27.10.2015 Views

KRYEMINISTRI RAMA ISHTE NË LONDËR..

TheAlbanian25thofOctober

TheAlbanian25thofOctober

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

aktualitet www.thealbanian.co.uk faqe 5

NGA PETRIT KUÇANA

KRYEMINISTRI RAMA

ISHTE NË LONDËR...

Nuk u gjend asnjë element lajmi

nga vizita e fundit e kryeministrit

Rama në Londër. Asnjë

rresht i vetëm nga skuadra e tij e PRit,

asnjë germë e vetme në rrjetet sociale

nga kryeministri. Thjesht ishte

dhe iku. Thuhet se mori pjesë në një

fare aktiviteti “Beyond sport” ku

duket më shumë si shoqërues i Alastair

Campbell...

Mbase nuk është e rëndësishme

se me çfarë avioni erdhi, apo sa

mund të kushtojë një aviona

privat...sesa vizita e tij në një kohë kur,

për opinionin britanik u përhap një

lajm i pakëndshëm (më e pakta që

mund të thuhet) për trafikimin e fëmijëve

shqiptarë në Britani. Asnjë gjysmë

“llafi” nga kryeministri Rama për këtë

fenomen...

Nuk pritej që kryeministri të

“interesohej” për të paktën çerek milioni

shqiptarë që ndodhen në ishullin

britanik, pasi që nga koha kur ishte

lider opozite, (me gjithë vizitat shumë

të shpeshta në Londër), nuk është

zhvilluar asnjë takim i vetëm me

shqiptarët e Britanisë, madje as që ka

shkelur zyrat e ambasadës shqiptare

këtu.

Mbase kryeministri Rama

nuk ka qenë në dijeni të fluksit të

jashtëzakonshëm të shqiptarëve drejt

Britanisë, si destinacioni më i preferuar,

ose thjesht gjen heshtjen si zgjidhjen

më të mirë, për të mos u ngatërruar

shumë me këtë çështje... pasi

mbase shifrat nuk mund të jjustifikojnë

“argumentin” se azilkërkuesit kanë

ardhur nga Greqia...

Duhet theksuar se në shumë

zona të Londrës fëmijët shqiptarë, (pra

që janë nën 18 vjeç dhe vijnë të

pashoqëruar) zënë vendin e parë. Shërbimet

e “fostering” japin alarmin...

Po çfarë po ndodh me këta të rinj?

Janë të vetmit që mund të regjistrohen

për ardhjen e tyre pasi për shkak të të

qenit nën moshë nuk mund të kthehen

automatikisht.

“De jure” këta të rinj konsiderohen

të trafikuar, ndërsa “de

facto” nuk janë, pasi janë familjarët

dhe të afërmit e tyre, që paguajnë një

shumë të majme për kalimin me

kamion, që ata të përfundojnë në

“tokën e premtuar”.

Fatkeqësisht ardhja e të rinjve shqiptarë

drejt Britanisë është kthyer në një

trend, duke e çuar në shifra marramendëse

numrin e tyre në ishull.

Janë mese të kuptueshme

arsye që i shtyjnë familjarët shqiptarë

që të “dërgojnë” fëmijët e tyre, sidomos

ata që nuk kanë asnjë shans që t’i

shkollojnë në ndonjë shkollë të mirë,

e deri tek ato familje ku mbizotëron

skamja dhe varfëria, ku shkolla apo

shkollimi futen tek luksi...majde konsiderohen

shumë fatlumë ata që kanë

të rinj poshtë 18.

Nuk përbëjnë asnjë befasi të

dhënat e sondazheve ku 60% e të rinjve

kërkojnë që të largohen nga

Shqipëria, e nuk dihet nëse do të gjendej

një i ri i vetëm (në zonat e ashtuquajtura

rurale), ku nuk ka rrugë,

shkollë,përspektivë, shpresë...) që do

të dëshironte të jetonte aty..

Pjesa tjetër (mbi 18vjeç)

janë të detyruar që të qëndrojnë të

paregjistruar, (në të zezë) duke u përpjekur

të mbijetojnë në ishullin britanik.

Nëse shikohen njoftimet e

policisë metropolitane britanike fatkeqësisht

rezulton se një numër i madh i

të rinjve shqiptarë rezultojnë të përfshirë

në aktivitete kriminale.

Kush do të kujdeset për këta

të rinj? Kush do t’i mbrojë interesat e

tyre? Për hir të së vërtetës është vetëm

një shoqatë e këtushme shqiptare, Shpresa

Programme që ka disa projekte

për ta, ndërsa shteti... lere mos e ngah...

Ministri i Brendshëm z.

Sajmir Tahiri ka kërkuar përshpejtimin

e procedurave për t’i rikthyer. Sot nuk

dihet as numri i tyre dhe as që imagjinohet

që vërshimi drejt Britanisë do të

ketë ndalje, të paktën tani për tani...

E nëse Kryeministri Rama do të vijë

sërish në Londër, ndoshta dikush do t’i

thotë t’i hedhë një sy emigrantëve të

këtushëm...të paktën të nisë me

regjistrimin e tyre.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!