11.12.2012 Aufrufe

Fëmija jonë – Viti i 3 i jetës - Elternbriefe

Fëmija jonë – Viti i 3 i jetës - Elternbriefe

Fëmija jonë – Viti i 3 i jetës - Elternbriefe

MEHR ANZEIGEN
WENIGER ANZEIGEN

Erfolgreiche ePaper selbst erstellen

Machen Sie aus Ihren PDF Publikationen ein blätterbares Flipbook mit unserer einzigartigen Google optimierten e-Paper Software.

Vështirësi për vënien në gjumë

Edhe tani ka periudha, në të cilat mund të paraqiten vështirësi për

vënien në gjumë. Arsyet për këtë mund të jenë shumë të ndryshme.

Problemet e vënies në gjumë, zakonisht kalojnë pas një kohe. Nëse

zgjasin për një kohë më të gjatë, dhe as ritualet e vënies në gjumë,

kukullat ose ariu nuk ndihmojnë, është e dobishme ta konsultoni një

këshillimore për edukim, ose mjeken/mjekun e fëmijëve. Mos i jepni

fëmijës tuaj medikamente për vënie në gjumë.

Zgjimi natën

Nëse fëmija juaj, ju thërret ju natën, këshillohet që të ndërmerrni vetëm

aq sa të ketë nevojë dhe aq pak sa të jetë e mundur. Lëreni fëmijën

tuaj ta ndjejë që ju jeni aty, mirëpo mos e merrni menjëherë nga shtrati;

ndoshta, mjaftojnë fjalë të qeta. Nëse ju dëshironi që fëmija juaj të

mësohet të flejë në shtratin e vet, bredhjen e tij natën në shtratin tuaj, ju

duhet përsëri ta ktheni ne shtratin e vet. Ai duhet ta gjejë gjumin përsëri

atje, ku edhe është zgjuar më parë.

Trembja natën

E ashtuquajtura «Pavor nocturnus» është një fenomen gjumi, që mund

të vërehet te fëmijët e vegjël dhe që shfaqet vetëm në pjesën e gjysmës

së parë të natës. Kjo vërehet me hapjen e syve, hutimin, djersitjen,

frymëmarrje të rënduar dhe puls të shpejtuar. Fëmija nuk mund të

zgjohet dhe të gjitha përpjekjet për ta qetësuar fëmijën i cili bërtet

ose goditë për rreth vetes, dështojnë. Tentoni të qëndroni të qetë dhe

mbrojeni fëmijën tuaj nga lëndimet e mundshme, p.sh rënia nga shtrati.

Sa shqetësues dukët ky fenomen – nuk është i rrezikshëm dhe zgjatë

kryesisht 10 deri 15 minuta.

13

Hurra! Ihre Datei wurde hochgeladen und ist bereit für die Veröffentlichung.

Erfolgreich gespeichert!

Leider ist etwas schief gelaufen!