vogël aty pranë

banjave.

Ne, që sapo kishim ardhur nga Shënpali, bëheshim afro 300 vetë…

Numri i të burgosurve shtohej nga minuta në minutë, në saje të zellit të

spiunëve pa para, që gëlonin atë kohë në Tiranë. Kjo kategori njerëzish, të

cilët forca centrifugale e shoqërisë i kishte flakur nga rrethi i vet sepse, duke

qenë të pa kurrfarë njerëzie, ata ishin krimbur në borxhe dhe ndër vese, u

shkonin pas partizanëve dhe, me qëllim që të krijonin për veten e tyre njëfarë

besimi te këta të porsaardhur, sikur gjoja ishin luftëtarë të terrenit të

brendshëm, kallëzonin këdo. Dhe partizanët hynin, kështu nëpër shtëpitë e

botës, i përlanin njerëzit si bagëti dhe vinin e i rrasnin në burg. Para se t’i

rrasnin të gjithë në një kaush robërit gjermanë, e kishin pasur tërë burgun në

dispozicion dhe, që mund të ngroheshin sadopak në atë çimento lakuriqe,

pa kurrfarë shtrese e mbulese, ata digjnin ç’të gjenin, si kartona e copa

katramaje. Kështu, të gjithë muret e kaushave ishin nxirë e bërë posi fundi i

kusisë.

Një djalosh me prirje artistike, po që i jepej dhe për pikturë, me një

gozhdë që kishte gjetur aty-pari, kishte vizatuar me gërvishtje një Skënderbe

sa faqja e murit. Nuredin Çabej, veç këtij vizatimi, kishte shkruar me shkrim

28 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

të bukur artistik mbi të gjitha dyert: “Lasciate ogni speranza, o voi che

entrate” (“O ju që hyni këtu, braktiseni çdo shpresë”).

Në këtë ritëm ardhjesh të burgosurish, qysh në mbrëmjen e asaj dite të

parë, ne ishim aq puqur e ngjeshur ndërmjet nesh, sa që nuk kishim mundësi

të lëviznim, se për t’u shtrirë, as që bëhej fjalë fare. Me kalimin e orëve, të

burgosurit që sillnin partizanët aty, u bënë aq shumë saqë rojet e brendshme

nuk e përballonin dot më trajtimin e gjermanëve. Prandaj ata e hapën derën

e tyre dhe kështu, gjermanë, gra dhe shqiptarë u bënë njësh.

Meqë burgu komunist ende nuk po e gjente formën e vet klasike, ata

na mbanin së bashku, burrat, robërit gjermanë dhe gratë… Aty mes nesh

ndodheshin dhe nja dy italiane, njëra prej të cilave kishte një djalë rreth katër

vjeç që e quanin Franko. Ky piciruk, duke fjetur me të ëmën në mes të tërë

asaj rrëmuje, trembej dhe sidomos, kur dëgjonte takat e këpucëve me thumba

të trashë që kërcenin nën këmbët e partizanëve. Dritaret e kaushit, që ishin

vendosur në lartësinë e tavanit, jo vetëm që ishin secila një pëllëmbë të larta

e po aq dhe të gjëra, po kishin dhe tre lloj telash me trashësi e imtësi të

ndryshme. Në një kaush të tillë prokurori i Zogut, nuk lejonte kurrë të

banonin më shumë se 13 vetë, kurse tani që këta kaushë po i merte në dorë

Enver Hoxha, aty ishim jo më pak se 40 vetë. Si pasojë e kësaj ngushtësie,

ajri nuk mjaftonte, kështu që ishim të detyruar të gahasnim siç bëjnë pulat

dhe qentë në verë.

Kur e pamë se askush nuk po kujtohej se po vdisnim për ajër, djaloshi

Skënder Dina, djalë i shkathët, i lidhur dhe me trup e muskuj prej atleti, u

kicërrua në mur dhe arriti të vinte njërin gju në pezul të dritares, nga ku

pastaj, duke e ruajtur drejtpeshimin e trupit, me një dorë të sigurtë, i shpartalloi

e i shkuli të tre kafazët e dritareve dhe i hodhi përtokë, si të kishin qenë

lecka. Që atë çast frymëmarrja jonë u bë disi më e lehtë dhe thamë se kishim

lindur për së dyti, sepse, duke mos e çarë askush kokën për ne dhe, duke

mos na pasur askush zyrtarisht në ngarkim, askush nuk mbante përgjegjësi

nëse do të vdisnim për shkak të mungesës së frymëmarrjes. Sikur të ndodhte

një gjë e tillë në kohën e Zogut, prokurorit që kishte futur në kaush më

shumë se 13 vetë nga sa lejonte ligji, si dhe ministrit të brendshëm, u fluturonin

leckat dhe nuk e di se si ndaheshin me burgimin. Kështu që këtë rrezik të

sigurtë që po na kanosej, ne e kishim mënjanuar me shpatën e dardharit,

dhe askush nuk ishte kujtuar për çka kishim bërë. Ishte puna rrumpallë…

Nën terrorin komunist

29

Fill pasi isha dënuar unë, me 30 vjet burg, e morën tim atë me nja 30

e ca të arrestuar të tjerë dhe e çuan në gjykatën te kinemaja, prapa ministrive.

Bilbil Klosi tregohej me të vërtetë i shkathët, se të tridhjetë të pandehurit

ai i pyeste brenda ditës së parë, i dëgjonte brenda ditës së dytë, si ata ashtu

dhe mbrojtjen e avokatëve, kurse të pasnesërmen ai i nxirrte dënimet si ato

simitet e furrës. Dhe dënimet e tij nuk apeloheshin.

Njëherësh me babëm tim janë gjykuar shumë vetë, po ata që u dënuan

me vdekje dhe janë ekzekutuar, ishin: Sure Ajazi, Murat Basha, Ibrahim

Bodinaku, Habib Gega, Mersin Hasa, Nazmi Lumani, Maliq Karahasani,

Abdullah Kusi, Xhelal Peza, Osman Taraku, Fak Vrapi, Kolë Zefi si dhe

Hajredin Zogolli.

Gjoja për t’u treguar si një qeveri që e hante meraku shumë për ligjshmëri,

të pandehurve u kishin paraqitur të gatshme për të nënshkruar kërkesën e

klemencës nga ana e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Im atë e kishte refuzuar

këtë manovër qesharake, e bashkë me të edhe Fak Vrapi. Im atë i kishte

bërtitur Fakut duke e shtyrë që ta nënshkruante atë kërkesë se ishte i ri.

Mirëpo Faku, kishte thirrur me sa fuqi kishte mu në kinema, duke thënë:

“Është e kotë z. Sure se kur të rreh kadiu ku po e bën davanë”.

Kur u kthyen në burg, këta i futën në birucën e vdekjes, në pritje të

nënshkrimit të vendimit nga ana e Omer Nishanit ose të faljes së ndonjërit

prej tyre.

Me datën 7 qershor 1945, duke shikuar nga dritarja e birucës, im atë

kishte parë aty, para komandës Ymer efendi Zorbën. Me që ky ishte caktuar

që të shoqëronte të dënuarit me vdekje në vendin e ekzekutimit dhe t’u

këndonte “telkinin” (lutje e fundit që u këndohet myslimanëve që po ndahen

nga jeta), im atë kishte ardhë në përfundim se atë ditë ata do t’i pushkatonin.

Me këtë mendim, ai i kishte kërkuar drejtorit të burgut Janaq Karapataqit

që të më çonin pranë tij, meqë isha edhe unë në burg.

Kur më futën në birucën e të dënuarve me vdekje, rastisi të shikoja një

skenë që rrallë njeriu i bie ta shikojë në jetë: Sikur të më kërkohej që ta

përshkruaja këtë kaush me dy fjalë, kisha për të thënë se kjo birucë i përngjiste

krejtësisht një “havre çifutësh”.

Im atë ishte ulur këmbëkryq dhe më bëri vend që të ulesha aty poshtë

tij në dyshek. Dikush falej; dikush këndonte Kuran; dikush thoshte uratë me

30 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

një rozare të gjatë; dikush skërmitej dhe dikush tjetër qante herë mbytas e

herë me zë.

Dua të pohoj, për hir të së vërtetës, se gjatë qëndrimit tim në atë kaush

të vdekjes, unë nuk pata roje që të përgjonte fjalët që do të këmbeja me

babën.

- Të kam thirrur - tha ai - për të të lënë porositë dhe amanetet e fundit.

U pa hoxha para derës së komandës dhe kjo tregon se neve do të na

pushkatojnë sot. Tri janë porositë që kam menduar se duhet të të lë: Mos u

merr me politikën e Shqipërisë se, po të kishte qenë e mundur të nxirrej gjë

me këtë, do ta kisha gjetur unë… Mos i bjer kurrë njeriu me shpullë. Në

qoftë se ke mosmarrëveshje me njeri, duroje, duroje, duroje deri sa të mos

mbajë më ujë orizi. Mundohu fort që mos të arrish në atë pikë, ku s’mbetet

më vend për durimin. Të gjitha bijat jetime të fisit të Ajazëve, t’i sjellish e t’i

përcjellish më mirë se motrat e tua. Në qoftë se një mashkull nga fisi nuk ka

me se të martohet, duhet të mblidhni para rrethas dhe asnjë djalë i fisit tonë

të mos mbetet pa martuar, për shkak të mospasjes.

Në burg kam njohur dhe kolonel Osman Gazepin. Ishte oficer

akademist i shkollës osmane. Burrë me karakter të fortë, trim, besnik, po

shakaxhi dhe qyfyrexhi që nuk e kishte shokun. Me këto cilësi, ai u bë i

njohur në tërë shoqërinë shqiptare të asaj kohe. Batutat e tij të bëra legjendë

tregohen ndër mjedise të ndryshme edhe sot e kësaj dite. Shumëkushi e

mban Osman Gazepin për budalla. Nuk është aspak e vërtetë. Ai ishte

madje shumë i zgjuar, po kishte maninë që të krijonte ilaritet në mjedisin ku

jetonte, qoftë dhe duke e ulur pak personalitetin e vet.

Që ishte trim i vendosur, kam pasur rastin ta shihja vetë.

… Në burg Osman Gazepi ishte i vjetër dhe njeri pa farë njeriu në

këtë botë. Një grua që i kishte mbetur, kishte vajtur e rrinte në Fushë të

Korçës, sepse si nënë dëshmori që ishte, ajo nuk donte ta prishte biografinë

e saj, duke e quajtur në opinion si gruaja e Osman Gazepit. Kështu që jam

dëshmitar okular i faktit se ai burrë plak për katër vjet rresht, d.m.th. deri

kur Enveri, pas prishjes me Titon, filloi e vuri në burg atë kazanin e supës,

kolonel Osman Gazepi e ka mbajtur shpirtin vetëm me 650 gram bukë të

Nën terrorin komunist

31

zezë thatë, pa pranuar asgjë tjetër nga askush. Dhe një njeri me personalitet

të tillë, nuk mund të jetë apo të ketë qenë as bufon dhe as budalla.

Shumë rrallë, për të mos thënë kurrë, ai mund të pranonte të shkonte

për drekë ose për darkë tek ndonjë mik me të cilin kishte shumë muhabet

dhe që e njihte për njeri serioz.

Teshat e fjetjes së tij përbëheshin nga dy batanije nga ato fare ordineret,

të ushtrisë greke, nga të cilat njërën e shtronte si dyshek dhe tjetrën e hidhte

mbi vete. Sa për jastëkun, këtë ai e kishte hequr fare, duke u bërë, në ditë të

pleqërisë, një spartan i vërtetë, sepse kokën ai e mbështeste gjithmonë përmbi

njërën llërë.

Në një gjendje të tillë Osman Gazepi jetoi plot tetë vjet dhe do t’i

kishte bërë dhe shtatë të tjerat, nëse nuk do ta kishte ndihmuar një rrethanë

specifike dhe krejt rastësore. Na erdhi një ditë për inspektim ministri i

brendshëm i atëhershëm, i tmerrshmi Mehmet Shehu, i cili kudo që shkelte,

mbillte terror dhe vdekje… Në fillim, ai dëgjoi ndonjë ankesë ose pyeti

ndonjë të burgosur se si i shkonte jeta. Shumë nga ata që i paraqitën ndonjë

farë ankese ose ndonjë kërkesë, ai, me qëndrimin e tij të ashpër, i bëri të

pendoheshin për hapin që kishin bërë, sepse i shau e i bëri rrezil dhe ua

hodhi fajin atyre vetë.

Manol Kume, një tregtar i ri, nacionalist dhe demokrat i vërtetë, e

pyeti se si qëndronte problemi i Kosovës. Unë që i bëja veshët pipëz për të

kuptuar rregullat e lojës, edhe sot habitem me përgjigjen që i dha Mehmeti:

- Ti e do Kosmetin se ke hall të bësh tregti të madhe me të, duke blerë

atje lirë dhe duke i shitur në Gjirokastër, me fitime të mëdha. Ja pra përse e

do Manol Kumja Kosmetin që të jetë me Shqipërinë, kurse ne që jemi

komunistë të vërtetë, e dimë se Kosmeti jeton e lulëzon për bukuri në gjirin

e Marshallit Tito, që e mban atë në pëllëmbë të dorës.

Pastaj, duke dashur t’i jepte vizitës së tij edhe ndonjë farë humori që të

mbahej mend për shumë kohë, ai iu kthye Osman Gazepit e me një ton tërë

ilaritet, i tha:

- Po ti, kolonel Osman Gazepi, me kë je dhe ç’kërkon nga unë, se

kërkesat e këtyre të tjerëve i mora vesh?

- Unë, zoti ministër, jam vetëm me Zogun dhe me rininë - ia priti

Osmani.

32 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Po, kur e doje Zogun aq shumë, dhe ai po ashtu ty, si shpjegohet që

iku e fluturoi, dhe ty të la këtu?

- Unë, zoti minister, nuk kisha merita të tilla që ai të më merrte jashtë.

Për këtë jam shumë i ndërgjegjshëm. Po zotrote the që ai fluturoi e iku, mirë

ka bërë, se ndryshe atij nuk do ia thoshin emrin Zog. Zogu ynë, ashtu si

fluturoi e iku, po ashtu do fluturojë një ditë dhe të kthehet prapë në çerdhen

e vet… Po t’i lemë këto, or Mehmet Shehu… Më kanë thënë se je trim, dhe

vetë dëshiroj që ta besoj një gjë të tillë. Po trimi ama ka dy gjëra: o të vret

ose të fal! Jam burrë i vjetër, kam bërë tani tetë vjet burg, nga të cilat katër

të parat vetëm me 650 gram bukë thatë, kurse katër të fundit, veç bukës

thatë, kam ngrënë dhe një lugë supë burgu. Janë tërë këto vite që rroj këtu,

i palarë, i pandërruar, i paqepur dhe i paarnuar. Prandaj o Mehmet Shehu,

faqe këtyre burrave, po të them si burri burrit: ja më vrit, ja më lësho. Dhe

gjakun ta kam falur me zakon e kanun…

Mehmet Shehu nuk e zgjati më me të, po doli për dere dhe iku me

gjithë suitën e tij.

Afërsisht pas dy muajsh, Osman Gazepit i erdhi lirimi. Për këtë, nuk

mbeti i burgosur pa u gëzuar. E them me bindje dhe me prova të shumta se

të gjithë njerëzit e ndershëm dhe seriozë, kishin rënë në pikë të hallit me

kolonel Osman Gazepin, sepse ai i refuzonte kategorikisht ndihmat e tyre.

Kështu ai doli nëpër Tiranë me një palë pantallona të ndyra, të arnuara

si mos më keq, dhe me një batanie të kuqe leshi që e kishte lidhur në fyt me

tel, dhe hedhur prapa si pelerinë. Si muhabetçi të madh që e njihnin tërë

Tirana, ai e kalonte ditën me qyfyre e tregime kafe më kafe. Për të fjetur atë

e mbanin të gjithë përgjegjësit e lokaleve, se e dinin që me florinj të ishte e

shtruar dyshemeja, ai ishte nga ata që nuk prekte asgjë.

Pas disa javësh, kur kuriozët e Tiranës filluan ta ndjenin veten të ngopur

nga muhabetet e Osmanit, filluan të mos ia varin dhe mos të pyesin më për

të. Nuk e thërrisnin e as që e qerasnin me ndonjë kafe apo çaj.

Kur e kuptoi se kishte mbetur si kofini pas të vjeli, që s’i duhej më kujt,

dhe se nuk kishte më jetë tjetër për të në Tiranë, veçse duke u bërë lipsar,

Osmani i shkretë kishte marrë rrugën në këmbë, për të shkuar një ditë në

Fushë të Korçës, tek fisi i gruas, me shpresë që të gjente vend sa të fuste

kokën dhe të vdiste atje.

Nën terrorin komunist

33

Nuk e di kërkush se për sa ditë e ka bërë Osman Gazepi në këmbë

rrugën deri në Elbasan. Ajo që dihet, është se dhe atje ai u bë një personazh

i njohur për tregime, për humor dhe për qyfyre kafenesh. Si i kishte gjallëruar

edhe këtu tërë kafenetë dhe dyqanet e zanatçinjve, me ato muhabetet e tij,

që lidheshin njëri me tjetrin si ato përrallat e njëmijë e një netëve, ai e kishte

nuhatur se, edhe Elbasani ishte ngopur tashmë me qyfyret e tij, dhe se kishte

ardhur koha që të shkonte në folenë e tij të fundit, Fushë-Korçë, ku

shpresonte, se kur të vdiste, do ta kishte dhe ai një varr, si gjithë të tjerët…

Kështu shkon lavdia dhe kështu i merret kuptimi kësaj jete të rreme.

Askush nuk ka qenë i zoti as ta gëzojë e as ta kuptojë deri në fund. Ky

Osman Gazep që kishte hyrë dikur me kalë në Parlament dhe i pat kërkuar

Ahmet Zogut lejen që “t’i qiste ujë të zi Parlamentit”, ky Osman Gazep, të

cilit dikur njerëzia ia dinte përmendësh si orarin kur dilte nga shtëpia, ashtu

edhe itinerarin se nga do të shkonte, ja që, një ditë, askush nuk do e përfillte

më. Askush nuk e mori vesh se kur ishte nisur nga Elbasani dhe kishte

marrë rrugën për në Fushë të Korçës.

Ajo që dihet me siguri, është fakti se kolonel Osman Gazepin e gjetën

të vdekur në buzë të rrugës automobilistike, pranë Urës së Haxhi Beqarit.

Mjeku i dërguar atje dhe prokurori, konstatuan se ky kishte disa ditë që

kishte vdekur, jo nga vdekja natyrale, po se e kishin sosur e mbaruar së

ngrëni morrat…

Kështu pra i kishte mbyllur ditët kolonel Osman Gazepi, qyfyret,

shakatë dhe rromuzet e të cilit përmenden e tregohen gojë më gojë, gati në

çdo lokal dhe vatër shqiptare.

Osman Gazepi ishte oficer me akademi dhe ishte trim e besnik.

Duke rënë kur s’të vjen gjumi fare dhe, duke u ngritur kur të flihet,

nata e burgut është një sfilitje e vërtetë dhe një torturë. Shpesh herë, në

gjumin e atjeshëm, trupi dhe truri bëjnë të kundërtën e njëri-tjetrit… Kur

trupi është i lodhur, mendja merr fushat e malet, kapërcen detet dhe, kur

truri është në gjumë, trupin e detyrojnë të punojë. Kështu që, me kalimin e

kohës, kjo gjendje bëhet një natyrë e dytë: Pikërisht në një gjendje të tillë isha

një natë, kur më bëhet sikur një njeri më rri në këmbë aty pranë, ndërsa unë

isha i shtrirë. U bëj apel forcave të mia për t’u zgjuar. Ngre kokën në drejtim

34 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

të atij që më rri para, po nuk e dalloj dot se kush është. Njeriu e afron

kokën, duke e ulur drejt meje, dhe më thotë:

- Nuk më njeh se kush jam, more Beqir?

- Jo, për besë,- i thashë.- Më kujtohesh si fytyrë, po s’të përcaktoj dot.

- Jam Isufi,- më tha ai.

- Cili Isuf ? - ia bëra unë.

Isuf Hysenbegasi, mor jahu! Doktori!

E vështrova ashtu me kujdes. Ishte rjepur nga veshët, zbardhur e

zverdhur, si të kishte dalë nga varri.

- Po si qenke katandisur kështu, more doktor? - i thashë. - Ç’ke pësuar?

- Kam ndenjur 33 muaj lidhur në tub të nevojtores, - më tha ai.

Më patën dënuar me vdekje, po tani, ma kthyen, nga vdekja, në burgim

të përjetshëm. Prandaj sa ma komunikuan, më nxorrën këtu mes jush.

- Eja, futu këtu ndërmjet nesh, që të pushosh e të flesh, - i thash.

- Nuk mund të hyj aty se jam plot morra, - ia bëri doktori.

Nxorra atëherë nga një valixhe e vogël që mbaja te këmbët e dyshekut,

një palë ndërresa dhe i thashë:

- Dil atje te dera dhe ndërrohu e lëri teshat e tua aty.

Kështu erdhi i shkreti dhe u fut ndërmjet nesh. Ai nuk kishte gjumë,

kishte lindur për së dyti dhe kishte nevojë të fliste me ndokënd, pasi për

tridhjetë e tre muaj rresht, i kishte zënë goja lesh të shkretit. Hyrja e tij në

dyshekun tim nuk na ngushtoi fare, megjithëse hapësira ime nuk ishte veç 41

centimetra. I shkreti doktor, ishte katandisur në përmasat e një fëmije.

- Tridhjetë e tre muaj, - më tregoi ai - që mbi trupim tim kanë ushtruar

të gjitha torturat që ka mundur të shpikë mendja djallëzore e njeriut. Edhe

kur kishin mbaruar së rrahuri, më jepnin një copë bukë thatë e pastaj më

lidhnin e më varnin prapë në tub të nevojtores.

Unë e dëgjoja pa e ndërprerë…

- Të mërzitur nga fakti që nuk po pranoja ato që kërkonin, një ditë më

futën në fyt hurin e halesë, më thyen disa dhëmbë dhe ma çapëlyen fare

gojën, duke më çarë buzët në disa vende. I mora mëri vetes dhe nuk doja të

rroja më, - vazhdoi doktor Isufi - koka ime ishte në një nivel me tubin e

nevojtores ku më kishin lidhur, atje ku bashkohen tubat ka gjithmonë lagështi

dhe për pasojë, aty krijohen krimbat e halesë, që janë qendra infeksioni të

vërtetë. Duke qenë i vetëdijshëm si mjek, se ç’do të ndodhte sikur të

Nën terrorin komunist

35

infektohesha nga këta krimba, unë fillova t’i prekja këta me buzët e çara dhe

prisja të më zinte tartakuti e të vdisja. Mirëpo, të gjitha përpjekjet e mia

shkuan kot. Nuk më preku asnjë lloj infeksioni. Prandaj të them, me tërë

sinqeritetin tim, që, me gjithë se jam mjek, shkencës sime as që i besoj më

fare…

Xhemal Kusi, një burrë zotëri nga Tirana, si rezultat i një sëmundjeje të

pa kuruar, dalëngadalë e përditë nga një çikë, erdhi duke u paralizuar, deri

sa më në fund, ngriu e u bë kërcu si nga këmbët ashtu dhe nga duart.

Me gjithë përpjekjet e doktor Hush Pogut, Xhemali erdhi e u bë si një

copë mishi që vetëm fliste. Më në fund, doktori bëri një shkresë, ku, duke e

përshkruar gjendjen e Xhemalit dhe duke i vënë dhe diagnozën, propozonte

lirimin e tij, mbasi aktualisht Xhemal Kusi nuk ishte më veçse një i vdekur e

i pa futur në dhé.

Komandanti i burgut, njëfarë Xhipe Mersini nga Vajza e Vlorës, dhe

ky ish-xhandar i Zogut në kohë të vet, i solli doktorit përgjigjen që kishte

ardhur nga Ministria në lidhje me Xhemal Kusin:

“Për lirimin e Xhemal Kusit, kërkesa nuk pranohet, pasi ai ka qenë

anëtar i Komitetit Qendror të Legalitetit”!

36 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

TOMORR ALIKO

Ka lindur në qytetin e Libohovës, më 10 korrik

1925. Në moshën 17-vjeçare aderon në “Ballin

Kombëtar”. Në vitin 1945, për motive politike,

arratiset në Greqi, ku inkuadrohet në forcat

Aleate. Pas 6 muajsh kapet në kufi i denoncuar

nga rrjetet e spiunazhit. Dënohet me 20 vjet

burg nga gjykata e diktaturës komuniste. Kryen

17 vjet burg. Pas vuajtjes së dënimit, internohet

dhe 29 vjet në Mamurras të Krujës. Lirohet

nga internimi në vitin 1991, pas përmbysjes së

sistemit komunist. Ka botuar librat: “Fundi i

udhës së gjatë”, (1999); “Gjysmë shekulli në

kthetrat e djallit”, (2000).

Nën terrorin komunist

37

NË BIRUCAT E KALASË SË GJIROKASTRËS

Vetë pamja e jashtme e kalasë të kallte tmerrin. Tuneli kryesor të çonte

në errësirën e bodrumeve, në sallën e madhe të burgut, ku dergjeshin qindra

njerëz, mbi të cilët diktatura vepronte pa mëshirë. Ata që vendosnin fatin e

viktimave ishin oficerët hetues, të dalë nga lufta partizane, me arsim fillor

dhe ndonjë me të mesme. Një të tillë hetues kisha edhe unë. Trembëdhjetë

muaj isha në mëshirën e tyre. Çfarë nuk përdorën mbi trupin tim: korrentin

elektrik, hekurin e skuqur, jelekun, lënien pa ujë, qëndrimin me një këmbë

deri sa të binte të fikët, pa përmendur shkopinjtë, shqelmat e grushtat. Të

gjitha këto bëheshin për të pranuar që isha agjent i Asfalisë Greke, edhe pse

e dinin se Asfalia më burgosi në Janinë.

Atje ishte Ferri i Dantes, ishte tmerri, skëterra. Kush e ka provuar dhe

ka mbetur gjallë mund ta tregojë. Dhomat (birucat) 2m me 3m., në tavan

një vrimë e vogël, ku depërtonte një dritë e zbehtë, dyshemeja me çimento,

e cila ishte gjithmonë me lagështirë. Shtresë ishte një dyshek me kashtë dhe

një rrogoz i kalbur. Na jepnin 600 gr. bukë dhe asgjë tjetër. Çdo 15 ditë, me

leje të hetuesit, lejohej ndonjë ushqim nga familja.

Nuk më harrohet kurrë nata e 22 gushtit 1946. Ishte mesi i natës.

Hapet dera dhe futen hetuesi me dy policë. Më vunë hekurat në duar, u

hapën dyert kryesore, më hipën në një xhips dhe u nisëm. Nuk e dija ku po

më çonin, po kisha dëgjuar se pushkatonin edhe pa vendime gjyqi. Ndaluam

buzë lumit, afër varrezave të qytetit, vend i preferuar për pushkatime.

- Ja të erdhi fundi, - më tha hetuesi. Vetëm një fjalë të shpëton jetën.

Prano që je agjent i grekëve.

Hetuesi binte era raki. Nga i dehuri, mendova, pritet gjithçka. I thashë

xhelatit:

- Nuk kam qenë dhe nuk bëhem agjent i asnjë shteti. Mos u lodh,

zbato planin që ke marrë, - vazhdova unë.

Megjithëse jeta është e dhimbur, njeriu kur është para vdekjes, bëhet

më i fortë. Mbaj mend që thirra: “Poshtë komunizmi! Rroftë Shqipëria”!

38 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Në ato momente mendoja se këto fjalë i dëgjonte e gjithë bota. Njëri nga

policët bënte gati automatikun. Hetuesi më qëlloi me shqelm në vend të

hollë dhe unë mbeta pa ndjenja.

Nuk di sa zgjati kjo gjendje, vetëm kur hapa sytë dallova drejtorin e

burgut, i cili më futi në makinën e tij dhe më çoi atje ku më kishin marrë.

Asnjë fjalë nuk më tha kush për këtë. Tani më dukej vetja tjetër njeri, më i

guximshëm, më krenar. Jetoja me vdekjen dhe atë e prisja nga momenti në

moment. Pas kësaj ngjarjeje hetuesin xhahil nuk e pashë më.

Ditët dhe muajt kalonin. Disa herë përsëriteshin procesverbalet, por

qëndrimi im ishte i njëjtë. Më provokuan me një spiun, burrë plak, i dënuar

me burg të përjetshëm. Ia kisha dëgjuar emrin si luftëtar i 1920-ës në Vlorë

me Selam Musanë. I tregova atij ato që nuk i kisha thënë në procesverbal. I

hapa zemrën matufit plak edhe për faktin se njeriu ka nevojë të rrëfehet

para se të vdesë. Kjo m’i shtoi më tepër vuajtjet. Nuk dua t’ia zë me gojë

emrin se nuk dua që fëmijët e tij të mbajnë turpin e babait të tyre. Pas pesë

vjetëve e sollën në spitalin e burgut të Tiranës ku isha edhe unë. U drodha i

gjithi kur e pashë. Për një moment mbulova kokën me batanije, më vinte

turp ta shikoja. I pafytyri, më erdhi te koka e krevatit, u ul në gjunjë dhe më

kërkoi falje. E largova duke i thënë: ti je një kufomë për mua dhe e kam për

turp të merrem me ty. U sëmura më shumë, nuk doja ta shihja me sy, por,

shyqyr, pas një jave e operuan dhe nuk e prunë më në dhomën time.I fundit

që më mori në pyetje, ishte një hetues, oficer madhor i Ministrisë së Punëve

të Brendshme, Thoma Karamelo, besnik i ministrit Koçi Xoxe, i cili dallohej

nga hetuesit e tjerë për kulturën që kishte. Përfundimisht, procesverbali u

mbyll dhe mbas disa ditëve më çuan në birucat e burgut të ri të Tiranës, po

të njëjtat biruca, vetëm se kishin dritare dhe dhoma ishte më e madhe. Këtu

kalova edhe katër muaj të tjerë, derisa më nxorrën në gjyqin ushtarak.

E dija se ishte marrë vendimi i dënimit tim nga Sigurimi dhe gjyqi

ishte krejt formal. Më 30 shtator 1947 dy policë, si më vunë hekurat, më

hipën në një xhips. Njëri prej tyre, duke më treguar automatikun, më thotë:

“Ky nesër mbrëma do të këndojë”. Mendova se të gjithë donin gjak. E

pashë me përbuzje.

U gjenda në një sallë gjyqi. Prokurori dhe tre gjyqtarë prisnin gjahun e

tyre. Kishin disa shkresa mbi tavolinë. Si më pyetën për identitetin, lexuan

procesverbalin. Prokurori vuri në dukje rrezikshmërinë që paraqisja, tradhtinë

Nën terrorin komunist

39

ndaj Atdheut, duke i këkuar kështu trupit gjykues dënimin tim kapital. Kryetari

kërkoi nga unë fjalën e fundit, e cila nuk kishte asnjë vlerë, mbasi çdo gjë

ishte vendosur. U thashë se nuk kam kryer asnjë krim dhe Atdheun nuk e

kam tradhtuar asnjëherë. Trupi gjykues dhe prokurori u tërhoqën nja pesë

minuta.Vendimi ishte: Burg i përjetshëm. M’u duk se u lirova. Më nxorrën

dhe më shoqëruan për në burgun e vjetër Rep. 313 Tiranë, ku mbas 17

muajve ndodhem midis shokëve të idealit dhe të vuajtjeve. Isha dobësuar

aq shumë, sa mezi qëndroja në këmbë.

NË TË ASHTUQUAJTURËN “INFERMIERI E BURGUT”

Gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e diktaturës (17

vjet), vazhdimisht kam qenë i izoluar në të ashtuquajturën “Infermieri e

Burgut”. Mbyllja atje ishte një masë preventive për mos përhapjen e

sëmundjeve infektive. Gjithashtu, atje na ishte rezervuar dhe “dhoma e

vdekjes”, në godinën përballë spitalit civil dhe nën mbikqyrjen vigjilente të

policisë dhe operativave të sigurimit të shtetit. Kjo godinë e vjetër me dy

kate kishte marrë emrin “Spitali i Burgut”. Në njërën dhomë të katit të

sipërm, qëndronin policët, inferimieri dhe pastruesja. Dhoma tjetër, e cila

kishte pesë shtretër prej hekuri, rezervohej për ndonjë të privilegjuar me

sëmundje patologjike, kurse ata me T.B.C., dergjeshin në bodrumin e katit

të poshtëm që u emërua “Dhoma e vdekjes”, e pajisur me katër shtretër.

Muret e asaj dhome kullonin ujë nga lagështia ngaqë ishte gjysmë metër nën

tokë. Më kanë shtruar tre herë në këtë “Spital”, jo për të më kuruar, por për

të më shkurtuar jetën e për të më çuar në dynja tjetër. Por jetëgjati nuk bëhet

jetëshkurtër. U kam lidhur buzën disa bashkëvuajtësve, e ende tingëllojnë në

veshët e mi amanetet, rënkimet, psherëtimat dhe mallkimet ndaj regjimit

barbar që u mori jetën. Policëve shpirtligj nuk u bënte fare përshtypje mandati

që u jepnin familjeve të të vdekurve. “Shkoni kërkojeni nëpër varreza” – u

thonin.

…Gjatë gjithë periudhës birucë – burg, kam pasur pranë “Dorën e

Zotit”, e cila më mbronte, më jepte forcë, guxim dhe shpresë, për të

përballuar vështirësitë. Dikush, besimin tek Zoti e ka me të dëgjuar, ndërsa

unë e kam provuar dorën e tij. Fjalët profetike të ish – Kryegjyshit Bektashi,

40 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Dedë Kamber Prushtës, i cili dha shpirt në duart e mia, më shtuan besimin

se një ditë do të dilja nga burgu. I vura detyrë vetes, të ruaja të freskët

memorien, të mbaja ditare rreth kalvarit të vuajtjeve dhe fatmirësisht, kësaj

ia arrita.

Duke qenë dëshmitar okular i shumë ngjarjeve, kam kujtuar ata që

dhanë jetën duke rënkuar e psherëtirë në atë “Spital” të mallkuar, Vasil Papanë,

Shasivar Islamin, Iljaz Demën, Temo Shehun, Hajri Nevirin, Dede Kamberin,

Muhedin Skënderin, Mirash Ivanajn, Ali Memën, Musa Gjylbegun, Pjetër

Pirolin, Elez Pajën, Isuf Kurtin, Dalan Bakon, e shumë të tjerë, të cilët vdiqën

pa ua mësuar dot as emrin. Ja disa vargje që ua kam kushtuar këtyre

personave, të cilat i kam shkruar në vitin 1954 kur ndodhesha në burgun e

Tiranës:

Thellë në shpirt, do ruaj kujtesa trishtimi

T’kësaj periudhe, që lavdi quhet krimi

Ku mijëra shqiptarë, i përpiu mjerimi

Si pasojë, e një epoke, të çmendur tërbimi.

Kujtoj birucën, një metër nën tokë

Dyshemenë dhe muret gjithë lagështirë

Me dhimbje, po shkruaj për ata shokë

Që dhanë shpirt, duke rënkuar e psherëtirë…

ANTIHUMANIZMI

Ishte dhjetor i vitit 1949, në dhomën tonë “spitalore” na sjellin një djal

të ri. Mbasi e kishin torturuar në birucat e burgut të vjetër, e sollën atje për

ta operuar. E kishin lënë të dergjej në çimento për 8 ditë në atë dimër të

ftohtë, vetëm me një rogos të mykur që i kishte shërbyer si shtresë dhe

mbulesë bashkë. Në birucë, prej rrahjeve të rënda, njëra kokërr (në organet

seksuale) i qe infektuar dhe anjtur pa masë. Kishte temperaturë të lartë dhe

dhimbje të forta. Doktori i burgut, Sededini, e kish përcjellë me një diagnozë

që kërkonte ndërhyrje të menjëhershme kirurgjike.

Si iu hap kartela, të nesërmen hyri në dhomën tonë një kolos flokë

verdhë, me bluzë të bardhë, i shoqëruar nga Dr.Shiroka dhe një tjetër, që

Nën terrorin komunist

41

bënte punën e përkthyesit. Kolosi ishte një profesor nga Bashkimi Sovietik.

Si e vizituan, e muarën në dhomën e infermierisë…

- Ti ke nevojë të operohesh, je i ri dhe kemi për detyrë të të shpëtojmë

jetën – i kishte thënë profesori sovjetik.

- Jeta ime është në ndërgjegjen tuaj, prandaj veproni si ta shikoni më

mirë, jam në dorën tuaj – i qe përgjigjur i sëmuri.

Kështu u vendos që të operohej. Mëngjesin tjetër, mbasi i bënë nja dy

inxheksione, e morën për në sallë të operacionit… Kur u kthye në dhomë,

mbas nja katër a pesë orësh, na tregoi ç’kishte ngjarë.

Në sallë, së bashku me profesorin sovjetik, kishin qenë një grup

vëzhguesish që, me sa dukej, bënin praktikë kirurgjikale… Gjatë ndërhyrjes

nuk kishte pasur dhimbje, por më pas, kur i kishte dalë narkoza, kishte

dëgjuar profesorin që, me anë të përkthyesit, shpjegonte: “Kjo që përdorëm

është metoda e profesorit Saborov, është rasti i tretë që po aplikojmë këtë

gjë”. Ndërsa njëri prej atyre që shikonin, i kishte thënë me zë të ulët shokut

pranë: “Gjynah”…

- Shkova si cjapi te kasapi – na tha. - Tek mua bënë një eksperiment.

Piu nja dy cigare rresht dhe nuk foli më…

Mbas një kohe shumë të gjatë e dha rasti ta takoja në Tiranë. Ishim

mplakur, por u njohëm. U ulëm të pimë një kafe. Erdhi muhabeti dhe m’u

drejtua:

- Të kujtohet Danishi?

- Po – i thashë.

- Kur mësoi ç’u bë me mua atje në spital, refuzoi të operohej… dhe

kishim të njëjtën diagnozë. Ai më pas u martua dhe lindi dy fëmijë. Kurse

unë mbeta pa fëmijë…

Unë u trondita, por e mbajta veten.

- Mos u mërzit – i thashë për ta ngushëlluar. - Jeta që hoqëm i ka

këto… Rëndësi ka që mbetëm gjallë.

42 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

SELFIXHE BROJA

(CIU)

Lindi në qytetin e Gjirokastrës, në vitin 1918.

Studimet e mesme i kreu në Tiranë. Vazhdoi

një kurs për studentët e huaj për letërsi në

Universitetin e Firences. Ka filluar të botojë në

shtypin e kohës me pseudonimin, “Kolombia”,

qysh në vitin 1935. Në janar të vitit 1947,

internohet së bashku me burrin e saj,

dramaturgun Xhemal Broja, në Kuç të

Kurveleshit. Internohet për të dytën herë në vitin

1966, për 5 vjet në Gradishtë të Lushnjes.

Vdiq në gusht të vitit 2003. Ka botuar librin:

“Tallazet e jetës”.

Nën terrorin komunist

43

INTERNIMI I DYTË

Në mbasditen e 14 dhjetorit 1966 aktivistë të bllokut na lajmëruan se

të nesërmen do të zhvillohej një mbledhje e posaçme në bllokun tonë dhe

se duhej të merrnim pjesë patjetër.

Im shoq vuri në dijeni se unë isha e sëmurë, ndërsa ai ishte i angazhuar

me një punë me afat të caktuar dhe qe difiçitar në kohë e nuk mund të vente

kurrsesi.

“Përse ishte vallë”? - biseduam të dy. Por unë, e sëmurë dhe im shoq,

i preokupuar për punën që kishte në dorë, s’e shtymë më tej mendimin ndaj

mbledhjes.

Ramë vonë për të fjetur. Ndaj agimit, një trokitje e fortë në portë, na

zgjoi e trembur. Çdo trokitje në orë të pazakonta, ndjell kurdoherë

parandjenjë të keqe: e tillë qe edhe përshtypja që na kaploi atij çasti. Për më

tepër, kjo lidhej edhe me rastin që prej tre muajsh vajza e madhe ndodhej e

emëruar me punë në Shkodër. Kjo ndarje e parë me të na pati përftuar jo

vetëm trishtim e nostalgji, por edhe një farë ankthi. Largësia në vetvete,

ndjell të papritura, për mirë ose për keq, por kur është fjala për prindërit

më së shumti në shpirtin e tyre gjallon ndjellja e së keqes. Këndej, atij çasti

edhe ne s’menduam veçse për ndonjë hall të sajin. Mbajtëm frymën dhe

pritëm që trokitja të përsëritej, ndërsa instinkti i vetëmbrojtjes na ngjalli një

shpresë të vagëlluar se trokitja mund t’i përkiste fqinjit. Por trokitja e dytë,

shoqëruar prej thirrjes kobndjellëse “Policia”, asgjësoi çdo iluzion. Im shoq,

gjysëm i zhveshur, doli për të hapur portën, ndërsa unë me zemër të ngrirë,

ushqeja iluzionin se mos ishte ndonjë keqkuptim. Por pyetja ogurzezë

“Xhemal Broja?” e asgjësoi sakaq atë iluzion.

- Ti dhe jot shoqe internoheni. A ke pjesëtarë të tjerë në familje? –

komunikoi një zë i ashpër.

- Time bijë këtu dhe tjetrën me punë në Shkodër, – u përgjigj ai me një

zë pa ngjyrë.

44 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Vajzat nuk pëfshihen në këtë masë. Vetëm përgatisni plaçkat sa më

shpejt, se s’kemi kohë të presim, - shtoi operativi duke na drejtuar një

vështrim prej kanibali. Ishte rastësi apo i përzgjedhur njeriu me fizionomi

monstre që mishëronte profilin që përfaqësonte…? Ajo fizionomi mbeti e

pashlyer përjetësisht në kujtesën time.

Me një frymë revolte, pyeta:

- Përse internohemi?

- Ti, të pakta fjalët, se ajo gjuhë të mori në qafë, - m’u gërmush ai.

- Paskam folur? Ku e kur…? Nëse ka ligje, të dënohem në bazë faktesh

e jo shpifjesh apo hamendjesh keqdashëse.

- Atë e di lagjja që ka marrë vendimin, - u përgjigj ai.

- Lagjja? - thashë më tepër se e habitur dhe iu drejtova një anëtari të

kryesisë së frontit, që qëndronte disi i mënjanuar.

- Ju të lagjes keni kërkuar internimin tonë? Përse? A mos vallë për

ndershmërinë, korrektësinë tonë, apo për simpatinë dhe respektin që gëzojmë

prej banorëve?

Pyetjes nuk iu përgjigj asnjëri prej katër të ngarkuarve për ekzekutimin

e një urdhëri.

Ne s’ishim në dijeni se mbledhja e një dite më parë ishte provokuar

për këtë qëllim. Një i deleguar në atë mbledhje, G.Çuçi (anëtar i Komitetit

Qendror), që as na njihte dhe as e njihnim, pati parashtruar akuzat e përgatitura

së larti, të kamufluara si masë e vendosur në bazë blloku, që konsistonin:

1. Paskëshim qenë edhe një herë tjetër të internuar (ndonëse për atë

masë internimi të para njëzet vjetëve, me vendim të Komitetit Qendror, na

ishte njohur pafajsia)!

2. Unë paskesha shkruar me frymë dekadente (ndërsa ato shkrime, të

botuara në fletoret apo revistat tona, vetëkuptohet, kishin kaluar në sitën e

redaksisë përkatëse).

3. Paskëshim propaganduar rreth Konferencës së Tiranës të vitit 1956

(aktualisht ishim në vitin 1966), fakt ky që hidhte poshtë këtë akuzë, mbasi

po të kishin pasur të dhëna të tilla, do të na kishte përfshirë vala e përndjekjes

me kohë e jo pas dhjetë vjetësh, aq më tepër që pozitat tona qenë të

lëkundura.

Lidhur me masën kundër nesh, po hap një parantezë:

Nën terrorin komunist

45

Duke qenë se në mjedisin intelektual pati pëshpëritje indinjate rreth

kësaj ngjarjeje, në përgjithësi e në veçanti për ne të dy, qoftë për reputacionin

si luftëtarë të vijës së parë për çlirimin nga okupatori, qoftë për konsideratën

si njerëz me parime të shëndosha morale e qytetare, gjithashtu për kontributin

e dhënë si letrarë dhe angazhinin në mbarëvajtjen e sektorit të artit dhe

kulturës, përgjithësisht, për të kamufluar bllofin e parashikuar, dy-tri ditë

pas ngjarjes, në një konferencë provokuar me intelktualë, i dërguari i Komitetit

Qëndror M.Myftiu, midis problemesh të tjera, rreth ngjarjes në fjalë u shpreh

në këtë mënyrë: “Nëse Xhemal Broja desh të ndiqte të shoqen, ne s’kemi

ndonjë faj!” Kjo deklaratë e një personaliteti të dorës së parë s’kish si të mos

zinte vend në atë mjedis, por edhe në përhapjen më gjerë. A mund të

dyshohej se ai gënjente, aq paturpësisht? Për të neutralizuar atë frymë disfate,

sakrifikuan njërin prej nesh.

Pas parashtrimit të akuzave të sipërshënuara, u kërkua të diskutohej

dhe sipas praktikës në raste të kësaj natyre, për t’i dhënë ngjyrën se vendimi

merrej nga baza (masa) dy-tre elementë të udhëzuar propozuan masën e

internimit tonë si njerëz të padëshiruar në Tiranë: “Oh, ç’tragji-komedi luhej

për të mashtruar popullin e tulatur nën trysninë diktatoriale!” Në realitet

vendimi për internimin tonë qe një akt i Komisionit të Dëbim-Internimeve,

jo i mbledhjes së një dite më parë. Këtë e bën të qartë caktimi i rrethit ku do

të shkonim, angazhimi i banesës qysh një javë më parë, i automjeve për

transport, siç deklaronin vetë shoferët.

Përsëritja e urdhërit: “shpejtoni, mblidhni teshat se s’kemi kohë të

presim”, na shkundi nga ajo gjendje hutimi. Vajza 15 vjeçe, e tronditur, e

përlotur, ende me këmishë nate, pa konceptuar dot arsyen e gjëmës që po

i binte në kokë, rrotullonte vështrimin nga njëri te tjetri për të gjetur mbështetje

te prindër zestë. Njëri syresh iu drejtua: “Përmblidh veten, vishu dhe jepu

një dorë për të mbledhur teshat”. Ai timbër butësie më tërhoqi vëmendjen:

“Si është e mundur?! Apo ndoshta është prind dhe duke përfytyruar fëmijën

e tij në rrethana analoge, instiktivisht gjalloi tek ai “njeriu”. Por monologun

tim të brendshëm ma ndërpreu pyetja e tij:

- Ku do të qëndrojë vajza?

- Te vëllai im, te motra, ose atje ku mund ta mbajnë, - iu përgjigja.

- Shko një herë te tezja, - i thashë vajzës, - pastaj si të vendosni.

46 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Ajo si somnambul, na vërtitej nëpër këmbë, si një foshnje që kërkonte

strehë mbrojtjeje, apo mos donte të bëhej ajo vetë strehë mbrojtjeje për ne?

- Vishu dhe eja të të përcjell unë, - i tha i njëjti person - Ku e ka

shtëpinë tezja?

- Vajza na hodhi një vështrim të trembur, por pas aprovimit tonë u

largua e shoqëruar prej tij. Ne i besuam “njeriut” të atij çasti. Ndërsa po

përfundonte ngarkesën, vajza u kthye e shoqëruar prej sime motre, e cila qe

thyer dyfish prej tronditjes. Duke u ndarë me të, i lamë porosinë e

dhimbshme: “Amanet Merin”! Por Meri e përcolli këtë porosi me një shprehje

lemerie të papërshkrueshme. Kuja e saj rrëqethëse, që mund të kishte zbutur

edhe egërsirat e pyllit, ekzekutuesit e gjëmës i la indiferentë. Kur ajo na u

hodh ndër krahë sikur s’do të shkëputej më, zëri i ashpër i operativit briti:

- Shpejt, s’kemi kohë të presim! - ndërsa fqinjës, që pyeti e alarmuar:

“Ç’ka ndodhur”? - iu gërmush: - Ti futu brenda dhe mbyll gojën”!

Makina u vu në marsh e ne pridërzezve, na u desh të shkëputim bijën

prej gjiri përdhunshëm. U ndamë!

Zhurmën e makinës e neutralizoi shungullima e kujës së saj: “O mami,

o Babiiii…”! që kapërcente kufijtë e dhimbjes e duke përshkuar thellësinë e

natës, paralajmëronte një agim të kobshëm.

Mugëtirë e thellë. Në përshkimin e rrugëve të Tiranës përhumbja e

çasteve të para po i linte vendin një përqëndrimi të ngurtë. Katastrofa tanimë

po shpalosej me tërë peshën e saj tragjike. “Ku po na çonin? A do të kishim

forcë për ta përballuar dhe çfarë po na priste? Po vajzat…”?

Automjeti ndali para sheshit të Kombinatit të Tekstileve. Një varg

makinash, ndaluar aty pari, na tërhoqën vëmendjen. Ngarkesa e tyre me

orendi shtëpiake dhe elementë të Sigurimit në shoqërim, na dhanë të

kuptonim domethënien e kushteve analoge. Ndërmjet personash të

shpërndarë përreth, ose brenda automjeteve, dalluam edhe të njohur, përbërja

heterogjene e të cilëve na çorientoi më tepër. Ç’po ndodhte? Çfarë kishte

dhënë shkak për këtë veprim të pakonceptueshëm? Apo ishte thjesht një

fushatë, kohë më kohë e nevojshme për t’iu skërmitur popullit dhe mjerë

kujt i bie numri për të përfaqësuar shembullin? Ndërkaq kurbanet u bënë!

Nën terrorin komunist

47

Me sa u informuam më vonë, ajo skërmitje bëri efektin frikëndjellës

te të dobëtit, aq sa, për ditë me radhë, boshatiseshin rrugët nga kalimtarët,

duke u strukur që herët nëpër shtëpira. Ndërsa në atmosferën e përgjithshme,

megjithë demagogjinë e ushtruar rreth kësaj ngjarjeje, fryma e mospajtimit

dhe e indinjatës e elementit të shëndoshë, mbeti e pathyeshme.

Pasi mbrritën te ai stacion edhe të vonuarit, vargu i makinave, si një

kortezh i përmortshëm, nisi udhëtimin në drejtim të jugut. Në makinën

tonë vendosën edhe një të ri, P.Guga me gjithë bagazhin e teshave. Fizionomia

e tij reflektonte hidhërim të skajshëm. Im shoq kishte njëfarë njohjeje me të

dhe tani po na bashkonte i njëjti fat. Përshëndetja që këmbyem qe e mjerë,

e ngrirë, si vetë shpirti ynë, e ngrysur si nata e së ardhmes sonë.

Atë, në kulmin e forcave mendore dhe fizike, në fazë pjekurie

profesionale e kulturore, në periudhën kur intimja merr një kuptim të thellë

e jeta premton shpresa e dritë më tepër se kurrë, pikërisht tani e goditi

sopata në trung. Ne, të lodhur nga peripecitë e jetës tonë ndër vite, në

periudhën kur koha mund të ndihmonte vullnetin tonë për t’u vënë melhem

plagëve të kaluara, kjo goditje do të na rrëmihte më thellë. Të lëshuar në

prehërin e dëshpërimit të çasteve të para, që të dy palëve na mungonte

forca për të lehtësuar njëri-tjetrin. Një heshtje e thellë medidative po u bëhej

strehë mendimeve tona të zymta.

Mbas disa orësh udhëtimi të ankthshëm, në afërsi të destinacionit, rrethi

i Lushnjes, grupi u nda në drejtime të ndryshme. Ne u përfshimë në grupin

prej katër familjesh dhe dy beqarësh. Sektori i caktuar për ne qe një sektor i

ri, i ngritur në moçalishten më të thellë të rrethit. Në të kaluarën ajo copë

kënete, e veshur me kallamishte, shushunja, gjarpërinj e mushkonja të pafund

quhej Shënapremte. Aktualisht emërtohej thjesht “Sektor”, ndërsa të

internuarit që e popullonin, ndërmjet tyre e kishin pagëzuar “kryeqyteti i

reaksionit”, mbasi aty shumica përbëhej prej familjeve të ish-funksionarëve

të lartë, të ekzekutuar ose në arrati, prej fise bajraktarësh, që kishin me dhjetra

e dhjetra të mbetur ndër luftime, të pushkatuarish me gjyq ose pa gjyq, të

arratisurish në periudhën e fundit të luftës ose pas luftës etj. Disa prej tyre,

që qenë vendosur aty ndër të parët, kur bënin krahasim gjendjen e tanishme

me atë të fillimit kur zhyteshin deri në fyt në llucë për të tharë atë kënetë, me

48 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

një lloj ironie na drejtoheshin: “Ju tani keni ardhur si për tebdilhava, s’keni

përse ankoheni…” Ironi e hidhur!

Kur arritëm qe pothuaj buzëmbrëmje. Secilit i treguan banesën e caktuar.

Në njërën prej hyrjeve, tek i njëjti apartament, u caktuam tre familje, në fakt

tre çifte, se, fatmirësisht, fëmijët në përgjithësi nuk përfshiheshin në këtë

masë dhe mbetën në Tiranë. Çiftin tjetër e vendosën në njërën prej barakave

të destinuara për gjithë masën e të internuarve, ndërsa dy beqarët, njëri

arsimtar dhe tjetri ekonomist, ndonëse të dënuar politikë, i vendosën në

kapanonin që përmblidhte edhe të dënuar ordinerë nga llumi i shoqërisë.

Prej operativit të zonës morëm udhëzimet përkatëse:

1. Të paraqiteshim në apel tri herë në ditë.

2. Përgjigjeshim penalisht po të kalonim kufijtë e caktuar.

3. Për të shkuar në Lushnje, për çfarëdo nevoje, duhej të pajiseshin me

leje prej Degës së Brendshme të rrethit. Ndërsa për çdo arsye qoftë për të

shkuar jashtë rrethit leja duhej të akordohej nga M.P.Brendshme.

Nën kuriozitetin e përgjithshëm të banorëve, të internuar ose të lirë, të

cilëve po ju jepej rasti të thyenin monotoninë, me ndihmën e tyre u mbartëm

në banesat përkatëse. Kur përfunduam ishte errur tërësisht, ndërsa dritat

nuk funksiononin. S’kishim me vete as llambë, as qirinj e madje as shkrepse.

S’dinim nga t’ia mbanim. Por pas një çasti dy të rinj ia befën në derë duke

ofruar ndihmën e tyre për rregullimin e linjës elektrike. Në rrethanat që

ndodheshim, ajo ndihmë pati për ne vlerë të dyfishtë. Në shkëmbim të

pyetjeve të para informative, mësuam se njëri kryente masën e dytë pesëvjeçare

të internimit, tjetri atë të dëbimit. Ishte hera e parë që informoheshim për

ekzistencën e këtyre masave të shkallzuara.

- Përse akuzoheni? - pyetëm. Pasi shkëmbyen një nënqeshje të hidhur,

njëri u përgjigj:

- Unë për “faje” të gjyshit, ky për “faje” të dajos.

Në fakt njëri paguante haraç si nip i Mehdi Frashërit, ish-kryeministër,

i arratisur, tjetri si nipi i Teme Sejkos, ish-admiral flote në periudhën pas

çlirimit, i ekzekutuar së fundmi. Ndodheshin aty familjarisht duke pritur në

ankth përmbushjen e afatit të masës, që, në rastin më të mire, do të

shkallëzohej në masë më të lehtë. Përndryshe, ajo që ishte më e mundshme,

Nën terrorin komunist

49

përsëritjen e pesëvjeçarit, që ishte njëkohësisht edhe paralajmërimi i

pesëvjeçarëve që do të vinin pas.

- Ekzistojnë raste të tilla? - pyetëm të impresionuar.

- Vetëm këtu në sektor numërohen me dhjetra familje ose individë, e

po kështu ndodh në gjithë rrethin e Lushnjes e të Fierit.

- Ëndrra e tyre e vetme mbetet ajo që t’i shpëtojnë apelit.

- Po për lirimin a nuk ushqehet shpresa?

- Lirimi për ne ekziston thjesht si një nocion abstrakt dhe ndofta i tillë

do të ngelet derisa të mbyllim sytë, - shtoi ai me mllef të papërmbajtur.

Ky informacion, i injoruar tërësisht prej nesh, na ndolli tronditje të

thellë. Si është e mundur që një masë administrative, bazuar në “luftën

klasore”, siç ishin fajësitë e familjarëve, që në shumë raste as i njihnin të

akuzuarit, apo në bazë shpifjesh, hamendjesh ose origjine klasore, të merrte

karakter ndëshkimor të pakufishëm e jo rrallëherë të përjetshëm?! A përputhej

ky veprim me ligjshmërinë e “kushtetutës”, të deklaruar nga më

“demokratiket”?

Ishte goditja e parë që pësuam, ende pa i hyrë praktikës që do të

përshkonim. Të mbërthyer prej një heshtjeje të pavullnetshme, u ndamë me

ata shokë të rinj vuajtjesh e zhgënjimi, shokë nga më të mirët që mbetën në

kujtesën tonë: A.Plaku dhe T.Çela.

Mbetëm vetëm. Vetëm me tronditjen dhe revoltën që s’njihte kufij.

Ndjenim se në shpirt na ishte këputur diçka që s’do të mund të ngjitej më.

Kjo ndjesi na mpiu edhe të folmen. Komunikonim nëpërmjet heshtjes.

Dhimbje për vete, për ata dy të rinj aq të dashur e të çiltër, për shokët e

familjarët e tyre, për prindërit e fëmijët tanë, për popullin e Shqipërinë e

shumëvuajtur!

Ndërkohë na duhej disi të sistemoheshim. Me duar të thyera e shpirt

të ngrirë u vumë në lëvizje. Si përfunduam afër mesnate, provuam të hanim

diçka. Por ndonëse të pangrënë prej 24 orësh, s’kapërdimë dot asnjë kafshatë.

Edhe për të fjetur s’e patëm më të lehtë. Ngacmimi i sitemit nervor na

kishte krijuar një gjendje ankthi, një gjendje alarmi shpirtëror. Mendimet e

zymta, që buisnin si dallgë deti në furtunë, përplaseshin në rezistencën e

vetëdijes, si në një ndeshje për jetë a vdekje. Dhe ne, domosdoshmërisht

duhet ta fitonim këtë ndeshje. Sado i errët që paraqitej realiteti, jeta duhej

50 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

jetuar. Duhej jetuar për dinjitetin tonë, për hir të fëmijëve e të nënës

halleshumë, por, ca më tepër, për të sfiduar shkaktarët. Nuk do t’i lejonim

vetes dorëzimin. Kështu, pas natës që na rrethonte, nën rrezet e para të

agimit, ndjemë se në shpirtin tonë po ndizej shkëndia e jetës.

U mbështetëm te dritarja dhe, thellësisht të etur, thithëm me tërë

mushkëritë atë frymë jete që natyra po na dhuronte bujarisht. Ndjemë sikur

nëpërmjet asaj fryme depërtonte aroma e vajzave, përdëllimi i nënës, afshi

i ngrohtë i vatrës dhe iu përfalëm me gjithë qenien tonë.

Gdhiu një ditë si gjithë të tjerat, po asaj dite ne do të hidhnim hapat e

parë drejt së panjohurës. Dhe ja… përshëndetja e mëngjesit me “apelin”.

Të radhitur njëri pas tjetrit, ato hije njerëzore, që reflektonin muzgun

qysh në rrezet e para të agimit, prisnin t’u bëhej apeli. Apeli, numërimi si

bagëtitë në stallë për të dëshmuar prezencën, me dy rrokje të thjeshta: “Këtu.

Këtu… këtu… këtu…!” u shpërnda jehona makabër si mohim i dinjitetit

njerëzor. “Këtu”… tingëlloi mekanisht edhe zëri ynë dhe ajo frymë e

përzishme e vdekjes së gjalli u shkri në të përgjithshmen e mjerë.

Me vulën e plagëve shpirtërore në ballë, të mundit e të rraskapitjes, me

paraqitjen e vajtueshme, ajo masë amorfe burrash e grash, të rinjsh e të

moshuarish, të gjymtuar fizikisht e moralisht, pa të sotme e pa një shpresë

për një të ardhme më të mirë, me veglat e punës, zhelet dhe ushqimin sa për

të mbajtur frymën, po zvarritej drejt ndeshjes së përditshme me jetën. Në

atë aradhë fatzezë u përfshimë edhe ne.

Na caktuan të fillonim punën në procesin e zhveshjes së misrit, i cili në

atë periudhë paraqiste më pak vështirësi.

Vështrimet e të gjithëve shigjetonin në drejtimin tonë si të riardhur.

Prej ditësh pati qarkulluar fjala se “të goditur për faje të rënda” do të silleshin

prej Tirane, si të internuar, elementë që përfaqësonin funksione me peshë.

Kjo ngjarje disi e veçantë në atë amulli rraskapitëse u kishte nxitur fantazinë

e mpirë banorëve. Supozimet rreth gabimeve ose fajeve, e po ashtu rreth

funksioneve që përfaqësonim, zhvilloheshin në përmasa hiperbolike. Këndej,

duke u përballur me një aspekt normal, disi të zhgënjyer, në kryqëzimin e

vështrimeve të tyre spikaste pyetja: “Këta qenë”?! Megjithatë s’kish arsye që

të tërhiqeshin prej rrjedhës së kurreshtjes zbavitëse. Dhe pyetjet, nga një

Nën terrorin komunist

51

gojë te tjera, po zhvilloheshin dukshëm: “Kush janë? Ç’lidhje kanë midis

tyre? Ç’gabime mund të kenë bërë? Cili do të ketë qenë drejtor, inspektor,

ndofta zëvendësministër…”? Shkallët hierarkike i përcaktonte secili simbas

përshtypjesh të veta. Po kishte edhe disa që urrejtjen e grumbulluar kundër

kastës pushtetare, shkaktare e vuajtjeve të tyre pa fund, e ndienin se qe në të

drejtën e tyre ta shfrynin mbi këta myteberë të porsaardhur, paçka se mund

të ishin peshq më të vegjël. Fundja, si nëpunës të lartë, padyshim që vegla të

asaj kaste ishin. Mirë t’u bëhej, pra! Ta provojnë një herë zotërinjtë si derdhet

djersa për të siguruar kafshatën, se mjaft janë mykur nëpër kolltuqe e ndofta

edhe nëpër makina. Një tjetër ia priste: “A thua do t’i shtrohen punës, apo

do të punojnë sa për sy e faqe, se kanë rezerva ata, e kanë mjelë mirë

popullin e shkretë. Do të punojnë që çke me të, si Çeço do të punojnë. Se

mos i kanë sjellë për tebdil hava këtu”? “Sa për rezerva, - u hodh një tjetër,

- derisa i kanë sjellë të dënuar, të gjitha do t’ua ketë marrë shteti. Le që me

sa duket, janë të dënuar me punë të detyruar; le t’i bëjnë bisht po deshën. Pa

shihni si rrinë, si pula të lagura. Edhe ai atje tej, që shtiret sikur s’do t’ia dijë,

dengla i ka. Fodullëku s’pi ujë këtu. Shtruar do ta heqin vallen, - dhe ia dha

të qeshurit me sarkazëm. I papërgjegjshëm për ato që thoshte, iu kthye

dikujt që i hiqte vërejtjen: “Aq më bën nëse më dëgjojnë. A s’janë edhe këta

mbështetje e atyre që na katandisën të mallkojmë lindjen? Le ta paguajnë,

pra, atë pjesë të borxhit që u takon. Për të mëdhenjtë, këta s’janë tani veçse

limonë të shtrydhur”. Dhe ky mllef i shfryrë vlonte edhe në mendimin e

shpirtin e sa të tjerëve, frymë që pasqyrohej në vështrimet e tyre që shponin

si gjilpërë. Ndërsa të një pale tjetër, në të kundërtën, rrezatonte fryma e

solidaritetit human, që në rrethana të veçanta merr karakter më të thellë. Ajo

shprehje përzemërsie e heshtur, që thoshte më tepër se fjala, na ndolli shpresa

për mirëkuptim e mbështetje vëllazërore. Por krahas këtyre dy korrenteve,

frynte era e tërbuar e opinionit zyrtar që përfaqësohej prej përgjegjësit të

sektorit, kryetarit të këshillit, sekretarit të organizatës së partisë, e përbërë

prej katër-pesë vetësh, si dhe prej disa banorëve të lirë, vegla në shërbim të

tyre. Po ç’përbërje mishëronte ky grupim që përfaqësonte autoritetin zyrtar?

Në përgjithësi elementë pa kurrfarë horizonti kulturor a të profilit, mbartës

të mentalitetit tipik të fshatarit të lidhur me pronën, pavarësisht se kjo tashmë

i përkiste strukturës së sistemit socialist. Ishin të dizpozuar të shkelnin jo

vetëm mbi ligje morale-qytetare, por edhe mbi ato shtetërore, nëse do të

52 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

gjenin shteg, mjafton që t’ia arrinin qëllimit për përfitime vetjake të çdo

natyre qofshin. Nisur nga këto karakteristika meskine, të zgjedhur kokë për

kokë nga instanca përkatëse në misionin e tyre të mbikqyrjes së kontigjentit

të të ndëshkuarve, për të fituar pikë, herë-herë kapërcenin edhe kompetencat

e tyre të masave disiplinore. Mjerë kush vihej në shënjestër. Përveç këtyre

kishte edhe disa ish-të internuar ose të dëbuar, që për ndonjë farë lehtësimi

të masës së dënimit, qenë kthyer në provokatorë a spiunë të mirëfilltë. Për

këtë si për dhe gjithë mjedisin na informuan menjëherë dashamirësit tanë,

me të cilët patëm mirëkuptim qysh ditën e parë.

Të nesërmen me anë telegrami, i bëmë të ditur familjes ku ndodheshim.

Pas dy ditësh, pa pritur, pamë të hynte në derë i fejuari i vajzës së madhe.

Me prezencën e tij ndjemë fillin e lidhjes me jetën normale, që na ngjante e

varrosur përfundimisht. Prej tij u informuam se Merin, motra ime e çoi te

i vëllai, ku ishte edhe nëna. Njoftimi i ngjarjes së rëndë e të papritur pati për

ta, sidomos për nënën, peshën e një mandate. Krahas me të keqen tonë

paraqitej preokupante gjendja e vajzave. Vajza e vogël, Meri, e tronditur

skajërisht, edhe të nesërmen s’qe në gjendje të shkonte në shkollë. Kokë më

kokë me nënën, në gjrin e së cilës kërkonte të merrte forcë për të përballuar

mënxyrën, nëpërmjet lotësh që s’kishin shterje, i drejtohej asaj: “O nënë, a

ka të keqe më të madhe se kjo? Kjo është barazi me vdekjen”! Dhe nëna,

duke kapërcyer fuqitë që i premtonte mosha, me fjalën e mençur e të ngrohtë,

i përgjigjej: “Oh, sa të këqija ka jeta, moj bijë. E keqja s’ka fund kurrë. Po të

gjitha me kohë e me durim kalohen. Vetëm vdekja s’ka shërim, sepse me të

merr fund gjithçka, kështu, bijë”. Dhe ajo, ia përpinte fjalën e mençur e të

ngrohtë, që e ndiente si balsam për plagën e hapur. Dhe prapë i kthehej: “Sa

e lumtur qeshë dhe sa e mjerë jam, o nënë! Më thuaj, a të shpresoj se do të

kthehen prapë midis nesh? A do t’i shikoj, a do t’u dëgjoj zërin, do t’u ndiej

përkëdheljet, këshillën dhe qortimin, nënë, por vetëm t’i kem pranë. Thuajmë

se do të kthehen një ditë, gënjemë po munde, dhe do të përpiqem të të

besoj, se pa këtë shpresë e besim, e kam të pamundur durimin.

Nëna me butësinë që e karakterizonte, duke i lëmuar flokët si atëherë

kur ishte miturishte, i pohonte: “Kushedi se ç’sjell e nesërmja. Dimë ç’kemi

kaluar, por çdo të kalojmë, jo. Shpresat s’duhen humbur kurrë. Ti jetën e ke

përpara. Vetëm durim. Nuk je vetëm. Do ta kalojmë së bashku”.

Nën terrorin komunist

53

Pasi u konsultuam bashkërisht, e pamë të arsyeshme që Meri të kthehej

në shtëpi së bashku me nënën, qoftë për ta ndjerë veten më të pavarur,

qoftë për t’i dalë përpara ndonjë ndërhyrjeje nga ana e strehimit, së cilës nuk

i shpëtuam dot.

Po hap një parantezë: Pasi u nisëm ne, ekzekutuesit e urdhërit i thanë

motrës sime që shoqëronte Merin se çelësat e shtëpisë do t’i merrnin ata dhe

- Meri të shkonte t’i merrte te këshilli i lagjes pas dy-tri ditësh nëse do të

banonte aty. Vëllai im kur u informua për këtë akt të paligjshëm, e çoi

Merin qysh të nesërmen për të marrë çelësat në dorëzim. Qëllimi i tyre ishte

që në pjesën e re dhe më komode të shtëpisë të strehonin një familje. Po më

e keqja ndodhi se duke mbajtur çelësat, pa kurrfarë të drejte, njëri syresh,

ose në shoqëri të ndonjërit, vunë dorë në bizhuteritë që ndodheshin në

komo, që ne, të tronditur nga gjëma e papritur, nuk na ra ndërmend t’i

merrnim me vete ose t’ia dërëzonim motrës që ishte aty. Shkuan edhe ato

sikurse sa e sa të tjera gjatë peripecive tona.

Kur u kthye Meri në shtëpi ku secili, porsa ve këmbën në pragun e saj,

ndjen frymën e intimitetit, ku buzëqeshja e nënës i çel në shpirt pranverën,

ku prania e babait ndjell sigurinë e mbështetjes, ku dashuria e motrës a

vëllait rrit besimin e ushqen optimizmin gjatë jetës, ku në çdo skaj të saj gjen

gjurmë kujtimesh të gëzuara apo të hidhura qofshin, ku edhe orenditë më të

thjeshta ndjellin intimitet e frymë jete, ajo, kur vuri këmbë në pragun e saj,

ndjeu vetëm zbrazëtirë. Më kot u përpoq të mbyste ngashërimin. Çdo gjë

përreth, gjithë atmosfera i fliste për humbjen. Ajo zbrazëtirë e akullt po e

shtypte, po i depërtonte deri në thellësinë e shpirtit, e kthente në një

somnambul dhe murmuriste: “Kush m’i rrëmbeu të gjitha? Kush më

transformoi gjithçka në shkretëtirë, në mjegull, në hije, sikur të ketë kaluar

vdekja? - Vdekja? - Po, po, vdekja për së gjalli. Ajo vdekje që përtej hidhërimit

të humbjes, mbjell në shpirt urrejtjen, revoltën, të sfilit me pyetjen pa përgjigje:

“Përse”?

Pasi u liruam nga internimi dhe u kthyem në Tiranë, Xhemali ia nisi:

Korrigjime, hulumtime, skicime për dy drama me temë shoqërore dhe

përpunimi i një tjetre. Radhazi nuk iu nda studimit e leximit, sidomos lidhur

me dramaturgjinë. Pas këmbënguljes sime, u mor edhe me përmbledhje

kujtimesh (punë që mbeti e papërfunduar për arsye të goditjes nga sëmundja

e rëndë-kancer). U përpoq të mos i shtrohej shtratit. Por kur e kuptoi se

54 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

deri aty ishte kufiri i jetës së tij, syrrëmbushur si rrallë herë, duke rrahur

gjoksin, u shpreh: “Nuk më tremb vdekja. Veçse ndjej një kallo në shpirt,

një brengë që as varri nuk do të ma tresë. Dhe kjo jo vetëm për vuajtjet e

zhgënjimin tim e tuajin, por për gjithë shokët e miqtë, të gjithë të persekutuarit,

për vendin e popullin, para të cilëve ne ish-komunistët që kemi vënë një gur

në themelet e këtij sistemi të kobshëm, duhet të kërkojmë falje. Ne që

kontribuam për të sjellë këtë kolerë s’na mbetet veçse një bidon vajguri në

dorë të drejtohemi në qendër të qytetit e duke i kërkuar falje popullit t’i

vëmë shkrepsen vetes. Një ndër amanetet e tij qe: “Për një Shqipëri të lirë e

të bashkuar është i domosdoshëm ndëshkimi ndaj kastës genocidiste dhe

falja ndaj të penduarve”.

Nën terrorin komunist

55

MAKENSEN BUNGO

Lindi në qytetin e Elbasanit në vitin 1927.

Ka kryer shkollën Normale të atij qyteti dhe

Institutin e Lartë Pedagogjik (Fakultetin

Gjuhë-Letërsi). Ka punuar shumë vite si mësues.

Në vitin 1946 arrestohet dhe dënohet me 5

vjet burg për veprimtari antikomuniste. Ka

botuar librat: “Këneta e vdekjes”- roman

(1996); “Abaz Kupi” (2000); “Kosova”-

poezi (2002).

56 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

FRAGMENT NGA ROMANI “KËNETA E VDEKJES”

Qielli ishte ende me yje dhe agimi ishte larg, kur në kamp u shtuan

fishkëllimat e bilbilave të policëve. Ishte zgjimi. Pastaj policët u dukën në

çdo barakë, ku qëllonin me forcë dyert, duke bërtitur:

- Çohuni! Çohuni! Dilni jashtë! Në rresht për dy!

Të burgosurit, të rraskapitur nga udha e gjatë, nuk ishin ngopur me

gjumë. Ata të mëparshmit ishin mësuar me këtë lloj zgjimi dhe u ngritën

shpejt, u veshën dhe dolën jashtë. Edhe ata të pestë dolën në mes të kampit,

me të tjerët.

- A do të përballohet dot jeta në këtë lloj kampi? - pyeti Hasani.

- Këto janë kampet e diktaturës, - tha Sopoti.

- Jemi në një shtet policor, - shfryu Ahmeti

Prapa tyre po vinte Daut Burra.

- E dini, o çuna, pse na zgjuan kaq herët? - pyeti me ironi. Dhe pa

marrë përgjigje, shtoi:

- Se gjumi të shëndosh!

- Plogështia paguhet me kokë, këtu, - vërejti trishtueshëm Sopoti.

Të burgosurit e Korçës dhe të Durrësit, sa dolën nga barakat, u vunë

në rresht për dy, në vendin që u kishte caktuar komanda e kampit. Të

burgosurit e Elbasanit u grumbulluan në një anë të kampit, pranë barakës

dhe po pritnin se ç’do t’u thoshin. Tek ata shkoi komandanti i kampit, me

kapter Zenelin dhe dy policë. Me të burgosurit e Elbasanit komandanti

formoi një brigadë, që u quajt brigada e tretë. Komandant brigade,

komandanti caktoi një të burgosur ordiner, që kishte vrarë një djalë të ri në

zënie e sipër. Brigadën e ndau në dy kompani. Në krye të secilës vuri një të

burgosur, si komandant kompanie, nga ata që kishte rekomanduar komanda

e burgut, kur i kishte nisur për në punë. Në njërën kompani caktoi Myqerem

Kolën, që ishte dënuar për defiçit, rreth tridhjetë vjeç. Pasi e kishin mbajtur

disa kohë në burgun ordiner, e kishin transferuar në burgun politik, ose, siç

quhej atëherë, në burgun e armiqve të popullit. Në fillim Myqeremi u afrua

Nën terrorin komunist

57

me Vullnetin dhe shokët e tij. Por më vonë këta i ndenjën ftohtë dhe pastaj

nuk i folën fare. E kishin kuptuar se ishte bërë vegël e komandës. Një ditë

Vullneti u zu me të me fjalë dhe pas dy ditësh, e rrahu keq, sepse Myqeremi

e kishte ofenduar. Komanda e burgut e dënoi Vullnetin me një muaj në

birucë. Por megjithatë nuk u kënaq. Ai priste rastin të hakmerrej vetë.

Së fundi, komandanti u tregoi të burgosurve të dy policët që ishin

caktuar për të drejtuar dy kompanitë. Pas këtij organizimi, komandanti u

caktoi vendin se ku do të rreshtoheshin.

Kapter Zeneli doli pastaj para të burgosurve dhe, duke tundur në ajër

shkopin që mbante në dorë, bërtiti fort:

- Shpejt në rresht! Një kokë të shikoj! Vetëm një kokë!

Të burgosurit po mundoheshin të viheshin në rresht, por nuk po e

merrnin dot drejtimin. Rreshti ishte i gjatë dhe, në vend që ta ndreqnin, e

prishnin. Atëherë kapter Zeneli, duke tundur në ajër shkopin, bërtiti me një

zë të çjerrë:

- Nuk dini të viheni në rresht ju, ë? Jua mësoj unë!

Dhe filloi t’i qëllonte të burgosurit me shkopin dhe me grushta me sa

i mbante krahu. Duke u vënë në rresht, njëri nga të burgosurit, që të mos

fuste këmbët në një pellg me llucë, u largua pak. Kapter Zeneli e pa e iu

vërsul duke e goditur fort me shkop, deri sa i dënuari ra në llucë. Pastaj i

vuri njërën këmbë mbi trup dhe vazhdoi ta qëllojë egërsisht me shkop dhe

me shkelma. Si e nxorri dufin, i tha:

- Këtu të rrish, qelbësirë!

Dhe doli në krye të rreshtit. I burgosuri u ngrit me mundim. Kokën e

kishte tërë baltë dhe njërën faqe, të çarë, me gjak.

Të gjithë të burgosurve iu dhanë nga një racion bukë të thatë dhe të

zezë dhe nga një qepshe me supë. Me to ndër duar të burgosurit u shpërndanë

në kamp dhe filluan të hanin mëngjesin.

Ata të pestë u ulën tok. Pranë tyre u ulën Qamil Daja dhe Vasil Lashi.

Pak më tej u ulën Shaban Flaka me Daut Burrën dhe kushëririn e Sopotit.

Të dy peqinasit, si gjithmonë, u ulën bashkë, mënjanë.

Sala e ndau bukën në mes dhe, si e pa që ishte si zhavorr, tundi kokën

dhe tha:

- Pse, këtë bukë dotë hamë ne?

Por Ahmet Kurti ia preu:

58 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Mos kujton se këtu na kanë sjellë për të na mbajtur me bukëvale?

Ndërsa të burgosurit hanin mëngjesin, policët me shkopinj ndër duar,

silleshin rrotull nëpër kamp, për të kapur ndonjë fjalë.

Në fshatin Vloçisht, që ishte ngritur në faqen e një kodre, pak larg

kampit, filluan të ndizen dritat e para. Kampi mori emrin e këtij fshati.

Emër i panjohur më parë, por që do t’i tmerronte gjithë jetën këta të burgosur,

sa herë ta kujtonin. Do të dridhëronte edhe familjarët. Historia e diktaturës

do ta përmendte si njërin prej kampeve të parë, ku njerëzit punuan si kafshë

dhe u trajtuan më keq se skllevërit. Kamp shfarosjeje.

Kampi ishte i madh. Në ballë të tij ndodhej dera kryesore, e përbërë

prej dy kanatash hekuri. Pranë derës ishte një truproje, ku qëndronte një

polic i armatosur me automatik. Brenda në kamp, nga ana e majtë e derës,

ishin kuzhina, nga oxhaku i saj dilte vazhdimisht tym. Aty pranë ishte depoja

e ujit, që furnizohej nga një autobot prej një fshati të largët. Pas kësaj vinin

rresht, njëra pas tjetrës, katër baraka të gjata dhe të larta, të ndërtuara prej

hekurash dhe të mbuluara anash dhe lart me mushama. Në mes të tyre ishte

një barakë e vogël, që përdorej si infermieri, ku ishin dy shtretër prej dërrase,

një tavolinë dhe një stol i vjetër. Në anën e djathtë të derës gjendej një

ndërtesë e vogël, në derën e së cilës, një dorë e pastërvitur kishte shkruar

fjalën, bibliotekë. Në mes të saj ishte një tavolinë e vjetër, e mbuluar me

beze: dy stola qëndronin anash.

Jashtë kampit, në të djathtë të derës, ishte një ndërtesë e gjatë me dy të

ndara. Njëra shërbente për zyrat e komandës së kampit dhe tjetra si sallë

mbledhjesh. Pranë saj ishte ndërtesa ku flinin policët.

I gjithë kampi ishte i rrethuar me një gardh prej pesë rrathë telash me

gjemba, i lartë mbi tre metra. Pranë këtij gardhi, nga jashtë, në çdo pesë

metra ishin ngritur truproje mbi katër metra të larta, në të cilat ditë e natë

qëndronin policë me helmeta në kokë, me automatikë në gjoks dhe me

rovole dhe bomba në brez. Te këmbët kishin nga një mitroloz me disa

krëhëra fishekësh. Në kamp, edhe në natën më të errët, shikohej mirë, sepse

kudo ishin vendosur llamba elektrike: mbi çdo derë, në çdo cep barake, si

brenda ashtu edhe jashtë, ndërmjet telave me gjemba, në çdo truproje. Veç

këtyre, në mes të kampit, mbi një shtyllë të gjatë, ishin vendosur nga të gjitha

anët katër llamba të mëdha elektrike.

Nën terrorin komunist

59

Agimi filloi të çukisë errësirën e natës, që zotëronte me një heshtje të

përmortshme tejetej kënetën e Maliqit. Nga Mali i Thatë filloi të shpërndahej

lehtë-lehtë e ngadalë një dritë e argjendtë mbi majat e maleve dhe mbi

kodrat rreth e qark. Yjet e shumtë, lart në qiell, filluan ngadalë të zbehen,

lehtas. Hëna pa u shqetësuar, si gjithmonë, qëndronte lart në kupën e qiellit

dhe vështronte në heshtje atë grumbull njerëzish pranë kënetës së Maliqit. I

mëshironte? Hëna sheh çdo gjë, por nuk flet për asgjë!

Të burgosurit hëngrën mëngjesin shpejt e shpejt dhe u vunë në rresht,

për dy. Të burgosurit e Elbasanit pritnin në rresht, me ankth, nisjen duke

pyetur veten se si do të ishte puna. Me duar në xhepa, se kishin ftohtë. Me

jakat e palltove të ngritura, që të pengonin sadopak thëllimin e atij mëngjesi

të akullt.

Asnjë nga të burgosurit nuk fliste në rresht. Ishte e ndaluar. Ata e kuptuan

shpejt këtë gjë dhe askush nuk thoshte ndonjë fjalë.

Rojet, me shkopinj ndër duar, silleshin rreth të burgosurve si ujqërit e

uritur rreth kopesë, të gatshëm për të qëlluar cilindo, që do të fliste ose do të

lëvizte pak.

Në këtë kohë, një të burgosuri, nga kompania e parë, që ishte i moshuar,

duke qëndruar në këmbë, i ra të fikët dhe u përplas përtokë. Të burgosurit

përreth, midis tyre edhe Vullneti me Salën, iu afruan që ta ndihmonin, por

policët u vërsulën mbi ta e i qëlluan me shkopinj dhe me shkelma duke

bërtitur:

- Largohuni! Mos e ndihmoni!

Të burgosurit, së pari, u hutuan, por, kur panë mbi kokat e tyre policët

e hardallosur, u larguan.

- Po kjo? - pyeti Sala i habitur.

- Kjo është diktatura e proletariatit, - iu përgjigj Vullneti.

Njëri nga policët, duke qeshur, iu afrua të burgosurit dhe e tundi me

këmbë, por ai nuk u përmend fare. Ai mbeti aty edhe kur të burgosurit u

nisën për në punë, i shtrirë në tokë, pa ndjenja, në mes të kampit. Njeriu u

shndërrua në një njollë të zezë, për ata që e shikonin nga larg.

Policët, që ishin ngarkuar me mbikqyrjen e dy kompanive të Elbasanit,

dolën para atyre dhe bënë apelin. Të gjithë përgjigjeshin shpejt. Një i burgosur,

i moshuar, që po fillonin ta linin veshët, nuk u përgjigj menjëherë. Polici

60 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ndërpreu apelin dhe thirri. I burgosuri u zverdh në fytyrë. Doli nga rreshti

dhe iu afrua policit.

- Më falni zoti polic, - i tha, - s’dëgjoj mirë nga veshët.

Aq më bën për veshët e tu, - i tha polici dhe e qëlloi me dy shpulla të

forta, njëra pas tjetrës.

E pështyu në fytyrë me inat dhe bërtiti:

- Qelbësirë! - herët e tjera hapi mirë veshët!

Si mbaruan apelin, të gjithë policët, sipas kompanive, i raportuan kapter

Zenelit se të burgosurit kishin dalë në punë, pa përjashtim.

Zeneli urdhëroi nisjen. Së pari u nisën ata të burgut të Korçës dhe të

Durrësit. Pas tyre vazhduan ata të Elbasanit. Kompania ku bënin pjesë ata

të pestë, doli në fund fare. Nisja u bë pothuajse me vrap, që të mbërrinin në

vendin e punës sa më parë. Mjerë ai që mbetej prapa ose që prishte rreshtin.

Mbi të kërciste shkopi i policit.

Njëri nga të burgosurit e Tiranës mbeti prapa. Polici, iu afrua me të

shpejtë dhe e qëlloi me shkopin që mbante në dorë. Po tjetri nuk shpejtoi.

- Vrapo! - bërtiti polici. - Vrapo! Ndiq shokët, se të vrava!

- Nuk mundem, - i tha i burgosuri, - nuk mundem! Jua kam thënë.

- Vrapo! – i bërtiti prapë polici, duke e qëlluar me forcë. Ti kështu bën

çdo ditë. Vrapo!

Dhe vazhdoi ta qëllojë mizorisht.

I burgosuri nuk u përpoq të mbrohej por, ndërsa polici e qëllonte, i

tha:

- Kot qëllon! Unë nuk mund të vrapoj dot, se në hetuesi më kanë

prerë gishtat e këmbëve dhe poshtë, në shojet e këmbëve, nuk kam mishra,

por vetëm eshtra…

Më vonë policët u mësuan me këtë njeri: e rrahën sa e rrahën dhe e

lanë të rrinte në fund të rreshtit.Në fillim të burgosurit ecën në tokë të thatë.

Më tej filluan të shkelin në tokë të butë. Po i afroheshin kënetës. Sa më

shumë i afroheshin asaj, aq më tepër toka bëhej më e butë, më e lagësht, më

e qullët, - llucë.

Të burgosurve, që e kishin bërë edhe ditët e tjera këtë rrugë, nuk u bëri

përshtypje. Ata të burgut të Elbasanit nisën të frikësohen. Në fillim u munduan

të ruhen, por, kur e panë se ishte e pamundur, ecën edhe ata si të tjerët.

Këpucët iu mbushën me llucë.Çorapet iu lagën. Pantallonat, deri afër gjunjëve,

Nën terrorin komunist

61

iu bënë baltë e gjallë.Tani të burgosurit ecnin nëpër kënetë me vrap. Nuk i

pengonte vetëm lluca dhe balta, por edhe zhukat e kënetës që u

ngatërroheshin nëpër këmbë. Megjithatë rojet bërtitnin, kërcënonin, rrihnin.

Nga të ruheshin më parë këta njerëz?

- Kush e di sa e gjatë do të jetë rruga, - tha Sala.

- Mund të jetë e gjatë, se ende nuk po duket vendi i punës, - iu përgjigj

Vullneti.

Të burgosurve të Elbasanit, kur u nisën, u dhanë edhe veglat e punës

me vete: kazma, lopata, karroca dore dhe tokmakë. Më keq nga të gjithë e

kishin ata që u ngarkuan të marrin karroca dore. Këta në fillim i shtynë si

zakonisht. Por, kur filluan të ecin nëpër kënetë, ato u mbushën me llucë dhe

u rënduan plumb. Disa filluan t’i tërheqin nga pas. Të tjerë, i ngarkonin në

kurriz.

Të burgosurve, duke ecur herë pas here, diçka u pickonte këmbët.

Nuk mund të ndalonin, por kur mbërritën në vendin e punës, ngritën

pantallonat dhe panë të habitur se në mishrat e këmbëve rrinin të varura

shushunja të madhësive të ndryshme, që të qeta dhe me etje, u pinin edhe atë

çikë gjak që u kishte mbetur. Sopoti kapi një shushunjë dhe e tërhoqi që ta

hiqte, por ishte e pamundur.Një i burgosur i tha:

- Mos u mundo kot! Ajo nuk hiqet. Ajo bie vetë në tokë, pasi ngopet

me gjak!

Posa arritën në vendin e punës, të burgosurit e Korçës dhe të Durrësit

filluan menjëherë punën. Ata kishin ditë që punonin aty dhe në mes të kënetës

kishin hapur një kanal të gjatë e shumë të gjerë. Thellësia ishte një bojë burri.

Kur hynin në të, nuk dukeshin më. Në të dy anët e kanalit ishin ngritur

argjinatura shumë të larta.

Të burgosurit filluan punën për thellimin e kanalit. Ata gërmonin tokën

dhe e transportonin dheun në argjinaturë. Duke u thelluar, kanali po mbushej

me ujë. Këtu të burgosurit punonin zbathur, me pantallona të përveshura.

Aty ku kishte shumë ujë, edhe vetëm me të mbathura.

Pranë këtij vendi ishte caktuar sektori ku do të punonim edhe ne.

Duke punuar, kanali thellohej dhe, duke u thelluar, toka bëhej gjithnjë

më e butë e më e lagësht. Doli uji dhe vendi ku punonin u bë i gjithi baltë e

llucë. Puna u vështirësua tepër.

62 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Kur erdhi koha e drekës, policët u ranë bilbilave. Të burgosurit lanë

punën. Para brigadës së Elbasanit shkoi kapter Zeneli, që i porositi që asnjë

karrocë të mos mbetej pa u shkarkuar. Të burgosurit u ngjitën në argjinaturë

dhe u vunë në rresht, për dy. Disa nuk qëndruan dot në këmbë. U ulën në

tokë deri sa kuzhinierët sollën kazanët me gjellë.

Policët urdhëruan të burgosurit të vihen në rresht. Dëgjoheshin britmat:

- Drejtimin! Një kokë të shikoj! Një kokë.

Kapter Zeneli pa një të burgosur nga ata të Durrësit, që nuk ishte në

rresht. E kapi për jake të xhaketës, i futi disa shkopinj, e nxorri para të

burgosurve dhe urdhëroi komandantin e brigadës:

- Të mos i jepet gjellë! Sot dënohet pa drekë.

I dënuari shkoi dhe u ul tutje dhe filloi të hajë bukën e thatë në heshtje.

Kuzhinierët ndanë gjellën. Në fillim morën komandantët e brigadave

dhe të kompanive. Në enën e tyre ranë disa kokrra fasule dhe nja dy bula

vaji. Gjella e të tjerëve ishte pa një kokërr fasule: vetëm një lëng i ngrohtë.

Ata të pestë shkuan larg të tjerëve dhe filluan të hanë drekën. Një pjesë të

bukës e lanë për darkë. Sala e hëngri të gjithë.

- Po për darkë ç’do të hash? - i tha Ahmeti.

- Kam gjellën, - qeshi Sala.

- Mos e bëj më këtë! Sonte gjithë natën do të të gërryejnë zorrët.

Ndërsa të burgosurit hanin drekën, si zakonisht, policët kalonin nëpër

argjinaturë, duke i bërë veshët katër që të mund të kapnin ndonjë fjalë.

Midis tyre u duk edhe gjeometri. Vajti pranë Qamil Dajës.

- Të bëftë mirë, avokat! - i tha.

Puna filloi dhe vazhdoi me vrullin e paradites. Kur u afrua mbrëmja,

policët u ranë prapë bilbilave dhe duke bërtitur egërsisht e duke shkundur

në ajër shkopinjtë, i urdhëruan të burgosurit të lënë punën dhe të vihen në

rresht. Çdo polic bëri apelin e kompanisë së tij. Pasi nuk vuri re ndonjë

mungesë, kapter Zeneli dha urdhër të nisen. Nisja u bë mes të bërtiturave të

policëve, të cilët i qëllonin mbarë të burgosurit me shkopinj,që ata të vraponin

sa më shpejt, që të mbërrinin pa u errur.Të moshuarit dhe të pamundurit,mbas

asaj pune të rëndë, mundoheshin me të gjitha forcat që të mos ndaheshin

nga shokët. Por ishte e pamundur për ta të ndiqnin vargun e madh të të

burgosurve, që ecnin pothuaj me vrap. Atëherë mbi kurrizin e tyre binin

Nën terrorin komunist

63

shkopinjtë e policëve. Një i moshuar nuk pati fuqi të ndjekë shokët e tij. Ai

u shkëput pak nga pak. Polici e qëlloi disa herë me shkop. I burgosuri u

mundua të shpejtojë, por e lanë fuqitë.shikoi policin dhe deshi t’i thotë diçka,

po ky iu përvesh me tërë fuqinë. I burgosuri ra pa ndjenja në mes të kënetës.

Me urdhër të policit, dy të burgosur e morën përkrahësh.

.- Merreni qenin! - u tha kapter Zeneli, mbasi e qëlloi edhe ai disa

herë.- Jemi duke shkuar në kamp, pa, po të ishim në punë, i fusja një kokërr

plumbi, që ta shikonte edhe ky, edhe shokët e tij, se sa i bën lëkura.

Rruga në kamp ishte e gjatë. Dielli ishte fshehur tej, në horizont, pas

kodrave. Mugëtira e mbrëmjes filloi të bjerë ngadalë ngadalë. Asnjë lëvizje.

Mes kallamave dhe llucës së kënetës dëgjohej vetëm zhurma që bënin të

burgosurit, që vraponin. Në vrapin e tyre të mundimshëm ata linin pas, mes

kallamishteve, në llucën e trashë të kënetës, një vragë të madhe e të trashë.

Herë-herë, i trembur nga zhurma e të burgosurve, ngrihej nga këneta ndonjë

zog dhe fluturonte tej. Larg dëgjohej kënga monotone e bretkocave.

Ndërsa të burgosurit e tjerë ecnin për në kamp, dy rrathë policësh, të

armatosur edhe me automatikë, i ndiqnin në heshtje, të gatshëm të qëllonin

pa paralajmëruar, cilindo që do të largohej nga rreshti.

Kur mbrritën te dera e kampit, i ndaluan, i numëruan, e i futën brenda

në kamp. Të burgosurit e Elbasanit i futën të fundit.

Sipas kompanive, u vunë në rresht për dy, në vendin e caktuar qysh në

mëngjes.

Pas apelit, që u bë sërishmi, u dhanë nga një tas me çaj. Ata të pestë, të

ulur tok, të rraskapitur dhe të uritur, e hëngrën njëherazi copën e bukës, që

kishin lënë për darkë. Sala e piu çajin thatë.

Të thashë të mos e haje të gjithë bukën që në drekë! - e qortoi Ahmeti.

- Në mëngjes do të marr racionin e bukës,- tha Sala për t’u justifikuar.

Shaban Plaka, që dëgjoi këtë bisedë, nxorri një copë bukë nga trasta e tij,

dhe ia afroi Salës.

- Merre!-i tha. - Është bukë fshati. Ma sollën para se të vinim këtu.

Sala qëndroi me mëdyshje, po Shabani ia la në prehër. I skuqur në

fytyrë, ai e mori dhe e hëngri si i babëzitur. Ishte e mire, bukë çerepi.

Mbas darkës, e ndezën nga një. Duhanin pothuaj e pinin të gjithë.

Edhe ata që nuk e kishin pirë më parë, e kishin filluar. Në tmerret e birucave,

64 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

në llahtarinë e torturave dhe në kalvarin e burgjeve, ai ishte bërë shok i

ngushtë i tyre.

Të burgosurit u bënë gati të ngriheshin. Edhe ata të pestë me të tjerët.

Ndërkaq, pranë tyre u gjend kapter Zeneli. Ndonëse i njihte mirë, i pyeti:

- Nga cili burg jeni?

- Nga burgu i Elbasanit, - u përgjigj Hasani.

Me një zë të çjerrë, kapter Zeneli ulëriti:

- Ulur më jep përgjigje ti mua , more derr i ndyrë?

Dhe ia veshi në kurriz me shkop. Të pestë u ngritën në këmbë. Kapter

Zeneli kërcënoi me tërbim:

- Perëndoi koha juaj, more borgjezë të fëlliqur! Deri tani kemi qëndruar

ne në këmbë para jush; tani do të na rrini ju në këmbë, qelbësira të ndyra!

Ata nuk folën. Kapter Zeneli u ktheu kurrizin dhe u largua i qetë.

- Njerëzit e diktaturës! - tha Sopoti.

U ngritën të lajnë gavetat në çezmën e vetme të kampit, pranë depos

së ujit, por atje ishin grumbulluar shumë njerëz.

Shkuan në barakë. Të burgosur të tjerë kishin shkuar më parë. Dikush

rrinte shtrirë. Një tjetër pinte duhan ulur mbi shtresa.

Ndezën edhe ata nga një cigare. Të pështjelluar nga mendime të trishta,

filluan ta thithnin duhanin fort, thellë, me duf, me urrejtje, në heshtje. Ishte

një heshtje e gjatë, e madhe, e rëndë, që shtonte në çdo çast te ata urrejtjen

për diktaturën, që sapo ishte vendosur në vendin tonë.

Ahmeti, që nuk e pinte duhanin, po rrinte shtrirë dhe po hallakaste

mendimin për ato që do të hiqnin në atë kamp. Sopoti, për t’i blerë mendjen

e pyeti:

- Pse mendohesh? Për vuajtjet që do të heqim këtu?

Ahmeti tha:

- A do t’ia dalim mbanë? Jemi përpara një beteje të madhe.

- Sopoti tundi kokën dhe tha:

- Dhe të vështirë, bile.

- Dhe të rëndë, - e plotësoi Hasani.

- Dhe të gjatë, - tha Vullneti.

Mbasi mbaruan duhanin, ranë për të fjetur. Por, megjith atë të lodhur

dhe të këputur, ata nuk i zuri gjumi menjëherë.

Nën terrorin komunist

65

Baraka nuk ishte e mbyllur mirë. Por ajri sa vinte dhe bëhej më i rëndë.

Këtë filluan ta prishin era e rëndë e djersës, pisllëku i teshave dhe kundërmimi

i këmbëve.

Një i burgosur, që vuante nga astma, u ngrit nga shtresat e qëndroi

ulur, duke marrë frymë me vështirësi. Shoku, që flinte pranë tij, u zgjua dhe

e këshilloi të dalë jashtë për të marrë ajër të pastër.

- Kam frikë se më qëllon roja.

- Edhe të qëllon, - i tha shoku.

- Një i burgosur më tutje filloi të gërhasë. Shoku pranë tij u zgjua nga

të gërhiturat e pandërprera dhe e lëvizi pak.

- Po gërhas? - tha i burgosuri që sapo u zgjua.

- S’ka gjë.

- Kështu e kam gjumin tani. Më ka mbetur nga torturat në hetuesi

Një i burgosur nga mesi i barakës, u ngrit nga shtresat, drodhi një

cigare dhe filloi ta pijë në heshtje.

- Ç’ke? - e pyeti shoku pranë, që u zgjua kur u ngrit ai.

- Nuk më flihet

- Pse?

- Kur u nisëm, mësova se të mitë i kishin lajmëruar për t’i internuar.

- Është fati ynë, - tha tjetri.- Por mundohu të flesh.

Nuk kishte kaluar shumë kohë kur, nga fundi i barakës, u dëgjua një

thirrje e frikshme. Një i burgosur, duke u rrotulluar në shtrat nëpër gjumë,

bërtiti me të madhe:

-Jo! Jo! Ai nuk ka bërë asnjë faj. Mosni! Mosni! Mos e merrni atë. Vij

unë në vendin e tij!

Shokët u zgjuan se ai po shikonte një ëndërr tronditëse dhe e tundën.

Ai u zgjua i hutuar. U ngrit në shesh, shikoi përreth, fshiu sytë dhe, si përblodhi

veten, tha:

- O Zot, më ruaj djalin!

- Pe ndonjë ëndërr? - e pyeti shoku pranë.

- Si! - e pyeti ai padashur.

Të burgosurit që ishin afër, u ngritën. Ai shikoi dhe i erdhi turp, keq që

i zgjoi.

- Më falni! - u tha.

Pastaj iu drejtua shokut pranë:

66 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Më jep një cigare të mbledh veten!

Duke thithur duhanin, tha:

- Pashë një ëndërr që më rrëqethi.

- Ëndërr është, - i tha ai që i dha cigaren- Mos u shqetëso!

Ai që pa ëndrrën, duke psherëtitur, tha:

- Sikur erdhën ata të Drejtorisë së Mbrojtjes… me një xhips… Hynë

në shtëpi… Më arrestuan djalin e vetëm… E lidhën me pranga… duke e

rrahur me grushta dhe me shkelma, e morën me vete.

Mori frymë thellë dhe vazhdoi:

- O Zot, mos të ma gjejë gjë djalin! Ma ruaj, o Zot!

Të burgosurit përreth thanë:

- Është ëndërr nga lodhja.-është dita e parë në këtë kamp të mallkuar.

- Do të mësohemi. Do të mësohemi.

Më i moshuari ndër ta tha:

- Mirë, mirë. Flini tani, se nesër do të dalim në punë!

- Bini! Bini! - tha i moshuari.

Ranë të gjithë.

Në barakë ra prapë qetësia. Roja dukej herë pas here te dera e barakës,

i heshtur si nata. Kampin e kishte pushtuar një qetësi e zymtë. Telat rreth e

qark kampit shkëlqenin nga dritat e shumta, që ndriçonin kudo. Jashtë, në

kullat e larta të vrojtimit, me automatikë të varur në qafë, rojet i bënin

shoqëri hënës, që ecte ngadalë, e heshtur, indiferente. Përballë kampit jetonte

në qetësi fshati Vloçisht. Banorëve të këtij fshati, që e shikonin këtë kamp

nga larg, a u shkonte vallë ndërmend se nën ato drita llamburitëse qindra

njerëz vuanin torturat më lemeritëse?

Nën terrorin komunist

67

AHMET BUSHATI

Lindi në Shkodër më 1929. Është ndër të

parët që iu bashkuan Lëvizjes Antikomuniste

të Studentëve Shkodranë. Arrestohet e dënohet

më 1948 dhe vuan gjithsej 7 vjet burg. Mbas

daljes nga burgu, punon si punëtor krahu dhe

më vonë teknik në Krujë. Ka kryer me

korrespondence fakultetin në degën Gjuhë-letërsi

si dhe ka studiuar gjuhë të huaja si italisht,

frengjisht e anglisht. Më 1991 kthehet në

Shkodër, ku nga viti 1992 deri më 1996

është kryetar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Është gjithashtu një nga personalitet e shoqatës

së ish-të përndjekurve politikë. Ka botuar here

pas here shkrime në shtypin e përditshëm.

68 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

TRE MUEJ MES JETËS DHE VDEKJES

Hetuesi im i ri do të ishte nji burralec e burracak me emnin Ali Xhunga,

i ardhun në Shkodër prej fshatrave të Përmetit me gradën e ultë të aspirantit,

gja që e tregonte se edhe në luftë nuk kishte shkue në kohën e duhun, megjithë

moshën e përshtatshme që kishte pasë. Vinte mjaft i shkurtër nga trupi e kur

ndodhte që të m’u afronte tue më bërtitë e kërcënue, më vinte të pëlcitsha

prej inatit që e shifsha një pllambë nën vete.

Shkurtabiq siç ishte, i ulun në karrigë, u frynte e u ngrefoste si gjel e për

t’i dhanë vetes randësi, merrte artificialisht poza serioze. Ky hetues karrierist,

tue mos pasë qenë aty ma injoranti dhe as ma brutali, sikurse dhe as ma

krimineli, u bante shumë i rrezikshëm për viktimën që i ishte servirë për ta

hetue, vetëm sepse ishte frikacak e shumë i nënshtruem ndaj eprorëve të tij.

Po të ndodhte që gjatë hetimit të një të burgosuni atij t’i hynte në zyrë p.sh.

shefi, ai menjiherë do t’u mpinte e do t’u bante bardh në fytyrë prej frike.

Simbas meje, atij i mungonte çdo personalitet, qoftë edhe personaliteti

negativ i kriminelit. Me siguri që ai ishte tipi i një lloji të keq të mercenarit, që

ishte qenë vu në shërbim të krimit me qëllime përfitimi. Do të ishte hetuesi

Ai Xhunga ai që për tre muej rresht do të më mbante të varun si Krishtin

dhe, si të mos mjaftonte kjo, në ndonjë rast, do të më bante edhe tortura të

tjera, me qëllim që unë domosdoshmërisht të bajsha proces. Proces ose

vdekje, do të ishte motoja e punës së tij kriminale me mue. Qysh prej ditës

së parë të hetimit e deri në atë të fundit, ai më pati lanë të brakisun mes

torturës ma ekstreme e vdekjes, vdekje që, për shumë kohë, do të ishte

shpresa ime e vetme e nëse unë nuk pata vdekë, ajo qe për një mrekulli të

pashpjegueshme të fatit tim.

Kur unë u thirra për herë të parë prej tij, e gjeta tek po më priste i ulun

në karrige, serioz e me një qëndrim impozant, ashtu si duhet ta kishte mendue

qysh ma parë. “Ulu”, më tha ftohtë e premë dhe, me qëllim intimidimi,

vazhdoi edhe për pak kohë të qëndronte i heshtun e gjoja mendueshëm.

Unë ndërkaq, si zakonisht, kërkova me sy kalendarin për të ditë datë e ditë

Nën terrorin komunist

69

dhe shpejt dallova se sipër mbi mur ai shënonte 28 korrik 1948. Mandej ai

tue tund dorën me autoritet drejt meje, do të më thonte: “Jam i fundit

hetues që merret me ty. Për të folë, do të flasësh se s’bën, por puna është që

të mos arrish deri atje, se je i ri e se ke edhe familje, por më në fund ne

s’pyesim për asgjë fare, as për jetën tënde. Sa ka parë ky vend e çfarë burrash!

Të çuditet mendja, prandaj mendohu sa s’është vonë”!

Të nesërmen e asaj dite më thirri përsëri dhe në vazhdim, i zemruem

nga qetësia e heshtja, ime, la karrigen e m’u afrue tue më folë me ton: “E di

që ju prisni të vinë këtu anglo-amerikanët e juaj, por ta dini mirë, se edhe

sikur ata vërtetë të vinë, ne më parë do t’ju therim të gjithë aty, ndër biruca

ku ju kemi, birucë për birucë e një për një”.

Kishte një muej që Enver Hoxha ishte prishë me Jugosllavinë e situata

politike përjashta mund të ishte ngritë, gja që unë nuk do ta dijsha atëherë e

as për disa muej mbrapa.

Ditën e tretë Ali Xhunga më priti, si i thonë, me të parat. “U

mendove”?! - më pyeti dhe unë si përherë iu përgjegja: “Nuk kam për çka

të mendohem”. U hodh mekanikisht prej karrige dhe pa folë, ashtu i shkurtë

siç ishte dhe i veshun si gjithmonë ushtarakisht, serioz e me hap të vendosun,

duel përjashta në korridor, prej kah futi një polic që të më ruente. U kthye

bashkë me një tjetër ushtarak, të cilin s’e kisha pa asnjiherë dhe as që do ta

shihsha ma, i cili në këtë rast mbante në dorë gjeneratorin e korrentit. “E

shikon këtë”, më pyeti Ali Xhunga si me ironi e vazhdoi: “E di ç’është”?

Dhe unë iu përgjigja me “Po”. “Atëherë ta provoç prapë sot”, tha si me

nervozitet. Ai oficeri i thatë më rrotulloi ndër veshë fijet e korrentit, ndërsa

Ali Xhunga me gjenerator ndër duer bani që unë t’u përplasshe disa herë me

forcë për dysheme, shkumbët më dilshin prej gojës si radhën tjetër dhe

veshi ende i pashëruem mirë, të rridhte përsëri gjak e të më dhimbte ma

shumë se herën tjetër. Kjo seancë, sado që e vështirë, nuk vazhdoi gjatë.

Në mbasdreken e kësaj dite m’u futën si me ngut në birucë Ali Xhunga,

Ismail Lulo e mbas tyne edhe shurdha, që mbante ndër duer nji litar e stol.

Kur Ismail Lulo tërhoqi litarin prej duerve të shurdhës, unë mendova se do

të fillojshin me më ra me të. Nuk dijsha që varja të ekzistonte si torturë.

Shurdha, me urdhën të Ismail Lulos, nxorri përjashta plaçkat e fjetjes, ndërsa

ai vetë filloi nga procedura e varjes. Asnjëni nuk fliste. Ismail Lulo, ma së

pari, më vu zinxhirët ndër duer tue m’i shtërngue sipas pulseve, më mbështeti

70 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

për qoshe të murit drejt nën dritare e vetë hipi mbi një stol dhe mbasi

përshkoi për nën zinxhirë litarin, dy fijet e tij i lidhi bashkë për hekura të

dritares tue i shtërngue deri në atë pikë, sa ai u tendos plotësisht.

Ali Xhunga, që deri atëherë kishte qëndrue pa folë e me duer të lidhuna

mbrapa, tue shikue me seriozitet zbatimin e porosisë së tij, do të fliste vetëm

kur të bante me dalë: “Tani të shohësh”! Mbas tij duel edhe Ismail Lulo, tue

më pasë lanë vetëm në brekë e me një këmishë mëndafshi të hollë vere, të

këputun pullash dy ditë ma parë në hetuesi. Kështu Ali Xhunga po mendonte

që të realizonte me mue atë që ma pati thanë qysh në ditën e parë: “Nuk do

të merrem gjatë me ty”.

I varun në litar e me krye të përkulun anash, vazhdimisht me gojë

hapët që të mund të merrsha frymë e të shkumbëzueme në atë pikë vape,

me dhimbje të forta ndër pulse ku randonte gjithë trupi i varun e që nga

mosqarkullimi i gjakut ndër ta, ishin ajtë e kishin fillue t’i çajshin nga zinxhirët

që po i pritshin si brisk, me sy të mbyllun vazhdimisht prej lodhjes së madhe

e pagjumësisë së gjatë, do të ishte pak a shumë gjendja e pamja ime e

përgjithshme ndër ato ditë. Do të ishte vetëm vdekja, te e cila unë kisha

mbështetë shpëtimin tim, mbarimin e atyne mundimeve që nuk tregohen

me fjalë; vdekja si e vetmja shpresë me të cilën unë do të shtyjshe një mal me

orë të pambarim gjatë shumë e shumë ditëve në vazhdim. Do të m’u dukte

sikur mbrenda mejet të ishte futë një vetë e dytë që më jepte zemër tue më

folë: “Sa ma shumë që po të shtohen vuejtjet e sa ma shumë kohë që po

kalon, aq ma shumë po i afrohesh asaj vdekjeje, ku ti pret me pushue”.

Në kohë dreke më zgjidhshin për të ngranë një copë bukë me ndonjë

kokërr domateje e ndonjë herë me dy-tri kokrra fiqsh, që unë ose i shtyjshe

me zor, ose, edhe nuk i prekshe aspak. Me qëllim që të ngacmojshin dobësinë

time, shpeshherë bijshin safertasin e shtëpisë, shoqnue jo rrallë me ndonjë

fryt të kohës. Do të m’i afrojshin pranë derës së birucës, që kur të më

çojshin në hetuesi, ose kur të dilsha për nevojë, t’i shihsha me lakmi.

Kur më zgjidhnin, pra, në vakt dreke, problem kisha uljen, sepse kambët

e mia të ajtuna shumë, deri sipër kofshëve, ishin gri e ba si dy trupa të trashë

druni, që ma nuk u thyejshin ndër gjuj. Kështu që unë, për t’u ulë, do të

shkojsha tue u fërkue ngadalë-ngadalë për mur, deri në një pikë kur, pa

mujtë ma me vazhdue zbritjen, do të rrëzoheshe vetë mbi çimento me

kambë të shtrime para. S’m’u hante aspak, por për ujë kisha etje të madhe e

Nën terrorin komunist

71

ma shumë se për gjithçka, tue përjashtue dhimbjet, kisha nevojë për gjumë.

Në çdo vakt dreke, sa të kisha shty me zort tri-katër kafshatë buke, mue

menjiherë do të më zinte gjumi, për të më zgjue e varë Ismail Lulo nja njëzet

minuta mbrapa. Mbas tri-katër ditësh të para që isha varë, i mbaruem për

gjumë siç isha e si gjithnjë tue shikue vazhdimisht poshtë, me vete do të

thosha sa e sa herë: “Mos vdeksha pa fjetë edhe një herë mbi këtë çimento”,

që aq shumë e lakmojsha me sy.

Së pari, mue do të më varshin për duersh, por kur, me kalimin e

ditëve, zinxhirët të më futeshin mbrenda ndër pulse e të shprishshin misht e

tyne, varjen do të ma kalojshin ndër shpatulla e kur, mbas disa ditësh të tjera

edhe ato të çaheshin si me brisk prej litarit e të ishin kthye krejt në plagë,

varjes përsëri do t’i ndërrojshin vend, por jo tue e kapë ndër pulse që ende

vazhdojshin të ishin mish i gjallë, ose simbas rastit edhe të përthame me gjak

e qelb përmbrenda, por ndër krahë e për t’u kthye simbas radhës, përsëri

nga e para edhe pse mandej e mbrapa do të ishin vazhdimisht në gjendje

plagësh. Vetëm besimi në një vdekje të shpejtë e të sigurtë, më jepte forcë

për me durue. Nga dhimbjet e pagjumësia, thuejse gjatë gjithë kohës mbrapa

do të kalojsha në një gjendje të randë aluçinative, tue mos ditë për orë të

tana se ku ndodhesha e të vinte nga fundi edhe një ditë që unë ma të mos

merrsha veten as për njeri, por për kafshë. Megjithatë, në mënyrë të rrufeshme,

vetëdija ime do t’u ndriçonte plotësisht, porsa para meje t’u shfaqte sidomos

hetuesi Ali Xhunga, që do të kërkonte me përfitue nga ajo gjendje e

pakontrollueshme nga ana ime. Do të më ndodhte disa here, nga që

s’ngopsha me frymë, të më kapshin do spazma aq të fuqishme, goja të më

mbushej me shkumbë e të ndodhesha në atë gjendje, sa nga çasti në çast, të

pritsha që përfundimisht fryma të më merrej krejt e sidomos në nja tre raste

them se duhet të vdissha me siguri, në qoftë se nuk do të kishin ndërhy në

kohë me ndihmë mjekësore. Së paku, në dy raste unë kam pasë aq vetëdije

sa të kujtoj, ndonëse turbull, një njeri me bluzë të bardhë që vraponte drejt

meje me një age të gjatë në dorë.

Gjatë kësaj periudhe Ali Xhungës sikur t’mos i mjaftonte vetëm varja

ime, do të qëllonte ndonjiherë që të më shtronte edhe në dru e edhe pse

trupi im ishte gjithë plagë e kundërmonte erë të randë qelbësine, tamam si

të ishte e një kafshe të ngordhun. Në vazhdim, do të vinte një kohë që, kur

të më nxirrshin për në W.C. rrugën ta bajsha tue u mbajtë me duer për mur

72 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

e tue pushue për çdo hap që hidhsha e kjo periudhë do t’u pasonte nga një

tjetër, gjatë së cilës edhe pse tue mos qenë ma i torturuem, trupin të mos

mujsha me e drejtue e vazhdojsha me ecë kamba-duer, d.m.th. me gjuj e

duer përtokë. Dhe kjo do të vazhdonte për mjaft kohë mbrapa e që, për në

hetuesi, do të ishin dy policë që më mbajshin për krahësh e do të kishte raste

që, sidomos shkallëve, të më çojshin peshë.

BURGU I RI

“Burgu i Ri”, që, për nga madhësia, vinte i dyti mbas Burgut të Madh

ishte një godinë dykatëshe. Shumë shpejt do të mësojshim se ajo ndërtesë

në të kaluemen kishte qenë shtëpi e familjes Çeka e disa të tjerë, kushedi se

për ç’shkak, do ta quejshin edhe “Burgu i Sumës”, kështu që ai burg, simbas

rastit, do të quhej, herë Burgu i Ri, herë i Çekës e ndoshta edhe ma shpesh,

i “Sumës”.

Mbas portës së hymjes, vinte nji korridor me gjanësi rreth 3 metra,

mbrenda të cilit ishte sajue një si dhomëz për policin e shërbimit, tue

shfrytëzue për atë gja dy faqet ekzistuese të vetë korridorit, kurse dy faqet e

tjera do të përbaheshin prej dy parete hekurash, që shkojshin nalt deri në

tavan. Mbrenda kësaj dhomëze atë natë të parë na zgjidhën duersh, për të

na kalue si të shpjeguem në pjesën e mbetun të korridorit, që ishte me dy

dyer anash e një të tretë në ballë, sipër të cilave përkatësisht shënoheshin

numrat 1 djathtas, 2 majtas e 3 ajo para. Ndërsa dy dhomat anash, pra, 1-

shi e 2-shi ishin të ngrituna nga një kambë shkallë e të shtrueme me dërrasa,

sobat e njohuna të Shkodrës, ajo me numër 3 qëndronte në kuotën e ulët të

korridorit dhe ishte e shtrueme me çimento, ndoshta një ahër i dikurshëm,

që u zgjaste sa e gjithë ndërtesa, pra, sa gjatësia e dy dhomave me numër 1

dhe 2, plus gjanësinë e korridorit.

Ruzhdi Çobën, Thabit Rusin, Qazim Dervishin, Lec Barbullushin,

Ruzhdi Bajën e Refik Bushatin, i futën në dhomën nr.1, në atë me nr.2 futën

Ernest Përdodën e Xhelë Bacin, kurse në 3-shin Remzi e Xhevat Qukun,

Tomë Sheldinë e mue.

Kur u futëm tue përshëndetë në dhomë, vërejtëm se menjiherë aty ra

qetësi e plotë. Siç do ta mësojshim ma vonë, një gja e tillë ngjiste vetvetiu sa

herë që në një dhomë burgu futeshin të burgosun të rij. Të burgosunit e

Nën terrorin komunist

73

dhomës qëndrojshin para jatakëve të tyne të mbështjellun e të mbështetun

për faqe të të katër mureve të dhomës e tue shikue me vëmendje drejt nesh.

Nuk ishte e vështirë që ndër ato çaste na të lexojshim ndër fytyra kureshtjen

e keqardhjen e tyne për ne.

Hymja në dhomë e çdo të burgosuni të ri, shënonte një ngjarje për të

burgosunit e saj. Ka disa rregulla të veta burgu, të kthyeme në traditë.

Ndodhte që në një dhomë i burgosuni i ri të ketë gjetë kushrij a të njohun të

tij e në një rast të tillë, janë pikërisht ata që ma të parët do ta takojnë atë, ta

pyesin rreth burgosjes së tij, nëse ka vuejtë gjatë hetimit ose jo, për njerëzit e

shtëpisë, nëse ka pasë kontakt me ta dhe, shumë shpejt, ky informacion

transmetohet mandej gojë më gojë nëpër dhomë, tue shue kështu kureshjen

e të gjithëve.

…Veç një pjesë të shokëve me të cilët qeshë futë në këtë dhomë, aty

do të gjejsha edhe Ramadan Sokolin, vëlla i shokut tim, Hodo Sokolit, i cili

do të më qëndronte afër e do të më drejtonte në atë dhomë burgu me,

ndoshta, mbi njëqind vetë. Ramadanin e pata gjetë tue lexue “Rilkën”, si

dhe të angazhuem me mbledhjen e forklorit, punë që e vazhdonte me pasion.

Apo s’ishte ai burg një minierë e florijtë për t’u eksplorue! Kisha ç’të

përfitojsha prej Ramadan Sokolit me një dekadë jete ma shumë se unë, me

një numër të pamatë librash të lexuem.

…Aty, veç katundarëve të fushës së Shkodrës, malësorëve të Malësisë

së Madhe e të Dukagjinit, përfaqësues me shumicë do të kishin edhe zonat

e Mirditës, të Pukës, Tropojës e të Lumës. Ramadani që në Firence kishte

studiue për flaut e kompozicion, me dellin e tij prej artisti, aty në burg, do

t’u merrte edhe me pikturë, me gdhendje mbi dru e mbi faqe të alumintash,

do të prodhonte në miniaturë prej bërthamave të pjeshkëve objekte si

“pashmangë”, “shporta” etj. që u nxirrshin përjashta si dhurata burgu për

familjarë e të afërm. Po Ramadani do t’u merrte edhe me qëndisje, pra, do

të punonte edhe në “gjergjef ”.

Përmes librave ai merrte e jepte me shoqet e tija të burgosuna, si Drita

Kosturi e Terezina Pali, që, me dhomë, ndodheshin në hymje prej jasht, e

quejtun “dhoma e grave” e me të cilat Ramadani do të realizonte

korrespondencën me anë të nji “kodi”, kod që, për të nxjerrë p.sh. fjalën

74 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

“durim”, ai do të vinte me lapës nji pikë të zbehtë nën ma të parën germë

“d” që të kishte faqja e librit, për të vazhdue me germën “u” që vinte mbas

saj e kështu me radhë, derisa të dilte e plotë fjala durim, për të vijue në këtë

mënyrë me të gjitha fjalët që do të kishte një letër e tij.

Në fund të dhomës sonë të gjatë, kishte një dalje për në banjo, ku unë

me shokë, mbas një viti e gjysmë që s’ishim la, do të hidhshim për herë të

parë ujë mbi trupat tanë të krimbtë. Në darkë, një burrë rreth tridhjetë

vjetëve që aty shërbente si sanitar e si mjek, më tërhoqi pa paralajm e në sy

të të tjerëve lastikun e brekëve, lëshoi dy-tre grushta D.D.T. aty mbrenda

dhe u largue tue qeshë. D.D.T.-në na e hidhshin për punë morrash. Personi

që kreu atë shërbim kishte qenë farmacisti Elez Troshani, të cilin dikur e

kisha njohë për fytyrë, por që atë natë, kryet e tij i qethun e një fes i vumë

dosido mbi të, ia kishin tretë gjurmët e pamjes së mire, që kishte pasë kur

kishte qenë i lirë.

Të burgosunit që na, gjetëm aty, përgjithësisht ishin të vjetër në moshë,

ose të sëmurë, të paaftë për punë fizike., ndërkohë që pjesa tjetër e të

burgosunve, që edhe përbante shumicën, u ndodhte e dalun në kampin e

punës së Orman Pojanit, zonë e Korçës, prej kah do të ktheheshin në burgun

e Shkodrës gjatë muejit nandor, kohë kur edhe na do të lëvizshim prej

Burgut të Ri për t’u bashkue me ta.

Kjo dhomë burgu, me dritë e me shumë njerëz të mirë, mbas një viti

e gjysmë biruce të errët, do të më jepte shëndet e gjallni shpirtnore aq shpejt,

sa të m’u dukte si të isha në parajsë.

Në një orë të caktueme të mbramjes kishim leximin e detyruem të

gazetës “Zëri i Popullit”, që zakonisht e kryente Andro Petroviçi, një njeri i

butë e shumë i sjellshëm, por që fytyrën s’di pse do ta kishte gjithmonë të

pikëllueme.

Dy herë në ditë me nga një orë na nxirrshin në oborrin e madh, që

binte mbas ndërtesës, dalje që na të rijtë do ta shfrytëzojshim për të luejtë

basketboll me porta të pa shtylla futbolli e të ndamë në dy skuadra, njëna që

përfaqësonte dhomat 1 e 2 e tjetra 3-shin tonë.

…Dhoma jonë me nr.3 kishte trajtën e një drejtkandshi, e si të thuesh,

kryet e vendit në të e kishin zanë, ndonëse afër daljes për në banjë, ma

pleqtë, që edhe kishin probleme fizike, sikurse ishin ish-ushtarakët Luigj

Nën terrorin komunist

75

Mikeli, Hamza Kuçi, Zef Martini, Paulin Prendushi e mbas tyne do ma të

rij, si Teufik Bekteshi, që vuente shumë herë prej dhimbjesh të forta klavikule

e në vazhdim Hamid Nurja, Malo Kraja, Malo Cani, Smajl Elezi etj.

…Qysh natën e parë të ardhjes sime në këtë burg, më patën vendosë

në mes të Ramadan Sokolit e Pjetër Saraçit, vëlla ma i madh i ish-profesorit

të historisë, Angjelin Saraçit. Pjetër Saraçi, për të më dhanë kënaqësi mue,

qysh të nesërmen do të fillonte të realizonte disa prej numrave të tij.

Simon Harapi do të ishte një ndër ata të burgosun me të cilët unë

qeshë miqësue qysh në ditët e mia të para. Burgu, si vend i jetës e fateve të

përbashkëta, do të zhdukte shumë nga diferencat që ekzistojnë mes njerëzve,

si moshë, kulturë, prejardhje, botkuptim etj. Simoni, njeri i qetë, i matun e

tepër i rregullt në çdo gja, pjesën ma të madhe të kohës do ta kalonte i

tërhequn në vetminë e tij dhe unë kisha përshtypjen se ai gjatë asaj kohe, veç

mendimit për familje, mund të evokonte edhe një të kalueme të tij rinie të

largët, me të fshehtat që kishte pasë një dashtuni e pastër platonike, që mue

ma kishte besue.

Në këtë dhomë burgu u ndodhte edhe Ragip Lohja, vëlla ma i vogël

i Hysen Lohes edhe ai i burgosun, por që në atë kohë u ndodhte në kamp

pune. Ragipi dikur kishte përfaqësue Shqipninë në Paris në garën e njëqind

metrave shpejtësi.

Edhe Shaqir Omari në atë dhomë ishte, dhe për të thuhej se ishte

shumë bujar e se i shkonte muhabeti me të gjithë pavarësisht moshës. Meqenëse

ai kishte shkue jetën nëpër Malësi, kënaqësi të veçantë te ai njeri duhet të

gjejshin malësorët në veçanti. Në një dhomë me ne, ndodheshin dhe disa

postrribas të vjetër, ndër të cilët, Isuf Hasani prej Urës së Shtrejtë, që me

trup vinte i shkurtë e i shëndetshëm, që ishte trim e besnik i sprovuem, si

dhe i lidhun me disa shtëpi të para në shkodër.

Njëni ndër ata postrribas që do t’i pëlqente me u ngacmue me Isuf

Hasanin, do të ishte plaku tjetër. Çelë Murati, që në krye të tyne, kishte zanë

njënën qoshe të dhomës. Çela, që me trup vinte i hollë e i gjatë e që ishte i

squet, miqësor e me humor, me Isuf Hasanin do të gjente rastin që pa iu

fshehë të tjerëve, t’i kujtonte edhe store nga të rinisë së tyne të kahershme,

gja për të cilën Isuf Hasani ishte edhe ma i gatshëm se Çela. Aty edhe Myrto

Dani, Bajraktar i Drishtit, një babaxhan i vërtetë e i dashun si zor ndoj tjetër,

76 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

i cili për sa kohë që të bisedonte me ndonjë njeri, do t’i qëndronte atij me

buzë në gaz. Aty gjithashtu edhe Abdullah Saiti, biri i bajraktarit të Rasekut,

Sait Dulit, heroit të “Kryengritjes së Postrribës”, i përmbajtun e bujar, që

mbante pranë vetes e ndihmonte një kosovar prej Malësisë së Gjakovës me

emnin Xhemë Sadria, një trim i vërtetë, siç do të tregojshin ata që e kishin

njohë qysh ma parë. Aty edhe Nuz Halili, Dervish Nuzi e ndonjë tjetër

postrribas, kurse Hajdar Tafa, Muho Fetahu, Emin Zyberi, Selim Rraci,

Shaban Hyseni etj. duhet të ishin ndër dhomat e tjera të burgut, pa folë për

të tjerë poistrribas që në atë kohë ndodheshin në kamp të Orman Pojanit.

Diku ngjitë me ta ishte edhe Abdulla Salihi i Pukës.

…I mirë ose jo, por tip i veçantë në atë dhomë burgu, do të ishte edhe

njëfarë Gjush Pistullit, që s’pushonte kurrë së foluni, veç kur flinte e që në

zemrën e tij, fashizmi- edhe pse i dalun modet e i përbuzun prej të gjithëvekishte

lanë një vatër të pashueme zjarri. Tue gjestikulue me duer e tue nxjerrë

përjashta do dhambë të mëdhej që kishte, Gjushi do të na u afronte miqësisht

ne, të rijve e si një prej palkoje, do të thirrte disa herë me za: “ei, ei voi

giovani”! Ose hera-herë, do të na u drejtonte tue tundë grushtin përpjetë e

tue na quejtë gjithë entuziasëm: “Gioventú, gioventú”! Kishte raste mandej,

kur do të na deklamonte edhe vargje nga himni i rinisë fashiste: “Giovinezza,

giovinezza’ Primavera di bellezza” e sadoqë unë disa herë i kisha thanë:

“Gjush, fashizmi kudo në botë ka marrë fund një herë e përgjithmonë e se

na e kemi pasë luftue atë edhe ma parë e se me dalë nevoja e luftojmë

prap”. Po a mos i hyjshin në vesh Gjushit këto fjalë të mia?! Aspak. Kur s’i

pëlqente, bante sikur nuk i ndigjonte e, për t’mos prishë qejf e lanë shtegun

e hapun, u largonte tue qeshë.

…Një ditë aty në dhomë sollën dy të burgosun që kishin moshën

tonë, të cilëve u banë vend në hymje të dhomës. Morëm vesht se ishin prej

Mirdite. Ndër ma të parët shkuem na për t’i takue. Njëni prej tyne quhej

Ndue Fusha, që kishte një pamje prej zotnie, një pamje fisnike e tërheqëse,

ndonëse të zbehtë, si turbekuloz galopant që ishte. Qëndrimi i tij i përmbajtun

e me kurajë, fliste për një djalë me cilësi të mira e nga një shtëpi me emën në

Mirditë. Po kaq i mirë ishte edhe tjetri, shoku i tij si vëlla, Gjon Marka Ndoj,

me një natyrë tepër të çelët e komunikuese. Si shumë i shkathët e i lidhun që

Nën terrorin komunist

77

ishte me Ndojën, s’iu ndante asnjiherë, ditën as natën, tue i qenë ba, jo

vetëm vëlla, po edhe motër, simbas nevojës që kishte ai.

Kur Ndoj kishte qenë gjashtëmbëdhjetë vjeç, në vitin 1945, kishte pasë

ba një vjetë burg. Me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës e kishin arrestue

përsëri e dënue me vdekje e shpëtue mbrapa prej pushkatimit me

ndërhymjen e babës së Bardhok Bibës. Nuk do të kalonte shumë kohë e

Ndoj, për dhimbjen e tanë një burgu të madh të Shkodrës, do të vdiste në

dhomën nr.3 të të sëmurëve me turbekuloz.

Më kishin raportue se unë kisha prish rregulloren dhe një ditë për këtë

gja më çuen nalt në drejtori, tek Shaban Haxhia. Një herë tjetër, për të njajtin

“faj”, si rast i përsëritun që kishte qenë, më ndërruen dhomë, tue më çue në

atë me nr.2 e cila edhe pse ishte e naltueme me një a dy kambë shkallë dhe

e shtrueme me dërrasa e ma me shumë ajër e dritë se ajo me nr.3, mendja,

prapëseprapë, do të më mbeste te kjo e fundit, si i mësuem që kisha qenë

me të e njerëzit e saj.

Në këtë dhomë me nr.2, si shok timin do të gjejsha Ernerst Përdodën,

i cili qysh atëhere pinte duhan shumë e që për ta ndezë e ndizte pa ra kërkund

dielli mbi tokë e natyrisht, pa pasë futë gja në gojë e edhe pse fytyrën qysh

atëherë e kishte jeshile.

Sidoqoftë, me kalimin e disa ditëve, në këtë dhomë bana disa shokë të

mirë, mbi të gjithë, Hilmi Kamatën, me të cilin u lidha fort e përgjithmonë.

Më patën vendosë në mes të Bajram Xhemaliut me fytyrë vrima-vrima, që

ishte prej Kalasë së Dodës, që deri para pak vitesh kishte mësue në Medresenë

e Tiranës e që dinte edhe pak anglisht. Mik m’u bë dhe Preng Bibës nga

Mirdita, një njeri i mirë e mjaft mizantrop, po edhe shumë serioz e i talentuem

në prodhime objektesh artistike në miniaturë të nxjerrë prej bërthamëve të

pjeshkëve e celuloidit. Një herë, simbas sugjerimit tim, prej një celuloidi të

zi, ai më nxorri me mjaft finesë një shqipe me krahë të ngritun gati për

fluturim, ndërkohë që me sqep tentonte të këpuste zinxhirët që ia kishin

lidhë kambët. Për kujtim, shqipen me gjithë simbolikën që kishte, unë ia

dërgova Simes.

Për rreth dy muej që qëndrova në këtë dhomë, me Bajramin e Prengën

do të hajshim bashkë.

78 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Në verë të vitit 1951, kur unë ndodhesha në kamp pune andej kah

Peqini, Preka bashkë me Prelë Tomën prej Nikçit të Malësisë së Madhe e

me një shok tjetër të tyne prej Dukagjini, ishin arratisë prej burgut të madh

e dalë në Jugosllavi. Mbas një qëndrimi relativisht të gjatë nëpër kampet

famëkëqij të Jugosllavisë, ata ishin nda përgjithnjë prej shoqishojt e Preka

tue pasë përfundue në Amerikë, ku i rekrutuem ma vonë prej forcave ushtarake

amerikane të “Ndërhymjes së Shpejtë”, një ditë kishte gjetë vdekjen

përfundimisht në luftimet e Vietnamit.

Nuk po gjejsha qetësi në vetvete, përderisa të mos kisha zbulue personin

që më kishte raportue për lëvizje nga dhoma, i cili një ditë mund të raportonte

edhe të tjerë e për gja edhe ma të randësishme. Për këtë qëllim një ditë

vendosa të kaloj në dhomën nr.3, ku kisha qenë ma parë e të rrijsha aty me

një shok timin, Tomë Sheldinë. Ndërsa bisedojshim me Tomën, mbajsha

vazhdimisht nën vëzhgim çdo lëvizje që ndodhte aty në dhomë. Qëndrojsha

në pritje që të lëvizte ai person që më kishte raportue në drejtori dy javë ma

parë e që natyrisht, s’e dijsha se cili ishte. Momenti për të lëvizë ai person

erdhi, dhe unë e pashë kur ai, tue besue se me Tomën s’e kishim mendjen te

një lëvizje e tij- dredhoi kah dera e dhomës e rrëshqiti si hajdut jashtë saj. Që

të mos u kuptonte prej të tjerëve, ai u kthye shumë shpejt në dhomë dhe u

ul si “engjëll” në vendin e tij ngjitë me derën. Toma më thonte që unë të

largohesha, mbasi edhe qëllimi ishte arritë, kurse mue nuk m’u dukte e

mjaftueshme përderisa aty të mos kishte ardhë polici, që t’u provonte prej

të gjithëve spiunimi nga ana e një të burgosuni, gja që vetëm atëherë do të

më jepte rast për ta demaskue para dhomës. Polici nga ana e tij, s’i pati lanë

qëllimisht pak kohë me kalue, hyni në dhomë e kur goja paptritmas më pa,

u drejtue kah unë tue më shikue si me çudi: “Po ti këtu? Hajde me mua”! e

më çoi fill e te drejtori i burgut, i cili do të më komunikonte dënimin prej tri

ditësh birucë.

…Për ne të rijtë, që për herë të parë ndodheshim mbrenda një ambjenti

njerëzish me moshë, formim e interesa të tjera do të na bante përshtypje

sjellja e tyne e përgjithshme, respekti e qëndrimi dashamirës që kishin për

njëni-tjetrin, ndjenja e tyne kolektive e një fisnikni që ndoshta prej vuejtjes u

manifestonte prej shumicës aty. Me njëni-tjetrin, na disa herë do të kishim

Nën terrorin komunist

79

pasë për objekt të bisedave tona faktin se si njerëzit aty ishin aq të mirë, gja

që s’e kishim ditë ma parë.

Në këtë dhomë jo të madhe burgu me nr.2, unë gjeta burra të vjetër

që respektoheshin prej të gjithëve, si zotnijtë Sheuqet Muka, Shyqyri beg

Kopliku e të tjerë me ma pak moshë.

Në këtë dhomë ndodhej edhe Xhelë Baci, që në atë kohë po lexonte,

“Chefs d’Oeuvres” nga letërsia franceze e që kur t’i pëlqente shumë ndonjë

prej atyne novelave të zgjedhuna, kishte dëshirë që t’ua lexonte edhe të tjerëve.

Xhela ishte i talentuem në letërsi, ndonëse shkollën e Fullcit e kishte krye

shkëlqyeshëm për agronomi.

Në atë dhomë edhe ish-revolucionari e komunisti i zhgënjyem Gjeto

Keqi, që s’do ta braktiste asnjiherë humorin e tij prej malësori, që aty lexonte

edhe në frëngjisht e që siç kemi tregue, vazhdonte me manifestue edhe një

dell poetik. Shoqninë me mue e deklaronte të lidhun qysh prej “fqinjësisë”

së birucave që kishim pasë në Sigurim, kur ai, për çdo kundërshtim timin

ndaj hetuesve, në shej solidariteti me mue, do të m’i binte mbrapa murit me

grusht disa herë.

Në atë dhomë përgjegjës do të ishte Pretash Nika.

Me pogradecarin Todi Ruho qeshë ba mik, i cili ishte njeri i butë e i

sinqertë e që ndër të tjera, do të më tregonte se si mbas çlirimit, kur ishte

pasë mbajtë një mbledhje e oficerëve të zgjedhun në Tiranë, mes të cilëve

edhe ai, që me atë rast kishte pyetë: “Tani që me Jugosllavinë jemi kaq të

lidhur, çfarë do të bëhet me Kosovën”? Dhe Enver Hoxha që formalisht

nuk e drejtonte atë mbledhje, i ishte përgjegjë: “Kushdo që të dojë të mirën

e Kosovës, duhet të urojë që Kosova të mbetet me Jugosllavinë, për kushtet

ma të mira që ajo do të ketë për ndërtimin e socializmit në vendin e saj”.

Në këtë dhomë lidha shoqni edhe me tre mirditas, që dikur, në mos

gabohem, kishin qenë studentë të gjimnazit të Shkodrës e konviktorë të

“Maleve Tona”, që i kishin emnat: Kolë Skana, Preng Bajraktari e ndue Zef

Ndoci.

Ali Taipi prej lagjes Dudas ndodh i burgosun se kishte strehue një

mikun e tij ballist nga jugu, majorin Bilbil Hajni. Aliu ishte njeri i mirë e

shumë i dashtun e, pavarësisht moshës disi të vjetër që kishte, do ta shihja

gjithmonë të qeshun e me humor.

80 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Kolë Ndou, bajraktari i Shalës, ishte burrë i qetë e i mençëm. Pa qenë

aspak artificial, do t’u dukte mjaft impozant tek rrinte në vendin e tij me

prestigjin e një njeriu që edhe në fatkeqësi kërkon të ruejë e justifikojë randësinë

e një parie malesh. Kolë Ndou me një palë mustaqe të mëdha, që anash iu

zgjatshin drejt, nuk lëvizte kurrë prej vendit të tij dhe dy mesoburra prej

Dukagjinit, njëni prej të cilëve i gjatë e me emnin Nikë, do t’i qëndrojshin

vazhdimisht pranë në shej respekti të madh e do t’iu gjindshin për gjithçka,

pa e lanë me prekë gja me dorë.

Kolë Ndoun gjithë kohën do ta shihje ndejun kambëkryq, me trup të

mbajtun drejt e me llullë të ndezun. Po t’i shkojshe për “vizitë”, aq shumë iu

bante qefi dhe aq shumë të nderonte në atë rast, sa kur u largojshe prej tij,

do të ndjejshe se ke marrë me vete kënaqësi për një bisedë të ngrohtë. Ndue

Lala prej Mirdite kishte pasë shkue një jetë të tanë me vuejtje e peripeci.

Ishte burrë i squet e njerëzor e kishte edhe një mënyrë të qartë e të rrjedhshme

të të treguemit, sa ngjarjet në gojën e tij merrshin bukuri të veçantë e mue

më ngjallshin aq kureshtje e interes, sa ndeja me të më jepte vazhdimisht

kënaqësi.

Ndoj në atë kohë duhej të ishte rreth pesëdhjetë vjeç burrë. Kishte një

fytyrë si në rozë të zbardhukët e me do njolla ngjyrë kafe të stamposuna

nëpër të. Me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës e kishin arrestue e dënue me

vdekje dhe pë tre muej kishte qëndrue nën peshën e randë të atij dënimi.

Një vorfni e skajshme e një koncept i rrjedhun prej saj e kishin çue atë

e shokët e tij dikur që të grabitshin bagëti me forcën e pushkëve, deri edhe

në viset e largëta të Kosovës e të Çamërisë, me qëllim që të mundësojshin

mbijetesën e fëmijëve, të grave, pleqve që kishin ndër shtëpia. Me një motiv

të tillë ata do të justifikojshin çdo grabitje, do të ndiheshin krenarë për guximin

e treguem në këso rastesh e sa ma i largët që të kishte qenë vendi i aksionit

të tyne, aq ma shumë nder do të sillshin ndër vendet e tyne, kur të ktheheshin,

kurse të ramëtë në përpjekje e sipër me armë ndër ato raste, kujtoheshin si

ata që bien ndër lufta për atdhe.

Në dhomën nr.1 ku unë isha futë fshehtas nja dy-tri herë, figura ma

interesante dhe ma e nderueme, përfshi edhe dy dhomat e tjera, do të ishte

pa asnjë dyshim ajo e sheh Ali Bogdanit prej Bicajve të Lumës. Unë

personalisht nuk kam pasë rast e mundësi të takohem asnjëherë me të. E

shihsha me atë trupin e tij modest,- por tepër të proporcionuem- të

Nën terrorin komunist

81

mbështjellë mbrenda një xhybeje të gjatë ngjyrë kafe, tue pasë në krye një

prej atyne fesave të ulët që zakonisht përdornin besimtarët myslimanë në

kohë lutjesh, shtue edhe një mjekër të butë si mëndafshi e të bardhë si bora,

që i zbriste hijshëm deri poshtë mbi gjoks e mbi të gjitha një hir që i ndriste

si me mister në një fytyrë të bukur e me tipare tepër fisnike, tue të ba me

thanë që ai ishte vetë “Muhameti” i zbritun në tokë.

Siç do të na tregojshin të burgosunit që ishin në një dhomë me të, ai

gjithë kohën e shkonte i tretun në meditacione të thella e lutje drejtue Zotit.

Kultura fetare e sidomos përkushtimi ndaj Zotit, që bashkë me mençurinë

e prestigjin e tij njerëzor, kishin ba që ai të ishte, si e thamë edhe ma nalt,

njeriu ma i respektuem.

Ma i zgjedhuni, ose i dashtuni i tij pa asnjë rival do të ishte Elez Troshani,

për vokacionin fetar që kishte, si edhe për adhurimnin- si për një shejt- që ai

ushqente për sheh Alinë. Elezi, i shoqnuem prej një polici, gjithë ditën do të

punonte si farmacist përjashta burgut dhe me t’u kthyem mbasdreke në

burg e deri pak para se të binte me fjetë, ai do të kalonte gjithë atë kohë i

ulun në gjuj e vetëm në gjuj, para sheh Alisë, si para Zotit.

Studimet fetare, sheh Aliu i kishte krye në Stamboll. Dy djelm prej

Shistaveci me mbiemnin Ndërgjuti, njëni prej të cilëve me emnin Ragip, do

t’i qendrojshin vazhdimisht pranë sheh Aliut e do t’i shërbejshin me të gjitha.

Në dhomën 1 na kishim shokët Ruzhdi Çobën, si dhe studentët Thabit

Rusin, Rrok Palin, Refik Bushatin, Gjon Ljarjen, Lec Bruçajn etj. në atë

dhomë edhe plaku prestigjioz Ramadan aga, Dan Hasani, si gjithnjë krenar

e me autoritet e që gëzonte shëndet të mirë, pavarësisht tetëdhjetave që po

u afronte. Aty dhe zotnia Zef Haxhia, si dhe Riza Hoti, baba i shokut tim,

Burhan Hoti, në buzëqeshjen dashamirëse të të cilit mue vazhdimisht do të

m’u dukte se lexojsha jo vetëm lidhjen time me të birin, po edhe mirënjohjen

e tij si prind për që s’ia kisha nxjerrë të birin në Sigurim. Aty ishte edhe

hoxha trim e i respektuem, Hafiz Musa Dërguti, kushrini im Ruzhdi Baja,

Rasim Hebovija, Qemal Dibra, dentisti Xhabir Dibra, Gani Ymeri, Paulin

Kel Pali, sikurse edhe ma i vorfni, tuberkulozi, trimi e besniku, shoku i ynë

atëherë e mbrapa, Mark Lleshi.

Priftërinjtë ishin më vete. I shifshim fare pak, vetëm kur shkojshim në

WC. Prej tyne kishin mbetë pa shkue në kamp ata që ishin të sëmurë ose

krejt të paaftë për punë fizike, si dhe ndonjë që për me justifikue qëndrimin

82 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

mbrenda grupit të vogël të puntorisë, mund të bante një punë të

specializueme në dobi të drejtorisë. Ndër priftërinjve, një i tillë mund të

ishte patër Leon Kabashi, me të cilin arrinte të komunikonte në mënyrë të

pakuptueshme prej të tjerëve vetëm Ramadan Sokoli, sigurisht i interesuem

për punimet në pikturë që ai ndoshta kishte në dorë. Me sa mbaj mend, aty

patën qenë edhe monsinjor Koliqi, patër Frano Kiri, patër Mark Harapi, e

patër Gegë Lumaj, si edhe patër Rrok Gurashi, prifti me të cilin qeveria

komuniste, përmes Tuk Jakovës, vazhdonte,- siç thojshin- pa rezistencë,

tratativat për shkëputjen e kishës prej Vatikanit.

Ashtu si e priftënve, diku në anë të asaj ndërtese, ishte edhe dhoma e

grave, ku ndodheshin Zoja Adile Boletini, si dhe ma të rejat, Drita Kosturi,

Agime Pipa, Terezina Pali, Vitore Kuka, Ana Daja, Bedrije Ashiku, një

mirditore me emnin Prendë, që na të burgosunit qytetarë, shokëve tanë

mirditorë ua quejshin “Prenda e bukur”, sepse me të vërtetë ishte shumë e

bukur, që me njerëzit e malit, ishte pasë tregue shumë trime e besnike. Do të

na u dhimbte, kur mbas një vjeti të ndigjojshim se ajo kishte vdekë në burg

prej sëmundjes së tuberkulozit.

Si e kemi thanë edhe herë tjera ma sipër, me rastin e vrasjes së Bardhok

Bibës qenë arrestue shumë mirditas, të cilët, mbas nji gjykimi të shkurtë, i

sillshin grupe-grupe në burgun tonë. Elez Troshani, që mbrenda burgut

kryente punën e mjekut e si i tillë, kishte për detyrë që edhe atyne mirditorëve

t’ua bante dizinfektimin e menjihershëm, njeni ndër ta nji ditë do ta pyeste

Elezin: “Po shkaf asht kjo mor zotnej”? “Me mbytë morrat”, do t’iu përgjigje

Elezi me za të naltë dhe ai, mirditori, si me qenë tue folë me vete, do të

vazhdonte: “Po na kaj marr e kem pasë edhe në vakt të Zogjit (për Zogun)”!

Nën terrorin komunist

83

URAN BUTKA

Uran Butka vjen nga një familje patriotësh.

Babai i tij Safet Butka vret veten gjatë Luftës

II Botërore për shkak të dhimbjes që i shkaktoi

vëllavrasja mes shqiptarëve, duke bërë një apel

të madh për ndërprerjen e luftës civile. Urani,

pasi diplomohet në gjuhë-letërsi dhe punon disa

vjet mësues, për motive politike pushohet nga

puna dhe detyrohet të bëjë punë të rënda fizike.

Në vitin 1975, me vendim të Komisionit të

Internimeve dëbohet nga Tirana dhe internohet

me gjithë familjen në Tropojë, mandej në

Martanesh. Është ndër nismëtarët e lëvizjes

demokratike; një prej themeluesve të Shoqatës

Kombëtare të ish-të Përndjekurve Politikë të

Shqipërisë. Zgjidhet deputet. Gjithashtu, ka qenë

kryetar i Komisionit për vlerësimin e figurave

kombëtare dhe rehabilitimin e viktimave të

diktaturës. Ka drejtuar lëvizjen për pajtimin

kombëtar dhe integrimin e të përndjekurve

politikë. Ka botuar shumë libra si “Ringjallje”,

“Gjeniu i Kombit”, “Kthimi i Mid’hat

Frashërit”, “Safet Butka” etj.

84 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

LARG NJERËZVE…

- Kjo është mbrëmja jonë e fundit në Tiranë,- tha Ema.

Kishim dalë për të blerë diçka, ndërkohë që bëmë edhe një shëtitje.

Ajo që na ra në sy menjëherë, ishte zbrazësia. Një gjë e pazakontë në Tiranë,

ku mbrëmja ishte e veçantë, ndryshe nga çdo qytet tjetër. Këtu, shëtitja e

mbrëmjes ishte një ritual kolektiv. Një lumë njerëzor me dy krahë, që rridhte

nëpër bulevard e qarkonte nga sheshi “Skënderbeg” tek sheshi i Universitetit

e kthim. Në këtë qerthull lëvrinte e pulsonte jeta e kryeqytetit: qytetaria e

meskiniteti, ambicja e kotësia, bukuria e shëmtimi, veshjet e reja dhe ato

dalëboje. Zotëronin ngjyrat e errëta, edhe pse ishte verë. Rrjedha njerëzore

kishte pamjen e një kortezhi zije. Ngjyrat e çelëta quheshin të buta e paqësore,

s’shkonin me mendësinë e njeriut të ri. Koha kërkonte ngjyra të forta, të

ndezura, veçanërisht të kuqen.

Në xhiron e mbrëmjes njerëzit sikur çliroheshin nga pesha e halleve të

ditës e lehtësoheshin shpirtërisht. Aty shikoheshin e piqeshin me njëri-tjetrin,

bisedonin shpenguar sidomos për motin dhe sportin (temat e tjera ishin të

rrezikshme), përcillnin lajmet, thashethemet, qanin hallet… Ky ishte i vetmi

dëfrim i tyre. Rretheqarku qe spiralja e qytetarëve, ku ngërtheheshin edhe

intelektualët. Ndërsa elita politike nuk shfaqej atje. Gjithçka vërtitej brënda

vetes. Një vorbull e përditshme, e lejuar.

Ishte e diel, ditë kur, zakonisht, shëtitorja mbushej plot e përplot. Por

ishte thuajse shkretinë.

- Kam kohë që s’kam dalë,- tha ajo. – Qenka me të vërtetë e

trishtueshme!

- Që kur ka nisur “qarkullimi”, ka shteruar edhe shëtitja e mbrëmjes.

Të gjithë i ka zënë frika, i ka përfshirë paniku. Sikur ka rënë skifteri ndër

pula,- iu gjegja unë.

- Nesër do të nisemi. A thua do të kthehemi ndonjëherë?

Në zërin e saj ndjehej një pasiguri e dhimbshme, e shtrirë në pafundësi.

Nën terrorin komunist

85

Ne këtu i kemi rrënjët. Sido që të ndodhë, do të rikthehemi. Kohët që

vijnë, s’ka sesi të mos jenë më të mira…

Ia thashë këto fjalë ndoshta për të mos ia thyer përfundimisht shpresën.

Po punët shkonin si mos më keq dhe vetë e keqja po depërtonte thellë e më

thellë. Madje edhe brenda njeriut.

- Do ta përballojë dot nëna? - tha ajo.- Po të mos e kisha Elën në gji,

do ta kisha lënë këtu me nënën. Do të ishte më ndryshe për të dyja, ndonëse

e vështirë për mua. Na gjeti ky shtegtim me foshnjë në duar…

- Nëna është e argasur në vuajtje dhe do të durojë derisa të kthehemi

ne. Ajo kërkon të rrijë në shtëpi, për ta ruajtur këtë cak për ne, me besim se

do të vijmë një ditë. Shpresa do ta mbajë gjallë…

Ema vinte nga një familje qytetare beratase. E ëma e saj, bijë myftiu,

shoqe e ngushtë e Margarita Tutulanit, e kishte ndihmuar luftën çlirimtare,

por u zhgënjye nga tjetërsimi i saj dhe abuzimi me pushtetin. I ati, idealist

dhe njeri me kurajo, nuk shikohej me sy të mire. Po të vëllait, shkrimtar, i

merrte luga ujë, ndaj arriti t’ia nxirrte të drejtën e studimit për mjekësi.

Meqenëse mbaroi shkëlqyeshëm, e mbajtën mjeke në Klinikën Universitare,

ku u specializua për veshkat. Mirëpo, lidhja dhe martesa jonë i shprishën të

gjitha normat familjare e shoqërore. Atë e thirrën në zyrën e Partisë dhe i

bënë trysni që të ndahej, po ajo u tregua “mosmirënjohëse”, kur s’pranoi,

madje e quajti ndërhyrje në familje. Ashtu?! Po për pastërtinë e familjes

shqetësohej edhe Partia! Ndaj e shpallën heretike dhe e futën në rreth të kuq.

Ajo ishte e para në listat e qarkullmit të kuadrove, përpiluar nga Komiteti i

Partisë. Por kishte edhe një lloj tjetër liste, që hartohej nga Komisioni i Dëbim-

Internimeve. Unë isha objekt i kësaj liste. Si çift ishim nën kujdesin e të dy

komisioneve, prapa të cilëve qëndronte Sigurimi i Shtetit. Për ne u vendos

që të dëboheshim nga Tirana dhe të nguleshim diku në skajin më verior të

vendit.

- Kam dëgjuar se po largojnë edhe njerëz të tyre, madje me rëndësi,-

tha Ema.

- S’kanë më besim as te vetja, madje kanë frikë. Kështu, me një gur

vrasin disa zogj. Në radhe të parë ne, me “njolla të vjetra”, mandej, ata me

“njolla të reja” dhe më në fund, “të dyshuarit”, që bëjnë shumicën e

inteligjencies, të cilën e quajnë edhe shërbëtore, por edhe varrmihëse të

socializmit.

86 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Unë s’marr vesh nga këto, sesi më duken. Absurde. Të frikshme.

Nuk di pse bëhen…

- Bëhen që askush të mos e ndiejë veten të sigurtë, të qetë, e të

paprekshëm. Përveç njëshit. Të tjerët të ndjehen si në rrethim, si në luftë.

Pjesë e shtjellës. Dhe të mos u shkojë mendja për mungesat, për gjithçka që

u është ndaluar. Madje të jenë mirënjohës. Çdo gjë bëhet, jo për t’ua lehtësuar,

por për t’ua vështirësuar jetën njerëzve. Tani kanë nxjerrë një parullë tjetër:

“Kundër rehatisë personale”. Ja, shikoje ku e ke të shkruar! Shkodranët iu

përgjigjën me humorin e tyre të hidhur: “Ua hoqëm shalat biçikletave dhe u

ulëm mbi kunj. Mrekullia vetë!”

Ne qeshëm, ndonëse edhe e qeshura nuk ishte në modë.

Ndërkohë i ishim afruar shtëpisë, ku na prisnin nëna me Elën.

Nëna ishte ulur në vendin e vet tek qoshi i divanit. Elën e kishte zënë

gjumi në prehrin e saj. Kokën e vogël e kishte mbështetur në gjoks dhe

flokët gështenjë i derdheshin mbi ballë, gjer te vetullat e holla e qerpikët e

gjatë, të zinj. Faqet dhe buzët e brumta trëndafili, të ngjeshura mbi bluzën e

zezë të nënës, doçkat topolake mbërthyer te krahët e saj, trupi i imët, zhytur

në pëqi që ulej e ngrihej nga një frymëmarrje e thellë, gjithë qenia e saj ishte

ngërthyer tek nëna dhe s’donte të shqitej prej saj. Sikur e kishte ndjerë ndarjen.

Nëna na ndoqi me sytë e mëdhenj e të trishtë, sikur të na pyeste: “Mos

keni ndonjë lajm të mirë?” Shamia e zezë i bënte hije ballit të lartë. Vetullat

e ngritura jepnin kurbën e shqetësimit dhe buzët e shtrënguara, po ashtu,

tërë tendosjen e brendshme.

- S’donte që s’donte të shtrihej në krevat,- tha ajo për Elën. – M’u fut

në gji dhe e zuri gjumi si engjëll i Zotit.

U ulëm pranë saj. Unë i preka lehtë e lehtë dorën e ligur, të bardhë e të

dridhshme, me damarë blu përsipër dhe gishtërinj të hollë e të gjatë.

Këto duar na kanë rritur,- mendova. Të prehej shpirti ta shikoje ashtu,

si Shën Mëria, me kokën pak të anuar, e druajtur dhe fisnike duke rrëzëllitur

vetëm dashuri. Në fytyrën e saj prej shënjtoreje u çel buzëqeshja e zakonshme,

e përmbajtur dhe e ngrohtë.

- Zoti është i madh,- tha ajo. - Të keni besim. Për të tjerat s’jua kam

merakun. Do t’ia dilni mbanë. Vetëm për Elën …

Asaj iu drodh zëri.

Nën terrorin komunist

87

- Mos ki dert, - i tha Ema e mallëngjyer. -Posa të mbushë vitin, do ta

sjellim këtu. Të rrijë me nënoken, si tani.

Atë natë nuk mbyllëm sy.

Vëllait të madh i ishin fryrë dhe mavijosur sytë. Të mesmit i varej

ndonjëherë koka e thinjur, por brofte si i dalldisur: “Qameti u bëftë, ju mos

ikni!” Nëna, që zakonisht ishte fjalëpaktë, e mbante gjallë bisedën, e cila herë

ndizej e herë shuhej. Motra, me sy të lëbyrur nga lotët dhe me zë të zvargur,

bisedonte me Emën.

Kur ra buria, të gjithë u rrëqethën. Na u duk si një sirenë alarmi. Ishte

ende natë dhe një qetësi e plotë. Vëllezërit dolën të heshtur për të ngarkuar

plaçkat. Edhe ne pas tyre. Nëna u çapit me Elën në gjoks deri te porta. Aty

qëndronte si një sfinks, një kamion i zi, i mbuluar. Në barkun e tij do të

përfundonim. Iu afruam. Ela flinte. Ema e mori në krahë me kujdes nga

duart e nënës, që u mbështet pas portës për të mos u rrëzuar. Pak më tutje,

dy civilë, si dy hije, qëndronin më këmbë.

- Hipni dhe uluni në mes të plaçkave,- na tha shoferi.

- Pse, në karroceri do të udhëtojmë? - klithi Ema dhe bëri disa hapa

pas. – Aty të zihet fryma dhe të mbyt pluhuri. S’janë pak, po treqind kilometra

rrugë. Mos doni të më mbarojë vajza?!

Tek porta u dëgjua rënkimi i mbytur i nënës.

- Vendet përpara janë të zëna, - tha shoferi dhe vështroi nga civilët. –

Unë vetëm timonin kam, moj motër!

U ngjita unë i pari. I zgjata dorën Emës, po dora më mbeti pezull.

Civilët u afruan dhe pashë fytyrat e tyre të ngrira. Një llambë elektrike

ndriçonte këtë skenë nga maja e shtyllës.

Ema më zgjati vajzën, mandej u ngjit edhe vetë. U ulëm mbi një deng.

Nuk patëm kohë as të përshëndeteshim, se ra mushamaja e zezë, siç bie

perdja në fund të një drame dhe kamioni i mbyllur nga të gjitha anët, u nis.

- Unë s’kam asnjë dijeni, - tha sekretari i lokalitetit të Tropojës. Ishte një

burrë i gjatë si hosten dhe me sy të kërcyer nga pija. – Për dreq s’është as

kryetari, por do të vijë, në mos sot, nesër… Më prisni aty jashtë, sa të

bisedoj me shokët e komitetit të rrethit.

Hyri në zyrë dhe foli për një kohë të gjatë në telefon.

88 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Ne prisnim në djerrinën përpara ndërtesës. Ishim tmerrësisht të lodhur.

Ema ishte ulur mbi një valixhe druri dhe mbante në krahë Elën

gjashtëmuajshe, që ckinjej e grindej pa pushim. Shoferi këmbëngulte t’i

shkarkonim plaçkat nga kamioni se donte të kthehej. Unë prisja sekretarin

të na tregonte cakun. Por ai vazhdonte të qëndronte në zyrë. Kështu kaluan

mbi dy orë pritjeje cfilitëse. Dikur doli.

- Ti je caktuar mjeke këtu, - iu drejtua Emës, sikur unë të mos ekzistoja.

- Po ku do të vendosemi, këtë nuk na i thatë?!- ia ktheu ajo.

- Këtë s’e di ende, - tha ai. -Kryetari i komitetit më tha që t’ju sistemojmë

në vatrën e kulturës. Sapo të vijë Asllani, do të mblidhemi e do të vendosim.

- E nëse ai s’vjen? – pyeti ajo.

- Në fakt, nuk e dinim që ju do të vinit, - dredhoi ai.

- Unë duhet të kthehem, - tha shoferi. – Kështu e kam urdhërin.

- A ka hotel këtu? – pyeta unë.

- Jo.

- Duhet t’i shkarkojmë plaçkat, - më tha shoferi. - Këtu s’ka vend për

ju, jo më për mua!

Civilët kishin zbritur pak përpara në Bajram Curr.

E ndihmova shoferin. Në tokë, pranë zyrave, u bë një pirg me rraqe e

orendi të përdorura. Si muhaxhirët!

Vajza qante.

Disa fëmijë na u afruan. Një vajzë e hajthme, si ndonja katër vjeç, me

flokë të verdha e të drejta, iu qas Elës, e nanurisi dhe e puthi. Ela pushoi

menjëherë. Sytë e saj të bukur e të pafajshëm, shkreptinin përmes lotëve

dhe buzëqeshjes. Ema i përkëdheli tropojanes së vogël flokët e dylltë.

- A je? - më tha një djalë shtatë-tetë vjeçar. M’u duk sikur më pyeti: “A

je gjallë, a lëshon hije mbi dhé, a qëndron fort?”

- A je burrë?!- më përshëndeti një fëmijë tjetër.

- Tungjatjeta! A keni nevojë për gjë? - pyeti një djalosh.

- Faleminderit, faleminderit!

Bota e madhe, e qashtër dhe burrërore e fëmijëve na gëzoi, na nxori

nga ajo gjendje e rrënuar. A thua se mirësia dhe burrëria kish mbetur vetëm

te fëmijët?!

Ra mbrëmja dhe ne ishim aty.

Qielli ishte me yje dhe yjet si sy të pikëlluar.

Nën terrorin komunist

89

Në zyra hynin e dilnin njerëz, që na shikonin si qenie të rëna nga ndonjë

planet tjetër.

Tekefundit, u duk sekretari.

- Do të banoni në vatrën e kulturës, -i tha Emës. – Është ajo kulla atje,

përtej zyrave. Përgjegjësi po e ndreq. Ai do t’ju ndihmojë edhe për teshat…

Natën e mirë!

Kulla ishte një ngrehinë e lartë njëkatëshe, me dritare të vogla si frëngji,

pa tavan dhe pa dysheme. Sipër – trarët e zinj, poshtë – trualli prej balte.

Kundërmonte erë myku dhe vjetërsie. Një raft pa derë, disa çifteli me tela

të këputur dhe kostume kombëtare të ronitura. Një etazher me libra e

broshura, kryesisht veprat e Enverit. Dy tavolina shkollore, karrige pa këmbë

dhe stola të gjatë dërrase. Çdo gjë e kishte mbuluar pluhuri.

Një llambë e zbehtë, si një yll i këputur, varej në qiellin e zi të kullës.

Dita e mekur, e përthithur nga errësira, u jepte sendeve përqark, mbuluar

me një shtresë pluhuri thuajse kozmik, imazhin e një bote tjetër.

- Nuk e fut vajzën brenda, pa e pastruar, - tha Ema. –Të lutem, një

kovë me ujë dhe një shkop sa më të gjatë, - iu kthye përgjegjësit, një burri të

mpakët e të fishkur në fytyrë, me flokë të bardhë e me sy të futur thellë në

golla.

Ajo hoqi një pjesë të zhulit, të pluhurit e të rrjetave të merimangave.

Pjesa tjetër, që s’arrihej, nderej nëpër muret e lartë, trarët e dërrasat e çatisë,

si një katrahurë me rrjeta të varura piratësh. Dekor i një drame mesjetare.

Vendosëm sustën e krevatit në mes të gërmadhës. Unë s’kisha dashur

ta merrnim nga Tirana, po ja që na hyri në punë. Përndryshe, do të shtronim

përtokë.

Elën e vumë në mes. Kishim frikë ta vendosnim në karrocën e dorës,

na trembte tundimi i minjve apo i ndonjë zvarraniku. Teksa ajo flinte, ne

nuk na zinte gjumi, ndonëse ishim të lodhur për vdekje. Brejtjet e vërshimet

e minjve, fluturimet e herëpashershme të një lakuriqi nate nëpër kupolën e

errët të kullës, lehjet e pareshtura të qenve, s’na linin të mbyllnim sy.

Ndoshta edhe diçka tjetër, që s’po e përcaktonim ende.

- E gjen dot? – i thashë Emës.

Ajo ngriti supet.

- Shiko rreth e qark.

- Sytë e Enverit, - u përgjigj ajo. - Edhe këtu nuk na ndahet. O Zot!

90 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Portreti i tij ishte varur në murin përballë. Foto e viteve kur kishte bërë

krimet më të mëdha. Megjithatë, fytyrë e bukur, vështrim i qetë, buzëqeshje

e ngrohtë…

- Çfarë force për të dhënë këtë vështrim e këtë buzëqeshje! Forca e

djallit për t’u shfaqur si engjëll, - thashë unë. - Kryevepër e shtirjes.

- Ule zërin, - tha ajo. – Edhe muret kanë veshë.

- Nuk mund ta duroj këtë vështrim.

U ngrita, vura një tavolinë rrëzë murit, mbi të një karrike dhe u ngjita.

E përfshiva portretin dhe e shkula nga vendi. M’u duk sikur, për një çast, e

shkula nga froni.

- E hoqe, po gjurma mbeti, - tha Ema. – Shikoje hijen në mur.

Gjurma ishte e thellë si një hon.

- Do të bjerë menjëherë në sy, - tha ajo. – Mos do që të të futin

brenda? Po unë me vajzën ku të mbytemi pastaj?

Qëndrova një copë herë në mëdyshje. Si një shtatore me portretin në

dorë. Ajo më ndiqte me sy… Më në fund, e vendosa në vend. Zbrita

poshtë, mora një çarçaf të Elës dhe ia hodha përsipër. Megjithatë vështrimi

i tij zhbirues më bëhej sikur përshkonte edhe pëlhurën…

E nesërmja qëlloi e diel.

Kërkova një bojaxhi, por më thanë se kishte ikur në Fierzë. Atëherë

gjeta një kovë me gëlqere e një furçë dhe leva me të bardhë muret e

brendshme të kullës.

Elën e vendosëm në karrocë nën hijen e një shege, përballë derës. Ema

e kqyrte herëpashere, lante e shplante me ujët që ia sillja me kova nga një

çezmë larg dhe kthehej përsëri te vajza.

- Çikë apo çun e ke? - u dëgjua një zë gruaje.

- Çikë,- iu përgjigj Ema.

- E paç me jetë! Si dritë qenka, marshalla!

- Ua, Teuta!

- Po si je, moj doktoreshë?

Ato u përqafuan fort.

- Ky është im shoq, Bajrami. E mban mend?

- S’më kujtohet…

Nën terrorin komunist

91

- Kam ardhur shpesh në spitalin e Tiranës, kur Teuta ishte e shtruar

atje, - tha ai.

- Ah, po. Ju prisnit te dera gjatë çdo seance dialize. Madje m’u hodhët

në qafë kur ju thashë se Teuta kishte shpëtuar…

- Ju jemi mirënjohës për jetën e saj.

- Urdhëroni brenda, megjithëse rrëmujë…

- Kemi ardhur t’ju marrim në shtëpinë tonë. Kemi vend boll. S’keni

pse të rrini këtu,- tha Teuta.

- Faleminderit shumë, por ne këtu na kanë caktuar dhe këtu do të

qëndrojmë,- iu përgjigj Ema. - Do të përpiqemi të rregullohemi disi.

- Jo, moj doktoreshë, punë që s’bëhet. Bile, duhet t’ju kishim marrë

qysh mbrëmë. Po u përhap fjala se kishin prurë disa të internuar nga Tirana

dhe kurkush nuk guxoi të dilte. Sot më dëftoi doktor Ganiu, që e kemi

komshi, se ka ardhë një mjeke për veshkat. Cila? - e pyeta. – Ema, - më tha.

- U nisa fill e këtu.

Teutën mund ta merrje për tridhjetë deri tridhjetë e dy vjeçe. E gjatë si

selvi, flokëzezë dhe sykaltër si Valbona, një çudi e natyrës. Një vit më parë

ish bllokuar papritur nga të dyja veshkat. Dhjetë ditë pa urinuar. Azotemia

në kulm. E prunë urgjentisht në Tiranë. Atë mbasdite Ema ishte mjeke roje.

I bëri menjëherë analizat dhe e futi në dializë. Seanca e parë zgjati tetë orë

dhe Ema qëndroi vetë tek aparati. Për shtatë ditë rresht, e lidhur te veshka

artificiale. Thuajse ishin humbur shpresat. Ditën e tetë, veshkat iu zhbllokuan

dhe e rimorën funksionin. Ema nuk iu nda për asnjë çast, derisa u rikthye në

jetë.

- Si je tani me shëndet? - e pyeti.

- Ndjehem shumë mire, doktoreshë. Tash kam ndërprerë edhe ilaçet.

- Si kokërr mollë je, - i tha duke qeshur Ema dhe e përqafoi.

- Hajt, nisemi për shtëpi bashkë me çikën dhe burrin, - tha Teuta. -

Bajrami gjen një karrocë dhe i bie teshat.

- Nuk mund të vimë, - ia ktheu Ema.

- Po a doni ta humbni çikën? Këtu s’ka asnjë kusht, bile as ujë s’ka. Në

këtë kullë ka gjysëmshekulli që s’banon njeri. Qysh në kohën e luftës. U

vranë krejt meshkujt dhe fisi u shua. Tash vetëm gjarpërinj ka.

U bë një heshtje e rëndë.

92 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Teuta! - e theu mundimshëm heshtjen Ema. -Nuk duam t’ju sjellim

telashe as ty as Bajramit. Ne… jemi në rreth të kuq…

- Ani, kjo s’na tut aspak, - foli Teuta.

- Unë punëtor jam, - tha Bajrami. - Në më heqshin nga Fierza, diku do

të punoj. Teuta në shtëpi ndodhet. Për ne nder është, s’është marre.

S’kisha folur deri atëherë. Më preku mirësia e tyre, por edhe më erdhi

shumë mirë që burrnia kishte mbetur ende gjallë.

- Ju falënderoj me zemër, por unë s’vij dot. Ema të bëjë si të jetë më

mirë.

- Unë s’ndahem nga ti, - s’u përmbajt ajo.

- Fjala nuk është për ndarje, po për të siguruar vajzën.

Rreziku për jetën e vajzës e theu atë.

Të hënën në mëngjes u nis nga shtëpia e Teutës për në spitalin e krahinës,

ku i thanë se s’dinin gjë mbi emërimin e saj atje. Shkoi në zyrat e komunës.

Kryetari e priti ftohtë, madje s’i dha as dorën.

- Nuk është vendosur se ku do të punosh, - i tha. – Do të presësh.

- Kush do ta vendosë? - pyeti ajo, por s’mori përgjigje. Ai nisi të fliste

me një tjetër, duke i dhënë të kuptonte se biseda kish mbaruar.

Kur erdhi te kulla, ishte e mërzitur dhe nervoze. Flegrat e hundës i

dridheshin lehtë dhe buzët i kishte të shtrënguara, të zbehta.

- Mos u mërzit, është lojë nervash. Na duhet ta përballojmë me qetësi.

- Nuk më shqetëson shpërfillja që shkon deri në poshtërim, por kjo

gjendja pezull…

- Kurrkush s’e ndien veten të sigurt për vendin e punës, për vendin e

qëndrimit, për vendin e vdekjes. Gjithçka pezull. Gjithkush – as në qiell e as

në tokë. Vetëm kështu mund t’i zotërojnë e t’i drejtojnë shprirtrat atje ku

duan.

- Unë s’kërkoj asgjë, veçse të punoj, kudo që të jetë. Ti e di dobësinë

time për profesionin. A thua të ma heqin të drejtën e ushtrimit?

- Këta ta heqin pa mëdyshje edhe të drejtën për të jetuar. Duhet të jemi

të përgatitur për gjithçka… Për ty, - shtova që ta qetësoja disi, - s’kanë shkak

për ta bërë këtë… Pastaj jemi bashkë, kemi edhe Elën… Si the ti, kur u

Nën terrorin komunist

93

mblodhën të dyja familjet në Tiranë: “Me ty do të vij edhe në fund të

botës”.

Ajo më përqafoi dhe ia ndjeva lotët mbi sup.

- Më fal, - tha me zë të njomur, - po tregohem egoiste… Po për ty

ç’do të bëhet?!

Qëndruam pezull një javë. Në fund të saj, na njoftuan se duhej të

udhëtonim për në Fierzë. Atje na kishin caktuar. Tashmë na këndonte gjeli

në majë të mushkës…

Siç mora vesh më vonë, ishte bërë një gurgule e madhe në rreth dhe në

qeveri: Ç’na i keni dërguar këta të deklasuar? Tropoja është rreth i pastër

kufitar. Ata mund të kalojnë nga çasti në çast kufirin! Kush e mban

përgjegjësinë, pastaj?… Ishin mbledhur komisionet në Tiranë dhe kishin

udhëzuar: “Sa të gjejmë vendin e përshtatshëm, zhvendosini në pjesën më të

brendshme të rrethit, sa më larg kufirit”.

Fierza ishte skaji më i brendshëm.

Ngarkuam përsëri rraqet në një kamion. E vetmja që na përcolli ishte

Teuta. Bajrami ndodhej në punë. Ajo mbante në krahë Elën, pas së cilës

ishte dhënë shumë ato ditë. Ela e kish qarkuar me doçkat e vogla në qafë

- Ku-ku, ku-ku..!- mërmëriste Teuta.

- Mos u ligështo! - i tha Ema. Afër do të jemi. Sa të rregullohemi, do

t’ju ftojmë të vini.

- Do të vijmë, patjetër.

Në Fierzë na vendosën në një nga pallatet e punëtorëve të Zonës B.

Në një dhomëz në hyrje të ndërtesës, që shërbente si vendroje. Përballë wcve.

As sustën nuk e nxinte. Për raftet e orenditë e tjera, as që bëhej fjalë. Ato

i lamë në korridor, ku një nga një bënë këmbë. Brenda vendosëm një krevat

tek, një tavolinë të vogël dhe karrocën e vajzës. Bëmë një prag me beton

poshtë derës, nga depërtonte urina dhe era e qelbur e wc-ve pa ujë. Zhurmave

të pandërprera të punëtorëve, që punonin me tre turne, s’kishim ç’t’u bënim.

Njeriu përshtatet me gjithçka. E gjen arsyen dhe vullnetin për të jetuar,

në çfarëdo rrethanash qoftë. Edhe kur jeta bëhet e padurueshme.

Ema interesohej çdo ditë për punën. Makar të fillonte ajo një herë. Na

ishin mbaruar edhe ato pak para, që kishim marrë me vete. Na ishte sosur

durimi.

94 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Pasnesër do të filloj në spital, - ma dha sihariqin. – Kështu më thanë

në komitetin e rajonit… Nesër bëhet një mbledhje me rëndësi. Më porositën

që të jemi patjetër të dy. U thashë që njëri s’mund të vinte, ngaqë s’kemi ku

ta lëmë vajzën, sepse nuk na e pranojnë në çerdhe pa qenë në marrëdhënie

pune. Po është urdhër i prerë, më thanë.

Salla e madhe e Këndit të kuq, siç thirrej, ishte mbushur plot e përplot

me punëtorë të Zonës B, mjekë të spitalit dhe arsimtarë të shkollës 12-

vjeçare. Mezi gjetëm një vend andej nga fundi. Vajzën e kishim marrë me

vete. Në orën e caktuar nisi mbledhja. Në presidium u ulën autoritetet vendore

dhe i deleguari, sekretari i Komitetit të Partisë për kuadrin, një burrë i vogël

nga trupi, por mjaft i aftë, siç thoshin. Ishte nga Vlora, kushëri i shokut

Hysni. Në sfond, shkëlqente në vaj një portret i madh i Enver Hoxhës,

vepër e sapombaruar e një piktori të njohur, që e kishin sjellë për riedukim

në Fierzë. Rreth e qark mureve citate të Enver Hoxhës.

I deleguari foli me pathos për situatën. Gjindja u elektrizua.

- Me leje, -tha një punëtor i veshur me kominoshe, ulur në rreshtin e

parë. – Kam një pyetje. Ju folët drejt për vigjilencën dhe luftën e klasave,

por ama na sillni në qytetin tonë të ri socialist, armiq të partisë. Bile, i vini në

punë të zgjedhura, i strehoni në pallatet e punëtorëve…

E kuptova që kjo mbledhje ishte kurdisur për ne. Pas diskretitimit

publik, zakonisht vinte arrestimi publik. Kësaj here, kurbani duhej të isha

unë.

- Po më arrestuan, - i thashë me zë të ulët Emës, - mos e lësho veten.

Nisu menjëherë për në Tiranë.

Asaj i iku fytyra.

- Kjo është vigjilencë, - iu drejtua punëtorit me kominoshe kryetari i

komitetit të partisë së rajonit. – Kështu bëhet realisht lufta e klasave!

- Me leje,- u ngrit një punëtor tjetër me kasketë. – Dua t’i bëj disa

pyetje asaj shoqes atje, - dhe iu drejtua Emës. – Përse ke ardhur këtu?

Ajo ma dha mua vajzën dhe u ngrit në këmbë.

- Për të punuar.

- Pse iu kanë dëbuar nga Tirana, thuaja klasës punëtore!

Nën terrorin komunist

95

- Atë e di qeveria. Mua s’më kanë thënë gjë. Di vetëm që më kanë

qarkulluar, si shumë të tjerë.

- Çfarë lidhje familjare ke me nënën e së shoqes së Beqir Ballukut?

Ç’lidhje ka yt shoq me Petrit Dumen? Këto, pse s’i thua?!

- Uuuuuu, - u dëgjua në kor reagimi i masës së njerëzve.

- Asnjë lidhje, - iu përgjigj ajo. – Përkundrazi…

Donte të shpjegohej, të kundërshtonte, por në grykë i qe mbledhur një

lëmsh i fortë. Ndjente një dëshirë të thërriste që ta dëgjonin të gjithë, një

ngasje për të thyer diçka, një zëmërim të mbledhur prej kohësh që kërkonte

të shpërthente. Por s’po dilte dot nga vetja.

- Po i ati që ka qenë eksponent i Ballit Kombëtar, këtë përse nuk e

thua? - këmbënguli punëtori me kasketë. Fytyra i ishte skuqur dhe sytë i

shkrepëtinin. Krahun e mbante nderur si një pushkë, me gishtin e këmbëzës

drejt Emës.

Ia ngjesha në krahë vajzën, që filloi të qante.

- Pse i bini në qafë kësaj? - thashë. – Ja ku më kini mua!

- Përgjigjju pyetjes! – u dëgjuan njëherësh disa zëra. - Ky është gjyqi i

klasës.

- Është e vërtetë që im atë ka qenë eksponent i Ballit, por ka qenë

patriot, ka qenë antifashist dhe i internuar në Itali. U vetëflijua për të ndalur

vëllavrasjen…

- Uuuu…u!

- Po ky është kulmi, o shoku sekretar! Ky po na i bën ballistët patriotë

e luftëtarë antifashistë. Sipas tij, Shqipërinë e paskan çliruar ballistët! Kjo

është në kundërshtim me vijën e partisë dhe veprat e shokut Enver, - tha i

indinjuar drejtori i shkollës, një burrë i shkurtër, me flokë, vetulla e qerpikë

të verdhë në të bardhë dhe me preka në fytyrë.

- Këlysh ballisti, - klithi kryetari i rajonit të Fierzës. – Ti nuk e ke vendin

këtu, po në Spaç për të nxjerrë bakër!

- Armik i partisë! Armik i popullit! – u dëgjuan zëra në sallë.

Vajza qante me dënesë. Ema, që e kishte humbur, s’bënte asnjë

përpjekje për ta qetësuar. Ishte ngritur në këmbë dhe ndiqte me tmerr atë që

po ndodhte papritur. Thirrjet nga të gjitha anët, vapa dhe tymi i duhanit, po

i zinin frymën.

96 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Ku jemi këtu, në mbledhje apo në çerdhe?! - u ngrit përsëri punëtori

me kominoshe. – Nxirre jashtë atë gërnjare! - iu drejtua Emës me një zë të

ndryshkur.

- Jepi pak gji, - i thashë unë.

- E provova, po më është prerë qumështi.

Ajo ishte topitur. Fytyra i kishte marrë ngjyrën e një meiti.

- Me leje, kam një propozim, - tha burri me kasketë. Tiparet e fytyrës

së tij, nën vetullat e ngritura kërcënueshëm, kishin marrë një pamje të

frikshme… - T’i bëjmë shëmbull këta. T’i djegim mu këtu përpara sheshit.

Të bëjmë një turrë me dru dhe t’i djegim të gjallë…

U bë një heshtje e thellë.

Nuk u besova veshëve. Kërkohej linçimi ynë. O tmerr! Ku ishim kështu?

Në mesjetë? E vetmja që më doli parasysh atëbotë, ishtë nëna… Sytë e saj të

mëdhenj e të kthjellët më vështronin qetësisht. Mbulova me një shikim sallën

që kishte nisur përsëri të zjente duke kërkuar ndëshkimin tonë. Kjo s’ishte e

rastit. Disa muaj më parë, të njëjtën gjë kërkuan edhe për Beqir Haçin në

Tiranë. “Ta djegim mbi një turrë drush në mes të Pazarit të Ri, borgjezin që

u mëson gjuhë perëndimore të rinjve tanë.” Ndjeva çmëndurinë të më prekte.

- More, ç’bëhet kështu! – e ngriti zërin një mesoburrë, me flokë të

thinjura. – Unë jam nga Kolonja dhe e njoh mirë këtë familje. Partia dhe

shoku Enver e kanë vlerësuar. Gjyshi dhe xhaxhallarët e këtij kanë dhënë

jetën për Shqipërinë.

- Uuu…u!

- Dale, dale! – e zbuti pakëz i deleguari. – Partia nuk djeg njerëz, djeg

sëmundjet e tyre.

- Si thua ti, - iu drejtua kolonjarit punëtori me kominoshe- t’i mbajmë

këtu në Fierzë? Po sikur të sabotojnë, sikur të hedhin në erë digën e

hidroçentralit, ç’bëhet?!

- Ka të drejtë, - tha kryetari i rajonit. - Të mos i pranojmë në Fierzë.

Ky është zëri i masës. Qeveria t’i çojë ku të dojë, por jo këtu.

- Epo, mirë, - i vuri vulën sekretari që ishte ngritur më këmbë. Trupi i

vogël i dilte mbi tavolinën e mbuluar me beze të kuqe dhe sytë e

përshkënditur i kishin marrë një refleks të kuq. – Përderisa ju mendoni

kështu, kështu do të bëhet. Klasa punëtore vendos, ajo është në pushtet.

Kush është dakord me këtë vendim?

Nën terrorin komunist

97

Të gjithë ngritën duart lart.

Atëbotë ktheva sytë nga Ema. Ajo mbante shtrënguar në gjoks

instinktivisht vajzën e cila kishte pushuar së qari, po lotët i vareshin ende

poshtë qepallave, si pika të dridhshme vese. Emës i dridheshin lehtë

gishtërinjtë prej ankthit, që siç dukej, ishte shkarkuar tek duart. Tërë qenia e

saj ishte e zbehtë, gati e tejdukshme, si një gjethe e zverdhur, e mbetur ende,

ndoshta rastësisht, mbi një degëz peme dhe dridhej nga era e akullt e dimrit.

Këtë radhë s’kishte nevojë për kamion. Me një boçe plaçka në dorë

dhe me vajzën në krahë, u nisëm me linjën urbane për në Bajram Curr, ku

do të qëndronim përkohësisht, derisa të vendoste qeveria. U sistemuam në

hotelin e vjetër të qyetit. Për të përballuar jetesën, Ema punoi për disa kohë

në poliklinikë. E përkohshme. Gjithnjë pezull. Në pritje. Por kjo zgjati shumë.

Në fakt, nuk ishte e lehtë. Udhëzimi i Komisionit qendror, pasi s’na pranuan

në Fierzë, ishte i prerë: të vendoseshim përfundimisht larg kufijve dhe larg

qendrave të banimit. E kishte firmosur vetë shoku Hysni! Mirëpo ishte

shumë e vëshirë të gjendej një vend i tillë, në mos e pamundur. Larg kufijve

dhe larg njerëzve! Kjo e dyta e ngatëronte keq çështjen. Komisioni i Dëbim-

Internimeve punonte intensivisht mbi harta dhe të dhëna. Shoku Manush e

kish vrarë gjumin. Më në fund u gjet teqeja e Martaneshit, e tjetërsuar në

spital rural. Larg fshatrave. Rrëzë një shkëmbi, krejtësisht e vetmuar dhe

rretheqark me varre pa emër.

Larg, shumë larg kufijve…

Dhe larg njerëzve.

98 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

MARTIN CAMAJ

Lindi në Dukagjin më 1925 dhe u shkollua

në Kolegjin Jezuit në Shkodër. Poeti Pano Taçi,

i burgosur politik, tregon se Martin Camaj

mori pjesë në Kryengritjen e Postribës dhe kur

u burgos janë njohur bashkë. Me t’u liruar

arratiset në Jugosllavi. Më pas shkon në Itali,

ku vazhdon studimet dhe laurohet. Karierën

akademike e zhvillon në Gjermani ku emërohet

profesor në katedrën e Albanologjisë, në

Universitetin e Munihut. Gjatë periudhës së

emigrimit politik ka botuar poezi, tregime e

romane duke u bërë një prej shkrimtarëve më

të njohur të diasporës si dhe një ndër autoritetet

e shquara të krejt letërsisë shqipe. Vdiq larg

atdheut, në Munih, në vitin 1992. Për këtë

antologji kemi shkëputur një pjesë nga proza

e tij metaforike kafkiane e titulluar”Dranja”,

ku mishërohet ankthi dhe vuajtja e të qënit

larg atdheut.

Nën terrorin komunist

99

FRAGMENTE NGA “DRANJA”

NJË THIRRJE E PAPRITUN NË TELEFON

“Kemi pru një breshkë nga vendi yt - më tha dikush në telefon larg si

prej një kontinenti tjetër - Desha të pyes, çka ha ky dreq”?

“Dranja”? Më shpëtoi fjala.

Ai nuk më mori vesh dhe qeshi gazakeqas.

“Puna ashtë se ajo ban grevë uje - shpjegoi - e s’dimë çka të bajmë me

të”!

“Lëshonje të lirë! Le të shohë ndër vneshta e përroje të thata druj fiqsh

mbi krye, therra gjithfarësh, mure të rrëzueme, laknishte - njeha unë- dhe

bani asaj një shtëpi me një vijë uji përpara”.

“Breshkë ashtë ajo - tha si në përbuzje - të ndërtojmë për atë një

pallat? Çka ha, më thuej”!

“Me krypë”?

“E kam përnjëmend - ia prita- vetëm ai që ka lindë në kërthizën e

dheut, si ajo, ndien sa largohet vendi se rruzulli ka trajtën e një kupe, si

rrashta e breshkës e se rruga e kthimit ashtë tepër e pjerrët për të”.

“Si? Thue se ka mall për vend”? E u ndërpre lidhja.

Tash sa mot, për të parën herë, ndjeva diçka si me qenë tue u ngjallë

një frymë mbrenda rrashtës së breshkës kundruell, dhe zemra nuk më ndillte

mirë.

BOTA E NJË GJUHE

Plasi dielli nga reja, vetimë, në rrashtën e Dranjes mes librash. U ndez

anekand vendi flakë, bimësia jashtë, shqimthi i derës, mbrendë balli i votrës

e unët që ishin fikë në të.

100 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Currila të dlirun, rrezet tingëlluen ndër kthina të ashtit, thellë, dhe lindën

fekse, përmbas, në mur trajtash të mbytuna shqim në dritë, gjithçka në

miniaturë, gjithçka dyfish: krena gjarpijsh me qindra gjuhë përjashta - në një

anë, e në tjetrën – barna secila me emnin e vet e shëruese, fije e fije të

panjehuna, duer mbas duersh me gishta të kallun flakë. Rrashta e tanë dukej

si me qenë në diell.

Shikue përjashta, mbarë ashti kish shembllesë grueje, ngërthye me fjalë,

sa mizë për kërcunë, në krye e në tru që i rridhnin asaj vijë e vijë, gjak

dragojsh nëpër gjuhë. Ngadhnjim, ngadhnjim i frymës së ashtit, ngadhnjim!

Por përmes asaj drite shihej se përmbrenda rrashtës, mbrendë në anin

e grues, kalbej fara e kuptimit të fjalëve në gjumë para se me u zgjue. Andaj

nuk kishin as tinguj.

PLOGËSIA NË GJAK

Te sosja e marsit pritja sivjet diçka ogur të mirë. Por erdhën vetëm

plaçkat e reshën borën mbi kripin e majës së malit. “Shiko ma mirë jashtë”!

Më tha njëna sojsh. “Na bajmë detyrën tonë: na s’dalim kurrë në pension”!

Vërejtën të tria plakat bashkë.

Kundrova një vend aty ku mbaron pylli e nis rrëpina e naltë. Aty, rrinin

në kambë me veshë të curatun, drej e dhi të egra bashkë. Ende lesh-galme,

bartnin durueshëm mbi krahë, zijën që u kish lanë ndër tufa rrungaja e borës

në atë dimën.

U solla dhe këqyra në lëpizë mes kartash: në vendin e rrashtës varej

vetëm piktura e saj. A ishte loja e dritës? Ndërdyzash, ndija si ulej ngadalë

plogësia në gjak. Qëndrimi mes dritës e hijes, për një timtë në kalimin e së

dytës stinë, thashë, asht ligj.

Jashtë, te rranza e malit pritnin vetëm dhitë e egra me i qitë dikush në

kullosë. Në shpinë u vezullonte drita e larme, vetëm bardh e zi. Gjithë

marsin atje mbetën të ngrime ndër sytë e mi.

HUTIMI NË MUZG

Lëmoja rrashtën e Dranjës, pse nuk dija çka me ba me gishtat e mi,

me lamshin e ideve përpara, në letër përzieshëm, thnegla të zeza në palaré.

Nën terrorin komunist

101

Një, dy, tri, njeh vështirësitë maje gishtave. Mbas rënimit, në muzg, vjen

hutimi.

Rrashta, fyell përmbrenda, përgatitë me qenë fole thneglash, përjashta

hera-herë merr trajtën e kresë së macës me një rreth ari në fyt, shtazë

shtëpie e lidhun për votër të ngrohtë, jo për njerëz. Hutimi u prin brengave

përpara rrugës që shkon në shkamb.

Rrashta plot e përplot kujton dhimbjen e kresë, meduzën, në vend të

flokëve, gjarpij të gjithë verbuem. Nesër lirohemi sish.

FRYMA E ASHTIT TË SAJ NDËR LIBRA

Nuk ashtë e para herë kjo që rrashta e breshkës po sos ndër libra. Deri

ngjyra e zverdhët përkon me ta, as me qenë dheu ku ajo jetoi e treti. Fryma

e saj pranon çdo ndeshtrashë në këtë rreth, jo vetëm pluhnin përmbi asht,

harresën njerëzore, si mbi çdo libër të mirë, por edhe zjarmin.

