Transport - Fakulteti Inxhinierise Mekanike
Transport - Fakulteti Inxhinierise Mekanike
Transport - Fakulteti Inxhinierise Mekanike
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE

Sheshi “Nënë Tereza” Nr. 4 Tiranë, Shqipëri www.fim.edu.al Tel/Fax: 2223707

Tiranë më, 05/03/2011

Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

Senatit të Universitetit Politeknik - Tiranë

KËRKESË PËR

PER HAPJEN E PROGRAMIT TE STUDIMIT TE MASTERIT

TE NIVELIT TE PARE NE

“Transport”

Ne baze te ligjit Nr. 9741, date 21. 05. 2007.”Për Arsimin e Larte ne Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar, neni 26, 42, ne zbatim te udhëzimit të Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës Nr. 4,

datë 22.1.2008 “Për hapjen, mbylljen dhe riorganizimin e programeve të studimit master të

nivelit të parë dhe të dytë” propozojmë hapjen e Programit të Studimit Master Profesional në

“Transport” pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në UPT.
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

RELACION SHPJEGUES PER HAPJEN

E PROGRAMIT TE STUDIMIT

MASTER PROFESIONAL

NE:

“Transport”

Studimet universitare në Evropë janë duke iu nënshtruar një revolucioni. Institucionet evropiane

të arsimit të lartë kanë pranuar sfidën dhe kanë ndërmarrë një rol kryesor për ndërtimin e

Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë, nëpërmjet realizimit të procesit të Bolonjës.

Organizimi i ri i kurseve te studimit në përputhje me Deklaratën e Bolonjës, krahas

zëvendësimit të studimeve me dy nivele, thekson nevojën e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës (LLL

Life Long Learning) dhe nevojën e rritjes së atraktivitetit ndaj Arsimit të Lartë.

Në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 për “Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni

2, (pika b) theksohet ndër të tjera që misioni i Arsimit të Lartë është të ofrojë mundësi për të

përfituar nga arsimi i lartë gjatë të gjithë jetës. Ligji parashikon realizimin e kurseve formues

ose profesionalë si një nga mënyrat për realizimin e misionit të sipërpërmendur.

Programi i Studimit Master Profesional në “Transport” që propozojmë, mbështetet në Ligjin

Nr. 9741, datë 21.05.2007 për “Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Nenin 26, Ciklet

dhe titujt e studimeve universitare, pika 1.2.3. Programet e studimeve Master i Nivelit të Parë

dhe Udhëzimin Nr. 04 Date 22.01.2008 (Për Hapjen, Mbylljen…..etj.).

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës mbështetur edhe nga

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, propozon Masterin Profesional

në “Transport”.

Programi i Studimit Master Profesional në “Transport” ka si qëllim tu ofrojë të diplomuarve,

që zotërojnë një diplomë të nivelit të parë ne Inxhinieri Mekanike Bachelor kompetenca të

mëtejshme profesionale për problemet e planifikimit të sistemeve të transportit, menaxhimit të

trafikut dhe sigurisë rrugore në përgjithësi.

Sipas përkufizimit modern, inxhinieria e transportit është pjesë e studimeve inxhinierike me

aplikacione të koncepteve shkencore në planifikim, disenjim funksional, menaxhim dhe

organizim të llojeve të ndryshme të transportit për të arritur siguri, shpejtësi, eficencë

komfortabilitet, pranueshmëri, kosto efektive dhe miqësi ambientale.

Specialistet e këtyre fushave mund të punësohen në institucione, kompani dhe organizata të

ndryshme shtetërore dhe private në sektorin e trafikut të tilla si:

- Sekretariatet (qendrat) e trafikut

- Qendrat për shërbimet publike,

- Ministrinë e Transportit – drejtoritë e trafikut dhe sigurisë rrugore,

Master Profesional në “Transport” Faqe 2/14
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

- Institucionet e urbanizimit ,

- Agjencitë e organizuara në trafik dhe /ose agjencitë e zhvillimit në një sens me të gjerë,

- Institutet, agjencitë e angazhuara në planifikim,

- Agjencitë publike të zhvillimit urban,

- Kompani konsulente,

- Kompani projektuese

Kjo diplomë të krijon mundësinë që edhe të licencohesh si specialist i pavarur në fushat e

përmendura.

Programi i Studimeve Master Profesional “Transport”, realizohet me 90 kredite dhe zgjatja

është 1,5 vite. Në përfundim realizohet Mikro-Tezë dhe jepet diploma Master Profesional në

“Transport”.

