SME Albania
Newsletter-Korrik-2017
Newsletter-Korrik-2017
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
SME ALBANIA
Newsletter Korrik 2017
SME Albania ofron një platformë edukimi dhe
trajnimi, që furnizon me njohuri e informacion dhe
mbështet sipërmarrësit në arritjen e sukseseve në
aktivitetet e tyre.
Ky Institut do ti ofrojë mundësi sipërmarrësve të mësojnë dhe
të njihen me praktika e koncepte të reja gjatë drejtimit të
bizneseve të tyre, në mënyrë që të kenë mundësi të adresojnë
problematikat, që lindin në sektorët dhe bizneset përkatëse.
Do të zhvillohen mekanizma mbështetjeje dhe programe të
reja të zhvillimit të biznesit që ndihmojnë sipërmarrësit aktualë
dhe të ardhshëm në rritjen e biznesit të tyre dhe zhvillimin
e kapaciteteve.
“Small business is the
backbone of our economy.
I'm for big business,
too. But small business
is where the jobs are
generated.”
- Michele Bachmann
Të reja
Prezantimi i SME
Albania
Akademia Verore
Promovim dhe
mbështetje e SME-ve
www.sme.al
Krahas programeve të trajnimit
dhe seminareve, Instituti
SME Albania do të zhvillojë
takime midis sipërmarrësve në
sektorin e Ndërmarrjeve të Vogla
dhe të Mesme dhe zyrtarëve të
lartë në sektorin publik, ambasadat
e huaja në Shqipëri, si
dhe ekspertë në fusha të
ndryshme.
Trajnim i SME Albania në Tirana Business University
‘SME Albania’, platformë e re për
mbështetjen dhe rritjen e bizneseve
Fokusi i Institutit SME Albania është ofrimi i konsulencës për aktivitetet e
biznesit dhe edukimi e trajnimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme
(SME) në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve. Ky Institut do ti ofrojë
mundësi sipërmarrësve të mësojnë dhe të njihen me praktika e koncepte
të reja gjatë drejtimit të bizneseve të tyre, në mënyrë që të kenë mundësi
të adresojnë problematikat që lindin në sektorët dhe bizneset përkatëse.
Do të zhvillohen mekanizma mbështetjeje dhe programe të reja të zhvillimit
të biznesit që ndihmojnë sipërmarrësit aktualë dhe të ardhshëm në
rritjen e biznesit të tyre dhe zhvillimin e kapaciteteve, në rritjen e njohurive
të tyre vazhdimisht lidhur me mundësitë në Shqipëri dhe në tregjet
ndërkombëtare, zhvillimet në sektorët përkatës, menaxhimin financiar
dhe formulimin e strategjive që rrisin shitjet dhe fitimet.
Një rëndësi e veçantë do t’i jepet
sipërmarrjeve Start-up dhe
gruas sipërmarrëse. Aktivitetet
kryesore të Institutit do të përfshijnë
ndër të tjera mbështetje
në draftimin e projektpropozimeve
(projekte të BE-së
dhe donatorëve të tjerë),
mbështetje për aplikime
në programe të BE-së, nxitja e
performancës në biznes dhe
konfidencës së sipërmarrësve të
rinj, dhënia e konsulencës dhe
mbështetjes ndaj SME-ve në
linjë me parimet e Aktit të
Biznesit të Vogël (SBA) dhe
dokumenteve të tjerë strategjikë
kombëtarë e evropianë, nxitja e
bashkëpunimit mes biznesit,
universiteteve dhe institucioneve
shtetërore.
Prezantimi i SME Albania me sipërmarrës dhe ekspertë të SME-ve
SME Albania në Akademinë e Biznesit
Akademia Verore
Instituti Shqiptar i
SME-ve SME Albania
në bashkëpunim me
Köstinger
Consulting
organizoi edicionin
e parë
të Akademisë Verore
të SME-ve në
datat 10–15 korrik
2017, në Qendrën
Rinore Tiranë.