Ajo e ka vendin në lëpizë, aty ku ashtë, si plak gjak-mardhun në kandin

ma të mirë pranë zjarmit. Rrashtës i merr vrull fryma ndër letra të reja e të

vjetra, si plakut në votër që pos kurmit i ngrohet edhe fjala e urtë në gojë.

Për nderim, në kothrën e breshkës nuk shtihen pena, as lapsa apo

mjete tjera shkruese. Shumë-shumë mundet me hy në punë për ndonjë

shërbim të lehtë, me mbajtë hapët një libër të madh që të mos e mbyllë era.

Le të jetë stolisje, vepër arti, vetëm për kënaqje të synit.

Për të thye monotoninë e raftit me shumë libra, mund t’i vihet pranë

një kandeler.

KOHA E RE

Me kohë e humba besimin në ashtin e Dranjes si im atë në shpatullën

e berrit që, mbasi e këqyri me vjet, nuk i zbuloi ma të ardhmen. Më doli

edhe sysh, që, e harrova fare. Ndonjëherë e pashë në andërr si, e sjellun

mbrapsht në shpinë, notonte nëpër ujna. Në të nesërmen s’më kujtohej as

andrra, gjasend i ramë në borë.

Erdhi një herë një filozof dhe i ra shikimi mbi librin e logjikës mbi

lëpizë. Broshurë, pa siprinë lëkure ose kartoni, ishte përkulë dhe kishte fshehë

102 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

krejtësisht rrashtën e Dranjes me vjete. Ashti, kur e çoi librin i hueji, dukej si

i mbrojtun, fëmijë i marrun në gji prej së amës.

Filozofi nuk ia vuni mendjen breshkës, po mori me lexue librin. E

nëma fatin: “E shkreta frymë e Dranjes! Sa paska vuejtë nën këtë shkrim me

letër të vjetrueme ose të cilësisë së dobët”!

“As njëna, as tjetra, - ma priti ai. - Si doracak logjike, letra i asht përdorue

tepër, tue shkue dorë më dorë”!

“Gja për t’u bindë - vërejta tue fshi me mangën e këmishës rrashtën -

si i ka qitë puna bashkë një libër të tillë e ashtin e një breshke”!

Ai heshti. Thashë ndërmend se ai nuk merret me frymorë dhe u solla

me shikue. Askush nuk ishte në dhomë.

MBAS ZBULIMIT TË DYTË

Mbas zbulimit të dytë, e qita rrashtën në dritare, para njerëzve të diellit.

Mbi siprinën e saj m’u shfaqën imtësi të pagjurmueme ma parë: varze me

thepa të vegjël gurësh, rava si të preme me thikë, anash vende-vende therra

murrizi të nguluna tejpërtej, skaje dikund të holla, dikund të trasha në pjesën

e nënbarkut. Përmbrenda, në thellësi, vrojta leskërza prej botës së verdhë

dhe të kapun për asht, mbetje të thata lëkure, si cipë pergamene.

Mbrendë kishte edhe diçka tjetër: ndeshtrasha e ngjarje me shumicë,

fare të painventarizueme. Fytyra njerëzish që s’munda t’u ndih, të rij të vjetër

ndër rrugë të gjata, të gjata prej viseve prej kah vinte Dranja deri në pakufi.

Gjithçka kishte mbrendë, gjithçka! Si kënaqjen, mbas sa motesh me u shprehë

përngeshëm në gjuhën time.

Thellë, krejt në fund të shpellës së ashtit, e kapun qëndronte hija e malit

e ngrime që nuk kisha pasë kohë me e këqyrë çdo mbramje tue pa prej

majes, pingul, mbi fusha e lumej.

ZANE TË PATHANA

Kisha harrue ma se një herë se në kothren e Dranjes, e lëmuet përjashta

gjarprojnë përmbrenda kthina e vende gunga-gunga. Zbulova se tue i ndërrue

vend, simbas kohës së ditës e motit, delnin në pah hije dhe ngjyra të tjera.

Nën terrorin komunist

103

Por se do të vinte dita me ndëgjue në të edhe zane, kjo nuk më kishte shkue

kurrë ndërmend.

Vjeshtë. Era e mollëve, e pjeshkëve dhe e rrushit erdhi prej kodrave të

ndrituna. Mandej përmbrenda ashtit plasi një za, klithmë shurdhuese! Nuk

ishte fryma e Dranjes, por e një anze që pahiri kishte humbë udhën për në

kodra, ndër pemë, dhe ishte burgosë në të. Ushtonte cingrima sa për nandë

bletë së bashku në zgjue. Dhe mori kaq jeh, sa që afër me vesh në grykë,

shungullonte si bri kau binjok, zamare dyfejshe, apo gocë deti që fryhet prej

bulshijsh të fuqishëm mes ujnave e brigjeve shkambore të Veriut, në kushtrim.

Kaq i fortë ishte zani!

Ta kishte pasë Dranja, thashë, gjithë atë britmë për së gjalli, kushedi sa

larg do të na kishte shkue deri sot mue e asaj nami.

TË HUEJUNIT

Erdhi moti i lig për zotin e rrashtës. Ai, për me tretë të keq, i vuni

përherë veshin ashtit për të ndie përsëri klithmën e sirenave të gurueme në

mal, kur ky ishte det. Por kot. Ndëgjonte vetëm ushtimën e thatë të ernave

të vjetra me emna të caktuem qysh prej së lashti simbas tingullit, vrullit e

drejtimit. Vetë njënës s’i ra për fije, frymës që i plasi buzën atij dhe vërviti

zogun e borës kryepicingul në vezullin e qelqit kundër dritares së mbyllun,

ku la dy pika gjaku.

Një emën ere, me një rranjë fjale që don me thanë edhe gjak, s’e kishte

asnjë fjalor.

Mandej erdhi marimanga dhe endi natën mbi rrashtë një lëmazë të

bardhë si me dashë ta mbrojë prej frymës së keqe. Tue këqyrë, i dukej të

zotit si me i pasë vu sytë ag.

Ai, me atë fill, vendosi me u nda prej atij ashti përgjithmonë.

SHLIRIMI

Vagonat në hekurudhë rridhnin vistër në largësi, një herë tue marrë

trajtën e një rreshti breshkash të drojtuna në ecje për mos me lëndue barrën

e vezëve në bark, e mandej atë të një gjarpni të shkëlqyeshëm nëpër fushën

e hapët në borë, drejt tunelit të diellit në lindjen e ditës.

104 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Ishte tue ardhë pranvera. Dhe ftoni i egër, me lule si fshikëza të kuqe

në trup, i shtangoi rrezet në ajrin e ngritë.

Aty për aty, fill mbas dëshirës së flakët buloi edhe fjala e preme me u

nda prej frymës së Dranjes përjetë.

DHE E SHTINA NË STRAJCË

Dhe e shtina në strajcë. Malli kishte fillue para shtegtimit; vendi nuk i

përngjante vendit, as njeriu njeriut. Ku me zatetë?

Pamë monumente arti, ishuj të qetë, kodra përherë në blerim e askund

nuk thamë: këtu do të mbesim! Dita shkelte ditën dhe fleta fletën e librit të

pakryem. Në një muzg hymë në mbrendësinë e një pllasi të lashtë.

Harqe gjithkund, vrangull, enë mjedis mungullonte bimësia e Mesdheut.

Atje ku mbaronte rreshti i shtyllave gotike, në gjysmë-terr, përzihej eratim

trumze me avull që lëshonte në vapë statuja e grues me gjymtyrë foshnje.

Aty mbi kryet e saj, nën tjegullat me lëmashk, e fsheha rrashtën e Dranjes.

Mandej ika andej, me krismën ndër veshë të dyerve hekuri që mbas meje u

mbyllën.

Në atë timtë kohe, përjashta, u solla e këqyra reliefet e tyne, mesjetën

time të kryeme. Përpara, mbi vetminë e gjanë e të hapun krah me det,

qëndronin nalt pezull shkëndija, madrigalet e mia, varg.

Nën terrorin komunist

105

DRITA ÇOMO

Lindi në Tiranë, më 1958. Në nëntor të vitit

1960, në moshën dy-vjeçare, internohet për

shkak të dënimit politik të nënës së saj, Liri

Belishovës. Babai, Maqo Çomo, u dënua dhe

ridënua nga regjimi komunist. Një pjesë të

fëmijërisë dhe të adoleshencës Drita e kaloi e

internuar në Kuç të Vlorës, më pas në

Progonat të Kurveleshit. Së fundi e internojnë

në Cërrik, ku edhe mbaroi shkollën e mesme,

por për arsye të sëmundjes së pashërueshme si

dhe të një keqdashjeje politike, u pengua në

mbrojtjen e maturës. Sëmundja avancoi dhe,

më 19.02.1981, në moshë fare të re, vdes në

spitalin onkologjik të Tiranës. Në momentet

tragjike të ditëve të fundit të jetës nuk iu lejua

të kishte pranë as nënën, dhe deri në grahmat

e vdekjes ajo mbeti e vetme.

106 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

22 vjet

Sa pak…

Sa pak për të njohur kaq shumë

dhimbje…

do të shprehej në një poezi të saj me një

dhimbje që vjen duke u intensifikuar,

S’i t’i durosh për tërë këta vjet

Buzë hekurash, të shkurtrat takime…

ku pesimizmi ndërrthuret edhe me mirësinë

…Në sy pranvera vend ka zënë

Ndodh që rrugës qesh me fëmijë të

bukur

Dhe e di që kurrë s’do bëhesh nënë…

dhe që përfundon me një vizion shpresdhënës

…Gëzohem që dua dhe që më duan

Për një copë diell, për diçka të bukur.

Drita, në errësirën e pafundme të humnerës

ku ndodhej, duket se diti të nxjerrë një “parajsë

nga ferri”. Ajo mbajti një ditar me tepër vlerë.

Pas vdekjes, pjesë nga ky ditar, që mundi t’u

shpëtojë kthetrave të Sigurimit, u botua në

vitin 1997 në librin me titull “Dritë që vjen

nga humnera”.

Nën terrorin komunist

107

PJESË NGA DITARI

SHKËPUTUR NGA LIBRI “DRITË QË VJEN NGA HUMNERA”

E premte, 1.X.76

Të martën u nisëm me gjyshen për të shkuar te babi dhe daja. Gjetëm

vetëm dajën. Babin e kishin hequr që andej. Ku është? Nuk na përgjigjen.

Askujt s’i intereson në se ti shqetësohesh. Të gjithë janë të shurdhër. “Nuk

përgjigjemi”- të përgjigjen.

Nuk kam për ta harruar atë mbrëmje, kur unë prisja para derës së

burgut, në errësirë dhe pak më tej, një grup policësh bisedonin me zë të ulët.

Befas më zuri veshi disa fjalë: “arkivoli… më duket se do ta nxjerrin sonte…”

Një tmerr i ftohtë më pushtoi tërë trupin, ndjeva të dridhura dhe desh

m’u zu fryma. “O Zot i madh, vetëm kjo jo, vetëm kjo jo!”. Tërë atë ditë

nuk kisha nxjerrë pikë loti dhe isha përpjekur të tregohesha sa më e qetë. Që

në çastin e parë mendova vetëm një variant: e kanë arrestuar për t’i bërë

gjyq tjetër. Gjatë gjithë kohës kisha menduar për këtë dhe gati e kisha harruar

që ishte thjesht një supozim imi. Vetëm në atë çast e kuptova se, sado e

tmerrshme të jetë diçka, ajo kurrë nuk është absolutisht e tmerrshme;

gjithmonë ekziston diçka që mund të jetë edhe më e tmerrshme. Nuk isha e

zonja të mendoja për asgjë. Në gjithë qenien time rrihte si çekan vetëm një

mendim: “Vetëm të jetë gjallë, vetëm të jetë gjallë, o Zot, vetëm…”

Përsëri më përcollën: “Eja nesër në orën 7”. U kthyem përsëri me

gjyshen në rrugën e errët, duke ecur kuturu, duke u penguar gati në çdo hap

dhe pa qenë në gjendje të thoshim asnjë fjalë. Nuk shihja asgjë dhe nuk

dëgjoja asgjë, vetëm ai mendimi i tmerrshëm vërtitej në trurin e lodhur…

Shkuam në Degën e Brendshme dhe kërkuam shefin. Ai refuzoi të më

takonte. Atëherë, e pafuqishme siç isha në shqetësimin tim, më hipi një

këmbëngulje e çuditshme. “Do të pres deri sa të dalë, thashë- dhe do ta

ndaloj këtu përjashta”.

S’di sa zgjati ajo pritje e ngrirë. Dikur, një burrë i hollë, me kostum gri,

doli. “Më falni, ju jeni kryetari i degës”? “Jo, unë jam nënkryetari”. Më dha

dorën, u futëm në dhomën e pritjes. U soll mirë, por përgjigje nuk më dha.

108 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

E kotë çdo përpjekje. Sidoqoftë, nga biseda munda të kuptoj se ajo më e

tmerrshmja nuk kishte ndodhur. Ishte gjallë - dhe kjo ish kryesorja. Gjallë. E

ç’rëndësi kishin të tjerat para kësaj?

Të nesërmen shkuam në Tiranë. Shkova në Ministri dhe e njëjta përgjigje.

“Është shumë mirë. E kemi ne. Tani për tani nuk të themi se ku ndodhet.

Eja pas një muaji. Le që ai mund të kthehet prapë atje ku ishte”.

Dhe tani - një pritje e ftohtë, pasive. Ç’do të ndodhë? 1

E premte, 16.IX.77

Të martën mbasdite u nisa me Bulen për në Lezhë - morëm telegram

se të nesërmen bëhej gjyqi i dajës. 2 Telegramin e morëm në drekë, kështu që

u detyruam të shkonim me taksi deri në Tiranë. Që andej me tren për në

Laç dhe nga Laçi në Lezhë me autobuz. Arritëm vonë, kështu që atë natë

shkuam drejt në hotel. Të nesërmen shkuam që në mëngjes në prokurori.

Kur po dilnim nga hoteli, Bulja u pengua në shkallën e fundit dhe u rrëzua

e tëra.

I dridhej tërë trupi. Gjyqi filloi rreth orës 8.00. Në sallë na priste Sokoli.

Aq i edukuar dhe me atë seriozitet të parakohshëm, si gjithmonë.

Kishte shumë njerëz. Salla ishte e vogël dhe shtynin njëri-tjetrin, hipnin

mbi stola, shtrëngoheshin… Dikur ai erdhi, me prangat në duar, në mes dy

policëve, i zbehtë, me sy të hapur jashtë mase. As që mund ta njihja. Tjetër

njeri. Sytë i lëviznin çuditërisht shpejt, sikur kërkonte dikë, një mbështetje,

një shikim të ngrohtë, ose përkundrazi, sikur nuk guxonte të shikonte askënd

drejt në sy. Një damar i pulsonte në qafë, si një fragment ankthi. Dikur pa të

birin dhe sytë iu qetësuan një çast, pastaj qetësia u duk se e pushtoi ngadalë

të tërin…

Gjyqi i një njeriu. Ishte hera e parë që asistoja në një gjyq.

Ai fliste. Herë i pushtuar nga ai shqetësim i çuditshëm, gati mbytës,

herë i fundosur i tëri në apati.

E kisha kaq të vështirë ta njihja. Ky ishte ai Agroni, që unë e doja aq

shumë, ai mjeku që bënte kilometra të tëra për t’u shkuar në ndihmë

fshatarëve, ai që tërë malësorët e mbanin në gojë?

Gjyqi mbaroi rreth orës 12.00. 3

Më 16.30 u dha vendimi.

Nën terrorin komunist

109

Pastaj ne shkuam në degë dhe kërkuam që ta takonim. E takuam rreth

një çerek ore në korridor, më këmbë. Tani dukej i qetë, buzëqeshte dhe

fliste gati normalisht .Ikëm. Edhe S. ishte i tronditur dhe i hutuar. Si do ta

durojë. Gjithë jetën.

Në darkë erdhën të tre fëmijët në hotel, iu lut Bulja Sokolit, se donte të

takonte gocat. Të dyja aq të mira, aq simpatike, aq të edukuara. Me atë zë të

butë dhe të ëmbël, mishërim i pafajsisë dhe pastërtisë njerëzore. O Zot,

mendova. Përse?

U ndamë ashtu shpejt e shpejt. Erdhi sportelistja e hotelit dhe na tha se

nuk lejohej të rrinin fëmijët brenda. I përcolla. Jashtë bënte freskët dhe ishte

natë, kështu që u ndamë. Kushedi se kur do të takohemi prapë.

E premte, 7.X.77

Sot morëm letër nga babi. Dy letrat e para që na kish dërguar akoma

s’i kemi marrë. Kjo është e treta.

Dhjetë vjet. Përsëri nga e para. Akoma nuk e dimë motivacionin e

dënimit. Po kjo as që ka rëndësi. Përsëri nga e para. Loja “mos u nxeh”.

“Liria është nga pasuritë më të shtrenjta që mund t’u ketë dhënë qielli njerëzve. Të

gjithë thesarët që fshihen në gjirin e tokës dhe në thellësitë e detit nuk mund të krahasohen

me të” (Servantes).

E diel, 26.II.78

Po bëhen rreth dy muaj që nuk mbaj ditar. Le të mbetet kjo periudhë

heshtjeje si kujtim i varfërisë. Titi u kthye nga ushtria dhe akoma nuk ka

gjetur punë. Unë gjithashtu jo, ndërsa rroga e mamit nuk na mjaftonte as

për ushqim. Kështu që nuk kisha mundësi të blej fletore. Para tri ditësh, më

në fund, fillova nga puna dhe fletoren e fitova me “djersë”.

Punoj në komunale, punëtore lulishteje.

Këto dy ditë na kanë përdorur si punëtore transporti, shpërndajmë

drutë nëpër qytet me zuk ose me zetor. Lodhem ca, po dikush i pat thënë

mamit se puna do të më kalisë dhe, siç duket, dashur pa dashur, po zbatoj

porosinë e tij. Shoqet e punës i kam relativisht të shkuara në moshë. I vetmi

njeri, me të cilin mund të argëtohem, është një jevg rreth 30 vjeç, simpatik,

po shumë i zi, që tërë ditën këndon, bërtet dhe bën shaka. Është edhe një

110 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

grua gazmore, ca më e re se të tjerat dhe po aq e bardhë sa ç’është i zi ai i

pari, lashe në tërë kuptimin e fjalës. Po ajo tani është me raport. Shoferja e

zukut është grua, nga fshatrat e Sarandës, ka rreth një vit që është martuar në

Cërrik, kështu që kurioziteti i banorëve tashmë është shuar.

Po këto ditë prezenca ime e bëri përsëri zukun objekt vëmendjeje.

Ç’të shkruaj tjetër?

Kam kohë që mësimin e anglishtes dhe leximin e dispensave të letërsisë

i kam lënë. Kam lexuar ndonjë gjë që më ka rënë në dorë. Tani, natyrisht

nuk më mbetet fare kohë.

Nga fundi i janarit, më në fund, mamin e lejuan dhe shkuam të dyja

për takim te babi e daja. Kisha kaq kohë pa e parë dhe me kishte marrë

shumë malli. Po, për përshtypje të tilla as që mund të shkruash...

E martë, 13.II.79

Dje ishim me mamin te babi dhe daja.

Na lajmëruan që të shtunën. Të dielën unë shkova në Elbasan për të

blerë ushqime, u nisa me autobusin e mëngjesit dhe u ktheva me të orës

11 30 . Nga daja nuk shkova fare. Pjesën e kohës që më mbeti e lirë e kalova

në bibliotekë.

Për Burrel u nisëm me gaz, më 6 të mëngjesit. Na shoqëronin dy

çuna. 4 Rruga ishte e gjatë dhe e mërzitshme. Ishte zagushi, mamin e zuri

makina dhe volli. Kurse unë mendoja se ç’mund të bënim gjatë një ore dhe

përpiqesha të kujtoja se ç’gjëra kisha dashur t’u them gjatë gjithë kësaj kohe.

Po na lejuan të takohemi vetëm 10 minuta me dajën dhe gjysmë ore me

babin. Këtë na e komunikuan në çastin e fundit, ishte diçka e papritur dhe

mendimet u shpërndanë fare. Çdo gjë që thoshim më dukej se nuk ishte ajo

që duhej. Sikur na e merrnin kohën kot. Minutat ikën shpejt, shumë shpejt

dhe në fund pata përshtypjen se nuk kishim folur për asgjë, bile as nuk e

kishim puthur njëri-tjetrin aq sa duhet. Pastaj më dukej vetja si një fëmijë që

i kanë premtuar një lodër dhe e kanë gënjyer.

Prapë rrugë e gjatë dhe e lodhshme. Një interval i shkurtër ndërmjet

dy lodhjeve të gjata, të gjata. Ky është babai në jetën time. Babai im i mirë,

i fortë.

Tani çdo gjë më dukej e huaj, pa kuptim, gati qesharake. Njerëz në

rrugë, fëmijë që luajnë, autobusë punëtorësh, djem që pijnë cigare dhe takohen

Nën terrorin komunist

111

me vajza. Gazeta, fjalë … Dhe babai im atje. 18 vjet rresht. Babai im. Thua

do të kalojnë ditë dhe unë do të kthehem prapë në jetën time të zakonshme?

Në shqetësimet e mia të vogla, boshe, në vuajtjet e mia qesharake. Ka çaste

që më vjen turp nga vetja.

E hënë, 19.II.79

Të shtunën Kina sulmoi Vietnamin. Këto dy ditë kanë qenë të mbushura

me diçka që nuk e di si ta shpjegoj, me diçka të madhe, jo të zakonshme.

Provoja një ndjenjë që i ngjante ankthit. Ishte hera e parë që kërkoja në

radio lajme dhe jo muzikë. Në jetën tonë të vogël, monotone, befas lindi

një interes.

Që kur shkuam te babi nuk e ndiej veten mirë. Kam dhimbje në pjesë

të ndryshme të trupit, gati në tërë organet e brendshme, më dhemb beli dhe

veshkat, veçanërisht në darkë nuk di si të rri. Sot në mbrëmje më zuri kolla

dhe… Vura termometrin, 37 0 .

E martë, 27.XI.79

Të dielën isha me Bulen 5 në Tiranë, takuam dajë Bardhylin. 6 Na lejuan

vetëm 10 minuta përmes një dere me hekura. Ai mbështeti faqen te hekurat

dhe ne u puthëm, pastaj i mbështetëm ne faqet te hekurat dhe na puthi ai.

Bulja mezi e bëri rrugën. Mbaruam punë rreth orës 10 00 , e çova Bulen te

treni dhe vetë dola nëpër Tiranë se kisha për të blerë ca gjëra. Kur u kthyem,

gjetëm në shtëpi Sh., fjeti aty atë natë. Piu pak me dajën dhe filloi të këndojë

këngë të vjetra, që këndoheshin në kohën e rinisë së tij. Këndonte me pasion

dhe fliste me pasion për ato vite. Ida, Ledi dhe Laura e rrethuan, e shikonin

në sy dhe e shoqëronin si mundnin. Në shtëpi u ktheva sot pasdite.

E enjte, 13.III.80

Sot morëm letër nga babi. Më uron ditëlindjen. 20 vjet që e urojmë

njëri-tjetrin me letra. Vetëm për një gjë më vjen keq, shkruante. Për shëndetin

e Dritës.

Sa i çuditshëm dhe i pabesueshëm të duket fakti që nuk do të jetosh si

të gjithë të tjerët. Ku qëndron ajo diçka që të bën të ndryshosh, ku është

fshehur? Ajo që i vë të ardhmes një pikëpyetje të madhe, që të bën ta ndiesh

veten kalimtar krejt të rastit në botë, të përkohshëm, që të bën t’i shohësh të

112 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

gjithë si i huaj. Ajo që i bën të afërmit të vuajnë për ty dhe të të trajtojnë në

mënyrë të veçantë, butësisht, ajo që i bën edhe njerëzit e huaj të të shikojnë

me keqardhje dhe kureshtje. E pra, në pamjen e jashtme nuk ndryshon

aspak nga të tjerët. Megjithatë, je ndryshe. Morbus Hodgkin. Nga mbiu kjo

kërpudhë në qënien tënde. Nuk të ndahet gjersa të vdesësh...

E hënë, 17.XI.80

Nuk di ç’do të bëj në të ardhmen. Po çdo histori ka për të rrjedhur e

ngjashme. As që ia vlen. Bile edhe shoqëria e dikujt në rrethana të tilla mban

një dozë ulje dinjiteti, le pastaj që ka dhe gjëra të tjera. Ja që u dashka të

jetosh fare vetëm. Të marrësh vendime të tilla që 22 vjeç… Ndoshta është

diçka absurde, koha do ta tregojë, po sidoqoftë unë kurrë nuk kam për t’u

shthurur, as kam për t’ia lejuar vetes të mbyll sytë për ndonjë gjë. I betohem

vetes...

E martë, 27.I.81

Mbrëmë tërë natën ka fryrë erë. Sot është ditë e kthjellët dhe me diell.

Sa e dua diellin. Veten e ndiej më mirë. Dje i kisha leukocitet 2000. Edhe

oreks kam. Porositim një herë në dy ditë nga një pulë, na e pjek Ga. 7 , na ka

ndihmuar shumë. Hamë bashkë me V. 8 , nganjëherë edhe me I., pimë nga

një gotë verë. Ç’të bëjmë tjetër.

Mbrëmë dhe sot kam bërë punëdore, shqepa shallin e kuq.

E ardhmja s’dihet, ajo i del njeriut përpara si mjegulla e vjeshtës që ngrihet nga

këneta: plot zogj fluturojnë mbi të poshtë e lart duke llapashitur krahët, pa e shquar

njëri-tjetrin; pëllumbi s’e sheh skifterin dhe as skifteri s’e sheh pëllumbin… Kështu asnjëri

nuk e di nëse e ka afër apo larg ditën e vdekjes…” (Gogol).

E premte, 30.I.81

Të mërkurën i kisha leukocitet 3100 dhe dje 4000. Veten e ndiej më

mirë. Mbrëmë zbrita shkallët me V. pas kaq ditësh. Edhe oreks kam.

Pardje më telefonoi G. Sikur nuk ishte mirë. I nisa kartolinë Titit për

ditëlindje. Mbush 25 vjeç, po thotë që ta festojmë, kur të shkoj unë. Mbrëmë

fola në telefon me mamin.

Nën terrorin komunist

113

E hënë, 9.II.81

Të shtunën fola në telefon me G. Biseduam vetëm për sëmundjen

time dhe nuk i thashë dot asgjë tjetër, as e pyeta si është.

Dje kam qenë jashtë mase e këputur. Kam pengesë në frymëmarrje,

nuk ngopem dot me frymë dhe pulsi më rreh shumë shpejt, sidomos kur

ngrihem. Edhe oreksi sikur më iku…

Ky është shënimi i fundit në ditar. Pas 10 ditësh, më 19 shkurt 1981, Drita

Çomo mbaroi. Nuk kishte pranë as nënën, asnjë të afërm – diktatura nuk i lejoi! Ditët

e fundit mbahej me oksigjen; natën vonë duke u gdhirë 19 shkurti për një kohë oksigjeni

i mungoi dhe pas kësaj ra në koma. Rinia e saj e pajetuar u mbyll në vetmi. Çfarë do të

thoshte për të fundit herë?

Shënime

1

Babanë, Maqo Çomon, pas 16 vjet ( 7 në ishullin e Zvërnecit dhe 9 në burgun e

Burrelit) e kishin shpënë në hetuesinë e Ministrisë së Brendëshme dhe, pas afër një viti

hetuesie e dënuan përsëri me 10 vjet për agjitacion e propagandë. Dënimi i të burgosurve

politikë për herë të dytë e të tretë praktikohej nga diktatura për të mos i lënë të dilnin gjallë

nga burgu “kokëfortët”. Periudhat e hetuesisë që zgjatnin shumë muaj dhe gjatë të cilave të

arrestuarit ishin plotësisht nën pushtetin e pakufizuar të hetuesve mizorë, krejtësisht të

izoluar, pa asnjë lidhje me familjarët, pa avokat, ishin tepër të vështira edhe për njerëzit e

familjes, që jetonin në ankth, pa marrë asnjë lajm.

2

Telegramin e bënte Vala, e shoqja e Agronit.

3

Gjyqi i Agron Belishovës ishte një nga gjyqet më të shëmtuara të diktaturës. Pas 6

muaj sfilitës në qelitë e hetuesisë e dënuan me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë.

Këtë mjek të aftë e të ndershëm që kishte punuar 17 vjet me vetmohim! Edhe pas burgut

e syrgjynosën në zonat më të thella, larg familjes. Të tre fëmijët i rriti me shumë sakrifica e

shoqja, Vala.

4

Për 12 vjet nënën e Dritës nuk e lejuan të takonte të shoqin dhe pastaj gjatë 15

vjetëve e çuan vetëm 4-5 herë me masa të rrepta e absurde sigurimi (me gaz të Ministrisë së

Brendshme dhe dy oficerë sigurimi)

5

Makbule Belishova, gjyshja e Dritës

6

Bardhyl Belishova-atëherë qe shtruar në spitalin e burgut të Tiranës

7

Garentina Memisha

8

Vjollca Telaj (Suparaku)

114 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ATA QË LUFTUAN *

“Kërkoj tre ditë kohë”, - tha antari i Byrosë Politike. “Këto janë akuza

kaq të rënda, kërkoj tre ditë kohë që të përgatitem për t’u mbrojtur…që…t’i

hedh poshtë.” Zëri i tij nervoz dhe i lodhur befas u bë prapë i fortë dhe

tingëllonjës. “Si është e mundur të mos i jepen komunistit tre ditë kohë për

të mbrojtur veten, për të hequr baltën nga vetja?”

Po ja që ishte e mundur. Nuk i dhanë asnjë ditë afat. Atëherë ishte

fillimi. Kishte vetëm tre vjet që kishte mbaruar lufta dhe në bardhësinë e

ëndrrave të tyre akoma nuk kishin hyrë shumë gjëra. Deri atëherë çdo gjë

kishte qenë e qartë, e bardhë ose e zezë, çdo gjë e ndante gryka e pushkës. E

ardhmja deri para pak kohe kishte qenë në përfytyrimin e tyre diçka e kthjellët,

e pastër, e mbuluar me dritë. Po ditët kalonin dhe në botën e tyre kishin

filluar të shfaqeshin, ashtu si pa u kuptuar, shumë gjëra që ata gati nuk i vinin

re, ose nuk donin t’i shikonin. Vetëm ata prej tyre, që rrethanat i përplasnin

befas në bankën e të akuzuarit dhe që e shikonin veten befas të veçuar nga

të gjithë shokët, hapnin sytë të habitur dhe pyesnin: “Si është e mundur?”

Ditë dhe netë të tëra kjo pyetje trokiste në trurin e tyre pa pushim. Fati

i tyre paskëtaj u dukej si një përqeshje për gjithçka të mirë dhe të drejtë për

të cilën kishin luftuar e jetuar. Dhe atyre u lindte dëshira që të ulërinin deri në

kupë të qiellit:

“Si është e mundur?”

Po tani ishte fillimi. Kjo ishte tragjedia e parë dhe më e dhimbshmja

nga të gjitha, ndoshta ngaqë ishte e para, ose ndoshta ngaqë njeriu që u

sakrifikua ishte një ndër më të ndershmit, më të zotët dhe më të denjët për

të jetuar ndër tërë ata që e sakrifikuan.

Mbledhja mbaroi vonë. Në makinë ai deshi të shikojë orën dhe vuri re

se ajo kishte mbetur 8 pa dy minuta. Kjo duhej të kish ndodhur atëherë kur

ai kish përplasur grushtin në tavolinë dhe kish bërtitur: “Si është e mundur…”

Tridhjetë vjet më vonë, futur në portofolin e tij të vjetër prej lëkure, ajo orë

do të tregonte gjithnjë 8 pa dy minuta. Iu përftua ndjesia se koha kishte

ndalur në vend. Jo koha ecte, po për atë…

Drita e ka shkruar këtë fragment për Nako Spiron, që u likujdua më 20 nëntor 1947.

Drita kish dëgjuar shumë për të nga e ëma, që kish qenë bashkëshortja e bashkëpunëtorja e tij.

Nën terrorin komunist

115

BEDRI ÇOKU

Lindi në Fier më 1949. Bedri Çoku së bashku

me dy vëllezërit e tij, Esatin dhe Çaushin si

dhe me babanë e tyre Azem Çokun kanë bërë

gati një shekull burg, nga Burreli në Spaç,

nga Qafë-Bari nëpër kampet e ndryshme të

punës të shpërndara nëpër gjithë Shqipërinë.

Në vitin 1973, gjatë revoltës së të burgosurve

në Spaç, Bedriu ngriti flamurin kombëtar, të

cilit i qe hequr ylli komunist. Ridënohet dhe

vazhdon kalvarin e vuajtjeve deri në ditët e

fundit të regjimit. Mbas rënies së diktaturës,

Bedriu Çoku, mbas një “shkolle të gjatë”

eksperiencash të hidhura, por të vlefshme, fillon

të studiojë ligjin dhe arrin të mbarojë Fakultetin

Juridik. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, ka

botuar dhe tregimet e veta të shkruara në burg.

116 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

FRAGMENT NGA TREGIMI

“GRUAJA E NJË TË BURGOSURI”

Hyra në vorbullën e kësaj ngjarjeje fare rastësisht. E them këtë sepse,

po të mos isha kthyer në WC-në e qytetit, s’do ta kisha gjetur letrën, e cila u

bë shkak që të ndiqja nga mbrapa burrin e botës për të mësuar cili ishte dhe

ku banonte ai. Ja çfarë përmbajtje kishte letra:

Nadire,

Do të habitesh nga kjo letër, pa emër, pa datë. S’ka gjë merre pa u shqetësuar, me

guxim!… Do të shohësh se prapa kësaj letre shtrihet një dorë e ngrohtë, miqësore, paçka

se është pak e rreshkur dhe e ashpër, ama, është dorë burri... Kam për të të thënë diçka

shumë të rëndësishme nga miku yt i hershëm, njeriu më i dashur i viteve të rinisë sate.

Amanetin, thotë populli, s’e tret dheu. Përsa të njoh nga bisedat me mikun tim të

shtrenjtë, njëkohësisht bashkëshorti yt, kam bindje se cilësitë e tua morale, vlerat shpirtërore,

me siguri në këtë rast, do të ringjallen edhe një herë në vlerat e tyre të vërteta. Të lutem

Nadire, më jep mundësinë që të çoj në vend amanetin e shokut, mikut tim të çmuar!

Pres me padurim takimin me ty

Të fala vëllazërore

Letrën e gjeta poshtë WC-së, palosur katër herë. E lexova dhe u turra

menjëherë prapa njeriut që më pat liruar vendin (fatmirësisht fizionominë e

tij e kisha ende para syve). Sa mund të ecë njeriu për dy-tre minuta. Ai kishte

veshur pallto të madhe, gri, me arna në të dy bërrylat… edhe kapelen ashtu

e kishte, gri, por me strehë të madhe… Dhe, kur e arrita, e pashë nga afër,

s’m’u duk më i moshuar se rreth nja dyzetepesëvjeç, ndonëse mustaqet e

mbushura i kishte pothuajse tërësisht të thinjura. Ai ecte rëndë, por hapin e

hidhte të sigurtë. Fytyra e tij më ngjalli një lloj respekti mistik, ngaqë ishte

tepër serioz. Që në vështrimin e parë ndjeva simpati. Se ç’kishte një mënyrë

të vështruari, sikur asgjë dhe asnjeri s’i ngjallte interes, sikur ndërmjet tij dhe

gjithësisë ekzistonte një lidhje, e cila fillonte qysh nga fillimi i lëvizjes së parë

dhe të çonte në përjetësi. M’u mbërthyen gjunjët kur, ai, papritur, u kthye

një çast nga unë, m’u afrua dhe kaloi përngjit meje, si një shpirt-hije.

Qëndrova pa lëvizur derisa mora veten. Pastaj e ndoqa prapa për më tepër

Nën terrorin komunist

117

se gjysmë ore. Ai bëri disa ndalesa të shkurtëra nëpër dyqane manifakturash

e kinkalerish, takoi me nja dy persona të moshuar, pastaj hyri në rrugën

“Luigj Gurakuqi” nga ku, edhe për pak më humbi nga sytë, sidomos kur u

fut në disa rrugica, që s’i kisha shkelur ndonjëherë. E pashë sërishmi teksa

ndaloi përpara një ndërtese të madhe e të rrethuar me kangjella. Aty, disa

here, futi duart në xhepa për të nxjerrë, me siguri, atë çka ndodhej rastësisht

në duart e mia. Dhe pasi u bind që s’e kishte atë që kërkonte, nxorri kutinë

e duhanit, drodhi një cigare, e ndezi, e thithi disa herë dhe po me atë qetësi,

hodhi një vështrim të ftohtë nga ndërtesa dhe iku. Mori majtas, në një rrugicë

me bërryla dhe u zhduk. Qysh nga ajo ditë, atë njeri, rastisa ta shoh edhe dy

herë të tjera, mirëpo të dyja herët më humbi nga sytë. Atë sikur e përpinte

dheu.

...U interesova dhe mësova se, në shtëpinë e madhe me kangjella,

s’banonte asnjë femër me emri Nadire. Në atë shtëpi banonte një nëpunës

i një ministrie të rëndësishme të asaj kohe, i cili kishte dy djem dhe dy vajza,

të katërt me studime të larta në Universitetin e Tiranës. Brodha shumë dhe

pyeta shumë aty rrotull, derisa më në fund, mësova se gjendeshin dy gra me

emrin Nadire: njëra ishte plakë dhe banonte në krahun e majtë të rrugës

“Isa Buletini”, kurse tjetra, tre pallate më tutje, por ajo ishte nxënëse në

liceun artistik. Kështu që, asnjëra s’mund të ishte Nadirja e letrës që kërkoja

unë.

M’u mbush mendja se ajo letër s’kishte të bënte fare me ndonjë Nadire

që banonte në atë pjesë të Tiranës. Madje, hoqa dorë edhe nga iluzioni se

njerëzit që lidheshin me letrën mund të ishin të atillë, siç do të kisha dëshiruar

unë, pra, kundërshtarë të regjimit tonë komunist. Nadirja e letrës mbeti

vetëm një simbol i një gruaje të pafatë. Kurse letrën që bënte fjalë për të,

megjithatë, unë vendosa ta fus në kutinë e sendeve të mia të çmuara.

Në atë kohë ndodhi çudia. Unë, që s’ia kisha treguar kurrë gruas kutinë,

atë çast, si me urdhër të perëndisë, vendosa që atë letër, para se ta fusja në

kyç, t’ia tregoja sime shoqjeje. Edhe ajo, kur e lexoi, u mrekullua nga

përmbajtja. Edhe ajo si unë, po atë përshtypje pati: letra u përkiste njerëzve

të përmbysur nga sistemi komunist. Madje ajo shkoi edhe më larg, shtoi

diçka që mua më pëlqeu pamasë, sepse, përveç zgjuarsisë, ajo tregoi edhe

mentalitetin e saj për kundërshtarët e regjimit kur tha se, një letër të tillë veç

118 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ata njerëz e shkruajnë kështu, sepse ata, në të vërtetë, kanë qenë shtresa më e

virtytshme, më patriote e kombit tonë. Vetëm idealistët mund të shkruajnë

në këtë mënyrë, njerëz që e vlerësojnë njëri-tjetrin nga virtytet dhe jo nga

përkatësia politike siç po bëjnë këta sot. Dhe jo vetëm kaq, ishte pikërisht

gruaja ime ajo, që rastësisht, zbuloi Nadiren e shumëkërkuar të letrës.

...Dhe ndodhi fare rastësisht, një ditë në merkato, teksa ime shoqe

merte furnizimin e ditës me ushqime kur aty, mrekullisht, në rreshtin e grave,

njëra përmendi emrin e shoqes para vetes, të cilën e quanin Nadire. Qysh

nga ai çast ime shoqe nuk e largoi vëmendjen nga “Nadirja” derisa gjeti

rastin dhe hyri në muhabet me të…Gruaja më tha gjithashtu, se kur qenë

ndarë, atë e shoqëronte një djalë, rreth të tetëmbëdhjetave, veshur e mbathur

përbukuri, njëlloj siç vishej rinia e kohës. Ndërsa Nadiren ma përshkruajti si

një grua të thjeshtë, të përzemërt, me pamje simpatike, pak e dobët, por që

e re duhet të kishte qenë e bukur. Kaq. Më tepër nuk dinim. Megjithatë na

lindi shpresa se, hë për hë, kishim gjetur një Nadire, e cila mund të ishte ajo

që ne po kërkonim.

...E sajova një të dielë që gruaja të shkonte për vizitë në shtëpinë e

Nadires, të cilën e kishte njohur në merkato, kurse vetë dola për të takuar

disa shokë të mi, me të cilët takohesha rregullisht ditën e dielë për të

shkëmbyer me ta, lirshëm, pikëpamjet dhe mendimet që kishim për situatën

e krijuar në Shqipëri. Ishim të gjithë, pak a shumë, “nolistë”, për një Shqipëri

vërtet demokratike, ndaj, gjatë luftës kishim mbështetur pa rezerva Lëvizjen

Nacionalçlirimtare, duke kujtuar se kjo, për kohën, ishte lëvizja më progresive.

Me një pjesë të tyre isha njohur në shkollën tregtare të Vlorës, ndërsa me të

tjerët, gjatë luftës për çlirimin e vendit. Atëherë mendonim se e keqja vendit

i vinte nga shtresat e pasura, sidomos nga bejlerët dhe agallarët, pa e ditur

se, komunistët me të cilët ne u bashkuam, po të merrnin pushtetin, do të

shkatërronin edhe shtresën e mesme, e cila përfaqësonte pjesën më të madhe

të popullsisë, siç ishin tregtarët dhe bujqërit, të cilët brez pas brezi, kishin

zhvilluar tregtinë dhe bujqësinë me djersën e tyre të ballit. Ishim disa nga

shokët që, pavarësisht se patëm luftuar krahpërkrah me komunistët, por

regjimin që vendosën ata pas çlirimit, nuk e mbështetëm, pasi nuk ishim

dakord që të varrosej nacionalizmi shqiptar e të cilësohej ai si një e keqe për

Nën terrorin komunist

119

popullin tonë. Përkundrazi, ishte nacionalizmi ai që e kishte mbajtur në këmbë

këtë popull e për të përballuar me heroizëm rrebeshet e kohës. Varrosja e

nacionalizmit ishte vetëvarrosja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Eliminimi i

shtresës së mesme ishte shkatërrimi i palcës së kombit, pra, zhvillimit,

inteligjencës, dinjitetit të kombit.

Kur u kthye gruaja nga vizita, e prita tek porta. E kuptova që në fytyrë

që ajo kishte për të më thënë diçka të mirë, sepse i qeshte nuri.

- Ajo është, - më tha, - me një eufori që mezi e kishte mbajtur. E kishte

burrin në burg… Tamam siç e menduam ne!

Pastaj ajo më tregoi fill e për pe çdo gjë rreth Nadires. Më tha se

jetonte me të dy djemtë e saj në një dhomë të varfër… edhe pse varfëri,

rregulli dhe pastërtia në dhomën e saj ishin për t’u admiruar. Rriste dy djem

si pëllumba, i vogli katërmbëdhjetë vjeç, i madhi tetëmbëdhjetë, të cilin

gruaja e kishte parë atë ditë në merkato, duke shoqëruar të ëmën. I tregoi

për të shoqin, që kishte shumë vite në burg dhe kishte ende shumë për të

vuajtur. Në shumë pikëpamje, sipas sime shoqeje, Nadirja ishte një grua

zonjë, por siç këmbënguli ajo, ndonëse e kishte pritur shumë mirë, me të

gjitha cilësitë e një gruaje nga një derë e mirë, Nadirja vuante nga një brengë

e heshtur në shpirt, brengë të cilën nuk e shprehte me gojë, por gruaja

thoshte se e pat kuptuar nga mënyra si e tregonte gjendjen e saj pa burrë, pa

shtëpi, duke punuar sa i binte bretku në një ndërmarrje ndërtimi. Kush do

t’i jepte punë të lehtë një gruaje të një të burgosuri politik? M’u dhimbsën

gruaja me djemtë dhe sytë m’u mbushën me lotë. Po sa familje të tjera

vuanin si kjo në Shqipëri vetëm e vetëm sepse nuk ishin në një mendjeje me

komunistët!

E lamë me mirëkuptim që gruaja ta vizitonte herë pas here, dhe me

këtë rast, t’i çonte ndonjë ndihmë të vogël në formë peshqeshi. Dhe kështu

u bë.

Ime shoqe u miqësua me Nadiren e djemtë e saj, kështu që për mua

ishte e lehtë tani të shkoja për vizitë te ata. Por kjo ndodhi pas dy javësh, pasi

ne shfrytëzuam festën e Bajramit, natyrisht që patëm edhe mundësinë të

merrnim me vete të gjitha harxhet e festës me arsyetimin e thjeshtë: ta festonim

bashkërisht! Ata u gëzuan shumë kur na panë.

120 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Djali i vogël ishte një xhevahir i rrallë: i urtë, i zgjuar, i pashëm. Pyetjet

e tij, hera-herës, ishin interesante, të zgjuara dhe befasuese për moshën e vet,

por edhe mënyra se si përgjigjej, nganjëherë, të ngjallte entuziazëm. Më

mallëngjeu kur filloi të fliste me krenari për të atin, ndonëse ai e kishte lënë

në bark, kur i patën hedhur hekurat. Kurse i madhi se ç’kishte një heshtje,

me sa kuptova, jashtë natyrës së vet, një heshtje, një heshtje të imponuar,

sepse ndryshe, tjetër gjë, shprehnin sytë e tij të ëmbël e të zgjuar. Ai rrinte më

tepër si i ndrojtur, por jo aq nga mosha, pak a shumë, e pjekur, se sa nga një

lloj ngërçi gati të përhershëm shpirtëror. Për sytë e mi, njëfarësoj të sprovuar,

padyshim që nuk e pata të vështirë të konstatoja se ai djalë, duke qenë më

shumë i lidhur me të ëmën, natyrisht edhe me problemet e hallet familjare,

të përjetonte në sytë e tij të bukur edhe atë diçkanë, e cila endej edhe në sytë

e nënës së vet.

Sapo ndjeva që atmosfera u ngroh dhe nisën bisedat e zakonshme,

atëherë vendosa që të nxirrja letrën e t’ia tregoja Nadires. Nuk i thashë asgjë.

Ajo e mori me majat e gishtave pak e hutuar dhe e trembur. E lexoi me një

frymë. Të gjithë po shikonim nga ajo se si po ndryshonte fytyra e saj.

- Për ty është? - i thashë i paduruar, si një axhami.

Ajo nuk më ktheu përgjigje, veç lexonte letrën, me siguri, përsëdyti,

përsëtreti, derisa psherëtima e buzëve të saj pushoi. U mbush thellë me

frymë, psherëtiu dhe tha:

- Po, po!… Për mua është shkruar… dhe filloi të murmuriste nëpër

dhëmbë, vetmevete, duke parë nga unë më tepër me sytë e ballit se sa me të

mendjes, çuditërisht si tjetër njeri, pa ankth në zemër, me ca sy të mëdhenj,

të pastër, të qëruar nga ajo cipëza e trishtimit, të cilën ime shoqe ia kishte

dalluar që në takimin e parë.

- Po si ndodhet kjo letër në dorën tuaj? - Pyeti sikur atë çast zbriti nga

një planet tjetër.

- Fare rastësisht… e gjeta rastësisht… Dhe kjo letër, pastaj, na nxiti

mua dhe time shoqe që t’ju kërkonim, t’ju njihnim… Ka disa muaj… Por

… a ju ka takuar ky njeri?

- Patjetër! Erdhi. Më takoi…

- Ishte i jashtëzakonshëm…Ai njeri… me siguri …ndonjë i liruar nga

burgu.

- E paskët njohur ju atë?

Nën terrorin komunist

121

- Jo! Vetëm sa e kam parë… E kuptova që atij i kishte rënë letra dhe e

ndoqa nga prapa, derisa u gjenda edhe përballë tij, por letrën nuk ia ktheva,

pasi kisha shumë dëshirë të njihesha me ju, me njerëzit që vuajnë nga diktatura

komuniste. Kam falënderuar disa herë Zotin, që ma dha mua mundësinë…

të ndodhem sot këtu, në familjen e një martiri, i cili po dergjet në burg,

vetëm e vetëm se është shqiptar i vërtetë, është antikomunist, antiserb, antirus,

antigrek dhe lufton për Shqipërinë e vërtetë demokratike, Shqipërinë e Madhe,

për Shqipërinë e shqiptarëve e jo, të qeverisin të huajt, me njerëzit e pakicave

të huaja në Shqipëri. Zoti i ndihmoftë idealistët shqiptarë! ...

Shkurt 1986 - Spaç, Mirditë.

122 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ASTRIT DELVINA

Astrit Delvina ka lindur në Delvinë më 1920

në një familje patriotësh. Studion në Bolonjë të

Italisë për mjekësi, por pasioni i tij i vërtetë

ishte të shkruarit. E arrestojnë për here të parë

kur punonte si gazetar dhe i konfiskojnë

romanet “Sykuqi”, ku goditej Sigurimi i

Shtetit, dhe “Bijtë e Tantalit”. E arrestojnë

përsëri, mbasi qe liruar, dhe akuzohet për një

roman tjetër me titull “Edhe varreza nuk ka

qetësi”. Përfundon në burgun e Spaçit. Pas

burgut e çojnë në internim, në Myzeqe. Vdiq

në Tiranë më 1990. Janë botuar deri tani disa

romane të tij si “Ëndrra me ngjyra” dhe

“Globi në rrjetë”. Vepra të tjera të autorit

kanë mbetur ende vetëm si dorëshkrime të

shpërndara nëpër shokë, ndërsa një pjesë e tyre

duhet të ndodhet dhe në arkivin e Policisë

Sekrete.

Nën terrorin komunist

123

FRAGMENT NGA ROMANI “GLOBI NE RRJETE”

- Unë nuk besoj se bota do të shpëtojë nga një ideologji.

- Ideologjia e drejtë është drejtim dhe shtytje për veprim – m’u përgjigj

ai pa më lënë të vazhdoj më tutje.

- Jo të gjitha drejtimet dhe veprimet çojnë gjithmonë atje ku duhet.

Materializmi dialektik është e vetmja filozofi e aftë të udhëheqë dhe të

parashikojë ecurinë e dukurive.

- E vetmja, e vetmja – u përgjigja. Ç’është ky absolutizëm i një rryme

filozofike që pretendon të jetë çelësi unik i miliona problemeve të ndryshme

që janë dhe që do të vinë?

- Ashtu ë? – pyeti me ironi dhe zemërim Faredini dhe që atë ditë rrinte

ftohët me mua.

Ora 20.30

Ngrihem ngadalë dhe përgatis çajin. Mendo si unë që të të kem shok,

ose po nuk mendove si unë ose si ne, ti nuk je në rregull. Pi çaj dhe me bien

në mend fjalët e Faredinit i cili u bë i madh me pozitë dhe pas ca kohësh u

flak tutje si tradhtar i idesë që kishte përqafuar me aq zell. Kishte dale, si i

thonë, nga binarët, u akuzua si oportunist, revisionist, dhe në art si modernist.

Ky ishte shoku i shkollës që më thoshte vazhdimisht kur takohej me mua, se

arti është i partishëm dhe duhet t’i shërbejë ideologjisë dhe politikës. Dhe

unë i thoja: - Ka kush i shërben ideologjisë, artin lëreni rehat. Arti nuk duhet

të bëhet llustraxhiu i politikës dhe i ideologjisë. Nëse ideologjia, ta zëmë,

është e përsosur (a ka të tillë vallë në një botë ku ato që nuk dihen janë si

oqean, dhe ato që dihen janë si një pikë uji), atëherë ç’nevojë ka ajo të ndikohet

nga arti? Do të ishte njësoj si t’i shtonim makinës një rrotë të pestë ose si t’i

shtonim diçka një skulpture të përsosur. Nëse ideologjia është e mangët, a

duhet vallë arti t’i plotësojë mangësitë e tij dhe nëse ai e bën këtë, a është kjo

një etikë e shëndoshë. Vetëm shkenca është filli i Arianës në labirintet e jetës.

124 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Ti je idealist – më thoshte Faredini . - Ti je nën ndikimin e filozofisë

borgjeze edhe pse hiqesh si antiborgjez. O me ne, o kundër nesh, nuk ka

rrugë të mesme, sepse të mesmes ia kemi zënë shtigjet!

- Janë shtigje që të çojnë në gabime dhe greminë – ma preu ai shkurt,

me një ton plot zemërim. - Socializmi është rendi më i përparuar që ka

arritur një pjesë e njerëzimit, ai që i kundërvihet është tradhtar.

- Tradhtar? – u habita unë. “Tradhtar sepse nuk mendoj si ju, do të

ishte më e drejtë të thoje disident, apo më mirë asnjanës”.

- Asnjanësi është më i rrezikshëm, sepse paralizon frymën revolucionare

të masave.

- Si? Unë nuk të dëmtoj, nuk të luftoj, nuk të shaj, njëkohësisht nuk

ndihmoj as armikun tënd dhe për këtë qenkam më i rrezikshëm se armiku?

Kjo s’ka vend ku ta vesh.

- Ti duke ndenjur asnjanës, indirekt ndihmon borgjezinë.

- Po, le ta zemë se është kështu, po unë mund të them pa frikë se

gaboheni; se tërthorazi u ndihmoj edhe juve. Nëse ndihmoj borgjezinë se

nuk bëhem me ju, atëherë ju ndihmoj edhe ju, se nuk bëhem me borgjezinë.

Një komunist më pak për borgjezët dhe një borgjez më pak për komunistët.

- Këto janë sofizma – ma ktheu ai me përbuzje, “ti hiqesh antiborgjez,

por bën jetën e borgjezit, kur shokët luftojnë maleve okupatorin, ti rri në

qytet, dëfren, vishesh mirë, ha mire, pa çarë kokën për hallet e popullit dhe

pa u bërë merak se vendi është i okupuar. Ti nuk je as patriot”!

- Ti do, - i thashë i nxehur edhe unë - të shfrytëzosh patriotizmin e

njerëzve për hesapet e tua. Borgjezët i durojnë njerëzit asnjanës dhe nuk u

bien në qafë, ndërsa ju nuk i duroni. Ju thoni se ai që nuk merret me politikë,

do të krijojë kushtet që politika të merret me të.

- Unë të them edhe njëherë, përsëriti ai me vetulla të ngërthyera, ndërro

rrugë derisa nuk është vonë.

- Kam edhe unë idetë e mia, lum miku, - i thashë - unë jam me atë që

nuk ka ardhur akoma.

- Unë të dola borxhit, - ia bëri me qetësi të shtirur dhe iku pa

përshëndetur.

Kanë kaluar 30 e ca vjet që atëherë. Shpesh pyes veten: “Çfarë më

shtyri të jem asnjëanës”? Frika? Egoizmi? Mungesa e një ideali? Dhe thellë

Nën terrorin komunist

125

brenda meje i admiroja të rinjtë komunistët që hidheshin në flakë për lirinë

e atdheut dhe për idealet e tyre pa marrë parasysh asnjë rrezik, duke flijuar

edhe jetën e tyre, duke u rezistuar torturave çnjerëzore të nazi-fashistëve –

dhe ndjehesha i dërrmuar.

Rrjeta e globit më kishte ndarë dysh. Ky dyfishim i personalitetit

formonte dramën më intime. Rini heroike? S’ke ç’i thua. Edhe unë nuk e

doja fashizmin, por bëja një rezistencë pasive, që nuk i kënaqte shokët e mi

të shkollës. Ato i çmonin aftësitë e mia, por thonin: “Se nuk ka fuqi të dalë

nga orbita e klasës së tij”. Unë isha kundër mentalitetit borgjez dhe ata

thonin që ky shan borgjezët që ata të përmirësohen dhe jo të zhduken. Por

një gjë më ngushëllonte; kisha një mosbesim instinktiv kundër ideve të tyre,

unë nuk kisha rrezik të humbja pasuri e pozitë, babai më la të varfër. Unë

guxoja të mendoja ndryshe për botën edhe jetën, ndoshta shumë-shumë

para kohe dhe prisja erën time, unë vija në diskutim edhe analizë çdo problem

moral, shoqëror, politik, ideologjik dhe ato që shihja në këtë mikroskop

elektronik të mendimit më paralizuan çdo simpati dhe miratim çdo dashuri

për të vepruar. Atëherë unë shkruaja kundër bejlerëve dhe ata thonin: “Gjynah

ky djalë, na u bë i kuq!” Të kuqtë thonin: :”Gjynah, ka vlera por ç’e do, s’e

lenë lakrat që ka në kokë të gjejë rrugën e drejtë”. Djall o punë! Të gjithë, të

gjithë pa përjashtim flasin për rrugë të drejtë, mburrin ideologjinë e tyre,

mendojnë se ata e kanë çelësin që hap dyert e parajsës mbi tokë për popujt

e varfër e të shtypur, të gjithë pretendojnë se i hoqën llauzit të gjorë zgjedhën

nga qafa dhe i vënë dy të tjera. Liria është si Profeci; merr mijëra trajta,

përcaktohet me lloj-lloj përkufizimesh. Të gjithë janë miq të popullit dhe

bëjnë garë kush t’i pëlqejë më shumë dhe kur bëhet martesa udhëheqëspopull,

fillon jeta bashkëshortore, që çvishet dalngadalë nga çudirat e para.

Duartrokitjet e masave nuk përfaqësojnë gjithmonë dashuri për ata ose ato

për të cilët duartrokasin.

Mbush një gotë me konjak dhe e kthej me një frymë. Me një gotë më

kthjellohen idetë, me dy më errësohen. Ndez radion Rai Uno, ka një emision

mbi vrimat e zeza. Dëgjoj i mahnitur këtë llahtar të universit, për këta yje të

zinjë titanik, të padukshëm që si përbindësh kozmikë, përpijnë trupat qiellore

që hyjnë në sferën e tërheqjes së tyre, duke shtuar kështu masën dhe forcën

e rëndesës. Peshkatarët e yjeve, që kthejnë mbrapsht edhe dritën, e ndofta

me kohë këto merimanga në rrjetat e tyre do të përpijnë dalëngadalë të

126 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

gjithë yjet e universit duke e kthyer gjithësinë në një shkretëtirë të llahtarshme!

Po atëherë nuk do të ketë asnjë sy që t’i shohë këto lemerira. Fik radion dhe

rri përballë dritares me perdet e ulura. Rrugëve zhurmojnë ende zetorët e

ngarkuar me jonxhë edhe miser. Filloj të këndoj ulët disa këngë humoristike.

Konjaku e ka bërë efektin . Im atë pinte shumë. Po ti pse nuk pi, më pyeti

një ditë Orhani, një shok, shkolle edhe ai “asnjanës” si unë. “Yt atë e pinte

me gjyma”.

- Si duket, im atë, - i thashë - e ka pirë edhe racionin tim të alkoolit që

më takonte në jetë.

- Bëri mirë për ty edhe keq për vete, - përfundoi Orhani.

Zhytem përsëri në të kaluarën. Ishte viti 1950. Lufta e Koresë. Dalja

në skenë e disqeve fluturuese. Sfera të ndritshme që vinin e iknin me shpejtësi

të llahtarshme, që qëndronin në hapësirë pezull dhe pastaj zhdukeshin nga

sytë menjëherë, flitesh se mos ishin armë të reja të superfuqive. Të tjerë

thonin se ishin anije kozmike që vinin nga planete të tjera. Për këto dukuri u

krijua edhe shkenca e re që quhej Ufologjia, term ky që u krijua duke marrë

gërmat e para të këtij emërtimi. “U.F.O. (un-known flying object)”. Objekte

të panjohura fluturese. Po pse nuk ulen në tokë dhe të bien në kontakt me

ne, këta jashtëtokësorë?

Pyeta një ditë Orhanin, tre javë para se të burgosej, i akuzuar për

agjitacion e propagandë, gjoja se kishte thënë që amerikanët bëjnë luftë të

drejtë në Kore, me që ishin koreanët e veriut komunistë, që kishin sulmuar

Korenë e Jugut, ku ndodheshin trupat amerikanë.

- Sepse, - thashë - kanë neveri të takohen me ne.

- S’është çudi që të kenë parë edhe zhvillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Dy muaj pas arrestimit të Orhanit, më burgosën edhe mua të akuzuar

për agjitacion e propagandë kundër partisë dhe popullit dhe për simpati

ndaj perëndimit. Në atë kohë ishte hedhur edhe një bombë kundër

Ambasadës Sovjetike, dhe mëse 30 vetë u pushkatuan pa gjyq, aq sa Ministri

i Drejtësisë dha dorëheqjen.

- Ti ke thënë se … - vazhdonte të akuzojë hetuesi.

- Jo s’është e vërtetë.

- Kemi fakte, edhe dëshmitarë.

- Nxirrini.

Nën terrorin komunist

127

- Ti ke folur me N, me O, me F. në datën kaq e aq… ke thënë, të ka

thënë….

- Jo, ai gënjen, kemi folur, por jo për këtë.

- Shiko se luan me kokën, armik i vendosur.

- Nuk jam armik.

Britje, kërcënime, roja që më ve prangat e më çon në birucë.

Pastaj gjyqi.

Pastaj dënimi, pesë vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë dhe

tentativë arratisjeje. Jeta në kampe, si argatë me punë të detyruar, pastaj

ushtroj profesionin tim. Lirimi nga burgu, të tjera halle. Nuk më çojnë në

profesionin tim. Punëtor në rruga-ura, punëtor asfaltimi. Shtroj rrugët e

Tiranës dhe shkatërroj rrugët e jetës time. Rri ca kohë te motra dhe nuk gjej

qetësi as atje...

128 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

AT GIACOMO GARDINI

S.J.

Misionar i devotshëm dhe pse në moshën 87-

vjeçare, Atë Gardini u kthye përsëri në Shqipëri

për të vazhduar punën e ndërprerë me dhunë

nga diktatura komuniste. At Giacomo Gardini

lindi në Pordenone të Italisë më 1905-ën. Mbasi

hyri në shoqërinë jezuite, ku u përgatit si klerik,

më 1930-ën vjen në Shqipëri dhe kalon disa

vjet duke dhënë mësim. Në vitin 1936

shugurohet prift dhe vazhdoi të shërbente në kishën

katolike shqiptare. Arrestohet e burgoset në verë

të 1945-ës. Mbasi vuan 8 vjet burg dhe 2 vjet

internim, lirohet e i bëhet e mundur të rikthehet

në Itali. Shpirtërisht nuk u shkëput asnjëherë

nga Shqipëria megjithë vuajtjen e pësuar. Në

vitin 1986 botoi në Itali librin “10 vjet burg në

Shqipëri”, ndërsa mbas rihapjes së kishave At

Giacomo Gardini rikthehet në Shqipëri për të

shërbyer përsëri. Misioni i tij fetar vazhdoi deri

në vitin 1996, vit në të cilin ndëroi jetë.

Nën terrorin komunist

129

RRËFIME NGJARJESH

FRAGMENTE NGA LIBRI “DHJETË VJET BURG NË SHQIPËRI”

Arrestimi e procesi: Në burgun e vjetër të Shkodrës

Mbasi mora “shpërblimin e merituem”, me vendimin përmbarues

(28 gusht 1945), më transferuan në burgun e vjetër të Shkodrës, i quejtun

Burgu i Madh, që gjëndesh mbas Prefekturës. Kishte qenë ndërtue në kohën

e turqve, kur sundonte Porta e Naltë: një ndërtesë me përmasa mesatare

dhe e tmerrshme përsa i përket rehatisë: me të vërtetë allaturka! Ishte

katërkandshe me dy kate: në një anë gjëndesh drejtoria e trupi i policisë, në

tri anët e tjera, të burgosunit. Kishte dy ose tri dhoma për të smundët e disa

qeli përgjithsisht të vendosuna në nënshkalla, për me veçue të burgosunit

ma të rrezikshëm ose të nënshtruem regjimit të rreptë.

Përmbrenda, një oborr prej 25x8 metra, në qendër me një pompë

dore për me nxjerrë ujin nga pusi. Banesat ishin të përbame nga katër dhoma

të mëdha e të kqija me dysheme dërrasash. Çdonjëna mund të zinte, të

shtrimë për tokë, në katër rreshta 40 deri 60 njerëz. Natën, sidomos në

kohën e grumbullimit ma të madh, dukesh si qilim trupash e një pështjellim

kambësh të kryqzueme. Nën at qilim rrijshin në pritë koloni të denduna

parazitësh.

Nga oborri i vogël, në katin e poshtëm, ishin nevojtoret, të vendosuna

në një rruginë pa dritare, pa ujë, me pesë ose gjashtë “vende” allaturka,

dmth biruca të thjeshta në dysheme që çojshin ndysinat drejtpërsëdrejti në

hendek; prandaj era e qelbësisë ishte e padurueshme. Në anët e oborrit, nën

shkallët për në katin e sipërm, dy biruca shërbejshin për banjo e po ashtu

me ndëshkue të pandëgjueshmit, tue i rrahë me shkop ose tue u lëshue kova

me uj të ftohët, ose tue i ba me ndejtë gjithë natën me krye ulun nën shkallë

e me kambët e zhytuna në ujë deri në gjuj, ndëshkim të cilin edhe unë kam

pasë rastin me e provue.

I vetmi vend për pastërtinë e mëngjesit ishte për të gjithë pompa e ujit

midis oborrit. Gati çdo ditë na qitshin me shëtitë rrotull për një orë mbrenda

oborrit të vogël nën mbikqyerjen e rojeve të armatosuna. Pa radio, pa

130 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

informata. Kontrollimet ishin tepër të rrepta. Çdo thyemje e rregulloreve

ose një dyshim i thjeshtë, shkaktue, ndoshta, nga një spiun rrenacak paguheshin

me të rrahuna shkopijsh sa me ta zhgulë çdo fije vullneti. Ushqimi përbahesh

prej 700 gram buke, së shumti bukë misri e ujë te pompa. Këto ishin

elementet e zakonshme të krejt jetës sime si i burgosun. Ndonjë përmirësim

i vogël u ba, si kam me tregue ma vonë, por baza mbeti e njëjta.

Si e kam theksue ma parë, ambienti ishte krejtësisht i fëlliqun nga

parazitët: çimra e pleshta, por ma të tërbuem ishin morrat, aq sa askush nuk

ia dilte me u shporrë sish edhe pse u kujdesonte për pastërtinë. Faqet e

mureve ishin krejt të mbulueme me njolla të kuqe. Për fat të mire, amerikanët

furnizuen krejt aleatët - e ndër këta ishin përfshi edhe shqiptarët - sasina të

mëdha DDT. Përveç popullsisë, diçka mbeti edhe për ne “armiqt e popullit”.

Një ditë prej ditësh në dhomat tona gjithçka, dërrasa, petka e na lakuriq,

kaluem e rikaluem nëpër një mjegull pluhuni kundra insekteve. Mandej na

urdhnuen që për tri ditë e për tri net të mos prekshim kurrgja. Asht e lehtë

me përfytyrue se si e kaluem at stuhi që të merrte frymën! Megjithëse ishim

në rrezik helmimi në atë ambient të mbushun plot e përplot me njerz, prap

se prap u dezinfektuem nga parazitët e të gjithë mbetëm të kënaqun.

Amerikanët, mandej, së bashku me DDT dërguen furnizime, miell

gruni të bluem shum imtë. Fati deshi që edhe të burgosunit, për pak kohë,

të kishin një farë fitimi nga ai bollek. Mbërrijshin edhe në burg disa franxholla

të buta e të bardha, që të knaqshin vetëm me i pa. Disa ndër të burgosunit,

sidomos malësorët, të cilët nuk kishin pa kurrë një bukë të tillë, u hudhën

me e hangër me grykësi. Por mbas disa ditëve njëni i thotë tjetrit: “Tash pesë

ditë kam mujtë me dalë për vete”. E tjetri: “E unë tash gjashtë!” Fjala në

besim kaloi gojë në gojë, e duel se një numër i madh të burgosunish u

gjindte në të njëjtat kushte. Mund të plaste një lëngatë e vërtetë.

Drejtoria, e informueme, mori menjëherë masa të rrepta. Të nesërmen

në nadje mbërriti në oborr një damizhan voji të trashë e filloi dhanja atypëraty.

Masa e vojit ishte një gotë, që porsa u shkullonte nga njëni, u mbushte

menjiherë për tjetrin. Kura, sigurisht rrëjsore, e bani punën e vet. Në at çast

ishim ma se 500 vetë, ndërsa nevojtoret ishin ato që kam përshkrue. Tue pa

se ajo bukë e bardhë “na bante keq”, drejtoria e burgut urdhnoi racionin e

zakonshëm me bukë misri.

Nën terrorin komunist

131

Fusha e përqendrimit: Në ndërtimin e burgut të Vlorës

Popullsia e kampit të Tepelenës mund të mbërrinte rreth 1500 - 1700

vetë, ose edhe ma tepër. Po të mendohet se operacioni-internim kishte fillue

qysh më 1945, në kohën për të cilën baj fjalë (1952-’53), djemtë tashma

kishin mbërritë moshën 16-17 vjeçare, e prandej ishin ba krah i vlefshëm

për punë. E njimend ndodhte që të thirreshin shpesh për punë të përngutshme

ose për punë të domosdoshme.

Mbas Pashkëve të 1952-it - që, si tash, për ne qe një festë e madhe -

mbërriti në kamp lajmi me u gjetë gati me u nisë për një mision pune. U

pregatitën lista personash fizikisht të aftë për punë; u mblodhën ato pak

tesha, u banë përshëndetjet e madje pikoi ndonjë lot. U nisëm rreth 170

vetë. Grupi u ndal në periferinë e Vlorës, rranzë kodrave të gjelbërta plot

ullishta. Banesat tona ishin baraka druni, me kate shtretnish, bile të bame me

njifarë shije. Të gjitha të hymet të çojshin kah një shesh i madh që përdoresh

si oborr dhe si magazinë materiali ndërtues. U rregulluem si deshëm, simbas

miqësis, farefisnisë, moshës, si me qenë në familje. Nga oborri syni mundte

me u endë mbi zonën e hapët detare që nga Arta zbret teposhtë, deri sa me

përqafue Vlorën e limanin e saj deri në Kaninë; ma larg dukej ishulli i Sazanit,

thue se ishte vu si roje për krejt zonën. Nga deti frynte një ajr i pastër e i

freskët, të thuesh një mrekulli!

Dita e nesërme mbas mbërritjes sonë qe krejtësisht e zanun me

organizimin e punës; ndamje në grupe me përgjegjësit përkatëse, liri e

kufizueme me shkue në qytet, norma disiplinore në mbrendinë e kampit,

ndëshkimet e mundshme. Mandej u ndanë veglat e punës. U gëzova fort

kur pash se si drejtor punimesh ishte një italian, inxhinieri Ugo Monai - një

friulan nga Tricesimo (Udine). Puntorët e dojshin inxhinierin për mirësjelljen

e shpirtmirësinë e tij, kurse superiorët e çmojshin për aftësin e tij. Gjatë tanë

vjetve ai qe, veçanisht për ne priftnit, përnjimend një engjëll i rojës.

Zona që u shtrinte përpara fushimit tonë dukej si një fletë krejt e

vizatueme: pjesërisht me hulli të gërmueme në tokë, pjesërisht të rravijëzueme

me kunja. Ishte projekti i një ndërtese pak a shumë të ndërlikueme e vendi

ku ndodhesh nuk na u njoftue qartë. Mirëpo, për ne që - si thuhet shqip –

“kishim shijue njëfarë çorbe” - nuk qe vështirë me kuptue se aty do t’u

ngrehte një ndërtesë e madhe burgu. Unë tashma isha i mbajtun si gjysmë

kryemjeshtri, prandej m’u besue një sektor veçanisht i randësishëm e delikat

132 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

në atë sistem burgu: lokale për të burgosunit nën proces ose të dënuem me

vdekje.

Forma e parapame ishte ajo e një ndërtese prej 10x8x35 metrash me

nji hymje të vetme, pa dritare anash, porse me bira dritëzash në çimento

mbi tavanet, nga të cilat hynte pak dritë e ajr. Pjesa e mbrendshme ishte e

përbame nga një rruginë e ngushtë që shkonte nga një anë në tjetrën. Gjatë

dy anëve të korridorit punoheshin qelitë, madhësije të ndryshme, disa në

forma ma tepër se të çuditshme: ndoshta ishin shestue për ... të torturue.

Në atë kantjer, njeriu punonte me vullnet të mirë; ushqimi nuk ishte i

shijshëm, por i mirë e i mjaftueshëm. Edhe rojet tona e kishin marrë vesh se

të internuemit nuk ishin të burgosun që kryejshin dënimin, aq ma tepër

mbasi pranë nesh ishin marrë në punë punëtorë të lirë që merrshin një rrogë

të rregullt. Megjithatë, duhesh të kalonte shumë kohë përpara se ne të na

njihesh e drejta me pasë, përveç pjatës me çorbë, edhe një farë shpërblimi

për punën e bame.

Punojshim kush tue gërrye, kush tue mbushë themelet, kush tue bajtë

gurët, kush tue pregatitë gëlqeren: nga toka nuk vonoi me u dukë trajta e

krejt ndërtesës e edhe me u ngritë nalt gati një metër. Ndërkaq në ullishtat që

mbulojshin kodrat, kishin fillue të piqeshin ullijtë, të cilët ngacmojshin

vazhdimisht shijen e puntorëve që punojshin papushim. Porsa binte nata,

hije tinzake largoheshin nga barakat e tue rrëshqitë nën pemët, kthejshin plot

me “frytin e vjedhun”... Hangrëm ullij, të pregatitun në njëmijë mënyra, deri

vonë në vjeshtë, me ndërgjegjen se nuk kishim ba kurrgja të keqe. Natyrisht

më jepshin edhe mue me urimin tradicional: “Të baftë mirë!” e me

buzëqeshjen e njeriut që e ndien veten të qetë, kur e ndan hajnin e vocërr me

priftin!

Si kam thanë edhe ma sipër, në atë kohë, përveç ushqimit të përditshëm

nuk na jepshin as petka, as këpucë, as të holla; e të pakët ishin ata që mundshin

me marrë të holla nga burime të tjera. Unë mandej ma pak se të gjithë. Por

një ditë më thirrën në drejtori sepse nga Italia më kishte mbërritë një çek

prej pesë dollarësh. Me marrë të holla, në dollarë, e nga Italia e shkundun!

Kjo ishte arsye ma se e mjaftueshme dyshimi. Por ma e keqja ishte se çeku

kishte ardhë prej Vatikanit. “Ani ma - pyeti drejtori - të holla nga Vatikani?

Kush t’i dërgon? E me çfarë qëllimi?” Kërkova nëse mund ta shihsha

dokumentin, sepse vetëm kështu do ta merrsha vesh se kush ishte dërguesi.

Nën terrorin komunist

133

Përsa i përket arsyes, thash se ishte e qartë, tue tregue veshmbathjen time

elegante! Me kaq biseda mori fund. Nuk di se sa më patën dhanë në monedhë

shqiptare; sidoqoftë nuk ishte shumë që do të kishte mujtë me ushqye çfardo

dyshimi.

Një vit e gjysmë ma vonë, gjithnjë për çështje ndihmash në të holla, më

ndodhi një tjetër rast që mund të kishte rrjedhime shumë ma të randa. E

afërmja e një të internuemi më dërgonte herë mbas here prej Tirane nga

njëqind lekë (që kishin vleftën pak ma tepër se një liretë italiane), tue thanë se

ishte ndihma e dikujt që s’dëshironte me iu zbulue emni. Unë e merrsha për

të mirë këtë kërkesë, e ndër kushtet në të cilat gjendesha, ajo ndihmë sado e

vogël, nuk më bante keq; por dëshproheshem se nuk mujsha me e falënderue

bamirësin e panjoftun.

Një ditë më thirrën në komandën e policisë e në të vërtetë më morën

në një proçes-verbal serioz. Ia filluen me më pyetë për gjana që kishin ndodhë

dhe u munduen me zbulue se cilët ishin miqt e mi kur jetojsha në Shkodër.

I ngushtuem e i mërzitun më shkuen ndërmend vëllaznit jezuitë ose miqt, të

cilët e dijsha se ishin larg e jashtë rrezikut. Ndër tjerë përmënda edhe emnin

e Atë Pietro Palladinit, i dëbuem prej Shqipnisë me italianë të tjerë më 1946.

Kishim qenë miq të ngushtë e ai atëherë gjendesh n’Itali. “E Atë Palladini -

pyeti menjiherë oficeri - a të kujton gjithnji, të ndihmon drejtpërdrejt apo

nëpërmjet personash të tjerë?” I u përgjegja se nga ai nuk kisha drejtpërdrejt

as letër, as ndihma. - “E nga të tjerë?” - insistoi ai. I tregova atëherë për

ndihmën e papritun që më vinte prej Tirane nga një i panjoftun. Në mënyrë

që të hiqsha dyshimin, i vuna në dukje edhe shumën e vogël dhe se e merrsha

rrallë. “Mjafton me kaq”, përfundoi oficeri, e më lëshoi. Ma vonë, kur u

ktheva në Itali, mora vesh nga Atë Pietro Palladini se në fakt ai i paska pasë

dërgue herë mbas here të panjoftunit në Tiranë ngjyra tepër të kërkueme

aso kohe në Shqipni, në mënyrë që me fitimin e shitjes, të ndihmonte mue e

ndonjë jezuit tjetër shqiptar nevojtar. Porse njeriu në të cilin Atë Palladini

kishte besim, përfitonte ma shumë për xhepin e vet. Policia e kishte zbuluar

lojën dhe e kishte arrestue. Gjatë proçesverbalit kishte dalë edhe emni im.

Për këtë gja më thirrën në komisariat, por tue qenë hjekë çdo përgjegjësi e

imja, nuk pata ma asnjë trazim.

134 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

“...I shtrënguem me ba tulla argjili”

Puna në Vlorë kishte shkue përpara gjithë verën tue lanë përgjegjësat të

kënaqun; por vjeshta e shtyme, koha tashma e ashpër e sidomos natën,

shinat papushim filluen me e paralizue kantjerin. Kremtuem Krishtlindjen

tue mbledhë bashkarisht ndonjë send të vogël që kishim ble, dikushi kishte

shkue deri në Artë e kishte mujtë me gjetë venë mjaft të mirë. Mbas kaq

kohe “krezhmimi”, festimi pruni në kamp një gjallnim të jashtzakonshëm e

madje na bani me këndue kangë të thjeshta të maleve e ato që atëherë ishin

të njoftuna në qytet. Ishte Krishtlindja, e për pak orë edhe na e harruem

gjendjen tonë.

Veçse ishte e qartë se nuk do të vazhdonte kështu për krejt dimnin. E

njimënd, aty kah gjysma e kallnorit, erdhi urdhni me u nisë. E njëjta punë

ngarkimi të zheleve tona mbi automjetet e përmbi to edhe na, të ndamë në

grupe; e njëjta nisje në mesnatë me të ftohtin therës të gjysmës së kallnorit e

mbërrijtja në Tiranë, kur ishte ba mëngjes. Na shgarkuen ndër oborret e

gjana të një furre tullash, me na futë ndër dhomat e mëdha krejt bosh, ku

pritëm agimin. Kur ma në fund dyert u hapën, secili u lëshue turravrap me

krye dikund nevojën... Mandej na prunë të njëjtën garuzhdë çaji të ngrohtë e

mbas saj filluem me i pastrue e rendue banesat e reja.

Fabrika paraqiste gjanë ma të mirë që mundte me u pregatitë aso

kohe. Të shoqnuem nga përgjegjësit, vizituem repartet e ndryshme. Ata na

treguen të gjitha fazat e punimit: u mblidhte dheu, u sitte, u ngjeshte, e i

kthyem në format e dëshirueme, bahesh në lehe, mandej në furrat e pjekjes,

nga të cilat dilte materiali i kryem. Në atë kohë e në atë vend çdonjëna, prej

këtyne fazave kërkonte të punohesh pa ndërpremje e habina. Në kohët e

para punojshim krahas me punëtorët që gjendeshin aty prej shumë kohe;

por, mbasi u praktikuem, krejt përgjegjësia e fabrikës kaloi në duert tona.

Punojshim vetëm ditën, përveç fazës së pjekjes që duhesh me u krye edhe

natën, mos me e lanë me u shue zjarri. Pjekja e tullave, ushqye me sasinë e

caktueme të zjarrit, duhesh të kalonte prej sektori në sektor, për ta përfundue

procesin e pjekjes. Furra ishte një ndërtesë vezake e ndame në dhoma. Skuadra

punëtorësh i mbushëshin vazhdimisht dhomat me tulla të teruna e të

papjekuna. Mbas pjekjes, skuadra të tjera punëtorësh i nxirrshin jashtë e

kështu vazhdonte tanë proçesi.

Nën terrorin komunist

135

Të gjithë sektorët bajshin një punë mjaft të randë, por kjo fazë e

fundit ishte veçanërisht e vështirë. Ambienti kishte një temperatyrë shumë të

ngritun, ajri ishte i mbushun me pluhun e hi që hyjshin prej gjithkah, tullat e

vrazhda e të kuquna në zjarm duheshin kapë me dorë. Dilshim të këputun

e të mbuluem me djersë që rridhte rrkajë në krejt trupin tonë, me gojën e

birat e hundës plot pluhën, e duer të rjepuna. Një mundim vërtetë i

tmerrshëm! Pikërisht në këtë vend qesh caktue edhe unë nga fillimi e aty

vazhdova për disa muej.

Veçse due të shtoj se nuk qe gjithçka negative. Ndër vjetët e maparshëm

kisha punue për shumë kohë i zhytun në ujë e si rrjedhim më patën kapë një

varg reumatizmash. Shpesh ndiejsha dhimbje të forta, të cilat më pengojshin

nganjiherë edhe me qëndrue drejt. Mirëpo kjo “kurë” e kundërt, si puntuer

i caktuem ndër furra, qe për mue një prekje shëruese e mrekullbase. Si mos

të shoh në këtë një mbarshtrim të Perëndis? Ai i Lumi m’u gjet pranë edhe

në mënyra të tjera...

Lirimi

Marrëveshje me Italinë sa i përket Traktatit të Paqes; rivendosja e

lidhjeve miqësore e tregtare; vendimi se të gjith italianët e burgosun ose

ndër kampet e punës e të përqëndrimit duhet të pregatiteshin për t’u

riatdhesue. M’u ba se isha në andërr! E mund të ishte e para herë, në dhjetë

e ma tepër vjet që andrrojsha lirimin, sepse në shpirtin tim kishte shkue tue

u rranjosë gjithnjë e ma tepër bindja se nuk do të dilsha kurrë ma prej andej.

Lajmuesi im më shikonte me buzëqeshje e trishtim; më bani përgëzimet

e veta e tue u largue shtoi: “I lumi ti që po shkon, kurse ne po mbesim në

baltë”. Nuk thashë asnjë fjalë, tue mendue se urtësia nuk asht kurrë e

teprueme; u kufizova me e falënderue, tue shpejtue hapat në rrugën e kthimit.

Përshkova qytetin gati tue vrapue, pa mujtë me iu largue shikimit të disa

njerëzve që më njifshin e dëshirojshin me më përgëzue, ose, së paku, me më

ndalë me e komentue ngjarjen. Por atë ditë ish me të vërtetë përngut, e

mandej e dijsh fare mirë se disa fjalë janë si disa lloje farnash të hedhuna nga

era që bajnë udhtime të gjata për të zanë ma vonë rranjë, qoftë edhe në

majën e një kumbonareje!

Kur mbërrijta në sektorin tim, gjeta se lajmi kishte depërtue para meje

e krejt rrethi i të internuemve vlonte në kureshtje. Më rrethuen e shprehën

136 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

njëmijë përgëzime, por nuk ishte e vështirë me pa ndër sytë e tyne edhe një

hije trishtimi. Vuejshin nga mendimi i ndamjes, dhe e ndiejshin se do të

humbshin edhe atë pak ngushllim shpirtnuer që shërbimi im u kishte sjellë.

Kërkojsha me e çdramatizue çështjen e me u dhanë zemër me besim se

Zoti nuk do t’i braktiste. Por në shpirtin tim edhe unë isha i mallëngjyem e

i trishtuem. I desha me zemër e ata më deshën njisoj. Kjo dashuni e anasjelltë

më bani me e ndie veten si anëtar familjeje... Qava edhe unë e besoj se nuk

rrej se po të kisha pasë mundsi, do të kisha hjekë dorë nga kthimi në atdhe,

mjaft që të mujsha me ngushëllue atë masë njerëzore të shumë vuejtun.

Në kamp, pra, përgëzime e lot; mandej, si e do zakoni shqiptar, vizita

në mbramje, qitje cigaresh, kafe, një gotë raki e, për gratë, edhe karamela.

Një luks i vërtetë! Kuleta u zbraz, mirëpo zakoni i vendit në ketë rast u

plotsue me nder.

Mandej në një mbramje vonë, kur tashma ishim tue krye kuvendimin,

ndëgjuem një trokllitje në derë: me një pamje tepër të butë, u duk përpara

rreshteri, përgjegjës i sektorit, i shoqnuem prej tre civilësh. Si për instinkt

mbetëm gojëmbyllun, pak të shqetësuem, por menjiherë morëm frymë kur

një nga të tre, në një italishte mjaft të ngathët, na lajmoi se “pushteti” dëshironte

që kthimi ynë në Itali të ishte i dejë, e prandej kishte dhanë urdhën të visheshim

me rroba të reja. U bani shej dy të tjerëve (një rrobaqepës e një këpuctar)

me ba detyrën e tyne, d.m.th me na marrë masat për petka, të linta e këpucë.

Përshëndetën e shkuen. Na shikuem njëni-tjetrin ndër sy, pa thanë kurrgja;

por me atë shikim na thamë një mori sendesh.

Ndërkaq po afrohesh dita e nisjes: duhet të ishte rreth natës së 20

shtatorit. Nuk e mbaj mend se çfarë mjet transporti na dhanë. Mbaj mend

vetëm se të gjithë të internuemit ishin grumbullue rreth nesh e na

përshëndetshin me lot ndër sy. I kishim dhanë dikujt një send, dikujt një

tjetër: gjithçka kishim. Me vete merrshim vetëm zemrën, edhe atë të

thërrmueme prej vuejtjesh...

Ndërsa valëviteshin shamijat, automobili u nis e muer rrugën drejt

Durrësit. Në ndejsen e gjanë mbrapa, rrijshim katër: unë, Mario Verde,

napolitan, Nino Tagliani, ferraras e Luigi Maucerri, siciljan; përpara, pranë

shoferit një “engjëll roje” i pandamë, i cili gjatë tri ditëve që kaluem në

Durrës në pritje të anijes, kurrë nuk na u largue, as ditë as natë. I njerëzishëm

pa masë, na çonte në postë me u dërgue familjeve telegrame, na ftonte në

Nën terrorin komunist

137

kafe me pi një raki, na çoi me shëtitë gjanë e gjatë nëpër qytet, tue bisedue

mbi njëmijë çështje, e gjithmonë tue vu re se çka po thojshim. Edhe kudo

hyjshim, menjiherë na rrethojshin gjindët që u interesojshin për ne, e të cilët,

sigurisht, nuk kishin ardhë aty rastsisht.

Në mbasdreken e 24 shtatorit u drejtuem kah limani. Pash menjiherë

një anije që mbante flamurin italjan, e zemra filloi me më rrahë fort. Gjetëm

aty tue na pritë edhe nandë italjanë të tjerë që unë nuk i kisha takue kurrë.

Ishin të gjithë profesjonistë që kishin punue dhe ma përpara në Shqipni. Me

ardhjen e komunizmit ata kishin qenë mbajtë për arsye të ndryshme, e nën

maskën e fajeve, por, në të vërtetë për të vazhdue me ushtrue profesionin e

tyne në shërbim të shtetit. Edhe ky takim qe një gëzim i madh. Dikur vonë

mmërrijti një oficer i policisë: kishte në dorë një fletë e, tue thirrë secilin me

emën, e bante me hipë në shkallën që çonte nalt në anije. Erdhi radha ime, iu

përgjegja thirrjes, e me kambët që pak më dridheshin, hipa në ato shkallë që

më çuen në anije. Më doli një fshamje, që u shndërrue në urim “Kjofsh

bekue o Zot”. Kapiteni i anijes që na priti në fund të shkallave... Me një

shtrëngim dore më trimnoi: “Zemër, o Atë, tashti këtu komandoj unë!”...

Ishte 24 shtator, 50- vjetori i lindjes sime...

138 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

VANGJUSH GAMBETA

Ka lindur në Korçë, më 1929. Mbaroi shkollën

e mesme në vëndlindje. Gjatë viteve 48’-52’

vazhdon studimet e larta në Kiev të ish-

Bashkimit Sovietik, në degën e ekonomisë.

Mbas kthimit në Shqipëri, i apasionuar mbas

gazetarisë fillon të punojë në të përditshmen

“Zëri i Popullit”, ku më vonë bëhet dhe zv.

kryeredaktor. Zhvillimet politike në Shqipëri,

sidomos ato mbas prishjes me Bashkimin

Sovietik, e bëjnë Vangjushin gjithnjë e më të

tërhequr. Kështu, në vitin 1975, vjen për të

goditja politike. Internohet në Derjan të Matit,

ku qëndroi deri në përmbysjen e diktaturës.

Rikthehet në Tiranë ku është një prej

themeluesve të “Partisë Republikane”, së bashku

me Petro Markon e Sabri Godon. Gjatë

periudhës 1991-92 punoi si kryeredaktor i parë

i gazetës “Republika”. Më pas u tërhoq nga

jeta publike i zhgënjyer prej zhvillimeve politike

si dhe për arsye moshe.

Nën terrorin komunist

139

KULAKU

Në mes të rrugës për të zbritur nga zyrat e kooperativës në shitoret

ishte shkolla e fshatit. Në oborrin e madh të shkollës kishte vend edhe për të

vegjëlit, që të loznin me top, edhe për të rinjtë e fshatit e për mësuesit, që të

loznin volejboll. Para fillimit të mësimit dhe gjatë pushimit të madh, shpesh

edhe pasditeve, oborri gumëzhinte nga zërat gazmorë. Kur binte rruga,

shpesh ndalonin këtu edhe nëpunësit e kooperativës, fshatarë dhe kalimtarë

të rastit, si në një pikë pushimi për t’u shlodhur pak, ose për të kaluar një

copë herë në atë ambient gazmor.

Ndalonte shpesh herë edhe Petrua. Shikonte fëmijët se si bridhnin, si

ndiqnin njëri-tjetrin ata që s’kishin top, se si ndjekësi, kur nuk e arrinte dot të

ndjekurin, ia vërviste me çantën e librave kokës. Të gjithë ishin të qeshur.

Vetëm rrallë e tek ndonjë, që e pësonte nga shoku i tij, qante e grindej.

Qeshnin edhe spektatorët e rastit me ngjarjet e vockla të oborrit të madh të

shkollës.

Vetëm Petrua, kur ndodhej aty, qëndronte i vrenjtur e i menduar. Ç’bënte

vallë Arturi tani në oborrin e shkollës së tij në Tiranë? I tërhiqte vëmendjen

edhe një djalë rreth dymbëdhjetëvjeçar, që qëndronte, si edhe ai, i vrenjtur,

i menduar, si i ngurosur. Ai nuk përzjehej me shokë, askujt nuk i fliste. As

atij askush nuk i fliste. Çanta e tij asnjëherë nuk kish fluturuar, asnjëherë nuk

kish rënë në tokë e të baltosej. Ajo qëndronte në dorën e tij, të dy duart i

kish gjithmonë të lëshuara drejt poshtë, si të një ushtari të vogël në qëndrimin

“gatitu”

“Po Arturi, vallë, kështu qëndron në oborrin e shkollës?” – pyeti veten

Petrua, duke mos ia shqitur sytë djaloshit dymbëdhjetëvjeçar.

Ishte i bukur.

“Edhe Arturi im është i bukur, por është edhe i shkathët” – mendoi

Petrua. “Ky, me sa duket, do të jetë ndonjë handikapat. I shkreti! Këtu,

kuptohet, askush nuk është interesuar për ta shpënë në shkollën e tyre në

Tiranë”.

140 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Binte në sy jo vetëm se ishte i bukur, flokëverdhë e sybojëqielli, me

fytyrë të ëmbël e pakëz të zbehtë, por edhe i veshur bukur e pastër.

Petrua kishte dëgjuar nga fshatarët një shprehje ngushëllimi shumë

kuptimplotë: “Mos të rëntë që ta harrosh!” Mos të gjettë ndonjë e keqe më

e madhe, që të harrosh të keqen më të vogël që të ka ndodhur më parë.

Fatkeq Arturi, por ai është shëndoshë si molla.

“Mos të rëntë që ta harrosh”, - ngushëlloi veten Petrua. Pastaj iu afrua

një fshatari që e kish njohur në mbledhjen e një brigade dhe e pyeti:

- Ai çuni atje pse rri gjithmonë i vetmuar, mos është gjë i sëmurë?

- Jo.

- Mos është i mangët nga... si të të them, i pazhvilluar?

- I pazhvilluar? Është më i zgjuari nga të gjithë këta që sheh këtu. Kur

ishte më i vogël ishte shumë i zhdërvjelltë dhe gjithnjë i ngacmonte të tjerët.

Por më vonë, kur u grind njëherë me shokë, i thanë: “Ikë, mor kulak!” dhe

e përjashtuan nga loja. Ai vajti në shtëpi duke qarë. E di mirë, e kam në

lagje. Nuk di si ia shpjeguan prindërit, por e di që tri ditë nuk vajti në

shkollë. Që nga dita e katërt, ja, qëndron kështu i vetmuar, siç e sheh.

- Si e quajnë?

- Shkëlzen.

- Paska dhe emrin të bukur.

Petrua pyeti për emrin se kishte në lagje një mësuese, Lumen.

- Moj Lume, më ka bërë kureshtar një nxënës në oborrin e shkollës që

rri gjithnjë i veçuar. Më duket i ngathët, i pazhvilluar. A është në gjendje ai të

ndjekë mësimet? Shkëlzen e quajnë. Të kujtohet?

- A është në gjendje të ndjekë mësimet? He... Po të them vetëm kaq:

kur kam mësim në klasën e tij, unë përgatitem në mënyrë të veçantë dhe

përgatitem vetëm për Shkëlzenin. Ai bën ca pyetje, që e vë mësuesin në

gjendje të vështirë...

- Çudi!

- Nuk është çudi, është talent. Por ti e kupton... çështje biografie.

- Shkëlzeni dymbëdhjetëvjeçar kulak?

- Mos qesh! Gjynaje të prindërve...

- I kujt është ky djalë?

- I atij që e hoqën disa ditë më parë nga furra, se kulaku nuk duhet të

punojë në furrë...

Nën terrorin komunist

141

Punëtor furre ishte një post i privilegjuar. Aty nuk mund të punojë

kulaku. Le të punojë kafshar, si i vëllai. Dhe të dy vëllezërit kafsharë ishin

ndër punëtorët më të mirë të kooperativës.

Ditën dhe natën, në mes të vapës dhe në acar e furtunë, kur duheshin

shpënë me kafshë për në sektorët e tjerë helme a farë për mbjelljet,

medikamente për blegtorinë, në çdo rast urgjent, kur kafsharët e tjerë pyesnin

“sa ditë punë do të më japësh?”, këta të dy kishin në majë të gjuhës fjalët:

“mirë, po vete unë”. Ishin edhe zanatçinj të mirë. I deshe zdrukthëtarë a

mekanikë, punëtorë ndërtimi a furrtarë, hidraulikë a mullixhinj, çdo gjë u

zinte dora. Vetëkuptohet, për ato punët e vogla e pajisjet e thjeshta që mund

të kish një kooperativë e varfër.

Kurrë Petrua, si ekonomist sektori, nuk ishte grindur me ta për ditët e

punës, siç thoshte rëndom me shumë të tjerë. E megjithatë, ata merrnin

shumë ditë punë. Dhe askush nuk kishte protestuar ndonjëherë pse ata marrin

kaq shumë. Kur shpërndaheshin lekët e ditëve të punës, fshatarët diskutonin:

- Ata? Ata po! Ikanë hallall. Punojnë, jo shaka.

- Megjithatë nuk e kuptoj si mund të jetojnë vetëm me të ardhurat nga

ditët e punës. Në listat e sektorit ata nuk kanë asnjë krah pune në ndonjë

ndërmarrje shtetërore, - ndërhyri Petrua.

Askush nuk u përgjigj. Kur Petrua bëri të largohej për në zyrë, e ndoqi

një fshatar, një mësues vendas kinse kishte për të sqaruar diçka për ditët e

punës të antarëve të familjes së tij. Duke ecur i tha:

- S’kanë krahë pune në ndërmarrje, por nusja e Xhelalit është

rrobaqepëse, ka maqinën e saj në shtëpi dhe qep me hak për vajzat dhe

gratë e fshatit. Rrobaqepësinë e kooperativës ngjitur me zyrën e ke. Ke parë

ndonjë femër të vejë aty për ta qepur ndonjë gjë? Të gjitha venë tek ajo, në

shtëpi. Në fshat të gjithë këtë e dinë, por askush nuk flet. Nuk duan t’i bëjnë

keq. Ti e di kur askush nuk ka të drejtë të punojë privatisht, ndihet se ç’mund

t’i bëjnë kulakut, po t’i shkrepë ndonjërit për t’i bërë keq.

- Por edhe meshkujt janë punëtorë në atë shtëpi. Kam vënë re dynymshin

e tyre. E punojnë bukur. Pëllëmbë pa shfrytëzuar nuk lënë.

- E si të jetojnë ndryshe? Ata nuk vjedhin, se janë kulakë. Nuk ua

mbulon dot njeri, po t’i kapin, si të tjerëve.

- Po përse është shpallur kulak Xhelali, i ati i Shkëlzenit? Pastaj kur? Ai

është i ri!

142 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Nuk është shpallur kulak Xhelali, por i ati i tij, Hyseni. Por kur dhe

pse nuk e di. Kam qenë i vogël, nuk e mbaj mend.

- E cili është ky Hysen?

- Nuk e ke vënë re? Është ai plaku që zë radhën i pari para furrës për

të blerë bukën. Por si shumë kureshtar qënke bërë për këtë histori!

- Ekonomisti i sektorit, - u nxitua t’i përgjigjej Petrua, - e ka për detyrë

të njohë familjet kooperativiste. Neve na kërkojnë lloj-lloj listash për gjendjen

ekonomike të kooperativistëve: sa krahë pune kanë, sa ditë punë kryejnë, sa

kanë nëpër ndërmarrjet shtetërore... Këto i duhen qendrës për të bërë

studime...

- E di, e di. Por mos harro se unë jam i deleguar i komitetit, prandaj

kot po më arsyetohesh, madje edhe unë kot të pyeta. Unë e kuptoj kureshtjen

tënde.

Petrua pa në fytyrën e mësuesit një farë pakënaqësie: nuk i ishte përgjigjur

sinqerisht. U përpoq ta ndreqte gabimin, aq sa mund të ndreqej.

- Të them të drejtën, e di pse? Unë kam punuar shumë vjet gazetar.

Dhe kur njeriu punon për një kohë të gjatë në një zanat, jo rrallë i shfaqet një

sëmundje, që quhet idiotizëm profesional. Gazetarit ia do puna të pyesë

gjithmonë: kur ndodhi, si ndodhi, pse, kush, ku, e të tjera. Idiotizmi profesional

i gazetarit fillon atëherë kur ai pyet, edhe kur përgjigjia nuk i intereson aspak.

Unë vuaj nga kjo sëmundje, prandaj po të bëj edhe një pyetje: më the se ke

qenë i vogël, nuk e mban mend. Të pyes ndonjë të moshuar. Po cilin?

- Mehmetin në lagje e ke. Ai me siguri e di.

Qeshën të dy. I shtrënguan dorën njëri-tjetrit dhe u ndanë.

Sa herë Petrua kalonte përpara oborrit të shkollës dhe shihte Shkëlzenin,

i nxitej më tepër kureshtja për të mësuar se përse është dënuar nga shoqëria

fëminore i bukuri, i zgjuari, dymbëdhjetëvjeçari Shkëlzen, nipi i Hysenit.

E gjeti rastin të pyesë edhe xha Mehmetin në shtëpinë e tij, në një nga

ato vizitat që i bënte jo dhe aq rrallë, sigurisht, pas perëndimit të diellit.

- Kulak nuk është shpallur Hyseni, por i ati i tij Destani. Po pse më

pyet?

Petrua u turbullua aq shumë nga ky zbulim i ri (jo i ati, jo gjyshi, por

stërgjyshi i Shkëlzenit!), sa iu mbyll goja e s’po përgjigjej.

- Ç’mendohesh? Të thashë pse më pyet?

Nën terrorin komunist

143

- Po ta them troç: e shoh shpesh në oborrin e shkollës atë fëmijë dhe

më vjen keq. Është një talent i rrallë, më tha Lumja, e bija e Ibrahimit. Po ta

kish rrugën e hapur, ai mund të bëhej një shkencëtar i mirë. Dhe talentet nuk

janë vetëm bij të baballarëve, por edhe bij të kombit dhe të atdheut të vet.

Ai sot është i shkëlqyer, por është në një moshë që e kupton se birit të

kulakut askush nuk mund t’i japë bursë. Ka rrezik që atij t’i fiket dëshira për

dije, se është i bindur që edhe po të mbarojë shkollën e mesme, të nesërmen

brigadieri do t’i japë lopatën për të pastruar kanalet vaditëse. Familja humbi

një rrogë, kurse Shqipëria një talent. Po të nxjerrim rezultatin, kush fitoi e

kush humbi? Përse duhet të fiket një talent, vetëm se është i biri i Xhelalit,

Xhelali i biri i Hysenit dhe Hyseni i biri i Destanit?

Mehmeti u nxeh.

- Po më flet sikur fajin ta kisha unë. Fajin e ke ti dhe shokët e tu. Ti je

njeri me shkollë të madhe, ke qenë gazetar. Ti duhet të ma shpjegosh mua

përse dhe jo unë ty!

Kjo ishte një goditje për Petron. Ai u zverdh, uli kokën. Xha Mehmeti

kishte të drejtë. Edhe Petrua kishte fajin e tij, pjesëzën e tij të fajit, sado të

vogël, për fatin e Shkëlzenit. Por xha Mehmeti e teproi, e akuzoi dhe shpejt

u pendua. Ngriti gotën e rakisë dhe tha:

- Për shëndetin e djalit tënd! Më tha se e ke moshatar me Shkëlzenin.

Ata do ta gëzojnë jetën e tyre. Unë e ti e hëngrëm çairin. Gëzuar! Për jetën

e tyre! – Uli gotën dhe shtoi: - Meqë të pëlqejnë historitë e fshatit, pse nuk

vete te Hyseni e të bisedosh vetë me të?

- Unë të vete në shtëpi të kulakut? Ç’po më thua, xha Mehmet?

- S’të paska dalë frika. Hyseni s’ka frikë. Po t’i vesh, do t’i bëhet qejfi.

- Hyseni s’ka pse të ketë frikë. S’kanë ç’i bëjnë më. Unë, po më hoqën

nga puna, ngordh për bukë. E provova tre vjet pa punë. Unë s’jam as

qytetar, as fshatar, s’kam as dynymësh.

- Hysenit të gjithë i venë dhe të gjithë e dinë që i venë, përveç disave që

kanë ndonjë inat të vjetër, por jo se është kulak. Ai gjithnjë më pyet për ty.

Shko një natë. Asgjë nuk do të ndodhë.

“Të vete, apo të mos vete? Kjo është çështja!” – mendoi Petrua për

disa ditë me radhë.

Rasti erdhi i papritur.

144 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Për mbledhjen e radhës së shtabit të kooperativës kryetari kishte

urdhëruar që të thirreshin edhe përgjegjësit, ekonomistët dhe llogaritarët e

sektorëve. Ishte pragu i 1 Majit. Dhe, si zakonisht, dy herë në vit, për 1 Maj

dhe për Vitin e Ri, do të pritej e do të shpërndahej mish për familjet, sipas

frymëve. Por librat e familjeve, shpjegoi kryetari, janë vjetëruar. Këto dy

vjetët e fundit janë larguar shumë krah pune në ndërmarrjet shtetërore. Nuk

dimë sa kanë shkuar ushtarë dhe sa janë kthyer nga ushtria, sa vajza janë

martuar jashtë fshatit, sa nuse kanë ardhur nga fshatra të tjerë, sa janë lindur

e sa kanë vdekur. Duhet të përpilohen libra të rinj të familjeve.

- Ky është problem i madh, - tha kryetari - për Vitin e Ri shumë

kooperativistë më janë ankuar. Dikujt nuk iu dha 300-gramëshi për djalin e

kthyer nga ushtria. Një tjetër mori 600 gram më tepër, megjithëse një djalë

i kishte shkuar në Krastë dhe një vajzë e kish martuar jashtë fshatit. Kështu

krijojmë pakënaqësi në masat dhe njerëzit flasin poshtë e përpjetë se fajin e

ka kryetari, e ka pushteti.

- Pastaj kryetari shpjegoi se krijimi i librave të rinj e të saktë të popullësisë

banuese aktualisht në fshat është një problem i madh për të studiuar gjëndjen

social-ekonomike të fshatit. Ai u kujtoi të pranishmëve se së shpejti sektori

i parë do të bëhet fshat-model për të gjithë zonën.

Ka shumë të ngjarë, vazhdoi kryetari, që numri i popullsisë banuese në

fshat të ketë zbritur. Atëherë duhet bërë llogari e saktë nëse mund të

shpërndajmë për këtë 1 Maj jo 300, por 400 gram mish për frymë. Sa krerë

duhet të presim? Këtë llogari duhet ta bëjë veterineri. “Dëgjo, ti, veteriner,

mos bëj muhabet aty, se të nxorra jashtë!”. Pra, 400 gram për frymë.

Ky do të jetë një gëzim i madh për kooperativistët dhe një sukses për

kooperativën. Sepse, siç kish dëgjuar kryetari në mbledhjen e shtabit të rrethit,

në disa kooperativa do të shpërndajnë nga 200 gram për frymë. Kooperativa

jonë është ndër të përparuarat e rrethit.

- Ky është një problem shumë i rëndësishëm, - përfundoi kryetari,

prandaj brenda një jave, duke filluar që sot, ekonomistët e sektorëve të

përpilojnë librat e rinj të familjeve dhe një pasqyrë përmbledhëse ta dorëzojnë

në degën e planit. Librat e rinj të përpilohen jo duke pyetur njerëz të rastit

dhe as në zyrë. Ekonomistët të venë shtëpi më shtëpi dhe të verifikojnë

gjendjen në vend.

Nën terrorin komunist

145

Petrua mënjanoi kokën nga e djathta, ku ishte ulur përgjegjësi i sektorit

dhe e pyeti:

- Edhe unë?

- Pusho! Prit!

Të dy, në mënyrë të pavarur, dyshuan se mos kryetari do të shtonte:

“Në sektorin e parë me këtë punë të merret llogaritarja!” Por kjo nuk ndodhi.

Pas pak, si kishin dalë nga mbledhja, kryetari thirri përgjegjësin e sektorit.

Të dy, përgjegjësi dhe ekonomisti i sektorit panë njëri-tjetrin në sy dhe thanë:

Mos thotë kryetari që ekonomisti të ngarkohet me ndonjë punë tjetër

të rëndësishme dhe regjistrimin shtëpi më shtëpi ta bëjë llogaritarja?

Kur u kthye nga zyra e kryetarit, përgjegjësi i tha Petros:

- Asgjë të re nga fronti i kryesisë. Më pyeti për një problem tjetër

shumë të rëndësishëm: si po zhvillohet misri i mbjellë në kubikë? Prandaj ti

merr librin e familjeve dhe zhduku nga zyra. Fillo nga lagjia e poshtme. Mos

u kthe as për drekë në mensë. Jam i bindur se nuk do të të lënë të shkosh në

kohën e drekës, pa ngrënë në ndonjë shtëpi

Petrua u nis i gëzuar, se kishte fituar të drejtën të hynte jo më si ilegal,

por me detyrë zyrtare, shtëpi më shtëpi. Dhe ky ishte për të një problem me

të vërtetë shumë i rëndësishëm.

Njëqindetetëdhjetë pjesëtuar për 7 bëjnë afërsisht 26. Pra, ai duhet të

regjistrojë 26 familje në ditë. Në pasdreken e ditës së parë, kur kishin mbetur

vetëm dy orë ditë, kishte regjistruar vetëm 12 familje. Pak. Shumë pak. Por

nuk i kish rezistuar dot mikpritjes matjane. Në çdo shtëpi një kafe, madje

dy, sipas zakonit të vendit (sa shumë kafe pinë matjanët!), pastaj gota e

rakisë, me ndonjë meze të vogël për ta shoqëruar. Pastaj, aty ku e zuri dreka,

i shkuan dy orë. Vendosi ta ndërpriste regjistrimin e të ngjitej sipër. Tek salla

e brigadës së dytë takoi shefin e planit.

- E fillove regjistrimin? Shumë mirë! Si të vajti sot?

- Keq, shoku shef. Në disa shtëpi nuk gjeta asnjë njeri.

- E di, e kam bërë vetë këtë punë, kur isha ekonomist sektori. Kështu

si ke filluar nuk e mbaron dot brenda javës. Pastaj ka ende dhe dy orë dite.

Apo të mori uria, se s’ke ngrënë drekë?

- Të them të drejtën, më mori, s’kam ngrënë, - gënjeu Petrua.

146 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Nesër, kur të hysh në një shtëpi, regjistroje tërë fisin, sipas mbiemrit.

Kushdo i di ndryshimet në fisin e vet.

- Por kryetari tha shtëpi më shtëpi...

- Atë e di unë! – tha shefi me zë të lartë. – Ja, tani kthehen njerëzit nga

puna. Mund të regjistrosh dhe nja dy shtëpi këtu afër. Natën e mirë!

Këtu afër. Pikërisht këtu afër e kishte shtëpinë dhe Hyseni. Petrua e

kish menduar vetë që kur vendosi të ngjitej nga lagjia e poshtme, që perëndimi

i diellit ta gjente afër shtëpisë së Hysenit. Kjo punë nuk mund të lihej për

nesër. Ku i dihet? Urdhëri i dytë gjithnjë anullon të parin. Aq më mirë që ky

plan përputhej edhe me urdhërin e shefit të planit.

Pasi regjistroi tri familje, me të perënduar dielli, me librin e familjeve

nën sqetull, ai trokiti në shtëpinë e Hysenit. Derën e hapi i zoti i shtëpisë. I

qeshi fytyra.

- Urdhëro brenda!

- Kam ardhur për regjistrimin e ri të familjes...

- Po, po, më ka folur Mehmeti.

Më futi në dhomën e miqve. Filloi kafja dhe rakia. Hyseni doli nga

dhoma. Dëgjohej që në dhomën tjetër diçka bisedoi me një grua.

Kur u kthye, Petrua i tha:

- Ulu Hysen, të mbarojmë punë shpejt, se po erret dhe unë kam një

copë rrugë deri në dhomën time.

- Ti e di vetë punën tënde, por ne nuk e kemi zakon të nxjerrim mikun

nga shtëpia pas perëndimit të diellit. Do të flesh këtu sonte dhe nesër, me të

gdhirë, do të dalësh. Të çoj unë herët.

Biseduan për kubikët dhe për mbjelljen e misrit, për dynymshin dhe

lopën e oborrit, si prolog për të hyrë në temë. Vetëm pas dreke Petrua hapi

librin e familjeve dhe filloi regjistrimin.

- Emri i kryefamiljarit?

- Hysen.

- Emri i babës?

- Destan.

- O Hysen, po kur dhe pse është shpallur kulak Destani?

- Edhe të vdekurit regjistrohen. Ai ka vdekur në vitin 1965. Kulak u

shpall më 1951. Atëherë u tha se dy ishin arsyet: Destani paska qenë kryeplak

Nën terrorin komunist

147

katundi më 1917, në kohën e Austro - Hungarisë, dhe e dyta se një nip i tij

më 1939 u arratis si zogist.

- Vetëm për këto?

- Se ç’ka bërë Destani më 1917 unë nuk e di, se atëherë s’isha ende

lindur. Kurse nipi, kur u arratis, jo mua që nuk më mori leje, por mendoj se

as Destanin nuk do ta ketë pyetur.

- Por mua, disa ditë më parë, ma kanë treguar ndryshe këtë histori.

- Si? – pyeti i habitur Hyseni dhe e lëshoi filxhanin e kafesë mbi postiqe.

- Sikur, në kohën e luftës, një grup partizanësh me një komandant të

njohur në këto anë, erdhi këtu në fshat për të kaluar një natë. Ata të këshillit

i paskan thënë Destanit që komandantin me nja dy shokë ta prisnin në

konakun e tij. “Jo” – paska kundërshtuar Destani. “Nuk do të hyjë ai burrë

në konakun tim!” Ata të këshillit i paskan shpjeguar se kishin menduar ta

shpinin tek ai, se ishte një konak i kamur, një derë e mirë, që kish ç’t’i shtronte

në sofër. “Është nder i fshatit” – i paskan thënë. “Ah! Nder i fshatit? Konak

i kamur? Ashtu qoftë!” – paska turfulluar Destani dhe paska urdhëruar

përnjëherësh njerëzit e konakut, që të nxirrnin nga hauri një berr të mirë, të

përgatitnin bukë e raki e meze. “Merrini, hajini e pijini ku të doni, në konakun

tim jo! Nderin e fshatit mbajeni ju!” Kështu me kanë treguar.

Hyseni u shqetësua. Përse po ia tregonte Petrua këtë histori? Nuk dinte

ku t’i shtinte sytë, ku t’i vinte duart. Lëvizte e ndreqte jastëkun ku mbështetej.

I shtrinte këmbët, pastaj i mblidhte përsëri këmbëkryq.

Petrua mendoi: “Ndoshta nuk bëra mirë që e hapa këtë temë për dy

ngjarje që paskan ndodhur, e para 70 vjet më parë, dhe e dyta 40 vjet më

parë? Jo! Mirë bëra! Ngjarjet 70 - vjeçare, që as mund të verifikoheshin në

vitin 1951, u përdorën si prova për të dënuar katër breza”.

Pllakosi heshtja. Të dy i shtinë sytë në qoshen tjetër të dhomës, ku e

kishte zënë gjumi në një postiqe Shkëlzenin e vogël. Mos ishte vallë duke

parë ndonjë ëndërr? Ëndërr të frikshme? Shokët po i thonë “Ikë, mor

kulak”? Apo ëndërr të gëzueshme se shokët po e zgjedhin komandant çete,

si nxënësi më i dalluar? Petrua e shihte dhe mendonte: “Si do ta vlerësojë

vallë këtë gjëndje Shkëlzeni kur të rritet, më tepër si një turp të neveritshëm,

apo më tepër si një krim të përbindshëm?

148 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Ishte fillimi i viteve 80. Djaloshi i talentuar dymbëdhjetëvjeçar e kishte

të mbyllur rrugën e së ardhmes, vetëm sepse quhej Shkëlzen Xhelal Hysen

Destan Preni.

Nën terrorin komunist

149

AHMET GOLEMI

Ahmet Golemi ka lindur në Tiranë, në vitin

1936. Mbasi kreu studimet në Institutin e

Lartë të Fiskulturës ka punuar si mësues i

edukimit fizik dhe trajner boksi. Në vitin

1978 u dënua me 5 vjet burg për agjitacion e

propagandë. Ka botuar librat: “Humbja e

parë”; “Përbindëshi i bardhë”; “Fundi i

dorezave të zeza”; “Pasionet” si dhe shumë

tregime në shtypin e kohës.

150 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

HETUESI NË MESNATË

…Nimeti u përpoq të ngrihej për të bërë ecejakjen e zakonshme, që

lehtësonte disi barrën e trurit, por u kujtua që s’i lejohej kjo pas ndërrimit të

rojeve të natës. Pyetja se, përse mundet ta thërriste në mesnatë, e kishte

torturuar gjatë dhe po vazhdonte ta torturonte të tërin. “Përse në mesnatë”,

çoi nëpërmend kushedi për të satën herë. Nga ata që kishin hyrë në qelinë e

tij, kishte mësuar se ligji kushtetues e përcaktonte hetuesinë për 75 ditë dhe

se presionet fizike dhe psiqike të hetuesit dënoheshin rëndë me ligj. “Profka”

shfryu dhimbshëm dhe ia nguli përsëri shikimin e lodhur derës.

Hapja e derës së rëndë e gjeti në këmbë, siç e donte rregulli. Gardiani

i hodhi një vështrim keqardhës, ndërsa ai donte t’i ankohej për këtë lloj

hetuesie, jashtë çdo rregulli të arsyeshëm. Por goja s’iu hap. Edhe ky, si të

tjerët, mendoi. Një detal në ingranazhin e madh që merrte nëpër këmbë

dhe shtypte shpirtëra e jetë njerëzish të pafajshëm. Por mënyra sesi ia vuri

hekurat në duar, e preku. Më njeh, ose paska zemër njeriu, mendoi përsëri.

Shoku i birucës u mblodh edhe më krupsull nën batanijet e holla.

Pas hapjesh e mbylljesh dyersh me dryna përgjatë korridorit gjysmë të

ndriçuar, nga kati i parë në të dytin, u gjendëm në dhomën e hetuesit. E

priste vetë i dytë. Shikimi i tij i mprehtë, si i gjuetarit, e barte përbrenda

dozën e padurimit. Zgjati duart nga gardiani, që, sipas rregullit, t’i hiqte

hekurat, por ai kokulur mbylli derën. Dhoma ishte po ajo. E zbrazur, thuajse

nga orenditë. Ishte si e bërë me qëllim për të t’i zhveshur mendimet dhe të

dilje shpejt atje ku dëshironin pyetjet provokuese të njeriut shpirtkazmë.

Rafti në të djathtë, i marrë diku nga ndonjë bastisje shtëpie nga sigurimsat

vite më parë. Në të majtë, në qoshe, një dollap i vogël hekuri bënte punën e

kasafortës. Sipër saj një radio e pasluftës. (Një nga këto e kishin pasur në

shtëpi). Edhe radioja si peng i ndonjë bastisjeje tjetër. Në vijim, dritarja me

hekura. Flitej se ishin vendosur në të gjitha dhomat-zyra, pas hedhjes nga

dritarja të një të pandehuri, që s’kishte mundur të përballonte dot torturat.

Pranë saj një karrige ku, zakonisht, uleshin dëshmitarët. Në murin përballë,

Nën terrorin komunist

151

fotografia e kryeministrit satrap. Poshtë tij, karrigia tjetër, ku ulej viktima.

Edhe kjo me këmbë të betonuara. Një i pandehur, pasi kishte humbur

durimin, e kishte rrëmbyer atë dhe ja kishte vërtitur hetuesit në kokë, i kishte

marrë pistoletën dhe kishte tentuar të dilte jashtë. Që atëherë karriget dhe

tavolinat ishin me këmbë të futura në beton, ndërsa hetuesve u ndalohej të

mbanin armën gjatë procesit hetimor.

Mesnata kishte ardhur me kohë dhe hetuesi vazhdonte të qëndronte

në këmbë. Lëvizte me padurim rreth Nimetit, pa folur. Në vendin e tij të

ndejtjes krekosej një koleg i tij, i mbajtur, me kostum dhe i kollarisur. Fytyra

e zeshkët e hetuesit, me sy që i lëvrinin si të djallit, dukej si e lodhur. Së fundi,

vendosi të pyesë. Kërkonte qiqra në hell. Por s’ishte aty qëllimi. Ndryshe

s’do të qe munduar të prishte gjumin. Nimeti e kuptoi se pyetjet e tij anësore

ngjasonin me goditjet manovruese që jep boksieri, për ta çorientuar

kundërshtarin, dhe kur ta shihte të nevojshme, lëshonte goditjen vendimtare.

Pastaj, me një pamje të sforcuar për t’u futur kinse me njerzillëk në trurin e

rraskapitur të të pandehurit, pyeti me një artikulim të shtirë intimiteti të zërit,

që në veshët e Nimetit vinte i pështirë:

- Po, mirë, fundja na fol për atë intelektualin, shkrimtarin e njohur që

ke shoqëri. Pastaj hetuesi bëri me të dyja pëllëmbët e hapura shenjën e

pushimit të lojës së basketbollit, gjithçka shkon për së mbari në favorin

tënd.

“Kopuk- shfryu njëhershëm brenda vetes Nimeti. - E di ku kërkon të

dalësh. Keni kohë që i jeni qepur për ta shtënë në dorë. Po kurrë s’jua shtroj

si meze në tavolinën tuaj të urryer. Mediokër dhe pervers, ja çfarë je ti dhe

skorta jote. Kushedi sa vetë ka marrë në qafë me shpirtin e zi demoniak! E

di që do të më marrësh edhe mua, po atë që kërkon, s’e shes kurrën e

kurrës, sikur të më lironi që tani…”

- Mirë, e shoh që s’do të rrëfehesh me zemër në dorë - ia ndërpreu

mendimin hetuesi dhe duke iu afruar, nisi t’ia shtrëngonte hekurat deri në

zero.

Ai ndjeu se si ato po i shtrëngonin shpirtin e fytin. E vetmja gjë që i

vinte në ndihmë në ato çaste, ishte neveria, që shtohej me dhimbjen.

- Bjeri! - klithi tjetri si nëpër gjumë.

152 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Hetuesi mblodhi duart grusht dhe tentoi të godiste. Sytë e çakërdisur

ishin ngulur te fytyra e rreshkur nga dobësimi e të pandehurit, si të deshte ta

hipnotizonte atë.

- Bjeri, mos ngurro! - kumboi më fort, në formë urdhëri, tjetri që ishte

ngritur në këmbë.

Instinktivisht hetuesi ngriti grushtin e majtë, por përsëri u step. Në

vend të goditjes lart, Nimeti ndjeu dhimbje të padurueshme që i erri

vështrimin. Shkelmi i djathtë kishte goditur fort te hekurat dhe ato në çast

bënë të tyren. Pas një pauze, kur vështrimi iu qartësua, ndjeu në hundë shfrimin

e frymës së qelbur të hetuesit. Shtrëngoi nofullat dhe ktheu kokën nga ana e

derës.

- Mua s’më ka rezistuar T.A. njëqindenjëzet kile dhe jo ti! - bërtiti tërë

mllef hetuesi dhe rigjuajti më me forcë me shkelm te hekurat.

Në fillim Nimeti tentoi të mbështetej te muri, por vetëdija iu errësua

dhe u përplas keqas në dysheme. Kurse hetuesi, si të qe i ngopur nga ndonjë

torturë e mëparshme, hapi derën e veshur përbrenda me pambuk, për të

humbur tonet e larta të gulçimave dhe urdhëroi prerë:

-Merreni!

Gardiani, që rrinte si i mpirë pas derës, hyri me ngathtësi. U ul ndër

gjunjë dhe e ngriti të pandehurin me një mënyrë të tillë, sikur ky ishte për të,

një i njohur. E tërhoqi ngadalë pranë vetes, ia kaloi krahun përmesi, ndërsa

krahun e tij të mpirë, e mbështeti te supet dhe doli në korridor. Kishin

përshkuar ashtu disa metra kur dëgjoi:

- Do të shihemi përsëri në mesnatë, i dashur! Kjo ishte vetëm një

nxemje…

I pari ktheu kokën gardiani. Pas tij, me lëvizje prej somnambuli, Nimeti

pa nga njeriu që klithi. Deshi të reagonte, të shprehte diçka, por s’mundi.

Nofullat vazhdonte t’i kishte si të mpira nga shtrëngimi i fortë, ndërkohë

dëgjoi kërcitjen e dhëmbëve të gardianit. Gjesti i tij njerëzor, e lehtësoi paksa.

Iu duk se qe përgjigja për çka kërkoi hetuesi. Zbritën shkallët dhe kur

qëndruan para birucës, ai i foli me të butë.

- Prit të t’i liroj,- dhe kur hekurat i mbetën në duar, shtoi:

- Shko, shko dhe freskohu!

Nimeti shtyu hapat drejt banjës. Vetëm atëherë kuptoi arsyen që e

kishte shqetësuar gardianin. Nga plagët e hapura rridhte gjak.

Nën terrorin komunist

153

Në qeli u shtri i dërrmuar dhe dënesi. E më pas u ndie më i qetë.

Lehtësimin shpirtëror ia shtonte dhe fakti që s’kishte nxjerrë nga buzët emrin

që po i kërkohej.

Ndërkaq u hap deriçka përgjuese te dera dhe në kuadratin e vogël, u

shfaq fytyra e imët dhe ezmere e hetuesit.

- Sonte shpëtove paq. Po kujtohu mirë, se kemi kushedi sa takime të

tjera së bashku- foli ai me një zë si fishkëllimë gjarpëri.

154 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

AT KONRRAD GJOLAJ

O.F.M.

Lindi në Velipojë (Shkodër) në vitin 1918.

Në përgatitjen e tij si klerik, ka ndikuar

meshtari me origjinë gjermane Dom Alfons

Tracki. Mbasi kryen Kolegjin Françeskan dhe

studimet e larta në Romë, më 1943 emërohet

profesor në gjimnazin françeskan Shkodër.

Mbas mbylljes së gjimnazit nga regjimi

komunist shërben si famulltar në Mal Kolaj.

Në vitin 1947 arrestohet e torturohet deri më

1950. Më 1958 arrestohet për të dytën herë

dhe dënohet me 25 vjet burg, të cilat i kalon

pothuaj tërësisht në Burgun e Burrelit. Mbas

rihapjes së kishave, shërbeu si famulltar në Lezhë

deri sa vdiq, në vitin 2000.

Nën terrorin komunist

155

GJA E PABESUESHME

Mbasi foli gjatë, drejtori vuni në dukje se Viktori do të nisej për një

përgjigje që i vëllai, Njaci, i kishte kthye operativit. Viktori i tha: Po unë nuk

jam Njaci… atëherë drejtori iu përgjigj: nuk kam çka të baj ma, nisu!

Viktori u suell nga unë e tha: ty nuk të duket e papritun që dikund po

të çojnë, se ti ke thanë në gjyq, se kockat e mija e të komunistëve, mos u

bajshin kurrë bashkë! Unë qesha, dhe i thashë: po tash ku po na çoni, po na

nisni për Pekin? Drejtori më ndëgjoi dhe u përgjigj: tëju çojnë ku të duen,

unë ju hoqa qafe! Po, atje ku të shkoni të keni kujdes.

Atë natë na futën të dyve në një dhomë izolimi. Prej hallit se ku po na

çojnin, nuk na mori gjumi gjithë natën. Viktori kishte 8 vjet që i ishte paralizue

kamba. Mjekohej me ilaçe speciale, që i binte i vëllai prej jashtë shtetit. Dukej

se kishte përmirësim.

Në një soj kohe më pyeti: a ke qejf me e pa Viktorin tue ecë, si ka pas

ecë kur ka kenë i ri? U çue në kambë, dhe eci krejt në rregull. Unë mbeta i

habitun. Një gja e pabesueshme, ai ishte shti i smurë vite të tana. E porosita

me u ruejtë prap e me vazhdue lojën edhe në Burrel, mbasi me të kuptue

këta, u sheh edhe sherrin. E porosita kryesisht mos me u besue shokëve,

mbasi nuk po njihen njerëzit.

Në mëngjes herët na hypën në makinë, dhe të shoqnuem me tre polic

na nisën në Burrel. Rruga kaloi e qetë e pa incidente. Hymë në zonën e

burgut. Na muerën dy policë në një dhomë. Aty filloi, si zakonisht,

shpartallimi i plaçkave me kangën: “Këtu i thonë Burrel, ku hin e nuk del”!.

Mbas kontrollit na ndane me Viktorin ndër dy dhoma izolimi. Kah ora 8 e

mëngjesit, më mori një polic e më çoi në një zyrë. Aty ishte operativi i

burgut, i cili më pyeti: “Si je efendi? U tregoi tjerëve se jam prift. U suell e

më tha: po ku e ke shokun tjetër? Unë i tregova se asht pushkatue. Ai tha:

mos bre, na paska fikë, një qelbësirë prifti më pak. Kjo ishte pritja në

burgun e famshëm të Burrelit.

156 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Më çuen në dhomën nr.2. Aty ishte përgjegjës Gjon Perjaku. Dhoma

kishte nevojtoret mbrendë, pak vështirë me u ambjentue. Aty gjeta mjaft

prej inteligjencies së vjetër, njerëz me kulturë të gjanë, me dinjitet, me bagazh

dijesh dhe eksperiencë. Me gjithë ata vjet burg,prap se prap ishin superior

kundrejt personaliteteve të kohës së sotme. Habitej njeriu nga kultura me

një horizont aq të gjanë njohunish. Njerëz shumë të sjellshëm, dhe aq të

njerzishëm, sa atë edukatë ua kishin imponue edhe të rijve. Komunikohej

vetëm me fjalën zotni. Qarkullonin tekste metodash gjuhësh të hueja, të

kopjueme me dorë, punë vitesh me radhë. Aty mund të kuptojshe se çfarë

brezi intelektualësh ka humbë sot Shqipnia.

Mendoni se ky burg i paharrueshëm ka 10 dhoma me nga 60 vetë,

edhe 12 biruca me nga 20 vetë. Kush ishin këta? Këta ishin ndër burgje qysh

në periudhën e luftës,mbajtë ndër burgjet e maleve, dhe në 1946 ishin sjellë

në Burrel. Aty gjejshe inxhinierë, mjekë, bankjerë, doktorë, profesorë të

lauruem ndër universitetet ma të njoftuna t’Evropës dhe të Amerikës,

ushtarakë akademikë, politikanë të aparateve shtetnore, diplomatë,

kryeministra, ministra, artista, shkrimtarë, shkencëtar të njoftun, gazetarë,

publiçistë, klerikë të të gjitha besimeve, studentë të shkëlqyeshëm, që tue u

konsiderue kriminelë, trathtarë dhe armiq të komunizmit, gati të gjithë janë

eliminue, zhdukë si mos t’ishin kenë kurrë. Vetëm tue njoftë një pakicë të

këtij brezi intelektualësh të papërsëritshëm, mujshe me kuptue madhështinë

e asaj periudhe, kur Shqipnia kishte vendosë me mend, zemër e shpirt me

kenë evropianë. Kthesa nga Lindja asht tragjedia ma e madhe e kombit

tonë në shekullin XX. Ai brez intelektualësh nuk përsëritet kurrë ma. Na

jemi i vetmi komb që kemi vra vetveten me dorën tonë. Vetëvrasja dënohet

praj Zotit e prej robit, prandaj nuk kishte me e dëshirue edhe ndonjë dënim

tjetër, për këtë akt vetëvrasje historike, mbasi atëherë nuk mbetej tjetër, veç

me dalë faret krejt edhe si njerëz. Mos e premtoftë Zoti!

Më pati ba përshtypje një herë një oficer madhor i Enver Hoxhës, që

ra në burg në kohën e hjekjes së gradave. Ai nuk ishte kenë dakord, dhe e

prunë të dënuem në Burrel. Ditët e para po merrte një tas me supë (kështu

thirrej langu që solli mbrendë kuzhinieri), ky e shikoi dhe u suell me i kërkue

pak makarona një fshatarit, që i kishte përgatitë ma përpara, prej atyne që i

kishte sjellë shtëpia. Oficeri desht me trashue pak ujin e turbullt që kishte në

tas. Fshatari i tha: “Ty nuk të jap asgja, se ju i keni ba këta burgje të tmerrshme”!

Nën terrorin komunist

157

Oficeri, që dikur kishte kenë Zv./minister, iku pa za. Ma vonë ky oficer më

pati thanë se nuk kishte dijtë kurrë se çka asht ba ndër këto vende. Kjo ishte

e vërtetë, mbasi shumica, me të vërtetë nuk e kanë dijtë, dhe asht me të

ardhë keq për ta, por për disa që i kanë mendue se si me i ba, asht me të

ardhë keq se nuk i kanë provue në vete.

JETË PA KELENDAR

Asnjë shenjë nuk kishim me kuptue në cilën kohë të ditës jemi. Vorfnia

ishte e gjithanshme. Jetohej vetëm me të kaluemen e vetvetes, dhe pa asnjë

shpresë për të ardhmen. Jetë e kotë, pa asnjë kuptim dhe vazhdimësi. E

vetmja gja asht pleqnia e shpejtë dhe e pakuptueshme. E keqja asht se na

mendojmë se jemi, kurse në realitet na jetojmë në llogari të tjetërkujt; bile,

edhe pa mend në krye. Kujtohemi vetëm kur shikojmë thinjat e rrudhat,

atëherë dëshpërohemi, e pyesim veten, pse të jetojmë, e deri kur ma kështu?

A vlen ajo jetë që kalon 10, 15 vjet burg, e ndoshta 20 e 25? Ikin vitet,

fluturojnë me ta edhe andrrat, dëshirat e dikurshme harrohen, të rijtë kujtojnë

iluzionet, se si mendonin me dashtë dhe me krijue familje, me vazhdue

shkolla, pra mendojshin me kenë, dhe mbas 13-14 vjetësh burg, kujtohemi

se iku gjysma e jetës, pra vjen koha e zymtë që sjell pleqninë, ndoshta një

ditë lirohemi, e të ndjekun prej luftës së klasave, përjashtohemi pothuajse

prej të gjitha mundësive të jetës. Pra, ne jemi njerëzit e dënuem prej fatit.

Kjo psikozë lodhi mendjen e qindra djelmve të rij, që tue e konsiderue

veten të ndamë nga jeta përgjithmonë, kryen vetëvrasje të vullnetshme. U

pastë dhanë Zoti mundësi mos me humbë shpirtin!

Pesimizmi asht shumë i rrezikshëm, sidoemos kur shpresa për të

ardhmen asht e pakët ose hiç. Kishte shumë djalmoça që nuk u shkonte

mendja se do të liroheshin, sidoemos kur filluen rindërtimet mbrenda burgut.

Ajo asht koha ma e tmerrshme, ku vetëvrasjet quheshin shpëtim.

Edhe u liruem, më thotë një njeri. Ne nuk na merr kush për me krijue

një familje si duem na, pa shkollë, pa punë, pa pasuni, pa perspektivë, pa

rreth shoqnor, pa pozitë, njerëz me punë të rëndomta, gjithmonë me llaç e

tulla, të përbuzun dhe të nëpërkambun, të kqyrun shtrembët, të frikshëm

me ndërrue dy fjalë, të dënuem me vulë, bile edhe në letërnjoftim me seri të

veçantë, të ndamë nga gratë dhe familjet, me mijëra e mijëra vetë me emnin:

158 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

“I DËNUAR POLITIK”

Ky asht emni i ma shumë se një gjysmë milioni shqiptarëve në 47 vjet.

Me këtë emën nuk ke kenë anëtar i shoqnisë socialiste. “Çfarë rreziku”!

Nën terrorin komunist

159

KOLEC GJERGJI

Ka lindur në Dukagjin të Shkodrës, në vitin

1941. Babanë ia ekzekutuan komunistët qysh

në vitet e para mbas mbarimit të luftës. Koleci,

i mbetur jetim, mbasi mbaron shkollën fillore

në vendlindje, shkon në Tiranë për të kryer

shkollën e mesme si dhe për t’i shpëtuar, në një

fare mënyre, përndjekjes politike. Mbas

mbarimit të së mesmes, arrin të fillojë edhe

studimet e larta në degën e kimisë, në

Universitetin e Tiranës, por, ndërsa përgatitej

për provimet e vitit të dytë, në fakultet zbulohet

“prejardhja” e tij familjare. Përjashtohet

menjëherë nga universiteti dhe qysh atëherë nuk

do t’i shpëtonte dot më “luftës së klasave”. Në

vitin 1969 arrestohet dhe dënohet me 13 vjet

burg, që i vuajti pothuaj tërësisht. Pas vendosjes

së pluralizmit në Shqipëri, ka botuar disa libra,

që marrin shkas nga eksperiencat e vuajtjes së

tij gjatë viteve të regjimit diktatorial.

160 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ËNDËRR E NJË NATE DIMRI

…Kapanonët ku flinin gati dyqind vetë, ishin disa sajime të llogaritura

si për të torturuar të dënuarit. Ca karakatina dërrasash ku hynte si të donte

era e të ftohtit. Ndonjëherë gjatë natës, sipër batanijeve tona binte edhe 4-5

cm borë, që hynte e shtyrë nga era nëpërmjet lloj-lloj të çarave si dhe tavanit

nga ku natën numronim yjet. Ndërsa në verë merreshin masa të rrepta që të

dendësohej sistemi rrethues dhe të mbulohej mirë çatia që të mos përfitonim

fresk, përndryshe nuk do të shtohej si në inkubator me dhjetë e me njëzetë

fish numri i tartabiqeve që mbanin dërrasat dhe që bëheshin për ne më të

rënda se sa dhe vetë hekurat e shkopinjtë që përdornin gjatë ditës policët.

Tartabiqet na dukeshin sikur ishin të dërguara të komandës dhe shpesh

mendonim “se mos po atakojmë komandën, në qoftë se i vrasim” prandaj,

në bazë të një praktike që kishin përdorur të dënuarit para nesh, edhe ne

mësuam t’u shpëtonim atyre duke u futur nëpër ca thasë të gjatë. Këta thasë

i lidhnim te koka dhe pastaj shtriheshim duke bërë të mundur të mbuloheshim

plotësisht. Deri sa të mësoheshim me atë mizëri që nxinte sipër çarçafëve,

në kërkim për të pirë gjak nga ne, nuk qe lehtë të na zinte gjumi. Duhej disa

kohë sa të ndjeheshim të sigurtë se s’kanë ç’na bëjnë këto “të dërguara të

komandës”. Komanda, nga ana e saj, herë pas here lëshonte urdhëra që

ndalonin futjen në thasë, sepse, sipas tyre, nuk identifikohej kollaj se çfarë

mund të kishte thesi brenda. Mund të ndodhte që thesi të qe i mbushur me

diçka tjetër dhe i dënuari mund të dilte, duke mos u kuptuar se po përgatiste

të arratisej nga burgu. Kështu, të dënuarve u interesonte shpesh të vinte sa

më parë dimri, për të fjetur pa këto telashe…

…Komanda jonë dhe tërë administrata e saj, e dinin nga një qind

burime të shkruara e të thëna se në qoftë se të dënuarve u krijohej sadopak

mundësia për të qenë të lidhur me lirinë, kjo realizohej vetëm nëpërmjet

ëndërrave. Të dënuarit, tërë ditën me mendjen te liria, duke e përfytyruar

çdo çast veten jashtë telave, dhe në atë përpjekje për të mos e besuar të

Nën terrorin komunist

161

keqen që i kishte gjetur, tërë natën truri ua riprodhonte, si në ato repleit që

hasen në programet televizive… Prandaj të dënuarit, sapo vinte ora e gjumit,

vraponin të mbulonin kokën, duke uruar bile njëri-tjetrin të shihnin sa më

shumë ëndërra të mira. Netët e dimrit ishin me bisht, siç i thonë fjalës, sepse

qysh në orën pesë mbasdite, ndalohej qëndrimi jashtë i veshur, dhe derisa

dilte mirë dita, ishe i detyruar të qëndroje mbyllur, për të evituar “rrezikun e

ikjes” se, siç thotë një fjalë popullore, “më mirë ja ku është, sesa ku humbi…”

…Dymbëdhjetë deri katërmbëdhjetë orë, qindra prozhektorë rrinin

ndezur…harxhohej aq energji për ndriçimin, sa, ndoshta, do t’i mjaftonte

një qyteti të tërë… Shumë fshatarë nga majat e maleve, shtëpitë e të cilëve

ndriçoheshin ende me qirinj ose pisha, mund ta kishin zili atë mjedis tonin,

gati me ditë të përjetshme, por kullat e tyre të thjeshta ne na dukeshin si të

fildishta dhe do të ishim gati, secili, të ndërronim atë mjedis me kasollen më

të mjeruar…

…Ndryshe nga sa ngjet me disa që në shkëmbim të një shume ose të

një gjëje të bërë me paramendim që i çonte në humbjen e lirisë, të burgosurve

politikë ua merrnin lirinë arbitrarisht. Ashtu siç ndodh shpesh që një dashuri

për prindin, për fëmijën a gjë tjetër, siç thonë plakat, e rrëmben syri i keq,

ashtu edhe me këta të dënuar kishte ndodhur që të humbisnin lirinë pse e

deshën shumë. Të dënuarit, si dhe gishtat e dorës, ndryshonin nga njëritjetri.

Kishte mes tyre që sapo zbardhte e derisa ngrysej dita veçse lëviznin,

ecnin, vraponin… duke bërë aq rrugë sa thuajse do t’u duhej të shkonin në

fund të botës, duke kujtuar, ndoshta, se po shkonin të kapnin lirinë…

…Në kërkim të lirisë, që shihej se e gëzonin miu e miza, qeni e gomari,

zogu e pula, deri edhe vetë vrasësit e rrëmbyesit e lirive, të dënuarve u

punonte aq shumë mendja për të, sa preferonin t’u vinte dhe në formë

gënjeshtre. Ai që thoshte se do të na falin, se ka amnisti, se do të hapen

burgjet politikë, gënjente më shumë se të tjerët, por ja që ishte i shenjtë për

të dënuarit dhe shumë i kërkuar prej tyre. Po liria ishte vetëm ëndërr, e cila

fillonte sapo mbuloje kokën e derisa binte bilbili për zgjim. Netët e gjata të

dimrit i kishte falë zoti për këtë punë. E habitshme sa shpejt vihej qetësia

pas hyrjes në fjetore: dikush bënte kryq, disa thoshin uratë ose këndonin

162 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

syre, veç kur këputeshin në gjumë, në atë gjysmë vdekje të bekuar. Vetëm

një pakicë aty-këtu, ndenjur me kokën mes dy duarve, s’dihej se çfarë i

bënte të mos shtriheshin menjëherë, deri në mesnatë, sikur ruanin të tjerët në

vend të engjëjve. Këta kishin kusur të dëgjonin gërhitjet e shokëve rënë në

kimet pas lodhjes së ditës e deri te bisedat nëpër gjumë e gajasjet e dikujt, që

dukej se hante darkë në tryezën e shtruar me tërë të mirat për miq e shokë.

“Kujdes, do ma thyesh gotën” u dëgjua dikush që i thoshte në ëndërr shokut

të tavolinës me të cilin i dukej se po pinte. “Gëzuar lirinë, dhe të shkuara e të

paharruara” - qe fjala e fundit që dëgjuan nga ai. Pastaj u çua, ashtu ndenjur,

duke qeshur me sy hapur, duke kruar kokën, si për të thënë: “tani të ecim”!

Seç kërkonte poshtë jastëkut e nëpër dyshek dhe ashtu, somnambul, vuri

vetëm kapelen në kokë, futi rrobat në një këllëf jastëku dhe filloi, duke

folur me vete, të zbriste dy a tre shkallë, që përdoreshin për t’u ngjitur lart,

në krevatin e drunjtë. Duke u kalamendur nëpër kapanonin gati 60 metra të

gjatë, midis dy radhëve të krevateve, te të cilët mbështetej heraherë, me

jastëkun në krah, i dukej se po u binte rrugëve të qytetit të tij, që po i

përshëndesnin lirimin. Disa të dënuar u zgjuan, u ngritën përgjysmë, hodhën

xhaketat krahëve, vunë kapelet në kokat e qethura dhe ruheshin mos lëshonin

zë, se kjo, ndoshta, do ta dëmtonte rëndë shokun që i hidhte këmbët çrregullt,

si në ndonjë valle të pamësuar, hapte e mbyllte sytë në mënyrë të çuditshme,

lëvizte thuajse nuk i punonte kollona vertebrale. Roja e kapanonit mbylli

paraprakisht derën dhe, i trembur për vete, u ngjit në krevatin e një të zgjuari.

- Gëzuar liria - tha shoku ynë somnambul - ra diktatura.

Kjo fjalë e fundit i bëri njerëzit të mbyllnin veshët.

-…Vëllezër, në e humbshi prapë lirinë, haram ju qoftë… Mblidhuni te

sheshi, betohuni se do ta doni njëri-tjetrin dhe bashkërisht të ngremë mure

të lartë që të mos hyjë diktatura mes nesh më…- dhe ecte duke u kthyer

nganjëherë edhe mbrapa, si për të mos humbur krevatin ku ishte më ngrohtë

sesa përgjatë korridorit, gjysmë lakuriq, po prapë e joshte liria dhe kthehej…

Punoni për vete, se boll punuam për shejtanin… E mjera Shqipëri është

bërë si ndonjë baule, që duket se s’ka brenda asgjë nga paja e nusërisë…

Ndërkohë disa i thanë rojes me zë të ulët: luaje pak, se po i ftohet edhe

krevati e s’do ta ngrohë dot më… Roja tërë frikë iu afrua pak nga sipër dhe

u orvat me një prekje të lehtë ta kthente mbrapsht, por ai e shtyti, duke i

Nën terrorin komunist

163

thënë: mos më prek, jam i lirë, shko e lutju zotit të të falë për ato që ke

bërë… Roja i tha përsëri me frikë e me të mirë se këto raste mbarojnë keq,

por ai u bë edhe më i fortë, dhe u duk se po hynte aq shumë në rrjedhë, sa

dukej se ishte i vetëdijshëm për ato që thoshte.

- Bën mirë që frikohesh - i tha rojes - po unë s’marr hak, veç për të

vjedhur mos më vidh!- Dhe u ul të merrte jastëkun që i ra nga dora. - Po më

more gjë, do t’i numëroj të gjitha… - dhe kruante kokën e shihte nga krevati.

Të dënuarit sapo vinte e zgjoheshin dhe çoheshin përgjysmë. Një mik

i tij e largoi rojen dhe iu afrua të bënte të vetën, por nuk e kishte të lehtë.

- Shkoni nëpër shtëpi, shokë e vëllezër, s’ka fole që të ngrohë për ju…

Poshtë diktatori! - ngriti zërin ai - Tani jemi të lirë, kemi kur takohemi,

shkojmë pra… dhe nisi gati të nxitojë.

As kapja me dorë s’bënte më punë, i kishte hipur një fuqi që të flakte

si leckë. “Unë kam ndenjë urtë se ashtu duhej, po kam fuqi sa për shtatë”

thërriste, po s’po hapte dot derën, dhe u kthye përsëri si për të marrë çelësin.

Kërkoi e kërkoi në këllëf të jastëkut derisa i doli gjumi dhe e pa veten të

rrethuar nga shumë të dënuar, të cilët e ndihmuan të kthehej në krevat, e

mbuluan edhe me mbulesat e tyre që t’i pushonin të dridhurat që e kishin

kapur. Ndërkohë roja e brendshme, shoqëruar me ushtar dhe policë, hynë

vrullshëm në fjetore dhe kërkonin të dinin se ç’kishte ndodhur, derisa u

përcollën me shpjegimin se një i sëmurë i trembur në gjumë zgjoi dhe të

tjerët.

Të nesërmen në kamp hynë shumë nga ata të komandës, të cilët e

hetuan ngjarjen deri në fund dhe, pasi thirrën shumë dëshmitarë, nga të cilët

ç’thoshte njëri, s’thoshte tjetri, vendosën kalimin e tij në organet e hetuesisë,

për t’iu dhënë gjyqit e për t’u ridënuar përsëri për “agjitacion e propagandë”.

164 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

HENRIK GJOKA

Henrik Gjoka ka lindur në Tiranë, në vitin

1951. Duke pasur babanë dhe dy

xhaxhallarë në burgjet e diktaturës

komuniste, iu mohua e drejta për të studiuar

në universitet. Kjo do të ishte edhe përplasja e

tij e drejtpërdrejtë me realitetin e “luftës së

klasave”, ose dënimi i tij i parë. Në vitin

1981 vjen arrestimi dhe dënimi për motive

politike. Mbas lirimit, në vitin 1986, tenton

të arratiset nga Shqipëria, por kapet në kufi

dhe dënohet përsëri, kësaj radhe me 13 vjet

burg. Del përfundimisht nga burgjet e

diktaturës në vitin 1991 dhe vendos të largohet

nga Shqipëria. Sot jeton në Francë. Ka botuar

në shqip romanin “Gjuetia e

pëllumbave”(1997).

Nën terrorin komunist

165

FRAGMENTE NGA ROMANI

“GJUETIA E PULLUMBAVE”

Ashtu i shtrirë përmbys siç ishte, Ai mundohej të hapte sytë, por diçka

ngjitëse nuk ia linte qepallat t’i lëviznin. Në atë pjesë të fytyrës mbështetur

përtokë, ndonëse e kishte të mpirë, ndjeu një dhimbje të hidhur… Provoi të

lëvizë gishtërinjtë që i preknin fytyrën. Ata lëvizën pak. Atëherë, po të ishte

se kjo kokë e ngjitur me supet, ishte vërtet e tija, Ai do ta lëvizte dhe atë. Së

pari, duhej të hapte sytë e të shihte se ku ishte…

Pamja që iu zbulua përpara qe krejt e panjohur. Fytyra i dergjej në një

pellg gjaku, aroma dhe efekti ngjitës i të cilit e bënë që të ndjente një peshë

të rëndë në stomak. Ndjeu se do të villte dhe kjo e tronditi. Në atë pozicion

në të cilin ndodhej, Ai mund të shihte vetëm nën një kënd të ngushtë. Duhej

të lëvizte kokën që të shihte më shumë. Mblodhi të gjitha forcat që ta lëvizte

atë, e kur kjo filloi t’i bindej, një tjetër dhimbje therrëse si një thikë e ngulur

në qafë, bëri që Ai të humbë ndjenjat…

Ai kurrë nuk e mësoi sa kohë kish qëndruar ashtu i shtrirë përtokë,

herë i përgjumur, herë pa ndjenja. Nuk e mësoi kurrë këtë, pasi kish jetuar

në një botë të çuditshme ndjesish e përfytyrimesh. Por, i kujtohej ashtu si

nëpër ëndërr, tek e tërhiqnin zvarrë nëpër disa shkallë. I kujtohej që koka t’i

përplasej nëpër to, e gjaku që i kish zënë hundët e s’e linte të mbushej me

frymë. Po pastaj? Asgjë.

Kur u përmend, Ai vuri re se ishte i vetmi objekt në atë vrimë. Ishte

edhe një bidon i vogël plastik në një qoshe pranë derës. Ajo derë aty në mes

të murit, iu duk se nuk ish hapur që nga koha që ishte vënë atje. Dukej si një

vizatim i bërë keq nga një fëmijë i patalentuar. Kundrejt saj, pranë tavanit,

ndodhej një frëngji e vogël me hekura të kryqëzuar e brenda tyre një rrjetë

teli. Ktheu vështrimin në anën tjetër dhe përsëri vështroi me vëmendje atë

derë të panjohur, dru e hekur përzier. Lëvizi ngadalë vështrimin mbi të e

befas u rrëqeth. Në mes të gjerësisë së saj, në lartësinë e një njeriu, vështronte

një sy. Pranë syrit, një kurriz hunde. Syri kishte ngjyrën e…ngjyrën e dheut.

166 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Lëshonte brënda një vështrim të ftohtë e mizor, një vështrim rrëqethës. I

shtrirë përtokë siç ishte, Ai ngriu i magjepsur.

Mbylli sytë; ndoshta ishte një iluzion optik. Në memorien e tij ruante

vetëm copëza ngjarjesh, britmash, fytyrash, copëza fytyrash. Ndoshta kjo

ishte njëra nga ato. Ndoshta ishte një ëndërr… Ai do të donte aq shumë të

ishte një ëndërr…

Ra në një gjumë të thellë. Për shkak të hundëve të bllokuara nga gjaku,

Ai merrte frymë thellë me gojë. Buzën e sipërme e kishte të fryrë dhe të

mavijosur. Edhe në gjumë ndjehej i dëshpëruar si gjatë tërë jetës së tij. U

gëzua vetëm kur pa Nënën t’i afrohej, veshur në të zeza, e heshtur, me një

trishtim të zi në sy, që ashtu si gjithmonë, e pyeste birin e saj për diçka. Ai

mund të rrinte tani me Nënën e tij. Ç’fat i madh! Mund t’i afrohej asaj fare

pranë, të mbështeste kokën në prehërin e butë, kokën e gjakosur që i dhimbte

aq shumë. T’i ankohej Nënës së tij, se e kishin masakruar e torturuar mizorisht.

T’i tregonte për ata që e kishin goditur birin e saj, që e kishin fyer. Për atë

mësuesin e fshatit. Ai bënte përpjekje të fliste, por asnjë fjalë nuk i dilte nga

goja. E shihte Nënën në sy e me shikim i lutej që ajo ta justifikonte aktin e tij,

braktisjen që i bëri… Po ai portokalli që i pati lënë asaj mbi tryezë natën e

fundit, kish qenë i ëmbël apo i thartë? Nëna i fërkonte këmbët e ftohta e

heshte. Pas pak, ajo u tërhoq në një qoshe e filloi të lutej me duar e ngritura

lart, sikur kërkonte ndihmë nga qielli, e lotët filluan të rrjedhin mbi faqet e

vyshkura. Papritur lotët u shndërruan në pëllumba të bardhë e fluturuan

nëpër dhomë duke flladitur fytyrën e tij. Ai zgjaste duart e mundohej t’i

prekte ata. U ngazëllye kur dalloi mes tyre mikun e tij të vogël, të cilin nuk e

kish parë që në fëmijërinë e hershme. I vërshëlleu disa herë, u mundua t’i

japë të njohur atij që dikur mbyllte krahët e bardhë e rrëzohej poshtë qiellit

për të qëndruar mbi supin e tij. Befas mbiu një zog i madh, i zi, i cili u vërsul

mbi pëllumbin e tij. Tek pa pendët e bardha të bien përtokë, Ai u hodh mbi

zogun vrasës; por ishte e pamundur që t’ia shkulte nga kthetrat mikun e tij të

vogël, të pafajmë. Duart iu përgjakën tek e mbërtheu atë për fyti, e vështroi

me egërsi e revoltë dhe…befas u shtang. Sytë e grabiqarit ishin të njohur!

Ata kishin ngjyrën e dheut!

U përmend i mbytur në djersë. Dëgjoi një zhurmë të vinte nga dera,

që për çudinë e tij, tani po hapej. Ajo derë, që Ai kish menduar se nuk hapej

kurrë. Nëna dhe pëllumbat ishin zhdukur, ish zhdukur dhe ai zogu i zi, zogu

Nën terrorin komunist

167

vrasës. Po sytë e tij ishin ende aty dhe po e vështronin tani nga zgavra e një

fytyre njeriu. Nga dera e hapur, kërceu brenda një mace e madhe, e cila së

bashku me njeriun vështronte si e mahnitur atë që dergjej i shtrirë përtokë.

Ai hapi sytë sepse dikush e preku me një send të fortë, që mund të kish

qenë një majë këpuce. E pa me vëmendje atë fytyrë, pa në të atë pjesë të

hundës së shfaqur tek vrima e derës dhe atë syrin ngjyrë dheu. Një zë i butë

e cinik foli sakaq:

- U bë një kohë e gjatë që rri shtrirë e vetëm fle. Kjo na ka penguar që

të njihemi. Prezantimi këtu është mjaft i rëndësishëm pasi do ta kalojmë

bashkë këtë dimër. Këtej nga anët tona bën shumë ftohtë, por unë nuk do

të të lë që ta ndjesh. Duhet të ngrihesh e të hash që të marrësh veten, kemi aq

shumë gjëra për të bërë bashkë. Në korridor ka ardhur një supë që s’e ke

parë as në ëndërr. Ha, pastaj shko në nevojtore. Ke kohë që nuk ke vajtur

atje. Nuk e kuptoj këtë tipin tënd. Jeta vazhdon. Kam pasur këtu nga ata që

u dënuan me pushkatim, por supën e kullufisnin deri ditën e fundit, sikur do

shkonin në botën tjetër për të punuar me kazmë. Këtu në këto mure fillon

një jetë e re për ty, e cila nuk është më pak interesante se ajo jashtë tyre…

Pasi ndjeu derën të mbyllej, Ai hapi sytë ngadalë me një kujdes të

çuditshëm, me ndjenjën e atij që ka kaluar një rrezik, por që nuk ndjehet

akoma i sigurtë. Kjo ndjenjë e bëri t’i dhëmbë diçka brenda shpirtit. Atë

supën e mallkuar që i ofruan nuk pranoi ta marrë, as në nevojtore nuk

shkoi, por natën urinoi në atë bidonin e vogël plastik, që, për djall, nuk ishte

i mjaftueshëm. Pjesën tjetër nuk e mbajti dot e ajo u derdh përtokë.

Kjo ishte e para natë që Ai kalonte në atë qeli. E para që Ai futi në

llogarinë e tij, sepse kohën tjetër, natë apo ditë, nuk e qartësonte dot se si e

ku e kish kaluar. Bëri përpjekje të qartësonte mendimin rreth kësaj pike që

i dukej më e rëndësishmja, por më kot. Kish nevojë të dinte sa ishte data.

Pastaj, do t’i mjaftonte të sillte në kujtesë ditën që la shtëpinë, sepse pikërisht

në mesnatën e kësaj dite ishte kapur. Po si mund ta dinte sa ishte data atë

natë?! E tërë kjo analizë e lodhi dhe vendosi që të mos mendojë më për të.

Ç’rëndësi kishin tani datat, koha, vitet! A nuk i ngjante kjo vrimë nën tokë

një varri të vërtetë?! Cili i vdekur kish treguar për varrin ku e kishin shtënë?!

Askush! I erdhi habi nga ky mendim që i kaloi nëpër mend e përsëri u

ngatërrua në analizën e ngjarjeve të fundit. Ndoshta, të gjitha këtyo që po

ndodhnin tani rreth tij nuk kishin të bënin me jetën e të gjallëve. Ndoshta Ai

168 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ishte i vdekur! Mund ta kishin vrarë atë natë kur po ngjitej nëpër mal…

Kishte qenë një natë shtatori…

… Ai u arrestua pikërisht në një natë të tillë, me shi të rrëmbyer. Kohët

e fundit, muzerja në jetën e përditshme i dukej më e zezë se kurrë. Politika e

ndyrë, hipokrizia, maskat me të cilat një pjesë e madhe shëmtonin ambjentin,

kudo që ato ndodheshin, në punë, shkollë, në rradhat e ushqimit, televizion

e kinema, kongrese e konferenca; nuk e revoltonin më si më parë, por i

ndillnin krrupë. Edhe grindjet që ndodhnin nëpër plazhe e stadiume, rrahjet

në qendra pune, armiqësitë mes fqinjësh, tani nuk i dukeshin më të rastit.

Njerëzit e mirë bëheshin çdo ditë më të mirë, të liqtë bëheshin më të

rrezikshëm, si metastazat e kancerit. Ata që kishin fshehur veset e tyre nën

lëkurë për vite me rradhë, të lodhur nga ky stërmundim, i kishin nxjerrë ato

në sipërfaqe e ishin shëmtuar fatalisht.

Ai ish përleshur me inkuizitorët tërë jetën, por kurrë nuk e kishte

përkrahur ndokush. Më të guximshmit ia shprehnin simpatinë fshehur. Ndërsa

dashamirës që e njihnin prej vitesh, tundnin kokën me hidhërim.

Më e çuditshmja ishte se Ai kurrë nuk e kishte menduar burgun si një

shqetësim. Ndoshta nga fakti se i ati me të vëllezërit kishin kaluar vite të tëra

në burgjet e kampet e përqëndrimit. Ndoshta ngaqë Ai kurdoherë e kish

parë vendin si një burg të madh, e brenda tij, plot të tjerë më të vegjël, më

specialë. Vrima të ferrit të mbushura me errësirë.

Tek nisej për në kamp, i dukej sikur shkonte drejt një infiniti, me një

rrokullisje të ngadalshme mbi një rruzull mbuluar me tela me gjemba, ku

çdo qenie tokësore ishte e destinuar të gjakosej, të vuante, por kurrsesi të

vdiste. Vetëm pëllumbi im i bardhë, mendonte Ai, do mund të fluturonte

mbi atë “Ferr”. Në atë udhëtim, herë i dukej sikur e kish nisur që me lindjen

e tij, herë sikur vetëm pak çaste më parë kish kërcyer në atë furgon e po

habitej me prezencën e tij atje. Ndoshta për shkak të errësirës së asaj kutie

metalike, ndoshta sepse Ai vetë mendonte nganjëherë se nuk ndodhej atje,

por vetëm shqetësohej e hidhërohej për skeletin e tij...

…Autoburgu mbërriti përpara portës së kampit dhe u ndal. U bënë

disa formalitete e shakatë e rastit, ashtu si i kishin hije vendit, pastaj oficeri i

rojes hapi portën.

Nën terrorin komunist

169

- Pa të shohim se ç’mall na ke sjellë sot! Oficeri zuri vend para derës së

furgonit e dy policë i ndenjën pranë.

- Atë që më dhanë, - ngriti supet shoqëruesi i mallit.

Ndërkaq dera u hap dhe drita u suI brenda si një mace e bardhë që

çorri sytë e atyre të cilët rrinin akoma të strukur pranë njëri-tjetrit. Ata lëviznin

ngadalë, si të zgjuar nga një gjumë letargjik e kërcyen poshtë një nga një.

Ishin vetëm katërmbëdhjetë.

- Kush është me ty? - Pyeti nënoficeri i rojes minoritarin me një ton

shumë familjar, duke iu drejtuar atij me emër.

- Vetëm një, ky këtu. - u përgjigj tjetri me të njëjtin ton.

- Mirë, merre atë e rrini aty mënjanë!

Pastaj, së bashku me një të burgosuri cili mbante ca letra nëpër duar,

rreshtoi ordinerët në kollonë për një. Erdhi dhe një i burgosur tjetër që

mbante veshur një bluzë si ato të mjekëve, ose infermierëve. Mjek nuk

mund të ishte sepse bluza ishte mjaft e pistë dhe e zbërthyer për shkak të

barkut si fuçi birre. Në fakt, ky na ishte ndihmës-mjeku i kampit; llogaritar

para se të abuzonte në detyrë e të vidhte nga fondi i ndërmarrjes ku punonte.

Zanatin për medicinë e kish mësuar në ushtri dhe e ushtronte edhe në zbor.

- Zbërthejini ato xhaketa e triko çfarë të keni dhe zbuloni barkun! --

Urdhëroi me ton Fuçia. Pastaj filloi t’i kontrollojë ordinerët një nga një, e,

duke shtrembëruar fytyrën u kthye nga nënoficeri i rojes:

- Duhet të dezinfektohen që të gjithë! Janë plot morra!

Tjetri psherëtiu njëherë pastaj dha urdhër:

- Hapini trastat dhe lëshojini përtokë të gjitha çfarë keni. Zbrazni dhe

xhepat. Papritur u kthye nga ata të dy që rrinin mënjanë me trastat ndër

këmbë e tha:

- Shkoni ju. Merre atë dhe shko! - Iu drejtua minoritarit, gjithë me atë

tonin familjar.

Anash oborrit kish dëborë. Dukej do ta kishin pastruar me lopata atë

ditë, sepse ato ndodheshin akoma të ngulura në pirgun që formonte një si

vargmal të vogël, të ngrirë. Në fund të tij ishte një grumbull qymyri dhe një

lopatë e flakur mbi të. AI ecte pas minoritarit dhe vështronte përreth me

kureshtje.

- Kemi 25 vjet që njihemi, - foli minoritari duke u kthyer nga Ai. - Me

cilin?

170 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Me nënoficerin. Kur erdha në Spaç për të parën herë, ai sapo ishte

veshur polic këtu, nuk kishte eksperiencë fare, e rrinte si pulë. Ishte liruar

nga ushtria një muaj më parë, e, si duket kishte akoma ndjenjën e inferioritetit

që ka ushtari ndaj eprorit. Më vonë filloi të çelet pak nga pak, të mëson

puna vetë. Por ka qenë jo i keq...

Atje ku mbaronte oborri, fillonin ca shkallë të pjerrëta të bëra me

shufra hekuri. Djathtas tyre ishin birucat e ndëshkimit. Pikërisht atë çast kur

vunë këmbën në krye të shkallëve, Ai pa kampin e “Armiqve”. Pamja që iu

shfaq e bëri të ndalojë i shtangur e disi i magjepsur. “Ja një Kamp i vërtetë

Përqëndrirni, një Gulag i vërtetë, real, kaq fare pranë meje. Madje unë jam

brenda në të!”

... Dy javë pas mbërritjes së tij në kamp, AI mori një telegram që e

shndërroi atë nga një qenie e trishtuar dhe e vrarë, në më të lumturin e atyre

maleve!

“ Do të vi në takim në datën 23 shkurt. Nëna”. E puthi telegramin si

i marrë e lotët i rrodhën nëpër faqe. Pra, pas katër ditësh do të vinte Nëna

e tij. Do të vinte aty mes malesh, do kalonte mes pyjesh e luginash, mbi

dëborën që shkrihej. E gjora Nënë.-

Nëna dhe Vëllai vendosën të shkojnë në kampin e përqëndrimit,

menjëherë sapo mësuan se Ai kishte mbërritur atje. Kërkuan leje në Drejtorinë

e PB të rrethit e pritën përgjigje. Ndërkohë po bënin përgatitjet e nevojshme,

ushqime, veshmbathje, libra. Por përgjigjia u erdhi negative; lejohej vetëm

një njeri të shkonte. Vëllai nguli këmbë e tha se, si herë e parë që ishte duhej

të shkonin të dy, më pas... Pastaj në atë dimër të marrë, në Veri bën ftohtë.

- Shtroju punës djalë i mbarë, se nuk të kanë prurë për vakanca këtu!-

- i tha operativi i zonës që merrej me të internuarit. - Nëna Ie të shkojë të

shohë të birin,se e meriton, ka bërë vepër të lavdërueshme. Ose shko ti, por

në asnjë mënyrë të dy. Dhe mos pandehni se do u japim leje sa herë që të

kërkoni!

Atë natë, Nëna dhe Vëllai biseduan të dy, të, ulur pranë sobës. Dimri si

po dukej po bënte sulmin e fundit dhe i ftohti po ndihej më i thatë e më i

vrazhdë. Tek punoje jashtë në fushë, era të fshikullonte fytyrën e veshët i

ndjeje sikur të digjnin nga thellimi. Radioja njoftonte se në Veri kishte debate

e temperatura kish rënë përsëri.

Nën terrorin komunist

171

- Mos shko të lutem; i thoshte Vëllai. Prit të vijë pranvera e udhëtimi

bëhet më i lehtë për ty. Lermë mua të shkoj këtë radhë.

- Dua të shkoj se nuk pres dot më. Tani që e mësova ku është, dua të

shkoj ta shoh me sytë e mi që të qetësohem. Do qetësohet dhe Ai. Secili do

t’i nënshtrohet pastaj fatit të tij, Ai atje e ne këtu. Por tani në fillim është e

domosdoshme që ta shohim njëri-tjetrin. Ti mos u shqetëso, makina

transporti ka plot; do fle një natë në Tiranë tek ime bijë e të nesërmen do

nisem për në kamp. çdo gjë do shkojë mirë, me ndihmën e Zotit. Mos u

mërzit.

- E para herë është që e bën këtë rrugë? - Dëgjoi ajo si nëpër ëndërr

zërin e shoferit që bubulloi.

Nëna hapi sytë.

- Po, e para herë që vij në këto anë.

- Vitin e parë e ka djali apo të dytin?

- Të parin e ka, tani e ka filluar. Është dënuar trembëdhjetë.

Shoferi bëri një lëvizje si të ishte befasuar. Manovroi me timonin sepse

një makinë tjetër po vinte kundrejt tyre dhe rruga ishte e ngushtë e nga njëra

anë humnerë. Pas pak pyeti me një zë që tingëlloi ashpër:

- Si trembëdhjetë?! E paske të burgosur domethënë! Pse më tha ajo

kurva e banakut që e ke djalin ushtar në Spaç?!

- Unë nuk kam folur me të! - Nëna u zbeh. Shoferi tundte kokën me

kërcënim, sikur dikush ta kish mashtruar për diçka të rëndësishme, ta kish

poshtëruar fare.

- Shoferi që më pruri në Rreps, ai bisedoi me të; ndoshta ajo e ka

marrë me mend vetë.

Po ç’punë iu prish ju kjo?

- Përse është dënuar djali? - Pyeti shoferi me ton të keq.

- Për arratisje!

- Aha, tani e kuptova mirë! Nuk qenka dënuar as për vjedhje të paktën;

por për politikë, armik, domethënë armik i popullit!

Fytyrëdruri po turfullonte tani.

- Djali im nuk i ka bërë ndonjë të keqe popullit! As ndokujt tjetër.

Askujt. Asnjë të keqe në jetën e tij. Por këto punë kështu janë....

172 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Sepse nuk ka patur kohë të bëjë! Sepse ia prenë krahët, ia këputën,

populli me Partinë e Punës... - Hungërima vazhdoi gjatë.

Nëna e kuptoi me kë kish të bënte. Iu lut Zotit që ta qetësonte atë

kafshë e të mbërrinte sa më parë që të ish e mundur në kamp. Ku e pati atë

fat të lig që pikërisht me një tip të tillë të udhëtonte për atje atë pasdite të

akullt dimri. Makina ecte ngadalë në rrugën e gropëzuar e pas pak u ndal.

Ishte aty pranë një çezme, një tub që dilte nga një mur i vogël betoni e vendi

aty zgjerohej për tu ndërruar makinat. Shoferi zbriti e Nëna kujtoi se do i

hidhte ujë makinës; por ai erdhi nga ana e saj dhe hapi derën.

- Zbrit, ulu poshtë!

- Këtu është kampi? - Pyeti e gjora e vështroi përreth.

Shoferi mori të dy çantat e saj e i uli përtokë. Nëna zbriti pas tyre.

- Kampi është atje tej, - e bëri shenjë me kokë nga një qafë mali, - por

kjo makinë është makinë e popullit, e nuk mund të pranojë brenda armiqtë

e tij!

Tha këto fjalë të ndyra kafsha e kërceu në kabinë; u nis me një rrapëllimë

si mallkim e sharje që binin nga qielli...

Sa ftohtë që bënte e sa vend i frikshëm që ishte! Nëna u ul pranë

çesmës mbi atë mur të vogël betoni, por u ngrit sakaq sepse ishte akull i

ftohtë. Me shallin e leshtë që kishte mbështolli kokën e u ndie pak më mirë.

lu kujtuan fjalët e shoferit që e pati prurë deri në Rreps dhe filloi të shqetësohej.

Akoma nuk e besonte atë që i kish ndodhur me tjetrin, me gërdallën e

shëmtuar e injorante. Ndofta ishte anëtar Partie - mendoi Nëna. Me atë

peliçe të arnuar dhe anëtar Partie. Mortja që s’e ha!

Këmbët iu bënë akull e filloi të ecë duke u munduar të ngrohej pak.

Era nuk e rrihte atë kënd, fatmirësisht, por ajri ishte si i ngrirë e të çponte

hundët tek e thithje. Nëpër muzg, malet përreth dukeshin si mumje gjigande

të frikshme.

... Kampi ishte kredhur në errësirën e natës e Ai qëndronte i mbështetur

tek parmaku i betonit poshtë kumbullës. Kish ngulur të dy bërrylat mbi

bordurën, si për të garantuar më mirë kokën të vënë mes duarve; dhe sytë

e lodhur i mbante përtej përroit, lart, në majë të shkallëve. Tek ai kënd atje,

tashmë i ndriçuar nga dritat e rrethimit. Ai kish shpresuar tërë atë ditë të

dëgjonte emrin e tij ta thërrisnin për takim.

Nën terrorin komunist

173

Ai u shkund nga vegimet. Korrieri kaloi pranë tij e i tha se kishin

mbaruar takimet për atë ditë; por Ai nuk dëgjoi asnjë fjalë. Tre të burgosur

po e vështronin që lart nga terraca e plepit e bisedonin për të.

- Kishte takim sot, por nuk i erdhën, - tha njëri.

- Ka ecur tërë ditën aty poshtë, nuk erdhi as në mensë të hajë.

- Ka shpresuar të hante ndonjë copë byrek në vend të asaj supe të

qelbur të kazanit. - Vazhdoi i pari dhe nuk i hiqte sytë nga Ai aty poshtë.

- Jo për byrekun, - u hodh tjetri që kish qenë mësues, - por ditën e

takimit të mbysin emocionet e nuk të shtyhen këmbët nga mensa; s’ke as

oreks, asgjë. Sidomos në takimin e parë...

- Po atëherë pse, pas takimit vë thesin përpara e ha si kalë? - U hodh ai

që pati nisur bisedën i pari.

- Kush ha si kalë? - Iu kthye atij mësuesi.

- Ti, unë. Të gjithë!

- Ti ndoshta, por jo unë!

- Edhe ti ashtu bën, të gjithë ashtu bëjmë! - Nuk tërhiqej i pari.

- Të thashë që unë nuk bëj ashtu, s’jam malok injorant si ty! Unë kam

qenë profesor kurse ti i ke rënë kazmës në kooperativë që pesë vjeç!

- Çfarë profesori ke qenë ti, në shkollë fillore fshati!

- Aty më çuan për shkak të biografisë, ti e di mirë historinë time apo

jo!

- Nuk ka ç’më duhet historia tënde, unë nuk jam historian! Këtu jemi

të gjithë njëlloj! Flemë në një barrakë, hamë në një mensë, dhjesim në një

vrimë!

- Mos më fol mua me këtë gjuhë të thashë! Nuk jam shoku yt, as kam

qenë kurrë!

Mësuesi u bë si spec i kuq e po dridhej nga inati. I treti që po zbardhte

dhëmbët duke parë si po acaroheshin dy shokët e tij, ndërhyri me ton të

butë për të shuar zjarrin:

- Po ç’mutin keni që grindeni për gjëra të kota! Ne po bisedonim për

atë aty poshtë që pret të bëjë takim me familjen në mes të natës!

Gardiani u afrua ngadalë pranë tyre.

- Pse pëllisni ju, po ndani postet në Qeverinë që do krijoni? Hajde,

shkoni në sallën e televizionit ose në krevat! Mos tu shoh më këtu!

174 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Trupin e Nënës, të ngrirë, e çuan në spitalin më të afërt të krahinës.

Sipas mjekut, zemra e saj kish pushuar dy-tre orë pas mesnate. Kish qenë

rreth 7-të e mëngjesit, kur e gjeti një shofer aty pranë çesmës. Ai kish pandehur

se ajo po flinte kur e pa së largu; ndonëse nuk ishte temperaturë për të fjetur

jashtë. Por meqënëse ajo nuk lëvizi e as u zgjua nga rrapëllima e makinës, ai

e ndali atë pranë saj. Ajo rrinte ulur mes dy çantave, e mbledhur grusht, me

kokën të mbështetur mbi gjunjë e me shallin e leshtë të hedhur mbi kokë e

supe. Shoferi iu afrua pranë dhe e preku me një gisht; ajo ishte e ngrirë si të

prekje një gur. Atëherë ai kërceu në makinë për të lajmëruar në qendrën e

fshatit.

Mes dokumenteve të gjetura në çantën e saj ishte dhe leja e drejtorisë

së Punëve të Brendshme që e lejonte të largohej nga kampi i internimit për

një afat 72 orësh. Kjo vlejti për të lajmëruar menjëherë organin përkatës.

... “sa mirë që u qetësove moj e mjerë! Nuk ke më psherëtima në

kraharorin tënd. I kam ndjerë ato që kur mbaj mend ekzistencën time mbi

këtë tokë të mallkuar. E ato nuk rreshtën kurrë. Nuk e di kur e ke nxjerrë

psherëtimën tënde të fundit. Sa keq që nuk t’u ndodha pranë! Na ndanë

Nënoke, na ndanë këta varrmihës, këta varrmihës të ndyrë. Ti e di Ferri do

t’i djegë e përvëlojë këta. Ndërsa ty nënokja ime, që tani po të presin engjëjt

në krahët e tyre. Po të mbështjellin me mëndafsh të bardhë, mëndafshin e

paqes, e po të marrin në banesën e tyre. Mirupafshim Nënoke...”

Nën terrorin komunist

175

VENTIGJAR HAMZARAJ

Lindi në Vlorë më 1923, në një familje të

njohur për tradita atdhetare. Babai i tij

Myqeremi ka hyrë në histori si luftëtar e

atdhetar që nga lufta çlirimtare e 1920-ës.

Ventigjari kreu shkollën e mesme në Metz të

Francës dhe shkollën e lartë për Inxhinieri

Ndërtimi e vazhdoi në Itali, por nuk e mbaroi.

Më 1946 u dënua me 30 vjet burg, nga të

cilat vuajti 10 vjet. Tërë jetën e kaloi në vuajtje

si punëtor. Ka lënë shumë dorëshkrime me vlerë

historike. Vdiq në vitin 1999.

176 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

I MALLKUARI BEDEN

Ishte i ndëtuar me baraka. Shtylla druri të ngulura në tokë dhe veshje

me rrogoza në faqet anësore; ndërsa mbulesa ishte bërë me llamarinat e

fuçive të ndryshme të bitumit. Gjatësia e barakave varionte nga 40 m deri

në 60 m. Një rrugicë e ngushtë rreth 80 centimetra shërbente për kalim. Në

të dy anët e kësaj rrugice ishin ndërtuar dy kate dysheme në të gjithë gjatësinë

e barakës dhe që shërbenin si krevate për të fjetur. Lartësia ndërmjet këtyre

dyshemeve ishte e atillë sa që nuk mund të ngriheshe në këmbë sepse goditje

kokën në dyshemenë e sipërme ose në llamarinat e mbulesës. Në muajt e

asaj vere, ato llamarina nxeheshin aq shumë sikur të ishin një furrë e vërtetë.

Nevojat personale kryheshin mbi një gropë të hapur prapa një barake. Mbi

këtë gropë ishin hedhur disa dërrasa të veçuara, rreth dy metra larg njëra

nga tjetra. Duhej një kujdes i madh kur shkoje mbi to, sepse lëkundeshin

dhe ishin gjithmonë të lagura nga urina. Sikur të shkisje, bije drejt e në fekale

ku dukeshin miliarda krimba me bisht që ushqeheshin atje. Ishte një pamje

që të kallte krupën.

Fillimisht ndihej një farë turpi kur kryeje nevojat personale hapur, në

prani të shumë vetave, dhe shumë të burgosur merrnin me vete ç’të gjenin,

ndonjë copë letre ose rrecke për ta mbajtur para pjesëve intime. Me kalimin

e kohës, uria, lodhja deri në palcë, dobësimi fizik ekstrem, rrahjet e policëve,

bënë që edhe ky turp të mos ndihej më. Asgjë nuk të bënte më përshtypje,

vuajtja ua ndryshoi natyrën njerëzve. Pak nga pak u krijua një farë bindjeje

se aty na kishin sjellë për të vdekur, kështu që nuk kishte më kuptim të

turpëroheshim. A ndjejnë turp kufomat? Bile, ndodhte që të bëhej muhabet

me njëri-tjetrin duke kryer nevojën, ashtu normalisht pa bërë përshtypje.

Aty shikoje se si u varej lëkura nga dobësia njerëzve, sidomos atyre në moshë

pak a shumë të kaluar, lëkura e tyre ishte më pak elastike, ndërsa tek të rinjtë

ky fenomen nuk ndodhte, edhe kur arritën të bëhen kockë e lëkurë.

Nën terrorin komunist

177

Policët që bënin roje brenda kampit, ishin të pajisur me shkopinj të

trashë e me nyje në vend të armëve dhe, për t’u zbavitur, herë pas here,

ndonjë të moshuari që shkonte për në nevojtore, i jepnin disa të goditura.

Natyrisht, jo të gjithë policët e praktikonin këtë metodë, kishte që nuk rrihnin,

veçse ishin të rrallë, shumica e tyre ishin bisha të egra. Baraka kishte vetëm

dy porta të ngushta: një në fillim për të hyrë dhe një tjetër në fund për dalje.

Në të dy anët e daljes së portës rrinin të fsheh egërsira që godisnin papritmas

me shkopinj. T’i shikoje se si zgërdhiheshin, kur rrëzonin përtokë me një

goditje në kokë ndonjë fatkeq. Qeshnin dhe i mburreshin njëri-tjetrit për

këto trimërira. Një ndër ata që e ka pësuar më keq, që e kanë rrahur më

shumë, ishte Razi Murati nga Qishbardha e Vlorës, të cilin e thërrisnin “bej”.

Zgjimi bëhej kur fillonte të agonte. Orë nuk lejohej që të kishte njeri, askush

nuk duhej të dinte sa ishte ora. Sikur të ndodhte të pyesje ndonjë polic,

fillonin telashet: “Pse pyet për orën”? Çfarë ke ndërmend të bësh? Çfarë do

të marrësh vesh? etj. Dhe mund ta pësoje keq. Njerëzit filluan të orientoheshin

me diellin, dhe kishte mjaft veta që i afroheshin shumë orës së saktë,

veçanërisht ata që kishin qenë barinj. Për një farë kohe në mëngjes na jepnin

një lugë uji të ngrohtë me pak sheqer dhe këtë e quanin çaj. Më vonë na e

hoqën me pretektsin se me sheqerin do të bënin hallvë kur të fillonte Kongresi

I i Partisë Komuniste.

Meqenëse u hoq dhe ajo lugë uji i ngrohtë, atëherë menjëherë pas

zgjimit do të shkoje të viheshe në rresht për dy në brigadën e punës ku ishe

efektiv. Jo të gjithë ishin të shpejtë për t’u çuar e veshur. Për ata që vonoheshin

druri ishte gjithmonë në veprim, si nga policët ashtu dhe nga komandantët

e kompanive dhe brigadave.

Ishte kategorikisht e ndaluar të shkoje nga një kapanon në tjetrin ose të

komunikoje me të burgosur të tjerë që nuk ishin të skuadrës ose kompanisë

në të cilën bëje pjesë. Ky ishte urdhri, por në fakt ishte vështirë për policët

ose edhe për spiunët ta zbatonin sepse duke shkuar në nevojtoren e përbashkët,

ose duke shkuar apo ardhur në ditë me shi nga puna, rreshtimi prishej.

Edhe në sheshin në mes të kampit mund të takonim njëri-tjetrin kalimthi

për pak çaste, sa për të shkëmbyer dy fjalë. Skuadrat e punës ishin të përziera

me të dënuar politikë dhe ordinerë. Në secilën duhej të kishte një informator

të komandës, që përgjithësisht ishte i burgosur për faje ordinere. Rrallë

178 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ndodhte që edhe ndonjë i dënuar politik, ndonjë injorant dhe pa karakter ta

kryente këtë punë të ulët.

Në skuadrën ku punoja kishte edhe njerëz të mirë, sikundër ishin Injac

Sereqi e Karlo Suma nga Shkodra, Selaudin Peshkëpia e Nazif Deromemaj

nga Vlora, Qamil Sefa nga Lushnja, si dhe ndonjë tjetër që nuk më kujtohet

emri, me të cilët mund të bisedoje ndonjë gjë të thjeshtë pa frikë. Komandant

i brigadës sonë ishte një i burgosur ordiner nga Shkodra, quhej Xhevdet G.

Njeri shumë i keq, për një lugë supë mund të bënte çdo lloj poshtërsie.

Një ditë ky fëlliqësirë goditi një të quajtur Zef (mbiemrin nuk e mbaj

mend) dhe meqë ky reagoi, në ndihmë të Xhevdetit, vajti Kapter Hodo

Halimi, roja i brigadës Niazi dhe një ndyrësirë nga Vlora i quajtur Baçe J. Të

katër filluan ta goditnin me shkopinj sa i thyen kockat dhe e rrëzuan përtokë.

Pastaj filluan ta mbulonin dheun e gërmuar të kanalit dhe qeshnin. Si duket

Zefit nuk i kishte dalë shpirti dhe këta kënaqeshin kur ai përpëlitej dhe lëvizte

dheun e hedhur. Ne shikonim nga larg këtë skenë makabre të pashembullt,

që kryenin njerëzit e rendit më të përparuar në botë.

Nuk mund të përshkruhet urrejtja jonë kur ndodhnin akte të tilla: për

njerëzit që i kryenin dhe sidomos për ata që i urdhëronin Enver Hoxha e

Koçi Xoxe; si dhe për bashkëpunëtorët e tyre. Gjatë punës çdo dy ose tri

orë na bënin dhjetë minuta pushim, pastaj sillej dreka me kazanë, që ishin të

bëra me gjysma fuçish.Kuzhinierët që e sillnin pranë vendit të punës, ishin të

burgosur. Gjella ishte gjithmonë supë: me oriz, me makarona ose me fasule.

Në të rrallë na jepnin ndonjë kockë të zjerë, se mishin e hanin policët,

ata që ishin komandantë si dhe kuzhinierët që ishin të gjithë informatorë të

komandës. Kur fillonte të perëndonte dielli, lihej puna dhe na kthenin në

kamp. Sa orë punohej? Nuk e morëm vesh kurrë. Ajo zgjaste sa kishte dritë,

10 orë deri 12 orë pune rraskapitëse.

Pas kthimit në kamp, binte bilbili për mbledhje. Komandanti i kampit,

një i quajtur Haxhi Pela nga Roskoveci, ishte zgjedhur për këtë punë sepse

ishte nga më mizorët dhe nga më injorantët. Kishte një urrejtje (ndoshta

urdhër) për intelektualët, sidomos për profesorët. Kur mungonte uji në

kamp për supën e darkës, bërtiste: “Profesorët në rresht”. Të shkretët

profesorë çoheshin dhe merrnin bidonat e rëndë metalikë që kishte sjellë

dikur U.N.R.A. me karburante, dhe të shoqëruar me policë të armatosur

bënin disa kilometra rrugë për t’i mbushur me ujë në një burim. Më pikonte

Nën terrorin komunist

179

në zemër kur shikoja mikun e shokun tim të paepur, Bego Gjonzeneli, me

trupin e tij të vogël, me bidon në krah pas gjithë asaj pune prej skllavi që

kishte bërë në kanal. Në këto mbledhje të darkës, na lexohej nga gazeta,

ndonjë artikull që i pëlqente komandantit. Pas leximit të gazetës, një inxhinier

italian i burgosur, i quajtur Ugo Monai, lexonte realizimin ditor: sa metër

kub ishin gërmuar nga secila brigadë. I gjithë kampi rrinte i ulur përtokë.

Pas Ugos, komandantët e brigadave, që sikundër e kam thënë, ishin të

gjithë, pa përjashtim, informatorë, jepnin emrat e fatkeqve që, sipas tyre,

nuk punonin si të tjerët, ose që gjatë punës kishin thënë ndonjë fjalë që

komandantëve nuk u kishte pëlqyer. Mjerë ata që u dilte emri për këto gjëra.

E fillonte të rrahurit vetë komandanti, e vazhdonin policët roje brenda kampit

që thërrisnin edhe spiunët për t’i ndihmuar. Këta tregoheshin edhe më të

zellshëm para tyre.

Një terror i vërtetë. Çdo ditë, çdo natë, vazhdimisht terror.

Në mes të kampit kishin ngulur dy shtylla druri për të lidhur të burgosurit

nga duart dhe nga këmbët, një farë kryqëzimi por me këmbë të hapura. Ky

dënim përdorej për ata që ishin raportuar në komandë për biseda politike.

Kush dënohej për t’u lidhur në shtylla, e kishte vështirë të shpëtonte gjallë.

Në kamp nuk lejohej asnjë takim me familjarët, asnjë ushqim nga jashtë.

Asgjë, me përjashtim të duhanit dhe të ndonjë dore kripe, që ishin të lejuar

të na jepnin vazhdimisht kuzhinierët.

Kampi ishte i rrethuar me tela me gjemba deri në lartësinë 4metra dhe

mjaft i gjërë e i pleksur. Askush nuk duhej të afrohej pranë rrethimit, afër të

cilit në lartësinë 2-3 metra ishin ngulur disa tabela druri të vogla që tregonin

se deri tek ato mund të afroheshe. Po të tejkalohej tabela, rojet hapnin zjarr.

Mbi lartësinë e telave me gjemba dilnin kullat prej druri ku qëndronin rojet

me mitraloza dhe automatikë, gjithmonë gati për të goditur me plumb.

Brenda kampit, po me tela me gjemba, kishin rrethuar një sipërfaqe të vogël,

ku ishte vendosur një çadër në mes, për ata të izoluar që dënoheshin pa

bukë. Haxhi Pela kishte vendosur dënime të ndryshme: rrahje në çadër, në

shtylla ose me vdekje. Si t’ia donte qejfi, ishte vetë zot, vetë shkop. I kishin

dhënë kartë të bardhë për jetët tona. Ky katil arriti një ditë të na thotë:

“Mbase ju doni të vdisni, por ne nuk ju lemë deri sa të mbaroni kanalin,

pastaj do t’i qërojmë hesapet me ju mutër, armiq të popullit”.

180 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Mendoni për një çast gjendjen tonë shpirtërore, kur dëgjonim ato fyerje

nga këta injorantë të pashpirt e të paskrupull dhe s’kishim mundësi të

përgjigjeshim. Si i kishin zgjedhur ato fytyra! Njëri më i keq se tjetri. Gati të

gjithë vrasës e xhelatë, punë që kryenin me zell e me kënaqësi të madhe.

Edhe bishat e egra kur ngopen, nuk sulmojnë më kot, kurse këta kanibalë

nuk u ngopën kurrë me gjakun dhe vuajtjet e të burgosurve politikë.

NË BURGUN E VLORËS

Nga fundi i dimrit të vitit 1951 ndodhesha në dhomën e shtruar me

pllakë guri që është edhe sot në qoshen e burgut të vjetër në katin përdhes të

pjesës jugore. Aty, të vendosur në dy rreshta përballë njëri-tjetrit, ndodheshin

me sa më kujtohet, Fatos Kokoshi, Izet Bushi, Ilmi Xhaferi, Pavllo Llazari,

Simoli Koka, Gugo Dhrako, Shefqet Gjoleka, Shyqyri Allushi, Bexhet Shehu,

Nysret Llupa, Shaqir Meta, Selman Beqiri, (nga Velça) Islam P. dhe ndonjë

tjetër që nuk më kujtohet, gjithsej rreth 17-18 veta.

Për të kaluar kohën, luanim herë pas here domino. Zakonisht bëheshim

katër veta: Unë, Shyqua, Bexheti dhe Ilmiu. Duke qenë se dyshonim për një

informator në dhomë, bisedimet politike në adresë të komunistëve nuk i

bënin hapur. Një ditë duke biseduar, druajta se mos thoshim gjëra që mund

të raportonte spiuni që dyshonim dhe u thashë shokëve: “më mirë hajdeni

të lozim domino, sepse mund të na shpëtojë ndonjë fjalë dhe na raportojnë”.

Ashtu bëmë, e lamë muhabetin dhe filluam lojën. Pas disa ditësh në një

mëngjes të ftohtë janari, më thërret polici në dhomë dhe më shpie te hekurat

e portës së madhe. Aty më lidhën duart me hekura dhe dy policë më shpunë

në ndërtesën që ishte nga ana tjetër e rrugës (ish-pronë e familjes Xhyheri)

që u shërbente si komandë. Më futën në një dhomë ku ndodhej operativi i

sigurimit për burgun, një nëntoger nga fshati Libofshë i Lushnjes i quajtur

Naun Tiko. Pasi u tha të largohen policët, Nauni m’u drejtua:

- Ti ke thënë: “Hajde lozim domino se mos themi ndonjë fjalë dhe na

kallëzojnë”.

- Nuk është e vërtetë, unë nuk kam thënë asgjë.

- Ah, qen bir qeni, unë ty do të të … nënën po nuk më the për cilin

dyshoni.

- Nuk dyshojmë për njeri, të gjithë jemi të dënuar njëlloj, për politikë.

Nën terrorin komunist

181

- Ah, armik i poshtër, ti o do më thuash njeriun që dyshoni dhe që ju

maskarenj e quani spiun ose unë do ta marr shpirtin. Pa më thënë emrin, ti

nuk deli gjallë këtej. Filloi të më shtrëngonte vidën e hekurave me inat.