Përgatitja e disa prej Moduleve të këtij Programi Studimi Master Profesional është asistuar nga

partnerë te Bashkimit Evropian dhe me ndihmën dhe bashkëpunim e profesorëve te

universiteteve partnerë të Universitetit Politeknik të Tiranës (Universiteti i Selanikut;

Universiteti i Barit; Universiteti i Beogradit etj.).

1. OBJEKTIVAT

Një formim i avancuar në metodat e planifikimit të sistemeve të transportit:

● thellimin e njohurive teorike dhe praktike,

● realizimin praktik të një projekti.

Një përgatitje teorike dhe praktike për menaxhimin e trafikut në qytetet me mbi 150

mijë banorë.

● thellimin e njohurive teorike dhe praktike,

● realizimin praktik të një projekti.

Një përgatitje teorike dhe praktike për sigurinë rrugore

● thellimin e njohurive teorike dhe praktike,

● realizimin praktik te nje projekti.

Një përgatitje operacionale për llogaritjen me ndihmën e softeve profesionale të

planifikimit te sistemeve të transportit, menaxhimin e trafikut dhe sigurisë rrugore.

● thellimin e njohurive teorike dhe praktike,

● realizimin praktik të një projekti.

Këto kërkojnë një formim të dyfishtë në:

zbatimin e aparatit matematik të modelimit dhe analizës;

praktikën e metodave të matjeve.

Ky formim, me aplikime të ndryshme, përbën në avantazh të madh për integrimin profesional

të kandidatit:

ai mëson të përdorë softet aplikative dhe t’i integrojë me rezultatet teorike;

ai mëson të integrojë të dhënat e matjeve;

Master Profesional në “Transport” Faqe 3/14
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

ai mëson të vlerësojë gjendjen dhe pajisjet e sistemit.

II. KRITERET E PRANIMIT

Në Programin e Studimit Master Profesional “Transport” mund të regjistrohen vetëm personat

që zotërojnë një diplomë të nivelit të parë ne Inxhinieri Mekanike ose ne deget te tjera

Inxhinierike duke bere me pare njohje/ekuivalentim te krediteve te fituara.

III. PROCEDURAT E PRANIMIT TË STUDENTËVE DHE TË NJOHJES SË

KREDITEVE UNIVERSITARE TË FITUARA MË PARË PREJ TYRE

Pranimi i kandidateve behet me konkurs sipas dosjes personale te paraqitur nga secili, ne pajtim

me fushat dhe numrin e përcaktuar nga institucionet përkatëse (MASH, Rektorati i UPT). (shih

Rregullore e Studimit të Programit të Studimit).

IV. KOHËZGJATJA E PROGRAMIT DHE STRUKTURA QË E OFRON

Afati i Studimeve është 1.5 vjet për sistemin me kohë të plotë .

V. NUMRI MINIMAL DHE MAKSIMAL I PJESËMARRËSVE NË PROGRAM

Numri minimal i studenteve është 10 .

VI FREKUENCA NË AKTIVITETET E NDRYSHME FORMUESE (LEKSIONE,

SEMINARE, LABORATORË, PRAKTIKA ETJ.);

Leksionet do të zhvillohen me kohe te plote dhe jane fakultative ndersa seminaret jane te

detyrueshem ne masen 75 %. Semnaret jane 100% te detyrueshem.

VII. PLANI MESIMOR

Programi i Studimeve Master Profesional: “Transport”, me kohëzgjatje 1.5 vjet i shtohet një

formimi bazë të përftuar paraprakisht. Ai u adresohet të diplomuarve me një Diplomë të Nivelit

të Parë Inxhinierike dhe/ose të diplomuarve me formim universitar në fushat e përmendura më

sipër që kanë dëshirë të përfitojnë kompetenca të reja në fushën e inxhinierisë së transportit.

Plani mësimor

Titulli i aktivitetit

Personeli

akademik

Sektori

mësimorkërkimor

Kredite

t

Nr. ore për

leksione në

auditor

Struktura e krediteve

Nr. ore për

aktivitete të

tjera

mësimore

Konstruksionet e MDB Prof. A.Londo Energjitike 6 30 22 98

Makinat e Punimeve te Ing. K. Doraci Transport 6 30 24 96

Nr. ore

për

studim

individua

l

Master Profesional në “Transport” Faqe 4/14
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Renda

