04.05.2013 Views

TË NXËNËT NË SHOQËRINË E SOTME“Arsimi dhe Formimi ...

TË NXËNËT NË SHOQËRINË E SOTME“Arsimi dhe Formimi ...

TË NXËNËT NË SHOQËRINË E SOTME“Arsimi dhe Formimi ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Prof. Dr. PAJTIM BEJTJA

TË NXËNËT NË SHOQËRINË E SOTME

Tiranë, 2003

TË NXËNËT NË SHOQËRINË E SOTME

“Sikurse bota është shkollë për gjithë njerëzimin, që nga fillimi e deri në fund, ashtu edhe jeta e

një individi të veçantë është shkollë për secilin prej nesh, që nga djepi e deri në varr. Tani, duke arritur

moshën e pjekurisë, nuk është e drejtë të themi se për ne është shumë vonë të fillojmë të nxëmë. Ne duhet të

themi: ‘Mund të nxësh në çdo moshë, se qëllimet e njeriut ndaj të nxënit nuk janë të ndryshme nga qëllimet

e vetë jetës’”.

Koncepti “Arsim i vazhdueshëm“

Jan Komenski

(1592-1670)

Me zhvillimin e shoqërisë dhe, veçanërisht, me rritjen e ritmit të ndryshimeve

ekonomike-shoqërore dhe tekniko-teknologjike, rëndësia dhe roli i arsimit dhe i të nxënit

për shoqërinë njerëzore kanë marrë një vlerë gjithnjë e më të madhe.

Qysh në fillim të gjysmës së dytë të shek. XX u evidentua qartë se arsimi i fundmë

shkollor, i marrë njëherësh, po bëhej gjithnjë e më i pamjaftueshëm për të përballuar me

sukses veprimtaritë e shumta e të shumëllojshme që njeriu kryen gjatë jetës së tij e sidomos

veprimtarinë profesionale, që është kryesorja. Kjo në fillim të viteve ’70 të shek. XX çoi në

idenë e arsimit të vazhdueshëm, në përgjithësi, dhe të arsimit të vazhdueshëm profesional,

në veçanti. Termi “arsim i vazhdueshëm“ u përdor për herë të parë në vitin 1968, në

materialet e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s. Në vitin 1972 u publikua raporti i

Komisionit Ndërkombëtar për zhvillimin e arsimit, në të cilin argumentohej propozimi për

ta pranuar të ashtuquajturin “arsim i vazhdueshëm“ si “koncept udhëheqës” për futjen e risive të

ardhshme, si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim. Ky propozim gjeti

pasqyrim dhe në raportin përfundimtar të Konferencës III Ndërkombëtare, të mbajtur nga

UNESCO po atë vit në Tokio. Që nga ajo kohë, ideja e arsimit profesional të vazhdueshëm

është zhvilluar më tej, në përputhje me zhvillimet bashkëkohore ekonomiko-shoqërore dhe

tekniko-teknologjike.

Ideja e arsimit të vazhdueshëm ka qenë një nga idetë pedagogjike më progresive të

kohës, e cila iu kundërvu tipit “të fundmë“ të arsimit. Fillimisht “arsimi profesional i

vazhdueshëm“ shihej si arsim plotësues (i mëtejshëm) për të rriturit, pas mbarimit të

arsimit profesional bazë (fillestar, nistor) të çdo niveli qoftë (i ulët, i mesëm, i lartë), me

qëllim që ata të mund të kishin punësim të sigurt. Me kohë, koncepti “arsim profesional i

vazhdueshëm“ është zgjeruar, duke kaluar nga “kualifikim për punën“, i nevojshëm për

1

kryerjen e detyrave funksionale, në “kualifikim për jetën“, që jep mundësi për t‘u

përfshirë aktivisht në jetën profesionale. Përkatësisht me këtë, filloi të përdoret termi

“arsim dhe formim profesional gjatë gjithë jetës së punës“. Kjo është kushtëzuar nga

fakti që e gjithë bota është përfshirë në një proces kalimi në një mënyrë të re jetese dhe të

punuari, kryesisht në saje të zhvillimeve të vrullshme dhe gjithëpërfshirëse tekniko-

teknologjike. Këto zhvillime, që janë shkaktuar nga përhapja e gjerë e teknikës së

informimit dhe komunikimit në kohën e sotme dhe grumbullimi me ritme gjithnjë në rritje

i dijeve të reja, çojnë në vjetërimin e zhvlerësimin me një shpejtësi në rritje të kualifikimeve

fillestare, që marrin njerëzit dhe kërkojnë përtëritjen e vazhdueshme të tyre, rritjen e nivelit

të kualifikimit ose fitimin e kualifikimeve të reja. Është llogaritur që brenda 10 vjetësh

vjetërohen rreth 80% e dijeve të fituara, prandaj, sot flitet për “arsim dhe formim

profesional gjatë gjithë jetës së punës për të gjithë“, pavarësisht nga mosha, gjinia,

niveli arsimor dhe grupi shoqëror. Arsimi dhe formimi profesional gjatë gjithë jetës së

punës përfshijnë periudhën e kualifikimit fillestar (nistor, inicial) të një niveli të caktuar

(kryesisht nëpërmjet arsimit profesional) dhe periudhën e kualifikimit plotësues apo të

mëtejshëm (kryesisht nëpërmjet formimit profesional), në të cilën formimi ose arsimimi

ndërthuren ose jo me punën (përvojën profesionale).

Kualifikimi i mëtejshëm krijon mundësi punësimi për të papunët dhe siguron

fleksibilitetin (zhdërvjelltësinë) dhe mobilitetin (lëvizshmërinë) profesional të

punonjësve, d.m.th. i përgatit ata, si për të ruajtur vendin e punës, ashtu edhe për të

ndërruar veprimtarinë profesionale, në përshtatje me situatën e tregut të punës. Jeta e punës

normalisht zgjat më shumë se periudha e arsimimit profesional fillestar, prandaj formimit

profesional në kohën e sotme po i kushtohet rëndësi gjithnjë e më e madhe. Formimi

profesional është edhe rruga më e shkurtër për t‘i përgatitur njerëzit në disa profesione, në

të cilat veprimtaria ka karakter të theksuar praktik.

Mosformimi i vazhdueshëm profesional çon në të ashtuquajturin analfabetizëm

funksional, me të cilin kuptohet pamundësia e individit për të mbuluar më tej funksione e

detyra të caktuara profesionale, shtetërore e shoqërore, për shkak të moszotërimit të

kompetencave të duhura.

Arsimit (formimit) plotësues sot po i jepet rëndësi jo vetëm për përgatitjen

profesionale, po edhe për përgatitjen e përgjithshme të njeriut, në mënyrë që ky të

përballojë ndryshimet e shpejta e të vazhdueshme në mënyrën e jetesës dhe të marrë pjesë

aktive në sferat e ndryshme të jetës publike, veçanërisht në jetën shoqërore dhe politike, në

të gjitha nivelet e komunitetit.

2

Sipas konceptimit tradicional për arsimin, arsimi i vazhdueshëm (apo gjatë gjithë

jetës) është një proces formal, që përfshin të mësuarit dhe provimet, që zhvillohet brenda

kuadrit të një institucioni arsimor, në periudha të caktuara kohore dhe që çon në kualifikim,

sipas një procedure të paravendosur. Në kohën e sotme, arsimi plotësues është siguruar dhe

po sigurohet gjithnjë e më shumë me forma nga më të larmishmet e që janë më të

zhdërvjellta se forma tradicionale shkollore. Kjo ka bërë që termi (koncepti) fillestar “arsim

i vazhdueshëm“, i cili lidhet me epokën, kur pothuaj gjithë vëmendja i kushtohej arsimit

bazë, të jetë mjaft i ngushtë për ditët tona, prandaj ai është zëvendësuar së fundi me termin

(konceptin) “të nxënët gjatë gjithë jetës“.

