24.11.2019 Views

ALBERTO MORAVIA-KOSMA E BANDITET

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

- 28 -

tjetër të neveritshme. Ndjeu të goditej me forcë nga njё tytё e

pushke në prapanicё dhe duke u kthyer përgjysmë tha me mllef se

çanta nuk ishte. Biondi i urdhëroi atëherë që t'i shoqëronte në

shtrofullën e vërtetë. Me acarim të menjëhershëm Atamani iu

përgjigj se e kishin kot, se çantën e kishte lënë atje dhe, nëse nuk

ishte, mundoheshin kot ta kërkonin gjetiu. Për një çast ra heshtja,

pastaj biondi e pyeti Tortën, nëse ishte e vërtetë se çanta ishte

fshehur në atë vend. Torta iu përgjigj se Atamani po thoshte tё

vërtetën dhe biondi atëherë i dha urdhër atij që të kërkonte edhe ai

duke i treguar me gisht një pikë në tokë, jo shumë larg nga ku

ndodhej Atamani. Atamani e pa kështu veten bri Tortës që pa e

ditur se ç'po bënte duke u gjunjëzuar dhe, rrëmonte në myshkun e

drurit. Atëherë në kulm të zemërimit, u kthye dhe përsëriti se ishte

e kotë që të kërkonte, se dhe Torta s'kishte për të gjetur gjë. Por si

ktheu kokën, mori njё breshëri tё plotë mbi vete në anë fytyrës dhe

ra përmbys hundë e buzё, pikërisht mbi atë bimë që i kishte krijuar

shumë neveri. Menjëherë më pas gjëmoi e shtena e dytë dhe Torta

i goditur në zverk, ra, në fillim përpara dhe, pastaj, në grahmat e

fundit, brinjas, i kruspulluar si një qen. Me një vështrim, biondi që

kishte humbur durimin, gati si xhelat urdhёroi masakrën. Me një

vështrim tjetër i bëri shenjë shokut që të kthehej prapa.

Sa për Kosman, atë e shpëtoi kapela gjithë zhele që, për të parë

më mirë motorin, e kishte futur atё në zverk. Goditja qё i dha

Atamani me çekiç, mbase qe e mjaftueshme për ta vrarë, por ajo

vetëm sa e kishte trullosur Kosman. Çekiçi duke rrёshqitur në njё

farë mënyre mbi kapele dhe mbi palat e strehës e zbuti goditjen.

Por u alivanos; dhe kur erdhi në vete u gjend i shtrirë mbi sedilen e

pasme me duart dhe këmbët e lidhura, ndërsa makina zbriste, mes

shkurreve, shtegut, drejt lumit. Ndiente një dhimbje që i përhapej

në gjithë trupin dhe diku ndjente një therje më të mprehtë. S’u

pёrpoq as edhe të lëvizte, sepse me vështrimin e parë që u bёri nga

lart shpinave të dy xhelatëve, kuptoi se gjëja më e mirë që mund të

bënte, ishte të shtirej si i vdekur. Ai s'e kuptonte se për ku ishte

drejtuar makina; e la veten që ta merrnin nga këmbët e nga

sqetullat, gati kureshtar që të shihte atë që do tё ndodhte; e

28

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!