Sistemet e Transportit dhe Dr. Sh. Gjevori Transport 6 30 24 96

planifikimi i transportit

Bazat e transportit detar Dr. Dh. Sotja Transport 9 45 36 144

ajror dhe hekurudhor

Konstruksionet e Mjeteve Dr. Dh. Sotja Transport 6 30 24 96

Lëvizëse

Automatizim procesesh

Prof. Automatizim 6 30 24 96

P.Marango

Mekanika e aplikuar ne Dr. M. Kullolli Konstruksion 6 30 24 96

mkina 2

Inxhinieria e Trafikut dhe Eno Zeneli Transport 6 30 24 96

siguria rrugore

Elemente të mikroekonomisë M.Sc. I. Shyle Menaxhim 6 40 24 86

dhe analizë e investimeve

Industrial

Gjuhë angleze 3 75

TOTALI 60 295 226 979

Master Profesional në “Transport” Faqe 5/14
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

VIII. Personeli akademik

Prof. Dr. Andonaq Londo

Dr. Dhimitër Sotja

Dr. Gazmend Qatipi

Dr. Miranda Kullolli

Ing. Koçi Doraci

Dr. Shkëlqim Gjevori

M.Sc. Irma Shyle

Prof. Dr. Petrika Marango

IX. Struktura akademike përgjegjëse

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

XI. Tarifa për çdo student dhe mënyra dhe afatet e pagesës së saj

1. Kosto e përgjithshme Masterit Profesional deri në lëshimin e dëshmisë përkatëse duhet të jetë

si më poshtë:

a) Për kandidatet qe kryejnë brenda afatit normal te përcaktuar ne planin mësimor paguhet

vlera e tarifës e përcaktuar.

c) Për çdo zgjatje afati paguhet shtese vlere tarife ne përqindje te vlerës se tarifës te

përcaktuar sipas krediteve te pashlyera.

Në këtë tarifë nuk përfshihen shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit gjatë lëvizjeve brenda

ose/dhe jashtë vendit për vizita pune dhe kërkimore, të cilat duhet të mbulohen nga kandidati.

Master Profesional në “Transport” Faqe 6/14
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Plani dhe programet e shkurtuara

Kodi Titulli i aktivitetit ETCS

MPE-101 Konstruksionet e MDB 6

MPE-102 Makinat e Punimeve te Renda 6

MPE-103 Sistemet e Transportit dhe planifikimi i transportit 6

MPE-104 Bazat e transportit detar, ajror dhe hekururdhor 9

TOEFL Gjuhë angleze 3

Gjithsej 30

MPE-105 Konstruksionet e Mjeteve Lëvizëse 6

MPE-106 Automatizim procesesh 6

MPE-107 Mekanika e aplikuar ne makina 2 6

MPE-108 Inxhinieria e Trafikut dhe siguria rrugore 6

MPE-109 Elemente te mikroekonomisë dhe analize e investimeve 6

Gjithsej 30

MPE-201 Praktikë profesionale 15

MPE-202 Mikroteza 15

Totali 90

Master Profesional në “Transport” Faqe 7/14
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Programet e shkurtuara të lëndëve

1. KONSTRUKSIONET E MDB

Kodi i lëndës Semestri Ngarkesa në orë javore Kredite

Leksione Ushtrime/Seminare Laboratorë

Projekte

Detyra

MPT-101 I 3 1.5 1.5 6

Ndërvarësia: (Nuk ka)

Titullar i Lëndës: Prof. Dr. A. Londo

Objektivi

Lënda “Konstruksionet e Motorëve me Djegie të Brendshme”, është parashikuar të zhvillohet në kurikulën e

studimit të Masterit Profesional ne Transport., ne degen e inxhinierise mekanike te F.I.M. Lenda synon te jape

njohuri te thelluara inxhinjerike kryesisht ne drejtim te sistemeve dhe mekanizmave te M.D.B., problemeve

konstruktive,dinamikes se tyre si edhe pjeserisht ne modelimet matematike te ciklit te punes . Programi bazohet ne

njohurite e fituara ne lenden “ Makina dhe Sisteme Energjitike “ qe zhvillohet ne kurikulen e nivelit bachelor te

inxhinierise mekanike ne te cilen studenti fiton njohurite mbi ciklin e punes se motorit me djegje te

brendeshme,parametrat efektive dhe indikatoriale te tij, faktoret qe ndikojne ne te ; rendimentin termik te ciklit me

V constant ; me P constant dhe me P dhe V constant si edhe mbi karakteristikat e motoreve.

Programi

Mekanizmi bjellle manivele dhe mekanizmi i shperndarjes se gazeve. Sistemi i ftohjes. Sistemi i lubrifikimit.

Sistemi i ushqimit ne motorat me NE. Sistemi i ushqimit ne motorat me NK. Sistemi i ndezjes ne motorat me NE.

