12.06.2013 Views

antologia poetica di Giuseppe Schirò Di Maggio - Comune di Piana ...

antologia poetica di Giuseppe Schirò Di Maggio - Comune di Piana ...

antologia poetica di Giuseppe Schirò Di Maggio - Comune di Piana ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nasho Jorgaqi

Poeti i Itakës arbëreshe

Poeti i Itakës arbëreshe

Të lëvrosh letërsi në një të folme arkaike, që vjen nga ishuj gjuhësorë mesjetarë,

me një leksikë të kufìzuar dhe frymëmarrje të lektisur linguistike, për të komunikuar

në radhë të pare me një lexues brenda komunitetit etnik është një akt krijues

jo i zakonshëm. Një akt, që dëshmon, nga një anë se talenti i vërtetë është si ajo

fara e shëndetshme dhe e fortë që mbin dhe në tokë të huaj dhe nga ana tjetër tregon

se ç’është në gjendje të bëjë një shpirt artistik kur frymëzohet nga ideale liridashëse

dhe humane. S’ka dyshim se ky përbën një proces të vështirë, që lyp kurajo

e vetbesim e mbi të gjitha angazhim dhe përkushtim shpirtëror, që nuk kalon pa

thekse e përjetime dramatike. I tillë ka qenë dhe është edhe në ditët tona fati i poetëve

arbëreshë, komuniteti i të cilëve, ndonëse ka hyrë në shekullin e gjashtë të ekzistencës,

vijon të flasë e të këndojë në gjuhën e mëmës.

Këto mendime më vijnë ndërmend sa herë lexoj vargjet e magjishme të trinisë

së shenjtë të poezisë arbëreshë të Rilindjes, vjershat e De Radës, Darës apo

Serembes. Po ndjesi të fuqishme më zgjohen dhe kur lexoj poezinë bashkëkohore

arbëreshë, D. Vetmon e LI. Peronen, V. Belmonten e K. Cukaron, P. Napolitanon

e M. Bellicin, Xh. del Gaudion e Buzëdhelprin. Një plejadë e tërë, ku në mes tyre

do të thosha shkëlqejnë e dallojnë Vorea Ujko dhe Xhuzepe Skiro Skiro Di Maxho,

si figura qëndrore të kostelacionit poetik arbëresh të kohëve moderne. Në qoftë se

i pari doli nga mjedisi i arbëreshëve të Kalabrisë, i dyti vjen nga vatra arbëreshë e

Sicilisë. Po pavarësisht nga distanca gjeografike, ata kanë të njëjtat rrënjë, shkruajnë

me të njëjtën gjuhë, janë zëri i një komuniteti të përbashkët etnik.

S’ka dyshim se emri dhe vepra e poetit Xhuzepe Skiro Skiro Di Maxho janë

pjellë e drejtpërdrejtë e Sicilisë arbëreshë, e katundeve të saj të përhapur nëpër

ishull e në radhë të parë të Horës aq të njohur Piana degli Albanesi. Në këtë katund

me histori dhe vlera të shquara atdhetare dhe kulturore lindi, u brumos dhe u formua

poeti ynë. Është kjo vatra nga na vijnë vargjet e para të poezisë shqipe, ato të

Lekë Matrangës, është vendlindja e një çete të lavdëruar personalitetesh në zë si e

iluministit Gj. Guxeta, e dijetarëve Dh. Kamarda, P. Skiro, N. Borxhia, G. Petrotta,

e gjuhëtarit M. La Piana, e poetëve N. Brankati e Z. Skiroi. Tradita poetike e krijuar

nga L. Matranga në vitet e largëta të Gjashtqinshit, do të shtegtonte nëpër shekuj,

per të arritur kulmin e saj me poezinë e Zef Skiroit në dekadat e para të shekullit

XX. Por për arsye social-politike do të ndodhte një pauzë afro gjysmë shekullore,

që poezia e kësaj vatre arbëreshe ashtu si gjithë letërsia arbëreshe të binte në fashë,

për t’u marrë stafeta poetike nga një brez i ri krijuesish të talentuar aty nga vitet 60.

Pikërisht këtij brezi i takon dhe Xhuzepe Skiro Skiro Di Maxho. Duke u renditur

në krye të zerave poetike të Pianës, ai iu bashkua asaj gjenerate, që vërshoi në

letersinë e rë arbëreshe dhe realizoi kthesën dhe ringjalljen e saj. Dhe tani që ka

kaluar afro gjysmë shekulli prej asaj kohe, ne mund të flasim me plot gojën për

Xhuzepe Skiro Skiro Di Maxhon si një nga përfaqësuesit më eminentë të botës

letrare arbëreshe. Poet lirik, epik e satirik, dramaturg, përkthyes, publicist, veprimtar

i dalluar i lëvizjes gjithëarbëreshe, një emër simbol i bashkësisë së tij etnike.

Autor i njëzetë përmbledhjeve poetike, i disa poemave epike-satirike, i pesëmbëd-

9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!