13.02.2015 Views

01 - ballina N53.cdr - knsh.org

01 - ballina N53.cdr - knsh.org

01 - ballina N53.cdr - knsh.org

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Reportazh

Prekazi - Memoria jonë e përhershme

Prekaz…! Të gjithë duan të

shkojnë drejt Drenicës. Të gjithë duan

të shkojnë atje…në Prekaz. Është njëri

nga vendet më të njohura. Të huajt dhe

shqiptarët duan të shohin çdo gjë

atje,... rrugët, malet, fushat, njerëzit,

fëmijët, djemtë, vajzat, pleqtë… Eh!-

atje vjen erë e hershme shqiptare.

Duan të prekin me dorë historinë vetë,

atë që vjen nga përjetësia për të shkuar

në përjetësi.

Valon BEGZADI

Është një meditim që të vjen

ndërmend sa të kujtosh Prekazin. Dhe

sa vjen në Kosovë, pyetja e parë që të

vjen në buzë është ajo:- Nga bie

Prekazi!. Të gjithë për atje i çojnë

këmbët. Atje të presin Jasharët, të cilët

janë bërë FLAMURI i shqiptarëve në

dekadën e fundit, si burrat, gratë,

fëmijët, pleqtë, gjithçka që kanë pasur

dhe kanë Jasharët.

Të gjithë janë pjesa më e gjallë e

historisë së Kosovës. Të presin ata që

ranë nën dhunën, ku njëra nga

perandoritë më barbare dhe më e

prapambetura e Ballkanit,-Sërbia,-

derdhi dhe ushtroi mbi një familje të

Madhe, si Jasharët. Të presin

monumentin dhe të rënët, ato të cilët

radhë-radhë janë në tokën e lirë të

Prekazit dhe të Kosovës. Prekazi të

bën më shumë njeri, të bën më me

peshë dhe më real. Kjo ngjan

gjithmonë me historinë dhe me kohët

që mbartin në gjirin e tyre.

Memoriali.

Ç'mund të bëhej ndryshe me

Prekazin! A mund të harrohet ajo që

bëri dhe ajo që ndodhi atje Në altarin

e lirisë gjithë brezat: një familje, gra

dhe burra, fëmijë dhe të moshuar. Të

gjithë derdhën gjak në rrënjët dhe

kujtesën e lirisë. Të duket se atje u

fijuan të gjithë shqiptarët.

Jasharajt janë themeli i asaj që

ngjau dhe e ardhmja që ëndërrojmë.

Dhe memoriali për ta nuk është në

Prekaz, por kudo që ka tokë shqiptare.

Prekazi është kujtesa jonë për lirinë. E

kemi kërkuar gjithë jetën, sa për të një

shekull kemi flijuar një milion të rënë.

Prekazi është bashkimi ynë rreth

UÇK-së, asaj që ruajti jetën dhe ktheu

shpresën e madhe të të gjithë

shqiptarëve. Prekazi është virtyti ynë i

përjetshëm, se Shaban, Adem e

Hamzë Jashari janë e do të mbeten

modeli i burrit dhe njeriut shqiptar.

Prekazi është memoria jonë e

përjetshme, siç ka qenë lufta dhe

flamuri në të gjithë historinë tonë.

Drejt Prekazit do të ketë njerëz nga e

gjithë Bota, ashtu siç do të ketë edhe

këngë, ashtu siç do të ketë dhe dasma

dhe lindje fëmijësh. Baca Shaban,

Baca Adem e Baca Hamzë në atë

moshë që ranë do të presin dhe do të

përcjellin njerëz.

Drenica

Treva ku lufta dhe paqja, ditët e

mira dhe ditët e këqij të Kombit

shqiptar gjetën strehë, gjetën njerëz,

gjetën gjak dhe gjuhë. S'ka ditë dhe

datë të shënuar të Kombit shqiptar, që

në Drenicë të mos këta gjetur njerëzit e

vet. Pa dyshim është krahina dhe

vendi i njohur për të gjithë shqiptarët,

për të kaluarën dhe të sotmen, që çdo

ditë mbjellin të ardhmen. Aty ku

shqiptarët janë më vëllezër se në çdo

vend tjetër shqiptar.

Qindra vjet e në Drenicë nuk

reshtën kurrë taborret për ta sunduar

këtë vend “rebel”, që s'ka reshtur kurrë

për lirinë e vet. Qindra vjet dhe

pushtuesit e shqiptarëve nuk reshtën

drejt Drenicës, të cilët kudo shkelën

mbollën vdekjen. Drenica qëndroi…

Ec nëpër Drenicë. Vetë relievi

është një dialog intimiteti me atë që ka

aspiruar Drenica, me atë që në të gjithë

16

2 korrik 2012

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!