Sistemi i turbofryrjes ne M.D.B. Matjet dhe Provat ne M.D.B. Lendet djegese qe perdoren ne M.D.B. Simulimi

matematik i ciklit me djegie me volum konstant, simulimi matematik i ciklit të përziere. Formimi i emisioneve

ndotese dhe kontrolli i tyre.

Literatura

1. Internal Combustion Engine Fundamentals. John B.Heywood 1988

2. Motori a combustione Interna. Giancarlo Ferrari.2005.

3. Motori Endotermici. Dante Giacosa. 2008

5. Heat Transfer . A practical Approach. 1997. YUNUS A. ÇENGEL

6. Internal combustion Engines. Colin R.Ferguson; Allan T.Kirkpatrick.

PARAKUSHTET PËR SHLYERJEN E LËNDËS: (DETYRA , PROJEKTE)

MËNYRA E VLERËSIMIT TË LËNDËS: Me notë

MËNYRA E SHLYERJES SË LËNDËS : Provim

2. MAKINAT E PUNIMEVE TE RENDA

Kodi i lëndës Semestri Ngarkesa në orë javore Kredite

Leksione Ushtrime/Seminare Laboratorë

Projekte

Detyra

MPT-102 I 3 2 1 6

Ndërvarësia: (Nuk ka)

Titullar i Lëndës: ing. Koçi Doraci

Master Profesional në “Transport” Faqe 8/14
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Objektivi

Programi i kesaj lende eshte ndertuar duke u mbeshtetur ne literaturen qe trajton problemet teorike dhe konstruktive

te makinave te punimit te tokes. Programi trajton, ne gjeresi e thellesi, njohurite mbi ceshtjet kryesore qe lidhen me

keto makina, klasifikimin e tyre dhe te dherave si dhe me radhe vecorite konstruktive, sistemet e drejtimit dhe te

komandimit te organit punues dhe rezistencat qe hasen gjate procesit te punes. Gjithashtu llogaritet edhe efektiviteti

i punes se tyre.

Programi

Konsiderata te pergjithshme per makinat e punimit te tokes. Makinat e germimit te tokes. Buldozeret.

Autogrejderat. Eskavatoret. Skreperat. Rrulat. Makinat Bujqesore. Makinat per copetimin e materialeve dhe

seleksionimin e tyre. Makinat per pregatitjen e llaceve dhe betoneve

Literatura

1. 1. Borisov S. M. “Adnokovshij universalnyj stroitjelnyj eskavatory”.

2. Levenson L. B. “Drobilno-sortirocniye mashin i ustanovki”

3. Bouman V. M. “Stroitjelnyj mashin”

4. Dombrovskij N. G. “Eskavatori”

PARAKUSHTET PËR SHLYERJEN E LËNDËS: (DETYRA , PROJEKTE)

MËNYRA E VLERËSIMIT TË LËNDËS: Me notë

MËNYRA E SHLYERJES SË LËNDËS : Provim

3. SISTEMET E TRANSPORTIT DHE PLANIFIKIMI I TRANSPORTIT

Kodi i lëndës Semestri Ngarkesa në orë javore Kredite

Leksione Ushtrime/Seminare Laboratorë

Projekte

Detyra

MPT-103 I 3 2 1 6

Ndërvarësia: (Nuk ka)

Titullar i Lëndës:

Objektivi

Formimin e studentit për sistemet e transporti mënyrën e klasifikimit dhe analizën e inxhinierike të sistemeve të

transportit.

Programi

Te përgjithshme mbi Sistemin e Transportit. Klasifikimi i sistemit te transporteve dhe struktura e tyre. Analiza e te

gjitha mënyrave te transportit, rrugor, hekurudhor, detar, ajror, me tubacione dhe konvejerë, profili dhe qëllimi.

Analiza inxhinierike e sistemit te transporteve. Transporti i multimodal (kombinuar) tiparet dhe diferencat. Mënyra

dhe logjistika qe përdoret. Transporti interurban i mallrave dhe pasagjereve. Transporti Publik. Infrastruktura e

shërbimeve ne transport. (terminale, stacione, porte aeroporte etj.). Njohuri ne fushën ekonomike. Tarifat dhe

Sistemi i tarifave ne transport. Treguesit ekonomiko-financiar te transportit. Njohuri mbi kërkesën dhe ofertën ne

transport. Transporti i qëndrueshëm, menaxhimi dhe parashikimi i zhvillimit te transportit.

Literatura

Dr.Ing. Sh.Gjevori, ”Cikel Leksionesh dhe shembuj”.

