27.10.2015 Views

KRYEMINISTRI RAMA ISHTE NË LONDËR..

TheAlbanian25thofOctober

TheAlbanian25thofOctober

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

aktualitet

www.thealbanian.co.uk

NGA DENISA HIMAJ

Puna e palodhur e kësaj organizate

është e admirueshme për komunitetin

tonë. Nuk ka sesi të mungosh në një organizim

cilësor në ambient te tillë si ai

i parlamentit britanik .

U kurorëzua projekti tre vjeçar i financuar

nga “Paul Hamilyn Foundation

“ replikimi I modelit të

shkëlqyer mbi bazën e së cilit punon

Shpresa në projektin e edukimit te

drejtuar nga Znj Flutura Bara.

Zanafilla e këtij suksesi vjen

që me krijim e vet “ Shpresa Programme”

nga një grup i vogël komuniteti

në një organizatë të mirëfilltë e

cila mundëson integrimin duke punuar

në një partneritet të shkëlqyer.

Kush do ta kishte besuar se

klasat e gjuhës shqipe do të kishin këtë

impakt kaq pozitiv në arsimin plotësues.

Si filloj I gjithë ky projekt ,si

mund të fillonte ndryshe duke u

ndërgjegjësuar se vetëm duke mobilizuar

komunitetin të ndihmonte veten

ishte zgjidhja më e mirë në procesin e

integrimit në shoqërinë britanike.

Duke punuar çdo ditë e më shumë për

të sfiduar veten dhe të ardhmen si dhe

objektivin për të qenë më të mirët ishte

një nga çelësat e suksesit , por si rezultat

I punës ku çdo dije zbatohet në

praktik ajo është procesi Ideal I të perfeksionuarit

të saj. Duke kërkuar për

burime që të zgjerohej veprimtaria

këtu lindi partneriteti me shkollat ku

projekti I tyre zhvillohej në ambientet

e shkollave kryesore ku fëmijët e komunitetit

ndiqnin mësimin . Kjo ishte

mënyra me e mirë për të qëndruar

pranë komunitetit duke ndarë dijet a

marra për krijuar modele pozitive në

shoqërinë britanike. Ky cikël kaq I

thjesht në dukje dhe modest ka shërbyer

si një manual për të ndarë me komunitetet

e tjera këtë mënyrë aktive të

të mësuarit dhe zhvilluarit.

Përse ky manual do të bëhej

kaq I suksesshëm ku të zbatohej në

shumë komunitete te tjera cilat ishin

benefitet prej tij.

Modeli I shkollës shqipe gjatë procesit

të vlerësimit te projektit tregoj se përmirësoj

gjuhën dhe leximin e fëmijëve

në gjuhën mëmë, gjuhen angleze dhe

pjesëmarrjen te nenave ne jetën ne komunitete

Përmirësoj frekuentimin e shkollës nga

SHPRESA PROGRAMME NË PARLAMENTIN

BRITANIK : “SË BASHKU PËR NJË TË

fëmijët , në të njëjtën kohë tregoj se ky

model përmirësoj raportet e fëmijëve

me prindërit si dhe të prindërve, fëmijëve

me shkollën, mundëson integrimin

me dinjitet te familjeve

shqiptare ne shoqërinë britanike.

Ky model apo manual rriti

ndërgjegjësimin e shkollës, përreth

kulturës shqiptare si dhe të komunitetit

shqiptare , në të njëjtën mënyrë ndihmojë

të ndërgjegjësonte shkollën dhe

stafin e saj me nocione si refugjatë ,

azil këkrues apo emigrant . Duke qenë

se ky model provoj se funksiononte

dhe ishte I suksesshëm ky rezultat solli

nevojën për ta aplikuar në komunitete

të tjera .

Është një ndjesi krenarie kur

dëgjon se një organizatë shqiptare ka

arritur suksese të tilla ku modelin e saj

të punës ta adaptojnë edhe plot 12 komunitete

të tjera .

Mbrëmja drejtohej nga deputeti

I zonës së East Ham Stephen

Timms si një nga mbështetësit dhe admiruesit

e punës së kësaj organizate.

Fjalët e tij të mrekullueshme si dhe

ARDHME MË TË MIRË”

mbështetja e jashtëzakonshme përkundrejt

Shpresës është për tu vlerësuar.