Koncepti “Të nxënët gjatë gjithë jetës“

“Të nxënët gjatë gjithë jetës“ është përcaktim më fleksibël se përcaktimet e

mësipërme, pasi i përfshin të gjitha etapat e jetës dhe ndihmon në kapërcimin e ndarjes

ekzistuese në arsim fillestar për të rinjtë dhe në arsim plotësues për të rriturit. Ai e vë

theksin te njeriu që nxë dhe jo tek institucionet arsimore, duke pranuar, në këtë mënyrë, se

të nxënët mund të realizohet me mënyra nga më të ndryshmet dhe jo detyrimisht në

shkollë, nën drejtimin e mësuesit dhe me dhënie provimesh. Kështu, të nxënët gjatë gjithë

jetës përfshin:

Të nxënët formal, i cili realizohet në institucione arsimi e formimi, që japin

certifikata e kualifikime të njohura zyrtarisht dhe është i strukturuar (në lidhje me qëllimet e

objektivat, kohëzgjatjen dhe mjetet me të cilat realizohet);

Të nxënët joformal, që sigurohet nëpërmjet veprimtarive të organizatave dhe

grupeve të shoqërisë civile, siç janë organizatat e të rinjve, të sindikatave dhe partive

politike, si edhe nëpërmjet organizatave ose shërbimeve plotësuese të sistemeve formale,

siç janë klasat e artit, të muzikës dhe sportit ose mësimet private për të përgatitur për

provime; zakonisht është i strukturuar dhe përfundon me dhënie certifikatash që nuk

njihen zyrtarisht ose pa dhënie certifikatash;

Të nxënët informal, i cili është shoqërues i natyrshëm i veprimtarive që zhvillohen

gjatë jetës së përditshme në punë, në shtëpi ose në kohën e lirë; zakonisht është i

paqëllimshëm (i rastësishëm), prandaj është edhe i pastrukturuar dhe nuk çon në certifikim.

Të nxënët gjatë gjithë jetës pranon, gjithashtu, faktin që individët nxënë me rrugë

dhe shpejtësi të ndryshme, në vartësi të nevojave, interesave dhe mundësive të tyre dhe jo

sipas një modeli të njëjtë për të gjithë e që mund të ndiqet gjatë gjithë jetës së punës.

3

Kështu, p.sh., ata mund të nxënë me rrugë formale ose joformale me kohë të plotë ose

mund ta marrin kualifikimin gradualisht, hap pas hapi, gjatë një intervali të caktuar kohe,

sipas ritmit të tyre të studimit.

Shpesh ndeshen edhe individë që zotërojnë shkathtësi e shprehi dhe përvojë të

nivelit të lartë, të fituara prej tyre gjatë veprimtarisë në punë, pa pasur kualifikim formal

(diplomë, certifikatë) për këtë. Për këta individë në vende të ndryshme është përpunuar

sistemi i quajtur “akreditim i të nxënit të mëparshëm dhe nga përvoja“, me anë të të

cilit universitetet u japin atyre një kualifikim formal (diplomë).

Ka shumë njerëz që nuk duan të marrin arsim universitar, por parapëlqejnë të

ndjekin kurse të shkurtëra praktike, që të përsosin shkathtësitë e shprehitë e tyre të punës

apo të fitojnë shkathtësi e shprehi të tjera profesionale, për të kryer ndonjë funksion të ri

për ta. Të tillë janë, p.sh., njerëz me kualifikim të lartë teknik, që duan të bëhen menaxherë,

pa marrë kurrë më parë njohuri menaxhimi.

Shumë njerëz nuk kanë mjete monetare ose kohë për të vazhduar të zhvillojnë

njohuritë dhe shkathtësitë e shprehitë e tyre nëpërmjet të nxënit në institucione arsimi a

formimi, por ata kanë dëshirë dhe nevojë që të ndjekin programe të të nxënit në largësi, për

të nxënë në kohën dhe në vendin që duan. Të nxënët në largësi është një mënyrë e

fuqishme dhe popullore e dhënies së arsimit dhe formimit profesional të vazhdueshëm,

veçanërisht kur ai mbështetet në teknologji të reja informimi dhe komunikimi.

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të shek. XX është zhvilluar një sërë aktivitetesh në

nivel evropian dhe më gjerë për problemet e të nxënit gjatë gjithë jetës. Përmendim se viti

1996 ka qenë shpallur “Vit Evropian i të Nxënit Gjatë Gjithë Jetës” dhe se vetëm në fillim

të shekullit XXI (në vitin 2000) janë zhvilluar tri takime të rëndësishme të Këshillit

Evropian: në Lisbonë (mars), në Santa Maria da Feira të Portugalisë (qershor) dhe në Nicë

(dhjetor). Në tetor 2000, bazuar në përfundimet e Vitit Evropian të të Nxënit Gjatë Gjithë

Jetës dhe në përvojën e mëpasme të fituar në nivel evropian dhe kombëtar, Komisioni

botoi Memorandumin e Të Nxënit Gjatë Gjithë Jetës. Memorandumi shërbeu si bazë

për një konsultim të gjerë evropian, në të cilin morën pjesë mbi 12.000 vetë dhe që kulmoi

me një konferencë, të organizuar në Bruksel, në 10 shtator 2001. Rezultatet e këtij

konsultimi u paraqitën në Komunikatën e Komisionit, të titulluar “Ta bëjmë hapësirën

evropiane të të nxënit gjatë gjithë jetës një realitet” (nëntor 2001).

4

Aktivitete të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me të nxënët gjatë

gjithë jetës janë organizuar edhe nga organizma të tjerë, si UNESCO 1 , OECD 2 ,

CEDEFOP 3 , ETF 4 , ILO 5 etj. Në përfundim të këtyre aktiviteteve janë adoptuar dokumente

të rëndësishme, të tilla, si: Arsimi dhe formimi: Shpallje e përbashkët e BIAC 6 dhe

TUAC 7 (janar 1991), Karta e Këlnit: Qëllimet dhe detyrat e të nxënit gjatë gjithë jetës

(e adoptuar nga grupi i 8 vendeve industriale G8, më 18 qershor 1999), Rezoluta për

zhvillimin dhe formimin e burimeve njerëzore (e adoptuar më 14 qershor 2000 nga

Konferenca e Përgjithshme e ILO-s, në sesionin e saj të 88-të) etj. Gjatë aktiviteteve të

përmendura dhe të tjerave, i është kushtuar vëmendje, në radhë të parë, përpunimit të një

koncepti të qartë dhe të plotë për të nxënët gjatë gjithë jetës. Kjo është kushtëzuar nga fakti

se shek. XXI, në të cilin tashmë kemi hyrë, i përcaktuar si era e dijeve (njohurive) dhe e

teknologjisë së informimit dhe komunikimit, do të karakterizohet nga ndryshime rrënjësore

në të gjitha sferat e jetës dhe të veprimtarisë së njerëzve. Siç thuhet në rekomandimet e

Kongresit II Ndërkombëtar të Arsimit Teknik dhe Profesional (ATP), që u mbajt në prill

1999 në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, shekulli XXI “ do të sjellë një ekonomi dhe shoqëri

rrënjësisht të ndryshme..”, që do të ketë si tipare kyçe “globalizimin, zhvillimin e vazhdueshëm

teknologjik, revolucionin e informimit e të komunikimit si dhe ndryshime të shpejta e të vijueshme sociale që

rrjedhin prej tyre“. Këto ndryshime do të çojnë në një vjetërim dhe zhvlerësim gjithnjë e më

të shpejtë të njohurive, shkathtësive e shprehive të fituara më parë dhe njëkohësisht në

nevojën po kaq të shpejtë për t’i zëvendësuar ato me njohuri, shkathtësi e shprehi të reja.