John P. Sammon, Robert J. Caverly ”Transportation Systems”, May 2007

Josedh Sussman ”Introduction to Transportation System”, 2005

Avishai Ceder ”Public Transport Planning and Operation”, 2007

C.S.Papacostas. P.D.Prevedours ”Transportation Engineering and Planning”, 2005

Kumares C. Sinha and Samuel Labi ”Transportation Decision Making”, . 2007

Bob McQueen, Judy McQueen ”Intelligent Transportation System Architectures”, 2005

PARAKUSHTET PËR SHLYERJEN E LËNDËS: (DETYRA , PROJEKTE)

MËNYRA E VLERËSIMIT TË LËNDËS: Me notë

MËNYRA E SHLYERJES SË LËNDËS : Provim

Master Profesional në “Transport” Faqe 9/14
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

4. BAZAT E TRANSPORTIT DETAR, AJROR DHE HEKURUDHOR

Kodi i lëndës Semestri Ngarkesa në orë javore Kredite

Leksione Ushtrime/Seminare Laboratorë

Projekte

Detyra

MPT-104 I 4.5 2.5 1 9

Ndërvarësia: (Nuk ka)

Titullar i Lëndës: Dr. Dhimitër Sotja

Objektivi

Lënda trajton historikun e lindjes dhe zhvillimit te sistemeve te transportit në Shqipëri. Karakteristikat e veçanta te

vijueshmërisë në kohë të transportit në hapësirën Shqiptare. Legjislacioni i Shqipërisë për sistemet e transportit.

Transporti ajror; transporti ujor (detar lumor). Transporti intermodal. Modelet matematikore dhe softet ne

planifikimin e sistemeve te transporti si edhe planifikimi për një sistem transporti. Një vend të veçantë zënë nyjet

ne sistemet e transportit .

Përmbajtja

Tipodimensionet e mjeteve te lundrimit, klasifikimi i tyre. Terminalet e transportit ujor (lumor dhe detar).

Bashkëveprimet ne mjetin lundrues gjate lëvizjes së tij. Forcat, diagramet e lëvizjes. Stabiliteti ose qëndrueshmëria

e lëvizjes, incidentet. Menaxhimi i lëvizjes se mjetit lundrues, modelet e ngarkim shkarkimit, sigurisë etj.

Tipodimensionet llojet e mjeteve te transportit ajror, klasifikimi i tyre. Korridoret ajrore. Llojet e terminaleve ajrore

etj. Mjeti fluturues, Forcat. Stabiliteti ose qëndrueshmëria e lëvizjes së tij në ajër etj. Menaxhimi i lëvizjes se mjetit

fluturues ne terminalin dhe korridorin ajror.

Konsiderata te pergjithshme mbi transportin hekurudhor. Karakteristikat dhe konstruksionet e mjeteve

hekurudhore. Ligjshmeria ne transportin hekurudhor

Literatura

1. Introduction to Air transport economics and Planning. ( autor Solaris Mont Kiara, Malaysia 2008)

2. Air Transport Planning ( University of Westminster London 2009)

3. Airports and air Planning ( autor Raphael S.Lavides. 2008)

4. Principles of Naval Architecture – S.N.A.M.E 1986

5. Practical Ship Design – Watson.D – Elseiver, 1998

6. Ship Knowledge 5, edition - Dokmar Maritime Publisher. 2008

7. Hidrodinamika e Anijes – K.Alikaj, B.Xhaferaj. Tirane 2007

8. Leksione te shkruajtura te Projektimit te Anijes – B.Xhaferaj, K.Peçi

9. I servici della nave nei riguardi del governo e della manovra. A. Morvillo –Napoli 1986.

10. Elementi di architettura Navale (I+II+III) – Livorno 1994

11. Marine Auxilary Machinery , seventh edition – H.D.Mc George.

12. Introduction to Marine Engineering, D.A.Taylor,1996

13. Ship Construction, sixth edition – 2007. D.J.Eyres

14. Quarterly Reports of Railway technical Research 1984

15. Le rail et le monde Nr.31, 1984

16. Rail Internacional Nr.4,5,8,9,11 1985

17. Schienen der Welt Nr 1,4,4,6 - 1986

18. Ingeneria Ferroviaria Nr 1,2,9,10 – 1982

19. Eisenbahntechnische runshau – 1981

20. Revue Generale des chemis de fer Nr 10, 1983

PARAKUSHTET PËR SHLYERJEN E LËNDËS: (DETYRA , PROJEKTE)

MËNYRA E VLERËSIMIT TË LËNDËS: Me notë

MËNYRA E SHLYERJES SË LËNDËS : Provim

Master Profesional në “Transport” Faqe 10/14
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

