24.11.2019 Views

ALBERTO MORAVIA-KOSMA E BANDITET

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

- 45 -

Albina shpërthente nё tё shara duke ngulur këmbët dhe duke

refuzuar të ecte dhe atëherë roja qё mbante çantën, si e fuste sendin

nën sqetull, me shtytje të forta e shtrëngonin të vazhdonte ecjen.

Albina bërtiste, si u afrua, dëgjoi që ajo luste rojën që ta lёshonte,

në se e lëshonte, ajo do të ecte midis tyre pa hedhur shqelma. Por

roja që, siç duket nuk besonte, nuk e braktiste pritën. Pa u ngutur,

Kosma iu afrua rojave dhe kur qe afër tha që çanta ishte e tija dhe

se duhej të kishin gjetur edhe një portofol dhe një zinxhir prej

floriri. Në portofol, veç kësaj, duhej të ishte karta e identitetit.

Rojat u ndalën të habitura, Albina shtirej sikur shihte gjetiu. Pastaj

roja qё kishte portofolin e nxori atё nga xhepi, e pyeti Kosman për

emrin dhe shkoi tё kontrollonte në teser. Kosma priste me çiltërsi

që rojat t'i kthenin çdo gjë. Përkundrazi ata e urdhëruan që të vihej

në dispozicion të tyre dhe të vinte me ta gjer në fshatin më të afërt:

atje gjendej i madhi i rrjetit, rojat e tjera dhe komandanti me të

cilin ai do të kishte mundur të shpjegohej. Ai e mbylli fjalёn duke

e pyetur Kosman nëse e njihte Albinën.- Patjetër, - tha Kosma; por

pastaj heshti menjëherë i hutuar, sepse i vinte turp të thoshte se

ç'lloj marrëdhëniesh kishin pasur bashkё. U kujtua nga ana tjetër

që s’ndjente mё asnjë lloj mërie kundër gruas; madje duke e parë

kaq të vogël dhe tё shpupurishur midis dy rojave, i ngjalli shumë

dhembshuri. Por Albina që shikonte mënjanë, befas u kthye dhe iu

turr me ashpërsi duke e pyetur përse vallë nuk vazhdonte dhe nuk

thoshte si e kishte njohur. Të dy rojat ishin çuditur dhe shikonin

me dashakeqёsi Kosman. - Pse s’ua thua ? - filloi ajo të bërtiste me

zërin e saj të ngjirur,- jo më shumë se një orë më parë ne kemi bërë

dashuri bashkë…ja si më ka njohur…të poshtër… të poshtër…të

poshtër …- dhe pushoi e stërlodhur. Pas këtyre sharjeve, Kosman e

pushtoi një turp djegës. Sigurisht gruaja ishte një hajdute e

pandreqshme; por ajo i ishte dhёnё atij; dhe ai,kur e pa përsëri nuk

diti të bënte tjetër veçse t'i turrej çantës së vet. Befas e pushtoi një

dëshirë e madhe që të shlyhej, ta hiqte nga ankthi në të cilin

ndodhej; dhe aty për aty, si me një lloj përndritjeje e kuptoi shpejt

se si do të bënte. Kishte dalluar që hajdutja, kish të ngjarë qё të

mos i kallëzonte shokët, nuk kishte bërë fjalë fare për Atamanin

45

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!