Ndjeja një dhimbje të madhe në kockat e duarve dhe njëkohësisht ndjeva

që forcat po më linin, po më binte të fikët. Kur erdha në vete, ndjeva që

Nauni po më godiste me shqelma në brinjë. Ndërkohë i kishte liruar pak

hekurat. Më çoi në këmbë dhe rifilloi me pyetjet e para. Donte me çdo

kusht të dinte nëse ne ja kishim zbuluar spiunin. Në fakt ne të gjithë ruheshim

nga Islami, që herë pas here e thërrisnin në komandë, po unë me që thashë

në fillim, se nuk dyshoja për njeri, vendosa të mbaja deri në fund atë qëndrim,

më tepër për inat, sepse tek e fundit edhe mund t’i thoshja që dyshoja për

Islamin.

E ndjeja veten të drobitur, sikundër e ndjen njeriu kur ngrihet nga

shtrati pas një sëmundjeje. Nuk e di sa zgjati kjo hetuesi ditën e parë. Më në

fund Nauni thirri policët dhe më futën në birucën nën shkallë.

Ishte një birucë e vogël, e errët, që mbante era myk. Duart më dhimbnin

nga hekurat dhe ndjeja shumë të ftohtë.

Kur të burgosurit i nxorrën në oborr sipas orarit të zakonshëm,

fshehurazi nga polici erdhi një shok i dhomës pranë portës dhe më pyeti

përse po më torturonin dhe nëse kisha nevojë për gjë. I thashë shkakun dhe

i kërkova ndonjë gazetë të vjetër e një shkrepse për të bërë pak flakë që të

ngrohja duart që kishin filluar të enjteshin nga hekurat dhe të ftohtit. Më

suallën mjaft gazeta të vjetra, të cilat fillova t’i ndizja njerën pas tjetrës gjatë

gjithë natës. Minjtë, që kishin shtëpinë e tyre, nuk më linin të qetë duke më

kaluar nëpër këmbë e nëpër trup. Ishte diçka e pështirë. Kështu kaloi nata e

parë. Në mëngjes kur hapen portat e dhomave të sipërme për të dalë në

oborr të burgosurit ordinerë nga përplasja e këmbëve të tyre me nallane

druri mbi bazamakët e shkallës së vjetër prej dërrsave, shkundej pluhuri dhe

bashkë me të binte ndonjë copë shtrat merimange mbi kokë. Duke qenë i

lidhur dhe i mbledhur kruspull për mungesë vendi në atë të ftohtë, në një

birucë të qelbur e me lagështirë, me minjtë që nuk më linin të qetë, ishte

pothuajse e pamundur të mbyllje sy. Të nesërmen, operativ Nauni nuk më

mori në pyetje, ndoshta për presion psikologjik apo kishte punë të tjera,

por të ftohtit më kishte hyrë në palcë dhe unë vazhdoja të digjia herë pas

182 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

here gazeta, natyrisht fshehurazi, në mënyrë që polici të mos e diktonte

dritën që bënte flaka.

Ditën tjetër Nauni filloi nga puna me mua. Përsëri shtrëngimi hekurave,

përsëri humjbje e ndjenjave dhe për të ardhur në vete ishin shqelmat. Humbja

e ndjenjave ishte diçka e veçantë që nuk e kisha provuar më parë. Të jepte

një lloj prehjeje, një lloj qetësie trupore dhe shpirtërore. Mendoja kur vija në

vete se vdekja, më në fund, qenka e ëmbël. Ndoshta kjo qe dhe arsyeja që

unë nuk iu përgjigja më Naun Tikos, me gjithë goditjet, sharjet, kërcënimet

për pushkatim. Përsëri më ktheu në shoqërinë e minjve dhe të merimangave.

Të ftohtit vazhdonte dhe gazetat për djegie, po mbaroheshin. Ishin gazetat

e fundit që kishte Izet Kallarati. Ndërkohë Shyqyri Allushi (vëlla i Hysni

Lepenicës) më dërgoi një palë pantallona të reja prej shajaku të trasha. Ato

më ngrohën, sikur më ridhanë jetë. Shyqua më shpëtoi nga të ftohtit. Si nuk

i ra ndërmend t’i kishte dërguar më parë, do ta kisha ndjerë të ftohtit më

pak.

Pasi kaluan edhe tri ditë nga hetuesia e dytë, më rimori prapë në pyetje.

Ishin pothuajse të njëjtat pyetje dhe përgjigje. Atij i ranë në sy pantallonat e

leshta.

- Ti nuk kishe këto pantallona, kush t’i dha?

- Këto janë pantallonat e mia dhe këto kam pasur.

- Nuk është e vërtetë, nuk i kishe kështu pantallonat, t’i kanë dhënë.

- Këto janë të miat dhe këto kam pasur, ti mund të thuash edhe për

pallton që nuk është kjo që kisha.

- Jo për pallton jo, mor maskara, them për pantallonat, dhe filloi të më

godiste kërcinjëve me majat e çizmeve.

Shajaku i trashë i zbuste goditjet. Përsëri shtrëngim i hekurave dhe

prapë humbje ndjenjash.

Mënë fund, pasi kishin kaluar gjashtë ditë, më nxorrën nga biruca nën

shkallë dhe më në fund u riktheva pranë shokëve në dhomë pasi kisha thyer

rekordin e ndejtjes në atë birucë.

E ndjeva veten shumë të pafuqishëm ditët e para, pasi dola nga biruca.

Pagjumësia, të ftohtit, dhimbja e duarve nga hekurat, humbja e shpeshtë e

ndjenjave, goditjet më kishin dobësuar fizikisht.

Kur e rimora veten e pyeta doktor Jani Melon (që ishte dhe ai i burgosur)

se çfarë ishte shkaku i humbjes së ndjenjave. Më shpjegoi që shtrëngimi i

Nën terrorin komunist

183

hekurave jepte dhimbje që ndikonte në sistemin nervor, i cili dobësonte

qarkullimin e gjakut, që duke mos furnizuar plotësisht trurin, shkaktonte

anemi cerebrale që, po të zgjatej, shkakton edhe vdekjen.

Kështu ma punoi Naun Tikua, ky kriminel i ndyrë që kur futej në

dhomat e burgut i përngjante një bishe të egër që i vërsulet gjahut pë ta

shqyer. Një ditë ky ndyrësirë erdhi në dhomën tonë dhe ne u ngritëm në

këmbë sipas urdhërit, me përjashtim të Shefqet Gjolekës nga Kuçi, që ishte

i sëmurë.

Kur hyri Nauni, ky ishte tulatur dhe me kokën mbuluar, nuk ndjeu, as

nuk e pa. Pa një, pa dy, kjo bishë e qëlloi me shqelma. Xha Shefqeti, që

ndoshta ishte në gjumë, u tromaks, ky e kapi për gryke, e ngriti dhe e përplaste

pas murit. Plaku bërtiti “Amani i thoni që jam sëmurë”. Nauni i shtrëngoi

fytin me forcë, sa xha Shefqeti vdiq. E mbyti ky, apo sëmundja? Një Zot e

di.

Të burgosurit ordinerë i nxirrnin në oboor veçmas nga ne, në orar të

ndryshëm. Për të mbushur ujë në çezmë atyre u duheshe të kalonin para

dritareve të kaushit tonë, por ishte urdhër i prerë që të mos flisnin me ne. U

thoshin se ne ishim armiq, kurse ata ishin ndryshe. Një ditë Murat Traga pa

nga dritarja një njeriun e tij që e kishin burgosur dhe e pyeti përse e kishin

arrestuar. Në atë kohë polici e pa që bisedoi e shau dhe e raportoi te Nauni.

E thirrën Muratin te hekurat dhe pas ndonjë ore u kthye duke hequr këmbët

zvarrë. Ai kishte trup të madh dhe të fortë por Nauni e kishte rrahur me një

shufër të trashë të hekurt. Por çfarë të rrahuri! Gjithë trupi i dhimbte. Kurrizin

e kishte vija-vija, si të zebrave dhe u desh shumë kohë, t’i shëroheshin ato

plagë.

Nauni praktikonte këtë dhunë për të terrorizuar të burgosurit dhe të

rekrutonte për informatorë më të dobtit, më frikacakët. Kishim në dhomë

një boshnjak, e quanin Abdul Hoxha. Ishte njeri i thjeshtë e i sjellshëm, por

duke mos pasur familjen në Shqipëri, nuk kishte askush ta ndihmonte.

Fillimisht u shty me ca para që kishte kur e arrestuan, por mbas ndonjë viti,

ato u mbaruan. Një ditë Abdulin e thirrën në komandë ku ishte Nauni. Kur

më vonë u kthye në dhomë, Abduli ishte zbehur dhe dridhej i tëri sikur ta

kishin zënë ethet. U mbulua me teshat që kishte dhe nuk fliste. E pyetëm se

çfarë kishte pësuar, por ai thoshte se nuk kishte gjë. Rrinte shumë i mërzitur

dhe nuk fliste fare. Dyshuam, menduam që Avdulin e kishte thyer, e kishte

184 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

detyruar të bëhej informator. Pas nja dy-tri ditësh atë e bënë kuzhinier të

burgut. Qysh nga ajo ditë ai futej në kaush vetëm për të fjetur dhe nuk

bisedonte më me njeri. Mundet që ai kishte pranuar nga e keqja, por natyra

e tij nuk e lejonte të bëhej spiun, nga kjo arsye ai preu çdo kontakt me

njerëzit dhe nuk raportoi njeri.

Këto që thashë janë supozime të nxjerra nga ndryshimi i menjëhershëm

i Abdulit pasi e thirri Nauni, për të nuk patëm asnjë fakt, kurse Islami u bë

maskara. Veç një gjë është e vërtetë, që në përgjithësi, spiunët nuk i linin gjatë

në burg. Si duket u duheshin për të shërbyer më mirë jashtë. Natyrisht këta

individë ishin tepër të rrallë në burgun e Vlorës. Një ndër ta ishte dhe Sh.M.

që na kishte edhe pseudonimin “Shelgu”. Ky njeri kishte muhabet edhe me

disa nga shokët tanë te të cilët ne kishim besim si Meçani dhe Qendrua që

bënin llogo me “Shelgun”. Meqenëse ishte i moshuar e thërrisnin xha Sh.

Ky u thoshte shokëve tanë: “Unë jam informatori i Drejtorisë, por jam

bërë për të mbrojtur ata që e vlejnë, unë u jap ata që nuk ngrenë peshë dhe

nuk i kanë në shenjestra, nuk u bëjnë gjë. E shumta mund të rrahin pak

ndonjë si për shembull Spiro Nini, Ramadan Sheri ose Qerim Gunbardhi

etj. Këta unë i harxhoj që të shpëtoj nga rreziku të tjerët. Këto gjëra ky plak

palaço i thoshte pa pikë turpi. Ndodhte që ndërmjet spiunëve të kishte

rivalitet se kush do ishte më i besuari i Drejtorisë. Ja se çfarë u kishte treguar

një ditë Sh.M. Meçanit dhe Qendros:

Kur vajtëm në Beden, pas dy javësh më thirri komandanti i kampit,

Haxhi Pela e më tha: Ti ke pasur lidhje me Drejtorinë në Vlorë.- Si urdhëron,

ishte përgjigjur- Po këtu pse nuk je lidhur me ne? - Prisja të më thërrisnit ju.

Mirë, ne duam të na thuash se kush është i rrezikshmi i burgut të Vlorës. I

burgosuri ishte përgjigjur po. Po këtu pse me terrorist ju. Oh, ajo është e

kollajtë fare, më i rrezikshmi është z.Rr. (Ky z.R. ishte një spiun i fëlliqur nga

fshatrat e Himarës). Nuk e njohim, tha Haxhi Pela. Kur të dalim nesër për

në punë, unë do të dal me të. Dhe ashtu bëri. Z.Rr. e ndaluan tek por kur

shkuan për në punë në mëngjes, kur u kthyem e gjetëm të gjakosur e të

lidhur tek shtyllat, e kishin rrahur për vdekje, por nuk ngordhi.

Neve u kënaqëm kur e pamë Z.Rr. ashtu, por nuk e kuptonim se si

kishte ndodhur që të torturonin një njeri të tyre. Kur xha “Shelgu” tregoi

historinë, e morëm vesh kush ia kishte bërë atë rrengë. Megjithatë “Pushteti

Nën terrorin komunist

185

popullor” i shpërbleu të dy. Xha “Shelgu” filloi punën si kuzhinier, kurse

Z.Rr. u lirua pas disa muajve, megjithëse ishte dënuar si agjent i Greqisë.

Çfarë njerëzish kemi hasur nëpër burgje e nëpër kampe! Lloj-lloj

natyrash. Kishte nga ata që nuk u trembej syri nga vdekja: kishte nga ata me

karakter të hekurt, që asgjë nuk mund t’i përkulte.

Kishte injorantë të ndershëm, kishte intelektualë servila, kishte njerës

besnikë të zakonit, kishte njerëz llafazanë e ngatërrestarë; kishte nga ata që e

mposhtnin urinë si dhe nga ata që për një lugë supë të bënin gjëmën.

Burgu atëherë ishte një shkollë e madhe, një përvojë e madhe, një

provë e fortë për natyrën dhe karakterin e njeriut që në kushte të caktuara e

zbulon veten në tërë lakuriqësinë e brendshme deri thellë në shpirt.

Te i burgosuri natyra i zhvillon dhe nuhatjen, që ndoshta më parë e ka

pasur vetëm në formë latente. Ndoshta që për një gjest të pamatur, një fjalë

të papeshuar, një lëvizje pavend, të diktojë njeriun e rrezikshëm, informatorin

e pazbuluar që të gjurmonte. Çfarë ishte? Instinkti vetmbrojtjes? Parandjenjë?

Në burgjet dhe kampet e atëhershme mund të shtireshe për pak kohë,

por jeta e vështirë t’i zbulonte të gjitha duke u hequr pak e nga pak kallain,

dilte më në fund bakri.

Në verën e vitit 1950 shpunë disa të burgosur jo me dënime të rënda

për të punuar në hekurudhën Peqin-Elbasan. Ndërmjet tyre edhe Shyqyri

Sharrën, që ishte i dënuar me 5 vjet burg më 1946 dhe i ngelej edhe një vit

për të bërë. Morëm vesh që Shyqyriu kishte vrarë veten në një mënyrë

tronditëse. Një natë kur të gjithë flinin, Shyqua kishte marrë brisqet dhe

kishte hapur barkun. Dy brisqe ishin thyer, me të tretin kishte prerë zorrët,

bile një copë e kishte hedhur poshtë.

Për të gjithë mbeti një enigmë vetvrasja e Shyqos, pothuajse në prag të

lirimit. Krizë nervash? Depresion psikik? Nuk e morëm dot vesh.

Këto janë vetëm disa fragmente të shkurtra nga jeta në burgjet dhe

kampet komuniste.

186 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

DOM SIMON JUBANI

Lindi në Shkodër në vitin 1927. Në moshën

16-vjeçare hyri në shkollën Apostolike për t’u

bërë jezuit. Mbas mbylljes së shkollave fetare

katolike vazhdoi gjimnazin e shtetit. Në vitin

1957-58 mori “Urdhënat e Meshtarisë” dhe

shërbeu në Mirditë si famullitar. Arrestohet,

dënohet e ridënohet dhe bën gjithsej 26 vjet burg.

U lirua më 13 prill 1989. Me 4 nëntor 1990

në kapelen e djegun të varrezave të Rrëmajit

kremtoi të parën meshë katolike publike përpara

qindra besimtarëve. Për kontributin e tij, në vitin

1991, Universiteti i San Franciskos në Kaliforni

i akorditoi diplomën “Doktor honoris causa”

në shkencat humane. Në vitin 1996 shteti i

Miçiganit e nderoi me diplomën me motivacionin

“Nismëtari i lirisë së fjalës dhe shtypit katolik”.

Dom Simon Jubani është i pari shqiptar, mbas

rënies së komunizmit, që thirret në audiencë nga

Papa Gjon Pali II.Është autor i dy librave me

kujtime.

Nën terrorin komunist

187

ORA E KOMEDISË

Mos mendoni se në burg gjithçka ishte tragjedi. Kudo e sido të ndodhet

njeriu, në jetën e tij, pranë e pranë tragjedisë, ka gjithmonë diçka kronike.

Kështu edhe në burg, shumë njerëz vuejshin prej kompleksit të inferioritetit.

Tue mos pasë lexue kurrë një rresht në jetë të tyne, kishin çaste kur, për t’u

barabitë me njerëzit e kulturuem, me të cilët rrijshin gjithë ditën në të njëjtën

kuti sardelesh, fillojshin me kujtue tituj librash e me citue autorë, që as në

andërr s’i kishin pa. E njëkaq ua shtrembnojshin emna e fjalë, sa ishte e

pamujtun mos me u shkri tue qeshë. Mandej fillojshin edhe me shkrue libra.

E, si i kishin krye, m’i jepshin mue, tue shpresue se do t’i radhitshe ndërmjet

autrorëve ma në za të letërsisë botënore, natyrisht aty diku ndërmjet Shekspirit

e Molierit! Shkrimet u ngjanin si dy pika ujë autorëve. Kishin aty-këtu ndonjë

perlë, vjedhë prej thesareve botënore e qepë me spangon e burgut në rreshtat

e shkrimit. Si ia hiqsha këto stoli, vepra tingëllonte si hartim i keq

gjimnazistësh. Ua thojsha këtë e ata tërboheshin. Kujtojshin se ua baj prej

zilisë e se veprat e tyne, kur të delshin prej burgut, do të shndritshin në

vitrinat e librarive botënore, ku, medet, ajo pjesë e tragjedisë që ka mujtë

me u shtypë, shitet me gjysmë çmimi, sepse njerëzve të ngopun të perëndimit

nuk u pëlqejnë historinat e martirizimit. As para e as mbas buke! Njënit, si ia

pata lexue kryeveprën, i pata thanë se ishte nën nivelin intelektual të kalit të

Skandërbeut! Një tjetri, se jetonte vetëm për me hangër!

Pjetri më thonte se operativi nuk i lexonte letrat e katundarëve, sepse,

katundar edhe ai vetë, nuk i kuptonte marrinat e tyne. Mirëpo katundarët

me opangë të trasha, mendtë i kishin aman sa të holla. Po kallëzoj vetëm

këtë shembull: një mik i imi prej Bushati, kishte marrë një ditë letër nga e

shoqja. Ndër të tjera, i shkruente: “Ti je njëqind herë ma mirë se unë, aty në

burg, sepse ata 600 gram bukë plot me dhe, guraleca e mbeturina të tjera,

që ty të bien në sqep pa pare, mue më duhet me i fitue tue punue si shaka në

shi e në diell, tue më shkue djersa për lug të shpinës. Ti pushon gjithë ditën

aty në birucë, ndërsa unë kam mall për një ditë pushimi, sepse edhe n’e diele

188 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

na e marrin shpirtin me punë angarie e me konferenca pa fund”. Një pohim

kësisoji pa masë. Don me thanë se ata që quheshin të lirë, na kishin lakmi ne,

që ishim ndër pranga. Bukuri. Një komedi e tillë na shkonte për shtat që

ç’ke me të, edhe pse i bante krejt të pavlefshme kërcënimet e drejtorit të

burgut, i cili ndër të tjera, na thoshte: “Sillu mirë, se përndryshe ta dërgoj

familjen prej kooperative, në kamp të përqendrimit e në se vijon me u sjellë

keq, edhe në birucë të burgut”. Letra e katundares prej Bushati, na tregonte

se kjo shkallë të çonte shi në parriz, aty ku na kishin mbërritë prej kohësh.

Burime të tjera krijimtarie për komeditë tona ishin shtypi e radioja.

Fillojshin me gazetën “Zëri i rinisë” që kishte marrë mbi vete me zgjidhë

hallet e të rijve.

Vijoshim mandej me lexue, simbas mënyrës sonë, organet e tjera të

shtypit:

I burgosuni I: Na akuzojnë se nuk kemi vetura!

I burgosuni II: Po ç’na duhen veturat neve, që e duam njëri-tjetrin aq,

sa na pëlqen të udhëtojmë të gjithë së bashku, kolektivisht, ndër autobusa,

madje na pëlqen edhe më shumë të shtegtojmë në makina të hapura fare, në

kamiona, sepse kështu ngopemi jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me ajër.

I burgosuni III: Ndërsa ata që jetojnë në perëndim nuk e duan njëritjetrin.

Prandaj udhëtojnë secili për hesap të vet, në vetura personale. Pastaj,

të gjorët, e kalojnë gjithë ditën në radhët e dyqaneve, për të blerë prasët apo

purrijtë e importuar nga Shqipëria.

I burgosuni I: Njerëzit atje s’bëjnë tjetër, veçse të kërkojnë ndër plehra…

Nganjëherë unë s’e mbajshe ma vete e delsha jashtë tekstit. Një ditë i

thashë drejtorit: “Pse nuk na dërgoni edhe ne, për dënim, në botën

kapitaliste? Me ç’a shkruejnë gazetat tueja, atje kemi me vuejtë ma keq se në

Burrel”!

Në raste të tilla, për mue hapej perdja e tragjedisë. Sepse, more zotni,

nuk duhen harrue kurrë fjalët e urta të popullit, që thotë se gazi i tepruem

shpesh del vaj e për ma tepër shton edhe “goja llap e shpina dap”! Mbas

këtij soj gazi, për mue fillojshin torturat deri në atë gradë, sa përfundojshe si

Feniksi: hi e pluhun. Por kur hapej përsëri dera e hatashme e birucës, për me

spastrue hinin tem, si Zogu Mitologjik unë çohesha rishtas në kambë prej

pluhnit, gati për një komedi të re! Sekreti? Lutja, zotni. Ishte ajo që më jepte

jetë, kur më kishin braktisë edhe forcat e fundit fizike! Besoni me gjithë

Nën terrorin komunist

189

zemër e lutuni e keni me e pa si shndërrohet njeriu në Feniks! Madje në

diçka ma hyjnore: në një të vdekun, që ngjallet në të tretën ditë, për me u

ngjitë mandej ndër rrathë të epra, ku s’ka ma burgje as pranga!

Një burim tjetër për komedi ishte dhe radioja, që shërbente për të na

edukue, sepse edhe vetë burgu quhej “Reparti i edukimit”. Kështu fjala e

lemerishme burg, zhdukej nga fjalori e bota nuk mund të ankohej se Shqipëria

kishte burgje, e aq ma tepër se nuk kishte kurrnjë pëllëmbë të këtyne trojeve,

ku të mos ishin hapë vorre, për të kallë brenda trupa kockë e lëkurë të

burgosurish e të internuemësh, që janë dëshmorët e vërtetë të luftës për liri.

Për të na edukue pra, e çojshin në kupë të qiellit altoparlantin e Radio-

Tiranës, prej të cilit patëm fatin të ndigjojmë lajmet ma gazmore të jetës

sonë. Skena e parë e asaj që pritshim me padurim, ishte lajmi se Mehmet

Shehu, mbas një krize të randë nervore, kishte vra veten. Kulmi i komedisë

mbërriti me vdekjen e Enver Hoxhës. Gazi që prodhoi ky kulm duhet

shenue në analet botënore të historisë së gazit, sepse nuk ka komedi tjetër që

të ketë shkaktue kund një gaz ma të tërbuem, ma të tmerrshëm, ma ulurues

se ai që shpërtheu në birucat e burgut. Më ushton ende në veshë zani i

shokut tim të mjerimit, të ndjerit Ded Begeja, që naltohej mbi gjithë të

tjerët, në një dalldi çmendunie, prej gëzimit. Madje edhe në fytyrën e policit,

që hapi sportelin me pa se çka po ndodhte, lexohej gatishmëria me ia plasë

gazit, sepse edhe ai i mjeri ishte në një farë mënyre, skllav, si na. Na ruente

ne, sepse ishte ma kollaj se me ruejtë arat e kooperativës. Shpesh hante në sy

tonë bukë me arra, që i kishte vjedhë e shoqja ndër pemishte të kooperativës.

Dëfrehesha prandej tue u tallë miqësisht me policët, të cilëve, kur isha

në qejf, u thojsha: “Mirë unë, që rri këtu sepse flas e jam kundër komunizmit

e komunistëve, po ju çfarë krimi keni ba, që ju kanë dënue me më ruejtë

mue 12 orë rresht? E kur ju merr uja, hani ma keqas se unë, një copë bukë

gur e dru me arra ose me mollatarta të vjedhuna prej grave tueja në

kooperativë. Çka më dhimbeni, bre qyqarë: unë jam i dënuem me burgim

të përkohshëm, kurse ju me burgim të përjetshëm”!

Ndër regjimet diktatoriale, ma mirë se kushdo, jeton ai që rebelohet,

që nuk i dhimbet jeta. Të tjerët, që nga më i randësishmi, deri te ma i mbrami

shërbëtor i diktatorit, jetojnë të gjithë në ankth, pa e dijtë se kë kanë mik e kë

armik, tue pritë kur po ngrihet trekambëshi e po bahet gati stoli. E sigurisht

s’i bjen kurrë ndërmend me marrë pjesë ndër komedinat që kemi luejtë

190 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

gjithë zell e qejf në birucat e burgut. Sepse, qyqarët, lejnë e vdesin në skenën

e tragjedisë.

Një skenë tjetër e komedisë së birucës hapej kur vijshin inspektorët e

burgjeve nga Tirana. Të gjithë shokët e dhomës i mbajshin sytë te unë, për

me marrë zemër, sepse nuk dihej se çka do të shestojshin miqtë e

padëshirueshëm. Atëherë unë bahesha gati me shfrye, për mos me plasë.

Ata që vijshin prej Tirane, kishin veshë me këtë rast kostumin e së dielës.

Ecshin me kranari të parët, e mbas tyne bisht, vinte karvani i autoriteteve të

Burrelit me uniformat ushtarake. Gërsitshin çilcat e dryjtë, hapeshin me

kërcëllimë dyert dhe mysafirët dukeshin në kornizën e tyne me fytyra të

ngërdheshuna, sepse në hundët zyrtare përplasej menjëherë e pa pikë respekti,

era që delte nga zhelet tona të ndyta e sidomos nga qypat në qoshe të

dhomës, përplot me prodhimet e emocioneve të rastit. Në një skenë të

mbushun kësisoj me aroma, i madhi nga Tirana merrte fjalën para 30

zhelanëve, mbështjellë me jorganin e Stalinit, domethanë me do si mallota

të randa, sepse të mbushuna me pambuk të keq, që për eufoni i quejshin

peliçe. “Kemi ardhë edhe për ligjëshmëni. Prandaj, në se ka kush ndonjë

ankesë, në se i bëhet ndonjë padrejtësi, ne jemi gati ta dëgjojmë”!

30 zhelanat shikojshin me sy gati të shuem atë që kishte ardhë për me

u dalë zot. Ndër zhelet e peliçeve mshehshin varrët e tmerrshme, të pathame

të hetuesisë, që thershin si paralajmim. Jo, ata nuk kishin asnjë ankim, nuk u

ishte shkelë asnjë e drejtë! Mund të bajshin be të dlirtë. E si mund t’u shkeleshin

të drejtat, në një kohë kur nuk gëzojshin kurrfarë të drejte? Atëherë ata ia

ngulshin sytë e tyne dom Simonit, si të dojshin me thanë: “Fol,pra, ti për

ne”! E natyrisht domi nuk kishte si mos me iu përgjigjë atyne syve, që lirinë

e kërkojshin pikërisht në fjalën e priftit, i cili për ta përfaqësonte Krishtin. U

çojsha, atëherë, e t’ua fillojesha litanive të mëdha: “Ju këtu po na flisni për

ligje. Për cilat ligje? Të shkruemet a po të pashkruemet? Se na këtu trajtohemi

simbas ligjeve të pashkrueme, se ky s’asht burg, po institucion çfarosjeje, se

nuk asht aspak gja e vështirë me kuptue, që na jetojmë nën nivelin e

shtazëve…” Natyrisht, nuk mërrijta kurrë me i përfundue litanitë, sepse ai

shoku, që kishte ardhë me mbrojtë drejtësinë e lidhun në hekura, jepte urdhën

që të më bajshin me vallëzue. Kështu komedia e burgut, për mue e për

shumkënd, kishte gjithmonë fund tragjik!

Nën terrorin komunist

191

EPILOG NË QIELL

Po tashti, o Zot, kah t’ia mbaj?

Kishte krye, ma në fund, edhe nata e vetme, e tmerrshme. Rrijsha mbi

vetvete, shtri në arkivol, vendosë pikërisht më atë kapelë ku pata le për së

dyti, rrethue prej selvive e çinarëve. Kisha vdekë, pra, ma në fund. Për

kënaqësi të atyne që më patën halë në sy e për idhnim të madh të dashamirëve.

E kisha krye këtë shtegtim, që për mue nuk pati pak ferra, ndonëse as lulet

nuk munguen, përderisa Zoti më ruejti sa me pa pranverën, madje me ia

çelë unë vetë derën ma së pari. Kufoma ime rrinte aty pa lëvizë, gja e

pazakontë për mue. Rreth saj parakalojshin qindra njerëz. Më duket se kjo

quhet “me ba homazhe”, don me thanë me e nderue të vdekunin. Po unë

nuk kisha ma kurrfarë nevoje për nderime. Më duhej ndonjë kokërr uratë,

për me ma ba ma të kollajshme mbërritjen te caku i mbram. Ndonjë “Epja,

o Zot”. Po kurrkujt s’i binte as nëpër mend se shpirti ka nevojë për lutje.

Shumica çiçillojshin vesh më vesh punët e mia sa kisha qenë gjallë. Ndonjë

madje qeshte nën mustakë.

Në rreshtat e parë, si zakonisht e si për ironi të fatit, gjithmonë lojcak

me mue, autoritetet ma të nalta komuniste të vendit. Ta pret mendja se ishin

aty për me qa për vdekjen time? Sa kisha dashtë me u çue atë çast prej

arkivolit. E dojesha me luejtë e s’mujshe sepse, simbas zakonit, kambët m’i

kishin lidhë me lidhësat e këpucëve, për mos me u çue lugat. Dhe s’e kishin

pasë keq, për besë. Trupi im ishte mbytë përsëri me djersë të ftohta në

përpjekjen e kotë me uluri: “Çka? Ju kujtoni se kam vdekë? Jo more zotni!

Deshta vetëm me qeshë paksa me këtë melodramë që po luhet rreth arkivolit

tim”. Po ishte e kotë.

Tashma isha pezull ndërmjet tokës e qiellit. Ende nuk e dijsha ku jam

e ku do të shkoj. Prandej kënaqësia që më falte mendimi se e kisha krye

rrugën tokësore, turbullohej pikërisht nga një mendim tjetër, ma i zorshëm:

duhet të fillojsha shtegtimin e fundit për amshim. Sapo trupi im i vdekshëm

të zdrypte në dhe të zi. E deri atëherë shpirti do të sodiste, jo pa dhimbje,

atë kllef, brenda të cilit ishte endë për shtatëdhetë e sa vjet nëpër rrugët e

botës, tek fillonte me u prishë e me lëshue erë stërvine. Si çdo coftinë.

Shpirt e trup ishin ende të lidhun së bashku me një vjegzë të brishtë, që do

të këputej së shpejti. Si vjegza që e mban bushiqin fluturak lidhë për fill të

192 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

penit. Sa tragjike, aq qesharake më dukej ceremonia, me ipeshkvij e meshtarë

që çojshin meshën për shpirtin tim aty, ku kisha kremtue sa e sa herë. Mandej

predku, me fjalë që kisha pasë ma kënaqësi me i ndie sa isha gjallë. Flitëte e

flitëte predikatari, tue u paraqitë besimtarëve një dom Simon që s’kishte

kurrgja të përbashkët me të vërtetin, me atë që kishte mbetë prej meje e që

gjindej as në qiell as në tokë. Në vend që me theksue se u prina shkodranëve

drejt elterit të meshës së parë të mbaspersekutimit, s’prani tue vu në dukje

se jam rritë jetim. Nuk po e merrsha vesh a ishte meritë kjo, apo u donte me

më ardhë marre se isha rritë pa babë. Mendova me keqardhje: “ma shumë

anmiq ban kur kryen një heroizëm, se kur përdhosesh me ndonjë poshtërësi”.

Po mandej më mori gazi: mbas pak, kur të shkëputesha përfundimisht prej

korpit tim, s’do të kisha as miq e as anmiq. E nuk do të isha ma as jetim. E

marrja e merita do të peshoheshin në një kandar, që s’gabon. Hej bela, bela!

Mbeta tanë jetën reaksionar: me të huejtë e me të mitë.

Salikimet mbaruen. Kumbona, shi ajo që e kishin nxjerrë prej dheut

për me kumbue në Meshën e parë të mbas-salvimit, ramë në njënën anë,

përmallshëm e përvajshëm. Kumbi ushtoi nëpër selvitë, që lëshuen pika të

blerta loti. Në vorrezë u përhapën tingujt përqethës së “Dies irae”. Kori nisi

me këndue himnin e vdekjes, të amshimit, të zemrimit të Hyut. Një kokërr

e madhe loti u shkëput prej shpirtit tim fluturak e ra mbi fytyrën time të

ngrime, pak para se të mbulohej përgjithmonë me kapakun mortor. S’pashë

se kjau kush tjetër. M’u kujtue thanja e çuditshme, ndoshta e vërtetë, që

përsëritet sa herë vdes ndonjë rregulltar: “mblidhena pa u njoftë, jetojmë pa

u dashtë, vdesim pa u kja”. Punë e madhe! Kjajsha unë vetë për vetvete.

Kështu kam ba gjithë jetën: kam qeshë për e me vetvete e kam kja për e me

vete! Tashti, fundja, ishte loti i mbram. Mbrapa vinte… Pikërisht ajo që

vinte mbrapa kishte fillue me më shqetësue tashti, ndonëse shpirti im ishte i

lehtë, i lehtë, i lehtë. Në zemër kisha marrë Shëlbuesin tim, pak minuta para

se goja ime, me dhambë të thyem ndër burgje për ta dëshmue, ishte mbyllë

përgjithmonë.

Vargani i gjatë i klerit, me paramente bojë vjollcë, kinse për jazë time,

u shtrëngue rreth arkivolit për herë të fundit. Krisi çekiçi mbi gozhdat e

kapakut e unë nuk e pashë ma vetveten. U zhduka, si mos të isha kenë

kurrë. Tashti, po, kisha vdekë me fund. Katër burra e çuen peshë arkivolin

e u nisën, të ndjekun prej turme, për te gropa e hapun ndërmjet vorreve të

Nën terrorin komunist

193

thjeshta të Rrëmajit. Më erdh inatë: a s’kam aq, sa me meritue të varrosem

në katedrale, pranë e pranë me ipeshkvijtë e me kardinalin e parë? - thashë

me vete. Por mandej më mori gazi. Tashti s’kishte pikë randësie se ku do të

pushojsha. Madje duhej të isha edhe ma i kënaqun që po më takonte me

fjetë gjumin e fundit diku pranë doktor Shirokës së madh. Do të më

ndihmonte me u çue i pari në ditë të Gjyqit të mbram, edhe po të më

mungonte ndonjë kockë e randësishme.

Në vorrezë u ndie zhurma e përvajshme e dheut që i bie të vdekunit

mbi fytyrë. Lopatat lëviznin me shpejtësi. Ndërsa më mbyllshin përgjithmonë

në gropë, të gjallët mendojshin për punët që i pritshin aty, mbas dere, ku

rrinte gjithnjë në pritë pamgopësia njerëzore për jetën e gjithsa përmban.

Ma në fund mbi vorr tim u ngrit një stom dheu e u ngul një kryq i

thjeshtë druni, ku ishte shkrue: “Pax: këtu pushon dom Simon Jubani”.

Pushon? Jo more zotni! Gabim! Pushimi ishte i largët. Ndjeva se po

fluturojsha drejt naltësive. Isha i rrethuem prej reve puplake, që lëviznin

shllunga-shllunga si leshi rudë i deleve peshtarake. S’di prej ç’skaji të kujtesës

më doli kjo frazë, që e kisha mësue dikur përmendsh nga një antologji

shkollore. Më duket se e kishte shkrue Luigj Gurakuqi. Kam me e takue në

Parriz- mendova me kënaqësi. O ai, o kurrkush! Pata po atë ndjesi, që e

kisha provue sa herë fluturojsha me avion. Ma në fund, mbërrita. Retë

lëvizën me shpejtësi e formuen para mejet një portë madhështore: ishte

dera e Parrizit, që shndrritëte si ar nën rreze të panjoftuna. Ishte e mbyllun.

Me që ishte pa reze e s’kisha si me lajmue se kisha mbërritë, pa dashtë

lëshova zanin, si kisha ba sa herë në prag të kullave të Mirditës sime. “A don

miq, o i Zoti i shtëpisë”. Më mori prapë gazi. Po mandej u bana menjëherë

serioz. Dreshta se po ma merr për të keq Shën Pjetri, që nuk vonoi e ma

çeli. I kallëzova shkurt e shkurt kush isha. Dhe s’e pata vështirë, për besë,

sepse më ushtojshin ende në veshë fjalët që ishin thanë për mue në vorrezë.-

A…a…a…?- më tha- je ti ai prifti që s’ka ndejë një minut rehat! Tashti ti, tue

kenë meshtar, e di se në Parriz nuk hyhet pa i peshue njëherë mirë e mirë

punët që ke ba në atë jetë. Mandej të shohim kah po randon kandari. Sh’Pjetri

hapi përgjysmë kapakun e derës madhështore e më la me ba vetëm një hap

mbrendë. Mendova se tashti do të kisha punë me Sh’Mëhillin. Kisha predikue

sa herë për të e për kandarin e tij të amshuem, prej të cilit varet në se do ta

shohim apo jo fytyrën e Zotit. Kur, çka me pa more zotni! i mjeri unë i

194 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

mjeri. Po shoh tue m’u afrue me kandar në dorë, as ma pak as ma shumë,

se Enver Hoxha, dora vetë. Ishte veshë krejt me të bardha e kishte një palë

krahë të mëdhej, tamam njashtu si i kanë kryengjujt ndër figure. Më hyni

hataja, më hyni. Brita tue m’u marrë goja:- Sh’Pjepër (pa dashë kisha kujtue

Pjeprin), bre, po ky s’asht Sh’Mëhilli. A e dini, bre, kush asht ky. S’asht

arkangjull, asht dreqi vetë. Asht shejtan! Shejtan! Shejtaaaaaan! Ushtoni zani

im, si ai i një shpirti të bjerrun në hapësinën pa fund të qiellit. Deri unë vetë

u tremba prej atij za lugati. Korpin ma kishte ba copa-copa njai që po vinte

drejt meje me kandar në dorë. Tashti do të ma coptonte edhe shpirtin e

njashtu edhe do të ma hidhte me u pjekë në zjarm të ferrit. Prej tij nuk

pritsha kurrfarë mëshire, e natyrisht, as kurrfarë drejtësie. Shën Pjetri mbylli

veshët me dorë për mos me ndigjue britmën time të marrë. Si pata pushue,

hoqi duert e më tha: “Na qitët sharrën në krye, ju meshtarët e Shqipnisë!

Keni mbetë krejt mbrapa! Jeni të vjetruem, të vjetruem! Të mykun!

Sh’Mëhillin e ka thirrë i madhi Zot për një punë urgjente. Me ty tash po

merret njëky, që asht zëvendësi i tij. E sa për çka po na thue ti, mos u tut

aspak. Ka hy rregullisht në Parriz, simbas të gjitha rregullave të Kishës nanë

Katolike e apostolike, sepse, more zotni, dy sekonda para se me vdekë, ka

thanë se asht pendue e se, tue i ra mohit Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit,

asht kthye me mend e me zemër në fenë e Krishtit. Mandej, një të ardhë

këtu, asht sjellë në mënyrë shembullore. S’len shpirt për be me hy në Parriz.

Sidomos shpirtëat e shqiptarëve, që ti e di mirë se janë të krymbun në vese.

Aq sa Shën Mëhilli e ka emnue, as ma pak as ma shumë, se zëvendës të

vetin. E ma të shumtën, tue kenë gjithnjë Sh’Mëhilli i zanun me mbeldhjet e

partisë, ky i peshon shpirtërat. E deri tashti, keq po më vjen me të thanë, po

tanë bashkvëllazrit tu t’i ka rrokullisë në fund të ferrit, sepse, po na thotë se

qenkan ngatërrue me politikë, gja që përban mëkat të randë për një meshtar,

i cili duhet me shikjue vetëm punët e shpirtit., sepse s’ka pluralizëm: këtu

sundon Ati i gjithpushtetshëm, Krijuesi i qiellit e i dheut. Ai që sheh gjithçka.

Atë nuk mundet me e rrejtë kurrkush! - Kështu briti i Sh’ Pjetri- kështu- e

më shikjoi në dritë të synit, si me dashtë me më thanë: Boll tashti, hip në

kandar e mbaro punë, se presin të tjerët e po na bahet te dera e Parrizit

radha edhe ma e gjatë se ndër dyert e kasapëve tuej në kohë të komunizmit”.

Shikova kandarin, atë që e mbante, derën e Parrizit gjysmë çelë e ia mbatha

Nën terrorin komunist

195

në pika të vrapit. Si kisha dalë jashtë, me kambët që më humbojshin ndër

retë e bardha, mendova me tmerr: “Po tashti kah t’ia mbaj”?

S’kisha mbarue mirë këto fjalë, kur më doli gjumi. Isha ba ujë e mbytun

në djersë. Shyqyr Zotit, kisha qenë në andërr. E tanë fajin e kishte mbledhja

ku kisha marrë pjesë një ditë ma parë. Ishte një takim që e kisha pritë aq

shumë, me aq dëshirë. S’kishte shumë kohë që ishte hapë Kisha, kur filluen

me ardhë në Shqipni misionarë e personalitete të ndryshme të Kishës sonë.

Disa me ndejë përgjithmonë me ne e me na ndihmue të çohemi në kambë,

të tjerë me na shërue pak nga pak plagët e shpirtit e me na vu në korrent të

ngjarjeve që kishin ndodhë në Kishë, më sa na, si po na thonë, kishim mbetë

në kohë të testamendit të Vjetër… Kjo nuk më shqetësonte aspak. Si njeri

i Kishës, unë e kisha ndie veten gjithmonë në kohë të Testamendit: të Vjetër

e të Ri. Atë kisha dëshmue e atë edhe mbrojtë, deri me gjak. Prandaj e

ndiejsha veten bash të kohës, sepse Ungjilli s’njeh kohë e ngjarjet tjera, edhe

ato kishtare, sado të randësishme qofshin, nuk munden kurrë me e tejkalue

Ungjillin, që na asht dhanë për amshim.

Gjithsesi, me folë fjalë të reja e me u rinue shpirtnisht nuk asht kurrë

keq. Çdo njeri me mend në krye duhet me i lexue shenjart e kohës, me ecë

me kohën, përndryshe s’i mbetë tjetër, si po na thonë, veçse me hy me

kambët e veta në një muze e me ndejë ngri aty, pranë brandavekëve e fesave

tonuzë. Në e pranojshin madje. Se shumëkush asht jashtë çdo kohe, sa

bahet qesharak edhe me e vu në mjedis të qypave të thyem e mumjeve në

muzenë arkeologjik.

Shkova pra, shend e verë, veshë e ngjeshë, në kostum të zi, me kolarino

të bardhë e t’u ula shi në radhë të parë, si më takonte. Lektori ishte jezuit. Aq

ma mirë, isha shi nxanës i jezuitëve. Salla u mbush plot, pak pse njerëzit

s’kishin çka me ba tjetër, pa punë siç kishin mbetë, e pak pse kishin etje me

pa eme ndie çka ishte ba në botë, kur na ishim jashtë bote e çka kishte

ndodhë në Kishë, kur na ishim në ferr. Bukuri, takimi filloi me faqe të

bardhë. Lektori na njoftoi me koncilin II të Vatikanit, tue na porositë me e

përvetësue sa ma parë, në se dojshim me shkue në përkim me Kishën

Universale. Foli shkurtimisht për dokumentet kryesore të Koncilit, për

gjendjen aktuale të Kishës Katolike në Botë, për papninë e Gjon Palit II, për

të ardhmen tonë e të Kishës sonë. Dëgjuesit rrijshin ngri, tue ia marrë vesh

fjalët gjysma-gjysma, sepse ai flitëte italisht e kishte pranë një përkthyes që

196 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

edhe ai bash mirë s’i kuptonte termat kishtare që po i ndigjonte për herë të

parë. Madje edhe ata që dijshin italisht, e ndien veten krejt të vjetruem. Kjo

do të ishte se çka kishte me qenë, përderisa pak po kuptojshin prej çka po

thohej.

Ma në fund u kalue te pyetjet. Ajo që u kishte mbetë në mend të

gjithëve, ishte çështja e shëlbimit. Prandej pyetja e parë ishte: “Ç’ka duhet

me ba njeriu për me u shëlbue? - dhe - A mund të shëlbohen edhe ata që

kanë ba krime të randa, si Enver Hoxha, bie fjala”?

Sa për pyetjen e parë, nuk kisha nevojë me ndigjue shumë sqarime,

sepse sqarimet ua kisha dhanë vetë sa herë atyne që më kishin pyetë. Tue u

mbështetë në Ungjill, merret vesh. E sa për pyetjen e dytë, më tha mendja se

jezuiti po i përgjegjej me dy fjalë të vetme atij qyqar që kishte ba një pyetje

kaq të marrë. “Ferri asht ba shi për Zotmohuesit”! Po jo more zotni, jo.

Unë paskam mbetë me tamam ndër lopë! “Në qoftë se ai asht pendue në

çastin e fundit- tha jezuiti- mundet edhe me qenë i shëlbuem. Madje ndoshta

tashti gëzon lumninë e Parrizit”!

Më kapën do të dridhuna, që aman o Zot. Për sherr atë ditë, pikërisht

për mos me u dukë tepër i vjetruem, kisha vu në gojë edhe protezat e

dhambëve, të cilat nuk mund t’i duroj fare. Ato të shkreta filluen me më

shtrëngue në një farë feje, sa m’u duk se isha tue luejtë mendsh. I hoqa, i

shtina në xhep e, si e ndjeva gojën pa pranga, çova menjëherë gishtin e bana

pyetjen: “Padre, ju po na thoni këtu se Enver Hoxha ndoshta-ndoshta na

pret në Parriz. Në qoftë se ai ka shkue në Parriz, unë ku kam me shkue? Se

dom Simoni e Enver Hoxha në një vend bashkë s’mund të rrinë. Përndryshe

Parrizi i Enver Hoxhës kishte me qenë ferri i dom Simonit. A e sheh këtë

gojë pa dhambë. Ai m’i ka zhgulë të tanë. E çka ka me zhgulë ma, në

ndejsha me të në Parriz? Se ai veç me zhgulë mendon. Atëherë Parrizi kishte

me qenë vend dënimi e jo shpërblimi për ata që e kanë la me gjak flamurin,

për mos me e ndërrue! Jooo, more zotni, në daç më fal, në daç më vra, unë

në atë soj Parrizi që po na thoni ju, s’kam punë as sot, as kur të më dalë

shpirti”!

Në sallë plasi gazi. Natyrisht, shumica ishin në një mendim me mue,

prandej e vulosën me duertrokitje të stuhishme atë që kisha thanë.

Por mue s’më bahej vonë për duertrokitje, as për brohoritje. Më kishte

hy keqas në krye ideja se do të mund ta gjejsha shi në derë të Parrizit, atë që

Nën terrorin komunist

197

kishte rjepë për së gjalli. Apo s’po din me u shti. Thue të jetë i zoti deri me

rrejtë Atin e gjithpushtetshëm? Si rrejti popullin e vet? E nëse asht ashtu,

atëherë nga ka me ia mbajtë i ngrati dom Simon? S’mjafton burgu, po u

dashka me shkue edhe në ferr për faj të atij, që mësuesi im jezuit, i cili po ia

kalueka edhe vetë Perëndisë për dhimbje e mëshirë, m’ia hapi dyert e Parrizit,

tue m’i mbyllë mue e mbarë shokëve të mi. Hej bela! Çka më gjeti. Zemër

dom Simon- i thashë vetes ndërsa po hapsha derën e shtëpisë, që për tash

m’u duk tamam parriz- zemër pra. Së pari s’ke vdekë ende. Së dyti, Zoti i

madh e i gjithpushtetshëm s’mundet me ba gabime kësisoji. Në fund të

fudnit, e sqarojmë, se gojën ai na e ka falë shi për me folë! Kështu, tue u

mundue me qetësue disi veten, rashë i këputun në shtratin tim të fortë. E

pashë andërr se kisha vdekë! Njatë andërr që ju kallëzova.

Po tash kah t’ia mbaj? Pyetja m’i rrihte tamthat edhe mbasi më kishte

dalë gjumi e andrra ishte davaritë. Çuditërisht më erdhën në buzë fjalët që

Shën Pjetri i pati thanë Krishtit: “S’kam ku shkoj larg tejet, o Zot! Vetëm ti

ke fjalë jete së pasosun”!

198 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

MITA JAKOVA dhe TUK JAKOVA

Mita Jakova lindi në Korçë më 1925.

Shkollën fillore dhe unike e kreu në qytetin

e lindjes. Vazhdoi studimet në Liceun e

Korçës ku vendos të inkuadrohet në lëvizjen

Nacionalçlirimtare dhe, më pas, merr pjesë

në formacionet e Brigadës së Parë Sulmuese.

Tuk Jakova lindi në Shkodër më 1914.

Shkollën fillore dhe unike e kreu në

vëndlindje, ndërsa studimet e mesme u

detyrua t’i ndërpresë për arsye ekonomike.

Punoi si marangoz në punishtet e qytetit të

tij. Gjatë kësaj kohe u bë një nga

pjesëmarrësit kryesor të grupit komunist të

Shkodrës. Më pas mori pjesë në Luftën

Nacionalçlirimtare si komisar i Brigadës

së Parë Sulmuese.

Menjëherë pas mbarimit të luftës, në dhjetor

të vitit 1944, Mita me Tukun martohen

dhe nga kjo martesë lindën katër fëmijë, dy

djem dhe dy vajza. Tuku, në vitin 1951,

ndërkohë ishte anëtar i KQ dhe i Byrosë

Politike, bie në konflikt me pushtetin dhe

përjashtohet nga Byroja Politike. Më pas,

për kundërshtimet e tij përjashtohet edhe

nga KQ. Në qershor të vitit 1955 familja

dëbohet nga Tirana dhe vendoset në qytetin

e Beratit. Tuku punon përsëri marangoz

ndërsa Mita që fillimisht punoi si arsimtare,

mbas pak kohësh, detyrohet të punojë edhe

ajo si punëtore. Në nëntor të 1956-ës iu

komunikohet masa e parë e internimit. Një

vit më pas Tukun e arrestojnë dhe e dënojnë

me 20 vjet heqje lirije. Më 1959 Tuk

Jakova vdes në spitalin e burgut, në

rrethana misterioze. “…E kanë gabim

që veprojnë kështu dhe ecin në kundërshtim

me zhvillimet botërore” qenë fjalët e fundit

të Tukut…

Mbas 27 vjetësh, në janar të vitit 1983,

Mitan dhe fëmijët e saj, tashmë të rritur,

sëbashku me nipërit dhe mbesat, i pret një

masë e dytë internimi. Kalvari i internimeve

u mbyll vetëm në vitin 1990, kur në

Shqipëri u hoq përfundimisht masa e

internimeve. Po atë vit Mita u rikthye në

Tiranë ku edhe jeton aktualisht.

Nën terrorin komunist

199

FRAGMENTE NGA LIBRI

“LETËRKËMBIM I DHIMSHËM”

Shumë e dashur Mita!

Kjo është letra e parë që po të shkruaj nga burgu siç të kanë thanë edhe

ata shokët e degës aty, unë u dënova me 20 vjet burg.

Lutem të mos mërzitesh, por shiko punën, shiko fëmijët dhe shëndetin

tënd. Për mua mos ki marak, jam mirë, nuk po mërzitem, dhe po jetoj me

shpresën se do më dërgojnë në ndonjë vend për të punuar profesionin tim.

Kështu nuk do të bie më në qafë për lekë, se do i fitoj vet me punën time.

Por tani për tani (siç thonë) jam në burgun e vjetër të Tiranës në pritje për t’u

sistemuar në ndonjë qendër pune. Në qoftë se do ndryshoj adresën do të

shkruaj menjëherë.

Të fala e përqafime, Tuku!

27. IV.1958, Burgu i vjetër.

Shumë i dashur Tuk

Sa shumë e kam pritur këtë letrën tënde të parë nga Burgu! Tani porsa

e mora dhe po të përgjigjem.

Kam shumë për të të shkruar, aq sa ke pasur edhe ti për të më shkrojtur

mua. Por a mund të shkruhen në letër të gjitha ato që kemi ndjerë dhe

menduar për njëri-tjetrin pas 3 janarit? Megjithëse letra e jote ishte vetëm

prej disa rreshtash, mua ajo më gëzoi shumë për faktin se ti fillove të më

rishkruash. Unë tani po filloj të numëroj ditët përsëri, deri sa prap e prap të

marr letra nga ti.

Xhan i Mitas! Sa shumë të dashura dhe të shtrenjta do të më jenë mbas

këtej letrat e tua!!...

Mos ki gajle për mua! E kuptoj shumë mirë detyrën e madhe që më

takon në jetë, të rrit dhe të edukoj për një kohë të gjatë e vetme fëmijët tanë.

Dhe se e kuptoj këtë detyrë dhe detyrat e tjera shoqërore, prandaj do të gjej

forca për të mposhtur dhimbjen dhe për të kapërcyer çdo vështirësi.

200 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Edhe ti mos u mërzit! Ishalla caktohesh sa më shpejt në ndonjë vend

pune. Ti e don punën dhe ajo mbas këtej do të jetë shoku më i mirë për

mos të lënë të mërzitesh.

Për këtë gëzohem unë, që të fillosh të punosh dhe jo se nuk do të më

biesh më në qafë për lekë siç më shkruaje. Sigurisht mbas kaq muajsh do të

kesh nevojë për ndonjë send veshmbathje ose gjë tjetër. Më shkruaj të lutem

pa asnjë ndrojtje. Fëmijët janë të gjithë mirë. Sot mora letër nga Vjosa. Më

shkruante sa shumë përgatitje po bënin në shkollë për 1 Majin dhe me sa

gëzim e priste atë ditë, sepse pas kaq vjetësh po e festonte përsëri në Tiranë.

Notat e simestrit III-të i kish pasur përsëri të gjitha pesa. Po kështu i pati

dhe Besniku, ndërsa Agimi e pati përsëri 4 në gjuhë megjithëse ka përparuar

mirë në gramatikë. Jam e preokupuar si do dalë në provimet për të marrë

dëftesën e lirimit. Do të shkruaj përsëri për këtë. Bujana po si Bujana. Të

kujton shumë e flet shumë xhevahire.

Fëmijët me mua sillen shumë mirë dhe nuk më mërzisin. Nëna ka 12

ditë që ka shkuar. Kështu që mua më duhet të kaloj çdo dëshpërim vetëm.

Pse vetëm? Unë kam fëmijët, po ti?

Shkruamë Tuk sa herë të lejohet. Edhe unë do të shkruaj. Kur të

sistemohesh pres të të shoh.

Fëmijët të puthin.

Të përqafoj me mall, e jotja,

Mita

Berat, 6. V. 1958

Fort e dashur Mita!

Me gjith që para një jave të kam dërguar një letër si përgjigja të letrës

tënde të parë që mora këtu në burg, sot po të shkruaj përsëri.

Asht 24 Maji - Kjo ditë për ne ka qenë gjithnjë shumë e dashtun. Çdo

vit kjo datë, na përtrinte kujtimet e paharrueshme që na lidhin ne të dyve.

Unë po i shmangem anës romantike të kësaj date, (megjithqë më pëlqente

të shkruanja dhe çka të shkruaja) e po ndaloj pak ke realiteti aktual i jonë.

Në jetën time familjare, 24 Maji koinçidon me çaste lumturie dhe

dëshpërimi. Një proverb i urtë popullor thotë: “Jeta nuk asht gjithmon

shesh me lule”, pra ajo ka gëzimet dhe hidhërimet e veta. Duke u nisë nga

Nën terrorin komunist

201

ky realitet të këshilloj të jesh e durueshme dhe të qëndrosh e fortë përmbi

dëshpërimin, sepse ne kemi detyrime ndaj fëmijeve tanë e ti, duhet të jesh

për ta, edhe Baba edhe Nanë, e t’i bësh ballë jetës e vetme, për aq kohë sa

do jemi të ndarë. Shumë më ka gëzuar në këtë drejtim fjala jote që ke

shkruajtë se: “e kupton detyrën që të ra në jetë”.

I kam dërguar edhe nanës një letër dhe e porosita të vijë të më shikojë

bashkë me Vjosën. Gjithashtu e porosita në qoftë se do ketë mundësi të më

sjellë dhe ndonjë ushqim të thatë për të ngrënë, se tani kemi hy në normën

e burgut dhe nuk e kemi ushqimin siç e kemi pasë.

Përsa u përket plaçkave që kisha me vehte, kam ndalë: dyshekun,

jorganin (pa çarçaf e pa krevat), jastëkun, bizhamet e reja, kostumin gri,

zhaketën e vjetër, pantallonat qillota, mushamanë lëkure, cigaret, sandalet, 3

këmisha, 3 palë të mbathura, 2 kanotjere, fanelën e leshtë, kokoren, kapelen

e bardhë, jelekun, peshqirin, shahun, dhe 5 libra. Të gjitha të tjerat më premtuan

se do t’i nisin ty, prandaj të lutem në qoftë se i ke marrë dhe në rast se jo,

atëherë kur t’i marrësh më bëj një listë çfarë ke marrë, se unë e kam inventarin

e tyre. Gjithashtu në qoftë se na kanë ba ndonjë konfiskim dhe në rast se po

atëherë më njofto se çfarë.

Unë me shëndet deri tashti nuk jam keq. Më shkruaj si je ti me shëndet,

si vete me duhanin, si janë fëmijët e sidomos Bujana si u ba. Kur të marrin

dëshmitë kalamajtë njoftomë si dollën me mësime. Puthi kalamajt për mua.

Të puth me madh

I joti Tuku

Tiranë, Burg i vjetër, 24.V.1958

P.S. Sot i mora 500 lek që më kishe dërguar.

Faleminderit!

Tuku

Tuk i dashur!

Sot mora letrën e II-të të dt. 17.5.1958. Besoj se tani do ta kesh marrë

letrën që të nisa para kësaj dhe do të jesh qetësuar për shëndetin tonë dhe

gjithçka që të shkruaja. Para pak ditësh të nisa edhe 500 lekë duke menduar

se u bë gjatë që s’të kam dërguar.

202 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Kur të më shkruash, përsëri, pres një letër të gjatë, ashtu siç më premtove.

Nga kjo e sotmja kuptova se je mërzitur dhe dëshpëruar. Të dua shumë

Tuk! Mos u mërzit e mos u dëshpëro çfarëdo rrethanë që të jesh! Mundohu

të kapërcesh çdo gjë me durim, urtësi. Kur të të kap mërzija dhe dëshpërimi,

kujtomë mua, kujto fëmijët! Unë kam vendosur seriozisht të mos

dëshpërohem. Mos kujton se e bëj këtë, sepse s’kam përse? Përkundrazi!

Gjatë muajve të fundit kam kaluar momente të ndryshme. Herë-herë kam

qarë hallet me veten time (sepse s’kam kujt) dhe pastaj, po vetë, si një person

i dytë, jam kthyer e i kam dhënë kurajo vetes sime, duke përdorur të gjitha

ato çka unë di nga fatkeqësitë e njerëzve dhe vullneti e kurajua e tyre për t’i

kapërcyer.

Tani unë do të mendoj për punën, si ta kryej në të ardhmen sa më

mirë, si të edukoj më mirë fëmijët dhe t’u plotësoj nevojat e tyre brenda

mundësive, do të mendoj shumë edhe për ty që ndonse larg të të jem

gjithmonë afër me forcën, vendosmërinë, enthuziazmin për jetën, dashurinë

për punën, kujdesin për fëmijët, dashurinë dhe besnikërinë e këto të gjitha t’i

transmetoj edhe tek ty. Më kupton Tuk? Kështu pra. Edhe ti kudo që të

jesh, mejto se e ke detyrë të jesh ashtu! Kur të të kërkohet punë, mos kurse

forcat! Këtë e di, po ashtu kot ta shkrojta.

Gjatë muajve të fundit, kam lexuar mjaft libra, ndërmjet të cilave “Një

hero i kohës sonë” të Lermontovit, “Rruga e mundimeve” (triollogji e

Aleksej Tolsojt) deri tani përkthyer në shqip vetëm vëllimi i parë “Motrat”,

“Xha Gorjoj” të Balzakut, “Stuhi në Gang” të Tagorës, “Sikur të isha djalë”

të Stërmillit, “Lulja e Kujtimit” të Postolit, disa pjesë të zgjedhura kineze etj.

Do të duhesh një bisedë e gjatë për të të treguar përshtypjet për secilën,

sidomos për të parat. Kur lexova “Stuhi në Gang” (për të cilin në një letër

më ke shkrojtur se e ke lexuar dhe të ka pëlqyer shumë) sa herë unë rilexova

ato pjesë që më bënin përshtypje, dhe me fantazinë time donja të gjeja edhe

përshtypjet e tuaja. Komolo u bë për mua e dashur, e urtë dhe me të gjitha

cilësitë e mira që e ka veshur autori, aq sa ç’është për të gjithë ata që e njohin

dhe jetojnë me të në roman. Në qoftë se mundet dhe ke nevojë për libra,

më shkruaj të të dërgoj. Shkruam edhe për çdo gjë që ke nevojë. Jemi në

ditët e fundit të vitit shkollor. Këto ditë kemi mjaft punë. Në dt. 24.V. u

japim fund mësimeve. Pushimet i filloj andej nga 5 qershori. Ditët e para të

pushimeve do të merrem me rregullimin e shtëpisë, sepse nuk i kam bërë

Nën terrorin komunist

203

akoma punët e verës. Pastaj do të shkruaj si do t’i rregulloj pushimet. Fëmijët

do të shkruajnë mbasi të marrin përfundimet. Po të dërgoj fotografinë e

Vjosës që ka dalë enkas për ty. E pres të vijë me 4 qershor. Të gjithë jemi

mirë me shëndet. Unë kam filluar të kthej nga pak. Të gjithë të puthim e të

përqafojmë.

Mita e jote

Berat, 20.5.1958.

Shumë e dashtun Mita!

Të kam nisë dy letra, kjo asht e treta dhe jam duke pritë ndonjë përgjigje

nga ti.

I kam shkruar edhe nanës e Vjosës nga një letër ku i thërrisnja të vinin

për të më parë, por ato nuk po duken e unë jam bërë merak. Sot po i

shkruaj edhe Franit.

Në letrën tënde të parë që mora më porosisje të shkruaja se për çfarë

kam nevojë edhe unë po të përgjigjem.

Në radhë të parë dëshiroj të vish të më shikosh me rastin e pushimeve

në qoftë se të japin leje. Po të vish merr edhe Vjosën, dhe më sjell këto

gjana:

Sallam të thatë, djath dhe pak sheqer, një bukë të gatuar, një rrogos, një

krehër të vogël, një pastë dhëmbësh, një sapun, ca pulla poste, një laps

kopjativ, zarfe e letër dhe pak cigare. Siç e shikon këto janë gjëra që kushtojnë,

prandaj shit atë kostumin tim të hollë. Në rast se nuk vjen ti dot, atëherë m’i

nis me pako. Në rast se do vije, do të jepja me vehte ca plaçka që kam unë

këtu si p.sh. kostumin gri, pallton e lëkurës etj. se nuk kam ku i le, e po

prishen.

Ti mos u mërzit xhan, por vazhdo të qëndrosh e fortë dhe e durueshme

se kështu ma bën qejfin dhe unë të dua më shumë. Edhe unë nga ana ime

po përpiqem të mos mërzitem. Me shëndet deri tashti nuk kam qenë keq

dhe nuk kam ankuar as nga dhimbje e kokës, as nga kurrgja…Më duket po

mësohem me klimën e burgut.

Më shkruaj si e kalon dhe si dolën kalamajt me mësime. Fëmijët puthi

për mua.Të puth me mall

I joti Tuku

204 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Burgu i vjetër, Tiranë.

5. VI.1958

P.S. Harrova me të porositë edhe për ndonjë libër të ri (roman).

Shumë i dashur Tuk!

Të kam shkruajtur letër plot dy javë si sonte. Gjatë kësaj kohe nuk

kam marrë ndonjë letër nga ti. Nuk di se si je me shëndet dhe si e kalon

kohën në përgjithësi pas 24 majit (dt. e letrës se 3-t që kam marrë). A u

rregullove me punë? Kjo ashtu si ty, edhe mua më preokupon. Vazhdi-misht

e kam mendjen tek ti, për ushqimin, fjetjen. Kam merak mos mërzitesh etj.,

etj. Sa herë gatuaj ndonjë send të mirë për të ngrënë më ngec në grykë. Po

Tuku them, çfarë ha sot? Më ther në zemër që jam larg e s’kam mundësi të

të shoh shpesh dhe të të sjell gjë për të ngrënë. U bë kaq kohë që kur u

dënove dhe s’ke parë njeri të afërt të vijë të të shohë e të të sjellë ndonjë gjë.

Kushedi sa e ke pritur Nanën dhe Vjosën. Nana asht në Durrës dhe s’ka

mundësi të vijë të të shohë dhe ti e di që ajo s’di nga të vijë po se shpuri njeri.

Kështu mbeti pa ardhur edhe Vjosa. Ajo plasi së qari kur erdhi që s’kish

pasur mundësi të të takonte. Pushimet i fillova që më 5 qershor. Gjatë këtyre

ditëve lava dhe pastrova shtëpinë. Dhe kur bie të fle në dhomë e shtrat të

pastër, prap mendja më shkon tek ti. Po Tuku vallë ku fle? Si fle? Dhe prap

më ther në zemër. Jeta qenka çudi! Të mendoj ty në ç’rrethana jeton dhe unë

prap mundohem të jem e rregullt në jetë (aq më shumë tani që jam e ngeshme

të kem sa më në rregull shtëpinë, fëmijët etj. Këto i bëj për vete që të humb

mendjen dhe për fëmijën që t’u influencojë mirë ambienti familiar…

…Kam kërkuar leje të vi të të shoh dhe të rri disa ditë në Tiranë, por

nuk kam marrë ndonjë përgjigje. Po vazhdoj të pres. Në qoftë se do vijë do

të të sjell edhe fëmijët. S’di si do t’ia bëj Bujanës. Edhe fëmijët të kujtojnë

shumë. Po na rriten fëmijët Tuk! Gëzohem kur i shoh të katër si pëllumba.

Gimi e don shumë punën. Pa punë mërzitet. Filloi prap të merret me ato

veglat e ndërtimit, të cilat i fshin dhe i vajis me kujdes. Një ditë më tha me

plot seriozitet: - Moj Mami! Sikur të më gjeje ndonjë punë deri sa të hapen

shkollat, edhe kaloja kohën edhe merrja rrogë e të ndihmoja ty. I thashë se

ti je i vogël, mor bir, dhe se detyra jote është të mësosh dhe të bëhesh i mirë.

Nën terrorin komunist

205

- Pse, m’u përgjegj, Babi ishte edhe më i vogël se mua kur filloi të

punonte që të ndihmonte nënën Çi... Mu desh të bëja një shpjegim të gjatë.

Mbasi e shoh që mërzitet mendoj ta dërgoj disa ditë në Durrës. Edhe ai ka

qejf. Kohët e fundit të kam parë çdo natë në ëndërr dhe vazhdimisht sikur

papritur vjen. Kështu më shumë më shtohet malli.

Po të dërgoj 500 leke (pesëqind). Kam 1 muaj që s’të kam dërguar. E

ç’të bajnë ty 500 lekë në muaj? Po të shkoj në Tiranë e të shes gjë do të

dërgoj prapë. Më shkruaj Tuk për çdo gjë. Letrat i pres me padurim.

Të puth me mall e dashuri

Mita jote

Berat, 5.6.1958

Shumë e dashur Mita!

Letrën tënde nr.2 të 10 dhjetorit e mora. Më erdhi keq që nuk kishe

marrë ende letrën time të 5 nëntorit. Ndoshta do ta kesh marrë deri tani.

Letrat tuaja si gjithnjë më gëzojnë shumë sepse aty mësoj mbi gjendjen tuaj.

U gëzova që ishit mirë dhe në anë tjetër më erdhi keq që e detyruar

nga nevoja kishe filluar të punosh orë suplementare. Më preokupon çështja

e shëndetit tënd sepse fizikisht nuk je dhe aq e përshtatshme për të përballuar

një volum pune të dyfishtë. Në të vërtetë kjo inisiativë e jotja është një

inisiativë fisnike, që nga pikpamja e obligacionit për familjen arrinë deri në

heroizëm dhe si e tillë mua nuk më mbetet veçse ta përgëzoj me mirënjohjen

më të thellë, por në qoftë se kjo (pavarësisht nga gatishmërija e jote për

sakrificë) dëmton sadopak shëndetin tënd, mua dhe fëmijëve i kushton

shtrenjtë. Për këtë jam i shqetësuar dhe me këtë rast dëshiroj të theksoj edhe

një herë se për mua nuk duhet të bëhesh merak, mbasi kam mundësi të rroj

edhe në këto kondita të burgut, dhe në qoftë se ti këtë sakrificë je e detyruar

ta bësh edhe për mua, duhet të dish se me këtë nuk më nderon, por më ven

në një pozitë të pandershme, të ngjashme me pozitën e një krimineli ndaj

gruas dhe fëmijve të tij. Prandaj të lutem të kesh kujdes shëndetin, duke ju

përmbajtë vetëm asaj mase në punë, që nuk i kalon fuqitë tuaja fizike. Më

kuptove?!

Kam marrë nga Frani një kartolinë për vitin e ri. Kishte ardhë në Tiranë

me djalin se e kish pasë të sëmurë dhe i kish ardh keq që nuk kishte pas

mundësi me ardhë me më taku. Dua t’i kthej përgjigjen më 20 janar, prandaj

206 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ti mos u mërzit që nuk do të shkruaj ty në këtë datë. Megjithëse vonë po ju

uroj vitin e ri.

Puthi fëmijët për mua

Ju përqafoj të gjithëve

Të puth

I joti Tuku

Burgu i vjeter Tiranë, 5 janar 1959.

Shumë i dashur Tuk!

Sot është 5 shkurt edhe ti do më kesh shkruajtur. Besoj se dhe do jesh

ulur të më shkruash me gëzim, mbasi t’u bë 1 muaj që je ndarë me letrat e

mia.

Dëshiroj që gjatë kësaj kohe të kesh qenë mirë me shëndet dhe mirë

qofsh gjithnjë. Kohën e fundit ka bërë mjaft ftohtë dhe unë kam qenë në

merak mos kushedi je ftohur! Sa herë më ka shkuar mendja tek ty kur rri e

ngrohem pranë zjarrit!

Ne të gjithë kemi qenë mjaft mirë. Dru kemi pasur dhe brenda nuk e

kemi ndjerë të ftohtit. Edhe jashtë kemi qenë të veshur si unë, ashtu edhe

fëmija. Pra për ne mos ki merak fare. Bujana ka për të mësuar edhe 4

shkronja e pastaj do të shkruajë letër me dorën e saj. Ajo edhe tashti është

në gjendje të shkruajë dhe ka shumë dëshirë por unë i thashë t’i shkruash

Babit atë ditë kur të kini festën e abetares (d.m.th. kur të festojnë mbarimin

e abetares). Kështu e kemi lënë. Fëmijët e tjerë s’të kanë shkruajtur për fajin

tim. Unë zakonisht të shkruaj në darkë, atyre atëherë u flihet, harroj t’ju

them që në drekë. Unë haraqe kam qenë Tuk, po tani jam bërë fare. Nuk

shkoi dy javë që bleva ombrellën 750 lekë dhe duke psonisur s’di fare se ku

e lashë. Pas disa ditësh kur filloi përsëri shi, kërko ombrellën s’ka! E ku

s’pyeta për të. E shava veten sa munda, po ombrella iku. Sa herë që fëmijët

marrin vesh që të kam dërguar letër u mbetet hatri që s’i lajmëroj. Agimi po

vazhdon të përmirësohet. Po të dërgoj një pako shumë të vogël 1 palë

çorape leshi, 1 kg sheqer, 100 gr kafe, 5 kuti cigare, 1 pastë dhëmbësh, 1

sapun tualeti dhe vëllimin e ll-të të romanit “Lufta dhe Paqja”, E lexova dhe

unë. S’po të shkruaj asgjë për të, lexoje dhe shijoje vetë. Po të dërgoj në një

kuti kompesatoje se ndryshe nuk i pranon posta. Ruaje këtë kuti dhe kur të

Nën terrorin komunist

207

vi në fund të marsit (në qoftë se do më japin leje) ma kthe që të ta dërgoj

ndonjë herë tjetër.

S’di sepse po më mbyllen sytë sonte, duket se kam tre netë që fle vonë

duke lexuar “Lufta e paqja”. Duke e lexuar atë harroja se të nesërmen më

duhesh të çohesha herët e të shkoja në punë. Po e Ie me kaq pra.

Natën e mirë xhan! Të dërgoj të puthura e përqafime, Mita e jote…

Letra nr. 8. Berat, 5.1.59

P.S. Po të dërgoj edhe 4 zarfa e letër që m’u ndodhën në shtëpi.

M.

… Tuk shpirt!

Kësaj here u nisa për të takuar ty më e gëzuar se herët e tjera. Sepse

nuk do të vija për të fjetur në hotel, por do të shkoja ke nana në Durrës, e

të nesërmen do vinim të dyja tek ti. Nanën nuk e gjeta në shtëpi. Ajo kishte

shkuar në Tiranë, tek Kola, mbasi Filipi familjarisht ishte për pushime në

Dardhë. Ndejta nja 2 orë në Durrës tek Teze Toninja dhe pastaj u nisa për

në Tiranë, Besnikun e çova ke nana ta lajmëronte që erdha dhe e prisja në

hotel. Ajo nuk erdhi atë mbrëmje, por të nesërmen, të ejtën më 20 gusht.

Kisha blerë të gjitha ato që kisha menduar dhe u nisëm për të takuar ty.

Xhani i Mitës! A mund të të shpreh se sa u shqetësova kur mësova për

shëndetin tënd? Isha në rrugë dhe më duhesh ta mbaja veten përpara një

dhimbjeje të re, të pa- provuar deri tani, por po të them se që në atë çast

edhe tashti më është bërë një si lëmsh në fyt që më bën të marr frymë me

vështirësi.

Është e tepërt të të shkruaj se sa përpjekje kam bërë atë ditë që të lija

diku ushqimet që të kisha pregatitur (më mbajtën vetëm duhanin, 6 letra

cigare, 1 kuti cigare dhe 1 kg sheqer) ose mbasi s’qe e mundur, në asnjë

mënyrë të të shihja, të paktën të siguroja dy fjalë nga dora jote. Më thanë se

ishe mirë e për këtë duhet të isha e qetë, por ti xhan më kupton: “a mund të

më qetësonin mua këto fjalë?”

I dashur Tuk! Sikur të ishte puna për të bërë çdo sakrificë ose për të

kaluar çdo vështirësi, çfarë s’do kisha bërë për të qenë qoftë edhe një minutë,

mbi kokën tënde. Po në të tilla raste njeriu është i pafuqishëm. Megjithatë në

208 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

imagjinatën time dëgjoja zërin tënd që më thërriste dhe unë me mendje e

me shpirt isha aty te koka yte xhan! Më dukesh sikur t’i përpiqesh e më

kërkon vetëm ujë. Unë nuk të jepja se të bënte keq, por të lagja buzët e thara

me një pecetë të lagur e një tjetër ta vija mbi ballin e nxehtë. A e ke ndjerë ti

pra se sa afër më ke pasur në ato çaste të vështira? Ndofta ti e ke pasur me

të vërtetë jo shumë vështirë dhe je mirë. Ashtu do dëshiroja me gjithë zemër,

pavarësisht në se mua më shkon mendja për të keq.

Duke u kthyer kësaj here pa të takuar unë ndjeva se sa të lumtura më

bëjnë, qoftë edhe ato pak minuta që të shoh shëndosh përtej hekurave. Nuk

e di a e ndjen, a më kupton, se sa i shtrenjtë është shëndeti dhe jeta jote për

mua e për fëmijët dhe në qoftë se ti e di mirë këtë dhe na don shumë, të

lutem jeto i shëndoshë për ne, që të duam shumë.

Kërkova në Ministri që të vij të të shoh porsa të dalësh nga spitali dhe

për këtë nuk më kundërshtuan.

Fëmijët i gjeta fare mirë. Ata më pritën shumë të gëzuar, por menjëherë

u mvrejtën kur më panë që u ktheva me ushqimet. M’u desh të tregohesha

gjakftohtë dhe t’i qetësoja se ti ishe mirë.

E ç’të të shkruaj tjetër. Uroj, uroj qindra herë, që ti të jesh mirë dhe kjo

letër të të gjejë shëndosh!

Të puth fort.

Mita jote që të don fort

Më shkruaj gjatë për shëndetin

Berat 21, gusht 1959

Fatkeqsisht kjo letër mbeti e pamarrë nga Tuk Jakova. Ai vdiq papritur, më 26

gusht 1959, në spitalin e burgut. Versioni zyrtar që iu komunikua Mita Jakovës qe se

vdekja u shkaktua nga apendisiti, por kjo vdekje mbetet ende një enigmë e pazgjidhur.

Nën terrorin komunist

209

VASIL KATI

Vasil Kati lindi në Labovën e Kryqit

(Gjirokastër), më 1920. Mbasi mbaroi

shkollën fillore në vëndlindje, shkoi për të

vazhduar studimet në Liceun e Shkodrës, ku

bie në kontakt me pjestarët e grupit komunist

të këtij qyteti. Gjatë viteve të luftës, kthehet në

zonën e Gjirokastrës dhe meret me organizimin

e luftës partizane. Mbas luftës, Naku Spiru,

ministër i ekonomisë gjatë asaj periudhe, e thërret

në Tiranë si bashkëpuntor dhe qysh atëhere

profesioni i tij bëhet makroekonomia. Shkon

në Moskë si përfaqsues i Shqipërisë në KNER

dhe më pas në Pekin. Në vitet ’60 është ministër

i tregtisë së jashtme dhe zv/ministër i tregtisë.

Goditet nga Enver Hoxha më 1975-ën

sëbashku me grupin “armiqsor” të ekonomisë.

Dënohet me 15 vjet burg dhe lirohet më 1990,

në prag të shëmbjes së diktaturës. Ka

shkruajtur librin me kujtime “ Në dallgët e

jetës”. Vdiq në vitin 2002.

210 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

MALLI I PASHUAR:

DUKE SHFLETUAR LETRAT E DËRGUARA NGA BURGU

…Më sollën në një vëndbanim të ri. Pas një izolimi të plotë prej

gjashtëqind e nëntëdhjetë e nëntë netësh e ditësh. Ndodhem disa kilometra

larg jush, më thonë disa bashkëvuajtës dashamirës. Më duket sikur vinj nga

pjesa e prapme e hënës. Nuk di si jeni. Më njoftoni urgjentisht shëndetin…

Mundohuni të vini në takim, por duhet të frenojmë emocionet dhe

mospërmbajtjen. Ndryshe, do të na shtohen traumat e streset dhe do të na

krijojnë shqetësime e hidhërime të tjera…

Ballsh, shtator 1977

(Fragment nga letra e parë dërguar nga burgu)

…Që tej në horizont iu dallova. Ju thosha në letër që të mbaheshim,

por, mua, të parit, nga mallëngjimi m’u errën sytë dhe veshët më gjëmuan.

U puthëm e u përqafuam si asnjëherë tjetër. Gojët të hapura, po fjalët nuk

dilnin. Vetëm zemrat merreshin vesh.

U shqetësova shumë që nuk erdhi dhe NËNA. Ju më thatë se ishte e

sëmurë. Unë s’e besova. Le të më shkruajë dy gisht letër, se ia njoh shkrimin. ∗

Ata pak minuta na u kthyen në sekonda. Na u duk e pabesueshme që

burrin ta takojë gruaja dhe fëmijët të takojnë të atin. Të përshkruash këto

çaste do të duhej pena e ndonjë gjeniu. Fëmijët që i lashë si lule prilli, m’u

dukën sikur u ngjanin ngjyrave të kuqreme të stinës pa gjethe. Po konsumojnë

vitet më të bukura të jetës në kushte të rënda, por jeta duhet jetuar në të

gjitha rrethanat. Vogëlushi, që e shtyja me karrocë, vraponte dhe m’u fut në

gji. Atje e kish folenë, si dallëndyshet që s’e harrojnë kurrë…

Ballsh, tetor 1977

...Disa bashkëvuajtës më thonë se Nëna është shumë sëmurë. Më thoni

të vërtetën, si është gjëndja e saj. Mora vesh që sa dëgjoi vendimin e dënimit

Në momentin e shkrimit të kësaj letre Nëna e Vasil Katit nuk ishte më gjallë. Ajo kishte

vdekur në internim, në Ndërnenas të Fierit, pak kohë më parë, në muajin korrik të 1977-s.

Nën terrorin komunist

211

tim humbi ndjenjat. Jam në merak shumë të madh . . .Të jesh kaq afër dhe

Nëna të mos shohi djalin dhe djali Nënën!

Ballsh, nentor 1977

…Që së largu e kuptova, që do të më njoftonit lajmin e zi. Dukeshit

që në ecje. Ju merreshin këmbët. S’ka pikëllim më të madh se të marësh

lajmin e një fatkeqësie të tillë kur je i mbyllur burgjeve. Për ca minuta

ngushëlluam njëri-tjetrin me të qara e lotët nuk na pushonin. Ju ikët dhe

mbeta i vetëm me pikëllimin.

Ajo sakrifikoi jetën duke mos u ndarë nga ne. Megjithëse i thanë të

qëndronte larg për të shmangur internimin, ajo zgjodhi vet-flijimin dhe ndëroi

jetë në internim.

Ishte virtuoze e fisnike. Ashtu siç ecte ngadalë ashtu dhe fliste gjithmonë

e qetë. Ishte e dashur dhe gjithmonë e ëmbël me të gjithë. Të vështirë shumë

e kishte të thoshte Jo-në. Na rriti ne dhe fëmijët tanë në “folenë” e saj që e

mbajti të ngrohtë e të pastër. A ju kujtohet si ua mbante çantat dhe librat e

shkollës në sepetin e nusërisë? A ju kujtohet kur ju thoshte që shkronjat tuaja

të para do t’i mbante në zemër si hajmali? Po kaq e përkujdesur kishte qënë

dhe me ne. Djali i madh shkoi të ndihmonte Babanë e mërguar. Një djalë

tjetër i vdiq i mitur në kraharor. Ndërsa ne, tre të tjerëve, na bëri të shkollohemi

me arsim të lartë.

Jeta e saj bashkshortore qe e shkurtër. Babai ynë që ndoqi kurbetin për

të na shkolluar nuk mundi të kthehej më në atdhe. Pas luftës, kur u punësuam

në kryeqytet, ajo me zor u shkul nga fshati. E merte malli për gurët e shtëpisë.

Qe mësuar ta zgjonin gjelat. Donte të jetonte mes blerimit dhe cicërimave

të zogjëve, të dëgjonte gurgullimën çplodhëse të burimeve të kulluara dhe

blegërimat e bagëtisë. Qe krenare që jetonte mes natyrës e rrethuar nga

bukuri qytetrimesh të lashta dhe mesjetare. Në kodrën përkarshi shtëpisë

shihte kalanë më shumë se dymijë e pesëqind vjeçare, ajo vinte çdo të djelë

në kishën bizantine më shumë se njëmijë vjeçare. Relikat e rralla të mbetura

qysh prej kohëve mitologjike pranë Labovës së Kryqit së bashku me natyrën

magjepëse përreth ia kishin fisnikëruar shpirtin. Në Tiranë ndihej e huaj, por

ne, kur u nisëm, menduam se Shqipëria e tërë do fisnikërohej.

Të sëmurë e internuan dhe nuk mundi më të shikonte djemtë e saj...

212 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Tani prehet e qetë, larg së keqes. Varrin e saj duhet ta rrethoni me

dafina. Do të vij mbase një ditë që do të mund ta dërgojmë në varrezat e

fshatit ku lindi, ashtu siç qe dëshira e saj.

Shkëlqimi i shpirtit të Nënës s’ka për t’u shuar kurrë nga sytë e mi...

Ballsh, dhjetor 1977

…Në çdo ditëlindje tuajën mundohem t’ju vizatoj portretin. Malli i

pashuar shtyn lapsin dhe ai bindet. Do të doja t’ju dërgoja buqeta me lule,

por lulet nuk i gjej dot këtu…

Emrat tuaj i shënoj përditë në pëllëmbë të duarve. Pastaj i shoh dhe

më duket sikur fjalosemi bashkarisht.

Vitet shkojnë, por ne na duken njësoj, dita me natën na duket gjithnjë

njësoj, po ashtu dhe dimri me beharin. Ngrica nuk po shkrin.

Ndonjëherë kam zili zogjtë, që bien netëve në gjumë midis degëve.

Mundohem të mbyll sytë, por gjumi s’më zë. Ju mendoj juve, fëmijët e

mi…të mirë e të virtytshëm. Ruajeni shpirtin të pastër, se ai jua lehtëson

trupin e këputur nga lodhja, ndikon dhe në zbutjen e dëshpërimit, të

hidhërimit e të çdo të keqeje që po vuani. Në vegjëli u ngjanit lastarëve të

njomë të thanës, tani degëve të forta të shkozës. Para shtateve tuaj unë mbeta

vetëm si fotografi, por Nënën tuaj dhe gruan time, që ndoqi shëmbullin e

Onfalias dhe Laudamias të lashtësisë, e kini mburojë. Edhe pse me vitet që

më rëndojnë mbi supe, do të mundohem të mos digjem si duhani, që të

mblidhemi prapë së bashku, si lozet e hardhisë, që kacaviren me njëratjetrën…

Zejmen, shkurt 1982

Shumë të dashurit e mi,

Shpirtrat, sado larg njëri-tjetrit, bashkëbisedojnë.

Kështu që dashurinë dhe dhimbshurinë familjare do t’i ruajmë, si daljen

e përditshme të diellit. Dëshirojmë që mbrëmja t’i ngjajë mëngjesit, Afërditës,

dhe jo mjegullnajave që s’lënë gjurmë.

Ngandonjëherë, ëndërroj me sy hapët, sikur natyra të formonte ylbere

shumëngjyrësh. Një këmbë ta hidhte tek ju e një tek unë. Kështu do të

krijohesh një urë lidhjeje.

Nën terrorin komunist

213

Vogëlushit i uroj nga zemra ditëlindjen, që po afron. T’ia festoni, sikur

s’na ka ndodhur gjë, për ta mbajtur mend për mirë, në jetën pa telashe. Në

çdo hap që do të hedhë, të marrë shembull nga alpinisti, që, për t’iu ngjitur

shkëmbit, i ngul piketat me shumë kujdes. Ca e nga ca, kanë për t’i pëlqyer

dhe veprat e poetit plak dhe të verbër të lashtësisë, ku përshkruen vështirësitë

e heronjve të asaj kohe. Ka për të kujtuar edhe dhimbjet e së kaluarës.

Në fotografi ngjanit si buketë manushaqesh. Si vesa e mëngjesit, që

nuk lë të fishket bima. Natë e ditë i mbaj në gji. Dua të rrini ngrohtë…

Nuk është e thënë që e ardhmja jonë të mbulohet nga retë. Do të ketë

kthjelltësi. Si kaltërsia e lartësive. Edhe fëmijët do t’u ngjajnë zambakëve të

freskët dhe jo trëndafilave të fishkur. Lumturia nuk është kurrë absolute, me

gjithë bukurinë e vet ajo thyhet here - herë. Edhe në qiellin e kthjellët, dalin

grumbuj resh ndonjëherë papritmas. Por mes mjegullnajave gjen korridore

të pazëna. Disa mendimtarë shprehen:

Ku ka dhimbje, do të ketë dhe gaz. Le të shpresojmë…

Qafë-Bar, mars 1985.

214 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

PIRO KUQI

Piro Kuqi ka lindur në Tiranë, më 25 maj

të vitit 1942. Ka kryer shkollën e mesme të

përgjithshme dhe një kurs të lartë për gjuhën

frënge.Në vitin 1960 është dënuar me 4 vjet

burg për “agjitacion e propagandë.” Më pas,

për motive politike iu hoq e drejta e botimit

dhe u pa gjithmonë si njeri “i dyshimtë” nga

regjimi komunist. Ka shkruar dhe botuar

poezi, tregime dhe ka punuar me përkthime

letrare. Ndër veprat e Piro Kuqit, mund të

përmendim: “Botë e përgjakur” (1998);

“Blatimi” (2001); “O sa lule, o sa ngjyra”

(1998).

Nën terrorin komunist

215

FRAGMENT NGA PROZA POETIKE “NETËVE”

Shpesh herë zgjohem netëve. Dua të fle. Kujtimet më buisin në kokë.

Shikoj draprin e hënës. Ajo varet si një hajmali në gjoksin e qiellit. Jam

vetëm me hënën përballë, kaq larg e kaq afër njëri-tjetrit. Dua të zgjas dorën,

të rrëmbej draprin e saj dhe të korr kujtimet. Pastaj të fle, të fle…

Por, duke kaluar nëpër llagëmin e thellë të natës, vjen frymëzimi. Ai

vjen tek unë në mënyrë tinzare, prek si me shkop magjik, kujtimet dhe ato

hedhin valle para syve të mi. Dua të thërras në ndihmë, megjithë mushkëritë

e mia, gjumin, harrimin. Po ndjej një shtrëngim në gjoks.

O Zot! Përse u dashka të rijetoj ato që kam jetuar? Përse u dashka të

vuaj sërish ato, që i kam vuajtur njëherë? Mbyll sytë. Po vallja e kujtimeve

sillet rreth meje më kryeneçe dhe ironike. Ajo ironizon dëshirën time për

gjumë, për harrim. Ajo më sugjeron vetëm një zgjidhje: të kap stilolapsin

dhe të shkruaj. Kujtimet nuk duan të vdesin. Në botë çdo gjë vjen një

moment dhe vdes. Për mua ky është një moment dhe vdes. Për mua ky

është i vetmi ngushëllim. Po kujtimet, duke mos pranuar vdekjen, mohojnë

këtë ngushëllim. Ndez dritën. Shikoj pezhishkat e merimangave të varura

nëpër qoshe.

Vetë nata është një merimangë e madhe dhe unë përpëlitem në

pezhishkën e saj. Siç duket kujtimet e dinë këtë, prandaj më nxisin t’i hedh

në letër, që të mos vdesin bashkë me mua. Unë orvatem të shkruaj.

Hajmalia e hënës që varet në gjoksin e qiellit, sikur varet dhe në gjoksin

tim. Kujtimet braktisin vallet dhe vërshojnë mbi letrën e bardhë. Unë dua

që të kenë durim, të mbajnë radhë, ashtu siç kishim durim në burg, kur na

numëronin rojet, kur ktheheshim nga puna rraskapitëse, ashtu siç mbanim

radhë me tasin në dorë përpara kazanit me lëtyrë.

Po kujtimet vërshojnë.

Letra e bardhë shtrihet para meje si një shkretëtirë e pafund. Sa më

shumë e shikoj, aq më shumë bindem, se ajo më kundërvihet. Ajo ngulmon

që të mbetet ashtu siç është, e bardhë. Që ta mposhtësh atë duhet durim

216 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

dhe vullnet. Përse u dashka në këtë shkretëtirë të bardhë të mugullojnë

kujtimet e mia?

Unë ndodhem midis kujtimeve të mia dhe letrës së bardhë. Dhe kjo

ndodh netëve, kur jam i vetmuar dhe askush s’mund të më vijë në ndihmë.

Kujtimet kanë forma të ndryshme, po të gjitha janë kokëngjeshur.

Disa marrin formën e njerëzve që kam njohur. Disa formën e sendeve. Ja

një kujtim në formën e prangave. Unë instinktivisht fërkoj kyçet e duarve.

Ndjej ftohtësinë e metalit. Mendoj, ato janë farkëtuar nga njeriu për të

mposhtur njeriun. Njeriu lufton me hekurin, triumfon mbi të, i jep atij formën

që dëshiron, që pastaj ta përdorë kundër tij: hekuri të triumfojë mbi njerinë?

Mos vallë hekuri që rrihet e farkëtohet nga njeriu shndërrohet në pranga, që

të hakmerret kundër tij, duke ia shtrënguar kyçet e duarve deri sa t’i kërcëllijnë

dhëmbët?

Ja, pra se çfarë mendime më sjellin në kokë këto kujtime, që më vizitojnë

netëve, ndaj nuk i dua, nuk i dua. Kjo, nuk varet nga dëshira ime. Atëherë,

çohem nga shtrati, shkoj në aneks dhe hap rubinetin e çezmes për t’u freskuar.

Po ujë s’ka. Harroj, që ujët vjen me orar. Mendoj të dal përjashta, në ajrin e

pastër të natës, ku do më daraviten dhe kujtimet e padëshiruara. Po jashtë

lehin qentë.

Nën terrorin komunist

217

HALIL LAZE

Ka lindur në Golëm të Gjirokastrës, më 10

gusht 1943. Është diplomuar në fakultetin

histori-gjeografi të Universitetit të Tiranës, më

1965. U arrestua më 1975 dhe u dënua me

8 vjet burg për agjitacion e propagandë. Gjatë

viteve të pluralizmit ka dhënë një kontribut

të madh në shtypin e kohës. Vdiq më 31

gusht 2001.

218 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

KORRIDORI 1

Përsëri më zuri gjumi. Aroma e vjetër e ilaçeve gjysmë të skaduara dhe

bardhësia e bluzave të bardha të japin thuajse gjithmonë ndiesinë e gjumit.

Ndoshta rikujtimi i ditëve dhe netëve të stërmundishme në birucat e Krujës

më kishin lodhur dhe qepallat e rënduara nga ndiesitë e një kohe të shkurtër

nuk i kishin rezistuar tundimit. Afër kokës kisha motrën të ulur në një stol.

- Ke kohë që ke ardhurt? - e pyeta ende i pazgjuar mirë.

- Kam ca. Nuk të zgjova se bëje një gjumë shumë të rëndë.Mezi

mbusheshe me frymë.

- Nuk e kam nga sëmundja se sa nga ato që kujtoj. Gati-gati më dukej

se isha përsëri në birucat e Krujës.

- Lëri kujtimet, të keqen motra. Je i sëmurë nga zemra dhe ato kujtime

të trishtueshme nuk të bëjnë mirë.

Motra, si zakonisht, fliste qetësisht dhe tepër e vendosur për ato që

thoshte…

Kur më arrestuan, ajo ishte studente në vitin e dytë të Fakultetit Histori-

Gjeografi. Arrestimi im qe një grusht shumë i rëndë për një studente jetime,

pa asnjë përkrahje në Tiranë. Fisin e babait e kishim të lidhur me luftën dhe

asnjëri nga ata nuk do të “guxonte” të ndihmonte një vajzë të çiltër e të

qeshur, por tepër krenare për të kërkuar falje, kur nuk kishte pse të kërkonte

për vëllain që e kishin arrestuar pa bërë as edhe një krim.

Vazhdimisht në birucë mendoja për motrën në se do të kishte forca të

vazhdonte fakultetin. Ky ishte një merak i madh dhe i përhershëm. Më qe

kthyer në një ankth që më mbante gjithmonë pezull.

Por në jetë nuk ka vetëm njerëz të këqinj e shpirtkazmë. Ka edhe

njerëz të mirë. Shumë të mirë.

Shokët dhe shoqet e saj studentë i qëndruan shumë afër dhe u bënë

shkaktarët kryesorë që ajo të mos trishtohej e të ligështohej, deri në atë

shkallë sa të ndërpriste studimet. Edhe pedagogët, e veçanërisht Vasil Naçi,

u treguan mjaft të mirë me të dhe ajo arriti të mbarojë fakultetin.

Nën terrorin komunist

219

Lajmi që më erdhi në burg se Luti kishte mbaruar fakultetin, për mua

ishte me të vërtetë një ngjarje mjaft e gëzueshme, edhe pse për motrën fill

pas mbarimit të studimeve, filloi kalvari i vuajtjeve.

E emëruan mësuese në një fshat të largët të rrethit të Krujës.

Rruga tepër e lodhshme: me këmbë, me karroca, me kamionë,

ndonjëherë edhe me ndonjë taksi, ishte sidoqoftë torturë për një vajzë të re,

që mbante në shpirt brengën për çfarë po ndodhte me ne të dy në një kohë

të çmendur, që shkonte drejt absurdit në gjithçka. Por ajo duhej të shkonte.

Duhej të përballej me jetën dhe me Diktaturën e Proletariatit.

Përndjekja e femrës nga institucionet komuniste, është një nga kapitujt

më të errët të Diktaturës, është ana e prapme e një skizofrenie ideologjike të

pashembullt në tokën tonë, ndoshta në të gjitha kohët.

Familja jonë kishte derdhur gjak për Shqipërinë dhe ne duhej të

qëndronim në këmbë. Ajo duhej të ndeshej me jetën. Të ndeshej ashpërsisht

dhe të mbijetonte. Duhej që të punonte që të më mbante edhe mua në burg

me një paketë cigare, me një lugë sheqer. Duhet të mbijetonim.

Tashti rri pranë krevatit tim spitalor dhe me merakun e përjetshëm të

motrave për vëllezërit, shqetësohet e brengoset për shëndetin tim, për jetën

time…

Jeta e kishte sjellë që ajo të më kishte vetëm mua. Për atë unë isha edhe

vëlla, edhe baba, edhe gjithçka që i mungonte në jetë.

Për fatin e saj të keq, kur ishte në moshë për t’u martuar e për të krijuar

familjen e saj, unë isha në kampin e Spaçit dhe ajo nuk mund të gjente dot

një bashkëshort të nivelit të kërkesave të saj.

Në fundin e viteve ’70 dhe fillimin e viteve ’80, lufta e klasave kishte

marrë përmasa të llahtarshme dhe tepër kërcënuese. As edhe një djalë me

biografi të mirë nuk mund të bënte një gabim fatal për t’u martuar me

motrën e një të dënuari politik. Kjo konsiderohej si një mëkat i madh dhe

ndëshkohej nga rojtarët e “virgjërisë” së “klasës”.

Kështu që ajo mbeti në një apartament në Tiranë vetëm me nënën…

Gjatë gjithë kohës që kishim kaluar bashkë, isha munduar ta trajtoja si

shok, si vëlla e si motërz të vogël.

Nga paudhësitë e mia në shkollën e mesme, që mbante emrin e heroit

të Popullit Asim Zeneli, xhaxhait të saj (ishim vëllezër me nënë), ajo shpesh,

220 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

kur më nxirrnin para shkollës për të më tërhequr vërejtjen, apo kur më

thyenin notën e sjelljes, qante dhe nganjëherë nuk hante as bukë, por nënës

dhe gjyshes nuk iu tregonte kurrë se çfarë më kishte ndodhur mua.

U rritëm bashkë me mendimin dhe vendimin (e pashkruar) që të

ndihmonim njëri-tjetrin deri në fund të jetës sonë.

Unë bëra të pamundurën për ta larguar nga qyteti i gurtë i Gjirokastrës

(edhe pse e doja shumë dhe për të ruaj kujtimet më të mrekullueshme), për

t’i krijuar mundësinë motrës që të vazhdonte universitetin në shtëpi (jeta e

konviktit për femrat ka qenë shumë e vështirë, një ferr i vërtetë) dhe të

sistemohej përgjithmonë në kryeqytet.

Nuk do të doja kurrë që ajo, në qytetin ku babai i saj kishte qenë

Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, të merrte vesh se të atin e kishin vrarë tradhtisht

shokët e tij të punës dhe të luftës. Ajo ishte tepër e brishtë për të përballuar

një dramë të kësaj përmase.

Isha tepër i ri, kur nëna ime u martua me Sherif Zenelin, vëllain e

madh të heroit të Popullit Asim Zeneli. Ai më mori në shtëpi dhe më trajtoi

si djalin e tij (deri atëherë nuk kishte fëmijë).

Mbaj mend se një ditë vjeshte apo dimri në Gjirokastër erdhi Enver

Hoxha, “njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë”, njeriu që komandonte partinë,

shtetin, ushtrinë dhe sigurimin.

Sherifi ato ditë nuk ishte i qetë. Në shtëpi vinte vonë dhe shumë i

mërzitur. Një natë dëgjova një grindje të gjatë me Komandantin e Divizionit

të Gjirokastrës, Riza Veipin, që flinte ngjitur me dhomën time. Rizai ishte

një burrë shumë i urtë dhe i dashur. Ai e donte dhe e respektonte shumë

Sherifin. Gjatë grindjes së tyre dëgjova të përmendej disa herë fjala

KOMANDANTI (Enver Hoxhës i flisnin Komandant).

Rizai përsëriste vazhdimisht:

- Nuk flitet me Komandantin ashtu si fole ti…

Nuk kaluan shumë kohë nga ajo natë dhe Sherifin e vranë në një ditë

kur kishte dalë për gjah (e kishte pasion) me shokët e tij vrasës.

Skena e vrasjes së tij ishte me të vërtetë një skenë shekspiriane.

I kishin ngritur një kurth tipik komunist, ata që mund të vrasin edhe

nënën e babanë e tyre, pa iu dridhur dora, veç të zbatonin urdhërin e shefave

të tyre, që edhe ata do të vriteshin më vonë me urdhër të shefave të tjerë e

Nën terrorin komunist

221

kështu me radhë. Edhe fantazitë më të begata janë piktura të dobëta në

krahasim me atë se çfarë ndodhi në atë kohë të çuditshme, një kohë e

pakohë do ta quaja. E goditën dhe e braktisën në mes të shiut, pyllit dhe

errësirës.

Është për t’u habitur, por nga fundi i viteve ’70, në revistën e Ministrisë

së Punëve të Brendshme “Në shërbim të popullit”, u botua një shkrim me

titull “Vrasje apo vetëvrasje”, që përshkruante hollësisht vrasjen e Sherifit në

gjah, dhe paturpësisht, autori anonim gënjente, duke thënë se e kishte vrarë

pa dashje një shoku i tij, dhe pas një ekspertize të kujdesshme dhe pas

hetuesisë (askush nuk bëri hetuesi nga vrasësit), u vërtetua që vrasja ishte

bërë krejtësisht pa dashje.

Disa ish-kuadro të lartë të Sigurimit të Shtetit, që kryenin edhe ata

vuajtjen politike në Spaç, më sqaruan se e gjithë kjo maskaradë, ishte bërë

për të çuar në vend një vendim, sipas të cilit, pas publikimit të një vrasjeje,

po të mos kishte kundërshtime dhe padi, çështja mbyllej dhe arshivohej.

Shokët e burgut më porositën që të mbyllja gojën në qoftë se doja të

dilja i gjallë nga skëterra e Spaçit.

Aty në galeritë e errëta të Spaçit m’u bënë të qarta, më se të qarta, gjithë

ato pengesa, gjithë ai mllef e inat i verbër i pushtetarëve ndaj familjes sonë.

Gjithmonë më kishte bërë përshtypje se si kishte mundësi që ata servilë

të qelbur, që dridheshin edhe para një nëpunësi të thjeshtë të komitetit, të

më thyenin notën e sjelljes e të më përjashtonin disa ditë nga shkolla, mua që

në shtëpi më vinin për vizitë gjithë udhëheqësit e partisë e të shtetit (me

përjashtim të Mehmet Shehut, që Sherifin e kishte shok gjahu dhe vartës

direkt).

Përveç fasadës mashtruese të festave dhe ceremonive zyrtare, kudo

familjen tonë e priste një ftohtësi akulli; në të gjitha zyrat dhe institucionet

shtetërore, ajo ndihej keq, se të tilla rrethana i krijonin mercenarët fanatikë të

provincës, sigurisht, me urdhër të posaçëm nga lart.

Nënën e lanë pa punë.

Odiseja, herë shfaqej, herë fshihej pas kuintave të një teatri absurd.

222 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

TODI LUBONJA

Lindi në qytetin e Korçës më 13 shkurt 1923.

Kreu gjimnazin e Tiranës, më 1942. Në

korrik të po këtij viti u hodh në ilegalitet dhe

më pas u inkuadrua në formacionet partizane

deri në çlirimin e vendit nga nazi-fashizmi.

Punoi në punë të ndryshme shtetërore dhe

partiake. Është diplomuar në Fakultetin e

Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Më 26 qershor 1973, ndërsa ishte drejtor i

RTSH-së, u dënua nga pleniumi i IV-t për

“liberalizëm” dhe u shpall “armik i popullit”.

Një vit më pas, u arrestua dhe u dënua (mars

1975) me 15 vjet burg. Dënimin e vuajti

tërësisht në burgun e Burrelit. U lirua më

qershor 1987 meqënëse përfitoi 2 vjet prej

amnistisë. Ka botuar: “Nën peshën e dhunës”;

(1993, ribotim 1998); “Ankthi pafund i

lirisë” (1994); “Pse hesht shtëpia e muzikës”

(2002).

Nën terrorin komunist

223

FRAGMENTE NGA LIBRI

“NËN PESHËN E DHUNËS”

Në dhomën Nr.1 të “Mesit”

Mbas shumë vjetësh, isha i burgosuri i parë që futesha aty, i destinuar

për në “Mes” dhe duket, komandantit ende nuk i kishte ardhur ndonjë

udhëzim se si do të trajtoheshin ata, që, si unë, do të më pasonin për të

vuajtur këtu dënimin. Më vonë, siç vura re, me ndryshimet që ndodhën në

“pritjen” e të porsaardhurve, e kuptova se Idajeti e kishte marrë

“protokollin” nga Ministria e Brendshme.

Hyra në dhomën nr.1 të “Mesit”. Më lanë në mes të të burgosurve

dhe u larguan. Dhoma që do të mbante brenda pesë vetë, ishte shumë e

vogël, aq sa me vështirësi u fut në të tjerëve dysheku im i mbushur me

kashtë. Bashkëvuajtësit e mi i takova duke i vështruar me dashamirësi dhe

me shumë keqardhje. Mbi fytyrat e tyre kishin lënë gjurmë të dukshme

vuajtjesh vitet e rëndë e të gjatë të burgut. Bardhylin dhe Dilon i njoha,

kurse dy të tjerët nuk po i njihja. Njëri, “më plaku”, me flokët krejt të

thinjura më shikonte dhe buzëqeshte. U përqendrova dhe pas pak e njoha:

“Ti je Halim? i thashë. Ishte Halim Xheloja, ish-gjeneral i Sigurimit të Shtetit

të Ushtrisë. Duhej të kishte atëherë 8 a 9 vjet burg. Ishte i buhavitur, në

fytyrë pothuaj krejt i transformuar. E përshëndeta edhe një herë, tashmë si

të njohur prej kohësh. Tjetri ishte Ahmeti, të cilin jashtë e kisha takuar një

herë kur fluturoi Tereshkova në kozmos, por nuk e mbajta mend.

Kur unë u futa në “mesin” e burgut, dy dhoma ku banonin të burgosurit

e tjerë i kishin mbyllur për sa kohë të përfundonte ky “operacion”, që më

kishte mua për objekt. Rashë i këputur në dyshek me dëshirën për t’u shprehur

sado pak. Mendova se shokët e jetës do t’i takoja kur t’u hapnin dyert. Kur

ia behën ata, të burgosurit. Në këtë ndarje të veçantë të burgut më 17 mars

1975, ditën kur më çuan atje ndodheshin 14 të burgosur. E izoluar me

porta të hekurta nga të dy anët e korridorit kjo pjesë e burgut kishte tri

dhoma gjumi, një mensë që ndodhej përkundruall. Në atë kohë dyert e

224 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

dhomave mbaheshin ditë e natë të hapura, domethënë pa lloz e pa çelësa.

Në këtë regjim burgu, ditën, të burgosurit shkonin në mensë ku luanin shah,

tavull, domino apo lexonin në dhomat e tyre, kuvendonin me njëri – tjetrin.

WC-të fatlumurisht përdoreshin sipas nevojës, lirisht ditën dhe natën. Por

ky regjim, të cilin e kam kujtuar kaq herë me nostalgji, nuk do të vazhdonte

gjatë: vetëm afro 6 muaj, pasi mbërrita unë në atë mikrobotë.

Pas shumë vjetësh isha i burgosuri i parë që vija midis atyre. I kisha

njohur më parë. Ishin të gjithë të burgosur të viteve 60. Në dhomën pranë

dyshekut (të pesë dyshekët ishin vendosur njëri pas tjetrit, se kaq ishte gjatësia

e dhomës dhe dërrasa e shtruar në lartësi rreth 35 cm) erdhi dhe u ul Xhavid

Qesja. Kishim qenë të njohur prej kohësh. Shokët e dhomës i bënë vend atij

me dashamirësi. Ai ishte internuar në Zvërnec që më 1958, (Zvërneci i Vlorës

ka qenë transformuar në një kamp të internuarish për ish-kuadro të vjetra të

Partisë e të shtetit, të dënuar për veprimtari kundër udhëheqjes së Partisë.

Regjimi i këtij kampi ka qenë i rreptë, gati burg). Pasi u mbajt atje plot 9

vjet, Xhavidi u dënua me 10 vjet burg e pastaj përsëri me plot 10 të tjerë,

duke qenë brenda në burgun e Burrelit. I kishte ruajtur tiparet e fytyrës,

vetullat e zeza, hundën e mprehtë; kishte ruajtur zakonet, lëvizjet e gjymtyrëve

përgjithësisht të ngadalshme, të folurën me fraza korrekte e fjalë të shkoqura.

Por, dobësimi i tepërt dhe mplakja e parakohshme e kishin transformuar

gati krejt, sa për të mos e njohur. E dija se ai ndodhej në burg dhe, ndoshta,

kjo më ndihmoi ta njihja. Në ato ditë porsa kishte dalë nga një grevë urie 21

ditëshe dhe ndjehej tepër i leqendisur.

Erdhi koha për të shkuar në mensë. Ishte orari i drekës. Në të dalë të

dhomës takova Koço Tashkon, i cili vinte të më takonte. Kishte marrë

pamjen e një plaku tepër simpatik, me mustaqe që i shkonin me atë fytyrë

ngjyrë rozë, të qëruar, pa asnjë rrudhë, me flokë krejt të bardhë. U përqafuam

me dashuri e buzëgas si atëherë në kohën e Rezistencës, pioner i së cilës

kishte qenë ai. Takova pastaj me radhë: Maqon, i mbajtur çuditërisht mirë;

Vangjel Lezhon, maturantin e normales së Elbasanit (kur unë punoja atje);

Zijain që e thërrisnin dajë, i avashëm e babaxhan; Gjinin kokoroç e rondokop

si gjithnjë; Femiun e gjatë, i dobësuar sa mezi e njoha; Pandeli Varezin, grekun

e qetë e të mençur; Miço minoritarin rrëmujaxhi dhe Kadriun që i ngjante

më shumë se më parë Frankeshtejnit.

Nën terrorin komunist

225

U ulëm shtrëngueshëm në tavolinat e mensës, të vendosura së gjati,

njëra pas tjetrës, që të mbuluara me mushama përbënin, si të thuash, një

tavolinë të vetme.

Duke ngrënë, krisi muhabeti. Kisha të bëja me të burgosur të regjur.

Isha i gatshëm t’u tregoja çdo gjë pa rezerva jo vetëm se s’kisha ç’të fsheh,

por mendoja se në atë mjedis nuk kisha përse të rezervohesha.

Kur dolëm në ajrim, që do të thoshte një orë në ajër në oborrin e

burgut, të gjithë të burgosurit e të tri dhomave njëri pas tjetrit, vinin të më

shoqëronin dhe më kërkonin hollësira për ngjarje të ndryshme, që i kishin

përjetuar duke qenë brenda. Më pas, të njohurit bënin njëfarë “autobiografie

të shkurtër” të arrestimit e të burgimit të tyre. Kjo ishte në etikën e prezantimit.

“Lulja”, macja jonë e dashur

E vetmja kafshë që kam mundur ta shoh nga afër dhe ta prek e ta dua

është macja. Përveç asaj kam parë nga larg mbi tarracën e burgut qenin e

zi-ujk, që përdorte komanda për të ndjekur të burgosurit, që përpiqeshin të

arratiseshin, Në historinë e këtij burgu, gjatë regjimit të E.H. ka pasur vetëm

një tentativë arratisjeje; tretë të burgosurit që përfituan nga organizimi i

kontrollit, që quhej apeli dhe bëhej tri herë në ditë, goditën me grushta

oficerin e rojës dhe ata që e shoqëronin, i morën çelësin e derës së jashtme

që të çonte në oborr dhe, pasi i mbyllën brenda në dhomën ku i lanë shakull,

u kapën pas një peniciline që ishte mbi derën e hekurt dhe kërcyen në tarracë.

Njëri prej tyre u hodh nga lartë mbi rojën që qëndronte poshtë, me qëllim

që ta paralizonte duke i a marrë automatikun, por roja qëlloi dhe e vrau atë

djalë guximtar. Tjetri, Dhori ish-boksier që u theu nofullat oficerit të rojës

dhe shokëve të tij, u qëllua në përpjekjet për të kaluar telat e rrethimit, u

plagos në thembër të këmbës dhe u kap. Ademi, që përfundoi i sëmurë

psiqik në burg e që ishte trupgjatë, u kap nga zëvendësprokurori i rrethit, që

kishte kobure në dorë. Pas kësaj ngjarjeje të jashtzakonshme, trupa e oficerit

të rojës që hynte në burg tri herë në ditë, kyçej renda nga një rojë e jashtme

dhe nuk merrte çelësat me vete.

Po kthehem tek macja dhe banorët e përhershëm të burgut, minjtë.

Në 13 vjetët e burgut pashë tri mace dhe shumë minj. Macet na u bënë

shoqe të pandara. Të gjithë të burgosurit i donin ato, i afronin, i përkëdhelnin.

226 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Momenti më i këndshëm ishte kur macja me përpjekjet e veta dhe ndihmën

e të burgosurve çante rrethimin dhe takonte maçokun, të dashurin e saj,

mbarsej dhe pastaj pillte. Disa të burgosur, me këtë rast kishin një mobilizim

e shqetësim të jashtëzakonshëm: kërkonin dhe gjenin kuti kartoni, lecka për

të sajuar një strehim sa më të përshtatshëm për të vegjëlit në depon ku

mbanin rrobat.

Takimi i parë i të burgosurve me të vegjëlit ishte tema qendrore e

bisedimeve të ditës dhe kur ata hapnin sytë e fillonin të lëviznin. “Komandanti

i nëndetëses”, Lipa, i merrte në kuzhinën e ngrohtë. Aty ne kemi parë

spektakle të çuditshme të maces, duke i mësuar këlyshët e saj si duhet të

vëzhgojnë, si të lëviznin për të zënë pozicionet më të përshtatshme, si duhet

të hidhen me vrull mbi miun dhe si duhet të lozin pastaj me të. Kulmi ishte

kur mackat fillonin e dilnin në korridor, ku ne linim opingat e këpucët, e

hidheshin e përdridheshin mbi to, luanin me lidhëse, kërcenin, luanin me

njëra tjetrën. Të gjitha këto i bënin për të mësuar si do të vepronin kur të

kapnin minjtë, punë aq e dobishme sepse “kur mungon macja, minjtë bëjnë

kërdinë”.

Macja më e bukur e burgut ishte Lulja. Ia vunë të burgosurit këtë

emër, sese nuk mund të gjendej ndonjë emër tjetër që t’i përshtatej asaj më

shumë. Lulja ishte jashtëzakonisht e bukur: me pulla shumëngjyrëshe, të

bardha, të verdha, okër, kafe, kafe në të kuqe. Ajo ishte po aq e dashur me

ne sa ç’ishim ne me të. E përkëdhelnim, ngjitej nëpër pantallona e xhaketë,

mbi supe, kalonte në supin tjetër, zbriste e ngjitej prapë, pa bërë zë e pa

nxjerrë thonjtë.

Fati tragjik i Lules na tronditi e na dëshpëroi të gjithëve. Atë e vrau

duke e përplasur në hekurat e portës një roje, Ramazan L. sepse Lulja e

gjorë, pa ditur se me kë kishte të bënte, i hëngri Ramazanit një mëngjes

qoften….

Kur e mora vesh m’u duk se Lules ia kishin prerë kokën në në gijotinë.

Roja ishte në pamje nga ata njerëz që janë të prerë për të bërë punën e

xhelatit. Sa herë e shihja, për çudi, më kujtoheshin ca filma me xhelatë. Po

nëpër filma, ata që luanin rolin e xhelatit, duhej që të makioheshin, që t’u

nxinte fytyra, t’u zbardheshin dhëmbët dhe e bardha e syve, në kontrast me

fytyrën e errët, t’ua nxirrte sytë e zgurdulluar. Ramazani ynë nuk ishte nevoja

të kalonte në ofiçinën e makiazhit të filmit, se ishte tipik xhelat. Më shumë se

Nën terrorin komunist

227

për çdo gjë, unë do ta kujtoj atë si vrasësin e Lules, që ne të gjithë e shikonim

me dashuri.

Kur macja duhej të dilte jashtë mureve të burgut, ne të gjithë ishim të

preokupuar dhe kur ajo nuk kthehej në kohë, e kuptonim se takimi me

maçokun e dashur ishte realizuar. Por ndodhte që macja vonohej një ditë,

dy, tri. Atëherë në burgun e “Mesit” jepej alarmi. Pyesnim njëri-tjetrin ç’u bë

macja, edhe pse e dinim se asnjëri prej të burgosurve nuk mund të delte të

kërkonte macen. Pikërisht kur fillonim ta ndjenim se vonesa disi po teprohej,

ndodhte që macja jonë e dashur, pa pritur, dukej në tarracën e burgut. Ishte

i privilegjuar i burgosuri që shihte i pari të vinte macja dhe e pamundur të

mos bërtiste: “Macja!” – për habinë që provonte dhe si për të paralajmëruar

shokët.

Ajo me ngadalë, disi e lodhur nga shtegëtimi, fillonte të zbulonte vendin

nga do të zbriste për të ardhur tek ne në oborr në kohën e ajrimit. Por

qeveria nuk kishte çarë kokën për macen. Ajo ishte preokupuar për të

burgosurit, prandaj kishte ngritur mure kalaje me tela përsipër, ashtu siç

kishte bërë edhe në buzë të tarracës e rreth e qark. “Macja!” – thërrsnin të

burgosurit si të ishin duke përshëndetur një ngjarje me rëndësi të madhe.

Ne e dinim vendin e përshtatshëm nga lëshohej macja dhe grumbulloheshim

atje. Fillonte dialogu me të shumëpriturën tonë: “Mace! Hajde!”. E ndillnim

me një zë dhe ajo fillonte të mjaullinte atje sipër, derisa si papandehur lëshohej

poshtë duke prekur dy herë lehtas suvanë e murit deri sa vinte këmbët në

tokë, ku e pritnim gati me “urra!”.

Gëzoheshim shumë kur macja fillonte të ecte ngadalë në mes nesh e

na vështronte sikur donte të na përshëndeste. Macja, mikesha jonë e mirë

dhe e vetmja ishte përsëri midis nesh.

Çdo sektor i burgut kishte mace. Për “fat të mirë” në burg kishte

shumë minj dhe hartuesit e rregulloreve, që nga njerëzit jashtë serie të Ministrisë

së Brendshme duhet të kenë qenë nga ata më skeptikët e nga më të fantaksurit,

i kishin lejuar macet pa supozuar se ato mund të ishin ndërlidhëset tona më

të mira me botën që na rrethonte.

Burgu kultivon në disa raste edhe disa aspekte të egërsisë njerëzore.

Atje ishim të detyruar të bashkëjetonim edhe me disa njerëz që nuk i donim.

Këtu nuk është fjala për diferencimet sipas pikëpamjeve politike, filozofike

etj. Këta të paktë individë, burgu i zhveshi lakuriq dhe rezultonte se,

228 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

pavarësisht nga përgjegjësia që kishin pasur, nuk përfaqësonin veçse interesa

vetja, për t’u shprehur me delikatesë. Duket e çuditshme, por është e vërtetë

që edhe qentë nuk ishin më besnikë ndaj njerëzve të Sigurimit të shtetit sesa

këta ndaj zotërinjve që u shërbenin. Edhe pse ishin dënuar me nga 25 vjet,

tre ish punonjës të Sigurimit të Ministrisë së Brendëshme, ishin më të

neveritshmit, njerëz që përpëliteshin në mes të ekzistencës dhe mosekzistencës

së tyre. Mua më dukej se dashuria për macen ishte edhe si një kompensim

ndaj asaj lodhje e mërzie që na shkaktonte vetë prania e këtyre njerëzve.

Dallëndyshet

Dimri dyfishonte mundimet e jetës në burg. Si brenda dhe jashtë bënte

njëlloj ftohtë. Kur binte shi, detyroheshim të dilnim në oborr ato dy orë në

ditë që na jepnin, që të mund të merrnim pakëz ajër. Pranonim ndaj dy të

këqijave të lageshim nga maja e kokës deri në majë të gishtërinjve me qëllim

që të kishim mundësinë të thithnim ajër të pastër.

Të gjithë njerëzit e presin pranverën me padurim, kudo që të ndodhen.

Ajo u jep kënaqësinë e vështrimit të veshjes së re e të bukur që merr natyra

mëmë. Në këtë stinë njeriu ndjehet më mirë me shëndet, mushkëritë i

mbushen me ajër, dhe muskujt e trupit arrijnë kulmin e elasticitetit. Ne të

burgosurit e ndjenim thellë kënaqësinë e ardhjes së kësaj stine të bukur,

sepse e dinim që do të na çlironte nga e ftohta e lagështia e madhe e dimrit

dhe do të na lehtësonte nga veshjet e trasha e të rënda, që ishim të detyruar

t’i mbanim për herë në trup si brenda dhe jashtë.

Pranvera vinte në burg bashkë me dallëndyshet. Duket se ky vend

kishte qenë prej kohësh stacion i kolonive të dallëndysheve që shtegtonin

çdo vit. Ne e dinim se ato çdo mars, më saktë në dhjetëditorin e fundit,

zbrisnin në territorin e burgut dhe brenda tij në këndet e qeta, fillonin të

ndërtonin çerdhet e tyre. Ishte me fat ai i burgosur, i cili krejt rastësisht

kapte në fluturim me një vështrim të rastit dhe të rrallë fluturimin e

dallëndyshes së parë. Atëherë me esklamacion e zë të lartë u komunikonte

të gjithëve këtë eveniment, i cili përsëritej vetëm një herë në vit. Pas kësaj

bëhej “regjistrimi”, shkruhej data e mbërritjes në derën e bibliotekës së burgut

në oborr, në qoftë se këtë nuk e kishte bërë më parë ndonjë turn tjetër i

njëshit, në krahun tonë të djathtë, që bënte ajrimin në të njëjtin oborr.

Nën terrorin komunist

229

Për ne që ishim mbyllur dhe që e kishim humbur kontaktin me zogjtë,

si me shumë gjallesa të tjera të natyrës, format aerodinamike të dallëndysheve

në fluturimet e tyre sa të guximshme aq edhe të bukura, ishin të mahnitshme.

Po shumë interesante ishte edhe puna e tyre e palodhur për ndërtimin e

çerdheve për të vegjëlit që do të vinin më pas.

Tregonin se vite të shkuara në burgun e Burrelit kishte qenë një ishoficer

gjerman, i cili gjithë kohën e kalonte duke vizatuar dallëndyshe nëpër

pozicionet më të ndryshme të natyrës së fluturimeve. Albumet e tij i ruante

me dashuri e mori me vete kur u lirua e u kthye në atdheun e tij, në Gjermani.

Tek ne në burg vinin koloni të ndryshme dallëndyshesh, të cilat

dalloheshin sepse disa ishin me gushë të bardhë dhe të tjerat të zeza. Edhe

krahët, ato që ishin të bardha në gushë, i kishin bardh e zi. Të gjitha

dallëndyshet ishin shumë të bukura, sidomos kur hapnin krahët tepër elegantë,

me linja të shtrira dhe të mprehta.

Gjëja më madhështore në atë cikël të jetës që kalonin ato midis nesh

ishte kur ndërtonin çerdhe për të vegjëlit. Pas mbarimit të tyre, ia behnin

dallëndyshet e vogla që sapo vrojtonin botën, ndërsa nxirrnin jashtë çerdhes,

në buzët e saj në gjysmë harku, kokat e tyre të vogla.

Në burg kolonia e madhe e dallëndysheve dërtonte me dhjetra çerdhe

dhe secila prej tyre na vështronte ne të burgosurit me habi poshtë në oborr.

Në çdo çerdhe çelnin gjashtë zogj. Ne ndaleshim të gjithë dhe i vështronim

ato të ndërtuara nën strehën e burgut. Edhe ato na vështronin krejt të habitura,

sepse, me siguri, në botën e tyre të qytetëruar nuk duhet të njihet dhuna e

burgut.

Kur ndodha një herë i ndëshkuar në një birucë dëgjova një bisedë

midis përgjegjësit të turnit të rojeve, Mustafa L. dhe një të burgosuri, i cili

merrej me pastrimet. Në disa biruca, dallëndyshet kishin ndërtuar çerdhet e

tyre. Mustafai hyri brenda tek njëra dhe vuri re se vende-vende kishte glasa

dhe urdhëroi të burgosurin të bënte pastrimin dhe të prishte çerdhen. I

burgosuri shtangu në vend dhe i tha rojes: “Jo zotni Mustafë. Në asnëj vend

të botës nuk i prishnin çerdhet e dallëndysheve!”. Mustafa, pa menduar, me

kapadaillëk, ia priti të burgosurit:

-Hë, more ku e di ti?

-E di – iu përgjigj i burgosuri, se po të ishte ndryshe, dallëndyshet nuk

do të hynin kurrë nëpër vende ku ka njerëz e të ndërtonin çerdhet e tyre!

230 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

-Ej! – tha si me çudi roja dhe anulloi urdhrin. Sa kohë që qëndronin në

këtë stacion – burg ne i shoqëronim me kënaqësi të madhe dallëndyshet.

Ato sillnin në jetën tonë tepër monotone ndjenja të paprovuara më parë.

Sado dashamirës i natyrës, njeriu në jetën e lirë, i shpërqendruar ashtu siç

është, nuk përqendrohet me vëmendje në hollësirat e jetës së shpendve,

sidomos të zogjve. Ndryshe është jeta e burgut ku njerëzit janë të etur për

pak variacion.

Nuk di të tregoj ndarjen me to. Më duket se nuk ka pasur ndarje. Ka

shumë të ngjarë që ato e linin bazën e tyre që herët në mëngjes e largoheshin

fshehurazi, si për të mos na lënduar neve që na mbante brenda dhuna, për

t’u takuar përsëri pas një viti brenda datave 23-28 mars, ku si ato edhe ne e

dinim se do të asistonim në gjënë më të bukur të natyrës, në atë të ripërtëritjes.

Nën terrorin komunist

231

LIRI LUBONJA

Është bashkëshortja e të burgosurit politik Todi

Lubonja dhe e ëma e shkrimtarit dhe gazetarit

të njohur Fatos Lubonja, gjithashtu i burgosur

politik. Liri Lubonja ka rrëfyer me mjeshtëri

në librin “Larg dhe mes njerëzve” persekutimet

dhe torturat e saj gjatë viteve të internimit.Një

grua që dëshmon për vuajtjet e grave në sistemin

socialist, për të cilin ajo vetë kishte luftuar.

232 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

FRAGMENTE NGA LIBRI “LARG DHE MES NJEREZVE”

(kujtime internimi 1973-1990)

Arrestimet

25 korrik 1974. Trokitën. Përgjumësh pashë orën: ishte 6 e mëngjesit.

Kush mund të vinte kaq herët?! Jo pa shqetësim u vesha e dola të hapja

portën. Ishte një i panjohur, i cili më tha:- Desha pak Fatosin. – Kush jeni

ju? – e pyeta.. M’u përgjegj se vinte nga dega e brendshme. Ngriva në vend

e m’u tha pështyma në gojë. Fatosin? – pyeta me habi dhe drithërimë. Ai si

me të butë e ngadalë tha: - E duam vetëm ta pyesim për diçka.

Vajta zgjova Fatosin. Duke veshur pantallonat kadife bezhë në kafe

dhe këmishën foli: - Ç’të ketë ndodhur?! U ra flokëve me duar sa për t’i

shtruar dhe doli nga porta. Isha e tronditur. Për Todin megjithëse më dukej

absurde dhe nuk doja ta pranoja, isha përgatitur shpirtërisht edhe për burgun,

madje që në Tiranë, por asnjëherë nuk më shkonte ndërmend se do të vinin

dorë edhe mbi djemtë. Këtë nuk mund ta duroja. Fatosi në burg! Edhe po

ta kisha shkuar në mendje këtë, do të më ishin futur drithërimat e ngjethja.

Kisha thurur për të ëndrrat më të bukura e më të mira. Nuk ishin as për

pasuri, as për ofiqe. Ato ishin krejtësisht intelektuale, të lidhura me disa

predispozita të tij e pak edhe me ëndrrat dhe dëshirat që nuk kisha arritur t’i

realizoja unë vetë në jetë. Te Fatosi gjeja shumë gjëra të përbashkëta me

vëllain tim të madh, Fiqretin, një intelektual i vërtetë, që kishte qenë gjithnjë

udhërrëfyes dhe frymëzues për mua.

Mbetëm në dyert e degës së brendshme. Në mëngjes zv. Kryetari na

tha se do të vinte me trenin e drekës; kur nuk erdhi me të, na foli për të

darkës, kurse të nesërmen në mëngjes, pa gjë të keq, na tregoi të vërtetën: -

E mbajtën, e arrestuan. Ishte goditja më e madhe që kisha pësuar. U

helmuam, u vrerosëm të gjithë. Po ç’mund t’i thuhej Anës, e lidhur aq shumë

me Fatosin, që e kërkonte vazhdimisht babain e saj? Zanën me Gimin e

vajzat i nisëm për në Tiranë. Jetonim dhimbjen për djalin që për mua nuk qe

e vetme. Mendime ogurzeza, frika për Todin nuk më ndaheshin…por ato

dy ditë nuk fola asnjëherë për to. Todi vetë duhej ta kishte më të rëndë.

Nën terrorin komunist

233

Kishim harruar se duhej ngrënë, megjithëse ai ishte diabetik, por në një çast,

me mllef e revoltë bëra një si thirrje: - Duhet të mbijetojmë dhe e mblodha

veten e shtrova drekën.

Më 27 korrik shkova në punë, si çdo ditë. Në orën 12 Abdullai më

dha librin e regjistrimit të kartelave, fletë-hyrjet dhe daljet e më nisi për në

shtëpi. Për herë të parë e bënte këtë. Todi erdhi si gjithnjë mbas ores 3, i

lodhur e i rraskapitur nga ajo punë e rëndë që bënte dhe që e kishte shkrirë

fare. Po përgatitetj të pushonte në shtrat kur trokiti porta. Ishte Hysniu, një

punonjës i ndërmarrjes së tij, i cili më tha se Todin e kërkonte drejtori.

Drejtori në këtë orë? – pyeti me habi e dyshim Todi e filloi të vishej, ndërsa

unë dola për t’i thënë Hysniut se Todi po dilte e të mbyllja portën. Por jo,

ajo duhej të rrinte hapur, ndaj ai më kërkoi një gotë ujë. Nuk arrita të marr

gotën kur një “njësit” i tërë hyri brenda. Hysniu ishte zhdukur. Detyrën e

kishte kryer mirë. Kryetari i degës, Mithat Bare me kapadaillëk e me një

kënaqësi që nuk e fshihte, foli me zë të lartë: - Todi Lubonja, je i arrestuar!

Për atë apartament të ngushtë, gjashtë burrat e ardhur si dhe një grua, kryetarja

e këshillit të qytetit, ishin shumë. Një invadim i vërtetë. Fërkimi i parë me

kryetarin ndodhi kur unë po i paketoja Todit në një letër ilaçet e diabetit dhe

furçën e dhëmbëve. Çfarë naiviteti?! E ku lejohej të pajisej i arrestuari me

mjete të tilla “luksi”! Kështu iu duk edhe kryetarit ky veprim i imi, sepse u

zemërua dhe më turfulloi. Todi, i inatosur, ndërsa mbathte këpucët, i tha i

zemëruar: - Pse i flet ashtu! Kryetari nuk qe mësuar ta kundërshtonin, sidomos

në raste të tilla, prandaj duket se i hipi gjaku në kokë, m’u kthye përsëri e më

tha gjithë nerva: - Shpejt vish edhe ti këpucët, se do të vish me ne.Ç’ishte

kjo? Për t’i dhënë dhe një goditje, të tretën, Todit që sapo e merrnin, mbasi

kishin arrestuar Fatosin, apo për të më futur frikën? E kuptoja se nuk po

më arrestonin, përndryshe, kur hyri në portë dhe “proklamoi” arrestimin e

Todit, do të kishte ndjerë kënaqësi më të madhe, po të kishte dy. Pse duhej

të shkoja me ta, kur në shtëpi nuk kishte njeri tjetër, veç tyre? Të vërtetën e

mësova vetëm kur shkova në Burrel, në burg e u takova me Todin. Gjatë

hetuesisë Todit i kishin thënë: “Edhe Lirinë e kemi arrestuar”. Një presion

psikologjik i rëndë, goditje ndaj të arrestuarit, i cilit gjatë hetuesisë është

krejtësisht i izoluar, pa asnjë lidhje me familjen. Në Burrel Todi më tregoi se

si, kur e nxirrnin nga qelia, u hidhte sytë fshehurazi këpucëve, sandaleve,

234 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

pantofleve të grave, të rreshtuara në korridor e mundohej të gjente të miat

midis tyre.

Nuk munda ta përcjell Todin as te porta. Ndërsa mbathja këpucët, ata

e kishin nxjerrë. Ishte i veshur me një kostum tepër të hollë, të vjetër, me të

cilin shkonte në punë atje te pllakat. Nuk patëm kohë të mendonim se qelia

e ftohtë edhe në verë donte një rrobë më të ngrohtë. Nuk ishte vetëm

çështje kohe në fakt, por edhe përvoje. Me atë kostum Todi kaloi edhe

dimrin në qeli. Pranimi ose jo i rrobave, si edhe i ushqimeve, bënte pjesë në

“strategjinë”, presionin, që përdorej ndaj të burgosurve.

Mbeta kështu e vetme midis atyre shtatë të huajve që sapo e kishin

filluar operacionin. Me një tonë deklamativ, që nuk shkonte fare në ato

momente, kryetari m’u drejtua: - Liri Lubonja, nën përgjegjësi penale, më

thuaj nëse keni në shtëpi armë, material tjetër dhe libra të verdhë! E

kontraktuar nga e gjithë sjellja e tij, u përgjigja: “Nuk kam asgjë nga këto.

Më jepni të firmos dhe ikni.” Ai u inatos edhe më fort: - Si the?! Të ikim?!

Ai e dinte mirë punën e tij, kurse unë nuk kisha parë ndonjëherë si bëheshin

arrestimet e kontrollet në shtëpi. As nuk e dija se duhesh hapur e shpalosur

gjithçka: që nga veshjet më intime, të cilat i ngrinin një nga një në mes të tërë

atyre burrave e deri te gërmimi i vazove të luleve në ballkon. U kalua nëpër

duar çdo gjë që emërtohej letër që u gjet nëpër sirtarë komodinash, dollap.

Dy fotografi tërhoqën vëmendjen e atij që i zuri në dorë i pari. Prej tyre

vështronin dy burra të shkuar në moshë, fisnikë- njëri me mjekër e mustaqe.

Duket se ishin të ndryshëm në veshje e në pamje nga ata që qe mësuar të

shihte, ndaj për të treguar zellin e tij të madh në punën që po bënte, ia kaloi

shpjet hetuesit Koço Josifi, i ardhur nga Tirana, i cili me gjestin që i bëri me

dorë, la të kuptohej që Konstandin Kristoforidhi dhe Bajram Curri nuk

përbënin ndonjë material kompromentues. Unë i mbaja ata në komodinë

me shumë respekt ndaj babait të Todit, i cili ishte përkujdesur për t’i

mirëmbajtur ato kartolina sa qe gjallë, duke u ngjitur edhe një karton nga

mbrapa. Edhe dy flakonë ilaçi “Viks” i tërhoqën vëmendjen Hekuranit,

ndaj ia drejtoi përsëri hetuesit, i cili, pa ia zgjatur, i bëri me shenjë t’i linte në

vend.

Kryetari, i cili erdhi te ne për të arrestuar Todin, mbasi më tregoi se

ishte nga Kuçi dhe më pyeti për datëlindjen, u mendua pak e më tha: - Jam

një vit më i vogël se ty dhe kam dalë në luftë një vit përpara teje. Në atë hall

Nën terrorin komunist

235

që isha, m’u kujtua një shok i yni, kur punonin me Todin në Zërin e Popullit,

i cili më kishte thënë një herë për të më ngacmuar:- A e di pse është ndarë

Fterra nga Vlora dhe është bashkuar me Sarandën? Sa herë hipnin në autobus

në Vlorë, kuçiotët u thonin fterriotëve: Andej nga fundi ju, se keni luftuar

më pak se ne. Fterriotët nuk e duruan këtë, ndaj një ditë kërkuan të

shkëputeshin. Fterra ishte fshati i lindjes të babait dhe vëllait tim të madh,

Fiqretit. Unë deri në 1971 nuk e kisha parë ndonjëherë, por e doja këtë

fshat. Një gjë e largët, por që e ndjeja timen. Atëherë ne kishin qeshur, por

si t’ia bëja unë tani? T’i thoja kryetarit se kisha marrë pjesë në luftë që në

fillim, se më 1944 kisha përfaqësuar rininë e Tiranës në Kongresin e parë të

Rinisë Antifashiste e se isha mbajtëse e Medaljes së Kujtimit as që ia vlente,

por, kur më kërcënoi se edhe shtëpinë do të ma merrnin, për herë të parë

“trokita” edhe unë asaj “gropës së labit”, duke i thënë: - Sa për të pasur një

dhomë për të jetuar, kam luftuar edhe unë. Thua se ata që nuk kishin luftuar

nuk duhej ta kishin. Por në atë çast m’u duk se ajo qe gjuha që duhej të

përdorja me të.

Me që armë nuk u gjetën, iu kthye librave të verdhë. U fola me bindje

se nuk kishim të tillë, pastaj, shtova: - Kë quani ju libra të verdhë, kjo varet.

Ai tundi kokën me zemërim dhe shtoi: - Ëëëë! E di mirë ti se kush është

libër i verdhë. E dija vërtet mirë, prandaj dhe e pyeta. Kisha një histori me

punën e “librave të verdhë”. Kthehesha nga Bashkimi Sovjetik në shtator të

vitit 1955. Punonjësi i tyre në doganën e Durrësit, që bënte kontrollin, gjeti

midis librave të mi “Aventurat e Tom Sojerit” në italisht. Nuk di a ishte fjala

“aventurat”, apo gjuha italiane që e vuri në dyshim. E ndau nga të tjerët

duke thënë: - Këtë do ta mbaj, do të ta kthej më vonë. Por në vend të librit,

më dërgoi kritikën: Gruaja e Todi Lubonjës të lexojë libra të verdhë (?!) Kur

Tom Sojeri u botua në shqip desha t’i dërgoja një kopje atij me një shënim

të vogël. Nuk e di sa merrte vesh ky kryetari i Lezhës nga letërsia, por duket

se unë isha më e zemëruar se ç’duhej në raste të tilla, përderisa kryetarja e

këshillit më vuri dorën në sup e më këshilloi të mos nevrikosesha.

Ndërsa në dhomën ku flinte Gimi mblodhën të gjithë librat, hetuesit e

Tiranës shfletonin çdo gjë që gjenin në dhomën e gjumit, ndër komodinat:

fletore, shënime, letra. Të hollat që gjeti Koçua i numëroi gjoja si me

indiferentizëm. Ishin 800 lekë të reja gjithsej, të cilat i kishte sjellë Fatosi nga

disa sende që kishim shitur në Tiranë. Në nja dy dosje (kështu i emërtuan në

236 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

procesverbal) mblodhën ato gjëra që me sa duket ishin “kompromentuese”

thuajse të gjitha të miat, me përjashtim të një dorëshkrimi për vitet e luftës të

Todit. Pra morën me vete: skeda të punës sime në Institutin e Historisë që

përfshinin periudhën nga Lidhja e Prizrenit, 1879 deri në revolucionin e

qershorit 1924, një fletore me të dhëna për lulet (dozimi i plehut, dheut,

tokës, rërës etj.), një fletore me shënime nga Kongresi I i Rinisë Antifashiste

Shqipëtare të 8 gushtit 1944 dhe disa shënime që kisha mbajtur nga tetori

1973, kur fillova punën në magazinën bujqësore. Florian Kolanecit, hetuesit

tjetër të Tiranës, në këto shënime iu duk se gjeti “çelësin”, ndaj thuajse i

rrëmbeu. I kisha shkruar me kujdes të madh e me një bindje që një ditë do

të lexoheshin prej tyre. Midis rreshtave mund të lexoja vetëm unë. Ata nuk

mund të gjenin në të veçse një realitet punëtorësh të përshkruar siç qe e si

mund ta shikonte një njeri që për herë të parë e jetonte ashtu direkt, të

pasheqerosur. Por kryehetuesi Hasnedari, me atë “mençurinë”, ligësinë,

predispozitën e tij kishte “kapur” një ironizim. Kështu e cilësoi, duke më

tundur kokën me kërcënim e duke skërmitur, pjesën ku flisja “për fushatën

e kursimeve në shëndetësi”. Ç’t’i bëja unë nëndrejtoreshës së spitalit të Lezhës

e cila, kur doli problemi i shtrimit tim në spitalin e Tiranës për diagnostikimin

e një subflebriliteti të zgjatur më thoshte: - Nuk do të shtrohesh në Tiranë,

por në Shkodër, sepse të ka kap fushata e kursimeve (?!)

Më në fund kontrolli mbaroi. Mbushën një procesverbal dhe futën në

dhomën e Gimit, veç të gjithë librave, fotografive, letrave të shkruara që i

mbanim te komodinat edhe orenditë më me vlerë të shtëpisë që, sipas

gjasës, u takonte të konfiskoheshin, përveç lavatriçes. Pastaj, me shumë

solemnitet e “vulosën” atë me spango e dyll. Them e “vulosën” në thonjëza

sepse më pas, kur na hoqën nga shtëpia, konstatuam se ata të degës kishin

hyrë aty sa herë kishin dashur.

Gjatë kontrollit pas derës së dhomës, në një gozhdë, qe varur përparësja

ime e shtëpisë. Në xhepin e saj kisha filmin e sapo mbaruar. Kur ata nuk

lanë xhep pa kthyer në rrobat që qenë në dollap, unë ndjeja një si ngazëllim

në shpirtin e vrarë. Atë ata nuk do ta gjenin, nuk do ta merrnin e ta prishnin

filmin me atë çnjerzillëkun, egërsinë e tyre. Ato fotografi që kush e di se kur

do t’i bënim përsëri, ashtu së bashku, do të shpëtonin. Edhe vetë habitesha

me atë ndjenjë të veçantë që më kishte pushtuar, ndërsa ata të shtatët

vërtiteshin nëpër shtëpi. E quaja një si revansh mbi ta. Ndërkohë, nga banjoja

Nën terrorin komunist

237

– duket atje i kishte rënë “ndarja e punës” – zv.kryetari po nxirte, duke e

mbajtur prej një këmbe, furnellën e vajgurit, të cilën e lëshoi në mes të

korridorit. Po ajo ç’provë fajësie mund t’u jepte? E kuptova menjëherë: nuk

qe e pastër dhe një merimangë kishte thurur një rrjetë mbi të. Ja arsyeja pse

e kishte nxjerrë. Duhej të provonte se ne, veç të tjerave, nuk dinim edhe

ç’ishte pastërtia. E pashë me indiferentizëm. Asnjë tjetër nuk foli dhe

zv.kryetari e çoi përsëri në vend.

Sipas urdhërit të kryetarit, u nisa për në degë. Desha t’i vija çelësin

portës, por jo. Në shtëpi ndejti zv. Kryetari. Erdhi dhe një i dytë (i teti), që

duket se duhej për ta shoqëruar. Do të zinin me “presh në duar” ata që do

të na vinin.

Në atë dhomën e vogël plot bishta cigaresh, e caktuar për pritjen e

popullit në degë, të merrej fryma nga kutërbimi i duhanit të ndenjur, tymosur

gjatë ditës, ndaj kur hyra desha të hapja dritaren. Mirëpo nga jashtë më

erdhi një urdhër plot arrogancë për ta mbyllur. Ai Floriani ishte ulur në

bordurën e lulishtes përpara degës me një njeri, të cilit i fliste papushim.

Nuk u mjaftua me ulërimën, por erdhi në dritare duke vazhduar të më

thërriste. M’u duk sikur desh të më nxirrte inatin për një fjalë që i kisha thënë

gjatë kontrollit. Së bashku me Koçon, po kontrollonin dollapin ku edhe

“zbuloi” ato shënimet e mia. Atje i tërhoqi vëmendjen një kuti e vogël

katrore. Nuk e di pse hezitoi ta hapte, por unë, qëllimisht, për ta ofenduar,

sepse ai zelli i tij i madh ishte i padurueshëm, e mora kutinë në dorë e i

thashë: - Mos u tremb, është një telekomanduese televizori – dhe nisa ta

hapja. Koçua, i regjur në ato punë, ngriti kokën, më pa në sy e nënqeshi

paksa, kurse Floriani, gjithë zemërim, m’u përgjigj: - Nuk kam frikë, jo.

Po prisja në atë dhomë të vogël duke menduar ç’kishte ndodhur gjatë

ditës dhe çfarë do të thoshte Gimi në telefon në orën 8. Ai kishte shkuar në

Tiranë të interesohej për Fatosin. A do të më lejonin të shkoja?

“Shfaqja” me mua kishte marrë fund. Pas ndonjë ore më thanë se

mund të ikja. U nisa për në PTT. Gimi më tregoi se sapo ai dhe Zana kishin

mbërritur në apartamentin e Fatosit në Tiranë, kishte pllakosur kontrolli që

e kishte përmbysur. Kishin arrestuar vëllanë e kunatin e Todit. Nga Fatosi

asnjë lajm. I thashë: “Edhe babën e morën sot”.

238 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Të dënuar

Në vitet ‘60 kisha lexuar në Tiranë një libër, italisht, “La morte civile”.

“Vdekja qytetare” e kishte quajtur autori atë fenomen që ndodhte në vendet

socialiste me kuadro të partisë apo të shtetit, që e pësonin e dënoheshin nga

partia, përshkruhej një “vdekje” e tillë e një gruaje në Rumani. Që atëherë

më kishte bërë përshtypje shumë të thellë, gati e kisha përjetuar si një gjë

timen atë ngjarje, ndoshta edhe pse ajo kishte qenë grua. Edhe te ne kishin

ndodhur “vdekje” të tilla, por, me përjashtim të ndonjë të njohuri, i cili na

ishte dhembur, të tjerat i kishim jetuar zbehtë. Pse kishte ndodhur kështu?

Tani këtë pyetje po ia bëja shpesh vetes dhe ajo sikur përmbante edhe një

ndjenjë faji e qortimi. A ishte një- farë mirëqënieje si dhe puna e përditshme

ajo që na bënte të mos merreshim me të tjerët? Kur ishte krijuar ai Komisioni

i dëbim-internimeve ekzistencën e të cilit ne e mësuam vetëm më 1974?

Herë pas here dëgjonim rastësisht se X ose Y i internuar punonte këtu ose

atje, por shtohej se fëmijët e tij mësonin në shkolla e se jetonin pa përgjegjësira

e pa probleme. Në pamjen e jashtme kjo ishte një goditje e butë, bile e

pranueshme. Por në të vërtetë nuk paskësh qenë kështu.

Ajo “vdekje” e njeriut të gjallë ishte vërtet absurde, e shëmtuar, e pa

pranueshme. Si kthehej ashtu në një njeri të huaj, të panjohur kurrë, i afërmi

yt? Ja, më kaloi përbri në trotuarin e rrugës kryesore ai. Kush e di pse kishte

ardhur në Lezhe. Kur u afrua jo vetëm që nuk m’i hodhi sytë, por ktheu

kokën në anën tjetër. Nuk kishe kohë as të habiteshe. Deri këtu? Si në përrallat

apo tregimet fantastike ti ishe kthyer papritur në një qenie të padukshme për

ata që nuk donin apo kishin frikë të të shikonin. Të parët që nuk më dallonin

më ishin njerëzit e zyrave, intelektualët. Edhe unë fillova të mos i dalloja.

Sesi më dukeshin, si të mjerë, të përpëliteshin e vuanin kur më shikonin në

rrugë që larg. Nuk kisha pse çuditesha. A nuk kisha dëgjuar atë refrenin në

portën e hetuesisë: “Shyqyr nuk është për politikë”. Një e dënuar për vjedhje,

kreu burgun e u kthye në lagjen tonë. Me çfarë dashamirësie, përzemërsie e

takuan të gjithë fqinjët, në një kohë kur ndonjëri prej tyre Anën 3-vjeçare e

shtynte që të mos hynte në shtëpi. Në gjithë atë rrugë të gjatë për të shkuar

në magazinë ndodhte që nuk këmbeja as edhe një vështrim, e jo më

përshëndetje me njeri. Por kjo ishte më e mirë sesa kur, papritur, mbi ty

lëshoheshin disa vështrime kureshtare. Qenë të ardhur në qytet, të cilëve

shoqëruesi lezhjan nxitonte t’u tregonte se ajo gruaja atje ishte e shoqja e …

Nën terrorin komunist

239

Një ditë, meqë i kisha shumë afër vëzhguesit, se si më hipi e i pyeta:” – E, si

ju dukem, si kafshë zooparku? Nuk e prisnin. Diç pëshpëritën të turpëruar

e vijuan rrugën.

… Të rriturit, megjithëse jo aq lehtë, me logjikën e ftohtë e kalonin më

kollaj, por si i bëhej Anës që, nga natyra, ishte një fëmijë tepër e ndjeshme, e

dashur, e shoqëruar me njerëzit e sidomos me fëmijët? Kur mund ta kuptonte

Ana se brenda çerdhes, kujdestarja sillej me të si me të gjithë fëmijët, kurse

jashtë saj, si gjithë qytetarët. Me britma gëzimi Ana, në mes të rrugës apo në

dyqan i lëshohej nga pas duke e thirrur Teta…, por teta në rrugë tjetërsohej

aq më shumë kur Ana ishte me ne. Kështu i ndodhte edhe me shokët e

shoqet, kur këta ishin të shoqëruar me prindërit. Dhe të keqen Ana e gjente

te mami e gjyshja, që vraponin ta kapnin e pastaj ta mbanin fort për dore.

Zemërohej, egërsohej, fillonte të qante e na kafshonte dorën që ta lëshonim.

Edhe na shante: “gjyshja keçe mandaleçe” ose “mami keçe mandaleçe”. Na

pikëllonte, por ç’të bënim? Vetëm kur mbërrinim në shtëpi, qetësohej,

kërkonte të falur që na kishte sharë, kthehej në një fëmijë të dashur e të mire,

pa e ditur që edhe ne ishim të dënuara si ajo.

Kur Xhija, kujdestarja e çerdhes më tha:” Vajza t’asht ny pak”, unë nuk

e kuptova. Jo për punë të dialektit, por sepse atë lloj të “nymi”, pra ishte

fjala për morrat, thuajse e kisha harruar. Megjithëse u përpoqa ta gjeja

shkakun, nuk arrita. Jashtë çerdhes Ana nuk shoqërohej me asnjë fëmijë. As

që më shkonte nëpër mend se kjo nymje mund të bëhej fare kollaj tamam

atje. Duket se vazhdoja t’i idealizoja këto institucione, ku prindërit i dërgonin

fëmijët nga nevoja. Në çerdhen e vjetër, ku qe drejtoreshë Syri, ky qe një

episod, por kur Ana kaloi në çerdhen e re, te drejtoreshë Drania, u kthye në

një traumë për Anën, e na nxiu jetën edhe ne. Ndaj edhe po shkruaj për të.

Një natë më parë Zana, me porosi të kujdestares, ishte marrë mëse një

orë me pastrimin e kokës së Anës. Një gjendje tensioni, nervozizmi e

pështirosjeje na kishte pushtuar. Të nesërmen zbrita unë me Anën. Ishte ditë

e ftohtë shkurti. Nxitoja se duhej të shkoja në nagazinën e Shëngjinit. Në

hyrje të çerdhes priste drejtoresha e ngarkuar ku s’vete me autoritet e seriozitet.

Shpupuriti flokët e Anës e me një tërsëllim të madh më tha: - Nuk e pranoj,

është e papastër. I tregova si e kisha punën, por me arrogancë m’u përgjigj

se asaj nuk i duhej dhe mbylli derën. U nisa drejt stacionit dhe në autobus,

240 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

duke e shtrënguar fort Anën që qante duke përsëritur: “Nuk ka Ana mola”,

për herë të parë, mbas gjithë atyre që na kishin ndodhur, lotova. Ajo mungesë

ndjeshmërie ndaj Anës më kishte prekur thellë. Si ishte e mundur që njerëz

të tillë merreshin me fëmijët e i lëndonin në atë mënyrë?

Punëtorëve u tregova ç’më kishte ndodhur. Jupi shpejt ndezi një zjarr,

pranë të cilit ulëm Anën, që vazhdonte të lotonte e t’u thoshte: “Ana nuk ka

mola”. Ata e morën me të mirë e i përsëritnin: “Jo,jo, Ana nuk ka mola”.

Pastaj Jupi vajti i bleu një çokollatë në qytet. Në orën 12, më thanë: - Ik në

shtëpi. Edhe po të vijë Abdullai, i themi ne. Po të mos kishte bota njerëz të

tillë të mirë, si do t’i vinte halli!

Ana

Ana kaloi nga çerdhja në kopësht. … Mirëpo sa më shumë rritej, jeta

i bëhej më e trazuar e më e komplikuar. Kjo nuk kishte të bënte me

privacionet e mëdha, të vazhdueshme me të cilat po rritej. Ishte një shqetësim

më delikat, më i dhimbshëm që prekte, helmonte shpirtin, botën e pastër e

të gëzuar të fëmijës dhe e kthente atë në goditje traumatike të herëpashershme.

Babai, pastaj gjyshi dhe Mimi (Gimi) ikën e nuk po ktheheshin. Ana e vogël

nuk mund ta shpjegonte këtë. Pyeste pa pushim: - Ku janë, pse nuk vijnë? -

Në Tiranë, në punë – i përgjigjeshim; e ajo i përsëriste Tetisit: - Babi është në

Ranë, gjyshi në Ranë, Mimi në Ranë…Kur nga dritarja e kuzhinës prej nga

kundronte “botën që e rrethonte” nuk pa nja dy ditë kalin e spitalit që

kulloste zakonisht në rrethojën me kangjella, i thirri Tetit me keqardhje: -

Iku kali në Ranë.

Kur u rrit edhe ca, filloi të pyeste me shqetësim - Gjyshe, si është babi

im? Unë, pa asnjë mëdyshje, në çast e me forcë i thoja: - Shumë i mirë, për

ty është më i miri në botë. Kënaqej dhe qetësohej.

… Një ditë Ana erdhi nga kopshti e shqetësuar dhe e pezmatuar. Fytyra

e saj ishte mbushur me dëshpërim e habi. “Pse, babi Tosi, gjerman është?”

“Si mund të jetë gjerman babi Tosi, a nuk është djali im? A është gjyshja

gjermane?” Ana dëgjonte dhe përpiqej të besonte këtë e jo atë që i kish

thënë shoqja e saj më e ngushtë e kopshtit, kur ishin grindur. Shoqja e Anës,

Nën terrorin komunist

241

Gresa, na hapi vërtet punë. Sharjes “gjerman” mbas disa ditësh i shtoi edhe

një “armik”, “burg” etj.

Ana duhej të mësohej, të familjarizohej me “gjermanët” ndryshe do ta

kishte keq. Ne bënim çmos, me një lloj moskokçarjeje, buzëqeshjeje kur

ankohej, t’u tregonim vajzave se nuk na bënte përshtypje, nuk pyesnim për

ato sharje. Një rrugë tjetër që përdora, nuk pati sukses. Po i flisja Anës se

kishte gjermanë të mirë bile disa prej tyre vinin dhe në Shqipëri për punë, si

miq. Ana hapi sytë dhe u kthye nga Tetisi – Ua, çfarë thotë gjyshja, fjalë të

turpshme (?!)

Duhet të dije ç’ndodhte në kopsht për të kuptuar këto reagime. Një

ditë Ana nuk donte të shkonte më në kopsht e më tregoi arsyen. “Mua

zojush Reti më bën gjithnjë gjermane” më tha atë ditë. “Pse mua nuk më

cakton zojusha asnjëherë të recitoj vjersha?” pyeste me interesim. Ne i

përgjigjeshim se nuk recitonin vjersha të gjithë fëmijët, por Anën kjo nuk e

bindte ndaj vazhdonte të këmbëngulte: “Unë, unë pse nuk recitoj?” Ana

kishte të drejtë të mos besonte.

… Por sa të rënda e të dhimbshme qenë për Anën vizitat e ndarjet në

burgje. Në korrik 1975 takoi gjyshin në Burrel. Kishim shkuar të katra. Ana

cicëronte vazhdimisht, i recitonte e këndonte këngë gjyshit, kurse Teti e

mpirë, edhe ngase e zinte shumë makina, përgjigjej vetëm me “po” ose

“jo”. Mbaruam takimin dhe kur u përshëndetëm, për t’u ndarë, Ana qau e

thërriti me të madhe. Nuk ndahej nga Todi, e tërhiqte prej mënge dhe i

thoshte “Hajde me ne në shtëpi.”

Si i priste takimet me babin. E shikonte nga larg që i afrohej portës së

madhe të hekurt, përplaste duart gjithë gëzim duke bërtitur: - Erdhi babi.-

Kalonte pastaj në krahët e tij përmes sportelit. Po Tetisi? Ajo ulej në gjunjë

në një qoshe e as nuk fliste, as nuk lëvizte. Kishte frikë nga ushtarët dhe

policët, që silleshin aty rrotull? Pastaj babi për të ishte aq abstrakt. Ajo qe

vetëm një muajshe kur u arrestua Fatosi. Thirrjet tona, kritikat e Anës nuk e

lëviznin nga këndi që kishte zënë. Në ndarje vetëm Ana derdhte lot. Qenë

lot dhimbjeje, por çuditërisht të bukur. Nuk i rridhnin faqeve, ashtu si rrëke,

por i dilnin si sumbulla nga sytë e, meqë ajo mbante kokën ulur, binin njëri

pas tjetrit mbi tokë. Nuk fliste aty, por rrugës pyeste me atë naivitetin e

fëmijës: - Pse nuk vjen me ne babi, nuk e lenë ata xhaxhat? Më pas arriti vetë

242 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

në konkluzioin se ata nuk mund të ishin “xhaxha” për të, ndaj, pyeste: Nuk

e lenë ata oficerët?

Më 20 tetor 1976 Ana, që nuk kishte mbushur 4 vjeç, kaloi provën e

saj të parë të madhe”: Zbriti në këmbë nga Spaçi, në Rreps. Qenë 7 km.

Ana ecte e zënë për dore me gjyshen, pyeste për ngjyrën e lumit, që, për

shkak se mblidhte mbeturina, vinte si në ngjyrë okër, recitonte e pyeste me

frikë: “Do të vijë nata?” Tetisi në qafën e mamit ishte e kënaqur. “Kështu të

vijmë gjithmonë, pa makinë”, thoshte. Në Rreps pyetjet e Anës për natën u

shtuan, por, më në fund, një makinë që erdhi me trupa nga Oroshi na ngjiti

në Shpal. Aty u ulëm buzë rrugës e pritëm. Vajzat, të lodhura, zuri gjumi.

Një udhëtar hoqi xhaketën e i mbuloi. Një tjetër makinë, që zbriste nga

Fushë-Arrëzi, na mori e na shpuri në urën e Matit. Ishte bërë natë kur u

nisëm për në Lezhë. Të nesërmen në kopsht Ana nuk lëvizte nga karrigia e

nuk luante me fëmijët e tjerë: “Më dhembin shputat” i qe ankuar edukatores.

Tabanet e këmbëve na dhimbnin ne e jo më Anës. Luanin me njëra- tjetrën,

Teti kërcënonte Anën: - Do të fus në burg. – Pra Teti e ditka burgun! Kur e

pyetëm ç’do të thoshte burg, Ana na e ktheu: - Pse nuke dini ju? Ne iu

përgjigjëm se nuk e dinim, kurse ajo tundi kokën e na tha: - Aa ç’jeni ju!

Një herë qeshë ulur me Anën te vendi ku shkruhej “Ndal”, përpara

portës së madhe të burgut të Burrelit. Erdhi një kamion Zis e Ana pyeti: -

Me çfarë i bien ushqimet këtu në burgun e gjyshit? Atje te babi i çonin me

kamion. Për herë të parë Ana foli për burg të babit e të gjyshit. Po rritej, po

bëhej e madhe, siç kishte qejf të thoshte. Tani Ana nuk fliste më për “Ranë”

e “punë” për babin e gjyshin, por pyeste me insistim: - Po ç’kanë ba? Pse i

kanë futë atje? E gjyshja i përgjigjej gjithnjë, shkurt, prerë: Asgjë s’kanë bërë.

Të internumt

Megjithëse shumica e banorëve të ish-kampit të të burgosurve nuk

ishin më të internuar, fshatarët na përmblidhnin të gjithëve me një emërtim:

Të internumt. Disave nga të liruarit ky emërtim nuk u pëlqente më. Siç e

kam thënë tashmë, shumica jetonin në zyrat e komandës dhe anekset. Kampi

ndodhej pas tyre. Vetëm porta e tij e madhe e hekurt rreshtohej me dhomat

ku jetonin familjet. Mbas mbylljes së kampit, të gjitha ambjentet e tij, bashkë

me zyrat, ishin kthyer në magazina, por në 1975-ën, kur një fshesë e madhe

“pastroi” kryeqytetin, zyrat u mbushën me njerëz.

Nën terrorin komunist

243

Vargun e dhomave, ish-zyrave, ku ishin rreshtuar familjet e hapte Meli.

Ajo së bashku me motrën e saj të madhe, Hajrien, kishin qenë martuar me

inxhinierë italianë mbas çlirimit. Kishin pasur edhe nga një fëmijë. Megjithëse

nuk mbanin lidhje me burrat, të cilët ishin riatdhesuar në Itali, i kishin internuar.

Njëri nga burrat, përpara se të ikte, kishte bërë edhe burg, i dënuar me

grupin e “sabotatorëve” të Maliqit. Për të mos i lënë vetëm motrat, i kishte

ndjekur pas edhe vëllai, Zeneli, të cilin të gjithë e thërrisnin Daja, siç e thërrisnin

dy nipërit, Boxhi dhe Fredi! Kur kishin qenë të rinj ai dhe e motra e vogël

Meli, të cilën e kisha takuar në Lezhë, kishin qenë partizanë. Rridhnin nga një

familje e kamur (i ati kishte qenë ushtarak i lartë në kohën e Zogut, pronar

tokash). Një jetë e tërë me persekutime ajo e tyrja. Tregonin që në internimin

e parë, në vitet 50, diku nga Fieri, kishin fjetur ca kohë nën një urë. Në

Fishtë, në mbarim të pesëvjeçarit të pare, ua kishin hequr internimin pa të

drejtë kthimi në Tiranë apo në ndonjë qytet tjetër. Fredi, djali i motrës së

madhe, Hajries, qe dashuruar dhe martuar me një vajzë zadrimore, e bija e

një komunisti, ofiqarit të gjendjes civile të kooperaticës së bashkuar. Kjo

lidhje me të internumt nuk qe pranuar nga familjarët e vajzës. Flitej se kishte

pasur kërcënime me thika ndaj, për të shuar sherret, qe aprovuar largimi i

tyre për në Rrilë, sektor i femrës. Hajria vinte shpesh në Fishtë te i vëllai dhe

motra e fliste shumë për të mirat e avantazhet e Rrilës. Njeriu i gjorë! Kur

mësohet me pak, kënaqet lehtë.

Meli me Boxhin e kishin çezmën nën shkallët e tyre. Herë e njihnin si

privilegj, herë fatkeqësi. Veç dy dhomave, shfrytëzonin edhe ndonjë ambjent

të ish-kampit sidomos kopshtin në të cilin rrisnin perime shumë të mira dhe

pula.

Në një dhomë të madhe ngjitur me ta jetonte Xhevrija. E kishin prurë

nga Procesti i largët, fshat kufitar i Peshkopisë, me djalin e vogël 12-13

vjeçar dhe me nusen e djalit të madh, Rushen që kishte 2 vajza të vogla. Dy

djemtë e mëdhenj, Hasanin dhe Selamiun, i kishin burgosur sepse një mik,

që u kishte shkuar nga Tirana, ishte arratisur në Jugosllavi. Nga sa tregonin

Xhevrija dhe nusja, kishte qenë një ngjarje tepër tronditëse. Djemve në hetuesi

u kishin kërkuar të pranonin se kishin ndihmuar atë mikun tiranas që të

kalonte kufirin. Njëri prej tyre, më i vogli, e kishte “munduar” shumë hetuesin,

sepse nuk kishte dashur të pranonte në asnjë mënyrë. Këtë e kishte thënë

hetuesi vetë më pas. Në gjyq i kishin dënuar rëndë që të dy: me 16 dhe 14

244 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

vjet burg. Familja aty në Fishtë jetonte me një pension koprative prej 110

lekësh të Xhevrijes dhe të ardhurat e nuses, punëtore bujqësie e sektorit të

Grumbullimit.

Në dhomat pas Xhevrijes kish jetuar në një ambient më të gjerë Enver

Paçrami. E kishin hequr nga Tirana ku kishte qenë magazinier pse ishte i

vëllai i Fadil Paçramit. Në Fishtë ai dhe djemtë kishin punuar në bujqësi.

Përpara se të shkonim ne në Fishtë, e kishin dënuar me dhjetë vjet burg për

agjitacion e propogandë. Nga sa thuhej, akuzat kishin qenë se shante

marmalatën, ujin e pijshëm, shikonte në televizor Jugosllavinë. Dy nga

dëshmitarët, ish-të internuar, kishin parë shpesh televizor në shtëpinë e tij

stacionin e Malit të Zi. Edhe ndonjë i internuar tjetër nën presionin e frikës

dhe shpresës për falje, kishte pranuar të depononte për marrëzirat e tjera. E

shoqja, grua tepër e shkathët, mbas shumë përpjekjesh kishte arritur të shkonte

me të dy djemtë në Durrës te njerëzit e saj. Në atë hyrje vendosën familjen

e Fadilit dhe, pas saj, në një dhomë të vetme, Zanën me vajzat.

Mbas kuzhinës e mensës vinte dhoma e Netës. Kjo ishte një grua 30-

35 vjeçare e cila sapo fliste e kuptoje se ishte korçare.

Më habiti mënyra se si e tregoi arsyen pse e kishin internuar. Ndryshe

nga disa të tjerë, që flisnin mbyturazi, sikur përtypeshin, ajo ma tha me zë të

plotë në dialektin e Zadrimës një fjalë që nuk më thoshte asgjë se nuk e

kuptoja. Pasi e dëgjova 3 herë, një tjetër, që ishte aty, ma përktheu:

“prostitucion”. Neta jo vetëm nuk iu zemërua, por përkundrazi, e ndjeu

veten të lehtësuar që më në fund unë u sqarova. Mos kisha të bëja përsëri

me një grua tjetër që gëzohej se “shyqyr nuk ishte për politikë?”

Neta kishte qenë e martuar. Kishte një djalë 13-14 vjeçar, të cilin e

kishte lënë te i vëllai në Korçë. Puna e të shoqit qëndronte në mjegull. Ajo

vetë thoshte se kishte vdekur, ndonjë tjetër, që qe grindur me Netën, thoshte

se ai e kishte ndarë. Aty në Fishtë ishte lidhur me një shofer zadrimor, baba

i 4-5 fëmijëve, i cili kishte një grua që e lavdëronin të gjithë. Nika hynte te

Neta pa teklif, si në shtëpinë e tij. Disa nga ish-të internuarit (edhe Netës pas

pesëvjeçarit të parë ia kishin hequr masën e internimit) tregonin historira për

të....

Disa kohë më parë i vinte ndonjë telegram me të cilin e njoftonin se e

kishte babanë të sëmurë. Neta merrte leje dhe shkonte për ta parë. Kishte

Nën terrorin komunist

245

ardhur edhe një telegram që e njoftonte se i ati kishte vdekur. Por, pas ca

kohësh, i kishte ardhur një telegram i dytë që përsëri i njoftonte vdekjen e të

atit. Ata që tregonin këto histori thoshin me bindje se Netën në këto raste e

merrnin dhe e çonin nëpër biruca për të zhbiruar gratë e arrestuara.

Kur shkuam ne, Neta nuk e fshihte miqësinë me disa punonjës të

Degës, përkundrazi, përpiqej ta bënte të njohur. Kujdesej t’u siguronte biba

të mira dhe ndonjërin prej tyre e thërriste me shkurtimin përkëdhelës Golka

(ishte hetues ky). Në fund, i kishte thënë Zanës, si në kofidencë, se Hekurani

(shef i sigurimit në atë kohë) e kishte porositur në mënyrë të veçantë të

“kujdesej” për “Lirinë dhe Zanën”.

Neta punonte si bareshë në tufën e lopëve të Grumbullimit së bashku

me një vajzë tjetër. Ishte një punë e privilegjuar jo vetëm pse kishte një pagë

të mirë e të qëndrueshme, por edhe pse gëzonte disa përfitime. Tufa e

lopëve krijohej nga bagëtitë që i dorëzonin kooperativat shtetit, si detyrim

të planit të mishit. Destinacioni i saj qe vënia në majmëri për konkurrim për

tregun e Lezhës.

Kur lindnin lopët, qumështin e merrnin bareshat. Në fillim, dikush

kishte dashur t’i futej në pjesë, por ishin zënë keqas me Netën, duke larë

njëri-tjetrin me kovat e qumshtit. Që atë ditë nuk kishin folur më. Atyre me

të cilët kishte miqësi, apo që donte të lidhte, Neta u dërgonte një tas qumësh

ose kos. Ajo tregonte duke qeshur se si vepronte kur i shkonte mendja për

mish: i vinte syrin lopës më të mirë, e lëshonte në jonxhë e, kur ajo fryhej,

rrëzohej e fillonte të përpëlitej, i fuste thikën. Lopa e dëmtuar shkonte në

thertore në Lezhë si plan mishi e Neta, sipas së drejtës së dhënë, merrte falas

një copë mish e të gjitha të brendshmet. Copa të plëndësit shpërndaheshin

nëpër sektor. Edhe ky zanat i kasapit, që kishte fituar aty, ma shtonte ndjenjën

e mospranimit që më ngjallte ajo femër.

Në verë i erdhi për pushime i biri, i cili ndiqte vitin e parë të shkollës

bujqësore të Korçës. Një ditë u afrua te gardhi ynë e më thirri. Donte një

fjalor italisht-shqip që të mësonte italishten, Të gjitha pikëpyetjet dhe rezervat

që kisha ndaj së ëmës sikur më kaluan automatikisht edhe te i biri, i cili në

fakt duhej të quhej fatkeq me babanë e vdekur dhe nënën të internuar aq

larg. Kështu që pa ia hapur fare “portën” prej purtekash i thashë se gjuha

nuk mësohej me fjalorë e se nuk kisha një të tillë. Më pas e kujtova me

keqardhje gjestin tim të zhveshur nga dashamirësia, mirësjellja e dëshira për

246 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ta ndihmuar. Qe viktimë mosbesimi edhe ai. Ky mosbesim ndaj njerëzve,

instinkti i vetëmbrojtjes, mos po na shkatërronte e tjetërsonte?

Më tutje, pas portës së madhe të hekurt, që të fuste në kamp, ishte një

ndërtesë e veçantë. Aty banonte familja e Gjonit. Edhe ajo e internuar më

1975. Të dy, burrë e grua, kishin qenë punëtorë të dalluar në kombinatin e

tekstileve. Roza, grua e gjallë, e palodhur në punë, atë ditë që qe nisur për

internim kishte lënë një fotografi të sajën midis punëtorëve më të mirë të

qytetit të Tiranës, në tabelën e emulacionit të Bashkimeve Profesionale. Nga

sa flitej, kishte qenë kandidate për Heroinë e Punës Socialiste, por letrat e

njëpasnjëshme, që kishin shkuar nga Mirdita në “shtet” nuk e kishin lënë.

Përmbajtja e këtyre letrave duket se ishte: “si mund të jetonin ata në Tiranë,

në kryeqytet, kur dihej se i ati i Gjonit kishte ndihmuar diversantët!?” Disa

thonin se kishte qenë tamam diversant e jo vetëm ndihmës i tyre. Familja e

kishte versionin e saj për vrasjen e tij në një përpjekje të bandave me forcat

e ndjekjes në ato vite të para të pasçlirimit. Ndaj u erdhi mandata e internimit.

Nënën e Gjonit, bashkëshorten e “diversantit”, e kishin kursyer, por ajo nuk

mund të jetonte në Tiranë në moshë të thyer, e vetme, pa të ardhura, ndaj

kishte ndjekur të birin. Ishte grua e urtë, pa fjalë, por shumë e fortë. Bënte

punët e shtëpisë, gatuante për familjen dhe të gjithë kohën e lirë, edhe në

piskun e vapës, megjithëse vuante nga tensioni i lartë, e kalonte në kopshtin

që kishin pranë çezmës e ku ajo prodhonte zarzavate të mira e me bollëk. I

flisja për të këqijat e diellit, por nuk e la punën në kopsht veçse kur u sëmur

për disa ditë. Kështu përpiqej t’i vinte në ndihmë të birit, që kishte pesë

fëmijë. Dy të vegjëlit kishin lindur në internim. Vajzat e mëdha kishin mbaruar

me rezultate të shkëlqyera të mesmen bujqësore të Blinishtit, por asnjë lloj

pune, veç shatit, nuk ishte gjendur për ndonjërën prej tyre. E madhja, Kristina,

filloi në gjysmë ilegalitet të qepte në makinë jo vetëm për familjen dhe të

internuarit, por edhe për fshatarë përreth. Kërkohej si rrobaqepëse, sidomos

nga vajzat që bënin pajën për martesë. Këshilli e kërcënone herë pas here

me sekuestrimin e makinës, por nuk ia hoqën. Bile, kryetari i fundit, një djalë

i ri, erdhi rrotull për të qepur një palë pantallona për vete. E dyta, Angjia,

punonte në fushë në krah të sëmës, kurse e treat, Leta, vajzë e zgjuar, që

mësonte shkëlqyeshëm, u bë shoqja më e ngushtë e Anës. Mësonin në një

klasë, ishin moshatare. Në atë shtëpi kishte jetuar edhe Ylvia, e internuar nga

Tirana më 1975 me të birin, Shpëtimin, meqë e bija, teknike ndërtimi, ishte

Nën terrorin komunist

247

dënuar për agjitacion e propogandë. Edhe kur ajo qe liruar nga burgu e qe

kthyer në Tiranë, së ëmës, e aq më pak të vëllait, nuk u kishin dhënë të

drejtën të ktheheshin. Vetëm kur doli në pension, Ylvia, shkoi te e bija në

Tiranë, kurse Shpëtimi, megjithëse bëri aq shumë përpjekje, mbeti aty “qytetar

i lirë” rreth 14 vjet.

Çifti i ri, Luti me Lidën, jetonin bri nesh. Luti kishte qenë mundës, i

mirë bile. Tregonte se do të nisej në një takim ndërkombëtar, kur e kishin

internuar. E shoqja ishte nga një familje e lidhur me luftën Nacionalçlirimtare.

E keqja duket se u kishte ardhur nga një vëlla i Lutit që qe dënuar rëndë me

burgim.

Të gjithë, mbas pesëvjeçarit të parë të internimit, qenë deklaruar

“qytetarë të lirë” nga Dega, por pa të drejtën e kthimit në Tiranë, apo

vajtjen në ndonjë qytet tjetër. Nga sa tregonin, “Taras Bulba”, kur kalonte

andej, e kishte merak t’i porosiste që nuk duhej t’i gënjente mendja e të

largoheshin, sepse do t’u zihej edhe kjo shtëpi që kishin në Fishtë (!) e do të

mbeteshin rrugëve.

248 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

FATOS T. LUBONJA

Shkrimtar dhe gazetar i shquar. U dënua dhe

u ridënua në burgjet e diktaturës, ku kaloi

gati 17 vjetë të jetës. U njoh pothuaj prej të

gjithë të burgosurve politikë për qëndrimin e

tij dinjitoz gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit.

Lirohet në mars ’91 nga burgu i Burrelit me

kontingjentin e fundit të të dënuarve politikë.

Qysh prej asaj kohe është aktivizuar në jetën

publike duke ndjekur me pasion të lartë

intelektual zhvillimet e tranzicionit shqiptar.

Prej vitit 1994, së bashku me një grup

bashkëpuntorësh, boton revistën e

përtremuajshme kulturore “Përpjekja”, që është

vlerësuar si brenda ashtu dhe jashtë Shqipërisë.

Për këtë si dhe për impenjimin e tij intelektual

i janë dhënë shumë çmime ndërkombëtare. Ka

shkruar libat: “Ploja e madhe”; “Në vitin e

shtatëmbëdhjetë” dhe “Ridënimi”. Veprat e

tij janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera, ndërkohë

që është vazhdimisht I pranishëm në shtypin e

përditshëm me ese dhe artikuj të ndryshëm.

Nën terrorin komunist

249

FRAGMENT NGA LIBRI “RIDËNIMI”

Fjala “pushkatim” ishte tepër e përdorur nëpër kampe burgje dhe e

zbatuar disi emocionalisht, pasi historirat që tregoheshin më shumë aty ishin

ato të gjyqeve që kishin përfunduar me vdekje-pushkatim. Por, kur e dëgjova

në sallën e gjyqit, më tingëlloi tjetërsoj. M’u shfaq me konktretësinë e një

gjëje të hekurt e vrastare: ndjeva tmerrin e saj të më depërtonte deri në

angrra e të ma shkundullonte trupin.

Kisha dëgjuar me dhjetra historira mbi qëndrimet në gjyq të atyre për

të cilët prokurori kishte kërkuar vdekje-pushkatim. Në shumicën e rasteve

mbizotëronte ligështimi dhe shprehja e pendimit të thellë, gjë që kishte filluar

qysh me thyerjen në hetuesi. Pastaj vinin rastet e atyre që u kishin rezistuar të

gjitha torturave në hetuesi, por ishin thyer mu pasi u ishte dhënë pretenca

me vdekje. Më të pakta ishin rastet e të thyerve në hetuesi që, pasi dëgjonin

pretencën me vdekje, mohonin fajësinë. Dhe, më në fund, rastet më të rralla

ishin rastet e atyre që kishin mohuar në hetuesi dhe vazhdonin të mohonin

gjer në fund. Gjithnjë më kishin intriguar këto historira sepse qëndrimi

përpara vdekjes më dukej se ishte prova më e madhe që mund të kalojë

njeriu në jetë. Por provë e kujt, e forcës shpirtërore apo e pandjeshmërisë?-

pyesja shpesh veten pasi jo rrallë ata më të hollët e më të ndjeshmit ishin

treguar edhe më të thyeshmit...

Tani, që po jetoja realisht njërën prej këtyre provave, këto lloj

mendimesh, ashtu si fjala “pushkatim” e dëgjuar nëpër burgje, nuk kishin

asnjë jehonë në shpirtin tim. Çfarëdo që të thoshte Fadili apo Vangjeli unë

do të mund ta gjykoja vetëm pasi gjithçka të kishte mbaruar.

Të nesërmen dera e qelisë sime u hap rreth orës tetë e gjysmë- nëntë të

mëngjesit... “Më në fund!” thashë me vete. Tashmë hekurat m’i vinin sa për

formë. Kur hyra në sallën-dhomë gjeta në fund të saj kureshtarët e parë dhe

250 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

më shumë se gjysmën e tanëve. Ishin edhe Fadili me Vangjelin. Shpejt u

bëmë të gjithë.

Po prisnim në heshtje. Trupi gjykues hyri, por, për çudi, nuk kishte atë

hijerëndësinë e dhënies së një vendimi. Kryetari, pa shumë ceremoni, iu

drejtua Fadilit dhe i tha:

- Fadil Kokomani!

Fadili u ngrit dhe mbeti në pritje.

- Fjalën e fundit- shtoi kryetari.

Duket se edhe Fadili nuk e priste këtë.

- I thashë dje ato që kisha për të thënë- iu përgjigj.

- Mirë, ajo ishte mbrojtja. Trupi gjykues e gjykoi çështjen dhe tani,

përpara se të marrë vendimin, kërkon fjalën e fundit. Çfarë kërkon nga

trupi gjykues?

- Unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi morale, historike - ishin fjalët e fundit

të Fadilit.

Kryetarit kjo sikur i doli nga skema, megjithatë i tha Sadikut: - Shënoje!

- Xhafer Xhomo, - iu drejtua pastaj Xhafës.

- Kërkoj vetëm drejtësi - tha Xhafa prerë. M’u duk një fjalë e gjetur.

- Vangjel Lezho.

- Kërkoj drejtësi në masën e dënimit - tha Vangjeli duke luajtur gjer në

fund gurin e shpresës.

- Beqir Alia.

- Kam besim se trupi gjykues do të vendosë sa më drejt.

- Fatos Lubonja.

- Kërkoj drejtësi.

- Dhimitër Stefa.

- Kërkoj drejtësi.

- Muho Bala.

- Kërkoj drejtësi.

- Petrit Orieti.

- Kërkoj drejtësi.

- Robert Vullkani.

- Drejtësi - tha dhe Roberti me një zë më të mekur se të tjerët.

- Trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendimin - tha kryetari dhe doli

në krye të të pestëve.

Nën terrorin komunist

251

Na morën dhe na çuan përsëri në qeli.

Pas ndonja dy-tre orësh dera e qelisë u hap përsëri. Përsëri më vunë

hekurat dhe përsëri bëra të njëjtën rrugë që e kisha bërë aq shpesh ato nëntë

ditë.

Teksa zbrisja shkallët për tek dera e urës tunel pashë Xhafën që po e

sillnin nga poshtë. Ky takim po më ndodhte për herë të parë, sepse deri atë

ditë, kur na sillnin në sallën e gjyqit, nuk na përplasnin kurrë njëri me tjetrin

nëpër shkallë. U befasova kur e pashë me sytë anash lart në një pikë të

tavanit, kurse trupi i kalamendej sikur t’ia merrte era. Dukej se pa mbështetjen

e policit shoqërues nuk mund t’i ngjiste dot ato shkallë.

Kur hyra në sallën e gjyqit pashë se ajo ishte rrëmbushur me civilë nga

ata që kishin asistuar në seancën e djeshme. Nuk kisha asnjë lloj shqetësimi

se sa do të ma linte gjykata 20 vjetëshin e kërkuar nga prokurori. As për

Fadilin nuk kisha ndonjë shpresë. I vetmi shqetësim ishte shpresa se mos

Vangjelit i kthehej me jetë.

Më në fund kryetari dhe ata që e ndiqnin nga prapa hynë me një pamje

më solemne. U ngritëm të gjithë në këmbë.

Kryetari filloi të lexonte:

VENDIM

NË EMËR TË POPULLIT

Gjykata e Lartë e përbërë prej:

Sofokli Kongo, KRYETAR - anëtar i Gjykatës së Lartë

me anëtarë:

Met Rreli, Ndihmësgjyqtar - anëtar i Gjykatës së Lartë,

Luftulla Ceka, Ndihmësgjyqtar - anëtar i Gjykatës së Lartë,

të asistuar prej Sekretarit Sadik Memo, me pjesëmarrjen e prokurorit

Skënder Breca, më datë 10,12,14,15,16,17 e 18 maj 1979 mori në shqyrtim

në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura çështjen penale Nr.4 që u përket të

pandehurve:

1. FADIL KOKOMANI, i biri i Hysenit dhe Hatixhes, i datëlindjes

1933, lindur në Durrës, banues në Tiranë, me origjinë shoqërore qytetar i

mesëm, me gjendje shoqërore nëpunës, gazetar, me arsim të lartë, i

252 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

çkurorëzuar, ka një fëmijë, i përjashtuar nga Partia, me kombësi e shtetësi

shqiptare, i dënuar dy herë për krime kundër shtetit, vuan dënimin në repartin

e Riedukimit Nr. 303 Spaç, i arrestuar më datën 23.2.1979.

2. VANGJEL LEZHO, i biri i Dhimitrit dhe Emilisë, i datëlindjes

1932, lindur në Fier, banues në Tiranë, me origjinë shoqërore qytetar i mesëm,

me gjendje shoqërore nëpunës, gazetar, i martuar, ka një fëmijë, i përjashtuar

nga Partia, me kombësi e shtetësi shqiptare, i dënuar dy herë për krime

kundër shtetit, vuan dënimin në repartin e Riedukimit Nr.303 Spaç, i arrestuar

me datën 23.2.1979.

3. XHAFERR XHOMO, i biri i Hasanit dhe i Myzaferes, i datëlindjes

1932, lindur në Leskovik të Kolonjës, banues në Tiranë, me origjinë

shoqërore fshatar i pasur, bej, me gjendje shoqërore nëpunës, zooveteriner,

me arsim të lartë, i pamartuar, i paorganizuar, me kombësi e shtetësi shqiptare,

i dënuar një herë për krime kundër shtetit, vuan dënimin në repartin e

Riedukimit Nr.303 Spaç, arrestuar me datën 23.2.1979.

4. FATOS LUBONJA, i biri i Todit dhe i Lirisë, i datëlindjes 1951,

lindur dhe banues në Tiranë, me origjinë shoqërore nëpunës i lartë, me

gjëndje shoqërore nëpunës, me arsim të lartë, i martuar, ka dy fëmijë, i

paorganizuar, me kombësi e shtetësi shqiptare, i dënuar një herë për agjitacion

e propagandë kundër pushtetit popullor, vuan dënimin në Repartin e

Riedukimit Nr.303 Spaç, arrestuar me datën 23.2.1979.

5. BEQIR ALIA, i biri i Aliut dhe i Merjemes, i datëlindjes 1927,

lindur në Shkodër, banues në Fier, me origjinë shoqërore tregtar i mesëm,

me gjendje shoqërore nëpunës, inxhinier gjeolog, me arsim të lartë, i martuar,

me dy fëmijë, i përjashtuar nga Partia, me kombësi e shtetësi shqiptare, i

dënuar një herë për krime kundër shtetit, vuan dënimin në Repartin e

Riedukimit Nr.303 Spaç, arrestuar më datën 23.2.1979.

6. MUHO BALA, i biri i Ademit dhe i Bedries, i datëlindjes 1932,

lindur dhe banues në fshatin Golem të rrethit të Shkodrës, me origjinë

shoqërore fshatar i varfër, me gjendje shoqërore punëtor, me arsim të mesëm

të pambaruar, i çkurorëzuar, ka një fëmijë, i përjashtuar nga Partia, i dënuar

një herë për krime kundër shtetit, vuan dënimin në repartin e Riedukimit

Nr.303 Spaç, arrestuar më datën 23.2.1979.

7. DHIMITËR STEFA, i biri i Nikollës dhe Vasillos, i datëlindjes 1934,

lindur në fshatin Grazhdan të rrethit të Sarandës, banues në Fier, me origjinë

Nën terrorin komunist

253

shoqërore fshatar i varfër, me gjendje shoqërore nëpunës, inxhinier gjeolog,

me arsim të lartë, i çkurorëzuar, pa fëmijë, i paorganizuar, me kombësi

greke, me shtetësi shqiptare, i dënuar një herë për krime kundër shtetit,

arrestuar më datën 23.2.1979, vuan dënimin në Repartin e Riedukimit Nr.

303 Spaç.

8. NUREDIN SKRAPARI, i biri i Nuredinit dhe Xhevries, i datëlindjes

1943, lindur në Lushnje, banues në Qytetin Stalin, me origjinë shoqërore

fshatar i pasur, i cilësuar kulak, me gjendje shoqërore nëpunës, inxhinier

gjeolog, me arsim të lartë, i paorganizuar, me kombësi e shtetësi shqiptare,

i dënuar një herë për krime kundër shtetit, vuan dënimin në Repartin e

Riedukimit Nr.30 Spaç, arrestuar më datën 23.2.1979.

9. ROBERT VULLKANI, i biri i Sotirit dhe Meropit, i datëlindjes

1934, lindur dhe banues në Tiranë, me origjinë shoqërore punëtor, me gjendje

shoqërore nëpunës, gazetar, me arsim të lartë, i çkurorëzuar, ka një fëmijë, i

përjashtuar nga Partia, me kombësi e shtetësi shqiptare, i dënuar një herë

për krime kundër shtetit, vuan dënimin në Repartin e Riedukimit Nr. 303

Spaç, arrestuar më datën 23,2,1979.

10. PETRIT ORIETI, i biri i Fuatit dhe i Darovisë, i datëlindjes 1941,

lindur në fshatin Gusmar të Tepelenës, banues në Tiranë, me origjinë

shoqërore fshatar i varfër, me gjendje shoqërore punëtor, me arsim dy

klasë të mesme, i çkurorëzuar, nuk ka fëmijë, i paorganizuar, me kombësi e

shtetësi shqiptare, i dënuar dhjetë herë për vjedhje të pasurisë socialiste,

qytetare, sjellje të padenjë në shoqëri dhe një herë për agjitacion e propagandë

kundër shtetit, vuan dënimin në Repartin e Riedukimit Nr. 303 Spaç, i

arrestuar më datën 23.2.1979.

Në vazhdim ai filloi të numëronte akuzat dhe dënimet që kishte kërkuar

prokurori për ne si dhe ato çfarë kishim kërkuar ne në fjalën e fundit. Ishin

gjëra që qenë përsëritur aq shumë sa që fjalët më parakalonin pa lënë ndonjë

gjurmë. Megjithatë, prisja me kureshtje se çfarë ndryshimi do të kishte analiza

e gjykatës në krahasim me atë të prokurorit, sepse, sipas zakonit, ajo duhet

të ishte pak më e butë. Por kryetari vazhdoi të lexonte:

... Nga provat e shyrtuara rezultoi e vërtetuar plotësisht se të pandehurit...

duke qenë armiq të vjetër të partisë dhe të shtetit, njerëz të degjeneruar

politikisht... u grupuan në një organizatë kundërrevolucionare, që kishte për

254 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

qëllim rrëzimin e pushtetit popullor... Organizatorët, frymëzuesit dhe

drejtuesit e saj kanë qenë të pandehurit Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho.

... Të dy këta armiq të tërbuar...

Shpresa ime se Vangjeli mund të veçohej nga Fadili po venitej nga

radha në radhë. Emrat e tyre ishin gjithnjë bashkë, madje asnjëherë ndaras,

siç i kishte vendosur ndonjëherë prokurori duke veçuar Fadilin si

kryefrymëzues.

Kur mbaroi gjysma e leximit të vendimit nuk kisha më asnjë shpresë

për Vangjelin. Teksi i vendimit ishte një kopje e aktakuzës. Edhe Vangjeli

ishte i humbur. Nuk kishte çfarë të dëgjoje më. Megjithatë, kur ai mbërriti te

fjala “VENDOSI”, përsëri i thirra vëmendjes.

... Të deklarojë fajtorë të pandehurit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho

për krimin e krijimit të një oraganizate... të deklarojë fajtorë të pandehurit e

tjerë për pjesëmarrjen në një organizatë... në bazë të dispozitave përkatëse

të kodit Penal i dënon si vijon.

Fadil Kokomani... me vdekje me pushkatim...

Vangjel Lezho... me vdekje me pushkatim.

Pastaj dënimet tona që fillonin me 23 vjet për Xhafën dhe mbaronin

me 16 vjet për Robertin.

Kryetari mbështeti të dy duart në tryezë dhe hodhi shikimin nga ne. U

duk sikur diçka kishte mbetur pa thënë. Ndëjti ashtu një çast dhe pastaj iku

në krye të trupit gjykues pa folur.

