17.01.2015 Views

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike Këshilli i Fakultetit Tiranë më 9 ...

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike Këshilli i Fakultetit Tiranë më 9 ...

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike Këshilli i Fakultetit Tiranë më 9 ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

UNIVERSITETI POLITEKNIK - TIRANË

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Këshilli i Fakultetit

Sheshi”Nënë Tereza”,Nr. 4-Tiranë, Tel /Fax ++355 4 222 3707

Tiranë më 9 mars 2010

RAPORT PËR ARRITJET E DERITANISHME NË KUADRIN E

PROCESIT TË BOLONJËS, NË FIM, UPT

Hyrje

Viti 2010, është viti i konkluzioneve për krijimin dhe ndërtimin e Hapësirës

Evropiane të AL në 46 vendet që kanë nënshkruar nga viti 1999 e deri më sot

Deklaratën e Bolonjës. Në këtë vit bëhen dhe do të bëhen analiza në kuadrin e

objektivave të caktuara nga Samiti i Bolonjës (1999) si dhe konferencave të tjera të

mëtejshme të mbajtura me objektiva të caktuara.

FIM në vitin shkollor 2005-2006 reformoi kurrikulat në Departamentet e energjise,

mekanikes, prodhim menaxhimit dhe tekstilit dhe me mbështetjen e stafit akademik

të gjithë fakultetit, propozoi dhe hartoi 3 programet e studimit Bachelor në

Inxhinierinë Mekanike, të Materialeve dhe Metalurgjise, dhe Tekstilit .

Kjo u be e mundur edhe fale projektit TEMPUS mbi ristrukturimin e kurikulave ne

FIM mbështetur në përvojën e përparuar të Politecnico se Barit dhe Universiteteve

te tjera partnere si Uni-Siegen, Politecnico di Torino, Uni-Dublin etj.

1. Mendime lidhur me reformimin e kurrikulës në kuadrin e procesit

të Bolonjës, arritjet dhe mangësitë.

Aktualisht në saj të një punë të gjithëanshme të stafit akademik, studentëve dhe

diskutimeve me aktorë të interesuar dhe grupet e interesit, është arritur të kemi në

FIM, UPT, këto programe studimi dhe tituj të diplomave:

1. DNP në Inxhinieri Mekanike,

2. DND në Inxhinieri Materiale dhe Metalurgji

3. DNP në Inxhinieri Tekstil dhe Mode

4. DND në Inxhinieri Mekanike me tre profile , energji, konstruksione dhe mjete

levizese dhe prodhim menaxhim.

5. DND në Inxhinieri Materiale me 2 profile , materiale dhe metalurgji

6. DND në Inxhinieri Tekstile me 2 profile , tekstil dhe konfeksione

7. MND ne Inxhinieri mekanike

8. MND ne Inxhinieri materiale

9. MNP ne Planifikim i sistemeve te transportit , menaxhim trafiku dhe siguri

rrugore

10. MNP tekstil dhe Mode

11. Doktorature ne Inxhinieri mekanike me dy drejtime Mekanike dhe Materiale.

12. ED ne drejtimin „ Logjistike dhe Prodhim“

1

Për vënien në jetë të këtyre diplomave, kemi patur një mbështetje juridike të

dokumenteve themelore si Ligji i AL, të vitit 2007 i ndryshuar, Udhëzimet e

Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.4 , Nr.5, Nr.14,Nr.15,Statutin dhe

Rregulloren Mësimore të UPT për ciklin e parë, të dytë dhe te trete. Në shkollën

tonë të lartë synojmë të përgatitim specialistë me aftësitë dhe njohuritë e duhura

sipas llojit të diplomës për të përballuar tregun e punës, të formojmë qytetarë të

ndershëm të një shoqërie demokratike si dhe t’a shndërrojmë këtë fakultet në

qendër të zhvillimit dhe të ruajtjes së dijes në shërbim të shoqërisë.