Në këto kushte, të nxënët gjatë gjithë jetës bëhet domosdoshmëri jo vetëm për

shkencëtarët, studiuesit apo për punonjës të tjerë të “kategorisë së lartë”, por për të gjithë

njerëzit, pa përjashtim.

Në erën e dijeve dhe të teknologjisë së informimit dhe komunikimit të nxënët

duhet të karakterizohet nga këto tipare thelbësore:

1

United Nations Educational, Scentific and Cultural Organization (Organizata e Kombeve të Bashkuara

për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën).

2

Organization for Economic Cooperation and Development (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Ekonomik).

3

Centre Europeenne de Developpement du Formation Professionnelle (Qendra Evropiane e Zhvillimit të

Formimit Profesional).

4

European Training Foundation (Fondacioni Evropian i Trajnimit).

5

International Labour Office (Zyra Ndërkombëtare e Punës).

6

The Business and Industry Advisory Committee (Komiteti Konsultativ i Biznesit dhe Industrisë).

7

The Trade Union Advisory Committee to the OECD (Komiteti Konsultativ i Sindikatave pranë OECD-

së).

5

· Të bëhet një veprimtari jetësore e qëllimshme për të gjithë njerëzit pa përjashtim, e cila

të zhvillohet me ritmet dhe në drejtimet e vendosura nga vetë individi, në varësi nga

nevojat dhe kërkesat e tij, që mund të ndryshojnë gjatë jetës;

· Të shtrihet në kohë gjatë gjithë jetës, “nga djepi deri në varr”, në mënyrë periodike a të

vijueshme;

· Të jetë i gjerë, duke u zhvilluar me rrugë formale, joformale dhe informale, në të gjitha

mjediset ekzistuese (arsimore e të formimit, të punës, publike dhe shtëpiake);

· Të prekë të gjitha aspektet e jetës publike dhe private, me qëllim përmirësimin e

njohurive, shkathtësive e kompetencave, brenda një perspektive personale, qytetare,

sociale dhe (ose) pune;

· Të zhvillohet duke shfrytëzuar të gjitha burimet dhe mjetet e mundshme, si

tradicionalet, ashtu edhe ato të reja, elektronike (multimediat, internetin), që shpalosin

mundësi të mëdha për revolucionarizimin e tij.

Në këtë mënyrë, në shoqërinë e ardhshme çdo njeri duhet të kthehet në një nxënës

të përjetshëm dhe e gjithë shoqëria njerëzore në një shoqëri që nxë apo nxënëse. Kështu,

koncepti “nxënës” po merr gjithnjë e më tepër kuptimin e “njeriut që nxë” dhe po humb

gradualisht kuptimin si “shkollar” apo “kursant”.

Shoqëria duhet t’u krijojë individëve mundësi të gjithanshme për të nxënë dhe t’i

nxisë e t’i motivojë ata që t‘i shfrytëzojnë këto mundësi, që të përmirësojë pozitën e tyre në

shoqëri, të synojnë për vetërealizim, pavarësisht nga prejardhja e tyre shoqërore dhe niveli i

arsimit.

Vëmendja më serioze që i kushtohet sot individit shpjegohet me disa faktorë të

karakterit ekonomik, social dhe teknologjik.

Së pari, sot në çdo ekonomi bashkëkohore realizimi i produkteve dhe i shërbimeve

në shkallën më të madhe varet nga kapitali njerëzor dhe jo nga ai fizik, d.m.th. varet nga

njohuritë dhe përvoja individuale dhe kolektive e punonjësve.

Së dyti, në shoqërinë e dijeve dhe të teknologjisë së informimit dhe komunikimit

njerëzit mund t’u bëjnë ballë me sukses jetës dhe punës në qoftë se ata janë në gjendje që të

marrin përsipër progresivisht më shumë përgjegjësi për ta drejtuar vetë të nxënët,

që është kyç për të orientuar zhvillimin e tyre të ardhshëm.

Së treti, teknologjitë e sotme të informimit dhe komunikimit, veçanërisht ato të

bazuara në sistemin Internet (apo edhe Intranet), ofrojnë mundësi të mëdha për të nxënë

në mënyrë individuale, si brenda, ashtu edhe jashtë institucioneve arsimore dhe të formimit.

6

Epërsitë e të nxënit gjatë gjithë jetës

“Të nxënët gjatë gjithë jetës për të gjithë” është një përgjigje globale ndaj

ndryshimeve të mëdha, të shpejta e të vazhdueshme ekonomike, shoqërore, kulturore dhe

teknologjike, duke pasqyruar në mënyrë të plotë dhe tërësore nevojat e individit, të

shoqërisë dhe ekonomisë.

Nga pikëpamja sociopolitike të nxënët gjatë gjithë jetës shihet si një faktor

vendimtar për zhvillimin e plotë të individëve, për rritjen e mundësive (shanseve) të tyre

për punësim, për zgjerimin e mundësive të zgjedhjes e të ndryshimit të karrierës

profesionale nga ana e tyre, për rritjen e mirëqënies dhe integrimin e tyre të përhershëm në

jetën ekonomike dhe sociale të shoqërisë bashkëkohore. Faktet tregojnë që mundësia e

punësimit të individëve pa kualifikimin e duhur është katër herë më e pakët se ajo e atyre që e kanë këtë

kualifikim. Sipas ILO-s, kualifikimi i ndihmon njerëzit për të zënë një punë të denjë, d.m.th.

një punë të pagueshme mirë e me vende pune cilësore dhe që gëzon mbrojtje ligjore e

sociale. Puna e denjë favorizon pavarësinë, respektin për veten dhe mirëqenien e njeriut

dhe prandaj është faktori kryesor që përcakton cilësinë e përgjithshme të jetës së tij.

Të nxënët gjatë gjithë jetës shihet edhe si një faktor shumë i rëndësishëm për

zhvillimin e shoqërisë dhe arritjen e kohezionit social, nëpërmjet forcimit të demokracisë

e drejtësisë, zvogëlimit të diferencave dhe pabarazive midis individëve e grupeve të

ndryshme, shmangies së izolimit social dhe reduktimit të varfërisë.

Të nxënët gjatë gjithë jetës nga të gjithë shihet, në radhë të parë, si faktor

vendimtar për zhvillimin ekonomik, për rritjen e përgjithshme të prodhimtarisë dhe të të

ardhurave dhe sigurimin e aftësisë konkurruese të vendit, në kushtet e globalizimit

(ndërkombëtarizimit) dhe integrimit shumë të madh të tregjeve të mallrave dhe të punës në

kohën e sotme. Ekonomia bëhet më produktive, më novatore dhe më konkurruese

nëpërmjet zhvillimit të burimeve të punës, në përputhje me ritmet e zhvillimit ekonomik

dhe teknologjik, duke u dhënë mundësi të gjithë anëtarëve të komunitetit për t’u bërë ballë

sfidave të reja dhe për të gjetur rolet e tyre si anëtarë produktivë të shoqërisë.