Policia filloi shpejt të na merrte një nga një për të na kthyer në qelitë

tona. E nisën nga rreshti i fundit. Fadilin dhe Vangjelin do t’i linim aty, pasi,

që nga e djeshmja, ata i linin të dy për fund.

Të parin morën Petritin që ishte në rreshtin e fundit. Duke dalë nga

dera ai ktheu kokën nga Fadili dhe Vangjeli dhe u tha:

- Fadil, Vangjel, mos u mërzisni!

Kjo e folur në atë heshtje varri dhe tmerri tingëlloi si një sfidë.

Unë kisha edhe pak çaste për të qëndruar aty me Fadilin dhe Vangjelin.

Gjëja e parë që bëra ishte kërkimi me sy i të dyve. Vangjeli kishte mbetur si

i ngrirë dhe i kontraktuar i tëri, me një fytyrë të nxirë deri në tmerr. M’i kalli

sytë e zhgabërruar me një forcë dhe përqëndrim të pazakontë. Kishte në ata

sy dhe në krejt pamjen një habi të përzier me një frikë të patregueshme,

kishte edhe zhgënjimin për shpresën që i kisha dhënë se mund të mbetej

Nën terrorin komunist

255

gjallë. Pastaj e hodhi vështrimin nga Fadili. Për habinë time Fadili kishte një

fytyrë shumë të çelur, të çelur nga tensionet dhe makthet e vdekjes. U pa sy

ndër sy me Vangjelin dhe i buzëqeshi. Vangjeli nuk reagoi fare ndaj saj.

Ndërkaq policia po afrohej të më merrte. Vangjeli e ktheu përsëri vështrimin

nga unë. Ishim shumë afër njëri-tjetrit dhe krejt ballëpërballë. M’i kalli edhe

një herë sytë në ninëz të syrit. Kësaj here ngulmimi i vështrimit të tij në sytë

e mi m’u duk se donte të më transmetonte jo vetëm tmerrin dhe frikën e

vdekjes, po dhe habinë dhe dhimbjen që ndjente. M’u duk diçka më shumë.

Sikur nëpërmjet atij shikimi nxitonte të më transmetonte amanetin për vajzën

dhe për gruan, amanetin se mos i harronim në ditën e lirisë për të cilën

kishim biseduar aq shumë dhe jo vetëm kaq. M’u duk sikur nëpërmjet

portave të syve ai donte të derdhte vetë jetën e tij brenda meje.

Ktheva edhe një herë kokën nga Fadili. Fytyra e tij mbetej e kthjellët,

pa asnjë shënjë tmerri. Ai i buzëqeshi Vangjelit përsëri me dashuri.

Më ka mbetur enigmë ajo buzëqeshje dhe ajo kthjelltësi. M’u duk sikur

ajo shprehte edhe njëfarë çlirimi nga frika se mos shkonte në varr pa shokun

e tij, sikur ishte i lumtur që, së paku, nuk do ta përjetonte i vetëm tmerrin e

vdekjes. Por bashkë me egoizmin e përbindshëm njerëzor, në atë shprehje

ndjehej gjithashtu që ai e donte Vangjelin në ato çaste më tepër se kurrë,

sikur e shikonte dhe dhëmbshuri dhe dashuri si një vëlla të vogël paska të

trembur përpara golles së errët ku po drejtoheshin; sikur ndjente

përgjegjësinë për ta ndihmuar në përfundimin e rrugës që kishin nisur së

bashku dhe që tani kishte arritur në fazën e saj më të vështirë.

Dhjetë ditë pas vendimit, një të hënë në mëngjes, hapën derën dhe më

thanë të merrja ç’kisha në komodinë. Më në fund po ikja prej asaj qelie që

më kishte rrasbitur e tretur aq shumë.

Në oborrin ku kisha ardhur para pesë muajsh u gjeta së bashku me

katër të ridënuar nga “organizata” jonë: Beqirin, Dhimitrin, Nuredinin,

Robertin dhe tre nga organizata tjetër, Bardhoshin, Sarandi Lulon dhe Ernest

Krajën. Aty pranë na priste autoburgu. Nga porta e kaushit sollën edhe disa

të dënuar për herë të parë, kryesisht mosha të reja, që do të udhëtonin së

bashku me ne. Na lidhën dy nga dy për duarsh dhe na futën rrasur e plasur,

së bashku me dengjet e teshave të atyre që ishin dënuar për herë të parë, në

kafazin prej llamarine të autoburgut. Ky ishte një klub i mbyllur nga të katër

anët, me ca si ndënjëse të hekurta rretheqark dhe një kovë për të vjellë në

256 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

mes. Pak ajër dhe pak dritë mezi futej nga një si kapak i vogël, i hapur në

tavan. E dinim se udhëtimi ishte një torturë, por s’na bënte përshtypje pasi

më në fund po takoheshim me njëri-tjetrin dhe mund të flisnim e të flasim

lirisht.

Nuk kishim as kureshtjen më të vogël për të biseduar me të rinjtë apo

për të parë nëpër atë dritarezën e vogël që ishte mbi derë. Biseda kryesore

sillej rreth fatit përfundimtar të Fadilit, Vangjelit dhe Xhelalit. Roberti dhe

Sarandi kishin qenë në birucat afër me të tyret në katin e parë. Ata kishin

kaluar ato net thuajse pa gjumë dhe ishin të sigurtë se nuk kishin dëgjuar të

vinin t’i merrnin për t’i pushkatuar. Edhe atë ditë, në mëngjes, kishin dëgjuar

t’i nxirrnin lidhur me litar për në nevojtore. Akoma kishin një shpresë se

ndoshta nuk i pushkatonin. Sarandi tregonte për gjyqin e tyre, sesi Xhelalit

nuk i besohej kur iu dha me pushkatim... dhe kishte kërkuar ndonjë orë të

përgatitej për fjalën e mbrojtjes.

- Ndoshta kanë dashur t’i trembin dhe ua fal jetën Presidiumi - tha ai

një mendim që mbeti pa koment.

- Kam shpresë se Vangjelin nuk do ta pushkatojnë,- i thashë Robertit

që e kisha në krah.

- Kurse unë kam pak shpresë,- më tha ai.

- Pse?- e pyeta.

Do ta tregoj më vonë.

Kishte momente kur disa pyetje që drejtonin mbeteshin pa përgjigje,

kur biseda ngecte dhe ndjeheshim si të huajtur ndaj njëri-tjetrit. Atëherë

zbulonim, befas, që ajo ngjarje sikur na kishte shtypur e dhënë një formë

tjetër dhe çmeriteshim tek konstatonim te vetja dhe te njëri-tjetri trajtat e

reja që kishim marrë.

Pas çerek ore udhëtim e morëm vesh se po shkonim drejt veriut,

sepse autoburgu mori rrugën e Fushë-Krujës. Kishim pothuajse bindje se

do të na dërgonin në burgun e Burrelit, por, kur të rinjtë që qenë te dritarja

e vogël na thanë se kishim hyrë nën harqet e urës së Zogut, u bë e qartë se

po na rikthenin në Spaç. Kjo ishte zgjedhja më e rëndë. Biseda u spostua.

Nuk po përfitonim as të vetmen të mirë që kishte ridënimi, largimin nga

Spaçi. Do të duhej të futeshim përsëri në minierë për vite e vite të pambarimta.

Mali i minierës filloi të na minëzohej kërcënueshëm.

Nën terrorin komunist

257

Kur arritëm përpara portës së hekurt të Spaçit, autoburgu ndaloi pa e

shuar motorin. Ndërkohë që hapej dera Bardhoshi nxorri jashtë shqetësimin

që na kishte kapluar të gjithëve:

- Për kokë të mëmës këtu na kanë sjellë për të na bërë gropën. Ma ka

thënë hetuesi që asnjëri nga ne nuk do të shpëtojë gjallë.

Autoburgu u fut brenda kampit në zonën e ndaluar, ku bëhej kontrolli

i “mishit”. Dolën një nga një të kërbunjur dhe filluan të çmëpiheshim në

pritje të kontrollit.

Pas pak na u afrua roja i brendshëm që, për koincidencë, ishte po ai,

Pjetër Leka, që më kishte përcjellë para pesë muajsh pasi më kishte bërë

kontrollin. U avit për nga ne dhe, me atë dhëmbin e tij të hirtë prej metali,

filloi të na pyeste se sa vjet ishim ridënuar.

Poshtë dëgjohej zhurma e të burgosurve, të cilët sigurisht tashmë e

kishin marrë vesh ardhjen tonë dhe ishin grumbulluar tek fusha në pritje që

të zbrisnim e të na takonin. Disa koka më guximtare dhe më të paduruara

u futën tek dera e vogël për të na parë dhe përshëndetur.

Mirëpo diçka nuk po shkonte. Ndonëse kontrolli kishte mbaruar dhe

të rinjtë tashmë kishin zbritur, vazhdonin të na mbanin aty. Kaluam kështu

ndonjë gjysmë ore në pritje kur, papritur, na urdhëruan të hipnim përsëri në

autoburg. Këtë e pritëm me gëzim se na u ringjall shpresa se ndoshta prej

aty na çonin pë burgun e Burrelit. Megjithatë nuk ishte e lehtë që, pas asaj

lodhjeje, të udhëtoje përsëri. Sapo hyra në kabinën e llamarintë më tmerroi

era e kovës së të vjellave. E ndjeva se nuk do të shpëtoja dot nga kjo torturë

në rrugën e kthimit. Megjithatë, teksa u nisëm, mbizotëroi ndjenja e lehtësimit,

mendimi se Spaçi nuk na kishte pranuar ngase mund të ishin ankuar

dëshmitarët të cilët ishin kthyer aty para nesh.

Autoburgu filloi të ecte më me shpejtësi nga sa erdhi dhe kjo e bënte

edhe më të rëndë marramendjen nëpër kthesat e rrugës.

Edhe një herë e humbëm shpresëm e burgut të Burrelit kur, pasi kaluam

urën e Zogut, vazhduam drejt për në jug. Kishte mbetur Tirana dhe Ballshi.

Kjo do të përcaktohej 50 km më tej, në Fushë-Krujë.

Kur mbërritëm atje, unë gjendesha me kokë në kovën e të vjellave.

Kisha një copë rrugë që s’bëja punë tjetër veçse shtrëngohesha të nxirrja

gjithë ç’kisha brenda dhe, meqë stomaku ishte bosh, tortura bëhej edhe më

e rëndë. Megjithatë kthesa që morëm për Tiranë sikur më bëri esëll. Çfarë

258 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

po ndodhte? Përse përsëri në Tiranë? Një ankth i ri na pushtoi të gjithëve.

Mos vallë kishim ndërruar mendje?

Përsëri u hapën të njëjtat dyer, ngjita të njëjtat shkallë, që kisha ngjitur

kur më kishin sjellë para pesë muajsh dhe u gjeta përsëri në birucën time.

Ajo ishte ashtu siç e kisha lënë; katër batanijet në qoshen e djathtë dhe

pagurja e urinës gjysmë e mbushur. Udhëtimi deri në Spaç m’u duk sikur

kishte qenë ëndërr.

Pasi mbarova edhe shërbimet e darkës në ËC, sapo u ktheva në qeli,

rashë menjëherë të flija. Ndjehesha aq i lodhur nga troshitja me autoburg sa

atë natë më zuri gjumi si asnjëherë tjetër.

Të nesërmen, ditë e martë, prisja me ankth se çfarë do të ndodhte.

Hamendjet lindnin njëra pas tjetrës dhe derdheshin e humbisnin në një

humbellë të zezë. Kjo u bë edhe më e errët kur askush nuk na thirri atë ditë.

Edhe e mërkura kaloi po ashtu.

Të enjten paradite diçka ndjeva se po lëvizte andej nga hetuesia e vjetër.

U rrasa me sy e veshë te dera dhe, pas ndonjë ore pritjeje, dëgjova të më

vinte nga korridori një zë pak si i ngjirur burri që m’u bë si një i njohur.

- Do të të jap listën që të m’i sjellësh me radhë.

“Kjo duhet të ketë të bëjë me ne. Vetëm ne jemi shumë këtu”- thashë

me vete.

Pas disa minutash dëgjova të afrohej, që nga korridori tjetër zhurma

karakteristike e tërheqjes së zhargave, kombinuar me hapat e gardianit

shoqërues. Hapa shpejt rrezen time. Pashë të parakalonte përpara një xhaketë

kafe dhe një kaki. U futëm për në hetuesinë e vjetër.

Po prisja. S’kaluan dy-tre minuta dhe çifti i hapave u kthye për nga

kishte ardhur. Po të sillnin një tjetër do sigurohesha thuajse plotësisht se kjo

kishte të bënte me ne. Dhe vërtet, pas disa minutash përsëri u dëgjua e njëjta

zhurmë. Përsëri më parakaloi një xhaketë komande kafe e shpëlarë, që m’u

bë si e Beqirit.

Edhe ky mbaroi punë shumë shpejt dhe u kthye.

Kjo shpejtësi ma rriti ankthin. Kaq shpejt mund të jepej vetëm ndonjë

akuzë e re.

Nën terrorin komunist

259

Nuk di a isha i pesti apo i gjashti kur u hap dera ime dhe m’u shfaq Ali

Balla me hekurat gjermane në dorë. U ktheva me duart prapa shpine. E

ndjeva se isha i zbehtë në fytyrë. Ai më futi hekurat e m’i shtrëngoi pa thënë

asnjë fjalë.

Kapërcyem korridorin e qelive, u futëm në atë të hetuesisë së vjetër

dhe aty ai më ktheu djathtas në një nga dhomat e para. Vetë qëndroi jashtë,

në pritje.

U ndodha përballë një fytyre që e njoha menjëherë. Ishte nëndrejtori i

Sigurimit të Shtetit, Kapllan Sako. Nuk mund ta harroja ditën e parë të

arrestimit tim të parë dhe fjalët e tij të para: “Të kemi marrë të të pyesim se

cilat janë pikëpamjet e tua politike”.

Qysh prej atëhere nuk e kisha parë më.

Kapllani po më priste në këmbë. Vura re se pak kishte ndryshuar. Po

ai, i hollë, i mprehtë, gjysmë i thinjur, tipik njeri i Sigurimit që nga veshja deri

tek krehja e flokëve. Një person tjetër me fytyrë shumë të zezë, që nuk e

njihja, ishte ulur prapa tryezës së punës. Në qoshen e kësaj tryeze, afër meje,

më zuri syri një fletë të bardhë formati.

- Ti je Fatosi? - më foli Kapllani.

- Po - iu përgjigja.

- A më njeh mua?

-Po.

- Ku jemi parë? - shtoi ai, mosbesues në e mbaja mend.

- Në korrik të ‘74-ës - iu përgjigja.

I erdhi mirë që e mbaja mend.

- Pse mbajte këtë qëndrim në gjyq? - më tha. - Nuk e prisnim këtë prej

teje.

- Nuk kam bërë gjë - i thashë.- Nuk mund të pranoja gjëra që s’i kam

bërë.

Nuk kisha ndërmend aspak të përleshesha me të, sepse mendimi i

vetëm që kisha në kokë ishte se këta tani po përgatisin një dënim tjetër, nga

i cili duhet të ruhesha shumë.

- Domethënë gjykata jonë popullore të paska dënuar kot ty?- e ngriti

zërin ai.

260 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

“Ky duket sikur e beson edhe vetë atë që ka kurdisur”- thashë me vete

i çmeritur sesi e përmendi ai fjalën “gjykata popullore”, sikur të ishte diçka

e shenjtë, gati vetë populli.

- Aty janë dosjet. Le t’i hapim përsëri- iu përgjigja me një dukje

vendosmërie.

Ai heshti një çast, nuk deshi ta zgjaste këtë muhabet dhe si

kundërpërgjigje më tha:

- Po të thuash, “Do ta kem Fadil Kokomanin shokun tim më të

ngushtë”, di ti?

E ndjeva që kjo fjalë më kishte hapur punë.

- E kam thënë në kuptimin moral- iu përgjigja.- sepse mbajti një

qëndrim si burrat.

Ai sikur u mrrudh nga kjo përgjigje.

- Çfarë burri, more, çfarë burri?- foli duke shtrembëruar fytyrën dhe

në atë çast iu afrua asaj fletës së bardhë në cepin e tryezës dhe e tërhoqi me

vrull:

- Ja, ja ku e ke shokun tënd më të ngushtë.

Nuk di sa ma orientoi gishti i Kapllanit vështrimin për andej e sa u

orientova vetë. Nën atë fletë të bardhë kishte pasur disa fotografi të bëra

natën, me blic, të gjitha së bashku sa formati i fletës që i kishte mbuluar. U

tërhoqa fillimisht nga njëra prej tyre ku pashë sytë e Fadilit, Vangjelit dhe

Xhelalit që po më shihnin me një vështrim më shumë si të hutuar e të çmeritur

sesa të frikësuar. Ishin ulur në një ledh me duart të pranguara prapa dhe të

përshkuar të tre së bashku me një litar. Ishin fotografuar disa çaste para

pushkatimit.

Kapllani vazhdonte të bërtiste me histeri: “Këtu e ke vendin”! “Këtu e

ke vendin, po erdhe edhe një herë te kjo derë”!- dhe drejtoi gishtin për tek

njëra nga fotografitë. M’u shfaq një fytyrë e buhavitur, e zaptuar nga një

pllaskë gjaku që hapej nga lulja e ballit dhe mbulonte sytë, një pjesë të hundës,

të faqeve e pastaj zgjatej me tre-katër currila gjer poshtë në gushë. Mezi

njoha se ishte fytyra e Fadilit. Nuk di çfarë drithërime e çuditshme më

përshkoi. Ajo pamje m’u duk një gjë e frikshme, gati-gati e huaj. Diçka të

ngjashme kisha ndjerë në fëmijëri kur shihja fotot e diversantëve të vrarë të

ekspozuara në stendat e Ekspozitës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nën terrorin komunist

261

Kapllani vazhdonte të ulërinte se edhe unë do të meritoja plumbin

ballit, edhe mua do ma shkërdhenin kokën po të vija prapë në atë derë.

Aq i hutuar dhe aq nën trysni ndjehesha sa nuk pata mundësi të

përqëndrohesha mbi pamjen e Vangjelit dhe të Xhelalit të vrarë. Syri më

rrëshkiti vetëm tek fotografia tjetër e madhe poshtë, ku ishin të tre trupat të

shtrirë ngjitur njëri me tjetrin, të vdekur dhe çuditërisht m’u fiksua ajo xhaketa

gri e Pirros që e kishte Fadili në trup gjatë gjithë gjyqit.

Nuk e di se si e ngrita kokën pa thënë dot asnjë fjalë.

- Ti të thuash “Do ta kem shokun më të ngushtë Fadil Kokomanin”!

- shfryu edhe njëherë Kapllani.

- Po çfarë të them? - iu përgjigja.

- Të rrojë Partia, të thuash, të rrojë Partia. Roje merre! - iu drejtua

Aliut.

Ika në heshtje. Më futën përsëri në qeli dhe aty, krejt i dërrmuar, fillova

të vërtitesha parreshtur.

Pllaska e gjakut mbi fytyrën e Fadilit s’më ndahej nga mendja; bashkë

me të edhe ajo ndjenjë që pata kur i pashë të vdekur. Përse isha tëhuajtur aq

shumë? Përse më kishte kapluar ndjenja fëminore e frikës ndaj të vdekurit?

Pastaj më shfaqej Kapllani. Si ishte e mundur t’i dukej normale që, fill pas

vrasjes së miqve dhe ridënimin tim, të kërkonte të them “Të rrojë partia”?

A luante teatër vallë, apo i ndjente vërtet ato që thoshte? Pastaj më shfaqeshin

sytë e Xhelalit, Fadilit dhe Vangjelit, ai vështrim i tyre, më shumë i hutuar e

i çmeritur sesa i tmerruar. Nuk donin ta besonin atë që po ndodhte. Dhe

prapë fytyra e Fadilit të vdekur. Përpiqesha të çlirohesha nga mbresa e parë

që më kishte ngjallur ajo pamje dhe të përjetoja ndjenjën e keqardhjes, por

nuk arrija. Një marramendje që s’po mundja ta frenoja filloi të m’i

pështjellonte skenat që kisha përjetuar ato muaj, pa më lënë më të ndalesha

në njërën prej tyre.

Rashë të flija me shpresën se, kur të zgjohesha, do t’i shihja më kthjellët

të gjitha ato që kishin ngjarë... dhe në ëndërr i pashë të tre gjallë, mbështjellë

me kapotat e murme të burgut, duke ecejakur me të shpejtë, për të ngrohur

këmbët, tek sheshi përpara berberhanës së Spaçit.

262 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

PETRO MARKO

Lindi në Dhërmi më 1913. Filloi të shkruante

në moshë fare të re. Më 1936 filloi botimin e

revistës “ABC”, që u mbyll pas pak kohësh nga

autoritetet zogiste. Niset vullnetar në Luftën e

Spanjës ku u inkuadrua në brigadat

internacionale. Gjatë kësaj periudhe, në Madrid,

punoi, gjithashtu, për nxjerrjen e revistës

“Vullnetari i lirisë”. Më 1940 u kthye në atdhe,

por më 1941, gjatë pushtimit fashist, e arrestojnë

dhe e internojnë në ishullin Ustika të Italisë.

Rikthehet përsëri në Shqipëri më 1944 dhe në

muajt e fundit të luftës mori pjesë në formacionet

partizane. Mbas luftës punoi si kryeredaktor në

gazetën “Bashkimi”. Më 1947, arrestohet dhe

burgoset. U lirua mbas dënimit të Koçi Xoxes,

por persekutimi e ndjek përsëri. Për tetë vjet iu

ndalua e drejta e botimit. Edhe kur kjo e drejtë

iu rikthye, “syri vigjilent” i censurës do të ishte

tejet i vëmëndshëm ndaj veprës së tij letrare. Si

një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë

shqipe, vepra e tij është e mirënjohur. Vdiq në

Tiranë më 1991.

Nën terrorin komunist

263

KRIM KUNDËR KULTURËS UNIVERSALE

Jam i varur nga duart, lidhur me zinxhirë të rëndë që më rëndojnë mbi

supe dhe qëndroj në majë të gishtërinjve të këmbës. Një torturë e panjohur

për trupin tim as në burgun e regjimit të Mbretit Zog, as në atë të okupatorit

fashist. Kjo ishte një torturë që më bëhej në pranverën e 47-s në Shqipërinë

time, për çlirimin e së cilës kisha kushtuar tërë ëndërrat e rinisë sime. Në

haluçinacionet e mia gjatë torturës, për çudi shkruaja një roman që titullohej

“Universi im”.

Zakonisht dera e birucës hapej dhe hetuesit kërkonin me këmbëngulje

të njëjtën gjë: të pranoja dhe të firmosja “veprimet” e mia dhe të shokëve,

të paqena. Ata përsërisnin: Ky është interesi i Partisë!

Në një ditë të tillë u hap dera dhe rojet shtynë brutalisht në birucënn

time një plak si Ghandi. Ai nuk ishte leckë, ai ishte njeri. Ngriti kryet ashtu

siç ishte përdhe i shtrirë, më pa dhe shqiptoi:

- Petro Marko këtu? Unë shpresoja te ju. Kam dashur t’ju drejtohem

me një letër, që të sqaroni lart pozitën time. Jam i pafajshëm.

E pyeta:

- Kush jeni ju?

Ai e fliste shqipen me theks të huaj.

- Jam profesor Zuberi…

Si e njoha profesor Zuberin, gjeologun me famë botërore.

Një ekip i përbërë nga Nako Spiro, gjeologu ynë i shquar Andrea

Xega, unë gazetari dhe i madhi Zuber, që asokohe ishte këshilltar për

gjeologjinë pranë qeverisë, shkuam në Shkodër për të kërkuar në Kopklik,

nëse kishte burime uji të pijshëm. Andrea Xega më foli gjatë dhe me shumë

respekt për personalitetin e madh e me famë botërore të gjeologjisë, Zuberin.

Lenini, me sa më kujtohet sot, tha Andrea, e mori Zuberin në Baku

për studimin e vendburimeve të naftës. Në birucën e përbashkët vetë Zuberi

më tregoi sesi në Baku i kishin ngritur një bust në shenjë mirënjohjeje.

264 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Gjithmonë e them, me aq sa më kujtohet sot, e angazhoi këtë gjeolog me

aftësi të jashtëzakonshme Shoqata e Madhe e Naftës Anglo-Persiane, për të

studiuar në Lindjen e Mesme vendburimet e naftës. Ai punoi, zbuloi në

zonat naftëmbajtëse më të pasura në botë. Bëri hartën gjeologjike. Këto m’i

tregonte ai vetë në ditët e netët e rënda të birucës, ku flisnim me një fije zëri.

Ai herë pas herë murmuriste me vete diçka, i shtrirë në çimento, gati i

zhveshur. Më thoshte:

- Jam duke dhënë leksion në auditor.

Anglo-Persiania, pasi përfundoi Zuberi hartën për Lindjen e Mesme,

e dërgoi në Shqipëri, në kohën e Zogut. Zuberi studioi terrenin shqiptar

pëllëmbë për pëllëmbë dhe bëri hartën e parë gjeologjike të Shqipërisë.

Zbuloi ekzistencën e naftës në nëntokën e Kuçovës dhe të Patosit. Nën

mbikëqyrjen e tij puset e parë dhanë naftë. Pasi nafta e Kuçovës përmbante

në një përqindje të madhe squfur, siç më tregonte vetë Zuberi, anglo-persianët

ia shitën Musolinit. Zuberi krijoi Muzeun e parë gjeologjik në Kuçovë.

Habitesha me kulturën e gjërë të këtij njeriu të madh, katandisur sa një grusht.

Ja dita e tij në birucë: Orë të tëra ai fliste pa mbarim për probleme të

specialitetit të tij. Orë të tëra ai i lutej Zotit si katolik polak që ishte. Ai lutej

në polonisht. “më vjen keq, më tha një ditë, që nuk arrita të mbaroja një

studim, që do të më vërtetonte nëse puset vajgurore të Transilvanisë rumune

kanë lidhje me puset e Kuçovës”.

Burgu natën gjëmonte nga klithmat therëse të atyre që torturoheshin.

Thonë se aso kohe banorët e asaj zone braktisën shtëpitë.

Zuberi mendonte. Ai më tha: “Këto krime që kanë përfshirë njerëzit e

kulturës e të shkencës, njerëz të pafajshëm (ishte fjala për Andrea Xegën,

Mirash Ivanajn, Dhimitër Paskon, Dhimitër Dhespotin, Dr. Irfan Pustinën,

Arshi Pipën, Dr. Kadri Kërçikun e shumë e shumë të tjerë, një listë e gjatë e

inteligjencës shqiptare) mendoj, kanë një qëllim: të mbetet në pushtet

injoranca. Unë mendoj edhe më larg. Unë besoj se një nga udhëheqësit

është agjent që vepron kundër Shqipërisë”!

Një tjetër ditë nga të panumërtat, të gjatat ditë të birucës, Zuberi pasi

u kthye nga hetuesia në një gjendje sa nuk e mbanin këmbët, më tha: “Më

torturojnë, duan me çdo kusht të pranoj se jam agjent. Duan medoemos të

them qëllimin tim, se pse nuk kam shënuar në hartën gjeologjike të Shqipërisë

Nën terrorin komunist

265

vendburimet e floririt. Unë them: ka pak flori, por duhen njëzet herë më

shumë vlera në ar për të nxjerrë atë sasi minimale që ekziston nën tokë. Për

cilin shtet, zoti gazetar me pranga, mund ta kem ruajtur unë atë sasi qesharake

floriri”?!

Ishte tepër e dhimbshme të shikoje atë burrë të moshuar, katandisur

në skelet. I binte gjoksit të tij të thatë me pëllëmbë dhe thoshte: - Dua të

jetoj, dua të kthehem në Poloninë time…!

Edhe pse vuaja në tortura, ndjeja një përgjegjësi morale si shqiptar, për

këtë shtetas polak me vlera kulturore universale, që trajtohej barbarisht.

Akoma sot e kam tronditjen që pata për fundin e tij tragjik. Profesori i

shtrirë në çimenton e ftohtë, murmuriste, ose lutej e jepte leksion… Hapet

dera dhe hyn një roje trupmadh. Pyet:

- Ç’është ky, ç’është kjo paçavure?

I them:

- Është gjeolog.

- Ç’është gjeologu?

U përgjigj vetë Zuberi, thuajse pa zë.

- Është njeriu që merret me zbulimin e pasurive të nëntokës.

Roja qeshi me të madhe, iu afrua, i këputi një shkelm në qafë me

këpucën e rëndë ushtarake dhe po duke u zgërdhirë i tha:

- Shko nën tokë dhe na gjej ca pasuri

I mbylla sytë. Dera u përplas dhe u mbyll përsëri me lloz. Nuk guxoja

të hapja sytë. I varur siç isha, lidhur me zinxhira, nuk bëja dot asnjë lëvizje në

ndihmë të profesorit. Kur hapa sytë pashë se ai qëndronte i palëvizur me

duar dhe këmbë të ndera dhe një curril i hollë gjaku i rridhte nga buzët.

Zuberi i madh kishte dhënë shpirt.

M’u kujtua vjersha “diamant” e Antonio Maçados kushtuar poetit të

madh spanjoll Federiko Garsia Lorka, të cilin e vranë fashistët. Titulli i vjershës

është “Krim në Granadë”. Lotët më rrodhën mbi fytyrën e tharë. Mendova

t’i kushtoja Zyberit një vjershë me titull: “Krim në Tiranën e tiranëve”. Një

vjershë që s’e shkrova kurrë, një vjershë që s’do të botohej kurrë. Një vjershë

që mbeti e shkruar në shpirtin tim.

Pas shumë vitesh, nga studentët tanë që ktheheshin nga Polonia mora

vesh se qeveria polake ishte interesuar për fundin e Zuberit. Nuk e di se

266 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ç’përgjigje ka marrë. Studentët më thanë se në Bratislavë fakulteti mban

emrin e birit të shquar të Polonisë Zuber.

NE “AGJENTËT”

Në kujtim të Hasan Reçit

Jetova 22 qershorin dhe m’u duk sikur në krahun tim kisha Hasan

Reçin dhe qindra shokë të tjerë që s’kanë as varr, sepse diktatura e Enver

Hoxhës i eliminoi njërin pas tjetrit në mënyrën më kriminale, duke i damkosur

me epitetin më poshtërues “agjentë”. Entuziazmi i masave që nga Rinasi e

gjer në sheshin “Skënderbej”, ku simbolikisht u ngrit edhe tribuna, përpara

monumentit të Heroit tonë legjendar Skënderbeut, për Sekretarin e Shtetit

Amerikan Xhejms Bejker, më kujtoi entuziazmin e kryeqytetasve ditën e 28

nëntorit 1944, ditën e çlirimit, kur partizanët fitimtarë sollën lirinë dhe

demokracinë,për të cilën kishin luftuar. I emocionuar edhe me lot në sy, m’u

shfaqën të ringjallur, “agjentët” në ballë të manifestimit, viktimat e viteve të

para pas çlirimit. Persekutime të pashembullta vuajtën familjet, fëmijët dhe

deri nipërit e tyre për katër dekada me luftën çnjerëzore të klasave.Unë flas

sot vetëm me ty, i dashur vëlla Hasan. Duke parë ata qindra mijëra manifestues,

ty të vendosja në imagjinatë në ballë të tyre, hero i demokracisë.

Cili është Hasan Reçi? Është luftëtari i radhëve të para midis plejadës

së shquar antifashiste: e njoha në vitet 30 me Mustafa Gjinishin, Demir

Godellin, Bedri Pejanin, Bedri Spahiun, Muharrem Pirdenin, Zef Malën,

Vasil Shanton, Tajar Zavalanin, Riza Cerovën, Asim Vokshin, Hamit Shijakun,

Sinan Gjonin, Uan Filipin, e shumë të tjerë që diktatura në përgjithësi i eliminoi,

por ideali i tyre shpërthen sot me demokracinë. Hasan Reçi u dënua me

vdekje në vitin 1935 në lëvizjen e Fierit. Nga Parisi, Seksioni Ballkanik i

Kominternit, në grupin shqiptar të të cilit bënin pjesë Llazar Fundo, Halim

Xhelo, Koço Tashko, Omer Nishani etj., me anën e shtypit trumbetuan në

Evropë dënimet e rënda që dha regjimi për lëvizjen e Fierit. U detyrua ajka

e kulturës evropiane si Anri Barbys, Romen Roland etj., të ndërhyjnë për të

shpëtuar nga pushkatimi dhjetra pjesëtarë të kryengritjes. Regjimi e ndjeu

këtë presion, u fali jetën të dënuarve me vdekje, duke u shndërruar dënimin

me burgim të përjetshëm, përveç 11 xhandarëve që u pushkatuan dhe për

Nën terrorin komunist

267

të cilët Halim Xhelo revolucionar i kushtoi një vjershë, botuar në “Liria

Kombëtare”, në Gjenevë, organ i Konaresë.

Kominterni botoi një kartë-postale për Riza Cerovën, i cili u arratis

dhe u vra nga ndjekësit. Gjithashtu një e tillë (kartëpostale), u vu në qarkullim

nga Kominterni me portretin e Hasan Reçit. Në Spanjë vullnetarët shqiptarë

në revistën e tyre “Vullnetari i lirisë”, botuan një fotografi të baterisë që

komandonte Hulusi Spahiu dhe që e emëroi “Bateria Hasan Reçi”.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, gjithë revolucionarët

shtrënguan radhët për të krijuar rezistencën. Ishin hedhur hapat për krijimin

e Çetës së Pezës. Në kohën kur në Mal të Zi plasi kryengritja kundër

okupacionit fashist italian, aeroplanët luftarakë ngarkoheshin me bomba në

depot e fushës së aviacionit tonë. Hasan Reçi, si një nga udhëheqësit e

rezistencës, bashkë me të riun revolucionar Hamit Shijaku, menduan të

zbulonin depot e obuseve për t’i asgjësuar, në ndihmë të popullit malazez

në kryengritje. Aksioni u zbulua dhe ata u arrestuan. Isha në burgun e Tiranës,

kur sollën të lidhur Hasanin dhe Hamitin. U bë një gjyq i shpejtë. Të dy u

dënuan me vdekje. Për Hasanin ky ishte dënimi i dytë me vdekje. Si figurë

shumë e njohur, personalitet i rezistencës, nuk u ekzekutua, për të mos

revoltuar masat, por dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm. Ishim të

lidhur me pranga këmbë e duar në vaporin që na shpinte drejt ishujve dhe

burgjeve të Italisë. Në Bari Hasanin ata e ndanë nga ne dhe e çuan në

segregacion në burgun “Santo Stefano”, burg nga i cili askush nuk kthehej i

gjallë.

Hamit Shijaku u var. Hamit Shijakun shteti diktatorial e bëri dëshmor

por kurrë “Hero të Popullit” siç e meritonte. Unë mendoj se arsyeja është te

Hasan Reçi, me të cilin kreu aksionin: Hasan Reçi për diktaturën u cilësua

“agjent”.

Kur Italia e Jugut u çlirua nga armata e 8-të aleate e Mesdheut, u

çliruan dhe gjithë të burgosurit politikë, italianë dhe me kombësi të huaj.

Aleatët i grumbulluan në një kamp afër Barit të gjithë shqiptarët e çliruar.

Komanda aleate mësoi se midis të çliruarve ishte dhe luftëtari i dëgjuar

Hasan Reçi. Ai fliste mirë anglisht sepse kishte kryer shkollën teknike amerikane

të Tiranës. Hasani mori kontakt me komandën e lartë aleate anglo-amerikane,

me qëllim që ajo të ndihmonte Luftën Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar.

Marrëveshja u bë dhe Hasani me një përfaqësues amerikan dhe një anglez u

268 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

nisën me nëndetëse për Shqipëri. Ata dolën në Karaburun. (Këto pas çlirimit,

kur u takuam, m’i tregonte vetë Hasani). Ranë në kontakt me partizanët e

parë. Zhgënjimi i tij i parë: Komandant ishte një ish-toger i Mbretërisë, i cili

në lëvizjen e Fierit kishte torturuar kryengritësit. Më së fundi grupi arriti

shtabin në Odriçan. Nga koalicioni antifashist anglo-ruso-amerikan në shtab

ishte vetëm i dërguari sovjetik, majori Ivanov. Hasani paraqiti të dërguarit e

Shtabit të Mesdheut, komunikuan me qendrën me anë të radiotransmetuesve,

duke informuar se Shtabi i Luftës Nacionalçlirimtare po priste me gëzim

misionet anglo-amerikane, të cilat nuk vonuan- siç e dimë- të vijnë. Për

popullin shqiptar, i cili dha gjithçka për luftën çlirimtare dhe për një pushtet

demokratik me koalicionin anglo-ruso-amerikan qe garancia e fitores.

Misioni ushtarak shqiptar u vendos në Bari të Italisë. Filluan ndihmat

aleate në armë dhe veshmbathje. Të plagosurit partizanë mjekoheshin në

Bari. Midis tyre edhe Heroi i Popullit Zylyftar Veleshnja, partizania Liri

Belishova etj.

Hasan Reçi u inkuadrua në brigadat partizane, nuk më kujtohet në

cilën. Shtabi i Luftës Nacionalçlirimtare dërgoi Bedri Spahiun, Ramadan

Çitakun dhe Frederik Nosin në Kazerta të Italisë, pranë Shtabit të Mesdheut.

Në marrëveshjet që u arritën ishte dhe riatdhesimi i të gjithë shqiptarëve,

dorëzimi i gjithë bashkëpunëtorëve me okupatorin.

Kur u ktheva nga Italia në tetorin e 44-ës me 200 vullnetarë, midis të

cilëve edhe piktori i talentuar, patrioti dhe miku im i dashur Nexhmedin

Zajmi, në Tiranë u takova shumë i përmalluar me Hasanin, i cili më vinte

shpesh në zyrat e gazetës “Bashkimi”, ku unë isha kryeredaktor. Ai, “gjiganti”,

siç e quanim ne, shokët, u caktua me një përgjegjësi qesharake: përgjegjës i

konvikteve pranë Ministrisë së Arsimit. Me mua fliste lirisht me një revoltë

që rritej nga dita në ditë: “Më thuaj çfarë po ndodh kështu, kush është ky

Enver Hoxhë, kush e ngriti, kush e mban dhe për ç’qëllime?! Ç’është ky Tito

për Shqipërinë, që hyn në jetën tonë pas luftës së popullit njëlloj si Musolini?!

Portreti i tij dhe i Enverit në çdo zyrë! Kam përshtypje se në udhëheqje ka

tradhti. Kjo nuk është “qeveri demokratike”, por sistem terrorist skllav,

totalitar. Ti kupton gjë? Unë jam i revoltuar. Më vjen keq se vijnë te unë

qindra fshatarë të Tiranës dhe më thonë: “Hasan, na ndihmo. Kemi ardhur

me torba bosh. Ty të besojmë”. Ç’t’u them?

Nën terrorin komunist

269

Edhe unë diçka po kuptoja se shumë luftëtarë, komunistë e demokratë,

ata që populli i deshi se kishin dhënë prova, ata pikërisht po skartoheshin

një e nga një, po goditeshin e po ekzekutoheshin, kjo duke filluar që me

themelimin e Partisë me “krahët” dhe urdhërat “sllave” të Titos nëpërmjet

Popoviçit dhe Dushan Mugoshës, miq dhe mbështetës të Enver Hoxhës.

Na hëngri sinqeriteti: ne vetëm dyshonim, po kurrë nuk arrinim të besonim

se vërtet në udhëheqje ekzistonte “një njeri”, i cili po tradhtonte luftën dhe

besimin e popullit, duke arritur të copëtojë Shqipërinë për interesa personale,

për pushtet vetjak pa mëdyshje. Ndarja e egër me aleatët perëndimorë qe

krim historik.

E tërë kjo ishte makiavelike (dyshimet tona i vërtetoi e sotmja). Eliminimi

fizik i qindra shokëve të ndershëm e me vlera mori proporcione të

pabesueshme. Maji i 47-ës ishte kulmi i represionit gjakatar. Arrestoheshin

komunistët e grupeve, të vjetrit, intelektualë e patriotë. Më kujtohet thënia e

një të njohurit tim që kishte studiuar në Francë, i cili u takua me mikun e

vjetër, Enver Hoxhën në dyqanin “Flora”. “Ç’kërkon ti këtu, me komunistët”?

e pyeti. Enveri iu përgjigj: “Jam futur mes tyre, do t’ju bëj… nënën”!

Dhe kështu ka ndodhur.

Hasani dhe tërë ata që përmenda më lart e shumë të tjerë, midis tyre

edhe unë, mbushëm burgjet në vitin 1947. Hasan Reçi u dënua me vdekje

për të tretën herë. Por kësaj radhe “e treta e vërteta”. I tërë aktiviteti i tij

patriotik e revolucionar lidhur me ëndrrën e popullit për një Shqipëri

demokratike e një çlirim kombëtar, të lidhur e të mbështetur në aleancën jo

vetëm me lindjen, por edhe me aleatët anglo-amerikanë, u quajt tradhti e

lartë.

Në katin e parë të Burgut të Ri, karshi birucës sime ishte në izolim

edhe Hasani. Para ekzekutimit shkëmbyem dy fjalë: “Amanet vajzën, është

7-muajshe, po dole i gjallë këtej”!

Bashkëkohës, ju drejtohem dhe ju pyes: Kush është mendja djallëzore,

e përbindshme që shtypi pa mëshirë popullin shqiptar, që e izoloi nga bota,

nga jeta, që poshtëroi dhe zhduku bijtë e tij më të mirë dhe mbi këto

gërmadha ngriti për gjysmë shekulli lavdinë e tij personale? Dosja e “autorit”

të tragjedisë gjysmëshkullore është e “hapur”. Unë shoh se së shpejti dielli i

lirisë do t’u ndrijë në ballë atyre, mbi të cilët në këtë gjysmë shekulli u hodh

vetëm baltë, siç u hodh baltë mbi të gjithë popullin shqiptar.

270 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Hasan Reçi, vëlla, dhe tërë ju shokë pa varre! Ti Galip, Uan, Sinan,

Spiro, Kolë e ju të tërë me radhë, më besoni, shpirti m’u lehtësua sot, që

erdhi dita të mund të shkruaj për ju këto radhë, falë demokracisë dhe lirisë

së vërtetë që po agon!

Brezi i ri do të shkruajë “historinë e vërtetë”.

Nën terrorin komunist

271

JAMARBËR MARKO

Ka lindur në Tiranë më 1951. Më 1974

mbaroi studimet e larta për gazetari në

Universitetin e Tiranës, por një vit më pas

arrestohet dhe dënohet me 7 vjet heqje lirie për

agjitacion e propagandë. Ky dënim ishte një

goditje jo vetëm për Jamarbërin që kishte filluar

të shprehte hapur pakënaqsinë ndaj regjimit,

por mbi të gjitha synonte të godiste babanë e

tij, shkrimtarin e madh Petro Marko. U lirua

në vitin 1979 dhe punoi si puntor krahu në

një brigadë mirëmbajtjeje në Kinostudio. Pasioni

i tij ka qënë dhe mbetet poezia, të cilën nuk

ka pushuar kurrë së shkruari. Këto vitet e

fundit ka botuar dy vëllime me poezi që janë

vlerësuar mjaft si prej kritikës ashtu dhe lexuesit.

Shkrimi i shkurtër që kemi zgjedhur për këtë

antologji është bërë më 1984 por botohet për

herë të parë dhe përbën një veçanti në

eksperimentimin e prozës poetike të Jamarbër

Markos.

272 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

PUSHTETI I SHPIRTIT

U dashurova me rrugën time, në horizontin e së cilës dukeshin qartë

shenjat e një të ardhmeje pak madhështore. E megjithatë fasadës që shihja i

dhashë një hije madhështie. Ahere unë e ruaja ende në vete lypësin e lavdishëm

të lumturisë. M’u desh kështu të nxirja nga mjergulla e brëndëshme armurën

e lashtë të një marshimi fitimtar. Ishte si një dashuri e fortë, e mbërthyer me

tërbim në lëvizjet e përgjithshme të asaj kohe. Kali im nisi fluturimin me

ushtrinë e pafundme të dëshirave, studimeve dhe manovrimeve, atë të

kafshëve dhe insekteve, mbi të cilët llamburisnin armura të tjera të

panumërta...

Nën ujin e mospërfilljes, shpatat tona sikur kujdeseshin të mos dilnin

në sipërfaqe. Herë-herë rrathë të habitur lëkundnin njollat e turbullta të

hutimeve tona, që lundronin drejt brigjesh të vdekura. Pati dhe perëndime

dielli që i kalova nën patkojtë e ftohtë të kalit tim.

Koha kaloi. U duk se dashuria për një konstruksion të ri i la prapa

ndjekësit. Mbeta vetëm. Vetëm me fitoren? Në fasadën e lartë të mrekullisë

u vendosa si një figurë kalorësi. Simbol për ata që presin të hyjnë në

konstelacionin tim. Por pasioni s’ka se ku shkon më kur ëndrrat bëhen nyje

të nevojshme krahasuese. Them se pavarësia është e lidhur edhe me riparimin

e karaktereve. Deri këtu arriti dashuria ime... Pastaj shpata m’u tret nën

dritën vezulluese që shoqëron hyrjen e atyre që mbajnë mbi shpinë detyrimin

për t’u kuruar...dhe kjo ndodhi për të mirën e arsyes, që, më duket se fitoi

mbi ndjenjën time.

Këta njerëz tani vijnë të heshtur. Paraqesin dokumentet dhe kalojnë në

kombinacione aparaturash që kontrollojnë rregullsinë e një perfeksioni bosh.

Në raste të veçantë ata kthehen përsëri. Por kësaj radhe njihen nga veshjet

me viza të institucioneve ku kanë fituar të drejtën të punojnë. Koncepti i

kohës tashmë është zhvendosur në një shkallë të shkëlqyer...

Unë mbaj në duar diagramet e organizimit të mendimeve të tyre.

Radiografitë lënë të duket si heshtja ashtu dhe bindja. Dashuritë e tyre të

Nën terrorin komunist

273

vogla eliminohen nën efektin e dashurisë së madhe. Ndjeshmëria goditet

dhe diferencimi i bazuar në qetësinë e shtirur shpirtërore i bën ata të aftë t’i

rezistojnë ndikimit nga gjithë e kaluara e njerëzimit. Veprimtaria e tyre është

një përsosmëri koordinimi e mjekësisë me politikën. Në radiografi të veçanta

kam parë edhe njolla të padeshifrueshme, por një aparat special i sallës së

fundit i eliminon ato. Në këtë pikë, më kënaq rënia e mosbesimeve që

mbush togun e plehrave; asgjësimi i tyre është detyrë e një reparti të jashtëm

pastruesish.

Kështu togje me copëza karakteresh digjen larg institucionit, por

megjithë sasinë e jashtëzakonshme të tymit, në ajër thithet lirisht çasti.

Para disa minutash, ndërsa sodisja mrekullinë e këtij vigani, më mahniti

një peshë e padukshme diku brenda vetes. Dita e zakonshme e punës ka

hyrë në ritnmin e saj maksimal. Pas pak do të fillojë pakësimi, por do të

ndjehet lehtë vetëm në memorjen automatike. Sidoqoftë, diçka nuk më

bindet. Një mekanizëm i heshtur, si krah i zi shpendi, prek muret bosh të

kujtesës time të sakatuar.

Kush troket në xhamat e trashë të heshtjes sime? Të gjitha shigjetat

tregojnë normalitetin e rezatimit që pret perfeksion, që çon më tutje. Asnjë

defekt? Zemra ime në ekranin e madh pulson çastin. Pastaj një fytyrë që

përthyhet në peshën e atmosferës. Nuk kujtoj më as momentin. Di se në

mëngjes dikush m’u afrua, ndryshe nga të tjerët. Dua të më ndihmoni. Jemi

... Dokumentet në rregull... Si gjithë të tjerët edhe ti do të ekzaminohesh ...

Po...

Zëri, për një çast vjen i qartë, pastaj humbet në vrullin konstant të

makinerive. Një njeri i afërt ose më shumë... Më shumë? Si gjithë të tjerët.

Ndoshta nëna. Me unazën e vjetër sa bota. Me sytë. Në të çarën e shpirtit,

avujt e dyshimit kondensohen në fytyra. Fytyra që po më qarkullojnë bashkë

me frymëmarrjen.

Njeriu im. Vrapoj në sallën e pritjes. Të ulur, ata presin çastin. Fytyra të

panjohura. Me hallet, dëshpërimin... Ndoshta motra. Kujtesa bën përpjekje

të kota. Dyshimi gurgullon në rrjedhën e fortë. Ndoshta ka kaluar pak kohë

më parë. Vrapoj në sheshe, rrugë dhe qoshe. Asnjë fytyrë nuk dalloj dot më.

Të gjithë drejtohen me qetësinë vdekjeprurëse drejt fasadës ku ëndërronte

kalorësi i lashtësisë.

Tiranë 3. 7. 1984

274 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ZYHDI MORAVA

Zyhdi Morava lindi në fshatin Grace të

Devollit, më 14 mars 1946. Internohet prej

Tiranës në fshatin Yrshek për motive politike.

Për të njëjtat motive dënohet në vitin 1978

me 8 vjet burg. Dënimin e vuajti në Spaç. Pas

përmbysjes së diktaturës komuniste fillon të

punojë për krijimin e sindikatave të pavarura.

Gjithashtu ushtron profesionin e gazetarit dhe

shkruan vazhdimisht në gazetën

“Sindikalisti”. Mbas vitit 1991 ka botuar

shumë libra si në gjininë e poezisë ashtu dhe të

prozës.

Nën terrorin komunist

275

QEFINI I HËNËS

Po atë ditë që na dhanë dënimin me vdekje, secilin në qelinë e vet, na

lidhën duar e këmbë dhe në kokë na vunë nga një skafandër. Të gjitha këto

masa merreshin që ne, pushtuar nga dëshpërimi, mos vrisnim veten duke

goditur murin me kokë a në ndonjë tjetër mënyrë. E ndërsa rrinim ashtu,

kruspullosur e të lidhur, nëna jonë dhe ajo e Gencit, rropateshin në dyert e

Gjykatës së Apelit, në atë të Gjykatës së Lartë dhe më në fund, me shpresa

thuajse të shuara, si dy rrëkeza që regëtijnë nën tokën e përtharë, ndaluan

rrjedhën në portën e madhe e të rëndë që ruhej nga ushtarë të armatosur të

Presidiumit të Kuvendit Popullor. Dhe në këmbët e “perëndive” që kishin

në dorë jetët tona, hodhën lutjet e tyre prej nëne, qanë, u përdëllyen, kërkonin

të na falej jeta.

Zot, luteshin ato në heshtje, Zot i madh e i dashur, mbushjua mendjen

KËTYRE, që t’ua falin jetën bijve tanë.

Dhe përgjigja erdhi. Por jo nga Zoti. Erdhi nga ATA.

- Djemtë tuaj janë armiq të rrezikshëm të Partisë e të shtetit. Ata që

deshën vdekjen tonë, do dënohen me vdekje. Po Partia jonë e ka zemrën të

madhe. Presidiumi i Kuvendit Popullor, vendosi t’i falet jeta Bedri Blloshmit,

për të vuajtur 25 vjet burg.

Kur më komunikuan përfundimisht dënimin me vdekje, mbaj mend

se ndjeva në gojë shijen e saj, diçka mes shijes së dheut e tabutit. E prapë

gjeta fuqi të pyes:

- Po Bedriu?

- Ja hoqën vdekjen. Po më keq akoma. Do të vdesë në burg.U dënua

me 25 vjet.

Dhe vazhduan:

- Po zgërdhihesh?

Vetëm atë çast kuptova se pata buzëqeshur. Buzëqeshje që ma dhuroi

jeta e tim vëllai. Kush ka jetë, ka dhe shpresë.

276 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Na morën po atë natë. Më mirë të them, në mesnatë. Në fillim më

hoqën skafandrën. Rotullova kokën si për të shmpirë qafën e lodhur. Pastaj

më hoqën zinxhirët e më vunë prangat në duart e lidhura pas. Në korridor

të burgut pashë Gencin. Ishte ligur e dobësuar si të qe zokth. Sytë e tij të

përlotur më shihnin si të më kërkonin diçka, si të gjenin shpëtimin tek unë.

Na i veshën këpucët. Hodha sytë nga biruca e Bedriut. Ai s’ndihej i gjallë.

Mos vallë flinte? Po si i flihej atë natë, si?! Çastin kur na zunë nga krahët,

Genci para e unë më pas, thirra:

- Lamtumirë shokë! Vëlla, lamtumirë!

Dhe zemra m’u tkurr. S’ia dëgjova zërin për të fundit herë, vëllait, të

dashurit, të mirit, trimit, të voglit. Nga qelitë rrotull, m’u përgjigjën mjaft

zëra:

- Kurajo, Vilson!

Dhe i papërmbajtur, ulëriva:

- Bedriiii…!

Po Bedriu heshtte. Pse kështu, o Zot, pse? Ç’i kishte ndodhur?

(Atë natë, më tregonte Bedriu kur ishim në Spaç, atë natë e dija që do

t’i merrnin. Ndaj kisha vendosur të mos flija. Të paktën t’i jepja lamtumirën

e fundit Vilit, vëllait që aq shumë e kam dashur. Po s’pata forcë të rezistoja.

Në gjellën e darkës, ata kishin hedhur ilaç për gjumë, bile me doza të mëdha.

Në mëngjes, kur po më nxirrnin për në banjë, duke u dridhur, hodha sytë

nga vendi ku duhej të ishin këpucët e Vilit. Ato mungonin. Kishin ikur me

vdekjen. Më ra të fikët).

Na futën në autoburg. Burg lëvizës. I mbyllur hermetikisht. Me Gencin

ishim sup më sup. Dridhej. I dobësuar dhe i trembur më dhimbej. Doja t’i

jepja kurajë, po ç’t’i thosha? A mund të ngushëllohet njeriu në prag të vdekjes?

Ndjeja herë pas here të mbështetej pas meje. Kjo ndodhte sa herë autoburgu

merrte ndonjë kthesë. Ndjeja ngrohtësinë e atij trupi të rëzbitur, ndjeja jetën

e tij, atë jetë që, pas pak, do fikej si fikja e shkrepses së ndezur kur i fryjmë

pasi kemi ndezur cigaren. Edhe imja. Pse kështu? Ç’të keqe patëm bërë?

Autoburgu ndaloi. Na zbritën zënë përkrahësh. Gjëja e parë që më

zunë sytë ishte Shkumbini. Me një ndriçim të argjendë vjedhur nga hëna,

ikte disi nervoz e përbuzës duke krijuar luspa ndriçuese aty ku rrjedha e tij

ndeshte me gurë të nënujshëm.

Nën terrorin komunist

277

Qe natë vere me hënë të plotë, nata e 17 korrikut të vitit 1977. Asnjëherë

s’më qe dukur më e bukur dhe më e ndritshme hëna se atë natë. Një urë e

drunjtë lidhte brigjet e lumit. Kaluam mbi atë urë nën të cilën Shkumbini

rridhte me një rënkim të lehtë, si t’i vinte keq për jetët tona aq të reja që

shkonin për t’u shuar ca më tej. Doja t’i bëja një dhuratë për ato ditë të

bukura që më pat falur verës, kur lahesha në ujërat e ftohta të tij, vjeshtës me

pasqyrimet e zbehta të drurëve në rrjedhën e vet dhe pranverës me

gjelbërimin e gjethuar të shelgjeve e të rrepeve rritur pranë tij. Po ç’t’i jepja?

S’kisha asgjë. Para meje policë nga ata të skuadrës së pushkatimit. Pas meje

vinte Genci i heshtur e meit si drita e hënës. Pas tij prapë policë të skuadrës

së pushkatimit. Ndala hapin vetëm një çast dhe shumë shpejt nxorra prej

këmbës njërën këpucë, të cilën pa u vënë re e flaka në rrjedhën disi rënkuese

dhe ankuese të Shkumbinit. Nga kjo, u gëzova si çilimi. Ç’të të jepja tjetër,

miku im i vjetër, ç’të të jepja tjetër?

E lamë urën e drunjtë e zumë t’i ngjiteshim një të përpjete të fortë, një

shtegu të hapur rishtas, mes shkurreve të mareve, dafinave e drurëve të tjerë

të egër prej nga, pas vapës së ditës çlirohej bujarisht aroma e gjetheve të

njoma të luleve të egra çelur rrëzë shkurreve, atje ku i shihte dielli. Genci

bariste me vështirësi, kokulur, më i heshtur se vdekja. Edhe unë s’e kisha të

lehtë. Veç drobitjes së përbashkët me Gencin, kisha një këmbë të zbathur.

Më çirrej nga shkurret e më çahej nga gurishtet. Po ç’rëndësi kishte? A nuk

do të vdisnim pas pak?

Urdhëruan të ndaleshim diku, mjaft larg nga lumi që rridhte ndanë

rrugës nacionale, te përroi i Firarit. Na vendosën buzë një grope jo aq të

thellë, të cilën dukej se e kishin hapur po atë ditë. Me shpinë nga ajo dhe me

fytyrë nga policët që u rreshtuan me armët gati. Tytat e pushkëve vetëtinin

nën dritën e hënës e dukeshin si gjarpërinj drejtuar mbi ne, të ftohtë dhe

helmues.

- Sikur të ndodhë ndonjë mrekulli! - më pëshpëriti Genci.

E pashë butë dhe i buzëqesha.

- Skuadra, armë gati!

Grykët e pushkëve u drejtuan mbi ne si sy përbindëshash. Sa shumë e

sa bukur ndrinte ajo hënë e heshtur! Ç’bënte hëna ato çaste? Po Diana? Mos

vallë e ndjente se po i largohesha përngahera dhe shkulte flokun e zi e

278 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

logorinte me gjysmë zëri në dhomën e saj, në dhomën tonë?

- Skuadra, gati për zjarr!

Ç’ishte ajo qetësi aq e çuditshme? Si nuk pipëtinte një zog që t’i gëzohej

hënës ndriçuese, si nuk bulkonte një bulkth?

Si vallë nuk shushërinin gjethet e shkurreve? Mos vallë vdekja vjen kaq

heshtas?

Na u afrua prokurori, ai që me dëshirë të vrullshme e këmbëngulje të

veçantë kishte kërkuar vdekjen tonë. Ndaloi pranë Gencit. I tha:

- Dëshirën e fundit.

Genci ngriti sytë e këputur dhe me një zë të mekur, iu përgjegj:

- Do të doja t’i lija dikujt amanet djalin tim të vogël për të cilin shpirti

s’do të më bjerë rehat, po këtë nuk mund t’jua kërkoj juve, vrasës të ndyrë

e të mallkuar.

Kurrë s’e pata parë më trim. Prokurori, si të qe shurdh, erdhi pranë

meje, e me të njëjtin ton përsëriti:

- Dëshira e fundit.

- Të shkretët ju, u thashë, të shkretët ju, që s’e kuptoni se jeni më

jetëshkurtër se ne që do të na vrisni pas pak…!

Prokurori gjithnjë i shurdhër edhe ndaj fjalëve të mia, doli qetësisht

nga hapësira e krijuar mes nesh e skuadrës së pushkatimit, si të dilte nga

kafeneja. Dhe erdhi mizorisht urdhri:

- Zjarr!

Që solli në trupat tanë më parë plumbat se krismat. Dhe ne u këputëm

brenda në gropë, aq pranë, siç kishim qenë në jetë, në shpirt e në ëndrra.

Rastësisht dora ime preku atë të Gencit. Ajo dridhej si ta kishte zënë cërma.

Regëtiu pak dhe heshti. Drita e hënës më binte në fytyrë. Kurrë s’e pata parë

aq të bollshme e aq të ndritëshme. U dëgjua dhe një krismë. Ajo hije ishte

prokurori që shtiu mbi trupin e pajetë të Gencit. Nuk di në lëvizi ai apo

hëna, por unë e pashë në dritën e saj Dianën që bridhte zbathur brigjeve të

Shkumbinit, e flokëshpleksur deri në llahtari, thërriste emrin tim. Më përtej,

te rrapi i madh i Bërzeshtës, nëna ime fshinte me cepin e shamisë së kokës

sytë e diç i thoshte dritës së hënës, që pas një krisme tjetër, u shndërrua në

qefin, më mbështolli butë e më hodhi larg, shumë larg, në një vend pa

kthim që kishte emrin SAHARA, atje ku shkretëtira e shkretë mbeti shkretë…

Nën terrorin komunist

279

MEHMET MYFTIU

Lindi në Tiranë më 1930. Gjatë luftës, si

pjesëmarrës në lëvizjen Nacional-Çlirimtare,

arrestohet, torturohet dhe internohet në kampin

nazist të Prishtinës. Bëhet anëtar i PKSH-së

dhe gjatë viteve 1950-53 punon si gazetar.

Mbasi i drejton një letër KQ të PPSH-së, ku

denoncon si të TURPSHËM arrestimin e

shkrimtarit Kasëm Trebeshina, iu anullua e

drejta e studimit për në Institutin “Maksim

Gorki” - Moskë, përjashtohet nga PPSH-ja

dhe internohet në Shtyllas të Myzeqesë. Një

rehabilitim i përkohshëm bëri të mundur që

Mehmeti të përfundojë Istitutin e Lartë

Pedagogjik dhe të punësohej si arsimtar. Më

1961 boton romanin “Leka”, por më 1964

dorëshkrimi i romanit “Shkrimtari” cilësohet

nga censura si reaksionar dhe Mehmeti bie

përsëri nën “darën” persekutuese. I hiqet e drejta

e botimit dhe punon si cigareshitës për 26 vjet.

Mbas vitit 1991 shkrimet e tij fillojnë të

botohen përsëri.

280 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

FRAGMENTE NGA ROMANI “SHKRIMTARI”

Pjesa e parë

XI

Rrugës po mendonte për letrën që i kishte dërguar Hyseni Qeverisë

Shqiptare, ku kishte kërkuar ta lejonin të largohej në Perëndim. Kjo kërkesë

atij i ishte dukur e habitshme, krejt e paarsyeshme dhe e kishte këshilluar

shokun mos ta dërgonte në asnjë mënyrë duke e paralajmëruar se mund të

ndodhte dhe ndonjë e papritur, se edhe mund ta arrestonin. Hyseni kishte

ngulur këmbë në të tijën duke qenë i bindur se ligjërisht nuk mund të merrnin

asnjë masë administrative. Besniku kishte buzëqeshur hidhur dhe i kishte

thënë se ligjet Qeveria i zbatonte sipas interesit të vet. Pastaj i kishte kërkuar

që ta shtynte dërgimin e letrës një javë. Shoku kishte pranuar…

Pasi Besniku nuk kishte mundur të bënte asgjë për të penguar përplasjen

e Hysenit me shtetin, i kishte thënë që, nga ana e tij, ishte i lirë ta dërgonte

letrën.

Kishte tri javë që Hyseni e kishte postuar letrën dhe nuk kishte ndodhur

ndonjë gjë, prandaj dhe Besnikut i ishin larguar mendimet e këqija. Arriti në

shtëpinë e shokut, hapi portën dhe si gjithmonë, thirri në derën e sallonit:

- Hys! O Hys!

Një hop s’u dëgjua kush. Një heshtje e madhe mbretëronte në shtëpi.

Pastaj dikush lëvizi në dhomën matanë. Dyshemeja kërciti. Sabrija u duk me

fytyrë të vrarë. Ajo iu afrua ngadalë dhe pëshpëriti:

- Më trembe! Ç’thirre kështu?!

Besniku buzëqeshi me dashamirësi dhe i foli:

- S’e paskam ditur. Paske zemër pule. Po flije kështu?!… Më dukesh e

përgjumur.

- Nuk flija, por hallet – psherëtiti ajo.

Besniku u merakos:

- Pse, ç’ka ndodhur?

- S’e di ti?! – u habit ajo.

Nën terrorin komunist

281

- Jo… – tha Besniku duke ndjerë diçka të keqe.

- E arrestuan Hysenin … – tregoi ajo si në të qarë

Besniku u pre. Zemra iu ngushtua. Hyri në dhomë i heshtur. E bija,

pesë vjeçe, po hante bukë dhe as nuk e çoi fare kokën që të shihte se kush

erdhi. Ishte mekur. Në faqet e zbehta dukeshin gjurmë lotësh. Qoshja e

oxhakut ishte bosh. Çiltja nuk ishte zhubrosur. Dukej se aty nuk ishte ulur

kush.

...U ul në karrige i trishtuar dhe pyeti me dhimbje:

- Kur kështu?...

- Parmbrëmë. Të gjithë po përgatiteshim për festën e vitit të ri dhe atë

e muarën.

Belbëzoi ajo dhe nuk u përmbajt. Lotët i rrodhën nëpër faqe. Ktheu

kokën dhe u përpoq të qetësohej. E bija mbaroi së ngrëni dhe rrinte si e

ngrirë. Në shtëpi, qetësi e dhimbshme. Në vatër s’digjej zjarr. Hyseni gjëndej

në burg. Gruaja dhe vajza

dukeshin të shkreta dhe të vetmuara. Besniku rënkoi i pikëlluar dhe

foli:

- I thashë mos e dërgo letrën se do të të arrestojnë. Por s’më dëgjoi.

Pastaj edhe sikur ta lejonin të shkonte në Perëndim, ai nuk duhej të pranonte

se do të shkatërrohej. U përpoqa të këshilloheshim edhe me shokët e partisë,

por ata nuk më pranuan në takim.

Sabrija u kthjellua pak dhe foli:

- Edhe unë e luta mos ta dërgonte letrën, mos të bëhej budalla se nuk

e shpinte njeri në Perëndim. Sikur ma ndjente zemra të keqen. Atë e arrestuan,

unë mbeta qyqe në shtëpi. Vjehrri iku. Mori dyshekun në krah dhe sigurisht,

ka fjetur në dyqan. U largua mbrëmë se gjoja nuk mund të flinte në shtëpinë

e reaksionarit. Desha të vija në shtëpinë time se kisha frikë të flija fillikat, por

im vëlla nuk më pranoi. Ti hajde tha, po e bija mos të shkelë pragun.

Asaj prapë iu mbushën sytë me lot, fjala iu pre. Ktheu kokën sa u

qetësua dhe shtoi:

- Bile m’u mblodhën dhe më kërkonin ta ndaja. I ra një e keqe atij dhe

unë t’i kthej shpinën! Më thoshin se më ka tradhëtuar dikur. Po ta braktisje

atëherë, kisha njëfarë të drejte. Por ata atëherë nuk më lanë, më detyruan të

kthehesha prapë këtu, kurse tani ngulnin këmbë: Lëre!

282 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

“Hyseni nuk është njeri i keq. Ti e njeh më mirë nga unë. Veç i merr

koka erë nga kjo letërsi e mallkuar. Edhe ata shkrimtarët janë vërtetë të liq.

Kur e shohin se është dhe nevrik, pse i bien në qafë?! Ai është i sinqertë dhe

i thotë troç mendimet e veta, por sot nuk duhet ashtu.

Mbrëmë më bëhej nata e gjatë fort, sikur nuk do të zbardhej kurrë.

Tani më mori frika se u err. Nuk e di se si do ta kaloj edhe sonte vetëm.

Mbeta kërcure me çupën.

Ajo heshti një hop e dërmuar pastaj shtoi:

- Shyqyr që erdhe. Tek ti më shkonte mendja. Besniku, thosha me vete,

nuk do ta braktisë.

Besniku u dëshpërua thellë nga fjalët e Sabrijes. E tronditi fakti që i jati

kishte braktisur shtëpinë dhe kishte vajtur me dyshek në krah të flerë në

dyqan. U revoltua nga sjellja e vëllait të Sabrijes dhe e vështroi me dhimbje

vajzën e vogël. Ai e kuptoi se bota po i shfaqej e pamëshirshme.

Në oborr u dëgjuan këmbë. E zonja e shtëpisë ngriu. Psherëtiti e

tronditur:

- Kush është kështu?! Kush mund të vijë në këtë orë?!

Vështroi në dritare dhe foli e shqetësuar:

- Vjehrri.. Më prit një minut…

Ajo doli. Dikush eci në sallon dhe u futën në dhomën ngjitur.

Plakun e kishte vrarë shumë burgosja e të birit. Ai ruante për njerëzit e

qeverisë po atë nderim që kishte pasur në luftë dhe besonte se ata nuk e

kishin arrestuar kot Hysenin. Ishte zemëruar me të birin dhe e kishte nëmur.

...Pyeti ngadalë se kush ishte brënda. U fut në dhomën tjetër. U ul në

karrige i këputur. Ktheu vështrimin e vrarë nga e reja dhe i tha:

- Ke marrë vesh gjë?

- Jo… psherëtiti ajo dhe sytë iu përlotën.

Plaku uli kokën, rënkoi dhe foli me zë të ulët, të dredhur:

- Ç’dite ia arrita! Më turpëroi në pleqëri. S’takohem dot në rrugë me të

njohur dhe far e fis. Më skuqet faqja. Sikur më godasin në lule të ballit kur

më pyesin për Hysenin. Pleqëri e mallkuar!

“Oh, si nuk u gjet një sahat i bardhë në luftë dhe s’e mori një plumb.

Oh, djalë, djalë, kur s’të qava!

Nën terrorin komunist

283

Atij iu drithërua trupi. Iu ligështua zemra, iu përlotën sytë. Ngriti duart,

mbuloi me pëllëmbë fytyrën, uli kokën dhe për çudi, ashtu si nuk kishte

bërë kurrë në jetën e tij të gjatë, ia plasi vajit.

…Pëshpëriti prapë thellë, u ngashërye dhe dukej se ishte gati prapë të

qante. Pastaj i tha Sabrijes që do të flinte në dyqan dhe doli. Nga dritarja

Besniku vuri re se shkonte i kërrusur dhe fshinte lotët.

Ai ishte prekur shumë nga fati i familjes së shokut. I dhimbej Sabrija

që do të flinte vetëm me frikë në zemër. Para syve i mbeti fytyra e ngrysur

e vajzës së vogël dhe babai i mjeruar…

Ai ishte i bindur plotësisht se Hyseni ishte i ndershëm, shumë i talentuar

dhe megjithë kërkesën e gabuar për të vajtur në Perëndim, e donte

Atdheun…

Arriti në shtëpi dhe hyri në dhomë. Aty gjëndej si dhe më parë krevati,

tavolina, karrigia dhe kishin ndryshuar vetëm portretet e varura në mur. Në

vend të fotografisë së Gorkit, poshtë së cilës ishte shkruar: “Fjala njeri

tingëllon krenare”, ishte vënë një vizatim i Hamletit me shprehjen: “Të rrosh

apo të mos rrosh – Kjo është çështja.” Te tavolina ndodhej portreti i

Ljermontovit, në vend të atij të Majakovskit.

Besniku u ul në tavolinë dhe filloi të shfletojë një vëllim me poezi të

Hysenit, që i ndodhej aty. Në këto çaste revoltimi dhe keqardhjeje iu paraqit

vepra në një dritë të shkëlqyer, sikur ajo shprehte saktë të vërtetën e jetës,

bile ishte gjeniale, ashtu si deklaronte vetë autori. Lexoi i entuziazmuar baladën

e çimkave. Aty përshkruhej se dikush i vinte zjarrin shtëpisë për të çfarosur

çimkat, që simbolizonin meskinët. Në ato çaste truri iu ndez nga një flakë e

turbull që ia errësoi shikimin e qartë mbi botën dhe iu duk se këtu shoku

kishte arritur kulmin e së vërtetës.

…Si u kënaq me këto përfytyrime, iu kujtua prapë Hyseni. Rënkoi

plot hidhërim dhe dëshironte të bënte diçka në mbrojtje të shokut. Befas i

erdhi në mendje t’i shkruante një protestë KQ të Partisë për burgosjen e

Hysenit. I pëlqeu dhe u ndez nga kjo ide, pavarësisht nga konsekuencat që

do të kishte. Parashikoi gjer burgim për shkak të kësaj proteste, por nuk u

tremb. Nuk mund të heshtte, kur ndodhej në burg shoku i tij poet. E shkroi

dhe të nesërmen e postoi qysh në mëngjes.

284 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

XIII

Dera e rëndë prej hekuri u tërhoq me zhurmë. U mbyll. Shuli u shty.

Besniku i mbetur vetëm hodhi sytë përreth. Ndodhej në një birucë të vogël

prej çimentoje, gati krejt nën dhe, që ishte e zhveshur, e ftohtë dhe shumë e

pastër. Nga frengjia e ngushtë me hekura të kryqëzuara, që ishte puq me

tavanin, vinte pak dritë.

Atje lart e kishin kërcënuar me inat se do ta futnin në një vend të

tmerrshëm. Kishte kaluar shumë dyer të mbyllura me shula të trashë, pastaj

polici kishte hapur njërën prej tyre, kishte zbritur dy-tre shkallë dhe kishte

thirrur: “Brenda!”.

Besniku qeshi me vehte dhe foli si me shaka: “Këtu qenka tamam

dhomë pritjeje!” dhe fërshëlleu për t’i dhënë vetes kurajo. E hoqi pallton, e

hodhi në çimento dhe desh të ulej, kur vuri re një fletë që ishte ngjitur te

dera. U afrua dhe lexoi rregulloren e birucës.

Aty urdhëroheshin të arrestuarit të mos këndonin, të mos fërshëllenin,

të mos flisnin me zë të lartë, të mos goditnin muret, me një fjalë, të mos

bëhej aty asnjë lloj zhurme. Besniku e kuptoi se e kishte thyer rregulloren

duke fërshëllyer dhe tha me vete: “Duhet bindur tamam si në ushtri.”

Pastaj u ul dhe padashur, përfytyroi veten dhe botën. Gjëndej aty nën

tokë, i mbyllur mes muresh të trasha, ku nuk hynte rrezja e diellit. Sipër tij

ishte bota e lirë me të cilën po priste çdo lidhje, për të cilën tani ishte i huaj.

Aty sipër kryqëzoheshin rrugët, ndodhej çezmja, furra, dyqanet, shtylla dhe

selvia e gjatë. Pak më tutje shtëpia e tij. Dielli i mëngjesit e ndriste plot

shkëlqim qytetin e lindjes. Njerëzia ecte me gjallëri dhe qejf, se ende nuk

kishte filluar zhegu i mesditës. Atë ditë ai ishte ngritur herët atje lart dhe

kishte marrë të lexonte një libër, duke parandjerë një ngjarje të hidhur. Pas

pak vërtetë e kishin marrë në degën e brendshme.

Dhe ja tani ndodhej në birucë. Nuk kishte aty as njerëz, as shtëpi, as

rrugë, as makina, as diell. Ishte i vetëm mes katër mureve. “S’ka gjë – Mendoi

ai si me shaka – Do të pushoj pak. Këtu qenkam shumë freskët. U lodha

jashtë”. Dhe sikur të pyeste veten si kishte ndodhur që ishte brenda, iu

përfytyrua ngjarja e djeshme në gjyq.

Ai kishte vajtur në gjyqin e Hysenit i qetë, thuajse i gëzuar dhe kur ishte

takuar me Mihailin dhe Telhanë, kishte filluar bisedën me ta, sikur nuk pritej

Nën terrorin komunist

285

asgjë e jashtëzakonshme, sikur nuk kishte asnjë kontradiktë mes tyre, sikur të

kishin ardhur aty për një qëllim të njëjtë. Ai ishte sjellur sikur të ishte ende në

kampin e pushimit Qafshtamë, nga ku ishte kthyer dy-tre ditë më parë, pasi

kishte ndenjur gjithë qershorin. Në ato çaste fytyra i shkëlqente, sytë i ndrisnin

me hare, fliste lirshëm, me zë gazmor, lëvizte duart vazhdimisht. Kur biseda

ngecte, pyeste me interes për gjëra të parëndësishme. Kjo sjellje i kishte

çuditur Mihailin dhe Telhanë dhe u ishte dukur krejt e pakuptueshme dhe e

paarsyeshme. Por, kur Hyseni, me duar në hekura, i shoqëruar nga rojet,

ishte ngjitur në katin e dytë, krejt pamja e Besnikut ishte transformuar në

mënyrë të rrufeshme. E kishte prekur pamja e zymtë dhe e zemëruar e

shokut dhe i kishte ardhur turp nga vetja që fliste dhe qeshte me Mihailin

dhe Telhanë, të cilët, në një farë mënyre, ishin shkaktarët kryesorë të burgosjes

së Hysenit. Ishte turbulluar dhe fytyra i ishte ndezur gjithë zemërim.

Gjyqi kishte filluar shpejt. Mihaili dhe Telhai ishin futur brenda. Besniku

kishte mbetur jashtë në sallon, se do ta thërrisnin si dëshmitar.

Gjatë gjithë kohës që zhvillohej gjyqi me dyer të mbyllura, ai ishte

vërtitur në korridor duke kujtuar gjithçka që lidhej me Hysenin dhe shpirtin

ia kishte pushtuar indinjata. Kishte ardhur gati po në atë gjendje të asaj nate

kur kishte shkruar protestën. Njëfarë qetësie shpirtërore, që i ishte krijuar në

kampin e pushimit, po i zhdukej pa gjurmë. Ishte shfaqur prapë Besniku i

trishtuar. I tillë ai do të paraqitej para gjyqit.

I kishte buzëqeshur shokut me dashuri dhe pastaj i kishte hedhur sytë

trupit gjykues. Kryetari i gjyqit, në mbështetje të preocedurës penale, i kishte

kërkuar të thoshte të vërtetën dhe ai ishte përgjegjur:

- Unë vetëm të vërtetën di të flas!

Kryetari kishte filluar nga pyetjet.

Besniku ishte përgjegjur me një farë arrogance dhe, mes të tjerash,

kishte deklaruar se nuk e pranonte realizmin socialist si metodë artistike, se

kishte vetëm realizëm në letërsi, se veprat e letërsisë sovjetike, me përjashtim

të atyre të Gorkit, Shollohovit, Majakovskit dhe të ndonjë tjetri, ishin kartë

pa vlera, se nuk kishte letërsi shqipe bashkëkohëse, se Hyseni ishte poet i

vërtetë, se burgosja e tij ishte e padrejtë dhe do të dënohej nga pasardhësit.

Kryetari i gjyqit i kishte prerë fjalën duke i rënë ziles dhe i kishte tërhequr

vërejtjen:

286 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Përgjigjuni vetëm për ato që ju pyesim! Këtu nuk jemi në konferencë,

por në gjyq.

Ai ia kishte pritur me arrogancë:

- Unë vetëm kështu di të flas!

Atij i ishte dukur se trupit gjykues i kishte shkuar një drithmë, se ata

ishin habitur dhe se kishin ndjerë forcën e drejtësinë e tij. Kryetari i kishte

përfunduar pyetjet. Seanca kishte mbaruar dhe Besniku kishte dalë nga salla

e gjyqit i ndezur flakë e plot zemërim. Duart i dridheshin.

Telhait dhe Mihailit nuk i ishte përgjegjur thjeshtë, ashtu si para fillimit

të gjyqit, por me rreptësi e nervozitet. Në ato çaste i pat ardhur keq që

Hyseni nuk kishte folur në gjyq, siç e kishte zakon, me nervozizëm, nuk

kishte shfryrë fare, por fjalët i kishte pasur të paka dhe të përmbajtura.

…I vetmuar aty në qeli, i mbyllur, i shtrënguar dhe i shtypur nga muret

e trashë prej betoni, nga frengjia me hekura të kryqëzuar, dera e rëndë, e

siguruar nga jashtë me shula dhe dryj të mëdhenj, i ruajtur rreth e qark nga

plolicët, ai po thellohej në vete për të kuptuar shkaqet e këtij realiteti dramatik,

për të kuptuar thelbin e karakterit të vet. E ndjeu gjallë në brendësi patosin

që kishte pasur gjatë luftës për çlirim dhe mendoi se ai nuk do t’i shuhej

kurrë gjer në vdekje, se i kishte dhënë dhe do t’i jepte gjithnjë kuptim jetës së

vet. Po nuk mund të mohonte se kishte pasur kontradikta me komunistët,

me shokët bashkë me të cilët kishte luftuar, sidomos me disa prej tyre, që

ishin bërë krejt të ndryshëm nga ç’kishin qenë gjatë luftës. Por në këto çaste

mendoi se i kishte zmadhuar ca të metat e tyre dhe se, më tepër, kishte

kishte keqkuptime. Ishte gati i bindur plotësisht se me Aliun e të tjerë ia

kishte kushtuar jetën komunizmit. Kujtoi me dëshirë të madhe ato ngjarje

dhe ato persona që e lidhnin ngushtë me Atdheun e socializmin dhe tha me

zë gati të ekzaltuar: “Unë jam ushtar i komunizmit dhe i tillë do të mbetem

gjer në vdekje!”

Atij nuk iu kujtua asgjë në jetë që të ishte në kundërshtim me këto fjalë

dhe iu duk se as kishte pasur kurrë të tilla.

Përjashta u dëgjuan këmbë. Llozi lëvizi. Roja bërtiti:

- Dil! Para!

Shkundi mendimet, doli nga biruca dhe iu ngjit shkallëve.

Nën terrorin komunist

287

Koloneli hetues, një burrë dyzet e ca vjeç, shtatshkurtër, ballëngushtë,

me sy të futur, me vështrim të ftohtë dhe të mprehtë, me hundë të madhe,

kishte pamje të rreptë dhe të egër. Atij ia dhanë lajmin e arrestimit të Besnikut,

kur po bisedonte në birucë me një diversant, që e kishin hedhur me parashutë

dhe që, së shpejti, do të dilte në gjyq të hapur. Herë me kërcënim, herë me

zgjuarsi e dhelpëri, herë me dëshmitarë e kishte detyruar diversantin t’i pohonte

vetë krimet ndaj shtetit dhe tani ishte i sigurtë që gjyqi do të dilte me sukses,

se i pandehuri do të shkaktonte reaksion dhe shumica e popullit do ta

mirëpriste pushkatimin e tij. Si përfundoi bisedën me të, doli i kënaqur, por

tek i afrohej zyrës, ndryshoi. Atij iu kujtua sjellja e Besnikut në gjyqin e Hysenit.

Kurrë nuk kishte pandehur që të ndodhej në Shqipëri një djalë që të kishte

aq guxim dhe të tregohej aq i marrë, sa të shprehej aq lirisht dhe me aq

arrogancë. Hetuesi ishte i bindur se Besniku u reklamonte me mburrje letrarëve

dhe të rinjve pikpamjet e veta.

…Hetuesi hyri në dhomën e hetimit, u ul në tavolinë dhe qëndroi me

bërryla të mbështetur në të, pak i kërrusur, duke vështruar nën vetulla në

mënyrë të frikshme dhe kërcënuese.

Te dera u shfaq Besniku. Hyri sikur aty të mos ishte në zyrën e sigurimit,

thuajse prapa nuk e ndiqte polici. Sytë e tij vështronin qetë, drejt. Ngjyra e

fytyrës nuk i kishte ndryshuar, bile dukej i çlodhur. Asnjë shenjë frike nuk

shprehej në tiparet e tij. Kjo e zemëroi hetuesin dhe sapo i arrestuari u ndal

në mes të dhomës, e urdhëroi me ashpërsi:

- Ulu aty, maskara!

I arrestuari ndenji pranë tavolinës, aty ku e urdhëruan. Vështroi hetuesin

dhe priti.

- Ç’na përrallise ashtu në gjyq?! – Pyeti hetuesi me egërsi dhe shtoi –

Këtu hape gojën, në je trim!

Besniku u përgjegj thjeshtë:

- Ato që kisha shkruar në dëshmi këtu në hetuesi. Ju e dinit çfarë do të

flisja.

Koloneli i bërtiti i zemëruar dhe me zë të lartë:

- Jo, nuk ishin ato, maskara! I zgjerove dhe i zbukurove. Ti të thuash në

gjyq se nuk je dakord me arrestimin e të pandehurit, se arrestimi i tij ishte i

padrejtë?! Kush je ti? Kush të pyet ty? Ku jemi këtu?

- Ju e dinit se ai ishte mendimi im – tha thjeshtë i arrestuari.

288 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Shiko, shiko, bukuroshi! – u revoltua edhe më keq hetuesi. – Kujton

se është në bulevard dhe po u mburret si gjeli në pleh shokëve të vet. Këtu

je në hetuesi. E ke të qartë?! Unë të ngre nga ajo karrige, ku je ulur dhe lëviz

dhe të mbërthej në atë karrige aty!

Ai shënoi me gisht në mes të dhomës një karrike hekuri të ngulur në

çimento dhe shtoi:

- Këtu t’i masësh fjalët se ta masin kokën me penj. Do të marrim leje

ty ne se ç’të bëjmë. Të duket se ç’është Hyseni. Ai është aventurier, vagabond,

që tradhton gruan dhe fëmijët dhe prish qetësinë familjare. Është

mendjemadh sa kujton se arriti qiellin me dorë. Do ta lëmë ne atë të shkruaj

vjersha se paska shkuar kot gjaku i dëshmorëve, sipas teje, ta dërgojmë

edhe në Perëndim me aeroplan special. T’i japim edhe valutë me vete. Tani

është penduar edhe ai vetë për marrëzitë e tij, por s’i bën fajde. E hedh lotin

kaq.

Besniku u vrejt. Kur e kërcënoi hetuesi, uli kokën dhe heshti pa

kundërshtim. Mendoi se duhej të ishte i bindur dhe se nuk ishte rasti të

ngatërrohej më keq, por vendosi t’i tregonte më vonë se nuk trembej nga

karrigia e hekurt. Kur hetuesi i tha se Hyseni kishte qarë, u çudit, u zbut dhe

i foli:

- E shihni se nuk është armik?!

Hetuesi e akuzoi:

- Ai gënjehet, ka inat me shkrimtarët, revoltohet dhe nuk sheh qartë,

po ti pse e mbron dhe e nxit?! Ti je fajtori! Hetuesi i nguli vështrimin e

rreptë, sikur t’ia kishte kuptuar qëllimet e fshehta dhe vijoi:

- E kishe bërë planin dje, ishe përgatitur mirë. Na e hodhe. Na fliste

maskarai, sikur të ishte Gjergj Dimitrovi! Po mos ki gajle, do t’i biesh kokës

me grushta për ato që bëre.

Ai hapi sirtarin e po nxirrte letër, që të zhvillonte hetimin e të arrestuarit,

kur hyri një polic dhe i tha:

- Të kërkon ministri në telefon.

…Doli. Shkoi në zyrën e tij lart, mori telefonin dhe foli me zë të butë,

të ëmbël:

- Urdhëro, shoku ministër…

- E muarët Besnikun?

- Si urdhëro. Tani po e pyesja.

Nën terrorin komunist

289

- Ç’thotë?

- S’i bën përshtypje fare që e arrestuam dhe mendtë i ka në hava. Mua

më duket më i rrezikshëm se Hyseni, se është i ndërgjegjshëm për rrugën e

tij dhe diçka bluan në vete. Kam të dhëna të sigurta që nuk i rri goja rehat.

- U konsultuam edhe me Komitetin Qëndror dhe vendosëm ta

internojmë në Shtyllas. Ai është gabuar se nuk ka ndonjë bazë të ngrihet

kundër Partisë. Atje, besojmë, do t’i vijnë mendtë.

- Si urdhëron, shoku ministër – pranoi koloneli.

Uli telefonin dhe zbriti në zyrën poshtë. Nga ato pak fjalë, ai e kuptoi

se ministri nuk e kishte shumë inat Besnikun, prandaj i iku zemërimi i madh.

U zbut duke qenë i bindur se ata atje lart, e shikonin shumë më thellë

problemin. Hyri në dhomën e hetimit sikur të ishte njeri tjetër. Lëvizjet nuk

i kishte aq të rrëmbyera, nuk vështronte aq egër. U ul në tavolinë, u mbështet

në karrige dhe tha me zë më pak të vrazhdë:

- Do të internojmë .. Nuk të rri goja rehat ty.. Llap.

- Mirë… – pranoi Besniku gjakftohtë.

Fytyra e tij nuk shprehte as hidhërim, as tronditje.

Hetuesi e qortoi:

- E ta dish se na ke dëmtuar shumë. Të të vijë turp. Je nga një familje

lufte. Vetë ke qenë partizan. Radiot perëndimore do të çajnë veshët.

- Nga kjo pikpamje pranoj se kam bërë gabim – tha sinqerisht Besniku.

- Kështu pra, të mendosh një çikë. Nuk je i vogël. E kemi ngritur

republikën me gjak dhe e mbrojmë me gjak, kurse ty të merr koka erë.

Shko! Nesër do të të nisim.

Besniku u ngrit të ikte. Tek dilte, u ndal në mes të dhomës dhe e pyeti

me zë të butë:

- Mund të them një fjalë?!

- Po – pranoi koloneli.

- Si ju quajnë, ju lutem?

- Abaz – Mezi iu përgjegj nëpër dhëmbë ai.

Besniku iu afrua te tavolina dhe i foli:

- Shoku Abaz, duhet të dini se unë kam qenë komunist dhe kam parë

që i vogël vdekjen me sy. Si në këtë karrige të lëvizshme druri të zgjidhur, si

në atë karrige hekuri të palëvizur, të lidhur, unë jam njësoj.

290 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Hetuesi dhe i arrestuari u panë në sy pa lëvizur qepallat. Pastaj kolonel

Abazi, që e kuptoi se këto fjalë ishin përgjigje për kërcënimin që i kishte

bërë, u skërmit dhe tha:

- Ke kokë të fortë. Po ajo të mori në qafë. Dije prej meje.

Dera e birucës u tërhoq, u mbyll, shuli u shty dhe Besniku u ndodh

prapë vetëm, mes mureve të trashë, ku nga frengjia e vogël, mes hekurash

të kryqzuar, vinte pak dritë. Njolla e bardhë e reflektimit të rrezeve po

zhdukej. Sigurisht, dielli po perëndonte.

Ai e ndjeu veten të shqetësuar. Më parë nuk e merrte me mend se ç’do

të ndodhte me të. Tani e dinte se do ta internonin. U suall në birucë duke u

përpjekur të përfytyronte jetën e atjeshme, por nuk arriti dot. Nuk kishte

parë ndonjëherë se si jetonin të internuarit në Shqipëri. Po e kishte të qartë se

jeta e tij po merrte një drejtim krejt tjetër nga ajo e gjertanishmja.

…Mendoi se kohët e fundit i dukej disa çaste e kotë bota, gëzimi i

fëmijëve. I vlerësonte si boshe shumë probleme të shoqërisë dhe e quante

veten të huaj mes njerëzve. Kishte raste, kur nuk e kënaqte as nëna, as dielli,

as gjithë natyra. Nxitoi hapat i tronditur nga këto mendime, kur roja hapi

dritarëzën dhe pyeti:

- Pse lëviz kështu?

- Mos është e ndaluar?! – pyeti i burgosuri.

- Jo…Jo… – u përgjegj roja dhe mbylli dritarëzën.

Besniku qëndroi. Mendimet i lëvrinin në kokë.

Tani gjendej mes katër mureve, larg atyre gjërave që i dukeshin bajate.

Larg njerëzve, zhurmën e të cilëve në një moment e përbuzte. Ata ndodheshin

atje lart, sipër tij, në jetën e tij dhe nuk kishin asnjë lidhje me të. Ndjeu

shtypje në gjoks. Përfytyroi prapë veten duke ecur si hije nëpër rrugët e

qytetit dhe duke përsëritur me vete shprehjen e famshme: “Të rrosh apo të

mos rrosh – Kjo është çështja.” Iu afrua frëngjisë dhe foli me vete: “Dua

diell! Dua jetë! Dua të dëgjoj zëra njerëzish të lirë!”

U tremb. Ktheu kokën se mos e dëgjonin. Heshti. Asnjë njeri nuk

ndodhej pranë tij. Ishte vetëm mes mureve të trashë, i ndarë nga bota dhe

po fillonte një jetë të vështirë.

Nën terrorin komunist

291

LUAN MYFTIU

Lindi në Berat, më 1933. Në moshë të vogël

mbeti jetim. I ati, patriot i nderuar dhe mbështetës

i “Ballit Kombëtar”, dënohet me pushkatim në

1945, më pas, i falet jeta. Vdiq bas pak vitesh

në burgun e Burrelit. E ëma, dhe ajo nuk arriti

të dilte gjallë prej psikiatrisë, ku u flak pa mëshirë.

Luani vazhdoi, mes vuajtjesh që e ndoqën dita

ditës, shkollën pedagogjike në Berat. Fillon punën

si mësues, por dita e arrestimit erdhi dhe për të.

Ishte viti 1975. “Ç’kam bërë?” do të pyeste Luani

hetuesin. “…Je mish i therrur që ne mbajmë në

frigorifer, kur na duhet të marrim, të dënojmë që

të shohin ata të rinjtë që këndojnë kanconeta” iu

përgjigj hetuesi. E dënojnë 10 vjet dhe dërgohet

në Spaç. Mbas vitit 1990 vjen në Tiranë ku

merr pjesë aktive në lëvizjen demokratike. Ka

shkruar shumë duke lëvruar gjininë e tregimit, me

të cilin merret sot me pasion. Ka botuar një ese

me titull “Nën territorin komunist”. Ka përkthyer

“Aforizma të papërshkruara ndonjëherë” të Oscar

Wilde si dhe “Net të bardha” të Dostojevskit.

292 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

NËNA

Nuk di si duhen fëmijët prej nënave të tyre, por imja ka pasur për mua

një dashuri të çuditshme. Ajo mbante në gisht një unazë të veçantë për të më

mbrojtur nga ndonjë mallkim i fshehtë i zemrës së saj, kur unë bëja ndonjë

nga ato veprimet që e lëndonin. Por dashurinë e saj kurrë nuk ma zbulonte,

si të donte të mos cenonte lirinë time. Ajo i fshihte vështrimit tim të etur

kujdesin e saj të tepëruar. Veç unë e diktoja dobësinë e saj për mua, sa herë

që duhesha të qortohesha për një veprim ku prekej sedra ime. Si një luaneshë

e butë, ajo donte të rriste një këlysh krenar, prandaj me një indiferencë të

shtirë i zhdukte pasojat e sjelljeve të mia të ndëshkueshme. Ndoshta, kjo

mbretëreshë bukurie nëpërmjet meje donte të vendoste pushtetin e krenarisë

së saj në ambientin e kulturuar, ku kish qenë nuse. Nuk di përse bukurinë

mahnitëse të shpirtit të saj unë e shihja të pikturuar nëpër ikonat e kishave të

qytetit, të cilat i vizitoja gati çdo të diel. Duke shkelur me kujdes nëpër

rrugicat e tyre, të shtruara me zaje të bardhë, nga ku gëlonte një bar i gjelbër

që dukej sikur përtërihej nga tingujt e këmbanave, unë hyja në kishë me

zemrën gjithë drithërimë nga një ndjenjë e pakuptueshme. Prapa tymit të

temjanicës sodisja nurin e bukurisë së nuseve dhe vajzave elegante, që kishin

ardhur t’i luteshin Zotit t’u falte mëkatet, trishtimin e ëmbël të pikturave

murale, madhështinë e heshtjes dhe magjinë e zërave hyjnorë të korit të

fëmijëve. Më dukej sikur vetëm aty e zbuloja parajsën e dashurisë së

pashprehur të nënës. Ndihesha aq i dehur nga një pasion i çuditshëm, sa më

dukej sikur tërë ceremonia fetare zhvillohej enkas për mua. Dhe kisha një

nevojë t’i falënderoja të gjithë ata që vinin të faleshin në kishë. Kështu u

krijua në atë moshë një lloj lidhjeje e fshehtë midis meje dhe kësaj shtëpie të

Zotit. Edhe sot nuk di të them si i lexoja kuptimet e tingujve të këmbanës,

sepse mbaj mend që, kur ato lajmëronin për ndonjë vdekje,unë vrapoja me

lotë në sy tek nëna, e cila për çudi, asnjëherë nuk më pyeti për shkakun e

ngashërimeve të mia, kur hidhesha në krahët e saj i lumtur që ajo ishte

gjallë… edhe ajo sikur nuk donte që unë ta shfaqja haptas dobësinë time për

Nën terrorin komunist

293

të! Asnjëherë nuk u ankua për hallet dhe shqetësimet, kur tim atë e arrestuan

komunistët dhe asaj i duhej dy herë në ditë të qëndronte kokulur para portës

së burgut me shpresën se mund t’ia pranonin ushqimet, që kish përgatitur

për të shoqin. Kjo qenie që mishëronte dhimbshurinë, tani qe pushtuar e

tëra nga ndjenja e detyrës. Një rrudhë zemërimi, që përpiqej të mbinte në

mes të vetullave të saj, nuk e prishte dot harmoninë e asaj qenieje që lumturinë

e gjente vetëm në paqe. Të ketë pasur rol bukuria në atë butësi që të bënte

për vete? Unë e adhuroja dhe, i magjepsur, isha xheloz, në heshtje, tek shihja

që edhe femrat hutoheshin përpara saj. Ndoshta kjo xhelozi kish krijuar

edhe një lloj armiqësie me tim atë, e cila më shtynte të bëja ca gabime që

isha i sigurt se do ta zemëronin për të parë se si do të më mbronte në çdo

rast, pa pyetur për trishtimin që i shkaktoja tim eti. Tani që kishte rënë në

burg, më dukej sikur këtë e kish kërkuar vetë, i dëshpëruar që s’ia kisha

njohur dashurinë që kishte pasur për mua, dhe, aq sa më vinte keq për të, po

aq e dënoja për këtë hakmarrje të pamëshirshme ndaj meje. Gjithçka që

ndodhte me mua, unë e peshoja sipas mënyrës sime. Komunistët më dukeshin

ca lodra në duart e fatit tim, të cilët vepronin vetëm si t’u thoshte ai.

Tani e shihja nënën për ditë e më të përhumbur, ndërsa natën, kur e

shtrëngoja midis krahëve të mi të dobët, ajo rrallë kujtohej që më kishte

pranë. Një ditë e kapa në befasi duke qarë. I kishin dënuar vëllanë e vetëm

me vdekje! Ai ishte kopja e së motrës nga shpirti, sikur t’i zbresim një

shkreptimë rreptësie (kur prekej në sedër) që i kish mbirë, ndoshta, nga

ndjenja e përgjegjësisë për familjen, që i kish rënë mbi supe qysh herët. I

zgjuar e me një intuitë të hollë, por pa kulturën që ia kërkonte intelekti, ai

ruante si thesar krenarinë e trashëguar nga i ati, kryengritës antiturk, i cili, me

pastërtinë e ndjenjave të tij patriotike, kish fituar edhe simpatinë e atyre që

duhej të urrenin. Ky vëlla i dhembshur e donte marrëzisht të motrën. Bukurisë

së saj marramendëse i qëndronte si një kurorë lulesh fisnikëria e të vëllait,

ashtu si zbukurohej kokëkrisja e tij e ëmbël prej nurit engjëllor të së motrës.

Ata duheshin e krenoheshin me njëri-tjetrin, ashtu siç qenë sjellë, kur ishin

fëmijë.

Kush do t’ia mbronte nënës sime tani bukurinë nga gjithë ato shigjeta

që kjo bukuri padashje tërhiqte drejt saj? Komunistët i vranë vërtet vëllanë,

duke mos i treguar as gropën, ku ia flakën kufomën. Madje, atyre nuk u

erdhi mirë, kur ajo e qau. Komunistët kishin shumë frikë nga lotët që

294 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

derdheshin nga keqardhja për viktimat e tyre. Nëna ime qante fshehurazi,

por jo nga frika. Madje, ajo sikur nuk donte të qante. Ajo s’mund ta pranonte

që i vëllai kish vdekur, kur mendonte se ai vetëm mirë u kish bërë të tjerëve!

Ajo qante fshehurazi për poshtërimin që i kishin bërë vëllait të saj. Ata i

kishin rrëmbyer krenarinë nënës, ndaj gjysma e qenies së saj kish vdekur.

Gjysma tjetër vraponte pas kujtimeve të tij, me qëllim që të mos ndihej e

vetmuar.

Ndërkohë të ardhurat shteronin dhe nevojat rriteshin çdo ditë.Filloi

shitja e sendeve me vlerë për një copë bukë. Ditët shtyheshin me zor dhe

uria nisi trokitjet e para në derën tonë!

Nëna po largohej çdo ditë prej nesh, si ai kapiteni që nuk u afrohet

pasagjerëve që do të mbyten, kur anija po mbushet me ujë, i terrorizuar nga

klithmat e ndërgjegjes që s’është në gjendje t’i ndihmojë. Gjithmonë e menduar

kryente mekanikisht detyrat si grua dhe si nënë! Ata, të cilët dje e respektonin

për fisnikërinë e saj, tani që kishin marrë pushtetin, e këshillonin me përçmim

ta ndante burrin e të martohej, pasi i shoqi nuk do ta nxirrte më kokën nga

hekurat e burgut! E revoltuar dhe e fyer, ajo ua përplaste në fytyrë gjithë sa

menodnte për harbutërinë e tyre, ndërsa netët, e tronditur, i gdhinte pa

gjumë. Unë përpiqesha t’i qëndroja pranë, duke iu futur natën në gji, por

ajo, ndonëse nuk i harronte përkëdheljet, sikur më lutej të mos e besdisja.

Një natë më tha të mbaja vesh se mos dëgjoja zhurma këmbësh në tavan

dhe, kur unë e sigurova se nuk kish të tilla zhurma, veç heshtjes së plotë të

natës, ajo qeshi nën zë si për të më thënë se kish bërë një shaka, ndërsa pashë

në dritën e hënës që hynte nga dritarja, dy pika loti që vezulluan në sytë e saj,

të mbushur me një dritë jo të zakonshme. Atëherë nisa të kërkoj si nëpër

terr dashurinë e nënës, që nuk e kuptoja përse po ftohej çdo ditë. Ç’të qe

kjo e keqe që më kish përzënë nga zemra e saj? Ndiqja i hutuar psherëtimat,

lëvizjet, madje dhe ngjyrat e zërit të saj, por nuk arrija dot në një përfundim.

Nuk gjeja dot një shkak që ta kish zbehur dashurinë e saj për mua. Atëherë

e tepëroja me çamarokllëqe që ta meritoja një qortim prej saj. Por jo! Atë

sikur e rëndonte dashuria ime që ajo e ndiente sesa shumë po më vriste.

Atëherë e hodha poshtë atë sedrën dhe krenarinë, me të cilat e fshihja

dobësinë për të, duke menduar se do ta fyeja në atë kërkesën e hershme të

shpirtit të saj për mua, por ajo vetëm për një çast shqetësohej, pastaj bëhej

indiferente. Ajo kërkonte tani një pakt të ri, të cilin, unë s’mund ta pranoja:

Nën terrorin komunist

295

ta lija të qetë! Po si mund ta lija unë vetëm, kur e shihja sesa vuante? Kurse

ajo, ndoshta, donte të më mësonte me mungesën e saj?! Ah, sa herë e pata

përfytyruar veten të vdekur për të shijuar lumturinë që më jepte dhembshuria

e shprehur në lotë e klithma! Vonë e kuptova se kisha pasur një dashuri të

sëmurë për nënën. Vallë, e kishte ndjerë zemra e saj këtë? E kishte ndjerë sa

e egër ishte dashuria ime që ajo vetë e kishte mbjellë? Ajo vetë më kish

mësuar që ta trajtoja mizorisht. Në shkollë vija për të; rrobat e reja i vishja

për të, haja e pija për të dhe gjumë flija vetëm për hatër të saj. Ajo i kryente

gjithë detyrat që më jepte mësuesja për t’i bërë në shtëpi, ajo më shfajësonte,

kur endesha rrugës e nuk shkoja në shkollë, ajo m’i mbulonte kudo e

kurdoherë prapësitë. Dhe kurrë nuk ankohej, kurrë nuk më tregonte se

ç’kish bërë për të më mbrojtur, njëlloj si të ishin gabimet e saj dhe ajo duhej

t’i paguante.

Një herë fëmijët e lagjes që vinin shpesh në shtëpinë tonë, kishin nxjerrë

në oborr gjithë pajën e saj prej mëndafshi, blerë në Itali dhe, të veshur me to

si aktorë, loznin teatër. Nga banaku i verandës një fëmijë tjetër kishte rrëzuar

pa dashje një qyp me pekmez rrushi si ndonja 30 kg dhe kish nisur të qante

nga frika e ndonjë ndëshkimi. Erdhi nëna: të gjithë ngrinë. Rrobat e saj ishin

ndehur mbi trëndafilat e kopshtit, ndërsa pekmezi kish ndotur gati gjithë

shtëpinë. Ajo qeshi, pyeti për mua, më gjeti, më futi në një dhomë e, pasi më

zhveshi, më kontrolloi me kujdes se mos isha vrarë, kur kish rënë qypi. Pasi

u sigurua që s’kisha pësuar gjë, mori frymë e lehtësuar, mblodhi në oborr

teshat e saj dhe nisi të lante shtëpinë pa na bërë një qortim dhe pa i trembur

fëmijët e lagjes për të ardhur përsëri. Dhe unë përpiqesha ta ndihmoja në

ndonjë punë, por pa i rënë në sy se atë punë e kisha kryer unë.. Ajo, sigurisht

që, e kuptonte por edhe ajo nuk më falënderonte, përderisa e dinte që kjo

gjë nuk do të më jepte kënaqësi.

Ishte kohë lufte dhe babai ynë, i ngarkuar me detyra të ndryshme,

vinte rrallë në shtëpi. Por ne nuk rrinim vetëm, sepse nëna jonë merrte në

shtëpi shpesh gra të vafëra e pa njeri dhe i partonte (në të parë), siç venë

nuset për herë të parë tek prindërit e vet, dhe u shërbente për shpirt një

muaj të tërë. Në fund i përcillte me pesëqind të mira duke u premtuar se do

t’i ftonte përsëri vitin tjetër. Ne çuditeshim se me çfarë devotshmërie e

kryente ajo këtë bamirësi.

296 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Tani veç heshtjes ajo kish nisur të rrinte edhe pa ngrënë, por ne nuk e

kuptuam dot kurrë arsyen e “grevës” së saj të urisë. Mos donte, vallë, të na

e linte neve racionin e saj të bukës që jepte shteti aso kohe për çdo frymë?

Apo uria e ndihmonte t’i ndiente më pak dhimbjet shpirtërore! Ato ditë

komunistët kishin dënuar me vdekje edhe nipin e saj, të cilin e kishte mbajtur

pranë, se ishte kopja e të vëllait, për të cilin s’besoj se ka pushuar së qari deri

sa i shkoi pranë. Mos, vallë, në ato net pa gjumë bisedonte me të nipin, që

priste nga çasti në çast ta rrëmbenin, siç e rrëmbyen hienat që nuk u ngopën

50 vjet me gjak të pafajshëm? Si mund të vritet një fëmijë që s’i ka djersitur

mirë qimja në faqe? Një fëmijë që s’kish vrarë një flutur e s’kish trembur një

zog? Ndoshta ajo e ndiente që ky ishte fundi i botës dhe s’kishte përse të

përpiqej të jetonte. Ndërsa unë i kërkoja me kokëfortësi dashurinë e saj! Sa

shqetësime duhet t’i kem dhënë së gjorës duke i kërkuar të bënte një gjë që

s’mundej! Ah, nënë, sa shumë t’u desh të duroje. Ata, të cilëve ti u kishte

mbrojtur jetën, tani s’të jepnin as punë të rëndomtë për të mbajtur fëmijët e

tu me frymë. Tani ti duhej vetëm të luteshe: edhe gardianit të burgut, edhe

furrxhiut, edhe mjekut për një vizitë, edhe miqve të tët shoqi, që bënin tani

sikur nuk të njihnin! Ti i zbrite me fisnikëri këto shkallë të poshtërimit dhe

tregove një tjetër bukuri, që ndoshta, vetes nuk ia njihje. Ti i lave këto shkallë

me lotët e krenarisë së fyer dhe kushedi ç’marrëveshje të fshehtë bëre me

vdekjen, e cila vulosi në ballin tënd indiferencën. Ç’të vrau më shumë, o

nënë? Absurditeti i sakrificës, apo mosmirënjohja cinike e njerëzve? Falmë,

nënë! Ti duhej të largoheshe nga kjo jetë! Mos, vallë, ftohtësia jote qe një

mënyrë për ta bërë më pak të dhimbshme ndarjen? Sa shumë duhet të kesh

vuajtur për t’i këputur vetë këto fije të forta të dashurisë sonë!

Po ne si s’u zemëruam një herë me këtë braktisje që na bëje çdo ditë?

Mos vallë e ndjenim se në ç’hall ishe? Apo ti në çastet e zgjimit derdhje aq

dashuri mbi ne, sa të na mbante zemrat ngrohtë për sa kohë ti do t’i vidheshe

nga halli dashurisë sonë. Si u zhduk ëmbëlsira në buzëqeshjen tënde të zgjuar?

Ku iku ajo ironia dashamirëse, me të cilën na detyroje ta braktisnim të keqen,

pa e ndier veten të fyer?

U rrëzove, nënë!

Asnjë katastrofë nuk mund të dëmtonte shpirtin tonë në atë moshë

më shumë sesa kjo rënia jote. Ne humbëm përgjithmonë dëshirën për të

ndërtuar në jetë diçka të bukur, në shëmbëlltyrë të lumturisë!

Nën terrorin komunist

297

A e dije ti këtë?!…

Falna, nënë, nëse të kemi bërë të vuash edhe pas vdekjes!

Ti s’mund të largoheshe pa klithmë! Nuk mund të rrijë pa u treguar

xhelatëve fytyrën e tyre të vërtetë! Ta kërkonte nderi i vëllait, lotët e jetimëve,

vepra e mirë e burrit tënd, që po shkelej me këmbë birucave të Sigurimit!

Shpirti yt i dhembshur nuk mund të pranonte të talleshin me fisnikërinë e tij

disa rrugaçë që ambicia për pushtet i shndërroi në lypsarë mosmirënjohës

në vrasës të pabesë, kurse instinkti kriminal i harbutërisë i shtyu të besojnë se

ishin madje perëndi! Dhe krenaria jote e fyer vrapon që nga errësirat ku e

kish flakur terrori komunist duke shpërthyer si një rrufe që godet mbi kokën

e një gjarpri. Ti klithe në zyrat e tyre: “Harbutë…! Katilë…!” Dhe nuk

dëgjove telefonat që ulëritën dhe dyert që u përplasën e nuk pe se si i zbrite

shkallët e si t’u vunë hekurat në duar, si të hodhën horrat në qeli e si të prunë

të lidhur në shtëpi!

Dhe ne të gjetëm vetëm, pa njeri, lidhur duart mbrapa me hekura

gjermane, këmbëkryq e flokëlëshuar,e bukur si një xhinde përmbi raftin e

madh që ndodhej sipër shkallëve. Ti heshtje dhe ne nuk e mësuam dot se

kush të kishte ulur aty. Dhe pse aty? Ca thanë e sollën dy policë, ca që me ta

kish pasur dhe civilë, të tjerë që paskësh qenë aty edhe një grua, por nuk

tregonte kush që e kish parë, kur erdhi. E pyetëm nënën vetë, por s’donte të

përgjigjej. Qëndronte me kokën ulur, sikur të ishte fajtore, me sy të palëvizur,

mbërthyer në një pikë dhe dukej sikur lutej që ne ta mëshironim duke na

thënë me heshtjen: “E bëra unë tani këtë”! Ky çast mbeti në kujtesën tonë si

një shuplakë e parë që na dha komunizmi! Iu afrova një çast dhe e putha në

faqe; ajo u ngërdhesh në përpjekjen për të skicuar me mundim një buzëqeshje,

duke kthyer anash kokën si e turpëruar, ndërsa hekurat u përplasën në dërrasë

bashkë me duart e saj të bardha. Iu mblodhëm rrotull të shihnim ato gozhdë

të përkulura si unaza rreth duarve të saj të enjtura. Papritur u dëgjua zhurma

e këmbëve të një polici që po ngjiste shkallët, i cili, i skuqur në fytyrë, na tha

të mos ia hiqnim hekurat nënës, sepse vetëm kështu do ta lejonin që ajo të

qëndronte pranë nesh.

Ç’të qe vallë? Ëndërr? Apo një forcë misterioze na jepte këtë ndëshkim

për të na detyruar ta çmonim më tepër vlerën e nënës sonë? U deshën vite

të bindeshim që kjo qe një përmbysje që duhej përballuar me shumë dhimbje!

Ndërsa ne po mendonim se si do ta ushqenim e si ta shpinim në banjë, ajo

298 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

që duket e kuptoi hallin tonë, pasi lëshoi një rënkim të pakontrolluar, na

buzëqeshi me përkëdheli dhe na kërkoi t’i shpinim pak bukë.

Njëri prej nesh i hoqi hekurat, me kujdes, kurse ajo me duart e lira tani,

mbërtheu jelekun e hapur në dy sustat e para. Pastaj nisi të hajë e uritur,

ashtu, e druajtur, si të ishte vetë një e huaj në shtëpinë e saj! Tronditja e

madhe na i kishte trembur lotët dhe unë çuditem sot se ku e gjenim forcën

që të tregoheshim aq të vëmendshëm ndaj saj! Sa kohë që njeriu është mbret

i lumturisë, nuk i përfill ata që ia dhurojnë, por, kur viktimat që sakrifikohen,

ngrejnë krye, ai bëhet menjëherë lypsar dhe u lutet ta mëshirojnë! Ne nuk e

kishim kuptuar ende se pa dashurinë e nënës asgjë nuk do të na hynte në sy!

Ne e quanim këtë lumturi një të drejtën tonë, kurse dhembshurinë, një detyrë

të saj. Tani e ndienim se dashuria e çdo nëne nuk ishte diçka tokësore! Tani

që na mungon mbetëm përpara saj të mahnitur! Tërë jetën do të luftonim

tani për të merituar një shkëndi dashurie që t’i ngjante asaj të nënës! Por më

kot… Ne do të mbesnim njerëz të vërtetë, sa kohë do të qëndronte brenda

nesh vlaga e dashurisë së saj, jehona e klithmave të ëmbla të dashurisë së

nënës! Çudi! Kujdesi ynë për të, e mundonte më shumë! “Luanesha” tundi

krifën dhe u ngrit në këmbë. Ne s’ishim në ëndërr: kishim fituar përsëri atë,

që desh na iku përgjithmonë!

U zhytëm prapë në mbretërinë e dashurisë! Ishim përsëri njerëz! Unë

fjeta atë natë si më parë me të, duke derdhur edhe në gjumë lotë lumturie!

Edhe ajo qau bashkë me mua, por shtirej sikur merrte shkak prej lotëve të

mi! Dhe më gënjeu, e gjora, duke më lënë përshtypjen se i kishte lotë

gëzimi, ndërkohë që e ndiente se ishte nata e fundit që flinte me ne! Kur u

gdhi, ne ia vumë hekurat përsëri në duar, ashtu si na mësoi ajo. Pastaj shkoi

e u ul tek vendi, ku e kish lënë policia. Dhe na vështronte e qeshur, si të

donte të na thosh: “ja, sa mirë, asgjë s’ka ndodhur”! Dhe ne vërtet po na

dukej sikur e gjithë kjo s’ishte veç një lodër! Megjithatë, pasi kryenim me

ngut porositë që na jepte veçmas ndonjë i afërt, që kish guxuar të vinte në

shtëpinë tonë, ktheheshim tek nëna menjëherë për t’u siguruar që ndodhej

aty. E bukur si një zanë pylli, ajo rrinte e qetë me kokën lart, ashtu si kemi

dëgjuar që rrinë trimat para skuadrave të pushkatimit. I kishte rënë një nur i

veçantë dhe dukej sikur ishte bërë nuse! Dasmorët ishim vetëm ne që s’dinim

ç’të bënim me të! Kurse “krushqit” nuk po dukeshin për ta mbyllur në

“kafaz”!

Nën terrorin komunist

299

GJYQI I DOSTOJEVSKIT

I mbetur jetim nga të dy prindërit qysh në fëmijërinë time të hershme,

asnjëherë gjatë jetës nuk dita si t’i ndërtoj tamam marrëdhëniet e mia me të

tjerët. Mbeta, si të thuash, njëlloj lypsari i dashurisë njerëzore, sepse jetimi,

pa e kuptuar, do të kërkojë tërë kohën të mbushë në shpirt atë mungesë, që

i ka krijuar humbja e prindit. Dhe sa më shumë rritesha, aq më tepër e

ndieja veten si një barkë në një det me tallaz.

Nuk e di se si më ra në dorë një libër i F.M. Dostojevskit dhe që nga

ajo ditë unë jo vetëm mbeta rob i tij, por më dukej sikur nuk kisha më atë

etjen e parë për të rrëmbyer ndonjë këshillë nga të tjerët. Madje sikur një zë

i fshehtë më thosh që të tjerët duhej të këshilloheshin me mua. E ku mund

ta merrja dot unë me mend se sa shtrenjtë do ta paguaja ndikimin e tij,

sidomos duke e lexuar atë kolos në një moshë, ku përvoja të pengon të

ndash ëndrrën nga realiteti. Se gjenitë janë të dobishëm, aq sa jemi ne të aftë

të ushqejmë shpirtrat tanë me nektarin e tyre.

Megjithatë unë s’jam i penduar që e lexova me pasion këtë autor, kur

mendoj se pa të kushedi ku do të kishte përfunduar anija ime, në kushtet e

një diktature që shkatërronte edhe bijtë e saj. A nuk i dëmtojnë ndonjëherë

edhe vetë prindërit fëmijët e tyre, duke u plotësuar çdo tekë e duke i bindur

se si ata nuk ka të tjerë në botë? E ç’faj t’i vë unë Dostojevskit pse s’pata

njeri të më mësonte që s’duhej ta lexoja në atë moshë dhe në kushtet e një

sistemi shoqëror, që të dënonte edhe po t’i doje e po të të donin njerëzit pa

lejen e partisë?

Në fillim po çuditesha edhe me veten time. Si është e mundur që nuk

u zemërohesha atyre që më ironizonin, apo atyre që më shihnin me

mospërfillje, ngaqë u dukej se qëndroja më poshtë se ata? Si më vinte keq

edhe për ata që i përbuzte gjithë njerëzia, madje kur për këtë keqardhje

pësoja fyerje nga ca njerëz krenarë? Të gjithë më dukeshin të mirë, aq sa

edhe të liq. Rrija natën pa gjumë për të gjetur se cili ishte më shumë i mirë se

sa i lig. Dhe, duke i parë të tjerët me këtë sy, u bëra i mirë për të gjithë,

ndonëse e ndieja se asnjëri nuk më donte e çmonte, siç mendoja unë. Me një

fjalë, Dostojevski më kishte futur në një hall të madh, të cilin asnjë s’e ka

zgjidhur dot deri më sot në botë; si t’ia bësh që të të duan të gjithë? Po a ka

300 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

mundësi të të duan të gjithë? E pse u dashka që të të duan të gjithë, nëse ke

forca që t’i duash ata?

Më ishte fiksuar ideja që në botë mund të arrihet gjithçka me anë të

forcës së dashurisë. Bile, me anë të saj mund të detyrosh edhe ata që të kanë

bërë keq të pendohen dhe të të adhurojnë që i shpëtove nga kthetrat e

urrejtjes.

Por, kur përfytyroja tim atë të pushkatuar pa faj prej komunistëve dhe

nënën e gjorë që vari veten me shallin e nusërisë së saj kur ia vdiqën në

tortura të vëllanë dhe nipin, më shëmbej e gjithë kalaja e ngritur dhe jetoja

me javë të tëra i heshtur, duke parë çdo njeri si bartës të së keqes e ligësisë,

aq sa edhe Dostojevski më dukej si një sabotator i madh, që synon të

justifikojë djallin për të akuzuar engjëjt. Dhe përpiqesha pa mundur dot të

hyja në universin e veprës së tij, në atë botë të pafund yjesh, që ka ligjet e

gravitacionit të saj. Dhe në atë errësirë bëhesha i zakonshëm, shkëputesha

prej tiranisë së Dostojevskit dhe nisja t’i doja dhe t’i urreja njerëzit siç bënin

të gjithë. Por me kalimin e kohës e ndieja se më duhej të sillesha me të tjerët

si hipokrit. Sepse në diktaturë as mund të duash as mund të urresh kënd siç

dëshiron nëse kjo bie në kundërshtim me peshoren që ka vënë shteti për t’i

dashur, a për t’i urryer njerëzit. Ndaj m’u desh të largohem prej njerëzve,

me qëllim që t’i doja apo t’i justifikoja, duke i soditur. Mirëpo përsëri s’më

linte të qetë një pyetje: po ata që meritojnë të urrehen? Duke u përpjekur të

zgjidh këtë çështje më ndihmoi Dostojevski, duke më këshilluar të mos

merresha me ta, për sa kohë nuk kisha mundësi t’i ndreqja. Kështu të paktën

nuk u armiqësova me ata që nuk më kishin faj për mjerimin tim, ndonëse

silleshin me mua siç donte shteti.

Dikur pata edhe një lloj iluzioni sidomos kur komunistët e zbusnin

egërsinë e tyre, por me kalimin e kohës, u binda se kjo ishte vetëm një

taktikë e tyre, mbasi këtë zbutje ata e bënin jo nga zemergjërësia, por nga

frika që kanë të gjithë tiranët kur u vete skllevërve thika në kockë sa të thonë

për atë që vdes: “Shpëtoi”. Nga kjo klimë përfitonin edhe ata që ishin caktuar

si “kurbanë” të cilët e pranonin këtë lloj amnistie të përkohshme, ndonëse e

dinin që do të “thereshin” më vonë. Por është për t’u çuditur me njerinë, i

cili edhe kur e di ç’e pret nuk e pranon të keqen për vete! Kështu hodhëm

vallen në gojë të ujkut, ashtu siç thoshte komunizmi edhe për veten e tij. Të

Nën terrorin komunist

301

gjithë kurbanë që shpresonin se nuk do të na vinte kurrë radha për t’u

sakrifikuar.

Kështu ndodhi që në një nga këto periudha të zbutjes hileqare, të

caktohesha mësues në një fshat të largët, meqë sapo kisha mbaruar shkollën

pedagogjike, të vetmen shkollë të mesme që kishte në atë kohë qyteti ynë.

Ishte vërtet një lumturi të kishe ku të ndërtoje atë botë me bukuri mahnitëse

që të frymëzonin konstruktorët e mëdhenj të shpirtrave njerëzore, siç ishte

në rastin tim F.M.Dostojevski. Tani unë i eturi për një grimë dashuri

prindërore do të bëhesha prindi i dytë për krijesa të pafajshme që vegjetonin

në një shkëmb të ashpër siç ishte diktatura komuniste. Tani askush nuk mund

të më ndalonte që brenda atij programi sakatues të ngrija kosheren e dashurisë

njerëzore ku fëmijët të ndienin se sa e madhe është bota e mirësisë.

Dhe çudi! Sa shumë e ndien shpirti njerëzor sinqeritetin dhe fisnikërinë!

Por komunizmi, i cili ngrihet mbi urrejtjen nuk mund të durojë që njerëzit ta

duan njëri-tjetrin. Sepse dashuria njerëzore ngrihet mbi lirinë, prandaj

komunizmin e tmerron dhembshuria, keqardhja, vëllazërimi, prandaj ai

dënonte çdo predikator të mirësisë dhe bujarisë.

Pikërisht kur kisha arritur apogjeun e mendimit të mirë të të tjerëve

ndaj meje, madje dhe të atyre që nuk e kuptonin pse duhej të të shihnin me

sy të keq, vjen befas një urdhër i prerë që të më vihen “hekurat” në duar.

Duke mos dashur ta lodhim lexuesin me historitë e frikshme të

rrëmbimit që më bëri Sigurimi i shtetit, si u përpoq ai të më detyronte të

pranoja fajësi, që as e kisha imagjinuar nuk mund të rri pa treguar shkurt një

nga episodet e hetuesisë sime tragjike, por që edhe mua sot se si më bën gati

për të qeshur.

Ishte një natë e errët kur më thirrën, si zakonisht, për të më pyetur për

fajësitë e mia të pakryera ndonjëherë. Veç kryetarit të Degës, ndodheshin në

dhomë dhe disa oficerë të Sigurimit. Dukeshin sikur kishin një etje të veçantë

për të shqyer dikë ndaj e kuptova që do ta kisha të vështirë t’i përbuzja duke

heshtur.

- Fol! - klithi kryetari që kish hipur majë tavolinës për të më ngritur

peshë nga flokët.

- Përse më keni marrë? Unë s’kam bërë gjë! - belbëzova.

- Si? - ulëriti si bishë. - S’ke bërë gjë? Pse ç’kujton ti kur të bësh do të të

arrestojmë ne?!…

302 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Po si, pa bërë gjë?!- desha të ngul këmbë unë.

- Ta pret mendja! Pse quhemi Sigurimi i Shtetit që të presim sa të bësh

ti ndonjë porçkë, pastaj të të vemë hekurat. Dhe iu kthye shokëve:

- Ne na kanë thënë se është burrë i zgjuar, ky po na del kërriç gomari!

- Kur s’kam bërë faj, për ç’ju hyn në punë arrestimi im? - pyetja jo me

zemërim.

- Po si thua zotrote të arrestojmë djemtë tanë që këndojnë kanconeta

italiane nëpër pikniqe?!… Dhe më kapi prej mjekre duke më ngulur sytë.

- Pa shikomë pak në sy? Dhe përgjigjmu shkurt: Na do ti ne?!…

- Si? - më doli nga gryka papritur.

Kryetari u ngrit dhe nisi të lëvizë nëpër dhomë.

- Të pyeta: Ti na do ne?!…

- Po ju… më doni… mua? - belbëzova.

- Si?!…Ne të duam ty?!… ulëriti, pastaj lëshoi një grusht mbi mua i cili

pasi më rrëzoi për tokë u përsërit dhe atje disa herë. Ndieva dorën të lagur.

Duket hekurat gjermane më kishin çarë ndonjë venë.

Më ngritën dhe më vunë në karrige si ndonjë lodër fëmijësh dhe ndërsa

njëri prej tyre më ndali gjakun me diçka ngjitëse, kryetari vijoi i qetë.

- Mos na kujton se jemi ai prici Meshkin i Dostojevskit tënd?

- E di që s’mund të jeni ai zotëri!

- Po si guxon të na thuash nëse të duam?

- Desha të them që meqenëse nuk jam marrë fare me ju.

- Si s’je marrë fare me ne? - klithi përsëri. Ç’do të thuash? Që ke pasur

të drejtë të merreshe, por s’ke dashur? Pse s’je marrë dhe pse s’ke dashur?

Pse s’je marrë dhe pse s’ke dashur të merresh me ne?

- E dija se ç’më gjente! Por arsye kam pasur…

- Si? Si? Ke pasur arsye për të na urryer?

Dhe kur unë i binda se sa të drejtë do të kisha pasur të merresha me ta,

kryetari thirri:

- Dëgjo këtu. Bëj shyqyr që ke në krye të shtetit ca largpamës se për

ideal të partisë unë ta hap kafkën me bisturi dhe t’i ha trutë me me lugën e

kafesë! Dhe iu drejtua shokëve të tij: “Kurse ju më thoni mua ta dënojmë

këtë vetëm dhjetë vjet burg? Ky po na mbush mendjen neve se qenkemi

burra të poshtër! Dhe klithi: “Hiqmani sysh”!

Nën terrorin komunist

303

Pas dy muajsh më nxorrën në gjyq. Kur të gjithë prisnin të dëgjonin se

ç’krime kisha bërë, u dëgjua zëri i prokurorit:

- E ke lexuar Dostojevskin?!

- Po! - gjegja shkurt.

- Pse e ke lexuar? - vijoi i parapërgatitur njeriu i drejtësisë.

- Si mësuese letërsie, duhet të dija diçka për të! - thashë.

- Që të ruaje nxënësit nga ndikimi i tij? - pyeti me ironi prokurori.

- Ndoshta! Po! - thashë. Dhe për këtë! Fëmijët duhet të dinë!…

- Po ti vetë, ç’ndikim ke pasur prej tij? Ç’ke kuptuar në veten tënde?

- Këtë po pres të ma thoni ju! - thashë jo pa ironi.

- Kurse ne e presim prej teje. Ç’ndikim ke pasur prej atij maskarai?

Dikush qeshi nën zë në sallë. Unë ndërhyra menjëherë.

- Kam kuptuar që nën ndikimin e tij i dua njerëzit thjesht vetëm si

njerëz!

- Po ne si i duam? - ia priti prokurori. Mos vallë i duam si kafshë?

- Jo zotëri nuk thashë ashtu! Ju i doni njerëzit, por jo njëlloj. Ju s’mund

të doni komunistin njëlloj me kulakun apo armikun e klasës! Dhe më erdhi

ndërmend një sentencë e Dostojevskit: “O Zot! Na shpëto nga vetja jonë”.

Dënimi për dhjetë vjet burg m’u dha mbasdite.

TOPI ME MARMELATË

Kur në kampin e “riedukimit” mbaronte rituali i përjavshëm i

arrestimeve, befas aty binte një nga ato heshtjet e frikshme, në të cilat ankthi

i së panjohurës bëhej gati po aq mundonjës sa dhe ai i frikës nga vdekja.

Dhe, meqë shpesh ridënoheshin kështu ata që ishin më të përmbajtur,

kuptohet ç’parandjenin për veten ata që e mallkonin komunizmin edhe në

gjumë. Këto ishin çaste, ku diktatura përpiqej të mbillte nënshtrim dhe korrte

një shpirt rebel te viktimat e saj; çaste kur solemnitetin e terrorit e prishte

edhe mjaullima e një maceje, që i kanë shkelur padashur bishtin. Dhe ja këto

situata, në të cilat dhuna i lëshon padashur terren guximit, që bëjnë të ndodhin

nganjëherë gjëra sa tragjike aq dhe qesharake.

Një ditë, tamam në kohën ku posa kishte marrë fund “rrëmbimi i

zogjve prej skifterit”, në kamp u dëgjua një zhurmë jo e zakontë. Britmat e

dy kapterëve që po goditnin dikë me shkelma, përziheshin me rënkimin e

304 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

një djaloshi, që linte të kuptohej sikur thoshte: “Qëlloni, bre, se bukur fort e

keni nisur”!

Në këto çaste, kur zakonisht më të trembur e shohin veten xhelatët,

mbërriti vrap në vendngjarje vetë komandanti i burgut.

- Ç’ka bërë?! – pyeti, kur pa të dënuarin e gjakosur.

- Ndërsa kampi ndodhet në kapanone, ky mbledh copa marmelatash

në mensë! – tha njëri prej kapterëve.

-Tjetër?

- Kur ne nisëm ndëshkimin, na prishi qetësinë duke bërtitur: “I dua

për nanën”! “I dua për nanën”.

- Tjetër?

- Marmelatat i kishte mbledhur në formë topi me gazetën “Zëri i

popullit”!

- Ç’e do ti këtë marmelatë? – e pyeti befas komandanti malësorin.

Djali nuk foli.

- Fol, bre! Përse të duhet?!… Dhe, kur erdhi të shtonte “E di ç’të bëj

unë”! - vuri re qafën e djalit të hollë si shkop dhe sytë që i kishin vënë rrathë

të errët, ndaj u përmbajt e u klithi vartësve:

- Kush i kishte lënë atje marmelatat”?!

- Të dënuarit! Ata, të cilëve ne ua japim si antidotë, kur i futim në

minierë - tha kapteri.

- Dhe pse s’i kanë ngrënë?!

Polici u përkul te veshi i “kapos” dhe belbëzoi:”Janë të thartuara”!

-Ashtu? Ëhë, e mora vesh! – dhe komandanti iu kthye djalit:

“Domethënë, i do si ushqim, kur të arratisesh”?!

- Jo, komandant, i dua për…

- Lidheni! - gjëmoi zëri rëndë.

Çudi! Atë ditë fajtori nuk u mbajt në qeli. Nuk u torturua nga skuadra

ndëshkimore. Të gjithë u habitën, por kërshëria nuk zgjati, se shumë shpejt

u mor vesh që mjeku ushtarak i burgut kishte deklaruar që djali ishte aq i

sëmurë, sa edhe po ta lije të lirë të shkonte vetë në shtëpi, ai nuk do mundej.

Rasti ma solli të mësoja diçka më tepër për jetën e këtij malësori. Dhe

ja ç’më tha një kushëri i tij që ndodhej i burgosur këtu, në kamp.

Nën terrorin komunist

305

“Mos e shiko tani, por Marku (se Mark e quanin djalin) ka qenë një

çamarrok aq i shkathët, sa shokët ia kishin vënë nofkën ‘kaproll’. Dhe vërtet

me kaprollin ngjante, kur kërcente ashtu gur më gur pas të jatit për të

mbledhur bimë mjekësore, se i ati kishte prerë padashur krejt dorën në

sharrat e shtetit dhe pas kësaj, e kishin lënë pa punë, duke e akuzuar madje

se këtë e paskësh bërë me qëllim. Ishte në mes ajo puna e biografisë, vëlla!

Nejse! Djali u lidh fort me të atin, aq sa harroi se kishte edhe një nënë, e cila

priste t’i falte ndonjë gëzim. Ishte i vogël, i gjori Mark, për të kuptuar se tërë

vrazhdësia e nënës buronte nga frika e saj për fundin që i priste, tek shihte të

shoqin të rrinte edhe pa ngrënë për t’u lënë diçka më tepër fëmijëve të

uritur. Vetëm kur i ati shkoi e vdiq papritur, djalit, veç dhimbjes, sikur i

kishte mbetur pak qejfi me të: kur pyeste veten përse nuk e pati lajmëruar,

makar duke u ankuar një herë. Por, kur pa një ditë të ëmën duke qarë me

fotografinë e të shoqit në duar, u pendua aq shumë për sjelljen e tij ndaj saj,

sa nisi t’i jepej me një dashuri të pazakontë. Dhe mrekullohej tek shihte se si

zbutej ajo ashpërsi burrërore në fytyrën e kësaj malësoreje, që edhe zërin e

kishte si të ndonjë kapedani hijerëndë. Ndërsa e ëma, që nuk ishte natyrë

përkëdhelëse, e rriti me aq kujdes dhe ia ruajti aq shumë sedrën, sa djali e

ndjeu herët përbuzjen e ambjentit komunist të qytezës…”

Këtu kushëriri s’di pse u shkëput befas nga ngjarja dhe u hodh në një

shteg, që të nxirrte shkurt te fundi i kujtimeve.

Kur Marku u kërkoi hetuesve përse e kishin arrestuar, u çudit tek i

thanë që shkaku ishte një ëndërr, që ky ua paskësh treguar nja dy shokëve të

tij. Në gjumë i qe shfaqur Krishti i ringjallur, që i kishte thënë se do të sillte

në tokë mbretërinë e dashurisë dhe të barazisë mes njerëzve.

- Cilën barazi do zotërote, more?! – klithi hetuesi, duke e qëlluar djalin

në fytyrë.

- Mos kërkon shuarjen e luftës së klasave?! Megjithatë, ne do të të

mëshirojmë më shumë edhe se ai Krishti yt, duke të izoluar vetëm nja dy

pesëvjeçarë…!

Kur nisën torturat e egra që të pranonte akuzën e stisur, Marku, gjatë

atij “ferri”, e bëri zakon të mendonte për të ëmën dhe motrat e vogla, që

tash e tutje nuk kishte kush t’i ndihmonte. Një ditë me sinqeritetin fëminor

që e dallonte, ai kishte pyetur komandantin e burgut nëse lejohej të shitej aty

306 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

gjak dhe lekët t’ia kalonin familjes, por i madhi i kampit kishte bërë sikur

nuk kishte dëgjuar.

Humori i Markut ndryshoi nga dita që formoi “Topin me marmelatë”,

të cilin e kishte lejuar t’ia jepte së ëmës, pikërisht polici që e kishte thirrur për

takim duke e tallur: “Hajde marmelata”…!

E ëma i vinte një herë në muaj dhe i sillte vetëm një kile gështenja të

zjera, të cilat ky nuk i hante vetë, po ua ndante shokëve, që ta uronin për

shëndetin e njerëzve të shtëpisë.

Vetëm kur u bindën vetë që Marku i kishte ditët të numëruara, policët

nisën ta lejonin të nxirrte jashtë telave “Topin me marmelatë”. E gjora nënë

ia merrte atë dhe i lante rrugët me lotë, kur mendonte që nuk kishte t’i sillte

të birit, makar një byrek të thjeshtë, bërë nga duart e saj.

Një ditë, papritur, qëndrimi i personelit policor ndaj të burgosurve

ndryshoi, sepse duket diçka e madhe kishte ndodhur. Nisën të dëgjohen

zëra për një falje të madhe. Ca kapterë po afroheshin me të burgosurit që të

mësonin prej gojës së tyre ç’mendim kishin për ta. Madje kishte që shpreheshin

se jo të gjithë e paskëshin merituar një dënim kaq të rëndë. Ca shkonin edhe

më tej, duke thënë se shumë madje ishin dënuar edhe kot. Pastaj erdhën në

kamp disa persona, që nxitnin të dënuarit të bënin lutje për falje. Mirëpo,

çudi! Asnjë i burgosur nuk bëri një kërkesë të tillë. Duket të gjithë e morën

këtë si ndonjë kurth të ri. Kjo e shqetësoi komandën, prandaj, një ditë hyri

në kamp vetë komisari, i cili, duke mos e duruar këtë përbuzje të hapur ndaj

zemërgjerësisë së partisë, iu drejtua Markut, që mendonte se nuk do të

mundohej ta kundërshtonte.

-Hë, more Mark! A do me ba lutje për të shkue te nana?

Pasi heshti një hop, djali belbëzoi:

- Jo…, komisar…!

- Si…?! Pse…?! – sokëlliu njeriu i partisë.

- Po unë s’kam ba ndonjë krim, që të lutem për falje!

-Ashtu ?!! – kërciti dhëmbët komisari.

- S’ke faj ti! – klithi polici, që shoqëronte eprorin. - Kur të kemi lënë ne

të nxjerrësh jashtë kampit edhe topa me marmelatë…?!

Marku nuk i ngriti më sytë nga toka.

Nën terrorin komunist

307

BEDRI MYFTARI

Lindi në katundin Sklav të Çamërisë, më 11

dhjetor të vitit 1938. Në Shqipëri erdhi si

refugjat në moshën 6-vjeçare. Shkollën fillore e

kreu në Fier, kurse të mesmen në Teknikumin

Financiar të Tiranës. Pasionin e tij për të

shkruajtur e ka kultivuar qysh në moshën 16

vjeçare kur nisi të botojë në revistat dhe gazetat

letrare. Në vitin 1971 u arrestua dhe u dënua

për agjitacion e propaganda, pra nuk mundi

më të botojë. Mbas rënies së komunizmit iu

rikthye përsëri pasionit të tij rinor. Gjatë kësaj

periudhe ka botuar shumë libra ndërmjet të

cilëve mund të përmëndim “Kronikat e vdekjes”

(1994); “Rojtari i varrezës” (1995);

“Pranverë që s’kthehet më” - poezi (1998);

“Bardhë e zi” (1999); “Përralla” (2000);

“Vajza e rojtarit të pyllit” (2002).

308 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ZBRITJA NË FERR

Ecja si i dehur nga afshet e mbinatyrshme të pasioneve. Në krye të

rrugicës më prenë rrugën tre vetë. Ata ishin veshur me kostume të zinj dhe

të tre kishin syze të zeza. M’u kujtua “Procesi” i Kafkës.

- Ju quheni Shandor Petef? - m’u drejtua njëri nga të tre.

Ne mblidheshim një herë në javë te shtëpia e Kolombos. Ajo ishte një

shtëpi përdhese në periferi të qytetit, në mes të një pemtoreje të fermës

“Gjergj Dimitrov”. Fiknim dritat, ndiznim qirinj, pinim verë e lexonim

krijimet tona me dorë të lirë. Këtë shtëpi, ku mblidheshim një herë në javë,

e kishim pagëzuar me emrin “Klubi Petef ” dhe mua më thërrisnin Shandor

Petef.

- Unë jam Saimiri. Saimir Derveni! – iu përgjigja.

- E dimë, e dimë se kush je, të njohim me dhëmbë e dhëmballë. Të

dimë edhe se sa lugë ke në shtëpi. Por pa bërë lëvizjen më të vogël dhe pa

bërë as gëk, as mëk, futu në atë makinën atje. Ishte gaz 49 sovjetik. Ai që më

urdhëroi u ul përpara me shoferin, kurse dy të tjerët më vunë në mes.

- Ku i ke byzylukët, foli ai që ishte ulur me shoferin. Ai që ishte ulur në

krahun tim të majtë, nxorri prangat dhe më tha:

- Në emër të popullit jeni i arrestuar!

Më lidhi duar prapa dhe gazi u nis. Unë kisha hipur në gazin e sigurimit

të shtetit.

Atëherë në Tiranë kishte pak automjete. Më shumë në sy binin “zimat”

e zinj të udhëheqjes që të çonin në parajsë. Kështu flitej atëherë për bllokun

e udhëheqjes, është parajsë e vërtetë, por ne nuk e kishim parë asnjëherë se

ruhej me policë e me ushtarë. Bile, kishim frikë të kthenim edhe kokën

andej. Pastaj vinin me radhë: makina e vdekjes që të çonte në Tufinë e

Sharrë nga ku nuk ktheheshe më, gazi i sigurimit që të çonte te burgu i

vjetër, burgu i ri ose në bodrumet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që

s’dihej kthimi, autoburgu që të çonte në Burrel, Spaç, Qafë Bar nga ku

mund të ktheheshe pas tre ose njëzet e pesë vjetësh. Gazi u ndal para portës

Nën terrorin komunist

309

së burgut të ri. Burgu i ri ndodhej në fund të Brrakës. Ndërtesa e burgut

është ngritur në kohën e okupacionit italian dhe është e rrethuar me një mur

tre-katër metër të lartë. Mbi mur është vendosur një rrjetë me tela me gjemba.,

dy metër e lartë. Në çdo pesë-gjashtë hapa, ngrihen kupolat e rojeve. Poshtë,

në bahçen e burgut, janë kupolat e qenve të kufirit dhe të instruktorëve të

qenve. Ndërtesa është dykatëshe. Në katin e parë janë 22 qeli, ndërsa në

katin e dytë janë 27 qeli dhe dhomat e hetuesisë.

U hap porta e parë prej hekuri, e dyta po prej hekuri. Më zbritën në

oborrin e burgut. Më kapën nga krahët, kaluam në nëntë porta me nga dy

dryna e dy lloza secila nga mbrapa, deri sa arritëm te qelia numër dyzet e

shtatë, tamam si te Simbat detari i “Një mijë e një netëve”. Kur më futën në

qeli, m’u duk sikur kisha rënë në fundin e një pusi të thellë, nga ku nuk dukej

as hyrja dhe as dalja. Lart në mur, ishte një frëngji sa pëllëmba e dorës e

kryqëzuar me hekura. Në tokë ishin dy batanije të grisura, pagurja e urinës

dhe pagurja e ujit.

Era e amoniakut, e lagështirës dhe e mykut, që kishte veshur muret e

nxira të qelisë, të zinin frymën.Te dera e birucës ishin shkruar nga të izoluarit

lloj-lloj fjalësh. Në krye lexova: “Këtu është bota e heshtjes dhe e vdekjes”,

“po hyre këtu, je fshirë nga lista e të gjallëve”, “Në këtë birucë janë pushkatuar

132 vetë, janë varur 13 vetë, kanë vdekur nga torturat 87 vetë, janë çmendur

6 vetë. Pastaj më poshtë ishin shkruar emra artistësh filmash dhe emrat e të

izoluarve që kishin kaluar nëpër këtë qeli. U ula në një qoshe të birucës.

Dëgjohej rrjedha e një çezmeje, tutje nga fundi i korridorit, dhe bashkë me

rrjedhën dëgjoheshin edhe hapat e gardianit. Për birucat kisha dëgjuar tregime

nga më makabret. Kur dëgjova rrjedhën e çezmes, thashë me vete: - po

sikur të ma lëshonin ujin në birucë? Në fillim uji do të më mbulojë deri në

gju, pastaj deri në bel e së fundi deri në fyt, pastaj do të më mbulojë komplet.

Si do të jetë vdekja kur mbytesh në ujë? Një rreze hëne hyri nga katrorët e

hekurave të frëngjisë dhe ra mbi murin e nxirë të qelisë. Vështrova rrezen e

hënës dhe m’u kujtuan të gjitha ngjarjet e asaj nate. Në pak orë gjithë ato

ngjarje, tamam si në përralla. Filmi “Kasta Diva” realizimi i të gjitha ëndrrave

të mia rinore për dashurinë. Aroma e lule blirit, hëna si një nuse lozonjare

mbi Dajt, puhizat e flladit pranveror, nektari mbi buzët e lagura nga lëngu i

mollës së ndalueme. Aroma dehëse e atij trupi virgjëror me emrin Vjollca

310 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

dhe pastaj një ëndërr e ligë, oficerët e sigurimit, prangat dhe qelia numër 47

e burgut të ri.

Koka m’u boshatis. Asnjë mendim në trurin tim, asnjë tingull. Bota

vdiq. Shikoja si idiot rrezen e hënës mbi muret e nxira të qelisë. Më solli në

jetë kërcitja e llozit te dera e qelisë.

Para syve m’u fantaks një fytyrë pa jetë, pa ngjyrë, me dy gisht ballë,

me ca sy të hirrët, të vegjël e të futur thellë në zgavrat e kafkës. Ai qëndronte

para meje me pranga në dorë. E vështrova drejt në sy, asnjë damar nuk

lëvizte në atë fytyrë, asnjë ngjyrë nuk shquhej, as qerpikët nuk i lëviznin. Ky

do të jetë xhelati,- thashë me veten time. Kisha lexuar diku se të gjithë ata

me ballë të ngushtë e me sy si dy xixa të futur thellë zgavrave të kafkës, kanë

prirje sadisti.

- Çohu! – doli një thirrje nga gurmazi i fantazmës. Ai s’e çeli gojën

fare, as buzët nuk i lëvizi. Nga doli ai zë që dukej se vinte nga thellësi

humnerash të errëta. Vetëm në fyt lëvizi lart e u ul poshtë gongu i fytit.

U çova. Më lidhi duart mbrapa dhe më nxorri në korridor.

- Ka njeri! Ka njeri! Gongu te fyti u çua lart dhe u ul poshtë dy herë.

Korridori ishte i errët dhe i ngushtë. Nga të dy anët e korridorit ishin dyer e

birucave si pllaka varri. Prapa çdo dere, dergjej, përpëlitej një shpirt njeriu,

futur thellë skeletit të vdekur e të pakalbur. Unë prisja nga çasti në çast të më

shfaqej dhoma e torturave e parafytyruar sipas meje.

- Ka njeri! Ka njeri!- më zgjoi klithja e atij që më mbante nga krahu. U

hap një derë. Dolëm në një si verandë dhe përpara na doli një korridor i

gjerë e tërë drita. Nga të dy anët e korridorit ishin dyert e dhomave të

hetuesisë. Ai u ndal e trokiti te dera e dhomës numër katër.

- Hyrë – u përgjigj dikush nga brenda.

Në dhomën numër katër ishte një djalë me flokë të verdha, gati

moshatar me mua. Dy tavolina karshi njëra-tjetrës. Në mur përballë,

fotografia e Enver Hoxhës, dalë me uniformë ushtarake e me grada gjeneralkolonel.

Dhoma ishte e gjerë dhe ajrosej nga dy dritare të mëdha, nga ku

dukej baçja e Arshivës së Shtetit. Të gjitha këto, unë i fotografova, sapo u

futa në dhomë. Shoqëruesi im nderoi me grusht dhe u largua.

Në dhomë mbetëm ne të dy, unë dhe djali me flokë të verdhë. Ai më

hodhi një vështrim me vetulla të mbledhura nga koka te këmbët. Pastaj më

urdhëroi:

Nën terrorin komunist

311

- Uluni! – duke më treguer karrigen e tavolinën.

U ula. U ul edhe ai përballë meje. Karrigia dhe tavolina ku u ula unë,

ishin të betonuara me dyshemenë. Mbi tavolinën e tij ishte një dosje e trashë

me kapak bojë hiri. Ai e hapi kapakun e dosjes dhe filloi të shfletojë.

Shfletonte një fletë dhe më shikonte mua me bisht të syrit.

- Dosja ime – thashë me vete. Sa e trashë qenka. Edhe Matahari nuk

besoj ta ketë pasur dosjen kaq të trashë…

Ai u çua në këmbë, bëri dy-tre xhiro nëpër dhomë dhe pastaj m’u

drejtua mua:

- Unë jam hetuesi yt. Që nga ky çast jeta jote është në dorën time. Unë

jam i arsyeshëm, por me armiqtë e Partisë, jam i pamëshirshëm. Atë ditë që

mora teserën e Partisë, u betova në idealet e Partisë, në gjakun e shokëve se

kushdo që do të guxojë të ngrejë dorë kundër pushtetit popullor, do ta

shtyp si insekt, pa pikën e mëshirës, sikur të jetë edhe njeriu im më i afërt.

Mua më kanë folur për ty. Kemi kohë që të studiojmë edhe vetë. Ti je një

dhelpër që nuk e ke shokun. Por dije mirë se ajo karrige ku je ulur ti, nuk e

ka mundur kurrë karrigen ku jam ulur unë. Në atë karrige ku je ulur ti, janë

ulur para teje kriminelë që nuk u bënte syri dritë, por ne i kemi bërë të

ligjëronin si bilbila. Prandaj, po të këshilloj që mos të të rrejë mendja. Bjeri

drejt se do të keshë lehtësira. Partia e ka zemrën të gjerë. Ajo i fali jetën edhe

kriminel Hetem Çakos vetëm se u tregua i shtruar edhe i penduar.

Pas kësaj ligjerate, shkoi dhe u ul në karrigen e tij karshi meje. Filloi

përsëri të shfletonte dosjen. E la dosjen dhe më nguli vështrimin mua. Edhe

unë e vështroja drejt në sy. Sytë e tij u përpëlitën në fillim. Pastaj i humbën

nuancat dhe u kthyen në një shkretëtirë të akullt. Shkretëtira e syve të hetuesit

qëndroi ashtu pa jetë vetëm ca sekonda. Pastaj, thellë qenies së tij, vërshuan

mbi hapësirat e akullta të bebëzave të syve të tij një mori zvarranikësh. Në

ato sy unë pashë të gjitha llojet e gjarpërinjve: kobra, nepërka, bile edhe

krokodilë. Më shkuan të rrënqethura në të gjithë trupin dhe m’u ngritën

flokët përpjetë. Në bebëzat e xhamëta pashë edhe portretin tim, lakuriq të

shtrirë në atë shkretëtirë të akullt. Mbi trupin tim u vërsulën të gjithë zvarranikët

dhe filluan të më thithin gjakun. Pashë edhe buzët e trasha të hetuesit që u

ngjitën në plagët e hapura të trupit tim.

312 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- O Zot, ky qenka sadist – thashë me vete. Në atë kohë m’u kujtua

shoku i fëmijërisë Adi. Kur mblidheshim te shtëpiza në periferi të qytetit për

të lexuar krijimet tona me dorë të lirë, ai na fliste për prejardhjen e komunizmit.

- Komunizmi vjen nga kohërat prehistorike – e niste tregimin ai. Nga

koha e dinozaurëve. Nga këto kohëra vjen edhe kanceri. Komunizmi është

pasardhës direkt i kanibalizmit. Në shoqëritë komuniste ata që kanë në gen

të trashëguar brez pas brezi qeliza kanibale, kthehen në sadistë dhe kur bëhen

udhëheqës të partive komuniste, kthehen në vampirë. Po të marrim të gjitha

periudhat historike të zhvillimit njerëzor, del se gjatë sundimit komunist ka

pasur diktatorë më shumë se në të gjitha kohërat e mbledhura së bashku.

- Më shiko mua drejt në sy - më përmendi zëri i hetuesit. Unë e shikova

drejt në sy. Sytë e tij ishin kthjelluar dhe kishin marrë ngjyrat e zakonshme.

- A e di pse të kemi arrestuar?- më tha.

- Jo, nuk e di!

- Të kemi arrestuar për agjitacion e propagandë kundër vijës së partisë

në art e letërsi. Partia të rriti e të edukoi dhe ti si bukëshkalë që ishe, ia

shpërbleve partisë me tradhti! Ç’të bëri partia?! Ku t’u prek interesi, partia të

dha dorën, por ti e urren partinë.

Tani më thuaj që kur e ke urryer partinë?

- Partinë e kam urryer që në themelimin e saj.

Ai e shënoi.

- A e njeh një shkrimtar që është arratisur, ia harrova emrin se si ia

thonë…

- Baudin!

- Hë de, Baudin. Tani më thuaj se çfarë di për të?

- Baudinin e kam pasur shok. Para një viti e gjysmë, është arratisur.

- Si u arratis?

- Për këtë pyesni organet kompetente që e survejonin se ai ishte i

internuar në Kullë të Sukthit.

- Pasi u arratis ai, ti shkove në Konispol. Pse shkove?

- Më dërgoi redaksia e gazetës me shërbim.

- Gënjen, mor armik i degjeneruar, se ti ke ngulur këmbë vetë,- më

tha.

Sytë iu mbushën me njolla gjaku. U çua në këmbë dhe erdhi tek unë.

Nën terrorin komunist

313

- Ku e quan veten se je këtu? Për ta marrë vesh, po të gudulisim pak,

- më tha dhe cigaren e ndezur ma vuri në ballë. U dëgjua përcëllima e mishit

dhe era e djegur. Ai më vështronte në sy i lumtur dhe krenar. Edhe unë ia

ngula vështrimin. Ai lexoi në sytë e mi urrejtje.

- Ti na urren nga thellësitë e shpirtit, më tha.

- Po, është e vërtetë - i thashë.

- Ou, na qenke edhe trim! Po nuk e di ti se unë të bëj të pëllasësh si

lopë, pastaj të më kërkosh falje dhe të më puthësh këmbët.

Më vuri gjurin në mes e filloi të më lëvizë prangat. Unë e kafshova fort

gjuhën që të mos nxirrja zë.

- Hë, hë do të thuash më fal apo të t’i këpus duart.

Unë e shtrëngova edhe më fort gjuhën. Goja m’u mbush me gjak.

Hekurat më hynë thellë e më thellë në mish dhe unë rënkoja nën zë.

- Ëh, ëh!…

Damarët e duarve m’u nxinë, m’u frynë, pastaj plasën. Gjaku që

shpërtheu nga damarët e duarve të mia spërkati muret, dyshemenë, tavolinën,

fotografinë e Enver Hoxhës dhe fytyrën e hetuesit. Ai më shtyu. Unë i

lidhur me pranga u përplasa në dysheme. Nga korniza doli Enver Hoxha

dhe erdhi vuri buzët mbi plagët e mia. Buza e poshtme iu var dhe nga dy

dhëmbët e qenit filloi t’i pikojë gjak. Në sytë e hetuesit dolën të gjithë

gjarpërinjtë dhe u turrën drejt plagëve të mia. Pashë edhe buzët e hetuesit të

ngjitura te plagët e mia. Pastaj erdhi edhe konti Dragula.

O Zot! Sa ngjasonin të tre: Enveri, hetuesi dhe konti Dragula!

Kur u përmenda, isha në qeli. Bëra të lëvizja duart, por nuk munda.

Ishin plumb të rënda. Dëgjova rrjedhën e çezmes dhe hapat e gardianit në

korridor. Rrezja e hënës po dilte nga qelia. Një zbrazëtirë mbushi qelinë dhe

bashkë me të edhe qenien time. Klithi kukuvajka, ogur i zi për mua.

314 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

GJON MARK NDOJ

Lindi në Orosh të Mirditës, në vitin 1928.

Shkollën e mesme e vazhdoi në gjimnazin e

Shkodrës. Arrestohet më 14 qershor të vitit

1946 si kundërshtar i pushtetit, kur shërbente

si mësues në Rrëshen. U dënua me 17 vjet

heqje lirie të cilat i vuajti kryesisht në burgun

e Burrelit. Gjatë kësaj periudhe Gjon Mark

Ndoi shkruajti tregime e poezi si dhe një poemë

poetike. Fatkeqsisht kjo krijimtari nuk e pa

dritën e botimit mbasi dorëshkrimet iu

sekuestruan gjatë kontrolleve në burgun e

Burrelit, por ato mundën t’i lexonin

bashkëvuajtësit e asaj kohe, si Gjergj Kokoshi,

Arshi Pipa, At Pjetër Meshkalla etj.ka botuar

librat me tregime e novela “Kardinal Ahuni”

dhe “Ndëshkimi i pafajsisë”.

Nën terrorin komunist

315

FRAGMENT NGA LIBRI “NDËSHKIMI I PAFAJSISË”

…Dielli kishte perëndue matanë Taraboshit. Nga jugu në rranzë të tij,

fabrika e çimentos lëshonte fjolla tymi e liqeni me siprinë të ndritshme

valëzonte lehtë lehtë, tue shkaktue një shushurimë si fshamje pak lodhëse,

por kënaqsie. Dukej se shpirti po i udhëhiqte dhe i drejtonte se, pa folë e

shpreh mendim, ata kishin ardhë deri aty në një mendje dhe dëshirë. Si me

çudi, ata shikuen në sy njëni-tjetrin. Dhe ai vështrim i ndolli, i joshi e mandej

i thithi, tue e ndie vetin të njinjisuem.

Ma i dobët në këtë çast se i lodhun, Pjerinit iu var kryet dhe u mbështet

në gjoks të vajzës. Pati një të përqethun a reagim të pakontrolluem, por

kryet pushonte në gjoks pa dhanë tjetër shenj a gjallni pas frymëmarrjes, jo

të shpeshtë por të mekët e të pakët. Bina, due me u rrfye me ty. Ndëgjom,

mos më ndërprit... mos më fol... Ky za i ngjante asaj se asht i Pjerinit, por iu

duk i largët si të ishte një shëmbëlltyrë e tij. Kam ba një punë të keqe... jo se

e bana... por u përdora... si vegël e mjet që ata mendojshin, dhe patën të

drejtë se asht i përshtatshëm për ta përmbushë. Dhe e bana. Zani dhe shprehjet

tash nuk iu ndërprenë si një duf që nuk përmbahet… Unë me dy shokë, të

urdhnuem, i futëm armët nën Iter. Pushoi një çast… fretnit nuk kanë ditë

asgja, s’kanë faj as gisht në këtë punë. Jo se më dhimben, por ajo që ngjau qe

tepri. Albina ishte ba dru. A mund të bante një kob kësisoj njeri?! Pjerini,

Pjerini i saj! Ai largoi kryet me vrull e me një za që dridhej nga zemrimi, por

askujt mos ia thuaj, kjo me han kryet. Kryet, përsëritja e kësaj fjale u përcuell

me një qeshje të keqe. Pa folë ma, ata u çuen dhe u kthyen. Pa folë, ata ecën

pothuej mekanikisht. Muzgu po binte. Dritat ishin ndezë në pazar. Konturet

e kalasë dukeshin si një vizatim jo i qartë. Për në qytet po ktheheshin njerëzit

e pakët prej pazarit.

Kur dolën në xhade, po afrohej një pajton bosh. Pjerini e ndali dhe

hypën. Patkojtë tingëllojshin në asfaIt me një ritëm të barabartë, ndjellës,

andrrimtar, paqtues. I zhytun në një shpirt nga një mall fëminije, u mbështet

në krah të Albinës. Peshë e rëndë ju duk asaj. Por karroca i përkundte lehtë,

316 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

patkojtë që në qetsinë e natës që po shtrihej anekand zbutës krak-kruk-krakkruk,

qinda drita që vezullojshin në qytet e në qiell yjet, vetëm të ndritshmit

dalloheshin.

Mund të ishte afër orës 4 të mbasdites, kur trokiti dikush në derë. Pina,

tue mendue se ishte Pjerini, nuk e ndërpreu punën që kishte nëpër duer.

Dera ra përsëri. Këto nuk ishin trokitjet e Pjerinit, as të Vikut. Tashti me

ngut doli dhe çeli derën. Një burr i panjohun u largue një hap mbrapa si me

dhanë me kuptue se nuk donte të hynte mbrenda dhe pa për sendet e pyeti:

a asht shtëpia e Pjerin Kinit kjo? Pina pohoi me krye. Me vështrimin kah

rrugica ai tha: - Vij prej Seksionit të Mbrojtjes me të thanë mos e prit Pjerinin.

- Pse, çka i ka ndodhur? - e ndërpreu ajo. - Asgja, asgja, por ka shkue me

shërbim e mund të mos kthehet për tre - katër ditë. Tre - katër ditë... mezi

shqiptoi nana. Por pa e zgjatë ma tepër i hueji sa mezi e ndëgjoi ajo, tha

lamtumirë. Nuk ishte se Pjerini ishte me shërbim, por druhej se familja e

shqetësueme për mungesën e tij do të alarmonte; e ata kishin nevojë për një

javë, s’paku, të mos dihej asgja. Një urdhën shumë sekret kishte ardhë në

adresë vetëm të kryetarit e nënkryetarit për të ba arrestimin e Pjerinit me dy

ndihmësat që kishin kryer operacionin. Assesi të mos përmendet arsyeja,

madje as të dyshohet. Thjesht sëpari për masë disiplinore, një gabim i shpifun,

mandej, gradualisht, masa ma të forta e veprime të kujdesshme. Mbi të

gjitha porosia: asnjëni të mos dinte për shoqin e të izoloheshin në vende të

ndryshme, në pamundësi komunikimi. I ndanë ashtu, se Shkodra kishte

mjaft burgje atëherë, i izoluen, tue dhanë ndonjë shkak sa me përligj

arrestimin. Kujdesi kryesor i ishte kushtue Pjerinit. Mbas pesë ditëve në këtë

gjendje të paqartë, ku megjithëse jo të metë e të pa aftësi përfytyruese, asnjëni

nuk po kuptonte gjendjen dhe shkakun e vërtetë se pse i kishin izolue. Por

nësa pritshin tash e parë se do t’u hapnin derën e t’i lanë të lirë, masat po

ashpërsoheshin dhe sjellja ndaj tyne po rëndohesh. Tue shikue rrethanën

secili në mënyrë të vet e patën të vështirë me iu afrue së vërtetës. Pos kësaj,

Pjerini e shtrinte rrezen e dyshimit ma hapët, ma theIlë, dhe një zemrim jo

vetëm të natyrës së tij, por dhe të arsytuem, po i errësonte mendimet .

Ç’kishte ba? Ose si intiligjent e porsa i njohun me veprimet e sigurimit, se

ende ishte rishtar (rreth 5-6 muej në sigurim) e quante ma me vend me

pyetë mendjen e tij se çka dojshin me ba. Asgja nuk kishte ba që t’i binte

ndesh detyrës, por këtë “asgja” e dronte ma tepër se mund të kthehej në

Nën terrorin komunist

317

“shumëgja” ose “gjithçka”. Në kambënguljen e tij, të kërkesës se pse ishte

marrë kjo masë, i ishte thanë: ke shkel sekretin shtetnor. Tue mos i thanë se

ke nxjerrë sekretin, që ky përbante faj, ky papërcaktim e mjegullonte kuptimin

ose hamendësimin. Tue rrëmue me durim e kambëngulje, nxorrën ndonjë

send e të prumë që mund të shkaktonte vërejtje a qortim, por assesi faj e

ndëshkim.

Këto i lidhën ashtu si dijshin ata, në mes të treve e përfundonte në

punë e veprim, që duhej përgjegj për të. Pjerini duket se nuhati diçka, pra iu

shtrue pritjes, se dikund do të dilte kjo lojë.

Rreth dhjetë ditë u deshën me thurë e end një fajësi, të mbledhuna e të

lidhuna në një bosht: veprimtari herë të buta, lëshim anmikut e ndonjëherë

tej urdhnit në ashpërsi, pa nevojë. Ishte një mish-mash lidhjesh e ndërthurjesh

të rëndomta, që ishin zmadhue si faje të mëdha.ër Lini e Gjovalini, dy n/

oficerë, kishin qenë ma tepër në aksione, fushata arrestimesh e vrojtues.

Hetues nuk kishin qenë asnjëherë e tue u gjetë vetë nën presionin e tyne të

vazhdueshëm për mbi një javë, ishin shushatë e nuk dijshin me dallue në

procese që u formuen se ishin fajtorë, por në ç’masë e të kryeme me vetëdije,

si, pse e të tjera shqyrtime, këto as nuk merreshin parasysh, as nuk i vlejshin

synimit të qëllimit. Nga ora nandë e nadjes kishin ardhë tre - katër oficerë

prej Tirane me në krye një civil. Fjalë pak ai, me praninë që qarkullonte si

hije, në zyrat kryesore detyroi një rregull e lëvizje të matuna, mbi të gjitha

nëse jo heshtje, biseda, urdhna e zane të kujdesshme.

Ky civil iu vue punës me i dhanë dorën e fundit mbylljes së lojës që

kishte qenë shqetësim përmbi 10 ditë. - Keni pyetë efektivin e seksionit,

kolegët, njerëzit që kanë shërbye e punue me ta, herë mbas here? - Komandati

i Seksionit, që iu ba kjo pyetje, u gjegj me jooo të gjatë. - Ta lamë tashti, u

çue në kambë dhe filloi të ecë në zyrë me kthesa të shkurta, sepse zyra ishte

e ngushtë. Tjetri doli dhe mbas pak u kthye me një civil. Jam operativ, u

prezantue ai. Civili e shikoi drejt në sy, ku ndeshi një guxim në matje. Atij

nuk i kujtohej ndonjë xhest, fjalë a veprim i fajshëm.

- Mund të shkosh - urdhnoi civili, thuej tjetrit. Dhe kështu vijoi me të

gjithë nëpunësit, oficerët që ndodheshin aty në komandë. Nësa ata po

rrëmojshin me gjetë ndonjë fakt a provë që edhe se i përftuem a i shpifun

kishin gjasim të besueshëm, por larg qëllimit që dojshin me pëmbushë, i

318 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ndërpreu trokitja në derë. Mbasi kryetari tha një “hyr” të zakonshëm, hyni

një aspirant i cili mbasi mbylli derën e tue pa civilin, iu ngath goja me folë

për atë që kishte ardhë me i thanë Kryetarit. Civili në ethet e punës ndërhyni:

shok a ke ndonjë të dhanë, kompromentim për të tre të arrestuemit efektivë

të seksionit tuej? Aspiranti mbeti një çast i befasuem nga kjo ndërhymje që

as nuk e priste, nuk ishte pregatitë.

- Po unë diçka kam thanë për Pjerinin....

Tue i dhanë zemër civili: - Dhe Pjerini ka tregue në një rast butësi për

një anmik. Folte tue shikue herë njënin herë tjetrin dhe fytyra e tij jo tërhjekëse

shprehte pasiguri e droje. Dhe... përsëriti civili. Këtë radhë ndërhyni kryetari:

mendoj se nuk i vlente rasti, ishte fjala se ai në një rast ka ndërhy me i

zbutë… Tue pushue pak, shtoi: madje tue e lirue nga masa shtërnguese (nuk

tha tortura) një klerik, por jo nga ata kryesorët, me pretekstin se ai gëzon

respekt, si i virtytshëm. Tue u sjellë kah aspiranti e pyeti: - Si e ka emnin? -

Fra Anton, iu përgjigj ai dhe sa filloi me dhanë hollësi, civili e ndërpreu:

- S’na duhen hollësi. Le të shënohet aty ku kërkohet. E, nën za, kryetarit:

Në gjygj asgja në lidhje me ata. Ishte fjala për klerin.

Salla, që ishte zgjedhë për të zhvillue gjyqin, ishte në katin e parë të ishkolegjit

të xhakojve, ku ishte vendos Sek. i M.P.B. Kishte shërbye si mensë

dhe sallë shfaqjesh ose mbledhjesh. Tri dritaret e vetme, që ishin në një anë,

nuk po e ndriçojshin sa duhet vendin, sepse drita vinte e mangët e se qielli

ishte i vranët. Kishin zanë vend njerëzit që ishin ftue për të marrë pjesë, gratë

e oficerëve të efektivit të seksionit e nga fundi tre - katër gra të familjeve të

të burgosurve. Kureshtja ishte e fortë e kjo e kishte mpakë bisedën. Gjithsesi,

një pëshpëritje, si fluturim i një grenze, thente heshtjen. Pati një lëvizje, kur

prunë të tre të burgosurit me i pa, por vetëm një çast se tue i ulë në bankën

e parë, të rrethuem prej ushtarëve, vështrimi e kishte të vështirë me dallue

me hollësi. Pjerini, në mes dy ushtarakëve të rij e të fortë, ishte në krye, i

veçuem prej dy shokëve të tij.

Disa sekonda, sa patën kohë me i ulë në vendin e tyne të burgosurit,

hynë tre - katër oficerë, trupi gjykues. Njerëzit u çuan në kambë, e porsa

zunë vend në krye të sallës gjykatësit, u ulën pa zhurmë.

Nën terrorin komunist

319

Filloi procedura e zakonshme. Shumë fjalë, pjesa ma e madhe ose nuk

i kuptoi ose nuk i shkoqte e lidhte, sepse ishin pyetje të shkurtëra e përgjigjet

po ashtu, e shumta me za të ulët. Ata që ishin kah fundi, edhe pse ndëgjojshin

ndonjë fjalë a shprehje, nuk mund ta lidhshin me nxjerrë një mendim jo të

tyne, por çka u tha. Dukej se nxitoheshin me përjashtue zhvillimin që u ishte

dashtë, si formalitet. Prokurori ngrihej herë mbas here, tue ndërhy me i pre

fjalën ose sulmue Pjerinin. Kryesisht emni i tij lakohej e sulmohej. Por kjo e

shqetësoi Kryetarin e Seksionit se si mendoi ai, po ngucshin grenzat e kjo

ishte në dam të farsës.

Mirpo tashti nuk i kishte në dorë as me i frenue, as me i zbutë. Procesi

ndiqte rrjedhën e vet. Dëshmitarët - thirri kryetari. Përsëri bluente me vete

kryetari i Seksionit, kjo në rendin e vet veçse e damshme dhe acaruese. Po

folte aspiranti që akuzonte Pjerinin për butësi e komprometim me armikun,

si ishte ai kleriku, pra Fra Antoni, që jo vetëm se i hoqi vuejtjen e ndëshkimit,

se ishte zanë tue ndihmue shokët e vet armiqtë, por edhe e liroi. Kryetari po

hante veten me e ndërpre këtë rrethanë e, ajo që i druhej, rrezikonte me

ndodhë. Po përgjigjej Pjerini: - Askush nuk mund të vinte dorë e të

ndëshkonte atë njeri. Jo vetëm se ai kurrë në jetën e tij nuk ka ba keq, por

njihet prej shkodranëve si i mirë e mirësia vetë. I erdhi pak zemra Kryetarit.

Ndërhyni Prokurori me fjalë e sulme të ashpra, e qe vonë kur i bani me

shenj kryetari që ta ndërpriste. Pjerini u çue. Ishte i zbehtë dhe flegrat e

hundës i dridheshin. Çoi dorën me fshi bulëzat e djersës e në ballë ngadalë,

por me një za të qartë e bukur të naltë:

- Ajo butësi, që thoni se kam tregue, asht një pikë në detin e të zezave

që i kam ba klerit, e kam fjalën për Fretnit e Kuvendit të Gjuhadolit. Trupi

gjykues, salla heshtte në ndëgjim. Armët që u zbuluen në kishë nuk ishin vu

e mëshehë prej fretënve, si u deklarue e po ndëshkohen për këtë shkak, por

i kam futë unë e ai rrahu gjoksin me dorën e djathtë, me ndihmën e këtyne

shokëve, tinëz edhe nga efektivi i Seksionit, pas kryetarit e nënkryetarit e trekatër

njerëzve që kishin ardhë nga Ministria e Brendshme. Një klithëm -

kërcënim ndërpreu të pandehurin, ose, më sakt, tërhoqi vëmendjen e

gjykatësve dhe njerëzit në sallë: - Gënjen, janë dokrra, gënjeshtra e nësa folte

si i ndërkryem, i bani me shenj kryetarit të gjykatës të mbyllte seancën …

Gjatë një bisede krye më krye, me derë të mbyllun përbrenda, mbasi

kishin porositë oficerin e rojes që të mos i trazojë askush, civilët me kryetarin

320 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

e Seksionit ranë në një mendje që puna duhej zgjidhë me të butë e dhelpni.

Porositën të mos e trajtojnë keq, por as mirë dhe t’i japin me hangër dhe ujë

nëse kërkon me pi. Nga ora 10 e mbramjes shkoi vetë nënkryetari me e

marrë nga biruca. Edhe Pjerini kishte ardhë me përfundimet e veta tue

përblue gjendjen e vet. Ata do të më zhdukin. Zaten qysh se kanë caktue

mue me e krye këtë punë, ka qenë vendosë. Dy shokëve do t’ua mbyllin

gojën, nuk janë përgjegjësit kryesorë dhe do të pranojnë ndonjë premtim.

Asnjë arsyetim tjetër nuk e çonte në një përfundim disi ma bindës se ky.

Ende nuk e kishte krejt të qartë se pse veproi, veçse tashti ishte i bindur se

ishte përdorë si mashë dhe dy shokët që ia kishin sugjerue e tepria e pasojave

që s’e kishte mendue. Gjithnjë e ma tepër po zinte vend e qartësohej, trajtimi

që u ishte ba atij e shokëve i kishin gjykue se u krehte dhe u miklonte sedra

e vijonte, me mend, tue i dhanë udhë e zgjidhje, ishin kapë jo pa qëllim e

rastësisht të tre katolikë.

Kjo e përforconte trajtimin, aq sa ndiente për vete e shokët përbuzje.

Zemrimi e kishte mposhtun aq sa mezi po kontrollonte veten. Por nëse i

kishin ushqye e nxit urrejtjen, i kishin mësue edhe hilet e shtirjet ndaj pabesit.

Rreth një orë i mbajtën Pjerinin dhe oficerin e rojës, që rrinte para derës,

megjithëse u mundue me kapë ndonjë fjalë, po qe e pamundun. Asnjë za,

asnjë shenj gjallnie edhe pse mbrenda ishin katër vetë. Kur u çel dera dhe

doli nënkryetari me Pjerinin, tue mbajtë për krahu iu ba se ishte ma tepër

xhest miqësor se masë sigurie.

- Thue ia dolëm? - pyeti civili kryetarin. Thom se po, e tue vu buzën në

gaz me ironi tha: jeta asht e shtrejtë. Edhe Pjerini sa ndëgjoi derën e birucës

që u mbyll e mbeti vetëm, i përtërini të gjitha bisedat, punët e bame e

shqetësimet që kishin fillue para dy javësh. Por jo tue i shoshitë ma një fillesë

me veprime të pamatuna, kështu duhet të përfundojnë dhe s’ke kah u

shmangesh. A fjeti? Kushedi, i lodhun, i ri, i sfilitun...

Ndoshta. Gjumë... nuk ishte gjumë. Si mund të flihej në gjendjen dhe

kushtet e tij, por ai qe një kapllim, trullosje dhe andrra të frikshme, pengesa

që s’arrinte t’i kapërcente: e para kudo i dilte një humnerë, humnerë...

humnera. Tue u shkund me e hjekë këtë makth, iu ba se një hap i dhunshëm

po ecte mbrenda tij tue vu nën thundrën zotnuese praninë e vet. Çdo ndjesi

ishte ngurtësue e shtrue këtij pushteti. Një shkodran i vjetër cinik i kishte

thanë një herë, si se kam harrue, ah, po dhe ata që i ushqyen e i përpajnuen

Nën terrorin komunist

321

bindjen disi ndryshe në shpjegim, por e mjaftë... Urrejtja mund të jetë qorre,

të shumtën e herës, por ajo ndonjëherë ka një vështrim e qartësi që e detyron

qorrin bartës të veprojë me ose pa ndërgjegje, por me vullnet të fortë, për

të krye një ndëshkim, sepse edhe Zoti ka krijue ferrin që të kqijtë dënohen

me vuejtje të pafund.

Pjerinin e nxuerën ma parë prej biruce dhe i prunë ujë, madje dhe

sapun me la duer e faqe. Këtë e bani me qejf se ai gjithmonë i kishte dhanë

randësi paraqitjes. Mbasi u la, kaloi gishtat nëpër flokët gjysmë kaçurel, krenia

e tij. Ju dha me lëmue vetullat. Albina i kishte zgjue interes për to kur një ditë

i kishte thanë: Rini “m’i jep mue vetullat e tua e ti merr të mijat”, dhe kishin

qeshë të gëzuem. Sa larg kjo kohë, e pra jo ma pak se 6 muej. Dy ishin

ngallicat që u mbështet vendimi i tij të përgjigjet në të njëjtën mënyrë. E

kishin mashtrue, e kishin përdorë si mashë e mjet. Nëse do t’u përgjigjej

tashti me një qëndrim të kundërt, s’paku, do të shpërbante ose të zhveshte

lakuriq qëllimin e synimin e tyne dhe kjo do të ishte shumë dhe e dënueshme,

madje deri qesharake, se i ulte në opinion. E kështu do të merrte njëfarë

shpagimi. Nuk do të shkonte kot si e kishin mendue ata. Civili, që ndiqte me

vëmendje e droje qëndrimin e Pjerinit, i tha majorit për këtë djalë me natyrë

të rrëmbyeshme dhe të gjallë: kjo ndejë e të prumë i qetë... mund ta ketë

fjetë mendjen e bind nga premtimet tona…

- Ndoshta, të shpresojmë.

Për të kalue prej biruce deri në sallën ku bahej gjyqi, ishte një distancë,

mundet 50 metra. Edhe kalimi nëpër një copë oborr nuk të ngopte me ajër

të pastër. Hapsina e ngushtë me një rrethinë të zymtë vetëm se të ndrydhte

dhe e bante ma të ndjeshme gjendjen dhe ma e keqja, të errësonte shpresën.

I ndalën në korridorin që kalonte para sallës e përfundonte në derën e

jashtme. Përballë ishte një dhomë e vogël, zyra e oficerit të rojës. Aty i futen,

mbas një tavoline të thjeshtë ishte ulë civili dhe në krah të tij, në kambë,

kryetari i Seksionit.

- Do t’ju takojmë me familjet për aq kohë sa asht rregulli, për punë

familjare. Nësa folte, vështrimin e mbante te Pjerini. Në fytyrën e tij të

regjun nuk lëvizi asnjë muskul, a rrudhë e vijë shprehjeje. Ai bani me dorë

kah oficeri i rojës e hynë katër gra. Ishin nanat e dy shokëve të Pjerinit, ma të

forta edhe pse në moshë me Pinën e ma tepër. Nanat i kanë lotët në sy por

nuk qanë, veçse po nguteshin me pyetë e shpreh sa ma shumë. Pinën e

322 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

mbante për krahu Albina që ishte shtirë kështu me i dhanë rast Albinës me

ardhë në takim. Pjerini e pëlqeu këtë hile se do të shmangte komprometimin

e Albinës.

Gjatë atyne pyetjeve të shkurta e të lejueshme i thanë nën za por pa

tërhjek vëmendjen e atyne që vrejshin...

- Bina, mos ma harro nanën. Kjo kërkesë e tij, shprehë rrëshqitas, i

plotësoi të gjitha ato shprehje që nuk mund t’ia thojshin njëni- tjetrit. Kur

dolën të gjithë, civili mendueshëm i tha nën za Kryetarit: Asnjë shenj zbutjeje

apo dhanieje nuk vrejta në fytyrë e të prume të Pjerinit. Ai kishte të drejtë se

Pjerini po provonte pikërisht këtë mendim kur tue gjykue ndër vete këtë

takim... gjithkund veç mashtrim... Por ai tashti nuk ishte në gjendje me iu

dorzue asnjë zbutjeje ndjenje. Salla ishte e mbushun plot. Ishin ftue e pru jo

vetëm ata që qenë në seancën e maparshme, por disa të afërm të tyne që

mund të kishin marrë vesh ndonjë skaj a hollësi sado të vogël e të

sipërfaqshme e anash. Kryetari i gjygjit, me një za të shtruem, por bukur të

naltë e që i shante zanit, ku donte me theksue, çeli seancën:

- Vazhdojmë seancën e gjykimit, që siç jemi në dijeni, u ndërpre nga

një element i ri i shprehun nga i pandehuri Pjerin Kini, një moment i

pakontrolluem i tij, që komprometonte vetë të pandehurin dhe një faktim i

provuem publikisht, për armët që u gjetën në kishë, në vendin ku besimtarët

shkojnë për t’u falun, klerikët katolikë si gjithherë në anë të reaksionit, të

errsinës, të mashtrimit, fusin armët aty ku kishte vendin kryqi e ungjilli.

Dhe vijoi e vijoi për një gjysmë ore. Heshtja ishte e plot, por kishte dhe

lëvizje padurimi. Ato dojshin me ndëgjue atë djalë të ri, të quejtun Pjerin, që

edhe pse ata që ishin në sallë në shumicë ishin të prirun me e mëni si armik,

mosha e re, paraqitja e dhimbshme, e zbehtë, nëse nuk ndjellte keqardhje,

sikur e topit e keqja që në shumë mënyra mund të binte në krye të djalit,

vëllait të afërm të tyne.

Prokurori turfulloi tue përsërit ato që tha kryetari, por tue e paraqit të

pandehurin si një njeri të paqëndrueshëm, të papërgjegjshëm e mashtrues.

Dy-tre herë u çue Pjerini i zemruem me u përgjegj, por i ndërhynte kryetari

me e zbut gjendjen. Sa e la prokurori, kryetari iu drejtue Pjerinit:

- I pandehur Pjerin Kini e keni fjalën. Ai u çue ngadalë, por i sigurtë.

Fytyrën e kishte krejt të zbehtë. Si shtatore e ngurtësueme, ai qëndroi drejt,

Nën terrorin komunist

323

pa lëviz as krah as dorë. Së pari, zani iu dridh, por në vijim erdhi tue u ba

ma i sigurtë e ma i qartë:

- Zoti Kryetar! Dje thashë para jush këtu se armët që u gjetën në kishë

i kisha futë unë me këta dy shokët. As frymëmarrje nuk ndihej në sallë. - E

përsëris, me nderin tim, këtë betim, me jetën time. Fretnit as nuk i kanë futë

aty, as nuk kanë pas dijeni. Prokurori e ndërpreu tue shprazë një lumë fjalësh

e sulmesh. Kërkoi t’i hiqet fjala të pandehurit. Pjerini deshi të flasë, por

kryetari e ndërpreu premas:

- T’i hiqet fjala të pandehurit. I akuzuemi nuk reagoi, madje, për çudi

të të gjithëve, u ul dhe heshti. Prokurori mbajti pretencën. Procedurën po e

përshpejtojshin, tue kufizue retorikën. Kur doli trupi gjykues me vendosë,

në sallë pati pak bisedë. Njerëzit nuk po dijshin si me veprue e me shfaq

mendim. Kishte ndodhë diçka që ata nuk mund ta kapshin nën shushatjen e

një habije që ka çudia e beftë.

Qysh se u dënue me vdekje me pushkatim Pjerini, Pina, mbasi shihte

meshën e nadjes te Kisha e Madhe, shkonte me marrë vesh e me i çue

ndonjë ushqim djalit. Por asnjëherë nuk ja kishin pranue dhe sqarue, por

vetëm e kishin turitë me përbuzje. Kjo vijoi për një javë.

Ajo nuk ndjehej e fyeme se kështu mund të kthente në shtëpi me një

fije shpresë se i biri ishte ende gjallë. Por një ditë ndodhi ajo që duhej të

ngjante, sepse ishte krye. E munduen me e sfilitë që t’i jepshin të ramet e

mbrame shafitëse. Me zgërdhimjen që ka egërsia, një ditë i thanë: “Djalin

shko e kërkoje në Zall të Kirit…”

324 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

SPARTAK NGJELA

Ka lindur në Tiranë më 1949. U diplomua në

drejtësi në Universitetin e Tiranës. Mbas

arrestimit të babait Kiço Ngjela, ish-ministër

i tregtisë që u dënua me grupin “armiqsor të

ekonomisë”, në vitin 1975, Spartaku

internohet së bashku me familjen në Selenicë të

Vlorës. Një vit më pas arrestohet dhe dënohet

e ridënohet në burg. Po kështu dënohet edhe

vëllai i tij, Sokol Ngjela, dhe gjatë viteve ’80,

që të tre pjestarët meshkuj të familjes Ngjela

janë të burgosur politik. Mbas rënies së

diktaturës Spartak Ngjela u aktivizua në jetën

politike të vëndit dhe është një prej eksponentëve

të spikatur të PD-së. Gjithashtu, për një

periudhë të shkurtër, ka qënë edhe minister i

drejtësisë. Në lëmin e letrave Spartak Ngjela

ka botuar dy romane: “Shpella e vrasjes” dhe

“Helena R”, si dhe ka mjaft dorëshkrime të

periudhës së burgut.

Nën terrorin komunist

325

FRAGMENTE NGA LIBRI “SHPELLA E VRASJES”

Kap. II

1.

Nata sa vinte po bëhej më e errët, ndërsa përballë qytetthit pas kaq e

kaq vjetësh kështjella fekste nga dritat e nuk i ngjasonte më fare atij guri të zi

e të vetmuar që i kishte tëhuajtur kohës. Ajo tani, për banorët e asaj ane

befas kishte marrë jetë e në mend u çohej vrik mendimi i trishtë sapo që

shihnin dritat - aty brenda dihej se ishin mbyllur gjithë ata të internuar, ca të

lëkurur në të vërtetë tërë ajo mori njerëzish që vetë, me sytë e tyre, i kishin

parë që së largu tek zbrisnin atë pasdite vjeshte nga kamionët e viheshin në

radhë për të hyrë brenda në kështjellë. E sa për kështjellarët, asgjë nuk kishte

ndryshuar, ngaqë në mendjen e tyre nuk bëhej asfare dallim midis qytetthit

që e kishin aq pranë dhe gjithë vendit: bile çdo pikë e globit për ta ishte e

barazlarguar nga kështjella e tyre përderisa nuk kishin asnjë grimë mundësie

që të bënin qoftë dhe një çap të vetëm tej murit të gurtë. Për ata njerëz

kishte vetëm natë, ditë, roje, kështjellarë dhe pritje…

- Ndaaal”! Briti befas, mu në të ngrysur, një roje, me zë aq të fortë, sa

u duk për një çast se gjithçka u shkul vendit. Ishte e para britmë kjo e asaj

nate, prandaj dhe bëri aq e aq përshtypje. Ajo mandej sikur u thëthit nga

guri i sheshit të kështjellës, gjëmoi aty për një grimë kohe, gjersa u përandit

dalëngadalë si jehonë e mori dhenë. Në shesh ra prapë qetësia e parë, që

prishej rëndom vetëm nga goditjet e çapit të njëtrajtshëm të gardianit të

brendshëm. Gup… gup gup… Gjithsesi ca hapa të rëndë ata, që s’e humbisin

hiç ritmin nga britmat e herëpashershme të rojeve ushtarë, të cilët,

përgjithësisht, zgjateshin me kast në tingullin “a”, që ta nxirrnin jashtë krejt si

sokëllimë fjalën: Ndaaal ! përsëritur e përsëritur aq shpesh kjo atë natë të

parë nga njëri te tjetri: “Ndaaal”! bërtiste roja përmbi portën e madhe,

mandej ia pasonte po ashtu, bile më fort, ai tjetri që ndodhej aty sipër

përmbi mur ku një si brryl merrte kthesën e parë të qerthullit kështjellor. E

kështu me radhë, kur e kur, nga të gjitha truprojat e gurta zëri i rreptë

vërsulej me shkulma mbi kazermat e të internuarve. Ndaaal!

- O Zot! - murmuriste herëpashere me vete Katerina Pogu tek i dëgjonte.

Ajo s’ishte mësuar me ato britma therëse, ndaj i dukeshin tamam-tamam si

326 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ca urdhra vdekjeje-zjarr, për shembull, një britmë e egër që i jepte më në

fund komandën togës së pushkatimit, menjëherë pas saj, mes krismash,

binin përdhe gjithë të pushkatuarit, të masakruarit, aty, pse jo, edhe mu aty

rrëzë murit të ftohtë të asaj kështjelle.

Por shumica e të internuarve as që pyesnin fare për to. Ata ishin mësuar

e kjo u dukej diçka krejt normale,si të gjitha veprimet që ishin të detyruar të

kryenin gjatë ditës. Se mos i bezdisnin ca më pak morrat që u lëvrinin nëpër

trup ditën e natën! Njëlloj gjithçka, e njëjta gjë, - si britmat e ushtarëve, si

bilbilat e policëve, si fjetoret që kutërbonin nga era e mykur – edhe ajo copë

bukë që e hanin thatë ose me pak kripë. E pra, s’kish dallim fare se jeta ecte

po njëlloj si edhe atëherë kur qenë mësuar të jetonin krejt ndryshe; me zjarr,

me banjë e me çarçafë të larë.

Hiç mos u mërzit, Katerinë – i pat thënë atë ditë Katerina Pogut një

grua e njohur, - hiç fare mos u mërzit, se vetë do ta shohësh që shumë

shpejt do të mësohesh e gjithçka do të të duket krejt normale.

Po si mund të mësohet njeriu me këtë ferr? - pyeti ajo dikur veten

gjithë dyshim e drojë porsa që përcolli nëpër mend fjalët e asaj gruaje, dhe

vështrimin e treti sakaq thellë përsëri nëpër gjysmëmuzgun e fjetores.

Të gjitha gratë e fëmijët e vegjël ishin shtrirë e në fjetore nuk fijonte më

asnjë lloj zhurme, veç ndonjë psherëtime apo rënkimi të lehtë. Përgjithësisht

gratë e internuara në atë kështjellë ishin të reja në moshë. “Ndaaal!” u dëgjua

për një çast zëri i rojes që ishte aty pranë. O Zot! Tha sërish Katerina, por

vështrimin megjithatë nuk e hoqi nga fjetorja. Prapë heshtje. Thellë

dëgjoheshin hapat e gardianit. Gjithçka dukej si e pushtuar nga humbja. Po

fle lodhja, belbëzoi shurdhët ajo gjithë duke menduar se këtej e tutje kështu

do të kalonte çdo natë - larg jetës, aty, peng në një kështjellë ku ngadalë do

të vinte t’i fashitej dhe vetë shpresa, e pritja më në fund do të shuhej për të

mos u ndier më thuajse fare. Një drithmë e lehtë ia morrnicoi pastaj gjithë

trupin, tek e mendoi veten në një fund të atillë. Por, aty për aty iu dha befas

e pyeti nëpër dhëmbë me pak zë: po ai?

Kap.V

1.

E nesërmja gdhiu qetë,si ngaherë, uniformisht në të gjithë hapësirën e

shtetit, njerëzit të përgjumur siç qenë dëgjonin këndezët, dëgjonin zilet e

Nën terrorin komunist

327

orëve, dëgjonin këmbanat e kishave e çoheshin për të filluar ditën. Njëlloj

po kështu edhe banorët e qytetthit jugor nuk e kishin prishur terezinë më

parë se të gdhinte, ndonëse aty rreth orës 01.00 një “xhips”, si i tërbuar,

kishte çarë zhurmën mespërmes qytetthit të tyre. Në të vërtetë atë ulurimë

e pati dëgjuar vetëm fallxhorja plakë Hane Egjiri. Dhe “Bretku”, kishte

mallkuar ajo e shtrirë siç kish qenë në errësirën xwc të dhomës së saj të

vogël, se në të katër vjetët e fundit qe mësuar me zhurmën e ca makinave të

tilla, që bridhnin netëve për të mbartur të arrestuarit. “Ngrënçi kokën tuaj”,

kishte thënë më pas e qe kthyer në krahun tjetër mes rënkimesh, nga ato të

zakonshmet e saj që e mbushnin dhomën për çdo natë.

Por në Ministrinë e Brendshme u ngrit tensioni që në orët e para të

mëngjesit. Në radiogramin që i drejtohej ministrit thuhej:

“Komandanti i të internuarve në kështjellën e jugut Mark Ashta pasi

ka marrë me vete dhe të internuarën Katerina Pogu, është larguar me

“xhipsin” e tij në drejtim të kufirit grek. Rrëmbimi i të internuarës dhe akti

i ikjes ka ndodhur pak pas mesit të natës”.