Arritjet:

1) DNP ka justifikuar deri tani objektivat e saj dhe i pwrgjigjen nw njw masw tw

konsiderueshme nevojave tw tregut. Programet e studimit tw DNP kanw nevojw

nw tw ardhmen tw rishikohen dhe tw shihet mundwsia e permiresimit tw tyre.

2) Deri tani është justifikuar kërkesa për profilizime të diplomimit ne DND

3) Kemi përpjekje që të rritet aftësia e studentëve për zgjidhjen e problemeve të

ndryshme nëpërmjet detyrave, projekteve dhe punës së diplomës;

4) Është arritur të bëhet një përmirësim i teknikës dhe teknologjisë në bazën

laboratorike për realizimin e punëve laboratorike, mbështetur në programet

TEMPUS, projekti „Cilësi dhe barazi në AL“ i Bankës Botërore dhe projekti për

kërkim –zhvillim me fonde të MASH.

5) Studentët janë njohur në mënyrë të përsëritur me objektivat e procesit të

Bolonjës si dhe me specifikat e zbatimit të tij në fakultet.

Mangësitë:

1) Tregu i punës në Shqipëri, është ai i një ekonomie në tranzicion. Evoluimi i tij

është i shpejtë dhe përshtatja ndaj kërkesave të tij, është edhe më tej e

domosdoshme për fakultetin.

2) Në se shohim diplomat e ndryshme që japim, vihet re se profilizimi behet ne

DND.

3) Programet e DND duhet t’i përmirësojmë më tej, në drejtim të përshtatjes

me mundësitë e stafit akademik si dhe të shohim më mirë raportet midis

lëndëve më zgjedhje dhe atyre të parashikuara sipas planit. Fakultetet duhet të

respektojnë angazhimet në programet e DND.

4) T’i kushtojmë më tepër vemendje problemit të kompetencave të fituara nga

studentët, kreativitetit e mendimit analitik, duke u larguar nga mësimi i

thjeshtë i fakteve.

5) Udhëheqja dhe reçensionimi i diplomave të DND si edhe ngarkesa mesimore

ne MND , MNP, Doktorature të paguhet jashtë normës mësimore.

6) Të kemi akces në internet, për përdorimin e software-ve të ndryshme nga

Universitete jashtë vendit.

7) Ka nevojë urgjentë për hapësira mësimi dhe laboratorike. Theksojmë që

pedagogët rrinë në laboratore ku bëhet edhe mësim , gjë që ka vështirësuar

punën normale të tyre. Del nevojë urgjente sigurimi i fondeve për ndërtimin e

shpejtuar të Campus-it të Politeknikut.

2

2. Pranimet në fakultet, studentët dhe procesi i Bolonjës.

Deri në vitin akademik 2005-2006 kemi patur një sistem të pranimeve organizuar

në bazë fakulteti, mbështetur në sistemin e konkursit për lëndët e matematikës

dhe fizikës,. Në vitet akademike në vazhdim, pranimi në fakultete, pra në shkollën

e lartë është organizuar nga Institucione jashtë universiteteve, mbështetur në

kriterin preferencë-meritë, bazuar në Maturën Shtetërore. Aktualisht (2009-2010)

në DNP, kemi 1073 studentë të rregullt. Në DND kemi gjithësej 74 studentë, nga

të cilët në vitin e parë 46 studentë, 12 studentë në Energjitike dhe 18 studentë në

Konstruksione dhe Mjete levizese, 9 materiale dhe 7 tekstil. Ne vitin e dyte 28

studente nga te cilet 9 konstruksione dhe mjete levizese, 4 energjitike , 11 tekstil

dhe 4 materiale. Në sistemin “e vjetër” kemi të regjistruar në vitin e V Mekanike

224 studente , tekstil 41 dhe materiale 35. Te diplomuar ne ciklin e pare bachelor

43 ne degen mekanike, tekstil dhe mode 23 dhe materile 14. Ne sistemin ED jane

te regjistruar 180 studente dhe te dilomuar deri tani 3 studente.