Ndoshta është për të ardhur keq sesi në

mëmëdhe këto shembuj mungojnë. Ku

partneriteti dhe bashkëpunimi midis

pushtetarëve të lartë dhe komunitetit

pothuajse mungon fare. Ku hendeku

midis kastave është jashtëzakonisht I

thelluar .

Ata që jane në krye janë të

paprekshëm dhe të paarritshëm për komunitetin

dhe shtresat në nevojë. Në

pallatin e ëndrrave teknokratët brenda

tij janë të veshur me petkun e meskinitetit

dhe burokracisë ku shkëlqimi

I shandanëve I verbon sytë sapo ngjisin

ato shkallë me fluturim .

Do të ishte e mrekullueshme

ku ambasadorët e vërtet të komunitetit

mos ngeleshin vetëm brenda kornizave

dhe dyerve të mbyllura të pallateve por

jehona e tyre të kapërcejë kufijtë e

hekurt të arrij në çdo cep të botës dhe

të qëndrojë pranë komunitetit tonë

kudo që ndodhet.

Larmishmëria e të ftuarve të cilët mbajtën

fjalime rreth këtij suksesi ishte e

jashtëzakonshme, Ata ishin përfaqësues

te UEL, shkollave Mayfield

school, neëman Catholic college, All

saint in Barnet, NRCSE, ku midis tyre

edhe përfaqësues të ambasadës së Republikës

së Kosovës dhe i nderuar zoti

ambasador I Republikës së Shqipërisë

Mal Berisha, të cilët shprehën mirënjohje

për pjesëmarrjen në festimin e

sukseseve të komunitetit tonë ,

përgëzuan për arritjet e mrekullueshme

dhe inkurajuan për suksese të mëtejshme.

Veprimtaria e kësaj organizate

nuk ndalet ,hapat e saj janë të

jashtëzakonshëm , punë e palodhur e

zonjave të nderuara është shembull për

familjet tona si dhe për gruan

Shqiptare në tërësi.

Çdo ditë është një betejë e re

në punën e tyre dhe një sfidë në realitetin

e ashpër por kjo bëhet më e

lehtë kur ka objektiva të qartë për të

qenë pranë komunitetit në çdo kauzë

duke kontribuar sado pak për të lehtësuar

vështirësitë e tij.

NE bashkepunim per te ndryshur jetet

e atyre qe nuk mund te ngrene zerin e

tyre

Bashkëpunimi dhe partneriteti I Shprësës

nuk qendron vetëm në projektin

e edukimit por edhe në fusha të tjera

shqtësuese për komunitëtin tonë si a I

trafikimit shfrytëzimit të gjinisë së

dobët apo fëmijëve dhe dhunës në

familje.

Në bashkëpunim me organizatat britanike

“Human Trafficking Foundation”

dhe “ Medaille Trust” ditën e

shtunë 24 Tetor u zhvillua një aktivitet

senibilizues duke prezantuar disa filma

me metrazhë të shkurtër me titra në

gjuhën shqipe për komunitetin shiptar

me përmbajtje sensibilizuese ndaj

trafikimit dhe shfrytëzimit të qenieve

njerëzore qofshin ata fëmijë , femra

apo shfrytëzim në punë të detyruar.

Duke qënë se vijmë nga një vend I varfër

I bllokut ish komunist shfrytëzimi

I qënieve njerëzore përbën një plag në

shoqërinë tonë ku numri i këtyre

rasteve është relativisht i lartë.

Duhet një punë a jazhtëzakonshme

për të luftuar këtë plagë si

dhe një bashkëpunim ndërqeveritar për

të parandaluar këto risqe dhe të ndihmohen

viktimat e këtij shfrytëzimi.

Por sado I vogël të jetë ky sensibilizim

është I mrekullueshëm në vetvete ku

secili nga ne duhet të ndërgjegjësohet

dhe të kontribuojë në parandalimin e

këtij rreziku.

Ndersa ne bashkepunim me

Telco and Citizens UK Shpresa po luan

nje rol kyc ne levizejen e tyre per te

rritur numrin e refugjateve siriane ne

Britane. Suksesi I fundit ishte -

Kryemistri David Cameron plotesoi

kerkesen qe deri ne Krishtelindje MB

te strehoje 1000 refugjatet e pare.

I urojmë suksese Shpresa

Programme në këtë nismë si dhe ofrojmë

mbështetje maksimale në cdo

kauzë qe prek dhe shqetëson komunitetin

tonë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!