Menjëherë u dha urdhëri për gjendje alarmi në të gjithë atë zonë kufitare:

u përforcua kufiri me trupa vullnetare, u gjet vendi ku qe lënë “xhipsi”, u

identifikuan gjurmët e pas tyre, u përcaktua menjëherë dhe drejtimi nga

kishin marrë të ikurit. Por ajo që i qetësoi në fund krerët e Ministrisë së

Brendshme ishte pa dyshim fakti i sigurt se në vijën kufitare kishte njëzetë e

katër orë që s’ishte konstatuar asnjë lloj shkeljeje.

Domethënë të ikurit ndodheshin ende në tokën shqiptare.

2.

- E dua patjetër të gjallë atë qen, - i tha ministri i brendshëm

zëvendësministrit R. ashtu siç qe në këmbë përballë tij disa çaste para se ky

i fundit të merrte udhën për në Jug, ngaqë do ta udhëhiqte vetë operacionin

për ndjekjen dhe kapjen e Mark Ashtës.

Por R. nuk i përgjigjej, ai e shihte veç në sy ministrin e vet dhe, nga

mënyra se si kish qëndruar para tij - gatitu sigurisht - nga xhestet krejt të

ndrydhura që bëri tek iku (një përkulje e lehtë e kokës, një sprapsje disa

hapash gjer te dera duke qëndruar gjithmonë me fytyrë nga ministri), si dhe

ajo: “ditën e mirë shoku ministër”! që e shprehu përunjësisht e me ton të

328 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

veçantë, kuptohej sheshit se me ç’seriozitet e kishte marrë detyrën speciale

që po i ngarkonin atë mëngjes që në orën 07.30.

Në të vërtetë ai s’e kishte dashur kurrë Mark Ashtën, asnjëherë, dhe po

të ishte vetëm në dorë të tij, Ashta s’do të vinte dot këmbë në Ministrinë e

Brendshme. Po ç’t’i bënte ministrit! Ah, që s’më dëgjoi.Ç’ne, atij i kishte

hedhur trutë e gomarit ky birbo dhe ja tani, ia bëri proçkën. Ndaj duhet

shkuar sa më parë në qytetin e jugut.

- Sofo! - i foli shoferit, - shpejt Sofo se nuk na pret puna… duhet të

ecësh sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pastaj prapë filloi të mendojë për ngjarjen.

Ishte e bukur ajo kuçkë, tha dikur gjithë duke kujtuar sakaq fotografinë

e Katerina Pogut ashtu siç e kishte parë mbi tryezën e ministrit. Katerina

Pogu. A ta kishte njohur qysh më parë Ashta atë grua të bukur? Një dashuri

e vjetër, ndoshta, që ne s’e kemi ditur. E ku mund t’i dish mirë rrënjët e

ndoca njerëzve të tillë! Eh! Psherëtiu dhe sërish mendja i shkoi te fotografia

e gruas së bukur. E pra ka burra që flenë me gra të tilla. Dhe s’kanë hedhur

një pushkë në luftë! Nejse, Mark Ashta, ç’është e vërteta, kishte luftuar. Ia

mori mendtë ajo grua. Aq e bukur sa ishte ajo, çdo gjë mund të ndodhte.

Po tani, ama, po të kapej, Ashta do të përfundonte në litar për tradhti të

lartë.

- Shpejt Sofo, shpejt! – i briti edhe një herë shoferit, - se nuk na pret

koha, dëgjon?

Shoferi përsëri nuk iu përgjigj.

Eh, Mark Ashta, Mark Ashta – tha më pas tek vuri re që makina nisi të

ecte pak më shpejt - e dija se ti nuk do të qëndroje dot gjatë me ne. Dhe

ndoshta thua se donte ashtu atë mendim të shprehur t’ia transmetonte lëvizjes

së makinës. Po, po, tha pastaj, e dija që ç’ke me të. Eh sa herë kish dyshuar ai

te Ashta, se nuk qenë të pakta rastet kur qe ndeshur me të. Dhe nuk se s’e

kish parë si njeri të ditur, jo, përkundrazi, pikërisht për këtë e urrente. Vetë

R. s’kishte qenë më tepër se një fshatar me katër klasë. Por në luftë ishte

dalluar Komandant brigade, e pra, s’ishte pak. Edhe Mark Ashta ishte treguar

trim në luftë, por ai s’ishte i klasës. E si mund të kishte besim te një intelektual

që e kishte mbaruar shkollën në Perëndim. Ja, kjo ishte pika e dobët. Kurrë

nuk duhej të thirreshin në pushtet intelektualët. Kurrë! se kjo pastaj do të jetë

vdekja jonë. Ata s’na duan, ata na përbuzin, por ne jemi në pushtetin tonë,

Nën terrorin komunist

329

andaj duhet t’u tregojmë vendin. E ç’ishim ne? Ca fshatarë që ishim mësuar

të flinim nëpër rrogoze, kurse tani i kemi të gjitha, gjithçka, gjithçka që na

duhet: vila kemi, vetura kemi, rroga të mira kemi. Po ky? Ja ca birbo si ky na

përbuzin. Dhe në Ministrinë e Brendshme ai e dinte se të gjithë e shihnin me

dyshim Ashtën. Tek e fundit kishte të drejtë: ç’duhej ai në Ministrinë e

Brendshme, kur dihej që studimet i pat kryer për histori. Dhe ku pa., në

Itali. Hajde mendje, hajde! Murmuriti nëpër dhëmbë dhe mori frymë thellë,

se në ato çaste kishte ndier së brendshmi një si shuk kënaqësie: gjithçka do të

shkonte për mirë.

E pra, pak e nga pak çështja do të sqarohej. Përditë e më tepër po

provohej se intelektualët ishte e pamundur që t’i qëndronin besnikë deri në

fund revolucionit. Prandaj ai dhe shokët e tij të klasës duhej të bashkoheshin

patjetër tamam si një trup, për të mos lejuar kurrë që lart në udhëheqjen e

partisë të penetronin intelektualë. “Intelektualëve duhet t’u bëhet jeta e

padurueshme” i kishte thënë atij ministri i brendshëm para disa ditësh; dhe

atëherë R. menjëherë e kishte kuptuar sakt që lufta kundër tyre ishte ndezur

e ashpër sidomos aty lart, në gjirin e të mëdhenjve, ku dita-ditës po forcohej

pozita e ministrit të brendshëm. E në fund të fundit çelësat e pushtetit i

kemi ne, murmuriti duke luajtur nga vendi si i revoltuar, prandaj ne mund

të shfarosim me gjithsej këdo, cilin të duam: se tani po shihet qartë që hija e

dyshimit po shpërndahet në të gjithë vendin. Asnjë, perveç nesh, punonjësve

të Ministrisë së Brendshme, nuk do të jetë i sigurt.

Por, megjithatë, ngjarja e Mark Ashtës, kur e mendonte thellë-thellë, i

lëndonte një si bezdi, një tis shqetësues që kishte frikë ta çante. Kush e kishte

emëruar Ashtën në atë detyrë aq të rëndësishme? Ja, pikërisht kjo nuk i

pëlqente se e dinte mirë që Mark Ashta ish caktuar në atë vend me

këmbënguljen e ministrit të brendshëm. Eh, psherëtiu dikur, e dija unë,

mendoi pastaj, e dinte mirë që ai maskara e kishte bërë për vete ministrin.

Dhe ja, tani u bë yneri që prisja. Po ministri?

Eh! Në të vërtetë te ministri i tij e te askush tjetër i kishte mbështetur R.

të gjitha shpresat. Atë e do partia. E duam ne. E duan jugosllavët, mendoi…

se është i klasës, tha dhe prapë psherëtiu, megjithëse aty për aty ia arriti që

t’ia mbushë mendjen vetes se asgjë, asnjë forcë s’mund ta lëkundte dot

pozitën e ministrit të brendshëm; se duhej ushtruar dhunë e pamëshirshme

330 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

kundër intelektualëve - dhe të gjitha këto i dinte mirë ministri i tij. Prandaj

duhej zënë me çdo kusht ai maskara… Mark Ashta.

Befas ngriti dorën dhe vështroi sahatin: ora ishte 08.20. Sipas shoferit

i duhej dhe një orë udhë; një orë e gjysmë ndoshta. Filloi të dremisë.

3.

Kurse Mark Ashta dhe Katerina Pogu, të ikurit e asaj nate, prej tre

orësh po rrinin të fshehur në një shpellë, se iu shkoi gjithçka ters e shtrembër

dhe ndaj nuk e kaptuan dot kufirin. Por vendi ku qenë fshehur ishte i sigurt;

për këtë kish besim të patundur Ashta. Dhe aty do të kalonin të gjithë ditën,

që të tentonin sërish natën e pritshme, ngase ditën ishte e pamundur të

lëvizje. Eh, gjithë ato orë nate u kishin shkuar gand, gjithë ajo avancë pastaj!

Ja, këtë s’ia falte vetes Mark Ashta, se faji kishte qenë i tij. Ai nxitimi i motivuar

përgjysmë u kish kushtuar shtrenjtë, ndonëse Ashta e njihte vendin. Bile do

të kishte qenë më mirë po qe se nuk do ta kish njohur aq mirë. Lakmova

tepër nga besimi i madh që kisha te njohja ime, mendonte prerë Ashta dhe

i kthehej gjithaq tërë asaj që kishte kryer si veprim atë natë: rrëmbimi i

Katerinës nga kështjella (një veprim i përkryer ky), pastaj ecja e tërbuar e

“xhipsit”, ai shkiste dhe bënte përpara si i gëzuar (jo, jo ishte merita ime e

ngara si asnjë herë tjetër mbrëmë) dhe braktisja e makinës ishte bërë tamam

aty ku duhej, s’kishte vend më të përshtatshmëm se ai: asnjë vonesë udhës

gjer te ajo pikë e caktuar qysh më parë, por aty u shfaq dilema.- Eh, e pse

ndërrova mendje! - e pra, pse?;ngaqë duhej të ecte nëpër shtratin e thatë të

përroit. Kështu e pat menduar ikjen tërë ditën, veç aty, kur i erdhi çasti

ndërroi mendje, - kështu është kur të shtyn djalli! – se ndoshta për këtë kish

të drejtë: ç’ishte ai çast i përvjedhur që ia mori mendjen për të ndërruar

udhën! Jo, atij në fakt i ishte dukur më e lehtë rruga e kodrës se sa e përroit.

Shtrati i tij ishte gjithë gurë që do ta lodhte Katerinën. E ku mund të ecë dot

një grua nëpër gjithë ata gurë! Prandaj pra e la përroin e mori udhën e

kodrës. Eh, sa herë e kishte përshkuar gjatë luftës me këmbë atë kodër!

Vërtet rruga zgjatej një gjysmë ore, por kohë kishte boll e ndjekja ende nuk

i pat nisur. Ndaj menjëherë mori nga kodra, të ngjitej aty në majë të saj me

gjithë Katerinën e pandej të varej lingthi teposhtë faqes tjetër, që ai e dinte se

ish një shkurrishte e ndarë në mes nga kufiri i dy shteteve. - Eh si harrova që

ishin dy kodra varg! - S’ia falte vetes! Megjithëse shpella ku rrinin ishte një

Nën terrorin komunist

331

vend i sigurt. E pra i ishte ngjitur asaj kodrës tjetër; dhe ecë e ecë e shkurrishte

s’po shihte. Dhe ora ikte; gjersa më në fund një vijë uji e kishte sjellë në vete.

Jo ai po e çonte në një kodër tjetër. Se dhe makinën nuk e kishte lënë tamam

aty ku duhej. Natë. Errësira ndoshta! Megjithatë gabimi ishte bërë: që nga

ajo kodër kufiri largohej. Atëherë pa sahatin. Ora ishte 02.50. Katerina s’fliste.

Për të dalë matanë ishte krejt e pamundur. Duhej më tepër nga tri orë. Do

t’i kapte dita duke ecur. Jo, jo, iu duhej një vend për t’u fshehur, se përndryshe

do të ishin të humbur. Ku të futej për të pritur natën tjetër? - Më shpëtoi kjo

shpellë! - se aty për aty, menjëherë iu kujtua. Dhe s’ishte larg. Duhet të hynte

në shtratin e përroit që kishte lënë pas, që aty mandej, duke ecur gjithë-gjithë

dhe disa minuta, pesëmbëdhjetë ndofta, të strehoheshin te ajo shpellë. Eh, si

e kish kapur prapë Katerinën nga dora dhe qe kthyer mbrapsht nëpër errësirë.

- Vetëm kjo errësirë pus e zezë paskësh qenë e liga, pengesa ime në këtë

kuturi! - Por Katerina ecte njëlloj si ai, edhe kur hynë më në fund nëpër

shtratin e thatë të përroit, donte ende dhe treçerekë ore që të zbardhte.- Më

shpëtove o plak. Ti më shpëtove o Nikollë! - një bari ai, një çoban gjithsesi

i këtyre anëve që ia kish treguar atë skutë aq të vetmuar. Dhe tani ishte i

sigurt se askush nga ndjekësit e tij nuk e dinte atë vend. Askush. Bile as nga

vendësit. Çobani ishte nomad, dhe shpella ishte e zënë për mrekulli mu si

me një derë guri, të bërë me dorë tamam për të. Kur hynë në shpellë ora

kish qenë 04.13.

Kap.VI

3.

- Sa është ora, Mark? – e pyeti Ashtën Katerina me një zë të psherëtimtë,

ashtu siç qe, e shtrirë me kokë të mbështetur mbi prehërin e tij.

- Tetë e gjysmë, - iu përgjigj ai pa e vështruar orën, sepse në ato çaste

sapo e kishte parë. - Çohu pak më sipër, - i tha pastaj dhe, pasi e kapi nga

beli e ngriti edhe më lart mbi prehër.

- Në të vërtetë kish disa minuta që i ishin ndërprerë dhimbjet, por

megjithatë ajo ndihej e lodhur, krejt si e dërrmuar e me një katali të

përgjithshme. As për të folur nuk kishte fuqi. Frymëmarrja i ishte ashpërsuar

dhe goja i thahej vazhdimisht. Dhe atë pak ujë që kishte mbetur në paguren

332 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

e alumintë, Ashta mundohej që ta çonte sa më gjatë. Ia vuri edhe një herë

dorën në ballë dhe psherëtiu: ethet i qenë shtuar. Balli i digjte si jezull.

- Vështroi edhe një herë sahatin: ora ishte 20.39.

Ndërkohë, jo kot, e kishte pushtuar cit një shqetësim i ankthshëm,

ngaqë nuk po i pëlqente hiç ajo gjendje zjarrmie. Ç’të bënte. Gjithnjë

mundohej ta bindte veten se asgjë e keqe nuk do të ndodhte. Ja, dhe ca pak

kohë ende e do të çohej me gjithë të; do ta merrte në krahë dhe për dyzet

minuta, qameti, do të ishin matanë. Aty pastaj do t’i jepej menjëherë ndihmë

mjekësore. E si mund të vdiste njeriu në dy orë? E pamundur! Të paktën

tani asaj i ishin ndërprerë dhimbjet, dhe ai kishte bërë niet të çohej për rrugë

në orën nëntë e gjysmë. Ndërkohë e kishte përcaktuar sakt gjithë rrugën dhe

për të, tani ishte i sigurt. As që do të hynte fare në shtratin e përroit të thatë,

sepse ai e dinte mirë që aty pas shpellës niste një udhë dhish që zgjatej

lakadredhas gjer përmbi vaun e përroit, aty, mu buzë kufirit. Dhe nuk do të

hynte as në va, se do të mbante djathtas në një vend gjithë shkurre. Ata që e

ndiqnin, në fakt, tamam për këtë shkak e kontrollonin dendur shtratin e

përroit, e pra, që të mos e linin të hynte në shkurrishte. Por ata, kuptohej se,

nuk e dinin rrugën që do të ndiqte ai.

Jam i sigurt, mendoi Ashta tek e përfundoi edhe njëherë të gjithë

përvijimin e rrugës në kujtesë. E sa për Katerinën: ajo ishte e lehtë. Do të

merrte me vete vetëm revolen.

- Katerinë! – i foli asaj për t’i treguar orën e nisjes, i gëzuar sigurisht:

por ajo nuk iu përgjigj. Ndenji pak në heshtje. Nëpër shpellë dëgjohej vetëm

frymëmarrja e saj e lëshuar. - Katerinë - i tha sërish e ajo këtë herë nxorri

vetëm një rënkim të lehtë e pas pak, me një zë thuajse të fikatur, u ankua

rishtas për dhimbje. Por Ashta s’e pati më mëndjen te fjalët e saj. Befas

ndjeu t’i lagej dora e djathtë që e kishte mbajtur deri atëherë nën mjekrën e

saj. Një valë rrënqethëse ia përshkoi menjëherë të gjithë trupin. Mos është

gjak, mendoi aty për aty si i kapur nga gjarpëri, e në çast ndezi një fill

shkrepëse. Ishte e para që ndizte qyshse kishin hyrë në shpellë. Le të bëhet

ç’të bëhet, tha ndërkaq nëpër dhëmbë dhe gjithë ankth e hodhi vështrimin

tamam te mjekra e saj. Një fytyrë e verdhë gruaje: si meit. Vështroi dhe

dorën e tij. Gjak, tha pastaj tërësisht si i ngarur dhe e fiku shkrepësen si i

tërbuar, a thua ia kishte fajin ajo për çka kishte parë. – Katerinë! - i foli asaj

Nën terrorin komunist

333

me një zë që dridhej, por ajo iu ankua prapë për dhimbje. Tani mori fund

gjithçka, mendoi pa iu shqitur nga mendja gjaku që kishte parë: dy fijëza të

kuqe që dilnin nga dy shtjekat e buzëve e vareshin teposhtë nën mjekër.

Fytyra e saj me një ngjyrë vdekjeje. Pikërisht tani duhej vendosur gjithçka.

Koha kishte bërë përpara, andaj për të shpëtuar qenien duhej ecur bashkë

me të. Ta marr në krahë e të çaj përpara, tha me vete dhe duart sakaq, nga

instinkti i kishte vënë poshtë shpinës së saj. Bile mend u ngrit me të në krahë,

aq ishte i vendosur. Por zëri i saj i përfikëtuar që u dëgjua befas, përprishi

gjithçka:

- Ç’është kjo zhurmë ngjethëse që po më krikëllin nëpër veshë…

Mark…o Mark! S’mundem më… të lutem m’i mbyll veshët se një zhurmë

të tillë kurrë s’e kam dëgjuar…

E ka nga ethet, mendoi Ashta dhe menjëherë u rrëmbush. E pra, tani

çdo gjë ishte e kotë.Ajo kuptohej se ishte futur në hullinë e jermët të etheve

prandaj ishte çmenduri ta mendoje më daljen nga shpella në ato çaste. Aty

duhej pritur gjithçka, veç pa i ardhur dot në ndihmë, tek e dëgjonte që

thosh:

- O Mark, ç’është kjo hata Mark…

Ajo ishte në kllapi. Në rrugë për të ikur… Nga një gurrni e stërmadhe

kafkash, mendoi i rrëmbushur dhe me të dy gishtat tregues i zuri asaj vrimat

e veshëve.

Kap. VII

1.

Katerina Pogu vdiq aty ndaj mesnate gjithë po ashtu: pa dalë më për

asnjë çast nga kllapia e saj e me hemorragjinë që i vazhdoi deri në minutën

e fundit.

Tek i lëshoi pulsin, krejt i dërrmuar e pa asnjë lloj mendimi, Mark

Ashta pa sahatin:

Ora ishte 23.53.

Tamam në këtë orë dola nga zyra mbrëmë, mendoi. Fati qenka i

tmerrshëm. Psherëtiu. Jo, jo, nuk duhej të binte në fatalizëm, dhe ndoshta ka

pasur të drejtë kur ka menduar se njeriu e ka vetë në dorë fatin e tij. Megjithatë

vdekja mbetet ngaherë vdekje, dhe atë tani e kishte pranë, aq pranë sa kurrë

ndonjëherë tjetër. Pse vdiq vallë? Sipas të gjitha gjasave, nga apendisiti. Dhe

334 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ja, tani po ftohej dalëngadalë. Gjersa të marrë temperaturën e gurit të shpellës,

mendoi Ashta dhe dorën s’e shkëpuste prej saj: e puthte dhe qante, e puthte

sërish e prapë qante. Nuk i besohej, dhe disa herë vetja e gjithçka iu duk si

në prag të një shpërthimi të fuqishëm që mund të bërlutte tërë botën. Kishte

humbur gjithçka, apo s’kishte ndodhur gjë fare: e pamundur! Si mund të

vdesë njeriu edhe kështu dhe, a s’mund të pritet një shkundullimë që ta

mbyllë këtë strofull të gurtë e të humbej këtu në një terr pa ajër? Ajo përsëri

ka vdekur. Ndërsa qiell nuk mund të ketë, prandaj, siç duket, ferri qenka e

vetmja gjë që njohim me siguri. Një orë, dy, tri… e deri ndaj të gdhirë!

Dikur u çua në këmbë.

Se kishte filluar të ndihej më i qetë e disi më i përqendruar. Por i

kukëzuar mu në mes të shpellës mendonte:

Tani mbeta krejt vetëm e pa kurrgjë në fytyrë të tokës; pa askënd në

këtë botë.

Nën terrorin komunist

335

GAQO S. PECI

Gaqo Peçi lindi në Korçë në vitin 1920.

Studimet e mesme i kreu në Liceun e Korçës,

ndërsa studimet e larta në Tiranë, në Institutin

Pedagogjik. Për më shumë se çerek shekulli ka

qenë mësues në qytetin e lindjes. Ka marrë pjesë

në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

në vitin 1972. Në vitin 1976 është dënuar

me dhjetë vjet heqje lirie për agjitacion dhe

propagandë. Tani jeton në Berat. Mban titullin

“Mësues i Merituar”.

336 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

VETËVRASJA E DËSHTUAR

Po rrija e mendohesha: “Tani do të fillojnë raprezaljet. Nga unë pak a

shumë varet, në mos jeta, e ardhmja ose, së paku, mënyra e jetesës e kaq e

kaq vetëve: ime shoqe, dy vajzat me burrat e tyre e me djemtë e çupës së

madhe, vjehrri e vjehrra e dhëndrit të vogël dhe vjehrra e vajzës së Beratit,

këta bëjnë dhjetë veta; im vëlla dhe e shoqja, dymbëdhjetë, ime motër,

trembëdhjetë. Nga dënimi im varet dhe fati i tyre. Mbaj apo s’mbaj

përgjegjësi për këta njerëz? Po të mos dal në gjyq, po të vdes këtu në burg

nga dhuna, sëmundja a vetëvrasja, sipas ligjit nuk do të quhem fajtor, përderisa

gjykata nuk do të arrijë të japë vendimin për fajësinë time, sepse kam vdekur

pa u gjykuar”.

“Nga torturat nuk besoj të vdes, as nga ndonjë sëmundje hëpërhë.

Atëherë për të shpëtuar këta njerëz, për të mos më ndjekur mallkimi i tyre

edhe përtej varrit, sidomos ai i nipave, nuk më mbetet tjetër veç vetëvrasjes”.

Ideja e vetëvrasjes sa vinte e forcohej, madje nuk po më ndahej deri sa

arriti e u kthye në ide fikse .” Duhet të vras veten patjetër, përsërisja kush e

di sa herë në ditë”.

Me të më sjellë në Pogradec, më kontrolluan trupin, xhepat dhe nuk

më lanë gjë tjetër të mbaja përveç shamisë së hundëve. (Këpucët duhet t’i

zbathja e t’i lija para derës së birucës).

Gjatë kontrollit, për çudi a për fat, as Bajramit, as hetuesit e pastaj as

përgjegjësit të birucave nuk u shkoi ndërmend se në vend të rripit të

pantallonave kisha ca tiranda të holla. Atëherë burrat pothuajse nuk mbanin

fare tiranda, kështu që ato nuk m’i vunë re as kur më kontrolluan xhepin e

brendshëm të xhaketës, as atë të prapmin e pantallonave.

Nuk e mbaj mend saktë, ishte nata e njëzet e një tetorit apo e nesërmja

kur vendosa të vras veten duke u mbytur me këto tiranda. U futa nën

batanije, i shtrëngova në fyt, i lidha, mbulova kokën, futa duart midis gjunjëve

dhe po prisja vdekjen. Më kujtohet fare mirë se fryma që nxirrja nga

mushkëritë bënte pak zhurmë, ndërsa ajri që thithjame shumë vështirësi nuk

Nën terrorin komunist

337

ndihej fare. E kuptova se nuk i kisha shtrënguar sa duhet tirandat dhe se do

të përpëlitesha shumë gjersa të më dilte shpirti, prandaj i zgjidha dhe u

mundova t’i shtrëngoj sa më fort. Këtë radhë ia dola mbanë.

Si duket do të kem lëvizur rrëmbyer e njëkohësisht do të kem marrë

frymë fort me gojë hapur, se ndieva dritaren e derës të hapet e një zë të më

flasë:

- Ç’po bën ashtu ti?

Ishte polici që më pyeste. S’i dhashë përgjigje.

- Ty të flas more, ç’po bën ashtu i mbuluar? Zbulo fytyrën, ngrije

batanijen. Unë përsëri s’i fola e ndenja ashtu siç isha.

Dëgjova zhurmë këmbësh që vraponin e dikë që bërtiste fort.

Polici po jepte alarmin. Pas nja dy minutash prapë zhurmë këmbësh

që vraponin. Sakaq u hap dera dhe tre vetë hynë me vrap, më hodhën

batanijen tutje e po mundoheshin të m’i çlironin tirandat nga fyti, por nuk

arritën dot.

- Një thikë, shpejt një thikë - foli dikush.

Njëri nga policët vrapoi jashtë, por ndërkaq një tjetër kishte arritur ta

zgjidhte nyjen.

Vetëvetiu mora frymë thellë e m’u mbushën mushkëritë me ajër. Nuk

di si isha bërë në fytyrë, skuqur apo mavijosur, por nuk kam për t’i harruar

ato tri fytyra (kishte ardhur dhe polici i thikës) që më rrinin përsipër, ishin të

shqetësuara, të trembura e të habitura njëkohësisht.

Si e panë që kisha shpëtuar nga vdekja, filluan të më qortonin:

- Ç’bëre kështu, mor hajvan!

- Të paskan rrjedhur trutë, o plakush.

Po merrja frymë normalisht. Isha kthyer në jetë.

- Shko thirre mjekun sa më parë, i foli një polici rreshter Bajrami.

- Nuk është nevoja, fola me zë të mekur, jam mirë tani.

- Je vërtet mirë, apo thua ashtu kot? - më pyeti Bajrami.

Ai m’u duk më i trondituri prej tyre.

- Jam fare mirë. Nuk kam nevojë për mjek.

Pas pak u pendova që s’i lashë të thërrisnin mjekun. Le të më

shikonte.Ndoshta më njihte. Sidoqoftë njëfarë dobësie do të kisha nga vizita

e tij. Tani isha bërë fill dhe po mallkoja veten që nuk arrita dot të shpëtoja

njëherë e mirë nga grushtat, shkelmat, fyerjet, poshtërimet.

338 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Ndërsa përgjegjësi i birucave dhe policët po më rrinin mbi kokë, midis

tyre vura re edhe një fytyrë që s’e kisha parë deri atëherë. Ishte një oficer

shtatmesatar. Uniforma fringo, qepur nga një dorë mjeshtri, i rrinte

përmrekulli. Kishte një fytyrë të hequr ngjyrë ulliri, me sy e flokë të zinj. Të

heshtur po vështronin njëri-tjetrin. Si më pa mirë e mirë, i bëri një shenjë

Bajrami, i cili doli dhe kur u kthye mbantenë duar pranga dhe një kaskë nga

ato që përdorin motoçiklistët. Dy policë më zunë prej krahësh dhe më

ngritën në këmbë. Bajrami m’ilidhi duart nga prapa, më vuri kaskën në

kokë dhe rripin e saj ma lidhi në grykë.- Më dashkan të mirën, - thashë me

vete. - Duan të mos vdes. Kam frikë semos përplas kokën pas murit dhe u

jap fund të gjithave. Vdiq nga zemra do të hapin fjalën, po kush do t’i

besojë?

- Tani edhe sikur të duash, s’bën dot ndonjë marrëzi, - më tha Bajrami.

- Mblidhe mendjen dhe hiq dorë nga budallallëqet.

Para se të më linin vetëm, oficeri m’u afrua dhe gjithnjë i heshtur provoi

nëse ishte lidhur mirë kaska. Si u sigurua që ishte në rregull, doli së bashku

me të tjerët.

Dera u mbyll, po dritarja e saj mbeti hapur. Isha nën vëzhgim të

vazhdueshëm.

Përsëri vetmia. Po haja veten me dhëmbë. Si nuk i kisha shtrënguar ca

më fort ato të bekuara tiranda, si qëlloi të kalonte aty polici, tamam ato

çaste kur po përpëlitesha midis jetës e vdekjes.

Tani kaska që kisha në kokë përjashtonte çdo tentativë vetëvrasjeje dhe

isha aq i pafuqishëm sa më dukej sikur nuk isha në gjendje të lëvizja nga

vendi. Ndërkaq duart i kisha të lidhura prapa kurrizit.

U shtriva, po s’gjeta rehat si të rrija. Kaska herë më binte mbi sy, herë

prapa qafe. Vetëm barkazi mund të rrija, po në atë gjendje shpirtërore ishte

e pamundur të qëndroja më shumë se disa minuta. Kthehesha nga njëri krah

se mos gjeja qetësi. E pamundur. Kthehesha nga krahu tjetër. Gjithmonë e

pamundur të qëndroja gjatë. Kthehesha me vështirësi dhe rrija shtrirë përsëri

barkas, por sido që të rrija kaska e mallkuar më bezdiste. Për t’u shtrirë mbi

shpinë as që më shkonte mendja. Kaq plagë e kisha nga ato që hoqa në

makinë kur po më sillnin këtu.

Përpëlitesha si peshku në zall. Nuk di sa do të kishte vajtur ora, kur,

duke u kthyer nga njëri krah në tjetrin, sytë më vajtën te dritarja e derës.

Nën terrorin komunist

339

Dikush po më shikonte. Ishte një fytyrë e gjerë e pjekur nga dielli. Fytyra e

panjohur nuk m’i ndante sytë. Shikonim njëri-tjetrin pa folur. Ai ndenji aty

edhe një copë herë, gjithmonë flegmatik dhe së fundi u largua. Ç’ishte ky i

panjohur që më shikonte me kaq interes?

S’e pashë më, asmora vesh cili kishte qenë.

Me dashje, pa dashje, përsëri mbeta gjallë, përsëri do të isha pre e

egërsisë, e shtazërisë. Rrija e mendoja se ç’bëhej ime shoqe që më priste ta

merrja nga Berati e ta ktheja në Korçë, sikurse i kisha premtuar në letrën që

i dërgova. Natyrë endjeshme, e dhimbshme, ku nuk do t’i shkonte mendja

që ky burrë nuk po e merrte të kthehej, madje s’po bëhej i gjallë.

TORBA E USHQIMEVE

Sa gjë e pështirë është të gjesh minj të gjirizeve në dollapin ku ti mban

ushqimet. Dhe ata tënevojtores së birucave ishin ca minj të mëdhenj, të zinj,

topolakë, të majmë, sykuqë dhe me një bisht ndofta më shumë se njëzet

centimetra të gjatë.

Sa hapje dollapin të merrje çantën a torbën, dëgjoje një zhurmë të

beftë e pastaj menjëherë shikoje dy-tre minj që kërcenin nga dollapi e me

vrap venin e futeshin në vrimën e nevojtores. Se kjo “e bekuar” nevojtore

në të vërtetë kishte vrimë, po një farë grope dhe veç të tjerave, nuk kishte as

derë.

Flake tutje po të duash atë copë djathë, atë copë sallam, atë kulaç apo

ato biskota sado neveri të kesh. T’i kanë sjellë të mbash veten gjallë gruaja,

djali, babai a nëna. Hidhe, po mos harro sa para e sa mundim ka kushtuar

ajo copë djathë apo ajo copë sallam!

Ja kështu u vinte filli ushqimeve tona: një pjesë e hanin minjtë e gjirizeve,

një pjesë policët (edhe këta minj gjirizesh ishin,në mos më keq) dhe ç’mbetej

ishte jona. Të ishte gjysma ajo që mbetej? Si zor, më duket.

KRISTINA

Gjyqi i Kristinës nuk zgjati shumë. Gjithë-gjithë nja dhjetë minuta. Ajo

ishte e dobët sa mezi lëvizte buzët e nuk dëgjohej ç’përgjigje u jepte pyetjeve

të gjyqtares, që i përsëriste kohë më kohë të ngrinte zërin. Kishte rënë kaq

340 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

shumë fizikisht sa dukej si një kufomë e vënë mbi karrige. E mbanin nga

krahët policët që të mos shembej.

Kristina kishte pësuar një metamorfozë të çuditshme shpirtërore. Nuk

ishte më ajo Kristinë që në fillim të procesit kishte deklaruar pafajësinë e saj

nëpërmjet lotësh.

I treguan fletoren me vjershat e saj. Pranoi se vetë i kishte shkruar, “po

aqma priste mendja se nuk kam shkollë të madhe” u mundua të mbrohej

me një fije zëri. Me lëvizje koke pranonte gjithçka: se kishte fyer pushtetin e

partinë, se kishte kryer një krim të rëndë duke shkruar ato “palaçollëqe”, se

ato vjersha ishin një njollë turpi për të, se meritonte një dënim të rreptë

meqë vinte në lojë kreun udhëheqës të partisë.

Pranonte, pranonte, çfarë s’pranoi ajo kufomë e gjallë vetëm e vetëm

ta nxirrnin nga ajo sallë ku qindra kureshtarë po e hanin me sydukendjekur

çdo mërmëritje, çdo gjest, çdo mimikë të saj. Pranoi gjithçka ky Llazar i

ngritur nga varri dhe i vendosur në bankën e të akuzuarve, veç ta shpinin

samë parë në birucën e saj, të shtrihej në dysheme, të mbyllte sytë, të zinte

veshët, të mos mendonte asgjë, të harronte çdo gjë, edhe veten, e ta merrte

një gjumë i thellë, i rëndë plumb, se i flihej, oh sa fort i flihej kësaj femre të

mjerë që s’dinte ç’ishtepërqafimi i mashkullit.

E dënuan me shtatë vjet heqje lirie.

S’di pas sakohe dha frymë.

Nën terrorin komunist

341

ROZETA PEPELLASHI

Ka lindur në qytetin e Korçës, më

11.01.1939. Shkollën fillore dhe të mesme i

ka kryer në vendlindje. Regjimi komunist, në

vitin 1949, i ekzekutoi pa gjygj babain në

rrethana misterioze. Për këtë arsye, po atë

vit, e internojnë familjarisht. Pas dy vjetësh,

mbasi lirohet nga internimi, familja e saj

rikthehet përsëri në qytetin e Korçës, ku

Rozeta, mbasi mbaroi shkollën e mesme, punoi

në punët më të rënda fizike. Në librin me

kujtime “Copëza shpirti”(1999), midis të

tjerash, përshkruhen edhe vuajtjet e saj gjatë

sistemit komunist.

342 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

FRAGMENT NGA LIBRI “COPËZA SHPIRTI”

Ishte festa e 29 Nëntorit. Në kamp, si në të gjithë vendin, kishte festë.

Në një kapanon, ku kishin futur dhjetra familje, në një kthinë të ndarë me

çarçaf, ne të katër fëmijët, të mbledhur si zogj pranë nënës, dëgjonim muzikën

festive që jepte altoparlanti jashtë kampit. Në këtë kohë dikush erdhi dhe

thirri nënën, i thanë se e kërkonte përgjegjësi i kampit. Kurrë nuk mund ta

harroj atë njeri, Leonidha e quanin, e kur dëgjohej oshëtima e motorit të tij,

të gjithë dridheshin nga frika. Ishte tmerri i kampit.

Nëna doli menjëherë, e nuk kishin kaluar as dy minuta e një klithmë

rrëqethëse u dëgjua jashtë derës. Diçka kishte ndodhur, sepse ajo klithmë

kishte dalë nga thellësia e shpirtit, ajo klithmë kishte dashuri dhe dhimbje

bashkë. Nëna hyri me sy të përlotur dhe të zmadhuar njëkohësisht. Rrëmbeu

me një dorë motrën e vogël tetë muajshe dhe me dorën tjetër na pushtoi ne

të tre të tjerëve. Ajo zuri të na shtrëngonte pas vetes sikur kishte frikë se mos

na rrëmbente njeri. Unë iu afrova trupit të nënës dhe e kam të gjallë dhe sot

se si më buçiti gjaku, si drejt të vetmes strehë të sigurt. Ajo, vdekja tragjike,

kishte rrëmbyer babanë tonë. Dhe ajo i kishte ardhur pabesisht nga njerëz

që aq shumë i kishte dashur dhe aq shumë u pati besuar. Ai u vra në Butkë

të Kolonjës nga forcat e Sigurimit të Shtetit. Oh, çfarë vdekje makabre! Oh,

një dhimbje pa fund më del nga brenda kraharorit, ai nuk kishte mbushur

tridhjetë e pesë vjeç. E lotët rrjedhin nga sytë e mi. Lot dashurie, lot malli,

lot për pafajësinë e tij, për rininë e tij… Ai sistem i mallkuar përpiu sa e sa

jetë të pafajshme…

E nëna ime s’dinte ç’ishte vdekja. Tashmë asaj i trokiti në derë. Dhe ajo,

e mira ime, mbeti e ve qysh në moshën tridhjetë vjeçe. Ajo e pranoi me

përkushtim rolin parësor të familjes, rritjen e katër fëmijëve jetimë. Kjo i

dha asaj një autoritet të veçantë, shoqëruar me bukurinë shpirtërore. Duart

e saj, për tridhjetë vjet nuk rreshtën së punuari. Ato ishin të forta dhe të

sigurta, e shëronin çdo plagë, gjykimi i saj ishte kurdoherë i pagabueshëm,

ishte hyjnor. Ajo ishte një krijesë e pajisur me gjithë të mirat, i jepte gjallëri

Nën terrorin komunist

343

shtëpisë, e mbushte me gëzim e mbarësi. Në shprehjen e fytyrës së saj,

kishte vetëm butësi, mirësi, vetmohim, e vetpërmbajtje. Sytë e saj që kishin

humbur ngjyrën e vërtetë, duket sikur kishin parë gjithë tragjeditë e kësaj

bote, e prapë ishin plot mirësi.

E ëmbla nëna ime!

344 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ARSHI PIPA

Lindi në Shkodër më 1920 në një familje

intelektuale. Mbasi kreu mësimet fillore dhe ato

të mesme në Shkodër, në vitin 1942 u diplomua

në filozofi, në Universitetin e Firences. Kthehet

në atdhe dhe punon si arsimtar në shkollat e

mesme deri në 1946-ën, kur u arrestua dhe u

dënua politikisht. Del nga burgu në vitin 1956,

mbasi plotësoi dënimin 10-vjeçar. Një vit më

vonë arrin të arratiset në Jugosllavi dhe më pas

vendoset në SHBA ku jep mësim në universitete

të ndryshme. Karierën akademike e mbylli me

titullin “profesor emeritus” në vitin 1987. Vepra

e Arshi Pipës është shumë e gjërë dhe e nirënjohur,

ajo shtrihet nga shkrimet letrare në publicistikë

dhe eseistikë. Pjesa e mëposhtëme është shkëputur

nga libri “Albanian Stalinism” që është botuar

edhe në shqip me titullin “Stalinizmi

shqiptar”.Mbas rëzimit të diktaturës Arshi

Pipa u kthye disa herë si vizitor në atdhe, por

vazhdoi të jetonte në Washington D.C., ku ndëroi

jetë më 20 korrik 1997.

Nën terrorin komunist

345

NË KANAL

Një episod nga puna e detyruar në kënetën e Maliqit (Verë, 1948)

Ajo ditë e fundkorrikut ishte tepër e nxehtë. Dielli filloi të digjte më

shumë se zakonisht duke e mbushur kënetën me një dritë të shndritshme që

e bënte baltën e zezë poshtë ujit të ndriçonte si antracit.

Nikolla kishte etje, por në materen e tij nuk kishte mbetur asnjë pikë.

Më e keqja ishte që e dinte se kishte shumë mundësi që ai të mos e mbushte

më atë ditë mataren e tij; askush nuk ishte parë duke transportuar ujë të

pijshëm përgjatë kanalit. Nuk ishte hera e parë që në ditët më të nxehta

shërbimi i ujit të neglizhohej nëse ai do të kishte qenë në pjesën e kanalit ku

njerëzit punonin në tokë të thatë, ai do të kishte hapur një vrimë në tokë dhe

do të kishte pirë nga uji që do të rridhte në gropën e vogël.Sigurisht që uji

do të ishte i neveritshëm, pak i kripur dhe do të zbriste në stomakun e tij si

plumb, por, të paktën, ai do t’ia hiqte etjen që e torturonte.

Për një çast Nikolla pushoi së gërmuari. Ai pastroi djersën nga balli i tij

dhe pyeti Mukon, djalin që po punonte më afër tij, nëse kishte ngelur ndonjë

pikë ujë në mataren e tij. Mukoja u habit:

- Përse duhet të kem? Mos vallë dielli është më i sjellshëm me mua se

sa me ty?

Ai vazhdoi duke u tallur:

Lum ti që je i zhytur deri në brez në kënetë.Mendo qetë e fshtatit tënd.

Përse nuk vepron si ata? Të siguroj që etja jote do të zhdukej në çast.

Nikolla e dëgjoi qeshjen dashakeqe të Mukos. Ai ishte i sigurtë që

Mukoja kishte ujë në mataren e tij; pak më parë ai e kishte parë atë të vidhte

nga matarja e Limanit, në kohën që atë e kishte thirrur një roje. Ai e dinte që

Mukoja nuk ishte tipi i personit që ndihmonte shokët e vet. Ai u pendua që

i kishte kërkuar ndihmë një personi të tillë.

Mukoja sapo kishte bërë shakanë e vet të keqe, kur Nikolla dëgjoi një

zë që vinte nga pas:

- Më duket se ty të pëlqen ajo çka bëjnë qetë.

346 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nikolla ktheu kokën nga ana e folësit.Ai e kishte njohur atë menjëherë:

ai ishte kapter Zia, një nga rojet më brutale të kampit.

Kapteri po rrinte disa hapa larg tij, në anë të kanalit. Ai u ishte afruar

punëtorëve nga prapa përforcimeve të dheut. Të burgosurit nuk e kishin

dëgjuar atë për shkak të zhurmës që bënin karrocat e dorës, të cilat i çonin

grumbujt e baltës përtej përforcimeve. Ai mbante një shkop të gjatë, të cilin

kishte shumë mundësi ta kishte marrë në kuzhin.

Tani ai bërtiti:

-Ti, bir bushtre, përse rri prapa, në vend që të bësh punën tënde? Mos

të vumë ne këtu që të qeshësh e të tallesh? Eja shpejt këtu.

Mukoja eci përgjatë kënetës dhe u ndal përballë tij. Ai ishte zbehur. Në

një pozicion gatitu dhe duke mbajtur lopatën e vet me dy duar si një armë,

ai uli kokën, duke mos guxuar të shihte në sy kapterin.

Zëri tani u bë më i egër.

- Unë e shoh që ti do të çorodisësh njerëzit që janë këtu dhe t’i pengosh

të bëjnë detyrën e tyre. Shakatë e tua! Ta tregoj unë si të bësh shaka!

Tani po dëgjohej zhurma e diçkaje të rëndë, që godiste diçka po aq

rëndë. Ai u ndoq nga një vazhdim zhurmash në varësi të peshës së trupit që

goditej, kur i burgosuri mblidhte kokën dhe supet e tij, shpinën dhe krahët

e tij. Një zhurmë e diçkaje që thyhej u dëgjua dhe Nikolla pa rojen, i cili po

vështronte shkopin gjysmë të thyer në dorën e tij. Ai e flaku atje tutje dhe

filloi ta godiste të burgosurin me këpucët e tij. Ai e goditi aq shumë, sa trupi

i tij pushoi së rezistuari.

- Hidheni atje në ujë! - bërtiti kapteri.

Dy nga të dënuarit, që gjendeshin pranë, iu afruan trupit. Nikolla nuk

lëvizi edhe pse ishte ai që gjendej më afër se të tjerët; kapteri e pa atë me

zemërim

- Duket sikur nuk ke ngut që ta ndihmosh shokun tënd.

Pas pak ai po u bërtiste dy të dënuarve, të cilët kishin arritur ta ngrinin

trupin në këmbë:

- Lëshojeni atë! Të poshtër! Hidheni!

Mukos veç sa i kishte rënë të fikët. Kontakti i menjëhershëm me ujin e

solli atë në vete. Ai doli nga uji duke tundur duart në një mënyrë të parregullt

dhe duke u munduar të kapte diçka. Pastaj ai ra përsëri, u ngrit prapë, ra në

gjunjë dhe mori rrugën drejt bregut ngadalë.

Nën terrorin komunist

347

- Mos e lini të dalë! - u dëgjua edhe më tepër zëri i tërbuar. – Mbajeni

poshtë! Gjatë kësaj kohe, një person i tretë po i afrohej Mukos të pafat.

Nikolla e njihte mirë atë. Ai ishte një djalë i ri, i quajtur Vojo. Ai më parë

kishte qenë një hajdut dhe tani ishte spiun, i cili më shumë se njëherë i kishte

ndihmuar rojet të kryenin torturat e shumta mbi “armiqtë e popullit”. Ai

nuk ishte në grupin e punës së Nikollës, por mesa dukej, kishte qenë duke e

shoqëruar kapterin në një ecje përgjatë kanalit. I tërhequr nga çka po ngjiste,

ai doli vullnetar të realizonte urdhërat e rojes.

Ai rrëmbeu një lopatë nga duart e dikujt dhe vrapoi drejt kënetës, që

ta pengonte Mukon për të mos e lënë të dilte që andej. Ai ra menjëherë

përmbi të dhe e kërcënoi duke tundur lopatën afër fytyrës së vet. Pastaj ai e

nxorri atë dhe e çoi drejt kapterit, që qeshte me të madhe. Mukoja arriti të

ngrihej prapë në këmbë, por tani Vojoja po i hidhte me lopatë baltë dhe ujë

me një shpejtësi të tillë, saqë Mukoja po rrëzohej.

Kapteri bërtiti dhe gërthiti duke qeshur:

- Qe të poshtër! Ha! Ja ku e keni!

Ai iu drejtua dy të dënuarve që kishin mbetur spektatorë:

- Ndihmojeni, ju të poshtër! Mos ju vjen keq për të?

Pikërisht në këtë çast Nikolla i foli kapterit.

Roja e pa në fillim i çuditur. Pastaj, pas një pushimi, tha:

- Domethënë ty të vjen keq për të.

Nuk pati përgjigje.

- Eja këtu! - tha me një zë të ulët e të ftohtë që ishte edhe më i frikshëm.

Nikolla eci ngadalë dhe ndenji përballë kapterit, pak larg nga ai, duke

e parë drejt në sy.

Kapteri bëri një hap përpara. Përpak ai e studioi Nikollën nga koka

gjer në këmbë dhe papritur e grushtoi atë me gjithë forcën e vet.

Nikolla u përkul, po nuk ra. Ai u çua dhe vazhdoi të shihte kapterin,

duke e fshirë ngadalë gjakun që i dilte nga hunda.

Tjetri mërmëriti duke kërcitur dhëmbët:

- Futu në kanal!

Nikolla eci ngadalë.

- Ndalu! Futu në kanal!

Nikolla u ul në ujë duke lënë jashtë vetëm kokën e vet të përgjakur.

- Fute kokën brenda! bërtiti zëri i zemëruar.

348 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Këtë herë i burgosuri futi kokën në moçal dhe e nxorri prapë kokën e

tij të zezë me ca rripa prej balte.

- Prapë… Prapë… Prapë…

Sa herë që kapteri bërtiste, Nikolla e përsëriste veprimin si një robot,

ose si një eskavator që punon rregullisht.

Kjo më në fund e mërziti kapterin. Ajo më shumë se me një torture,

ngjante me një parodi.

- Jepini atij një lopatë! - ai urdhëroi me një zë të ulët që nuk ishte më i

zemëruar. - Dhe le ta dinë të gjithë dembelët dhe sabotatorët! Kjo është e

gjitha çka ata do të pësojnë.

Pastaj ai u largua duke fishkëlluar një këngë…

Nën terrorin komunist

349

ARJAN PUTO

Arjan Puto lindi në qytetin e Gjirokastrës,

më 5 korrik 1935. Shkollën fillore e kreu

në qytetin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme e

kreu në Korçë, ku familja e tij u shpërngul

mbas pushkatimit të babait nga regjimi

komunist. Si djalë i një të pushkatuari, atij

iu ndalua e drejta për të vazhduar studimet e

larta. Vetëm në vitin 1960, vazhdoi

Fakultetin e Shkencave Biologjike, pa

shkëputje nga puna. Për 30 vjet punoi si

korrektor i teksteve shkollore në stabilimentin

“Mihal Duri”. Pas përmbysjes së komunizmit

ka botuar shumë artikuj dhe tregime në

shtypin e kohës.

350 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

TAKIMI PARA PUSHKATIMIT

E mërkurë 11 qershor 1947. Një oficer i degës së brendshme ia behu

te porta e shtëpisë. U tmerruam, por edhe shpresuam: mos vallë erdhi

përgjigjja për falje jete babait?! Jo, ai kërkoi një nga pjesëtarët e familjes të

shkonte me të. Më takoi mua, atëhere 12 vjeç, të eci pas tij.

Babai jetonte orët e agonisë së tmerrshme në qelinë e vdekjes. Ai priste

zbatimin e vendimit, dhënë një muaj më parë.

Ngjitëm shkallët e gurta dhe, më në fund, arritëm në një si ndarje

dhome ku rrinte oficeri i rojes. Pas pak, nga një korridor i ngushtë, tepër i

errët, shtyhej drejt meje një qenie e shfytyruar. Shtanga! Ky ishte babai im,

Hazbi Puto, dënuar me vdekje nga një gjyq “populli” si agjent i angloamerikanëve.

Një vit tortura, i kishin ndërruar atij formë e ngjyrë. Në pjesët

e dukshme të trupit, pashë gjurmë e shenja plagësh. Para syve më dolën

përsëri ndërresat e gjakosura që merrnin çdo të shtunë. Në këmbë, në vend

të këpucëve, mbante një palë nallane.

Në atë mjedis rrëqethës, tepër të frikshëm, ai gjeti kohë e më pyeti për

të gjithë. Pa guxuar ta shoh drejt fytyrën e tij të përlotur e buzëshkumbëzuar,

me kokë mbështetur në gjoksin e tij, iu përgjigja pyetjeve me gjysma fjalësh.

Për një çast e munda veten e i thashë: “Do të vish në shtëpi, mes nesh, nuk

ke asnjë faj, ne kemi bërë lutje…” Përgjigja ishte goditëse për mua: “Jo, nuk

do t’ju shoh më”… dhe lotët e shpirtit të lënduar lagën shpejt kokën time.

Pas 5-7 minutash, papritur, takimin tonë fjalëpak e lotshumë, të

dhimbshëm e të përmallshëm, e ndërpreu oficeri i pranishëm. Krahët e tij

më shkëputën me forcë nga trupi i sfilitur i babait.

Koha harron e mjegullon shumë fatkeqësi, por jo ato që vrasin shpirtin

e mendjen e një fëmije.

Duke zbritur shkallët e gurta të kalasë, u përballa me shefin e degës së

brendshme (shefin e torturave). Iu shmanga asaj fytyre të urryer, por nuk

munda. Daljen time ai e ndoqi me sy. Në rrugë eca si munda e ku munda

dhe i përlotur arrita në shtëpi. I tronditur dhe i përmalluar, jetoja ende me

Nën terrorin komunist

351

përqafimet, me erën e trupit të tij dhe, mbi të gjitha, me atë skenë vrasjeje

shpirti që jetova.

Agimin e së nesërmes e prita në dritare. Diku, nga pullazi i shtëpisë,

dëgjova zërin vajtimtar të qyqes. Nga ato që kisha dëgjuar për këtë shpend

ndjellëkeqës, më shkonin nëpër mend lloj-lloj mendimesh. Si ra mirë dita,

bashkë me motrën, morëm rrugën e burgut të kalasë. Ajo mbante në duar

një enë të vogël me qumësht, ndërsa unë paketat e cigareve. Si arritëm,

oficeri i rojes me një buzëqeshje cinike, na tha: “Ç’kërkoni? Babai juaj s’është

më këtu”. Filluam të përlotemi dhe të hutuar u kthyem mbrapsht. Këmbët

na çuan përsëri në shtëpi. U mbylla në një dhomë e rashë përmbys në shtrat.

Qava i heshtur deri sa ndjeva që jastëku ish bërë për t’u shtrydhur nga lotët.

Afër drekës, një i afërt i familjes, i thyer në moshë, na erdhi në shtëpi.

Përqafoi gjyshen, nënën tonë ende të re, e pastaj me radhë të gjithë pjesëtarët

e familjes sonë të madhe patriarkale. Ai, duke iu marrë goja, shqiptoi atë

lajm të kobshëm; babai nuk jetonte më, e kishin pushkatuar mbrëmë…

Filluan vajet e të qarat. Çatia jonë mblodhi atë ditë dhimbjet e nënës, që

mbeti pa djalë, të gruas pa burrë e të fëmijëve, ende të parritur, pa baba.

Frika u kish hyrë njerëzve në palcë e ngurronin të vinin për ngushëllim

njëherazi. Në raste të tilla vdekjesh, Enveri (emër tmerri) prishi dhe zakonet

tradicionale të popullit. Lufta e klasave, që i ngjante një persekucioni të egër

racial, depërtonte si murtajë nga jeta personale, në atë familjare e pastaj më

gjërë në rrethin farefisnor.

Kërkesës familjare për ulje dënimi, xhelati Enver iu përgjigj me zbatimin

e tij: pesë-gjashtë orë pas atij takimi tragjik, babanë e pushkatuan. Vesa e

mëngjesit që gdhiu, u përzie me gjakun e një njeriu të pafajshëm.

Tani lind pyetja: a kishte qëllim human takimi me babanë? Jo. Qëllimi

ishte i qartë: bashkë me zhdukjen fizike të prindit, vritej moralisht e shpirtërisht,

për gjithë jetën, edhe fëmija.

Njerëzit i kujtojnë ditët e fëmijërisë si ditët e lumturisë më të madhe, si

ditët më magjepsëse… por mua, si qindra e mijëra fëmijëve të tjerë që

jetuan në ferrin komunist enverian, na u mohua kjo e drejtë e natyrshme. U

rrita si u rrita, krijova edhe familje, por gëzimet e jetës nuk i shijova. Barta

me vete në mendje dhe në shpirt, atë kujtim të tejdhimbshëm, takimin me

babanë para pushkatimit. Edhe paketat e cigareve u ruajtën për shumë kohë

si dëshmi e kërkesës së tij të fundit.

352 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Sot hodha në letër këtë ngjarje kaq të dhimbshme.

Tani pyes: pse e torturuan dhe pastaj e pushkatuan babanë tonë krejt të

pafajshëm? I vetmi “faj” i tij ishte nënshtetësia amerikane dhe punësimi në

UNRRA, organizatën e OKB-s që ndihmonte shtetet e shkatërruara mbas

Luftës së Dytë Botërore.

Nën terrorin komunist

353

GANI DEMIR RATKOCERI

Gani Demir Ratkoceri u lind në fshatin

Llugoxhi të komunës së Lipjanit në Kosovë,

më 15.06.1930. Shkollën fillore dhe të mesme

e kreu në Kosovë. Në vitin 1951 vjen në

Shqipërti ku gjatë viteve 1953-1957 kryen

studimet e larta në Fakultetin Gjuhë-Letërsi.

Shërbeu si mësues në disa shkolla të mesme të

Tiranës. Në vitin 1978 arrestohet dhe

dënohet me 9 vjet burg për agjitacion e

propagandë kundër pushtetit popullor. Në

vitin 1995 është dekoruar me titullin e lartë

“Mësues i Popullit”. Ka botuar shumë libra.

354 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

QËNDRIMI NË BURGUN E TIRANËS

Pasi më dënuan me 9 vjet burg, gjoja për agjitacion e propagandë

kundër partisë e pushtetit popullor, përgjegjësi i burgut, Zeqir Lalaj, më tha

se të nesërmen do të më çonin në burgun e Tiranës dhe se do të më

shoqëronte ai vetë. U nisëm me xhipsin e Sigurimit. Formalisht Zeqiri m’i

lidhi duart përpara dhe i tha shoferit të na çonte në spital.Kur hymë në

oborr të spitalit i tha shoferit të shkonte të blinte diçka për të ngrënë dhe

pastaj më pyeti mua se ku e kisha shtëpinë. Ia tregova, pastaj e pyeta:

- Ç’të duhet shtëpia ime?

- Ta lajmëroj gruan që ke ardhë në Tiranë e mos të vijë ma në Rrëshen

se mjaft ka ardhë 26 herë…

- I paske numëruar?

- Pothuajse të gjitha i kemi numërue, se na vinte keq prej saj, por

s’kishim çka me ba. Tani po ndahemi e ishalla shihemi shpejt në jetë të lirë.

Unë, mbrenda mundësive që kam pasë, jam sjellë mirë me ju.

- Unë ju falënderoj shumë se jeni sjellë jashtëzakonisht mirë e këtë nuk

do ta harroj kurrë e ishalla jua kthej në të mira.

Me të mbaruar falënderimin, për çudi, ai më përqafoi fort, sikur të

isha i lirë dhe iu mbushën sytë me lot.

U hapën me rrapllimë dyert e jashtme të burgut të Tiranës dhe xhipsi

hyri me shpejtësi në oborrin e burgut ku janë torturuar mjaft të dënuar e

shumë prej tyre edhe kanë vdekur gjatë hetuesisë. Zeqiri më kapi për krahu

dhe u nis të më çonte te dera e burgut, por i doli përpara një polic zeshkan,

trupmadh dhe duke i thënë se “isha në dorën e tyre”, m’u afrua e m’i hoqi

hekurat e ia dha Zeqirit. Pastaj m’i vuri një palë hekura të rinj fringo sikur po

i përdorte për herë të parë, megjithëse distanca deri te dera e burgut nuk

ishte më shumë se 4 metra. Zeqiri më pa me keqardhje dhe ma ktheu

shpinën. Në dorë mbante ata hekurat e rëndë, të vjetër më se 30-vjeçar. Kur

iu afruam derës së kaushës, polici m’i hoqi hekurat e rinj dhe më shtyri me

force, gati sa nuk më rrëzoi.

Nën terrorin komunist

355

Në kaushën e burgut të Tiranës i grumbullonin të gjithë të burgosurit

politikë të Shqipërisë të dënuar nga gjykata. Këtu i mbanin disa ditë dhe

bënin seleksionimin simbas moshave. Ata që ishin të rinj deri në 40 vjeç, i

çonin në burgun e Spaçit për të nxjerrë mineral, si në kohën e mesjetës, nga

mosha 40 deri 50 në ndërtimin e pallateve dhe objekteve industriale, ndërsa

mbi 50 vjeç, i ndanin sipas dënimeve. Ata që ishin dënuar 20-25 vjet burg i

çonin në burgun e Burrelit që ishte si ferri i Dantes. Të tjerët kryesisht në

burgun e Ballshit etj. Qeveria komuniste e Enver Hoxhës e quante burg

vetëm atë të Burrelit, kurse të tjerët i quante kampe të riedukimit.

Në burgun e Tiranës autoburgjet punonin natë e ditë, sillnin të burgosur

të rinj, merrnin të vjetërit dhe i dërgonin nëpër burgjet e tjera.

Por të kthehem në kaushë. Sa u mbyll dera filluan të më afroheshin

kureshtarët që të merrnin vesh kush isha, nga isha, ku kisha punuar e sa isha

dënuar. U detyrova t’iu përgjigjesha. Për fat në kaushë gjeta Nikollën e qelisë

së Rrëshenit, të cilin e kishin sjellë dy ditë para meje. Këtë e kishte bërë me

qëllim polic Zeqiri që të bisedonte me mua vetëm për vetëm. Edhe Nikolla

u gëzua shumë kur më pa. Dalëngadalë u mësova me jetën kolektive në

kaushë që ishte një parapërgatitje për burgun e Ballshit e më vonë edhe për

atë të Spaçit.

Në atë sallë të burgut, që quhej kaushë, gjindeshin të gjitha kategoritë

shoqërore: malësorë, fshatarë, punëtorë, nëpunës të vegjël, të mesëm, të

lartë, oficerë me pozita të ndryshme deri edhe ish-gjeneralë…Nuk kishte

vetëm anëtarë të Byrosë Politike. Me sa duket, ata i mbanin në një kaushë

tjetër. Në mes tyre kishte gjëra të përbashkëta, por edhe ndryshime të

mëdha. Të përbashkëta ishin hallet, dënimet e vuajtjet. Ndryshimet qëndronin

në karaktere. Shumë prej tyre kishin pranuar fajet që nuk i kishin bërë, me

shpresë se do të dënoheshin më pak dhe familja do të kishte më pak pasoja.

Kishte edhe asish që nuk kishin pranuar asgjë në hetuesi, por mjaft të pakët.

Kishte të tjerë që nga presionet e torturat e mëdha kishin pranuar të bëheshin

bashkëpunëtorë të sigurimit. Ndryshimi më i madh ishte se ata që kishin

qenë anëtarë partie dhe me pozita të mesme e të larta, megjithëse ishin

torturuar e dënuar me burgim të rëndë, ende kishin besim te partia e tyre se

do t’i trajtonte ndryshe nga ata që s’kishin qenë anëtarë partie. Mbi të gjitha

shpresonin se partia e tyre do t’i lironte së shpejti, prandaj shumë prej tyre

ishin bërë bashkëpunëtorë të sigurimit se edhe në burg i shërbenin partisë së

356 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

tyre. Po përmend dy anëtarë të Byrosë Politike, ministrat Beqir Balluku e

Kadri Hazbiu. Kur Enveri e internoi Beqirin, ky doli me portretin e “shokut

Enver” nën sqetull, me shpresë se një ditë ky do ta rehabilitonte. Ndërsa

Kadriu, kur i tha Enveri në plenum se do ta arrestonin, u përgjigj: “S’ka gjë

se më arreston partia ime” e Enveri ia priti: “Po, partia jote do të të arrestojë!”

Ata që nuk kishin qenë anëtarë partie, jo vetëm që s’kishin më besim te

partia, por e urrenin atë, ani pse nuk guxonin ta shprehnin, se menjëherë i

dënonin me nga 10 vjet të tjera.

Një mëngjes, papritur na zgjuan me zhurmë të madhe dhe hynë me

rrëmbim nja dhjetë oficerë të sigurimit. Pa u veshur mire, na vunë në rresht.

Atë natë kishin sjellë dy të burgosur nga burgu i Spaçit. Njëri quhej Fadil

Kokomani nga Durrësi dhe tjetri Vangjel Lezho. U rreshtuam sipas urdhërit

dhe një oficer madhor filloi të fliste me zë të lartë:

-Këtu, në mes tuaj, ka armiq të përbetuar (sikur të tjerët ishin miq) të

partisë e pushtetit popullor. Këta janë Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho -

dhe iu bërtiti me zë të lartë:

- Dilni nga rreshti!

Të dy i lidhën jo me hekurat e zakonshëm, por me zinxhirë dhe i

nxorrën nga kausha duke i shtyrë e duke i goditur me shkelma. Pas dy

ditësh i pushkatuan. Arsyeja: se i kishin shkruar një letër të gjatë Enver Hoxhës

me të cilën kërkonin që ai të largohej si udhëheqës i partisë e t’ua linte vendin

të rinjve.

Nën terrorin komunist

357

BASHKIM SHEHU

Ka lindur në Tiranë më 1955-ën. Mbaroi

studimet e larta në Universitetin e Tiranës në

degën e gjuhë-letërsisë. Në vitin 1982 arrestohet

dhe dënohet me 7 vjet burg për agjitacion e

propagandë. Pozita e lartë e të atit (për gati

30 vjet kryeministr i Shqipërisë socialiste) dhe

vetvrasja (apo vrasja) e tij në dhjetor të vitit

1981, bën që familja Shehu, brënda pak kohe,

të shkatërrohej plotësisht. Nëna gjithashtu i

vdes në rrethana misterize ndërsa mbahej e

izoluar në burgun e Tiranës. Bashkim Shehu

është prozator i njohur dhe ka botuar shumë

libra, ndër të cilët mund të përmëndim “Vjeshta

e Ankthit”, “Rrethi”, “Mallkimi ose mosqenia

e autorit”. Veprat e tij janë përkthyer edhe në

gjuhë të tjera. Aktualisht jeton në Spanjë.

358 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

TRIPTIK

Shkronjat

Hapat e atyre lart.

I dergjur mbi një shtrojë të fortë gur, gur prej varri, i palëvizur, s’më

mbetet veçse të dëgjoj hapat e atyre që janë lart.E çuditshme sesi mund të

çapiten e të ecin mbi një siprinë aq të pjerrët, edhe mbi tjetrën po aq të

pjerrët, të prirura nga të dyja anët e një kulmi, siç mund të ninëzohet nga

trajta e kësaj kubeje që e kam përmbi krye, edhe ndër sytë e mi, pothuaj

parreshtur. E shmang shikimin s’andejmi veç për ndonjë çast të shkurtër,

vështroj përvjedhurazi me bisht të syrit, majtas e djathtas, pa guxuar ta kthej

kokën, edhe arrij të dalloj, si më të djathtë, edhe më të mëngjër, të njëjtën

gjë. Pakogjë, në fund të fundit. Dikë që dergjet kështu si unë, i palëvizur.

Edhe, afërmendsh, aq më pak guxoj t’i flas, mu sikurse as ai nuk më flet.

Edhe, ngaqë s’e kthej dot kokën dhe vetëm vështroj me bisht të syrit, herë

me të majtin, herë me të djathtin, domosdo që sytë më lodhen shpejt, edhe

e tërë kjo po s’mund të zgjasë. Diçka më gjatë mund ta kundroj murin

përballë, po gjithëpoaq pa e ngritur kokën, pa e bërë as edhe një lëvizje

sado të vogël të qafës për ta ngritur. Sidoqoftë, këndi i të pamit është i tillë

që shkakton më pak lodhje, dhe veç asaj arrij të kap një fushëpamje më të

gjerë. Krejt murin jo, muri me sa duket, vazhdon nga të dyja anët më tej e

më tej, sikurse kubeja e pjerrët e majuce atje lart, që shikimi im s’ia rrok dot

skajet. Porse ndërkaq kjo shtrirje e tejme në të dy anët më bën të kuptoj ose

të marr me mend që pas çdo gjase matanë atij që dergjet në të djathtën time

dhe atij tjetrit në të mëngjër vijnë rreshta të dergjurisht të tjerë të palëvizshëm,

si lipsana të balsamosura, rreshta që zgjaten e zgjaten në të dy kahjet, madje

gati-gati ninëzoj se u zgjatkan pafundësisht. Ndërkaq, në pjesën e murit që

është e kapshme prej syve të mi, shoh do hije që më shembëllehen si

merimanga të stërmëdha, e që paprerazi ndryshojnë trajta, sikundër,

përkundrazi, është i njëtrajtshëm dritësimi me burim të padukshëm diku

prapa, një dritësim i mekët e i verdhëmë, prej të cilit këto hije ngjizen. Zaten,

cok prania e tyre më bën të mos guxoj të çohem nga shtroja ime e fortë

gur, gur prej varri, madje as edhe të kuturis ndonjë lëvizje sado të vogël,

Nën terrorin komunist

359

përveç asaj të syve. E kështu, me sy, ndjek lëvizjet e hijeve të stërmëdha të

merimangave, që aq shpesh më ngjajnë si të jenë hieroglife apo nuk di çfarë

shkronjash, edhe që ndryshojnë vazhdimisht, porse kurrgjë nuk po arrij të

kuptoj syresh. Ose, në çastin kur filloj të kuptoj, apo më mirë, kur më duket

se edhe pak e do t’ia dal mbanë kësaj, sytë më lodhen dhe shkronjat në mur

më kryqozen me njëra-tjetrën. Edhe atëbotë i largoj sytë nga muri dhe s’më

mbetet veçse të rri e të dëgjoj hapat e atyre që janë lart. Kam ndjesinë,

prapëseprapë, sikur këta hapa e paskan njëfarë lidhjeje me hijet e

merimangave, apo çfarëdo qofshin, ndoshta hije të rojeve që as unë edhe as

të tjerët si unë të dergjur bri meje rreshterresht nuk po mundemi t’i shohim.

Po nuk e ajgëtoj dot sesi dhe në ç’mënyrë janë të lidhura. Sidoqoftë, nuk se

ndërmarr ndonjë përpjekje, teksa mbaj vesh e dëgjoj hapat e atyre lart.

Thjesht, e di që nuk mundem, porse gjithëpoaq nuk mund të rri pa i dëgjuar.

E të mahnitem me aftësinë e tyre për t’u çapitur e për të ecur mbi ato

siprina aq të pjerrëta në të dy anët e kulmit. Nga të ecurit, po ndoshta jo

vetëm prej kësaj, ndoshta edhe nga do gjëra që nuk jam në gjendje t’i shkoqis,

i përfytyroj me një pamje si e jona, sadoqë duhet ta kenë diçka tjetër, diç të

ndryshme e të tjetërllojtë, që u jep atë aftësi të mahnitshme. Gjithësesi, nuk e

them dot si janë, ndoshta edhe kam frikë ta mendoj, kështu që s’më mbetet

veçse të rri e të dëgjoj hapat e tyre, hapat e atyre që janë lart. Dikur, përsëri

kthej shikimin për të kapur me bisht të syrit ndonjë lëvizje sado të vogël të

atij që kam nga e djathta ose të atij nga e majta, apo madje edhe një rrëshqitje

sado të shkurtër të shikimit të tyre drejt meje me bisht të syrit. Mirëpo kjo

nuk ndodh. Megjithatë, ka të ngjarë që edhe ata të hedhin vështrime, kur e

kur, ashtu si unë, veçse gjasa që vështrimet tona të ndeshen mbetet tepër e

pakët, përderisa syri lodhet shpejt dhe koha e vështrimit është e papërfillshme,

ndërsa tejzgjatja e kësaj gjendjeje me përsëritje të panumërta vështrimesh

nuk ndryshoka gjë në këtë mes. Është një kohë e pambarimtë, ose që ka

mbetur e ngrirë. Nuk di se ku jam dhe nuk di si mbërrita këtu, aq sa më

bëhet sikur këtu kam qenë qysh në krye të herës. Tashmë nuk mbaj mend

askurrëgjë nga jeta ime e mëparshme. Edhe as ata që kam përbri nuk flasin,

më kot pres të dëgjoj prej tyre ndonjë fjalë çfarëdo, e jo më që të më

dëftojnë ku jemi e se si erdhëm. Ndërkaq, e vetmja ngjarje që më kujtohet,

por që nuk mjafton për të hedhur sadopak dritë në mugun e dendur të së

kaluarës, është ajo e udhëtimit të fundit, e udhëtimit që më solli këtu. Mbaj

360 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

mend, pra, që troshitesha në brendësirën e errët të një arabaje. Nuk di të

them sa zgjati, edhe asgjë nuk mund të shihja, arabaja ishte e mbyllur nga të

gjitha anët. Një herë, duke kërkuar me duar përmes territ, sado i kisha të

lidhura si edhe këmbët, e kjo s’më lejonte të vërtitesha lirisht e të kthehesha

nga të doja, duke kërkuar me duar përmes territ, pra, gjeta një mazgalle të

ngushtë nëpër të cilën e hodha shikimin një çast përjashta. Ishte një fushnajë

shkretane, e zhveshur, nën qiellin e errët me një hënë të ngrënë midis. Edhe

pastaj gjithmonë e njëjta pamje, kështu më kujtohet paksëpaku, ndërsa nuk

di e nuk jam në gjendje të them sa herë u ngjesha te mazgalla që të shihja

përjashta, apo nëse ka qenë një herë e vetme dhe përsëritja s’ishte veçse

ëndërr. Ose ndoshta e tëra ka qenë ëndërr, një ëndërr që më kthehet e më

kthehet vazhdimisht këtu në kriptën ku qëndroj i palëvizur edhe zgjohem

me beft, pa e kuptuar ku ndodhem edhe rri e dëgjoj hapat e atyre lart.

Sidoqoftë, mazgallja m’u mbyll dikur, ndoshta e zënë me ndonjë cohë të

zezë, edhe më të zezë se nata. Ose mundet që tashmë të kisha hyrë në atë

tunelin e angësht, ku e pashë veten më së fundi, nëse edhe kjo nuk qe veçse

ëndërr. Diku tej, shquajta një dritëz, e cila sa vinte e zmadhohej, gjersa më

verboi krejt. Pastaj nuk pashë më asgjë, të pamët m’u kthye vetëm tek u

gjenda i shtrirë përmbi këtë shtrojë të fortë, si përmbi një rrasë varri apo ku

di unë më. Sërishmi jam zgjatur me beft nga ëndrra, aty për aty, vetvetishëm

vë veshin të dëgjoj hapat e atyre që janë lart, duhet të jem zgjuar pikërisht

ngase paskam ndjerë njëfarë boshllëku, që vihem i tëri ta dëgjoj për ta kuptuar

se ç’është, që është mungesa e hapave të atyre lart, që nuk po u dëgjokan.

Kthej sytë majtas e djathtas, me bisht të syrit gjithëherë, po askënd nuk shoh

bri meje. Guxoj të çohem në bërryla, nga të dy anët shtrojet e njënjëshme

janë të zbrazëta, rrjeshterrjesht nga të dyja anët duke u zvogëluar e tretur

pamja e tyre diku larg. Edhe, ashtu i ngritur në bërryla, e çoj vështrimin nga

muri, me shpresën se hijet e mëdha në trajtë kandrrash, ato hieroglife që

lëvizin e ndryshojnë parreshtur, diçka po do të më shpjegojnë, për sa u

rrëfye gjer këtu, të më rrëfejnë fundin e kësaj, që paksëpaku të mund të

them se nuk ka qenë ëndërr, edhe se hapat e atyre lart i paskam dëgjuar

përnjëmend. Porse edhe ato, hijet, hieroglifet që ndryshojnë parreshtur, janë

zhdukur nga muri. Rrotullohem dhe shikoj në drejtimin e kundërt, aty ku

ngjizeshin ato hije përkundrejt dritës së mugët, si të nëndheshme. Nuk shoh

asgjë, madje as edhe burimin e dritës, që mesa duket vërtet vinte nga nëndheu.

Nën terrorin komunist

361

Gjithësesi, ëndërr apo zhgjëndërr, nuk gabohesha tek mendoja se hijet që

përftonin hieroglifet në mur qenë të lidhura njëfarësoj me hapat e atyre lart.

Prandaj, tani që hapat nuk dëgjohen më, edhe hijet po janë zhdukur. Në

ëndërr apo në zgjëndërr, çohem nga shtroja ime e fortë, rrasë varri, dhe nis

të eci në shtegun midis rreshtit të shtrojave tashmë të zbrazëta dhe murit,

ashtu kot, pa ndonjë synim të caktuar. Mbërrij kësisoj te një portë, jo aq larg

sa ç’e kisha pandehur, teksa më përhihej gjer pak më parë e pamatë kjo fare

kripte. Porta është paksa e hapur, veçse jo aq sa të mund të shohësh përtej.

Mirëpo nuk më bëhet ta shtyj portën. Vështroj një grime drangun e saj, që

s’është më i tillë, shndërruar në një diçka të lëngët veshtullore që sikur do të

bjerë pikë-pikë përdhe. Edhe kthehem sërishmi atje ku kisha qenë, te shtroja

ime e fortë, rrasë varri, ose te ndonjë nga shtrojat e tjera, të gjitha të njëjta

dhe të gjitha tashmë të zbrazëta, edhe dergjem aty i palëvizur, duke pritur të

dëgjoj sërishmi hapat e atyre lart.

Muri

I dergjur mbi një shtrojë të fortë gur, gur prej varri, i palëvizur, s’më

mbetet veçse të dëgjoj hapat e atyre që janë lart. Duhet të jenë dy, ndërsa

unë jam i vetëm në qelinë time, po nuk se ua kam zili, asnjë grimë. Kështu,

më mirë i vetëm, gjer të më vijë ora për të vdekur. Çdo natë, në çdo orë,

mund t’ia behin e të më marrin. Sa herë bie të fle, nuk më shqitet trush

ninëzimi i asaj që ka për të ndodhur pashmangshëm. Kërkëllima e drangut

të derës së qelisë, disa gardianë që hyjnë brenda, herë më bëhen dy, herë tre,

ose më shumë, pastaj mugëtira e korridorit të gjatë me dyer të shumta, të

njënjëshme, në të dy anët rreshterresht, pamja e qiellit, pamje fluturake

gjithësesi, dhe ndoshta me një hënë të brejtur, shembëlltyrë e një zogu të

ngurrosur në gdhëndjet e stërgjyshërve tanë më të lashtë në agun e kohërave,

kjo hënë e përjetshme, e para dhe e fundit, teksa zhytem në errësirën e

furgonit të mbyllur nga të gjitha anët. Pastaj, mbas një troshitjeje që kushedi

se sa do të zgjasë, ndalemi rrëzë një shkarrëzime dhe aty, pasi dikush më heq

skafandrën, po jo zinxhirët me të cilët jam i lidhur këmbë e duar, skuadra e

pushkatimit, nga fare afër, shkreh një batare të pafundme rruzujsh të vegjël

prej zjarri, dhe unë pothuajse e ndjej sesi ma shpërthejnë kafkën e m’i shqyejnë

trutë. Në fillim, fill mbas gjyqit, pamjet më vinin kështu, të njëpasnjëshme e

me një renditje e rrjedhshmëri e qartësi të përkryer e të pagabueshme, a thua

362 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

përnjimend po e jetoja vdekjen time. Ndaj dhe mundohesha e rrekesha ta

shqitja mendjen soje duke e davaritur andej-këtej. Kurse tani më vijnë këto

pamje copëra-copëra, ashtu përzierazi, edhe vetëm kur më avitet gjumi.

Ditën është tjetër gjë. Ditën më dynden në kujtesë gjithëfarë ngjarjesh të

jetës sime, e jo veç ngjarje të rëndësishme, po edhe hollësira që nuk përbëjnë

ngjarje, e që s’i kisha kujtuar ndonjëherë. Por kjo nuk se më mbush me

dhimbje ose keqardhje për vetveten. Me vdekjen time tashmë u mësova.

Ndaj dhe nuk ua kam zili të tjerëve përreth, prej të cilëve më veçojnë muret,

sikurse nuk ndjej zili për ata lart pse janë dy, ndërsa unë këtu jam i vetëm.

Më mirë kështu i vetëm, që ta përbluaj në kujtesë jetën time dhe ta jetoj

sërish e sërish. Madje qoftë dhe tani, në këtë orë tek më avitet gjumi dhe

teksa ma dëbon gjumin herëpashere ajo ëndrra me sy hapur e asaj çka do të

më ndodhë pashmangshëm, e që edhe sonte po mund të ndodhë, në çdo

orë të natës. Qoftë dhe tani, që trutë i kam të lodhura e shpirtin të molisur e

të ligështuar. Më duhet të bëj përpjekje, pra, që të shqitem s’andejmi, nga ajo

ëndrra e paragjumit, ëndërr në sytë e mi të gapërruar, që më kaplon të tërin.

Ja, hapat e atyre lart kanë pushuar dhe s’i numëroj dot, s’kam se ç’të numëroj,

kështu që, për të mos i lënë asnjë qoshe për asnjë çast në trutë e mi ëndrrës

së kobshme të vdekjes, përpiqem të mendoj se nesër në mëngjes do të

merrem me të tjera ëndrra, me ato që do të shoh gjatë natës, e pastaj vetiu

do të vijnë kujtime nga më të ndryshmet dhe kam për ta jetuar jetën time

sërish e sërish. Kështu, gjersa të vijë ora e gjumit, e atij gjumi që herëpashere

do të ma dëbojë një ëndërr e kobshme, ëndrra e paragjumit në sytë e mi të

gapërruar, e atëherë do të duhet të përpiqem, ashtu si tani, të shqitem

s’andejmi, duke menduar mëngjesin e së nesërmes me ëndrrat e tjera që do

të kem parë gjatë natës, dhe vazhdimin e ditës me kujtime nga më të

ndryshmet për ta jetuar jetën time sërish e sërish, ose t’ua vë veshin, në atë

orë teksa gjumi më avitet dhe ninëzimi i së pashmangshmes gjithë më

avitet, t’ua vë veshin, pra, për t’u shqitur së këtejmi, hapave të atyre që janë

lart. E t’i numëroj, gjer të më zerë gjumi. Porse jo çdo natë hapat e atyre lart

vazhdojnë aq. Ndodh që ato të rreshtin e unë të jem zgjuar, përballë makthit

të skuadrës së pushkatimit, copëra përfytyrimesh që m’i përshkojnë trutë

ashtu si rruzujt prej zjarri të bataresë së pafundme. Si tani, në këtë grimë.

Hapat e atyre lart kanë rreshtur dhe unë gjendem në boshllëkun e errët të

brendësirës së një furgoni. Rrekem të dal s’andejmi duke menduar mëngjesin

Nën terrorin komunist

363

e nesërm, duke u zgjuar nga ëndrra të reja me të cilat po do të merrem,

porse grimën tjetër gjendem nën një qiell të errësuar me zogun e ngrirë të

hënës midis, vetëm për një grimë kështu, e pastaj sërishmi brenda furgonit.

Për të dalë s’andejmi, duhet të sjell ndër mend një ngjarje që të më kujtohet

me qartësinë më të madhe, a thua jam duke e jetuar, që të mund të mbetem

kësodore i ngërthyer e i ngurrosur në të, ashtu si zogu i ngrirë i hënës në mes

të qiellit. Ta rindërtoj, çast për çast, që nga fillimi atë ngjarje, siç kam bërë

çdo natë, kur heshtin hapat e atyre lart ndërsa unë ende vazhdoj të jem

zgjuar. Po asnjëherë s’e kam çuar dot gjer në fund, gjumi më kaplon në

ngjarje e sipër, prandaj dhe gjithmonë ngelet diçka për t’u rindërtuar. E unë,

sa herë që i kthehem, ia nis nga fillimi, se vetëm ashtu mund të rindërtohet.

Ose ndoshta e bëj këtë për ta vonuar sa më tepër, që të mos mbërrij dot

gjer në fund, sepse e kam një si shybe ogurzezë që, mbasi ta kem jetuar edhe

një herë të tërën, drangu i derës së qelisë do të kërkëllijë e do vijnë të më

marrin, e do të më duhet të jetoj, kësaj here përnjimend, vdekjen time.

Sepse është ngjarja e fundit që më ka ndodhur para se të më sillnin këtu,

madje vetë ngjarja për të cilën më sollën këtu, dhe përtej saj kurrgjë nuk më

pret, pos vdekjes. Ndërkaq, është ajo që, më shumë se çdo gjë tjetër, mund

të ma largojë mendjen, në këtë orë, nga vdekja që më pret, ndoshta pikërisht

pse është e fundit që më ka ndodhur jashtë këtyre mureve, e mund ta kujtoj,

prandaj, me qartësinë më të madhe, ose, ku ta dish, sepse duke i bishtnuar

në vegimet e mia fundit të saj sikur i bishtnoj edhe vetë vdekjes. Te

përqendrohem, përshkoj edhe një herë çdo imtësi të ngjarjes qysh nga fillimi.

Do ta kisha shkruar, po të mundja, do ta kisha shkruar një novelë, që do të

ishte më e mira e shkruar prej meje. Porse tani, këtu, mbyllur në këtë qeli të

vdekjes, lidhur këmbë e duar me zinxhirë, me kokën futur në një skafandër

që të mos e shkapet për muri për t’u vetëvrarë, i dergjur në shtrojën e fortë

gur, gur prej varri, i palëvizur, në pritje të gjumit dhe të vdekjes, e vetmja

shtegdalje e imja është që ta ëndërroj me sy hapur ngjarjen, për të dëbuar atë

ëndrrën tjetër me sy hapur, të gapërruar, ëndrrën e përsëritur të vdekjes.

Përqendrohem, ëndërroj me sy hapur, i kam ndër sy të gjitha imtësitë në

çdo çast të asaj ngjarjeje të fundit, para se të më mbyllnin në këto mure, ku

asnjë ngjarje më nuk ndodh. I kam ndër sy, ashtu si t’i kisha përnjimend, të

gjitha ato që do të shkruaja, po të mundja. Sesi u nisa me furgonin tim për

t’u arratisur në botën e madhe e të lirë. Sesi, në udhë e sipër, ndalova,

364 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

megjithatë për të marrë një çift, burrë e grua, ngase më erdhi keq për ta, apo

edhe ngaqë shprehitë e shoferit mesa duket janë të pandryshueshme, paçka

se është nisur të arratiset. Porse nuk do të ishin ata pengesa ime. Ata hipën

veç për të zezën e vet, për atë që s’e dinin dhe që as unë s’e dija, por që do

të pllakoste dikur, diku, te një kthesë e ngushtë në një grykë përroi, përtej së

cilës lugina merr trajtën e një qivuri. Ja, po më përhihet sesi një veturë e

Sigurimit më është vënë nga pas, a thua i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se

do të arratisesha, me ka spiunuar. Vetura e zezë, që aq shumë po u përngjaka

atyre të funeralit, përkundër tyre ecën me një shpejtësi prej stuhie ferri dhe

unë e gozhdoj këmbën te pedali e bëj dredha të dëshpëruara që të mos e

lejoj të më dalë përpara. Përpjekje e kotë, ngase kufiri gjendet tepër larg

dhe, për më tepër, të gjitha postat kufitare duhet të jenë lajmëruar. Burri dhe

gruaja në kabinë pandehin se u çmenda, më luten të ngadalësoj, pastaj bërtasin

duke ngulmuar që të ndalem. Atëbotë, gruaja e ka humbur toruan dhe,

duke piskatur, zë e më qëllon me grushta, futemi në kthesën e ngushtë, më

ka ikur timoni nga duart dhe biem në greminë që të tre, teksa unë, aty për

aty, hap derën e kabinës dhe lëshohem rrokullimthi në prrozhmin e pjerrët.

Ky është fundi. Mbërrita, pra, sonte, përtej kthesës, aty ku lugina vjen e

merr trajtën e një qivuri të hapur nën qiellin e natës me një hënë arkeologjike,

shembëlltyrë e një zogu të ngurrosur gdhendur nga stërgjyshërit tanë në

agun e kohërave. Ishte errësirë dhe m’u bë se kisha hyrë në botën e hiçit

përgjithmonë, sikurse në të vërtetë kisha hyrë, tek e pashë veten, duke

ardhur në vete, ndër duar që do të më vulosnin vdekjen. Ky është fundi,

pra. Dhe s’më mbetet veçse të pres vdekjen, siç mund të vijnë sonte, që

mbërrita përtej kthesës. Në çdo çast mund t’ia behin, ja , tashmë po më

kapërthen ajo ëndrra e ardhjes së tyre, po e jetoj edhe një herë tashmë, kur

nuk po di nga ta çoj mendjen, para se të më zërë gjumi, që s’mund të më

zerë, përderisa vazhdimisht më bëhet se do të zgjohem nga kërkëllima e

drangut që do të pasohet nga të gjitha ato që çosa herë i kam jetuar në këtë

jetë-vdekjen time brenda këtyre mureve, e që më flakin përtej caqeve të

jetës, në botën e hiçit përgjithmonë. Dhe hapat e atyre lart nuk dëgjohen në

këtë orë, është e plotë dhe e mynxyrshme heshtja. Tani do të vijnë të më

marrin, sa më parë le të vijnë, më mirë të vijnë sesa kjo heshtje, sesa kjo

pritje, ku edhe vijnë, edhe nuk vijnë. Heshtje që prishet papritur. Pritje që

papritur prishet. Trokitje, trokëllimë, jo kërkëllimë. Është muri i verbër, jo

Nën terrorin komunist

365

dera, edhe më e verbër se muri, përveçse kur gardiani vëzhgon nga syri

magjik i sportelit. Porse në këtë orë gardiani nuk vëzhgon, duhet të jetë

duke dremitur ndanë stufës, ashtu si ndonjë maçok i plakur, në dhomën e tij

atje larg, në skajin më të largët të korridorit. Muri qenka, pra, ai nga e djathta

e derës. Ua vë veshin të goditurave, rrotullohem dhe qasem te muri. Janë të

goditura që përsëriten ngulmueshëm tre nga tre, sinjali që kërkon fillimin e

bisedës. E di këtë, e kuptoj mirëfilli, sadoqë kurrnjëherë nuk kam folur me

mur, as tani dhe as gjatë burgimit tim të parë, dikur në rininë time të hershme,

kur më dënuan për shkak të disa shkrimeve që m’i gjetën, për të cilat nuk di

kush më pati spiunuar. Kurrënjëherë s’e kam bërë këtë, të flas me mur,

ndërsa tani po do ta bëj, që paskëtaj të mund të sjell në mendje ato që kjo

do të më sjellë. Sidoqoftë, edhe pse nuk e kam përdorur këtë alfabetin e të

folurit me mur, e di qysh nga burgimi i parë që çdo e goditur me nyje të

gishtit i përgjigjet një njësie të numërimit dhe çdo numër njësish të tilla i

përgjigjet numrit të një shkronje sipas rendit alfabetik, ndërsa, për ta

përshpjetuar bisedën, çdo goditje e murit me grusht, gjë që kumbon krejt

ndryshe nga ajo me nyjen e gishtit, u përgjigjet dhjetë njësive të numërimit.

Kësisoj, që të përftohet shkronja e tridhjetenjëtë, s’është nevoja të rrish e të

godasësh me nyjën e gishtit tridhjetenjë herë, po tri herë me grusht dhe një

herë me nyjen e gishtit. Dhe për çdo ndarje mes shkronjave ka një pritje,

gjatë së cilës dëgjuesi përgjigjet me një goditje njëse. Ky ka qenë alfabeti

qysh atëherë, në kohën e burgimit tim të parë, e ky vazhdon të jetë, sikurse

pakogjë në burg mund të ndryshojë, a thua është i njëjti burg qysh nga koha

kur bota është botë. E dinë përmendësh ata që vazhdimisht dhe dendur e

kanë përdorur, po mua s’më prish punë pse është hera e parë që flas me

mur, e kam të shkruar në mur alfabetin, me të gërvishtura të cipës prej

gëlqereje të murit, kutija-kutija i tërë alfabeti, me nga një shkronjë e nga një

numër në çdo kuti, në rreshta dhjetë e nga dhjetë, kështu që dhjetëshet

gjenden fare kollak në krye të rreshtave. Përgjigjem dhe unë me tri të

goditura, për të thënë se jam gati. Tjetri përtej murit më kërkon që t’i kumtoj

diçka dikujt që është në qelinë matanë meje. Pastaj bën një goditje me grusht.

Shkronjë pa lidhje, kjo, për më tepër që është e vetme. Sidoqoftë, arrij të

kuptoj që kjo s’është kurrëfarë shkronje, është pika në fund të fjalisë. Ia bëj

pyetjen pse ka besim te unë. Sepse jam një i dënuar me vdekje, thotë ai.

Matem t’i bëj një pyetje tjetër, porse ai më ndërpret, duke rrëshqitur mbi

366 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

mur pëllëmbën e dorës, edhe shton se i vjen shumë keq pse jam i dënuar

me vdekje. S’ka gjë, mos e çaj kryet, i them. Pastaj bëj pyetjen tjetër, e pyes

pse nuk mendon që, pikërisht duke qenë i dënuar me vdekje, mund të jem

ashtu fare i papërgjegjshëm. E ai ma kthen që s’ka mundësi, ai ka parë

shumë të dënuar me vdekje dhe është i sigurt se një i dënuar me vdekje

është i mirë. Vetëm atëherë e pyes çfarë kërkon t’i them atij matanë, apo, më

sak, asaj matanë. Sepse unë e di tashmë që është grua, e kam dëgjuar zërin e

saj sa herë e nxjerrin që të shkojë në nevojtore. Tjetri më thotë se është

gruaja e tij, se duhet t’i them që ai përgjatë hetimeve e ka mbajtur gojën të

kyçur, e se i lyp falje për të gjitha vuajtjet që dashur-padashur i ka shkaktuar

gjatë jetës së tyre të përbashkët. Mirë, i them, po edhe e pyes pse gjer tani

s’është përpjekur të flasë me gruan. Sepse sot më prunë këtu, në këtë qeli,

më thotë. Sot, që u mbyllën hetimet, thotë ai, duke shtuar që s’e dinte çfarë

mund t’i kishin përrallisur gruas kinse ai i paskësh pohuar të gjitha. S’e

ngacmova më tej, mirë , i them prapë. E ai, me të goditura këmbyerazi me

kyçin e dorës dhe nyjet e gishtërinjve, më jep shenjën se kaq kishte. Unë ia

kthej me të njëjtën shenjë. Pastaj zvarrisem gjer te muri kundruall, në të

mëngjër të derës së qelisë. Kërkoj nëpër mur një tabelë të alfabetit, e gjej

diku dhe aty ndalem. Trokas tri herë në mur me nyjën e gishtit të mesëm.

Asnjë përgjigje, gruaja ndoshta po fle. Megjithatë ngulmoj me tri të trokitura.

Pastaj sërishmi, për të tretën here, tri herë. Më së fundi dëgjoj tri të trokiturat

e saj. Mirëpo gati njëkohësisht kanë kumbuar hapa që nga korridori, maçoku

plak me sa duket na është zgjuar. Rrëshqas pëllëmbën mbi mur, sikurse

përnjëherësh matanë edhe ajo, që gjithashtu me çdo gjasë i ka dëgjuar

kumbimet e hapave të gardianit, dhe nxitoj duke u zvarrisur gjer te shtroja

ime. Sakaq dëgjoj sportele që hapen e mbyllen me zhurmë, zhurma sa vjen

e afrohet, hapet dhe sporteli im, qëndron për një çast i hapur, e unë e mbaj

frymën pezull, pastaj mbyllet, pastaj po kështu sporteli i gruas, e unë përsëri

me frymën pezull, pastaj zhurma e sporteleve që hapen e mbyllen sa vjen e

largohet. Të nesërmen përsëriten të njëjta gjëra, me heshtjen e hapave të

atyre që janë lart, ndërsa mua ende s’më ka zënë gjumi, rrekem ta dëboj e ta

vonoj vdekjen duke rindërtuar udhëtimin tim drejt mynxyrës dhe duke

mbërritur gjer te kthesa, ku të tre biem në greminë, burri, gruaja dhe unë,

teksa unë hidhem vrikthi përjashta në terrin e hiçit. I kam shkuar, pra, gjer

në fund, po gjumi ende s’më ka zënë dhe as vdekja nuk më ka ardhur. Dhe

Nën terrorin komunist

367

përsëri shkoj te muri më të mëngjër të derës dhe ngulmoj me të trokitura,

nga tre e nga tre, gjersa gruaja më përgjigjet. Porse hapat e gardianit kumbojnë

ende pa filluar biseda, që duhet të vazhdojë gjithësesi të nesërmen. Nuk jam

në gjendje të them sa herë u përsërit kjo, apo ndoshta është gjithëherë e

njëjta natë, dhe përsëritja, pa ia dalë dot t’i përcjell gruas ato që thoshte i

shoqi, s’është veçse një ëndërr e mundimshme. Sidoqoftë, ndërkaq më vjen

të besoj se ata të dy janë burri dhe gruaja që kisha pranuar t’i merrja, për të

zezën e tyre, në udhëtimin tim të fundit. Po, vërtet, e kam edhe një udhëtim

për të kryer, porse me atë tjetrin mori fund gjithçka, mori fund pakthyeshëm,

te ajo kthesa. Po, vërtet. Tek e dëgjoj zërin e gruas në korridor në orë të

ndryshme të ditës, teksa i hapin derën dhe ajo shkëmben ndonjë fjalë me

gardianët, që e qortojnë pse nuk flet me zë të ulët, e sidomos duke e kujtuar

paskëtaj tingullin e atij zëri, më ngjan se është ajo gruaja e udhëtimit të fundit,

askush tjetër. Gjë që do të thotë se ata të dy nuk paskan vdekur, ndërsa unë

jam akuzuar për një vrasje të paqenë, e cila iu shtua akuzës për tentative

arratisjeje duke vulosur kështu dënimin me vdekje. Sepse vrasja u quajt e

qëllimtë dhe e paramenduar, kinse që të tre po arratiseshim, dhe unë, duke

parë që kjo po dështonte, paskësha dashur të zhdukja dy bashkëfajtorët dhe

dëshmitarët e mundshëm. E nëse janë gjallë, atëherë edhe akuza për vrasjen

e paqenë zhvlerësohet e zhbihet. E ndoshta tani po më ngrihet një kurth,

përderisa po u veproka kundër çdo rregulli duke i vënë tre të arrestuar për

të njëjtën çështje penale në qelira puqur me njëra-tjetrën. E ka një synim të

fshehtë e tërë kjo, kushedi se ku duan të dalin. Po mua aq më bën, më keq se

vdekja s’ka se ç’të më gjejë më, i vdekur se i vdekur jam, në mos po edhe

kjo mund të ndryshojë. Të shohim çfarë ka në këtë mes, pa të shohim. Po

ja, gjatë ditës atë burrin e kanë marrë e më s’e kanë kthyer, as tani që po bie

nata dhe katrori i ngushtë i dritares i përngjan grykës së një tuneli të errët që

s’të çon askund. I afrohem ngadalë murit që më ndan nga gruaja dhe trokas

me nyje të gishtit tri herë, ashtu lehtazi. Ajo nuk përgjigjet e unë trokas më

fort. Matem të trokas për të tretën herë, gjithë duke u druajtur se mos e

zgjoj gardianin, porse ajo më ndërpret duke m’u përgjigjur me tri të trokitura

të shpejta e të lehta a thua po më kërkon të jem sa më i kujdesshëm. I

bindem. Dhe më së pari i kumtoj fjalët e të shoqit, duke u këshilluar për çdo

shkronjë me tabelën e alfabetit të vizatuar në mur, përbri një vizatimi tjetër,

që paraqet një grua lakuriqe. Tjetra më përgjigjet se e di që i shoqi vërtet s’e

368 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ka hapur gojën gjatë hetimeve, mirëpo vazhdon duke shtuar se nuk ka

dëshirë të dëgjojë për të asnjë fjalë, sepse ai ia pati nxirosur jetën. Sidoqoftë,

më falenderon për mundimin që mora. Dhe, duke trokitur këmbyrazi me

kyçin e dorës e me nyjet e gishtërinjve, më thotë se biseda mbaroi. Nuk pata

kohë, pra, që ta pyesja nëse është ajo e greminës. Po ndërkaq, pasi kam

mbërritur gjer te shtroja ime e fortë gur, gur prej varri, pasi kam gjetur

mënyrën sesi, ashtu i dergjur, të bezdisem sa më pak nga zinxhirët e nga

skafandra që fare mirë mund të më sjellë dhimbje qafe nëse nuk e mbështes

kokën në këndin e duhur, zë e mendohem për atë çka do ta pyesja gruan

dhe kuptoj se diçka më pengon që ta pyes. Mesa duket, thellë-thellë druaj që

ta pyes, druaj se ajo është tjetërkush, jo gruaja e greminës, e cila ka vdekur.

Gjithësesi, them me vete që duhet ta zhbij pengesën dhe ta pyes gruan

njëfarësoj. Po përsëri stepem dhe e lë për nesër. Edhe rri e mbaj vesh të

dëgjoj hapat e atyre që janë lart. E ata kanë heshtur tashmë. Kështu që s’më

mbetet veçse të përpiqem të sjell ndërmend edhe një herë, sërish, udhëtimin

tim të fundit. Kësaj here mbërrij gjer te vendi ku i mora ata të dy, burrin dhe

gruan. Më tej nuk shkoj dot, teksa furgoni im shpërndërrohet në një furgon

që bart vdekjen dhe që është ai që ka për të më marrë mua paskëtaj, të

dënuarin me vdekje. Ndërkaq, për t’u zhguzhmuar s’andejmi, kapem te

zbulimi i mundshëm se ata të dy, burri dhe gruaja, nuk paskan vdekur dhe

se gruaja është në qelinë ngjitur, vetëm një mur na ndan. Dhe s’më mbetet

veçse të trokas në mur për të gjetur ashtu ç’është ky kurth i kurdisur kundër

meje, ku duan të dalin ata që më dënuan për një vrasje të paqenë dhe që si

padashur po më jepkan lehtësira për të kuptuar se është e tillë, e paqenë.

Afrohem te muri i gruas, atje ku është vizatuar tabela e alfabetit, përbri

vizatimit të një gruaje lakuriqe. Trokas në mur, pres që ajo të më japë shenjën

se po dëgjon dhe i them se jam i dënuar me vdekje. Gruaja më thotë se unë

kurrësesi nuk duhet të vdes dhe se ajo nuk ka për të më lënë të vdes. Fillim

i mbarë, them me vete, ajo e greminës duhet të jetë, pra, porse ende nuk

guxoj ta pyes drejpërsëdrejti. Sidoqoftë, e ngërmoj duke i përsëdytur se

jam i dënuar me vdekje dhe se fati im s’mund të ndryshohet. Ajo nis të më

përgjigjet, mirëpo atëbotë dëgjohen hapat e gardianit dhe ne i japim njëritjetrit

shenjën se biseda mbaroi. Më vjen t’i them, shpejt e shpejt, që do të

vazhdojmë të nesërmen, mirëpo e di që nuk më mjafton ajo copë kohë,

tashmë gardiani është qasur së tepërmi. Dergjur mbi shtrojën time të fortë

Nën terrorin komunist

369

gur, gur prej varri, i palëvizur, gjumi vonon më shumë se çdo natë tjetër.

Nuk më durohet gjer të vijë e nesërmja, më kaplon ankthi se ndoshta nesër

gruan do ta heqin nga qelia e saj. Më së fundi, shkoj prapë te muri dhe

prapë trokas, një here, dy herë, tri herë. Ajo nuk më përgjigjet, me sa duket

paska fjetur. E unë pastaj, gjithë natën, rri e vras mendjen se si e qysh mund

të më shpëtojë ajo grua, duke i pranuar sadopak si të vërteta ato që më ka

thënë dhe të tjerat që s’m’i tha dot. Po edhe nëse nuk ka sesi më shpëton, më

e keqja do të ishte një kurth kundër meje, po edhe kështu po të ishte, unë,

tek e fundit, s’kam pse e çaj kryet. Veç asaj, mundësia që të jetë kështu, një

kurth, pra, sikur ma lehtëson ankthin, se në një rast të tillë, nuk kanë për ta

hequr gruan dhe loja po do të vazhdojë. Se njëfarë loje qenka, siç do të më

thoshte ajo të nesërmen. Të nesërmen, nuk mund të pres gjer të bjerë nata.

Duke i çuar veshët cucërr gjithë kohës, për të dëgjuar nëse do ta marrin për

ta hequr nga qelia ngjitur, dikur nuk më durohet dhe nxitoj për të shkuar

gjer te muri. Filloj duke e pyetur se si mund të më shpëtojë mua, kur tashmë

jam i vdekur. Ajo më thotë edhe një herë se nuk do të më lërë të vdes, e

pastaj, me të trokitura të lehta, si me të pëshpëritur, thotë se i ka fuqitë për

të më shpëtuar, sepse është një nga ato gratë që dinë të bëjnë magji dhe se

për mua do t’i bëjë të gjitha gjersa të më shpëtojë. Pse mua, ku e di ti si jam

unë, e pyes. Nuk kuptoj, thotë ajo. Kësaj here dua ta pyes nëse e di kush jam

unë, por nuk guxoj. Mendohem një hop. Kurth ose jo kurth, gruaja mund

të më përgjigjet se nuk e di kush jam unë, e atëherë magjia po do të prishet.

Sërishmi e pyes nëse e di si jam unë. Ajo më thotë se e di dhe se do të bëjë

çmos gjersa të më shpëtojë, dhe do të ikim të dy së bashku, në fund të

botës, ku askush të mos na gjejë. Pse tallesh me mua, matem t’i them, nuk

duhet të tallesh, për më tepër që jam një i dënuar me vdekje. Paskësha hyrë

tashmë në lojën e saj. Dhe dot nuk dilkam. Sepse nuk po dua. Prandaj dhe

nuk i them, pse po tallet. Ndërkaq, habitem me pyetjen që i kam bërë, që as

vetë s’kuptokam pse ia kam bërë. Porse ajo, gruaja matanë murit, a thua ka

depërtuar në mendjen time, gjithç me të pëshpëritur më thotë që e di sesi

jam unë ngase më sheh. Më ke parë, apo më sheh, e pyes. Nuk e di nëse të

kam parë, thotë, porse, edhe po të të kisha parë, nuk do ta pohoja, por tani

të shoh dhe, kur të dua mund të të prek, a thua muri s’është fare. Më

shkojnë drithma në tërë trupin. Po unë, a mund të të shoh, të paktën, e pyes.

Mundet, thotë ajo, do të të mësoj një lojë, po jo tani, më vonë, kur të erret.

370 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Mirë, i them, dhe e ndërpresim bisedën. E ndërpresim, ndonëse pa asnjë

shenjë rreziku prej korridorit, tërhiqem gjer përmbi gurin tim të varrit dhe

aty nis e ëndërroj me sy hapur. Ëndërroj dhe rrekem të ajgëtoj si mund të

jetë loja që do të më bëjë ta shoh. Më me gjasa, them, do të jetë një përshkrim

i hollësishëm i vetvetes. Duke filluar nga fytyra e nga duart, e pastaj te gjoksi

e te pjesët më intime që duart e saj po i prekin. Kjo s’më hyn në sy, në

gjendjen që jam, sadoqë, herë-herë, si pa kuptuar, e përfytyroj gruan në

ngjashmëri me atë vizatimin në mur, përbri alfabetit. Ku ta dish, them me

vete, ndoshta me zë, mund të jetë ndonjë tjetër marifet, aq i ndërlikuar sa

s’po ma rrok dot mendja. Veç asaj gruaja më ka folur për një ikje, që të ikim

nga burgu të dy, të ikim në fund të botës, ku askush të mos na gjejë dot.

Kurse, qysh në bisedën e parë, më pati thënë se për të shoqin as që donte ta

dëgjonte. Përpiqem të vë rregull në arsyetimet e mia e të rindërtoj sërishmi

atë copë të rrugës që e lashë mbrëmë pa e kryer, nga çasti që i mora ata të

dy, burrin dhe gruan, gjer te kthesa ku u qorrollisëm në greminë. Përpiqem

ashtu, duke i ninëzuar edhe njëherë të gjitha imtësirat, të vë re ndonjë diçka

sado të vogël, ndonjë të çarë sado të vogël midis tyre, që do të mund të

zgjeronte megjithatë pafundësisht ndonjë plasaritje të mezidukshme e të

pamundur të murit që më ndan nga gruaja. E po kështu ndonjë diçka të

mezidukshme në sjelljen e gruas ndaj meje në udhëtimin tonë të fundit,

ndonjë të çarë të vogël, të atillë që, duke e zgjeruar pafundësisht si një

humnerë, do të më bënte të besoja se ajo gjakon të ikë me mua në fund të

botës. E kjo më kthen te kurthi. Te gjasa, për një hop, krejt e tejdukshme,

sikundër që janë të verbër këta mure dhe sikundër që ajo më ka premtuar se

do t’i bëjë të tejdukshëm posa të erret, te gjasa, pra, që e tërë kjo është një

sendërgji, një kurth kundër meje sikur paskam dashur të vras burrin për të

ikur me gruan, në botën e madhe e të lirë e gjer në fund të botës, vrasje e

qëllimshme, e paramenduar, e mbetur në fazën e tentativës, porse, e shoqëruar

me tentativën e arratisjes, bëhet e mjaftueshme për të më dhënë dënimin me

vdekje. Aty të shpien të gjitha hapat, që nga trokitja e parë e burrit e gjer te

fjalët e mbrame të gruas. Ndërdyshem nëse, kur të bjerë errësira, do shkoj

sërishmi të flas me gruan, apo, më mire, të mos flisja, se mu kjo mund të më

ngatërrojë duke u shkrehur çarku mbi mua, ndërsa , po të mos flas, mund

t’i shpëtoj dënimit me vdekje, përkundër asaj që më thotë gruaja, gruajavdekje,

se është ajo që do të më shpëtojë. Megjithatë, tundimin për t’u futur

Nën terrorin komunist

371

në lojën e saj e paskam tepër të fortë. Aq më tepër ngase ma do mendja që,

sidoqë të jetë, s’kam për t’i dhuruar kurrësesi askurkujt prova që do të

vulosnin vdekjen time, as gruas-vdekje, madje. Por nuk di ku do të më

çonin të tilla rravgime të miat, sikur të mos dëgjohej sakaq drangu i qelisë

fqinjë, i asaj të gruas, dhe pastaj zëri i dikujt që e urdhëroka të marrë ç’ka për

të marrë, edhe të dalë nga qelia. Duhet të jetë një orë e vonë e mesditës,

drita dalëngadalë po bëka fir. Sa herë kumbojnë hapa nga korridori, i ngre

veshët për të pikasur mos kthehet gruaja, mirëpo ajo nuk kthehet. Dikur,

pasi ka rënë muzgu dhe në qeli ndizet llampa me ndriçimin e saj gjithësesi të

mekët, pasi kryhen të gjitha veprimet e mbrëmjes, me ndarje supe, me larje

tasi në banjë dhe me kryerjen e nevojave për herë të fundit, pasi është bërë

edhe kontrolli i fundit i kësaj ditënate dhe paskëtaj nuk pipëtin më asgjë dhe

nuk ndjehet kurrënjë lëvizje gjëkundi, zvarrisem gjer te muri dhe trokas me

tri të goditura. Që matanë tani vjen vetëm heshtje, gruaja me sa duket s’është

më, dhe s’mund të jetë, sikurse e kam dëgjuar që e kanë hequr. Porse edhe

vizatimet në mur janë zhdukur, tabela e alfabetit dhe gruaja lakuriqe. I kërkoj

më kot gjithandej nëpër mur. Atëbotë, befasohem teksa nga muri më vijnë

tri të trokitura. Filloj e flas me mur, pa çka se nuk e kam alfabetin. Flas

rrëmbyeshëm, me një rrjedhshmëri që më habit edhe mua vetë madje,

duke rindërtuar ngjarjen e udhëtimit tim të fundit, gjer në çastin që ajo m’u

shfaq, së bashku me një burrë, i cili më bëhet se jam unë, sepse ajo, gruajavdekje,

më ka ndërprerë në këtë çast dhe tani është ajo që e vazhdon rrëfimin,

tek e përshkruan burrin që është me të dhe që më bëhet se jam unë, ajo më

sheh, pra, që matanë murit, dhe po vazhdoka duke përshkruar vetveten, ajo

që është matanë murit dhe që s’është, porse unë po e vizatoj në mur, mu aty

ku ishte gruan që s’është dhe po e vizatoj mu ashtu siç mund të ishte , duke

e përfunduar vizatimin në çastin që ajo më premton se do të ikim të dy,

edhe pastaj rrëfen ngjarjen e udhëtimit tonë të fundit gjer te kthesa ku shoferi

zhduket dhe askush s’e nget më furgonin dhe ne vërtitemi për në greminë

teksa unë jam hedhur përjashta nga dera e hapur ose brenda një furgoni

tjetër, ku unë gjendem i ndryrë në pjesën e pasme, i dënuar me vdekje

tashmë. Dera e qelisë është e hapur dhe në të janë shfaqur ata që do të më

nxjerrin e do të më shpien në furgonin tim të vdekjes. Pres të më marrin,

porse ata kanë ngrirë, urdhri u ka ngrirë në gojë dhe në gjeste të mbetura

përgjysmë, koha ka ngrirë sakaq në këtë qeli, porse që matanë murit vazhdojnë

372 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

të trokiturat që vetëm unë i dëgjokam, sadoqë më nuk po di çfarë thonë,

ndoshta fundin e këtij rrëfimi, pjesën që ka ngelur pa u shkruar edhe gjer në

fund të udhëtimit të fundit me furgonin e vdekjes, apo çfarëdo tjetër qoftë.

Gjithë duke ndjekur goditjet që vijnë që matanë murit, dora ime vazhdon të

vizatojë, vetëm ajo lëviz teksa çdo gjë tjetër është e ngrirë në këtë qeli. E unë

shikoj sesi mbaron së vizatuari shembëlltyra e gruas, pastaj shikoj të vizatuar

veten time që ka mbaruar së vizatuari, veten time brenda një katërkëndshi

apo kutije që është kjo qeli, në murin e së cilës janë vizatuar shembëlltyra e

një gruaje dhe unë që jam duke e përfunduar së vizatuari, qelia që ndodhet

në brendësirën e një ngrehine, që është burgu, me qelitë e njënjëshme që

vijnë rreshterresht njëra pas tjetrës dhe një rresht mbi tjetrin, ashtu si tabela

e alfabetit të zhdukur që e kam vizatuar sërishmi, porse me shkronjat në

rend përherë të ndryshueshëm, duke përftuar kësodore sa u shkrua dhe që

këtu përfundon.

Nëndheu

I mbyllur nga të gjitha anët prej muresh të verbër, nuk di ku ndodhem,

dhe asgjë nuk dëgjoj, madje as hapat e atyre lart. Sikurse kurrë njëherë s’kam

dëgjuar asgjë tjetër, nga muret e këtij varri ku më kanë futur e as nga nëndheu.

Në të vërtetë, nuk është një varr i zakonshëm, po as nuk mund të them se

ç’është. Ndoshta kripta e ndonjë piramide azteke ose inkase ose egjiptase,

nga ato ku varrosin faraonët apo kryemagjistarët, a ndoshta një qeli e

rëndomtë burgu, që i takon çdo keqbërësi të rëndomtë. Nuk jam në gjendje

ta them, pra, përderisa nuk di çfarë është ëndërr e çfarë është zhgjëndërr,

një mendësi e patjetërsueshme e jetës sime, të cilës mesa duket po i vika

fundi. E tërë kjo ngatërresë ndodh ngase shikoj ëndrra të shumta, të cilat, që

të gjitha, kanë një qartësi po aq të madhe sa edhe zhgjëndrra, në mos po

edhe më. Kështu, herë jam i dënuar me vdekje për tentativë arratisjeje dhe

vrasjeje, herë jam një tjetër, që për pak u vra prej atij, ndërsa më kërkohet të

dëshmoj vdekjen time të paqenë ashtu që ai të mund të dënohet me vdekje.

Herë jam një jeniçer ose i përbetuar i një pallati mbretëror, që paskam

synuar të helmoj faraonin apo sulltanin apo ku di unë më, e pastaj befas jam

çmendur nga pendesa ose nga marazi i pamundësisë për t’ia dalë mbanë

dhe ngase përbetimi u zbulua. Herë jam një nuse që pret të flijohet, diku në

një tempull të lashtë midis një pylli ku askush nuk ka shkelur që kur s’mbahet

Nën terrorin komunist

373

mend, por që duhet gjithsesi të flijohem, sepse përndryshe dielli më nuk ka

për të lindur, kështu sipas një besimi të shenjtë, që nuk mund të vihet në

dyshim përderisa asnjëherë s’ka ndodhur të mos flijohet nga një nuse ndaj të

gdhirë, prej frikës që dielli më nuk ka për të lindur, e qielli do të mbetet

përgjithmonë i errët, me një hënë të brejtur midis, shëmbëlltyrë e një zogu

që paralajmëron stuhitë e ferrit. Po të tjera herë, jam një flutur që i ka shpëtuar

sqepit të këtij zogu, veçse jo një luleje mishngrënëse të xhunglës, e joshur

nga kjo lule, në gojën e së cilës kam ngelur kurthuar. Herë të tjera, disa herë

kështu, këmbyerazi, i urtë i moçëm athinas, i dënuar me vdekje, diku në një

shpellë, në pritje të kupës së helmit, ose jam nxënësi i këtij të urti athinas, të

cilit i kam vjedhur një rrëfim për një tjetër shpellë, ku nuk mund të shohësh

kurrëgjë përveçse hije në murin prej shkëmbi, hije sendesh a gjallesash apo

shkronjash të lëvizshme që shfaqen te hyrja e shpellës, por që s’mund t’i

shohësh ato vetë, sepse je i dënuar në amshim të rrish aty me sytë nga

shkëmbi, teksa gjithçka ndodh prapa teje dhe përtej shikimit tënd. Mesa

duket, e tillë është edhe gjendja në të cilën ndodhem, i mbyllur këtu edhe i

qarkuar veç nga shajni të panumërta ëndrre, madje e tillë që edhe vetja ime

shndërrohet në shajni, në një sërë hijesh apo shkronjash të lëvizshme, ndërsa

kuptimi i tyre i njëmendtë nuk mund të rroket dot. Mund të jem njëra nga

ato shajni të bëra me hije e me shkronja, ose jam të tëra njëherësh, ngase të

tëra përfundojnë me një ngujim, me një burgim, me një varrosje së gjalli,

ashtu që për së gjalli e jetoj vdekjen dhe hiçin. Ose mund të mos jem asnjëra

nga këto shajni prej ëndrre apo më mirë prej hiçi. Sidoqoftë, jam unë autori

i kësaj që po shkruaj, që është një ëndërr e pjesshme e imja, ëndërr brenda

një ëndrre nga e cila nuk po dilkam. Ashtu si nga ky burg, tek jam duke

pritur vdekjen. Nuk di për çfarë jam dënuar përnjëmend, sepse nuk shquaj

dot se çfarë është ëndërr e çfarë është zhgjëndërr, aq të qarta e pothuaj të

prekshme janë të gjitha ëndrrat që më përhihen. Ma kanë sjellë rojtarët e mi

të padukshëm një copë letër, ku është shkruar vendimi që më dënon me

vdekje. E lexoj pa kurrfarë tronditjeje, sepse e kam ditur qysh përpara çfarë

më pret. Edhe, ashtu për të shtyrë kohën, vihem të numëroj sa hërë shfaqet

çdo shkronjë e veçantë, dhe çdo shkronjë e lidh pastaj me një numër, me

numrin e herëve që shkronja shfaqet, ose dy a më shumë shkronja me një

numër, nëse shfaqen barabar. Kësodore nuk se e lexoj sërish vendimin që

më dënon me vdekje, e megjithatë, pikërisht tani teksa i lexoj shkronjat veç

374 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

e veç, shkëputurazi nga fjalët, pikërisht tani më kaplon një frikë e

pashpjegueshme. E lë më së fundi fletën e shkruar. Mbas pak, ndoshta

ngaqë më ka zënë gjumi a ndoshta ngaqë më ka zënë gjumi, a ndoshta

ngaqë zgjohem, hyj në një ëndërr tjetër. Gjendem i dergjur mbi shtrojën

time të fortë gur, gur prej varri. Veçse nuk jam në boshllëk, si tjetërherë, siç

më përhihet tek jam i ngujuar qysh nga agu i kohërave. Mbi mua dhe nën

mua ka diçka. Shoh së jashtmi një grehinë me dy kate, ose më mirë me tre

kate, dhe brenda saj veten time, dhe dëgjoj së brendshmi, nga brenda meje,

një zë që më thotë se në disa ëndrra grehina me dy apo me tre kate i gjegjet

botës që është brenda meje. Mbi mua, në katin e epërm, sillen do qenie të

padukshme, qenie hyjnore, për të cilat nuk di asgjë, vetëm hapat e tyre kanë

kumbuar në veshët e mi së lartmi, kur e kur, e kjo aty më lehtësoka, aty më

mbushka me tmerr, po edhe në kësi rastesh përsëri më mirë të dëgjoj hapat

e atyre lart. Porse tani ato kanë heshtur. Ndërsa trualli përposht meje, trualli

i gurtë, po çahet, po shkallmohet ngadalë, ngadalë. Përbindsha të vegjël,

rrëshqanorë, buisin nga nëndheu, ose nga bodrumi i grehinës së ëndrrës.

Tek më përdridhen gjymtyrëve, filloj t’i shquaj e t’i njoh, t’i lexoj më mirë të

them, këto shkronja të vendimit që më dënon me vdekje, që çosa herë i

kam numëruar, duke i vënë nga një numër secilës, të ndryshëm nga numri i

rendit alfabetik, i shënuar siç është në tabelat e alfabetit vizatuar gjithandej

nëpër mure. Ndaj dhe ky ndryshim numrash i bën shkronjat të renditen

ndryshe tek përdridhen gjymtyrëve të mia dhe ndalen tek gishtrinjtë e duarve,

duke më shtrënguar t’i shkund soje e t’i hedh në letër. Ndonjëherë, dy

shkronjave u gjegjet i njëjti numër, kështu që edhe kjo i bën shkronjat ta

ndryshojnë rendin, madje krejt rrëmujshëm e paparashikueshëm. Përbindshat

e vegjël të shkronjave rreken të renditen ashtu që vendimi që më dënon me

vdekje të zhbihet e të kthehet në një diç tjetër, që është dëshmia ime kundër

dikujt që më ka ndihmuar dikur, në një ëndërr, për t’u arratisur në botën e

madhe e të lirë dhe deri në fund të botës, dëshmi që do t’i sillte atij dënimin

me vdekje, tjetërkujt domethënë, mirëpo gjithçka ndërkaq përmbyset, unë

jam tjetri që duhet të shkruajë dëshminë për mua, edhe shkronjat sërishmi

ngatërrohen e shkartisen duke u vendosur në një rend të ndryshueshëm, që

është ky i kësaj që shkrova dhe i ëndrrave që kam për të shkruar pambarim.

Barcelonë, korrik 2000

Nën terrorin komunist

375

KASËM TREBESHINA

Kasëm Trebeshina lindi në vitin 1926 në Berat.

Shkollën e mesme e vazhdoi në Normalen e

Elbasanit, por gjatë luftës i ndërpret studimet

për t’u aktivizuar në luftën nacional-çlirimtare.

Mbas mbarimit të luftës shkon në ish-Bashkimin

Sovietik, ku ndoqi për disa kohë studimet e larta

pranë Institutit të Teatrit në Leningrad, por

detyrohet t’i ndërpresë ato për shkak të mos

qëndrimit në linjë me direktivat e partisë. Kthehet

në Shqipëri dhe i drejton një “Promemorie”

Enver Hoxhës, një fragment të shkëputur të së

cilës e kemi zgjedhur edhe për këtë antologji. Ky

akt i guximshëm bëri që kundrejt Kasëmit të

niste persekutimi politik, vepra e tij letrare u

censurua ndërsa ai vetë bëri gjithsej 17 vjet

burg.Sot është një prej shkrimtarëve të njohur

shqiptar, veprat e tij me stil surealist, ose siç

mund të quhet ndryshe “realizëm poetik”, kanë

bërë t’i shtohet letërsisë shqipe një dimension tjetër.

Pjesa e dytë që kemi zgjedhur për këtë antologji

përmban pikërisht këtë dimension të ri letrar në

letërsinë tonë. Veprimtartia letrare e Kasëm

Trebeshinës është e larmishme dhe librat e tij

janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera.

376 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

FRAGMENTE NGA ROMANI SURREALIST

“ODIN MONDVALSEN”

KAPITULLI I PARË, I DYTË DHE I TRETË

ku tregohet kush jam unë

dhe kush nuk jam unë.

Jo…! Unë isha tek ai vend atje poshtë dhe kisha një emër! Tashti jam

këtu dhe kam një emër tjetër... Ndoshta atje nuk kisha asnjë emër, pasi më

kishin thirrur me një emër. Dhe tashti jam...

Po, mua më quajnë...

Ata qeshin se mua më quajnë...

Ç’ka këtu për të qeshur?

Më parë kisha një emër, kurse tashti më quajnë... Më quajnë Odin

Mondvalsen. Ç’punë u prish atyre se mua më quajnë kështu…? Nuk e keni

dëgjuar ndonjëherë këtë emër? Shumë mirë: Dëgjojeni tashti! Si…? Nuk

doni ta dëgjoni? Pse…? Se nuk e keni dëgjuar? Dhe pastaj…? Nuk e ke

dëgjuar më parë, dëgjoje tashti.

Njerëz me bluza të bardha vijnë vërdallë, më bëjnë inxheksione dhe

ikin. Vijnë ata pa bluza dhe nuk duan të dinë fare për emrin tim. Ata nuk

duan të besojnë se unë isha në Hënë dhe pastaj, pasi varrosa katër shokët e

mi, erdha këtu në Mars dhe u bëra Odin Mondvalsen…!

Jo…! Odin Mondvalsen unë isha edhe më parë se të zbrisnim në

Hënë. Odin Mondvalsen unë isha atëherë kur nuk isha unë. Pastaj zbritëm

në Hënë ku mblodhëm kunguj, domate dhe qiqra.

Bre! Sa u bënë qiqrat atë vit…! Ne hëngrëm sa u dendëm dhe pastaj

unë dola përjashtë tek nata dyjavëshe e Hënës nga që doja të vështroja

Tokën në dritën e Hënës. Ose dreqi e di në dritën e kujt...

Ishte një gjë e trishtuar të shikoje Tokën nga Hëna, kur e dije se atje

ishte dikush që të kërkonte me sy, ngaqë kishte mall të të shihte dhe nuk të

shihte dot.

Nën terrorin komunist

377

Zot i Madh, si u ngatërruan punët…! Duket Harizit të Dajlanit i kishte

humbur gomari dhe ne u nisëm për në Mars që ta gjenim. Pesë vetë për një

gomar…! Dhe ne ishim që të pestë komisarë... Po ata të katër vdiqën në

Hënë dhe unë i varrosa atje. Pastaj vetëm u nisa për në Mars për të gjetur

gomarin e Harizit. Duket dikush më thërriste nga pas:

- More, kthehu…! Se gomari erdhi në shtëpi…!

Mirë e kishte ai, po ku dëgjoja unë?! Isha nisur për një gomar dhe

duhej patjetër ta gjeja…! Duhej patjetër të gjeja një gomar me shalë ose me

samar.

Djalli e mori atë punë…!

Sa zbrita në Mars më diktuan, më arrestuan, më pyetën, më shanë, më

rrahën dhe pastaj erdhën këta njerëzit me bluza të bardha. Këta e kanë

punën me inxheksione dhe, kur heqin dorë nga ato, vinë ata të tjerët pa

bluza dhe të gjitha fillojnë nga e para...

KAPITULLI I KATËRT

që merret me zbritjen time në botën e re.

Më 37 Gusht më arrestuan ngaqë kisha zbritur në Mars.

Më rrethuan një numër i madh njerëzish me uniforma dhe më arrestuan

në vend. Kur erdhën autoritetet e shtetit, më mbyllën në një dhomë dhe

filluan hetimet.

Bre, sa bukur…!

- Kur je nisur nga Zabotinlanda?

- Prej nga? - pyeta unë i çuditur.

- Ti mos më shiko si i çuditur! - tha rëndë Hetuesi. - Po e përsëris

pyetjen: kur je nisur nga Zabotinlanda?

Ngrita supet.

- Qëllimi i udhëtimit?

- Të vij këtu në Mars.

- Ku?

- Në Mars.

- Ku?

- Të vij këtu ku jam dhe ku më mirë të mos isha...

378 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Shkruaj! - urdhëroi hetuesi sekretarin e tij. - Erdha në Botën e Re për

qëllime të dobëta spiunimi.

- Zotëri, unë nuk e thashë një të tillë…!

- I pandehur, vetëm përgjigju! Cila ishte detyra juaj e veçantë?

Atë ditë nuk e di si vazhdoi puna më tej, por kur shfaqja filloi të

përsëritej, m’u kujtua puna e gomarit dhe thashë:

- Ne u nisëm që të gjenim gomarin e Harizit të Dajlanit...

Sekretari nisi të shkruante, por Hetuesi i bërtiti me të madhe:

- Mos shkruaj!

Dhe i urdhëroi rojet të më shtrojnë në dru.

Nuk e di sa herë u përsërit kjo gjë dhe sa herë më përcollën hetuesit

tek mjekët dhe mjekët tek hetuesit, se inxheksionet dhe fjalët u ngatërruan

aq keq, sa edhe djalli vetë nuk i ndante dot si u bënë.

KAPITULLI I KATËRT DHE I PESTË

ku tregohen ato që ndodhën në Lashtëri

dhe në Mesjetë.

Në mëngjes, kur hapa sytë, pashë se shoku im po hante diçka.

Ai më tha: - Na kanë sjellë natën ëmbëlsira! Çohu se janë me të vërtetë

shumë të mira... Sa të na i hanë ata me bluza të bardha, i hamë vetë...

U ngrita edhe unë. Mendja më vinte vërdallë dhe doja t’i tregoja mikut

tim për atë që kishte ndodhur natën që kaloi. Ishte me të vërtetë një gjë e

bukur. Shumë e bukur... Më e bukur se bukuria vetë…! Ishte një nga ato

gjëra që ndodhin vetëm në përralla dhe në ëndërr...

Unë e doja shumë atë çupë. Prandaj nuk i tregova mikut tim ç’kishte

ndodhur atë natë. Po të kishte qenë një gjë e vërtetë, unë do t’ia kisha treguar,

po ajo kishte qenë aq e bukur sa dukej që nuk ishte e vërtetë…! Se ku është

parë që të bjerë nga qielli drejt dhe në shtratin tënd një vajzë aq e bukur…?

Kur afër drekës mendimet e mia ishin lodhur e këputur, hynë në dhomë

dy njerëz të veshur si ne dhe, pa na marrë leje, u ulën mbi shtretërit tanë.

Miku im, siç e kishte zakon, u kthye me fytyrë nga muri dhe sigurisht kishte

mbyllur sytë. Unë qëndrova siç isha dhe po i shikoja me radhë të dy të

porsaardhurit.

Tha ai që dukej se ishte i pari:

Nën terrorin komunist

379

- Ne thirrëm një Konferencë të Jashtëzakonshme për të shqyrtuar

çështjen e Josifit, që mund të ishte edhe Isuf, si dhe ato të tjerat që vinin më

pas. Por aty dolën shumë kundërshtime për caktimin e Sekretarit të Parë të

Partisë. Dolën edhe shumë probleme për formimin e Partisë...

U hodh ai që ishte i dyti:

- Po po…! Aty puna u ngatërrua më keq. Se u hodh Akademiku i

Madh, ai që është në dhomën përtej korridorit, ai që thuhet se di shumë dhe

tha se, kur plasi lufta me Venedikun, Murati i Dytë i Stambollit, apo ai që

rrinte jashtë Stambollit, dërgoi në Shqipëri Miladin Popoviçin... Ashtu…!

Dërguan Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën për të formuar Partinë

Komuniste. Dhe ata e formuan...

Ndërhyri i Dyti:

- Dhe ata e formuan...!

Nxitoi i Pari:

- Prit…! Ata e formuan. Por doli çështja për Sekretarin e Parë dhe për

Sekretarin e Dytë. Sulltan Mehmeti ishte i mendimit që në postin e Sekretarit

të Parë të emërohej shoku Skënderbe, kurse në atë të Sekretarit të Dytë të

emërohej Ali Pashë Tepelena... Aty u ngrit një sherr i madh, se Aranit

Komneni...

Ai i Dyti nxitoi:

- Me sa di unë, Sekretar i Parë u vu Miladini, kurse Sekretar i Dytë u

caktua Dushani.

Bërtiti ai i pari:

- Ti nuk di gjë…! Ashtu qe për një kohë të shkurtër. Dhe mos ma pre

fjalën! Sikundër thashë, Mehmeti i Dytë... Po... Aty u ngrit një sherr i madh,

se Aranit Komneni, që kishte një çupë shumë të bukur, donte që Sekretar i

Parë... Jo Sekretar i Parë... Donte që Sekretar i Dytë të caktohej Moisiu i

Dibrës.

U hodh ai që ishte i dyti:

- Të më falësh, zotëri, por çupën e bukur e kishin ata të Dukagjinit…!

Ia priti shoku i tij:

- Jo more! Pse ata të Dukagjinit nuk kishin një çupë të bukur...

Për t’i qetësuar të dyja palët, ndërhyra unë dhe thashë:

- Mua më duket se nuk duhet të grindeni për këtë pikë, pasi çupën e

bukur e kemi këtu…! Dhe është me të vërtetë shumë e bukur.

380 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

I thashë ato fjalë, po menjëherë u pendova, shikova rrotull dhe heshta.

Ata të dy qëndruan për disa çaste të hutuar, pastaj ai i pari tha:

- Çupë të bukur mund të kenë pasur edhe Dukagjinët, mund të kenë

pasur edhe Dukagjinët... Po nuk është puna aty... Se, në fund të fundit, me

urdhër të Muratit ose të Mehmetit, Partia Komuniste u formua dhe u caktuan

Sekretarët e Parë, të Dytë, të Tretë dhe të Shtatëqind e shtatëmbëdhjetë.

Punët shkonin shumë mirë, sekretarët hanin e pinin sa u donte qejfi dhe

lumturia po i binte më qafë lumturisë... Kur papritur dhe papandehur, andej

nga Stambolli vdiq Sulltani... Çfarë Sulltani vdiq unë nuk e di, po u hodhën

ca të shara sa u bë një mal me to. Dhe tashti na dalin ca nga ata të Egjiptit

dhe na tregojnë... Zoti e di se çfarë na tregojnë... Thonë se në Piramidat

kanë varrosur njerëz të gjallë. Se, gjoja, të vdekurit donin shërbëtorë dhe

shërbëtore edhe në botën e përtejme... Të gjitha këto, në fund të fundit, nuk

do të ishin ndonjë gjë e madhe, po ata ngulnin këmbë që Sekretari i Parë i

Partisë Komuniste u bë Faraoni i Egjiptit të Lashtë dhe Sekretar i Dytë u bë

Putifari... Të paktën të kishin thënë që u bë Mehmet Ali Pasha i Misirit. Por

ata nuk ndalen as këtu dhe ngulin këmbë që ti je Josifi që i mori gruan

Putifarit…!

Aty unë u zemërova dhe u thashë:

- Unë nuk jam Josifi, por Odin’Mondvalseni dhe gënjejnë të gjithë ata

që thonë të kundërtën…! Përsa i përket gruas së Putifarit, as e kam parë dhe

as kam dëgjuar më parë që të flitet për të…! Unë kam vajzën time, e dua

shumë siç më do edhe ajo dhe nuk dua të di për gratë dhe vajzat e të tjerëve!

Kaq dhe muhabeti për sekretarët e partive mbaroi! Ju lutem na lini të qetë!

Duket fjalët e mia bënë përshtypje të mirë se ata të dy, pasi panë në sy

njëri-tjetrin, u zhdukën pa zhurmë.

KAPITULLI I NËNTË

ku shpjegohet pse kishin frikë ata dy njerëzit

që erdhën të më takonin

Vera po vraponte drejt vapës dhe punët po shkonin si jo më mirë.

Kur një ditë erdhi një nga ata ushtarët me bluzën e bardhë si uniformë

dhe më urdhëroi që të shkoja pas tij. Unë e ndoqa pas dhe ai më shpuri në

Nën terrorin komunist

381

një zyrë në krye të korridorit. Aty po më prisnin dy vetë që i njihja. Që të dy

më kishin pyetur shumë gjatë dhe, kësaj radhe, pasi më shikuan ngultazi për

disa çaste, vunë buzën në gaz. Ai, që ishte si më i madhi nga të dy, më

urdhëroi që të ulesha. Kaluan edhe disa çaste në heshtje... Pastaj ai i pari më

tha:

- Kemi pyetur dhe na kanë thënë se këtu je shumë mirë dhe sillesh në

mënyrë të shkëlqyer. Jemi gëzuar shumë dhe për këtë kemi ardhur që të të

shohim.

Iu përgjigja: - Falemnderit. Këtu jam mirë dhe nuk kam pse ankohem...

Ma priti ai: - Sigurisht, sigurisht. Por të mos harrosh se edhe ne të

ndihmuam që të vije këtu dhe të shpëtoje nga ato që po të binin mbi kokë

dhe nuk po të linin të merrje frymë...

Thashë unë: - Oh, as mos e shkoni në mendje që unë mund t’i harroj

aq lehtë të gjitha ato që më ndodhën…!

Ndërhyri ai i pari: - Ashtu është…! Ne të ndihmuam me sa mundëm

dhe, kur të vijë radha, ti duhet të na i kthesh të mirën me të mirë...

Ai po fliste, po mua më vajtën sytë tek qoshja tjetër e dhomës, ku ai

Mjeku i hollë, bënte sikur mbushte disa kartela.

Nuk e di pse, po ai i pari i atyre të dyve e ndërpreu fjalën dhe po më

shikonte. Pastaj papritur tha:

- Koha është e bukur...

Ia ktheva unë: - As mos e beso…! Kur koha është e mirë, njeriu duhet

të ulërijë, se do të vijë një stinë me mot të keq. Do të fryjnë erëra të tërbuara

dhe do të thyhen xhamat e të gjitha shtëpive... Zotërinj, i keni këpucët të

mira dhe të shëndosha?

Më pyeti ai i pari: - Pse?!…

I thashë: - Se do të jetë e vështirë të koloviteni dhe të kaloni rrugëve

me këpucë të zakonshme. Se të gjitha rrugët do të jenë të mbuluara me

pirgje xhamash të thyer.

Ata të dy u thartuan dhe u nxinë në fytyrë dhe ai i dyti tha:

- Po të ndodhë ajo, ti do të kolovitesh në ndonjë shtyllë elektrike…!

Ia prita unë pa të keq:

- Sigurisht, se shtylla të shëndosha do të ketë për të gjithë! As mos e

vini në dyshim një gjë të tillë...

Ai i pari duket u zemërua keq dhe tha:

382 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Por ta dish, më parë se të ndodhë një gjë e tillë, ne do t’ua heqim

lëkurën shumë njerëzve si ti…!

Iu përgjigja:

- Shumë keq se, me sa di unë, lëkura e njerëzve nuk është e mirë për

këpucë. Në të parë ka të ngjarë që të jenë të bukura, por nuk mund të

vishen... Ndofta lëkura e njerëzve do të ishte e mirë për çanta grash. Zyrtarësh.

Ose edhe shkrimtarësh të zyrtarshëm…! Dhe për këtë duhet t’i mësoni që

më parë gratë tuaja dhe zyrtarët tuaj që të dinë si t’i përdorin çantat.

Ata u zemëruan dhe, duket, u zemëruan shumë, se Mjeku i hollë u

ngrit në këmbë dhe foli:

- Ju kam thënë unë…! Ky nuk është i sëmurë…!

Por në atë kohë hyri në dhomë Mjeku plak. Dy njerëzit që ngjanin të

ishin të rëndësishëm u ngritën në këmbë dhe e përshëndetën. Ai nuk ua

ktheu përshëndetjen dhe pyeti:

- Ç’bëhet këtu?!...

U përgjigj Mjeku i hollë:

- Këta shokët e Ministrisë donin ta pyesnin këtë për disa gjëra...

Ia ktheu prerë Mjeku plak:

- Brenda mureve të këtij spitali nuk ka forcë asnjë ministri që të marrë

në pyetje pacientët e mi! Kuptoni ju?!...

Askush nuk mund t’i marrë në pyetje pacientët e mi…!

Ndërhyri ai që dukej se ishte i pari i atyre të dyve dhe tha:

- Doktor! Ne nuk kishim asnjë mendim të keq... Donim vetëm të

këmbenim dy fjalë miqësore!

Mjeku plak e ndërpreu:

- Me pacientët e mi nuk mund të bisedojë njeri pa lejën time. Vetëm

unë e caktoj kurën e tyre dhe ndjek përfundimet e saj…! Askush të mos i

trazojë më pacientët e mi!

Të dy njerëzit e rëndësishëm përshëndetën thellë dhe pastaj dolën.

Mjeku plak u kthye nga unë:

- Bir, si e ndjen veten tashti?

Iu përgjigja: - Jam mirë dhe shumë i gëzuar.

Më tha: - Të lumtë! Edhe unë ashtu dua që të jesh. Së shpejti diçka

mund të bëjmë... Tashti shko në shtrat dhe qetësohu…! Qetësohu si të

Nën terrorin komunist

383

mundesh se, po arrite të ndihmosh veten, edhe të tjerët do ta kenë më të

lehtë që të të ndihmojnë ty!

Nuk e zgjata më shumë, dola jashtë dhe shkova tek shtrati.

Ç’donin ata njerëz nga unë?!…

E zvarrisa për një kohë atë mendim, por më në fund e braktisa, se nuk

dija ku të dilja. Dhe ia mora me gjumë...

Tiranë

1955 - 1956

384 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

LEKA TOTO

Lindi në Tiranë më 14 shkurt 1934. Mbasi

mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin e Tiranës

fillon studimet juridike. Në vitin 1956,

arrestohet dhe dënohet me 15 vjet heqje lirie

për tentativë arratisje. U lirua në vitin 1964,

por kalvari i vuajtjeve të Leka Totos, që është

njëkohësisht dhe djali i publicistit të njohur

Ismet Toto, nuk do të mbarojë këtu: ai punon

si puntor krahu fillimisht në bujqësi dhe më

pas si hekurthyes gjithmonë nën presionin e të

qënit njeri i “deklasuar”. Bashkohet me lëvizjen

demokratike në fillim të viteve ’90 dhe, në vitin

1992, zgjidhet deputet për zonën Delvinë-

Sarandë. U nda nga jeta më 2001, pas një

sëmundje të papritur.Duke pasur një bagazh

të gjërë kulturor veprimtaria e tij lëvron zhanret

e prozës, publicistikës, dramës dhe përkthimit.

Ka botuar shumë vepra ndër të cilat mund të

përmëndim: “Vetkryqëzimi”, “Shën e

Premtja” dhe “Po lexoj veten”.

Nën terrorin komunist

385

FRAGMENT NGA LIBRI “PO LEXOJ VETEN”

Disa muaj pas revolucionit hungarez të vitit ‘56 më arrestuan, në emër

të popullit, në ndërmarrjen ku punoja. Erërat e ngrohta që vinin nga Rusia

nuk mundën të shkrijnë sadopak akujt e fortë të diktaturës enveriane, në të

kundërt, ngritën një acar të egër që u shëmbëllente viteve të para mbas

çlirimit.

Errësira e një mbrëmjeje të zakonshme më gjeti në nënshkallën e Degës

së Brendshme, te “Selvia” hijerëndë. Një birucë e ngushtë dhe e pjerrët, ku

mund të ecje vetëm i përkulur. Në ballë të saj ndodhej një dritare e vogël e

rrumbullakët, dy pëllëmbë mbi dyshemenë prej çimentoje, që shikonte në

trotuarin e godinës. I hutuar, u ula pranë saj dhe, nëpërmjet hekurave të

kryqëzuara, vështroja krejt pa vëmendje këmbët e policëve, çizmet e oficerëve

dhe rrallë pulpat e ndonjë sekretareje, që venin e vinin me nxitim. Nuk e di

sa kohë ndenja ashtu i tulatur, me kokë të zbrazët nga çdo mendim, brenda

së cilës jehonin vetëm trokëllimat e këmbëve pas dritares, si një ritëm i

vazhduar pa vijë melodike.

Mendja krejt pavullnetshëm nisi të çmpihet me dhimbje, ashtu si çlirohet

nga mizat një gjymtyrë e mpirë. Frika e pavetëdijshme e ngriu trurin dhe

vetë ajo nisi ta shkrijë, duke e vënë në shërbim të arsyes. Të krijohet përshtypja

sikur ajo është burimi i çdo aktiviteti njerëzor. E vrava mendjen në gjithë

drejtimet e mundshme pse ndodhesha aty dhe merrja një përgjigje të vetme:

do të kem thënë ndonjë fjalë që u ka dogëndisur. Komunistët, megjithëse

janë ateistë e materialistë dogmatikë, e pranojnë mbyturazi rëndësinë

themelore të Logosit në gjenezën e gjithçkaje, njëlloj si profetët biblikë. E

mbikëqyrin atë me shumë kujdes dhe kur u vjen ndesh zhdukin së pari atë

që e shqipton, mbasi e kanë të qartë se fjala nuk mund të vritet. Këtë unë e

dija mirë, megjithatë, në një rreth të ngushtë shokësh, isha i vetëdijshëm që

kisha shprehur pakënaqësi sipas rastit. Çuditërisht nuk munda të kujtoj asgjë

të përcaktuar. Të tëra treteshin në një mjegull prej së cilës dalloja vetëm

386 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ngjyrën gri në të zezë. Duke pranuar faktin se kisha folur, e vetmja rrugë

logjike qe të merrja në analizë personat me të cilët pata shkëmbyer mendime.

Persekutimi i ashpër që diktatura kishte ushtruar mbi familjen tonë, pushkatimi

i xhaxhait me Grupin e Deputetëve, sulmi i egër që diktatori në shkrimet e

raportet e tij u bënte prindërve të mi si antikomunistë më kishin shndërruar

në një djalë të matur në moshe te re. Për rrjedhojë dy - tre shokë përbënin

rrethin tim shoqëror. Nisa t’i shqyrtoj një nga një, mundohesha të sillja ndër

mend ndonjë dobësi të karakterit të tyre ndër vite. Një përpjekje e kotë,

çdo dyshim i lindur tretej menjëherë. Ata mund të më kishin sjellë shumë

më parë aty ku ndodhesha. Koka filloi të më dhimbte dhe një ndjenjë turpi

më pushtoi. Duke mërmëritur më vete, u kërkova për ndjesë për dyshimin

tim. I drobitur u shtriva mbi dysheme dhe me dorën në faqe më zuri një

gjumë i thellë.

Nuk e di mbas sa kohe u zgjova menjëherë nga zhurma e llozit të

portës, që u hap me forcë. I trembur u ngrita në këmbë dhe polici pa më

thënë asnjë fjalë më vuri prangat në duar. Si m’i shtrëngoi mirë, më futi

krahun dhe më çoi në një zyrë të madhe disa metra larg birucës. Drita e

fortë dhomës më vrau sytë, aq sa m’u deshën pak çaste për të daIluar aty

s’kishte njeri. Para meje qëndronte një skrivani antike, me siguri e sekuestruar

në ndonjë shtëpi aristokrati, dhe mbi të në mur një portret i madh i diktatorit

në uniformë ushtarake. Polici, bri meje, vazhdonte të më mbante për krahu.

Mbas dy-tri minutash, hyri me vrull në dhomë një oficer shtatlartë pa kapele,

i cili tërhoqi me forcë karrigen e skrivanisë dhe, ndërsa po ulej, në një sirtar

ca letra të pashkruara. Shënoi diçka me penë dhe pa mbaruar nguliti sytë e

tij të dalë, që i ndrinin si të një njeriu në ethe. . .

- A e di pse ndodhesh këtu? - m’u drejtua me një zë të ngjirur -Jo - u

përgjigja diku në mes habisë dhe frikës.

- Mos vallë mendon se të kemi thirrur për të kaluar kohën mor

bukurosh? - Menjëherë e ngriti zërin dhe më vështroi sikur donte të më

hante – Ç’ke bërë kundër pushtetit popullor?

- Nuk di të kem bërë gjë - thashë me zë të ulët, por duke e vështruar

në sy për t’i treguar se jam i çiltër në përgjigjen time.

U ngrit i nervozuar, duke e shtyrë karrigen, e afroi aq afër fytyrën e tij

me timen sa mund t’i dalloja vetëm ngjyrën e verdhë në jeshil të lëkurës së

rrudhur dhe dhëmbët e rrallë e të nxirë, që uleshin e ngriheshin tërë mllef.

Nën terrorin komunist

387

Fryma e qelbur që përcillte fjalët e tij fyese përplasej mbi fytyrën time

dhe unë i trembur nuk lëvizja si një trup i ngrirë. “Maskara! Horr i poshtër!

Ti do të shembësh pushtetin popullor, por harron se bishtin të lëvizni, ne ju

presim kokën!” ulërinte dhe me dorën e tij të madhe më shtrëngoi fort

mjekrën, duke e tundur me forcë. Më lëshoi duke shqiptuar dy fjalë që më

ranë si plumb i shkrirë në zemër: “Bir bushtre!”. Lotë më kërcyen nga sytë

menjëherë, gjithçka po më vinte vërdallë, në çast desha t’i turrem ashtu siç

isha duar lidhur, brenda vetes po shkumbëzoja, për arsyeja, bijë e frikës, si

gjithmonë gjen rrugë më të buta: “Të lutem merru me mua, s’ ke punë me

nënën time”, i thashë i tendosur me zë të prerë. Pak heshtje mbizotëroi, një

heshtje e ngrirë pezull. Me një lëvizje të shpejtë rroku një dosje të blertë mbi

skrivani dhe lexoi tërë nerva: “Kundërrevolucioni hungarez nuk është

kundërrevolucion, por revolucion i vërtetë për liri”. – Po kësaj ç’i thua ti

mor kokoroç. Ky është gjykimi i armikut të klasës, ky është gjykimi i botës

kapitaliste, këtë thua dhe ti poshtë e përpjetë. A e kupton se ne i dimë të

gjitha, se bashkë me ne vigjëlon një populI i tërë. Tani është më mirë për ty

të tregosh tërë veprimtarinë tënde armiqësore ndaj popullit, të dëshmosh se

je i penduar dhe vetëkuptohet organet gjyqësore do ta kenë parasysh si

rrethanë lehtësuese.

U ndjeva krejt i befasuar, por instinkti i vetëmbrojtjes ndodhej në

gatishmëri për të gjitha llojet e kurtheve. Nga të njohur të mi ish-të burgosur

kisha dëgjuar se rruga më e drejtë në hetuesi, më dinjitoze dhe pa ndërlikime

të mëtejshme është ajo e të mohuarit të akuzës, paçka se është më e

mundimshmja.

- Një gjë të tillë nuk e kam thënë.

- E ke thënë - vazhdoi ai - dhe dëshmitarët do të ta provojnë së

bashku dhe me shume gjëra të tjera. Më mirë pranoji vetë, të çlirosh

ndërgjegjen sa nuk është vonë dhe të përfitosh nga rrethanat lehtësuese.

Ra zilja e telefonit. Me siguri duhet të ishte ndonjë error i tij, se u ngrit

menjëherë në këmbë dhe radha e “si urdhëro”-ve po zgjatej me shumë

devotshmëri. Si mbaroi së foluri, i ra nje zileje tjetër të instaluar anash

skrivanisë. Pa vonesë hyri polici, i cili më kapi për krahu si më parë dhe më

çoi në birucë. Ende pa dalë nga zyra, i kisha kthyer kurrizin, veshi më kapi

ca fjalë të oficerit: “Të shohim, a do të jesh i zoti të qëndrosh atje ku do të

shkosh”.

388 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

U ula disi i përhumbur sërish pranë dirtares së rrumbullakët. Këmbë

njeriu më s’dukej. Llambat e vendosura mbi muret që rrethonin godinën

ndriçonin trotuarin dhe pak vrimën time të errët. Mendime të turbullta më

vinin vërdallë në kokë dhe për çudi të tëra, përplaseshin të ngacmuara

skajshem, pa respektuar njëri-tjetrin, për të hapur një portë të rëndë metalike:

kush më ka denoncuar? Kisha përshtypjen sikur ai qëndronte pas saj. Të

dërrmuar nga kjo përpjekje kokëfortë, u ulën duke krijuar një rreth të vogël

dhe të ndihmuar nga kujtesa orvateshin disi të qetësuar për të përfytyruar

imazhin e atij që ndodhej mbas portës. Por për habi ai u shumëzua. Disa

fytyra shumë të dashura e të nderuara prej meje faniteshin rrotull një radioje

që jepte lajmet mbi ngjarjet tragjike në Hungari. Zëri i spikerit italian

shungullonte në tërë qënien time, figurat titanike të Imre Nagit dhe anëtarëve

të Klubit Petëf ngriheshin madhërishëm, duke çare me forcë dyshemenë

prej betoni. Nuk mund të them sa kohë zgjati ajo dehje e ngazëllyer sy

mbyllur, veç jam i sigurt se më përmendi një gjë e ftohtë që me mundim

shkau në grykën time. Mornicat e dobësisë më mbuluan fytyrën. Në të

njëjtën kohë digjesha i turpëruar për mungesën e kurajës si individ dhe ndjeja

të ftohtë për ç’ka më priste më tej. U enda gjatë në një fushë të pamatë

mbuluar me borë, pa një orientim të përcaktuar, diku u rrëzova dhe rashë i

ngrirë në një gjumë pa ëndrra.

Në të gdhirë një klithmë e llahtarshme gruaje më shpoi në zemër me

timbrin e saj të mprehtë. U ngrita ndenjur i lebetitur. Ndërmjet dënesave që

e pasuan shquaja vetëm një fjalë të shoqëruar me një gulçimë, e cila më

dukej sikur i vinte nga thellësia e barkut: “fëmijët!”. Kërkëllima e hapjes së

një porte përshkroi zbrazësirën e heshtur të korridorit e ndjekur nga britma

e vrazhdët e policit: “Pusho bushtër, do të kashais mirë!”. Plaga heshtjes u

mbyll, ndërsa brenda meje dhe asaj fatkeqeje kujet shurdhoheshin. Asgjë

s’pipëtinte. Kjo qetësi e dhimbshme po më torturonte në atë shkallë sa një

afsh përvëlues më pushtoi kokën, më dukej sikur me largimin e tij do të

mbetesha krejt i zbrazët e bashkë me të do të më ikte dhe mendja. Tmerri

i zbrazësirës solli në veshët e mi rënkime të mbytura që vinin nga

nëndyshemeja prej çimentoje. Kisha dëgjuar se në bodrumet e errët të kësaj

godine të llahtarshme flakeshin të torturuarit mizorisht, por nuk mund të

them me siguri nëse ato ishin rënkimet e tyre apo pjellë e imagjinatës sime.

Tek unë ato vinin si valë deti që përplasen në breg e kthehen duke psherëtirë

Nën terrorin komunist

389

thellë. Mbas pak kohe, megjithëse nuk po i dëgjoja më, i qetë mërmërita

me vete: “Perëndia don të më ruajë”.

Duarlidhur më nxorën në pjesën e përparme të oborrit monstër po

më priste. Po e quaj monstër se pamja e tij i ngjallte tmerr cilitdo që i afrohej

atëherë në Tiranë. I shoqëruar nga një oficer i ri hipa në pjesën e pasme të

makinës, dritaret e së cilës ishin të mbyllura me perde doku të trashë. Asgjë

nuk shikohej jashtë. Në çastin që makina kapërceu pragun e portës u lëkund

pak dhe cepi i perdes nga ana e djathtë lëvizi aq sa deri një metër mbi rrugë

mund të shikoja vetëm këmbët e njerëzve e rrotat e biçikletave. Megjithëse

jam rritur në rrugët e Tiranës, nuk isha në gjendje të dalloja se nga po shkonim.

Pa kuptuar, ndjenja e pasigurisë u përzie me një ndijim të trishtuar që vinte

nga sedilja mbi të cilën isha ulur. Sa prej tyre që kanë ndenjur mbi të s’janë

më në këtë botë dhe sa të tjerë dergjen në burgje e kampe.

Makina ngadalësoi pak shpejtësinë, mori një kthesë të fortë. Buzë

trotuarit, ulur në shesh me disa tufa pishe përpara, pashë të vetmen fytyrë

njeriu gjatë këtij udhëtimi drejt të panjohurës, atë të shitësit të tyre. Mbas

disa minutash u gjenda në oborrin e Burgut të Vjetër nga ana e pasme. Na

priste një kapiten sigurimi mesoburre, i cili, mbasi shkëmbeu ca fjalë me

shoqëruesin tim, së bashku me gardianin mbasi ngjitëm disa këmbëshkaIlë,

më futën në një korridor të gjatë mbi tridhjetë metra të gjatë, të ndriçuar

mirë. Ndërsa po ecnim në krahun tonë të djathtë ngriheshin dritare të mëdha

me hekura të kryqëzuara prej nga mund të shikoje një shesh katërkëndësh

rrethuar me mure të lartë në dy këndet e jashtëm të të cilit qëndronin dy

truproja. Më vonë shëtita dhe unë në atë shesh që të burgosurit e quajnë

pajdos. Nga e majta e jonë radhiteshin dyer të hekurta si të kabinave elektrike

dhe anash tyre poshtë në dysheme këpucë burrash, më rrallë grash, më

shumë opinga. Çdo portë kishte të shkruar mbi të një numër me bojë të

kuqe. Më futën në njërën afër fundit dhe e mbyllën derën me lloz pa më

thënë asnjë fjalë.

Qelia ishte më e gjerë se nënshkaIla, shumë më e lartë dhe për fat të

mirë e shtruar me dërrasa. Në tavan ndodhej një dritare e vogël katrore e

kryqëzuar prej nga mund ta shikoje qiellin në katërdhet copa, siç thotë Migjeni

në vargun e tij. Në mes të saj qëndronte e varur një Ilambë elektrike e

zbehtë që digjej nat’ e ditë. U ula prane murit ngjitur me portën, mbështeta

fort kurrizin dhe mblodha këmbët duke i pështjellë me të dyja duart. Nuk

390 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

mund të mblidhesha më shumë. Më dukej se dhe mendimet në kokë ishin

grumbulluar aq ngjeshur sa kishin humbur formën e tyre. Nuk mund të

shqiteshin nga njëri-tjetri. Llokoçiteshin në një turbullirë viskoze ndërsa lëvizjet

e tyre të çrregullta më shkaktonin dhembje.

Nuk kaloi shumë, kohë, aq sa truri si gjithmonë në raste të tilla e ndjen

të nevojshme për të mbrojtur veten: m’u fanitën befas tufat e pishave. Që i

vogël kam besuar se dikush mbi mua, fati o perëndia, në çaste të vështira, i

ndërgjegjshëm ose jo për ta, me anë shenjash të lexueshme më kanë zbuluar

të ardhmen. Nuk më harrojnë. Nuk e di si ka lindur tek unë një besim i tillë,

por pa dyshim në ngjizjen e tij kanë ndikuar rrëfimet e gjyshes dhe jeta e

trazuar në pamundësi për të vendosur i pavarur, gjithmonë në duart e të

tjerëve.

Pisha fliste shumë qartë. Një zjarr do të ndizej dhe ai që do të digjej

vetëkuptohej isha unë. Imagjinata e ngacmuar e nisi fluturimin e saj pa një

orientim të caktuar, por ndalesat e saj nuk ishin të paarsyeshme. Njerëz mbi

turra me dru të flakë dhe inkuizitorë hijerëndë para tyre të vetëkënaqur që

po i shërbenin me devotshmëri perëndisë. I përhumbur mermerisja me

vete bri secilit prej tyre: “Dhe ky për një fjalë po digjet”. Mbasi bëra një

rrotullim të gjerë nën qiellin që rëndonte si qivur i përmbysur, u ndala pranë

një burri të zbehtë me një mjekër të rrallë, që, ulur në një poltron, po lexonte

një poemë. Ishte Dostojevski i një portreti të njohur. Kumbonin fjalët e tij

“dhe Krishtin do ta kishin djegur”.

Në trutë e mi u ngul si një gozhdë pyetja: “I djegin apo duan të digjen

vetë?”. Kanë kaluar dyzet vjet e nuk kam mundur t’i jap përgjigje kësaj

pyetjeje që besoj do të shuhet së bashku me mua. Sido të jetë, një gjë është

e qartë, në këtë botë ka njerëz që digjen dhe njerëz që ngrohen në zjarrin e

tyre. Me sa dukej, unë isha një anëtar i dyshimtë në grupin e parë, ndoshta

rastësia më kishte hedhur aty. Këtë ende s’jam në gjendje të ndaj, por me

siguri mund të them se nuk kisha asnjë dëshirë të digjesha. Meqë para shitësit

ndodheshin ca tufa pishe, mendja ime arriti në përfundimin se fati donte që

unë të digjesha jo i tëri menjëherë, por brenda disa viteve. Dhe ashtu ndodhi

në të vërtetë. Ne të burgosurit u shkrumbëzuam në një zjarr të mbytur tërë

tym, pa shpërthyer në flakë, pa bërë dritë.

Dera e rëndë u hap me forcë. Sipas rregullit, gardiani më vuri prangat

dhe të dy e përshkuam korridorin e gjatë pa thënë asnjë fjalë. Hyrmë në një

Nën terrorin komunist

391

dhomë të madhe përballë. Mbas një skrivanie ishte ulur një oficer, mbi të,

afër tavanit, ndodhej një dritare e gjerë me hekura të kryqëzuara. Në mes të

dhomës një karrige e betonuar, e palëvizshme, mbi të cilën më urdhëruan të

ulesha. Menjëherë pas meje hynë disa oficerë, duhet të ishin gjashtë a shtatë,

më rrethuan dhe filluan të më pyesin pa respektuar asnje lloj radhe.

Ckërmiteshin, qeshnin, talleshin, më shtynin, me goditnin, por për fat të

mirë jo fort... “Ç’ke bërë kundër pushtetit? Ku doje të shkoje? Revolucioni

hungarez...” I përsëritën disa herë këto pyetje si një rreth djajsh, kur papritur

një kolonel trupmadh me fytyrë përbindëshi uli kokën e m’u afrua: “Po

bandillin Fatmir e njeh? Ai i ka thënë të gjitha.” Të gjithë të tjerët heshtën. “E

njoh, por ai s’ka ç’të thotë për mua”, thashë me zë të dridhur. Koloneli

drejtoi trupin dhe bërtiti “S’ka ç’të thotë për ty, ee?!”, duke më goditur aq

fort me pëllëmbën në fytyrë, sa rashë për tokë me gojën plot gjak. Mbasi

më shkelmoi dhe një herë në brinjë me majën e çizmes, m’u drejtua “Kaq

për sot, nëse nesër do të vish me këto mend, do të të mbys. Largohu”. Më

ndihmoi të ngrihem një oficer i ri dhe për krahu më nxori nga dhoma. Aty

më priste gardiani që më ktheu në birucë pa më thënë asnjë fjalë.

U mbështeta pas murit. Isha krejt i trullosur. Faqja më digjej flakë, më

rrihte e më rëndonte, syri gati i mbyllur. Gjakun që më mbushte gojën e

gëlltisja poshtë, nga frika se po të pështyja gardiani do më rrihte se bëra pis

birucën. I dërrmuar, i poshtëruar, i pazoti për gjithçka, shpërtheva në një

ngashërim pa zë si fëmi. Disi u çlirova, ndërsa mendimi se kjo do të përsëritej

nesër, pasnesër e kush e di ku do të ishte fundi i saj, brenda meje vuri në

lëvizje idenë e vetëvrasjes. Kurrë ndonjëherë më parë në jetën time s’isha

ndalur pranë saj. Nuk e di pse m’u fanit në trajtën e një sfinksi jo më prej

guri të gërryer nga rrebeshet e motit, por si një statujë e derdhur në një

përzierje metalesh shumëngjyrëshe. Vetëtinte nën rrezet e diellit të zjarrtë.

Më nguliti dy sytë e tij të bardhë. U drodha i tëri. Në bardhësinë e tyre

përpiqesha më kot të lexoja diçka. Me siguri në ta vallëzonte enigma që

s’mund të mendohet. Gjaku më rrihte në kokë me rrëmbim e ndjeja se po

më shtynte në kujtime vetëm të dëgjuara prej meje nga të parët e mi.

…Vetëvrasja pa dyshim është një konflikt i fortë emotiv, ku të gjitha

ndjenjat asgjësojne njëra-tjetrën me dhimbje e mizorisht. Në ato çaste

ndodhesh në mes një shkretëtire prej hiri të një planeti ku nuk ka jetë, por

392 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

kur ajo sublimohet tragjikisht në një princip moral. të mirëfilltë, tingujt e një

flauti hyjnor, që agonizojnë në zemrën e çdo njeriu, të joshin të ecësh tërë

endje në rrugën e hirtë të Qenies së vërtetë.

Siç thotë Hamleti në monologun e tij të famshëm, “mendimi nisi të

zverdhë ngjyrën e rezolutës” brenda meje. Ideja e vetëvrasjes filloi të sprapset

e m’u duk se u ndal atje ku nuk arrija ta shquaja. “Duhet të bësh diçka që ta

vlejë të japësh jetën për të”. Ka kaluar një kohë e gjatë, me sa duket jeta tek

unë po shuhet natyrshëm. Nuk kam mundur, të paktën deri tani, të ravijëzoj

se çka është kjo diçka. Në çaste të vështira, i ndodhur në krizë të thellë

shpirtërore e kam mohuar ekzistencën e saj, por shumë shpejt e kam

riprodhuar jo i bindur plotësisht, pa e njohur.

…Mbas dite në fund të nëntorit. E ftohta e hidhur tërë lagështi e

Tiranës kish depërtuar dhe në muret e qelisë sime. Por dridhesha, dhëmbët

kërcisnin e kur mendoja si do kalonte nata pa mbarim, më ngriheshin leshrat

përpjetë. Krejt i pafuqishëm nga mungesa e ushqimit herë pas here bëja

lëvizje gjimnastikore për t’u ngrohur qoftë edhe për pak çaste. Pastaj shtrija

trupin disi i lirshëm mbi dysheme dhe ashtu i rraskapitur prisja gjumin duke

soditur nga dritarja e kryqëzuar ku retë fluturonin njëra pas tjetrës pa u

ndjerë. Nuk po vinte. Nisa të lëviz. Dora më ndeshi në pak çaj të derdhur

pak më parë. U krijuan disa njolla mbi të cilat dridheshin rrezet e zbehta te

llambës që s’shuhej tërë natën. Dalngadalë të drojtura filluan të afrohen dhe

erdhi një çast e u bashkuan, lëngjet e tyre u përzien. Megjithëse ishte po ai

lëng i murrmë i çajit reflekset ndryshuan. Para syve të mi mbeti vetëm një

njollë, e cila, si zakonisht, ndodhte këto kohët e fundit i harruar nga hetuesit,

merrte trajtat e shquara të një kompozimi anonim. M’u paraqit një çift i

mbërthyer në akt seksual në një pozicion krejt të pavolitshëm me dy kokat

në drejtim të kundërt si në letrat e bixhozit. Nuk arrija të kuptoja pse piktori

i kishte vendosur në këtë mënyrë, ku ishte qëllimi i tij. Rreth kokës së atij që

dukej si mashkull shtrihej një pjesë dyshemeje shumë e pastër dhe e ndriçuar

mirë; vështrimi i tij tretej i përhumbur diku përtej saj ku fillonte hija që i

vinte rrotull dhomës, ndërsa koka e femrës ndodhej e zhytur në njolla të

vjetra e të linte përshtypjen se po kënaqej me kundërmimin e tyre të ndyrë.

Fërkova sytë dhe mënjanova pak kokën time me shpresë se kompozimi do

të zhdukej, por s’ndodhi ashtu. Në të kundërt, trupat e dashnorëve lëvizën

Nën terrorin komunist

393

bashkë me mua të ndezur nga një epsh i paparë. Për një çast thashë me vete:

“Mos po marrosem?!”.

…Ndërrimin e gardianëve në mesnatë e dëgjova, s’më zinte gjumi.

Duhet të ketë qenë aty rreth orës dy kur një ulërimë e llahtarshme shqeu

heshtjen e mbarsur të asaj godine të nëmur me dhembje e brenga nga më të

ndryshmet. “Nuk ndahena!” bërtiste njëri zë fuqishëm, ndërsa tjetri që me

sa dukej po largohej nëpër korridor më i dobët “Amanet fëmijët!” Këto

fjalë u përsëritën disa herë të përziera me zhurmën e këmbëve të policëve

dhe thirrjet e tyre të shkurtra “shpejt, shpejt!”.

E morën për ta pushkatuar të gjorin. Të gjithë në qelitë e tyre, të tmerruar

ndjenin dhembjen e tjetrit si të ishte e tyre. Dridhesha i tëri. Një portë qelie

u mbyll e përplasur me forcë. M’u duk sikur më goditi në gjoks e më flaku

në mur. Heshtja pa u ndjerë hypi në fronin e saj për pak kohë e pashqetësuar.

I mbeturi vetëm brenda katër mureve që i zinin frymën herë pas here

lëshonte një ulërimë të frikshme si ajo e qenit që ndjell mortje. Sot gjahun

vdekjes po ia dhuronin të tjerët, nuk kishte nevojë të endej pas tij e t’i ngulte

kthetrat duke gulçuar. Ata që e duan marrëzisht jetën e tyre, marrëzisht

mendojnë se duke vepruar kështu e largojnë nga vetja. Gabojnë rëndë,

vdekja është fundi i jetës dhe një pjesë integrale e saj, në krahët e së cilës do

mbarojmë të gjithë; nuk duan të kuptojnë se ajo nuk është një armik jashtë

nesh, por një dëshirë e jona e brendshme për heshtjen dhe paqen e thellë të

mosekzistencës. Njeriu i papjekur për vdekjen nuk është i përshtatshëm për

shijen e saj, ai vazhdon të mbetet i gjallë e i vdekur njëkohësisht, duke shërbyer

si katalizator për komponime të reja të dyshimta në këtë botë.

Britmat therëse po rralloheshin, një nga një ranë në një pellg vaji të

turbulluar, në një dënesje që dalngadalë iu nënshtrua heshtjes enigmatike të

gjërave; i bindur për atë që ndodhi me sa dukej u përmblodh. Hamendjet

shqetësuese dhe shpresat i braktisi tek e panjohura. Një gjumë i errët me

siguri e pushtoi si më ndodhi edhe mua. Ta gjykosh tjetrin duke u nisur nga

vetja, nënkuptohet, është diçka e dyshimtë, po që aty shtrihet një pjesë e

madhe e së vërtetës nuk mund ta mohosh. Nuk jemi tepër larg njëri-tjetrit

sidomos në raste të tillë... Meqë jemi kafshë të arsyeshme të shumta janë

përgjigjet e zgjidhjet arbitrare. Nyja Gordiane nuk pritet njëherë e përgjithnjë

se ajo ka një veçori të mbrapshtë që gjithmonë lidhet vetë përsëri.

394 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Hijet e trembura të asaj nate të gjatë ishin fshehur në skutat e tyre pa

emër, kur qerpikët e mi të ngjitur mezi u shqitën. Në katrorin e dritares së

kryqëzuar u shënua një ditë e re. Disa herë i erdha rrotull dhomës me

padurimin e njeriut që pavetëdijshëm diçka pret. Parandjenjat në kuintat e

tua hedhin një dritë të zbehtë në skenën ku më pas do të luhet drama. Kam

përshtypjen se ato gjallërohen kur arsyeja e rraskapitur ndodhet pa e kuptuar

në kufijtë e saj më të skajshem.-

Nën terrorin komunist

395

ARBEN THEODHOSI

Arben Theodhosi lindi në Tiranë më 1953.

Në fillim të viteve ’70, mbasi mbaron Liceun

artistik, në degën e piktures, filloi studimet në

Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, por

goditja e të atit, Koço Theodhosit, në atë kohë

ministër i industrisë, bëri që Arbeni të

përjashtohej dhe së bashku me familjen të

internohej në Kurbnesh të Mirditës. Për 15

vjet, si i internuar, punoi në minierën e bakrit

dhe rikthehet në Tiranë më 1990-ën. Përfundon

studimet e larta dhe i përkushtohet pikturës.

Mbas një periudhe pune në Institutin e

Monumenteve të Kulturës dhe dy vjetësh pune

në galeritë artistike të Athinës, tani Arben

Theodhosi, i rikthyer në Tiranë, është një prej

piktorëve të afirmuar shqiptarë që njihet dhe

në vende të tjera. Arti i tij ka shumë të gjallë

përvojën e punës nëntokë, pra të vuajtjes 15-

vjeçare. Ka botuar librin-katalog “Rievokim”

(2001) dhe është në përfundim të një libri me

reflektime mbi përvojën e tij të jetës, të titulluar

“Komentarët”.

396 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

FRAGMENTE NGA LIBRI-KATALOG “RIEVOKIM”

Sinori i ëndrrës

…Kisha lindur vërtet në këtë botë dhe isha 22 vjeç. Atdheu quhej i

lavdishëm, por unë kisha dyshuar paksa nën ndikimin e ëndërrimit heretik.

Perandorinë, që kombinonte lirinë e detyruar me punën e detyruar të qytetarit,

e kisha pandehur një makth të trilluar. Mirëpo ky makth më trokiti një ditë

me shumë zemërim, më zgjoi nga pandehmat e më dhuroi të drejtën për të

parë me sy hapur…

Gjuhën e ëndërrimit nuk do ta ngatërroja më me prozën e përditshme

të botës së shndërruar në truall. Për habinë time, sa më thellë që do ta

shkelja këtë truall, aq më qartë do t’i dëgjoja zërat nga lart:

BOTËN NUK TA MERR DOT ASKUSH…Vendin e lindjes nuk je i

lirë ta zgjedhësh vetë, për sa kohë që liritë tradicionale interferojnë me vuajtjet nga dashuria

për troje. Të parët e tu i dhanë këmbës për mijëvjeçarë të tërë, ndalën në truallin që

emërtuan atdhe dhe vazhdojnë të ëndërrojnë për mijëvjeçarë të tjerë. Në këtë garë qëllove

disi dembel, por BOTËN NUK TA MERR DOT ASKUSH. Bota e lirisë fillon

me garën e ëndrrave, ku pjesëza e truallit nderohet për aq sa ofron.

1975

Qosheve të kryeqytetit flitej për një periudhë ferri. Salltaneti i këtij ferri

ishte përqendruar në Lagjen e Ndaluar ku vazhdohej të buzëqeshej. Kobrat i

buzëqeshnin njëra-tjetrës dhe rrëshqisnin me elegancë. Për t’u mbushur me

frymë, duhej dalë sa më shpesh në periferi, ku, së paku, bëzëqeshej më

rrallë...

Ndërkohë Çështja Lubonja 1 bënte progres. Përkrahja e kulturës

perëndimore që me përmasat e vitit ’73 kishte marrë trajtat e një kundravajtjeje

të rëndë, tashmë po përmbushte figurën e “krimit”. Përballë “mbretit” apo

“ushtarit” (një trung i tërhequr nga mali në fushë), shahu në Lagjen e Ndaluar

1

Todi Lubonja ishte akuzuar si përkrahës i kulturës “dekadente”.

Nën terrorin komunist

397

dukej një lojë mizorisht fatale për çdo lëvizje të gabuar, ndërsa rrugët përqark

vilave sajonin kuadrate-fantazmë…

Gjatë muajve të pranverës, në buzëqeshjet e asaj arene dalloja ëmbëlsinë

që i ofrohet viktimës… Ndërsa në ditët e para të verës, do të dëbohesha

nga kryeqyteti për 15 vjet…

Mbijetesë

Si lëndë e parë i ndesha më 1976, kur një tufë policësh civilë më hynë në

shtëpi për të rrëmuar. Qëndronte brënda normës: babai do të pushkatohej

e do të varrosej pa adresë. Këshilli do të urdhëronte sekuestrime e konfiskime

pasurish. Lugë, pirunj, pantallona… Pikturat e mia shpëtuan pasi shefi me

kobure i gjykoi “të vika dorësh të bësh majmunë”, dhe i la e shkoi. “Këtej

e tutje do punosh thellë nëntokë, atje ku nxirren 20 ton në 8 orë dhe

normalisht merret silikoza” më pat thënë të nesërmen brigadieri.

Thellë nën tokë, shkëmbinjtë ofrojnë pastër pamjen e krijesave të

dhunshme. Mimetizimi i brazdave shkëmbore shumëfishon me lehtësi ato

tipare njerëzore që panteoni i statujave të mermerta nuk i realizoi kurrë…

Mermeri është mburracak, është diktator që thyhet. Statujat e mermerta

thyhen, ndërsa brazdat e gjalla, përmes thyerjes, ditëkan të mbijetojnë.

…Në punë

Kepi Gjon ngrihej si piramidë mbi banesat e punëtorëve. Në faqe të

shkëmbit, thonin se ndodhej një vrimë ku mjalti i bletëve të malit rridhte

lumë. Kurrkush s’kishte arritur dot të ngjitej; ishte i lartë dhe i rrëpirët. Çka

është e ndaluar, është e ndaluar… Në krahun tjetër ja se ç’predikonte filozofia

e thjeshtë e nëntokës:

Gjithkush punon n’fabrik e n’minierë. N’dash me hor buk, s’ka rrugë qetër.

Bakri çan bllokadën. Merr varen e modhe e bje n’at gur, n’e thefsh…Pr’at drit e ke the!

Ene qetrin, vrik, vagjonat dun mush nji m’nji!

Pastaj vazhdohej me pyetje gjithfarësh:

A e ke pa naj her Enverin? Po yt’at ç’mutin desh ma shum?

Aberracioni i lavdisë

Në trojet tanë, për shekuj me radhë ngjarjet mbetën defektorezonancë

e shprehur me shpenzime të kursyera historike. Komunizmi oriental kultivoi

398 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

mbi këtë bazë edhe 50 vjet konvencione patetike, ndërsa morali popullor

egalitarian iu ngjit pas kësaj çmendurie në formën e tij brohoritëse. U kultivua

rroftë dhe daulle, aq sa veshët e shtetasit buçasin ende nga ritmet “tru

shplarëse”. Perversioni sadist nuk u kufizua vetëm tek psikologjia e individit,

që, në fakt, nën fasadën e pushtetshme, fshihte esencën e dobsisë së tij.

Perversioni i vërtetë sadist arriti të bëjë karrierë me shtetin, brenda shtetit,

dhe një shtet me anamnezë të shquar për dobësi kronike nuk mund të mos

shquhej edhe për sindromin e një diktature, si ajo që provuam.

BABALLARË TË PAVARROSUR ∗

U kthyem në kryeqytet për të rifituar komoditetin e vendlindjes dhe

për t’u siguruar që internimi kishte marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ishte

viti 1990. Regjimi diktatorial u përmbys dhe në kryeqytet bashkë me ne

vërshuan jabanxhinjtë, aq shumë jabanxhinj sa nuk ishin parë që prej mbarimit

të luftës…

Në vitet ’40 dhe baballarët tanë patën vërshuar në kryeqytet si jabanxhinj.

Gjyshërit tanë korçarë, shkodranë apo elbasanllinj i patën dërguar djemtë

në perëndim për të studiuar, për t’u diplomuar dhe për t’u kthyer pastaj në

vendlindje, ku do të administronin pronën e trashguar në familje. Mirëpo

gjyshërit nuk e parashikuan mirë historinë. Baballarët tanë, mbasi u kthyen të

diplomuar në atdhe, zgjodhën të luftonin okupatorin, fituan dhe nuk morën

në dorë fatin e pronës familjare. Ata pranuan diktatin e një shteti lindor, iu

futën punës për të krijuar të mirat e pronës kolektive dhe për të ndihmuar

bindjet e tyre, u vendosën përfundimisht në kryeqytet. Kështu rrodhën

ngjarjet, pra, që ne lindëm në Tiranë…

Baballarët tanë iu kushtuan punës për 30 vjet dhe u dënuan me vdekje,

sepse guxuan të përkujdeseshin me ndershmëri për pronën kolektive. Ne

shpresojmë se vendlindja jonë do të kujtohet ndonjëherë për eshtrat e

baballarëve tanë të torturuar. A nuk është e guximshme të pranosh

komoditetin e vendlindjes, pa varrosur më parë eshtrat e baballarëve?

Është viti 2003. Ne jemi në pritje të komoditetit më të domosdoshëm

që vendlindja duhet t’i ofrojë një kryeqytetasi. Shpresojmë se një ditë, ndoshta,

internimi ynë psikologjik do të marrë fund njëherë e përgjithmonë…

Këtu aludohet për Koço Theodhosin dhe Abdyl Këllëzin, eshtrat e të cilëve ende nuk

dihet se ku ndodhen.

Nën terrorin komunist

399

PETRIT VELAJ

Lindi në Vlorë, më 1924. Petrit Velaj rrjedh

nga një familje atdhetare me origjinë nga

Kanina. Mbasi përfundoi Shkollën Tregtare

në Vlorë, vazhdoi studimet në Itali, por nuk

arriti t’i mbarojë për shkak të fillimit të luftës.

Vendos të kthehet në Shqipëri dhe aktivizohet

në Lëvizjen antifashiste, me krahun nacionalist

të Ballit Kombëtar, gjë e cila do t’i kushtonte

shtrenjtë. Mbas mbarimit të luftës Petriti

kalon një kalvar të gjatë vuajtjesh, 37 vjet në

burgjet e diktaturës dhe më pas vazhdon jetën

në internim për 5 vjetë të tjera, pra, deri atëherë

kur u hoq masa e përgjithëshme e internimeve,

në vitin 1990. Gjatë viteve ’90 ka botuar

librat: “Një dritare burgu” dhe “Nga

prangat në demokraci”. Prej librit të parë, që

përmbledh kujtimet autobiografike, kemi

shkëputur dhe pjesën e mëposhtëme.

400 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

JETË BURGU

Viti 1945. Makina ndali para derës së burgut të Vlorës. Zbrita. E pashë

qiellin e Vlorës me ca re të bardha që kishin dalë mbi Karaburun dhe

shtyheshin për nga malet e Shashicës, drejt fshatit tim të dashur Kaninës…

Në Degën e Brendshme më pritën me arrogancë Hito Çakua, kryetari

dhe Qatip Dervishi, nënkryetari. Më izoluan te dhoma në hyrje të burgut të

vjetër, përballë Bashkisë. Të nesërmen, edhe pse isha i izoluar dhe i dërrmuar,

më thirrën në hetuesi. Para meje u shfaq portreti i Namik Cakranit. Ky njeri

kishte për grua çupën e hallës sime. Gjatë luftës kisha dëgjuar se Namik

Cakranin e kishin zënë forcat e Ballit Kombëtar që komandoheshin nga i

vëllai i tij, Kujtim Cakrani. Kujtimi e vuri me shpatulla për muri te shtëpia,

në Cakran dhe i kishte thënë:

- Je i dënuar me vdekje!

Aty ndërhyri menjëherë babai i tyre Bektash Cakrani, dhe i tha:

- Mos, biri im Kujtim, se është evlati ynë!

Kujtimi ishte kthyer nga i ati dhe i kishte thënë:

- Unë nuk kisha ndërmend ta vrisja, por po nuk e vramë ne, ky do të

të hajë kokën ty, baba.

Kjo skenë m’u kujtua kur isha përballë tij në bangën e hetuesisë. Namik

Cakrani dënoi babanë e tij me vdekje dhe tani më kishte mua përpara…

Drejtor i burgut të Vlorës ka qenë Muço Maska. Një burrë i leshtë dhe

injorant. Ishte me plot kuptimin e fjalës zemërzi. Ky njeri na u pështiros,

pasi e shihnim me sytë tanë si i plaçkiste të burgosurit që pushkatoheshin, u

merrte unazat dhe orët e xhepit. Kështu ndodhi edhe me orën e florinjtë të

xhepit të Hamdi Çepratit. Pasi e mori sahatin e Hamdiut, kur e pushkatuan,

e tregonte në oborrin e burgut. E nxirrte dhe e shikonte në sytë tanë. Neve

na vinte keq se në burg ishte edhe babai i Hamdiut, Hair Çeprati si dhe vëllai

i tij, Seiti që një ditë më tha:

- Sa herë që Muçua nxjerr sahatin e vëllait, mua më duket sikur luan

me zemrën e Hamdiut…

Nën terrorin komunist

401

Kryetar i gjyqit tim ishte Qemal Klosi. Në kohën që vëllai i tij varej në

litar në Rubik si sabotator, Qemali dënonte nacionalistët vlonjatë me vdekje.

Ai ishte një mallkim nga Zoti për ne shqiptarët.

Prokuror kisha Lufter Hoxhën. Ky, Lufteri, në tetor 1943, me një

pishë në dorë, nxorri gratë nga shtëpia e tij në Tragjas dhe i vuri asaj flakën,

sepse babai i tij, Tahir Hoxha me të vëllanë Bardhon, ishin në radhët e Ballit

Kombëtar. Lufteri me të gjithë vëllezërit ishin partizanë.

Ky ishte prokurori im. I ati i tij, Tahiri priste në qeli lidhur duar e

këmbë ekzekutimin e dënimit me vdekje që i kishte dhënë i biri, ndërsa i biri

me kënaqësi dënonte bashkëluftëtarët e babait të vet. Lufter Hoxha, shoku

im i klasës dhe i rinisë, kërkoi dënimin tim me vdekje.

… Pasi mora peshqeshin e Lufterit, na çuan në burg. Porsa më pa

Tahir Hoxha më tha: “Po edhe ty more bir të dhanë dënim kapital”?! Pas tij

Bego Gjonzeneli ngriti zërin dhe bërtiti: “Përse mua më dënojnë me 5 vjet

burg, ndërsa nxënësin tim e dënojnë me vdekje…”?!

Ju qasa pranë profesor Tahir Hoxhës dhe i thashë: “Petritër ka plot

Shqipëria. Por unë uroj që Shqipëria të mos ketë Lufterë, Namikër dhe

Qemalër, pasi do të shndërrohen në lugetër për të ngrënë shqiptarët.

… S’kaluan veç dy ditë dhe në burg na vjen nipi i Tahir Hoxhës, Niko

Hoxha, gjoja për t’u takuar me xhaxhanë! Ky njeri gjatë luftës ishte përpjekur

ta vriste xhaxhanë në krye të një njisiti komunist. Tani kishte ardhur ta

demaskonte atë para se ta ekzekutonin. Çfarë nuk i tha xhaxhait. Ato fjalë

që dilnin prej gojës së tij m’u dukën si copa metali, që dilnin nga ingranazhet

e hekurta të dhëmbëve… Iso i mbante Kryetari i Degës, Banush Goxhua,

të cilin ne e urrenim sepse sa herë që vinte në korridoret e burgut, u pëshpëriste

rojeve se ne ballistët ishim pa flamur dhe pa Atdhe.

… Viti 1947. Kryetari i Degës së Brendshme, Banush Goxhua, si një

bishë e tërbuar, vjen në burg me një listë në dorë… Pasi na thirrën emrat, të

gjithë u izoluam në qeli… Filluan torturat me Qemal Vrionin dhe vazhduan

me të tjerë… E torturuan për vdekje të zinë Qemal. Dy xhelatë e torturonin,

ndërsa dy ushtarë u binin çiftelive duke kënduar këngë epike nga ato të

veriut. Kështu torturuan edhe Adif Golen e Mihal Bellkamenin, vëllain e

rilindasit Spiro Bellkameni, derisa vdiqën të dy nga torturat. Çiftelitë në ato

vite në burgun e Burrelit, u bënë si muzikë mortore, funerale…

402 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Më 10 maj të vitit 1947, në kazanin e gjellës (gjella ishte lëng me qepë),

kishin hedhur një lloj bari për të na zënë barku. Gjithë burgu atë natë nuk

kishte qetësi. Ndyjtën të gjithë nëpër dhoma se rojet me gjithë të bërtiturat

tona, nuk na i hapnin dyert. Kjo ishte një prej shpikjeve të Vangjel

Rrëmbecit… mendja e të cilit pillte vetëm ligësi…

Gjatë viteve 1947-1948 në burgun e Burrelit u groposën 720 të

burgosur politikë. Ishte Banush Goxhua dhe Vangjel Rrëmbeci që urdhëronin

rojet që kufomat t’i përcillnin me valle… Po çonim kufomën e Fuat Voshtinës

tek e famshmja Qershi e Burrelit. Ishim unë, Pjetër Meshkalla, Anton Kosmaçi,

Xhevdet Kapshtica dhe Ali Radhima. Qershia e Burrelit mbeti si një lapidar

i varrezave të viktimave të terrorit komunist. Duke çuar trupin e të

pushkatuarit pamë se si rojet hidhnin valle duke na shoqëruar neve! Njëherë

tjetër, unë, Koço Tasi, Petraq Isaku dhe Kudret Kokoshi u caktuam për të

çuar kufomën e një djaloshi të ri, Hasan Priftit, nga Dibra. Vigu ynë ishte një

batanije. Rojet na shoqëronin duke hedhur valle. Kur shkuam te Qershia,

ç’të shohim: trupin e Fuat Voshtimës që e varrosëm tre ditë më parë, qentë

e kishin nxjerrë mbi dhé.

… Në vitin 1957 na transferuan në burgun e Vlorës, aty rrahëm disa

spiunë… për këtë na izoluan në qeli… Një ditë na erdhi aty “një kafshë me

fytyrë njeriu”, e quanin Mehmet Jaho Bolena, që komunistët e quanin Luftar

Bolena. Vëllanë e tij Faslli Jahon e kishte pushkatuar që më 1945, si ballist.

Ai na thirri dhe na kërcënoi:

- Edhe kockat do t’jua bluajmë, nëse ju diskreditoni elementët tanë

informatorë.

… Aty nga viti 1970, me rastin e ditëlindjes së Enver Hoxhës, disa të

burgosur i kishin shkruar një letër ku midis të tjerave i thoshin: “T’u shkurtoftë

jeta, o katil, për të mirën e popullit shqiptar”. Atëherë filluan ridënimet…

izolimet… torturat, ndalimi i korrespondencës, takimi me të afërmit e

familjes, ushqimet. U shtuan rrahjet e sharjet e policëve. Kur binte çanga

dhe roja bërtiste për të ngrënë drekë të gjithë të burgosurit, bërtisnin në

kor: “haje vetë”!

… Nga vitet 1970-1980, anëtarë të Byrosë Politike vinin njëri pas tjetrit

për të na sqaruar situatën politike në Shqipëri. Për çudi ndodhi që njëri pas

tjetrit, ata ranë që të gjithë edhe vetë në burgje e pushkatime… Në një nga

këto takime, Besnik Baxho, i rrëmbyer ngrihet, merr portretin e diktatorit

Nën terrorin komunist

403

që varej në një kornizë dhe e hedh për tokë. E shkeli edhe me këmbë duke

bërtitur: “Kështu do të përfundoni të gjithë ju që e kthyet Shqipërinë në një

burg”! E morën rojet dhe e mbyllën në izolim. Shpirti i tij e di se ç’ka hequr

në tortura. Kur u kthye në kapanon, e shihja çdo ditë se si mbahej me duar

nëpër faqet e mureve për të lëvizur. E kishin bërë invalid…

… Duke hequr në zemër, siç bëhej në estradat amatore të

kooperativave bujqësore, nëpërmjet gulçimave, Pali Miska, anëtar i Byrosë

Politike, na shqiptoi emrin e diktatorit fatkeq që kishte vdekur.

Gjithë të burgosurit u ngurosën në vend. Nga mezi i tyre, ashtu në

heshtje, bëri përpara një arixhi, që ishte dënuar 25 vjet për tentativë arratisjeje.

Doli përpara nesh. Ngriti pëllëmbët e duarve drejt qiellit, me vështrimn nga

ushtarakët dhe Pali Miska, dhe foli me zë të lartë: “O Zot! O Zot! Paska me

të vërtetë një Zot!” Pasi shqiptoi këto fjalë ra përmbys përtokë. Pali Miska,

bëri tre-katër hapa përpara, u përkul mbi të duke i thënë: “Vëlla, vëlla, çohu

se të gjithë e kemi këtë dhimbje të madhe. E kuptoj se ty të dhemb më

shumë”. Arixhiu u ngrit në gjunjë dhe ashtu siç ishte, iu drejtua Pali Miskës:

“Aman ore, shyqyr që shpëtuat edhe ju se kishte filluar t’u hante një nga një

si kokrra gorice, pa lere ne që po vuajmë dhe u kalbëm burgjeve…” Kur

dëgjoi ato fjalë, Pali Miska e qëlloi me shqelm dhe urdhëroi policët për ta

izoluar në qeli. Qysh aty para syve tanë dhe të Pali Miskës, policët filluan ta

rrahin me hazretin dajak. Mes të qeshurave skena tragjiko-komike e asaj dite

mbaroi.

… Kur rashë në burg për herë të dytë, gruaja ishte në maternitet për të

lindur…

… Për herë të parë në jetën time, kur u lirova nga burgu, dëgjova

fjalën e ëmbël fëminore “baba”. Ai që m’u hodh në qafë ishte djali, Ahmeti…

Nuk mbaj mend si erdhi fjala dhe djali më pyeti:

- Sa vjet burg ke bërë baba? Ishte një pyetje me nënkuptim.

- 37 vjet burg e 5 vjet internim, - i them.

Djali më hodhi një vështrim të dhimbshëm, u vrejt, uli vetullat si retë

mbi malet e Karaburunit dhe më tha:

- Jeta e burgut është e rëndë, por duhet ta dish se edhe izolimi i shumë

njerëzve si ne, është njëlloj si burgu.