Në këtë mënyrë, të nxënët gjatë gjithë jetës nuk është luks, por investim i

shoqërisë për të ardhmen e saj, prandaj shoqëria e së ardhmes do të jetë një “shoqëri që

nxë“. Në këtë shoqëri, siç shkruhet në Librin e Bardhë të Komisionit Evropian, duhet që

“çdo individi t’i jepet mundësi që të arrijë një bazë të gjerë njohurish dhe të zhvillojë aftësitë e tij, në mënyrë

që të sigurojë punë dhe pjesëmarrje në jetën ekonomike. Kjo bazë e gjerë njohurish është e rëndësishme për

të gjithë, që të shmanget ndarja e shoqërisë në ata që kanë njohuri dhe në ata që nuk i kanë ato“.

7

Të nxënët gjatë gjithë jetës, duke synuar vendosjen e një uniteti organik ndërmjet

nevojave të shoqërisë dhe ekonomisë, nga njëra anë, dhe zhvillimit të individit, nga ana

tjetër, është edhe një nga rrugët për realizimin e ideve të humanizimit të arsimit, vënies

së njeriut në qendër të tij. Sociologët perëndimorë, duke iu kundërvënë teknokratizimit të

shoqërisë, që shpesh e kthen njeriun vetëm në shtojcë të makinës dhe e varfëron

shpirtërisht atë, prej kohësh i kanë rënë sirenës së alarmit se propaganda industriale

zhvillon te njeriu kryesisht qëllimin “të kesh“ (të fitosh) dhe jo “të jesh”. Prandaj në

vendet e zhvilluara industriale shqyrtohen në mënyrë thelbësore stereotipat e vendosur në

planin e marrëdhënieve “arsim-shoqëri-prodhim”, duke synuar, para së gjithash, largimin

nga qasja teknokratike tradicionale ndaj arsimimit të individit. Në plan të parë vendoset

njeriu, personaliteti i tij, prandaj kërkohet jo përshtatja e njeriut dhe e arsimit ndaj

prodhimit, teknikës dhe teknologjisë konkrete, qoftë dhe më të përparuarës, ku individi

humbet si personalitet dhe vihet në shërbim të progresit tekniko-shkencor, por e kundërta,

që prodhimi të synojë vazhdimisht rritjen e nivelit arsimor të pjesëmarrësve të tij. Në lidhje

me këtë, në Librin e Bardhë të Komisionit Evropian (1995) shkruhet: “Misioni jetësor i

rëndësishëm i arsimit është që të ndihmojë secilin për të zhvilluar potencialin e tij individual dhe të bëhet

njeri i përsosur, në të kundërt të përfytyrimit të njeriut si një instrument në shërbim të ekonomisë; fitimi i

shkathtësive dhe i njohurive duhet të ecë dora dorës me formimin e karakterit, zgjerimin e horizontit dhe

marrjen mbi vete të përgjegjësisë në shoqëri“.

Të nxënët gjatë gjithë jetës,

komponent bazë i modelit social evropian

Tashmë është arritur në përfundimin se Evropa ka hyrë në mënyrë të

padiskutueshme në erën e njohurive (dijeve), të informimit dhe komunikimit, me të gjithë

jetën shoqërore, ekonomike dhe kulturore. Siç pohohet në “Memorandumin për të nxënët

gjatë gjithë jetës”, sot ajo po provon ndryshime të një shkalle të krahasueshme me atë të

Revolucionit Industrial. Teknologjia digjitale ka ndryshuar çdo aspekt të jetës së njerëzve,

kurse bioteknologjia, si kurrë më parë, ka ndryshuar vetë jetën. Kalimi në një ekonomi të

prirur drejt krijimit dhe shkëmbimit të të mirave materiale dhe shërbimeve po bëhet një

mjet i fuqishëm për zhvillim, konkurrencë dhe punë. Tregtia, lëvizjet dhe komunikimi në

shkallë botërore kanë zgjeruar horizontin kulturor të njerëzve dhe kanë ndryshuar rrugët

me të cilat ekonomitë konkurrojnë njëra-tjetrën. Jeta moderne ka sjellë mundësi dhe

alternativa të mëdha për individët, por edhe rreziqe dhe paqartësi të mëdha. Njerëzit kanë

8

liri të adoptojnë stile të ndryshme jetese, duke e mbajtur vetë përgjegjësinë për modelin e

zgjedhur të jetës vetjake të tyre. Është zgjeruar hendeku midis atyre që e kanë kualifikimin e

duhur dhe atyre që nuk e kanë atë e që rrezikohen të përjashtohen për një kohë të gjatë nga

tregu i punës. Popullsia evropiane është vjetëruar me shpejtësi, gjë që vështirëson

zëvendësimin e plotë të fuqisë punëtore, që del në pension dhe shtron kërkesa të rritura për

shërbime sociale, shëndetësore dhe arsimore. Shoqëria evropiane është bërë e larmishme

dhe është shndërruar në një mozaik kulturor, etnik dhe linguistik, duke kërkuar nga

individët që të nxënë për të jetuar në mënyrë pozitive në një diversitet të tillë.

Bazuar në veçoritë e këtyre ndryshimeve sociale dhe ekonomike, është arritur në

përfundimin se është koha për të ndërmarrë veprime konkrete, në mënyrë që të nxënët

gjatë gjithë jetës, nga parullë, të bëhet një parim udhëheqës i përbashkët i vendeve

evropiane, për të krijuar një hapësirë evropiane të të nxënit gjatë gjithë jetës. Këshilli

Evropian, në takimin e tij të Lisbonës, e afirmoi të nxënët gjatë gjithë jetës si një

komponent bazë të modelit social evropian. Të gjithë ata që jetojnë në Evropë, pa

përjashtim, duhet të kenë mundësi të barabarta për t’iu përshtatur kërkesave të

ndryshimeve sociale, ekonomike e teknologjike dhe për të marrë pjesë aktive në formimin e

Evropës së ardhshme.

Kërkesat e të nxënit gjatë gjithë jetës

ndaj sistemeve të arsimit dhe formimit

Krijimi i një shoqërie të të nxënit gjatë gjithë jetës duhet të jetë preokupim i të

gjithë shoqërisë, i institucioneve të ndryshme të saj, po një rol thelbësor në krijimin e

mundësive për të nxënë gjatë gjithë jetës, për të gjithë njerëzit pa përjashtim, duhet të luajnë

sistemet e arsimit dhe të formimit.

Arsimi i detyruar (bazë) është elementi i parë dhe thelbësor i procesit të të nxënit

gjatë gjithë jetës, prandaj shumica e vendeve e kanë në qendër të vëmendjes, duke synuar:

1) ndjekjen dhe përfundimin e tij nga e gjithë popullsia; 2) rritjen “totale” të cilësisë së tij

dhe jo vetëm për grupe të vogla nxënësish; 3) futjen e gjerë të teknologjisë së informimit

dhe të komunikimit në të; 4) zgjerimin e shtrirjes së tij; 5) zhvillimin te nxënësit të aftësive,

shkathtësive e shprehive bazë, tradicionale dhe sidomos të reja, të nevojshme për jetën dhe

punën në shoqërinë bashkëkohore.