5. KONSTRUKSIONET E MJETEVE LËVIZËSE

Kodi i lëndës Semestri Ngarkesa në orë javore Kredite

Leksione Ushtrime/Seminare Laboratorë

Projekte

Detyra

MPT-105 I 3 2 1 6

Ndërvarësia: (Nuk ka)

Titullar i Lëndës:

Objektivi

Lënda trajton historikun e lindjes dhe zhvillimit te sistemeve te transportit rrugor dhe hekurudhor. Karakteristikat e

veçanta te vijueshmërisë në kohë të transportit. Gjithashtu trajtohen dhe karakteristikat konstruktive të mjeteve të

transportit rrugor dhe hekurudhor

Përmbajtja

Konstruksioni dhe veçoritë e automjetit. Friksionet dhe tipet e friksioneve. Kambiot dhe tipet e kambiove. Kutitë

shpërndarëse dhe konstruksionet e kutive shpërndarëse. Transmisionet kardanike dhe tipet e tyre. Transmisioni

kryesor. Diferencialet dhe tipet e tyre. Urat e automjeteve. Sospensionet. Sistemet e drejtimit. Sistemi i frenimit.

Parametrat vlerësues dhe skemat principale te sistemeve frenuese te automobilave. Shasia dhe kabina e automjetit.

Tipet e tyre. Konstruksionet e shasive dhe kabinave. Llogaritjet e shasise. Llogaritja e kabinave.

Nocione te përgjithshme mbi konstruksionet e mjeteve hekurudhore. Klasifikimi i karretave te mjeteve

hekurudhore. Skemat principale te zgjidhjeve konstruktive te karretave te vagonëve per pasagjere. Pjesa lëvizëse e

vagonëve hekurudhore. Nyjet e kushinetave te rrotave te karretave. Sistemet e frenimit te vagonëve. Pajisjet kapëse

te vagonëve njëra me tjetrën. Vagonët e mallrave. Vagonët e pasagjereve. Lokomotivat dhe llojet e tyre. Garniturat

e trenave.

Literatura

Leksione te shkruara

PARAKUSHTET PËR SHLYERJEN E LËNDËS: (DETYRA , PROJEKTE)

MËNYRA E VLERËSIMIT TË LËNDËS: Me notë

MËNYRA E SHLYERJES SË LËNDËS : Provim

6. AUTOMATIZIM PROCESESH

Kodi i lëndës Semestri Ngarkesa në orë javore Kredite

Leksione Ushtrime/Seminare Laboratorë

Projekte

Detyra

MPT-106 I 3 2 1 6

Ndërvarësia: (Nuk ka)

Titullar i Lëndës: Prof. Petrika Marango

Objektivat:

Automatizimi i proceseve industriale dhe kontrolli automatik janë pjese te pandashme te projektimit teknologjik dhe një objekt i

vazhdueshëm modernizimi i skemave ekzistuese. Ne këtë ide, njohuritë baze rreth kontrollit dhe parametrave te kontrolluar,

bëhen një domosdoshmëri per studentin e profileve mekanike, veçanërisht per njohjen e kërkesave baze për ndërtimin dhe

shfrytëzimin e kontureve te mbyllura analoge dhe digitale. Kontrolli i kompjuterizuar, elementet e logjikes industriale, etj. janë

kërkesa bashkëkohore ne formimin inxhinierik.

Programi:

Procesi industrial, koncepte dhe klasifikime. Ideja “black-box”. Dalja teknologjike dhe dalja e kontrolluar. Algoritmi. Projektimi

i objektit te rregullimit. Instrumentimi i skemave industriale. Modelimi dhe simulimi. Modelet matematike, tre fushat e

paraqitjes se tyre. Transformimi i Laplasit, zbatime. Modelimi i proceseve industriale, praktika te identifikimit, modelimi

analitik, parimet baze, elemente nga teoria e sistemeve. Kontrolli manual, automatik. Konturi i mbyllur, modelet baze. Analiza

ne fushën e kohës, Laplasit dhe frekuencës. Vlerësimi fizik dhe matematik i qëndrueshmërisë dhe cilësuese. Parametrat baze te

Master Profesional në “Transport” Faqe 11/14
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

kontrollit industrial. Sinteza, metoda te thjeshta, interpretime. Ligji linear i kontrollit, PID. Kontrolli industrial ne ambiente te

ndryshme teknologjike. Proceset me shume hyrje dhe shume dalje. Konturet me vonese ne transmetimin e sinjalit, konturet me

elemente jolineare. Skemat logjike, elemente dhe zbatime, PLC. Kontrolli digital. Aspekte matematike. Komanda digitale.

Realizime, zbatime. Aspekte ekonomike te kontrollit automatik.

