Ishuj, antologia poetica di Giuseppe Schirò Di Maggio 8
Nasho Jorgaqi Poeti i Itakës arbëreshe Poeti i Itakës arbëreshe Të lëvrosh letërsi në një të folme arkaike, që vjen nga ishuj gjuhësorë mesjetarë, me një leksikë të kufìzuar dhe frymëmarrje të lektisur linguistike, për të komunikuar në radhë të pare me një lexues brenda komunitetit etnik është një akt krijues jo i zakonshëm. Një akt, që dëshmon, nga një anë se talenti i vërtetë është si ajo fara e shëndetshme dhe e fortë që mbin dhe në tokë të huaj dhe nga ana tjetër tregon se ç’është në gjendje të bëjë një shpirt artistik kur frymëzohet nga ideale liridashëse dhe humane. S’ka dyshim se ky përbën një proces të vështirë, që lyp kurajo e vetbesim e mbi të gjitha angazhim dhe përkushtim shpirtëror, që nuk kalon pa thekse e përjetime dramatike. I tillë ka qenë dhe është edhe në ditët tona fati i poetëve arbëreshë, komuniteti i të cilëve, ndonëse ka hyrë në shekullin e gjashtë të ekzistencës, vijon të flasë e të këndojë në gjuhën e mëmës. Këto mendime më vijnë ndërmend sa herë lexoj vargjet e magjishme të trinisë së shenjtë të poezisë arbëreshë të Rilindjes, vjershat e De Radës, Darës apo Serembes. Po ndjesi të fuqishme më zgjohen dhe kur lexoj poezinë bashkëkohore arbëreshë, D. Vetmon e LI. Peronen, V. Belmonten e K. Cukaron, P. Napolitanon e M. Bellicin, Xh. del Gaudion e Buzëdhelprin. Një plejadë e tërë, ku në mes tyre do të thosha shkëlqejnë e dallojnë Vorea Ujko dhe Xhuzepe Skiro Skiro Di Maxho, si figura qëndrore të kostelacionit poetik arbëresh të kohëve moderne. Në qoftë se i pari doli nga mjedisi i arbëreshëve të Kalabrisë, i dyti vjen nga vatra arbëreshë e Sicilisë. Po pavarësisht nga distanca gjeografike, ata kanë të njëjtat rrënjë, shkruajnë me të njëjtën gjuhë, janë zëri i një komuniteti të përbashkët etnik. S’ka dyshim se emri dhe vepra e poetit Xhuzepe Skiro Skiro Di Maxho janë pjellë e drejtpërdrejtë e Sicilisë arbëreshë, e katundeve të saj të përhapur nëpër ishull e në radhë të parë të Horës aq të njohur Piana degli Albanesi. Në këtë katund me histori dhe vlera të shquara atdhetare dhe kulturore lindi, u brumos dhe u formua poeti ynë. Është kjo vatra nga na vijnë vargjet e para të poezisë shqipe, ato të Lekë Matrangës, është vendlindja e një çete të lavdëruar personalitetesh në zë si e iluministit Gj. Guxeta, e dijetarëve Dh. Kamarda, P. Skiro, N. Borxhia, G. Petrotta, e gjuhëtarit M. La Piana, e poetëve N. Brankati e Z. Skiroi. Tradita poetike e krijuar nga L. Matranga në vitet e largëta të Gjashtqinshit, do të shtegtonte nëpër shekuj, per të arritur kulmin e saj me poezinë e Zef Skiroit në dekadat e para të shekullit XX. Por për arsye social-politike do të ndodhte një pauzë afro gjysmë shekullore, që poezia e kësaj vatre arbëreshe ashtu si gjithë letërsia arbëreshe të binte në fashë, për t’u marrë stafeta poetike nga një brez i ri krijuesish të talentuar aty nga vitet 60. Pikërisht këtij brezi i takon dhe Xhuzepe Skiro Skiro Di Maxho. Duke u renditur në krye të zerave poetike të Pianës, ai iu bashkua asaj gjenerate, që vërshoi në letersinë e rë arbëreshe dhe realizoi kthesën dhe ringjalljen e saj. Dhe tani që ka kaluar afro gjysmë shekulli prej asaj kohe, ne mund të flasim me plot gojën për Xhuzepe Skiro Skiro Di Maxhon si një nga përfaqësuesit më eminentë të botës letrare arbëreshe. Poet lirik, epik e satirik, dramaturg, përkthyes, publicist, veprimtar i dalluar i lëvizjes gjithëarbëreshe, një emër simbol i bashkësisë së tij etnike. Autor i njëzetë përmbledhjeve poetike, i disa poemave epike-satirike, i pesëmbëd- 9