E pashë tim bir që dy lotë të nxehtë iu rrokullisën faqeve. Kuptova që

ishte rritur, por edhe se ishte pjekur para kohe.

404 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

MAKS VELO

Ka lindur në Paris, në vitin 1935. Është

diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së

Ndërtimit në Universitetin e Tiranës. Në vitin

1976 është dënuar me 10 vjet burg për motive

politike. Ka botuar një seri albumesh me motive

nga terrori komunist, të cilat i ka ekspozuar

në shumë vende të Evropës. Ka publikuar në

shtypin e kohës shumë tregime dhe skica. Ka

botuar librat: “Palltoja e burgut” dhe “Kostumi

i martesës” (2002).

Nën terrorin komunist

405

KRYQET E FSHATIT

Fshati kishte shumë kryqe, por më të rëndët, ishin ato të varreve.

Varret e fshatit ishin në një pllajë të vogël si nja pesëdhjetë me tridhjetë

hapa. Pllaja ishte e pjerrët dhe aty nga dy të tretat e gjerësisë, ajo përthyhej

prapë në ngjitje dhe merrte përpjetë. Nga sipër ishte e rrethuar me gurë,

mbas së cilës vazhdonte një pyllishte e dendur e pa krasitur kurrë.

Një rrethim guri vazhdonte dhe nga ana e rrugës automobilistike, kurse

nga ana e poshtme kishte një mur mbajtës, të pjerrët, që qëndronte aty i

palëvizur. Në mes të këtij muri ishin gjashtë shkallë që të fusnin në varreza.

Varret ishin fare afër kishës, i ndante rruga.

Kisha ishte një godinë e madhe, katedrale e vërtetë, ku llamburisnin

qirinj për përshpirtje gjatë tërë vitit. Ishin gratë e fshatit që i ndiznin për të

kujtuar të afërmit e vdekur.

Në ballë, ikonostasi i gdhendur në dru arre ishte i mbushur me ikona

të bëra nga ikonografët e fshatit. Deri së fundmi, numëroheshin njëzet e dy.

Këta ikonografët dardharë kishin një atelie dhe në malin Athos.

Kisha ishte vendosur në kurrizin e malit dhe kur binin kambanat bambum,

bam-bum, fshatarët, burra e gra, fëmijë e të rinj, pleq që mezi ecnin,

merrnin rrugët e gurta të fshatit duke dihatur, por në kishë, në meshë do të

shkonin…

Të dielave në meshë mblidhej tërë fshati dhe aty mund të gjykoje për

kulturën e traditën që mbartte me vete ky fshat i fshehur në mes të maleve.

Kisha, oborrin e kishte të madh, aq sa varret, e në gurët e pragjeve nën

harqe, pas meshe, ulej tërë fshati grupe-grupe. Plakat kapërcenin atë pak

vend e ngjiteshin në varrezat…I shihja si çapiteshin ngadalë duke ecur

pleqërishte, të përkulura për të mbrojtur dritën e qiriut që e mbanin me

dorën e majtë.

Çonin dritën e kishës në varret e i vinin qirinjtë mbi kryqet e gurtë.

406 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Unë ndiqja nga mbrapa gjyshen, Memenë. Asaj i kishte vdekur i ri djali

i vetëm, kishte marrë një të ftohur në një udhë mali. Aty kishte dhe mëmon

dhe babanë e saj.

Ulej, pikonte dyllin e nxehtë, ngulte qiriun dhe qante me zë të mbytur…o

biro… Unë ulesha te dheu, rrotulloja kokën dhe shikoja kryqet. Ishin kryqe

guri, në një ngjyrë gri të errët, me ca njolla myshku të bardha në jeshil, që iu

ishin ngjitur, e nuk iu shqiteshin. Këta janë shpirtrat e vegjël. Kështu dhe

shpirti im, një ditë do të ngjitet në një kryq… mendoja.

Kryqet ishin të ngulura rëndazi, ca qëndronin drejt, po ca ishin të

përkulur nga lodhja, o nga para, o nga mbrapa.

S’e mbajnë dot peshën e vuajtjes, thoja…

Kishin të gdhendur në gjoks gërma dhe numra… aty ishte tërë historia

e fshatit.

Te këta kryqe mbahej tërë siguria e jetës së fshatit; tërë dashuria dhe

respekti për të parët.

E sa herë larg kujtoja fshatin, më dilte përpara ajo lëndinë me bar të

thatë, nga ku ngriheshin kryqet e rëndë të kujtesës njerëzore. Këta gurë nuk

ishin vendosur në rreshta të rregullt, me parregullsinë e tyre, transmetonin

shpirtra të pavarur, ndërgjegje të shqetësuara, hove madhore.

Njëri kryq ishte më lart, tjetri më i ulët.

Kryqet dukeshin sikur shikonin njëri-tjetrin, si shtëpitë e fshatit. Dhe

kryqet më dukeshin sikur ishin fshehur, e nxirrnin kokën për përgjim.

Fshati ishte vendosur aty në një pozicion strategjik, se ishte fshat i

arratisur. Dukej si një fshat në pritje, gati për t’u nisur për udhë. Fshati ynë

ishte vendosur aty për t’u fshehur nga persekutimet e turkut. Kishte katër

hyrje-dalje, katër qafa.

Nga sipër i rrinin ca maja malesh si fantoma gjigante, kurse vetë ishte

ngulur në një rrëpirë.

Guri i Capit, guri i Vjeshtës… guri i Rahut.., guri i Markut.., çdo gjë

ishte lidhur me gurët, dhe fshati ishte bërë i tëri prej guri.

Dukej si një gur mbi gur, i bukur, i punuar, i vuajtur, i sfilitur…

Rrugët, pragjet e shtëpive, avllitë, çatitë ishin gur i gjallë…

Më pëlqente që fshatin ta shihja nga larg…

Nën terrorin komunist

407

Nga rruga e Sinicës, kur ulej dielli, më dukej sikur tërë fshati kishte

marrë zjarr e kishte lindur një fshat i ri i pagëzuar nga lart.

E shihja nga rruga e Bigllës kur bënim pushimin e fundit… e më dukej

si një çetë komitësh të ulur me torbat në krah, gati për t’u nisur…

E shihja nga maja e Shën Pjetrit, më dukej si një karvan në pushim…

Tërë fshati gjelbëronte, e tërë kjo kurorë energjie e ndershmërie

njerëzore, kishte në qendër ato kryqe, që më dukej sikur flisnin e tregonin pa

u nxituar tërë vuajtjet që kishte hequr ai fshat në shekuj, për të ruajtur emrin

e mirë. Kodiku i fshatit ishte aty te kryqet e varreve.

Fshati kishte edhe kodikun e vet ku ishin shënuar tërë ngjarjet kryesore

të tij, por mua më bëhej se kodiku që lexohej me një vështrim, ishin ato

kryqet e varreve. Në një mbrëmje, me shi të vjeshtës të 1968-s, marr vesh se

në fshat kishin thyer kryqet e varreve.

Komiteti i Partisë i Korçës dhe Dega e Punëve të Brendshme, kishte

detyruar fshatarët të thyenin gurët. Tregimet ishin copa-copa, të frikshme, të

rënda. I kishin mbledhur në Këshill, pastaj në shkollë. Mbledhjet kishin

vazhduar disa ditë rresht deri natën vonë.

Ngjarja tregohej si një komplot.

Mbas një dasme, ku hareja kishte zgjatur deri vonë, të nesërmen në

mëngjes, ishin parë shkrime nën karriget - Lavdi Zotit. Po atë natë ishte

shkruar dhe një parrullë e madhe me gërma kapitale, në një mur- Lavdi

Krishtit.

Urgjentisht kishin ardhur nga Korça kuadro të Partisë dhe të Sigurimit.

U soll dhe qeni i kufirit, i cili nuhatjen e shpinte deri te një shtëpi e veçuar.

Ia ngarkuan një nxënësi që ishte aty, po ai ishte memec e i metë.

Çdo ditë kishte mbledhje mbas mbledhjesh e demaskime. Në këto

mbledhje mori pjesë dhe sekretari i dytë Komitetit të Partisë të Korçës T.L.

si dhe zv.kryetari i Degës N.D. Sekretari mundohej ta zbuste atmosferën,

por të deleguarit e Degës së Brendshme ishin të papërkulur: ky fshat është

fetar e duhet pastruar.

Ata fshatarë që kishin mbetur në fshat nuk dinin ku të futeshin. Akuzuan

dhe priftin e fshatit që i paskësh organizuar të gjitha. Urdhëri ishte të mbyllej

kisha, të digjeshin ikonat dhe të thyheshin kryqet e varreve.

Ishte mëngjes i ftohtë dhe të gjithë, të grumbulluar para kishës, rrinin

kokulur.

408 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

I çuan në varreza dhe secilit i caktuan një kryq.

- Ky është aksion kundër fesë… thyeni kryqet ose jeni ju, nxitësit e

parullave.

Pleqtë dhe djemtë e fshatit filluan të thyejnë krahët e gurtë me qysqi,

kazma e leva.

- Forca prift, jepi… thyeje… thyeji kryqet…

Mbasi i thyen tërë ata kryqe të rëndë, toka e varreve u mbush me

fragmente krahësh, kokash, trupash guri.

Tani ishte shndërruar në një varrezë të kryqeve të varreve…

Në fshat shkoja rrallë.

U nisa me një grup sportistësh nga Tirana, që shkonin për ski. Ishte viti

1970. Rrugën Korçë-Dardhë e bëmë në këmbë nga ana e Drenovës,

ngarkuar me ushqime dhe skitë në kurriz. Kur arritëm në fshat, lashë

ngarkesat, piva një çaj mali dhe u ngjita nga kisha.

Kishës i kishin rrënuar kambanoren e i kishin prishur harqet e hajatit.

Ikonostasin e drurit e kishin murosur me një mur të dytë.

Ktheva kokën nga varrezat. Bora kishte mbuluar atë pllajë të vogël.

Nuk kishte asnjë gjurmë. Asnjeri nuk kishte hyrë brenda. M’u duk sikur tërë

fshati ishte nën atë qilim të bardhë, nën atë pllajë.

Sipërfaqja e bardhë ishte tërë gunga… vetëm ca gurë të vetmuar tektuk,

kishin mbetur si ushtarët e fundit në një betejë. Ata që nuk donin të

dorëzoheshin. Gurët mezi njiheshin që kishin qenë kryqe… ishin anuar…

rrëzuar… shembur… vithisur… Dhe ngjyra m’u duk e ndryshuar, sikur

ishin nxirë më tepër, sikur nuk donin të jetonin më.

Toka sikur ishte fryrë e bufatur… tërë gunga-gunga…

Mbas dhjetë muajsh, në pranver, pleqtë e fshatit vendosën t’i zhvendosin

varret andej në të dalë të fshatit, në rrugën për Shën Pjetër, afër përroit e

kories së Rahut.

N.D. ishte lab, kushëri i parë i K.H., Ministrit të Brendshëm. Në Institutin

Politeknik, ku e njoha, ishte një vit para meje, po Fakultetin për Inxhinieri

Ndërtimi e mbaroi më 1995. Ai kurs e bëri fakultetin me katër vjet, kurse

ne e mbaruam me pesë.

Që kur ishte student, ishte në parti, komandonte në Institut dhe e

kishim frikë të gjithë. Drejtori i Institutit Z.K. i rrinte me të qeshur. Kishte ca

Nën terrorin komunist

409

lëvizje të prera, ku binte në sy siguria dhe mungesa e çdo etike. Ajo që më

bënte përshtypje tek ai, ishte shikimi metalik që lëshonin sytë e tij jeshilë.

Mbas mbarimit të Institutit kaloi menjëherë në Ministrinë e Brendshme. Në

vitin 1973, në një bisedë me shkrimtarin T.L., në kafenenë e turizmit të

Fierit, i thotë se ngjarjet e dramës që pasoi masakrën e kryqeve e të ikonave,

e gjitha ishte e përgatitur prej tij.

…Në kamp, gazetën e lexoja çdo ditë, rregullisht. Posa shihja që tellalli,

Xarxalloja, zbriste shkallët me gazetën në dorë, nisesha drejt stendës.

Stenda ishte me dimensionet e gazetës me xhama nga të dyja anët, për

t’u lexuar si në anën e jashtme, ashtu dhe të brendshme.

Këto gazetat e Partisë janë menduar s’ka më mirë. Kanë vetëm katër

faqe. Kështu ishin të gjitha, Zëri i popullit, Bashkimi, Puna, Rinia.

Në ato katër faqe i përmblidhnin të gjitha.

Dhe të gjitha ishin sukseset e Shqipërisë dhe disfatat e pjesës tjetër të

botës.

U afrova te stenda dhe më ra në sy menjëherë në fund të faqes së

katërt një nekrologji. E kuptova në çast. N.D. kishte vdekur. Botohej një

fotografi me një veshje ushtarake, si nuk e kisha parë asnjëherë. Në jetë e

kisha parë vetëm civil. Këto lloj fotografish i botonin vetëm në nekrologjitë.

Ishte viti 1979… isha në oborrin e kampit.

Të tre që kishin përgatitur e zbatuar arrestimin tim: N.H., K.I. dhe

N.D. të tre kishin vdekur këto vitet e fundit, njëri pas tjetrit. Ndjeva një

kënaqësi të çuditshme si një vendim nga lart, si një hakmarrje qiellore, si një

ngushëllim që dërgohej. Ti do të vuash… sikur ishte mesazhi, por këta nuk

kishin të drejtë të jetonin më.

Më vonë, deri në fund të 1982-tës, u ekzekutuan dhe tre Ministrat e

Brendshëm që udhëhoqën Ministrinë nga 1948: M.Sh., K.H., F.S.

Si për të gjithë të burgosurit dhe për mua ishte një lehtësim i madh. Ne

vazhdonim të vuanim, por Ministria e Brendshme kishte shpallur falimentimin

e saj. Ajo po hante vetveten.

Po shikoja fotografinë e nekrologjisë. Këto fotografi janë të kartotekës

personale në zyrën e kuadrit. Kanë një vështrim të veçantë. Te të gjithë

oficerët madhorë të Ministrisë së Brendshme është po ky vështrim.

410 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Një besnikëri servile dhe një premtim për të qenë të gatshëm për çdo

krim. Këtë lloj vështrimi, ata e zbulojnë në mënyrë intime vetëm para kameras

së aparatit fotografik. Aty dallon ligësinë, injorancën, mungesën e çdo logjike

pozitive, servilizmin, varfërinë intelektuale.

Aty ata zbulojnë mendimet e fshehta, dëshirat e patreguara, pikësynimet

e një egoje pa skrupull, ëndërrat për gradime e poste.

Por, isha i sigurt që, ata të tërë ëndërronin deri te posti i zëvendësministrit.

Ky post ishte lënë vakant. Shumë zëvendësministra i kishin nxjerrë tradhtarë,

i kishin burgosur, helmuar, internuar. Zëvendësministrit të Brendshëm mund

t’i haje kokën, kurse ministrit, jo. Ministri i Brendshëm ishte personi i tretë

në Shqipëri. Ata i caktonte Enveri, dhe prandaj nuk lejohej të ëndërroje për

atë post. Deri aty, te posti i zëvendësministrit, ata mendojnë fshehurazi, më

tej nuk kanë kurajo, thoja me vete.

Vazhdoja të shihja fotografinë e nekrologjisë.

Shikimi ishte direkt, i paturpshëm, nuk dalloje dot asnjë grimë ndjenjash

humane, asnjë pikëllim, asnjë ndjenjë dhimbjeje.

Kjo fotografi tregonte njerëz të palëkundur, të paepur, të pakthyeshëm.

Shikimi të transmetonte një zonë të ftohtë, të padepërtueshme, ku çdo

qenie njerëzore ngrin.

Ky vështrim kishte shtresëzimet e krimit, shtresëzimet që vinin nga

kohët primitive, kalonin nëpër antikitet dhe përmes mesjetës, arritën në kohët

moderne.

Të gjithë njerëzit kanë paraardhësit e tyre. Cilët kanë qenë ata që kanë

qenë si unë që para pesë mijë vjetëve… sa kanë qenë dhe kë vazhdoj unë…

kush do të vijë mbas meje dhe do të jetë si unë?

Këtë shekull, krimi shtetëror shoqërohet me teori filozofike, por

aplikantët, ata që merren direkt me krimin, kanë po atë egërsi të kriminelit

të parë… që ishte shtaza e fundit, që nuk donte të kthehej në njeri.

…Isha në hetuesi. Kisha disa muaj që isha vetëm. Kisha ngrënë supën

e darkës, kishim plotësuar dhe veprimet e tjera të ritualit të përditshëm:

kishim dalë për në banjë dhe polici na kishte ndezur cigaren e mbasdarkës,

që ishte cigarja e fundit.

Po lëvizja ngadalë, paralel me errësimin e mbrëmjes. Drita e llambës

nga lart ishte si një shpresë e shuar përgjithmonë.

Nën terrorin komunist

411

Shkoja deri te muri dhe kthehesha mbrapsht… isha zbathur dhe ecja

butazi si i vogël, kur hidhesha nga krevati dhe i sulesha vëllait për sherr.

Këto po kujtoja kur papritur dëgjoj që hapet dritarja e vogël e derës.

Qëndrova në mes të dhomës. Isha dy metër afër. Andej korridorit, ishte

errësirë dhe nuk po kuptoja kush po më vëzhgonte me aq ngulm. Po

shiheshim në gjysmë errësirë; shikimi andej ishte i egër, armiqësor. Më së

fundi dallova vështrimin e akullt te sytë jeshil. Ishte Kryetari i Degës së

Punëve të Brendshme të Tiranës, N.D.

Fytyra u largua, dritarja u mbyll me një kërcitje të thatë.

Qëndrova pa lëvizur… vazhdoja të shihja atë dritare qorre.

Pastaj ngadalë ngrita duart e shtrira. Duart i ngrita deri në pozicionin

horizontal. Këmbët mezi më mbanin e duart në maja më dridheshin, por

vazhdova të qëndroja në atë pozicion. Isha një kryq i gjallë në mes të birucës.

412 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ASTRIT XHAFERI

Astrit Xhaferi lindi në Vlorë, më 1941. I

përket një familjeje të persekutuar egër prej

regjimit komunist. Është diplomuar si mësues

biologjie. Më 1968 është hequr prej arsimit

për arsye politike dhe prej asaj kohe ka punuar

punëtor. Më 1977 është arrestuar dhe dënuar

me 9 vjet burg për agjitacion e propagandë.

Qysh në mosh të re ka nisur të shkruajë poezi.

Ka botuar librin: “Shpirtëra të gjelbër”

(2002).

Nën terrorin komunist

413

NATA E VITIT TË RI

Natën e vitit të ri, në kohën kur në qytet, njerëzit duhet të ishin

grumbulluar rreth tavolinave për të festuar, unë isha i kruspullosur në qelinë

e ngushtë, të errët, e të ftohtë. Mendoja. Mundimet më vërtiteshin pa asnjë

lloj rregulli, si makinat në një udhëkryq, pa semafor e pa policë. Merrja me

mend dëshpërimin në familjen time atë natë! Zërat e trishtuar e të ulët nëpër

shtëpi! Sidomos pyetjet e vajzës sime 3-vjeçare, “Po babi?!” e gati po më

dilnin lotë prej syve…

Pikërisht këtë mbrëmje, hetuesi gjeti gjysmë ore kohë, të krijonte

mundësinë që unë të dëgjoja bisedën telefonike që bëri me familjen e tij,

duke lënë derën hapur e duke folur me zë të lartë: “hë mama, ka dalë mirë

pema e vitit të ri? Shiko, vajzës do t’i bie dhe ca lodra të tjera! Mos harro t’i

veshësh fustanin e ri, se u bë e rritur ajo tani, vajti 3 vjeçe.(Koinçidencë! Sa

vajza ime!). Do ta dehim dhe me birrë, do ta nxjerrim dhe në fotografi…

Pastaj erdhi dhe u ul përballë meje. Ndenji pak pa folur, duke shijuar

efektin, siç bënte gjatë goditjeve dhe shtrëngimit të hekurave. Në sytë e

turbullt dhe buzët e trasha i lodroi buzëqeshja djallëzore. Buzëqeshje që

kishte brenda gërvimën e hekurave dhe të dyerve të panumërta, squlljen e

lagështirës dhe errësirës; drithmën e rënkimeve; anktin e pritjes së të

panjohurës mundonjëse.

Pa pritur tha: “Sonte nuk kam nge të merrem me ty. Polic hajde merre

këtë. Çoje në qeli”.

Atë natë u përpëlita si në jerm, as zgjuar e as në gjumë, duke dëgjuar te

veshët qarjen e vazhdueshme të vajzës dhe fjalën “Babi”, “Babi”. Rreth

qafës më përvëlonin duart e ngrohta të saja… Nata qe e gjatë. Hidhërimi qe

i mpiksur. Nuk besoj se çmenduria, ka fytyrë tjetër në trurin e njeriut.

(Më vonë, kur do të shkoja në Spaç, do të mësoja, se ky hetues nuk

ishte i martuar fare, dhe këto lojëra i kishte bërë dhe me të tjerët).

- Ti je, - më tha ai- si kali i Petrit Dumes. Ke dëgjuar për atë kalë?

- Jo, - i thashë, i dërrmuar, por dhe me gëzimin e mjerë, që ai qe takimi

i fundit me të dhe unë, këtej e tutje, do të shpëtoja nga ky përbindësh që për

414 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

pesë muaj me radhë më kishte torturuar fizikisht e psikologjikisht, edhe pse

përpara më priste gjyqi formal dhe dënimi i rreptë.

Por atë natë, siç dukej, kishte qejf që ndonjë ligjëratë të dëgjuar nga

shefat e tij të ma mbante mua, gjë që e bënte shpesh dhe kuptohej menjëherë.

- Do të ta shpjegoj unë punën e kalit, i pandehur, por, më parë dua të

të them se, edhe pse kjo është seanca e fundit dhe hetuesia mbyllet, ti ke

kohë të reflektosh edhe në gjyq (në gjuhën e tyre kjo do të thotë që t’i

pranosh fajet edhe kur nuk i ke bërë), përndryshe, ti nuk do të jesh gjë tjetër

për njerëzit e ndershëm, për shoqërinë, e për gjithë popullin, veçse simbol i

së keqes.

Ti pretendove gjatë gjithë kohës, se nuk ke folur, nuk ke bërë axhitacion

e propagandë. Se dëshmitarët gënjejnë, janë të përgatitur. Shumë mirë. Por,

të gjithë ata gënjejnë? Ja gënjeu njëri, Remziu! Po i dyti, Luani? Ja gënjeu dhe

i dyti, po i treti, piktori, që e ke pasur dhe mik e i veje dhe në studio? Po i

katërti…

Gëzimi im i mjerë, se po shpëtoja nga thonjtë e këtij njeriu, më kishte

mpirë edhe më shumë, dhe më bënte ta dëgjoja si i topitur, “këngën” e tij,

tingujt e së cilës u ngjanin tingujve që lëshonte një qusqi, nga shkatërrimi që

po u bënte gurëve të themeleve të jetës sime. Më dukej sikur kjo këngë vinte

jo nga goja e tij, por nga zhurma e ullukut që derdhte ujin e shiut diku jashtë

dhe dëgjohej mbyturazi në dhomën e hetuesisë. Më vinte edhe keq edhe

inat me veten time që, në ato kushte, e kisha të pamundur për ta pështyrë

qoftë dhe një herë në fytyrë këtë njeri. Por, kjo qe një kërkesë e kotë ndaj

vetes, sepse më dukej se, në mungesë të barazisë e lirisë, nuk kishte armë

tjetër kundër tij, veç urrejtjes, përbuzjes dhe përçmimit. Ndonjëherë dhe e

mëshiroja si njeri-mekanizëm të kurdisur nga shefat, sistemi dhe ideologjia e

tyre.

“Ja, po e zëmë për një moment, se ti nuk e ke sharë udhëheqësin

kryesor, sistemin tonë, letërsinë tonë, po e zëmë se nuk e ke mburrur jetën

në perëndim, e gjithë ato poshtërsira të tjera që ke thënë. Por,po pyes, a na

do ne ti? A e do ti këtë pushtet? Kur ne të kemi pushuar nga puna, nga fisi

yt kemi dënuar dhe armiq të tjerë, ti megjithëse me arsim të lartë, bën punë

krahu? Patjetër që ti na urren. Sa kohë nuk i kishe thënë me njeri ato gjëra, ti

ishe njeri si gjithë të tjerët. Ne të prumë këtu, kur ti nise ta shpallësh armiqësinë

Nën terrorin komunist

415

tënde. Edhe pse nëpërmjet maskës së njeriut të mirë, që punon mirë dhe që

kolektivi e do, nuk na e hodhe dot.

Ndaj, të thashë qysh në fillim, se ti je si kali i Petrit Dumes”.

Puna e kalit, ma largoi topitjen, zhurmën monotone të shiut në ulluk,

më shtoi kureshtjen dhe më bëri që të përqendrohesha.

“Para se të tradhtonte gjenerali, ai kalë u mbajt në stallat më të mira. U

ushqye me tagjitë më të rralla që ekzistonin, deri dhe me vezë të freskëta,

tamam si kuajt e sheikëve të Arabisë. Kashaisej, lahej e fshihej me peshqira

përditë nga dy ushtarë dhe kur dilte me të zotin nëpër fushime, inspektime,

apo dhe për gjah, njerëzit shikonin më shumë kalin se sa gjeneralin. Kalë më

të bukur nuk gjeje. Të kujtonte kuajt e kreshnikëve.

Por ja që i zoti tradhtoi dhe njerëzit e morën vesh se kë kishte mbajtur

mbi shpinë ai kalë. Menjëherë për ta, ai u kthye në simbol të së keqes, në

simbol të armiqësisë, edhe pse të themi të vërtetën, ai një copë kafshë ishte

dhe asgjë tjetër. Por populli është i ndjeshëm dhe nuk e duron dot çdo gjë

që ka lidhje me armiqësinë…

E hoqën nga stalla e kuajve të shtabit, e bashkuan me turmën e kuajve

të tjerë të samarit. Por edhe atje, ushtarëve dhe oficerëve u kujtonte tradhtinë

dhe nuk e duronin dot. E mbrehën nëpër karro. Aty nisi të provojë shkopinjtë

dhe kamzhikët, ndoshta me tepricë e pa të drejtë, por ja që kështu është jeta,

edhe kafsha paguan, kur i shërben një gjëje të keqe.

Kali kaloi shumë peripeci, derisa një ditë ngordhi dhe e hodhën në një

gropë”.

O Zot! Deri ku shtrihej absurdi i luftës së klasave!

Më vonë, kur erdhi demokracia, kjo histori u bë e njohur në filma e

gazeta.

“Ty nuk ta uroj fatin e tij, megjithëse je kaq i dobët dhe puna në miniera

është e rëndë, por një gjë duhet ta dish, do të jesh simbol i së keqes dhe do

të bredhësh kampet e burgjet, përsa kohë ta kesh mendjen dhe sytë nga

perëndimi dhe të shash pushtetin tonë”.

Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë. Unë, bashkë me shokët e mi të të

njëjtit fat, e bëmë burgun. Mbas burgut, për shumë vite të tjera, u rropatëm

416 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

fermave dhe guroreve, derisa një ditë, ashtu siç nuk na e kishte marrë mendja,

pamë “godinën” e së këqes që zvarritej.

Shpesh më ka tunduar dëshira dhe kureshtja ta takoja prapë atë hetues,

por është e pamundur ta takosh. Ai ka kohë që ka ikur në Amerikë. Doja t’i

thoshja:

“Zotëri! Unë e durova diktaturën tuaj, dhe tani në liri ja ku jam këtu,

në Shqipëri. Kurse ti nuk e durove dot lirinë tonë, dhe shkove në “perëndimin

e ndaluar”, duke iu larguar turpit. Atij turpi, që siç më thoshje vetë, vjen kur

i shërben së keqes… Por po të ishte vetëm kaq, nuk do të qe gjë.

Është më shumë.Mërgim i detyruar. Dënim. Rrënim i asaj që

përfaqësoje.

Ti në çdo metër katrore të atdheut, shikon fantazma “dankoje”. Nga

ato që i dërgove në Burrel, Spaç, Qafë-Bar. Fantazmat ta kanë trazuar

subkoshiencën. Të kanë bërë ta kthesh shpesh kokën prapa. Të mos kesh

qetësi. Ndaj ike.

Por ikja jote i ngjan vetëm kokës së strucit, sepse ti je prapë këtu. Pak

Makbeth, pak Judë, pak Jago, pak gjarpër. I qullur kokë e këmbë, akull i

ftohtë. Jo nga djersa! Jo nga stërkalat e deteve që kalove! Nga mëkatet që

bëre për pesëdhjetë vjet! Nga lotët e atyre që i dënove pa faj.

Ike. Por imazhin dhe shpirtin e zi, nuk e more dot me vete. Atë tani e

ke nëpër faqet e librave të Visar Zhitit, të Maks Velos, Fatos Lubonjës,

Agim Mustës, Luan Myftiut, e shumë të tjerëve. Atje në Amerikë, një ditë,

trupi yt mëkatar do të vdesë. Këtu, në këto libra, shpirti yt, do të mbetet

përherë si një gjarpër-fosil i së keqes, si një njollë e errët krimi…”

Nën terrorin komunist

417

TRIFON XHAGJIKA

pushkatuar më 1963

Lindi më 1932. Kryen shkollën ushtarake, por

kupton që kjo nuk i përshtatej, prandaj

“rebeloi” shumë shpejt, sepse donte lirinë dhe

poezinë. I dedikohet me sinqeritet krijimtarisë

letrare në kohë shumë të trubullta.Më 1959

boton librin e tij të parë “Gjurmë”. Fillon të

bjerë në konflikt të hapur me regjimin diktatorial

dhe, në vitin 1963, arrestohet dhe akuzohet si

“kundërshtar i hapur i pushtetit popullor”.

Gjyqi e dënon me vdekje, ndërsa Trifoni në sallë

reciton poezinë e tij “Atdheu është lakuriq” E

pushkatojnë më 23 dhjetor 1963, në moshën

31 vjeçare.Mbas rënies së diktaturës janë botuar

librat e tij “Atdheu është lakuriq” (1994) si

dhe një përmbledhje me poezi (2002). Poeti i

pushkatuar, Trifon Xhagjika, mund të

konsiderohet si një meteor drite në poezinë

shqipe.

418 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

SHËNIME: “STINA MENDIMI” PA MASKË

Mendimet e mia kanë ndryshuar si stinët e vitit. Kjo ka ndodhur jo më

shumë për karakterin tim kontradiktor, sa për shkaqet e jashtme, të cilat

ndikuan në fuqinë time shpirtërore që në moshën e njomë, shkaqe këto që

më deziluzionuan për vite me radhë..

… Fshati ku linda është plot shkrepa e gurë. Por ka edhe livadhe të

vegjël, ku mbijnë shumë lulëkuqe. U bënë lulëkuqet për mua simboli i

shpirtmadhësisë e i zemërgjerësisë njerëzore. Që 7-8 vjeç, baritja nëpër

fusha të mblidhja lulëkuqe, se në to do të gjeja njerëzit e mirë, që t’u thoshja

të ndihmonin nënën e babën tim.

Një ditë e dëgjova tim atë të thoshte: “Të gjithë njerëzit janë të këqij”.

“Po ku janë njerëzit e mirë”? - pyeta nënën. “Janë në lulëkuqe” – m’u përgjigj

ajo. Që atë ditë, shkova e kërkova në çdo lulëkuqe, por…

… Por vitet më bënë 14 vjeç. Në çdo vit isha i heshtur e i turpshëm.

Më tërhoqën një ditë “për hunde”. Ishte natë atëherë, natë e shkurtit të

1947-ës. Ecja në një korridor të errët e të ngushtë, që mbaronte në një derë

të hapur. Më futën brenda. Dera u mbyll. Gjithnjë ishte errësirë. Atje dëgjova:

“Shtoje besimin që kemi për ty, prandaj bëhu hije dhe gjurmoj shokët,

paditur që të kanë pranë”. Unë heshtja, habitesha dhe tmerrohesha. Duart,

që më dridheshin nga të ftohtit e frikës, nuk dija ku t’i futja. Më kot kërkoja

në errësirë fytyrën e atij që më fliste. Një dritë e imët shkrepseje ndezi në cep

të dritares një qiri. Por tani nuk mund t’i shikoja më sytë e kuq të atij që hante

fjalët me dhëmbë.

Qiriri, me atë dritëz të vogël e të kuqrremtë, më ngjante si lulëkuqet e

lëndinave.

Lulekuqe! Kërkoja në të njerëzit e mirë. Por tani e kuptova që çdo gjë

ishte e kotë. Mendimet e mia sikur m’u dogjën në flakën e qiririt. M’u dogjën,

Nën terrorin komunist

419

ndaj nuk mendoja më. “Është mirë të mos mendosh” – më tha Sykuqi, “ti

duhet të kesh parasysh që ç’pe dhe ç’dëgjove të mos ja thuash njeriut,

përndryshe… përndryshe… mund të të kujtoj vetëm kaq se mbrëmë

pushkatuam një moshatarin tënd, pasi i brodhi zagarja më parë nga mëndja”.

Dhe një buzëqeshje skeptike i mbiu në cepin e majtë të buzës. “Pra ki

parasysh”, - filozofi dhe njëherë Sykuqi, - “se heshtja është kasneci më i

mirë për fitoren tënde”.

Shuplaka e madhe, që ma vuri mbi shpatullat e mpira, më nxorri në

errësirën e rrugës…

… Unë të bëhem hije?!

M’u kujtuan tre majmunët e pikturuar mbi kutitë e shkrepseve, që

shiteshin në kohën e pushtimit fashist. Njëri nga ata kishte zënë sytë, tjetri

veshët dhe i treti gojën. Unë pra duhet të jem i tillë: asgjë të mos shoh, asgjë

të mos dëgjoj, asgjë të mos flas.

Jo! Për njerëzit nuk do të bëhem hije.

Sykuqi më takoi dhe tri herë të tjera. Të tretën herë më tha: “Ti je i

paaftë”. Dhe iku për të mos më takuar më kurrë. Por heshtjen ma la peng…

… Kjo heshtje vulosi zemrën. Nuk guxoja të prekja asgjë të gjallë në

jetë, se kisha frikë mos e zbuloja me hijen time.

Më mirë larg! Larg! Larg!

Tre majmunët më dalin përpara.

Unë asgjë s’shikoj, asgjë s’dëgjoj, asgjë nuk flas.

Larg! Larg! Larg!

Shuplaka e Sykuqit më rëndon mbi shpatulla…

Ende më duket vetja si në një shpellë. Me mundim më ngjan se arrita

në një grykë të ngushtë. Prapa lë errësirën e një tragjedie të kobshme

popullore, e cila po shkrin me frikën e me vajtimin e njerëzve pa gjurma në

jetë. Përpara shoh një det dritash, si në përrallat e gjyshes. Dua të hidhem

nga gryka e ngushtë. Ndoshta më dalin krahë dhe fluturoj. Pra kështu e kam

një farë shprese. Më mirë shpresoj në të pamundurën e në errësirën e shpellës.

Frika e saj më shtyn përpara…

… Njoha në këtë shpellë shumë njerëz të tjerë. Këtu jam përpjekur të

provoj edhe dashurinë. Dhe sa herë që e kam ndjerë, bëhesha më i urtë, më

420 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

punëtor e më i sinqertë. Dashuria ka qenë për mua, ndofta, shaka që e kam

takuar udhës, por s’kam ditur ta kap, ndofta, pabesi, por s’kam ditur ta

lëshoj. Megjithatë kam qenë gjithmonë i qetë për sjelljet e vajzës që kam

dashur, edhe në qoftë se ajo bëhej imja, edhe në qoftë se ajo përfundonte në

krahët e ndonjë tjetri (për rastin e parë bëhesha i lumtur, për rastin e dytë

shpëtoja nga një e keqe). Në përgjithësi, kam shpëtuar nga këto të këqija,

por i lumtur nuk kam qenë asnjëherë…

… Ndofta këto që më kanë ndodhur më shtyjnë të kem një kuptim të

tillë për jetën: Rro vet dhe leri të tjerët të rrojnë sipas dëshirës së tyre.

E pra dëshirat, mendimet dhe pikëpamjet e heshtura e të fshehta

mundohem t’i shpreh në vargjet e mija…

Sigurisht në këto vargje jam përpjekur që të nxjerr në plan të parë

çështjen e nderit… (këtu teksti nuk lëçitet) si dhe të jetës time intime, asaj

private dhe shoqërore, duke pasur gjithmonë parasysh botëkuptimin tim.

“Vepra e artit duhet të jetë në përputhje me botëkuptimin e autorit, sepse

kjo e ngre vlerën artistike të saj” thotë Engelsi. E që t’ja arrij një gjëje të tillë,

më duhet të sundojë veten, të shtyp mërzitjen e zemërimin e ta ushqej veten

me gas për jetën e me optimizëm.

Kjo është e vërteta që më ka ndodhur e që më mundon. Dhe “e

vërteta duhet të përsëritet gjithnjë, sepse edhe gënjeshtra përsëritet kurdoherë”

thotë Gëte.

Nën terrorin komunist

421

VISAR ZHITI

Është dënuar në moshë të re me 10 vjet burg

vetëm për shkak të poezive të veta, të cilat

gjyqi i shpalli armiqësore dhe kundër realizmit

socialist. E vuajti dënimin në burgjet e Spaçit

dhe të Qafë-Barit. Pasi lirohet, pa të drejtën e

ushtrimit të profesionit të tij, i diplomuar për

gjuhë dhe letërsi shqipe, pa të drejtën e botimi

dhe atë elektorale, punon si punëtor krahu në

fabrikën e tullave në Lushnjë. Mbas përmbysjes

së diktaturës, ku mori pjesë gjallërisht, fillon

të punojë si gazetar dhe boton gjithashtu libra

me poezi e prozë, një pjesë e shkruar fshehurazi

gjatë periudhës së burgut. Vlerësohet për veprat

e tij letrare me çmime kombëtare dhe

ndërkombëtare. Krijimtaria e tij është përkthyer

edhe në gjuhë të tjera, përfshihet sot në

enciklopedi të ndyshme dhe është anëtar i një

akademie ndërkombëtare.

422 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

REVOLTA ∗

FRAGMENT NGA ROMANI “FERRI I ÇARË”

- Sa është data sot, o i dënuar?

- S’ka fare datë, as kohë.

- E pamundur...

- S’beson ti, bashkëvuajtësi im? Ja, të thashë që është 23 maj, e pastaj?

Ç’ndryshim ka e ç’të sjell ndryshe kjo ditë... asgjë.

- S’dihet...

Kryengritja e të burgosurve të Qafë-Barit filloi paraditen e një dite pa

emër, sepse ditët në burg janë tepër njëlloj, si policët a të burgosurit, me

uniformë të njëjtë, ndryshimi është pak gjatësi më shumë a trashësi a dobësim

tragjik, por po ajo egërsi e zell i zi, po ajo përvuajtje robërish. Brenda telave

me gjemba dukej sikur kishte shenjtorë të sëmurë, të marrosur dhe djaj.

Brigadat e natës, turni i tretë i të burgosurve, qe kthyer nga puna,

kishin 2-3 orë që prisnin më këmbë dhe s’jepej urdhëri të shkonin në fjetore.

Gjysma flinte më këmbë. Mbështetur te muri, te shoku, te shkallët, te telat

me gjemba. Vurrata të zeza nëpër fytyra, o nga të palarët, o prej tmerrit, që

shihnin në atë copëz ëndërr. Disa grupe pune s’kishin realizuar mbinormën

dhe po kundërshtonin të ktheheshin sërish në minierë. E kishin gërryer

materialin me lopatë, asgjë s’ka mbetur, “s’lamë kokërr minerali”, “dyshemeja

ngjan si e fshirë”, ai front s’prodhon më shumë, se doli dhè. Jo, bërtiste

policia, duhet të ktheheni. Urdhër i komandës. S’kemi pse kthehemi kot,

këmbëngulnin të burgosurit. Jemi të lodhur, duam të flemë, të vdesim. S’ju

lëmë të vdisni pa bërë normën. S’ka material, s’është faji ynë. Po i kujt, i yni,

bërtisnin policët. S’parashikonim dot se ç’do të bëhej, ndërsa prisnim të

shqetësuar. Ndërkohë ca policë u vërsulën mbi kapelet e pakta të të

burgosurve, hiqini, s’lejohet kapelja. S’është kapele, por shami. Hiqe, as gazetë,

asgjë mbi kokë. (Dhe hetuesi im shekuj më parë më bërtiste, pse ke shkruar “ne nuk

pranojmë asgjë mbi kokë, shumë shumë mund të pranojmë kapelet tona”. Po Partinë s’e

Kjo pjesë është përshkrimi i jetuar prej autorit i revoltës së Qafë-Barit, ndodhur më

23 maj 1984

Nën terrorin komunist

423

do ti!? Po ne s’ju lëmë as kapele, as koka!) Hiq kapelen ti atje, je dhe plak. Ja një

arsye për ta pasur kapelen. Kapelen ti, i dënuar, hiqe, në qoftë se të dhimbet

koka. Bamb një hekur, kumboi kafka, jo çanga, i binin për t’u mbledhur të

gjithë në mensë. Shqeva sytë mbi çangën sikur të mos e kisha parë kurrë, një

predhë topi e varur, bosh është apo ka eksploziv brenda, mund të shpërthejë,

kur, kur? Pse po na mbyllin? Mos duan të rrahin në praninë e të gjithëve ata

që kundërshtuan? Po vunë dorë do t’u përgjigjemi, mërmëriti dikush pranë

meje. Gati jemi. Atë që do ta bënim më vonë, ta bëjmë tani... U drodha i

gjithi. Çfarë do të bënim më vonë, kryengritje? Vdekjen, vdekjen. Po

shtoheshin policët. Dyndjet e tyre të zeza si shpesh po shihnim këto kohët e

fundit. Vazhdonte futja jonë një nga një në mensën kafkiane. Një diell

kokëfortë nuk lëvizte nga qielli i pakët i burgut, i turbullt si kënetë e ngritur

mbi ne. Këneta e Maliqit, e tharë, plot me skelete të burgosurish. Si shi do të

bjerë mbi ne pluhur kockash, do bien eshtra nga lart, të fosforta si vetëtima

të plakura, kafka… Syri më kapi lëvizje në rrethimin e parë. Telat me gjemba

po afroheshin ngadalë, provokueshëm. Prekën me majat e tyre lëkurën time.

Fshesaxhinjtë ndërprenë fshirjen e oborreve dhe u futën në mensë bashkë

me fshesat. Secili të vetën, që të mos i ngatërronin a ja u vidhnin. Dukej

sikur sapo kishin rënë nga një fluturim i pataksur. Turma të tjera të pafjala,

me rregull të zymtë u derdhën për te dera, pas së cilës kishte aq shumë

heshtje, sikur po i thëthinte një krematorium. Dy-tre thasë po lëviznin vetë,

ishin hamenjtë e burgut në ta. Duke u fërkuar me bërryle të tjerë, u gjenda

dhe unë aty, ku, ku, ç’është kjo heshtje varri... dhe zura vend nga mesi, afër

murit, te një stol i gjatë që s’qe mbushur ende. Ndjeva diçka të fortë, materiale

nën xhaketë. Ishte libri, e mbaja për çdo rast si pako mjekimesh e ndihmës

së shpejtë, lexoja ku të mundja, pllakë hekuri m’u bë në gjoks, ma bënte të

hekurt gjithë këmishën kundër plumbave të mërzisë. Mos kujto plumba...

Mbështeta bërrylat mbi siprinën e pistë të tavolinës së drunjtë, thërrime

buke, lëngje të derdhura, copa kocke. Pashë që edhe tryezat e tjera ende

s’ishin pastruar. Miza të mëdha, të zeza endeshin me zukatje aspak bezdisëse.

Përkundrazi, na nanurisnin vëmendjen nga ajo që do të ndodhte e s’dihej

ç’ishte. U futën nja 10-15 policë. U përhapën në krye. Pastaj u futën policë

të tjerë me të burgosur të tjerë me pranga në duar ose të lidhur me tel,

veshur me leckat e punës, me fytyra të nxira aq sa s’njiheshin. Ra heshtje

barbare, e cila u plasarit kur hyri brenda oficeri i rojes. Si zakonisht ata kurrë

424 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

nuk i përshëndesnin të burgosurit, por fillonin të flisnin direkt për çështjen,

me fjalor të pakët, ku shumicën e zinin fjalët banale me dialekt të rëndë

fshatarësh të Jugut dhe të Veriut. Ce s’e betë normën juve, të denuar? Ë, ce?

Ce na hapni punë pa punë, apo s’u rri bytha rehat uve? Me juve po flas.

Këtu ju mbajmë për punë dhe jo për istorira. Maskarenj, pisa. Pisat e sat

ëmë, mërmëriti një zë pas meje. Zëri i oficerit të rojes binte erë groshë

ushtrie, të djegura, përzierë me dhjamë derri e partishmëri të lartë komuniste.

Ce, ë, pyeste, pa e pasur mendjen te pyetja. Sikur shkulte gozhdë të ndryshkura

me sqepar ngjirnin ato “ce”-të e tij të fëlliqura. U bë gati të përgjigjej andej

nga kreu një i burgosur nofullshtrënguar, vertikalitetin e të cilit e theksonte

dramtatikisht të qenit i lidhur. Mos folë, ju hakërrua polici. Po flet oficeri i

rojes. Je dhe përsëritës. Në çfarë, pyeti gjëmshëm i burgosuri. Në faj. Në

krim, bërtiti oficeri i rojes. Kush e hodhi dyshekun e shtetit nga dritarja,

ushtari im apo ti, armiku? Kashtë heshtjeje u përhap nëpër ajër. Oficer “Ce”-

ja tha: zbatoni porosinë, veproni! Goja ju hap dhe ju mbyll si të ishte lyer

me graso armësh. Policët lëvizën. Filloi rrahja. Të burgosurit e lidhur

mundoheshin t’u shmangeshin goditjeve, mënjanoheshin, por shqelmi me

çizme të mëdha staliniste u dërrmonte kërcinjtë e zhveshur, uleshin pak sa

për vetëmbrojtje, por grushti s’kuptohej nga vinte, rënkime, gjak. Paloseshin

më dysh për të paksuar vetveten, por grushta të shumtë, shkopinj gome

binin mbi ta deri sa binin dhe vetë mbi dysheme. U-u-u-u-u-u-u-u-u, u

ngrit një mërmërimë e përgjithshme nga ne, të burgosurit. U kreshpërua.

Hera e parë që e ngrinim zërin së bashku. Policët kthyen kokat të shqetësuar

dhe e lanë për një çast spektaklin e tyre barbar sikur djalli t’u kishte ndërprerë

për një çast korentin. Oficeri i rojes urdhëroi trimërisht policët e vet: vazhdoni

rrahjen, le të hungërijnë armiqtë! Rrahja rinisi më me zell e zërat tanë të

përzierë buçitën: eeeeejjjj, ç’bëëëëëniiiii. Po na jepte kurajo britma jonë, po i

besonim asaj. Mjaaaft, s’keni tuuuurp, thirrën zërat më të guximshëm. Krimi-ne-la!

Hapu, dëgjova një gulç, kam porosi të veproj. Dhe një stol i gjatë,

i shtyrë nga shumë duar, kërceu drejt e mbi kokat e policëve duke dërrmuar

ç’gjeti përpara, koka e shpatulla e duke rrëzuar kapele me yll, tabela, xhama.

Grupi ushtarak s’pati kohë ta mbledhë veten. Oficeri i rojes u pataks i pari

dhe tregoi me gisht nga salla që po dallgëzonte. Policë u vërsulën mbi rreshtat

e para që të godisnin, por u goditën ata nga stola të tjerë e fshesa e pjata.

Kjo po ndodhte në krye. Të burgosurit nga fundi hipën mbi tryeza për të

Nën terrorin komunist

425

parë ç’bëhej. Pluhur dhe britma dhe shqyerje dërrasash a krahësh. Të

guximshëm të tjerë, më të krisurit, po çanin përpara, duke hipur mbi kurrize

e koka, drejt betejës. Një tavolinë u ngrit lart dhe u hodh me rrapëllimë

andej, ku policët dhe oficeri i rojës nuk po iknin dot. Të tjera tavolina u

ngritën havadan. Dera qe bllokuar nga të burgosur. Po fluturonin stola si

zhgaba egërshane e xhamat e dritareve thyheshin me rrapëllimë. Sportelet,

ai i bukës dhe i supës, hapeshin, ndonjë nga kuzhinierët zgjaste kokën për

këtej, i shkulnin skufjen e bardhë apo garuzhdën, pastaj tjetërkush ia mbyllte

me tërsëllëmë sportelin nga brenda, mos shiko, dëgjohej një çjerrje, ç’të

duhet të dalësh dëshmitar! Gota të mbetura alumini, pjata të tjera, sende të

pakuptueshme vërviteshin sa andej këndej në ajër, përplaseshin mureve sikur

një ylber burgu të qe marrosur e përpëlitej nga epilepsia. Krrrraaaaauuuu

bënin mes zhurmave të çliruara të të gjallëve tryezat që shqyheshin. Shumë

të burgosur tani ishin me dru në dorë dhe kërkonin të mbërrinin ku ishte

përleshja më e madhe, shtyhuni, hapu, s’e kam me ty, por me diktaturën, të

hidheshin mbi policët, që s’po dinin si të mbroheshin. Qëlloheshin nga të

gjitha anët, thërrisnin “mos!” Oficeri i rojës, ndërsa përpiqej i tulatur të

zbuste gjendjen, po e acaronte më tepër. Hiqjuani prangat bashkëvuajtësve,

ku i latë çelsat, kriminela! Mensa ngjante tepër e vogël për betejën. Të gjithë

pengonin njëri-tjetrin. Po të hapje krahun për të goditur dikë, do të godisje

një tjetër. Shqyeni derën, shtyhuni, palli një zë. Të dalim jashtë dhe të na

shohin kush jemi! Dera u përmbys e, duke shkelur mbi të, u turrën jashtë

policë e të burgosur. Nëpër këmbë rrokullisej kapelja ushtarake me yll të

kuq e oficerit të rojës. Rrekej ta merrte, desh ra dhe vetë dhe se kush e nxori

nga këmbët e të burgosurve për të mos e shkelur, Petriti m’u duk, e ka nga

fshati maskaranë, se kush klithi. Oficeri i rojes, i çoroditur, s’po kuptonte se

përse urdhrat e tij s’kishin më vlerë, nuk zbatoheshin, përkundrazi. Si është e

mundur, kishte urdhëruar gjatë gjithë karrierës: policë e të burgosur. Ç’po

ndodh?! Mosni, kuisi, ka pasoja të rënda kjoooo-oh! Dhe u prapësua teksa

shihte të burgosur që hidheshin mbi policët e të burgosur të tjerë, që

mundoheshin të përmbanin shokët e tyre. Po priste i pataksur të hidheshin

dhe mbi të, u nëpërmend që revolver s’kishte, pse s’lejohej ta kishte me vete

mes të burgosurve? Veç këllëfi i tij bosh i varej mbi brez pa kuptim. Më

mirë, se do t’ia kishin rrëmbyer armiqtë. Po ç’të bëj? Të rri apo të iki? Dolën

në oborr kacafytje të tjera, të filluara që brenda, vazhdonin me kollotumba

426 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

e rrapëllimë. Në sallë, i vetmuar, po rrinte vetëm Zoi Myzeqari. S’dal, thoshte,

pa u dhënë urdhëri. S’i shkel rregullat unë. Jam kundërshtar si Sokrati i

lashtë. Këtu do të rri, 1 orë, 2 ditë, 1 javë, deri sa të vijë urdhri. E ngrinte

zërin që të kishte dëshmitarë se kishte thënë pikërisht kështu gjatë gjullurdisë.

Punonte te motorët e ajrit, vend pëllumbash për në burg. Oficerit të rojës iu

qas një bashkëfshatar i burgosur, ç’do ai, ka ndonjë hakmarrje për të kryer?

Ik, i tha, mbathja, shpëto kokën. Ne e kemi marrë seriozisht kryengritjen.

S’dihet ku do të dalë. Ik, të thashë… Një urdhër priste, nga kushdo qoftë

dhe e zbatoi menjëherë. Oficeri i rojes nxitoi nëpër shtegun e thurur me tela

me gjemba, më i madh iu duk vetja, u ngut drejt portës, që të nxirrte te dalja

në ballë të komandës. Ndjeu të thirrura, poshtë komunizmi, iu bë se dëgjoi

fare afër, s’e paskan me mua, ju duk se mendoi, bo-bo, mori thellë kjo

punë, iu duk sikur mendoi prapë mbi mendimin e mëparshëm dhe gurë,

shumë gurë mbas shpine, ku u gjetën gurët, ç’pastrim i keq kështu, iu bë se

po e ndiqnin hapa të tjerë, ndoshta policët e tij, mos ishin të burgosurit, mos

po donin ta kapnin rob, ta mbanin peng, ta linçonin… dhe ia dha vrapit me

ulërima për t’i dhënë kurajo vetes. Do të përgjigjej që e la kapelen me yll të

kuq në dorë të armikut. Por s’kthehej dot më. Vërtet po e ndiqnin armiqtë,

por ushtari te kulla sipër portës zbazi automatikun, ku, ku? Në ajër, pse? Por

nga dritarja poshtë e komandës një tjetër oficer qëlloi me revolver në drejtim

të të burgosurve. Njëri prej tyre ndali, u ul më gjunjë dhe vuri dorën mbi

shpatull, afër qafës. Aty ku i përvëloi. Pa gjakun e vet mes gishtave, s’ndjej

ndonjë dhëmbje të madhe, tha, s’është gjë vdekja, oh. Plumbi, për fat, nuk

i qe futur thellë në mish. S’duhet të ketë rrezik jete, jo, po thoshin ata që e

rrethuan të parët të burgosurin. Rrezik jete apo vdekje? Lërmë, shtyu, të

sulmojmë. Kush është plagosur, kush? Ai djali i ri nga Durrësi, Kosta

Gjordeni. Një tjetër pranë hoqi këmishën e vet dhe ia vuri mbi të çarën e

përgjakur. Të dhemb? Jo, më djeg pak. Ta lyejmë me duhan, e ndal gjakun,

tha një malësor dhe shkoqi 4-5 cigare mbi plagë. Mos e lini gjakun të shkojë

dëm, ta bëjmë flamur si në kryengritjen e Spaçit. Pije më mirë, ndonjë i

dobët që s’ka gjak. Mjaft, s’është ambulancë këtu, jemi në betejë. Kush do

detyra, le të vijë…

Përtej rrethimit, te ndërtesa fshatare e komandës së burgut, shiheshin

lëvizje të shqetësuara e dyfishim rojesh. Edhe këtej nga ne, brenda telave me

gjemba, rrëmuja po qetësohej, ndërkohë dëgjoheshin zëra të alarmuar, ç’do

Nën terrorin komunist

427

bëjmë? Policët t’i mbajmë peng? Lirojini robërit, o robër, se kush thirri.

Policët e mbetur, ashtu të shqyer dhe me vurrata të zeza në fytyrë, pa folur,

morën udhën për nga porta e madhe. Kush i ka çelësat, kush, ua marrim.

Jo, jo, as ata s’kanë çelësa, kur futen brenda, por i kanë jashtë te komanda.

Të vërsulemi, nuk duroj dot. Në tarracën e vogël sipër portës u vu dhe një

tjetër mitraloz. Tytat e ngrehura për këtej shoqëronin daljen e policëve të

fundit. Vërtet, s’ka më fare? Çfarë? Policë. Jo, jo... Të li-rë!?... Na kapi një

ndjenjë lehtësimi, e flatërt, mund të fluturonim tani, pa policë, sa bukur, të

lirë brenda robërisë sonë, qielli hepohej, gati të binte, shikoi retë, mor shikomë

nga pas kurrizit, mos po më dalin flatra? Rrëmuja po shqetësohej ndryshe.

Pa panik, po as e urtë, herë kalonte andej, herë shpërngulej matanë. Ç’të

bëjmë tani? Më të zellshmit, ndezësit e këtij rebelimi, po kërkonin ata të

dikurshmit, të mbeturit gjallë nga revolta e Spaçit, rebeluesit e mëdhenj. Ah,

ç’revoltë ishte ajo! S’e futin në histori këta të diktaturës, heshtet për të, por

në ndërgjegjen e kundërshtarëve është futur. Edhe në të vendit, fshehurazi.

Endet si një kalë hijerëndë, i verbër. Lërini akademitë tani, ka filluar

kryengritja… Po ata të revoltës së Spaçit, që u shquan dhe i lanë gjallë, pse

s’ngjallen tani, ndjehen si të nemitur, jo të gjithë, jo, tundin kryet e rëndë në

heshtje, Spiro Nasho, folë, shihnin me sy si të përqarët dhe enigmatikë. Të

thashë, jo të gjithë. E dimë ne se ç’do të ndodhë, dukej sikur thoshin. As

varrit s’ia rrëfejmë dot ç’na kanë bërë këta atëherë. “Mbushni ujë, le të jetë

për çdo rast...” mërmëriti Spiroja, por kur Napoleoni... O, e di, e di… Në

Spaç revolta filloi nga gjella. Si, si… derdhnim kazanët me gjellë te këmbët

e policëve si shenjë proteste. Pse qeveria, a partia, a ç’dreqi e sundon këtë

vend, kundërshtoi Helsinkin, firmosjen e Kartës së Madhe për Bashkimin

dhe Sigurimin Evropian. E quajti farsë kapitalisto-revizioniste… Natën

shkruanim mureve të burgut parulla kundra, poshtë komunizmi dhe Enver

Hoxha! Rroftë liria, Evropa, Amerika! Një kryengritës i ri tundte nga krahët

shokët, ngadalë se më shqeve edhe më, të ngremë një barrikadë, thoshte,

mbi udhën nga do të vinë policët dhe oficerët e komandës. Të vëmë tavolinat

e mensës, stolat, dyshekët, barakën e berberit, kazanët e mensës, stendat e

emulacionit, bibliotekën të gjithë, trupat tanë.

Ndodhi ajo që s’do të besohej kurrë. Të burgosurit zbythën një dyndje

policësh, donin të hynin në kamp, të paarmatosur ishin, por u plogështuan

menjëherë, ndërsa binin mbi ta gurë, pjata, sharje, libra të trashë të Enverit.

428 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Policët morën urdhër të prapseshin. Gjendja diku lehtësohej dhe menjëherë

rëndohej diku si për barazpeshë. Bëheshin dhe zhbëheshin grupe të

burgosurish, liria e të cilëve tani dukej sikur kishte përsipër një si rrjetë

shqetësimesh, tyl të zi… vejushash. Poezi do të shkruash ti kështu? Flitej me

zë të lartë, na kishte marrë malli për zërat tanë. Ç’shpresë kishte e ç’mund të

bëhej? Të bëjmë atë që na takon. Çfarë, thuaje. Të çajmë rrethimin, të sulemi

te telat me gjemba. Të gjithëve nuk na vrasin dot... Ja liri, ja vdekje! Shtanga.

Nga erdhi kjo britmë, ç’kryengritës e sollën, e dija të mbetur nëpër libra, në

teatër, në histori e tani buçiti para meje, përbetim i gjallë. Kështu thërrisnim

në Spaç, në revoltë. Ja liri, ja vdekje! Atje jemi? Do ta ngremë prapë flamurin?

U gjend dikush që dha një urdhër, ti, ti, ti, shkoni me vrap në lavanteri e

mensë dhe mbushini me ujë gjithë bidonat, kazanët dhe tenxheretë. T’i kemi

gjatë kohës së rrethimit. Ata do të presin ujin siç bënë në revoltën e Spaçit.

I lanë pa ujë 5 ditë. Ti shko merr nën kujdes thikat dhe hanxharët e mensës

dhe te berberi, të mos keqpërdoren. Edhe lugët me garuzhdet. Dhe dërrasat

e shqyera. Grumbulloni gurë sa të jetë e mundur. Por dhe kurajo. Ja vlen të

vdesim si kryengritës, jo si të burgosur... Di unë ku ka gurë e tulla shumë,

shembim murin. Si u bë i plagosuri? Jashtë rrezikut. Po ata që u kacafytën

me policët? E fshinë gjakun... Të burgosur të tjerë po nxitonin drejt depos

sonë të ushqimeve, të merrnin ç’kishin, ta mbanin te vendi i fjetjes nën kujdes,

mund t’i bombardonin depot a t’i digjnin me flakëhedhëse. Munden që nga

larg? Ku janë oficerët tanë? Këtu! Në Spaç kryengritësit hapën birucat përmes

breshërisë së plumbave. Hulusi Pashollari dhe Dashnor Kazazi s’pyetën fare

për mitralozin e truprojës përballë, po i liruan bashkëvuajtësit nga biruca.

Dhe aksioni i dytë e di kush ishte, shqyerja e derës së bibliotekës së burgut,

u mblodhën gjithë librat e Enver Hoxhës dhe të klasikëve të marksizmit

dhe iu vu zjarri. Anash flakëve vallëzonin të burgosurit dhe këndonin këngë

patriotike. Ne ç’të bëjmë tani me dorëshkrimet tona? Të shqyejmë depot e

burgut, të marrim bukën, makaronat, fasulet dhe orizin e kuzhinës. Jo, jo,

rregull, thirri një zë. Dhe dinjitet. Spiunët e burgosur donin të dorëzonin

menjëherë çelësat e depove ku punonin, po kujt? Ndërkohë përgjonin. Nëse

do të duhej të dëshmonin, të ishin të saktë. Këtu çelësat, këtu, grumbullohuni

këtu... Disa nga ata i treguan menjëherë pseudonimet, sekretet profesionale

dhe donin të bashkoheshin me kryengritësit. Spiuni i bibliotekës shtirej i

qetë. Librat s’i ha as qeni, thoshte. Thuhet për paratë, i tha dikush. S’ka

Nën terrorin komunist

429

nevojë të djegim libra, ulërinte një hollak, të kujdoqofshin. Spiunët t’i

mënjanojmë. Na prishin punë. Do u bëjnë shenja atyre të komandës, jashtë

rrethimit. Edhe në revoltën e Spaçit donin t’i asgjësonin. Në fillim të urrejmë

ata që na i bënë spiunë bashkëvuajtësit... Lërini filozofitë, jemi në revoltë,

s’po themelojmë akademi, bërtiti përsëri një gallof. Të burgosurit qenë

shpërndarë kudo, të lirë, grupe grupe, të vetmuar, pa rreshta, për herë të

parë kështu, brenda telave me gjemba, të shkujdesur te shkallët, nëpër fjetore,

ca vendosën të shtriheshin oborreve, bisedohej me zë të lartë, gjithë

shqetësim, dëgjoheshin porosi, kërkesa se ç’duhej të bënin, një kafe dua,

ç’presim, të zgjedhim drejtuesit, janë, por të fshehtë, t’i mbrojmë me trupat

tanë, ne jemi, ne, s’ka tjetër, jemi të humbur, të vdesim, aq më mirë. S’rrohej

ashtu. Drejtuesit e zyrës teknike dhe të riedukimit mundoheshin të mbanin

qetësinë e përgjithshme, megjithse s’ishin të qetë as vetë. Të mbrojmë njëritjetrin.

Dëmi të jetë sa më i pakët... Ngjyra tullë e veshjeve tona dukej më e

padurueshme se kurrë e ato me vija zebre më të acarta. Ca nxorrën nga

thasët veshje të tjera, këmisha civile, gjithë rrudha nga të ndëjturit e përjetshëm.

Dhe ç’dritë paska sot! Nga që s’ka policë brenda. Shiko rrethimin, po i

shtojnë ushtarët. Shiko, shiko, nuk janë vetëm nëpër kullat, por dhe midis

tyre. Më këmbë. Kanë zënë pozicione lufte. Kanë vënë dhe helmetat në

kokë. Paskan dhe çantën e kundragazit hedhur supeve. Sa të marrë që janë!

Në revoltën e Spaçit hipi mbi supet tona një djalë i ri, Skënder Daja, dhe u

foli ushtarëve, eeeeejjj, vëllezër, edhe unë sa ju jam, 21 vjeç, ulini armët, mos

qëlloni mbi ne, jemi në burg se duam lirinë, atdheun, juve, u rebeluam për

lirinë dhe atdheun. Mos gaboni… Menjëherë hoqën ushtarët e rinj nga rrethimi

dhe vendosën policë, skuadra të zeza, si ato të pushkatimit. Të vazhdojmë

kryengritjen e Spaçit, u dëgjua një thirrje nga fundi i shkallëve! Pse, ku jemi,

s’është Spaçi ky? Qafa e Barit, o plak, por njëlloj janë. Po dridhem. Ta

ngremë flamurin e kuq, pa yll, veç me zhgabë, mezi po pres, turfullonte

plaku. Ku janë vëllezërit Bedri e Zeus Çoku? I kanë çuar në burgun e Burrelit,

po kemi vëllanë tjetër, më të madhin. Ah, s’kishim flamur, gjetëm një copë

të bardhë, çarçaf, qefin dhe premë vetë damarët që ta skuqnim me gjakun

tonë. E piu gjakun, por s’e mbajti gjatë. Ikën gjaku, bir. Mbi një këmishë të

kuqe piktori i burgut duke qarë nga gëzimi vizatoi shqiponjën. Ta ngremë

flamurin kombëtar mbi tarracën e burgut, thamë, me solemnitetet. Kërkuam

muzikantët tanë, t’u binin veglave, Himnit të Flamurit, por kishin frikë. Me

430 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

të drejtë. S’u vumë faj. U grumbulluam ne, u mbajtën fjalime para Flamurit,

ku ishin tërë ata oratorë të shkëlqyer, kurse përtej telave me gjemba, mes

rrethimit të ushtarëve dhe policëve të armatosur deri në dhëmbë, oficerët

shihnin këtej me dylbi, bënin fotografi, xhironin me kamera. E kënduam

vetë Himnin me zërat tanë të ngjirur, u mblodhën aty vëllezëri Çoku, Luan

Burimi, Dervish Bejko, Pavllo Popa, Jorgo Papa, Gëzim Medolli, Ylber

Merdani, Naim Pashaj, Murat Gjonzeneli… dhe përmes lotësh e ngritëm

Flamurin përmbi burgun. U alarmua qeveria, ulni flamurin, dërgonte mesazhe

komanda. Dolën vullnetarë tërë ata të burgosur për të bërë rojë nderi pranë

Flamurit, natë e ditë, duke u ndërruar me njëri-tjetrin. Tregomë, jemi në

Spaç, apo jo? A s’janë njëlloj Qafë-Bari, Aushvic, Buhenvald, Prishtinë? Po,

po, ika, se kam punë. Këtu jemi. Priftërinjtë, ushtarakët? Ç’ushtarakë? Tanët

pra, të burgosurit. Ç’do të bëjmë, çuna? Asgjë. Si, do të presim të qetë të na

hanë? Të sulmojmë. Të shihen mundësitë strategjike. Le të vritemi. Sa t’u

marrim ushtarëve automatikun e parë. Di unë pastaj se ç’bëj me një automatik

në dorë. Ata janë frikacakë, s’kanë parë luftë. Ne duam liri. Li-riiiii. Rroftë

liria! U dëgjuan zëra të mallëngjyer. Me trimat që do zgjedhë unë dhe në

Tiranë mbërrijmë. Ta çlirojmë nga pushtuesit komunistë. Qemë dehur me

vetveten, me atë liri të verbër dhe të leckosur mes telave me gjemba, nën

grykat e armëve. Sa i ngjan gruas liria, ku e kisha parë, në ç’tablo, me sisët

jashtë? E dashura ime prej ëndrre, ku je, po të kërkoj. Donim të mposhtnim

ankthin tonë, frikën. Po provonim çlirimin tonë, më të madhin që kishim

pasur nën rrethimin më të madh. Të vejë ku të vejë. Le të vdesim kështu. Se

të vdekur jemi.

Përsëri u përpoq të futet në kamp një njësi e madhe me policë. Natyrisht,

të armatosur veç me shkopinj gome, sepse ishte frika se mos të burgosurit

a rrëmbenin, nëse do të vinin me revolverë e automatikë. Sepse, s’i vret dot

të gjithë njëherësh. Nuk i lanë të futen. Forcërisht. Gjoks më gjoks. I prapsën

deri te porta. U krijua paniku se mos të burgosurit sulmonin portën, e

shëmbnin atë, dilnin, vërshonin. Veç kur u dëgjua batareja e plumbave, e

llahtarshme. Të gjithë ushtarët e rrethimit zbraznin automatikët njëherësh,

me breshëri, vetëtima të shkurtra, të drejta si thika, të shpejta, frushullimat e

tyre të njëpasnjëshme, vezullonin me krisma shurdhuese kudo, tym në grykat

e armëve, qëllohej pa ndërprerje nga të gjitha kullat e vendrojeve. Një dorë

Nën terrorin komunist

431

ushtarake te porta e madhe, e pamë sërish, jepte sinjal, tundej për çdo batare

të re dhe tytat e armëve po uleshin gjithnjë e më shumë, në ajër në drejtim të

kampit, mbi kokat e të burgosurve. Ngrimë në vend. Pati nga ata që u

shtrinë rrafsh me tokën. Do të ketë ardhur urdhri për të na vrarë të gjithë.

Binin copa të shqyera qielli mbi ne, të rënda, të errëta. Dora dha sinjalin ndal.

Heshtja, si një gropë shurdhuese, u hap në ajër. Erdhi erë e djegur, qe përzhitur

gjithësia.

Të gjithë na vrasin, s’e ka për gjë diktatura dhe burgu gropë e përbashkët

është. Na mbulojnë këtu e askush nuk e merr vesh.

Pu-pu ç’na bënë, mërmërisnin në një grup mënjanë, poshtë shkallëve.

Mbaruam. Ku i dilet me këta. Janë të pamëshirshëm. Më tej, në një tjetër

grup, te fjetorja e papunësisë po thuhej se ata, shteti, Partia, e deshën këtë

revoltë, i kishte kapur etja për gjak, ja, ia arritën qëllimit, shfrytëzuan

donkishotizmin tonë, urrejtjen. Jo, të drejtën tonë, vuajtjen. Po s’bëhet kështu?

Po si? Dhe revoltën e Spaçit Sigurimi i shtetit e organizoi, kështu thonë.

Shpifje nga ato të Drejtorisë IV, e përhapën me qëllim, për të thënë se çdo

gjë e kemi nën kontroll, s’pipëtin as miza, jo më një revoltë. Po këtu çdo

ditë revoltë është. Ik me ta, po s’ta mbajti, vdis! Ne jemi të burgosur politikë

dhe çdo veprim i yni, bëmat, qëndrimet janë politikë. Ke përgjegjësi ndaj

vetes dhe të tjerëve. Ndaj kohës. Në djall mençuria juaj! Në një tjetër grup,

te oborri lart, vazhdonin t’i gëzoheshin kampit pa policë. Ç’mrekulli! Le të

zgjasë sa e ka urdhëruar Zoti. Ia marrim një valleje, s’kemi ç’bëjmë tjetër.

Te çdo kullë-roje, tani s’kishte nga një ushtar, por grup ushtarësh me

automatikët dhe mitralozët të kthyer këtej nga ne. Kurse ushtarët nga njëra

kullë në tjetrën pas telave me gjemba, në atë shkretim të dikurshëm, po

shtoheshin si drurë të gjallë të një pylli vdekjeje. Mbi taracën e komandës

komandanti i burgut me oficerë të tjerë madhorë, kështu dukeshin, po

shikonin me dylbi kampin dhe lëvizjet e grupeve të të burgosurve, tregonin

me gisht, seç thoshin me zë, përkuleshin mbi një hartë, kurse të tjerë përreth

tyre mbanin shënime. Bënin plane sigurisht, strategjinë e mposhtjes së armikut

të paarmatosur, nja një mijë burrave të uritur mes telave me gjemba. Ç’i ka

ata brirë në ballë ai palo oficer, jo, jo, janë dylbitë, i vuri prapë mbi sy, shih,

shih, ja pasoi një tjetri, siç duket s’kishin për të gjithë, shih, shih, nxori një

bombë nga çanta, do ta hedhë këtej, thua, jo, jo, qenka aparat fotografik,

432 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

kamera, seç po japin ca porosira, sa të trasha, andej ti, ti andej, ke dhe zonën

C, dëgjoheshin deri këtu. Janë trembur dhe ata, tha njëri nga ne, që po i

kundërvëzhgonte. Kujtoja se mos po bënin kot, shkërdhatat, u nxeh dikush

nga ne, sepse u pëlqejnë lojërat e luftrave, çlirimet imagjinare të qyteteve,

megjithëse të dënojnë për imagjinatë! Do të na sulmojnë, do të na vrasin.

Ne do të qëndrojmë. Dëgjo, janë të shumtë ata që po zënë dyshekët e tyre.

Janë futur nëpër fjetore. Ca kanë zënë kokat me jastëk. S’duan ta shohin

rrëmujën, u bë shumë politike, e hapur, lebetiten, dhe do të ndëshkohemi

keq. Ashtu siç ndëshkojnë diktaturat. Po a nuk janë të burgosur politikë,

harruan? Dhe diktatura kur ndëshkon, nuk sheh nga sytë, i merr radhë. Le të

bëjnë ç’të duan. Mirë është të bëjnë atë që duhet. Po ata pse kanë lidhur

ballet me shami? Dy entuziasme të shqetësuara, të paflokë si të burgosurit,

vinin nga dy oborret, përplaseshin, ngjiteshin shkallëve me brohorima të

shurdhëta, futeshin korridoreve të pasme dhe te korridori i katit të dytë

mekeshin si çezmat e kampit që po u shterrte uji. Venin dhe vinin njerëz me

thasë në krahë. Merrnin gjëra, i linin, i fshihnin më mirë ose i zhduknin

përgjithmonë. Macet qenë strukur ku të mundnin, rrëzave, me sytë vezullues

si prush i fshehur, kurse qentë gjithë ojna gjendeshin te rrëmuja më e madhe,

të çlirët dhe hokatarë. Pasi u shtyp revolta e Spaçit, u pushkatua dhe qeni, se

u kishte lehur policëve. Një mi vrapoi në oborr dhe dy më të vegjël pas tij.

Do të ketë tërmet, se kush paralajmëroi. Tjetër? Shkrimet i ke siguruar,

pyeti jo pa shqetësim Maksi. Deri më sot po, u përgjegja po aq i shqetësuar.

Duhet bërë kujdes. Si? T’i kesh afër. Ndoshta kjo e bën më të rrezikshme

gjendjen time. S’je vetëm. Shkova si somnambul përballë thasëve të mi,

kanë libra brenda, dhe ato që unë i quaj botimet tona nëpër vite, këtu kam

fletët e akuzës, të holla, mezi lexohen, me një vulë të zezë si ënjtje plage,

dorëshkrimet i mbaj te tjetri, secili fsheh siç di, sekretin e mban vetë. M’u

duk sikur lëvizën thasët. Po brenda kanë shpirtra, duan mbrojtje. A s’na

janë gjendur deri tani e na kanë mbajtur gjallë? Hapa atë që përbënte rrezik.

Seç ndreqa aty. Vura përsipër një rrobë që s’duhej. I lidha grykën me ushkur.

E zgjidha prapë. E lidha… M’u duk sikur filli i telave me gjemba vinte

rrotull zemrës sime. Zbrita në oborrin e sipërm, të gjithë bënin diçka dhe

mosbërja asgjë ishte një bërje, dëshmi dhe -mos dëshmi. Përse përgatiten

kështu si në një ikje në një asgjëkund ende më të rëndë. Dhe s’duhej të

binim. Dikush vishte një palë rroba të dyta mbi ato që kishte veshur. Ndërroni

Nën terrorin komunist

433

rojën tonë te kazanët e ujit, tha një tjetër. Shkulën nga stenda gazetën “Zëri i

Popullit” dhe po e shqyenin. Shqyen dhe dyert e birucave, jo, jo, i hapën me

marifet, kishin lëvizur çelësat dhe zinxhirët dhe i nxorën prej andej të dënuarit.

Ishin më të zbardhëllemët se kurrë, më të dobët se ne. Kudo, nëpër oborr,

shkallëve, dhomave brenda, sidomos në vendet e ndaluara, bëhej kafe,

harxhohej kafeja e fundit, ruajtur deri tani, xhezvetë e vogla mbi zjarre të

vegjël letrash, tymi i zi sikur ndillte mënxyrë tjetër. Eja pije një kafe. E piva

më lart, faleminderit. Sherbet pihej më shumë. Dhe me zor. Për të pasur

energji, thuhej. S’dihej kur do të hanim. Ku dhe si? Ndoshta kurrë. Mensa qe

shkatërruar. Rrëmujë dhe zhurmë si në një festë të kërcënuar. Përtej telave

me gjemba shiheshin lëvizje të tjera dhe ngut. Rruga u mbush me zhurmat

e kamionëve që erdhën. Zbrisnin ushtarë të armatosur. Pastaj pas maleve,

andej nga Jug-perëndimi, në drejtimin ku duhej të ishte Tirana, befas u

përshfaq një helikopter i zi. Ndërsa afrohej duke u ulur, shtohej trokëllima e

tij e pazakontë në ajrin që e coptonte me helika, ulërinte ajri, nuk qe mësuar

me një ngjarje të tillë qielli i pakët e i burgosur. U plandos edhe ca helikopteri

dhe nisi të vërdallosej mbi kamp. Ç’shpend prehistorik. Modernia përsëdyt

primitiven. Lërini përsiatjet ju, po shikoni, shikoni. Ne ngritëm kokat dhe

dalluam a bëmë sikur dalluam, përveç pilotit, një civil dhe dy ushtarakë.

Njëri fotografonte nga sipër. Ministri, thanë të burgosurit. Helika vazhdonte

të bënte rrathë të mëdhenj flu në hapësirën e trazuar dhe sikur paralajmëronte

bluarje mizore me rrapëllima shurdhuese si lufta. Do të ju bluajmë të gjithë,

s’keni ku ikni. As qielli nuk ju shpëton dot, sa i pakët është, sa dhe helikat

dukej sikur cikin shpatet e maleve. Shqiponja e Zeusit erdhi, u dëgjua një

çjerrje. Të gjithë te doktori, vazhdoi një çjerrje tjetër, të shohim shpretkat

tona, a bëjnë për shtetin. Helikopteri erdhi dhe një herë rrotull, kërcënueshëm

dhe trandshëm, u hepua edhe më dhe u ul afër ndërtesës së komandës, mu

në mes të rrugës. Kalë Troje fluturues, eeejjjj.... Kur shpejtësia e rrotullimit të

helikave ra dhe vorbullat e tyre ajrore u tretën, u afruan oficerë dhe qëndruan

para derës së helikopterit “gatitu” duke nderuar me grusht. Pas një oficeri,

doli serioz një civil i shëndetshëm.. Qenka zëvendësministri, e njohën të

burgosurit dhe s’po lëviznin, veç vëzhgonin se ç’do të bëhej përtej, në vijim.

Më keq ky, thanë dy-tre zëra. Është kriminel profesionist dhe merr pjesë

vetë në tortura. Dhe në skuadrat e pushkatimit. Grupi ushtarako-civil nxitoi

drejt komandës. Atje u mbyllën për ca kohë. U shtuan rojet te porta. Pastaj

434 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

pamë që rrethimit të telave me gjemba iu bashkangjit një rrethim tjetër

ngjitur, nga i nxjerrin këta rrathë, nga Ferri, prapë rrethim, i tëri me ushtarë,

të shtrirë, më këmbë, mbi ledhet e zhveshur, gropave, grronave, rrëpirave,

një çizme ndodhte të ngulej mbi një pirg, tjetra në pellg, një në ajër. S’është

çizme, por korb. Shiko orlat. Armët dhe vështrimet e ushtarëve ishin kthyer

nga ne. Të egra njëlloj. Sa ditë na u bënë kështu, pyeti një i burgosur pa iu

drejtuar kujt. Ç’ditë a derëzi, apo s’je në vete, iu përgjigjën. Pse ti je në vete

mes gjithë këtyre ndeshtrashave, u dëgjua një hakërrim. Jam, pse jo. Ta

vërtetoj unë, hë më thuaj, Enver Hoxha është gjallë? Komandon i vdekur.

Pastaj u largua për të pyetur të tjerë, nëse ishte gjallë apo jo diktatori. Po, por

e hapin sikur gjoja ka vdekur, që njerëzit të shpresojnë në ndryshime, të mos

bëjnë kryengritje. Mjaft, pushoni, u dëgjuan zëra njëri mbi tjetrin. Mbi tarracën

e komandës, te ndërtesa e parë në anë të portës së madhe, të hekurt, mes një

lukunie civilësh dhe ushtarakësh të kthyer këtej nga burgu, një i trashë, me

megafonin të ngulur në gojë, nisi të buçasë. Dëëgjoooni, dëgjoniiiii. Ministri

i Brendshëm, jo, jo, zëvendësi, mos është sozia, po zhurmëronin të burgosurit

mes tyre sikur s’po merreshin vesh për llojin e kafshës. Buçima e megafonit

sa vinte e bëhej më çarëse, e sertë deri në kërcënime... dorëzohuni se... forca

e diktaturës së proletariatit.... dorëzooohuni! Pati nga ne që guxuan të qeshnin.

Edhe në Spaç zëvendësministri, Feçor Shehu, thërriste që pas telave me

gjemba që të dorëzoheshim. Të të vijë turp, mor kriminel i fshatit tim, i

thirri atij i burgosuri Hajri Pashaj, vjen dhe na kërcënon. Të është fryer

barku dhe zverku me djersën dhe gjakun tonë. Harrove zotrote, kur të

kapën gjermanët e Hitlerit dhe të futën në burg, kalama ishe si unë, kur më

futët ju. Ata të dhanë bukë e qumësht e të kthyen në shtëpi. Ne po plakemi

këtu e ju po na rripni të gjallë, sepse donim të iknim nga regjimi juaj i

fëlliqur. Turp, na turpërove fshatin. Vetë Feçor Shehu e pushkatoi atë mbas

dy ditësh. Po edhe ti kështu do të përfundosh, s’ke për t’u bërë ministër

ndonjëherë, i kishte klithur bashkëfshatari i tij. Partia jote do të të vrasë.

Dorzooohuni! Feçor Shehu thërret ashtu? E kanë dërguar prapë? Jo, jo, atë

e kanë pushkatuar me kohë, ky tjetri tani është Zylyftar Ramizi, ai tjetri është

Agron Tafa, i njoh, por njëlloj janë, gjakpirësa. Dooorzoohuuunii, të dënuar…

Ç’të dorëzoheshim, ashtu ishim, të dorëzuar. Ta ndërprisnim kryengritjen.

Dhe një përfaqësi e kryesisë së saj drejtuese të vinte deri te Porta e Madhe

për të paraqitur shkaqet dhe kërkesat… dhe lidhjet me armiqtë e jashtëm.

Nën terrorin komunist

435

Do të presim një orë e tridhjetë minuta. Kuptuat, të dënuuaaaar. Mbas dy

orësh do të hyjmë në kamp pa marrë parasysh asgjë. Nëse do të ketë

kundërshtime dhe rezistencë, do të ju shtypim me dhunë, pa mëshirë, me të

gjitha mjetet që disponon shteti. Partia me shokun Enver në krye është më

e fortë se kurrë, ka shpartalluar dhe shpartallon dhe do të shpartallojë çdo

armik, çdo koalicion të tyre dhe nga çdo betejë ka dalë më e fortë. K-u-pt-u-a-a-a-t....

Mendohuni mirë. Qëllimi juaj, strategjia dhe taktika, kanë për

të thyer kokën.. Hinka e megafonit nga këtej ngjante me një shqyerje të

jashtëzakonshme goje, britmë sqollash. Ndërsa po zbriste nga tarraca tufa

e tyre, ultimatumi i shtetit vazhdonte të bënte jehonë në gropën e burgut.

Na u duk sikur pamë rrokullimat e aaaa-ve, ooooo-ve, shponin iiiii-të, gjyle

të përflakura ranë midis nesh. Fauna e shtetit kaloi në anë të përbindëshithelikopter,

i cili bënte sikur flinte. Po tani? Askush nuk pyeti, por shihej te

balli i të gjithëve, te rrudhat. Ç’thanë, ç’duan nga ne, s’e mora vesh mirë. Ai

palli, xhaxha, persekutorë të të gjitha shqipërive, bashkohuni të shtypim të

persekutuarit! Po ne ç’do të bëjmë? Do të shtypemi, si gjithmonë. Pse? Në

djall vafshin, s’kemi gjë tjetër në dorë. Po ata kërkuan përfaqësi nga ne.

Duan të sajojnë grupin kryesor të rebelimit. Po ne jemi veç të burgosur, pa

përfaqësi e organizim. Po shkuam, të venë nga ne, pleqtë. Le të na vrasin.

Dëgjomë mua, ata duan t’i thonë Enverit, nëse dëgjon ende nga veshët apo

nëse kupton, i shtrirë në krevatin e tij perandorak atje në Komitetin Qendror,

se, nën mësimet e tij, u shtyp dhe një kryengritje e armikut. Ndërkohë të

mësojë dhe Ramiz Alia se kjo është rruga e vetme nga duhet të ecë Partia.

Rruga e gjakut. Sa kohë na lanë, kur futen ata këtu? Këtu janë. Një orë e

gjysmë, thanë. Do të na ndajnë përgjysmë? Po ku kemi ne orë. Veç plagë

kemi, sa orët, por pa kohë... Ku dimë ne ç’kohë është, rendi skllavopronar,

koha e ferrit, ç’mesjetë atomike, ç’kundërrevolucion? Pse e ngatërron, po

ndërtohet socializmi me gjakun dhe jetët e skllevërve të vet, po shpërndahuni

tani dhe të presim ç’do të ndodhë. Kaq është detyra jonë? Secili e di vetë...

Po ti që ke lexuar shumë, hë, ç’bëjnë të rrethuarit nëpër kështjella? Presin

shiun. Po burgu s’është kështjellë, por pus. Kështjellë e përmbysur. Atëherë

shiu do bjerë nga poshtë lart dhe do të jetë prej gjaku. Mos folë llahtarira.

S’ka rrugë tjetër. Të sulmojmë dhe të vritemi. Kush të shpëtojë, le të marrë

arratinë. Unë them të flasim me ministrin, a zëvendësin e tij, a me sozinë, t’i

parashtrojmë idetë tona, kërkesat. T’i themi se trajtimi në burg është nga më

436 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

mizorët, jo për t’u riedukuar, por për t’u bërë më keq. Ju nuk neutralizoni

kështu kundërshtarin, por e bëni armik dhe e ashpërsoni atë. Pse, nuk e dinë

ata? Të merremi vesh, është në dobi të të gjithëve, të vendit. Po jo të vrasësve.

Erdhi ora, bëni gati gjokset.

Çuditërisht, të burgosurit tani hynin në zyrën teknike pa trokitur, takonin

drejtuesit, shefat e riedukimit, merrnin mendime, kurajo për qetësi dhe

vetpërmbajtje, t’i ruheshin panikut dhe të ishim të përgatitur për katastrofën.

Më tej, mbi grupin e atyre që rebeluan të parët, që u dhanë dërmën

policëve me gjithë oficerin e rojës, kishte rënë një gjendje acari, edhe donin

sulmin edhe përfytyronin ç’i priste, por se ç’bisedonin mes tyre, të paktën të

mos bjerë ndëshkimi mbi të tjerët, të dilnim me një vendim tjetër, thoshin.

Ç’do të bënin, ç’aksion, kur të hynin ata, ujqërit, sigurisht kope e madhe,

dhëmbë dhe kthetra pafund. Të mos lëmë të përziehen shumë nga ne. Ta

mbanin vetë përgjegjësinë mbi shpatulla.

- Erdhi ora e shkatërrimit tonë.

- Ishte ajo orë, po presim të ikë.

- S’duhet pritur. Luftohet dhe me fatin.

- Vjen një çast kur nuk i trëmbesh më burgut. A erdhëm të

ndërgjegjshëm drejt tij...

- Dhe ndodh që, kur duhet të kesh më shumë frikë, ke më pak.

- Diktatura ka më shumë frikë.

- Megjithatë jemi më keq se kurrë. Të rrethuar barbarisht dhe s’bën

dot asgjë.

- Ah, sikur të mundnim të bënim dot...

Bisedat po ankthëroheshin dhe po bëheshin më të rënda, si e ecura

mbi borë me të vdekur në krahë. Pashë pllanga bore. Po binte kështu? Jo,

ishin letrat e hedhura kudo, mbi oborr, shkallëve, dhomave. Filloi grisja e

gjithçkaje që mund të na dëmtonte. E dorëshkrimeve? Po dorëzoheshim

kështu? Ndiehej një pritje e trembur, përzierë me shqetësimet, kur s’bëhet

dot asgjë. Vetëm dielli, ku është, pse s’duket, na jepte shkëlqime, si presa e

gijotinës.

S’u mor vesh në u bë ndonjë përfaqësi e jona. Thanë se u bënë tok 5

vetë, jo 6, për te Portë e Madhe. Ja, ja shikoji... Po shkojnë apo po kthehen?

Doli dhe një përmatanë nga komanda dhe mori mesazhin e të burgosurve.

Nën terrorin komunist

437

Shpjegohej rebelimi ynë, si shkak i dhunës së pandërprerë, gjithnjë e më të

madhe, i padrejtësive dhe kërkohej ndryshim i gjëndjes dhe liri. S’pati kërkesa

politike në dukje, por mesazhi vetë qe një qëndrim politik. Pa akuzuar dhe

pa pranuar faje. T’i bëjmë një letër Enverit, këmbëngulte një ushtarak. T’i

themi që ju, shoku Enver, s’dini gjë, se uji nga lart vjen i kulluar, por turbullohet

poshtë, ju s’dini gjë që na trajtojnë keq e na bëjnë armiq me zor... Mjaft!

Mbylle, llapaqen! Unë s’jam armik me zor, por dua të jem. Dhe dëgjo,

peshku qelbet nga kryet. Ti kujton se do të preket “Dulla” dhe do vërë

drejtësi e do të të japë ty gradat e hequra? Idiot dhe në burg, kjo s’të falet!

Jo, e them për taktikë. Ne s’dimë në është gjallë Tirani. A mund t’i çohen

letra të vdekurit? Po, po, jo vetëm letra, gjithçka e jona është e vdekjes.

Vërtet rrethimi dukej sikur qe afruar dhe ngushtuar edhe më prej

përforcimeve me ushtarë të tjerë. Në çdo hap. Kullat e drunjta të vendrojeve

qenë mbushur plot sikur sapo do të ndërmerrnin një udhëtim aventuror. Ja,

ja lëvizën përbindshmërisht, po u afrohen rrënojave tona. Mbi muret e

padukshëm do të hidhnin tentakulat e tyre, paretet si urëza, do t’i ngecnin

mbi bedenat e supeve tona dhe do të vërshonin ushtarët me brohorima e

bajoneta të hapura. Do të çanin mishin tonë dhe me çizmet me gozhdë

brenda kafkave tona do të shkelnin mbi trutë, jepnin shpirt idetë, ulërinin

imazhet, përgjakej fantazia. Shkunda kokën i lemerisur dhe kërkova të shoh

më përtej për të shlodhur mendimet sado pak. Kudo, kudo përreth, shpateve,

hijeve, mbi shkëmbinj, buzë arave të vogla, anash hurdhave, mbi gurë,

tarracave të shtrembëra - njerëz. Qenë mbledhur fshatarë, burra dhe gra,

nxënës shkollash, ja, ja mbi kupolat e kudogjendshme të bunkerëve. Po

vinin dhe të tjerë, në grupe, vetëm, folklorikë, kërkonin vend sa më të

përshtatshëm që të shihnin sa më mirë përkëtej. Spe...kta...torë?! Do t’i kenë

thirrur. I kanë ftuar, të vini me patjetër, ndryshe ju pritet dita e punës, të

shohin armikun, ja, real, një dorë bën shenjë të ngrihen nga ai bunkeri dhe të

ulen më tej dhe pastaj dora nderet për këtej. Sigurisht paska organizim.

Edhe nga ana tjetër njerëz. Ku u gjetën kaq shumë? T’i kenë ftuar dhe nga

fshatrat e tjerë a janë kooperativë e bashkuar. Si një amfiteatër i madh, i

përçudnuar... ja llozhat, vendet e mira nën pemë, shkallët, e para, e dyta, e

pesta... dhe ne në arenë. Të shohë populli spektaklin e shtypjes së një

kryengritjeje. Edhe në gjyqin tim, dikur, para Krishtit, më kishin treguar,

438 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

kishin shpërndarë ftesa nëpër mësues e nxënës, shkrimtarëve të degës së

Lidhjes, intelektualëve të ndryshëm, ftesa, ftesa, 10 ditë nuk shkova në punë,

nuk shikoja dot njerëz, më thoshte një mjek, kurse ai poeti, mbas dënimit tënd, s’ishte

nga Veriu, por e kishin emëruar andej thellë, nuk çoi më poezi asgjëkundi për botim, s’ja

tregonte kërkujt. Ftesë për të parë një shfaqje gjyqi, shtypjen e një kryengritjeje.

Janë përzgjedhur të ftuarit, kooperativistë të dalluar, komunistë, barinj, anëtarë

të këshillit, klubistë, rapsodë, infermierë, spiunë profesionistë, mësues, nxënës

të klasave të larta, të porsamartuar, zboristë, sekretarë partie, të marrë etj.

etj. Qetësi. Qetësia u gris befas me kërkëllima të forta metalike. Shule armësh?

Porta e madhe po hapej, zinxhirët e saj, çelësat dhanë kërcënimet e para. Në

tarracën e vogël të komandës, në anën e së cilës mbërrinin helikat e vdekura

të helikopterit, u shfaq një grup ushtarakësh. Njëri me megafon urdhëroi:

ne po hyjmë, në qoftë se dikush nga të dënuarit do të ngrejë dorë mbi ne,

do të na provokojë, do të bëjë lëvizjen më të vogël të dyshimtë, do të

qëllojmë me armë nga kudo për kudo, në turmë. Morët vesh. Asnjë lëvizje.

Jeni të rrethuar. Dorëzohuni! Në Spaç vendosëm të vdisnim për Flamurin

që ngritëm vetë. Shuaip Ibrahimi dhe Ndrecë Coku u bënë truproje nderi,

rrinin natë e ditë nën të.

U futën sampistë ushtarakë, shihnin si të tërbuar, mezi prisnin të shqyenin

këdo, mes tyre oficerë të shumtë, të komandës dhe të Ministrisë, civilë që s’i

njihnim, me kostume të jeshilta, në ngjyrë helmi, të ushqyer mirë, jo si ne, të

(u)shqyer keq, se kush mërmëriti kështu pranë meje, e pashë se po zbehej,

ç’ke, edhe ti po zbehesh, ja dhe komandanti, komisari, shefi i policisë së

burgut, ky e ndezi revoltën, pederi i homove, mbahet dhe krenar, skorta e

rojeve, policë, policë prapë, me egërsi të ngrirë si maska, kapterë, s’u

dukërkan mjeranë, pa-pa-pa... Ndërsa kreu mbërriti te oborri i parë, bishti

gjarpëronte ende te porta. Ecnin nën telat me gjemba duke e përforcuar

sigurinë, me kujdes taktik, sikur shkelnin shtigje të minuara. Eeeejjjj, të

dënuuum, të gjithë poshtë, në oborrin e apelit. Asnji i burgosun n’dhoma,

kush kapet se s’don me ardhë, e piu e zeza! Se na… s’na bani dot kurnjigja.

Kemi n’dorë dhe gurin dhe arrën. Kena Partinë... një gabzer kapteri bërtiste

kështu, sillte mesazhin e komandës, shpejt, shpejt, në rresht. Jeni të rrethuar,

kryengritja në fakt u shtyp. Kaq duhej. Tani fillon ndëshkimi. Të gjithë lëvrinim

të trishtuar, me shqetësim të dyfishtë dhe u bashkëngjiteshim rreshtave të

funeraltë në oborrin e thatë si një fletë e stërmadhe me gërma gurësh dhe

Nën terrorin komunist

439

rëre të gjallë. Të urtë. Me fytyra të nxira, sepse kishte nga ne që s’qenë larë

dot, që kur kishin dalë nga galeria. Uji qe ndërprerë. Po janë dhe nxirje të

tjera, nga përleshja me policët. U dha urdhëri i çuditshëm: të gjithë për

tokë, uluni! Ne sikur u përgjysmuam kështu, u bëmë ulokër, toka mund të

na përpinte më kollaj. Kokat tona ngjanin me plisa të mëdhenj dheu. Tokë

e çarë, e bërë fërtele, e lëruar me qe të harbuar, mitikë, jo me plugje, por me

shpata, me hekur predhash. Dhe atyre sikur iu shkurtua frika nga shkurtimi

ynë i menjëhershëm. Pasi mbaroi zhurmërima e leckosur e rrobave që bien,

u ulën dhe të fundit. Ushtarakët sipër nesh po na dukeshin më të mëdhenj,

më kërcënues, kabà. Policë e kapterë u shpërndanë nëpër ne, egërshanë si

kafshë, ecnin pakujdes, shkelnin herë dorën te njëri, herë i binin me majë

çizmeje një gjuri. Oh, bëri një zë, provokim, thirri polici, vazhdim i

kryengritjes, çohu, merreni! Po erdhën kazanët e mëdhenj të kuzhinës, mos

kujto se do i sjellin me supë, më foli shoku pranë. Në revoltën e Spaçit i

sollën plot me pranga për ne. Asgjë s’na bëni dot ju, e nisi bërtimën njëri

nga oficerët, armiq të pandreqshëm, s’e përmbysni dot pushtetin popullor,

diktaturën e proletariatit. Kemi ardhur në pushtet me gjakun e dëshmorëve

dhe me gjak do ta mbajmë. Shkuma në gojën e tij m’u duk me pikla gjaku,

ndoshta ndonjë pasqyrim xixëllues i dritave të rrethimit. Ato u ndezën më

shpejt se zakonisht. U nxi lëpeni, mërmëriti një verior pranë meje. Cili?

Lëpeni. S’e njoh. I thonë horizontit në shqipen e vjetër. Ne s’pyesim nga

kapitalizmi dhe revizionizmi së bashku, po ulërinte një oficer tjetër, do të ju

shtypim, ju, që keni lidhje me armiqtë e jashtëm, të drejtpërdrejta dhe

shpirtërore. S’doni të riedukoheni? Dhuna e proletariatit do të bjerë pamëshirë

mbi ju, që tani! Filloni. Pezm. Shumë pezm. Nderur si flatra të vdekura

lakuriqësh nate. Flatra tiranozaurësh. Edhe frymëmarrja e tjetrit dëgjohej,

por dhe zërat, një britmë e hollë fëmije, ah, sa bukur, nga andej përtej, ku

qenë grumbulluar njerëz, nëpër shkallët e ah-mfi t-eh-ah-tr-ih-t. Njëri nga

nënoficerët nxori disa fletë dhe ia dha shefit të policisë. Po, tha, fillojmë.

Fillojmë dhe hodhi vështrimin e pistë mbi të burgosurit e gjunjëzuar, gurë

varresh, mes të cilëve, nëpërkudo lartësoheshin policët e tij, tabela qiparisash

të zinj si në lojrat ushtarake. Gjithçka iu duk në rregull, top fare, rregulloi

kapelen, shkëlqeu djegshëm ylli i saj dhe me zë pretencëdhënës lexoi një

emër. Që shkrofëtiu si korb i goditur. Çohu, u çapëlyen disa gabzerrë

njëherësh, kuturu, se s’dihej kush duhej të çohej, sy të çakërdisur vigjëlonin

440 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

nga të gjitha drejtimet mbi ne, çohuuuu-uh!. Pa u ngritur mirë i burgosuri,

7-8 policë iu vërsulën duke i zhvatur lecka dhe lëkurë bashkë, e tërhoqën

osh deri pas murit të mensës, ku ne s’shihnim se ç’bëhej. U thirr emër tjetër,

tjetër dhe policë të tjerë, prapë të tjerë hidheshin, zvarrisnin njeriun, i vinin

prangat keq e keq dhe nga andej, nga pas murit vinin zhurma goditjesh,

ulërima dhe mbytja e tyre. Emra të tjerë u thirrën gjëmshëm... përsëritej

rituali barbar… dhe sikur të gaboje, të lëvizje paksa nga mpirja dhe ankthi,

policët vërsuleshin mbi ty për të të zvarritur duke mos pritur në je ose jo ai

që u thirr. Njëlloj janë, armiq! Vazhdonte ngritja, gjithë habi dhe tromaksje.

Ç’u bëjnë pas murit, mos i asgjësojnë? Dëgjon ti krismë arme? Të shurdhëta

po. Si i zgjedhin emrat, mbi ç’bazë? Si organizatorë të rebelimit... ata që

kundërshtuan të parët. Kur dikush mbyturazi mundohej të sqaronte diçka,

të shfajsohej, zvarritja e tij shoqërohej dhe me goditje të atypëratyshme,

shqelma e shkopinj gome e pas murit binte heshtja e rëndë, më e rëndë se

muri, misterioze. Mbas revoltës së Spaçit, të arrestuarit i kalonin mes një

gardhi të gjatë policësh, të kam thënë, ule zërin, polici, mos lëviz, po thirrën

emrin tim, kujdes te thesi, dhe policë nga të dy anët qëllonin me shqelma e

shkopinj gome, këmbët nuk i zinin tokë të arrestuarit dhe nëse mbrrije gjallë

në fund të shtegut me policë, të binte të fikët. Aty të linin dëng, mes gjakut,

në dysheme, te shkallët, pusho të lutem, s’dëgjoj dot, duhet ta dish, ta

dëshmosh ndonjëherë, mjaft, po luaj mënç. Dhe pastaj me zorrën e ujit nga

banjot e përgjithshme i lagnin. Si ata të zjarrfikses, që shuajnë zjarre. Për t’i

ringjallur që t’i dënonin me pushkatim pastaj. Oh! Emri im, ah, sikur të mos

kisha emër, ku ma gjetën, e kisha harruar. Secili priste të thirrej, të shkonte

pas murit të vdekjes. Urrente emrin e vet, dëgjonte rrahjet e zemrës së

tjetrit, aq fort, mos qofshin rrahjet e fundit. Ja, policët që rrahin, u ndërruan,

u lodhën, sollën të tjerë, të freskët. Përse ulërin muri ndonjëherë? Ngrimë

mbi truallin e ftohtë. Unë mos e kam fytyrën prej çimentoje? Si e kam

emrin, të betohem s’po e gjej dot, të shefit të policisë e di, të operativit. Mos

lëviz. Më shkeli dorën polici, m’u ngulën gozhdët në mish, gjak, mos lëviz.

Pse s’po mbaron, sa gjyq i gjatë, do të ngrihemi dot ndonjëherë, ulokë do të

mbetemi, do të zvarritemi, a do të ecim me këmbët tona, do të kemi emër,

apo lëvozhga të ngjitura në ballë, lëkura të rrjepura. Komandanti dha urdhër

të ngrihej mjeku, të gjithë mjekët, mos i prekni, u tha policëve. Shpejt pas

murit, i urdhëroi. Do të kenë vdekur. Kë do të pushkatojnë pastaj, të vdekurit?

Nën terrorin komunist

441

Na duan të gjallë. Pas murit. U shkulën me forcë dhe kryetari i burgosur i

riedukimit, mure ulëritës, të përgjakur, dhe inxhinieri i ndërtimit, policët

qëllonin ku të mundnin, mure të çmendur, mure qelish, të komandës, të

Komitetit Qëndror të Partisë, Muri i Berlinit, Muri i Madh Kinez, m-uri, kam-uri

për një ulërimë... dhe për bukë, ndonjë kore tepër ma jepte fshehurazi

te sporteli i bukës Aladini, bukë e murosur, Aladini është i burgosur, babai

i tij a xhaxhai është udhëheqës, Kapo e kanë mbiemrin, partia e tij, diktatura

e tij e mban në burg atë dhe ne, ata na marrin copa jete, ai më jep një copëz

bukë, absurd, çmenduri, muri i legjendës së murimit, buka e butë si gjinjtë,

grua e murosur që bie erë të mirë buke, bukë e përgjakur, prapë po kërkojnë,

kë, Sokolin, e morën njëherë, është tjetër Sokol ky, një mur ku të mbështetesh

ka apo jo, shëmben dhe na zënë nën vete. Veç bunkerë të rrumbullakët,

kupola, gojë të betonta që thërrasin emrat tanë, vjellin zjarr të ftohtë akull.

Çfarë, po brohërasin spektatorët e amfiteatrit, kooperativistët e maleve?

Turp. Nga hyrjet e bunkerëve po dalin tigrat, panterat, sekretarët e partisë.

Po më gjëmonin tëmthat. S’dëgjoja dot, pamjet më vinin pa zë, veshët

kalbeshin, s’do ta kuptoja më… po të thirresha, emër s’kam si të gjithë të

dënuarit, ej, i dënuar, … policët dyndeshin mes nesh, tigrat, shqyenin krahë

të burgosurish, u çanin barkun me kthetra, vazhdë zorrësh, tjetri shkelte mbi

rropullitë e tjetrit, ktheheshin policët për të marrë ç’kishte mbetur nga zhvatja,

krahun tjetër, ca brinjë, krisën kafkat, bunkerët, po qiell s’paska, qenka kupolë

betoni, po ulet, u afrua, na u zu fryma, mure të tjerë pas mureve, ranë, u

shëmbën. Gërmadha mbi ne. Po japim shpirt. Shpëtuam...

... do të fillonte dhuna mbi sendet. Po aq ashpër. Mbi sendet tona. Koo(h),oh,oh,-ontro-o-o-o-ll...

k…oll. Filloi kontrolli, më mizori, gjithë inat.

Përdhunimi i gjërave tona, shkelja me këmbë, thyerja, flakja tej, grabitja. E

nisën me ne, me trupat tanë si sende burgu. Të hiqnim këpucët, çorapet, të

nxirrnim gjithçka nga xhepat dhe vetë astaret e xhepave si veshë qensh të

ngordhur, kështu më dukeshin gjithmonë. E ata na fusnin duart nëpër trup,

në krahë e këmbë e gjoks e shpatulla, ku të donin, hiqe xhaketën, ngrije

këmishën lart, posedimi barbar i një përbindëshi. Ç’është kjo? Asgjë. Flake.

Zbërthe pantallonat, uli, uli të thashë, pse ke bllok, ç’shkruan aty, hidhe! Ik

dhe ti. Tjetri. I dënuari tjetër. Pirgu i sendeve, paketa cigaresh, kunja, shami,

442 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

shkrepse, zarf i shtrenjtë, penjë, cigarishte të gdhendura vetë, kuti, copa

letre, nga librat, fotografi revistash, tonat, etj, rritej mes policëve. Pastaj iu

vërsulën fjetoreve, shkulën batanijet, i shkelnin me këmbë si të ishin hije të

këqija, çanë dyshekët, kontrollonin kashtën me duar si turinj dhish të egra që

duan ta provojnë nëse hahet, i rrahën jastëkët, i përplasnin pas mureve, u

dukeshin tejet të fajshëm, si të shkundnin prej tyre ëndrrat e dënueshme,

sepse dihen lidhjet direkte të jastëkut me kokat tona, ah, sa sekrete duhet të

dinë jastëkët, edhe kur janë pis, dhe u binin me shqelma, i çanin! Si kufoma

të masakruara fëmijësh ngjanin jastëkët tanë të ëndrrave. Katastrofa më e

madhe u bë në depot. Thasët tanë të ushqimeve dhe të veshjeve po i nxirrnin

jashtë me të burgosur të besuar, të listës së operativit, por nën mbikqyrjen e

rreptë të policisë, të kontrolloheshin imtësisht, jo vetëm thasët, por dhe

dyshemetë, të gërmohen me kazmë muret, të çahen tavanet, të kthehen

përmbys tjegullat e çative të depove. Oborri u mbush plot me thasë si me

bagëti të shtangura muzgu. U dha urdhri që çdo i burgosur të shkonte

pranë thesit të vet, të rrinte atje më këmbë, pa lëvizur. Dhe policët vërtiteshin

me thika në duar, çanin… grykat e thasëve. Po sikur të ngatërroheshin, të na

i ngulnin ne thikat? Ç’gjenin Brenda: makarona, rropulli, sheqer, vezë, djathë,

stomak, ëmbëlsira, të sjella nga shtëpitë tona larg, të bëra vetë, të ruajtura

për t’i ngrënë nga pak, zemër, ndjenja, ngadalë, herë pas here, gjatë javës ose

muajit, para vdekjes, kontrolloheshin me duar, me shkop gome, derdheshin,

përzieheshin. Si me të vjella të mëdha po mbushej mjedisi. Rrobat tona,

kapotat, të brendshmet e bardha të burgut, kapelet e ndaluara hidheshin

andej këndej si dordolecë, si të pushkatuar. Libra, fletore, blloqe, një sasi

fletësh çfarëdo, flakeshin. Pastaj u vihej zjarri. Polici i shikonte, po të kishte

dyshim, ua çonte specialistëve në këmbë, o Zot, ndonjëherë dhe ata,

specialistët ishin të burgosur, vendosnin ata në kishte në to sharje, desidencë,

kundërshtì, lista grupesh armiqësore, plane klandestine, i hiqnin mënjanë.

Ndryshe flakeshin te pirgu i madh. Në zjarr. Tym dhe thasë. Tymi shkërbente

thesin, fantazmën e thesit, kurse vetë thesi ishte tym i errët, i gurëzuar. Ne

mes tyre. Më këmbë. Dhe ne tym... gur… thes. Policët kishin kohë që e

kishin mbaruar 8-vjeçaren në fshat, 36 shkronja janë shumë, ngatërrohen,

sidomos dyshet, as sharjet s’dinin t’i shkruanin, po fletoret e mia do t’i

kuptonin. Fjalorë, enciklopedi, romane të mbetura me vite në burg, të

kopjuara me dorë, poezi, tregime, esse, filozofi, fe, arti për të dashuruar,

Nën terrorin komunist

443

këngë, pentagrame, himnet kombëtare, sentenca, horoskopë, kiromaci,

përkthime, Dostojevski, sonetet e Shekspirit, Ferri i Dantes, Homeri i shkruar

mbi mijëra paketa cigaresh,, kri(ji)me tonat, fragmente nga Kafka, por dhe

të kafkave tona, Kamy, duke i vënë kapakë të tjerë përsipër, Stalin, Lahuta e

Malsisë, Qerbelaja, Bodler, Gëte, Pushkin, Nata me hënë, me ornamentet

që i bëri Valeri, argjendim hëne, të gjitha, të gjitha hidheshin në zjarr.

Dalldiseshin flakët si shpirtra. O Zot, poemat e mia. Më kishin ngelur dy pa

i nxjerrë dot. As i kisha groposur. Po i gjetën...?! Do më riarrestojnë, gjyq...

edhe pushkatim... t’i djeg, t’i bëj hi? Vetë me dorën time t’ia jap zjarrit? Që

rritej. Ndjeva lotët të më mbërrinin mbi buzët e thara. Jeta është më e

shtrenjtë. Nuk do t’i rishkruaj dot. Po edhe jeta ime s’ribëhet më. Zjarri që

dogji Bibliotekën e Aleksandrisë, Çezar, thirra brenda vetes. Diktator! Enver

Hoxhë! Ç’ke me shpirtrat tanë. Ktheva kokën i përcëlluar. Kisha marrë

flakë edhe unë. Mos qaj, më tha fytyra prej zjarri përballë meje. Sa më

shumë libra në zjarr, aq më shumë zjarr nëpër libra. Po dridhesha... pastaj

nga të ftohtit. Zjarret po vdisnin. Iu afrova një grumbulli hiri. Mbusha duart.

Si një urnë. Duke i pasur aq shumë me kallo, s’më dogjën dhe aq. Ç’jetë u

shuan këtu? Ç’shpirtra e dëshira? Miliona gërma të gjalla u dogjën si

milingona. Mbartnin ato me dhembëzit e tyre të veckël mesazhe e dëshmi

të papërsëritshme. Hi... Afrova fytyrën. E lava me hi. Me hi shpirtrash... Prej

lotëve më ngjiti si një mjekër. I mbusha duart prapë me hi dhe prita të

ngjallej zogu i legjendës. Po, po feniksi... rënkoi.

...ne jemi thasët e gjallë, të mbushur me jetët tona, me tragjeditë e tyre,

me fletë të palëndëta, megjithatë të grisura, biblioteka librash të djegur, jemi

ne thasët e lidhur, ku kemi futur ashtu si vetet tona, kryengritjen tonë,

rënkimet... ah, sikur ta shkruaja një libër kështu... rë-ëëëëëh-nkiii-iih-met...

... rënko(h)-i prapë: oh-h-h-h-ooo-ooh! Një rënkim tjetër, i fundmi i

kryengritjes, ngji-iih-ste shka-ah-llë-ëh-t. Rrëzohej, oh, ngrihej, ih, ngadalë,

ah, shihte qiellin, plot me gozhdë yjesh të rënkimeve të pandryshkura, toka

e zezë, me ofshama gropash, lëkundej, ej, of, op.uh, uf. Rënkimet-et pikonin

gjak-ak. Llavë… Ra prapë pezmi i rënkimeve, i gjatë, zuri brinjët me dorë,

të thyera, dy, tre, yyyyeeeeehhh, shfryu, uh! U rrëzua… Kishin mbaruar

arrestimet të gjitha, të paracaktuarat dhe të rastit, qe lajmëruar me shifra

444 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

qendra që kryengritja në burgun politik të Qafë Barit u shtyp me sukses, fitore e plotë,

kur të burgosurit ende ishim më gjunjë, kur një ish-hetues province, tani

kuadër i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, aq shumë i zellshëm në

tortura dhe në shtypje rebelimesh, ndali hapat dhe pyeti kë kishte pranë,

shefin e policisë a operativin. Këtu e keni atë, Nuredin Skraparin, more? Po.

Si sillet. Pa probleme. Korrekt. Kam qenë unë hetuesi i tij 10-15 vjet më

parë, e dënuam sa deshëm. Pinin në një klub, dhe ai, tamam armik, guxoi

dhe goditi me shishe bosh shokun Enver. E tmerrshme, e pamundur. Si?…

Portretin e udhëheqësit tonë të lavdishëm. Nuk do të ndahem gjithë jetën, i

kam bërtitur. Si nuk e futëm emrin e tij në listën e të arrestuarve... Jepini një

dru të mirë sa pa ikur unë... E çuan pas murit... Zvarrë. Ah! Oh, oh... Hija

e rënkimeve u rrëzua prapë. Oh. U shtri... po rënkonte toka, muzgu sipër

saj, gulçonte mbi pellgun e gjakut të vet... Çohu, i dënuar, briti polici pas tij.

Ngjiti shkallët, drejt birucave. Të burgosurit përreth s’po lëviznin si në një

mallkim. S’lejohej me regullore t’i jepje ndihmë tjetrit. Ah, sikur ta merrja

për krahu, brinjët e thyera i dhëmbnin tmerrësisht, ta mbartja deri te porta

e vogël... e birucave të brendëshme. Falmë, bashkëvuajtësi im, s’të ndihmova

dot, asgjë s’bëra për ty, ah! Gulshe gjaku të ngrohtë shpërthenin nga goja e

rënkimeve mes dhëmbëve të thyer... U-u-u-jë-ë-ëh! Ujë… më digjnin plagët

brenda trupit, elektro…oh…vo…zi…sti Agroon Ho…xha më njomte

buzët me një leckë, s’e di ku e gjeti ujin, ndoshta binte shi, po ti… në birucë,

unë pashë që policia të ra me dru në kokë… qetësohu, mos folë…

Roola(h)nd Too(h)li më mbante kokën të mos më binte përdhe, e paskan

arrestuar edhe atë, po ai është i gjatë, ka më shumë vende se unë për

plagë… dhe s’po më linte të vdisja… edhe Çajuuu(j)iiii, ujëëëë…

Duhet të jem ca gjallë... dhe ca i vdekur. Ndoshta kështu janë të gjithë.

Po ku jam kështu, asgjë s’lëviz, s’ka gumëzhima, zhurma rrotash, puls, duhet

të na kenë shkarkuar nga makina ku na hodhën njëri mbi tjetrin të lidhur.

Qënkam vetëm, prapë më paskan futur në arkivol të gjallë? Ç’duan tani nga

unë, do të më çojnë në gjyq, përsëri në grupin armiqësor të ushtarakëve, po

a u pushkatuam njëherë. Jo, jo, Zhabolli, ty të lamë gjallë, shih sa je dobësuar,

zhapë të bëmë, as krahun s’e ngre dot, por të bëmë kryetar të zyrës së

riedukimit në Qafë Bari. Po pse jam me kaskë dhe me pranga si ata që do

Nën terrorin komunist

445

të pushkatohen? Do ta heqim kaskën dhe do të fillojmë torturën kineze, një

pikëz uji mbi kokë do të bjerë vazhdimisht, në të njëjtin vend, po ajo e bën

vrimë kafkën, e çan fare. Do të flesh mbi një bambu, ajo rritet 7 cm. në ditë

dhe e shpon trupin tënd. Ka ca dhimbje. Ti kujton se kemi marrë nga Kina

vetëm maqineri fabrikash, po veglat e torturave, po marifetet, llojet e

torturave? Kemi marrë dhe një specialist kinez që ka specializuar dhe një

djalë tonin, ata bëjnë dokumente të vjetra, si të vërteta fare dhe ne i lëmë

dosjet në regull, firmosni ose jo ju, s’ka fare rëndësi, ne dhe historinë e

bëjmë si të duam, arkivin e lëmë në rregull, jo më me ju, që s’ju kemi për gjë

fare. Po ku jam? Brenda në arkivol. Dëgjo, ti do të firmosësh listën me 36

emra, të grupit që udhëhoqi revoltën politike të Qafë Barit. Unë s’e di që

revolta ishte politike dhe s’di të ketë pasur ndonjë organizim a grup. Dalip,

e kupton ç’po thua? E dimë ne që ishte ashtu. Asgjë nuk na kushton t’i vëmë

kapakun arkivolit, 5-6 gozhda. Të pëlqen të varrosesh i gjallë? Pra, firmos

këtë letër, ja dhe tjetra, vendimi që do të lirohesh. Zgjidh mes dy letrave...

S’janë kocka që thyhen. Ia thyem brinjët atij skraparlliut, po edhe Xhike

Baxhinovskit, vetëm një këmbë, Drago Vujosheviçit, kanë emra sllavë. Po

Sandër Sokolit? Ai vdiq rrugës, në makinë, atij i qenë thyer të gjitha kockat,

kudo, kudo, qe bërë fërtele. Po miku im Dine Fratari? E hoqëm, e flakëm

në një tjetër burg, shumë e kanë rrahur dhe atë, dhe Lekë Mirakajn, dhe…

po ti firmos, të thamë, kam porosi nga ministri. Nuk të pres shumë, mund

ta kthejmë dhe ndryshe. Ç’bëhet kështu, hetuesi është kjo brenda në arkivol

apo më vijnë zëra nga brenda vetes. Nuk do të firmosësh? Vërini kapakun

arkivolit. Mos jam nën dhè?

Ra çanga, hekur mbi kokë. Na mblodhën në mensë prapë. Ai fieraku

aty ishte i palëvizur, kështu dukej. Mos duan të përsëritim rebelimin? Prapë

erdhi ai oficeri nga Jugu, komisari a ç’dreqin është, që iu rrokullis kapelja me

yll e iu ngatërrua nëpër këmbë si mace a ideologjia e vet. Policët me shenjë

plagësh. Komunikim. Zëri i komisarit donte të ngjante i fortë, i patundur

dhe vetë po rrinte drejt si ato tabelat e qitjeve. Batare armësh... Diktatura e

proletariatit e shtypi revoltën e armiqve... dhe... gjyqi i popullit... dënoi me

pushkatim ata që guxuan të ngrenë dorë në revoltën e Qafë Barit më 23

maj... Sokol Zef Sokoli nga Tropoja u pushkatua, Tomë Ndoja nga Shkodra

446 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

u pushkatua... Sandër Sokoli, na vdiq më përpara, s’e pushkatuam dot. Me

kokën që i varej supeve, e hodhën mbi të tjerët në makinë, kufomë, kockathyer

dhe të lidhur... me 25 vjet burg të tjera u dënuan...., me 20 vjet të tjera..., me

15... Në Spaç ridënuan mbi 100 vetë. Ditët e fitimit u hiqen. Nuk u quhen

më. Po s’janë ditë, janë vite të fituara me punë. U burgosën dhe u vranë dhe

ato… Koha s’është e jona, por jashtë nesh si sendet… e grabitura. Të gjithë

të burgosurit i lidhën me zinxhirë dy e nga dy dhe i ulën përdhe. Dënuan me

pushkatim dhe qenin e burgut, sepse mori hapur anën e të burgosurve, jo

vetëm që u lehte policëve, por u hidhej te këmbët, i kafshonte. Dhe iu bë

gjyq i vërtetë. A nuk i ngjan burgu ynë një koloseu natyral, po thoshte Gëzim Çela,

shkallët zbresin me vërtik teposhtë, nën ato shkallë janë zgafellat e galerive të zeza.

Rrokullisen shkallët dhe ndalin në arenë, sheshet e rrethuar me tela me gjemba. Muret e

këtij koloseu ngjiten përpjetë… Asgjë s’po dëgjoja dot. Batare plumbash gjëmonin

dhe mbulonin zërat. Dhe duartrokitjet e stuhishme, brohoritjet për Partinë

dhe shokun Enver nëpër salla kinemaje, kur gjyqtari jepte vendimin e dënimit,

me pushkatim... binte dhè mbi supet e mia. Pas murit m’u shfaqën miqtë e

mi të vrarë, trinia llahtarisht e shenjtë e kokave të tyre me rrëkera gjaku dhe

vargu i skllevërve, të lidhurve me zinxhirë, të porsadënuar... Në revoltën e

Spaçit pushkatuan 4, Pal Zefin, Skënder Dajën, Dervish Bejkon, Hajri Pashain.

Ballë për ballë ishin vënë dëshira për jetë dhe etja për krim, rënkonte Shefqet Gjana.

Shih në qiell Arushën e Madhe, si dridhet, janë shpirtrat e tyre, 4 të pushkatuarit

e Spaçit dhe 3 të Qafë Barit. Po flisnim me vete. Jo, me të vrarët tanë... në

shqipen e vjetër, me kumte të lashta, zjarre, britma, shenja të tjera, tym.

Shpesh njeriu e ushqen vetë robërinë e vet. Po ne e thyem teknologjinë e saj

dhe pamë se këtu ka lëndë të lirisë. Kjo është fitorja dhe jo vetëm e jona.

Nën batanije dëgjoheshin mërmërima, lutje të burgosura Zotit, përsëriteshin

lutjet, vargjet për Beatriçen të Dantes, Hygoi, Gëte, Kafka, përzieheshin

gjuhët, Babilonia nën batanije burgu, kurse kafka e një polici, e ngulur mbi

një hu, me dhëmbët jashtë, qeshte në errësirën...

Nën terrorin komunist

447

II

DËSHMI PËRSIATJE DHE

PORTRETE

448 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

DUHET HEQUR DORË NGA RRUGA E LUIGJIT TË

KATËRMBËDHJETË

Nga “Pro memoria” drejtuar Enver Hoxhës (5 tetor 1953)

…Unë mendoj se shkatërrimi më i madh do të ndodhë në botën

shpirtërore shqiptare. Njerëzit do të humbasin besimin te shteti dhe te

udhëheqja, do të mbyllen në veten e tyre dhe, që të bëhet i mundshëm

sundimi mbi ta, do të lindë nevoja për të krijuar një shtet të ashpër policor.

Dhe ky nuk do të jetë veçse fillimi. Prandaj duhet hequr dorë, dhe sa më

parë, nga rruga e Luigjit të Katërmbëdhjetë, nga Versaja dhe nga shtypja e

mendimit edhe brenda radhëve të partisë. Nuk është çështja për fëmijët e

varfër që ne i shohim nëpër rrugë, por për atë shtypje të mendimit që po

bëhet sistem dhe që do të sjellë si përfundim lindjen e një monarkie të re.

Kur të arrijë puna aty, varfëria do të bëhet e tmerrshme dhe vetëm regjimi

i një terrori të pashembullt mund të bëjë që të qëndroni në pushtet. Por ai

regjim do të jetë shumë më i rrezikshëm për atë vetë. Ftohja dhe largimi i

popullit do të sjellë një lëkundje dhe brenda radhëve të udhëheqjes që do të

transformohet dalëngadalë në një kastë të mbyllur në kornizën e një monarkie

pa kuptim në realitetin historik të Shekullit të Njëzetë. Në përfundim të këtij

proçesi historik ju do të detyroheni të vrisni njëri-tjetrin dhe populli do të

mbytet në gjak. Mendoj se jemi plotësisht në kohë që ta shmangim një të

keqe kaq të madhe dhe kjo është arsyeja që po jua drejtoj këtë “Pro

memorie” të shkruar në mënyrë të ngutshme.”

Kasëm Trebeshina

Nën terrorin komunist

449

BEDRI ALIMEHMETI

Lindi në Tiranë më 1945 në një familje të

njohur atdhetare, e cila u persekutua gjatë

viteve të diktaturës. Shkrimet e para, skica,

poezi nsi t”i botonte që në vitin 1960, por

për shkak të luftës së klasave i u privua e

drejta e botimit. Pas vitit 1990 u bë i njohur

nëpëmjet faqeve të shtypit shoqëror e sportiv.

ka shkruajtur novela e poezi, reportazhe,

portrete, nëpër faqet e revistave dhe gazetave.

Tani punon redaktor në gazeten “Sport

Ekspres”

450 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

VRASËSVE U SHTROHET TRYEZA E DARKËS!

Portretet e tre liceistëve: Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi, Fahri Dabulla

“Tefta Tashko Koço” quhet në Tiranë rruga, që del nga sheshi “Avni

Rustemi” dhe vijon përgjatë deri tutje në afërsi të godinës së Ministrisë së

Punëve të Jashtme. Vite më parë, më saktë ndoshta do të ishte të thonim në

atë kohë kur qyteti zuri të rritej nga pikëpamja urbane, kjo rrugë quhej

“Pisha”, emërtim ky që rëndom vijojmë ta dëgjojmë edhe sot. E pikërisht

mbi gurët e kalldrëmit të kësaj rruge, në terrin e natës së largët të 28 tetorit

të vitit 1944, hapat e rëndë të një patrulle partizane, prishën qetësinë e asaj

mbrëmjeje tiranase, që dalëngadalë po ndehte krahët ngrohtësisht mbi qytet.

Banorët e rrugës të terrorizuar mbajtën frymën nën ankthin e pritjes, se ku

do të ndaleshin. Me afrimin e forcave partizane në rrethinat e kryeqytetit,

lajmet që qarkullonin brenda tij ishin nga më tronditëset. Gjithsesi atë natë,

rrapëllima e hapave të rëndë mbi kalldrëm u sos përpara portës së shtëpisë

së Ymer Derhemit, ku banonte me qera Akil Sakiqi, oficer i ushtrisë

kombëtare shqiptare, që gjatë gjithë kohës kishte shërbyer në kufi dhe në

sektorin e prapavijës.

Ali Sakiqi kishte vite që ishte vendosur me banim në Tiranë, ndërkohë

që kishte lindur në vitin 1907 në Dibër të Madhe. Familja e tij, për t’i shpëtuar

dhunës dhe reprezaljeve të shovinistëve serbë, fillimisht u vendos me banim

në Turqi. Por nga dashuria e madhe për dheun e të parëve, prindët e tij

vendosën të ktheheshin në Shqipëri. Duke u stabilizuar përfdundimisht në

Tiranë, Akili, djalë i zgjuar, i etur për t’i pasuruar sa më shumë dijet e tij, pasi

përfundoi me rezultate të shkëlqyera Liceun e Korçës, kreu me rezultate

shumë të larta edhe Akademinë Ushtarake në Romë të Italisë, në degën e

Rojes së Financës. Pas kësaj kthehet në atdhe dhe punon me përkushtim e

devotshmëri së pari në Durrës, më pas në Shkodër, etj.

Pushtimin fashist të Italisë së Duçes, më 7 prill të vitit 1939, e priti me

indinjatë të thellë e urrejtje të madhe. Madje, bashkë me mikun e tij Myftar

Jegenin dhe oficerë të tjerë atdhetarë, luftuan kundër agresorëve fashistë.

Nën terrorin komunist

451

I dëshpëruar, ngaqë nuk arritën ta zmbrapsin pushteusin, u veçua nga

gjithçka, nuk u përzie fare në asnjë parti politike dhe përfundimisht u mbyll

në jetën e tij civile.

Natën e 28 tetorit të vitit 1944, kur partizanët e armatosur deri në

dhëmbë trokitën në shtëpinë e tiranasit zemërbardhë Ymer Derhemi, nuk

kishin punë fare me të zotin e shtëpisë. Destinacioni i demonëve të kuq

kishte qenë Akil Sakiqi, që në ato çaste po darkonte me miqtë e tij Nazmi

Uruçin dhe Fahri Dabullën, që të tre oficerë të karrierës, bashkënxënës në

Liceun e Korçës.

Me që ishin duke ngrënë, Akili që i donte dhe i respektonte shumë

zakonet e mrekullueshme shqiptare, i fton mysafirët e paftuar të asaj nate të

uleshin e të hanin bashkarisht në strofën e shtruar. Tek demonët e kuq babëzia

e mbushjes së barkut, ishte e njëjtë me atë të etjes për të shuar jetë njerëzish.

Ndaj pa ngurimin më të vogël u ulën këmbëkryq në strofën bujare të familjes

Sakiqi dhe hëngrën sa u zhdëpën. E zonja e shtëpisë kishte gatuar mrekullisht.

Vallë kush e di se sa herë e ka mallkuar atë çast më vonë ajo zonjë fisnike,

tek është kujtuar, që u ka shtruar për të ngrënë vrasësve të të shoqit, atyre që

do ta vishnin përjetësisht me të zeza dhe do ta rropatnin ndër vite për të

rritur jetimët!

Haram iu qoftë buka që u dhe ti moj nënë e dhemshur! Farmak iu

bëftë dhe i helmoftë e i zezoftë të gjithë brez pas brezi, këta gjakpirës

bukëshkalë!

Pas largimit të terroristëve, në dhomën ku po rrinte Akil Sakiqi bashkë

me dy miqtë e tij Nazmi Uruçin e Fahri Dabullën, hyri edhe i zoti i shtëpisë

Ymer Derhemi. Me mprehtësinë që e karakterizonte ai kishte arritur të nuhaste

diçka jo të mirë, madje, ishte i bindur plotësisht, që gjakpirësit do të ktheheshin

përsëri, ndaj me qetësi i këshilloi të largoheshin përkohësisht nga aty. Por

Akili dhe shokët e tij, që nuk e ndienin veten aspak fajtorë nga që nuk kishin

bërë asnjë të keqe, faj apo krim qoftë, vendosën të qëndrojnë. Aq më tepër

iu duk i drejtë ky vendim, kur jo vetëm që nuk kishin bërë ndonjë padrejtësi,

po përkundrazi e kishin ndihmuar luftën aktivisht. Por pas kësaj, kur akrepat

e orës po i afroheshin dymbëdhjetës, në portën e shtëpisë u dëgjuan trokitje.

Hienat ishin kthyer përsëri për të rrëmbyer gjahun. Nuhatja e plakut të mirë

Ymer Dërhemi kishte qenë e saktë. Pas kësaj patrulla partizane i mori të tre

me vete, teksa vetëm njëri prej tyre kishte pëshpëritur nëpër dhëmbët e

452 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

krimbur slloganin vdekjeprurës: “Ju kërkojnë në komandë për një sqarim”.

Dhe ishin po ato njerëz, që vetëm pak orë më parë ishin ngritur barknginjur

nga sofra e kësaj shtëpie shtruar bujarisht e zemërplot.

Pas kortinkave të dritares e trishtuar në kulm, me shpresën se do të

kthehej shpejt, zonja e shtëpisë ndoqi të shoqin me sy plot ankth, deri sa e

përpiu terri i natës bashkë me të dy shokët e tij, tutje poshtë rrugës që varej

bregut të Lanës tek mulliri, pa e ditur se ishte kjo hera e fundit. Aty duke

pritur me ballin mbështetur mbi xhamin e ftohtë e gjetën rrezet e para të

diellit, që feksën si të trembura përmbi Dajt. Dhe Akil Sakiqi me të dy

shokët e tij liceistë Nazmi Uruçi e Fahri Dabulla nuk u kthyen kurrë më. I

pushkatuan po atë natë më 28 tetor të vitit 1944.

Ashtu si Akil Sakiqi edhe Nazmi Uruçi ishte nga Dibra e Madhe. Bashkë

kishin studiuar në Liceun e Korçës. Edhe Fahri Dabulla po ashtu kishte

qenë liceist i Korçës. Që të tre Enver Hoxha i kishte njohur mirë si nxënës të

shkëkqyer në mësime, si atdhetarë të flaktë dhe si njerëz të respektuar, të

ndershëm e korrektë. E pikërisht për këto veti, të cilat ai i urrente në mënyrë

patologjike, i futi në listat e zeza të vdekjes.

Intermexo e nevojshme

Ndërsa më vonë në të ashtuquajturin libërth “Vite të rinisë”, ku sigurisht

si edhe në të “përsosurat” vepra të tjera Enver Hoxha, nuk kishte hedhur as

edhe një presje me dorën e tij, por vetëm u kishte llomotitur shkrimtarucëve

sahanlëpirës, që zgrapnin talentin gjysmak nëpër veprat mediokre të tij, u

përpoq t’i denigronte këto figura. Ja ç’thuhet në faqen 61 të atij libri:

“Shumë gjëra kishte parë dhoma jonë: zënkat e Akil Sakiqit (që u bë

oficer i Zogut) dhe vazhdoi i tillë edhe në kohën e okupacionit fashist me

Ismail Topçinë…”

Pak më lart në faqen 52, në një paragraf përmendet edhe Nazmi

Uruçi:

“… Kurdoherë që hynim në dhomën e tij Nazmi Uruçin (që më pas u

bë oficer, e mbaroi keq) e gjeje shtrirë në krevat, jo se ishin të sëmurë, por

bëheshin të sëmurë”.

Kështu u zhdukën përfundimisht me urdhrin e Enver Hoxhës, Akil

Sakiqi, Nazmi Uruçi dhe Fahri Dabulla, që të tre oficerë të karrierës. Të

afërmit që i kërkuan pranë komandës partizane, morën përgjigje të paqarta;

Nën terrorin komunist

453

“Mund të jenë në Kosovë- u thanë- apo gjetkë”, por që të ishin pushkatuar,

asnjëherë. Kjo ishte loja e fëlliqur e atij që vret natën e të qan ditën, e cila u

shkon aq për shtat komunistëve.

Intermexo e detyruar

Dhe pas kësaj për ditë, javë e muaj me radhë më kot i kërkon nëpër

dyert e komandave partizane. Nga Tirana e deri në Shkodër, pas skërmitjes

së dhëmbëve të krimbur nga buzët e mavijosura të thithlopave komuniste,

jargavitej e njëjta frazë: “Këta oficerë nuk janë pushkatuar nga forcat tona.

Mund të jenë në ndonjë nga brigadat tona partizane”.

Kurrsesi, asnjëherë nuk e pranuan vrasjen e këtyre oficerëve të pafajshëm!

Madje, deri vonë në regjistrat e gjendjes civile emrat e shumë prej tyre

figuronin ende si të gjallë! Ndonëse arkitekti i makabriteteve të tilla

antinjerëzore Enver Hoxha, do të mbërrinte deri aty, sa që të tilla bëma t’ia

rrëfente me mburrje në Berat ustait të tij serb V. Stojaniçit: “Po vriten në

Tiranë me dyzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë, të cilët duke pasur

besimin e plotë dhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është

okazionale, por është tërë toni, që i është dhënë punës organizative të partisë

dhe të ushtrisë. Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s’është

me ne, të zhdukim bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit…”

(AQSH Fondi 14, Dosja 2/a)

Më bukur se kaq as edhe vampiri më i panginjur me gjak njerëzish,

nuk na e merr mendja se do t’u mburrej gjallesave të sojit të vet.

454 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

PJETËR ARBNORI

Lindi në Durrës. Student me rezultate të

shkëlqyera, më 1960 laurohet në Universitetin e

Tiranës, Fakulteti Gjuhë-Letërsi. Më 1961

arrestohet dhe dënohet me vdekje për themelimin

e një organizate social demokrate. Pas tre muajsh

dënimi iu kthye me 25 vjet burgim. Gjatë peridhës

së vuajtjes në burg u ridënua me 10 vjet të tjera.

Vuajti gjithsej 28 vjet burg, pothuajse tërësisht

të kaluara në burgun e Burrelit, dhe doli më

1989. U aktivizua në lëvizjen demokratike dhe

më pas iu dedikua politikës. Qysh prej vitit 1992

është zgjedhur pesë herë deputet, në një legjislaturë,

ka qënë kryetar i parlamentit shqiptar. Pjetër

Arbnori, jo pa vend, është cilësuar edhe si

“Mandela shqiptar”. Megjithë dedikimin intensiv

në politikë, ai nuk ka munguar së kultivuari

dhe pasionin e tij të hershëm për letërsinë.

Gjithashtu, gjatë këtyre viteve, është marrë edhe

me studime të ndryshme historike. Ka botuar

shumë libra, në gjininë e letërsisë së mirfilltë, në

atë të një eseistike letrare si dhe të eseistikës

historike, për këtë është vlerësuar brënda dhe

jashtë vendit duke ju dhënë çmime të ndryshme

kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nën terrorin komunist

455

LETER-ANKESE NGA BURGU I BURRELIT

Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor

RAMIZ ALIA

Tiranë

Duke shkelur në mënyrë sistematike ligjshmërinë dhe rregulloren e

brendshme të burgut të Burrelit, komanda më detyroi të filloj grevën e urisë

që prej 7 ditësh e s’dihet kur do ta përfundoj.

1. Prej 23 vjetësh që jam i burgosur, në bazë të normativës (49 gram

kaloriale, 6.8 gram vaj në ditë) kemi pasur një ditë supë orizi, një ditë supë

makaronash, një ditë supë fasulesh. Prej një viti komanda na i ka prerë

fasulet. Në magazinë ka pasur gjithnjë fasule (ndoshta me pakicë), por nuk

u kanë dhënë kuzhinierëve tanë dhe kohët e fundit e kanë fshehur fare. Nuk

është e drejtë që racionin tonë ta hanë policët. Ku do t’i siguroj unë, si i

burgosur, proteinat minerale që më siguron ligji?

2. Sistematikisht komanda kursen në kurrizin tonë dhe në favor të

buxhetit duke na dhënë zarzavate të kalbura ose tepër të lira (me muaj të

tërë gjatë vitit na jepet kungull shqeto). Rregulli financiar parashikon që

mesatarja e kostos së zarzavateve gjatë gjithë vitit të jetë 1.8 lekë për kg,

ndërsa ne na jepen asosh që kushtojnë zakonisht gjysmën e çmimit, teksa

patatet dhe qepët në dimër janë “eveniment”.

3. Zëvendësdrejtori i kampeve e burgjeve Mitat Bare, në prani të

kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme dhe komandantit Ismail Musta

na lexoi vendimin e 28 majit 1983 “Mbi heqjen e gatimit personal (na ndalohet

të ziejmë edhe një çaj me gazeta, kur jemi me grip) dhe kufizimin e ushqimeve

(1-2 kg) dhe fruta e zarzavate (3 kg në muaj) nga familja. Na u lexua se kjo

bëhet “për lehtësimin e familjeve tona”.

Ai lexoi shprehimisht:

“ I burgosuri lejohet të marrë nga familja vetëm 1-2 kg në muaj

sheqer,ose gjalpë, ose marmalatë, ose hallvasi, ose biskota e tjerë si dhe

pranë burgut do të hapet një dyqan ku do të ketë për konsum ditor, sallam,

456 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

byrek, konserva, kafe të përgatitur e tjerë”. Mbas pak ditësh komandanti na

lexoi dhe na afishoi një rregullore të re ku përmbysej kokëtatëpjetë vendimi

i 28 majit, sigurisht në dëm të të burgosurit.

Aty thuhej: “lejohet të marrësh nga familja 1-2 kg sheqer, gjalpë,

marmalatë, hallvë e biskota (u zhduk fjala e tjerë) si dhe të blesh pranë

dyqanit të burgut për konsum ditor, sallam, byrekë, konserva, kafe të

përgatitur; kur ka mundësi”. Kështu për çudi u hoq prapë fjala e tjerë dhe u

shtua një fjalë magjike “kur ka mundësi” që për komandantin do të thotë

“kur të dua unë”. Veç kësaj na doli një klauzolë tjetër, e pa lexuar nga Mitat

Bare, që thotë se “në dyqan mund të blesh vetëm 3 kg fruta zarzavate në

muaj po të mos i kemi marrë nga familja, gjë që më duket se nuk ka të bëjë

fare me lehtësimin e familjes, që u përdor si motiv i vendimit të 28 majit.

Për javë të tëra dyqani mbeti me kafe, biskota dhe reçel. Një herë në

pesëmbëdhjetë ditë na ndanin nga 100 gram sallam, i cili zhdukej përsëri.

Nga 2 kilogramshi i lejuar shitej vetëm sheqeri, të tjera, thoshin, nuk ka.

Unë e kuptoj se mund të ketë mungesa në treg: po si qëlloi që në listën

tonë të vihen artikuj vetëm që nuk gjenden. Kërkuam të na i zëvendësonin

artikujt që nuk gjendeshin, me gjizë, djathë, apo një çikë vaj sa për t’i hedhur

supës së kazanit, por komandanti na u përgjigj: “S’keni për të ngrënë kurrë

gjizë, djathë e vaj”. Rojet talleshin me ne: “hani reçel e biskota, pini kafe”!

Por a ka njeri në Shqipëri që të jetojë me biskota e reçel! Sa herë e kam

lexuar në shtypin e librat tuaj fjalën e Mari Antuanetës më 1789: Ç’ka populli

që bërtet?- Duan bukë!-Po pse s’hanë biskota!

Për mua sistemi i furnizimit, që ka vendosur komandanti, është një

grabitje e të ardhurave tona minimale me anën e shitjes së detyruar të artikujve

që nuk shkojnë në treg. Rregullorja i lejon konservat. Komandanti lejon

vetëm reçel molle dhe speca turshi. Thuhet që kombinati “Ali Kelmendi”

prodhon mbi 100 lloje konservash. Ja që nuk mund të vikan të gjitha, ja as

gjysma, po 10-15 lloje (groshë në kavanoz, fërgesë gjize, ullinj konserve,

kuti sardele, kuti mishi) a nuk mund të vijnë?

4. Në këto kushte familjet dërguan pako. Mua më nisën një kile qumësht

pluhur, një gjysmë kile djathë e dy kile qepë. Pakoja m’u kthye mbrapsht, si

shumë të tjerëve, sikur qumështi, djathi e qepët ishin lëndë radioaktive.Si ka

mundësi që qumështi i kondensuar të lejohet në dyqan e të mos lejohet nga

familja? Në takime ka ndodhur që një shalqi të ndahet përgjysmë, gjysma t’i

Nën terrorin komunist

457

kthehet familjes, gjysma të burgosurit. Lëkurat futeshin në peshën e 3 kilshit.

Një tjetri i solli e shoqja 3 kg ullinj dhe ia kthyen duke thënë se ullinjtë

qenkan rreptësisht të ndaluar. Hapa fjalorin e gjuhës shqipe dhe doli se qenkësh

frut i një peme gjithnjë të gjelbër. Çfarë e konsideron komanda ullirin, mineral

nga nëntoka apo prodhim deti që s’e lejon të futet në kapitullin e 3 kg. fruta

zarzavatesh? Mua më kthyen dhjetë qofte dhe tri vezë të ziera që m’i kishte

sjellë nëna në takim, megjithëse ishin brenda peshës 2 kg në muaj.

5. Sistematikisht na janë ngrënë 2 orët e ajrimit që na i siguron

rregullorja. Cilitdo, kur i teket, të ha 20 minuta dhe po t’i ankohesh të

kërcënon. Ora qëndron e fshehur në zyrë, por ne na i tregonte altoparlanti

që kemi në dhomë minutat e humbura. Një meremetim i vogël, një vizitë,

një nisje në spital, një takim, një thirrje në komandë, të gjitha këto janë shkaqe

për të prerë ajrin tonë jetik. (Jetojmë në një dhomë 8 me 5. 22-24 burra të

ndriçuar nga një llambë 40 vatëshe, njëlloj me ato të nevojtoreve dhe birucave).

Nuk po përmend mbylljet me javë të tëra, kur komanda refuzon të na

nxjerrë një orë në mensë që të ajroset dhoma dhe të shihemi ne. Edhe kur

bëjmë ajrimin, shumica e 60 minutave ikën me punë të tjera: pastrimi i

dhomës, radha në nevojtore, radha për rruajtje e qethje, radha për furnizimin

ditor në dyqan, banjo, larja e teshave. Kështu që ajrimi efektiv, po të jesh

dorëgjërë në llogari, katandiset rreth 30 minuta. Kurrë s’mund të gjesh në

oborr më tepër se 8-10 vetë që shëtisin, të tjerët janë të zënë me punë

antiajrosje.

6. Nevojtorja na lejohet dy herë në 24 orë nga 20 minuta. Ka katër të

ndara dhe dy çezma. 22-24 pjesëtarët e dhomës detyrohen të mbyllen të

gjithë brenda. Po të nxjerrësh kokën a trupin te dera për shkak të ngjeshjes

së madhe e pamundësisë së lëvizjes, je nën kërcënimin e birucës dhe prerjes

së korrespondencës 3 muaj, jo kërcënim teorik, po i praktikuar shpesh herë.

Çdo njeri ka 1’30’’ në çezmë dhe tre minuta në nevojtore. A mund të laj

këmbët, duart, dhëmbët, të mbushë ujë për të pirë, të derdhë e të shpëlajë

paguren e urinës për 90 sekonda. Komanda ka kohë të tepërt në darkë nga

ora 6 deri në 9, por refuzon t’i shtojë minutat. Të burgosurit detyrohen të

kthehen me duar të palara nga nevojtorja, shkak i përhapjes së sëmundjeve

të barkut në burg. Në dhomë shumica përdorin pagure urine dhe mbajnë te

koka shishe plastmasi, kur t’i zerë e keqja. Gjatë 23 vjetëve që jam në burg

ka pasur periudha kur na është hapur dera në mesnatë, ndërsa tani na e

458 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

refuzojnë shpesh edhe ditën duke i detyruar njerëzit të dalin në nevojë në sy

të burrave.

7. Në rregullore kemi banjo një herë në dhjetë ditë dhe larje teshash një

herë në dhjetë ditë. Në praktikë banjoja nuk funksionon me muaj, por

edhe kur ndizet jo të gjithë mund të bëjnë brenda një ore (24 vetë në tri

kabina pa derë, për 60 minuta të dyshimtë). Komanda mund të gjejë kohë

të lirë për t’i kryer këto punë jashtë kohës së ajrimit, siç ka qenë përpara, po

nuk do.

8. I kemi kërkuar komandantit që në korrik dezinfektimin për çimka e

miza. “Do të ketë”! - tha. Vetëm në shtator kur në dhomën 6/1 ra tifoja, një

sëmundje ngjitëse, u dizinfektua vetëm një dhomë.

9. Zyrtarisht kemi 3 infermieri. Praktikisht ato janë kot Një herë në vit

a në dy vjet shtrohet një njeri, i vihet edhe një “shoqërues” për dhjetë ditë

(fati i “fukarait”) dhe pastaj rrinë e pluhurosen, megjithëse këtu ka mjaft të

sëmurë edhe të pashërueshëm. Një herë në vit a në dy vjet, vjen një komision

i shëndetësisë,nga Ministria e Punëve të Brendeshme, në dhomë mjekët fusin

kokat, shtrembërojnë hundët nga ajri i qelbur dhe ikin duke lënë një

procesverbal se çdo gjë është në rregull. Rrallë e për mallë bëjmë nga një

radioskopi: të gjithë dalin shëndosh. Një herë ca vite më parë na doli

“shëndosh” edhe Skënder Alia që bëri radioskopinë. Qëllonte që një ose dy

vetave u jepej raport 10 ditë qumësht, i cili u pritej mbas 7 ditëve. Kam

lexuar mjaft, por si të ketë ndonjë sëmundje gjoksi që shërohet me 7 lugë

(250 gramshe) qumësht.

I kam shkruar për disa nga këto fakte komandës, jam ankuar edhe me

gojë, por gjithnjë kam marrë përgjigje negative.

Në këto rrethana u detyrova të shpall grevën e urisë duke kërkuar

respektimin e ligjshmërisë e zbatimin e rregullores.

Që ditën e parë sollën gjalp në dyqanin e burgut. I porositur muaj me

radhë dhe i refuzuar prerë nga komandanti.

Më thirrën të nesërmen përsëri: “Pse s’e prish grevën, ta sollën gjalpin”,

më thanë. “Unë s’kam bërë grevë për gjalpë, s’jam zotëri të jetoj me gjalpë,

biskota e reçel. Do të ishte turp për mua që të bëja grevë për gjalpë. Atë ma

keni imponuar, unë dua të blej një lugë gjizë e një lugë vaj për t’ia hedhur

supës së kazanit. Unë bëj grevë për zbatimin e rregullores”.

Nën terrorin komunist

459

Ditën e dytë erdhën konservat e peshkut të zhdukura me kohë, ditën

e tretë erdhën djathi (100 gr.për njeri) dhe sallami i zhdukur prej kaq ditësh

(500 gr. për njeri), megjithëse komandanti kishte thënë: “S’keni për të ngrënë

kurrë djathë e gjizë”. Si ndodhi që u gjetën gjithë këto gjëra për tri ditë?

Vetëm se nga rregullorja e afishuar në mur nuk është hequr ende

shtrembërimi i bërë me qëllim i vendimit të 28 majit, gjë që bën të dyshoj se

pas dy javësh komanda mund të tallet përsëri me parrullën: “pini kafe,hani

biskota e reçel”.

Infermieri i repartit, nënoficeri Kamber Lybeshari nuk të përgjigjet as

të viziton po nuk e thirre “zoti doktor”. Dy herë më kanë shtruar në

infermieri, më 1969 e’70 kur isha me bronko-pneumoni dhe krizë zemre.

Të dyja herët nuk më ka futur në forcë, por më ka lënë me supën e kazanit

dy javë. Në vend të ushqimit të infermierisë, më futën provokatorin dhe

dëshmitarin e njohur profesionist Muharrem Koliqi, i cili të gjitha fjalët që

thoshte vetë (unë s’mund të flisja fare se isha me krizë zemre) i regjistroi në

emrin tim dhe pas 10 vjetësh më 1979 u dënova rishtaz me 12 vjet të tjerë,

në bazë të dëshmisë së tij. Ja përse përdoren kryesisht infermieritë. E kam si

sot parasysh fshatarin e gjorë Hilmi Gocaj që kishte 19 vjet burg dhe i

mbeteshin pak muaj për t’u liruar.

E kishte zënë një dhimbje në bark dhe përditë i ankohej Lybesharit.

Ditën e fundit i tha: “Po jam keq zoti doktor, aman më baj derman”! Do

qumësht ti, do qumësht, prandaj bën ashtu”! - iu përgjigj me cinizëm

Lybeshari. Në darkë ai u bë shumë keq. Dera trokiti gjithë natën me forcë

(janë shenjat e qarta në derën e dhomës 10 sot mensa, po askush s’e hapi).

Në të aguar Hilmiu vdiq. Erdhi Kamberi me infermierin e pastruesin dhe e

çuan në infermieri. Bënë një procesverbal “të saktë” ku thuhej se vdiq nën

kujdesjet e shëndetësisë. Thirrën karrocën e komunales dhe çdo gjë u mbyll

mirë e bukur.

PROLOGU I ROMANCËS “BUKUROSHJA ME HIJEN”

Për të më futur në qeli, operativët e burgut gjenin gjithmonë pretekse

nga më absurdet. Kishte vite kur nuk mjaftoheshin me futjen në birucë në

dimër, që e kisha “racion” të përhershëm, por edhe në pranverë e verë. Një

ditë në apelin e drekës erdhi nënoficeri A.K., një polic sadist me dhëmbë

460 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

aligatori dhe ulëriti. “Përse e ke varur kapelen në mur? Përse e ke shpuar

murin? Ku e ke gjetur gozhdën? Pse ke shkelur rregulloren”? I thashë qetë

se suvaja kish qenë e shpuar, unë kisha futur një kunj shkrepseje në të dhe

kisha varur kapelen.

Pasi më dënoi me një muaj birucë u kthye dhe u tha shokëve të mi

gjithë kënaqësi: “Jua rrasa në birucë atë priftin tuaj”.

Dhe s’kish faj! Pjetër po, shkodran po, me syze, tullac, me pantallona

të zeza, ditë e natë me libra të trashë në duar, unë, patjetër, për sytë e tij

duhet të isha prift.

Kur dola, i shkrova ministrit të brendshëm Kadri Hazbiu një letër

ironike, ku i thoshja se me profesion jam mësues letërsie, se kam kryer

Fakultetin e Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, i cili, me sa di,

nuk kishte akoma degë për priftërinj. Kjo letër më kushtoi edhe një muaj

tjetër biruce me kërcënimin për ridënim të bërë zyrtarisht nga drejtori i

burgjeve B.H. dhe komisari i burgut A.M., që lehnin njëri me zë të trashë,

tjetri me zë të hollë. Them lehnin, se asnjërin s’e kisha dëgjuar të fliste

ndonjëherë si njeri.

Kishte raste kur dënohesha se kisha vënë nallanet shtrembër, se kisha

qeshur me zë të lartë, se kisha lexuar natën. Njëherë s’po gjenin dot pretekst.

Kur ja, vjen një ditë polici A.P. dhe më thotë: “Je caktuar përgjegjës

dhome”. E kundërshtova prerë. Më dënuan me një muaj birucë për

moszbatim urdhëri. Bëra grevë urie. Isha i zhveshur, në çimento. Kur dilnim

të lanim sytë e për të pirë ujë, dyert rrinin hapur dhe një shoku im i dënuar

përballë, tek shikonte me lakmi racionet e mia të bukës të paprekura, të

mbledhura pilë anës së murit, i thoshte rojes me shaka. Si nuk gabuat, zoti

roje, të më ndërronit birucë me Pjetrin?

Një ditë gjeta te çesma dy gazeta “Zëri i popullit”, e vetmja gazetë të

cilën na e lexonin me detyrim çdo ditë pas buke. U gëzova pa masë. I

lexova me një frymë, pastaj i hodha në skaj të qelisë.

Uria e vullnetshme ndihet vetëm në ditët e para të grevës, pastaj trupin

e ndien krejt të lehtë. Shtrirë në çimento, me sytë mbyllur, po mendoja,

kujtoja, ëndërroja. Të kisha një letër do të shkruaja diçka, po s’kisha. I

burgosuri i stërvitur gjithmonë është mirë të ketë disa mjete të domosdoshme

të fshehura: një copë brisk, zakonisht penë e mprehur, një fill pe, dy fije

shkrepse, një zhigzhig e një laps me vete. Edhe unë kisha një plumçe një

Nën terrorin komunist

461

centimetër të gjatë, të futur në të qepurën e këmbëzës së pantallonave ku

s’kishte burrë ta gjente edhe sikur njëqind herë të më kontrollonte. Mora

përsëri gazetat t’i lexoj, si ai që s’ka ç’bën. Befas më vajti syri tek anët e

bardha të gazetës. Ç’mrekulli!

Nisa të shkruaj në to. Një punë torturuese, provoni të shkruani në

grevë urie, shtrirë barkas në çimento, me plumçin e shkurtër që mezi mbahej

mes gishtave, nën shqetësimin se do të hapej sporteli e do të më shikojë

polici. Tek mua erdhën dallgë… Liria…si një bukuroshe e të tjerëve, që e

ruanin hije të përçudnuara. Dhe ika të shëtis maleve.

462 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ABDULLA BERBERI

Lindi në Krujë më 1926. Shkollën e mesme,

që po e vazhdonte në Institutin “Leonardo Da

Vinci” në Romë, e ndërpreu nga lufta. Kur e

rifilloi përsëri në Tiranë, në vitin 1945, përsëri

nuk mundi ta përfundojë, sepse në shkurt të

vitit 1946 u arrestua dhe u dënua me 10 vjet

heqje lirie për pjesëmarrje në krijimin e

organizatës “Rinia e Rezistencës”. Mbas

mbarimit të dënimit Abdullai iu rikthye edhe

një herë tjetër shkollës dhe, kësaj radhe, duke

ndjekur kursin e natës arrin të marë maturën

në vitin 1957. Mbaroi, gjithashtu, degën e

ndërtimit në fakultetin e inxhinjerisë, por më

1967, duke qenë element i “prekur”, nuk i

mbetet veçse të punojë si murator në

Ndërmarrjen e Ndërtimit për një kohë të gjatë.

Në vitet ’70 dhe ’80 vazhdoi punën si teknik

në zbatim. Aktualisht jeton në Itali, ku ka

emigruar mbas rënies së diktaturës.

Nën terrorin komunist

463

RINIA DEMOKRATIKE E REZISTENCËS

Salla e gjyqit, brenda një godine në rrugën e Kavajës, gjatë njëzet e pesë

ditëve të zhvillimit të procesit tonë gjyqësor, mbeti e mbushur plot e përplot.

Në mes grupit që ishim në bangën e të akuzuemve, ishte edhe i riu gjerman

Rudolf Wiber… Nuk mund të la pa e përmend guximin dhe trimninë e

këtij martiri… Për çdo pyetje që i bahesh jipte vetëm një përgjegje: “Nein”.

Ç’e do! Këtë guxim dhe trimni, ky martir gjerman e pagoi me jetë! Në

dhje-tor të vitit 1946 e morën natën nga burgu i vjetër i Tiranës, bashkë me

trimin e nderuem, të paharrueshmin, Ndrekë Kodheli, dhe gjatë rru-gës

gjoja për në burgun famkeq të Burrelit, i zbritën nga maqina dhe i vranë. I

vetmi dëshmitar që qe në atë maqinë përcjellëse, ishte Gago Dreri, ish-polic

në atë kohë… Ai, fat-keqësisht, ka ndërrue jetë dhe njeriu që i ka ndëgjue

nga goja e tij këto ngjarje, jam vetëm unë, që, në këto kohë të vështira,

gjendem jashtë atdheut tonë të dashtun…

Shumë nga antarët e grupit qendror të Ri-nisë së Rezistencës, kishin

qenë ushtarakë apo nëpunës të pushtetit në fuqi. Përveç atyne që gjendeshin

në bangën e të akuzuemve, jasht ishin dhe shumë të tjerë, që e kishin ndihmue

këtë Lëvizje. Nuk mund ta harroj kurrë ndihmën që na dha sekretari i gjyqit

ush-tarak që na gjykonte, kapteri Zalo Xhamaqi, nga Kolonja. Ai u bë si një

barometër i të gjitha seancave. Ai pat krijue lidhje direkte me mue dhe

vazhdimisht, kur më hiqte prangat ose kur m’i vinte, më jepte të dhanat mbi

atë çka zhvillohej prapa perdes së asaj gjykate të paligjëshme…

Për qëndrimin heroik të të Rinjve të Rezistencës gjatë seancave të gjygjit,

flet një dokument (një kopje e deponimeve tona dhe pytjeve që na janë ba),

që trimi dhe bashkëpuntori ynë Zalo, i përcolli në mënyrë sekrete jashtë

shtetit, gja për të cilën dhe u dënue me pushkatim.

Një mëngjes, pa zbardhë mirë dita, kur prokurori kriminel po shkonte

me i dhanë Zalos “il colpo di grazia”, ma parë erdhi në korridorin e ngushtë

të burgut të vjetër, ku ne, disa të rinj të Rezistencës, flejshim. Më zgjoi me

një shqelm (të zakonshëm) dhe m’u drejtue me këto fjalë:

464 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Po shkoj drejt “në breg të lumit” (i ziu breg lumi sa trima ka pa tue

dhanë frymën e fundit!) dhe do ta vras atë mikun tand me dorën time. Ajo

ditë për ne të gjithë, jo vetëm për ata që e kishin njohë mirë Zalon, por edhe

për të gjithë të burgosunit e tjerë të ndershëm dhe antikomunistë, qe një ditë

e errët zije…

…Një ndodhi, që tregon guximin e asaj rinie, në vitet e para të pushtetit

terrorist dhe ndoshta edhe të gjithë periudhës që ai pushtet sundoi, asht kjo:

Po ndërtohesh stadiumi “Qemal Stafa”. Rinia e burgosun në burgun e

Tiranës, çdo ditë shkonte, e lidhun nën pranga dhe nën bajonetat e oficerëve

e të policëve të sistemit, me punue në atë stadium. Shkonte dhe kthehej,

paradite dhe mbasdite, nëpër ca kamiona të hapun. Një ditë, tamam përpara

sheshit që sot është sheshi “Skanderbeg”, në të katër maqinat që ishin plot e

përplot me të rinj në pranga dhe policë të armatosun, shpërtheu njëherësh,

një këndim i kangëve patriotike: “Eja mblidhuni këtu, këtu…” dhe “… në

kambë o nipat e Gjergj Kastriotit”. Dhe ndërsa ne këndojshim me zjarr

këtë kangë, policët dhe oficerët që na shoqnojshin, në vend që t’u jepnin

makinave përpara, filluen me na qëllue sa me kondakët e pu-shkëve, sa me

kërbaçet, që i mbajshin gjithnjë me vete, sa me grushta dhe me shqelma.

Dhe populli që u gjend andej, u grumbullue aq shumë, sa që kjo gja mori

formën e një demonstrate spontane. Në fytyrat e secilit nga ata që ishin

grumbullue në atë vend, dukesh qart si dhimbsunia, për torturat që po

ushtrojshin mbi trupat tanë të rinj, aq edhe gëzimi, për guximin tonë, në atë

kohë të errët.

Në mes të asaj turme, gjendeshin, ndoshta, dhe pjestarë të familjeve

tona apo fis e shokë, të ciIët mund t’i merrshin me mend vuejtjet që do të

pasojshim nëpër qelitë e mallkueme, sapo të zbritshim nga ato mjete, torturat

shumë ma të randa nga ato që po ndo-dhshin nën sy të tyne në atë shesh.

Por rezultati nuk qe edhe aq i randë: Sapo mbërritëm në oborrin e burgut,

nën kërbaçin dhe shqelmat e policëve, ashtu siç ishim të lidhun, po pritshim

vazhdimin e tortu-rave. Xhelatët Muço, Skënder e kompani, posa morën

vesht këtë ndodhi, u lëshuen si bisha me të gjitha mjetet e dhunës në mend

dhe në dorë… Në ato momente, pa fillue ende këta përbindësh nga zanati

tyne, mbërriti një veturë e shoqnueme dhe me ca të tjera. Një burrë i shkurtën,

thuejse i shqetësuem dhe me pamjen e njeriut me pozitë, që mesa dukesh,

ishte ministri i mbren-dshëm në ato vite, menjëherë iu drejtue drejtorit të

Nën terrorin komunist

465

burgut, Janaq Karabataqit (një burrë i mire, në mes të të kqijve):

- Pse po e lidhni këtë djalë? Çfarë ka ba…?

Drejtori i tregoi ngjarjen e pak orëve ma parë. -

- Kanë këndue rrugës, tue u kthye në burg!

- Dhe çfarë kangësh po këndojshin…?

Drejtori vazhdoi t’i tregojë llojin e kangëve dhe bërtitjet në formë

proteste.

- Turp - u bërtiti ai me pozitë të gjithë atyne që ishin të pranishëm. -

Turp, turp për ju të gjithë… Ne kujtuem se çfarë lloj kange kanë këndue!

Këto kangë, që po më thoni, janë kangë patriotike shqiptare. E ç’të keqe

kanë këto kangë për ju? A e dini se këto veprime çojnë ujë në mullinin e

reaksionit? Ne kujtuem se po këndojshin kangë të fashizmit, “xhiovinezza”

e të tjera… Turp, turp, shumë keq - vazhdoi ai, i zemëruem. - Po ju, more

djalë, pse e batë këtë manifestim antipopu-llor? Këto kangë kishte lezet të

këndoheshin në kohë të fashizmit, ashtu si i kemi këndue na komunistët,

nëpër burgjet e atëhershme, e jo sot, në një kohë kur vendi i ynë qeveriset

nga një qeveri e dalë nga gjini i këtij populli! - Lejeni të shkojë në vendin e

vet dhe mos e prekni me dorë – përfundoi burri i shkurtën, sa i neveritshëm,

aq dhe i sjellshëm, në atë rast…

466 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

NUREDIN BORIÇI

Nuredin Boriçi lindi në qytetin e Fierit, në vitin

1945. Ka kryer Institutin e Lartë Pedagogjik,

Fakultetin Gjuhë-Letërsisë dhe ka punuar

shumë vjet si mësues në qytetin e Fierit. Në

vitin 1977 arrestohet dhe dënohet me 6 vjet

burg për agjitacion e propagandë. Në vitet e

pluralizmit politik ka botuar tetë libra me

motive nga burgjet dhe kampet me punë të

detyruar. Midis tyre po përmendim: “Pleqtë e

burgut”; “Është koha për të vdekur”; “Mall

për dheun e pastërt” dhe “Ullinjtë e Hekalit”.

Nën terrorin komunist

467

PLEQTË E BURGOSUR, TURPI I DIKTATURËS

Në burgjet e Shqipërisë pleqtë e dënuar rropateshin nëpër kapanonet

e ftohtë gjatë dimrit, apo në ajrin mbytës gjatë verës së nxehtë. Ishin vërtet

rrëqethëse ato fytyra të rrudhosura, largimi nga fëmijët, nipërit dhe gurët e

shtëpisë, nga rruga, nga mali përballë dritares, nga malli për një plep diku

larg…

Këta pleq mund të kishin qenë tregtarë të pasur (të cilëve u ishin

rrëmbyer edhe florinjtë), intelektualë të Liceut të Korçës, pjesëmarrës në

luftë kundër fashizmit dhe më vonë ministra apo ambasadorë, veterinerë,

që kishin studiuar në vende Perëndimore, priftërinj, hoxhallarë, shehlerë, të

cilët një pjesë vuanin që nga 44, të tjerët nga 68 e këtej, kur u goditën

institucionet fetare.

Pleq të sëmurë, të urtë, pleq nervozë, të lodhur, për të cilët mëshira do

të ishte shumë urgjente. Sidoqoftë ata tani nuk janë më. Në burgun e Ballshit,

më 1980, kapanoni 9 përmblidhte më të moshuarit. E pra, ishte një azil

pleqsh. Ja disa prej tyre: Mykerem Janina 92 vjeç, Zef Malaj 80 vjeç, Mikel

Koliqi 80 vjeç, Shemsi Totozani 75 vjeç, Qemal Gega 70 vjeç, Miço Konomi

75 vjeç, Thoma Plasa 70 vjeç, Gaqo Peci 60 vjeç.

Nëpër burgjet e Shqipërisë për tre dekada mjeku Dhimitër Konomi

(ose doktor Miço, siç e thërrisnin të dënuarit) shërbeu me dhimbje për

pacientët, të cilët e kujtojnë në çdo kënd të vendit me respekt dhe konsideratë.

Mjafton të themi se shumë nga këta , të mbetur të vetmuar në burgun e

gjatë betoheshin “për kokën e doktorit”.

Kaloi vite në burgun e Elbasanit, Vlorës, Laçit, Përparimit, Ballshit,

Zejmenit, ku krahas vuajtjeve të tij, me ndjenjën e humanizmit të thellë

kontrollonte të sëmurët, trupat e tyre të sfilitur nga puna, uria, aksidentet.

Vetëm të burgosurit e dinë se me sa përkushtim punoi doktor Miçoja pa

bërë dallim në se ishte gjeneral i luftës apo ministër i rrëzuar, bujk apo bari.

Për atë të gjithë ishin të barabartë. Në një rast në Ballsh, duke biseduar me

468 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

të, i kërkova t’i bënte një vizitë Dashnor Mamaqit që nuk ndihej mirë. M’u

përgjigj:

- Do vij, por më parë më shoqëro, të lutem, deri te kapanoni shtatë, se

aty më ka kërkuar një çoban nga Korça, të respektoj radhën, njeriun…

- Enver Hoxha është një qen, thërriste një plak lab i çmendur, i dënuar

me 20 vjet burg. Enver Hoxha e kalbi Labërinë burgjeve! Dhe jargët i

vareshin si ngjitës.

Mykerem Janina në moshën 90-vjeçare futet në burgun e Ballshit, për

agjitacion e propagandë. Krimi i tij qe kultura e madhe (ai njihte si askush

osmanishten-turqishten e vjetër, kishte korrespondecë në vitet 70 me Azis

Nesinin, babai i tij kishte qenë rektor në universitetin e Stambollit, njihte si

askush islamizmin), por faji ishte dhe dashuria shpirtërore në këtë moshë

për një femër të re…

Në kapanonin 3 kishte shumë të moshuar. Ndër këta edhe djali i

rilindasit të shquar Sotir Peci, një ndër bashkëpunëtorët e Fan Nolit në SHBA.

Profesori korçar ishte dënuar së bashku me dy intelektualë të tjerë, ndër

këta piktori Vangjush Tushi. Bisedoja në një rast me të:

- Për procesin mësimor, - më pyeti ai, - a të kanë goditur në akuzë?

Sepse mua, - vazhdoi ai, - më përmendën “dhinë e zotit Segën”. Ti e ke

lexuar atë novelë ku flitet për dhinë që donte të ishte e lirë? E pra, hetuesi

më tha se aludimi im ishte i qartë: Shkëputja e Shqipërisë nga tufa e kampit

socialist, si rezultat do të kishte fundin e dhisë në gojën e ujkut.

Thoma Plasa, një ndër tregtarët më të pasur të Korçës, mjek, patolog.

Kalon pleqërinë në burgun e Ballshit. Me nostalgji kujton florinjtë që ia

rrëmbeu diktatura, kujton Bolonjën ku studioi, kujton mikun e tij italian,

këngëtarin Renato Rasha, me të cilin luante bixhoz në Itali më 1936, kujton

Ana Manjanin, me të cilën ka pasur lidhje intime. Ai vetëm kujton… pastaj

me gavetën e aluminit afrohemi së bashku në sportelin e kuzhinës.

Zef Mala, 80 vjeç, udhëheqësi i Grupit Komunist të Shkodrës, i verbuar

krejtësisht, lëviz ngadalë në oborrin e burgut i kapur për dore me një të

dënuar tjetër, Kolën zemërartë… Jeton në errësirë.

Një proverb i lashtë thotë: “Njeriu fillon të shijojë pak pikërisht atëherë

kur e lenë sytë. Zef Mala, i besoi në rininë e tij, ëndrrës plot dritë të

komunizmit, edhe pse shumë shpejt, që kur ishte i ri, pësoi zhgënjimin për

idealet e tij. Me siguri në këtë burg, i plakur, i verbuar, ndiente pendesë.

Nën terrorin komunist

469

Mikel Koliqi, vëllai i shkrimtarit Ernest Koliqi, lëvizte në oborrin e

burgut ngadalë. Fytyra e tij katrore me sytë fisnikë, ku urrejtja e justifikuar,

në këto rrethana, nuk zinte vend kurrë, ishte një simbol i durimit dhe mirësisë.

Ai ishte një njohës i mirë i muzikës klasike, një poliglot i shkëlqyer, njohës i

letërsisë shqiptare deri në 44. Të gjitha vitet e regjimit komunist i kaloi në

internim e në burgje.

Nuk mund të le pa përmendur pleqtë fetarë, të cilët të dënuar për

arsyen e vetme se kundërshtuan heqjen apo shembjen e institucioneve fetare,

me një durim të admirueshëm vuanin ditët e fundit në burgjet e diktaturës.

Me njërin prej tyre, sheh nga Tepelena, i cili flinte pranë meje, bisedoja dhe

ai më thosh: “Kam përkrahur edhe Luftën Antifashiste, kam luftuar me

çetat partizane; por më 1968 kundërshtova prishjen e teqesë, nuk aprovova

direktivat nga lart, prandaj dhe më burgosën”.

Kasem Trebeshina, shkrimtar disident, gjithë vitet në burgjet shqiptare,

ku personalitetet e kulturës fyheshin në mënyrën më barbare. Në verën e

vitit 1981, shkrimtari Trebeshina në burgun e Ballshit merr një vendim

rrëqethës; të vetasgjësohet. Ai ka shpallur grevë urie. Mundohemi ta bindim…

Por më kot: “Dua të mos jem më… jam i lodhur”, sikur flasin sytë e tij

sepse pas kaq ditë greve urie, ai nuk ka forcë të flasë. Kitaristi Mehdi Prodani

dhe intelektualë të tjerë, më së fundi, arrijnë ta shpëtojnë, duke e ndihmuar

me serume etj…Kështu terrorizoheshin shpirtrat e pamposhtur të

kundërshtarëve të diktaturës.

Përballë meje në kapanonin 3, flinte pedagogu i marksizmit Arif Gashi,

përballë të cilit më 1966 në Institutin e Shkodrës unë jepja provimin e

marksizmit. Arif Gashi kishte studiuar në Moskë. Edhe në burg librin s’e

hiqte nga duart. Veçse tani lexonte Tolstoin. Por edhe Marksin.

- I dashur profesor, - i thashë në një rast, - sociologët perëndimorë

thonë se gabimi fatal i Marksit qëndron në atë se ai ndërtoi një doktrinë për

njeriun, pa e njohur më parë atë…NJERIUN.

- Komunizmi varrosi vetveten në atë çast kur sarkofagu me kufomën

e Leninit, më 1924, krijoi mitin, krijoi mbinjeriun… Si të ta shpjegoj - dhe ai

vazhdoi leksionin, duke më kujtuar auditorin në Institutin Pedagogjik të

Shkodrës, ku ai ishte aq komunikues e njerëzor. Pra, duke krijuar mitin e

Leninit, mbinjeriun e Niçes, komunizmi vrau veten, - përfundoi ai leksionin,

para një ish-studenti të tij, në të njëjtin burg. Profesor Arif Gashi kishte

470 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

lexuar në rusisht dhe njihte shumë mirë filozofin e madh “rivalin” e Marksit,

Fridrih Niçen. Pastaj unë i kujtova atij se shkaku, pse u burgos, mund të

kishte qenë edhe ajo tezë provimi, së cilës unë iu përgjigja plot emocion,

me titull “Fol për gabimet e Stalinit” më 1966. Profesori na kishte folur 5

faqe leksion për gabimet e Stalinit të qartësuara në 13 pika. Shumë, apo jo?

Një ndër pleqtë e kapanonit tregonte në një rast për vrasjen makabre

të Hysni Lepenicës, kësaj figure të shquar të patriotizmit shqiptar. Ai fajësonte

komunistët, të cilët sipas tij u morën vesh me komandën italiane të garnizonit

në Gërhot të Gjirokastrës, ku u asgjësuan 32 burra të shquar nacionalistë.

Më vonë, thoshte ai, Sigurimi i Shtetit burgosi djalin e Hysni Lepenicës,

duke rrëmbyer edhe dokumente me vlerë, korrespondencën e Lepenicës

me Fan Nolin, me Avni Rustemin e të tjera figrua të ndritura, si dhe shumë

foto me vlera muzeale.

Këta të moshuar ishin memorja e kombit ose më mirë të themi dinin

të vërtetat e pastra, prandaj dhe duhet të izoloheshin për të mos shpërndarë

dritën e së vërtetës. Mbase prandaj u arrestua edhe djali i Sotir Pecit,

bashkëpunëtorit të Fan Nolit, profesori i frëngjishtes në Korçë Gaqo Peci,

i cili dispononte dokumente të shumtë dhe etimologjinë e disa mijëra fjalëve

shqip të punuara nga ati i tij, ndofta dhe korrespondencën e Sotir Pecit, këtij

rilindasi të shquar, me të tjerë dijetarë. Në regjimet totalitare harresa është në

favor të jetëgjatësisë së regjimit obskuratist, që, nërastin tonë ishte komunizmi

i Enver Hoxhës.

KOSTA

Tmerr. Është dimër, 15 gradë nën zero. Spaç ‘78, kampi në apel…

Një djalë i hollë, i kockëzuar, sikur të ishte një Krisht i bërë me parafinë, a

një vepër arti e punuar me qelq, me dorën e djathtë të vendosur në pjesën e

fytyrës ku pëllëmba e ngrirë me gishtat e shtrirë formojnë një mur ndarës

për sytë e fikur në zgavrat e errëta: Aristoteli, djalosh i zgjuar i gjimnazit të

Gjirokastrës, njëri nga tre djemtë e arrestuar në vitin ‘74 si fajtor për traktet

që shpërndanë kundër diktaturës; ky Aristotel pra, i çmendur nga torturat,

uria, të ftohtit, humbet arsyen.

Ai nuk fle më, ai lëviz pa qëllim, brenda telave, herë-herë i zhveshur

lakuriq mbi dëborë bënte lëvizje, të cilat janë konveksione që mund të

Nën terrorin komunist

471

deshifrohen vetëm prej të burgosurve që e shikojnë me dhimbje… Me

pëllëmbën e ngrië të dorës ai sikur ndan universin në dy pjesë. E mira dhe e

keqja, Aristoteli i çmendur këtë ndarje sikur ia bënte hapësirës së ftohtë,

dritës që vinte nga qielli i pakët në atë gropë burgu… Sikur ky Krisht prej

qelqi qortonte krijuesin: “O Perëndi, pse më vërtite në këtë gropë të ftohtë”?!

Pas pak ditësh forcat e lënë. I shtrirë në shtratin pranë xhamit në infermierinë

e Spaçit ai jeton çastet e fundit. Unë doja ta shihja Aristotelin në agoninë e

tij. Unë shpresoja më kot që ai të ngrihej… Fytyra e tij e ngrirë, pa jetë; më

la në shpirt një porosi: Mos harroni!

Aristoteli vdiq. Shoku të tij Kosta Qiriakos, me sytë e trembur, me

buzët e shtrënguara, thua se pret edhe ai radhën për të hyrë përtej portës së

çmendurisë, i afrohen shumë të burgosur, e ngushëllojnë. I afrohem edhe

unë; duke u dridhur jo nga të ftohtit, por nga sytë e tij që thërrasin: Më

ndihmoni… po çmendem!

472 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

CAF JONUZ CULAJ

Lindi në Reç të Malësisë së Madhe në vitin

1926. Deri më 1946 drejtoi Rininë

Antifashiste të Malësisë së Madhe. Në vitin

1954 dënohet me 20 vjet burg me akuzë:

“Tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion e

propagandë”. Lirohet në vitin 1967 dhe deri

më 1970 punon punëtor në N.Nd. Shkodër.

Në vitin 1970 ridënohet përsëri me akuzë:

“Agjitacion e propagandë” me 9 vjet burg të

cilat i vuan tërësisht. Përkrahës i proceseve

demokratike dhe një nga themeluesit e Shoqatës

së të Përndjekurve Politikë. Ka botuar artikuj

në organet e shtypit si dhe librin “Krushqit e

lirisë”.

Nën terrorin komunist

473

DY PORTRETE BURRASH PREJ MALSISË SË MADHE

Vrasje e shëmtueme që tronditi malësinë : Taro Keqi (1916-1948)

Ai jetoi shumë pak, vetëm 32 vjet. Këto vite i mbushi me vepra trimnie

e heroike, la ndër ata që e njohën kujtime të mira dhe, në fund, pati një

vdekje tragjike.

Kishte lindur më 1916 në fshatin Reç (fisi Balaj), i njohun jo vetëm në

fshat, por në tanë Malësinë. I ati, Keq Sadiku, ishte oficer i Mbretnisë Shqiptare

dhe mbante gradën toger. Ishte korrekt në detyrë dhe shumë i urtë. Malësorët

atë e quenin “Kandari i drejtësisë”.

Taro Keqi trashëgonte të gjitha aftësitë e babës së vet.

Kur Italia fashiste sulmoi më 1939 vendin tonë, malësorët atdhetarë të

Reçit, nën drejtimin e Dom Luigj Picit, shkuen në Koplik, tek zyrat e

Nënprefekturës, për të kërkue armë, por më kot… Në atë grupim qe edhe

Taroja.

Në vitin 1942 rreshtohet në çetat nacionaliste dhe për tre vjet nuk e

lëshoi pushkën nga dora. Mori pjesë në shumë aksione kundër pushtetit

italian (në premjen e linjave telefonike, në sulmin kundër postës së Vrakës,

në Luftën e Reçit) si dhe atyne gjermane në fund të vitit 1944.

Luftoi për Shqipërinë, me besimin që vendi të qeverisej drejtë nga

shqiptarët e për të mirën e shqiptarëve, me besimin se demokracia e vërtetë

të instalohej në vendin e vet.

Me çlirimin e Shqipnisë emnohet komandant i postës në Kelmend.

Ishte një detyrë e vështirë. Detyrën duhej ta kryente, por nuk donte që të

damtonte vëllaznit e vet, pasi shumë malësorë kishin marrë pjesë në dy

qëndresa antikomuniste (1945). Kështu që ai mbajti krahun e vendit të vet,

gja që sigurisht, nuk i pëlqeu regjimit. Pushtetarët e rinj u kujtuen që ai, para

do kohësh, kishte refuzue edhe që të bante pjesë në Sigurimin e Shtetit. Së

fundi, u kujtuen se ai ishte i biri i togerit zogist Keq Sadiku. Vendosën, që

fillimisht, ta lironin nga detyra, mandej “shohim e bajmë” kanë mendue.

474 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Taroja nxirret në lirim, vjen në fshatin e tij dhe i kthehet jetës personale,

tue pasë në shpinë njerëz që e survejonin. Lista e njerëzve të dyshimtë ishte

gati, pritej vetëm që të zbatohej plani kobëzi!

Dhe ja, nata e 28 korrikut 1948. (Populli në kujtesën e vet e cilësoi këtë

natë “Nata e shtrigave”). Pesëdhjetë e gjashtë burra të Malësisë, nga të cilët

katërmbëdhjetë nga Reçi, arrestohen befasisht nga Sigurimi. Përsa u përket

burrave të Reçit, në krye të listës figuronte edhe emni i Taro Keqit. Të tjerët

qenë: i ati i tij, Keq Sadiku, e mandej: Mark Toma, Rexhep Lani, Ali Malja,

Tomë Gjoni, Gjekë Pjetër Dushi, Mac Deda, Ali Hajdari, Sait Lani etj.

Shumë i kërkuemi Lekë Pjetër Marku, mundi të shpëtojë tue kalue kufinin.

Taro Keqi, rastësisht, atë natë nuk u ndodh në shtëpi. Tragjedinë e

mori vesh të nesërmen. Familja i tregoi gjithçka. Mori vesh se atë e kishin

kërkue disa herë. Menjëherë e kuptoi rrezikun që i kanosej dhe kuptoi fatin

e parashkruem të 56 burrave. Mund të shpëtonte tue kalue kufinin, por

kambët nuk i banin për andej. Mendjen e kishte te i ati dhe te shokët, prej të

cilëve nuk kishte si të ndahej. Ju ofruen edhe “garanci” se asgja nuk do ta

gjente as atë, as babën e tij e as malësorët e tjerë që ishin të izoluem. Pra, për

një “formalitet”, duhej të paraqitej në zyrat e lokalitetit. Ndonëse me dyshim,

gjithsesi shkoi atje. “Formaliteti” qe fare i thjeshtë: prangosja e menjëhershme

e tij.

Të nesërmen të gjithë të moshuemit u dërguen në Degën e Punëve të

Brendshme të Koplikut; të gjithë si në një kuti me sardele. Kishin 24 orë pa

bukë e pa ujë e s’mund të flitet për higjenën. Në mesnatë, dy policë marrin

Taro Keqin dhe ia dërgojnë në zyrë Ll.N. që ishte shef sigurimi. Ky i fundit

i ban disa pyetje:

“Kush ban pjesë në organizatën tradhtare “Shqiponja me dy krena”?

“Kush e udhëheq atë, “Kush i bani mbledhjet”? etj., etj.

Taroja, i befasuem nga këto pyetje, vetëm hesht, gja që nuk i pëlqen

zyrtarit, i cili ngrihet në kambë dhe e godet.

Jo nga dhimbja, por nga inati, ai, ashtu i prangosun sulmon shefin e

sigurimit tue e goditë me hekurat që mbante në duer e tue e rrëzue përtokë

të gjakosun. Britma e kriminelit detyroi policët që rrinin mbas dere, që të,

futeshin mbrendë, për t’i ardhë në ndihmë shefit të tyne. Mandej morën

Taron, dhe mbi të përdorën të gjitha torturat që njihnin e që qenë të

mjaftueshme: pas dy orësh Taroja dha shpirt. Ashtu të vdekun, xhelatët e

Nën terrorin komunist

475

“varrosën” pranë gropës së WC-së, sikurse kishin ba me Dom Pjetër Çunin,

Dom Aleksandër Sirdanin dhe Nikë Markun nga Kelmendi.

Ky ishte Taro Keqi, që vazhdon të kujtohet nga e gjithë Malësia.

Njeriu me kambë të preme: Eduard Llesh Marashi (1934 – 1990)

Dhjetë vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në katin përdhes të një pallati,

pranë stacionit të trenit në Shkodër. Kushtet e asaj dhome i ngjanin një

burgu: drita hynte sa për të na nda ditën nga nata, ajri plot lagështi do të

ishte i padurueshëm edhe për një kafshë.

Ai kishte pa edhe ma keq.

Personazhi i këtij shkrimi asht Eduard Llesh Marashi.

Në vitet e fundit ishte në një gjendje shëndetësore për t’i ardhë keq

gjithkujt: dy kambë të preme pak nën gjunj dhe një koleksion sëmundjesh,

diagnozat e të cilave i dinte vetëm ai e mjekët.

Si jetoi vallë ai njeri në atë gjendje?

Shpesh, ne shokët e tij të burgut, i banim vizita dhe i jepnin kurajo për

të mbijetue. Ishte ai, tek kullonte gjak e qelb që na forconte besimin për të

ardhmen demokratike. Ai ishte kalitë plotësisht në qelitë e burgjeve e në

punët e randa të kampeve të përqendrimit. Vazhdimisht e sfidonte sëmundjen.

I thonte asaj “plaç”! E ndonëse ma i ri se unë, më jepte zemër. Një herë më

tha: “Populli shqiptar po duron sëmundjen kanceroze të komunizmit e nuk

dorëzohet, si të dorëzohem unë nga kjo palo sëmundje”?

U lind më 1934 në Shkrel të Malësisë së Madhe, në një familje me

tradita trimnie, bese, burrnie, urtie e zgjuarsie. Tre djemtë e Marash Vatës u

bënë oficerë (Kanto Marashi, Gjokë Marashi e Llesh Marashi, që ishte babai

i Eduardit). Familja e tij nxorri edhe klerikë.

Në një mjedis të tillë ai mori kështu mësimet e para të atdhedashurisë

e të fesë.

Qe vetëm 5 vjeç, por me kujtesë të ngulitun, kur Shqipnia u pushtue

nga Italia fashiste. Si antifashiste, familja mori arratinë në male. I ati, Lleshi,

për pak kohë, mori pjesë në çetën e parë partizane (1942), por u largue prej

saj, sepse nuk ishte vetëm se nacionalist. Vitet kaluen e Eduardi rritej e

formohej tue pa se ç’po ndodhte.

Erdhi nantori i 1944-ës e Lleshi përfundimisht u largue nga Shkodra e

iu ngjit maleve, si dikur kur ishte fëmijë, veçse kësaj here me pushkë në krah

476 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

e me mendimin për të udhëheqë popullin e vet drejt lirisë që andrronte. Me

vete kishte familjen.

Dhjetor 1944. Filloi për familjen e tij kalvari i mundimeve: djali

(Eduardi), nana, dy vëllaznit e dy motrat internohen në kalanë e Beratit.

Lëvizja e Koplikut e drejtueme prej Llesh Marashit dështon, e ai vetë

kapet me tradhti në një shpellë në Razëm të Shkrelit dhe e varin në qendër të

Shkodrës. Oficeri që po drejtonte këtë ekzekutim, e pyeti: “Cila është fjala

jote e fundit”? Lleshi iu përgjegj: “Rroftë Zogu i Parë, Rroftë Shqipnia e

lirë”! Kjo asht dëshmi autentike, pasi u tregue në konfidencë nga ai oficer,

që sot nuk jeton më.

Duke qenë i vogël (11 vjeç) Eduardi u kthye në Shkodër, vazhdon

shkollën, por asht në sy të nxanësve që kishin marrë urdhën për ta survejue.

Deri më 1951 vazhdon gjimnazin e në fshehtësi të plotë organizon me disa

shokë, prindërit e të cilëve qenë vra apo ishin nëpër burgje, qëndresë

antikomuniste, tue iu kundërvue Organizatës së Rinisë Komuniste. Por

Sigurimi i kishte veshët e mprehtë e duert të gjata. Arreston Eduardin,

Q.Elezin, R.Uruçin, Xh.Xhaferin dhe F.Kombin. I torturuan keq, por ata

qëndrojnë. U bahet gjyqi dhe prapë qëndrojnë, tue lanë përshtypje në popull.

Dënohen. Vijnë vitet e burgjeve e pastaj të internimeve. Nga njëni burg në

tjetrin, nga njëni kamp në tjetrin. Burgjet e kampet qenë shkollat ku u kalit

ma shumë karakteri i tij. Mësues pati të burgosunit ma të moshuem. Mendja

i punonte mirë e ai thithi shumë njohuni.

Ma në fund lirohet nga burgu, por nuk strehohet në shtëpinë e tij,

sepse ia kishin sekuestrue, por në një biçim banese. Gjendja shëndetësore e

tij qe e dëshpërueme, megjithatë asht i detyruem të punojë në vende me

punë të randë e pagë të ulët. Motra e tij, Xhina, i mëson zanatin e rrobaqepësit.

Tinëzisht punon, kuptohet me çmim të ulët, që të përballonte urinë e

sëmundjen.

Nuk zgjat shumë e, pasi demaskohet në lagjen ku banonte, se bante

propagandë kundër pushtetit, arrestohet. Neni 55 i Kodit Penal të Shqipnisë

zbatohej ritmikisht: agjitacion e propagandë. Normalisht ky nen të jepte 7-

8 vjet heqje lirie.

Gjyqi u zhvillue në Degën e Punëve të Brendshme, kryetari i së cilës i

drejtohet Eduardit: “Tani, dhelpra plakë të erdhi fundi. Ti do të mbetesh

banor i përhershëm i burgjeve tona”. Eduardi përgjigjet: “Nuk më vjen

Nën terrorin komunist

477

keq aspak. Shqipnia asht një burg prej 28.000 km 2 dhe të burgosun janë të

gjithë shqiptarët, tue përjashtue disa zagarë”.

Dënohet dhe dërgohet në burgun e Burrelit. Vuajti atje të ftohtin,

lagështinë, urinë, keqtrajtimin etj., etj. Sëmundja vazhdonte të përparonte.

Më pas dërgohet në burgun e Spaçit e ai nuk mund të ecë, prandaj përdor

patericat.

Më 1979 Eduardi, në grup me Vangjel Leshon, Fadil Kokomanin dhe

Xhelal Koprencën, i dërgojnë një letër Enver Hoxhës, tue i sugjerue që të

braktiste rrugën e nisun, pasi sistemi që po mundohej të ndërtonte, do të

shembej. Letra bani bujë të madhe. “Zeusi” në Tiranë u tërbue keq.