Mangësitë e vërejtura:

1) Sistemi aktual i pranimeve në fakultet për vite me rradhë ka sjellë probleme

në regjistrimin e studentëve dhe frekuentimit(ndjekjes së studimeve). Procesi i

pranimeve ka zgjatur deri në ditët e para të muajit dhjetor gjë që është

shoqëruar me shqetësime të këtyre studentëve për shkak të zbatimit të

Rregullores së mësimit në UPT, nga pedagogët, lidhur me frekuentimin në

seminare.

2) Për zgjedhjen e studentëve që hynë në DNP, duhet të shfrytëzojmë Nenin 33 të

Ligjit aktual të AL që thotë mes të tjerash që ”IAL kanë të drejtë të përcaktojnë

kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë mbaruar

Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e Parë të studimeve. Këto kritere

bëhen publikisht të paktën një vit para fillimit të pranimeve të radhës..” Këtë

hapësirë ligjore duhet t’a shfrytëzojmë sa më mirë që të marrim studentë sa më

cilësorë.

3) Kontrolli i dijeve duhet të informatizohet, sidomos në vitet e para ku numri i

studenëtëve është më i madh. Kërkohet hap pas hapi futja e teknologjive të reja

në mësim dhe në kontrollin e dijeve( pasqyrimi në regulloren e mësimit).

4) Me gjithë arritjet në informatizimin e DNP me programin “Sekretari”, duhet

synuar që ai të zgjerohet edhe në DND e MND.

5) Karta e studentit parashikuar në Nenin 56 të LAL ( karta elektronike ) që ka të

dhënat e studentit, është ende e pa realizuar. Kjo lidhet me përfitimin e

studentëve për shërbime me çmime të reduktuara

6) Ecuria e studentëve të sistemit të vjetër, vlen për të dëshëruar. Me gjithëse

Rregullorja e Mësimit i ka krijuar një hapësirë të gjërë për përfundimin e

studimeve, përfshirë mbrojtjen e diplomës(viti akademik 2014-2015), shumë

studentë kanë detyrime pa shlyer nga viti dytë dhe i tretë, një pjesë e

studentëve kanë detyrim frekuentimin në mësime në disa lëndë. Me gjithë

masat e marra në bashkëpunim me Rektoratin për të organizuar leksione në

disa lëndë, përsëri për shkak të angazhimeve „të tjera“ këta studentë,

rezultojnë me detyrime të frekuentimit. Ky problem kërkon të studiohet

3

veçanërisht për rrugët e zgjidhjes. Sa vjen e bëhet më e vështirë për këta

studentë të shlyejnë detyrimet që kanë në fakultet.

3. Stabilizimi i sistemit të krediteve ECTS dhe promovimi i

lëvizjeve(mobiliteteve) të studentëve dhe stafit akademik.

Në saj të një pune të gjithëanshme nga stafi akademik dhe studentët si dhe pasqyrimi i

përvojës së përparuar të disa universiteteve evropiane, është arritur që në të gjitha

programet e studimit në DNP, DND është vendosur një sistem i arsyeshëm i

krediteve mbështetur në një pasqyrë të shpërndarjes së tyre si në leksione, ushtrime,

punë laboratorike, detyra, projekte.

Natyrisht është dashur të bëhet një shtrirje edhe në funksion të numrit të javëve të

semestrit parë dhe të dytë.

Është synuar që për shkak të shtrirjes semestrale të lëndëve numri i krediteve të mos

kalojë 5 ECTS, si dhe janë respektuar numri i krediteve vjetore(60 Kredite) dhe ato

brenda DNP(180 kredite)

Ky sistem kreditesh është shtrirë edhe në diplomat e tjera si në DND, MND dhe në

dokumentacionin e ri të shkollës së doktoraturës.

