15.03.2018 Views

Plani i Përgjithshëm Kombëtar "Shqipëria 2030"

Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK) "Shqipëria 2030" është instrumenti më i lartë i planifkimit territorial në Shqipëri, i cili adreson në mënyrë të integruar çështjet e planifkimit, duke e parë territorin shqiptar si një të tërë.

Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK) "Shqipëria 2030" është instrumenti më i lartë i planifkimit territorial në Shqipëri, i cili adreson në mënyrë të integruar çështjet e planifkimit, duke e parë territorin shqiptar si një të tërë.

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Konkurrueshmëria nxit zhvillimin e qyteteve dhe

të sektorëve karakteristikë ekonomikë në to.

Qendrat primare do të intensifikojnë

infrastrukturën e shërbimeve primare në

shëndetësi dhe arsim, të përshtatshme për

të mbuluar kërkesat e qendrave urbane në

rrezen e shërbimit të tyre prej 45 minutash

kohë udhëtimi.

Investime në infrastrukturë me qëllim rritjen

e aksesit të popullsisë së zonave përreth, drejt

qendrës primare.

Qendrat e specializuara ose ndryshe qytetet

e talentuara, do të zhvillohen në përputhje

me potencialet e tyre për t’u kthyer në qytete

tërheqëse, për të jetuar dhe punuar.

3.1.2 Kriteret për organizimin e sistemit

urban

Plani i Përgjithshëm Kombëtar është

mbështetur në të dhënat statistikore të

INSTAT-it dhe të dhënat e përpunuara

nga Census 2011. Duhet theksuar se

edhe “Klasifikimi i ri urban/rural” edhe

“Tipologjia e re e komunave dhe bashkive” 24 ,

përshkruajnë situatën ekzistuese të

urbanizimit të Shqipërisë dhe japin

parashikime bazuar në trendin e krijuar

tashmë të treguesve si popullsia, dendësia,

zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit etj.

Plani i Përgjithshëm Kombëtar mbështetet

në këto konstatime, por edhe në projektet

strategjike sektoriale e ndërsektoriale

dhe jep parashikimet (skenarët) e tij

duke i dhënë një peshë specifike më të

lartë treguesve që lidhen me investime

të rëndësishme publike në sektorë të

ndryshëm ekonomikë.

Kështu për shembull edhe pse qyteti i Kukësit

nga vlerësimi i ecurisë së treguesve si rritja e

popullsisë, shkalla e emigracionit, punësimi,

zhvillimi ekonomik, etj., rezulton një zonë

me tipare rurale, në dokumentin e PPK-së,

Kukësi vlerësohet si një nga qytetet-porta

dhe qendër e një prej dy poleve ekonomike

të Shqipërisë së Veriut, për infrastrukturën

publike ekzistuese dhe të parashikuar në këtë

Plan, si vijon:

- nëpër këtë qendër kalon një rrugë e

rëndësisë kombëtare, rajonale, ballkanike;

- parashikohet vënia në funksionim e

një aeroporti ndërkombëtar, faktor që

përmirëson aksesin, nxit punësimin, rrit

konkurrueshmërinë;

- pozicioni gjeografik kufitar, rrit shanset

për zgjerimin e bazës së tregut, nëpërmjet

shkëmbimeve ekonomike tregtare

ndërkufitare;

- resurset natyrore minerare me rëndësi

kombëtare dhe lidhja e shpejtë me dy portet e

rëndësisë kombëtare, porti i Durrësit dhe porti

i Shëngjinit.

E njëjta metodë vlerësimi është ndjekur edhe

për qytetin e Gjirokastrës, si qendër e polit

ekonomik jugor.

Për të arritur në shkallën e policentrizmit në

nivel kombëtar në mbështetje të hierarkizimit

të qendrave urbane dhe poleve ekonomike,

PPK-ja u bazua në kriteret e mëposhtëm:

1. Popullsia

2. Dendësia

3. Zhvillimi ekonomik

4. Burime ekonomike

5. Infrastrukturë me rëndësi kombëtare:

- Korridore rrugore

- Korridore gazsjellësish

6. Porte

7. Aeroporte

8. Qendra historike me rëndësi ndërkombëtare

9. Burime natyrore me rëndësi kombëtare e

rajonale.

Është e kuptueshme që jo të gjitha qytetet

e vlerësuara si qendra primare urbane

plotësojnë të gjithë kriteret e mësipërme, por

PPK-ja vlerëson se në 15 vitet e ardhshme,

me realizimin e investimeve të projekteve

strategjike të propozuara në PPK, do të

realizohet nxitja e nevojshme për zhvillimin

ekonomik dhe social të tyre.

Hierarkia e qendrave

Sistemi i qendrave urbane kërkon të jetë

një sistem i standardizuar, gjithëpërfshirës

24

INSTAT, Maj 2014

64

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!