Kërkesa për rritjen e cilësisë, për futjen e gjerë të teknologjisë së informimit dhe

komunikimit dhe për pajisjen e nxënësve me shkathtësi e shprehi të reja bazë, të nevojshme

9

për jetën dhe punën në shoqërinë bashkëkohore, po të një niveli më të lartë, shtrohen edhe

për nivelet e tjera të arsimit. Në të njëjtën kohë, për çdo nivel arsimi shtrohen edhe kërkesa

të veçanta.

Arsimi i mesëm i përgjithshëm duhet që, krahas përgatitjes së nxënësve për

ndjekjen e arsimit të lartë, t’u japë atyre edhe një përgatitje të përgjithshme për punë, duke i

pajisur me njohuri të përshtatshme në matematikë, në shkencat natyrore, në shkencat

shoqërore dhe veçanërisht në teknologjinë e përgjithshme, si dhe me shkathtësi e shprehi të

përgjithshme dhe të bartshme pune.

Arsimi i mesëm profesional duhet të japë njohuri shkencore e teknologjike në një

fushë të gjerë profesionale dhe të pajisë me kompetenca profesionale të përgjithshme e të

veçanta, për të lehtësuar kalimin nga shkolla në jetën e punës dhe për të forcuar aftësitë

bazë për punësim. Ai, gjithashtu, duhet të sigurojë mundësinë e vijimit të arsimit, duke

hapur rrugë për fitimin e kualifikimeve të një niveli më të lartë.

Arsimi i lartë, i cili në thelbin e vet është arsim profesional, duhet të zhvillohet në të

tri nivelet e tij (jouniversitar ose, siç quhet ndryshe, post-sekondar, universitar dhe

pasuniversitar) dhe t’u krijojë mundësi për t’u përfshirë në punë shkencore të gjithë atyre që

janë të aftë ta shfrytëzojnë në mënyrë të dobishme atë.

Sistemi i formimit, që kryesisht u përgjigjet nevojave profesionale dhe të punësimit

të njerëzve, po edhe nevojave të tjera jetësore të tyre, duhet të sigurojë një spektër të gjerë

shërbimesh, për të gjithë klientët, të çdo moshe dhe niveli arsimor që të jenë. Në kohën e

sotme është shumë e rëndësishme, gjithashtu, që formimi, sidomos ai profesional, të

realizohet me mënyra sa më të larmishme (në qendra formimi, në institucione arsimore të

niveleve të ndryshme, në ndërmarrje etj.).

Strategji evropiane koherente dhe tërësore

për të nxënët gjatë gjithë jetës

Bazuar në vizionin dhe konsideratat e mësipërme, Këshilli Evropian i Feirës i ka

ftuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) “për të identifikuar strategji koherente dhe masa

praktike, me qëllim që të nxitet të nxënët gjatë gjithë jetës nga të gjithë”, në nivel individual dhe

institucional dhe për të gjitha aspektet e jetës publike dhe private.

Dhjetëvjeçari në të cilin kemi hyrë (2001-2010) është përcaktuar si periudhë e

zbatimit të strategjive dhe masave përkatëse, nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë dhe

gjithëpërfshirës të vendeve anëtare, madje edhe të atyre kandidate dhe vendeve të tjera, që

10

aspirojnë të integrohen në Bashkimin Evropian.

Për ta vënë punën e vendeve evropiane për të nxënit gjatë gjithë jetës mbi një bazë të

përbashkët, janë ndërmarrë një sërë nismash, në trajtë procesesh, strategjish dhe planesh të veçanta,

po që plotësojnë njëra-tjetrën. Të tilla mund të përmendim: Raporti për objektivat e ardhshëm konkretë të

sistemeve të arsimit dhe formimit (Report on the Concrete Future Objectives of Education and Training

Systems), Strategjia evropiane e punësimit (The European Employment Strategy), Agjenda (Rendi i ditës)

sociale evropiane (The European Social Agenda), Plani i veprimeve për shkathtësi e shprehi dhe mobilitet (The

Skills and Mobility Action Plan), Iniciativa për të nxënët elektronik (The eLearning initiative), si pjesë e

Planit të veprimit për një eEvropë (The eEurope Action Plan) dhe Libri i Bardhë për rininë (White Paper

on Youth).

Vendet anëtare, në përgjigje ndaj thirrjes së Këshillit Evropian të Feirës dhe në

kontekstin e Strategjisë Evropiane të Punësimit, kanë rënë dakord për të hartuar dhe zbatuar

strategji kombëtare koherente dhe tërësore (gjithëpërfshirëse) për të nxënët gjatë gjithë jetës. Si

elemente të strategjisë që sigurojnë arritjen e koherencës konsiderohen bashkëpunimi, krijimi

i kulturës së të nxënit dhe përpjekja për përsosmëri, kurse si elemente që shprehin qasjen tërësore

evidentohen përcaktimi i kërkesave për të nxënë, lehtësimi i mundësisë për të nxënë dhe burimet e

përshtatshme. Siç del nga Komunikata e Komisionit, si objektiva të të nxënit janë përcaktuar

qytetaria aktive, përkryerja personale, integrimi social dhe aftësia për punësim, kurse si parime bazë në të

cilat mbështet të nxënët gjatë gjithë jetës dhe që e bëjnë efektiv zbatimin e tij theksohen:

njeriu që nxë në qendër, mundësitë e barabarta dhe cilësia e përshtatshmëria e lartë e të nxënit.

Kyçi i suksesit është të kuptuarit dhe marrja e përgjegjësisë për të nxënët gjatë gjithë

jetës nga të gjithë aktorët: Komisioni dhe institucione të tjera evropiane, organizata të

ndryshme ndërkombëtare, shtetet anëtare, vendet e hapësirës ekonomike evropiane dhe ato

kandidate, partnerët socialë dhe bota e punës, autoritetet lokale dhe rajonale, punonjësit e

sistemit të arsimit dhe formimit, organizatat e shoqërisë civile, shoqatat dhe grupimet e

ndryshme si dhe vetë qytetarët individualë. Në këtë mënyrë, politika e të nxënit gjatë gjithë

jetës, që është një politikë thelbësore për zhvillimin e qytetarisë, kohezionit social dhe

punësimit, vihet në sinergji me politikat e tjera të Bashkimit Evropian, siç janë politika

evropiane e punësimit, politika evropiane sociale dhe fusha evropiane e kërkimit. Në këtë

mes, rëndësi gjithnjë e më të madhe merr forcimi i dialogut social, si katalizator për

tërheqjen e të gjithë aktorëve në politikat dhe programet për të nxënët gjatë gjithë jetës.

Nëpërmjet punës së përbashkët të të gjithë aktorëve për vënien në jetë të të nxënit gjatë

gjithë jetës, arrihet më mirë që:

· Të ndërtohet një shoqëri, që u ofron mundësi të barabarta të gjithë njerëzve, për të

arritur një të nxënë cilësor dhe në të cilën arsimi dhe formimi bazohen krejtësisht në

11

nevojat dhe kërkesat e individëve;

· Të rregullohen rrugët për dhënien e arsimit dhe formimit si dhe mënyrat e organizimit

të jetës së punës, në mënyrë që njerëzit të mund të nxënë gjatë gjithë jetës, duke

kombinuar të nxënët me punën dhe jetën familjare;

· Të arrihen nivele përgjithësisht të larta arsimi dhe kualifikimi për të gjithë sektorët, duke

siguruar që përgatitja e njerëzve t’i përshtatet ndryshimit të kërkesave ndaj punës dhe

profesioneve, organizimit të vendeve të punës dhe metodave të punës;

· Të inkurajohen dhe pajisen njerëzit për të marrë pjesë aktivisht në të gjitha sferat e jetës

publike moderne dhe në të gjitha nivelet e komunitetit, duke përfshirë edhe nivelin

evropian.