Menjëherë dërgoi të deleguemit e tij në Spaç dhe pyetja që këta u banë katër

guximtarëve qe tepër dredharake: “A mos e keni shkrue letrën në gjendje

depresive dhe tani jeni penduar”? Të katërt përgjigjen se e kishin shkrue me

mendje të kthjellët dhe madje u gëzuen sepse letra e nisun prej tyre kishte

mbërritë në destinacion.S’mbetej gja, veç gjyqi i parapërgatitun: 3 dënime

me vdekje, Eduardi, për shkak të sëmundjes, dënohet me 25 vjet të tjera,

çka do të thoshte një vdekje e pashmangshme në burg. Sëmundja ecën

përpara dhe atij i presin të dyja kambët, pak nën gju; patericat tashti dalin

jashtë përdorimit. Janë shokët që e mbajnë në shpinë, kur ai kishte nevojë që

të lëvizte.Asht koha kur Ramiz Alia ishte kryetar i Presidiumit të Kuvendit

Popullor. Eduardi i drejtohet me një letër ku i thotë: “Ju qëllimisht ma falët

jetën, që të vuej edhe ma shumë, tue më pre kambët. Ua di për nder e

burrni që të më vrisni, siç keni vra qindra e qindra shokë të mi, sepse nuk

jetoj dot në kurriz të të tjerëve”.

Ramiz Alia dërgon qëllimisht një fotoreporter që të verifikojë se si

qëndronte puna. E fotografojnë ashtu në mes të oborrit të burgut. Për

regjimin tashti nuk paraqiste rrezikshmëni. Transferohet nga Spaçi dhe

dërgohet në burgun e DPB të Shkodrës. Tashti janë policët e detyruem që

3-4 herë në ditë ta mbajnë në shpinë.

Ma në fund lirohet. Tue qenë shumë sedërli, nuk pranon lëmosha.

Kërkon të punojë. Një shok i tij, i siguron një makinë qepëse. Mendoni tani

se çfarë përpjekjesh bani ky njeri, ashtu i cungosun të vinte në përdorim

mjetin që i siguronte bukën.

Vdiq më 1990 e u varros pa ceremoni fetare e pa fjalime. U varros në

heshtje nga të afërmit e shokët e dhimbjes së thellë.

478 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

MARIJE GJOKA (MAZREKU)

dhe DOM NIKOLL MAZREKU

Si motër e vëlla të lidhur ngushtë në besimin tek

Zoti e prej vuajtjes së gjatë që iu shkaktoi

persekutimi politik, i paraqesim, në këtë antologji,

së bashku. Kjo edhe ngase shkrimet që kemi

përzgjedhur, ata ia dedikojnë njëri-tjetrit. Marie

Gjoka, qysh në moshë të re u përball me

përndjekjen politike, mbasi, aty nga fundi i vitit

1946, Dom Nikoll Mazrekun e arrestojnë dhe

kalon në burgje e internime gjithë periudhën e

diktaturës komuniste. Vëllain tjetër, Rrokun, e

pushkatuan në vitet e para të ardhjes në fuqi të

regjimit enverian. Ai ishte krejt i pafajshëm.

Maria kaloi një jetë të tërë mbas burgjesh.

Shkonte për të ndihmuar të vëllanë, Dom

Nikollën, dhe bashkëshortin e saj, që e arrestuan

vetëm pak kohë mbas martesës. Kujtimet e saj

të dhimbshme i ka shkruajtur në librin “Cirka

kujtimesh të hidhura”. Ka botuar gjithashtu

vëllimin me poezi, “Lotë nane”.Dom Nikoll

Mazreku mbas përmbysjes së regjimit komunist

iu rikthye shërbimit kishtar.

Nën terrorin komunist

479

NJË MOTËR QË SHKRUAN TË VËRTETËN…

FRAGMENT NGA LIBRI “CIRKA KUJTIMESH TË HIDHURA”

(MARIJE GJOKA)

Pas kaq vitesh marr guximin të shkruaj pak rreshta për vëllanë tim,

Rrok Mazreku.

Lindi në Shkodër në vitin 1920. Dom Nikolli, më 1941, ishte

zëvendësfamullitar në kishën e Tiranës. Pastaj, siç e kemi shënuar më lart, e

transferojnë në Kryezi të Pukës si famullitar. Këtu mori me vete nanën,

Rrokun dhe mua. Rroku punonte si marangoz, qe mjeshtër, andaj, që në

fillim, mori përsipër rregullimin e kishës së Kryeziut. Por, përveç punimeve

të kësaj kishe, ai sipas dëshirës së Dom Nikollit, shkon edhe në katundin

Flet për riparimin e dritareve të kishës së fshatit. E pikërisht atë ditë që

shkonte atje, kalon andej një person i dënuar me vdekje, i shoqëruar nga

njerëz të Sigurimit. Ai ishte i maskuar dhe po shkonte të tregonte vendet ku

rrinin të fshehur Pashuk Bibë Mirakaj me të arratisur të tjerë.

Këtë rast e shfrytëzon kryetari ikëshillit, Riza Mustafa, për t’u hakmarrë

ndaj Dom Nikollit dhe familjes së tij. Kështu, me anë të kunatit të tij, Islam

Pema, ish-oficer sigurimi në D.P.B. Pukë, kurdisin shpifjen se Dom Nikolli

ka dërguar vëllanë në Flet për të lajmëruar të arratisurit e për t’i ndihmuar

kështu që të shpëtonin nga duart e Sigurimit. Pak ditë përpara kësaj ngjarjeje,

Rizai me priftin, ishin ballafaquar në praninë e përfaqësuesve të kishës, për

disa konflikte në mes tyre, nga ku e drejta I ishte dhënë priftit. Prandaj Rizai

shfrytëzoi rastin për t’u hakmarrë. Kështu, sapo Rroku kthehet nga Fleti,

arrestohet. Pasi mbi të ushtrohen tortura nga më çnjerëzoret, pa asnjë fakt,

dënohet 5 vjet burg.

Vetëm pak muaj pas këtij arrestimi, i vënë prangat edhe Dom Nikollit,

duke na lënë në atë fshat të largët të vetmuara mua dhe nënën. Në atë kohë

isha 18 vjeç.

Sapo kryen dënimin, Rroku, duke mospasur me kë të jetojë në shtëpinë

që kishin në Shkodër, vjen tek ne, afër nënës dhe meje. Por mjerisht jeta

pranë vatrës familjare për të qe e shkurtër. Tek ai do të ushtrohej edhe më e

egër hakmarrja e po atyre njerëzve që e duan edhe herën e parë, me epitenin

480 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

“armik i popullit”, si i papajtueshëm me idealet komuniste, e mbi të gjitha,

si vëllai i priftit të arrestuar. Këto akuza ishin ogurzeza për ne, paralajmëronin

një diçka të keqe. Qenë si zërat e qyqes që ndillnin vdekje.

Më 5 janar 1950, në atë ashtuquajturin Stabiliment të Sharrave (ishte

vetëm një barangë e vjetëruar), ashtu siç kishte marrë zjarr edhe sa herë të

tjera, përsëri i ra zjarri dhe e shkrumboi tërësisht. Im vëlla, së bashku me

katër punëtorë, ishin rreth 100 metra larg këtij objekti. Shpejtuan menjëherë

për ta fikur, pormë kot. Kaq u desh e forcat e Sigurimit erdhën menjëherë.

Në krye kishin kriminelin Xhemal Selimi (Uci). Me të Rroku, disa muaj më

parë, kishte pasur një grindje në klubin e Pukës, pasi ai e kishte fyer rëndë.

Punëtorët e pyetur rreth kësaj ngjarjeje thanë me plot gojën se zjarri ishte i

pamundur të ndalohej, por Xhemali nuk e donte të vërtetën. Në mendje të

tij vërtitej djalli. Ai u përgjigjet punëtorëve se Stabilimentin e ka djegur Rrok

Mazreku dhe kryet e tij unë do ta vë në themelet e Stabilimentit të ri. Megjithë

këmbënguljen e punëtorëve dhe të përgjegjësit të tyre, Lukë Mark Ndoci,

Xhemali bën të vetën. Bërtet si i çmendur, se këtu kemi të bëjmë me një

armik të popullit e një ish-të burgosur politik, sikurse i vëllai, Dom Nikollë

Mazreku,që gjendte edhe ai në burg politik. Ata nuk pajtohen me ne, janë

demokristianë etj.

Ky njeri i pamëshirshëm e mban Rrokun në hetuesi plot 10 muaj,

duke ushtruar mbi të tortura nga më të tmerrshmet. Herë pas here e shtronte

në spital me të vetmin qëllim, që i burgosuri të merrte veten, e pastaj…

përsëri tortura. Kur Rroku ndodhej në spitalin e burgut, duke parashikuar

vdekjen, me anë të një sanitareje, të quajtur Leze, na dërgonte një letër të

vogël, ku shkruante: “Unë po pushkatohem për një faj të pabamë. Më çoni ndonjë

medajë sermi, që të gjindet vorri ndonjëherë”.

Në pragun e pushkatimit Rroku ka lënë edhe letra të tjera, të cilat u

gjetën në dyshekun etij. Në një ndër to, shkruante: “Nënë, unë po vdes, por ti mos

u dëshëpro: Kështu paska qenë thanë prej Zotit, me pague me jetën time një faj që kurrë

nuk e kemi krye”.

Pastaj, pasi u kërkon të falur të gjithëve, përshkruan hollësisht torturat

çnjerëzore në hetuesi, shumë herë nga duart e vetë Xhemalit. Letrat e Rrokut

u kopjuan të gjitha nga i vëllai, Dom Nikolli, pas lirimit të tij nga burgu i

parë. Por, meqë në familjen tonë arrestimet, konfiskimet e kontrollet nuk

Nën terrorin komunist

481

mbaruan kurrë, ato i patëm fshehur dhe sot mjerisht janë dëmtuar aq shumë,

sa mezi lexohen.

Xhemal Selimi i rri besnik premtimit të tij e, pas një gjyqi formal, u

vendos që do të pushkatohej. Kështu, ai lajmëron gjithë katundin Kryezi që

të mblidhej para Stabilimentit, në ora 3 pasdreke. (Për këtë kriminel nuk

ishte hera e parë që provonte kënaqësi të tilla sadiste të tipit komunist). Ishte

zgjedhur qëllimisht data 25 dhjetor, dita e Krishtlindjeve… Kur erdhi Xhemali

me skuadrën e pushkatimit, ku ishin grumbulluar tërë njerëzit e thirrur, i

thotë Rrokut: “Ne e ndërtuam Stabilimentin përsëri dhe ti po pushkatohesh!”

Rroku i përgjigjet:

- Ku don që të rri?

Pastaj kapërcen një grumbull trupash (lëndësh), të cilat ishin të stivuara

para tij. Ata i thonë të ndalonte tek grumbulli i tallashit. E pyesin:

- Ç’ka ke me thanë?

E Rroku i përgjigjet:

- Rroftë Shqipnija e lirë, me një liri të vërtetë…!

Dhe, sa dëshiron të shtojë dhe diçka, të shtënat e automatikut ia presin

fjalën në gjysmë. Por Xhemali nuk kënaqet me kaq. I afrohet me revolver në

dorë dhe i bie kokës për së vdekuri. Pastaj rrëzohet në gjunjë para kufomës.

Siç duket e kishte zënë gjaku. Gjaku i pafaj i Rrokut…

Ishte ditë Krishtlindjesh, festë për mbarë katolicizmin botëror, por

fatkeqësisht jopër atë shqiptar. Unë që larg dëgjova krismat e armëve. U

rënqetha. Më ndillte zemra zi. Vrapova tek vendi i ngjarjes. Isha shumë e

tronditur. E pashë vëllanë ashtu të shtrirë, të përgjakur… Desha t’i afrohesha,

por nuk më lanë. Doja ta përqafoja për të fundit herë…

Trupi i të vrarit qëndroi aty deri në të errët. Donin t’i shtinin tmerrin

njerëzisë, por edhe të prisnin natën, me qëllim që të mos zbulohej varri i tij.

Unë gjeta njerëz të besueshëm, të cilët, ashtu tinës dhe të fshehur, vrojtuan

veprimet e kriminelëve. Pas tri ditësh, bëra të pamundurën, së bashku menjë

fshatar që e kishte fiksuar vendin me kujdes, shkuam tek ai shesh vdekjeje…

U ndaluam. Grumbulli i dheut ishte mbuluar me degë pishe. Kishte edhe

plot krande shkrepsesh të përdorura për të parë natën duke e varrosur.

Largova gemat në degët e bëra, me sa munda, një gropë. Aty vura medajën

e sermit dhe ujin e bekuar…

482 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Dëshira e Rrokut që t’i gjendej varri, sipas vullnesës së Zotit, u plotësua.

Por vetëm pas 41 vjetësh të pushkatimit të tij… E pikërisht në dhjetor të

vitit të 1991-it. Eshtërat e tij u gjendën së bashku me zinxhirët me të cilët e

kishin lidhur për së gjalli e varrosur për së vdekuri… Ata u rivarrosën pranë

varreve të prindërve të shkretë, në varrezat katolike të Ermajit, në Shkodër.

Rroku lindi dhe u rrit në Shkodër, por u pushkatua në Kryezi të Pukës.

Ishte i njohur, i ëmbël dhe i dashur nga të gjithë. Kështu e kujtojnë të gjithë

shkodranët që patën shoqëri me të. Po kështu e mbajnë në zemër banorët e

Kryeziut, me të cilët ndau hallet e gëzimet. Kryezezët janë, njëkohësisht,

edhe dëshmitarë okularë të martirizimit të tij, njëherazi edhe të pafajësisë së

tij, gjë që e kanë shprehur sa herë nën zë, ndonëse me frikë…

Arrestimi i Dom Nikollë Mazrekut

Në nëntorin e vitit 1946, ndërsa po hanim darkën, bie dera dhe ndodhi

ajo që pritnim. Tetë ushtarakë hynë në shtëpi dhe, pasi i vunë prangat, e

morën me vete Dom Nikollin. Ishte ora 21. Sa u larguan nëpër terrin e

natës, ne mbetëm vetëm. Unë dola nga shtëpia dhe vazhdova të ecja prapa

vëllait të lidhur. Forcat e Sigurimit më bënë presion të kthehem, por unë

vazhdova rrugës me ta. Kisha një ndjenjë frike se mos e vritnin rrugës…

Pas gjysmë ore udhëtim Dom Nikolli solli kokën prapa dhe më tha:

- Marie, kthehu dhe tregoju dorëzanëve të kishës (Këshillit të kishës) se

më kanë arrestuar! Ti, po të duash, eja nesër në Pukë!

Ishte gati mesi i natës… Nga halli që na gjet nuk e kisha frikë as errësirën,

që ishte “si me shti gishtat në sy”. Mendjen e kisha te porosia e vëllait.

Zgjodha rrugën më të shkurtër, dhe, ashtu duke ecur në mes ferrash dhe

shkurresh, arrita tek shtëpia e një këshilltari. Sa u afrova te dera prej thuprash,

m’u hodh një qen, i madh sa një ujk, i cili më kafshoi rëndë në këmbë. Dikur

dolën dhe njerëzit e shtëpisë. Njëra nga gratë më përcolli deri brenda. Këpuca

ime ishte mbushur me gjak, që pas pak u ngri. I dhashë porosinë e Dom

Nikollit dhe, ashtu dalngadalë u nisa për në shtëpinë time. Nëna e shkretë,

kur mori vesh ç’ka më kishte gjetur, u mërzit fort. Ajo ishte e mjeruar nga

arrestimi i të birit, pastaj, duke më parë në atë gjendje, nuk kishte kufi halli i

saj. Të nesërmen, edhe pse kisha temperaturë, u nisa për në Pukë. Nga

Kryeziu për në Pukë me makinë lypsen rreth 2 orë. Unë e bëra atë rrugë në

Nën terrorin komunist

483

këmbë. Nuk më pritej, doja me çdo kusht të dija se ç’po bëhej me vëllanë

tim. Kur arrita tek ato zyra shfarosjeje, e gjeta vëllanë në zyrën e Franc

Jakovës, i cili e kishte marrë për ta pyetur për kureshjen e vet personale.

Arrestimi i vëllait u bë nën drejtimin e operativit Zydi Çoba.

Sa burg dhe internim ka kryer im vëlla, është e vështirë veç ta mendosh.

Çdo Mandelë i botës do të skuqej para tij. 37 vjet burg e internim, dy

arrestime, dy hetuesi, dy gjyqe me sa e sa seanca. Sa e sa vende internimi…

Ai pothuajse i ka provuar të gjitha burgjet e kampet e shfarosjes të Shqipërisë.

Është e trishtueshme vetëm t’i përmendësh ato orë frike, vuatjeje psikologjike

e fizike, keqtrajtime e përbuzje që ushtroi mbi vëllanë e mbi ne, si familjarë

të tij, Sigurimi komunist.

Kam shpjeguar në librin e vogël me poezi me titull “Lot nane” si e

përse jam martuar atje në atë fshat malor të Pukës me një njeri tepër të

varfër, vetëm që ta kisha përkrah ndër ato vështirësi të jetës, që të ndihmoj

nënën, e cila mbeti vetëm me mua. Të dy vëllezërit m’i futën në burgje. (Për

vëllanë tjetër, Rrokun, do të tregoj më vonë).

Por, fatkeqësisht, vuajtjet e mia s’kishin të mbaruar. Mbas tetë muaj

martese më arrestojnë edhe burrin dhe tani duhej të kujdesesha edhe për të.

Pak ditë mbas kësaj ngjarjeje, unë me një kushëri të Bibës, (kështu e quanin

burrin tim), u nisëm në këmbë për në Pukë për t’i dërguar ushqime tim

shoq. Në një shenjë vendi, që thirret “Mullini i Pal Gjergjit”, takojmë dy

burra, që mbanin një vig. Mbas tyre po ecte një grua malësore. Vigu ishte i

zbuluar, i vdekuri ishte Lekë Berisha. Kufoma kishte shenja e njolla të zeza

në fytyrë e në qafë. Gruaja që ecte me të, e që ishte e ëma, më tha:

- Mana, moj fisnike ma kanë mbytur për gazep!

Flitej se Lekës ia kishin marrë shpirtin në tortura, me shami në gojë e

thonj në fyt. Pëshpëritej me fakte bindëse edhe se kush ishte autori i kësaj

mizorie… Pak vite më vonë, gati po në atë vend ku e ndeshëm viktimën e

tij, u rrëzua djali i vetëm i atij krimineli. Njerëzit, ashtu duke u dridhur nga

frika, nën zë, këtë e mirrnin si dënim të Zotit. Dënim i Zotit, se sa për

njerëzit atij nuk i hyri ferrë në këmbë… Me ardhjen e demokracisë ai jetoi

disa vjet në Romë… Flitej, pranë Caritasit…

Me që sipas shpifjeve dyshohej se unë jetoja aty në bjeshkë për t’u

marrë me politikë, vendosa dhe kërkova strehim në katund poshtë, në qendër,

484 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

aty ku ishin zyrat e këshillit popullor dhe të partisë. Duke u vendosur këtu

doja të mos u ngjallja dyshimin e djajve. Por kjo gjë më kushtoi jo pak. U

strehova në një kolibe të rrethuar me thupra shelgu… fare pranë ishte vatha

e bagëtive. Isha shumë ngushtë. Fëmija ishte 4 muajsh… një tjetër pak më i

madh.

Rruga e kalvarit tim ishte e gjatë… Në dhjetor të 1950-s, nëntë ditë

pas pushkatimit të vëllait, Rrokut, më vdes një fëmijë 13 muajsh. Vogëlushi

i nënës ishte mjaft i zhvilluar dhe i bukur si drita… Këtë fëmijë, ditën që

dëgjova të shtënat e automatikut, që pushkatuan vëllanë tim, duke qenë se

nëna nuk ndodhej brenda në shtëpi, e nxorra në oborr dhe e vura në rreth

(kular), që ai të mos rrëzohej. Por jashtë ishte mjaftë ftohtë. Për atë që e ka

provuar, klima e zonës së Pukës është e egër… Fëmija u ftoh rëndë në fyt

dhe pas tri ditësh më vdiq nga difteriti. Pas një viti, duket nga hidhërimi i

pushkatimit të djalit, Rrokut, më vdiq edhe nëna. Mbas vdekjes së saj erdha

të banoj tek qela (shtëpia e kishës). Këtë e bëra kryesisht se, sipas këshillës së

Imzot Vinçens Prendushit, (i vdekur dhe ky më vonë në burgjet komuniste),

unë, si motër prifti, në mungesë të meshtarit, duhej ta mbaja hapur atë t’u

bija kumbonëve tri herë në ditë e të bëja ndonjë shërbim të vogël. Veç kësaj,

kisha dhe shtëpia e saj, në Kryezi rrethoheshin nga një livadh i bukur dhe një

kopsht i mbushur me pemë të ndryshme si: mollë, dardhë, gështenja etj.

Ajo kullotë dhe vetë kopshti ishin një ndihmë e mirë ekonomike për varfërinë

tonë, ngase aty mbaja dhe një lopë për bulmet. Po kështu dhe pemët na

ndihmonin për të mbajtur sadopak vëllezërit nëpër burgje. Po ç’ndodhi?

Shtëpia ku unë banoja pas vdekjes së nënës, u kthye në shkollë katundi,

meqë ajo përbëhej nga katër dhoma. Kjo gjë u bë nga Seksioni i Arsimit

sipas kërkesës së dy arsimtarëve. Fillimisht mua më lanë vetëm kuzhinën,

por, pas pak kohe, me këmbënguljen pranë Seksionit të Arsimit të dy motrave

arsimtare, Drita dhe Aida Dani (beqare) më nxorrën krejt nga shtëpia. Ato

donin që unë të mos isha nëpër këmbët e tyre dhe ato të ishin të lira që të

bëheshin pronaret e shtëpisë dhe të ekonomisë sime. Kështu dëshironin të

përvetësonin çdo gjë që për mua dhe foshnjat e mia ishin jetësore.

U detyrova që shtëpinë ta liroj, por jo rrethin e shtëpisë me pemë etj.,

që për mua ishte aq i domosdoshëm… Për strehim, mbas hallit, shkova tek

shtëpia e një fshatari, që ishte rreth 300 metër larg. Atë rrugë e bëja çdo ditë

me dy fëmijët, njëri 4 vjeç, ndërsa tjetri 4 muajsh… Burri punonte në

Nën terrorin komunist

485

Stabilimentin e Sharrave, larg meje. Në mbrëmje dhe ai i ngrati bënte më

tepër se një orë rrugë për të shkuar tek prindërit e vet, ngaqë s’kishte ku të

vinte tek unë. Dhe në shtëpinë e atij fshatari isha shumë ngushtë e pa kondita.

Me fëmijët flija përtokë… Çdo mëngjes me njërin fëmijë për dore dhe me

tjetrin në djep, shkoja në kopshtin e kishës. Të gjitha shërbimet, gjithë ditën

e gjatë, i bëja jashtë… Fëmijët i lija nën hijen e pemëve. Sikur të ishte e

mundur që kjo dëshmi e vërtetë t’u binte në dorë dy arsimtareve shkodrane,

së paku tani që janë të kaluara në moshë, nuk di a do t’i vriste ndërgjegja

sadopak…

Mjerisht hallet emia nukmbarojnë këtu…

Pas dhjetë muajsh martese, siç kam shkruar dhe më lart, më arrestojnë

dhe burrin. Ishte 10 gusht 1047. Ishim martuar më 10 tetor 1946. Kur na

lindi fëmija i parë (4 nëntor 1947) burrin e kisha në burg. Prej mërzitjes pa

kufi nuk kisha ushqim natyral. Por ishte mjaft e zorshme se ishim në stinën e

dimrit. Aq më tepër të një dimri të egër që bënte në Pukë… Kushdo që ta

përshkruajë është e pamundur ta bëjë këtë… E di vetëm ai që e ka provuar.

Erdha të jetoj tek shtëpia e burrit. Ishte një shtëpi e vjetër, midis malesh të

larta, në një thallësi pylli… Familja përbëhej nga 30 pjesëtarë. Të gjithë

ushqeheshin me 2 litra qumësht në ditë… Të një lope. Dhe ajo pakicë që

harxhonte fëmija im ishte humbje e madhe për ta, ngase ishin dhe mjaft

fëmijë të tjerë… Për ta ushqyer fëmijën konditat ishin mos o Zot… Për të

ngrohur qumështin zgjohesha natën, nëpër një gju dëborë shkoja tek votra,

e cila ishte pak larg vendit të fjetjes. Në atë kolibe, që shërbente gjoja si

kuzhinë… Në atë shpuzë të nxehtë hiri që kishte mbetur, duhej të ngrohja

qumështin e foshnjes. Vendi ku flija, nga votra ku ngrohja atë pikë helmi,

ishte gati 15 metër larg… Për të larë rrobat e fëmijës duhej të shkoja jashtë

shtëpisë, të bëja goxha rrugë, gjer tek një burim i pakët… Sidomos në

dimër, nga ngrica, uji mezi rridhte një curril. Kështu çdo ditë ngrija së ftohti

në erë e në dëborën që shpesh e kalonte metrin.

Akuza falso e ndërtuar për të më arrestuar burrin ishte bërë me qëllim

që të ma nxinin edhe më tepër jetën time të zezë, që edhe ashtu siç ishte, i

ngjasonte një nate futë të errët, pa hënë… Burri punonte në prerje lëndësh

dhe e akuzuan se gjoja kishte ulur me vonesë lëndët nga pylli, dhe kështu

kishte pezulluar punën në hekurudhë. Nga ajo lëndë nxirreshin traversa për

rrugën e trenit…

486 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Im shoq ditën e arrestimit kishte dalë në punë, në turnin e dytë. Ishte

mbasdreke. Unë u ndodha tek kroi i fshatit. Andej binte dhe rruga e

katundit… Ndërkohë kalon im shoq i arrestuar midis dy policësh… Në

mes ishte spiuni M.L… Më vloi gjaku, aq më tepër kur ai njeri i fëlliqur,

duke u ndarë nga policët, i tha burrit tim: Bibë, të pruftë Zoti shëndoshë…!

O Zot! Çfarë ironie… S’i lashë gjë pa i thënë, dhe ai i zënë ngushtë, m’u

gërmush:

- Pasha nderin e Partisë edhe ty do të bëj si burrit tënd.

Këtë ma tha në prani edhe të tjerëve që qëlluan aty.

O Zot! A kishte heshtë më të madhe për mua! Tani unë duhej të

kujdesesha për tre vetë në burg, dy vëllezërit dhe burrin. Por prapë, sigurimi

nuk ishte ngopur me vuajtjet e mia, ai përsëri kërkonte nga ne. Spiuni M.L.,

siç e theksova më sipër, që qe kryesori për arrestimin e burrit tim, duket

donte ta mbante fjalën e të më arrestonte edhe mua… Disa ditë më pas,

atje në bjeshkë ndodhi një përleshje e egër mes forcave të Sigurimit dhe

luftëtarëve ilegalë. Toka u ndez flakë, me krisma të shumta nga armët e

rënda. Kishin mbetur të vdekur nga të dyja palët. Nga ata të malit ishte

vrarë Mark Bajraktari, i biri i Ndue Bajraktarit. Dihet botërisht se, edhe

sipas kanunit, i vdekuri nuk dhunohet. Komunistët as këtë nuk e zbatonin…

Të vrarin, ashtu gjysmë të zhveshur, e tërhoqën zvarrë gjersa e qitën tek

rruga e madhe. Pastaj se ç’u bë me kufomën, këtë nuk e mësoi njeri. Një

kapter, nga forcat e ndjekjes, siç duket u prek nga kjo sjellje çnjerëzore, dhe,

ashtu i indinjuar, u tha shokëve të tij:

- Tërhiqeni zvarrë sa të doni, por ama ky kishte kenë trim i madh!

Se si mund të ketë përfunduar kapteri që i tha këto fjalë, ne nuk e

mësuam. Por, ama në atë zone, ku shërbente, nuk u pa më… Kështu tregonin

fshatarët që kishin qenë në atë ngjarje.

Për trajtim çnjerëzor ndaj të vdekurit mund t’ju tregoj dhe një tjetër

rast:

Një plak nga Kryeziu, Preng Llesh Pjetri, kishte lidhje familjare dhe

politikë, kuptohet të fshehta, me njerëzit e malit. Ai me gojën e vet më ka

treguar se rastësisht po kalonte nëpër Kryezi. Rrugës që të çon në Bardhet

ka takuar forcat e Sigurimit, që kishin vendosur në samarin e një kafshe një

të vrarë, gjysmë të zhveshur. Plaku e kishte njohur të vrarin nga një shenjë që

Nën terrorin komunist

487

ai kishte pasur gjithmonë në kraharor. I vrari ishte Ndoc Kolë Biba (Mirakaj).

Kështu talleshin komunistët edhe me kufomat…

Spiuni në fjalë (M.L.) për të cilin shkrova më sipër, ka mbajtur për

shumë kohë orën e të vrarit, Markut, të cilit ia kishte plaçkitur për së vdekuri…

Ky spiun këtë rast donte ta shfrytëzonte edhe kundër meje. Andaj

shpifi se unë kam pasur lidhje e dijeni për këta të arratisur. Menjëherë erdhën

djajtë e Sigurimit dhe sollën përmbys koliben time. Ndonëse nuk gjetën

asgjë, prapë nuk u kënaqën me kaq. Pas një jave ky njeri i paturp më dorëzon

një njoftim ku shënohej se më kërkonin urgjent në Degën e Punëve të

Brendshme Pukë. Fëmijën e kisha katër muajsh. Ia lashë kunatës. Duheshin

më tepër se pesë orë për të ecur në këmbë… rrugë mali me borë e murra,

që zinte frymën. Apo nuk e kisha dhe zemrën të akulluar nga vuajtjet e

pafund. Më shoqëroi kunati. E bëmë atë rrugë copa-copa, sa në këmbë e sa

mbi karrocerinë e ndonjë makine. Mbas sa mundimesh dikur arritëm në

Pukë, vonë në mbrëmje, aty nga ora 21. Kunati, për të pritur, shkoi tek

familja e Marës së Frrok Cakës, si të njohur të tij, ndërsa unë u paraqita tek

shefi Qemal Xhani. Filluan pyetjet të cilat zgjatën gati katër orë, sulme nga

më të egrat, akuza e frikësime të pambarim… Ndër të tjera ai më tha…

- Ti je e martuar me një fshatar vetëm që të merresh me politikë. Ke

pasur lidhje me të arratisur dhe i ke mbajtur me bukë ata. Ju jeni

demokristianë, fashistë, ballistë, keni lidhje me Papën e Romës, jeni armiq të

betuar të pushtetit tonë…

- Shef, - i fola, - ju më keni sjellë këtu sonte vetëm për shpifjet e M.L.,

i cili më ka kërcënuar duke më thënë: Do të bëj çmos për të burgosur edhe

ty! Ti thua se jam e martuar me një armik. Nxirreni në gjyq burrin tim ta

dëgjoj ç’ka bërë. (Burrin e mbajtën 18 muaj në hetuesi dhe pastaj e liruan pa

gjyq). Sa i takon asaj që unë merrem me politikë, dijeni se as nuk e njoh atë

fjalë. Që të kemi mbajtur njerëzit e malit me bukë, ju jo vetëm që nuk keni

asnjë provë, por dijeni se kjo është një shpifje absurde ngase unë dhe njerëzit

e burrit rrimë me nga tri ditë pa ngrënë për vete. Jemi më fukarenjtë e

katundit. Ju e dini, pastaj, më mirë se kush i ka mbajtur të arratisurit. (familja

që kishte lidhje me M. Bajraktarin, posa ai u vra, ikën dhe kaluan kufirin).

Pastaj shtova: Unë, as që e kam ditur se ekziston M. Bajraktari. Ju po më

akuzoni mua për balliste, demokristiane, fashiste etj., por dijeni se jam tepër

e re për të qenë atëherë e kaq shumë partive.

488 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Shefi mbeti pa fjalë, e bisedën e vazhdoi sekretari i tij, Mihallaq Treska,

i cili më tha:

- Sa shkollë ke bërë?

- Aq sa më është nevojitur! - ia ktheva.

- Paske mësuar për avokat.

- Mos u lodh se nuk la gjë mangut shefi. Ti po don tani të hakmerresh

ndaj meje. Disa kohë më parë ti ke ardhur në Kryezi e ke dashur që t’u bie

kumbonëve për të mbledhur katundin për konferencë, por unë nuk kam

lejuar ngase kumbonëve u bihet vetëm për funksione fetare.

Mbas tri orë pyetjesh, shefi më tha:

- Ik, tani, e sillu mirë, se për ideal t’i vë hekurat!

Unë iu ktheva:

- Do të sillem sikur gjithmonë, por nuk është e drejtë që ju për

hakmarrje e shpifje të merrni në qafë njerëz të pafajshëm. Unë sonte do të

eci katër orë më këmbë nëpër mal e rrugë meborë për të shkuar në shtëpi,

ku kam lënë dhe fëmijën 4 muajsh.

Mbas perdes, aty ku unë po pyetesha, paska qenë dhe një i burgosur

në qeli, i cili, duke dëgjuar çdo gjë, ditë më vonë i kishte thënë tim shoq, i cili

gjendej po në burgun e Pukës:

- Sa presion, akuza dhe pyetje i kanë bërë gruas sate, por ajo ishte

shumë guximtare dhe u është përgjigjur aq mirë me argumente se sa fallso

ishin akuzat që shefi, Qemal Xhani, i bënte asaj!

I burgosuri në fjalë, ishte një ndër komunistët e parë të Pukës, që quhej

Lekë Berisha nga Berisha e Iballës. Dhe ky fatzi, siç kam shkruar më lart,

mbas pak kohe do të vdiste në torturat e bishave të kuqe…

SHPREHJE MIRËNJOHJE MOTRËS SË DASHUR MARI

(DOM NIKOLL MAZREKU)

Me anë të këtyre pak rreshtave dua të shpreh me shkrim atë falënderim

të madh për motrën time, Marije, gjë që, në shumë raste, para njerëzve të

ndryshëm, e kam shprehur me fjalë. Ju them me plot gojën se, duke dashur

me vu në dukje vuajtjet e saj, theksoj: Burgun e madh e ka ba kjo!

E kam shpirtin të vrarë pse mbi të randuen pasojat e burgut tim dhe të

pushkatimit të vëllait, Rrokut. Iu mohuan të gjitha të drejtat dhe mbi të

Nën terrorin komunist

489

rëndoi persekutimi, përbuzja e shprehja ogurzezë “të prekun politikë”. E

pra, fëmijët ishin të rregullt në punë e në sjellje. Janë pikëllime apo plagë

vuajtjet që kaluam nën persekutimin komunist, plagë që bren e gjëmonë

deri në thellësi të shpirtit.

Kurt unë prej famullisë së Tiranës u emërova famullitar në Kryezi-

Pukë, bashkë me nanën mora dhe motrën Marije dhe vëllanë, Rrokun. Aty

shpërtheu mbi mua stuhia komuniste, si mbi të gjithë klerin katolik. Përpara

arrestuan vëllanë, me akuza haptaz të shpifura. Së shpejti, mbas Rrokut,

edhe mua më përplasën për 37 vjet nëpër burgje e internime, ndërsa Rrokun,

krejt të pafajshëm, e pushkatuan në famullinë time më 25.12.1950.

Nana e shkretë ishte e moshueme e s’mund të na merrte mbrapa,

kështu që vuajtjet e pasojat e burgjeve dhe të internimeve të mia rënduan

mbi jetën e kësaj motre. Edhe pse në atë kohë ishte 17 vjeçe, asaj i lashë

amanet kishën, nanën dhe qelën (shtëpinë e priftit).

Me porosi të Monsinior Vinçens Prendushit kjo ka mbajtun hapun

kishën e famullisë, u ka ra kumbonëve për 15 vjet, ka ndihmue të interesuemit

me dëshmi pagëzimi, të nxjerruna prej regjistrit përkatës.

Por, preokupimi kryesor për të kam qenë unë. As fëmijët e vet nuk i

rregullonte pa më rregullue mue. Vërtet se kam vuajtur shumë, por, më në

fund, arrita pragun e lirisë.

Në kohën e burgjeve të mia, të cilat zgjatën 37 vjet, kjo motër e nderuar

ishte tepër e re dhe, në fillim e vazhdimisht, kishte nevojë për mbështetjen

vëllazërore, por ja që mbeti vetëm për t’i dalë zot vetes dhe ne. Kjo tregon

shumë raste trishtimi e vuajtjeje që ka kalue në atë periudhë, për t’u rënqethë

trupi. Padrejtësitë, presionet, keqtrajtimet, përbuzjet, kurthet e ulëta të djajve

komunistë e sa të zeza të tjera… Shto, mandej, udhëtimet mbi kamionë të

ngarkuar me dërrasa, trena apo materiale të tjera, me qindra kilometra rrugë,

që nga Puka e deri në Tepelenë, në të ftohtë e ngricë apo në vapë që të zë

frymën. Dhe kjo jo pak por 37 dimna e 37 vera. Dhe pas lirimit tim, motrës

sime të shkretë, për shumë kohë i ka mbetur ndër veshë rropama e dyerve

të hekurta të burgut famëkeq të Burrelit, me ata shula e me ata dryna tue u

çelë e tue u mbyllë me shkapetje. Policë e oficerë gjithë prepotencë, arrogancë

e kërcënime. Kur nisej për takim, ishte e ngrohur në zemër se vinte të takohej

me njerëzit e saj, por kur largohej, duke ua kthyer shpinën e duke i lënë në

490 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

vuajtje, atëherë për të ishte gjë e tmerrshme. Ajo ndahej nga ne duke dënesur

si fëmija.

Dua të dal pak jashtë teme, duke shënuar se nëpër këto shtigje të

idhëta kanë kaluar dhe shumë nana e motra të tjera, të cilat kanë la me lot

zemre e malli rrugët e burgjeve, njëlloj si motra ime. Kanë përjetuar edhe

ato presione e masakra, përbuzje e fyerje nga genocidi komunist. Të gjitha

këto nana dhe motra i kujtoj me respekt e dhimbshuri të thellë.

Kështu, pra, kemi vuajtun ne të burgosurit, por baraz me ne, e disa

herë më tepër se ne, kanë vuejtë njerëzit tanë. Për mue ka vuejtë shumë kjo

motër, që nuk më asht ndarë asnjëherë e në asnjë kohë. Edhe pse mbi të

rëndon barra e jetës familjare, me të ardhuna të pakta, tue rritë gjashtë

fëmijë… Dhe bashkëshorti i saj, burri i urtë dhe zemërgjanë, Bibë M. Gjoka,

jo vetëm nuk e ka pengue me ardhë tek ne, por ka ardhë edhe ai vetë shumë

herë në takim dhe, për shkakun tone, ka ba dy vjet burg politik.

Kur e shlyeva dënimin, 25 vjet burg e 12 internim, nuk mbeta në

udhëkryq, pse motra e dashur Marije, së bashku me të tjerë, me dëshirën e

zemërbardhësinë e të gjithë familjes, erdhën e më morën nga burgu, më

strehuan në shtëpinë e tyre dhe organizuan më së miri festën e lirimit tim.

Vazhdimisht gëzoj respekt e shërbim në këtë familje nga të gjithë. Motra

tanimë asht e moshueme dhe e pikëllueme nga vdekja e dy djemve të saj në

moshë të re e barra e madhe e shërbimit bie mbi nusen e shtëpisë, Kristinën,

që më gjendet pranë pa u kursyer. Falënderoj Zotin për dritën që lëshoi në

vendin tonë. Por kujtimet e idhëta nuk shlyhen kollaj, kur të burgosurit

trajtoheshin pa mëshirë, kur detyroheshim me ba normën me çdo kusht

ndër këneta në ujë deri në brez, ku ushujzat na pinin edhe atë pikë gjak që na

kishte mbetë… Shumë qenë të burgosunit që vdiqën ndër ato mundime.

Ah! Vaj! Ata jo vetëm nuk u kthyen tek të dashunit e tyre, por mbetën edhe

pa varr, ku nanat, nuset, fëmijët të mund të vinin një lule malli e dhimbeje e

të derdhnin një pikë lot…

Me shumë respekt!

Dom Nikollë Mazreku

Nën terrorin komunist

491

AGIM GANI HAMITI

Lindi në Vlorë, më 1947. I përket një familjeje

të persekutuar qysh prej fillimeve të regjimit

diktatorial. Më 1956, kur ishte ende fëmijë,

së bashku me familjen u internua në fshatin e

Dukatit. Më 1978, arrestohet dhe dënohet

me 14 vjet heqje lirie për “veprimtari

armiqësore”. Vuajti gjithsej 10 vjet e gjysmë

në burgjet e diktaturës.Mbas 1991 vazhdon

studimet dhe diplomohet në Fakultetin e

Drejtësisë. Aktualisht jeton në Francë. Ka

botuar romanin “Odiseja e një dedektivi”

492 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

SPAÇI

“Burgu, kjo greminë e përuljes njerëzore…”

Xh. London

Çdo kalimtar që shkel për herë të parë në Spaç, pushtohet vetvetiu nga

një apati e përgjithshme, e ngjashme me atë që provon njeriu kur, pa dashje,

bëhet dëshmitar i një jete në agoni. Edhe sikur udhëtari në fjalë të mos jetë

i vetëm, duke hyrë në pusin e madh natyror, që përbën ky vend, ai do të

ndjejë nevojën e një heshtjeje soditëse për t’u thelluar në botën e ndjenjave të

tij të befasuara.

Nga të gjitha anët vendi është i rrethuar nga një varg kodrash të larta,

që po t’i shikosh nga gropa e Spaçit, për shkak të relievit tepër të thyer, të

krijojnë përshtypjen e dy vargmaleve në formë gjysmërrethi, vendosur

përballë njëri-tjetrit. Në dy pikat simetrike të takimit të tyre, në juglindje e në

veriperëndim, shtrati i ngushtë e i thellë i një përroi hap dy dritare natyrore

të këtij hauzi të madh. Shkurret, që mbulojnë pjesërisht shpatet e kodrave

rrethuese, i nënshtrohen një lufte të rreptë me natyrën për të mbijetuar

egërsinë e kësaj toke shterpe, në procesin e shpërndarjes. Rrënjët e tyre gjysmë

të dala mbërthehen fort, duke depërtuar anash gurëve të djegur bojë kafe

ose nëpër të çarat e pllakave të shtresëzuara. Gjethet e tyre mund të shikohen

të shpalosura në diell vetëm për pak orë, mbasi, sapo fillon të nxehtit, ato

tkurren për të ngadalësuar avullimin e ujit të siguruar me shumë vështirësi.

Në përgjithësi, sipërfaqja e tokës është ngjyrë kafe në të murme dhe del

shtresa-shtresa në formë pllakash të thyeshme. Me sa duket acidi sulfurik,

mjaft i pranishëm në të gjithë ujërat rrjedhës të kësaj zone, është faktori

kryesor i procesit të shpërbërjes të sipërfaqes normale të tokës. Syri mund

të të zërë bar shumë rrallë, vetëm në ndonjë vend të qëndrueshëm, ku mund

të ketë mbetur ndonjë copë toke, të cilën rastësia e ka favorizuar për t’i

shpëtuar pushtetit shkatërrimtar të acidit. Edhe shtrati i thellë me anë të

thepisura i përroit, i cili gjatë verës mbetet pothuajse i thatë, mban ngjyrën e

kripërave acide. Këto dukuri të strukturës së paqëndrueshme të sipërfaqes

Nën terrorin komunist

493

së tokës bien edhe më shumë në sy për shkak të pjerrësisë së theksuar të

shpateve rrethuese.

Mbasi ta ketë soditur një copë herë të mirë këtë copë tokë, viktimë të

reaksioneve kimike dhe agjentëve atmosferikë, udhëtari i ardhur rishtas në

këto anë, për të kthjelluar disi vorbullën e ndjenjave të tij të trazuara, do ta

shprehte befasimin sipas mënyrës së tij, zakonisht në përshtatje me profesionin

që ushtron:

Po qe se është barì do të belbëzojë me vete:

“Këtu as dhëmbi i deles s’paska ku të ngjisë një fije bari, pa le më gjuha

e lopes.

Në rast se është murator, si të marrë dy copa guri e t’i përplasë me

njëra-tjetrën, duke parë se si do t’i bien të thërrmuara te këmbët, do të

buzëqeshë me mosbesim, duke mërmëritur:

“Dy gurë nga këta nuk i vendoske dot mbi njëri-tjetrin, pale që një

lugë gëlqere nuk e bëke dot me ta”.

Ndërsa një gjeolog do të deklaronte entuziast:

“Aq sa e zymtë duket në pamje, aq e praruar është në brendësi”. Këtë

aludim do ta bënte për bakrin e saj, që përmban edhe një përqindje të ulët

ari.

Një specialist i çështjeve policore, me ta parë këtë gropë si të përgatitur

nga eskavatorë gjigandë, pa u menduar gjatë, do të shprehej shkurt dhe

qart: “Një burg natyror”.

Bashkërendimi i mendimeve të dy specialiteteve të fundit qe ai, me sa

duket, që nxorri në dritë vendimin e kobshëm qeveritar, në saje të të cilit, në

pranverën e vitit 1968 në këtë vend të ngrihej një kamp pune i rëndë, i

detyruar për të burgosurit politikë.

Kështu pasi toka kombëtare ishte nginjur së thithuri djersën dhe gjakun

e armatës së kokëqethurve të flijuar nga regjimi komunist, i erdhi radha

nëntokës të kërkojë revanshin. Vargut të gjatë të kampeve famëkeqe të punës

së rëndë të detyruar të burgjeve të deriatëhershëm po i shtoheshin adresa të

reja: Miniera e kobshme e Spaçit dhe simotrat e saj të mëvonshme. Të gjitha

këto adresa jetëthithëse u furnizuan me kontigjentet e të dënuarve politikë të

regjimit komunist. Me Spaçin fillonte kështu era e re e shfrytëzimit nëntokësor

të viktimave politike, jetën e të cilave Drejtoria e Kampe-Burgjeve e llogariste

me shifra vagonësh me mineral.

494 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Çdo fillim është i vështirë, por puna e detyruar në minierë, për kushtet

e të burgosurve politikë, përmbante në vetvete një sistem të tërë fillimesh

që krijonin një grumbull vështirësish në progresion. Tani e tutje ata do të

ishin të detyruar të punonin në mungesë të plotë të dritës së diellit dhe

efekteve kurative të saj për organizmin. Të burgosurit do të thithnin tani

ajrin e kompresorëve të përzier me një koktej të vërtetë gazrash, tymrash,

avujsh uji të ndotur dhe erën e rëndë të dekompozimit të minjve të ngordhur

e të kalbësirave të minierës. Gjatë punës treturnëshe do të digjeshin në

vazhdimësi tonelata të tëra diamanti. Tymi i vazhdueshëm i llampave të

karbitit do të jepte ndihmesën e tij modeste për ndotjen e tërësisë së ajrit që

do të thithnin të burgosurit në frontet e tyre të punës. Era e rëndë e këtij ajri

u shkaktonte të vjella njerëzve që hynin për herë të parë në minierën mesjetare

të Spaçit. Mushkëritë e të burgosurve, duke thithur nga ky ajër, dorëzonin

një nga mukozat e tyre në luftën e vrazhdë për një ekzistencë torturuese në

emër të shpresës.

Në frontet e punës të piritit, ku temperatura luhatej midis 35-40 gradë

celsius, burimet nëntokësore të ujrave me përqindje të lartë acidi sulfurik,

pikonin vazhdimisht mbi trupat e zhveshur të të burgosurve, që nuk duronin

dot nxehtësinë. Duke u përcëlluar lëkurën, acidi u krijonte plagë të tilla që ua

kthenin në torturë, të burgosurve, zhveshjen dhe veshjen në punë e në fjetore.

Në tërësi gjendja e kushteve të punës i përgjigjej një niveli mesjetar. Norma

e detyruar shumë e lartë që u kërkohej përditë ose përnatë të burgosurve

nga kërbaçi i pakursyer i policisë, bënte që kushtet e sigurimit teknik të

figuronin vetëm në letër, të shënuara sa për formalitet nga personi i lirë. Të

burgosurit nuk punonin dot asnjëherë brenda kushteve të parashikuara të

sigurimit të jetës, as në ato raste kur kishte vetëm disa orë që nga frontet e

punës kishin nxjerrë njerëz të vdekur. Baza materiale, që shërbente për të

krijuar kushte pune më normale (shina, pjatina, çikrikë, dërrasa, etj.)çohej

nëpër sektorë të tjerë,ku punonin punëtorë të lirë, ndërsa mungesat e mëdha

që krijoheshin qëllimisht në Spaç “i plotësonte” policia. Në gjithë këtë mjedis

makabër më pak se çdo gjë kushtonte i burgosuri dhe ai i paguante të gjitha

dëmshpërblimet, si palë gjithmonë e mundur e një lufte të shfrenuar që

ndërmerrte barbarisht forca mbi të drejtën.

Policia ishte zgjedhur me një studim të posaçëm. Të gjithë personat në

uniformë ishin mishërimi më karakteristik i injorancës së virgjër dhe urisë

Nën terrorin komunist

495

kronike të këtyre shkrepave të egër e primitivë. Duke i shpëtuar nga mjerimi

ekstrem kooperativist, uniforma atyre u kishte siguruar ushqim e

veshmbathje vjetore falas, rrogë që nuk kishin guxuar ta imagjinonin dot

kurrë, privilegjin e strehimit familjar në qytezën më të afërt industriale, si

dhe vend pune të preferuar për gratë e tyre. Në të ardhmen e afërt, fëmijëve

të tyre do t’iu ofrohej bursë shteti për t’u shkolluar, mbasi babai i tyre

shërbente në një vend pune “me rëndësi të posaçme”. Të vetëkënaqur tej

çdo parashikimi, ata fillimisht jetonin si në ëndërr, mbasi kishin shpëtuar

nga buka e misrit me racion e gjithmonë pa gjellë. Dhe kur atyre u thuhej se

personat me kokë të qethur zero e uniformë bojë kafe të shpëlarë janë

armiq të pushtetit në fuqi, sipas kodit të interesit vetjak, këtë thënie mëndja

e tyre shterpe e deshifronte kështu:

“Këta duan t’iu heqin nga duart mirëqenien që iu ka siguruar pushteti

që donin të rrëzonin…”

E atëherë ata bëheshin aq agresivë, sa që duhej patjetër ndërhyrja e

ndonjë oficeri të komandës së burgut, për të frenuar sadopak “patriotizmin”

e tyre, vullkanik. Joshja e interesit material, ata i kishte thithur shpirtërsiht, në

ingranazhet e makinës së verbër shtypëse të shtetit.

Faktorët e shumtë që ndikonin në keqësimin e përgjithshëm të gjendjes

së të burgosurve, duke u gërshetuar me njëri-tjetrin, fuqizoheshin e bëheshin

edhe më kërcënues.Hyrjet e minierës, si gojë të hapura kuçedrash grykëse,

thithnin tre turnet e punës 24-orëshe.

Avujt që nxirrnin në natyrë prej barkut të tyre të nxehtë, të krijonin

përshtypjen se gjahu i gjallë që kishin gëlltitur dhe u lëvrinte nëpër rropullite,

i detyronte të çlironin energjinë e tepërt.

Shifrat e para të tonëve me mineral sollën dhe viktimat e para, numëri

i të cilave erdhi duke u rritur vazhdimisht. Megjithëse ata njerëz ishin dënuar

pafajësisht me vite burgu, askush nuk përgjigjej për ridënimin e tyre me

vdekje, pa gjyq. Familjeve të viktimave u ndalohej me ligj tërheqja e kufomave

të të afërmve të vdekur brenda telave me gjëmba. Gjersa ata ishin dënuar

pa kryer ndonjë krim, dënimi i tyre duhej përjetësuar.

Në procesverbalet, që motivonin vdekjet aksidentale në minierë, kishte

hedhur rrënjë e njëjta shprehje: “U aksidentua se nuk zbatoi rregullat e

sigurimit teknik në punë”. Kur ndonjë i burgosur guxonte të kërkonte

496 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

zbatimin e rregullave të sigurimit teknik në ndonjë front pune me rrezikshmëri

të dukshme, policia e harbuar vërsulej mbi të duke bërtitur:

“Pse, aq të marrë e quani ju pushtetin e popullit sa të sigurojë edhe

armiqtë e tij “?

Të shumtë ishin ata, që duke i zënë gjumi në galeritë plot lagështirë,

nga lodhja sfilitëse e orëve të pasmesnatës, ftoheshin rëndë e përfundonin

në një gjendje të pashpresë. Të tjerë gjymtonin vetveten, në ato rrethana ku

shëndeti shërbente si një intensifikim i së keqes, vetëm e vetëm që të mund

të shpëtonin nga puna e rëndë e detyruar, për vite e vite me radhë.

Kjo histori e dhimbshme, e shkruar me gjakun e viktimave të saj, do të

bëhej kaq kërcënuese saqë as nënshtrimi i markës së lartë shqiptare nuk e

përballoi dot pa shpërthimin e një revolte masive të të burgosurve poklitikë.

Ishte hera e parë që shprehej me zë të lartë e publikisht protesta kundër

regjimit shtypës e poshtërues në majin e vitit 1973. Çmimi me të cilin u

pagua ajo, qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një

shumë të përgjithshme praj 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!).

Një dhunë jashtë çdo konceptimi njerëzor shpërtheu mbi të burgosurit,

të cilët qenë të detyruar t’i nënshtroheshin një sistemi të tërë torturash të

shumëllojshme. Por, me siguri, revolta e ‘73-it e Spaçit është më e veçanta

në historinë e njerëzimit përsa u përket viktimave të saj të dënuara nga gjyqi

me vdekje. Veç katër të ekzekutuarve, u krye dhe një varje në litar. Një

gjykatë ushtarake dënoi me varje në litar Tartin fisnik, mikun besnik të të

burgosurve, qenin, që ata e kishin rritur vetë. Të burgosurit e kishin gjetur

këlysh të vogël dhe, me një kujdes të përbashkët, e rritën Tartin të shëndetshëm

dhe mjaft komunikues. Mirëpo, me kalimin e kohës ky qen, besnik i atyre që

e ushqenin, e që e ledhatonin, filloi të shfaqte një dukuri “antiklasore”. Ndërsa

ishte mjaftë i afrueshëm e i shoqërueshëm me çdo uniformë bojë kafe,

Tarti u bë gjithmonë e më agresiv me uniformat jeshile të policisë së kampit.

Këta të fundit kishin filluar të shqetësohehsin seriozisht nga sjellja e dyshimtë

e këtij qeni. Ata ishin orvatur dy herë t’i lanin hesapet me të, duke u përpjekur

ta helmonin. Të burgosurit, e bashkë me ta edhe mjeku i dënuar i kampit,

bënë çmos t’ia shpëtonin jetën qenit besnik. Falë organizmit të tij të fuqishëm

dhe përkujdesjeve të pakursyera të të burgosurve, këta të fundit arritën t’ia

shpëtonin jetën qenit dy herë. E treta ishte e vërteta. Kësaj here policia ishte

Nën terrorin komunist

497

e gjithëpushtetshme dhe mund të hiqte qafe pa vështirësi edhe një të burgosur

(siç edhe kishte ndodhur) e jo më një qen të tyre. Dhe në një nga ditët e

fundit të majit 1973 një grup policësh, në sjelljen dhe karakterin e përbashkët

të të cilëve nuk mund të gjeje dot kurrë aq fisnikëri sa në një gjest përgëzimi

të Tartit, ashtu sikundër edhe në lehjet më të dëshpëruara të Tartit nuk mund

të gjeje dot aq egërsi sa vetëm në thirrjen “në rresht” të njërit prej tyre, ky

grup policësh pra, e varën Tartin e shkretë, i cili edhe në çastin e fundit që i

hodhën lakun, nuk ua la pa ua kthyer reston uniformave të jeshilta, duke

kafshuar kapter Nduen që e mbante veten si specialist qensh. Në çastet

fatale të shpirtdhënies, putrat e Tartit përpëliteshin në ajër sikur donin të

mbërthenin policët, aq shumë të urryer për të. Ai, për habinë e këtyre të

fundit, nuk kuiste, por, duke zgurdulluar sytë, lëshonte një hungërimë të

mbytur që dëshmonte më shumë kërcënim e përbuzje, se sa frikë. I habitur

nga sjellja e çuditshme e qenit në këtë minutë fatale për të, kapter Prenga e

shprehu përsëri dyshimin që kishte shfaqur për Tartin, kur ledhatonte

uniformat bojë kafe dhe kërcënonte jeshilet: “U kam than un, or tëj, ky asht

qen agjent, i futun me qëllim në kamp”. Këtë herë policët nuk qeshën me

këto fjalë, se Tarti po i habiste më shumë me mënyrën e vdekjes se sa me

cilësitë e tij në jetë. Te këto krijesa të rritura nëpër honet më të thella të

malësive të Mirditës, instinkti i komunikimit me kafshët ishte më i zhvilluar

se shprehitë fillestare të qytetërimit. Pikërisht për këtë arsye ata arritën ta

kuptojnë Tartin për herë të parë e të fundit në jetë, tamam në këtë çast

sublim. Sjellja e kafshës në litar ishte një mesazh proteste e përçmimi ndaj

botës që e rrethonte, në të cilën barbaria njerëzore ekzekutonte, në emër të

ligjit, fisnikërisnë shtazore...

498 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

URAN KALAKULA

Lindi në Tiranë më 1929. Kreu në vëndlindje

studimet pedagogjike dhe punoi si arsimtar i

gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Berat dhe në

fshatrat e rrethit të Tiranës. Në vitin 1960 u

arrestua në grup për organizimin e një partie

social-demokrate dhe u dënua me vdekje

(pushtkatim). Mbas dy muajsh i falet jeta dhe

dënohet me 25 vjet burg, nga të cilat bëri 21

vjet, kryesisht në Burrel. Mbas burgut u

internua 5 vjet në fshatrat e Kavajës. Në vitin

1991 u bë inisiator i krijimit të Shoqërisë

Kombëtare të ish të përndjekurve politikë të

Shqipërisë. Vitet e fundit iu dedikua shkrimeve

dhe ka botuar disa libra ndër të cilët “Vargje

në pranga”; “Shqiptarizmi dhe prirja e tij

Europiane”; “Arshi Pipa – njeriu dhe vepra”;

“21 vjet burg komunist”. Vdiq në vitin 2001.

Nën terrorin komunist

499

PORTRETE TË BURGOSURISH

Goni Treskën e njoha në kampburgun e Elbasanit e, më pas, u afruam

më shumë edhe në burgun e Burrelit, kur pak kohë si më kishin çuar atje,

sollën një grumbull pleqsh po nga ai kampburg, që nuk ishin më të aftë për

punë, pikërisht në dhomën nr.1 ku ndodhesha atëherë. Dje Gonit i caktuan

vendin, për fat, krejt afër meje.

Në atë kohë Goni i kishte kaluar të gjashtëdhjetë e pesë vitet, por,

megjithëse ishte për të tretën herë në burg, që nga 45-a, prapë mbahej mirë

dhe mendjen e kishte qiqër. Vetëm se, domosdo, shenjat e lodhjes dhe të

pleqërisë së parakohshme dukeshin qartë. Flokët i kishin rënë dhe vetëm

anës kokës i kishin mbetur ca qime të rralla, të kuqe, si tela bakri dhe rreth

syve të kaltër dukeshin shenjat e mundimeve të mëdha që kishte hequr.

Goni ishte prej një nga familjet më të dëgjuara të Korçës. Prindërit

kishin pasur vetëm atë djalë dhe si fëmijë të vetëm, e kishin rritur me të

gjitha të mirat. I ati kishte qenë tregtar, dhe të birin e kishte çuar të mbaronte

shkollën tregtare në Korfuz.

Atje Goni kishte mësuar jo vetëm financë, por domosdo edhe

greqishten si dhe frëngjishten, si gjuhë të dytë. Por as tregtia dhe as ndonjë

zanat a kulturë tjetër nuk i kishte ngjitur fort shpirtit Gonit, se ai kishte

parapëlqyer më fort të mësonte kulturën dhe filozofinë e jetës praktike.

Kështu, në një farë mënyre, ishte bërë disi epikurean, ku veç ndershmërisë

së indikuar nga karakteri i tij, kishte qenë fort i lidhur me hedonizmin, ku

shija ndaj bukurisë femërore kishte zënë vendin e parë. Por Goni nuk ishte

nga ata horrat që u qepen femrave si qentë e pazarit bushtrave, sepse mbi të

gjitha ai ishte një zotëri i vërtetë dhe shija për jetën galante nuk ia kishte

zhdukur aspak ndjenjën e dinjitetit dhe të zotnillëkut. E mbi të gjitha edhe

ndjenjën e fortë të qytetarisë, sidomos të shqiptarizmit. Dhe për këto tri të

fundit unë e doja, e respektoja dhe isha afruar shumë në miqësi me të. Apo

s’kishte një të folur të rrjedhshme, me atë korçaren e vet sa klasike aq edhe

elegante. Apo s’ishte edhe elokuent. Sikur të kishte pasur prirje letrare dhe të

500 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

shkruante tregimet e tij që ishin që të gjitha ngjarje të vërteta, me siguri që

Goni Treska do të kishte lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe,

posaçërisht në narrativen me karakter sa galant e pse jo edhe historik. Se

Goni kishte qenë dëshmitar dhe nganjëherë edhe protagonist i ngjerjeve me

vlerë historike për sot. Për shembull, ai kishte njohur së afërmi Zai Fundon,

Koço Tashkon, Koçi Xoxen e shumë nga ata të grupit komunist të Korçës,

por sigurisht pa, pasur asgjë të përbashkët me ta, përkundrazi duke qenënë

opozitë të hapur. Ai kishte njohur edhe plot të tjerënga historia e vendit

tonë, posaçërisht të rrethit të Korçës, si Themistokli Gërmenjin, Mihal

Gramenon, e kështu me radhë. Por kishte njohur në Korçë edhe Enver

Hoxhën, kur ky ishte nxënës i liceut, ashtu edhe mësues me kontratë. Dhe e

kishte njohur kaq mirë, saqë kur shëtisnim në oborrin e burgut në Burrel,

krejt papritmas i binte ballit me dorë, saqë unë shqetësohesha se mos kishte

marrë ndonjë lajm të keqnga familja. Por ai ma kthente:

- Jo, shyqyr, nuk kam lajm të keq nga familja, por kur mendoj se kë

kemi mbi kokë e kush e qeveris sot vendin tonë, më vjen të ulërij nga inati!

- Po pse, o Goni, si e ke njohur ti Enver Hoxhën?

Të them të drejtën, këtë pyetje ia bëja me qëllim se e dija që ai do t’ia

fillonte ndonjë historie që lidhej mediktatorin. Në atë kohë unë mblidhja sa

mundja nëpër burg materiale nga ata që e kishin njohur personalisht diktatorin

në kohë e periudha të ndryshme, drejtpërsëdrejti apo me anë të ndonjë

personi të tretë. Dhe të gjitha i shënoja në një fletore me kriptogram,

domethënë me një alfabet që e kisha sajuar vetë, i cili të jepte përshtypjen, së

jashtmi, se ishte një fjalor shqip për fjalët e rralla të gjuhës sonë, por në të

vërtetë aty kishte ç’më kishin njoftuar njëri e tjetri për diktatorin. Sepse kisha

qitur ceken të shkruara një monografi për këtë personazh tragjikomik të

historisë sonë fatkeqe. Dhe po pataende jetë, pa dyshim që do ta shkruaj.

Kështu Goni ka treguar shprehimisht se si Enver Hoxha, kur ishte

student në lice, merrte dollarë të Zogut si dylber i një kasapi me emrin Kia.

Kur ishte “profesor”, vite më vonë, po në atë lice, ia vidhte këmishat drejtorit

francez të liceut që nga dritarja; si e përbuznin njerëzit e ndershëm e seriozë,

si i vinte vërdallë një vajze me emrin galata, bijë enjëfamiljeje fisnike që

atëherë mësonte piano; si i kallëzonte në pastiçeri përralla dhe aventura me

gratë anëtare të grupit komunist të koço tashkos e Koci Bakos, duke ia

ngrënë pastat qyl, gati përditë. E plot kësi gjërash. E Goni në këtë drejtim

Nën terrorin komunist

501

ishte një minierë e vërtetë. Po edhe për shumë anë të tjera të jetës. Puna ishte

vetëm ta gërgisje e ta bëje të fliste. Dhe këtë zanat unë e pata mësuar fare

mirë, por ama pa humbur asnjë çast dashurinë miqësore dhe respektin e

merituar për të. Mjerisht, kur dola nga burgu dhe internimi, ai nuk ishte më,

se kishte vdekur në mjerim, së paku në gjirin e familjes së vet të nderuar,

por jam i sigurtë me një pezmatim të pashuar në shpirtin e tij, se nuk arriti ta

shohë me sytë e vet shembjen e trupshme të diktaturës enveriste.

Në burgun e Burrelit u njoha, veç pleqve të tjerë, edhe me Engjëll

Çobën, nga familjet më të mira dhe fisnike të Shkodrës. Ishte një burrë i

shkurtër edhe ai, që kishte kohë që i kishte kaluar të shtatëdhjetat. Ai bëri

jopak, por mbi 23 vjet burg, shumicën e të cilave e kishte kaluar në burgun

e Burrelit.

Engjëlli gati të gjithë arsimimin etij, nga e mesmja e deri në universitet,

e kishte kryer në itali, në mos gaboj në Romë dhe në çdokategori shkolle

ishte shquar si një ndër më të mirët. Kështu ai kishte marrë një formim

kulturor të përsosur, veçanërisht në dijet humanitare.edhe pse specialiteti i tij

ishte drejtësia, ai njihte letërsinë, ekonominë, filozofinë dhe sociologjinë. Si

njohës i shkëlqyer i italishtes, ai e njihte fort mirë edhe shqipen, madje edhe

toskërishten, pas dialektit të tij të lindjes. E po ashtu njihte frëngjishten dhe

anglishten. Dhe sidoqë tashmë në moshë të thyer, me një barrë vitesh të

gjatanë burg, pasioni për dijen dhe etja për lexim nuk e kishin braktisur fare.

Apo s’kishte edhe një kujtesë të mrekullueshme, gati djaloshare! Kështu ai

mbante mend pasazhe të tërë librash që kishte lexuar, ashtu si biseda të bëra

me personalitete të njohura historike e politike të kohës para komunizmit.

Të vetmit njeri, gjatë gjithë burgut tim, që i tregova fill e për pe historinë

e grupit politik për të cilin isha dënuar, qe ai. Dhe sidoqë mes nesh kishte ca

ndryshime në pikëpamjet dhe botëkuptimin politik, ai prapë më kuptoi

shumë mirë dhe madje miratoi veprimin tim.

Ishte një kënaqësi e vërtetë të bisedoje me të. Në të folurën etij kishte

një elegancë të vërtetë, a thua se lexoje një libër dialogjesh të zgjedhura.

Ekspozimi i mendimeve të tij apo i një teze të caktuar, jo vetëm bëhej

menjë elegancë stili në të folur, por kishte në të një thellësi të shquar mendimi

dhe një fjalor fort të pasur e të qëlluar, që i shkonte për shtat mrekullisht

argumentit në fjalë. Apo nuk kishte edhe një thimth fort të hollë, ku humori

gjente shteg lehtësisht të shpërthente me tërë lezetin e tij argëtues.

502 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Engjëlli kishte ushtruar më parë profesionin e tij si jurist, sapo ishte

kthyer nga studimet universitare në Atdhe. Më pas kishte pasur pozita të

larta shtetërore. Kështu, në kohën e zaptimit italian kishte punujar si sekretar

i përgjithshëm në Kryeministri, në kabinetin e Mustafa Krujës. Kurse në

qeverinë e Këshillit të Lartë (shtator’43, nëntor ’44), kishte punuar si

nënministër i Punëve të Brendshme. Detyra shumë delikate në një kohë

shumë delikate ato të tijat! E pra ishte një patriot i kulluar. Por, a nuk ishte

kjo punë një kontradiktë e madhe, e papajtueshme?

Ai kishte një konsideratë madhështore për Mustafas Krujën, qoftë për

pikëpamjet e tij politike, qoftë edhe për formimin e tij kulturor. Dhe, në

ndonjë rast, kishte edhe adhurim. Por këto konsiderata sikur nuk ma

mbushnin mua fort mendjen. Dhe atëherë pata me të një diskutim disi të

fortë. Unë e pranoja kulturën disi gjuhësore në lëmin e shqipes të Mustafa

Krujës, si dhe pozicionin e tij politik mes viteve ‘20-24, por nuk doja të

dëgjoja fare për kohën e emigracionit të tij politik, kur ai kishte shfaqur

haptazi pikëpamjet e veta proitaliane. Pse, a nuk e dinte Musta Kruja oreksin

e imperializmit italian ndaj Shqipërisë? A nuk e dinte ai Protokollin e Firences

si dhe paktin Tittoni-Venizellos? E atëherë?

Unë e çmoja nismën e Mustafa Krujës për ngritjen e të parit Institut të

Studimeve Shqiptare, ku, ndër të tjera, ishte ngritur me të madhe ruajtja e

pastërtisë së gjuhës shqipe dhe pastrimi i saj nga shumë barbarizma. Por

politikisht a shkonte qëndrimi i tij (i Mustafait) si kryeministër nën fashizmin,

e duke mos qenë, si thoshte Engjëlli, asfare fashist? Pastaj si ai, bir i një

familjeje patriote shkodrane, kishte pranuar të bashkëpunonte në një kabinet

të tillë qeveritar, që atëherë, dashur pa dashur, kishte marrë nofkën e një

qevrie kuislinge, term fort i përdorshëm në atë kohë kritike?

Nga replikat e mia Engjëlli nuk e prishi fare terezinë dhe atëherë nisi

shpejgimin e tij, që më kambetur në mendje:

- Si unë dhe plot të tjerë, që morën pjesë në atë qeveri, si dhe në

qeverinë e mëvonshme të Rexhep Mitrovicës apo të Maliq Bushatit, u nisëm

nga parimi që italinët e thonë me shprehjen e njohur: “Salvare il salvare” (të

shpëtohet ç’mund të shpëtohet). Duke ua lënë qeverinë tërësisht italianëve,

ata do të bënin ligjin në vendin tonë dhe italianizimi i Shqipërisë do të bëhej

me hapa të shpejtë. Pra, ne hymë në qeveri që ta pengonim sa të ishte e

mundur këtë proces shkombëtarizues. E po kjo punë qe edhe në kohën

Nën terrorin komunist

503

epushtimit gjerman, jo pse gjermanët deshën gjermanizimin e vendit, se ti e

di pse erdhën ata në Shqipëri, por për të minimizuar, sa të ishte e mundur,

represionet e tyre ndaj rezistencës së armatosur të forcave të ndryshme

politike të kohës, që donin çlirimin sa më parë të vendit nga të huajt. Kështu,

kur të çlirohej Shqipëria nga zaptuesit, në saje të luftës së fuqive të mëdha

antifashistë dhe po qe senë vendin tonë do të ngrihej një qeveri demokratike

si ato të perëndimit pas luftës, unë dhe shokët e mi ishim bërë gati të dilnim

në gjyqin e lirë të demokracisë për të dhënë llogari, ashtu si dha Peteni në

Francë e duke pranuar çdo dënim që mund të na jepej, deri në jetë, siç i

ndodhi Lavalit, që francezët e pushkatuan. Pra ishte një vetësakrifikim i

ndërgjegjshëm ai yni!

Shpjegimi i tij më vuri në mendim. Ishte një shpjegim i sinqertë dhe

serioz dhe gati për të mbushur mendjen. Kur tjetri pranon ta vërë veten në

bankën e të akuzuarit para gjyqit të drejtë shqiptar, çfarë mund t’i thoja më?

Edhe sikur teza e tij të mos ishte fort e saktë,ajo të krijonte, për këtë njeri,

një respekt të natyrshëm, sa për sinqeritetin, aq edhe për burrërinë e tij.

Dhe Engjëlli vazhdoi:

- Kisha mundur edhe unë të arratisesha si të tjerët, që ikën nga Shkodra,

që nga Mithat Frashëri e deri tek Bazi i Canes, megjithëse as njëri dhe as

tjetri nuk kishin bashkëpunuar fare me zaptuesin. Pse, a nuk mund të ikja

me ta, duke pas qenë në atë kohë në Shkodër? Të them të drejtën unë

atëherë, si shumëkush, mendova se do të vijnë anglezët dhe atëherë ngritja e

një qeverie demokratike të vërtetë do të ishte e mundur. Por fatkeqësisht,

kjo nuk ndodhi, unë ndenja dy vjet i fshehur dhe në vitin ’46 më në fund,

kur e preva çdo shpresë, dola nga skuta dhe u dorëzova. Më dënuan me

vdekje dhe më falën jetën. Dhe ja, tash ndodhem, pas 23 vjetësh, ende në

burg, me gjithë vështirësitë e rreziqet e mëdha që kemi kaluar bashkë me të

tjerët, e kam kryer me qetësinë më të madhe. Por edhe si të dal këndej,

meqë po më afrohet lirimi, unë e di se ç’lloj jete më pret. Por, të paktën, të

vdes në shtëpinë time, po më lanë, në gji të familjes sime. Ja, kështu paska

qenë fati im!

- Pas kësaj bisede unë heshta. Ai kishte thënë në fjalët e tij të fundit një

të vërtetë të pamohueshme, edhe pse fort të hidhur.

Engjëll Çoba ishte nga të burgosurit e vjetër, që kishte “përuruar”

burgun e Burrelit dhe i kishte provuar të gjitha tmerrete atij burgu. Dhe aty

504 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ishte njohur emiqësuar me të gjithë personalitetet e intelektualët e asaj kohe,

që kishin qenë ajka e kulturës shqiptare. Dhe dinte të të kallëzonte për secilin,

gjithçka. Ai ishte një enciklopedi në këtë drejtim. Por edhe kur burgu nisi

gradualisht të ndryshojë si përmbajtje, ai kish mbetur si një shembull sjelljeje

dhe serioziteti. Dhe i gjithë burgu enderonte në kulm. Madje sjellja e tij e

urtë, e matur dhe serioze e kishte detyruar derikomandën që ta respektonte,

sepse edhe hasmi, kur ka parasysh figurën enjënjeriu të tillë, detyrohet të jetë

i matur e madje të të respektojë.

E përcollëm Engjëllin kur doli, më në fund, nga burgu, me dashuri e

nderim. Dhe që atëherë në atë burg unë nuk gjeta më një njeri tjetër që ta

plotësonte qoftë edhe përgjysmë boshllëkun që më la ai.

Ai u kthye në familjen e tij të përgjysmuar, si të shumkujt, dhe pas ca

kohësh vdiq i vetmuar nga ceroza epatike. Kështu unë isha atëherë ende në

burg dhe nuk u pamë më kurrë. Por, kur botova librin tim të vjershave, një

nga ato, me titullin “vdekja e shtergut”, ia kushtova kujtimit të tij, se lënda e

asaj vjershe kishtemjaft gjëra të përbashkëta me jetën e fatin e tij.

FRAGMENTE NGA LIBRI “21 VJET BURG KOMUNIST”

Më mirë një fund me tmerr apo një tmerr pa fund?

Për mendimin tim, rrahjet, torturat vjekjeprurëse si dhe vrasjet e

drejtpërdrejta të të burgosurve nuk kanë qenë kudo e kurdoherë në të njëjtin

intensitet. Intensiteti më i madh ka qenë sidomos gjatë dhjetëvjeçarit të parë

të sundimit komunist, apo diçka edhe më tutje, kur dhe numërohen viktimat

më të shumtanë numër, në raport me kohën, domethënë kur terrori dhe

vrasjet kishin arritur kulmin. Trajtimi mizor, torturat dhe vrasjet mizore e të

paligjshme, gjatë afër gjysmë shekulli të sundimit komunist në vendin tonë,

nuk kanë qenë drejtvizore, të njëtrajtshme. Ato i ngjajnë, po të vazhdojmë

me gjuhën matematike, si mbrenda në burg, ashtu edhe jashtë tij, ∗ të

kushtëzuara këto ngushtësisht nga situatat dhe konjunkturat politike të kohës.

Ato intensifikoheshin kur në horizont çfaqej rreziku kërcënues ndaj pushteti

absolut të Hoxhës e ndjekësve të tij, ose kur ekonomia ishte katgandisur si

mos më keq. Kur gjendja “qetësohej” disi dhe kur iluzioni, i përjetësimit të

pushtetit mizerabël rritej, atëherë dhe represioni e ulte diçka hovin e tij mizor,

por ama, pa u shuar kurrë i tëri, sepse dihet tashmë që vetë sistemi komunist

drejtimit të një kurbe sinusoidale, me ngritjet e uljet e saj.

Nën terrorin komunist

505

në vendin tonë fatkeq nuk mund të jetonte kurrë pa represion. Sepse terrori

ishte shpirti, gjaku, limfa e tij, mbi të cilin ishte ngritur ky sistem dhe me të

cilin mund të mbijetonte. Ndryshe nuk mund të quhej pushtet komunist.

Kjo punë ndodhte, sa për krahasim, pikërisht si në jetën e një bishe

gjakësore, mishngrënëse. Pushteti komunist etjen për gjak e për viktima nuk

e kishte gjithmonë të njëllojtë. Kur ngopej disi meto, sikur bënte një farë

pushimi, duket sikur për të tretur çfarë kishte kollofitur, por amambante

ende ndër kthetrat e gjakosura ndonjë viktimë gjysmë të gjallë, duke e

tororisur atë mes putrave…

Është shumë domethënëse dilema: Më mirë një fund i shpejtë me

tmerr, apo një tmerr pa fund? Atyre që qenë një a dy dhjetvjeçarë pasmeje

në burg, u takoi më fort për pjesë fundi me tmerr, një asgjësim a vdekje e

shpejtë. Kurse ne të tjerëve pas tyre, na takoi një tmerr pafund, një vdekje e

përditshme, por ama njëlloj e llahtarshme. Të arrestuarit e parë në degët e

ndryshme të Sigurimit, të burgosurit e parë të Burrelit, të burgut të kalasë së

Gjirokastrës, të kampburgut të Vloçishtit, të kampburgut të jubës etj., ashtu

si të internuarit e Tepelenës, provuan tmerre edhe më të rënda se ato tonat,

një vdekje e shpejtë, plot tmerr. Kurse ne të tjerët, një tmerr të përjetshëm

dhe një vdekje të ngadaltë. Megjithatë, një realitet i tillë nuk mund të ndahet

si me thikë, sepse edhe në kohën e burgimit tim,tiparet e dhunës dhe të

tortures, shpesh, ndërronin vend e kohë. Kështu as ne nuk mbetëm të

imunizuar nga rreziku i një vdekjeje të shpejtë me tmerr. Kampburgu i

Spaçit, i Qafë Barit dhe prapë burgu i Burrelit ngjanin mjaft me ata të

Vloçishtit, Jubës e kampburgjet e tjerë të torturës e të çfarosjes. Ato janë

dëshmi ngjethëse e realitetit tragjik dhe çnjerëzor të burgut komunist.

Ruli i burgut

Burgu komunist kishte dy detyra: sfilitjen fizike deri në skajshmëri,

nëpërmjet punës së rëndë të skllavit, ushqimit të keq, birucave dhe rrahjeve,

përmes ridënimeve dhe deri eliminimit fizik dhe, së dyti, deformimin e

personalitetit deri në çmenduri mundësisht, si dhe degjenerimin moral të

individit të dhënë. Kush mund t’u rezistojë këtyre dy kurtheve, këtyre dy

kuçedrave dinake, ai doli nga burgu më njeri se ç kish qenë më parë, më i

fortë, më i kalitur, më i kulturuarme dijen e jetës, në mos dhe të librave, i

aftë dhe i gatshëm për punë të madhe në lëmin shoqëror. Nuk ka asnjë

506 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

dyshim se pjesa më e madhe e brezave të ish-të burgosurve politikë dolën

nga burgu të tillë. Vetëm një pjesë e vogël e tyre u thyen e përfunduan në

gjysmë njerëz, moralisht dhe mendërisht.

Dhoma e vdekjes

Dhoma ime e vdekjes ishte një birucë e ngushtë, sa mund të zinte

vetëm një dyshek. Ajo vërtet ishte e shtruar me dërrasa, por ato ishin gjithë

lagështirë dhe myk, ca më tepër se ajo ndodhej, jo vetëm ngjitur me

nevojtoren e vargut të “birucave të Koçit”, por edhe nën nivelin e saj, gati

ndonjë gjysmë metri. Dhe meqë muri ndarës mes të dyjave ishte tek tullë,

kuptohet se çfarë pasojash të bukura kishte.

Mbi pjesën e sipërme të derës, nga ana e jashtme e saj, ishin shkruar

qartë, me shkronja të zeza tamam fjalët “dhomat e vdekjes” e poshtë tyre

një kafkë medy kockat e njohura të kryqëzuara, si te flamuri i piratëve, apo

si shenjat e nazistëve SS.

Kjo dhomë nuk kishte dritare, por (si kam thënë), në vargun e atyre

birucave (qenë nja dhjetë), në tavan ishin ca si oxhaqe të vjetër, gati sa një

shami gruaje, nga ku duhet të hynte drita dhe ajri.

Këtej e tutje unë isha i lidhur me pranga (me duar mbrapa) dhe ato

ishin fiksuar me dry, që unë të mos kisha mundësi t’i liroja sadopak. Me

këto pranga të vazhdueshme duhej të rrija ditë e natë, deri në momentin kur

të dilja para skuadrës së pushkatimit…

Kur hyra në birucë ndenja një copë të mirë në këmbë. Kisha në shpirt

ende zjarrin e revoltës, të zemërimit, të indinjatës, të urrejtjes. Aty nuk kishe

fare ku të silleshe, veçse të vije vërdallë si fugë. Nuk kishte më tepër se një

metër gjerësi dhe një gjysmë gjatësi. Ishta gati si një varr mbi tokë, me mure

e tavan sipër, në një gjysmë errësirë të vazhdueshme…

Kur i ke duart të lidhura përpara është gjysma e së keqes, sepse mund

të bësh disa veprime: të hash, të pish, të urinosh, të pish një cigare, të bësh

luftë me minjtë që të hyjnë në birucë nga e çara e poshtme e derës, të

kruhesh (të paktën kokën e pjesën e përparme të trupit, me që je i palarë

prej kaq e kaq kohe), por edhe të shkruash.

Por provoni t’i bëni këto veprime kur këto të shkreta duar i ke të

lidhura mbrapa. Dotë bindeni se ky është një ndryshim shumë i madh,

madje themelor. Më kishin lidhur kështu që të mos bëja asnjë nga këto

Nën terrorin komunist

507

veprimenë mënyrë të pavarur, por, sigurisht që edhe të mos kisha asnjë

mundësi për të vrarë veten e t’u hiqja kështu kënaqësinë e kësaj pune xhelatëve

tanë…

Duke mbajtur duart mbrapa gjithë kohës, nisin të të dhembin suopet,

por belaja më e madhe është, kur do të ulesh e të mbështetesh pas murit. Të

pengojnë prangat, të vrasin në kolonë: edhe më keq po të shtrihesh për të

fjetur. Anash nuk fle dot, se zë për fund trupit krahun dhe ai të mpihet fare.

Në shpinë nuk shtrihesh dot. Kuptohet përse. E vetmja mënyrë: të flesh

përmbys. Edhe kështu prapë vuan, sepseme krahët prapa është shumëe

vështirë të shtrihesh përmbys. Pastaj të merret dhe fryma.

Nuk e di se si kanë bërë të tjerët, por unë sikur gjeta një mënyrë disi të

përshtatshme. Flija pakorë gjatë ditës, sepse edija që nuk vinin të më merrnin

për ekzekutim. Pra, rrija gjithë natën në këmbë me fytyrën e kthyer nga

dera, që kur ta hapnin, të më gjenin përballë dhe të gatshëm…

Nuk di sa ditë kishin kaluar nga dënimi me vdekje, kur një ditë (më

duket se ishte e martë), dera e birucës sime u hap dhe para meje u duk

silueta e shtrembër e kapter Rustemit.

- Çohu, se të kërkojnë!

- Kush më kërkon?

- Nuk e di, por të kërkojnë. Çohu!

Te dera që ndante koridorin e gjatë të birucave me një koridor të

zyrave të atjeshme të hetuesisë, pashë një oficer sigurimi (siç dukej nga

uniforma e tij)…

Kur afrova fare afër, ai nisi të flasë me një zë të dridhur, duke iu marrë

goja:

- Shiko, - më tha, gati duke belbëzuar me dialektin shkodran, - ke ba

takim me familjen?

- Takim?!

- Po, takim.

Nuk e di si më erdhi. Ndjeva një tronditje të madhe në shpirt. Ndjeva

se në gjoks zemra nisi të më rrahë më me vrull, ndonjë si një stuhi të papritur

në sipërfaqen e shtruar të detit. Sikur një si shakullimë e ngriti lart ujin e qetë

e të ndenjur, duke u sjellë si vorbull gjigante nëpër ajër: me miliarda stërkala,

gjithë shkëlqim e dritë u përhapën përreth. Isha mësuar me gjendjen time.

Shtresimi i zymtë, tashmë, kishte zënë vend të qëndrueshëm në shpirt. I isha

508 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

nënshtrue fatit dhe nuk prisja asgjë të re, veç vdekjes. Fjalët e oficerit qenë

një tërheqje nga buza e varrit drejt fushës së jetës. Dhe kjo lëvizje nuk ishte

pak! Megjithatë arrita të mbledhdisi veten dhe e pyeta oficerin që kishte

gradën e oficerit të parë.

- Po kush ka ardhur në takim?

- Nuk e di me siguri, por më duket grueja me djalin…

Dha urdhër të më çojnë në vendin e takimit. E domosdo, erdhi dhe ai

me mua. Vendi ishte në oborrin me bar, mes burgut dhe vazhdës së birucave.

Më vuri në një kthesë muri, sikur donte të më fshihte dhe më tha të prisja

atje. Ishin vërtetë çaste tronditëse dhe unë isha gjithë sy e veshë. Pas pak,

vura re një palë këmbë të vogla, të veshura me këpucë të bardha, që po

afroheshin me hapa të lehtë, drejt vendit ku më kishin lënë. Dhe… para

syve m’u shfaq i tëri, shpirti imi vogël, djali im i adhuruar,për të cilin harroja

tërë botën, me të mirat e të këqijat e saj. I dola përpara. Një fytyrë e vogël,

e qeshur, me syçkat e vockla cip përpjetë, gjithë lezet, ashtu i bardhë e i

njomë si çdo fëmijë. E kisha lënë dy vjeç e gjysmë. Tashti ishte katër. Më pa

dhe ai. U turr drejt meje gjithë gaz. Unë e rrëmbeva në krahët e mi dhe e

pushtova fort, fort, duke e mbytur me të puthura e duke i marrë erë me

afsh si një luleje në shpërthim e sipër. Më kish përqafuar edhe ai dhe po më

shtrëngonte e puthte me mall, pa u bërë merak se mjekra ime e parruar

mund ta shponte…

HIJA E ZYMTË E BURGUT TË BURRELIT

Çdo burg ka hije të keqe. Kuptohet pse. Por hija e burgut të Burrelit

kishte një zymtësi të veçantë, që binte erë vdekjeje. Jo më kot, ndër burgjet

shqiptare të diktaturës enveriste, Burrelin e kanë quajtur “rrethi i nëntë i

ferrit” dantesk. Domosdo, ai kishte shumë “shokë”të tij, nëpër gjithë vendin,

si: Burgu i Kalasë së Gjirokastrës, Burgu i Ri i Tiranës, Burgu i Shkodrës

(më mirë të themi burgjet e Shkodrës) e kështu me radhë. Por nuk më

duket se gaboj, kur them se ai i Burrelit kishte diçka të veçantë: pamjen e një

përbindëshi. E ky përbindësh, rri gjithmonë megojën hapur, dhe ç’hyn në

grykën e tij, nuk del më gjallë, por veçse kufomë. Dhe këtë e vërtetonin vetë

komunistët kur, në fillimet e vënies në përdorim të atij burgu, kishin vënë në

ballë të tij, emërtimin: “Burgu i armiqve të popullit” si dhe një parullë fort

Nën terrorin komunist

509

cinike, që të kujton atë të shkruar në hyrjen e Ferrit të Dantes. Ja, krahasoni

këto parulla dhe do të shihni që janë krejt të ngjashme, si dy pika uji.

Te Ferri i Dantes:

“Lini çdo shpresë, o ju që hyni brenda!

Te hyrja e burgut të Burrelit:

“Këtu i thonë Burrel, kush hyn, nuk del”

A thua bejtexhiu sigurims të ketë pasur ndonjë reminishencë poetike

danteske?

Ai burg mori nam të keq që kur nisi të funksionojë si i tillë, rreth vitit

1946. Në të u mbyll ajka e inteligjencies dhe shumë prej tyre vdiqën aty.

Ushqimi ishte 400 gr. bukë misri (të mykur) me një gavetë ujë në 24 orë. Ujë

të rrjedhshëm atë kohë nuk kishte, por vetëm një pus në mes të oborrit, ku

të burgosurit, nga që nuk kishte as çikrik dhe as kovë, enkazi për mundim,

mbushnin ujë me gavetat e tyre, të lidhura me gjalm, të sajuar vetë nga halli.

Komandanti i parë i atij burgu ishte sadisti me gradën e togerit, me emrin e

mallkuar Vangjel Rëmbeci. Dhe deri në vitin 1949, ai burg mori emrin

burgu i shfarosjes, sepse nga uria, nga sëmundjet, nga të ftohtët, nga lagështia,

nga trajtimi i keq në dhoma e nga dënimet e kota në biruca, humbën jetën

medhjetra njerëz, numër që nisi të rritej gjithnjë e më shumë. Unë nuk e di

numrin e saktë të të vdekurve në atë burg, por mund të them se gjatë kohës

që kalova unë aty, për 14 vjet rresht, vdiqën dhe u sakatuan dhjetra të dënuar.

Mbaj mend disa prej tyre: Sazan haderi, Salo Lezha,Karafil Kaleci (vdiq në

spitalin e të burgosurve në Tiranë) si dhe Mustafa Bajraktari. Ish-kryeministrin

e mbretit Zog, Koço Kotën, e vranë policët e Vangjel Rëmbecit me hunj,

duke ia stërpikur gjakun dhe trutë në muret e birucës. Intelektualin Xhevat

Korça e bënë të vdiste në grevë urie. Në atë burg kanë vdekur mjaft

intelektualë patriotë, figura të shquara të shtetit dhe kulturës shqiptare, ndër

të cilët mund të përmend: Ethem Haxhiademin, Arqile Tasin, Xhavit

Leskovikun, Gjergj Kokoshin, e plot të tjerë. Madje ky i fundit ka qenë

edhe ministër në kabinetin e parë të Hoxhës. Në atë burg kaluan kalvarin e

tyre dhe plot intelektualë të tjerë, laikë apo klerikë si: Zef Mala, Kudret

Kokoshi, Suat Asllani, Arshi Pipa, Pater Mashkalla, Nikollë Mazreku, Hafiz

Dërguti, Foto Bala, Andon Frashëri etj…

510 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

TANUSH KASO

Ka lindur më 1934 në Tiranë. Ka mbaruar

Shkollën Pedagogjike të Elbasanit dhe në vitin

e tretë të Fakultetit Gjuhë-Histori, arrestohet

e dënohet me 13 vjet burg për pjesëmarrjen në

një grup antikomunist. Ka botuar një mori

artikujsh në shtypin e kohës si dhe librat:

“Lufta ime” poezi, (1994); “Si me të qeshur”,

poezi satirike, (1996); “Kalvari i burgjeve

komuniste”, (1998)

Nën terrorin komunist

511

KOMISARI N…….

Ai ishte shtatlartë e i dobët, si ndonjë pishë, së cilës i ka rënë rrufeja dhe

e ka zgavrruar. Në krahinën e Korçës, këta drunj të gërryer përbrenda nga

zjarri, i quajnë zgërbonja. Prandaj, sapo e panë disa nga shokët tanë korçarë,

e pagëzuan me këtë emër. Fytyrën e kishte të zbehtë dhe përherë të mvrejtur,

si qielli i Spaçit, ku e kishin emëruar komisar të Repartit 321, të kampit të të

burgosurve politikë.

Në këtë vend lypej vigjilencë e lartë dhe disiplinë e hekurt; prandaj e

kishin zgjedhur si njeriun më të përshtatshëm për këto punë, midis shumë

oficerëve të tjerë të Ministrisë së Punëve të brendshme. Dhe nuk ishin gabuar.

Ai ishte tepër i zellshëm dhe i përkushtuar në shërbimet që i përkisnin. Shumë

serioz me vartësit e tij dhe tejmase i hidhur me të burgosurit. Gjithmonë në

krye të detyrës. Tri herë në ditë kontrollnte rrethimin me tela me gjemba e

me truproje të shumta, përqark galerive ku punohej pa ndërprerje. Jepte

udhëzime se ku duhej përforcuar rrethimi dhe ku duhej ndryshuar diçka.

Kontrollonte zbatimin e urdhrave të tij, me një rreptësi prej oficeri “SS”.

Askush nuk e pa një herë të qeshte. Nuk u ravijëzua kurrë as ndonjë

lloj buzëqeshjeje në fytyrën e atij djalli me uniformë oficeri. Vetëm kur

ironizonte të burgosurit, mund të shiheshin dhëmbët e tij të mëdhenj e të

dalë, si të ndonjë kafshe parahistorike. Nga kapelja ushtarake, i vareshin

cullufe flokësh të zeza, që dukej se rriteshin në një terren me pleh të bollshëm.

Në trurin e tij, kishin zënë vend – si në një kosh plehrash- lloj-lloj citatesh të

Enver Hoxhës, të Mao Ce Dunit dhe të klasikëve të marksizëm-leninizmit,

si: “Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet”, “Asnjë mëshirë për armiqtë

e klasës”!, “Lufta e klasave vazhdon edhe në komunizëm. Ajo zhvillohet

edhe në ndërgjegjen e anëtarit të Partisë”, e të tjera si këto. Por, ato, që tani

i shërbenin si udhërrëfyese, ishin dy: “Të krijojmë një atmosferë mbytëse

për armiqtë e klasës”!, që e kishte thënë Enver Hoxha dhe “Të burgosurit

duhen mbajtur gjithmonë në një gjendje gjysmë të uritur”, siç porosiste

Mao Ce Duni i “motrës së madhe”, Kinës.

512 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Të burgosurit e kishin psikologjisur qysh në fillim, se me ç’njeri do të

kishin të bënin. E parandjenin se ai do t’ua nxinte jetën e nuk do t’i linte as të

merrnin frymë. Këtë e panë qysh në fjalimin e tij të parë, të prezantimit, kur

ai përdori terma si: “Për ju nuk do të ketë pranverë”!, “Kallashnikovi do të

punojë për ne, sido që të vijë situata”, si dhe disa citate e shprehje të tjera, që

ai i kishte fort për zemër e që do t’i përsëriste shpesh në fjalimet që mbante

herë pas here përpara të burgosurve.

“Zgërbonja” e nisi “punën edukative” me ndryshimin e disa pikave të

rregullores, në dëm të të burgosurve. Për t’i stërmunduar ata, futi

gjimnastikën e mëngjesit, çdo ditë, para nisjes për në punë; (sikur puna në

galeritë e minierës, nuk ishte një “gjimnastikë” kapitëse). Caktoi orar shumë

të kufizuar, për qëndrimin në kapanone. Kështu që pjesa më e madhe e

kohës së lirë duhej kaluar jashtë fjetoreve; edhe kur frynte murlani, edhe kur

binte shi e dëborë, edhe kur dielli digjte e përvëlonte. Nëse ishte i lodhur a

i sëmurë dhe futeshe në kapanon për të pushuar pak, dënoheshe me një

muaj izolim në “birucë” (qeli), ku nuk lejoheshin ushqimet, duhani, rrobat e

fjetjes dhe çdo gjë tjetër e nevojshme. Vetëm dy herë në ditë, të dënuarit i

jepeshin dy lugë supë e një copë bukë dhe mund të dilte për të kryer nevojën,

i shoqëruar nga polici i shërbimit. Në mbrëmje i jepej vetëm një batanije, sa

për të kaluar natën, dhe i merrej herët në mëngjes, pa zbardhur drita. Më

parë, atyre që vuanin dënimin në birucë, u lihej batanija edhe gjatë ditës, por

sipas “zgërbonjës”, ky ishte një komoditet i tepërt. Prandaj, urdhëroi që ajo

të mos lejohej as në ditët e ftohta të dimrit.

Porositi Frrokët dhe Lleshët e kampit, që të kërkonin më shumë llogari

për punë. Ai që nuk plotësonte numrin e caktuar me vagona bakri e piriti,

duhej të rrinte dy turne radhazi nëntokë, me polic mbi kokë, gjersa të

plotësonte normën. Përndryshe, dënohej me një deri tre muaj izolim, natën

në qeli dhe ditën në punë, i mbikëqyrur nga polici. Kjo ishte një “çpikje e

re” e zgërbonjës, për realizimin dhe tejkalimin e planit të prodhimit të

mineralit të bakrit e të piritit, për të cilin “kishte nevojë atdheu”.

U kufizuan takimet me familjet. U shtuan orët e “punës politike”, ku

duhej dëgjuar detyrimisht e përditshmja “Zëri i popullit” - organ i Komitetit

Qëndror të PPSH-së si dhe “veprat” e “shokut Enver”, të cilat i lexonte

ndonjë i burgosur që kishte “ton” të mirë. Nuk mbetej kohë as për të larë

Nën terrorin komunist

513

rrobat se shpesh edhe e diela ishte ditë pune, me preteksin se “nuk ishte

realizuar plani”.

Djalli i gropës së Spaçit, gjeti edhe mënyra të tjera, për t’i munduar sa

më shumë të burgosurit, si shtimin e apeleve (d.m.th. rresthimi dhe numërimi

i të burgosurve), kontrollin e befasishëm të barakave dhe depove të plaçkave

personale etj.. Nuk donte t’u linte “armiqve” aspak kohë të lirë mbas pune,

që të mos bënin “agjitacion e propagandë” e të mos merreshin me

“veprimtari armiqësore” dhe atje, në burg, gjë për të cilën ishin ridënuar

disa persona. Kuptohej se ai kishte marrë “karta bianka”-n nga eprorët e

Tiranës, që të bënte ç’të donte me të burgosurit e Spaçit, për t’i mposhtur

moralisht e fizikisht dhe për t’i kthyer në kafshë pune; për t’u hequr çdo

mundësi rimëkëmbjeje dhe organizimi, në se një ditë do të arrinin të dilnin

nga ai ferr, mbasi të mbushnin dënimet e gjata prej dhjetra vitesh burgimi.

“Tëmënëëë!… - shfrynin korçarët - kush na e solli peshqesh këtë fytyrë

të vrerosur? Hajde zgërbonjë, hajde!… më t’u mbylltë dera!…”

Shpesh herë, pyetjeve ironike dhe “me kunj” të të burgosurve, komisari

iu përgjigjej prerazi e me fraza standarde, si: “E di Partia”!, “E dimë ne”!,

“E di komanda”. Po më shumë i pëlqente të përdorte një shprehje tipike të

trevës së Korçës: “Është puna e Zylalit, sa lakra i vë kalit…”. Kjo thënie,

edhe pse ishte bërë monotone, sikur i zbaviste të burgosurit dhe i bënte të

qeshnin.

- E moo, pse zbardhni dhëmbët? - klithte komisari - Mos u kanë pjellë

pelat? Më mirë kujdesuni të mbani kokën mbi supe…

Këto të folme fshatarake, të burgosurit i kishin bërë të tyret dhe i

përsërisnin për humor, me njëri-tjetrin, nganjëherë edhe vend e pa vend:

- Sa vagona nxore sot?- pyeste njëri.- S’ka ç’të duhet ty,- përgjigjej

tjetri- “ti mbaj kokën mbi supe”! Se “është puna e Zylalit, sa lakra i vë

kalit”… Dhe sakaq ia shkrepnin gazit, sado të lodhur e të mërzitur të ishin.

Humori ishte një ushqim shpirtëror për të burgosurit. Ai nuk mungonte as

atje, në galeritë e errëta të Spaçit, dhe dukej sikur i mbante gjallë ata njerëz të

stërmunduar.

- Dalëngadalë edhe nofka “zgërbonjë”, e komisarit, u zëvendësua me

emrin “Zylal”. Gjatë bisedave me njëri-tjetrin, të burgosurit e kishin më të

514 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

lehtë të thonin: “Po vjen Zylali”!, “Ashtu ka urdhëruar Zylali”, “I mora leje

Zylalit”, “më dënoi Zylali”, etj…

Nga ky komisar i kuq, unë ruaj edhe një kujtim të veçantë. Ishte dimri

i 1970-ës, kur më dënoi me dy muaj radhazi izolim në qeli, sepse refuzova

të punoja në galeritë e piritit, ku - nga nxehtësia dhe gazrat- ndjeja dobësi

zemre dhe më rridhte gjak nga hundët. Për këtë arsye, kërkova me insistim

vizitë dhe ndihmë mjekësore, nga mjekët specialistë, që ishin në Rrëshen e

në Tiranë. Po në vend që të më çonte atje, ku dërgoheshin nganjëherë për

akzaminim të sëmurët, Zylali e pa të arsyeshme të më rraste në qeli. Kjo,

sipas tij, ishte “vetëm sa për të zënë vend e të mos kërkoja më qira në hell”,

në se doja “ta mbaja kokën mbi supe”.

Kujtime të tilla nga ai, kanë edhe shumë bashkëvuajtës të tjerë. Prandaj,

asqë do t’ia vlente ta përmendja rastin tim, sikur të mos kisha përjetuar në

atë kohë, një ngjarje të pazakontë.

Në njërën nga ato ditë të paharruara dimri, heshtjen varrezore të asaj

gryke të Spaçit, e thyen disa britma, të cilat, fillimisht, nuk po i shquaja dot,

në se ishin shtazore apo njerëzore. I shtyrë nga kureshtja e papërmbajtur,

mbështeta syrin te një e çarë e derës së birucës dhe në atë copë peisazhi

dimëror, me qiell të përhimtë, pashë një skenë tronditëse. Një tufë kafshësh

me uniforma, kishin vënë përpara dy të burgosur - Rexhë Alinë dhe Lefter

Balldavanin - dhe po i sillnin nga puna me të bërtitura e me të rrahura

kafshërisht. “Do të kenë tentuar të arratisen”- mendova- prandaj policët

dhe oficerët, me në krye Zylalin, qenkan tërbuar fare”.U kishin lidhur duartë

nga prapa dhe u binin ku të mundnin dhe sa të mundnin, me këpucët dhe

çizmet ushtarake si dhe me bishtat e lopatave, që mbanin nëpër duar. Urrejtja

klasore, të cilën ua nxiste më shumë komisari, me britmat e tij histerike, i

kishte shndërruar në ujqër. Zëri i Zylalit jehonte në tërë luginën:- “Bjeruni

derrave! Asnjë mëshirë për armiqtë!… Ah, ç’i keni bërë vetes, more

maskarenj!… Tani do ta shikoni bythën e mizës…”. Vraponte edhe vetë

pas tyre dhe shtrinte ato shalët e gjata, për t’igoditur me shqelma vitheve,

kërcinjve e gjithandej…

Duke u përpjekur t’i shmangeshin sadopak breshërisë së goditjeve të

“vëllezërve ujqër”, dy fatkeqët vraponin sa mundnin, në drejtim të kampit,

nëpër rrugën këmbësore gjithë kthesa e shkurre, që kalonte anës kodrinës.

Komisari gulçonte nga lodhja dhe s’pushonte së shari fshatarçe…

Nën terrorin komunist

515

Nga brenda qelisë sime, shikoja me ankth e keqardhje të thellë shokët

e mi të vuajtjeve, ashtu siç sheh një dem i lidhur, shokët e tij, që po i çojnë

për t’i therur. Për një çast, pashë se ai Lefteri u pengua dhe u shemb përtokë.

Shqelmat dhe grushtat e barbarëve ranë egërsisht mbi të. E ngritën menjëherë,

siç ngrihet me të goditura, një kalë karroce i rrëzuar… ishte shqyer rrobash

dhe gjakosur i tëri… edhe Rexhës ia kishin enjtur njërin sy dhe nga duart e

lidhura me tel, i rridhte gjak…

Kisha disa vjet që isha liruar; dhe një ditë, ndërsa po nxitoja për të

shkuar në punë, në minierën e Valiasit, në një nga rrugët kryesore të Tiranës,

gati sa s’u përplasa me Zylalin. Ishte veshur civil, me një kostum gri të errët

dhe me një kasketë “ala Mao ce Dun”, nga ato që, zakonisht, mbanin veteranët

dhe ushtarakët në pension. Nuk di në më njohu pas aq vitesh, kur “rrobat e

rënda të burgut” i kisha këmbyer me xhupin e minatorit të Valiasit. Nuk

vura re asnjë ndryshim në fytyrën e tij mavruge, në trupin e tij prej zgërbonje,

në qëndrimin e heshtur e të vetmuar, në ecjen me hap të matur prej ushtaraku.

Nën qiellin e Tiranës, ishte po aq i vrejtur, sa nën qiellin e Spaçit. Nuk lexohej

asgjë në atë fytyrë ngjyrë dheu, si prej të vdekuri.

Duke u larguar prej tij, instinktivisht ktheva edhe një herë kokën prapa.

Ndjeva një urrejtje të pakufishme për të, se më kujtoi dhjetë vitet e humbura

në burg, të rinisë sime; vuajtjet pa fund, të shkaktuara nga xhelatë si ai…

kisha një dëshirë të marrë për ta shembur përdhe atë krijesë të mbrapshtë,

ta shqyeja si ujku prenë e vet. Kjo etje për ndëshkim, më shtohej edhe ngaqë

kisha mësuar prej një të burgosuri të liruar kohët e fundit, se shoku ynë i

mirë, Lefter Balldavani, nuk do ta shihte kurrë më dritën e lirisë… Ai kishte

vdekur në burg… në rrethana tepër të trishtueshme…

Para dy vjetësh, “zgërbonjën” e pashë përsëri në Tiraë. Bariste qetësisht

dhe i patrazuar, veshur me një kostum blu në të errët. Këtë herë, në kokë

mbante një kapele “republike”. Kishte marrë pamjen e një zotnie hijerëndë…

- Më duket se po i ecën mirë edhe në “demokraci”, komisarit tonë…- i

thashë një bashkëvuajtësit tim.

516 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- E pse mos t’i ecë? - m’u kthye ai - Djemtë e tij sot janë bërë miljarderë.

Kanë privatizuar, kundrejt një pagesash simbolike, një nga dyqanet më të

mëdhej, një biznes shumë fitimprurës. Me ndihmën e miqve dhe të parave,

që i kanë me shumicë, kanë marrë kredi me leverdi dhe kanë ndërtuar në

Tiranë e në Durrës lokale me bukuri fantastike, të cilat frekuentohen pa

ndërprerje, ditën dhe natën… “Zylali” ka qenë për turizëm në Itali, Spanjë e

deri në Amerikë, të cilën e urrente aq shumë!…

Gati sa s’më ra pika, nga ato që dëgjova. Ndjeva një dobësim të zemrës

dhe një mungesë frymëmarrjeje… si atëherë, në galeritë e piritit, në Spaçin e

Mirditës.

Nën terrorin komunist

517

AMIK KASARUHO

Lindi në Tiranë më 1932. Babai iu pushkatua

mbas ngjarjes së bombes në ambasadën sovietike

në 1951. Në të njëjtën kohë Amikun e

arrestojnë dhe dënojnë me 10 vjet burg. Mbas

lirimit nga burgu, gjatë viteve ‘60 punoi si

përkthyes anonim. Vetëm pas rënies së

diktaturës u botuan shkrimet e tij. Amiku u

largua nga Shqipëria dhe aktualisht jeton në

Itali. Merret me eseistikë dhe përkthime. Librat

e tij, të përkthyera në gjuhë të huaj, janë nderuar

me çmime ndërkombëtaare. Vazhdon të

përkthejë shkrimtarë të mëdhenj nga letërsia

botërore.

518 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

FRAGMENTE NGA LIBRI ESEISTIK

“NJË ANKTH GJYSMËSHEKULLOR”

Lindja e një partie ose “Mortis Tua Vita Mea”

Mashtrimi

Të nesërmen e 8 Nëntorit 1941 shqiptarët mësuan se ishte krijuar

fshehurazi në Tiranë Partia Komuniste Shqiptare. Zinte fill kështu, me një

veprim domethënës klandestin (gjë krejt e kuptueshme ndër ato ditë pushtimi

fashist të vendit), rrugëtimi i asaj partie e cila, një pjesë të madhe të veprimtarisë

së vet, do ta fshtillte me një mister të dendur. Dukuria më e theksuar dhe

absurde e kësaj prirjeje ndaj të fshehtës del në shesh në periudhën 1945-

1948 kur, edhe duke qenë forca e vetme në pushtet, në praktikë vijoi të

mbetej në klandestinitet. Edhe pse kjo fjalë ekziston në gjuhën shqipe, përdorej

termi “ilegalitet”, ndoshta sepse, në mënyrë të pavetëdijshme, përmbyllte

një gjykim mbi veprimtarinë e partisë.

Në pesëdhjetëvjetët e jetës së vet partia s’la gjë pa bërë: nuk u njohu

meritat pionierëve të saj, mohoi aleatët e një kohe, gëlltiti parime që ishin

shpallur të paprekshme, quajti demokraci totalitarizmin më të

pakualifikueshëm, shtypi me një brutalitet të paparë çdo lëvizje demokratike,

dënoi barbarizmat në luftën e Koresë dhe Vietnamit dhe heshti për

“spastrimet” staliniste, për kampet e përqëndrimit të Siberisë, për masakrën

e Katinit, për shtypjen e përgjakshme të kryengritjes hungareze në 1956, për

gjakun e studentëve kinezë në sheshin Tien An Men. Nuk harroi as edhe

njëherë të godiste padrejtësitë shoqërore të shoqërisë së konsumit, por

popullin e vet e detyroi të njihte urinë shpirtërore dhe fizike. Gjatë këtyre

pesëdhjetë vjetëve ka bërë historinë e vendit të vet pa pasur kurajon ta

shkruante ashtu siç po zhvillohej. Ka pretenduar të interpretojë interesat e

kombit pa pyetur e pa respektuar popullin. Nuk qe një parti: qe një ankth i

ngjitur në pushtet. Politika e asaj partie nuk qe një politikë shoqërore: qe

vargëzimi i zgjedhjeve dhe vendimeve të gabuara, qe një inkuizicion i ri.

Populli paguante harxhet, nomenklatura gëzonte të mirat. Një ditë do të

merret vesh sa kap shuma e të hollave dhe vlefta e arturinave dhe e gurëve

Nën terrorin komunist

519

të çmuar, që familjet e Enver Hoxhës dhe të bashkëpunëtorëve të tij kanë

depozituar nëpër bankat e huaja.

Një parti që u mohon anëtarëve të vet të drejtën për të pasur kurajë

civile dhe që u kërkon të binden verbërisht, nuk mund të mos shndërrohet

në burim padrejtësish të dhimbshme. Por edhe në shinjestër mërish.

Kjo parti u bë një vegël e Enver Hoxhës. Nëse nuk e pat krijuar ai, s’ka

dyshim që arriti ta ngjizte sipas synimeve të veta, duke e shndërruar në një

forcë që nuk duhej të mendonte.

Kur u themelua partia, Shqipëria kishte një milion banorë dhe vetëm

26 vjet pavarësi kombëtare (më 1939, për shkak të pushtimit fashist, pat

humbur pavarësinë e fituar më 1912). Enver Hoxha ishte 32 vjeç dhe mbas

vetes kishte një njësit dyqind vetësh: përpara tyre shtrihej një rrugë e gjatë

gati gjysmë shekullore pushteti absolut.

Nëse qenë mjaft kur nisnin të hidhnin hapat e parë, me kalimin e kohës

zunë të binin kokat e vetë themeluesve. Edhe pse më vonë u quajtën tradhtarë,

merita u takon edhe kryetarëve apo anëtarëve të grupeve të para komuniste,

që nuk u bashkuan me radhët e tyre, të cilët më pas bënë pjesë në parti.

Kësisoj, përkrah Ali Kelmendit, Halim Xhelos, Qemal Stafës, Vasil Shantos

(fort të nderuar nga partia) zenë vend edhe të mohuarit Sadik Premte, Anastas

Lula, Zoi Fundo, Zef Mala, Niko Xoxi e të tjerë. S’mjafton të thuhet se

çdo revolucion është një nënë që shqyen fëmijët e vet, duhet shtuar se,

nganjëherë janë bijtë ata që shqyejnë nënën. Mbase ky është rasti i të shquarit

revolucion popullor në Shqipëri, i cili u tradhtua nga vetë udhëheqësit e tij.

Lufta për pushtetin absolut, atij që merr pjesë në të, i zhvesh çdo

ndjenjë kameratizmi (pa folur për miqësinë dhe ndershmërinë). Vitin që

vdiq Hoxha, në krye të Partisë s’kishte mbetur as edhe një nga udhëheqësit

historikë të lëvizjes komuniste: pjesa e tyre më e madhe nuk ishte shuar nga

vdekja e natyrshme dhe ata që nuk kishin vdekur, përsëri kishin përfunduar

keq…

Fakte dhe krime

Farsat tragjike

Në rrafshin ekonomik ishin hedhur bazat e një finance kryesisht të

shtetëzuar. Konfiskimi i industrisë private (asaj të paktë që ekzistonte), i

latifondeve të mëdha, i bankave, akumulimi shtetëror i likuiditeteve, vendosja

520 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

e tatimeve të jashtëzakonshme, anullimi i konçesioneve të huaja: të gjithë

këto formojnë skeletin e shtetit të sapolindur.

Në planin shoqëror synohej (apo të paktën kështu thuhej) të krijohej

një shoqëri egalitariste, nga e cila veç do të mbetej jashtë klasa drejtuese që,

brenda pak kohe, do të zbatonte një stil jete të vetin, të mbështetur në

privilegje sulltanësh. Me preteksin t’u jepte të gjithëve mundësinë për të bërë

një jetë dinjitoze, kjo filozofi, përkundrazi, krijoi nivelimin e vlerave materiale,

duke krijuar një shoqëri të zbehtë dhe skeletike dhe rrafshoi vlerat morale,

duke krijuar një zbrazëti të frikshme aty ku kishin pasë hedhur rrënjë të

fuqishme precepte të shëndosha morale, trashëguar nga një histori përpjekjesh

fisnike për liri dhe nga fe që kishin përcaktuar një kod moral dhe etik.

Në planin politik, qysh në ditët e para, po ravijëzoheshin preferencat

për Lindjen europiane dhe kryesisht për Jugosllavinë fqinje. Zgjedhja që e

kishte katapuluar Shqipërinë në hemisferin lindor e kishte shkëputur nga

Europa para edhe se të rreshtohej zyrtarisht krahas shteteve sllave.

Brenda vendit kishte filluar ajo luftë që, me kalimin e kohës, do të

merrte emërtimin luftë klasash, një mënyrë kjo për të përligjur përdorimin

e armëve kundër të panënshtruarve, të cilët, nga ana e tyre vijonin të luftonin

maleve (malet, për shqiptarët, kanë qenë gjithë jetën simbol i lirisë).

Mbas këtij shteti të ri fshiheshin synimet e serbëve, etja për pushtet e

kastës së re qeverisëse dhe një popull i çorientuar, i zënë në befasi, i mashtruar

në shpresat e veta dhe i braktisur në fatin e vet, i privuar siç qe prej atyre

personaliteteve që do të mund t’i kundërviheshin pushtetit komunist.

Kongresi i Përmetit i kishte dhënë një kahje politike por jo besueshmërinë

juridike shtetit të ri. Ky boshllëk duhej mbushur sa më parë. Prandaj u

caktuan të parat zgjedhje të përgjithshme më 2 dhjetor 1945. Ditët e para të

1946-ës Asambleja Kushtetuese ishte zgjedhur. Më vonë ajo u shndërrua në

Kuvendin Popullor, që në të vërtetë nuk qe kuvend (sepse askush nuk

diskutonte propozimet e ardhura nga lart) dhe aq më pak popullor.

Ishin të parat zgjedhje me votim të drejtpërdrejtë, për herë të parë e

drejta e votës u nde edhe ndër gratë dhe ushtarët. Por qenë të parat e një

vargu zgjedhjesh farsë, me të cilat shqiptarët do të mësoheshin për katër

dhjetëvjeçarë.

Nën terrorin komunist

521

Për shkak të numrit të madh të analfabetëve, vota shprehej me një

kokërr gome që qytetarët mund ta hidhnin në njërën prej dy kutive, njëra

për votat që i shkonin Frontit dhe tjetra për ato të opozitës. Kandidatët

jashtë listës së Frontit (numëroheshin në majë të gishtave) jo vetëm që nuk

fituan, por u persekutuan nga regjimi. Mjafton një shembull: avokati Koço

Dilo, që kishte vënë kandidaturën në qytetin e Tiranës, pak kohë mbas

zgjedhjeve, u burgos i akuzuar për veprimtari kundër popullit; më vonë u

internua në Grabjan, në rrethin e Lushnjes, bashkë me gjithë familjen.

Mund të merret me mend ç’mashtrime elektorale u bënë: kokrrat prej

gome mund të kaloheshin lehtë nga njëra kuti në tjetrën, duke ia nisur kështu

asaj komedie bajate të rezultateve të falsifikuara pa pikë gajle: përqindja e

votuesve do të ishte gjithmonë më shumë se 90% dhe votuesit për kandidatët

e Frontit thuajse gjithë do të ishin më shumë se 99%.

Në godinën ku kishte mbajtur mbledhjet e veta Asambleja Kushtetuese,

për gati njëzet vjet u vendos më vonë Teatri i Operas dhe Baletit. Historia

deshi të falte një similtudë fort simbolike midis themelimit të shtetit komunist

dhe komedisë skenike!

Asamblesë Kushtetuese i takonte ushtrimi i një pushteti juridik dhe

legjislativ, i cili nuk do t’i hynte në punë një shteti, që për këtë lloj pushteti,

nuk kishte asnjë lloj respekti.

Më 11 janar Shqipëria shpallej Republikë, me cilësimin “popullor” për

të përgënjeshtruar opinionin, sipas të cilit një shtet i drejtuar nga komunistët,

nuk mund të ishte veçse një republikë komuniste. Loja kishte filluar: tani

duhej çuar përpara, sipas rregullave të vendosura që në kohë të luftës.

PKSH vazhdonte të mbetej në hije, nuk përmendej kurrë, sikur të

mos ekzistonte fare. Nën emrin e Frontit Demokratik vazhdonte të drejtonte

me dorë të hekurt gjithë jetën e vendit. Në të vërtetë sekretari i saj i

përgjithshëm ishte President i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik.

Komiteti i saj Qëndror fshihej mbas Këshillit të Përgjithshëm dhe mbledhjet

e organizatave bazë të partisë maskoheshin me asambletë e vetë Frontit.

Edhe pse ky ishte një sekret qesharak, kjo farsë vijoi përsëri edhe katër vjet

të tjera mbas çlirimit.

Diçka nga kjo filozofi e klandestinitetit mbeti në jetën e Partisë së

Punës të Shqipërisë. Thuajse gjithmonë mbledhjet e organizatave bazë të saj

zhvilloheshin me dyer të mbyllura ndoshta për të mos u vjeguar nga

522 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

kompleksi i atij që duhet t’u japë shpjegime të tjerëve për atë që kryen.

Falsiteti, mashtrimet, denoncimet, akuzat, intrigat, kanë nevojë për errësirë

që të kenë efikasitet të plotë. Nga ana tjetër mungesa e tejdukshmërisë ishte

edhe mënyra më e mirë për të shkarkuar përgjegjësitë, duke ia ngarkuar ato

masës amorfe të partisë dhe jo vetëm anëtarëve të Komitetit Qendror,

pjesëtarët e të cilit vazhdonin të ushtronin një pushtet absolut po aq sa edhe

arrogant. Efektivisht 45 vjet më vonë do të thuhej se gabimet e së kaluarës

ishin kryer nga partia, e kuptuar kjo si një entitet mase dhe jo nga krerët e

saj. Një parashikim fort gjenial!

Aristokracia e re

Të paktën gjatë kohëve të para krerët e PKSH nuk u panë në publik,

po të përjashtohet Kongresi II i Rinisë Antifashiste, në fillim të 1946-ës,

Lojërat Ballkanike (tetor i po atij viti) dhe ndonjë manifestim masiv (si

përkujtimi i ditës së Dëshmorëve të popullit). Kishin shumë punë? I druheshin

ndonjë atentati? Ishte kjo një periudhë ndërhyrjeje që të mund të meditonin?

Një gjë mund të thuhet me siguri: as atëherë dhe as më vonë, përveç

se në ndonjë kongres apo në ndonjë parakalim, krerët nuk u dukën në

publik. U veçuan, u mbyllën në një privacy të artë, u izoluan plotësisht dhe

përgjithmonë.

Për të banuar Enver Hoxha nuk zgjodhi pallatin mbretëror të Zogut

dhe jo pse ishte kundër salltanetit, por sepse ajo godinë, edhe pse ndodhej

në qendër të qytetit, ishte e veçuar dhe e vështirë për t’u mbikqyrur. Nga ana

tjetër ishte një godinë tashmë e vjetëruar dhe pa komoditetet moderne.

Zgjodhi, si banesë, shtëpinë e ish-kryeministrit të Zogut, Koço Kotës, një

vilë e bukur dhe e bollshme në Tiranën e Re. Me një shpejtësi marramendëse

ajo godinë u shndërrua në një pallat. Po aq lehtë, pa qenë shpallur asnjë ligj

që ta përligjte veprimin, u konfiskuan të gjitha banesat përqartk, të cilat u

destinuan të bëheshin banesat e prozelitëve të Hoxhës, duke krijuar kështu

atë lagje që u quajt Blloku, shenjë e gjallë e distancimit të qeveritarëve të rinj

nga qytetarët e thjeshtë.

Brënda pak kohe Blloku erdhi e u bë një ishull në mes të kryeqytetit, i

ruajtur nga roje të armatosura deri ndër dhëmbë dhe ku askush nuk mund

të avitej, me përjashtim të atyre që banonin brenda tij dhe njerëzve që

shërbenin aty. Ky bllok pati zhvillimin e tij, jetën e tij, fatin e tij: nuk pati as

Nën terrorin komunist

523

edhe një pikë përqasjeje me jetën dhe me fatin e vendit dhe të popullit. Dhe

mund të supozohet, pa rrezikuar të gabosh, se në atë zonë të qytetit janë

ndërtuar tunele të nëndheshëm që krijojnë një rrjetë strehimesh në rast rreziku.

Ne atë bllok gjetën dhe ushqyen një ambjent ideal nepotizmi i pafytyrë

dhe favoritizmi i shfrenuar. “Marksi dhe Engelsi ishin të mendimit se

komunizmi mund të triumfonte me anë të një revolucioni në shkallë botërore,

Lenini provoi se komunizmi mund të triumfonte në një vend të vetëm,

Enver Hoxha vërtetoi se shoqëria komuniste mund të ndërtohet edhe vetëm

në një lagje”! shkruante Mitro Çela, një nga të parët që demaskoi padrejtësitë

dhe krimet e regjimit, në ditët e lëvizjes demokratike të 1990-ës.

Dialektika marksiste vepronte së prapthi për pishtarët e marksizmit

shqiptar duke zbuluar ato parime feudale që thoshte se kishte dashur të

luftonte. Dëshira për t’i dhënë vetes të drejta që nuk i takonin ishte rrënjosur

thellë tek krerët e PPSH dhe veçanërisht në mendësinë e atij që një ditë arriti

të thirret Komandanti.

Thjesht mani madhështie

Për hir të së vërtetës duhet thënë se Enver Hoxha nuk kreu kurrë

funksionet e një kreu ushtarak, për të vetmen arsye se nuk kishte asnjë lloj

përgatitjeje për këtë gjë. Enver Hoxha u shpall Komandant i Përgjithshëm i

forcave të armatosura, mbas çlirimit, edhe pse nuk ishte e qartë se kush

ishte kryetari i vërtetë i shtetit, Presidenti i Presidiumit të Kuvendit Popullor

apo Kryeministri (që ishte edhe sekretar i përgjithshëm i partisë).

Kjo strategji autocelebrative kishte nisur në korrik të vitit 1943, kur,

nga Konferenca e Labinotit, ishte emëruar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë

Antifashiste Nacionalçlirimtare. Detyra e komandantit iu ngarkua Spiro

Moisiut, ushtarak i karrierës, që ishte bashkuar me radhët e partizanëve dhe

Enver Hoxha, si përfaqësues i PKSH, u emërua komisar politik i këtij shtabi.

Në hierarkinë e UANÇ nuk pati ekzistuar kurrë dhe asnjëherë detyra e

komandantit të përgjithshëm dhe nuk dihet se nga kush e pse iu atribua

Enver Hoxhës. Qe ky më shumë një titull nderi se sa një funksion real.

Hoxha uzurpoi meritën që të shpallej si kreu i një ushtrie që përfaqësonte

gati 7% të popullsisë.

Nuk vonoi shumë dhe doli sheshit se ai ishte shtresa e një intelektuali

gjysmak dhe një frikacak, që rrëmbente meritat e të tjerëve, pa bosht kurrizi

524 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

para të fuqishmëve aq sa edhe arrogant me ata që kishte nën vete. Mund të

nënshkruante vendimet me vdekje me buzëqeshjen më të ëmbël ndër buzë

dhe, në të njëjtën kohë, të binte pre e manisë së persekutimit, duke iu trembur

komploteve të njëpasnjëshme. Mosbesimi ndaj të tjerëve u shndërrua në një

rregull të pandryshuar të jetës së tij. Ishte një qenie mediokre që deshi të

jetonte si njeri i zgjedhur nga Fati. Lindi kështu një pothuajse përbindësh.

Sekretar politik (apo i përgjithshëm) i Komitetit Qendror, kryeministër,

ministër i Jashtëm, ministër i Mbrojtjes, komandant i përgjithshëm i ushtrisë,

shef i shtatmadhorisë, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit

Demokratik, këto qenë atributet e njëkohëshme të Hoxhës ndër vitet e para

pas lufte (nga mbarimi i jetës kishte mbajtur vetëm detyrën e sekretarit të

përgjithshëm të partisë dhe atë të komandantit të ushtrisë). Të gjitha këto

nuk provonin vetëm megalomaninë e tij të pakufi, por edhe mosbesimin që

ushqente ndaj, gjithë atyre që i rrinin përqark. “Beso e kontrollo” ishte sllogani

kontradiktor që përdorej shumë ndër ato kohë dhe që përbënte vijën përçuese

gjatë gjithë kohës së Enver Hoxhës në pushtet.

Krerët e tjerë jetonin dhe vepronin në hijen e tij. Ishin gurët e shahut që

ai i lëvizte sipas dëshirës. Për shembull, Omer Nishani, i pari president i

Presidiumit të Kuvendit Popullor, sa kohë zgjati qenia e tij në atë detyrë, qe

thjesht një hije pa rëndësi dhe një symbol i pushtetit legjislativ.

Hysni Kapo, aktivist i partisë dhe një nga organizatorët e rezistencës në

krahinën e Vlorës, i qëndroi pranë Enver Hoxhës deri sa vdiq. I njohur gjatë

luftës me emrin Besniku, i tillë qëndroi për të, derisa arriti të bëhet zëvendësi

i tij. Oficer menjëherë pas çlirimit, më vonë kaloi në diplomaci (si ambasador

në Beograd dhe Moskë), qe ministër i bujqësisë, pastaj i ekonomisë dhe, më

në fund, nënkryeministër.

Në rrethin e ngushtë të njerëzve besnikë ishte edhe Gogo Nushi, me

origjinë punëtore, ish-anëtar i Partisë Komuniste të Francës, komandant i

njësive guerilje të Tiranës gjatë luftës. Mbas çlirimit pati detyra të ndryshme

partie, por nuk shkëlqeu as për mençuri dhe as për mprehtësi politike. E

mbaroi karrierën e tij si president i sindikatave shtetërore. Kur vdiq, ashtu

siç ndodhi më vonë me Kapon, u celebruan funerale shtetërore.

Veç Kapos e Nushit, nga 1944 deri më 1985 populli shqiptar nderoi

me funerale shteti vetëm dy personalitete të tjera politike: Alqi Kondin,

anëtar i KQ dhe sekretar i përgjithshëm i Rinisë Komuniste dhe Myslim

Nën terrorin komunist

525

Pezën. Gjithë të tjerët kanë vdekur si tradhtarë. Armiqtë e partisë ishin armiqtë

e Enver Hoxhës. Ose më mirë armiqtë e Hoxhës ishin armiqtë e partisë. E

thëna e njohur e Majakovskit (në poemën Vladimir Iliç Lenin) “Ne themi

PARTI dhe nënkuptojmë LENIN” qe përvetësuar fjalë pë fjalë nga Hoxha.

Lufta në shumë fronte

Në vitet më të para të Republikës, atëherë kur asgjë nuk ishte fiksuar

përfundimisht dhe kur mbi të nesërmen rëndonte hipoteka e guerriljes së

brendshme si dhe kur fuqitë perëndimore s’e kishin njohur zyrtarisht qeverinë

shqiptare, zuri fill qëndresa e kundërshtarëve të regjimit. Gjendja mbetej e

turbullt. Çdo ditë e më shumë Shqipëria po bëhej vendi i pasigurisë; nuk

kishte ende ligje të qarta dhe definitive; kodi i ri penal nuk ishte redaktuar

ende dhe i vjetri përdorej vetëm pjesë-pjesë. Gjindja gjykohej dhe dënohej

në mbështetje të ligjeve të pashkruara; pasuritë dhe mallrat konfiskoheshin

kur ende qeveria nuk kishte sanksionuar kriteret ku të mbështetej kjo lloj

mase. Shteti pa ligje vendoste arbitrarisht për fatin e qytetarëve dhe ky ishte

preludi i gjendjes së mëvonshme, kur u nxorrën ligjet për t’i shërbyer shtetit

despotik. Deri edhe simboli i hyjnisë së drejtësisë u hoq nga të gjitha gjykatat:

peshorja e saj nuk hynte më në punë, shpata kish kaluar në dorë të gjykatësve,

nga të cilët vetëm fare pak vetë kishin studiuar për drejtësi (po t’u referohemi

viteve ’50,’60).

Brenda kufijve shtetërorë gjendja nuk ishte ende nën kontroll të plotë.

Lëvizja partizane antikomuniste, që ishte zhvendosur nëpër male, gjente

mbështetje në popull, tek i njëjti popull që kishte përkrahur e ndihmuar

partizanët antifashistë. Ndëshkimet për ata që jepnin ndihmë ishin tepër të

ashpra dhe çuan në një klimë të përgjithshme dyshimesh e denoncimesh.

Me qindra shtëpi u dogjën apo u bënë rrafsh me tokën. Me mijëra njerëz u

pushkatuan në krahinat e Dibrës e të Mirditës, në Dukagjin, në Krujë, Mat,

në Malësi të Madhe dhe në Shqipërinë e Mesme. Po aq u internuan apo u

burgosën.

Fshatra të vegjël si Gradishta, Grabjani, Plugu, Llakatundi u bënë

sinonime të vdekjes civile; kush u dërgua aty, me përjashtim të ndonjë rasti

shumë të rrallë, nuk pati më kurrë mundësinë të largohej syresh. Me dhjetra

e qindra familje mbetën nëpër këto lagere për më shumë se 40 vjet: aty ku

526 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

ishin internuar njerëzit e dënuar, mbas gjysmë shekulli rriteshin nipat e tyre.

Një vazhdimësi tepër tragjike për t’u besuar!

Bedeni (më 1947), Maliqi (më 1948), Vlashuku (në vitet pesëdhjetë),

Spaçi (këto kohët e fundit) si dhe vende të tjera qenë Dachau-t, Mathausenët,

Buchenëald-ët e Shqipërisë socialiste. Ata që ia dolën të shpëtojnë nga

këto “kampe pune” e quajtën veten njerëz me fat.

Presioni i brendshëm, që ushtrohej në të gjitha drejtimet, persekutimet

ndaj kundërshtarëve, qëndrimi keqdashës ndaj njerëzve të thjeshtë të fesë

dhe sidomos ndaj atyre të klerit katolik, shprehjet artistike të kufizuara dhe

politikisht të kanalizuara, çensurimi deri edhe i mendimeve, frika: mbi këta

binarë po lëvizte shteti i ri.

Edhe në politikën e jashtme punët nuk shkonin mirë. Perëndimi nuk

dëgjonte të njihte qeverinë që ishte formuar gjatë luftës. Për gjëra të tilla

rastet dhe kleçkat diplomatike nuk kanë munguar kurrë, por aryeja kryesore

pse ndodhte një gjë e tillë ishte mungesa e besueshmërisë së Shqipërisë në

marrëdhëniet ndërkombëtare. Sikur të mos mjaftonte diskretitimi që u kishte

bërë aleatëve gjatë luftës, menjëherë pas çlirimit patën filluar arrestimet e

“agjentëve” anglo-amerikanë. Misionet ushtarake aleate dhe deri edhe

UNRRA u akuzuan se ishin shndërruar në çerdhe agjentësh. Le t’i shtojmë

edhe një shembull asaj që është thënë në kapitullin e mëparshëm: Reshad

Asllani, i arrestuar në vitin 1951 me akuzën e agjitacionit e propagandës, u

akuzua edhe se kishte qenë agjent i amerikanëve kur, në të vërtetë, kishte

qenë vetëm nëndrejtor i shkollës bujqësore të Kavajës.

Shkasën e fundit e dha incidenti i Korfuzit.Në ngushticën midis Sarandës

dhe Korfuzit në ujërat territoriale shqiptare, anijet angleze u ndeshën në disa

mina që shkaktuan viktima. Protestave të Londrës, që i kontestonte Shqipërisë

mos sinjalizimin e rrezikut, qeveria shqiptare iu përgjigj duke thënë se minat

ishin vendosur nga trupat gjemane gjatë luftës dhe se protestat angleze kishin

për qëllim të nxitnin “luftën e ftohtë”. Kjo vijë e ngurtë vazhdoi edhe mbasi

Gjykata e Hagës dënoi Shqipërinë të paguante dëmet nga ky incident. Ky

vendim nuk u pranua dhe anglezët konfiskuan arin e Bankës Kombëtare të

Tiranës që kishin gjetur në Gjermani në mbarimin e luftës.

Gjithë kjo i jepte dorë propagandës që e paraqiste Shqipërinë në qendër

të synimeve imperialiste anglo-amerikane dhe përligjte kundërmasat që kishte

Nën terrorin komunist

527

marrë qeveria e Hoxhës, duke përfshirë edhe mbylljen e misioneve

diplomatike amerikane dhe angleze në Tiranë.

Përgjigja nuk u vonua: Shqipëria qe i vetmi vend që nuk u ftua në

Konferencën e San Françiskos. Një paralelezim emblematik historik do të

verifikohej në vitin 1990, atëhere kur Shqipëria do të ishte i vetmi vend

europian që nuk u ftua të merrte pjesë në Konferencën e Parisit. Ishte ky një

rreth vicioz brenda të cilit përpëlitej një popull në kërkim të lirisë së humbur.

Të ngopurit me lugë të zbrazët

Dhe brenda një rrethi vicioz përpëlitej edhe ekonomia.

Nëpër ara, më 1945, nuk ishte korrur kushedi çfarë: një pjesë e tokave

kishte mbetur pa u punuar, një pjesë e prodhimeve qenë dëmtuar nga lufta.

Por, edhe pse mund të duket e çuditshme, menjëherë mbas mbarimit të

luftës, Shqipëria kishte më pak probleme nozullimi në mallra të përdorimit

të gjerë nga ç’kishin vendet fqinjë. Kjo qoftë për shkak se konflikti nuk

kishte qenë aq i ashpër sa gjetiu (në Greqi, për shembull), qoftë edhe sepse

gjatë pesë vjetëve të sundimit fashist ishte vënë re një mirëqenie relative.Duke

dashur të merrte me të mirë një popull krenar, Musolini i siguroi Shqipërisë,

gjithë ato që i mungonin Italisë. Ndërsa në Itali shumë sende ishin të

racionuara, triskëtimi u ndërfut në Shqipëri vetëm mbas çlirimit (dhe do të

zgjaste më shumë se dhymbëdhjetë vjet, provë kjo e gjendjes së dobët të

ekonomisë shqiptare, në një kohë kur në pjesën tjetër të Evropës vepronte

plani Marshall).

Gjatë viteve të pushtimit fashist tregtia njohu një zhvillim si askurrë më

parë, fshati kishte prodhuar jo vetëm për nevojat e konsumit të brendshëm,

por edhe për të eksportuar në Itali, duke bërë të grumbullohej në këtë anë

të Adriatikut ari italian. Kosova e plleshme kishte kontribuar me të korra të

bollshme. Tregtia me zonat kufitare greke dhe jugosllave ishte krejt në të

mirë të shqiptarëve, për shkak të shvleftësimit të dhramisë e të dinarit, të

provokuar edhe nga marka gjermane e pushtimit. Në Shqipëri, edhe për hir

të këmbënguljes së qeverisë së kryesuar nga Ibrahim Biçaku dhe veçanërisht

si rrjedhojë e punës së ministrit të tij të Financave, Et’hem Cara (që të dy të

diplomuar në Gjermani) nuk u vunë re ato fenomene inflacioni që rrënuan

ekonomitë e vendeve të tjera fqinje.

528 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Me pak fjalë, gjithçka bënte të mendohej se në territorin shqiptar kishte

rezerva të atilla që të mund të përballoheshin nevojat e vëndit për disa vjet.

Por më 1945 njimendja doli ndryshe, duke dhënë provën si nuk duhet

administruar një vend. Shqipëria, edhe pse kishte disa shtresa naftëmbajtëse,

gati për tre vjet mbas lufte mbeti pa energji elektrike: në qytetet e mëdha

dritat fikeshin në orën 22. U vendos të triskëtoheshin të gjitha prodhimet

ushqimore dhe të manifakturës. Në tregun e zi një kile sheqer kushtonte sa

mëditja e tri ditëve pune të një punëtori të specializuar. Mishi ishte edhe më

i shtrenjtë, kur mund të gjendej. Kush humbiste triskën, nuk kishte të drejtë

të merrte një tjetër për të njëjtën periudhë. Jeta e secilit ishte obsesionuar aq

shumë nga sistemi i triskave sa, në atë kohë, qarkullonte bejtja: “Si ja çon, si

je? Triskën me vete e ke”?: në këtë mënyrë i drejtohej i zoti i shtëpisë një

miku të rastit, të cilit nuk kishte mundësi t’i shtronte asgjë përpara.

Askush nga përgjegjësat qeveritarë nuk tha qoftë edhe gjysmë fjale për

shkaqet që kishin çuar në një gjendje kaq problematike. Më vonë, kur u

prenë marrëdhëniet me Jugosllavinë, filloi të thuhej se kishte qenë politika

jugosllave ajo që i kishte thithur Shqipërisë gjithë burimet e saj. Dhe këtë e

thanë pikërisht ata që me qeverinë e Beogradit kishin nënshkruar një pakt

miqësie dhe ndihme reciproke, një marrëveshje tregtare dyvjeçare, një

marrëveshje doganore dhe një monetare: dhe të gjitha këto u bënë në një

kohë kur diheshin mirë kushtet ekonomike jugosllave.

Kjo politikë, të japësh gjithçka thuajse pa marrë asgjë, të mos marrësh

në konsideratë nevojat e popullit edhe kur është fjala për nevoja jetike,

dalngadalë çoi në krijimin e një mendësie absurde dhe vetëshkatërruese që,

mbas disa vjetësh, do ta detyronte Shqipërinë të tregtonte me vende nga më

të ndryshme të botës, duke shkaktuar varfërimin denigrues të popullit të

vet. Në korrik 1991, me rastin e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit,

James Baker në Tiranë, në një pankartë lexohej: “Jepna sot bukën tonë të

përditshme”! Mbas 45 vjetëve që lufta kishte mbaruar, në Shqipëri mungonte

buka! E pra, në fillim të viteve tetëdhjetë (apo në mbarim të atyre

shtatëdhjetë?) një institut amerikao-jugor, që hiqej si arbitër i standardit të

jetesës së kombve të ndryshme, i dha Shqipërisë çmimin e parë! Nuk kishte

si të sajohej ironi më çjerrëse, fyerje më tallëse dhe gënjeshtër më poshtëruese!

Në këmbim “vëllezërit” jugosllavë ndihmuan për ndërtimin e

hekurudhës së parë të vendit, të realizuar me materiale jashtë përdorimit,

Nën terrorin komunist

529

disa prej të cilave,si datë prodhimi, mbanin atë të vitit 1910! Punimet e

dheut dhe të ndërtimit të trasesë apo betonimi i urave u kryen nga rinia

shqiptare, me punë vullnetare. Të zbathur, të zhveshur, me kazma e lopata

ata të rinj entuziastë nënshkruan me gjak e me djersë këtë “dhuratë të madhe

popullit shqiptar nga Jugosllavia e Marshallit Tito”.

Fjalët e mëdha, vlerësimet që nuk kushtonin asnjë dysh, lavdërimet pa

karar, slloganet e pafund qenë shpërblimi për atë që punonte e prodhonte.

Fshirësja dhe sëpata

Politika që synonte të rrafshonte shpërblimet dhe të nxiste të qenët të

përciptë u drejtohej edhe artistëve. Enver Hoxha e njihte mirë gjeninë e

Fishtës, mprehtësinë therëse dhe kulturën e thellë të Konicës ashtu sikurse

edhe të shumë intelektualëve të tjerë, por vendi duhej ta përqendronte

vëmendjen vetëm tek ai. Veçse egocentrizmi i Hoxhës është vetëm një

shpjegim i pjesshëm; Fishta në poemën e tij Lahuta e Malësisë kishte

proklamuar karakterin autokton të popullsisë shqiptare në tokat e Ilirisë së

lashtë dhe kishte treguar se burim i të gjitha fatkeqësive të mëvonta të

Shqipërisë kishte qenë nacionalizmi serb. Diskriminimi ndaj Fishtës, pra,

lidhet edhe me faktorin politik serb.

Marrëdhëniet e mira me federatën e shteteve jugosllave impononin

garanci nga ana shqiptare. Dënimi i veprës së Fishtës dhe fshirja e tij nga

kujtesa e kombit, duke e akuzuar si fashist (si shkas shërbeu emërimi i tij si

anëtar i Akademisë Italiane më 1940), qe një nga favoret e shumta, që me aq

përkushtim, u blatoi jugosllavëve Enver Hoxha. Nëse për jugosllavët ky

qëndrim qe një lëshim i vogël për paketën e lëshimeve të pretenduara prej

tyre, për historinë e kulturës shqiptare qe një haraç i pandershëm dhe i

turpshëm. Askush nuk mund ta përmendte më Fishtën dhe Hoxha mori

frymë lirisht: edhe një herë tjetër kishte merituar simpatinë e sllavëve. Në

vitet pesëdhjetë, shkrimtari Mark Ndoja u përjashtua nga Lidhja e

Shkrimtarëve dhe më vonë u burgos, sepse kishte propozuar rehabilitimin

e poetit të madh.

Por Fishta nuk pati qenë vetëm një letrar i talentuar, gjuhëtar i shquar,

gazetar i mprehtë dhe një figurë shoqërore publike me vlerë: para së gjithash

ai ishte një prift dhe për më tepër një prift i Kishës Katolike. Në personin e

tij goditej i gjithë kleri katolik, që kishte luajtur një rol aq të madh në formimin

530 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

e kulturës shqiptare. Dhjetra emra njerëzish të kishës u fshinë me një të

shkuar fshirëseje nga historia e Shqipërisë. Ishte ky një hap tjetër drejt turpit.

Gjithashtu u gjykuan dhe u dënuan intelektualët që po përgatiteshin të

themelonin një parti të opozitës, Partinë Socialdemokrate. Ata që nuk u

pushkatuan, u dergjën për shumë vite nëpër burgje. Ndërmjet tyre qenë

Gjergj Kokoshi (ministër i Arsimit menjëherë pas çlirimit), Suad Asllani

(avokat), Sami Qeribashi (intelektual), Musine Kokalari (shkrimtare) dhe

shumë të tjerë.Gjyqi i tyre mbeti shembull i epërsisë së atyre që, duke pasur

parime fort të rrënjosura, s’e njohin epërsinë e forcës së egër.

Më vonë qe radha e të ashtuquajturit “grupi i Maliqit”, një grup

inxhinierësh dhe teknikësh, të akuzuar se kishin sabotuar punimet e tharjes

së kënetës së Maliqit, punime që ecnin ngadalë vetëm në saje të paaftësisë

organizative të shtetit.

Në mbarë vendin shfletoheshin dosje nga gjykatat ushtarake për të

“provuar” fajësinë e të pandehurve. Ranë kështu në goditjen e drejtësisë

socialiste (duke folur vetëm për vitet e para të diktaturës) inxhinierët Kujtim

Beqiraj, Sulo Klosi e Andrea Xega, avokatët Baltazar Benusi, Haki Karapici,

Asllan Ypi, klerikët Donat Kurti, Vinçens Prennushi e Pjetër Meshkalla, mjekët

Irfan Pustina, Aqif Hysenbegasi dhe Ahmet Sadedini, profesorët Anton

Deda, Foto Bala dhe Ali Cungu, poetët dhe shkrimtarët Arshi Pipa, Kudret

Kokoshi, Pjetër Gjini, Mustafa Greblleshi dhe Dhimitër Pasko, ekonomistët

Pjerin Guraziu, Skënder Cikla dhe Qemal Kasaruho, për të përmendur

vetëm disa nga ai varg i pafund emrash që, të shpëtuar nga një harresë

fajtore, do të përbënin krenarinë e një Shqipërie të lirë dhe mirënjohëse ndaj

bijve të vet që vuajtën e pësuan për një të ardhme më të mirë. Rrugët e Zotit

janë të pafund: historia e Shqipërisë dhe kthesa që ka nisur këta muajt e

fundit e provojnë këtë.

Shpata e Demokleut

Të gjitha shfaqjet e revolucionit kulturor (lexo antikulturor) kinez u

importuan në Shqipëri për kënaqësinë e thellë të atij që zbulon se ka në duar

një drogë kolektive. Makbethi kishte vrarë gjumin e vet. Enver Hoxha do të

vriste gjumin e të tjerëve. Në fillim të viteve ’70 ai drejtoi mërinë e tij kundër

Festivalit XI të këngës në radio. Me preteksin se i ishte lënë shteg borgjezimit

Nën terrorin komunist

531

të muzikës së realizmit socialist, shkarkoi, përjashtoi nga partia dhe arrestoi

dy anëtarë të Komitetit Qendror, Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën.

Mbas tyre, duke u ngjitur më lart në hierarkinë e aparatit të propagandës,

ishte Ramiz Alia, që drejtonte sektorin ideologjik të partisë. Shpëtoi për një

qime, u fol, në saje të ndërhyrjes së të shoqes së Hoxhës, Nexhmijes. Në qe

kjo një e mirë për popullin shqiptar, do të mund të thuhet vetëm në të

ardhmen. Fakti është se, më vonë, ndër ditët tona, do të ishte Ramiz Alia në

krye të partisë kur do të verifikoheshin manifestimet në sheshet e qyteteve

dhe do zinte fill lëvizja e studentëve pë demokraci.

Ekonomia nuk po e kapte veten. Për të mos pranuar se kjo gjë ishte e

lidhur me efektet dëmsjellëse të regjimit, edhe në këtë rast u gjend kush

duhet të shkonte për dhjamë qeni. U takoi Abdyl Këllezit, anëtar i Byrosë

Politike, nënkryeministër dhe ministër i financave; Koço Theodhosit, anëtar

i Komitetit Qendror dhe ministër i Industrisë e Minierave dhe shumë

drejtuesve të tjerë të institucioneve ekonomike. Edhe ushtria nuk ishte më

një garanci për klasën drejtuese. Ishin shumë, pak si tepër, ata oficerë që

kishin studiuar nëpër shkollat dhe akademitë ushtarake të BRSS-së. Prandaj

edhe në radhët e ushtrisë ra sëpata e diktaturës së proletariatit, dhe u

ekzekutuan Beqir Balluku, anëtar i Byrosë Politike, nënkryeministër dhe

ministër i Mbrojtjes, gjenerali Petrit Dume, anëtar i Komitetit Qendror,

zëvendësministër i Mbrojtjes, gjenerali Hito Çako, drejtor i Drejtorisë Politike

të ushtrisë, si dhe u arrestuan dhjetra gjeneralë e oficerë të tjerë.

Këto masa drastike u paraqitën si një përgjigje e Partisë ndaj komplotit

të organizuar nga armiqtë e socializmit në lëmin e kulturës, të ekonomisë

dhe ushtrisë.

Për njëfarë kohe Enver Hoxha nuk do ta ndjente instinktin e hakmarrjes.

Në të gjitha sferat e sektorët e jetës politike dhe shoqërore, duke

përjashtuar anëtarët e Byrosë Politike, shkoi më tej nivelimi i vlerave. Të

gjithë duhej të bënin punë fizike me një pagë që të mos e rëndonte më

shtetin por që, në teori, të ishte e lidhur me aftësinë prodhuese. Kjo gjë, u

tha, bëhej për të mos humbur lidhjet me klasën punëtore. Kallot e duarve,

qofshin ato në duart e ministrit apo të një violinisti, do t’i shërbenin çështjes

së socializmit. Nuk kishte rëndësi që ky muaj u kthye në një periudhë

pushimesh suplementare në kurriz të ndërmarrjeve dhe të kooperativave

bujqësore, të cilat paguanin për një punë që nuk kryhej.

532 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Në vitin 1966 Fronti Demokratik (në të vërtetë Komiteti Qendror i

PPSH-së) u drejtoi një thirrje kuadrove shtetërore për të lënë qytetin

“vullnetarisht” dhe për të shkuar në fshatra, ku do të kontribuonin për

zhvillimin e tyre. Mbas periudhës së parë fillestare vullnetare (natyrisht që të

gjithë e ngritën dorën në shenjë miratimi), qe partia ajo që caktonte kush

duhej të linte qytetin dhe, në shumë raste, bashkë me familjen. Kjo qe një

mënyrë tjetër për të larguar nga vendet me përgjegjësi të gjithë ata që kishin

prirje të mendonin më tepër nga ç’lejohej.

Lufta kundër burokratizmit, kësaj sëmundjeje të Shqipërisë, njohu disa

faza. Por gjithmonë mbas çdo vale “reformash”, aparati administrativ rritej

edhe më shumë. Këto spastrime, edhe pse heraherë nuk kishin karakter

politik (edhe pse të parët për t’u larguar do të ishin ata që kishin ndonjë

“njollë në biografi”) kishin për qëllim ta bënin më të zhdërvjellët

administratën shtetërore. Por kjo fryhej përsëri, në emër të një shpërndarjeje

më të mençur të përgjegjësive. Nuk ishte pra pasojë e vullnetit për të shëruar

një organizëm të sëmurë: qëllimi i vërtetë i këtyre “reformave” ishte të

mbahej gjallë pasiguria. Qarkullimi i kuadrove mund të prekte këdo. Shpata

e Demokleut kishte gjetur vend tek arsenalet e Hoxhës. Partia, zyrtarisht,

shqetësohej dhe bënte punën e saj për të shmangur borgjezimin e nëpunësve

të shtetit.

Varfërimi kulturor

Një letër e pasur shpirtërore mund të nxisë dëshirën për të bërë

ndryshime. Indoktrinimi, pra, nuk duhet të përjashtonte asgjë: as edhe këngët

e muzikës së lehtë. Shqiptarët duhet të vallëzonin duke dëgjuar lavdet që i

thureshin Partisë dhe Hoxhës; të shoqëruar nga melodia e një fokstroti, do

të mësonin se sa ishte forcuar miqësia ndërmjet fshatarëve dhe klasës

punëtore, si rrjedhojë e martesës së një mjelëseje me një traktorist. Notat e

valcerit shoqëroheshin nga lëvdatat drejtuar Tiranës, që do të bëhej gjithnjë

e më e bukur me ofiçinat e saj të reja mekanike dhe me dritat e neonit. Për

të thurur këto tekste ishin vënë në garë gjithë poetët e regjimit.

Goditjen më të rëndë arteve ua dhanë vendimet e Plenumit IV të

Komitetit Qendror të vitit 1973. Kaluan në harresë apo u arrestuan

shkrimtarët Mehmet Myftiu, Petro Marko, Mark Ndoja, Ibrahim Uruçi,

Bilal Xhaferri, Minush Jero, Kapllan Resuli, Kasëm Trebeshina, regjisorët

Nën terrorin komunist

533

Mihallaq Luarasi, Kujtim Spahivogli, arkitekti e piktori Maks Velo, piktori

Edison Gjergo, basi Lukë Kaçaj, aktorët Edi Luarasi, Justina Alia, këngëtarët

Sherif Merdani, Besnik Taraneshi, kritiku Vasil Melo e mjaft të tjerë.

Deri edhe Ismail Kadare, shkrimtari më i rëndësishëm i formuar në

shkollën e realizmit socialist, u bë viktimë e sistemit që kishte mbështetur,

duke provuar shtrëngimin e morsës së asaj shkolle letrare. Atij iu desh ta

modifikonte librin Dimri i madh për të nxjerrë në pah figurën e Enver

Hoxhës, duke arritur t’i ndërronte edhe titullin veprës, që në botimin e parë

ishte quajtur Dimri i vetmisë së madhe, në referim të gjendjes së krijuar

mbas prishjes me BS.

Përkthimet nga autorë latinë, të bëra nga Guljelm Deda dhe Mark

Dema nuk u botuan kurrë, ashtu sikundër Novela për një vit e Pirandellos,

poezitë e Trilusës apo novela të Blasko Ibanjezit, të përkthyera nga autori

i këtyre radhëve. Pashko Gjeçit iu desh të priste vite të tëra për ta parë të

botuar në shqip Komedinë hyjnore. Nga përkthimet e klasicistit Henrik

Lacaj nuk u botua gjë e madhe. Vasil Gjymshana e ndërpreu punën që

kishte nisur, sepse censura ia sakatonte shkrimet e Volterit që ishte duke

përkthyer. Robert Shvarci, një nga përkthyesit më të mirë të këtyre 35

vjetëve të fundit, u kërcënua në komitetin e partisë së rrethit se do të

procedohej, po të mos tërhiqte menjëherë nga qarkullimi dorëshkrimin e

daktilografuar të përkthimit të tij Harku i Triumfit të Remarkut. Veç poetëve

dhe shkrimtarëve të së kaluarës, u dënuan me harresë poeti Lasgush Poradeci,

ndoshta poeti më i ëmbël dhe më i rafinuar i të gjitha kohëve; novelisti i

mprehtë dhe origjinal Mitrush Kuteli; Arshi Pipa, poet i brezit të fundit,

kritik që depërtonte në thelbin e fenomeneve me vrull dhe ndershmëri;

Branko Merxhani; gazetar me vlerë dhe i guximshëm i viteve ’30. U vunë në

indeks revista që kishin dhënë një kontribut themelor në jetën kulturore

gjuhësore, filozofike: Leka, Hylli i Dritës, Illyria, Njeriu, Fryma, Përpjekja

shqiptare, Albania, Kritika, Demokracia, Bleta. U tërhoqën nga bibliotekat publike

thuajse të gjithë librat që kishin kontribuar për zhvillimin e vendit...

534 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

MUSINE KOKALARI

Lindi në Adana të Turqisë, në vitin 1917.

Shkollën fillore e kreu në qytetin e Gjirokastrës,

të mesmen në Tiranë. Më pas vazhdoi studimet

e larta në Itali. Në vitin 1941 u diplomua

për gjuhë dhe letësi në Universitetin “La

Sapienza” të Romës. Kthehet në Shqipëri dhe

në vitin 1943 formon në ilegalitet Partinë Social

Demokrate Shqiptare. Në vitin 1945, vihet

në krye të grupeve opozitare dhe u dërgon një

promemorie misioneve aleate të akredituara në

Tiranë, për ndërhyrjen e tyre pranë qeverisë

komuniste të Shqipërisë, në mënyrë që të

respektoheshin rregullat për zgjedhje të lira dhe

demokratike. Për këtë akt “armiqsor”, në vitin

1946, u dënua me burg dhe më pas me internim

që zgjati deri në fund të jetës së saj. Ka

shkruajtur para dhe gjatë luftës në shtypin e

atëhershëm skica e tregime me pseudonimin

“Muza”, gjithashtu ka botuar librat: “Siç më

thotë nënua plakë”(1939); “Rreth vatrës”

(1944) dhe “Sa u tund jeta” (1944). Kohët

e fundit ka dalë libri “T’isha një lule” (2003).

Nën terrorin komunist

535

SHËNIME NË MUNGESË TË NJË DITARI TË

HOLLËSISHËM…

Filloi lufta e Tiranës. 12 nëntor, m’i morën dy vëllezër e shumë veta në

lagje (për fat që vëllai i tretë ishte i sëmurë me tifo), dhe i vranë “ushtarakët

çlirimtarë”.

Më 13 nëntor më arrestuan. Më mbajtën në një shtëpi te lagja jonë.

Ndaj të gdhirë kapërcyem te rruga Fortuzi, ndënë gadishmërinë e tankut

gjerman. Na shpunë në rrugën “Bardhyl.” Na përplasën në bimsat e një

shtëpie ku qenë shumë të burgosur, të mbledhur andej-këndej. Më morën

në pyetje Sulo Kozeli dhe Sotir Polena. Më thanë:

- Je social demokrate?

- Po, - u thashë.

- Ke prurë përçarje, - më thanë.

- Bini një njeri që ta vërtetojë këtë, - u thashë unë.

- S’ke bërë luftë, - më thanë.

- S’na latë ju të bënim,- u përgjigja

- E ç’ke bërë?

- Jam marrë me shkrime. Kam botuar libra.

- Libër,- u përgjigj me injorancë Sulo Kozeli.

- Lufta është bërë dhe bëhet me pendë dhe me armë. Ti e bëre me

armë, por me pendë s’je i zoti ta bësh.

Më dërguan prapë në birucë.

Erdhëm te rruga e Dibrës. Më liruan.

…Me dy vrasje të pafajshme në shtëpi, më gjeti çlirimi dhe me

pasigurinë e rrojtjes. Kështu filloi tragjedia e individit demokrat, nën diktaturën

e proletariatit. Kështu u mbyll epoka e rilindjes… Hyri dhuna për të shfarosur

“demokraten” dhe një gëzim mizor për gjakderdhje...

U afrua nëntori 1945. Flitej për votimet. Vendosej fati dhe përcaktohej

drejtimi. Në Shqipëri ishte misioni anglez, misioni amerikan, ai francez,

536 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

jugosllav dhe sovjetik. Kërkohej njohja e qeverisë. Aleatët e Perëndimit thonin

të bënim zgjedhje demokratike. Përfaqësuesit e UNRA-s, gjithashtu

ndodheshin në vend. Situata ishte e ndërlikuar. Njerëzit që kishin qenë në

Front dhe s’ishin komunistë, anonin nga Perëndimi. Gjithashtu dhe ne

demokratët aspironim një Republikë Demokratike. Po a mund të bënim

gjë?

Unë vendosa, mora penën dhe përpilova notën. Atë e firmosën katër

zogistë, katër të rezistencës, unë dhe Musa Dizdari, një shoku im, në trurin e

Social Demokrates. Një kopje e shpuri Shaban Balla tek anglezët dhe një

kopje tek amerikanët. Unë pata vetëm një rast të flisja me oficerin Palmer,

që të përkrahnin këtë hap, në qoftë se donin që zgjedhjet të ishin demokratike,

siç pretendonin ata. Mirëpo aleatët nuk ndërhynë pranë qeverisë. E lanë

çështjen në heshtje.

…Më 23 janar 1946 u arrestova. Të parët qenë grupet zogiste dhe të

rezistencës. Ata u arrestuan më 10 janar. Tani para hetuesisë u shtrua çështja

e notës; ishin Nesti Kerenxhi, Siri Çarçani, Edip Çuçi, Kadri Hazbiu etj. kur

u rrah akuza ime. Unë e kisha të lehtë të mbrohesha, ata e kishin të zorshme

të mbanin në këmbë akuzën…

Filloi hetuesia. Më pyetën për notën…

“Notën e bëmë në emër të tre grupeve, aleatëve, të cilët ju i lejonit që

të vëzhgonin se zgjedhjet ishin demokratike. Çështja u shtrua si një koalicion

demokratik ku secili grup me programin të paraqiste kandidatët e vet pasi

të shtyheshin zgjedhjet dhe të merrnim pjesë edhe ne.”- fillova unë.

- Çudi, - tha Nesti Kerenxhi, që ishte kryetari i Sigurimit. - Ti vjen nga

një familje demokratike, antizogiste. Si u bashkove me monarkistët?

- Këtë mësim e kam marrë nga ju, - u përgjigja unë.

…Më 2 qershor filloi gjyqi special. Kryetar qe Frederik Nosi, prokuror

Nevzat Haznedari.

Erdhi dita të “jepja llogari” përpara bankës së të akuzuarve. Dola te

mikrofoni. Më pyeti kryetari, Frederik Nosi.

- A e pranoni aktakuzën?

- Në bazë të pikëpamjeve tuaja politike, po. Në bazë të pikëpamjeve

të mia, jo.

- Mjaft me sofizma!- ulëriti Frederik Nosi.

Nën terrorin komunist

537

- Atëherë është e kotë të më pyesni. Lexoni procesverbalin, - i thashë

dhe u ula te vendi im.

…Mendova se do të më dënonte me vdekje.

Erdhi dita e mbrojtjes së të pandehurve. Unë s’pranova avokat. E

përpilova vetë mbrojtjen. Po ama, ata nuk dinin se çfarë përmbante.

Prokurori më akuzoi se ishim një bllok që donim të përmbysnim pushtetin.

Më dënoi 30 vjet. Unë, me mbrojtjen në dorë, u afrova te mikrofoni dhe

fillova leximin: “Në këtë gjyq janë të pandehur 36 vetë. Katër grupe. Në tre

grupe kemi vetëm një gjë të përbashkët: një notë drejtuar aleatëve që të

shtyheshin votimet dhe si koalicion demokratik të merrnim pjesë në zgjedhje.

Jo për përmbysjen e pushtetit, por për zgjedhje demokratike”.

Si kryetari, si prokurori u ngritën në këmbë duke thënë:

- Ne nuk lejojmë të vazhdosh mbrojtjen.

- Në qoftë se e ndaloni ju, nuk e lini të burgosurin të mbrohet, unë e lë

– iu përgjigja.

Më urdhëruan të mos vazhdoj. Shkova te vendi im. Pas pak erdhi

oficer Manoli dhe më rrëmbeu mbrojtjen…

Më 1947, me arrestimin e deputetëve, më izoluan. Prapë Jonuz Mersini

vinte kastile nga Komanda e Përgjithshme dhe më thoshte:

- Folë!

- Atë që kisha bërë, e keni në procesverbal. Tjetër nuk kam – i

përgjigjesha.

Njëherë erdhi Kadri Hazbiudhe më tha:

- Ti nuk flet se ke frikë se mos të pushkatojmë.

- S’kam ndonjë humbje. Do të pushoj së vuajturi – iu përgjigja.

- Jo, se ti kërkon të mos futësh njeri në burg…

- I ke futur pa më pyetur mua. Në qoftë se ju u penduat se nuk më

torturuat atëherë, në dorë më keni. Në qoftë se doni të më pushkatoni, në

dorë më keni prapë. Mua nuk më mbron njeri. Ju e keni shtrembëruar

akuzën dhe veproni si të doni.

Një vit ndenja e izoluar natë e ditë në errësirë. Rastësisht gjeta një

gazetë në nevojtore dhe mora vesh divergjencat me jugosllavët.

…Në shtator të 1948-s më shpunë përsëri në burg…

538 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Në gusht 1949 qe kryetar dege Halim Xhelua. Më dërguan me Erifilin

bashkë në burgun e Burrelit. Qe koha e provokacioneve. Atje ndenja dy

vjet e gjysmë.

Më 1952 më prunë në punëtorinë qendrore, qepja me makinë.

Më 1957 erdhi për kontroll gjeneral Xhule Çiraku dhe Sabri Sevrani. I

isha drejtuar Komitetit Qendror për rishqyrtimin e çështjes sime, por s’kisha

marë kurrë ndonjë përgjigje. Me këtë rast, kur na pyetën me radhë, unë

thashë se ç’është arsyeja që s’kam pasur një përgjigje nga Komiteti Qendror

sipas rregullave?

- Si je sjellur? – më pyeti gjenerali.

- Korrekt, - thashë unë.

I bëri përshtypje. Shumë vetë shkuan për të biseduar në zyrë. Këta më

thirrën edhe mua. Sabri Sevrani më thotë:

- Kur ngjet ndonjë gjë e papëlqyer në burg, u drejtohesh drejtorëve?

- Ajo s’është puna ime, – i thashë, dhe kështu u kacafytëm me të dhe

me gjeneralin. Koha përputhej me kundërrevolucionin e Hungarisë.

Hoqën shumë burra, hoqën dhe gjashtë gra, midis tyre edhe mua.

Gjenerali më tundi kokën dhe deshi të më thoshte: “ja se ç’i punuat vetes”.

“E pagove”. Një vit punuam në fermë. Pastaj na dërguan në burgun e

Shkodrës. Aty erdhi Beqir Balluku që më kërkoi dhe më njohu.

- Si vete socialdemokrate? – më pyeti.

- Unë jam një njeri që kam humbur të drejtat civile, - iu përgjigja.

- Përndryshe do të më ishe përgjigjur?

- Patjetër, – i thashë. - Kë keni dënuar me ligj, nuk ju takon ta pyesni.

- Mor, po Musine Kokalari do vrarë! – u hodh kryetari i Degës, Hilmi

Seiti, që ishte aty.

- E kush të ndaloi? – i thashë unë.- Vetë e ke në dorë pushtetin.

... Më 8 tetor 1961 u lirova nga burgu. Katër makina ndërruam rrugës

me dy policët që më shoqëruan kur erdhëm në Rrëshen...Më erdhi dhe nëna

po qëndruam shumë të izoluara. Vetëm një mirdita e kaq me komshinjtë.

…Pas dy vjetësh nëna vdiq në Tiranë, ku kishte shkuar për pak ditë.

Më dhanë leje 24 orë. E pashë për herë të fundit të vdekur…

Mbeta vetëm… Jeta në Rrëshen është një kapitull tragjik më vete;

vuajtjesh dhe shëmtimesh… Sa vjet vuajtje e padrejtësi? Nuk kam mundur

të mbaj një ditar të hollësishëm që do të ishte shumë interesant…

Nën terrorin komunist

539

ENVER LEPENICA

Lindi në Lepenicë të Vlorës, më 1944. Vjen

nga një familje me tradita atdhetare dhe e

persekutuar si nga nëna ashtu dhe nga babai.

Është lauruar në Fakultetin e Ekonomisë të

Universitetit të Tiranës me rezultate shumë

të larta. Ka botuar dhe vazhdon të botojë në

organet e shtypit shumë artikuj të karakterit

ekonomik, historik dhe të problemeve

shoqërore. Ka botuar librat: “Barbarët zbresin

në Vlorë”- bashkautor, 1998 dhe “Hysni

Lepenica…”- monografi, 2000.

540 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

TAKIM ME NËNËN

(Nga rrëfimi i mikut tim Fadil)

… “Na e morën pa asnjë faj…

Na e morën nënën bashkë me dy vëllezërit dhe një foshnjë, bishat e

Sigurimit të Shtetit.

Përse na e morën nënën? Çfarë kishte bërë? Çfarë mund të bëjë një

foshnjë e porsalindur, që ja prishën çerdhen ku flinte?

Babai u arratis për të shpëtuar kokën e tij.

Po ne të vegjëlit? Motra 2 muajshe kish si burim ushqimi gjirin e nënës.

Po nëna ku do të gjente pak bukë që të mbante gjallë veten dhe foshnjën e

saj?

Ne të tre, që mbetëm në Dukat, kishim një çerdhe të varfër ku

mblidheshim, shtëpinë e xha Ganiut. Motra jonë 7 vjeçe zëvendësoi nënën

që na e morën bishat. Ajo ngrihej natën, na shikonte dhe na mbulonte. Na

pyeste shpesh a kishim uri dhe këtë e bënte për ta treguar dashurinë e saj,

sepse as ajo vetë s’kish se ku të gjente asnjë kafshatë bukë.

Xha Ganiu na dërgoi dhe në shkollë. Unë mësoja shumë. Kur kthehesha

nga shkolla, veja me dhën. Por ngado që veja, mendjen nuk e hiqja nga nëna.

Si do të ishte nëna ime që nuk e shihja? Ah, të kisha nënën, po le të kisha uri

dhe le të vuaja! Të paktën ajo do të më thoshte ndonjë fjalë që do të ma

ngrohte trupin e sfilitur dhe të zhveshur dhe fjala e ngrohtë është e ngrohtë.

Kisha 12 vjet që isha ndarë me nënën dhe nuk e kisha parë asnjëherë.

Më kishte lënë 8 vjeç dhe tani më 1960-n unë isha 20 vjeç.

Ata 12 vjet të kaluar në vuajtje dhe mjerim, pa bukë e pa ujë, pa

dashuri, pa familje, e ndarë për së gjalli me njerëzit dhe fëmijët e saj, e kishin

plakur shumë, por nuk e kishin prishur shpirtin e saj të bukur.

Kështu pas 12 vjetësh, xha Ganiut i vjen një letër nga nëna e që e

morëm vesh se ajo ishte gjallë dhe e internuar në Savër të Lushnjes. Nëna

shkruante kështu: ‘I dashur vëlla Gani! Të lutem me përgjërim m’i sill një

herë të tre fëmijët t’i shoh dhe pastaj le të vdes’.

Nën terrorin komunist

541

Burri fisnik e bëri edhe kësaj here detyrën e tij. Na veshi e na ngjeshi

me ato që kish dhe me të u nisëm për të takuar nënën pas 12 vjet ndarjeje.

Nga Dukati në Plug të Lushnjes mbërritëm pasdite. Në arat e pafundme

të Lushnjes, shumë gra të internuara ishin duke prashitur. Mua më dërgoi

xha Ganiu të pyesja për nënën.

- Ku është Velide Çapoj?- pyeta gratë e para që takova.

- Në fund të arave, do ta dallosh se mban një fëmijë pranë vetes, - më

thanë ato gra të lodhura dhe të drobitura.

Pasi mbërrita në fund të arave, iu drejtova gruas që prashiste dhe që

kishte pranë një vajzë të vogël:

- O shoqe, i thashë asaj gruaje, a e njihni Velide Çapojin

- E ç’e do a të keqen nëna? - më tha ajo.

- E kërkojnë ca njerëz në xhade, i thashë unë.

Gruaja e vuajtur m’i nguli sytë mirë, filloi të marrë frymë si me zor,

m’u afrua dhe më pyeti:

- Po ti i kujt je dhe nga je mor bir?

- Jam nga Dukati, i biri Gani Çapojt - e gënjeva unë.

Gruaja m’u qas pranë dhe po më vështronte nga lart poshtë me lot në

sy, po ashtu bëri edhe vajza e saj. Më vunë në mes dhe po më shikonin si të

shastisura. Mua filloi të më rrahë zemra fort.

- Mos më gënje, të keqen nëna - më tha ajo, Gani Çapoj nuk ka djalë

të madh. Mos je ti Fadili? - më pyeti me një zë që i dridhej.

- Po, - i thashë unë.

Plaka e mjerë ra përdhe, ndërsa vajza e saj m’u hodh në qafë duke më

puthur. “Të keqen motra, të keqen motra”!

Ajo plakë, që nuk e njoha, ishte nëna ime, ajo vajzë, që nuk e njoha,

ishte motra ime. Ishim ndarë kur ishte 2 muajshe dhe tani po e shihja 12

vjeçe…

Hodha sytë në fushën e pafundme dhe pyeta veten: mos vallë edhe

fëmijët e këtyre grave të mjera, nuk i njohin nënat e tyre, kështu si dhe unë?

Prej atij momenti ne, tre fëmijë të mbetur jetim, me nënë dhe babë

gjallë, jetuam me nënën përgjithmonë…”

Pasi u ndamë me Fadilin, mendoja gjithnjë: “Po sa drama të tilla ka në

Shqipëri”?

542 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

MITRUSH KUTELI

(DHIMITER PASKO)

Lindi në Pogradec më 1907. Studimet e larta i

kreu në Bukuresht, ku, në vitin 1934, u dipllomua

në shkencat ekonomike. Ndër shkrimtarët e

rëndësishëm të letërsisë shqipe, Mitrush Kuteli,

është cilësuar edhe si themelues i tregimit modern.

Në fakt veprimtaria e tij intelektuale është e një

spektri më të gjërë sesa vetëm në fushën e letrërsisë.

Është prezent në shtypin e viteve ’30 me një sërë

artikujsh kritikë, botues për një periudhë kohe si

dhe specialist i çështjeve finanziare. Gjithashtu,

interesat e tij shtrihen edhe në fushën e hulumtimit

të historisë së lashtësisë. Mitrush Kuteli ishte një

personazh polivalent. Pas luftës, mbasi punoi për

pak kohë në Ministrinë e Financave, emërohet

drejtor i Bankës Shqiptare, ku qëndroi deri në fund

të vitit 1946. Gjatë fushatës së gjërë të arrestimeve

të elitës intelektuale shqiptare, u dënua dhe kaloi

dy vjet në burgjet politike. U ammnistua mbas

dënimit të Koçi Xoxes dhe punoi si përkthyes në

shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, ndërkohë që e

drejta e botimit nuk ju dha më. Prodhimtaria e

këtij intelektuali u frenua prej regjimit komunist

dhe krijimtaria e tij u la në haresë

Nën terrorin komunist

543

PJESË E NJË KËRKESE…

Kam vjete që kam filluar dhe kam shpënë mjaft larg disa vepra letrare,

të cilat në gjendjen time të sotme nuk mund t’i përfundoj. Më kryesorët janë

romane “NË NJË CEP TË ILIRISË SË POSHTME” (nga e kaluara e

largët ilire) dhe “MËRGIM E KTHIM” (fundi i shekullit të kaluar dhe

fillimi i shekullit tonë). Pastaj: një sërë tregimesh të shkurtra e të gjata nga

periudha përpara çlirimit dhe pas çlirimit.

Ndarja e kohës së punës midis përkthimeve të normuara dhe shkrimeve

origjinale në kushtet e mija shëndetësore, më shkakton këputjen e shpeshtë

të fillit të mendimit, copëtimin e atyre pak orëve të mira në sektorë të

ndryshëm, në preokupacione të ndryshme. Dikur, në të ri, kur kisha shëndet,

kaloja lehtë nga një lloj pune tek një lloj tjetër: ditën merresha me çështje

ekonomike, kurse mbrëmjeve merresha me letërsi. Tani s’jam më i zoti të

bëj një gjë të tillë. Është mosha kur njeriu më shumë mendon se sa vepron.

Shpesh, për të brumosur një fragment të vogël letrar, sidomos në pjesët me

gdhënj të fortë, më duhen ditë të tëra mendimi, ripunimi, duhet të hedh tej

variantet e shumta që më shkrepin në mendje dhe më mundojnë shumë, që

të zgjedh e të mbaj atë që duket më e mira. Këtë punë duhet ta bëj shpesh

pas krizash bllokimi të frymëmarrjes në mes dhimbjesh spondiliti që më

shkakton një rruzë e spostuar e kërbishtes, pas netësh pagjumësie. Sëmundjet

i luftoj me barna, po këto trullosin se sa mjekojnë. Po sa e marr veten, i

vihem punës me etje të madhe për të arritur normën e mbetur prapa dhe

për të çuar më tej veprat letrare të filluara. Mirëpo në pleqëri njeriu bëhet

më kërkues ndaj vetvetes, më i pakënaqur ndaj vetvetes përsa i takon brendisë

dhe trajtës. Fragmenti që kisha shkruar dje-dhe që më kish pëlqyer atëherë -

të nesërmen më duket i dobët, pra duhet ndryshuar, ripunuar, thjeshtësuar.

Mjerisht, në art, rruga ndaj të thjeshtës shkon shpesh nëpër të ndërlikuarën,

të cilën punonjësi i aritit duhet ta hedhë poshtë ashtu siç hedh bujku kashtën

dhe ruan drithin. Dhe kjo kërkon shumë punë, durim, autokritikë të heshtur,

dialektikë me vetveten, kështu që më e mira të zëvendësojë të mirën.

544 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Në të tilla rrethana punoj sot.

Prandaj ju lutem të më vini përsëri në ndihmë që t’u kushtoj në të

ardhmen gjithë orët e mia të mira krijimtarisë letrare. Kjo mund të bëhet

me heqjen përgjithnjë të normës së përkthumeve ose, të paktën, për një

kohë të kufizuar, për shembull tre vjet.

Kësilloj, i shpenguar nga puna e përkthimeve të cilave u kam kushtuar

pothuaj 16 vjet nga jeta ime, do të mund t’u jap fund shkrimeve letrare të

filluara dhe do të mund të hyj më thellë në publiçistikën për të pasqyruar

faktet e ditëve tona.

Kur guxoj të paraqes një kërkesë të tillë, kam parasysh edhe faktin se

sot në vendin tonë janë krijuar kuadro të mjafta përkthenjësish, të cilët mund

ta marrin shumë lehtë vendin në fushën e përkthimeve, kështu që mungesa

ime të mos ndihet fare. Në këtë kohë unë do t’u kushtohem shkrimeve

origjinale, do të përpiqem që t’i bëj që të flasin varret e lashta ilire, gurët e

kështjellave tona të moçme, që tregojnë qëndresën e fortë të një populli të

fortë, dhe kjo qëndresë të bëhet shëmbëlltyrë për brezat e reja.

Do të përpiqem që të mbaj me nder fjalën e dhënë dhe të dal

faqebardhë.

Me nderime

Dhimitër Pasko (M. Kuteli)

Tiranë 17 Qershor 1965

(Rruga “4 Dëshmorët” Nr.73).

Nën terrorin komunist

545

TESTAMENT ADRESUAR GRUAS

E dashur Efterpi,

Këtë letër, që është ndoshta e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po

nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurtë, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke

shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të

nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina

ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit.

Mendjen e kam të turbullt nga pagjumësia, nga ëndrrat e këqia. Sikur

më ndiqnin gjermanët, që të më varnin. Iknja me vrap, hynja në gropa e

puse, dilnja prapë. Ata më ndiqnin. Ment më kapnin. Ikja përsëri. Në një

çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamë. Fundja u

gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë... prapë gropa, puse, gremina. Sikur isha

në Berat, nën Kala. Në një sterre të Kalasë, pranë Kishës. Më tej në Fier.

Kisha shpëtuar nga ndjekjet dhe kërkonja ndonjë shtëpi për t’u fshehur. Isha

i zbathur, i zveshur. Dikush më thirri: “Qëndro, Dhimitri! Të zumë”. Më

rrethuan, më zunë dhe po më shpinin të më vrisnin. Unë qeshnja. Kisha qejf

të më vrisnin... Dhe ja, u gjenda në burg. Shumë njerëz. Midis tyre Sofo

Çomorra, që ka vdekur. Më shikonte me dhembej. “Si u bë kështu, O

Pasko! Ç’ke bërë”? “S’di”, “Shiko këtu”. Dhe më dha ca shkresa të shkruara

bukur: një akt akuzë dhe ca lidhje të tjera. Më quanin bejtexhi. Më thoshin se

kisha bërë një vjershë për glyrën me rima italiane. Pashë Andrean. I ardhi

keq. U vendos të më vrasin. Prapë u gëzova. “Fundja do vdes, thashë. Do

të shpëtoj. Do çlodhem. Jeta ime ka qenë shumë e turbullt, e ngatërruar, e

mirë dhe e keqe. Sa mirë që mbaroi”. Kur u ngrita, ti po bëheshe gati për në

Rrushkull. Kokën e kisha dhe e kam të rëndë. Ti shkove më 7 e gjysmë. Pas

5 minutash ardhi Ilua e Sterjos e më solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli... Sipas

mendjes sime, shpëtoi. E kam zili. Vdekja është prehje e madhe, shkëputje

nga dhembjet. Vërtet, edhe nga gazet, por në një kohë, kur njeriu është

shumë i sëmurë, i mërzitur, vdekja është shpëtim: nga dhembjet fizike e

shpirtërore. Që të dyja janë të rënda. Ti e di sa dhembje të tilla kam pasur

kohët e fundit. Njëra, që ti ma di, është se si pasojë e tyre nuk jam i zoti të

punoj, të krijoj, të paguaj bukën që më jep shteti për vete e për fëmijët. Unë

546 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

s’kam qenë e s’dua të jem kurrë parazit. Po ç’të bëj, grua? S’mund. Kokën e

kam të turbullt..

Letrën e nisa për tjetër gjë: të të përsëris porositë e mia të fundit. Më

fal se të mërzit. Unë t’i kam thënë kaq herë. Të kam helmuar jetën, sepse

edhe mua ma kanë helmuar të tjerët. Dhe s’kam qenë i zoti ta mbaj helmin

për vete, siç më takon. Ky qoftë helmi i fundit që po të sjell.

Ne u bashkuam, rrojtmë e bëmë fëmijë në vjete stuhie: burg, urbanizëm,

hotel. Po atëherë kisha shëndet dhe i kapërxeva të gjitha. Tani, ti e di... I di

ditët e netët e mia. Sëmundjet dhe brengat më brenë, më hëngrën. Unë e

shoh tani vdekjen si një lirim nga dhembjet. Nuk e dua, po nuk e largoj dot.

E shoh se afrohet, më çik. Më vjen keq se do t’i lë fëmijët të vegjël, pa krah,

mbase në vobegësi të madhe, në pamundësi për t’ua arritur synimeve.

Pensioni im nuk do të mjaftojë. S’kam “vjete shërbimi”. Domosdo, 22 vjet

jashtë. Edhe atje kam punuar sa jam shuar, po këta vjetë pune nuk peshojnë

për efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta, pas vdekjes, kur të

pushojnë pasionet dhe urrejtjet, shteti ynë mund t’ju ndihmojë për hir të

punës sime të kaluar: në gazetari dhe letërsi, që në moshë të njomë, dhe

sidomos në fushën ekonomike. Një pjesë e shkrimeve të mia- shqip dhe

rumanisht- janë aty, në Bibliotekën Kombëtare. Disa njerëz i dinë përpjekjet

e mia kundër kapitalit italian, kundër grabitjeve gjermane. Kam punuar pa

interes vetiak. Nuk kam ndjekur kurrë pasurimin tim, sepse ky pasurim

mund të bëhej vetëm me dy mjete: me vjedhje (ka njëmijë e një mënyra

vjedhjeje dhe unë s’kam përdorur asnjërën) dhe me tradhti, duke u shërbyer

të huajve për të grabitur vendin dhe duke marrë për këtë shërbim. Zgjodha

rrugën e kundërt: luftën kundër atyre që donin të grabisnin, atyre që grabisnin.

Nuk i ndala dot të tëra, jo se s’desha, jo se kisha interes, po se s’munda. Kaq

munda, kaq bëra. Kundër grabitjeve italiane, kundër grabitjeve gjermane,

kundër grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurrë udhën e rehatit vetjak, udhën

e “urtë e butë e lugën plot”. Kam punuar shumë, kam dashur shumë, kam

gabuar shumë. Tani jeta shkoi e nuk kthehet dot, nuk ndreqet dot. Të kam

treguar se gjermanët do të më varin përpara bashkisë, kur muarën vesh se

kisha sabotuar nxjerrjen e monedhës së re që donin të bënin. Më shpëtoi

fati. Nuk do të skuqem kurrë nga turpi as me veprimin tim në ditët e para

të çlirimit. Punova si i marrë, luftova kundër grabitjeve jugosllave. Aq më

fort nuk mund të skuqem nga turpi as me veprimtarinë time praktike - në

Nën terrorin komunist

547

fushën ekonomike - në Rumani. Edhe atje kundër gjermanëve. Unë kam

pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë

së zezë “popuj mbi popuj” ose “të mëdhenj mbi të vegjël”, por “popuj

përkrah popujsh”. Ky parim ka ushqyer në mënyrë të vetëdijshme dhe të

pavetëdijshme, automatikisht, veprimtarinë time. Kam qenë kundër rusëve

sepse ata mbajnë nën vete dhe shkombëtarizojnë popuj të tjerë; kundër

gjermanëve sepse kanë shfrytëzuar dhe zhdukur popuj të tjerë; kundër

anglezëve për të njëjtën arsye. Biri i një populli të vogël nuk mund të bënte

ndryshe. Në Rumani kam luftuar, aq sa mund të luftojë një njeri i vogël,

kundër shfrytëzimit të kapitalit vendas dhe të huaj. Këtë qëndrim kam pasur

edhe kur isha drejtor banke. Një nga pasojat e para ka qenë një “skedë e

zezë” në aparatin gjerman të Vjenës, më 1940-41. Për këtë “skedë të zezë”

ardhi e më foli dikush në bankë: “Ç’po bën kështu? Nuk e di ç’të pret? Pse

kundërshton që vendin e kapitalit çifut ta zërë kapitali mik gjerman”? Unë

di një gjë: kapitali s’mund të jetë kurrë mik, po vetëm kapital. Ay ushqehet

me fitime, mbahet me fitime, rron për fitime. Dhe fitimet s’kanë kurrë të

mbaruar. Njëja kërkon të bëhet dy, dyja katër, katra tetë, mija dhjetëmijë,

milioni qindmilion e kështu me radhë. Në dëm të njerëzve, të popujve. Si

ish-drejtor tri bankash (gjithnjë i varfër) di se fitimi i vjetër nuk ngopet me

fitim të ri, siç nuk ngopet deti me ujë.

Do të më njohë dhe do të më kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes?

Nuk e di. Desha të më kuptonte dhe njihte jo për nder e lavdi, po që fëmijët

e mij- të cilëve u lë trashëgim punën dhe ëndrrat e mija- të mos vuajnë për

bukë sa janë të vegjël, të ndjekin studimet dhe të gjejnë udhën e tyre në jetë.

Jam i sigurtë se po të vlerësohej në këtë drejtim puna dhe përpjekjet e

mia në të kaluarën, fëmijët nuk do të vuanin.

Nisa të shkruaj një letër të shkurtër lamtumire, dhe u nxeha - ndonëse

më buçasin veshët e më dhemb koka prapa - dhe shiko se ku arrita.

Dëgjo!

Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem

për në zyrë a për një shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma.

Ndalem e helmohem me ilaçe. Netët i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të

gjitha thonë se nuk e kam të gjatë. Pra mos u hidhëro se po të porosit edhe

njëherë.

548 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

1. Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret.

Vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij. Pse ta dijë

bota? S’dua!

2. Nuk do të lajmëroni para varrimit, asnjeri, me përjashtim të pesë a

gjashtë njerëzve më të afërm për të bërë formalitetet e varrimit dhe varrimin.

Kaq. S’kam qejf të mërzit njeri. Sikush ka hallet e veta.

3. Dikur kisha dashur të varrosesha në Poradec, pranë babajt e nënës

ose lart në gështenjat, në Shën e Djelë. Tani e kam ndryshuar mendjen.

Varrimi është një ngatërresë. Varrosmëni këtu, në Tiranë. Gjith Shqipëri

është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi,

stërgjyshi.

4. Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të

mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu

është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë

me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeliu kanë

prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike- ajo

fizikë, ay mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arsimtar, dhe le të

merren edhe me letërsi. Por jo si profesion kryesor. Profesionizmi në letërsi,

në vendin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur.

E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letërsisë

është një tokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët, se u bën hije. Dhe

kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ua lë

atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do

të lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të

grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë,

pa kulturë.

Askush të mos i prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në

arkë, i mbyllni!

Polikseni dhe Atalantë! Pandeli dhe Doruntinë! Të doni njëri-tjetrin, të

ndihmoni njëri-tjetrin, të duroni njëri-tjetrin! Mos i vini re vogëlsirat, mos u

grindni për vogëlsira, për asgjë. Hidhni tutje inatin, se ay është burim i shumë

të këqijave. Përpiqi të mos ju rritet mendja. Inati dhe mendjemadhësia na

kanë bërë dëme të mëdha. Na prishnë, zemra juaj të mos njohë urrejtjen,

grindjen, mërinë. Urtësi, butësi, zemërgjërësi! Hapni sytë për çdo hap që

bëni në jetë. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap.

Nën terrorin komunist

549

Pastaj vinë greminat. Kur t’ju vijë koha, martohuni. Të dëgjoni zërin e zemrës,

po edhe të arsyes. Shpesh zemra të shpie në udhë të gabuar, në qoftë se nuk

e detyron arsyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në

mirësi. Mos ëndërroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e

mëngjesit, me mendjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë.

Ta doni dhe ta nderoni mamanë, se ka qenë trime në jetë, ka vojtur

shumë. Të dy kemi vojtur. Ëmbëlsojani pak pleqërinë pas kaq tufanesh. Ajo

ka grumbulluar shumë përvojë nga jeta e hidhur dhe kjo përvojë mund të

jetë e dobishme për ju, që të mos vuani.

Doruntina është më e vogla. Ajo ka nevojë për mjaft vjet ndihme dhe

drejtimi. Mos i kurseni ndihmën tuaj, që të mund të prehem i qetë në dhe.

Mos më qani! Mbahuni! Unë e rrojta jetën, mbarova qerthullin tim.

Nuk dua t’ju shohin të tjerët kur qani. Më dëgjoni? Lotët janë të kotë. Kush

vdes nuk ngjallet. Unë as që dua të ngjallem, as që dua ta filloj jetën përsëri.

Mjaft! Këtë porosi mos e shkelni.

Efterpi, më fal për këtë mërzitje të fundit! Mbahu dhe jepu zemër

fëmijëve. Bëj siç të porosita. Mos ndrysho asgjë. Nuk dua njerëz në varrimin

tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera

varrimet e bujshme, me kallaballëk. Edhe disa fjalë: kuptohet se nuk do të

lajmërosh as njerëzit e tu, këtu ose në Korçë, me përjashtim të Foqit dhe

Nestit. Dajon tënd, të madhin (K.) si dhe të shoqen do t’i paralajmërosh,

më tej, të mos shkelin në shtëpinë tonë. As ti, as fëmijët e mi s’kanë nevojë

për vizitën dhe ngushëllimin e tyre! Kurrë! Të kam thënë gjithnjë: gjaku ujë

s’bëhet... po bëhet qelb.

Po për këtë shkak nuk dua që ime motër Lirie të më qajë e të bëjë

gurguletë e saj. Sot më vret me sjelljet e saj të fëlliqura, nesër më qan, si në

komedi. Jashtë!

Të përqafoj, të lutem të më falësh dhe lamtumirë.

Yti,

Dhimitraq

550 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

KLITO LAMAJ

Lindi në Kaninë të Vlorës në një familje të

njohur atdhetare në vitin 1929. Në moshën

17- vjeçare, kur ishte në vitin e dytë të Shkollës

Tregtare, në Vlorë, themelon “Organizatën e

Rinisë Nacionaliste Studentore dhe Fshatare”.

Për këtë u ndëshkua me 30 vjet burg. Burgu

u bë shkolla e tij, atje ai iu përkushtua me sa

mundi studimit duke përvetësuar disa gjuhë

të huaja. Vdiq më 20 janar 1995, duke

mbaruar fjalën e rastit para rreth 400 burrave,

mbasi shqipëtoi fjalët “Shqipëria e

shqiptarëve…”

Nën terrorin komunist

551

CILËT JEMI NE?

Për fat të keq, shpesh na është mohuar, me hir a me pahir, të themi se

cilët jemi. Edhe më keq, shumëkush është përpjekur dhe të na tjetërsojë.

Ne e kemi për nder ta themi me zë të lartë: Jemi bij të denjë të këtij

kombi; jemi bij të ligjshëm të Shqipërisë, jemi bij historikë të saj.

Jemi bij të denjë; sepse luftën tonë kundër pushtuesve fashistë italianë

e filluam me 7 prill 1939, e vazhduam kundër nazistëve gjermanë më 14

shtator 1943 dhe nuk do ta pushojmë atë edhe pas vdekjes kundër fashistëve

të kuq antishqiptarë! Kemi mbrojtur me heroizmë dinjitetin tonë, duke

pështyrë në fytyrë hetuesit tanë kriminelë dhe kur goja na thahej e s’kishim

më pështymë, i spërkatnim në mënyrë fyese me gjakun e buzëve tona të

thara, ato bisha të kuqe!

Jemi bij të ligjshëm, sepse nënat tona na mëkuan me dashurinë për

Atdheun. Ne nuk u thamë kurrë “baba” metaksave, as serb dushanëve, as

rus ivanëve!

