24.11.2019 Views

ALBERTO MORAVIA-KOSMA E BANDITET

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

- 38 -

gjithashtu se ëndrra e saj kishte qenë qё të ishte një nënë e mirë

dhe familjare, e martuar me një punëtor të ndershëm që e donte

punën, tё ishte e vlerësuar, e qetë. Përfundoi me njё theks tё

turpëruar tё cilit s’i mungonte çiltërsia, duke thënë se tashmё ajo

nuk shpresonte më asgjë dhe se me kënaqësi do tё pranonte qё ta

arrestonin. Por më parë donte të shkonte në fshat për të

përshëndetur nënën e saj, një plakë që banonte vetëm dhe që

s’jetonte veçse për të, duke mos e ditur jetёn e saj kriminale dhe

duke e pandehur edhe tani punëtore. Do të shkonte ta gjente

vjedhurazi natën, do të ndante me të darkën e varfër, do të shtrihej

në shtratthin e saj të fëminisë dhe një ditë më pas, sikur gjithë ato

vite jetë me Glinkën të mos kishin ekzistuar kurrë, do të paraqitej

me shoqet në fabrikë. Do ta arrestonin dhe kështu do të mbyllej

fati i saj i keq.

Ishin të gjitha gënjeshtra të llojit më të rëndomtë të mundshëm ;

brenda atyre rregullave tё vendosura që i përshtateshin kushteve të

Albinës dhe edukimit të saj nё veçanti zanatit të saj si punëtore. E

vetmja gjë e vërtetë ishte se ajo kishte qenë punëtore; për gjërat e

tjera e vërteta ishte kthyer përmbys dhe zëvendësuar me trillime.

Përmbys kishte qenë fakti i mashtrimit dhe i ndikimit të kobshëm i

Glinkës mbi të; përkundrazi e vërteta ishte se qe ajo që e kishte

shtyrё Glinkën të kryente grabitjen e parë dhe pastaj të merrte

malin. Nga ana tjetër ajo kishte qenë shpirti i bandës, i atyre

krimeve nё tё cilat pretendonte se kishte marrë pjesë në mënyrë

pasive, në të vërtetë ajo kishte marrë pjesë nё to me njё kënaqësi

mizore. Për sa i përket hollësisё sё nënës plakë dhe uloke që e

priste atje në shtëpinë ku kishte lindur, pranё fabrikёs, hollësi e

dhimbshme dhe me efekt të madh, ishte krejtësisht e trilluar:

Albina ishte bijë prindërish tё panjohur.

Kështu që Albina ndoqi rrugën më të gjatë për të arritur një

qëllim për të cilin do të mjaftonte një përkëdheli e thjeshtë. Por ato

gënjeshtra bënë një efekt të madh mbi Kosman. Mbi të gjitha, ai

s’kishte pёrvojё nё këto gjёra dhe i zgjohej lehtё mëshira.

Gënjeshtrat e Albinës që do ta kishin bërё të qeshte edhe më të riun

e policëve, përkundrazi atё e mallëngjyen nё mёnyrё tё veçantё.

38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!