Mobiliteti i studentëve në universitete të tjera i rekomanduar nga deklarata e

Bolonjës (deri në 6 muaj) dhe mbështetur në dokumente të tjera të samiteve të tjera

pas Bolonjës, duhet thënë që FIM ka nje eksperience shume te mire ne kete drejtim.

Qe nga viti 2001 dhe deri sot cdo vit 1 deri 2 studente te ketij fakulteti kryejne

punimet e diplomes ne universitete europiane si vecanerisht ne Gjermani si ne Siegen

dhe Freiberg dhe kjo fale programit te shkembimit te studenteve DAAD dhe une

shfrytezoj rastin ti falenderoj. Studentet tane transferojne direkt kreditet e fituara ketu

ne universitetet pritese. Kjo eshte nje arritje shume e madhe per UPT ne pergjithesi

dhe per FIM ne vecanti dhe provon saktesine e modelit tone.

Theksojmë që edhe në nivel evropian sipas llojit të universitetit, mobilteti është rreth

10% i studenëtve që lëvizin për një periudhë të shkurtër, për studime psh nga

Gjermania në Francë dhe e anasjella.

Lidhur me mobilitetin e stafeve akademike, theksojmë që sipas llojit të projektit

TEMPUS është realizuar lëvizja në universitet të tjera dhe kjo në masë të kufizuar

edhe për shkak të mbështetjes së kufizuar financiare. Në disa raste anëtarë të stafit

akademik knë marrë pjesë në konferenca dhe seminare ndërkombëtare me referate e

kumtesa të tyre.

4. Stafi akademik dhe problemet e rekrutimit i të rinjve të

talentuar.

Prej kohësh departamentet dhe stafet drejtuese në FIM, kanë bërë përpjekje të mëdha

për konsolidimin dhe rekrutimin e të rinjve të talentuar. Kualifikimi dhe specializimi,

kërkimi i gradave dhe titujve shkencorë i ka shërbyer dhe i shërben rritjes së cilësisë

së procesit mësimor dhe përgatitjes sa më të mirë të specialistëve në mbështetje të

nevojave të tregut. Më poshtë po japim një pasqyrë të gjendjes së stafit akademik në

FIM:

4

Pasqyra 1

Stafi

akademik

Të dhëna për shpërndarjen e stafit akademik të brendshëm në FIM,UPT

Departamenti

Energjise

Departamenti

Mekanikes

Departamenti i

Prodhim

Menaxhimit

Departamenit

Tekstilit

M F Shuma M F Shuma M F Shuma M F Shuma

Profesorë 2 - 2 - - - 7 7 -

Prof.asoc. 1 - 1 1 1 2 3 3 1 - 1

Doktor 2 - 2 4 1 5 1 1 2 1 1

Msc. 3 1 4 - 1 1 2 2 2

Ing - - - 1 1 1 2 3 4 4

Laborantë - 1 1 - 2 2

Ing

Shuma 10 2 10 6 2 8 13 4 17 1 9 10

Pasqyra 2

Të dhëna për shpërndarjen e stafit akademik të brendshëm, sipas moshës, në FIM, UPT

Stafi akademik Departamentet

Mosha

25-35 35-45 45-55 55-65 65-68

Profesorë Energjise 1 1

Mekanikes

Prodhim Menaxhimit 5 2

Tekstil

Profesorë të

asociuar

Energjise 1

Mekanikes 2

Prodhim Menaxhimit 3

Tekstil 1

Doktorë Energjise 1 1

Mekanikes 1 4

Prodhim Menaxhimit 1 1

Tekstil 1

Msc Energjise 3 1

Mekanikes

Prodhim Menaxhimit 1 1 1

Tekstil 2

Ing.