Në qendër të ndryshimeve do të jenë sistemet e arsimit dhe të formimit, të cilat

duhet t’u përshtaten realiteteve të reja të shek. XXI. Ato duhet të bëhen të hapura,

konkurruese dhe tërheqëse si për evropianët, ashtu edhe për joevropianët, për t’iu përgjigjur

mobilitetit profesional dhe gjeografik të individëve dhe për të përballuar sfidat e ekonomisë

globale.

Në mbledhjen e vet të Lisbonës, Këshilli përcaktoi se sistemet e arsimit dhe

formimit duhet të japin ndihmesë në realizimin e synimit strategjik për ta bërë ekonominë

evropiane “ekonominë më konkurruese në botë, të bazuar në dije dinamike, me zhvillim të qëndrueshëm,

me vende pune më të shumta dhe më të mira dhe me kohezion social më të madh”, gjë që u riafirmua

edhe në mbledhjen e Stokholmit (mars 2001). Në të njëjtën kohë, Këshilli përcaktoi

qëllimet e përgjithshme të këtyre sistemeve, si më poshtë:

· Zhvillimi i individit, për të realizuar potencialin e plotë të tij drejt një jete më të mirë;

· Zhvillimi i shoqërisë, nëpërmjet forcimit të demokracisë, zvogëlimit të diferencave dhe

pabarazive midis individëve e grupeve të ndryshme dhe nxitjes së diversitetit kulturor,

që bart një potencial të madh për krijimtari dhe risi në të gjitha sferat e jetës;

· Zhvillimi i ekonomisë, nëpërmjet zhvillimit të burimeve të punës, në nivelin e kërkuar

nga ritmet e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik.

Arsimi dhe formimi nuk mund t’i arrijnë të vetëm këto qëllime, por krahas me të

gjitha politikat që synojnë ndërtimin e një shoqërie të re të balancuar e të bazuar në dije dhe

në një ekonomi globale, prandaj ata duhet të harmonizohen dhe të jenë pjesë e pandarë e

masave dhe e programeve tërësore ekonomike, të tregut të punës dhe sociale, si dhe e

programeve që nxisin rritjen ekonomike dhe të punësimit.

12

Përparësitë për veprim në realizimin e strategjive

Zbatimi i strategjive koherente dhe tërësore për të nxënët gjatë gjithë jetës, siç

del nga rekomandimet e organizmave të ndryshëm evropianë dhe të atyre

ndërkombëtarë, të paraqitura në një sërë dokumentesh, kërkon që si përparësi

(prioritete) për veprim të jenë:

· Rritja e investimeve për burimet njerëzore;

· Ndërtimi i një sistemi arsimi dhe formimi profesional të vazhdueshëm;

· Pajisja e të gjithëve me shkathtësi e shprehi të reja bazë;

· Përtëritja e procesit të arsimimit dhe formimit;

· Mundësimi i arsimimit dhe i formimit për të gjithë;

· Modernizimi i vlerësimit të të nxënit;

· Përmirësimi i rrjetit të orientimit dhe këshillimit shkollor e profesional.

Rritja e investimeve për burimet njerëzore

Këshilli Evropian, në mbledhjen e tij të Lisbonës, ka shtruar qartë nevojën për

një rritje të ndjeshme të nivelit të investimeve vjetore publike dhe private për frymë në

burimet njerëzore, për t’i dhënë përparësi në Evropë pasurisë më të rëndësishme,

njerëzve. Janë kërkuar, gjithashtu, edhe rishpërndarja e drejtë e burimeve ekzistuese,

inkurajimi i modeleve të reja të investimeve, duke marrë parasysh edhe përvojën e

ndryshme të vendeve anëtare, si dhe një transparencë më e madhe e investimeve.

Në nivel individual kërkohet të zhvillohen në mënyrë më të plotë masat nxitëse

për individët, që duan të përfshihen në trajnime (si: kontributi individual për të nxënët,

nëpërmjet kursimeve dhe depozitave të posaçme; përfitimi nga burime fondesh publike

e private; dhënia nga kompanitë e parave apo e kohës së nevojshme për trajnim, sipas

zgjedhjes vetjake ose nevojave për ngritje profesionale etj.). Lidhur me prirjet

demografike, vëmendje më e madhe duhet t’i kushtohet trajnimit të punonjësve me

moshë të madhe. Partnerët socialë duhet të luajnë një rol më të madh në

bashkëfinancimin e të nxënit për punonjësit dhe për marrëveshje pune më fleksibile, që

e bëjnë praktikisht të mundshëm të nxënët (35 orë të nxëni në vit për çdo punonjës

mund të jetë një pikë referimi e arritshme).

13

Ndërtimi i një sistemi arsimi dhe formimi profesional të vazhdueshëm

Koncepti mbi “Të nxënët gjatë gjithë jetës” është një koncept themelor (boshtor) për

reformimin e arsimit dhe të formimit, që ndikon në të gjitha elementet e sistemit arsimor,

kryesisht në tiparet dhe strukturën e arsimit profesional.

Arsimi profesional dhe formimi profesional mund të shihen si dy sisteme të veçanta

ose si dy nënsisteme të një sistemi të përbashkët arsimi dhe formimi profesional. Zbatimi i

konceptit të të nxënit gjatë gjithë jetës kërkon, si përmirësime brenda secilit prej këtyre dy

sistemeve (nënsistemeve), ashtu edhe vendosjen e lidhjeve institucionale dhe kurrikulare

ndërmjet tyre, me qëllim krijimin e një sistemi arsimi dhe formimi profesional të

vazhdueshëm.

Të nxënit gjatë gjithë jetës, siç thuhet në rekomandimet e Kongresit II të ATP-së,

“është një udhëtim nëpër shumë rrugë dhe ATP-ja është pjesë përbërëse e këtij udhëtimi. Prandaj sistemet e

ATP-së duhet të projektohen si përvoja të zhvillimit jetësor në aspektet kulturore dhe mjedisore, krahas

përmasave të tyre ekonomike”. Për të dhënë kontribut maksimum në të nxënët gjatë gjithë jetës,

sistemi i AP-së (ATP-së) duhet të karakterizohet nga tipare cilësore të tilla, si:

• Të jetë i hapur, në drejtim horizontal dhe vertikal, në mënyrë që çdo nivel arsimi

të përgatisë për nivelin pasues dhe të ekzistojë mundësia për kalimin nga një tip a lloj arsimi

në tjetrin, brenda po atij niveli.

• Të jetë tërheqës, duke ofruar mundësi plotësimi të nevojave, interesave dhe

dëshirave të diferencuara të një klientele sa më të gjerë.

• Të jetë reagues ndaj nevojave të tregut të punës në nivel kombëtar/rajonal dhe,

mundësisht, lokal, duke iu përgjigjur të gjitha fushave të veprimtarisë profesionale që

ekzistojnë në vend, me kualifikime të llojeve dhe niveleve të kërkuara.

• Të jetë fleksibël përsa u përket procedurave të realizimit, vlerësimit dhe atestimit

(certifikimit), për të lehtësuar kalimin e butë nëpër të nxënit gjatë gjithë jetës dhe për të

lejuar pa ndërprerje hyrje, dalje dhe rihyrje në të.