Akademia Verore e
SME-ve, një program
6-ditor, i ofroi SMEve,
bazën e nevojshme
teorike dhe
praktike që atyre u
nevojitet për t’u
përshtatur me ndryshimet
e shpejta me
të cilat përballet
ekonomia jonë, për
të qenë sa më
konkurrues në treg
dhe për tu lehtësuar
procesin e ndërkombëtarizimit.
Akademia Verore e SME-ve 2017
Akademia Verore e SME-ve 2017 u fokusua në tre fusha kryesore:
Standardet – cilësia, shëndeti dhe siguria, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit,
inovacioni;
Parashikimi i shitjeve, të drejtat e pronësisë intelektuale, aksesi në financim,
menaxhimi i burimeve njerëzore;
Inteligjenca e marketingut, marrëdhëniet me klientët, rrjetëzimi, menaxhimi i
mediave sociale, lidershipi dhe komunikimi BMC, kompetencat ndërkulturore.
Në këtë Akademi pati mbi 20 lektorë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët referuan
mbi 20 tematika të ndryshme që janë të rëndësishme dhe koherente për
biznesin e vogël dhe të mesëm. Të ftuar të vecantë të kësaj Akademie ishin
përfaqësues të Ambasadës së Kinës në Shqipëri, të cilët mbajtën një seminar
mbi të bërit biznes dhe mundësitë e bashkëpunimit me qëllim promovimin e
zhvillimit dhe bashkëpunimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME)
mes Shqipërisë, Kinës dhe BE-së.
Instituti Shqiptar i SME-ve, SME Albania në datën 15 korrik 2017 zhvilloi Ceremoninë
përmbyllëse të edicionit të parë të Akademisë Verore për SME, ku
ishin prezent pjesëmarrësit e Akademisë Verore: SME në fushat e agropërpunimit,
ICT-së, sigurisë, artizanatit, konsulentë që mbështesin sipërmarrjet,
si dhe studentë të interesuar në ngritjen e kompanive start-up.
Në përfundim të ditës së gjashtë të trajnimit, organizatorët dhe të ftuar të
vecantë nga Ambasada e Kinës në Shqipëri u shpërndanë pjesëmarrësve certifikatat
e pjesëmarrjes.
Fitues të kësaj Akademie ishin Znj. Oli Kacani, nga kompania Rogat Security,
dhe Z. Artur Hadroj, nga kompania ATC Natyral, të cilët fituan të drejtën e një
trajnimi 1-mujor në Kinë.
Gjatë zhvillimit të kësaj Akademie, nga pjesëmarrësit u mblodh një shumë të
hollash, që do t’i dhurohen Fondacionit Down Syndrome Albania.
Promovim dhe mbështetje e
SME-ve
Aktiviteti i SME Albania
SME Albania ka si qëllim mbështetjen e sipërmarrësve që kërkojnë trajnim
të sofistikuar e praktik, lidhjet e duhura për financimin e bisnesit të
tyre dhe qasjen në tregje të reja. SME Albania i vjen në ndihmë sipërmarrësve
përmes:
Programe trajnimi, seminare, workshop-e
Na kontaktoni
SME Albania
Rruga “Çamëria” nr. 5
Tiranë
1001 AL
info@sme.al
Na vizitoni në faqen web:
www.sme.al
Sesione interaktive me tematike të ndryshme
Vizita në terren (fabrika prodhimi etj.)
Mbështetje në draftimin e projekt-propozimeve (projekte të BE-së dhe
donatorëve të tjerë)
Vizita studimore dhe programe shkëmbimi për njohjen me praktikat më
të mira
Programe dhe fushata ndërgjegjësimi
Programe kërkimore
SME ALBANIA, INSTITUTI SHQIPTAR I KËRKIMIT DHE ZHVILLIMIT PËR SME-TË
SME Albania
Rruga “Çamëria” nr. 5
Tiranë