06.01.2013 Views

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 63 / 15 JANAR 2010

LIGjI PëR BUXHETIN E REPUBLIKëS Së KOSOVëS PëR VITIN 2010

8

Neni 10

Limitet në zotime dhe shpenzime

1. Nga secila organizatë buxhetore kërkohet të sigurojë që gjatë vitit 2010 në asnjë moment të mos kalojë numrin

e pozitave në total të punësimit të specifikuar në Tabelat 3.1. dhe 4.1 të bashkëngjitur në këtë ligj.

2. Me kusht që numri i të punësuarve të caktuar për programin në Tabelat 3.1 ose 4.1 mund të përshtatet nga vendimi

i qeverisë në rrethanat vijuese:

2.1. Në kuadër të MASHT, programin “Universiteti i Prizrenit” mjetet janë në kategorinë ekonomike “Rezervat”.

Në momentin kur MASHT paraqet planin e shpenzimeve të këtyre mjeteve në Qeveri dhe Qeveria miraton

një plan të tillë, atëherë bëhet ndryshimi i tabelës 3.1 sipas Vendimit të Qeverisë, dhe

2.2. Numri i pozitave të punësimit të caktuara në Tabelën 4.1 vetëm për komunat e reja, dhe ku duhet të krijohen

pozita të reja, mund të ndryshohet nga Kryetari i Komunës, me kusht që një ndryshim i tillë nuk e

tejkalon 20% të numrit total të pozitave të aprovuara nga Komuna sipas ligjit. Të gjitha ndryshimet në staf

duhet të miratohen nga Kuvendi Komunal. Të gjitha këto ndryshime të miratuara, që kanë të bëjnë me

stafin, duhet t’i dorëzohen Ministrit i cili do t’i përditësoj në Tabelën 4.1.

3. Dështimi për të vepruar në pajtim me limitet në numrin e të punësuarve është shkelje e këtij Ligji dhe e LMFPPsë.

4. Shpenzimi i parave publike nga kategoria e shpenzimeve subvencione e transfere, është i kufizuar në rrethanat

kur ka bazë ligjore të qartë për ato shpenzime, sipas ndonjë ligji tjetër përveç këtij ligji.

5. Shpenzimi i parave publike nga kategoria e shpenzimeve mallra e shërbime, nuk është i lejuar për pagesën e

punonjësve, qoftë në formë të mëditjeve apo si kontribute në mall, përfshirë këtu shujtat apo dhuratat.

6. Një organizatë buxhetore nuk duhet të shpallë ftesën për tender për një projekt kapital të aprovuar, të identifikuar

në Tabelat 3.2 dhe 4.2, pas 31 tetorit 2010, për shpenzim potencial në vitin fiskal 2010, përveç nëse ato shpenzime

janë planifikuar për atë projekt kapital për vitet 2011 apo 2012, në Tabelat 3.2 dhe 4.2.

7. Secili propozim nga një organizatë buxhetore për tu paguar mëditje të reja punonjësve, dorëzohet tek Ministri për

Ekonomi e Financa për aprovim, para se të bëhet zotimi apo shpenzimi i tyre. Pas konsultimit me Qeverinë, Ministri

për Ekonomi e Financa aprovon apo refuzon ato propozime në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga marrja

e propozimit. Mëditjet paguhen nga ndarjet buxhetore në kategorinë e shpenzimeve për “paga dhe mëditje”. Ky

paragraf shfuqizohet me hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat e Shërbyesve Civil.

8. Shpenzimet që kanë të bëjnë me shpronësimin duhet të aprovohen nga Qeveria para se të bëhet shpenzimi i

tyre.

9. Në rast se një individ apo një entitet pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës, si rrjedhim i gabimit, ngatërrimit

apo lëshimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim

nga Drejtori i Thesarit, me të cilin njoftohet pala pranuese që ajo pagesë është bërë gabimisht. Në rast se një

organizatë buxhetore vëren një pagese të padrejtë informon në mënyrë të menjëhershme Drejtorin e Thesarit

dhe menjëherë lëshohet urdhëri i kthimit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!