• Të jetë rezultat i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, të tilla

si sektori arsimor, sektorët ekonomikë, partnerët socialë dhe prindërit.

• Të jetë i thjeshtë, d.m.th. që struktura organizative dhe ndarja e përgjegjësive për

realizimin e tij të jenë transparente.

• Të jetë efektiv, d.m.th. të përpiqet të çojë në nivele të larta standardesh

kualifikimi një numër sa më të madh të rinjsh.

• Të jetë efiçient, d.m.th. të përdorë në mënyrë optimale burimet dhe mjetet që

14

zotëron, për të realizuar të gjitha llojet dhe nivelet e kualifikimit; me fjalë të tjera, ta sigurojë

efektivitetin me shpenzime sa më të vogla financiare, kohe dhe energjish.

Eshtë e qartë që këto kritere mund të konsiderohen vetëm si një perspektivë për

politikat e orientuara nga e ardhmja, pasi edhe në shumë vende të zhvilluara sistemet e

AFP-së nuk i plotësojnë ende të gjitha këto kritere.

Sistemi i FP-së, nga ana e tij, në mënyrë specifike duhet:

• T’u përgjigjet klientëve të të gjitha moshave dhe të të gjitha niveleve arsimore.

• Të sigurojë një spektër të gjerë shërbimesh:

- Për të papunët,

- Për llojet e ndryshme të klientëve të punësuar, që kanë nevojë të aktualizojnë

kualifikimin e fituar më parë, të rrisin shkallën e kualifikimit apo të specializimit të tyre ose

të marrin një kualifikim të ri, si edhe

- Për grupe të tjera shoqërore (njerëz pa kualifikim profesional ose që kanë nevojë

për kualifikime të posaçme).

vend.

• T’u përgjigjet të gjitha llojeve të veprimtarisë prodhuese dhe socialkulturore në

Formimi profesional mund të jetë një nga instrumentet, i cili, së bashku me masat e

tjera, t’i adresohet sektorit informal. Sektori informal nuk është një sektor në kuptimin

tradicional të klasifikimit ekonomik, por një emër për veprimtarinë ekonomike që kryejnë

disa persona në një larmi situatash dhe që është e orientuar kryesisht në sigurimin e

mbijetesës (duke iu shmangur edhe detyrimeve ligjore). Puna në sektorin informal është e

pambrojtur dhe karakterizohet, si rregull, nga fitime (paga) të ulëta dhe nivel i ulët i

prodhimtarisë. Roli i formimit, në këtë rast, nuk është përgatitja e njerëzve për punë në

sektorin informal, duke i mbajtur ata në këtë sektor dhe duke e zgjeruar atë, por që, krahas

me instrumentet e tjera, si politikat fiskale, dhënia e krediteve, zgjerimi i mbrojtjes sociale

dhe i legjislacionit të punës, të ndihmojë në rritjen e veprimtarisë së ndërmarrjeve dhe të

shanseve për punësim të punonjësve dhe, në të njëjtën kohë, në shndërrimin e veprimtarive

të kufizuara për mbijetesë, në një punë të denjë, plotësisht të integruar në shtratin kryesor

të jetës ekonomike.

Për të nxënët gjatë gjithë jetës me rëndësi është edhe krijimi dhe zhvillimi i

formave të tilla, si shërbimi i informimit dhe ai bibliotekar, të nxënët në largësi me

ndihmën e mjeteve të telekomunikacionit, i cili, në saje të kostos më të ulët, po plotëson

dhe madje zëvendëson mjetet tradicionale të të nxënit në largësi (me korrespondencë e me

radio); krijimi i qendrave arsimore-kulturore të krijimtarisë teknike etj., të cilat stimulojnë

15

vetarsimimin, vetedukimin dhe vetëzhvillimin e njeriut, në varësi të aftësive dhe interesave

të tij personale. Arsimi në largësi në Shqipëri funksionon në kuadrin e sistemit të arsimit të

lartë. Ai realizohet nëpërmjet dy qendrave studimore në Tiranë e në Shkodër dhe pesë

departamenteve të arsimit në largësi, të ngritura pranë Universitetit Politeknik dhe

universiteteve të Tiranës, të Elbasanit, të Vlorës e të Shkodrës.

Në vendet e zhvilluara sistemet e formimit profesional karakterizohen nga një

gjerësi dhe larmi e madhe, duke synuar t‘u përgjigjen nevojave dhe interesave të të gjithë

klientëve.

Më në fund, e rëndësishme është edhe që krahas formave publike, të njihen

ligjërisht dhe të ekzistojnë edhe format alternative, jopublike (private) dhe të kombinuara,

të shërbimeve të arsimit dhe formimit profesional.

Në vende të ndryshme, perëndimore e lindore, në kuadrin e krijimit të një sistemi

arsimi dhe formimi profesional të vazhdueshëm, janë bërë përpjekje për integrimin

strukturor dhe përmbajtësor të tyre. Kështu, në disa vende perëndimore kufijtë ndërmjet

AP-së dhe FP-së janë zhdukur dhe ata përfaqësojnë një sistem të vetëm, të njësuar si në

përmbajtje ashtu edhe në strukturë. I tillë është, p.sh., sistemi skocez, në të cilin përmbajtja

e të mësuarit është organizuar në module (njësi mësimore të mëvetshme, me karakter të

kombinuar praktiko-teorik, të ndërtuara për fitimin e një kompetence të veçantë ose të një

grupi kompetencash profesionale). Janë hartuar programe për mijëra module, që përfshijnë

të gjitha fushat profesionale dhe që mund të kombinohen në mënyra nga më të ndryshmet.

Kombinimi i moduleve, për të krijuar kualifikime, bëhet duke patur parasysh faktorë të tillë,

si: nevojat, interesat e rrethanat e individëve, formimin dhe kompetencat e fituara më parë

prej tyre etj. Në këtë mënyrë, modulet mund të kombinohen si për qëllime të arsimit

profesional, ashtu dhe për qëllime të formimit profesional.

Në vende të tjera (kryesisht lindore) janë eksperimentuar dhe ngritur institucione

arsimore (të konsideruara si “struktura integrative“), që përfshijnë nivele të ndryshme

shkollimi dhe kualifikimi (për punëtorë me shkallë të ndryshme kualifikimi, për teknikë

etj.) dhe që realizojnë një vijimësi në përmbajtje nga niveli në nivel.

Në Shqipëri, ligji “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar” dhe ai “Për Arsimin e

Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të marrë së bashku, i parashikojnë të gjitha nivelet e AP-

së, të përfshira në Klasifikimin Ndërkombëtar Standard të Arsimit (ISCED) (tab.3-1),

megjithatë, sistemi ynë i AP-së realisht nuk ka koherencën (vijimësinë) e duhur. Kështu,

mbaruesit e shkollave profesionale 3-vjeçare, brenda nivelit të arsimit të mesëm, mund të

kalojnë me dhënie provimesh në arsimin e përgjithshëm (duke ndërruar destinacionin) dhe

16

ligjërisht edhe në arsimin teknik 5-vjeçar (gjë që është e vështirë, në mos e pamundur për

t’u realizuar praktikisht), por nuk kanë të drejtë të ndjekin arsimin e lartë drejtpërdrejt.

