12.06.2013 Views

antologia poetica di Giuseppe Schirò Di Maggio - Comune di Piana ...

antologia poetica di Giuseppe Schirò Di Maggio - Comune di Piana ...

antologia poetica di Giuseppe Schirò Di Maggio - Comune di Piana ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Poeti i Itakës arbëreshe

Në poezinë e Skiro Di Maxhos katundi është simboli kryesor, mëma e

simboleve, ai përbën mikrokozmosin arbëresh, ku gjallojnë sa e sa simbole të tjerë

si kroi, ulliri, pleqtë, udha, rrënjët, të cilët bartin kuptime ekzistenciale, ide dhe

mesazhe humane, të vërteta historike e jetësore. Katundi është djep i identitetit, që

kthehet në një figure kolektive, në një metaforë gjithë arbëreshe nga buron poezia

e Skiro Di Maxhos. Të gjithë katundet arbëreshe poeti i mbledh e i bashkon nën

një cati të përbashkët (përmbledhja poetike Metaforë) të cilët përftojnë Arbërinë e

vogël, atdheun shpirtëror të gjakut arbëresh. Një atdhe që ka sfìduar tërmetet e historisë

dhe përballon sfìdat e shoqërisë moderne. Në Europën e bashkuar, Arbëria

e vogël për Skiro Di Maxhon, sado rreziqe që e kërcënojnë, nuk do që të jetë muze,

por një organizëm i gjallë, me një kurm të vetëm, larg qelizave të huaja. I animizuar nga

poeti, katundi arbëresh shndrohet në një qënie njerëzore, me botë të sajin që ndjen

e mendon arbërisht. Në përfytyrimin e tij ai paraqitet dhe si një mozaik plot variacione

dhe kontraste ngjyrash, me drita dhe hije të qarta, me silueta të së kaluarës,

me realitete të gjalla të së tashmes dhe konture të së ardhmes. Skiro Di Maxho, si

këngëtar i bashkësisë, ka një vizion bashkëkohor, kur në motet moderne e shikon

katundin, jo të mbyllur e të veçuar, por në një plan të gjerë, të lidhur jo vetëm me

atdheun mëmë, por dhe me botën. Nëpërmjet zërit të tij, katundi zbulon vetveten,

shpall e përcjell aspiratat e veta liridashëse, këndon këngët e saj njerëzisht e burrërisht,

duke bartur dramën e jetës dhe epikën e qëndresës, optimizmin dhe besimin,

larg toneve qaramane. Të gjitha këto na bëjnë të mendojmë se poezia e Skiro Di

Maxhos karakterizohet nga perceptimi dhe konceptimi modern i historisë e i jetës

arbëreshe, nga abstragimi dhe përgjithësimi i një lëndë njerëzore, që e shprehur

poetikisht i jep asaj veti të çmuara estetike. Heroi i përbashkët i poezisë së Skiro

Di Maxhos është arbëreshi i të gjithë kohërave, ai që vjen nga moti i madh, po

akoma më shumë si i moteve moderne, me rrënjë e fìzionomi të vetën, me individualitet

të spikatur, i mençur dhe i urtë, punëtor dhe trim, bartës i së resë dhe i vlerave,

por dhe individualist e herë herë i çartur e shpërthyes. Në poezinë e tij gjejmë

portrete të goditur të brezave e të shtresave të ndryshme, të plakut e të vajzës

arbëreshe, të fshatarit e të qytetarit arbëresh, të burrit e të gruas të Horës, të gjithë

të dhënë me penelata të sakta dhe të motivuara psikologjikisht. Poeti arrin të krijojë

dhe të japë me bukuri e realizëm, karaktere të fuqishëm, tepër mbresëlënës siç

është fjala vjen plaku i urtë Mas Rushi në poemën omonime ose arbëreshi disa herë

i mërguar apo vajza arbëreshe, plot hire dhe dritë, veshur me kostum të qëndisur nga

dielli vete. Poezia e tij, duke rrokur në tërësi historinë dhe jetën arbëreshe e zbulon

fatin e kësaj bashkësie si një dukuri njerëzore. Është drama e përjetëshme e

mërgimit, drama e ikjes dhe e shpresës utopike të kthimit, e largimit me vela apo

me motorra, por që bart njësoj dhimbjen dhe s’ka vend më për atdhe fizik. Atdheu

mbetet ngaherë shpirtëror dhe kthimi një ëndërr e përjetshme. Aq’ e vërtetë është

kjo sa fatin e arbëreshit poeti e lidh dhe e përgjithëson me fatin e figurave të lashtësisë,

të Odisesë e të Laertit, që Arbëria shndrrohet në Itakë. Itaka pret Odisenë të

kthehet, Laerti është në pritje të përherëshme të të birit. Hidhen paralele në mes

botës homerike dhe botës arbëreshe. Kështu arbëreshi është alteregoja e Laertit

dhe Odisesë, kurse Arbëria e Itakës. Përmasat e gjera në kohë e në hapsirë, portreti

kolektiv i bashkësisë arbëreshe, vetëdija e tyre se ata vijnë nga perënditë pellazge,

përfytyrimi i katundeve, përgëdhelur nga flladi i Jonit, veshur me mjegull e tis malli

e melankolie i japin poezisë së Skiro Di Maxhos një imazh madhështor.

11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!