Literatura

1. Petrika Marango, Kontrolli automatik, 2003

2. Petrika Marango, Kontrolli i Proceseve, 2001

3. Petrika Marango, Leksione te shkruara, 2009.

PARAKUSHTET PËR SHLYERJEN E LËNDËS: (DETYRA , PROJEKTE)

MËNYRA E VLERËSIMIT TË LËNDËS: Me notë

MËNYRA E SHLYERJES SË LËNDËS : Provim

7. MEKANIKË E APLIKUAR NË MAKINA 2

Kodi i lëndës Semestri Ngarkesa në orë javore Kredite

Leksione Ushtrime/Seminare Laboratorë

Projekte

Detyra

MPT-107 I 3 2 1 6

Ndërvarësia: (Nuk ka)

Titullar i Lëndës: Dr. Miranda Kullolli

Objektivi

Lënda ka për qellim të japë njohuri që lidhen me përcaktimin dhe analizën nga pikëpamja kinetostatike dhe

dinamike, te elementeve te veçante dhe të pajisjeve mekanike, të organeve te makinave dhe te sistemeve mekanike

ne tërësinë e tyre.

Dinamiken e Makinave studjon problemet e veprimeve të inercisë, me të cilat lidhen shume probleme të tjera të

rendesishme, behet fjale për probleme që lidhen me percaktimin e forcave dhe veprimit të tyre; llogaritjen dhe

balancimin e veprimeve të inercisë, lidhjes motor makine punuese, funksionimi i makinave dhe të impianteve në

regjim periodik etj. Percaktimi dhe rregullimi i levizjes së makines.

Në ketë kontekst leksionet do të finalizojnë njohuritë për zgjedhjen dhe projektimin e komponentëve mekanike dhe

makinave nen veprimin e forcave. Përmes ushtrimeve studenti do të familjarizohet me parametrat kinematike,

dinamike me të përdorshëm të makinave.

Përmbajtja

Studimi i veprimit të forcave që veprojnë në mekanizma. Klasifikimi i forcave . Forcat e inercisë në hallka, metodat

e përcaktimit te tyre. Fërkimi ne mekanizma. Fërkimi rrëshqitës, rrotullues. Fërkimi i thate ne çiftet kinematike;

studimi në raste te ndryshme të veprimit të tij si p.sh në çiftin translativ, rrotullues, çiftet e larta kinematike etj.

Analiza kinetostatik e mekanizmave plane. Përcaktimi i kundërveprimet në mekanizmat e artikuluar. Raste te

ndryshme mekanizmash. Përcaktimi i kundërveprimet në mekanizmat me çifte te larta. Raste te ndryshëm.

Ekuilibrimi i masave rrotulluese. Ekuilibrimi i trupit rrotullues. Metodat e llogaritjes së masës dhe pozicionit të

kondrapeshave. Balancimi i detaleve dhe llojet e tij. Dinamika e makinave. Forcat dhe punët qe ato kryejnë ne një

makine. Bilanci energjetik i makinës. Regjimet e pune se makinës. Rendimenti i përgjithshëm i makinës; ne seri e

paralel. Përcaktimi i ligjit real te lëvizjes së makinave. Reduktimi i forcave dhe momenteve te tyre; masave dhe

momenteve te inercisë. Ekuacioni i lëvizjes reale te makinës. Rregullimi i lëvizjes së makinës. Llogaritje e volanit,

momentit te inercisë, përmasimi i tij. Metoda Tregold dhe Wittenbauer

Literatura

1. “Teoria e Mekanizmave dhe Makinave” P.Karaulli, R.Korbi, H. Pema

2. “Mechanism design” Vol I, II.A.G.Erdman, G.N.Sandor

3. “Lezioni di Meccanica Applicata alle Macchine” Giovani Scotto Lavina

4. “Applicazioni di Meccanica delle Macchine” Giovani Scotto Lavina

5. “Fondamenti di Meccanica applicata alle macchine” N.P.Belfiore, A di Benedetto, E. Pennestri

PARAKUSHTET PËR SHLYERJEN E LËNDËS: (DETYRA , PROJEKTE)

Master Profesional në “Transport” Faqe 12/14
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

MËNYRA E VLERËSIMIT TË LËNDËS: Me notë

MËNYRA E SHLYERJES SË LËNDËS : Provim

8. INXHINIERIA E TRAFIKUT DHE SIGURIA RRUGORE

Kodi i lëndës Semestri Ngarkesa në orë javore Kredite

Leksione Ushtrime/Seminare Laboratorë

Projekte

Detyra

MPT-108 I 3 2 1 6

Ndërvarësia: (Nuk ka)