Energjise

Mekanikes 1

Prodhim Menaxhimit 2

Tekstil 4

Laborantë Ing Energjise 1

Mekanikes

Prodhim Menaxhimit

Tekstil 2

Për mbështetjen e procesit mësimorë, kemi dhe një numër të konsiderueshëm nga

stafi i jashtëm akademik:

2 profesorë

2 profesorë të asociuar

2 Doktor

4 Msc.

22 Ixhinierë

5

Deri tani megjithëse janë zhvilluar konkurse ka disa probleme lidhur me plotesimin e

nevojshëm me staf akademik akademik.

Gjykojmë se arsyet janë disa:

1 ) Sikurse dihet, kriteret për punësim në IAL (Neni 50 i LAL) për çdo kategori të

personelit përcaktohen nga statutet e Institucionit. Për rastin tonë rekrutimi i

personelit akademik me kontratë bëhet sipas statutit në fuqi, të UPT, duke patur

minimumi gradën « Master »

2) nota mesatare e vendosur (nota 9).

3) Ende nuk jemi bërë tërheqës, për rekrutimin e të rinjve edhe për shkak të disa

arsyeve finnaciare:

1) problemi i kufizimit të pagesës të orëve mbingarkesë deri në 30%, të

kondicionuar me realizimin e 1530 orëvë vjetore (Udhëzimi 20).

2) Ngarkesa mësimore sipas normave të miratuara nga MASH, praktikisht e

ngarkon shumë stafin dhe ndikon në një farë mase në cilësinë me studentët.

3) Mbingarkesa e kufizuar në drejtim të pagesës, ndikon në uljen e cilësisë së

procesit mësimor dhe shkencor.

4) Rritja e numrit të studentëve, rritja e numrit tw programeve të studimit

(DNP,DND, MND, shkollë e doktoraturës), ka vështirësuar realizimin cilësor

të tyre, sepse mungojnë urdhëresat për pagesën e stafit akademik për MND

dhe shkollën e doktoraturës. Megjithë ndonjë ndryshim të bërë me udhëzim

të MASH, për pagesën e udhëheqësit dhe oponencës së doktoraturës si dhe

rritjes se koeficientit nga 1.5 në 2 për leksionet në DND, ende situata është

kjo që treguam më sipër.

5) Një problem i angazhimit të stafit në procesin mësimor, është dhe fakti i

koeficientit të llogaritjes të orës së punës laboratorike, pra 1 orë llogaritet si

0.8 orë pagese. Kjo duhet të riparohet sepse ka të bëjë me cilësine dhe

angazhimin e stafit në laboratore, kundrejt rritjes së numrit të studentëve.

5. Cilësia e studimeve dhe kërkimit, çështja e standarteve të

programeve të studimit.

Sigurimi i cilësisë është një lejtmotiv evropian në AL. Një cilësi e certifikuar në

mënyrë të besueshme, informon publikun dhe shtetin për gjendjen reale të

universitetit. Ajo do të forconte konkurrencën midis shkollave të larta. Fakultei ynë

është një ndër fakultetet më të vjetër dhe me tradita. Ai është investuar edhe për të

përmirësuar cilësine e punës komplekse për përgatitjen e specialistëve të lartë dhe

kërkuesëve të rinj. Veçanërisht investime janë bërë për cilësinë e aktivitetit

mësimdhënës. Përvoja 15-20 vjeçare e grumbullar në këtë drejtim, jo vetëm të

trajtimit të cilësisë, por dhe analizave të rezultateve për të i ka lejuar stafit të

brendshëm të jetë jo vetëm kompetent për konceptin e cilësisë në të gjitha drejtimet e

saj, por të luftojë vazhdimisht për te.

FIM gjte viteve 1998-2000 bëri vlerësimin e brendshëm , ndër të vetmit shkolla të

larta në Shqipëri, nga i cili dolën përfundime interesante dhe rekomandime mjaft të

vlershme për punën në të ardhmen.

Grumbullimi i mjaft problemeve që i trajtuam më sipër, kërkojnë trajtim parësor dhe

efektivitet e efiçencë të cilësisë në FIM dhe në UPT. Përveç nevojave të brendshme

për rritjen e kërkesave ndaj cilësisë, një “presion” jo të vogël në forma të ndryshme

ushtron nga takimet edhe Arsimi i lartë Politeknik Evropian.