Jemi bij historikë, sepse të gjithë, pa përjashtim, rrjedhim nga gjak

fisnikësh. Trashëgojmë gjakun e Rrapo Hekalit, të Hajdër Kaninës, të

vëllezërve Frashëri, të Ismail Qemalit, të Themistokli Gërmenjit, të Hoxha

Tahsimit etj.etj.

Jemi ata që luftuam, shumë dhe vdiqën pa marrë asnjë muaj rrogë

nga hambari i këtij kombi hallemadh, nga ai hambar që e vodhën dhe e

ropën ata që nuk kanë derdhur asnjë pikë gjak e djersë për të.

Na quajnë njerëz pa varr! Për fat të keq, ashtu është!

Nuk kemi një varr të shenjtë ku të na qajnë motrat apo të zezat nëna!

Por… Ne i dimë ku i kemi varret tona. I kemi të shpërndara nga Torovica

në Konispol, nga Qafë-Bari, Spaçi, Bulqiza e kudo ku ka pasur këneta,

miniera, burgje të kuqe, kampe shfarosjeje… Emrat tanë i ruan me dashuri

e ngrohtësi toka që na lindi e na rriti. Ne ia kthejmë në gjirin e saj me nder

e krenari.

552 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Na quajnë njerëz pa emër! Po ashtu është. Për një gjysmë shekulli

nuk patëm një emër, na thirrën me epitetet: armik, ballist, kulak, i

deklasuar etj.

Por… ne kemi një emër fisnik e krenar: Pa përjashtim, quhemi

SHQIPTAR, emër që askush nuk mund ta mbajë më me dinjitet se ne!

Na quajnë të pa diplomuar! Po, ashtu është. Por ne morëm një diplomë

tjetër, me vlera të pallogaritshme, diplomën e qëndresës antikomuniste, pa

neglizhuar për asnjë çast kujdesin e prindërve e të vëllezërve tanë të

diplomuar në universitetet më të mira të Evropës, të cilët na mëkuan si

nëna fëmijën me dije e kulturë të gjërë.

Ja se cilët jemi ne: Shqiptarë të shqiptarizmës pa ngjyra.

Nën terrorin komunist

553

MARIA MEDICINA

(DVORANI)

Lindi në qytetin e Korçës, në vitin 1925.

Shkollën fillore e kreu në qytetin e vendlindjes,

kurse të mesmen në një kolegj mjeksor, në

Firence. Në vitin 1944, kthehet në Shqipëri

dhe rreshtohet në radhët partizane. Arrestohet

në vitin 1952 dhe dënohet me vdekje për motive

politike. Mbas apelimit i falet jeta dhe dënimi

i kthehet në 25 vjet burg. Vuan gjithsej 14

vjet burg dhe më pas detyrohet të punojë në

punë të rënda fizike. Që nga viti 1992, drejton

shoqatën e grave të burgosura dhe të

persekutuara të Shqipërisë.Ka botuat librat:

“Dashuria e heshtur” (1999); “Përse vuaj”

(2001); “Koha në mjegull” (2003).

554 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

A MUND TË FALIM?

Shpesh kemi biseduar me shoqe ish- të dënuara politike. Kemi lexuar

shkrime të ndryshme nëpër gazeta, ku thuhet se duhet të falim. Po! Ne

duhet të falim, për hir të kombit. Të jemi tolerantë, të jetojmë në qetësi dhe

në harmoni. Por do të na duhet të harrojmë plagët, ato ëndrra të këqija që

ende ndrydhin rininë, jetën tonë…

Po si të falim?

Unë jam njëra prej viktimave të regjimit komunist. U dënova me vdekje

dhe, pas apelimit, dënimi m’u kthye me 25 vjet privim lirie. Kam shumë për

të folur për vitet e burgut, por… Jo më pak të rënda kanë qenë edhe ato

jashtë.

…U lirova një ditë prilli. U enda nëpër rrugët e Tiranës të gjeja një

copë strehë ku të futja kokën deri sa u err. Ishte nata e parë e lirisë Duhej të

isha e gëzuar, por s’mundesha! Njerëzit shëtisnin të qetë dhe shijonin freskinë

e asaj mbrëmjeje pranvere. Unë endesha me këpucë në dorë nga dhimbja e

këmbëve. Nuk dija ku të trokisja! Kalova nga një hotel, në tjetrin, por për

mua atë natë nuk do të kishte asnjë strehë. Sportelistët sa shikonin fletën e

lirimit me vulën e burgut, thoshin një “jo” të prerë. Orët kalonin me zor

dhe nata ishte e frikshme, e gjatë…

Të nesërmen shkova te një familje për të pushuar pak. Më dhimbnin

këmbët, por më shumë shpirti. Dhe ja, edhe aty polici… Të zotët e shtëpisë

duhet të më nxirrnin jashtë, sepse unë isha “armike e popullit”, përndryshe

ndaj tyre mund të merreshin masa internimi. U trondita edhe më, por s’mund

të qaja. Unë kisha harruar të qaja dhe lotët më ishin shterur që në burg! E

megjithatë, diku u gjend një lot i harruar, kur një fëmijë rreth 12 vjeç e ca të

tjerë, ndoshta pak më të mëdhenj, iu kërcënuan policit me tullë në dorë,

duke më marrë në mbrojtje! Të gjithë bashkë i thërritnin: “Ajo është e mirë.

Ç’keni me të? Nuk ju vjen keq”?! Që të mos i rëndohesha më asaj familjeje

të mirë, u largova…O Zot! Çfarë s’kanë bërë këta faqezinj që ne sot duhet

Nën terrorin komunist

555

t’i falim! S’lanë familje pa trazuar; na larguan nga shoqëria dhe nga të afërmit,

të cilët kishin frikë të na takonin…

Po “shoku i punës”, provokatori, a mund të falet?…

… Ai erdhi nga një repart ushtarak. Unë punoja në repartin e kirurgjisë,

kurse ky do të bënte një kurs për infermier. Kur e pashë, më erdhi keq. Ishte

i zbehtë, trupvogël dhe, ndonëse pa shkollë, me ambicjen për t’u bërë diçka,

tregohej i gatshëm për çdo punë. Shpesh bisedonim për gjëra pa rëndësi.

Kur, një ditë, më tha: “më kanë propozuar për në Sigurim”. Shumë shpejt

po mblidhte frytet e punës së tij të padukshme! Më pyeti në isha në Parti

dhe në kisha marrë pjesë në luftë. E pashë pa iu përgjigjur. Por ai nguli

këmbë në të vetën: “Ju nuk keni për të hyrë në Parti! Ju ëndërroni Perëndimin,

një Shqipëri “të lirë”. Aty për aty nuk arrita të kuptoja pse m’i tha këto fjalë.

Ishte Sami Lamani.

Këta lloj njerëzish me paraqitje të zakonshme, përbënin atë rrjetë të

padukshme të merimangës, duke i fshehur pas skutash qëllimet e tyre të

vërteta. Shpifjet, trillimet, provokimet dhe kurthet ishin mjeshtëria e tyre e

padukshme, që helmoi mijëra jetë njerëzish të pafajshëm.

… Si në një tablo filmi, më dalin para syve katër burra, një kolonel dhe

tre gjeneralë me grada dhe me pantallona me shirita të kuq.

-Na ke lodhur- tha Halim Xheloja,(në atë kohë shefi i Seksionit të

brendshëm).

Ku ke vënë thembrat ti, unë kam vënë majat e këmbëve- iu përgjigja.

Nuk dija të isha ndonjë person me kaq rëndësi sa të survejohesha nga një

oficer madhor! Njëri prej tyre, Mihallaq Ziçishti, u shkëput dhe bërtiti si i

çmendur:

-Ti je armike e popullit. Ty do ta marrim shpirtin!

Dy shuplaka të forta, si dy copa metali, më ranë në fytyrë, ndërsa një

shkelm në bark më rrëzoi përdhe. Kisha dhimbje të forta, por sedra nuk

më la të tregohesha e dobët para tyre. Ngrita kokën dhe i thashë:

Unë nuk kam bërë asgjë, veçse e dua vendin tim!

Një grusht i befasishëm më hodhi sërish përtokë. Nga goja më doli

gjak. Më ishin thyer dy dhëmbët e parë! E kisha të vështirë të ngrihesha, gati

të pamundur.Ngrita sytë lart dhe thashë me vete: “O Zot, shiko dhe merr

hak”!

Ishte dita e parë e arrestimit…

556 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

AGIM MUSTA

Ka lindur në qytetin e Gjirokastrës më 1930.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa

gjimnazin e mbaroi në Tiranë. U diplomua në

Fakultetin Gjuhë-Histori. Për një dekadë ka

shërbyer si mësues historie në Sarandë, Kuçovë

dhe Tiranë. Në vitin 1962, u dënua nga

Gjykata Ushtarake me 13 vjet burg, për

veprimtari antikomuniste. Agim Musta sot

është një prej studiuesve më seriozë të periudhës

së diktaturës dhe hulumtues i palodhur. Ka

botuar shumë libra të vlefshëm që ndihmojnë

për rishkrimin e historisë së kësaj periudhe, ndët

të cilët mund të përmëndim: “Dosjet e gjalla”,

1994; “Kush ishte Enver Hoxha”? (si

bashkautor), 1996; “Burgjet e shtetit burg”,

2000; “Gjëmat e komunizmit në Shqipëri”,

2001;“Kështu ka ndodhur”, 2003. Për këtë

antologji kemi zgjedhur një përshkrim të

shkurtër, por efikas, të njërës prej figurave më

të përlyera të regjimit enverian, që vet autori i

ka vënë epitetin “gjenerali i zi” si dhe shkrimin

“Poligonet e vdekjes” në të cilin preket problemi

ende i pazgjidhur i gjetjes së poligoneve ku

ekzekutoheshin viktimat e diktaturës.

Nën terrorin komunist

557

GJENERALI I ZI, NEVZAT HAZNEDARI

Nevzat Haznedarin e njihja si fytyrë qysh më 1947-n, kur ai, si prokuror

ushtarak, ishte bërë i llahtarshëm në gjyqet që zhvilloheshin në kinema “17

Nëntori” të Tiranës, ndaj të ashtuquajturve “grupe armiqësore”. Më ishin

ngulur në kujtesë koka e tij e madhe si e sllavëve të vjetër; trupi i tij i fortë,

por pak i kërrusur; sytë e tij ngjyrë çeliku, që çlironin edhe betonarmenë

dhe duart e tij, si putrat e ariut siberian. Më kishin thënë se rridhte nga një

familje bejlerësh të rrënuar të Leskovikut. Babai i tij, gjatë viteve tridhjetë,

bridhte kafeneve të Korçës, në gjendje të mjerueshme, derisa vdiq në rrugë

dhe e varrosi bashkia. Nevzati në atë kohë vazhdonte Normalen e Elbasanit,

me bursë shteti. Në Normale, shokët e thërrisnin me nofkën “egërsirë”.

Literatura e tij e preferuar ishin romanet me tortura. Më 1938, mbasi mbaron

Normalen e Elbasanit, emërohet mësues në katundin Postenan të Leskovikut.

Ish-nxënësit e tij tregojnë se atyre u shpëtonte shurra kur mësuesi i kërcënonte

edhe për gabimet më të vogla. Mbasi s’bëri dot karrierë në Partinë Fashiste,

gjatë periudhës 1939-42, hoqi këmishën e zezë dhe veshi këmishën e kuqe,

duke u bërë një nga krerët e lëvizjes komuniste në nëprefekturën e

Leskovikut, së bashku me Kiço Kasapin dhe Ali Glinën. Në pranverën e

1943-shit, ai pushkaton në grykën e Postenanit Gaqo Tashkon së bashku

me të birin, Petraqin dhe Petro Tashkon, për të vetmin faj se ishin distancuar

nga Lëvizja Nacionalçlirimtare, kur kishin kuptuar se atë e drejtonte dora e

komunistëve. Në fund të 1944-ës, ekzekutohet Muharrem Rusi, ish-kryetar

i bashkisë së Leskovikut, njeri i nderuar dhe i respektuar në të gjithë krahinën.

Fill mbas vendosjes së diktaturës komuniste, Nevzatit iu caktua detyra e

prokurorit ushtarak të qarkut të Korçës, ku bëhet i famshëm për bëmat

dhe gjëmat e tij. Merr pjesë në ekzekutimin e grupit të inxhinierëve të Maliqit

në nëntor të vitit 1946, duke u hedhur, me dorën e tij, litarin në fyt, Abdyl

Sharrës dhe Kujtim Beqirit. Zoti Ali Selenica, jurist, vdekur në burgun e

Burrelit, më 1963, gjatë vuajtjes së dënimit me të, më tregonte se në fillim të

558 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

1945- ës kur ai punonte si avokat në qytetin e Korçës, gjyqi ushtarak komunist,

me prokuror Nevzat Haznedarin, jepte çdo ditë “në emër të popullit”, 10-

15 dënime me vdekje. Shumica e të dënuarve ishin intelektualë dhe fshatarë

analfabetë, që kishin shkuar me forcat e Ballit.

Gjyqi s’bënte asnjë dallim midis fajtorëve të vërtetë dhe të pafajshmëve.

Shpata e diktaturës komuniste në dorën e kriminelit Nevzat, binte mizorisht

mbi kokat e njerëzve të pafajshëm. Merreshin nëpër këmbë dhe normat

më të thjeshta juridike. Të tilla gjyqe nuk zhvilloheshin as në kohën e

inkuzicionit dhe jo e jo, në kohën e sundimit otoman. Sado i duruar dhe

frikacak që të ishte, revoltoheshe nga kjo “drejtësi” e përdhunuar mizorisht.

U revoltova - më tregonte Z. Selenica,- kur Nevzati kërkoi dënimin

me vdekje për një ballist nga fshatrat e Devollit, që ishte memec. Ai e

akuzonte, midis të tjerash, se devolliu ballist kishte zhvilluar propagandë

kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare.

Zoti Ali, si avokat i të pandehurit, thoshte se akuza kundër klientit të tij

ishte sa absurde, aq edhe qesharake, mbasi i akuzuari ishte memec dhe

s’kishte mundësi ta kryente krimin e agjitacionit. Nevzati e kishte fyer avokatin

me fjalët më të ndyra dhe e kishte akuzuar se kishte qenë fashist dhe për

këtë arsye i mbronte me zjarr armiqtë e popullit.

Zoti Ali Selenica replikon me prokuror Nevzatin duke i thënë se fashist

kishte qenë ai, gjë, që ishte e njohur nga gjithë qarku i Korçës. Kapiten

Nevzati, tërbohet nga zemërimi dhe kërkon pezullimin e seancës gjyqësore.

Zoti avokat Selenica, mbas një ore, e pa veten me pranga në duar, në një

qeli të errët të sigurimit të Korçës. Mbas tre muaj torturash, të bëra

personalisht nga Nevzati, zoti Ali u dënua me burgim të përjetshëm si

“armik i popullit”, kurse dy djemtë e tij, për t’u shpëtuar persekutimeve, u

vranë duke u përpjekur të kalonin kufirin shqiptaro-grek. Brenda 11 vjetëve

(1945-56), duke çuar me qindra njerëz në botën tjetër, xhelati Nevzat arriti

gradën e gjeneralit, duke u bërë simbol i krimit shtetëror. Nuk kishte të

arrestuar për çështje “armiqësore” që Nevzati të mos e kishte marrë në

pyetje dhe të mos e kishte “ledhatuar” me putrat e tij. Nuk kishte të burgosur

që të kishte shpëtuar pa u gjakosur nga takimi me të. Edhe xhelatët e vegjël

nëpër zyrat e hetuesisë, nëpër burgjet dhe kampet e përqëndrimit, qëndronin

para tij si pula të shushatura. Kaloi nëpër duart e tij me mijëra viktima, që

nga fshatarët e thjeshtë, gjer tek intelektualët e shquar, ministra, gjeneralë

Nën terrorin komunist

559

dhe anëtarë të Byrosë Politike, duke e mbyllur karrierën me “grupin” e

Beqir Ballukut. Më 1954, kur të burgosurit politikë në kampin nr.4 në Tiranë,

u përpoqën të hapnin një tunel për të shpëtuar nga ferri komunist, “drejtësia”

enveriane ra pa mëshirë mbi krenat e atyre fatkëqinjëve, që deshën të fitonin

lirinë e grabitur padrejtësisht. Mbi 20 veta u dënuan me burgime të rënda

dhe 4 prej tyre: Abdulla Bajrami, Mark Zefi, Isuf Velçani dhe Zyhdi Mancaku

u ekzekutuan në qelitë e burgut të vjetër të Tiranës nga xhelati Haznedar,

duke u çarë kafkat me levë hekuri.

Takimin personal me këtë Luçifer, e pata në një dhomë të hetuesisë së

burgut të Tiranës, në prillin e vitit 1962. Ishte i shoqëruar me 3-4 oficerë

madhorë, që qëndronin gatitu mbrapa tij. I lidhur me pranga, më ulën në

karrigen e betonuar të të pandehurit, ndërsa gjeneral Nevzati, me një vizore

në dorë, më pyeti se çfarë kisha biseduar me baxhanakun e tij, mësues

Fatmir Beratin.I thashë se me Fatmirin kisha qenë koleg në shkollën “50-

vjetori” të Kombinatit të Tekstileve dhe s’kisha aq afërsi me të për të biseduar

çështje politike. Filloi të bërtiste me të madhe dhe u kthye nga oficerët duke

u thënë se ne duheshim linçuar, po ç’t’i bënte shokut Enver, që thoshte të

zbatohej ligji. “Këta surretër deshën të riformonin Partinë Social-Demokrate,

atë që s’e bëri dot Musine Kokalari, më 1946-ën dhe do ta pësojnë më keq

se ajo”. Me një të hapur të krahëve, sikur do të çante dru, ma veshi me

vizore në kokën e qethur zero. M’u errën sytë dhe i mbuluar me gjak rashë

nga karrigia pa ndjenja. Kur erdha në vete, pashë se ndodhesha në qelinë

time, me një leckë të ndyrë të lidhur në kokë. Kapter Koli, që shquhej për

butësi midis gardianëve të qelive, më solli një shami të lagur me ujë, për të

fshirë gjakun e ngrirë në fytyrë dhe në rrobat e trupit. E dija se Fatmir

Berati ishte baxhanak me Nevzatin, por ky i fundit nuk fliste me të dhe

deshi ta fuste brenda, mbasi Fatmiri e kish origjinën nga një familje e prekur

nga pushteti komunist. Ky qe takimi i parë dhe i fundit me kryexhelatin e

diktaturës enveriane, gjeneralin e zi, Nevzat Haznedarin. Më 1959 Nevzati

rimonton grupin e Leskovikut me persona që kishin shpëtuar të gjallë mbas

vuajtjes së dënimit prej grupit të Leskovikut, të 1947, duke i shtuar dhe

fatkëqinj të tjerë, për të plotësuar numrin standard 20. Kësaj radhe

operacionin e kryente zëvendësministri i parë i MP Brendrshme, Mihallaq

Ziçishti, me ndihmësit e tij, Rexhep Kollin e Nevzat Haznedarin.

560 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Vangjel Stefan Cini, që ka mundur të shpëtojë gjallë nga grupi i

Leskovikut, më ka treguar me zë të dridhur dhe fytyrë të ngrysur për ato

ditë të tmerrshme torturash.: Arrestimet u bënë në orën 02.00 të 30 marsit

1959. U arrestuan 19 vetë brenda një ore, mbasi numri 20 në listë, Kolaq

Kozmai, kishte vdekur dhe për këtë i hoqën vërejtje të rëndë mikroxhelatit

Tare Isufi, kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Kolonjës, që s’kishte

njoftuar me kohë dikasterin për zëvendësimin e tij.

Më torturuan në mënyrën më çnjerëzore. Më lanë vetëm mbathjet,

më lidhën këmbë e duar me pranga dhe me zinxhirë në qafë. Tare Isufi, më

tërhiqte rrëshqanë në dyshemenë e një dhome torturash, ndërsa Nevzati,

me takat e çizmeve, më godiste me sa mundte gishtat e duarve dhe të

këmbëve. Më binte të fikët, më hidhnin kova me ujë për t’u përmendur

dhe, kur unë përmendesha. Rexhep Kolli me Nevzatin më thoshin të pohoja

se isha agjent grek, përndryshe do të ma merrnin shpirtin pak e nga pak.

Mbasandaj Nevzati ndërronte torturën, më shtërngonte fytin dhe në

sekondat e fundit të frymëmarrjes ma lironte, duke më hedhur në gojë tym

duhani, që më shkaktonte një kollë të tmerrshme, që s’kam për ta harruar sa

të jem gjallë. Mbas 3 ditë torturash më çuan në lumin e Starjes, ku kishin

hapur një varr rreth 50 cm të thellë. Më futën brenda dhe Nevzati më

drejtoi “smithin” e bardhë me mulli në lulen e ballit.Instiktivisht mbylla

sytë, dhe ai qëlloi në ajër, pastaj urdhëroi të më nisnin për Tiranë, ku do të

ma hiqte mishin me pinca. Mbas 10 muaj torturash, kur ne pranuam çdo

gjë që na servirën hetuesit, simbas skenarit të gjeneral Nevzatit, na nxorrën

në gjyqin ushtarak, me përjashtim të Thanas Lulës, të cilin nuk e thyen dot

dhe i trembeshin se ai do të hidhte poshtë me përbuzje akuzat e sajuara, gjë

që mund t’u jepte zemër dhe shokëve të tjerë të grupit. Gjatë seancave

gjyqësore, Nevzati, në sy të gjyqtarëve, na kërcënonte vazhdimisht, duke na

thënë se kokat tona do t’i dërgonte me tepsi në Leskovik, si kokën e Shën

Joan Pagëzorit. Mbas katër seancash gjyqësore, u dënuan me vdekje Mihal

Cini, Thoma Buda, Janaq Ruqi, Hajredin Gega, Shahin Hajdari, Kiço Kuqoshi

dhe Thanas Vila (në seancë të veçantë), të cilët u ekzekutuan mbas disa

ditësh, ndërsa Xhevat Zerja dhe Musa Shemja vdiqën në duart e xhelatëve

hetues. Tre të tjerë vdiqën gjatë vuajtjes së dënimit dhe gjithë të tjerët kanë

vdekur mbasi u liruan nga burgu, me përjashtimin tim,që arrita të shoh

Nën terrorin komunist

561

lindjen e demokracisë dhe të nxjerr në dritën e diellit krimet e diktaturës

komuniste.

Për çdo grup “armiqësor” që do të arrestohej në Shqipëri, Nevzati

do të shpikte diçka të re në torturat e tij. Për “komplotistët” e Teme

Sejkos, vuri në përdorim kosheret e bletëve, për grupin e Devollit, dollapët

e hekurt, atyre që do të pushkatoheshin më parë u thyente kafkat me leva

hekurti. Kripën në plagët e hapura, ampulat me vajguri, futjen në gropat e

fekaleve, korentin elektrik, shtrydhjen e organeve gjenitale, futjen në fuçi

me copa akulli, varjen nëpër çengela kokëposhtë, fryrjen me pompë nga

anusi i quante jashtë mode dhe të konsumuara prej tij.

E kishin dërguar për përvojë në Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë, por

thuhet se “shokët” kinezë i la me gojë hapur, nga përvoja e tij shqiptare.

Ata thanë se s’kishin çfarë t’i mësonin këtij “gjeniu” në lëmin e torturave

dhe e falënderuan duke i dhuruar në shenjë mirënjohjeje një libër me skica

torturash, që përdoreshin në kohën e dinastisë Min.

Më 1974 diktatori e thirri Nevzatin nga Elbasani, ku kryente detyrën e

kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme, për t’u bërë hetuesinë “deshve

të ushtrisë”. Shpirtrat e Beqir Ballukut, Petrit Dumes e Hito Çakos, e dinë

se çfarë kanë hequr nga ky satana, deri dje shok dhe mik i tyre. Flitet se ndaj

tyre ka përdorur torturat e dinastisë Min, të përpunuara ashtu siç dinte ai.

Me këtë hetuesi e mbylli karrierën e “lavdishme” një nga xhelatët më të

ndyrë që ka nxjerrë kombi shqiptar. Diktatura i dha si shpërblim një vilë në

rrugën “Tefta Tashko” dhe pension special. Vdiq papritur dhe njerëzit flasin

se e helmuan me urdhër të diktatorit për të zhdukur një arkiv të gjallë

krimesh.

POLIGONET E VDEKJES

Sa njerëz janë ekzekutuar në Shqipëri gjatë viteve të terrorit komunist,

askush nuk e di me saktësi, por vendet ku janë pushkatuar shumica e tyre,

dihen dhe janë emërtuar nga populli “Poligonet e vdekjes”. Janë vrarë njerëz

të rrëmbyer nga rruga në periferi të qyteteve. Janë vrarë partizanë pas

krahëve, nëpër shkrepa dhe lugina, të varrosur nga fshatarët, pa mësuar

kurrë, se kush ishin. Janë vrarë të pafajshëm, pa vendim gjyqi, të paregjistruar

në asnjë fletë, emrat e të cilëve figurojnë të gjallë në zyrat e gjendjeve civile

562 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

dhe askush nuk e di se ku janë groposur. Janë vrarë qytetarë, në tentativë

për të kaluar kufirin dhe trupat e tyre janë djegur nga komandat e postave

kufitare, të spërkatur me naftë. Janë ekzekutuar njerëz buzë greminave dhe

kufomat e tyre janë hedhur në humnerë, ku nuk shkelin dot as bishat e egra.

Janë pushkatuar qytetarë buzë përrenjëve dhe lumenjëve dhe kufomat e

tyre kanë përfunduar në detra dhe liqene. Kanë vdekur të burgosur në

qelitë e Sigurimit dhe të burgjeve dhe trupat e tyre pa jetë, janë hedhur në

grumbullimet e plehrave të qyteteve. Gjatë viteve 1945-1948, në shumicën

e rasteve, ekzekutimet e “armiqve” bëheshin ditën, për t’u futur tmerrin

qytetarëve. Kështu u ekzekutuan në Tiranë, në muajin maj të vitit 1945, në

dritën e diellit, 17 personalitete të shtetit shqiptar, në vendin e quajtur “Kodra

e priftit”, disa metra në të djathtë të fabrikës së porcelanit në Tiranë. Dy

ditë përpara ekzekutimit, punëtorët e bashkisë nën mbikqyrjen e oficerëve

të Sigurimit, kishin hapur një gropë jo shumë të thellë. Pa kaluar as një javë

nga ekzekutimi, gropa u zbulua nga vjedhësit e varrezave, të cilët kanë

kujtuar se personat e rëndësishëm të pushkatuar, do të kishin sende me

vlerë, por u larguan të zhgënjyer, duke i lënë kufomat e pambuluara nga

inati, pasi vrasësit, para se t’i pushkatonin, iu kishin grabitur gjithçka me

vlerë.

Në fillim të vitit 1950, Ministria kobzezë e Brendshme, urdhëroi që

çdo degë Sigurimi në rrethe të kishte poligont e vdekjes. Në Tiranë kishte

disa poligone të vdekjes, por më të rëndësishmit ishin buzë lumit të Tërkuzës

dhe të Erzenit. Atje janë ekzekutuar me qindra viktima. Shumë prej kufomave

janë marrë nga ujërat e turbullta të lumejve, ose janë ngrënë nga shpendët,

e shqyer nga kafshët e egra. Togfjalët “Bregu i lumit”, u bënë sinonim i

vdekjes. Kur dikush mallkonte rëndshëm ndonjërin, i thonte: “Të pafsha te

Bregu i lumit”! Një poligon tjetër i ekzekutimit në Tiranë ishte pranë Urës

së Farkës, në lumin Erzen. Ja se çfarë më ka treguar bashkëvuajtësi im,

Nuri Stepa, që punonte si shofer para se të dënohej:

“Udhëtoja nga Elbasani në Tiranë, me makinën e ngarkuar me ullinj.

Pa kaluar Urën e Farkës, një polic më bëri shenjë të ndaloja në vend dhe të

shuaja dritat. Zbatova urdhërin dhe parandjeva se diçka e jashtëzakonshme

do të ndodhte përtej urës. Ishte ora 11.00 e natës. Megjithëse hëna ishte e

zbehtë, përtej urës dallova konturet e një “Gazi” të Sigurimit dhe të

autoburgut. Nga “Gazi” zbritën disa persona dhe nga autoburgu u ulën në

Nën terrorin komunist

563

tokë dy persona, që policët i mbanin nga krahët. Pas tyre, nga dera e

autoburgut, hodhën në dhe, si një thes me kripë, një person të tretë, që e

tërhoqën zvarrë nga këmbët. Ai, me siguri do të kishte vdekur gjatë

transportit me autoburg nga ndonjë atak në zemër. Në zallishte, afër këmbës

së urës, dy viktimat i ekzekutuan duke i qëlluar me plumb, pas kokës. Pastaj

të tri kufomat i shtynë me këmbë dhe i hodhën në një gropë afër një

gëmushe pranë urës. Sipër kufomave, hodhën diçka të bardhë, si pluhur

gëlqereje. Me një lopatë xheniere, hodhën ca rërë dhe zhavorr dhe u larguan

për te makinat. “Gazi” dhe autoburgu u kthyen në drejtim të Tiranës dhe

polici, që ishte në bisht të urës, ia hipi motorit dhe u nis dhe ai në drejtim të

Tiranës. U trondita aq shumë nga ai ekzekutim makabër që pashë atë natë,

saqë duart më dridheshin kur kapa timonin. Kanë kaluar dhjetë vjet nga ajo

natë dhe ajo skenë ruhet në kujtesën time, sikur të kishte ndodhur mbrëmë”.

Në vitet e pluralizmit shumë skelete të njerëzve të pushkatuar u gjetën

buzë lumit Erzen, si gropa e 22 të ekzekutuarve afër Urës së Beshirit, 12

km. në jugperëndim të Tiranës, në shkurtin e vitit 1951, me rastin e të

ashtuquaturit “incident” në Ambasadën Sovjetike.

Në Tiranë, ekzekutime janë kryer edhe tek Ura e Sharkës, afër Vorës,

në tunelet e Qesarakës, në Malin me Gropa, në afërsi të Urës së Brarit dhe

në ndonjë vend tjetër, të paidentifikuar deri më sot. Në Shkodër, bastioni

më i rëndësishëm antikomunist në Shqipëri, si vend ekzekutimi, ishte caktuar

Zalli i Kirit, nga Bardhaj, deri tek ura e lumit Kir. Në atë vend të mallkuar

janë ekzekutuar me qindra të pafajshëm, sidomos gjatë viteve 1945-1946,

pas “operacionit të pastrimit” në Malësinë e Madhe dhe dështimit të

kryengritjes së Postribës. Ekzekutime janë bërë edhe gjatë brigjeve të lumit

Buna, në afërsi të fabrikës së çimentos, ku shpeshherë, kufomat e groposura,

gjatë rreshjeve, dilnin në sipërfaqe, ose merreshin nga valët e lumit. Ka

pasur raste, që kufomat janë lënë në sipërfaqe, pa u groposur, të hedhur

kapicë mbi njëri-tjetrin, siç ndodhi pas dështimit të kryengritjes së Postribës.

Kjo bëhej me qëllim, për t’u kallur tmerrin banorëve të Shkodrës. Shprehja

“Të çofshin në Zall të Kirit”, u bë proverbiale në Shkodër dhe simbolizonte

vdekjen nga plumbi.

Në Vlorë, poligonet e vdekjes ndodheshin te “Bishti i kalldrëmit”,

gjatë rrugës Vlorë-Kaninë, në Hambare, afër fabrikës së tullave dhe afër një

ure të vogël, buzë rrugës nacionale, pa shkuar te Qafa e Koçiut. Ajo urë, u

564 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

quajt nga populli i Vlorës, “Ura e Ballistëve”. Atje u ekzekutuan disa qindra

ballistë, të dënuar dhe të padënuar, nga “gjyqet e popullit” të diktaturës

komuniste. Edhe sot e kësaj dite, çdo shqiptar i ndershëm, që kalon afër

kësaj ure, kujton ata burra që u vranë, për të vetmin faj, se deshën Shqipërinë.

Në Gjirokastër, ekzekutimet kryheshin në Sheshin e Zinxhirëve dhe

në Buduk, buzë lumit Drino.

Në Berat, poligonet e vdekjes ndodheshin në Uznovë, si dhe afër

katundit Moravë, buzë lumit Osum.

Në Durrës, ekzekutimet bëheshin në Porto-Romano dhe në Bisht të

Pallës.

Ja çfarë më ka treguar bashkëvuajtësi, Dervish Sulo, ish-prokuror i

Durrësit, gjatë viteve pesëdhjetë:

“Të dënuarit me vdekje i ekzekutonin në Porto-Romano. Dikur atje

ndodhej një fabrikë për përpunimin e lëkurës dhe kishte shumë gropa, ku

kishin hedhur mbeturina lëkurësh të dekompozuara nga acidet. Kështu që,

nuk ishte e nevojshme të hapnim gropa të reja për kufomat e të

ekzekutuarve. E afronim “gazin” afër një grope, zbritnim njeriun që do të

ekzekutohej, e vendosnim para prozhektorëve të autoburgut, të lidhur këmbë

e duar dhe e ekzekutonim nga mbrapa, me automatik ose revolver. Kur

personi që do të ekzekutohej ishte i rëndësishëm, merrnim me vete edhe

mjekun e Degës, për të bërë pohimin me shkrim për personin e asgjësuar.

Në shumicën e rasteve, mjeku firmoste të nesërmen, pa ardhur në poligonin

e vdekjes. Kur personi që do të ekzekutohej, ishte i fortë fizikisht dhe tepër

agresiv, për të mos shkaktuar telashe, atij i bëhej “ekzekutimi i thatë” brenda

në qeli, duke e qëlluar me levë hekuri pas kokës dhe ashtu pa bërë, as gëk

dhe as mëk, e çonin në vendin e ekzekutimit. Pas kryerjes së vrasjes, thirresha

unë si prokuror dhe mjeku i Degës, për hartimin e raportit të ekzekutimit,

që gjoja ishte hartuar në poligonin e vdekjes të Porto-Romanos. Natën

vonë, kufoma hidhej në gropat e Porto-Romanos dhe thithej menjëherë

nga mbeturinat e fabrikës. Brenda një kohe të shkurtër, ajo dekompozohej

krejtësisht”. Sipas gjeneralit të Sigurimit, Halim Xhelo, i cili u burgos në

vitin 1965 dhe pas disa vitesh u gjend i varur në spitalin-burg të Tiranës, pas

vitit 1948, për zhdukjen e kufomave të njerëzve të ekzekutuar, përdorej

gëlqerja e shuar, e cila me kalimin e kohës, dekompozonte jo vetëm

kufomën, por edhe kockat e viktimës. Halim Xhelo pohonte se shumë

Nën terrorin komunist

565

kufoma të njerëzve të vrarë, janë përdorur si kadavra në Fakultetin e Mjekësisë

në Universitetin e Tiranës dhe u janë shitur edhe jashtë Shqipërisë, klinikave

të spitaleve universitare.

Në burgun-ferr të Burrelit, frontoja e intelektualëve shqiptarë, gjatë

viteve 1946-1990, kanë gjetur vdekjen mbi 350 të burgosur, shumica e të

cilëve kanë qenë intelektualë të shquar, të diplomuar në universitetet më të

mira të Amerikës dhe të Evropës. Çdo i burgosur, që vdiste nga uria,

sëmundjet, trajtimi mizor, mbështillej me një batanije të vjetër dhe hidhej në

një gropë që ndodhej disa dhjetra metra pas burgut, afër një qershie. Gropa

ishte mbuluar me trarë dhe dërrsa dhe mbi to ishte hedhur një shtresë e

hollë dheu. Sa herë që vdiste ndonjë i burgosur, kufomën e tij e nxirrnin

nga burgu kur errësohej dhe e hidhnin në gropën e përbashkët. Mbi kufomën

hidhnin një sasi pluhur gëlqere të pashuar. Qershia, kjo pemë e

mrekullueshme, që japonezët e mbajnë si simbol lumturie, për të burgosurit

e Burrelit dhe për familjet e tyre, u shndërrua në simbol vdekjeje. Fama e

qershisë së Burrelit, i kaloi kufinjtë me tela me gjëmba të Shqipërisë dhe u

bë frymëzim për një kineast hungarez të arratisur në Perëndim, për realizimin

e një filmi artistik me titullin “Qershia”. Fatkeqësisht, në Shqipëri, “qeshia”

e burgut të Burrelit, as nuk zihet në gojë nga historianët dhe artistët tanë.

Pas mbylljes së burgut të Burrelit, në vitin 1990, për të zhdukur çdo gjurmë

të krimit, buldozeri, rrafshoi çdo gjë që ndodhej pas burgut, duke mos lënë

asnjë gjurmë nga gropa e përbashkët e kufomave.

Në vitet e pluralizmit, më kot u munduan familjarët e viktimave për të

gjetur, qoftë edhe një kockë nga të afërmit e tyre, të vdekur në atë burg

mizor.

Në qarkun e Korçës, në përroin e katundit Shipskë, në vitet e

pluralizmit, janë gjetur me dhjetra kufoma njerëzish, të ekzekutuar nga

komunistët gjatë viteve 1943-1944. Në gjymtyrët e skeleteve, duken qartë

gozhdë të ndryshkura, gjë që tregon katërcipërisht, se viktimat, para se të

ekzekutoheshin, janë torturuar mizorisht dhe janë gozhduar, si Krishti në

Golgota. Në kënetën e Maliqit, në rrethin e Korçës, për tharjen e së cilës

gjatë viteve 1946-1950, kanë punuar disa mijëra të burgosur politikë, ata që

vdisnin nga puna e rëndë, nga torturat dhe sëmundjet, nuk i groposnin, por

i hidhnin në llumin e kënetës. Në vjeshtë, kur të burgosurit i dërgonin në

burgjet nga kishin ardhur, shirat e furishëm që vinin, merrnin me vete llumin

566 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

e kënetës dhe kufomat e dekompozuara, dilnin në sipërfaqe. Ato tërhiqeshin

nga qentë e katundeve përreth kënetës, duke u bërë tmerr për fshtarët dhe

subjekte për legjenda të llahtarshme.

Në kampin burg të minierës së Bulqizës, gjatë viteve 1947-1957, kanë

punuar, krahas të burgosurve ordinerë, disa qindra të dënuar politikë. Ata

i hoqën nga Bulqiza, kur shpërtheu revolucioni hungarez, nga frika e plasjes

së një revolte masive nga të burgosurit. Në kampin burg të Bulqizës, gjatë

43 viteve të shfrytëzimit të minierës me të burgosur, mbi 700 vetë kanë

gjetur vdekjen. Mjafton të përmendim, se një ditë të vitit 1969, nga shembja

e një galerie, gjetën vdekjen 17 të burgosur. Për ata fatkeqë, nuk u tha asnjë

fjalë në kohën e diktaturës së kuqe. Nekropoli i Bulqizës, më i madhi i

kampeve dhe i burgjeve të Shqipërisë-burg, u rrafshua para se kuçedra

komuniste të nxirrte grahmën e fundit.

Për të ruajtur kujtesën historike të popullit shqiptar, u bie barra këshillave

bashkiake të identifikojë poligonet e vdekjes dhe të vendosin në ato vende,

pllaka përkujtimore. Kur do të bëhet një gjë e tillë?

Nën terrorin komunist

567

TANUSH MULLETI

Tanush Mulleti lindi në Tiranë më 1944. Mbas

burgosjes së babait Haki Mulleti më 1945,

familjarisht internohen duke u larguar nga

Tirana deri në shembjen e komunizmit.Mbas

gjimnazit ka kryer Fakultetin e Shkencave të

Natyrës, dega matematikë-fizikë. Gjatë

periudhës 1991-1994 ka bërë specializime nga

Këshilli Europian në Romë, Strasburg, Tiranë

për Administratë Shtetërore dhe për Liritë dhe

të Drejtat e Njeriut.Është dekoruar Pishtar i

Demokracisë. Ka bashkëpunuar me gazetën

“Liria” dhe ka shkruar dhjetra artikuj në

shtypin e kohës.

568 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

RRËNIMI

Simbas një kronike të shkurtër

Troshan, 9 shkurt 1967. Ishte një nga ditët më të ftohta, binin copa

akulli dhe jo shi, çdo gja në bojë të hinit, ngrica, acar, me një fjalë “gazep i

Zotit”. Postieri solli gazetat në të cilat ishim abonue. Filluem të lexojmë në

gazeta të ndryshme fjalimin e Enver Hoxhës të 6 shkurtit (kundër fesë e

zakoneve prapanike).

Mbas leximit, At Filipi tha:

- Nuk më zenë Pashkët këtu.

Me At Filipin filluam të kujtojmë “vizitorët” e 18 muajve të fundit.

S’pari, ishte Dhimitër Shuteriqi, i cili vizitoi Kishën dhe i mbetën

sytë te kunora mbretërore e artë, me gurë rubini të kuq (si të Orëve të

Kremlinit) të Shën Mërisë. Kunorën ia kishte falë At Gjergj Fishtës një

konteshë hungareze dhe Fishta ia kishte dhurue kishës së fshatit të tij.(Në atë

kohë kushtonte miliona dollarë). Në gazetën “Drita” Shuteriqi shkroi: “Një

udhëtim për dy cironka”.

Nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës erdhën për të ba punën në Troshan

M. Gërcalliu K/redaktor i gazetës “Mësuesi” dhe P. Koreta i gazetës “Sporti

popullor”. Me një rekomandim të T. Rrotës (ish-nxënës i P. Filipit) ai iu

përgjigj interesimit të tyre për mësimin e muzikës në shkolla, i cili kishte

mangësi të theksueme. At Filipi, si muzikant e pedagog, i tha për

domosdoshmërinë e bandave muzikore. Para 1944 çdo shkollë në Shkodër

kishte bandën e saj.

Një ditë të bukur, në mes të oborrit të kishës, që ishte dhe i shkollës, u

ndalën “Gazat 69” të Petrit Dumes, shef i Shtabit të Ushtrisë, Hito Çakos,

Komisar i Korpusit 8001 dhe Zv/Komandant i Korpusit. Me mospërfillje

e kapadaillëk vizituan në mes orëve të mësimit klasat dhe kishën përreth,

lëshuan “fjalë urdhërin”: vitin tjetër zona rreth kishës do të bëhet zonë

ushtarake. Ishte e kuptueshme sepse Kisha e Shna Ndout në Laç ishte mbyllë

Nën terrorin komunist

569

dhe ba zonë ushtarake dhe prandaj populli peligrinazhin e vazhdonte te

kisha e Troshanit që ishte edhe ajo e Shna Ndout.

Kisha ose kolegji i Troshanit është e hershme, me një arkitekturë

mbresëlënëse, prej nga fusha e Zadrimës shihet si në pëllëmbë të dorës. Në

këtë kolegj kanë studiue priftërinj që kanë lanë gjurmë në kulturën shqiptare

si At Gjergj Fishta, At Shtjefën Gjeçovi etj.

Troshanasit janë njerëz paqësorë, punëtorë, arsimdashës dhe katolikë

të devotshëm.

Vizitorë të radhës ishin në Kishën e Troshanit zv/Drejtori i Përgjithshëm

i Arkivava të Shtetit Xhavit Struga (ish-oficer i lartë i Sigurimit) dhe Dul

Rrjolli nga Dega e P. Brendshme Lezhë. Ata në prag të 500-vjetorit të lindjes

së Skëndërbeut ishin ngarkue që t’i merrnin At Filipit o me të mirë o me të

keq, veprën operistike të At Martin Gjokës “Dy lule mbi vorrin e

Skënderbeut” (mos gaboj, e vitit 1930).

At Filipi rezistoi disa here, por mbas 2-3 javësh ua dha një kopje. Në

dhomën e pritjes ishte dhe një pikturë e Skënderbeut në gjunj para Papës,

gjatë bekimit, vepër e piktorit austriak At Jozef Dochman.

(Në 500-vjetorin e Skënderbeut si vepra operistike dhe piktura nuk u

publikuan, mbasi autorët ishin priftërinj katolikë dhe se historigrafia

komuniste e mohonte bekimin e Skënderbeut nga Papa).

At Filipi, si njeri sportiv, ishte gjyetar “me emër”, kishte një çifte të

madhe dhe dy zagarë, “Limon e Vocrin”. Dikush nga lart ua kishte vu synin

dhe ia morën çiften me preteksin pse ke qitë me çifte mbas mbylljes së

sezonit të gjuetisë.

E vërteta ishte se kur dasmorët vinin në kishë me vu kunorë, simbas

traditës e zakonit gjuenin me pushkë dhe At Filipi u përgjigjej me çifte.

Mbas fillimit të revolucionit kulturor, At Filipi besonte se do të lënin

një kishë për çdo rreth dhe bante paralele me historinë e Bashkimit Sovjetik,

i cili nuk i kishte mbyllë të gjitha instuticionet fetare.

Simbas këtij arsyetimi, ai besonte se kisha e Troshanit mund të qëndronte,

mbasi mbulonte Zadrimën e Kashnjetin e Mirditës.

Në të vërtetë, e fundit që i qëndroi asaj fortune ishte kisha e Troshanit.

Disa ditë para pashkëve dhe asaj i vunë një fletërrufe dhe ajo u mbyll.

Komisioni i ngarkuar për të marrë në dorëzim kishën erdhi nga qendra.

Mbasi morën kurorën mbretërore, shandanët e artë e gjërat që duheshin,

570 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

librat e bibliotekës, fetare e jo fetare figurat etj. i qitën në mes të oborrit dhe

u vunë flakën.

At Filipi nuk u largua nga fshati, lëshoi qelën dhe rregulloi jerevinë, ku

rrinin dikur bagëtitë dhe jetoi aty me të atin gati 100 vjeç (ish-mësues i vjetër

në hapjen e shkollave shqipe në Kosovë) dhe me murgeshën “Motra Tone”.

Jeta e puna na ndau. Unë shkova ushtar në Repartin e Punës dhe,

mbas ushtrisë, fillova punën në Shkodër.

E vizitova At Filipin në Troshan një herë së bashku me nipin e tij herën

e dytë kur i vdiq baba Pjetër. Herën e tretë shkova me e vizitue rreth vitit

1977. Fjeta atë natë aty, bisedova gjatë dhe u gëzova që fshatarët e

respektojshin dhe se komunistët vendas nuk i binin në qafë. Fundi i fundit

dhe ata katolikë ishin. At Filipi kishte qëndruar në fshat si rrjedhojë e një

mesazhi që vetë fshatarët me pozitë i kishin çue atij.

At Filipin të gjithë e njohin për njeri sa të kulturuar dhe të qeshur, por

tashti ishte i zbehur pak nga sëmundja, por ma shumë se populli po detyrohej

me forcë të largohej nga besimi e zakonet që e karakterizojnë.

Si shembull më solli tragjedinë e një çifti të ri. Burri oficer (pa parti)

dhe e shoqja mësuese, ishin shtue me një fëmijë. Në shtëpi të re e ma mirë

se kurrë jetonin me babën e nanën së bashku. Një natë prej netësh plaka e

shtëpisë (gjyshja) merr fëmijën dhe pa i thanë kujt, fshehtas e çon e pagëzon

fëmijën. Mbas disa kohe gjyshi, pa i thanë kujt, natës fshehtas e çon me

pagëzue fëmijën. Po kështu edhe e ama e fëmijës, pa i thanë kujt, e pagëzon

fshehtas.

Një natë tjetër baba i fëmijës, oficeri, pa i thanë kujt, e çon me e bekue

te prifti. Prifti i thotë: mor zotni, këtë fëmijë e kam pagëzue katër herë deri

sot!

Të nesërmen, i ati i fëmijës pyet plakën e plakun dhe ata e pranojnë se

e kanë pagëzue fëmijën fshehtas, nga frika duke i thënë se ju nuk besoni dhe

mos ju heqin nga puna. Në darkë pyet gruan dhe ajo pranon duke i thënë se

kam pasë frikë me të lajmërue. Në një gjendje tepër të randë psikologjike,

babai i fëmijë kaloi në depresion dhe që atë ditë u rrënue krejt.

Mbas dy muajsh po rrijsha me Ing. Ndoc Naraçin ish-ministër i Botores

në kohën e Zogut dhe pionier i radiofonisë në Shqipëri. Mbasi i tregova

tragjedinë e asaj familjeje, më tha: tash do ta mbulojë e keqja të mirën.

Barrikadat ose shtyllat e kombit, si: feja, zakonet, traditat, kanuni, këto

Nën terrorin komunist

571

barrikada që ndalonin të keqen, u hoqën, u dogjën e u poqën. Kuptohet

qartë që e keqja e ka të lehtë të mbulojë të mirën. Ky asht rrënimi ma i madh

i karakterit të personalitetit të njeriut në historinë e kombit të shqiptar. Koha

do ta vërtetojë.

Shumica e këtyre njerëzve kanë ndërruar jetë, po profecia e tyre u

vërtetua. Kemi 13 vjet pluralizëm, “liri fjale”, tranzicion të stërzgjatur dhe

vërtet po ndiejmë çdo ditë se mungon njeriu me virtytet fisnike, me

personalitet e karakter serioz e të sinqertë.

572 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

LAZER RADI

Lindi në Prizren më 1916. Kur ishte ende

fëmijë, familja e tij ikën prej Kosovës (e dëbuar

nga serbët) dhe vendoset në Shkodër. Këtu,

Lazëri kryen shkollën e mesme dhe më pas

vazhdon studimet e larta në Romë, ku dhe u

diplomua në drejtësi. Në Romë fillon të botojë

shkrimet e tij të para, si në gazetat italiane

ashtu dhe në ato shqiptare.Viti 1944 e gjen

përsëri në Shqipëri. Ende pa përfunduar lufta

e arrestojnë. Dorëshkrimet i sekuestrohen dhe

çka pati botuar deri atëherë, censurohet. Qysh

prej kësaj kohe, e gjithë jeta do t’i kalojë burgjeve

dhe internimeve.Lirohet përfundimisht në vitin

1991, pas 46 vjetësh kalvar, në moshë të thyer

75- vjeçare. Megjithë peshën e vuajtjeve e të

moshës nis të shkruajë përsëri, boton disa libra

monografikë me kujtime, poezi, si dhe përkthime

të ndryshme. Pjesën e fundit të jetës, deri sa

mbylli sytë përgjithmonë, Lazer Radi, ia

kushtoi kësaj krijimtarie.Kemi zgjedhur një

përshkrim që ai i bën intelektualit të njohur

Mirash Ivanaj, shkëputur nga libri “Misteret

e një misteri”, në të cilin ndërthurren kujtimet

e tij me rrëfime të burgosurish të tjerë.

Nën terrorin komunist

573

VITET E FUNDIT TË MIRASH IVANAJT

FRAGMENT NGA LIBRI “MISTERET E NJË MINISTRI”

Ditët e fillimit në burg (tregon Ibrahim Hasnai)

Në ditët e fundit të dhjetorit të vitit 1947, pasi u izoluam për dhjetë

muaj nën rrebeshin e torturave çnjerëzore të hetuesisë nga sigurimi komunist,

na nxorën në gjyqin e lartë ushtarak. Ishim një grup të burgosurish prej

tetëmbëdhjetë të pandehurish. Fletakuza që na u dha ishte e njëjtë për të

gjithë: “Kanë tentuar të krijojnë Komitete dhe nënkomitete për rikrijimin e

Ballit Kombëtar”.

Në këtë gjyq u dënuan me vdekje njimbëdhjetë vetë nga të cilët u

pushkatuan shtatë, kurse katër të tjerët pas pak ditësh në burgim të përjetshëm.

Fatkeqët që patën rrezikun të pushkatohen ndër ditët e para të janarit 1948

(7-8 janar) ishin: Islam Radovicka, Ilmi Hysi, Uan Filipi, Riza Dani, Syrja

Selfo, Hasan Reçi dhe Faik Shehu (Ky gjyq, në historikun e dhimshëm të

gjyqeve fallco që kurdisi sigurimi komunist, është quajtur “Gjyqi i të dënuarve

politikë me në krye Islam Radovickën”).

Kur isha i izoluar m’u dha fati i dhimbshëm që të dergjem për afro tre

muaj në një qeli të paharrueshme me shokun tim të rinisë, intelektualin tiranas,

Xhemal Farkën, i cili më kishte folur shumë rreth figurës së madhe të Mirash

Ivanajt, bile, më kishte treguar me hollësi për takimin e fundit që kishte pasë

tek “Muri i Vajtimit” në Jeruzalem. Megjithëse unë kisha një farë dijenije

mbi këtë figurë të madhe të shoqërisë shqiptare, por Xhemali, me tregimet

e tia më bëri të dëgjoj me një dashuri dhe vlerësim të pakufi për kollosin

Mirash Ivanaj.

Kur më sollën në burgun e vjetër të Tiranës, gjeta si berber për të rruar

e për të qethur të burgosurit të riun Sul Dizdari. Ishte një gjë e pamundur të

përballonte Sula për të rruar morinë e pafund të njerëzve që dergjeshin në

burgun e Tiranës, dhe me që më njihte dhe e dinte mirë se unë kisha njohuri

të mjafta për këtë profesion, i bëri një kërkesë drejtorisë së burgut që të më

mirrte si ndihmësin e tij. Pas disa ditësh ia morën parasysh kërkesën dhe unë

nisa të merrem si berber për t’u shërbyer të burgosurve.

574 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Mezi prisja që të më paraqitej rasti për t’i shërbyer Mirash Ivanajt. Një

ditë prej ditësh ky rast më erdhi. Posa nisa t’i shërbej i drejtohem me zë të

ulët:

- Zotni Ivanaj, kam qëndruar për gadi tre muaj në një qëli me të ndjerin

Xhemal Farka, i cili më ka folur shumë për juve...

Në moment më ndaloi dorën duke më lëshuar një vështrim studiues

dhe më pyeti:

- Po, hë, ç’të tha?

-Më tha se ishit takuar për herë të fundit në Jeruzalem tek “Muri i

Vajtimit” ku Xhemali kishte qenë i shoqëruar nga një djalë çifut prej Jeruzalemi

me të cilin ishte bashkëstudent, në Universitetin Amerikan të Bejrutit...

- Tamam, ashtu është! - përgjegji me zërin e tij të ulët.

Kaluan ditët dhe miqësia e jonë sa vinte e shtohej e për më tepër kur e

vura në dijeni se më pëlqente letërsia e në mënyrë të veçantë poezia.

- Disa poezi të mija do të kini mirësinë për të m’i shikuar dhe kontrolluar.

Për të mos ma prishur qejfin ma pranoi këtë dëshirë, po e kuptove se

në fillim më mori si për ndonjë diletant, bejtexhi, që vuajnë nga mania për

t’u bërë poet...

Një ditë ia dhashë për t’i lexuar poezitë e mia, ishin tre që i kisha

shkruar në burgun e Tiranës, në muajin mars të vitit 1948, të titulluara

“Akuzohem”, “In dubio prorero habetur” dhe “Det ofshamësh”. Kur m’i

ktheu më buzëqeshi ëmbësisht dhe duke më inkurajuar më tha me javash:

- Të lumtë!

Pas pak javësh u ndamë prej njeri tjetrit sepse mua, së bashku me

shumë bashkëvuajtës të tjerë, na degdisën në kampin e kënetës së Maliqit

(Orman-Pojan).

Në dimrin e vitit 1949 nga kthyen përsëri në burgun e Tiranës. Me këtë

rast pata fatin e mirë që të shihem e të takoj rishtas Mirash Ivanajn, ku, pa

humbur kohë i dhashë për t’mi shikuar një tufëz poezish në shkruara në

kampin e punës që titulloheshin: “Botë poeti”, “Loti im”, “Kafazi”, “Një

rrezës së diellit”, “Predestinatë”, “Unë dhe ndjesitë e mija”- duke e lutur me

këmbëngulje që të më shkruante ndonjë rresht me dorën e tij...

-Mirë! Nuk po ta prish qejfin!

Pasi i lexoi më shkroi disa rreshta.

Nën terrorin komunist

575

Mora letrën me vërejtjet dhe këshillat plot vlerë që më jepte; pastaj nuk

u pamë më me njeri-tjetrin sepse mua, nga ky moment, më dërguan në

kampin e Lizhavecit (këneta e Maliqit).

Në vitin 1961, mbasi u lirova nga burgu, më dërguan në fshatin

Radostinë të Fierit. Gjatë kohës së internimit mësova lajmin e hidhur të

vdekjes së Mirash Ivanajt. Bile, në kamp mësova se të vdekur e kishin lënë

në morg për pak ditë. Pastaj, në vend që t’i bëhej qoftë edhe një ceremoni e

thjeshtë varrimi- siç e meritonte me plotë të drejtë- përfundoi në tavolinën

e eksperimentimit anatomik për studentat e mjekësisë. U mjerova për së

tepërmi për këtë figurë të lartë të shoqërisë shqiptare për këtë përfundim

kaq tragjik.

Vdekja e Profesor Mirash Ivanajt në spitalin e burgut

…E nisa Mirashin për në spital! Pas disa ditësh na erdhi lajmi se

Profesori vdiq! Nuk dijshim asgjë. Si Vajti? Si u mjekua? A vuajti shumë? A

pati njeri afër në çastin e vdekjes? Kush të na përgjigjej? Cilin të pyesnim?

Doemos këtë ngjarje kaq të dhimshme e kaq tragjike, me kaq, do ta

konsideronim kapitull të mbyllur. Kjo për ne ishte një vdekje e zakonshme

në burg, e mbuluar nga të gjitha heshtjet që garantonte Sigurimi.

Më vonë, në vitet e internimit, vendosa t’i shkruaj kujtimet që pata me

Profesor Mirashin gjatë viteve të burgut ku fati e deshi të ishim bashkë e

afër si në punë ashtu edhe në fjetje. Natyrisht, përshkrimi do të mbyllej me

çastin kur e hypa në ambulancë dhe e nisa për në spital... ndërsa unë u

ktheva në repart për të vazhduar punën.

Një ditë të vitit 1991 në gazetën RD të datës 28 gusht 1991, në faqen

3 lexova një poezi me titull: “Lamtumirë jetë, lamtumirë botë”- dhënë që

në burg Agron Çarçanit edhe ky i burgosur politik, në atë kohë shtruar në

spitalin-burg për një operacion apandisiti.

Me çdo kusht duhej ta gjeja këtë njeri dhe ta pyesnja për çastet e fundit

të jetës së Profesorit. Me shumë vështirësi, më në fund e gjeta. Që në bisedën

e parë pata përshtypjen se ishte njeri i mirë, i sinqertë e sidomos i thjeshtë.

Nga pikëpamja kulturore nuk kishte ndonjë përgatitje... Kjo anë sikur më

bënte të besoja në realitetin e tregimit të tij, në sinqeritetin dhe në vërtetësinë

e rrëfimit. Duke mos patur përgatitje kulturore, në tregim, kufizohej vetëm

me paraqitjen e thjeshtë të asaj që kishte parë me sytë e tia, pa asnji objeksion

576 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

apo reflektim. Pra, me një tregim krejt naiv do të mund të asistojmë në

vuajtjet e Profesorit në çastet e vdekjes.

Tregon Agron Çarçani…

Ishte vjeshtë e parë e vitit 1953. Ndodhesha i shtruar në spitalin e

burgut të Tiranës. Kisha plotë 10 ditë që isha shtruar dhe 8 ditë që isha

operuar nga apandesiti. Atë ditë, në mëngjes, m’i hoqën penjët. Ndjehesha

mjaft mirë dhe kisha mundësi të lëvizja nëpër dhomë. Jo vetëm lëvizja

bukur si lirisht por isha në gjendje t’u jipja pak ndihmë edhe dy shokëve të

tjerë që ishin shtruar me mua e që ishin më të moshuar e më të sëmurë se

unë.

U afrua dreka!

Orë nuk kishim asnjeri prej nesh por, mëngjesin, drekën e darkën e

merrnim vesh nga një karrocë dore që sillte sanitarja në korridor ku, në një

tavolinë shpërndante gjellën ndër pjata dhe mbasi i plotësonte të gjitha

racionet, i hapte dyert dhe fillonte të na servirte.

Dhoma jonë kishte 4 shtretër. Njëri prej tyre rrinte përherë bosh i

gatshëm për të pritur ndonjë urgjencë që mund të na vinte nga burgu. Në

atë dhomë ishin të shtruar edhe dy të burgosur të tjerë. Njëri quhej Ndue

Gëziqi dhe ishte nga Mirdita e tjetri shumë i vjetër dhe vuante nga prostati.

Me që nuk pranoi të bënte operacionin, të nesërmen do ta nxirrnin nga

spitali.

Pas dreke isha ngritur dhe isha ulë anës së shtratit të Ndoit dhe po

merreshim me “thashetheme”, siç merresn zakonisht të burgosurit...

Papritmas hapet dera dhe jepet Komandanti i burgut dhe infermier Njaziu.

Njaziu mbante në dorë dy çarçafë të larë dhe një këllëf jasteku. Komandanti,

që më pa duke u vërtitur nëpër dhomë, më urdhëroi të rregulloja krevatin

bosh mbasi kishin njoftuar se do të shtrohej një i burgosur. Pa e përfunduar

mirë rregullimin e krevatit kur veç ia behi pacienti. Ishte kollos nga trupi

por tepër i dobët! E mbanin dy infermierë për krahu. E njoha! O Zot sa

ishte dobësuar! Ishte Profesor Mirash Ivanaj. Sa i sëmurë që ishte! Nuk

qëndronte dot në këmbët e veta. I mbështetur tek infermierët, po ecte me

këmbë të përkulura sikur i ishin thyer. Iu afrova dhe e thirra me emër. Nuk

Nën terrorin komunist

577

reagoi fare. Asnjë përgjigje. Sikur zëri i im nuk kishte arrijtur deri tek veshët

e tij. Kokën e mbante varur. Profesori ishte i sëmurë, ishte tepër rëndë...

Me ndihmën e infermierëve e shtrimë në krevat. Me gjithë atë strapacë

që pësoi aty me ne, anjë rënkim nuk doli nga goja e tij. Edhe ai udhëtim i

shkurtër nga Burgu i Ri e deri në spital e kishin randuar dhe ia kishin shtuar

dhimbjet. E pashë se kishte nevojë për qetësi e për vetmi. Nuk donte që t’i

fliste askërkush. Kishte nevojë ta merrte pak veten!

U shtriva edhe unë në krevatin tim po mendohesha e po më vinte keq

për Profesorin. Nga fytyra dhe nga qëndrimi i tij dukej qartë se fare pak

shpresa kishte për të mbetur gjallë. Sa po vërtitesha nëpër këto mendime të

zymta e të turbullta kur, përsëri u hap dera e dhomës dhe u futën brenda tre

vetë: ishte komandanti dhe dy oficera të tjerë, njëri nga të cilët ishte veshur

civil, mbrapa tyre, duke nxituar, erdhën edhe dy mjekë, që po i shihja për të

parën herë. Që të gjithë u grumbulluan rreth krevatit të Profesorit dhe, për

çdo komplikacion duhej të lajmëroja rojen e brendshme. Nga bisedat që

zhvilluan me zë të ulët oficerët dhe mjekët, vura re se ishin porositur të

tregonin kujdes të veçantë për shërimin e tij sa më parë... Njeri nga oficerët

quhej Manol. Ky shumë i preokupuar, thoshte se “duhej bërë çmos për ta

shëruar: kemi shumë nevojë për të”.

Përsëri u hap dera dhe hyri infermieri, Njaziu, me një gjilpërë injeksioni

në dorë me dozë të madhe dhe i afrohet krevatit të profesorit. E pyeta

infermierin në se kishte nevojë për mua. Më tha “Afrohu dhe sill jastekun

me vete se do t’ia mbështesim krahun. Injektimi vajti mirë. Profesori nuk u

përmend fare. Edhe nji gjilpërë tjetër do t’i bëhej më vonë. Profesori kishte

nevojë për ushqim. Përsa i përket ushqimit, infermieri më tha se do t’i sillnin

vetëm kos dhe lëng kompostoje. Unë duhej t’ia mëkoja me kujdes me një

lugë. Diçka kishte të ngatërruar në stomak ose ndër zorrë. Mendohej t’i

bëheshin të gjitha analizat komplet.

Në fakt Profesori asgjë nuk fuste në gojë: as të thata e as të lëngëta.

Kishte një neveri sikur nuk mund të shikonte me sy asnjë lloj ushqimi.

- Lerë të pushojë, - më tha Ndou!

- Ndue, Profesor Ivanaj është tepër rëndë! Kam frikë se kjo komë

kështu e zgjatur do ta rrezikojë.

- Kam frikë se po: edhe çehren e ka prej të vdekuri...

578 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Kjo më mërziti edhe më shumë! Gjithë natën nuk më zuri gjumi.

Vazhdimisht e përgjova. Kisha shpresë se mos do të vinte në vete dhe do ta

thoshte nji fjalë. Aty, në të zbardhur të dritës, me disa gjeste nervoze, më

bëri disa shenja. Nga sa kuptova kishte nevojë për të dalë në banjo. Unë dhe

Ndou u gëzuam sepse lëvizi dhe lëshoi diçka si zë nga goja. Ai nuk ishte në

gjendje të lëvizte dhe të shkonte në këmbë deri në banjo. Ne ia sollëm

uturakun dhe u përpoqëm ta kthemin pak anash.

Ishte e pamundur t’i mbushej mendja! Medoemos kërkonte të shkonte

në banjo. Na menduem se mund të kishte nevojën e madhe dhe i vinte zor

ta bënte aty ndër sytë tonë! E ngritëm nga krevati dhe e vumë në këmbë:

këmbët nuk e mbajshin. Ishte më mirë ta kapja hopa dhe ta çoja në krah në

WC. Ai nuk peshonte as 30 kilogram.

As ashtu nuk pranoi! Kokë malsori! Atëhere e kapëm për krahësh dhe

javash javash e çuem deri në banjo. Rrugës, me zë të mekur na tha:

- Eh! Për mua s’ka më jetë! Gjithshka ka marrë fund!

U përpoqëm ta trimnojmë, t’i japim zemër, ta bindim se nuk duhej ta

humbiste shpresën. Nisa t’i tregoj se i dëgjova me veshët e mi oficerat dhe

doktorët që po flisnin ndërmjet vedit dhe po thoshin:

- Duhet të shërohet patjetër. Është shumë i nevojshëm...

Atëhere profesorit sikur i erdhi goja dhe duke u çuditur jashtëzakonisht

na pëshpëriti:

Megjithëse në kllapi e dëgjova bisedën e tyre. Kanë fol kot. Jetën e

njeriut askush s’e ka në dorë, veçse i madhi Zot…!

…Infermieri na porositi ta bënim gati se do ta merrnin me barelë për

t’i kontrolluar stomakun dhe zemrën.

Sa e nisëm unë e Ndou mbetëm vetëm. Ky më tha:

- E shikove se si flet? I është ntrashur gjuha, Tek ne thonë se shenja e

parë që jep vdekja është ntrashja e gjuhës. Pastaj, po çuditem pse po e

torturojnë kështu. Ai ka arrijtë n’atë gjendje sa nuk duron as mjekime të

thjeshta e jo më operacione. Ai duhet të ketë diçka në zorrë, sepse gabimisht

e preka pak nga stomaku dhe reagoi me gjimim të fortë.

- E ndigjova rënkimin e fot! Unë kam shumë shpresa se Profesori do

ta marrë veten. Autoritetet po tregohen tepër të interesuara. Kam përshtypjen

se është venë në lëvizje i tërë spitali për të.

Nën terrorin komunist

579

- Ti je krejt i papjekur o Agron! Si kujton ti, a mos e bëjnë për shpirt

humanitar që s’e kanë? Apo janë tue e ba se duen fort Profesor Ivanajn? Po

ta kishin dashur nuk do ta kishin futur kot nasi koti në burg. Tani a din ti pse

po interesohen kaq fort në burg? Ja po ta them unë! Ata e dijnë se Ivanaj

është i mbaruar. Por, dijmë edhe diçka tjetër, se ai është nji emër i njohur

dhe bota do të thotë se qeveria e mbyti Ivanajn në burg. Kanë dhënë gjithë

këto urdhra tashti në fund për ta përdorë spitalin si dishmitar se qeveria ka

bërë çmos për ta shpëtuar, por nuk qe e mundur...

- Këto gjana nuk më kanë shkue asnjiherë nëpër mend!

Në këtë bisedë e sipër, u hap dera dhe na e sollën Profesorin në dhomë.

Nësa po rregullonim në shtrat, pyetëm infermieren se si i dolën rezultatet e

kontrollit. Na u përgjigj si ndër dhëmbë dhe asnjëri nuk morëm vesh se

çfarë na tha. E shifnin qartë se Profesori po keqësohej gjithnji e më tepër,

fytyra i kishte marrë një ngjyrë të thellë në kafe të verdhë, shikimin e kishte

të turbullt dhe shumë të çrregullt në krahasim me shikimin e tij të zakonshëm.

Më kujtohet se atje në repartin e përkthimeve, në nji kohë të lirë, po

bisedonim Zoti Mirash, Sulejman Dizdari dhe dikush tjetër të cilit nuk po

m’i kujtohet emri, nuk e dija a do ta ripordhoj dot si duhet bisedën. Ndër të

tjera Profesori tha:

- Syri, përveç funksionit fiziologjik, për ta ndihmuar njeriun në veprimet

e tia të përditshme, ka edhe disa funksione të tjera që edhe këto kanë rëndësi

të madhe për jetën morale dhe për ngritjen shpirtërore të tij. Është pikërisht

kjo shqisë d.m.th. syri që përcjell i pari çdo perceptim të shpirtit njerëzor:

nëpër të kalon e bukura dhe e shëmtuara, e mira dhe e keqja. Nëpërmjet

syrit shohim të gjitha mrekullitë dhe bukuritë e natyrës dhe të jetës, shohim

madhështinë e perëndive dhe mahnitjen e agimeve. Pa sy, e varfër dhe e

mjerë do t’ishte jeta e njeriut...

… N’orën 7 të mbrëmjes erdhi infermier Njaziu dhe i aplikoi serumin.

Më porositi të kujdesesha për të dhe për çdo komplikim të mundshëm të

njoftoja komandën. I qëndrova te kryet. Profesori nuk shqiptoi as edhe nji

fjalë. Shpesh herë, me dorën e tij, përkëdhelte timen dhe dukej sikur me atë

lëvizje shprehte mirënjohjen e vet. Gjatë kësaj kohe na erdhi darka. Dolën

në banjo dhe kur u futëm në dhomë roja i vuri shulin derës nga jashtë. Sipas

rregullave, natën, për asnji arsye nuk hapej dera. Po, atje ku kishte bërë kërkesë,

580 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

pritej mes-nata dhe vetëm në atë orë, për disa çaste... Në të gjithë spitalin e

të burgosurve, në orët e mbrëmjes, mbretëronte nji qetësi e plotë. Edhe

unë e Ndou të shtrimë në krevate dhe pa thënë asnji fjalë u zhytëm në

mendimet dhe hallet tona. Gjatë ditës duket se kisha bërë lëvizje të tepërta

dhe fillova të ndjej dhëmbje tek plaga e operacionit. Atje kah orët e vona të

natës po shikoja profesorin kah më thirrte si memec dhe duke bërë shenja

me dorë. Ngrihem. Kërkonte ta çoja në banjo se kishte nevojë. Pas shumë

mundimesh, më në fund roja erdhi por, kurrsesi nuk e hapi portën. Mbasi

i tregova hallin e Profesorit na tha se sipas rregullores porta nuk hapet natën

dhe çdo nevojë e madhe ose e vogël duhej bërë në enën e lënë apostafat për

këtë punë. Me ndihmën e Ndout e ngritëm Profesorin dhe e ulëm në uturak.

Me shumë vështirësi mundi të derdhë vetëm disa pika urinë. Duket se kishte

ndonji defekt në kanalin urinar. Pas shumë mundimesh, e sigurisht edhe pas

shumë dhëmbjesh, mbaroi punë. E shikonim se shtrëngohej aq shumë sa i

dilnin damarët në ballë por nga goja e tij si nuk u ndigjua nji rënkim, apo një

gjamë. E rehatuam përsëri në shtrat. Sikur u qetësua pak! Edhe ne zumë

vend në shtretërit tonë. Na zuri gjumi...

…Që të treve na kishte zënë një gjumë i ëmbël, si gjumi i fillimit të

vjeshtës. Do ta kishim vazhduar të çkujdesur këtë gjumë edhe për kush e di

se për sa kohë sikur një përplasje e derës në të hapur të mos na kishte

trembur. Ishte roja e mbrendshme, arrogant dhe i pagdhendur, që s’donte

t’ia dinte as për të sëmurë dhe as për njerëz që po dirgjeshin në agoni.

Përplasjen e derës e shoqëroi me britmë ulurimse:

- Hajde, shpejt në nevojtore... shpejt... shpejt...

Edhe pse përreth po bëhej gjithë ajo zhurmë, gjumi nuk e kishte ndër

mend të më lëshonte. Ndou më erdhi tek shtrati dhe duke më luajtur me

dorë më tha:

- Shpejto se po na e mbyllin derën!

U ngrita dhe shkova drejt e tek shtrati i profesorit. Ai ishte zgjuar: kush

nuk do të zgjohej pas gjithë asaj zhurme? Nuk ishte në gjendje të lëvizte

ndonëse kishte vërtetë nevojë. U përpoqa ta ndihmoj të ngrihej. Dobësia e

trupit kishte arritur kulmin. Nuk ishte në gjendje as të qëndronte në këmbët

e veta... Disa pika urinë dhe asgjë tjetër. Mbasi e rehatova në shtratin e vet,

e pyeta:

Nën terrorin komunist

581

- Profesor, si e ndjeni veten?

- Njisoj, sot kam marrje mëndsh dhe më vjen për të vjellur!

… Profesori ishte në zgrip të jetës... por, me sot e me nesër kaluan

pesë a gjashtë ditë! Këtë mëngjes fillonte dita e shtatë. Profesori nuk jepte

asnji shenjë përmirësimi. Na dukej sikur e kishin sjellë në infermierinë e

spitalit për të luftuar me jetën dhe pas disa ditëve t’i dorëzohej vdekjes.

Na erdhi mëngjesi: komposto, marmelatë dhe bukë. Bashkë me

mëngjesin na erdhi edhe lajmi i mirë se për një orë Ndou duhej të bëhej gati

se do të transferohej në Dispanseri. Gëzimi jetoi vetëm një çast se u mërzit

shumë që po na linte vetëm Profesorin dhe mua. Për ato ditë që ndejtëm

bashkë u bëmë miq e vëllezër.

Iu afrova Profesorit dhe me konsposton e me lugën në dorë po i

lutesha që të fuste diçka në gojë. Gjatë gjithë atyre ditëve që ndejtëm së

bashku në infermieri nuk futi asgjë në bark veçse pak kos të holluar e pak

lëng kompostoje. Shpirti i mbahej me insulina. Ai qëndronte gjallë vetëm në

sajë të serumeve që i administroheshin. I lutesha, i përgjërohesha të merrte

të paktën pak lëng... Asgjë. Me zë të ntrashur e më shumë duke dhënë shenja

me dorë, më thoshte:

- Nuk më hahet asgjë! Nuk Kam apetit fare!

Ndërkohë Ndou u bë gati dhe, kur erdhën rojet ta merrnin, u ngrit

dhe erdhi tek Profesori, u përkul tek koka e tij dhe e puthi në ballë. Çudi!

Profesori reagoi menjiherë! Ai ishte fizikisht për tokë por, mendja i punonte

në mënyrë të shkëlqyer. Mundi ta ngrejë njerën dorë dhe t’ia vejë Ndout

mbi kokë dhe me zë të dobët e me fjalë të paqarta nga gjuha e ntrashur, tha:

- Në Dispanseri do të jesh më mirë se këtu! Je i ri: duhet të shërohesh

dhe të jetosh! Mos kij dert për mue! Unë e kam hangër livadhin tim.

Në fytyrën e tij të rreptë, të zbehtë e të rrudhosur dhe në sytë e tij të

mekur sikur vrulloi një pakicë lëngu që mund të konsiderohej si lot, si shprehje

e dhëmbjes që po ndahej nga një shok i dhëmbjes. Duket se në ato çaste të

ndarjes që të dyve po u rrëshqiste nëpër mendje se ajo përshëndetje mund

të ishte lamtumira e fundit që po i jepnin njeri tjetrit. Vetëm kështu mund të

shpjegohet ai momenti i trishtueshëm që nuk po i lejonte t’i shkëpusnin

kokat nga njëri-tjetri…

582 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

...Në drekë njoftova sanitaren se gjendja shëndetësore e Profesorit po

vinte duke u keqësuar gjithnjë e më tepër. Duheshin njoftuar mjekë! U

përpoqa t’i jap me hangër pak kos... Më bënte shenja se stomaku nuk i

pranonte asgjë. Mbas këmbënguljes sime, pranoi me numrim vetëm tri lugë

kos! Të katërtën ma ktheu. Pastaj, u ktheva në kurriz. Sytë, në mënyrë të

përfrigueshme, i mbante gjysëm të hapur. Fytyra i dukej e ngrirë. Në ballë u

dukën disa bulëza uji: ishin djersët e ftohta... Asnji muskul s’i lëvizte. Nuk

kaloi shumë kohë e filloi të tregojë shenja shqetësimi. Ky shqetësim i dukej

pak në lëvizjen e kokës e pak në lëvizjen e duarve. E pashë se kishte mund

në stomak dhe i vinte për të vjellë. Paska pasë të drejtë profesori që s’donte

me hangër! Mora nji peshqir dhe ia afrova te goja duke i thënë:

- Nxirre Profesor, çfarë ke për të nxjerr!

Mbasi e ktheva në krahë dhe po i rrija gati me peshqirin: nxorri vetëm

ato tri lugë kos që i dhashë në drekë. Nga gulçi u spërkat pakëz në mustaqe

e në fytyrë. E fshiva dhe e pastrova me peshqirin që kisha në dorë. E laga

peshqirin në një cep dhe ia kalova fytyrës. Ia kreha edhe flokët, ia rregullova

kopertat dhe pata përshtypjen se u qetësua. Tani munda të ulem dhe të ha

drekën. U shtrina në krevat dhe nuk e dij se kah më fluturonte mendja, kur

e ndigjoj zhurmën thirrëse të Profesorit. Ngrihem me të shpejtë...

- Më fal Goni, se të kam kastigue!

- Aspak Profesor, po të shërohesh ti, hallall i ke të gjitha.

- Unë jam i mbaruem! Këtu nën jastek ke nji poezi. Ma ka pas dhënë

dikush. E kam ruejt me shumë kujdes. Po munde nxirre prej këndej dhe po

t’ia gjejsh rastin botoje. Është e thjeshtë por ka vlera njerëzore...

Sikur u zgjat pak si tepër me këtë porosi. Foli me mallëngjim dhe

tepër i emocionuar. Për t’ia bërë qejfin i thashë:

- Do ta nxjerr me siguri në qoftë se dal gjallë prej këtij burgu. Do ta

mësoj përmendësh! Fillova t’ia recitoj, ashtu siç dijsha unë! Bëri një sforco

të jashtëzakonshme, ma kapi dorën dhe ma shtrëngoi fort. Nuk kisha parë

asnjëherë një njeri në çastet e fundit të jetës. Ai shtrëngim dore m’u duk

sikur kërkoi ndihmë për t’i dalë shpirti sa më parë. Pastaj i lëshoi të dyja

duart.

Zëmra e Profesorit pushoi së rrahuri!

E thirra tri katër herë. Heshtje! Atëhere rashë mbi trupin e tij duke e

mbuluar me lotët e mij. Babën nuk e pashë as kur e vranë e as kur e varrosën

Nën terrorin komunist

583

(në qoftë se e kanë varrosur). Në këtë rast po qaja edhe babën edhe

Profesorin. Si erdha në vete, vura re se kisha harruar t’i mbyll sytë.

Kurrë nuk kam për t’i harruar ato çaste tronditëse.

Sa kohë zgjati kjo gjendje? Ndoshta pak çaste. Ndoshta disa orë? Asgjë

nuk di! Më kujtohet vetëm se u hap dera dhe u dha në dhomë infermier

Niaziu. Duke më parë ashtu të përlotur e kuptoi menjiherë se gjithçka kishte

marrë fund.

U habita se nuk tregoi asnjë shqetësim! Sikur kishte ngordh një qen!

Nuk çfaqi asnjë lloj keqardhje! Si infermier i një spitali të madh kushesi se sa

raste të tilla ka parë me sytë e vet. Pa thënë asnjë fjalë doli dhe e mbylli derën

me shul. Nuk vonoi shumë dhe erdhi me dy rojet e burgut dhe me mjekun

e turnit. E ngarkuan mbi një karrocë-shtrat me rrota e mbuluan me çarçaf

dhe e kapërcyen prakun. Roja e mbylli derën dhe i vuri shulin. Latini thotë:

“Sie transit gloria mundi” (Kështu ikën lavdia e kësaj bote). Se ku e çuan, se

çfarë bënë me të, se ku e varrosën: asgjë nuk di! Edhe ashtu të vdekur të ma

kishin lanë atë natë do t’ishte një mirësi e madhe për mua.

Tek shtrati im, i shtrirë në kurriz, me të dyja duart e lidhura pas kresë,

nësa po i ripërtypja ato çastet e fundit të jetës së profesorit, nisa të çuditem

edhe me vehten time: si u shua ashtu papritmas? Si më hiku ashtu nga dora

si një zog rebel? Kah e mori fluturimin, kah qielli apo kah pylli?

584 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

SAMI REPISHTI

Ka lindur në Shkodër, më 1924 në një familje

me tradita patriotike. Gjyshi i tij ka qenë luftëtar

i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, babai

ka luftuar me armë në dorë kundër synimeve

pushtuese serbe. Mbasi përfundoi studimet e

mesme në vendlindje, u diplomua në Universitetin

e Firences (Itali) në Fakultetin e Historisë

Moderne. Më 1945 u dënua me 15 vjet burg

prej të cilëve vuajti 10 vjet. Pas daljes nga burgu

arriti të arratisej në Jugosllavi dhe prej andej

shkoi në SHBA. Më 1977, në Francë, merr

titullin doktor shkencash në filozofi. Është ndër

shqiptarët e parë të Amerikës, që, më 1965,

para Kongresit Amerikan, kërkoi që Kosovës

t’i jepej pavarësia e Kosovës. Gjatë gjithë peruidhës

së emigrimit Sami Repishti ka qënë i

pashkëputur nga problemetikat që kalonte

Shqipëria. Kurikula e tij është shumë e pasur

me studime, botime librash dhe shkrime të

ndryshme.

Nën terrorin komunist

585

NJË SHOK DHE NJË MËSUES

Në fillim të qershorit 1948, në kënetat e Bedenit të Kavajës, shkarkohej

karvani i të burgosurve. Në një faqe kodre një rresht barakash të mëdha

mbulue me teneqe të vjetra dhe rrethue me rrogoza, ishin caktue për banimin

e tyne. Nga të katër anët telat me gjemba katër metra të naltë thurshin të

shpeshtë, një hapsinë prej rreth nji çerek hektari. Në kandet kulla roje, ku

ushtarë të pajisun me mitralozë ndjekshin me kujdes çdo lëvizje dhe ndalojshin

nën kërcënimin e vdekjes që t’i afroheshe gardhit. Ma se 900 fatkeqë ishin

rrasë përbrenda. Ishte kampi, që ma vonë u njoft si kampi fatkeq i Bedenit.

Na kishin organizue në brigada e kompani. Dhe na urdhnonte ndonjë

llom i shoqnisë. Përkulshim kurrizin që në mëngjes herët dhe në baltat me

insekte dhe gjarpij zhyteshim nën të rame të shkopinjve, që dora e policëve

luente pa mëshirë. Punojshim pa pushim, kokën ulun, rrobet qull në djersë,

trupin të thamë nga vuejtja dhe krahë e kambë të këputun nga puna e randë

mezi bajshim ato lëvizje ritmike, monotone që nxirrshim dheun dhe baltën

jashtë në nji sasi që na thuhej se ishte “norma”. Në mbramje, në kamp

rreshtoheshim për të bekuemen bukë dhe pa mujt me shndërrue fjalë as

bisedë me shokët, këputë e mbarue nga lodhja, shtriheshim pa la, pa u

pastrue në do currle të vjetra, që vetëm na i quejshim shtrat.

Si çdo ditë jemi rreshtue për punë. Asht agim. Kur drita hapet e merr

dheun, na nisemi. Një karvan pa rresht, pa formë. Rrethue nga rojet me

dru, shtyheshim me i ikë të fundit që na bjen pa mëshirë. S’mund t’i afrohemi

të parit që na bjen pse ngutemi. Anave s’lejojnë me ndejë, ngrihen, durojnë

në kurriz shkopijtë pa numër e vihen përsëri për rrugë. Një pamje që ende

më dredh trupin.

U rrëzue një ditë një shok. Bash pranë meje. Para se të ulesha me e

ndihmue, një dorë e fuqishme e çoi pothuajse peshë. Atëherë e ndihmova

edhe unë. Po ktheheshim në kamp dhe bashkë me peshën e lodhjes së ditës,

586 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

të dy mbajtëm deri në vend një trup që dukej se kishte orët e fundit. Gjatë

gjithë rrugës nuk folëm. Para kazermës e lëshuem të sëmuerin përtokë.

Nuk lëvizte. Thërrasim infermierin, që për fatin tonë asht me të vërtetë një

hero. E merr me kujdes dhe e vendos në shtrat. Nga pamja që muer fytyra

e tij, kuptuem gjithçka. Ulë mbi kokë të atij që po jepte shpirt, shndërruem

dy fjalët e para me atë që kishte ndimue të sëmuerin bashkë me mue. Që atë

ditë fillova të shoqnohem me mikun tim. Gjejshim rastin kur grumbull

shkojshim e vijshim për punë me u përshëndetë e me folë. Në kamp ishte

ma e rrezikshme. Një ditë, mbasi i tregova emrin tim, më tha se quhej

Hamdi Gjoni. Kishte krye studimet fetare në medresen e Tiranës dhe kishte

rrokë pushkën që në rininë e parë me shërbye atje ku e thirrte detyra. Kishte

pamje burrnore. Një trup të fortë që kurrë s’u lodh. Një buzë me gaz, me

kaq lehtësi sa që kuptohej se ishte e natyrës së tij. Fliste ngadalë e me bindje

për gjithçka shqiptonte. Më pëlqeu që në fillim dhe kur ma vonë filluem të

njihemi si duhet, fillova edhe ta due. Në orët e vështira të punës, në ditët e

pafund të vuejtjeve në kamp, na u afruem. Ishte ma i pjekun, më këshillonte.

Ishte ma praktik, më ndihmonte. Dhe në qëndrimin e tij stoik, guximtar

dhe të papërkulun, unë fillova të shoh një shembull që jeta e përditshme nuk

më jepte shpesh. Një figurë që më tërhiqte, që më bani për vete, që e deshta

dhe më frymëzoi besimin në vetvete dhe vendosmëni. Në mes të një deti

mjerimi, ai u ba për mue një ishull mbështetjeje dhe përkrahjeje. Isha i lumtun,

kisha gjetë një shok.

Gjatë punës, jo shumë larg nga ne, policët dhe shërbëtorët e tyne po

përpiqeshin, tue sha e tallë, me vu në kurrizin e një burri rreth 40 vjet një

karro dore plot me dhe. Ishte një pamje e përditshme. Të sëmurët, pleqtë,

të dobëtit, rriheshin e mundoheshin çdo ditë. Atyne u kërkohej puna, shumë

punë, dhe kur fuqia shterej krejt, atëherë fillonte tortura. Burri që po

mundohej të qëndronte në kambë nën peshën e randë të dheut, ishte i thatë

dhe i dobët nga trupi. Nuk ishte i gjatë. Nga një palë kambë të holla, që

dridheshin nga dobësia, duhej mbajtë pesha e një skeleti që i numëroheshin

eshtnat e ijeve. Mbas pak u rrëzue përtokë. Filluen atëherë shkelmat e atyne

që na i quejshin komandanta dhe shkopijtë e policëve me divizë. Ma shumë

se një dorëzuen shpirtin në vend në këso rastesh.

Nën terrorin komunist

587

- Të poshtër! Ndëgjova zanin e Hamdiut afër meje. E shikova si me

çudi! Një këso fjalësh mund të kushtonte jetën.

- E kam shok - më tha. Nuk folëm ma gjatë. Një oficer po na shikonte

që nga nalt. Ulëm kokën dhe lëvizjet e lopatës ndoqën njëra-tjetrën. Më

shpjegoi kur u kthyem në kamp: “Është nga vendi im”- më tha, - “ka qenë

profesor dhe një nga më të parët luftëtarë. Është shumë i mirë dhe e dua

shumë. Do të të njoh me të. E quajnë Bego Gjonzeneli”.

E takova profesorin mbas asaj dite shpesh herë. Mbas fjalëve të para

të zakonshme për jetën që po kalojshim, ishte gjendja e re e krijueme që na

jepte brumë për bisedë. Pak ditë mbas rezolucionit të Informbyrosë të

qershorit 1948, na detyruen të ndigjojmë leximin e gazetës. Rrijshim ulun në

oborrin e kampit në një diell përvëlues me ndigjue leximin e gazetës. Rrijshim

ulun në oborrin e kampit në një diell përvëlues me ndigjue lexime të gjata

me orë të tana fjalimesh hipokrite që mbaheshin anë e kand vendit. Por na,

kishim një tjetër kujdes, do të zgjaste edhe ma gjatë kjo gjendje që dukej se

po lëkundej në themel? Askush nuk dinte gja me saktësi. Na kishin vetmue

hermetikisht dhe çdo përpjekje me marrë kontakt me botën e jashtme,

ishte e pamundun. Isha ende i ri. Ndigjojshe me andje fjalët e mendimet e

të tjerëve. Por dëshirojshe ma shumë bisedën me profesorin. E kam ende

parasysh. Shtrihej në tokën e thatë, mbështetë në brrylin e djathtë. Gjithmonë

me dy ose tre të tjerë. Mendohej vazhdimisht. Mandej sikur dëshironte me

tregue atë që mendonte. Fliste ngadalë, shumë rrjedhshëm dhe me një lidhje

mendimesh që të bante për vete. Ishte i shqetsuem për fatin e vendit dhe

tonin. I shpëtuem vdekjes në Beden. Pak muej ma vonë u pamë në kënetat

e Maliqit. U përqafuem si miq të vjetër.

Na e morën nga mesi ynë, pa dijtë gja, një ditë shtatori. As nuk munda

me e përshëndetë. Hamdiu më tregoi se ai dhe katër të tjerë po ktheheshin

në burgun e Vlorës. Nuk kuptova gja.

“Do ta marrësh vesh ma vonë, - tha. Lamtumirë, ndoshta,

përgjithmonë”.

Mbeta shtang prej habie. Pashë vetëm se si me duart e lidhuna pesë

shokë po hyjshin në një kamion, të shqnuem nga roje ushtarake të armatosuna.

588 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Në fundin e marsit asht përvjetori i asaj masakre që unë e mora vesh

dy muej mbas. Më treguen se shtatë ishin ekzekutue për një tentativë arratisjeje

nga burgu. Ndër të parët profesori dhe Hamdiu. Lajmi më erdhi papritun

dhe efekti më gozhdoi në vend. Kisha mbetë i ngrimë në kambë pa dijtë se

çka me thanë. Unë nuk do t’i shifsha ma dhe zani i tyne nuk do të tingëllonte

ma në rrethin e shoqnisë sonë. Hodha sytë mbi shokët vlonjatë, që, zakonisht,

rrijshin me të. Ishin të premë. Kokën ulun, duket se ende nuk e kishin marrë

veten nga humbja e randë. U përpoqa atëherë të marr vesh për ditët e tyre

të fundit. Më thanë se kanë përbuzë mëshirën e ofrueme. E besova. E kisha

ndigjue me veshët e mi valën e urrejtjes së tyne sa herë që binte fjala. Ndihesha

kryenaltë për vendosmërinë e tyne. Sikur më frymëzonte bindje në drejtësinë

e idealit tim. Po kur në brendinë time mundohem me vështirësi me u bindë

se ata kanë vdekë, nuk jetojnë ma, nuk do të jetojnë ma në rrethin tonë, një

ndjesi dhimbjeje sikur më shtrëngon gjoksin, më ndrydh zemrën dhe në

fytyrën time, regjë nga dielli e era, rrokullisen pa dashtë dy pika lotë.

E gjithë ditën jetoj shpirtnisht me ta.

Nën terrorin komunist

589

FATBARDHA SARAÇI

(MULLETI)

Lindi në Tiranë më 1939. Nga viti 1945

familja e saj ndiqet politikisht nga diktatura

komuniste me burgime e internime. Është

diplomuar në Fakultetin Kimi-Biologji me

korrespondencë. Ka punuar arsimtare në

rrethin e Lezhës. Është pushuar nga puna

disa herë si pasojë e luftës së klasave. Punoi

punëtore. Mbas ’90 kthehet në arsim. Ka

titullin “Mësues i merituar”. Punon në lëvizjet

feministe dhe është autore e shumë shkrimeve.

590 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

DY PORTRETE GRASH TË PERSEKUTUARA

NAFIE STËRMASI (1920-1983)

Si shumë gra të tjera, që u rritën dhe u edukuan me frymën e

atdhedashurisë, edhe Nafije Stërmasi, me jetën e saj sfidoi komunizmin.

E lindur në Shkodër, u martue në Tiranë në një familje që kishte

kontribute në shpalljen e pavarësisë së Shqipnisë. Mbështetun në këtë truell,

i shoqi kishte mbarue Akademinë Ushtarake dhe shërbeu në ushtrinë shqiptare

deri më 1939.

Pas pushtimit fashist të vendit, shtëpia e tyne u ba bazë e randësishme

nacionaliste (nga aty Balli Kombëtar lidhej me të gjitha qytetet). Ai vetë

drejtonte rininë e kësaj organizate të kryeqytetit. Gjatë Luftës komunistët i

bënë tri herë atentat. Kuptohet se mbas saj u kërkue me qiri. “Nuk do të iki

jashtë, se s’kam ba gja”, - tha, kur i sugjeruen mërgimin. Ishte një grue 24-

vjeçare, që fshehu babën e tre fëmijëve të vegjël. Përballoi vetë torturat e

presionet psikologjike, që iu banë nga organet e diktaturës. Fëmijën e vogël

e kishte 6 muajshe. Ajo kërkonte që të shkonte në shtëpi ta ushqente. “Ju

keni qumësht anmiku”, - i thosh hetuesi, dhe s’e lejonte. Mund të konceptohet

kjo? Pas dy muajsh, me të tre fëmijët e internojnë në Berat, ku mbijetesa

ishte e vështirë, pale jeta. Gjatë kësaj kohe, i shoqi kapet dhe pushkatohet. E

shkreta grue! Mundi të marrë disa ditë leje, dhe me ndihmën e një fshatari

mori vesh se ku ishte vorri i të shoqit. Gërmoi. Kufomën e gjeti përmbys.

E ktheu për së mbari, preu një tufë flokësh (që edhe sot ruhet nga fëmijët si

kujtimi ma i shtrenjtë) dhe e rivarrosi. Mbi një gur gërvisht emnin e tij, të

cilin e maskoi. Mandej u betue: “Do ta mbaj besën që kam dhanë, si i ka hije

familjes tande e familjes time. Fëmijët do t’i rris”.

Mbasi kthehet nga internimi, çdo gja ishte konfiskue. Si grue e fortë e

kurajoze punoi aty ku gjeti: punëtore llaçi në ndërmarrjen e ndërtimit, në

hapje gropash, në mbjellje pemësh, në hapje toke të re, ani se ishin punë për

burra. Bile me pikësynimin që të bante një normë e gjysmë në ditë: duhej të

siguronte triskat e ushqimit, kishte tre fëmijë dhe vjehrrën. Burrë përmbi

burrat. Deri sa doli në pension. Atëherë ishte 55 vjeçe; ishte hangër me

punën dhamb për dhamb për 30 vjet. Jo pak.

Nën terrorin komunist

591

Ngjarja që i mbeti në kujtesë asaj dhe familjes ishte një natë marsi e vitit

1963. Fshatari, i cili më 1946 i kishte tregue vendvorrimin e të shoqit, i

tregoi se aty do të punonte traktori. Atë natë, me djemtë, të cilëve u tregoi

rrugës, shkoi në vend, zbuloi vorrin dhe mblodhi eshtnat e të shoqit. Mandej,

mbasi erdhën në shtëpi, i varrosën

në oborr. “Mos diskutoni me kënd, - i porositi djemtë, - se e pagueni me

kokë”. Porosia e saj e fundit ishte: “Kur të vdes, të na varrosni bashkë”.

Kaluen vitet. Më 1983 ajo vdiq. Djemtë ia plotësuen amanetin. Në arkivol,

krahas trupit të saj, fshehurazi, vendosën edhe eshtnat e të shoqit. Tani në

vorrin e tyne është skalitur: Nafije e Reshat STËRMASI: sfiduen vigjilencën

revolucionare të diktaturës.

MARIE GJOKA

Një shprehje rënqethëse popullore thotë: “Mos, o Zot, sa duron robi”,

se njeriu, siç dihet, bart shumë… E në qoftë se kërkon një konkretizim të

kësaj shprehjeje, askund nuk e gjen më tepër, se tek grueja tejet fisnike e

shumë e vuejtun, e quejtun Marije Gjoka (Mazreku). Hallet e dertet në zemrën

e saj erdhën tue u shtue, ashtu siç mblidhet orteku i borës.Ishte një familje

punëtore, e vorfën si shumë familje në Shqipninë tonë të shkretë…

Babai i vdiq herët, ndërsa nëna i rriti, siç thuhet “me thonjtë e duerve”…

Ishin gjashtë fëmijë. Një motër u martue, ndërsa tjetra u adoptue nga një

çift. Nga vëllaznit, njëni u ba prift, tjetri, Rroku, mjeshtër marangoz. Dom

Nikollin e patën si kryetar familjeje. Ishte ai Nikë Barcolla (pseudonim), që

do ta bante atë pelemikën e famshme me At Fulvio Kordinjanon, i cili,

ndonëse kishte punue aq shumë për kulturën shqiptare, në një artikull ishte

shprehë shumë keq për shqiptarët. Pas pak Dom Nikollin e transferojnë

nga Tirana (ku shërbente si famulltar), për në Kryezi të Pukës. Me të shkoi e

ama, Rroku dhe e motra, Marija. U nisën në atë fshat të largët në një ditë

dimni, me shi… E që këtu zuni fill tragjedia… Mendoni një familje qytetare

shkodrane, në një zonë të thellë malore, pa dritë e ujë, në mes të maleve të

nalta, në një fshat të vorfën të Pukës, tamam ashtu si e përshkruente Migjeni.

Dhe ishte viti 1944… vit, që edhe në ato male të largëta, kishte nisë me u

ndigjue duhia e diktaturës. Lajmet, sidomos për klerikët katolikë, qenë të

kobshme. I pari klerik i pushkatuem qe Dom Ndre Zadeja. Mbas do të

vinin të tjerë… Këtë e dinte mirë Dom Nikolla, prandej errësohej në fytyrë.

592 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Por, - në dorë të Zotit!, - thonin nën za nana e motra e gjorë. Bishat tinzare

martirizimin e kësaj familjeje donin ta fillonin jo nga prifti, por nga i vëllai,

Rroku. Për këtë duhej gjetë një shkak, qoftë edhe i krijuem… Dhe ndërsa

Rroku, me porosi të Dom Nikollit, po shkonte të riparonte disa dyer e

dritare të kishës së Fletit, rrugës ndesh në njerëz të Sigurimit. Po po ecnin

me një person të dënuem me vdekje, që duhej t’u tregonte vendet se ku

ishin fshehun të arratisunit. Dhe akuza u ndërtue: Rrok Mazreku ka dashë të

takohet me ata të malit… Menjëherë e arrestuen. Mbas disa ditësh morën

edhe Dom Nikollin. Dy vllaznit nuk u panë ma kurrë me njëni-tjetrin. Marija

me të amën mbetën vetëm si të shushatuna. Mbas pesë vjetësh, Rroku doli

nga burgu dhe erdhi të jetojë pranë familjes në fshat. Nisi të punojë si punëtor

në sharra. Por… një ditë një barakë e vjetër mori flakë. Rroku, bashkë me

tre punëtorë, vrapuan ta fiknin. Por nuk ia dolën. E kaq iu desh… e arrestuan

edhe si “sabotator”. Filluen prapë ditë torturash e tmerri. Mbas pak erdhi

ora e vdekjes. Ishte 25 dhjetor, Dita e Kërshëndellave. E prunë të ziun.

Duarlidhun. E vendosën pranë një grumbulli dërrasash. Ishte goxha djalë,

28 vjeç, në kohën më të bukur. “Çka ke me thanë”? - e pyeti xhelati. E ai u

përgjegj: “Rroftë Shqipnia, me një liri të vërtetë”! Desh me shtue edhe diçka,

por nuk e lanë… se krisi batarja. Fshatarët u shpërndanë të tmerruem.

Nana e zezë qëlloi te kroi i fshatit tue mbushë ujë. U drodh sa ndigjoi

pushkët… Një fshatart, tue u kthye, e pa. Hoqi kësulën, edhe me nji za që i

dridhej, i foli: “Ti shëndosh, nana e priftit se djalin ta pushkatuen”. Marija

tregon: “Mbetëm të dyja si zogj të harruem”. Nana, që nga ajo ditë, nuk

bani dritë ma. Dr. Karagjozi tha: “I ka dalë zemra prej lëmazit”. Këtu Marija

mbeti qyqe vetëm. E ishte 18 vjeçe. Tashti nisi një rrugë të re: atë drejt

burgjeve dhe kampeve të internimit. Në borë e në shi… E kjo jo pak, por

për 37 vjet. Kaq vite mundimesh do ta banin të skuqesh çdo Mandelë në

botë: herë tue u kujdesë për vëllain e ma vonë edhe për burrin, që e provoi

edhe ai burgun, se qe martue me një të “prekun”.Kështu pra, mbas vdekjes

së nanës, tue mos durue vetminë, e martuen me Bibë Gjokën, vendas, nga

fshati. Burrë i urtë, por shumë i vorfën. Dikur e lanë Pukën dhe erdhën në

Shkodër.

Ndërtuen çerdhen e re. Ua mbushi Zoti votrën plot, me djem e vajza.

Patën 6 fëmijë. Nanë Marija u gjallënue diçka (ndonëse rruga e burgut s’iu

hoq gati kurrë). Por s’kishte qenë thanë të gëzojë. Rruga e mundimeve

Nën terrorin komunist

593

s’kishte shkue as deri në gjysmë… Ishte ditë korriku, kur i erdhi lajmi i zi.

Djalin e kishte ushtar. Mandatën ia sollën dy shokët e tij, me lot ndër sy…

Andri, loçka e zemrës, ishte mbytë në Drin... Dhe ishte vetëm 20 vjeç.

Nanë Marija vrapoi si e çmendun pranë lumit. Drini e kishte marrë

trupin e mbytun dhe e kishte tretë diku larg. Pas pesë ditësh, kalbë e nxi,

nanë zezës ia sollën në shtëpi. E varrosi, ja ashtu, me duert e veta. Tashti nisi,

gati çdo ditë edhe një rrugë tjetër: atë të varrezave. Rrasa e vorrit edhe sot

asht e pastër si pasqyrë, pse: “Sa të ndrisi ylli e hana, me lot zemre ia than

nana”. E kështu kaluen gati 10 vjet. U mendue se mbaruen vuejtjet e saj, por

jo… kishte prapë. Ma keq sa s’bahej. Djali tjetër, i martuem e me dy fëmijë,

u sëmur randë, me sëmundjen e… Çka nuk banë për shërimin e tij. E

dërguen edhe jashtë shteti, në Romë. Nanëzeza gjithkund me të, derisa i

vdiq ndër duer, atje në dhe të huej…

Këtu mbyllet tregimi për nanë Marijen. Tashti ajo jeton si kot, si hije.

Asgja nuk e ngroh ma. I duket se ka jetue dy shekuj në një andërr të gjatë e

të frikshme. Vetëm dy gjana e mbajnë gjallë: nipat e mbesat, që mblidhen si

zogj rreth gjyshes së tyne dhe lulet që dërgon herë pas here në kishë. Ajo

lutet e lutet… Si para Zotit. Lutet që në shtëpinë e saj të mos ketë ma zi. I

lutet Zotit si për ata që i deshi aq fort, si dhe për ata, që i sollën kaq vuejtje

në jetë (e që ajo i di edhe me emna). Por, ajo fal, pse asht zemër nane. Dhe

zemra e nanës asht gjithmonë një det shprese, besimi e mëshire.

594 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

MEHMET SHEHU

(TEPELENA)

Mehmet Shehu (Tepelena) lindi në Tepelenë

më 1931, në një familje me tradita atdhetare.

Fillimisht përkrahës dhe pjesëmarrës në

Lëvizjen Antifashiste që udhëhiqej prej

komunistëve dhe më vonë kundërshtar i saj.

Mehmeti u arrestua më 1946-tën dhe vuajti

në burgjet komuniste gjithsej 27 vjet. Ka në

dorëshkrim, materiale me interes.

Nën terrorin komunist

595

XHEMIL MUSTAFARAI: NJERIU ME ZEMËR LUANI

Ishte nëntori i vitit 1946. Porsa kisha bërë hetuesinë në Tepelenë, nga

ish-kryespiuni Xhezo Makashi, (ish-kryetar i Degës së P.B.Tepelenë). Më

nisën për në Kalanë e Gjirokastrës, ku do të vazhdoja rihetuesinë. Nga

Tepelena më nisën në këmbë, të shoqëruar me tre policë. Koha ishte shumë

e keqe (dimri i 1946-s). Të gjitha urat, rrugët dhe çdo gjë i kishte prishur dhe

rrëmbyer shiu.

Isha 15 vjeç. Nata na zuri te Hani i Subashit. Policët këtu më hipën në

një makinë ushtarake dhe më zbritën te Sheshi i Çerçizit.

Isha bërë qull nga shiu dhe kisha shumë ftohtë. Policët më çuan në një

rajon policie, që ishte afër Kalasë, në verilindje të saj. Më mbyllën në një

birucë-hale, që ishte dhe pa dritë. Nuk dija ku të ulesha. Trupi i lagur dhe të

ftohtit po më merrnin shpirtin. Si nuk vdiqa atë natë, ajo ishte një mrekulli e

Zotit.

Në mëngjes erdhën policët, më morën e më çuan në Gjykatën

Ushtarake. Atje na priste prokurori ushtarak, doraci Ago Çela. Agua u dha

policëve një shkresë dhe i urdhëroi të më çonin në burgun e tmerrshëm të

Kalasë. Më çuan në Kala. Hyrja e saj qe një tunel i gjatë dhe i errët. Çdo gjë

atje ulërinte, sadopak të flisje. Më ngjitën në katin e dytë ku ishte burgu si

dhe drejtoria e tij.

Mbasi më rikontrolluan, më futën ndërmjet dy portave të hekurta, të

mëdha. Mbas një thirrjeje të llahtarshme, erdhi gardiani nga brenda dhe më

mori. Ai më çoi në sallën e madhe të 7 penxhereve. Ajo ishte plot e përplot

me të burgosur, të ulur përtokë në çimento. Kush kishte vetë ndonjë rrobeshtresë,

rrinte mbi të. Sa tmerr!

Gjithë ato fytyra të vrara dhe të brengosura aty brenda, kishin një

shpirt engjëllor, bujar dhe burrëror. M’u afruan dhe më pyetën si quhesha

dhe nga vija. Mbasi mësuan kush isha, lajmëruan tim vëlla, që ishte në një

dhomë tjetër, Zenel Beqir Shehun, që ishte i arrestuar qysh në qershorin e

vitit 1946. Zeneli kishte dalë në gjyq dhe kishte marrë pafajësinë. Lirimin

596 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

nga salla e gjyqit as më vonë nuk ia bënë, duke shkelur çdo arsye dhe dispozitë

ligjore. Siç dukej, pritej nga gjakatarët enveristë, me në krye B.Spahiun, që të

vinte data 14.01.1948, që ta ekzekutonin.

Në fillim në burg njoha Maliq Shehun, me të cilin kisha një moshë dhe

rrinim në një sallë me të. U njoha dhe me Haziz Qamilin, që ishte rreth 35

vjeç, me trup dhe hije burrërore të labit kollos. Shikoja nga dhomat e izolimit,

kur dilte në ajrim edhe heroinën Hava Golemin. Ajo ishte një grua e pashme,

e shëndoshë dhe e veshur me të zeza; grua serioze, me krenarinë dhe pamjen

burrërore të Labërisë. Asnjëherë s’e pashë të trishtuar atë grua, por ballëlartë

dhe sypatrembur.

Feridenë nuk e njihja. Në dhomën Nr.51 ishte i izoluar djaloshi me

zemër luani, Xhemil Mustafaraj. Ky ishte rreth të 27 vjetëve, i pashëm dhe

krenar. Kur dilte për në banjë, të jepte përshtypjen e një djaloshi, që priste

martesën dhe jo vdekjen e tij në birucën kobzezë, nr.51.

Havaja dhe gjithë të tjerët ishin arrestuar me akuzën se në Gjirokastër

“do të bënin ‘atentat’ kundër Shefqet Peçit, për gjakmarrje të I. Golemit”. E

gjithë kjo akuzë, fillim dhe mbarim, ishte e sajuar.

Gjyqi kryesohej nga Bexhet Mema dhe prokuror Ago Çela. Të pesë

viktimat e enverizmit i kishin grupuar. Havaja si “kryetare” dhe të gjithë të

tjerët ishin torturuar egërsisht për gjashtë muaj rresht nga egërsirat e tërbuara

(hetuesit) të Degës së PB Gjirokastër, me në krye xhelatin Jashar Menzelxhiu.

Këta ujqër të tërbuar, me që nuk ia arritën dot qëllimit që t’i mposhtnin të

pesë viktimat e tyre, i nxorrën në gjyqin e montuar dhe i dënuan me akuza

fallso:

Xhemil Mustafarain me vdekje (pushkatim), konfiskim pasurie dhe

humbjen e të drejtave; Hava Golemin me 20 vjet burg; Haziz Qamilin me

30 vjet burg; Feride Kamanin me 5 vjet burg; Maliq Shehun me 5 vjet burg.

Djaloshi zemërpetrit, Xhemil Mustafaraj, kur iu dha vendimi me vdekje,

me krenari iu përgjigj kriminelit Bexhet Mema: “Poshtë komunizmi! Unë

kurrë nuk vdes nga plumbat tuaj mizorë”. Menjëherë nxorri nga xhepi një

brisk dhe preu damarët e duarve. Gjithë pjesëmarrësit në gjyq u pezmatuan

nga guximi heroik i këtij djaloshi 27-vjeçar të Labërisë. Gjyqi u pezullua,

djaloshin vetvrasës e çuan menjëherë në spital dhe e shëruan për momentin.

Në seancën tjetër të gjyqit, ai mbeti prapë i dënuar me vdekje. E izoluan në

dhomën vdekjepritëse, nr.51. Aty Xhemil Mustafaraj priste vdekjen, së bashku

Nën terrorin komunist

597

me një plak të urtë dhe të ndershëm nga Tatzati, (emri i të cilit nuk më

kujtohet), por nëse nuk gaboj, quhej Ismail Tatzati.

Nga fundi i muajit dhjetor të 1946-ës vjen vendimi i formës së prerë

nga Gjykata e Lartë. Këtë vendim erdhën ta zbatojnë mishngrënësit

komunistë të Degës së PB të Gjirokastrës.Ekzekutimin, zakonisht, e bënin

pas orës 24.00. Sa u hap porta e madhe dhe, sidomos, ajo e dhomës Nr. 51,

të gjithë të burgosurit e dëgjuan zhurmën e dyerve. Të shqetësuar prisnin

mynxyrën që do të ndodhte në dhomën nr. 51.

Xhemil Mustafaraj u ngrit dhe sa pa në derë vrasësit, mori në dorë një

presëse prej teneqeje që e kishte përgatitur më parë dhe u thotë katilëve:

“Jo! Unë nuk do të vdes nga plumbat tuaj”. Me shpejtësi ngre këmishën

dhe çan barkun e tij. Nxjerr zorrët, i këput ato dhe vdes. Sadistët nuk patën

kurajon ta kapin, por ngelën të ngrirë në këmbë. Trupin e vdekur të heroit

Xh. Mustafaraj, së bashku me plakun e urtë dhe të ndershëm nga Tatzati, i

morën, i ekzekutuan dhe i varrosën në të njëjtin varr!

Ja pra, ky ishte genocidi që ujqërit e tërbuar enveristo-komunistë: edhe

trupat e vdekur i riekzekutonin!

Haziz Qamilin e zuri dheu dhe vdiq në vend në 1947-n, duke punuar

i detyruar për ngritjen e Degës së PB të Gjirokastrës.

Këto janë plagë të pashëruara në zemrat e çdo të dënuari dhe të

persekutuari politik, që i ka përjetuar.

…Kurrë të mos harrojmë shokët tanë të vuajtjeve, këto plagë të bëra

mbi ne dhe shokët tanë nga persekutorët komunistë. Ata na ndanë edhe nga

njerëzit tanë më të afërt, të cilët sot e ndjejnë veten fajtorë për qëndrimin e

mbajtur ndaj nesh. Ja si shkruan nipi im Eqrem Shehu për atë kohë që mos

ardhtë kurrë më në vendin tonë:

“Lexova intervistën e xhaxhait tim Mehmet Beqir Shehu dhe ndjeva dhimbje për

atë njeri kaq fisnik. Është më i vogli mes pesë djemve të Sheh Beqirit, gjyshit tim. Kur

doli partizan së bashku me katër vëllezërit e tij, sa kishte mbushur 14 vjeç. Isha 8 vjeç

kur e takova në burgun e Gjirokastrës më 1948, kurse ai vetëm 17. Them e takova

sepse biseduam midis hekurave. Ai donte të na puthte, por nuk e linte polici të kalonte

gardhin e hekurt. Na dha në fund disa monedha metalike, që iu ndodhën në xhep, të

blinim kaposhka. Kur doli nga burgu erdhi në Tepelenë dhe së bashku me gjyshen na

mbante me bukë.

598 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Babanë nuk e kishim. Kishte muaj që e kishin vrarë. Më 1954 Mehmeti shkoi

ushtar. Ne tre fëmijët e Zenelit mbetëm keq. Na morën dajot në Tiranë, të cilët ishin me

funksione shtetërore. Tek xhaxhai i vogël nuk shkonim dot më. Ai kreu ushtrinë në

repartet e punës pa parë me sy njeri nga ne. Pas një viti, si të deklasuar, u rikthyem në

Tepelenë. Shtëpinë na e kishte zënë prokurori i rrethit dhe ne u sistemuam në një kasolle

pranë shtëpisë. Xhaxha Mehmeti kishte ndrojtje të vinte te ne në Tepelenë; krahu ynë

nga nëna ishte në pozicion tjetër, por më tepër se ai, kishim ne tani ndrojtje, kishim edhe

frikë të shkonim tek ai. Sidoqoftë, ai sa kishte mbaruar ushtrinë, ishte sistemuar diku

në Tiranë me punë dhe kjo na gëzonte shumë. Shumë rrallë në rast vdekjesh tek fisi,

shihnim njëri-tjetrin, e shihnim me mall dhe me një brengë të thellë në zemër.

Më 1967 xhaxhai dënohet përsëri. Na shkruan nga burgu letra, por ne heshtnim.

Lufta e klasave ishte në kulmin e vet. As gruaja që e kishte divorcuar për të ruajtur

fëmijët, as fëmijët nuk i shkelnin në burg dhe as ne. Ishte atje krejt pa njeri, pa asnjë

ndihmë, vetëm me ato 400 gr. bukë misri. Nga të burgosurit e tjerë mësonim sa

burrërisht përballonte ai jetën dhe ndjenim një dhimbje në shpirt dhe heshtnim për atë

xhaxhanë e vogël, që na kishte mbajtur me bukë.

19 vjet i izoluar në burg, 19 vjet i izoluar nga të gjithë të dashurit e tij. Dhe kur

doli nga burgu, nuk patëm guxim t’i shkonim për vizitë. U takuam pas 21 vjetësh në

një dasmë brenda fisit. Ishte viti 1990. Diktatura kishte filluar të merte të tapëpjetën.

Iu afruam në tavolinë ku rrinte me gotën e rakisë në dorë. Na dridhej dora. Na u bë

diçka si lëmsh në grykë e nuk flisnim dot. Si do të na priste ai njeri që na donte kaq

shumë, por që i qëndruam larg atëherë, kur ai kishte kaq nevojë për ne…? Por ai na

përqafoi plot mall.”

Nën terrorin komunist

599

BARDHYL VUÇITËRNA

Lindi në Berat më 1942. Djali i Sulejman

Vuçiternës që u dënua në gjyqin special të 1945

me 30 vjet dhe vdiq nga torturat barbare gjatë

vuajtjes së dënimit në kënetën e Maliqit. Bardhyl

Vuçitërna mbaroi Teknikumin e Ndërtimit në

Tiranë dhe u dipllomua si gjeometër dhe punoi në

Durrës. Më vonë kreu dhe studimet në Fakultetin

e Inxhinjerisë të Universitetit të Tiranës pa

shkëputje nga puna, por vazhdoi të punojë si

teknik ndërtimi deri në vitin 1988 për arsye të

persekutimit familjar. Aktualisht jeton në Leçe

të Italisë. Është autor i librit “Sulejman

Vuçitërna”, 2000.

600 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

NJË KUJTIM NGA FËMIRIJA

FRAGMENT NGA LIBRI “SULEJMAN VUÇITËRNA”

Në fillim të pranverës së vitit 1948, pak ditë mbasi ishim larguar nga

Tirana, nga vendimi i qeverisë komuniste nr. I. të datës 08.03.1948. jetonim

në një barakë të keqe, në një lagje të humbur të Shkozetit në Durrës, si

njerëz e familje e deklasuar dhe reaksionare, pasi kishin një nga prindërit, të

burgosur, me damkën “kriminel lufte”.

Unë isha fëmijë në moshë, jo më shumë se 5 vjeç e gjysmë, në fillim të

prillit të 1948-s e, si i tillë, po luaja me disa moshatarë të mi përpara

“Ndërmarrjes Ura” në Shkozet (që në atë kohë kjo ndërmarrje kishte në

vartësi, kampet e punës së të burgosurve politikë) dhe natyrisht loja më

bënte të mos shihja asgjë përreth meje, që të më hiqte vëmendjen nga ky

argëtim fëminor.

Përpara derës së kësaj ndërmarrjeje, kishte ndaluar një autokolonë

kamionësh, të hapur e pa tenda, me të burgosur politikë, të ngjeshur mbas

njëri-tjetrit, të lidhur dy e nga dy përdore, të cilët ruheshin nga një mori

policësh sipër në kamionë dhe poshtë në rrugë.

Në një nga këta kamionë, ishte i lidhur dorë për dorë babai im, me

bashkëvuajtësin e tij, zotin Sami Koka, ish-kolonel e i dënuar po nga “Gjyqi

Special” i Tiranës i 1945-s, me “30 vjet burg e punë të detyruar”, si “kriminel

lufte e armik i popullit”, njëlloj si im atë.

Në një moment, babai më shikon mua, që isha duke luajtur me fëmijët

e tjerë, aty pranë dhe i drejtohet bashkëvuajtësit të tij, gjithë gëzim, se shihte

të birin, që nuk do ta shihte më kurrë, duke i thënë: “Shih, Sami, Bardhylin!”.

Mua, që ndodhesha rastësisht aty pranë, më tërhoqi vëmendjen nga loja,

përmendja e emrit tim. Lë për një çast lojën, e shoh nga erdhi ky zë. Ngela

tepër i habitur, që ndodhesha para tim eti, në të tilla kushte, sepse babanë e

mendoja në Burgun e Vjetër të Tiranës, kur kisha bërë takim me të, para 3

muajsh.

Nga shenja, që më bëri duke vënë gishtin tek goja, im atë më këshillonte

të mos flisja me të, se komunikimi njerëzor, edhe pse në kushte privimi lirie,

Nën terrorin komunist

601

ishte i ndaluar, për këta njerëz “human”, të ardhur nga mali. Për moshën që

kisha, ndjeja frikë, kur shihja ata policë të shumtë, rreth asaj autokolone të

burgosurish politikë. Ngela ashtu, duke parë babanë, pa folur me të. Vetë

babai, me shenjën që më bëri, më tregonte kështu, se ishte i ndaluar

bashkëbisedimi i personave të tjerë me të burgosurit politikë, qofshin këta

edhe të mitur, si rasti im.

Kam ndenjur duke parë tim atë, nuk mbaj mend mirë sa kohë, derisa u

nis autokolona në destinacionin e vdekjes, për këta të pafajshëm, për në

kampin e punës, së Vloçishtit.

Ndenja ashtu i shushatur, derisa u zhdukën siluetat e vdekjes. Kjo ishte

dita e fundit që kam parë tim atë, sepse, pas disa muajve, na erdhi mandati

i zi, ai i vdekjes mizore në kondita të shëmtuara e, që vetë Zotit do t’i

dhimbsej.

Ngjarje si këto, të dhimbshme, kanë ngelur të fiksuara mirë në kujtesën

time, edhe sot mbas 56 vitesh; dita kur im atë u nda nga familja, duke

përfunduar në burg, e më pas, duke vdekur, në moshë fare të re; plot

ngjarje e episode të tjera të dhimbshme gjatë jetës sime e të familjes

“Vuçitërna” në përgjithësi, më kanë bërë që të kryej detyrimin, ndoshta jo të

përkryer, për aq sa i takon dhe e meriton të zërë figura e tim eti, në altarin e

Kombit. Duke i përfunduar këto episode ngjarjesh të pakëndshme të

fëmijërisë sime, mendoj se plotësoj sadopak portretin e tim eti, për kohën

kur ai jetoi, në ato kushte të privimit të lirisë, me njerëzit që e rrethonin, në

ato ambiente burgu dhe kampi pune, duke i quajtur unë këto episode si më

të trishtueshmet, që më kanë ngelur e, që nuk fshihen kurrë nga kujtesa ime.

602 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

GJOVALIN ZEZAJ

Lindur në Shkodër në vitin 1928. I pari student

i gjimnazit “At Gjergj Fishta” që arrestohet

me 27 Nëntor 1945, mbasi së bashku me

studentë të tjerë themeluan organizatën

antikomuniste “Bashkimi shqiptar”. Del në

gjyq ushtarak, me një grup prej 39 të

pandehurish, ku bënin pjesë dhe tre klerikë të

pafajshëm. Në pertencën e tij prokurori Aranit

Çela kërkoi denimin me vdekje për 11 nga këta

të pandehur. Ndërsa për Gjovalinin, megjithëse

ishte ende në moshë adoleshente, kërkon burgim

të përjetshëm.Duke përfituar nga amnistia për

arsye moshe bëri vetëm 6 vjet burg. Lirohet nga

burgu por e pret vetëm puna e krahut dhe mbas

7 vitesh arrestohet për të dytën herë. Pikërisht

më 25 maj 1959, ditën kur Hrushovi ishte për

vizitë në Shkodër. Dënohet me 5 vjet burg për

agjitacion e propagandë. Mbasi lirohet për të

dytën herë vazhdon gjimnazin në shkollë nate

dhe merr maturën. Punoi punë të rënda deri sa

doli në pension. Ka botuar librin: “Gjenocid

mesjetar në shekullin XX”

Nën terrorin komunist

603

FRAGMENTE NGA LIBRI “GJENOCIDI MESJETAR NE

SHEKULLIN XX”

Dënimi i parë

Tashmë ishim mësuar me atë zhurmë të zakonshme, si çerdhe grethash.

Më kishte marrë një gjumë i thellë, por edhe atëherë nuk pata fat. Një polic

erdhi si i tërbuar. Më zgjoi nga gjumi e më dërgoi tek Shefi i Degës, i cili më

pyeti nëse e njihja Mark Çunin. Të them të vërtetën pata një tronditje të

thellë shpirtërore, por e përmbajta veten duke u paraqitur i qetë, dhe i

thashë:

- Markun e kam njohur nëpërmjet babait tim që e ka pasur nxënës në

katundin Rrenxa-Bushat. Nëpërmjet dy familjeve tona lindi një miqësi e

sinqertë, - por pa mbaruar mirë fjalën shefi i degës më tha:

- Këto janë përralla, fol për aktivitetin tuaj armiqësor kundër pushtetit

popullor të ngritur me gjakun e dëshmorëve, që dhanë jetën për liri..., e që

ju donit ta përmbysnit, - e mbasi foli si i çmendur për Stalinin e madh, nga

nervozizmi djersët i shkonin rrëke në fytyrë. Për të ndjerë veten disi të çliruar,

zbërtheu pullën e xhaketës që dukej sikur po i merrte frymën. Thirri policin,

që më vonë e kuptova se për çka.

Mbas pak hynë brenda me dhunë polici me Mark Çunin të lidhur me

pranga. U hutova! Kuptova se ishte arratisur. Si qëndronte puna! Tashti ishte

e kotë!

Kisha përballë meje Markun dhe kryexhelatin. Ishin momente të

paimagjinueshme. Marku i lidhur me duar mbas shpine, dhe kamxhiku i

Shefit të Degës binte pa pushim në trupin e tij, në fytyrë e gjithkund, ndërsa

gjaku i rridhte pa pushim nga hundët e nga goja. Skenë vërtetë rrënqethëse

dhe e dhimbshme. Është e pabesueshme se si njeriu arrin të sillet në mënyrë

kaq shtazarake me njeriun. Kjo është e vërteta e hidhur. Nuk mjaftoi me

kaq, e përplasi në një nga qoshet e murit dhe aty e godiste me sa fuqi që

kishte me grushta stomakut. Më në fund Marku ra pa ndjenja dhe kur polici

e tërhoqi zvarrë për shkallësh, koka e tij përplasej për çdo këmbë shkalle.

604 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

...Hetuesit, për të shfryrë inatin ngaqë nuk u rrëfeva para tyre për

“mëkatet e bëra”, më zbritën nga banjoja e katit të tretë që, të paktën, ishte

e ajrosur, në katin përdhes, nën shkallë. Në të vërtetë ajo ishte një banjo

primitive, por shërbente edhe si vend dënimi e torture për të detyruar të

burgosurit të thonin të vërtetat e të pavërtetat. Përveç erës së qelbur e të

padurueshme, aty s’kishte as dritare, por ajrosej vetëm kur hapej dera nga

ndonjë i burgosur që kryente nevojat personale, i përcjellur nga polici ose

partizani. Për fat, këtu qëndrova me shpirt ndër dhëmbë vetëm tri ditë,

pastaj më dërguan përsëri lartë. Aty gjeta Mark Çunin, që dergjej pa shtrojë

e mbulojë, i katandisur mos Zot më keq. Nga njëra anë torturat, nga ana

tjetër me krahun e thyer dhe pa kurrfarë ndihme mjekësore. U mundova

me ato pak mjete rrethanore t’i vija në ndihmë. Krahun e thyer ia lidha me

një peshqir që e ndava përgjysmë, ndërsa plagët ishin të shumta, e ku kisha

mundësi ia freskoja me ujë. Vetëm ky ishte shërbimi që mund t’i bëja. Nuk

kaloi shumë kohë që isha vendosur këtu, kur erdhi, tashmë miku i të

burgosurve, Fadil Rakiqi, i cili më thotë: “Kanë arrestuar një prift italian dhe

e kanë futur në birucën ku ishe ti”. Kaq dhe iku. E kuptova pse më kishin

nxjerrë nga ai vend. Isha shumë kurioz të dija se kush ishte i arrestuari i

fundit. Prita të nesërmen kur mori shërbimin Fadili, i cili na shoqëronte në

banjo, ne të burgosurve të katit përdhes. Kur më erdhi radha mua, i thashë

mikut tonë: “Kujdes se dua të flas disa çaste me klerikun”. U futa brenda në

banjo, ndërsa Fadili survejonte tek shkallët. E pashë të mbledhur gërmuq

(sepse ishte nën shkallë) njeriun të cilin nuk e njoha. I thashë se jam student

i arrestuar e i tregova emrin tim. Ai m’u përgjigj me zërin e tij të ëmbël:

“Jam At Giovanni Fausti”, emër që e dëgjoja për të parën herë. E kuptova

se ishte një personalitet i klerit katolik dhe u largova nga ai duke e përshëndetur

me respekt dhe me dhimbje...

...Në fund të muajit janar të vitit 1946, më çuan në një zyrë të katit të

dytë të Shtabit të brigadës, ku na kishin mbledhur të gjithëve që kishim

përfunduar procesin. Porsa u hap dera, përballë meje qëndronte në këmbë

ujku me fytyrë njeriu, prokurori, kapiten Aranit Çela, që në Shkodër kishte

lënë nam për egërsinë e tij. Ai bëri një bisedë hipokrizie me mua duke u

paraqitur si njeri human dhe ndër të tjera, më tha: “Na vjen keq që po bie

viktimë e të tjerëve. Ti, tha ai, je në lulen e rinisë, gëzoje atë po deshe, zgjidh

Nën terrorin komunist

605

e merr lirimin nga burgu ose vdekjen. Gjithnjë vazhdoi ai, nesër hapet gjyqi

i popullit dhe tregoji trupit gjykues se udhëheqësit tuaj ishin Pader Giovani

Fausti, Pader Danjel Dajani e Pader Gjon Shllaku. Porsa dëgjova këto fjalë

nga goja e prokurorit provokator, u indinjova pa masë, por duke u treguar

gjakftohtë e i matur iu përgjigja: “Këta emra i kam dëgjuar për të parën

herë këtu në hetuesi, gjithashtu kam qenë student i Gjimnazit të shtetit”.

Përgjigja ime negative nuk i ra për shtat prokurorit, i cili më tha: “Po qe se ti

nuk pranon, do të të shkojë koka”.

Më 31 janar të vitit 1946, herët në mëngjes, futen policët në çdo dhomë

e, në heshtje, na lidhën me pranga dy nga dy e na nxorrën në korridorin

përdhesë të ndërtesës. Kishte persona që nuk i kisha njohur e që i pashë këtu

për të parën herë. Në fakt nuk e dija se sa vetë ishin implikuar në këtë

çështje, dhe nuk ishin pak, megjithëse jemi përpjekur me mish e me shpirt

që të ruanim konspiracionin në një farë mase, e të shpëtonim disa kokë. Në

fakt ia arritëm deri diku qëllimit.

Çdo ditë populli i Shkodrës na priste në të dy anët e rrugës i terrorizuar

duke parë ato skena aq të dhimbshme e të shëmtuara në kurrizin e patriotëve

dhe klerikëve të pafajshëm. Në krye të këtij korteu të përmotshëm printe

padër Giovani Fausti, Pader Danjel Dajani e Pader Gjon Shllaku, pastaj

seminaristët, studentët, ushtarakët e fshatarë të akuzuar si bashkëpunëtorë

me grupin tonë që numëroheshin 39 të pandehur të rrethuar nga një mori

policësh, partizanësh e oficerësh të sigurimit të armatosur deri ndër dhëmbë.

Tani e kishte fjalën salla e “Gjyqit të popullit” e vendosur në Kinema

Rozafat, e përshtatur kohët e fundit nga komunistët. Publiku përbëhej nga

njerëz të besuar të partisë me autorizim të posaçëm e rrallë herë mund të

hynin në sallë njerëzit tanë, ndërsa altoparlantë të fuqishëm të lidhur edhe

me Radio Shkodrën, transmetonin punimet e seancave të përditshme të të

ashtuquajturit Gjyqit të popullit. Ndërsa ne po i afroheshim ndërtesës së

Kinema Rozafatit, altoparlantët transmetonin këngë partizane revolucionare

të kohës si: Hakmarrje rini, etj., në mes të intervalit muzikor, spikeri, Masar

Bekteshi çirrej me zërin e tij shurdhues duke thënë: Vini re! Vini re! Sot

hapet seanca e parë e Gjyqit të popullit kundër një grupi kriminal të

organizatës fashiste-terroriste të udhëhequr nga krerët e klerit katolik të

Shkodrës.

606 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Në mes duartrokitjesh e brohoritjesh histerike të pjesëmarrësve

komunistë, doli në tribunën e gjyqit Prokurori Kapiten Aranit Çela, duke u

mburrur e kapardisur si kapadai.

Trupi gjykues përbëhej nga kryetari i tij Toger Mustafa Iliazi, anëtarët:

Kapiten Namik Qemali, e Aspirant Tonin Miloti dhe Shaban Dautaj sekretar.

Seanca e parë e gjyqit u përqendrua vetëm me pyetjet e shumta që iu bënë

Padër Faustit, i cili iu përgjigj me burrëri, gjakftohtësi dhe me vendosmëri

të patundur në rrugën e martirizimit.

Seanca e dytë do të hapej prej Pader Danjel Dajanin, i cili do t’u përgjigjej

akuzave falso të përgatitura në kuzhinën e hetuesisë policore kriminale me

në krye Zoi Themelin.

...Prokurori, mbasi mbaroi pretencën prej krimineli e sadisti, me ata

dy sy që i vezullonin sa andej këtej si ato të nëpërkës e me atë gojë helm e

vrerë mori frymë thellë, “i varfri” ishte lodhur duke lexuar të gjithë ata

emra ndër të cilët njëmbëdhjetë vetë me vdekje. E në këtë moment të gjithë

pjesëmarrësit u ngritën në këmbë, siç e kishin zakon, duke brohoritur e

duartrokitur për “birin e popullit”, të aftë në profesionin e tij, që po sfidonte

me krenari si gjeli në pleh, burrat e rininë e pafajshme. Ndërsa e kundërta

për njerëzit tanë. Diku, në një skaj të sallës të vetmuar, pashë vëllanë tim me

dy motrat që në fytyrat e tyre shprehej trishtim.

...Në krahun e majtë të hyrjes qëndronte ndërtesa e burgut të madh,

katërkëndëshe dykatëshe, në fasadën e oborrit të madh ishte vendosur

drejtoria e administratës e burgut dhe forcat e policisë. Brenda kësaj ndërtese

katërkëndëshe ishte një oborr rreth 200 m 2 e në mes të këtij oborri të

brendshëm ishte vendosur një trumë, që shërbente për të furnizuar të

burgosurit me ujë. Ndërtesa kishte katër dhoma të mëdha, të shtruara me

një dysheme me dërrasa të kalbura, secila dhomë merrte rreth 80 vetë, por

edhe më shumë, të sistemuar në katër rreshta, ku, ndonjëherë, hapësira e

fjetjes ishte jo më shumë se 30 cm. Në katin e dytë, përveç dy dhomave të

mëdha, kishte edhe 4 dhoma të vogla (dy mjatas e dy djathas ndërtesës).

Këto përdoreshin për të sëmurët, pothuaj si dhoma të infemierit, pa kurrfarë

shërbimi mjekësor.

Në katin përdhesë, përballë derës së hyrjes me kafaz me hekura, ishte

banjoja krejt primitive, e hapur, pa ndarje. Në të dy anët e oborrit, nën

Nën terrorin komunist

607

shkallë ishin dy biruca, të cilat shërbenin për të dënuar të burgosurit e

“pabindur” ose për të dënuarit me vdekje, të lidhur këmbë e duar, në pritje,

ndoshta, edhe për disa muaj të ekzekutimit ose rrallë herë, të faljes nga

Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Meqë isha dënuar me 30 vjet burg, kisha fituar të drejtën të rrija në

dhomën përdhese nr.7, në dhomën e atyre që ishin dënuar rëndë. Pra, kjo

ishte dhoma e të dënuarve, menjëherë mbas atyre me burgim të përjetshëm.

Ata më pritën me përzemërsi, duke më lënë në krye të vendit e, simbas

zakonit, më ofruan kutinë e duhanit, duke më thënë se burgu është për

burra. Aty gjeta të rinjtë malësorë që kishin qenë në një grup me Preng

Calin, i cili, thanë ata, u dorëzua vetëm e vetëm për të na shpëtuar ne më të

rinjve nga vdekja e sigurtë. Atë ditë nuk kishin mbarim vizitat, herë më

thërriste një grup, herë një tjetër. Në atë dhomë ishin edhe vëllezërit Zenel e

Hamit Kazazi që, në përpjekje me forcat e shumta të sigurimit, ishin plagosur

e pastaj dënuar me burg të rëndë.

...Tashmë situata në vendin tonë rëndohej përherë e më tepër. Në

shënjestër ishin klerikët e intelektualët. Kulti fetar ishte i lejuar zyrtarisht, por,

de facto, ishte i jashtëligjshëm. Në vitin 1946 arrestohet Pader Karlo Serreqi

nën akuzën absurde se nuk kishte denoncuar rrëfimin që i kishte bërë një i

arratisur, i plagosur rëndë, që mbas pak vdiq. Pastaj Pader Karlo Serreqi

dënohet nga gjykata me pushkatim, që më vonë iu kthye me burgim të

përjetshëm. Në këtë kohë arrestohet edhe një klerik i moshuar Hafiz Derguti,

njeri i ndershëm, trim dhe patriot.

Në një skaj të oborrit të madh, ngjitur me ndërtesën e burgut, ishte një

dhomë përdhese. Aty gjendeshin femrat e burgosura politikisht, ndër të

cilat 18-vjeçarja Ana Daja, e cila luftoi me konviktorët servilë e komunistë,

të cilët i dolën befas në pritë, ndërsa po shkonte në shkollë, që t’i merrnin

me dhunë distinktivin e veprimit katolik, që mbante në gjoks. Ata në mes të

rrugës u përleshën, e kapën për flokësh, e rrëzuan përtokë, por me gjithë

përpjekjet e tyre, aksioni dështoi me turp. Distinktivi mbeti si mbeti në

gjoksin e saj. Por, mjerisht, persekutimi e ndoqi në çdo çast. Arrestohet për

veprimtari armiqësore kundër pushtetit popullor e dënohet me katër vjet

burg. Aty ishin dhe Vitoren Kuka, Agime Pipa, motrat Terezina e Liza Pali

e shumë vajza të tjera të dënuara si antikomuniste.

608 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Në katin e dytë, në të dy ekstremet e ndërtesës, ishin dhomat nr.3 e ajo

Nr.10. Këto ishin rezervë për të sëmurët që ishin me sëmundje infektive

dhe që ishin në proces galopant të T.B.C. Aty ishin shtruar Agim Boksi, Filip

Logoreci, Lekë Harapi, Luigj Kçira, Pjetër Gjoka etj. Shteti nuk u jepte

asnjë ndihmë mjekësore, por familjet, edhe pse jo në gjendje të mirë

ekonomike, detyroheshin të përballonin ilaçet dhe ushqimet për të sëmurët

e tyre.

Në janarin e vitit 1945 shpërtheu revolta e Malësisë së Madhe me në

krye Bajraktarin e Kelmendit Preng Calin. Pak muaj më vonë, revolta e

Koplikut me në krye Llesh Marashin që më vonë do të zihej gjallë e do të

ekzekutohej me varje...

...U dërguan forca të shumta policore e ushtarake dhe mbas disa orë

luftimesh, kryengritja më e madhe antikomuniste u shua. Krahina e Postribës

e pagoi këtë revoltë shumë shtrenjt. Inkuizicioni i kuq pushkatoi 15 vetë,

ndër të cilët edhe disa nga qyteti i Shkodrës e shumë të tjerë u dënuan me

burg të rëndë. Fundi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Shkodrën e mbarë

Shqipërinë në një gjendje mjaft të mirë ekonomike, por Arka e Shtetit ishte

boshatisur nga okupatori. Kjo rëndoi mbi tregtarët e pasur. Shteti u vuri

tatimin e jashtëzakonshëm për fitimet gjatë luftës.

...Kur vinin të burgosur të dënuar rishtas, ata na tregonin lajme të reja

rreth situatës në hetuesi, na tregonin se si njerëzit kalonin shkallën e arsyetimit

dhe për t’u shpëtuar me çdo kusht torturave, kërkonin vdekjen e shpejtë.

Nga fundi i vitit 1946 spikeri i devotshëm komunist Masar Bekteshi

njoftonte nga altoparlanti i Radio Shkodrës se në kontrollin e bërë nga

forcat e mbrojtjes së popullit në Kishën Françeskane të Shkodrës gjetën të

fshehura disa arka me armë e municion. Ne të burgosurit politikë që po

dëgjonim me vëmendje këtë lajm ogurzi, jo vetëm që nuk e besuam, por u

revoltuam për këtë mashtrim dhelprak të përgatitur në kuzhinën e Sigurimit

të Shtetit.

Por e vërteta do të merrej vesh më vonë. Skenari ishte përgatitur nga

udhëheqja në Tiranë.

Në oborrin e gjimnazit françeskan u futën disa bastardë të Sigurimit të

Shtetit, të lidhur me studentin seminarist Ndoc Vasili dhe të

ndihmëskuzhinierit.

Nën terrorin komunist

609

Brenda një dite filloi e mbaroi gjyqi, nga ku u dënuan me vdekje dhe u

ekzekutuan:

1. Imzot Frano Gjini, vjeç 62

2. Monsinjor Nikollë Deda, vjeç 58

3. Padër Mati Prendushi, vjeç 66

4. Çiprian Nika, vjeç 46

4. Pader Pal Dodaj, vjeç 67.

Ndërsa Pader Donat Kurti, ish-drejtori i Gjimnazit françeskan Illyricum,

edhe ky dënohet me vdekje, por dënimi i kthehet në burgim të përjetshëm.

Nga këto tortura edhe unë do të kisha rriskun tim. Një ditë më thirri

zëvendësi i drejtorit të burgut Kapterr Riza Hoxha e më tha: Ti ke hedhur

një letër nga dritarja e vogël e banjos. Kujt ia ke dërguar dhe çfarë ke shkruar

në të. Një akuzë e trilluar, për mua ishte e papritur, dhe unë ia kundërshtova

menjëherë duke u munduar të bindja zëvendësdrejtorin se letra përveç rojeve

me armë, që rrethonin burgun, nuk kishte kujt tjetër t’i binte në dorë. Por

kapteri injorant dhe njëkohësisht i paarsyeshëm nguli këmbë në të tijën. E

kuptova qëllimin. Diskutimi mori fund. Kapteri sadist më mbërtheu prangat

gjermane mbas shpine në të dyja duart, e me ndihmën e dy policëve, më

rrëzuan përtokë e më mbërthyen edhe këmbët me rripin e pushkës dhe

vetë Riza Hoxha filloi të më godiste me shkop ndër shputat e këmbëve me

sa fuqi që kishte. Natyrisht dhimbjet ishin të mëdha, por e vetmja rrugë ishte

t’i nënshtrohesha vullnetit të Zotit. Kjo histori vazhdoi derisa humba ndjenjat.

Pastaj e kam gjetur veten në birucë gjithnjë i lidhur me ato pranga me duar

mbas shpine.

Rënkimet nga torturat në mesin e natës bënin që të gjithë të burgosurit

të kalonin çaste ankthi dhe trishtimi nga dhimbja për atë që po u torturonte

për kapriçot e komandës.

Nuk mund të rri pa përmendur dy gardianët korçarë, kushërinj me

njëri-tjetrin, që kanë lënë përshtypjet më të mira në burgun e Shkodrës.

Quheshin Safet e Remzi Hasanllari, të cilët, gjatë shërbimit brenda burgut,

ndihmuan të burgosurit me të gjitha mundësitë e tyre për t’ua bërë më të

lehta vuajtjet.

Por, mjerisht, nuk vonoi shumë edhe ata u dënuan si të implikuar në

kryengritjen antikomuniste të Postribës. Përveç këtyre, ka pasur edhe ndonjë

610 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

gardian burgu që na ka ndihmuar. Kam njohur një polic nga Lushnja, quhej

Teofik Luzi, i cili ishte me të vërtetë shpirt njeriu, sa kishte krijuar besim tek

unë, por edhe unë tek ai.

Drejtori i Kampit kishte kompetenca të plota mbi të burgosurin: nuk

kishte as më të voglën përgjegjësi nëse i burgosuri vdiste në torturë. Aty të

burgosurit trajtoheshin më keq se kafshët e egra.

Një herë Drejtori na mblodhi të gjithëve e na tha: “shkruajuni familjeve

mos t’ju dërgojnë ushqime, pse t’i shpenzoni ato; gjella e kampit është e

mirë, e shtoi: nëse ndonjëri nuk i shkruan familjes për këtë që ju porosita,

atëherë letra do t’ju kthehet mbrapa. Ja ku arrin krimineli, sa t’i ndalojë edhe

atë pak ushqim që mundohej të na dërgonte familja.

Për këto viktima nuk interesohej askush. Përpiqej t’u vinte në ndihmë

farmacisti Elez Troshani, i diplomuar në Itali, edhe ky i burgosur, por,

përveç aspirinave dhe sulfamidave, infermieria nuk kishte asgjë tjetër.

Kemi pasur jo pak raste, sidomos në kohën e shirave, duke u kthyer

nga puna edhe duke rënë shi duhej të vraponim, se ata që rrinin të fundit,

goditeshin pa mëshirë nga policët e nuk e ekzagjeroj kur them se disa kanë

mbetur edhe nëpër kanale duke dhënë shpirt e janë varrosur nga vetë policët

bri skarpatave sa ende sot nuk u gjenden eshtrat.

Drejtues kryesorë të punimeve ishin inxhinierë e teknikë jugosllavë,

meqë ata ishin vëllezër internacionalistë me shqiptarët komunistë.

...Shirat e stinës së vjeshtës pezulluan punimet e, në fundin e nëntorit të

vitit 1948, ne që mbijetuam na kthyen nëpër burgjet përkatëse.

Posa e morën vesh familjarët kthimin tonë, vërshuan menjëherë në

drejtim të burgut që të na takonin. Por, mjerisht, ata u zhgënjyen. Shumë

nuk i njohën njerëzit e tyre, sidomos të moshuarit, të cilët ishin bërë kockë e

lëkurë, kufoma të gjalla. Në atë rast plasi vaji me dënesë, bile mbaj mend

kur doli i burgosuri Riza Hoti në takim, e shoqja e kërkoi me sy, por nuk e

njohu, e kur e mori vesht se ishte vetë i shoqi, asaj i ra të fikët duke u

përplasur mes hekurash.

...Në marsin e vitit 1950 na dërguan, në punë fizike, pikërisht në atë

kamp ku, dy vjet më parë, kishim hequr të zitë e ullirit, në kampin famëkeq

të Bedenit. Megjithëse thuhej se Partia kishte bërë kthesë, por me sa shihej

ujku ndërron qimen dhe vesin jo, prandaj, nuk ia kishim patur besën, dhe u

mërzitëm shumë nga ky trasferim.

Nën terrorin komunist

611

Aty na sollën edhe disa nga shokët tanë studentë të gjimnazit. Ishin të

arrestuar kohë më parë, akuzuar si antikomunistë, por kishin përballuar

torturat më çnjerëzore që ka parë njerëzimi. Ata ishin Ahmet Bushati, që

qëndroi në hetusi 18 muaj e, në fund, nuk pranoi asgjë, Xhevat e Remzi

Quku, Thabit Rusi (vëllau i dëshmorit Fahri Rusi) Ernest Perdoda, Tomë

Sheldia, Lec Bruçaj, Ethem Bakalli etj. Kjo ishte ajo rini shqiptare, e ardhmja

e atdheut, që nuk iu përkul diktaturës komuniste e që luftoi në kërkim të

lirisë e të demokracisë.

Historia e tmerrshme e këtij kampi famëkeq do përsëritej mbas dy

vjetësh kur torturohet për vdekje Viktor Kujxhia e Xhevat Quku, ndërsa

Rrok Palaj gati sa nuk vdiq, i lidhur në traversën midis kampit. Për fatin e tij

po kalonte mbas kampit jashtë drejtori, që, të thuash të vërtetën, nuk ishte

njeri me shpirt të keq, shpejt u dha urdhër guardianëve të kampit ta zbrisnin

në tokë, Rroku ishte pa ndjenja, por e mori në mbikqyrje. P.Donat Kurti

duke i dhënë ndihmën e shpejtë, me frymëmarrje artificiale etj.

Një ditë na mblodhi drejtori i kampit dhe na tha: “Nëse dëshironi të

shihni filma çdo natë, do t’ju blejmë një aparat kinematografik me punën

tuaj që do të bëni, duke punuar katër të diela rresht”. Të gjithë u gëzuam,

sidomos ne të rinjtë. Në të vërtetë, aparati erdhi dhe çdo mbrëmje në sheshin

e kampit shfaqej nga një film. Por çfarë shihnim? Filma të vjetër kolkozian,

dokumentarë për jetën e veprën e shokut Lenin dhe shokut Stalin,

dokumentarë nga Kongresi i Partisë..., dhe e keqja ishte se asnjëri prej nesh

nuk mund të largohej nga vendi sepse konsiderohej si i pakënaqur, bile edhe

mund të dënohej me një muaj birucë... Kaq fort u mërzitëm saqë mallkuam

ditën që na erdhi aparati kinematografik.

Nëntori ishte muaji që, mbas 6 vjet torturash fizike e morale, do të më

nxirrte nga burgu. Isha dënuar me burgim të përjetshëm, zbrita në 30 vjet,

por në rastin e amnistisë që u bë me të ashtuquajturën “Kthesa e Partisë”,

zbrita në 6 vjet, ndoshta them se përfitova edhe nga mosha që kur isha

arrestuar isha vetëm 17 vjeç.

Ëndërroja ditën e lirimit, takimin me njerëzit e mi, posaçërisht me

nënën, së cilës doja t’i dhuroja edhe dashurinë e babait të shkretë, i cili kishte

vdekur 3 vjet më parë e që në zemrën time kishte lënë një boshllëk të madh.

Porsa të takohesha me të gjithë njerëzit e mi, ëndërroja që takimin e dytë do

ta bëja ndër varreza, atje ku në amshim prehej babai im i dashur, tek ai që

612 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

dha shpirt, me emrin tim në gojë, do të shkoja tek ai që gjithë jetën punoi e

sakrifikoi për ne, dhe na edukoi me ndjenja të zjarrta patriotike dhe morale.

Nuk do ta harroja kurrë se sa kurajo më dha gjatë kohës që dilnim në gjyq,

e megjithatë, ishte gjithmonë i qeshur, gjithmonë fjalëmbël, kurrë i mërzitur,

prandaj dhe ishte i respektuar nga të gjithë.

Dita e shumëpritur për mua, për prindërit e të afërmit e mi erdhi.

Është 27 nëntor 1951. Gjashtë vjet më parë u shkëputa nga gjiri i familjes

nga ku kulçedra komuniste më rrëmbeu në kthetrat e saj kur isha në moshë

ende adoleshente. Pikërisht në atë moshë kur kisha më nevojë se kurrë për

mbështetjen atnore. Pra, 6 vjet më parë për mua dhe për pjesëtarët e familjes

sime kishin filluar rrugët e kalvarit, aq sa lirimi më dukej sot vetëm si një

ëndërr...

Dënimi i dytë

Një ditë të bukur pranvere, më 25 maj 1959, vjen në vendin tonë për

vizitë zyrtare udhëheqësi i Partisë së Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov.

Ditë gëzimi e hareje për pushtetarët. Ndërsa për mua e shumë si unë, ditë

hidhërimi.

Porsa kisha filluar punën në fermë, kur me shpejtësi një makinë ogurzezë,

ndalet para meje. Të them të drejtën isha i qetë e s’kisha pse të tronditesha,

sepse nuk kisha vepruar e as kisha zhvilluar asnjë aktivitet armiqësor kundër

pushtetit, por, mjerisht, ata e kishin pasur me mua. Zbritën 3 oficerë nga

makina dhe pa asnjë koment dhe pa bërë zë më kapën, më vunë prangat e

më futën në makinë si një kriminel. Punëtorët përreth u shtangën...

Makina më zbriti në oborrin e Degës së brendshme. Nuk mund ta

fsheh gjendjen e rëndë shpirtërore në ato çaste të vështira. Ajo që më lodhi

më shumë ishte preokupimi për Nënën, që ishte tashmë e vetme në shtëpi,

pa asnjëfarë ndihme e në moshë të rënduar, megjithatë, duhej durim. Shumë

raste kam pasur me kalue kufirin pa më hy ferrë në këmbë, por më pengoi

dashuria për Nënën, sepse ajo kishte vuajtur shumë gjatë periudhës që unë

isha në burg. Më dërguan në qelinë nr.5 ku gjeta At Konrad Gjolajn që ishte

dënuar me Don Dedë Malajn, një muaj më parë, bile kisha dëgjuar edhe

gjyqin e tyre.

Nën terrorin komunist

613

Mbas 4 muaj izolimi në atë birucë të errët me lagështirë e pa ajër të

mjaftueshëm, më nxorrën në gjyq. Kisha pamjen e një njeriu që kishte dalë

nga spitali mbas një sëmundjeje të rëndë. Meqë nuk kisha pranuar asgjë, dhe

hetuesi, kapiten Beqir Sala ia kishte kaluar gjykatës dosjen time me proces të

bardhë, i bindur edhe ai për pafajësinë time, dhe unë mendova se isha në

prag të lirimit. Por jo. Sigurimi e kishte përgatirur lojën. Dëshmitarët,

megjithëse njerëz të mirë, por nën presionin e oficerëve të Sigurimit, u treguan

jo me karakter, të pavendosur e jo burrëror. Ata deklaruan para trupit gjykues

akuza absurde dhe falso e, kam bindjen, se edhe vetë Kryetari i Gjyqit, Nuri

Resnja, u bind për pafajësinë time. Ndërsa prokurori mbajti një pretencë të

gjatë, duke më akuzuar edhe për ato çka nuk isha dënuar as të parën herë

dhe duke kërkuar në fund dënimin maksimal të nenit 55 me 10 vjet burg.

Mbasi trupi gjykues u tërhoq për të dhënë dënimin e mbas një pushimi

të shkurtë, kryetari dha vendimin, duke më zbritur dënimin nga 10 vjet, në

5 vjet burg.

Mbas 2 ose 3 ditëve më dërguan në burg të madh, ku u takova me

shokët që kisha lënë aty kur isha liruar, sepse ishin dënuar rëndë, por nuk u

dukën të mërzitur: burgu ishte bërë tani si shtëpia e tyre. Gjithashtu u takova

me shokët që ishin dënuar pak vite më parë.

Mbasi qëndrova disa muaj aty, më dërguan me disa të burgosur të

tjerë në Kampin e Laçit, ku punohej në hapjen e kanaleve vaditëse.

Në ditën e parë porsa fillova punën, nga dreka, më kapi një colpo di sole,

me temperaturë të lartë, sigurisht mbas një periudhe të gjatë izolimi, duke

mos parë gati për një vit rrezet e diellit. Mjerisht, megjithëse kishte një

infermieri, nuk kishte kurrfarë mjekimi, prandaj u detyruan të më dërgonin

në Burgun e Tiranës, ku një dhomë ishte e rezervuar për të sëmurët dhe

quhej Spitali i Burgut. Aty shërbente një mjek që edhe ai ishte i burgosur.

Quhej Qazim Cerga. Në takimin e parë që pata me të krijova përshtypje të

mira dhe nuk u gabova. Ilaçet ishin mjaft me mungesë. Kishte aspirina,

sulfaguanidina, sulfamide, jodio, garza e pambuk, por kurrfarë antibiotiku.

Mjeku ishte i mirë e shumë i sjellshëm me të gjithë. Shpejt u miqësuam dhe

ndonjëherë vinte e luante shah me mua. Mbasi më mbajti rreth 3 muaj aty

dhe unë isha mjaft mirë me shëndet dhe një ditë më tha se tani isha shëruar

plotësisht, u gëzova që isha shëndosh, por, nga ana tjetër, e kuptova se do të

përgatitesha për punë e pa hezitim i thashë: “Doktor jam për të dytën herë

614 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

në burg e ia kam pirë mirë çorbën punës në kampe, dhe për pak lashë

eshtrat aty, veç Zoti më shpëtoi”. Kaq mjaftoi. Ai heshti e u largua. Mbas

një ore kthehet përsëri dhe më dorëzuan një raport mjekësor, që do t’ia

paraqitja Komandës si i paaftë për punë.

Pra, edhe mua Dr. Qazim Cerga më bëri një nder shumë të madh, jo

vetëm që më shpëtoi nga puna e rëndë, por ndihmoi edhe njerëzit e mi që

s’do më vinin më mbrapa nëpër kampe, të ngarkuar me torba me ushqime,

përveç shpenzimeve të transportit që për ta ishin të papërballueshme.

Tani e mbrapa nuk isha më efektiv i punëtorëve të kampit, prandaj

edhe drejtori i burgut urdhëroi rojet që të më nxirrnin nga dhoma e spitalit

e të më zbritnin poshtë me të burgosur të tjerë. Aty u takova me shokët e

kampeve ndër të cilët me Petrit Berishën, Bektesh Kokonën, Xhelal

Koprenckën etj. etj. të gjithë djem të mirë e të vendosur, sikur të kishin

lindur nga një nënë. Në mes të tyre e ndjeva veten si në shtëpinë time.

Tani isha i sigurtë se nga ky vend nuk do të më lëvizte më kush dhe më

mbeteshin edhe 3 vjet burg, dhe me gjakftohtësinë më të madhe iu vura

përgatitjes së një fjalori frëngjisht-shqip, me rreth 20 mijë fjalë që, me ndihmën

edhe të shokëve, e përfundova 3 muaj para lirimit.

Erdhi 25 maji 1964: ditë me të vërtetë e shënuar, se po lirohesha nga

burgu i tmerrshëm, por, njëkohësisht, edhe ditë dhimbjeje dhe e idhët, se

kisha bërë 5 vite burg pa e ditur si dhe pse...

Ndërsa po mendoja, gardiani i burgut më lajmëroi që bashkë me

plaçkat personale, të zbrisja poshtë. Për këtë isha përgatitur se, çka është e

vërteta, dita e lirimit nga burgu respektohej, duke përjashtuar ndonjë rast që

në vend të lirimit, i burgosuri internohej me urdhër më lart.

Nën terrorin komunist

615

PORTRET PËR KUDRET KOKOSHIN ∗

nga Visar Zhiti

Kudret Kokoshi është biri i një familjeje fisnike e patriotësh me shumë

therorë. Qazim Kokoshi është udhëheqës i Pavarësisë e besëtar i Ismail

Qemalit, ndërsa Astrit Kokoshin e vrasin italianët e Avdyl Kokoshin e

pushkaton me grupin e deputetëve diktatura që do të vinte pas luftës. Por

Meto Kokoshin e pushkatojnë në sy të të vëllait, të Kudretit, poet i pafat, që

dhe vetë u dënua me pushkatim e pastaj me burg të përjetshëm. Dhe monarkia

e kishte trajtuar si kundërshtar. 7 prilli i pushtimit e gjeti në Korçë në

demonstratën e madhe, duke kërkuar armë lirie…

Edhe pse kishte mbaruar universitetin në Romë, doktoruar për drejtësi

e studioi letërsi e filozofi (në kryeqytetin latin ka shkruar soneta virtuoze),

edhe pse u angazhua si antifashist e atdhetar, atë e kryqëzuan… Duke qenë

jurist shtetëror në Prizren (sipas tregimit të tij) në konflikt me pushtuesit e

vjetër (serbët) e të rinj (italianët), është në krye të demonstrates së ’42-it në

Prizren (dhe i plagosur shkruan vargje), në pjacën kryesore i bëjnë atentat, e

Ky shkrim është botuar i përmbledhur si homazh dhe nekrologji para rënies së

diktaturës në gazetën më të madhe opozitare “RD” më 8 maj 1991, për të cilin erdhën dhe letra

reaguese nga grupe të ndryshëm. Prandaj dhe foljet janë lënë në kohën e tashme.

616 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

godasin me qytë, i thyejnë kafkën ( edhe i vdekur e kishte atë shenjë), e lanë

të dergjej aty, të mbaruar. Një kosovar i shpëton jetën.

Më tha zoti Kudret Kokoshi (i mençur, me kantilenën e zërit që i

largohej, ndërsa rrëfente, ai i përziente fatin e atdheut me atë të jetës së tij

sikur të ishin e njëjta gjë.) në takimin e vetëm që pata, pranë shtratit të vdekjes,

ndërsa i merrja një intervistë për gazetën më të madhe të opozitës:

- Në Kosovë më zgjodhën kryetar të Rinisë intelektuale, edhe pse isha

vlonjat. Mbaj mend Selman Rizën. Keni qënë ju në Prizren?

(… buzëqeshim hidhur…)

- Isha dhe në (mos) marrëveshjen e Mukjes. Krijova përshtypjen se jo

të gjithë krerët e donin Kosovën martire. Kur prapë atje filluan vëllavrasjet

politike, ika, jam sensibël, s’duroj dot.

Kudreti spiunohet nga serbo-komunistët, kapet nga gestapoja e

internohet…

- Pastaj në Vjenë, në kampin Bycyrkli, me plot malazezë, serbë, shqiptarë,

çifutë. Në pyjet e Austrisë kam punuar si rob… Një mjek gjerman prapë

më shpëton jetën. Duke qenë ai mik i Krist Malokit, më nderonte dhe mua

për poezitë që kisha botuar revistave e shkrimet e mia për Lasgushin. Vjen

ushtria ruse dhe unë operohem nga konxhelamenti i këmbës. Më ftuan të

punoja në Francë, ku kisha miq, por preferova atdheun dhe…

Komunistët serbë, me porosi të Dushan Mugoshës, e arrestojnë dhe e

dorëzojnë te shqiptari vëllavrasës Sh.P…

- Më dënojnë me burgim të përjetshëm dhe ku? Në Vlorën time.

Akuza: duke qenë njeri i dijshëm, influencoja që të shtoheshin radhët e Ballit

Kombëtar.

Në gjyq përgjigjet stoikisht me vargjet e veta antifashiste…

Gratë e Vlorës refuzojnë të demonstrojnë kundër atij, siç i urdhëruan.

Ndoshta ato kishin dëgjuar për këngën që kish shkruar për to gjatë luftës: E

bukur je dhe trime! Unë një këngë trimërie të fal grua shqiptare…

Dhe ai bën katër herë më shumë vite burg se ç’zgjati Lufta e Dytë

Botërore. Si për ironi, gruaja me fëmijët e vegjël e ndau. Por vëllai dhe

kunata e motrat, që i vinin në burg, e mbajtën gjallë.

Në të gjithë burgjet e Shqipërisë flitej për të dhe atëherë kur ai s’ishte.

Mësoheshin përmendësh pozitë e tij, i tregoheshin tjetrit dhe ato kalonin

Nën terrorin komunist

617

gojë më gojë mes terrorit dhe urisë si një fjalë e mirë, si një copëz bukë nga

stina në stinë, nga viti në vit. E diktatura s’ndryshonte e u kërkonte poetëve

të saj të thurrnin poema si një rrethim tjetër telash me gjemba rreth jetës.

Ndërkohë Kudret Kokoshi ishte liruar. Çuditërisht, në burg futej poezia

e tij tronditëse “Kthimi”, një elegji e denjë për çdo antologji të shqipes, si

shumë poezi të tij.

Por liria e tij tani është më e rëndë se lufta dhe më fyese se burgu.

Tërësisht i mjerë gjen një dhomë në hanin “Rrogozi”.Ngaqë njihej me Enver

Hoxhën i shkroi ( më tepër si një rebelim) se anatema s’duhej të vazhdonte

gjithë jetën. Diktatorët janë kapriçiozë. Në vend që ta ridënonte për letrën,

erdhi urdhëri që të punonte si përkthyes. 17 vjet përktheu nga shqipja në

italisht letërsi të epokës socialiste: Kadarenë, Agollin, Arapin, Xoxen, etj…

E pyeta:

- Ju ka dhënë kënaqësi përkthimi, e ka kompensuar , sado pak, diçka

brenda jush?

- Romani “Kështjella” po. Dhe “Lumi i vdekur” dhe një pjesë e

poezive…

- Cilsia e përkthimeve tuaja ka qenë e lartë, herë-herë brilante, e

megjithatë emri juaj s’vihej, kur dhe një shkrim i kotë, si urdhër brigadieri

apo polici, ka emër në të gjitha gazetat tona. Ç’është kjo skllavëri fatkeqe

kështu në “metodën më të përparuar në botë”, realizmi socialist? Vepra

politike keni përkthyer?

- I kam refuzuar me pretekstin që s’di t’u kap kuptimin.

- Megjithatë intriga e tyre është tejet banale si propaganda e një gjysmë

analfabeti që ka mbaruar kursin e partisë e është anëtar byroje apo drejtor.

Plaku i bardhë buzëqesh hidhur. Ndoshta ishte buzëqeshja e fundit në

ferr, se shpirti i tij po bëhej gati të shkonte qiejve.

- Vetë ndjehem klasik – ridëgjoj zërin e poetit, që pikon si tinguj muzgu

të persekutuar. – Jam kundër hermetikës, aq më tepër kundër hermetikës

burgosëse të njeriut, jam kundër simbolikës e idealeve, më pëlqen vargu i

lirë dhe liria. Popullin tonë s’e kanë shbërë dot normanë, gotë, longobardë,

ostrogotë, romakë, sllavë, osmanë etj., veç ta ruajmë nga vetja, të mos e

prishim ne.

- Cila ka qenë më e rëndë për ju, për talentin , të përkthyerit e letërsisë

mediokre apo burgimi?

618 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Ashtu…gati njëlloj…

- Ku ka qenë më vështirë, në kampin e Prishtinës, gjatë luftës, në

Gjermaninë naziste, i internuar apo i burgosur në Burrelin e socializmit?

- Në Burrel… Oh, një herë, ishte frur, në –17 o C., na futën në birucë.

Hejet e akujve vareshin si dhëmbë kuçedre, nejse, që të dilnim gjallë në ditën

e nesërme, ngrohnim njëri-tjetrin me trup… Kemi nevojë për njëritjetrin…S’jam

eremit… s’dua vetmi…

- Poezia juaj s’ju ka lënë vetëm,- këmbëngul unë. E i tregova ç’thuhej

për këngën e tij.

Duket e thjeshtë, me ritëm dhe rimë, me vargje të bardhë, strofike,

format e të cilave dhe i ndryshon si dallgët, fryma është popullore labe,

përzierë me kulturën stilistike europiane, sonete të vështirë, të shkruar në

Itali kundër pushtimit italian dhe krenari e dukshme, si ata shkëmbenjtë e

Vlorës në breg dhe dashuri e thellë, e natyrshme për Shqipërinë e ngecur

nëpër brinjët e poetit dhe frëngjive të burgut. Aq sa ç’është poet i historisë

deri në legjendë, befas thyen vargun si një brengë e bëhet poet intim, i

këndon nënës e motrës, dashurisë e zhgënjimit, një kujtimi të largët, pastaj

një heroi , një qyteti.

A janë vetëm këto virtytet e poezisë së tij? Këto janë të gjitha vjershat,

një fletore e vjetër, shkruar me kujdes, si një rilindas i masakruar me dorën

që mbante prangat e rënda?

S’dihet. Ai improvizonte, tregon nxënësja e tij, që ia mblodhi poezitë,

e cila merrte privatisht mësime për gjuhët e huaja. Diktimet që jepte ishin

vërshime pesimiste, copëra poetizimesh që i bëheshin çastit, testament shpirti.

Ato ngjajnë me skica disi buxatiane. Pastaj një ditë, krejt papritur, ishte viti

’86, profesor Kokoshi, pa qenë i sëmurë, tha se ishte i sëmurë e s’do të jepte

më mësime. Vërtet seancat ishin gjysmë ilegale, se të doje të mësoje frëngjisht,

italisht, s’shiheshe me sy të mirë, po me ato ai nxirrte bukën. Mos kishte

vendosur të vdiste në një grevë urie?! O Zot!

Por vëllai i poetit dhe poeti vetë i treguan me nënkuptime babait të

nxënëses se ç’kishte ndodhur: e kishin grabitur, e kishte mbyllur Sigurimi në

një dhomë hoteli në Fier dhe i kishin kërkuar bashkëpunim.

Kudret Kokoshi, 78-vjeçar, si një Zhan Valzhan i lodhur, i gjatë si

heronjtë e poezive të tij, refuzon kategorikisht. Kthehet më i vrarë se kurrë.

Pse t’ia kërkonin këtë gjë tani?! Mos i ishte dobësuar shpirti? Jo, Jo. Dhe u

Nën terrorin komunist

619

mbyll në çerek shtëpinë e tij, i përgjuar nga fqinjët, këshilli i lagjes, aksionet,

spiuni profesionist, polici, partia, plenumet, festat e çlirimit, realizmi socialist.

Në fund të intervistës, kur po i kërkoja të më jepte diçka për botim në

gazetën opozitare ku punoja, ndërsa i rrija pranë te koka, para vdekjes, sikur

të isha shërbestar feje, që prisja fjalën e fundit ,atë të vërtetën:

- Epitafin tim s’do t’ua jap… - përfundoi. Zëri po i shuhej si yjet.

Ç’enigmë fshihej aty? Ç’do gdhëndej mbi atë gur, që rëndon gjithë vdekjen?

Ia mori apo ia dha fuqinë stuhisë? Ndërkohë shumë poezi ai s’i shkroi kurrë

(vetësakrifikoi), por buzë detit, fshehurazi, ia u mërmëriste miqve. Ishin

tërësisht desidente. Për fat të keq, ato i mori me vete në varr, përjetësisht.

Dhe poezitë e tij për herë të parë atje u shpallën të lira, mbi varrin e tij

të porsahapur. Grushte dheu hidhnin njerëzit mbi arkivol dhe vargje, ashtu

si lulet e bajames, që shkundi era, befas mbi vdekjen e De Radës. I lehtë dhe

qetësues binte ai dhe, në krahasim me mosmirënjohjen. Pastaj u ngul tabela e

llamarintë me emrin Kudret Kokoshi, 1907-1991. Ishte viti i fundit i diktaturës…

620 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

VIKTOR MARTINI

Ka lindur në Shkodër në vitin 1940. Mbas

arrestimit të të atit, oficer i Mbretit Zog,

nga regjimi komunist fillon përndjekja

politike ndaj familjes. Viktori dhe vëllezërit

e tij që në moshë të re provuan burgjet e

diktaturës komuniste dhe arrestimet e

herëpashershme të anëtarëve të familjes. Ka

dhënë një kontribut në lëvizjet

antikomuniste dhe demokratike në

Shkodër, si tentativa e heqjes së bustit të

diktatorit Stalin. Viktori është themeluesi

dhe drejtuesi i së parës Degë të Shoqatës së

ish- të përndjekurve politikë në Shkodër

dhe i gazetës “Pishtari”. Zhgënjimi që pësoi

ishte aq i madh sa që detyrohet të marrë

strehim politik në SHBA.Është autor i

librit “Dëshmoj”.

Nën terrorin komunist

621

TMERRI I 13 JANARIT 1990

Nga ora 7 e darkës lashë qendrën e pjacës dhe u nisa për në shtëpi. Te

shkolla “Jordan Misja” takova Dedë Kasnecin, i cili ishte personi që megjithë

shpirt dha kushtrimin për demonstratat. E kisha takuar disa ditë më parë

dhe kishim biseduar rreth demonstratës. Deda më kishte shfaqur mendimin

e hapjes nëpërmjet një fjalimi. Shpresonim te Dom Simon Jubani… Isha

konsultuar gjithashtu me një shokun tim për t’i bërë thirrje gjithë Shkodrës,

si dhe për mënyrën sesi do të udhëhiqnim ata shkodranë që nuk kursenin

asgjë për lirinë në hedhjen poshtë të simbolit të diktaturës, bustit të Stalinit…

Deda kishte vënë re se na ndiqnin kur 2-3 ditë përpara e kisha shoqëruar me

motor për në shtëpi.

- Dedë, - i thashë unë, - nëse na arrestojnë ke për të thënë se kam qenë

për të pirë një gotë verë te Viktori, se e bën të mirë. Ti je i njohur si merakli

i verërave. Mos beso asgjë në adresën time pa u ballafaquar...

Deda kishte shkuar në të gjitha lagjet, në Serreq, Gjuhadol e të tjera.

Më shumë ishte një elektrizim spontan sesa një organizim. Dukej se në atë

moment të gjithë i thërriste zëri i ndërgjegjes për të rrëzuar bustin e Stalinit.

Kur e takova Dedën te shkolla “Jordan Misja” ishte pak i shqetësuar se e

ndiqnin gjithkund…

- Ishalla më mblidhen nja njëzet djelmosha të vendosur me vdekë e

me ndihmën e Zotit, bustin e Stalinit do e bëjmë copë-copë, - më tha.

- Dedë, për besën e Zotit nuk të lë vetëm në qofsha gjallë deri atëherë.

E në qoftë se nuk vjen kush tjetër, fjalimin po e hapi vetë, - i thashë unë...

Si në shumë shtëpi të tjera shkodrane, tema kryesore e asaj darke ishte

e nesërmja. Kjo ishte dita e shumëpritur. Kishte ardhur koha që të hiqnim

litarin nga fyti ynë dhe i gjithë popullit shqiptar e të thonim fjalën tonë

kundër diktaturës e diktatorëve.

Zilja e derës na ndërpreu muhabetin. Dola te porta e dallova një person

të njohur, që punonte në degën e brendshme.

- Viktor Martinin desha.

- Unë jam, - u përgjigja.

- Kemi një pyetje për të bërë.

622 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

U afrova te dera. Në krah të tij qëndronte edhe një civil i shkurtër, i

panjohur, me një xhaketë treçerekshe. Në errësirë, tiparet nuk dalloheshin.

- Do të vish me ne deri në degë. Kemi disa pyetje për të të bërë.

- Po vesh xhaketën, - u thashë.

- Jo, - tha i panjohuri, - ti nuk duhet të kthehesh mbrapa.

Aty më kapën menjëherë prej krahësh dhe më çuan në fundin e rrugës

ku priste mikrobuzi. Hymë brenda dhe u nisëm për nga dega. Zbritëm në

oborrin me pisha që e njihja aq sa dhe oborrin e shtëpisë sime. Kur u

ngjitëm në katin e dytë, i panjohuri trokiti në derë dhe hymë brenda. Në

krye të tavolinës qëndronte kryetari Naim Lezha.

- Në emër të popullit je i arrestuar, - tha befas i panjohuri dhe shpejt

nxorri nga xhepi hekurat e duke i shtrënguar më shikonte sikur donte të më

përpinte të gjallë. Fytyra e tij përngjiste me një bishë të uritur...

- Kam bindjen se do të jetë ndonjë keqkuptim e nuk keni arsye të më

mbani këtu - i thashë.

- Ta tregojmë ne arsyen...

Me një shkelm më goditi me sa fuqi kishte këmbën e majtë. Nga brezi

nxorri një shkop gome dhe para se të fillonte “fizkulturën” më tha:

- Do të tregosh se çfarë do të bëni nesër ose qumështin e nënës do të

të nxjerr.

- Nuk po ju kuptoj se për çfarë e keni fjalën! - i thashë, duke u munduar

të mbrohem.

Nuk kisha mbaruar ende fjalën kur shkopi i gomës u përplas mbi

kurrizin tim, që mbrohej vetëm nga një bluzë e hollë. Pastaj më ulën në një

karrige me duar mbrapa. Filloi kështu rrahja pa pikë mëshire. Shkopi ngrihej

e shkapetej papushim mbi shpatullat e gjoksin tim ...

- Hë, do të tregosh apo jo?

- Çfarë të tregoj?

Pas rreth ndonjë ore torture, trupi im kishte marrë ngjyrë mavi. Një

tjetër i panjohur hyri brenda, u afrua dhe mbasi më çoi fanellën e kanotierën

dallova ngjyrën mavi të trupit.

- Paske vendosur të vdesësh si hero ëëë? - qeshi me ironi dhe pastaj

shtoi, -Vazhdo, vazhdo... - dhe doli përsëri nga dera.

Me të doli edhe nënkryetari. Tani bisha edhe gjahu ishin vetëm. Përsëri

shkopi i gomës filloi detyrën e vet. I panjohuri më detyroi të ngrihesha në

Nën terrorin komunist

623

këmbë duke më goditur pa mëshirë mbi vithe. Trupi filloi të më dridhej,

por sa vinte dhe nuk i ndjeja më dhimbjet si në fillim. I lutesha Zotit të më

jepte fuqi dhe ndjeja krenari që po e përballoja torturën. Oficerët e degës

filluan të vinin me radhë për të bërë sehir, si të ishin spektatorët e Neronit,

kur ky torturonte romakët kristianë. Në një moment kur katili më goditi me

shkelma në protezën prej druri, iu drejtova:

- Kjo këmbë ku godet nuk ndjen dhimbje, është prej druri. Sillu nga

tjetra, se Zoti ia ka dhënë fuqinë të përballojë dy racione...

- Si? - pyeti ai i çuditur.- Këmbë prej druri?- dhe shikoi shokët përreth.

Pothuaj të gjithë ulën kokat.

- Pse e merr veten në qafë, të gjithë shokët kanë treguar, veç ti jo - u

dëgjua një zë.

- Unë s’di gjë fare se për çfarë shokësh e keni fjalën dhe për ç’arsye po

më torturoni kështu.

- Mos e merr veten në qafë. Trego më mirë - ndërhyri një oficer

shkodran, sampist.

- Çfarë t’ju tregoj? Ju do ta kuptoni se jam krejt i pafajshëm dhe do të

më lironi. Do t’ju vijë turp një ditë të më shikoni në sy.

- Po mirë, pse e ke hipur Dedë Kasnecin në motor? Çfarë keni biseduar?

Ku keni shkuar dhe çfarë keni përgatitur për nesër?

- E kam takuar në pjacë. Pothuaj pijshëm dhe m’u lut ta qerasja me

verë shtëpie. Nuk m’u nda e kështu e mora në shtëpi. Piu pothuajse një

shishe me verë dhe iku i dehur. Çfarë mund të bisedoja me një të dehur? Më

thoni, ju lutem, mos ka thyer gjë, mos ka vra njeri?

- Ka përvojë, - tha njëri prej tyre, - janë Martin, e kanë kokën shkëmb.

Këto fjalë sikur e ndërzyen sampistin në drejtim të paaftësisë dhe filloi

të më godiste pa mëshirë. Pastaj futi duart mbi supet e mi afër qafës dhe me

thonj filloi të më shkulte mishin. Unë shtrëngoja muskujt për mbrojtje. Kishim

përqendruar shikimin te njëri-tjetri si dy armiq për vdekje. Shtrëngonte

dhëmbët e thoshte:

- Kristian! - sikur të ishe Neroni vetë.

...Më kërcënuan se do të më çonin në morsën e hekurt. Vetë Çapajev

Taçi hyri si i tërbuar dhe duke më vënë revolen në kokë më tha:

624 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

- Do t’ju pushkatojmë, nuk e lëshojmë pushtetin në dorë të armiqve, -

dhe duke dalë nga dera shtoi, - Kërbaç!

Sampisti më goditi me shkop mbas koke. M’u morën mendtë, shikimi

më humbi, por nuk rashë. Si nëpër mjegull dëgjoja thirrjet e sampistit

- Fol, fol!

- Nuk shoh, - u përgjigja instinktivisht.

Më kapën prej krahësh e më ulën në karrige. Vendosa të rri si në kllapi

për të pushuar pak e nëpërmjet qerpikëve paksa të hapur mundohesha të

shikoja se çfarë ndodhte në dhomë. Naim Lezha u çua nga tavolina duke

marrë një gjilpërë dhe fillojë të më çpojë trupin për të parë se mos shtiresha.

Nuk e pata të vështirë ta përballoj se trupi nuk ndjente më dhimbje, ishte

enjtur pa masë.

Pasi më hodhën një kovë ujë në fytyrë, fillova të marr veten, por shpejt

fillova të qes të vjellët. Më sollën një kovë, më zgjidhën duart e nuk më

trazuan më. Dridhesha i tëri. Drita kishte filluar të dilte. Pavlin Merdja mendoi

se ishte më i mençur se të tjerët dhe hyri për të bërë provën e tij.

- Në mos gabohem, - tha ai, - ju jeni prej Hotit si origjinë, po ashtu

edhe unë. Po të jap besën e Hotit, më trego të vërtetën dhe unë të liroj e

shko në shtëpi.

- Me të vërtetë më lironi po të them të vërtetën? A ma jep besën?

- Po, - tha ai dhe menjëherë më shtriu dorën.

I zgjata dorën edhe unë. Të gjithë shikonin njëri-tjetrin të çuditur se si

ky ia arriti qëllimit.

- Pasha besën, - i thashë, - unë as di gjë, as kam dëgjuar gjë. Jeni duke

më rënë në qafë kot.

Kur dëgjoi këto fjalë ma lëshoi dorën dhe menjëherë filloi të shajë me

fjalorin e një rrugaçi. Të tjerët kthyen kokat mënjanë e qeshën me provën e

të zgjuarit Paulin.

Pastaj filluan të tallen me mua si mund të lozin fëmijët e paedukatë me

një të çmendur në rrugë. Në dysheme kishte njolla gjaku. Nga këmba vura

re se rridhte gjak.

- Ku je bërë kështu, je rrëzuar me motor?

- Po, me motor.

- E sheh, është i zgjuar, e di si duhet të përgjigjet.

Nën terrorin komunist

625

Nga ora dhjetë paradite kishim mbetur në dhomë vetëm unë e

nënkryetari, i cili, herë pas here, shikonte orën. Rrija me veshët përpjetë se

mos dëgjoja zërat e demonstruesve dhe në të njëjtën kohë mendoja se çfarë

do të kishin menduar në shtëpi për moskthimin tim. Sigurisht do të jenë të

shqetësuar. A thua do t’i kenë njoftuar këta të mallkuar? Aty rreth orës

dymbëdhjetë u dëgjua një e buçitur dhe zhurma makinash që dëgjoheshin

herë pas here. Dëgjohej zhurmë nëpër korridore. Në orën një e gjysmë më

dorëzuan në hetuesi dhe më përplasën në qeli. E kisha më të lehtë të rrija në

këmbë se sa të shtrihesha në dysheme, nga dhimbjet e trupit. Nga ora dhjetë

e darkës më çuan në dhomën e hetuesit. Trupi kishte marrë të dridhura.

Dhëmbët kërcisnin ca nga dhimbjet e ca nga të ftohtit e janarit. Hetuesi më

tha të ulesha në karrike. Pastaj mori disa letra, ndezi zjarrin në stufe dhe

filloi zanatin e vet.

- Me kë jeni takuar ditët e fundit?

Unë numërova njerëz që nuk kishin të bënin me këtë çështje. Ai më

pyeti për Ded Kasnecin dhe unë i dhashë po atë përgjigje që u kisha dhënë

edhe të tjerëve. Nuk më mbajti shumë dhe më çuan përsëri në qeli. Natën

tjetër përveç hetuesit ishte edhe kryehetuesi Gjergj, i cili filloi të bëjë një luftë

psikologjike e të tallej me fenë e Krishtin.

- Si e mendon ti se ka qenë Krishti? - më pyeti.

Më erdhi turp të fshihja mendimin tim, por nuk ishte momenti për të

predikuar në mes të këtyre ateistëve se do të tërboheshin keq dhe iu përgjigja

tërthor.

- Disa, - thashë unë si naiv, - e besojnë si kozmonaut që ka ardhur nga

planetet e tjera, disa e besojnë si njeri të mençur e disa e besojnë si Zotin

vetë.

- Po ti si e mendon?

- Unë e besoj si Zot, se jam kristian me bindje.

- Po si mendoni ju kristianët, cilat janë bindjet tuaja?

- Mendojmë si Krishti, urrejmë dhunën, përbuzjen dhe kemi mëshirë

për ata që na torturojnë...

Nuk kisha mbaruar akoma, kur fytyra ime u mbush me pështymë e

veshët me të shara. Kurrë në jetën time nuk kam qenë më i dërrmuar fizikisht

e njëkohësisht kurrë nuk kam qenë më krenar. Më përcollën në qeli dhe nuk

626 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

më trazuan më. Strukesha nën batanije e mundohesha të ngrohesha me

frymën time.

Pas pesë ditësh më nxorrën nga qelia dhe më futën në një ambulancë.

Duart m’i shtrënguan tmerrsisht. Pas pak sollën Ndoc Liqejzën, Gjovalin

Rolben, Pjerin Velin, Paulin Shtjefnin, Gjovalin Zefin. Dy policë hynë me ne

në makinë. Pas tre orësh ishim në spitalin nr.2, në Tiranë. Na hoqën rrobat

dhe veshëm ato të spitalit. Kur unë po hiqja xhupin e kanotierën tërë gjak, të

gjithë lëshuan një “u-u-u, të paskan mbyt”. U afrova te Pjerin Veli dhe e

pyeta:

- A u bë demonstrata, apo dështoi?

- Asht ba, - tha, - kanë marrë pjesë pothuaj tërë Shkodra, por ti rri i

qetë e kujdesu për plagët e tua.

-Ti m’i shërove këto plagë, - i thashë.

Pasi bëmë banjë, na çuan nëpër dhoma. Ndocin e Pjerinin i çuan bashkë.

Mua më lanë me të tjerët në një dhomë katërshe. Dhoma kishte shtretër e

çarçafë të larë. Tani, - mendova me vete, të bëhet si të bëhet, të paktën jam

me njerëz. Një oficer erdhi dhe na tha se nuk ishim në arrest e nëse kishim

lekë mund të blinim cigare dhe ushqim. Qëlloi që unë pata ca lekë dhe bleva

cigare e ushqime për të gjithë. Dita kaloi menjëherë. Në darkë, pasi hëngrëm,

ramë të flemë. Fjeta menjëherë pa menduar se çfarë do të ngjiste...

Shtatëmbëdhjetë ditë pothuaj të njëjta, kaluan shumë shpejt.

Një ditë dëgjuam hapa e zëra të xhindosur në korridor. Nëpër dhoma

na sollën rrobat tona dhe na thanë të bëheshim gati shumë shpejt, po për ku

nuk na thanë gjë. Të gjithë ishin civilë, djem të rinj e të fuqishëm. Kaluam

nëpër korridoret e ngushta të spitalit e dolëm në oborr. Dera e hekurt u hap

e pas dere ishte një ambulancë në të cilën u futëm të gjithë ne. Duart nuk na

i lidhën me hekura dhe na dhanë gjithçka kishim pasur kur na arrestuan.

Civilët hipën me ne në makinë.Të gjithë ne ishim të shqetësuar se ku po na

çonin. Pasi kaluam nëpër qendër, makina mori rrugën e Elbasanit. Civilët

rrinin të qetë, më shumë kishin dëshirë të pyesnin e të dëgjonin. Dikush nga

ne edhe përgjigjej, por unë kisha dëshirë të dëgjoja. Mendja veç për keq më

shkonte. Për ku e për sa gjatë do të shkonte kjo punë?

Makina u ndal para spitalit psikiatrik të Elbasanit. Na futën brenda

pavionit në dhomën e mjekut. Porsa hymë brenda në fytyrat e civilëve që na

kishin shoqëruar, filloi të dallohej qartë çoroditja. Një infermier me bluzë të

Nën terrorin komunist

627

bardhë mbante në dorë një shiringë të mbushur. Tre sambistë më kapën

prej këmbësh e krahësh e më përplasën në vendin ku vizitoheshin të sëmurët,

me gjoks poshtë. Njëri urdhëroi inferfmierin:

- Shpejt bëji gjilpërën!

Infermieri zbatoi urdhërin. Krijova bindjen se kjo gjilpërë ishte

vdekjeprurëse. Mu duk e qartë se po na vrisnin pa gjyq dhe do të na groposnin

pa shenjë.

O Zot më jep fuqi që nga frika mos lëshoj kushtrimin se do të kënaqen

këta qelbësira,- thoja me vete. Pastaj po prapë me vete thashë atë uratën që

duhet thënë para vdekjes, “punën e pendimit”. Gjuha filloi të më trashej e

nuk isha në gjendje të komandoja më gjymtyrët. Më kapën prej krahësh dhe

më përplasën mbi një krevat në qoshe të një dhome të madhe. Kisha etje,

thërrisja me sa fuqi kisha të më sillnin ujë, por askush nuk përgjigjej.

...Spitali i të çmendurve nganjëherë shërbente për të hequr qafe edhe

ndonjë mizë të vogël, që ngacmonte sado pak njerëzit me influencë, si në

rastin e djaloshit të quajtur Robert.

Roberti ishte 23 vjeç dhe as një simptomë psikike nuk shihej te ai.

Kurioziteti të shtynte që ta shihje nga afër. Sa më shumë e dëgjoje, aq më

shumë bindeshe se qëndrimi i tij në atë spital ishte një tragjedi e sistemit.

Roberti kishte rënë në dashuri me vajzën e një shkrimtari të njohur. Por ai

nuk ishte i përshtatshëm për atë familje, sepse ishte i biri i një shitëseje bulmeti,

kurse shkrimtari hynte e dilte në oborrin e perëndisë së kuqe. Vajza e këtij

shkrimtari përparimtar duhej të ishte urë për të lidhur familjen e saj me

aristokracinë e kuqe. Si frut i dashurisë së Robertit me vajzën, te shkrimtari

i shumëduartrokitur kishte lindur urrejtja e njëkohësisht edhe dëshira për ta

penguar martesën me çdo kusht. Por vajza që donte Robertin kishte mbetur

shtatzane. Kështu që kjo e bëri autorin e shumë romaneve të bukura të

kalojë arsyen e nëpërmjet rrethit të tij shoqëror, me vendim policie apo

komisioni e dërguan Robertin në spitalin e Elbasanit. Vajzën e mjerë e

detyruan të abortojë e të shkojë në Francë për t’i larguar nostalgjinë e

dashurisë.

...Kaloi shkurti e po i afroheshim fundit të marsit. Drejtori i spitalit,

nëpërmjet doktor Bashkimit, na kishte lajmëruar se në fund të marsit do të

628 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

na lironin prej këtij izolimi. Fjala ishte për një urdhër të Ministrisë së

Brendshme. Institucioni i psikiatrisë edhe kësaj here, si në shumë raste të

tjera, ishte i varur nga Ministria e Brendshme.

Ndërkohë kisha lajmëruar Lizën të më sillte rrobat. Në datën 30 mars

Liza e nipi i saj erdhën nga Tirana me shpresë se do të ktheheshim të gjithë

bashkë. Por jo. Kur Liza e Mondi ishin paraqitur te dr. Bashkimi, shefi i

pavionit u kishte thënë se urdhëri qe anulluar direkt nga ministri i brendshëm.

O Zot! Tmerri dhe lotët e Lizës tronditën spitalin dhe tërë ambjentin përreth.

Tashmë i kishim humbur shpresat se do të më linin të dilja i gjallë nga ky

vend, ku jetonin krijesat e fatkeqësisë...

Në mëngjes të datës 1 prill, rreth orës nëntë paradite, doktor Bashkimi

na thirri në dhomën e tij dhe na tha se ishim të lirë e mund të iknim në

shtëpitë tona. U gëzova pa masë... Pasi u veshëm me rrobat tona, morëm

rrugën për në qendër. Shkova në postë dhe lajmërova të më prisnin në

darkë te treni.

...Te treni në Shkodër më priti Mondi, nipi i Lizës. Megjithëse në

diferencë moshe me Mondin, ngjarjet e jetës e sidomos ato të janarit të ’90

na kishin lidhur e bërë shokë. Të gjithë njerëzit e shtëpisë u gëzuan pa masë

nga kthimi im i papritur. Lerit ende nuk i ishin shëruar plagët e torturave të

natës së 13 janarit, në të cilat kishte marrë pjesë vet ministri i brendshëm...

Por qyteti kishte marrë pamje të trishtuar, njerëzit mblidheshin herët në shtëpi.

Jashtë nëpër rrugët e Shkodrës kishte rënë një heshtje si në shkretëtirë. Vetëm

këpucët ushtarake dëgjoheshin natën nëpër trotuare e rrugica...

Nën terrorin komunist

629

630 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nën terrorin komunist

631

632 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nën terrorin komunist

633

634 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nën terrorin komunist

635

636 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nën terrorin komunist

637

638 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nën terrorin komunist

639

640 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nën terrorin komunist

641

642 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nën terrorin komunist

643

644 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nën terrorin komunist

645

646 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nën terrorin komunist

647

648 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nën terrorin komunist

649

650 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nën terrorin komunist

651

652 ANTOLOGJIA E PLAGËVE

Nën terrorin komunist

653

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!