Titullar i Lëndës: Dr. Gazamend Qatipi

Objektivi

Kjo lëndë ka për qellim të japë njohuri mbi Inxhinierine e Trafikut dhe te Sigurise Rrugore ne teresi, parimet e

pergjitheshme te analizes dhe manaxhimit te trafikut dhe te sigurise rrugore. Trajton konceptet baze te trafikut

marredheniet midis parametrave te levizjes se mjeteve dhe flukseve te trafikut si dhe veresine e Sigurise Rrugore

nga keto parametra. Jep parimet baze te konceptit te nivelit te sherbimit te infrastructures rrugore ne varesi nga

volume i trafikut. Gjithashtu lenda synon paisjen me njohuri ne fushen e trafikut dhe te sigurise rrugore

parametrave vleresues, parimet baze te planifikimit dhe manaxhimit te trafikut dhe te sigurise rrugore.

Përmbajtja

Teoria e fluksit te trafikut. Klasifikimi i trafikut. Mjetet dhe karakteristikat e tyre ne qarkullim. Vlerësimi i

parametrave kryesore te volumit te trafikut. (kapaciteti, shpejtësia, densiteti, koha e levizjes, fluksi etj). Aspekte te

kapacitetit te rrugëve dhe infrastruktures se shërbimit te rrugëve, niveli i shërbimit, dhe vlerësimi. Sistemet e

rregullimit te qarkullimit (semaforët), klasifikimi analiza e vlerësimit te kapacitetit te qarkullimit.

Sinjalistika e trafikut, vlerësimi i parametrave te trafikut si volumi, klasifikimi i mjeteve, radhët, vonesat etj dhe

vlerësimi i ciklit dhe kohëve te ciklit te semaforit. Rregullat e qarkullimit ne rruge te kategorive te ndryshme.

Menaxhimi i trafikut.

Metodologjia e studimeve te trafikut. Sistemet intiligjente te Trafikut ITS, Qendrat e kontrollit te trafikut etj. (dhe

Softwaret e ndryshme). Siguria rrugore ne trafik. Analiza dhe parametrat vleresues te sigurise rrugore. Faktoret qe

ndikojne ne aksidentet rrugore, analiza dhe raportimi i aksidenteve ne funksion te faktoreve te zhvillimit.

Kosto e aksidenteve rrugore. Auditimi i Sigurise Rrugore.

Literatura

Dr.Ing. Sh.Gjevori Cikel Leksionesh dhe shembuj.

Avishai Ceder, ”Public Transport Planning and Oparatio”, 2007

Road Safety (Manual), Technical Committee on Road Safety USA 2003

Mike Slinn, Paul Matthews ”Professional Traffic Operations Engineer”, 2006

Thomas R. Currin ”Introduction to Traffic Engineering”, (Manual for Data Collection and Analyses) 2006

Maartin Rogers ”Highway Engineering”, 2008

PARAKUSHTET PËR SHLYERJEN E LËNDËS: (DETYRA , PROJEKTE)

MËNYRA E VLERËSIMIT TË LËNDËS: Me notë

MËNYRA E SHLYERJES SË LËNDËS : Provim

9. ELEMENTE TE MIKROEKONOMISË DHE ANALIZE E INVESTIMEVE

Kodi i lëndës Semestri Ngarkesa në orë javore Kredite

Leksione Ushtrime/Seminare Laboratorë

Projekte

Detyra

MPT-109 I 3 2 1 6

Ndërvarësia: (Nuk ka)

Titullar i Lëndës: M. Sc. Irma Shyle

Master Profesional në “Transport” Faqe 13/14
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Objektivat

Lënda ka si qellim bazë thellimin e njohurive rreth mikroekonomisë si dhe kuptimin e çështjeve dhe koncepteve që

lidhen me të.

Programi i përmbledhur:

Tregu. Kufizimi buxhetor. Preferencat, dobia dhe zgjedhja. Kërkesa e tregut. Teprica konsumatore. Oferta.

Ekuilibri i tregut. Teknologjia. Maksimizimi i fitimit. Minimizimi i kostos. Kurbat e kostos. Monopoli. Oligopoli.

Tregjet e faktorëve. Shpërndarja e të ardhurave. Të mirat publike.

Literatura

Leksione të shkruara

PARAKUSHTET PËR SHLYERJEN E LËNDËS: (DETYRA , PROJEKTE)

MËNYRA E VLERËSIMIT TË LËNDËS: Me notë

MËNYRA E SHLYERJES SË LËNDËS : Provim

Master Profesional në “Transport” Faqe 14/14