Takimet e stafit kryesor me përfaqësues të stafit përkatës në Politecnico të Barit dhe

te Torinos tregon që ne duhet të ngremë më lart frymën e kërkesës ndaj vetes, në

6

fushën e mësimit dhe sidomos të kërkimit shkencor dhe angazhimit të doktorantëve

në laboratore për të gjallëruar jetën në to.

Vitin që shkoi u hodhën baza të shëndosha për vendosjen së pari të disa standarteve të

ngjashme Evropiane në disa drejtime të rëndësishme, në kuadrin e projektit 1 për

sigurimin e cilësisë në UPT. Puna e viti të kaluar nga i gjithë stafi akademik, teknik

dhe administrativ dhe studentët, është garanci edhe për këtë vit.

Këtë vit do të bëjmë raportin e vetvlërsimit të brendshëm dhe ate të jashtëm. Puna e

bërë tani nga Agjencia e Akreditimit, duhet të forcohet edhe të konsolidohet.

Pjesëmarrja e ekspertëve të huaj në vlerësime, do të rriste efikasitetin dhe

kredibilitetin e punës së saj. Rezultatet e procesit të akreditimit nuk janë raporte që

lexohen dhe më pas harrohen, ato duhet të kenë pasoja për zhvillimin e universitetit

dhe një prej tyre mund të ishte ngritja e nivelit të financimeve publike, në përputhje

me vlerësimin e konkluduar. Gjithashtu përfundimi i hartimit të standarteve

akademike për gjithë univesitetin tonë, është më se i nevojshëm dhe mungesa e tyre

deri tani ka hapur rrugën e ndikimit të faktorëve oportunë.

6. Studimi gjatë gjithë jetës dhe problemet.

Studimi gjatë gjithë jetës dhe detyrat që kanë universitetet për të mbështetur këtë

hallkë të rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie të mbështetur në dije, eshtë pa

dyshim një nga drejtimet e procesit të Bolonjës. Në këtë hallkë futet studimi Part-

Time, Edukimi në Distancë(ED) dhe formimi vazhdueshëm(LLE) i inxhinierëve

mekanike.

Qendra e parë e ED u hap në UPT, në fillim të 1995. Projekti shqiptar i ED u

financua nga programi PHARE i KE, si pjesë e bashkëpunimit PHARE multilateral

në këtë fushë. Pikësynimi kryesor i këtij projekti, ishte instalimi në

Shqipëri i rrjetit të diplomimit universitar teledidaktik. Në polin teknologjik kemi

kurse të plota në videokaseta, në softëare didaktikë, libra dhe materiale të tjera të

siguruara nga “Consorcio NETTUNO” dhe Politecnico di Torino.

Aktualisht kemi një program studimi DNP në ED për Logjistike dhe Prodhim

Problemet që kanë dalë dhe mangësitë që vërehen:

1) Pagesa e pedagogëve bëhet me normat te vjeteruara.

2) Kemi kërkuar vazhdimisht që pagesa në ED të bëhet jashtë normës mësimore

por edhe në përputhje me pagesën e studentëve në ED. Pra pagesa duhet të

shkojë të paktën 1200 lekë/orë per profesore, pagese e cila është më e ulët se

pagesa në universitetet private. Kjo do të përmirësojë ndjeshëm ecurinë në ED,

por edhe do të zgjerojë edhe programet e studimit.

3) ED kërkon një trajtim të veçantë për të ardhmen.

Në kuadrin e formimit të vazhdueshëm të inxhinierëve

Këto ishin disa nga çështjet që donim të ngrinim në kuadër të procesit të Bolonjës dhe

reformës në arsimin e lartë.

Kryetari i Këshillit të FIM

Prof.Dr.Andonaq Londo

7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!