Struktura 3+2, që është zbatuar për herë të parë në shkollat bujqësore (por që me

gjasë nuk është aq e preferuar nga frekuentuesit e tyre), jep mundësi për të kaluar

drejtpërdrejt në shkollën e lartë, pa ndryshuar destinacion, por ajo nuk është shtrirë në të

gjitha specialitetet.

Nivelet e arsimit sipas ISCED-1997

Emërtimi Kodi Tipat e arsimit

që ofron

i kategorisë së i nivelit të

Arsimit

Arsimi pasuniversitar

(stadi i dytë i arsimit

terciar)

6

6

Terciari Arsimi universitar

(stadi i parë i arsimit

terciar)

Post-

sekondari

Sekondari

(i mesmi)

Primari

Arsimi post-sekondar

jo terciar

(Arsimi i lartë jouniversitar)

Arsimi sekondar i lartë

(Arsimi i mesëm)

A

r

s

i

m

i

b

a

z

ë

Arsimi sekondar i ulët

(stadi i dytë i arsimit

bazë)

(cikli i dytë

i tetëvjeçares)

Arsimi primar (stadi i

parë i arsimit bazë)

(arsimi fillor)

5

4

3

2

1

5A(specialitete me –

karakter teorik : histori,

filosofi, matematikë etj.

specialitete që kërkojnë

nivel të lartë shkathtë –

sish e shprehish:

mjekësi, stomatologji,

arkitekturë etj.)

5B (specialitete

inxhinierike)

4A

4B

3A(arsim i mesëm i

përgjithshëm)

3B(arsim i mesëm teknik)

3C(arsim i

mesëm

profesional)

2A

2B

2C

Tabela 3-1

Destinacioni i

drejtpërdrejtë

Studime

të avancuara,

kërkime origjinale

Tregu i punës

Tregu i punës

5(universitet)

Tregu i punës

5A (arsim universitar

akademik)

5B (arsim universitar

profesional)

Tregu i punës

3A (a. m. përgj.)

3B (a. m. tekn.)

4 (a. post-sek.)

3A ose 3B

3C

Tregu i punës

Shënim: Me shkrim korsiv janë shënuar emërtimet e niveleve arsimore sipas terminologjisë që

17

përdoret në Shqipëri.

Mungesa e koherencës (vijimësisë) në sistemin tonë të AP-së është shkaktuar edhe

nga zhvillimi i papërfillshëm deri tani i të ashtuquajturit arsim postsekondar, që është mjaft i

përhapur në botë. Ky nivel arsimi, që përgjithësisht konsiderohet si një arsim gjysëm i lartë

ose i lartë jouniversitar apo joterciar (arsimi terciar përfshin nivelin universitar dhe atë

pasuniversitar), është më afatshkurtër dhe më i përballueshëm se ai universitar (i cili sipas

ISCED-it presupozon veprimtari mësimore dhe kërkimore të studentëve), prandaj i rrit

shanset e të rinjve për të marrë arsim të lartë dhe, nga ana tjetër, i plotëson në mënyrë të

kënaqshme kërkesat e tregut të punës.

Në vende të ndryshme arsimi postsekondar, ofron programe që u japin mundësi

mbaruesve të shkollave të mesme të përgjithshme të marrin një kualifikim profesional dhe

mbaruesve të atyre shkollave profesionale, që nuk kanë të drejtë të vazhdojnë drejtpërdrejt

universitetin (siç janë shkollat profesionale 3-vjeçare te ne), të marrin arsim të lartë.

Zhvillimi i këtij arsimi në vendin tonë, duke siguruar vijimësinë, do të ndihmonte, veç të

tjerash, edhe për zgjidhjen e atij shqetësimi që është krijuar lidhur me vlerësimin që i bëhet

statusit aktual të shkollave profesionale 3-vjeçare, kryesisht nga të rinjtë dhe prindërit. Ai do

të ndikonte edhe për uljen e fluksit drejt arsimit universitar dhe përmirësimin e

kontigjenteve që e ndjekin atë.

Në Shqipëri nuk është i zhvilluar sa duhet edhe sistemi i formimit profesional. Pas

eliminimit të sistemit të vjetër të FP-së, sistemi i ri, që po ngrihet në këtë periudhë, ka

synuar kryesisht të papunët, duke qenë i mangët si për nga spektri dhe llojet e shërbimeve

që ofron, ashtu edhe për nga mënyrat e realizimit. Ai, përgjithësisht u përgjigjet klientëve

me arsim tetëvjeçar dhe të mesëm (të përgjithshëm ose profesional) dhe pak atyre me arsim

të lartë, për të cilët formimi zhvillohet zakonisht brenda strukturave të shkollës së lartë.

Te ne, AP-ja dhe FP-ja funksionojnë si dy sisteme të ndara, me struktura drejtuese

dhe zbatuese të veçanta. Në kushtet e vendit tonë, do të ishte me mjaft dobi, që, për të

shmangur dublimin e përpjekjeve dhe për të shfrytëzuar në mënyrë efektive burimet

njerëzore, materiale e financiare, të ecet drejt krijimit të një sistemi unik arsimi e

formimi profesional të vazhdueshëm dhe të një institucioni mësimor të tipit të ri, që

të kryejë njëkohësisht detyrat e arsimit e të formimit profesional (pa eliminuar

institucionet e veçanta të formimit profesional, që mund të shfrytëzohen kryesisht për

kualifikime në ato fusha që nuk përfshihen nga arsimi profesional). Natyrisht kjo do të

kërkonte një njohje të kënaqshme të përvojave botërore në këtë drejtim, bashkëpunim më

18

të ngushtë ndërdikasterial, investime të konsiderueshme dhe përpjekje jo të pakta për

zbatim.

Pajisja e nxënësve me shkathtësi e shprehi të reja bazë

Zhvillimet e sotme e kanë modifikuar profilin dhe nivelin e shkathtësive e

shprehive bazë që duhet të ketë secili, për një pjesëmarrje aktive në jetën e punës, në jetën

familjare dhe në të gjitha nivelet e jetës në bashkësi (komunitet). Nxënësit tani duhet të

përgatiten mirë për një të ardhme të papërcaktuar dhe që ndryshon shpejt, për t’u bërë ballë

vjetërimit të njohurive dhe shkathtësive e shprehive të tyre dhe nevojës së fitimit të

elementeve të reja, që fillojnë të përdoren gjerësisht. Ata duhet të përgatiten, gjithashtu, për

një treg pune rrënjësisht të ri, në të cilin, krahas punësimit me mëditje ekziston dhe merr

zgjerim edhe vetëpunësimi në forma të ndryshme, i cili mund të ofrojë një potencial të lartë

për pavarësi ekonomike në një erë të re sipërmarrjeje. Kjo kërkon që sistemi arsimor të japë

një përgatitje me bazë të gjerë, d.m.th. që krahas pajisjes me vlera të përgjithshme

njerëzore dhe përgatitjes profesionale apo për punë, të pajisë edhe me vlera karakteristike

për marrëdhëniet e tregut dhe të hedhë bazat për një formim të vazhdueshëm. Vlera të tilla

janë: mendimi i pavarur, iniciativa, kurajoja, zhdërvjelltësia, vetëbesimi, vetorientimi dhe

marrja në sy e rrezikut, qëndrimi pozitiv ndaj risive, krijimtaria, aftësitë sipërmarrëse e

menaxhuese, aftësitë për të zgjidhur probleme, për të marrë vendime dhe për vetëvlerësim,

niveli i lartë i komunikimit, aftësia për të bashkëpunuar dhe për të punuar në grup, interesat

intelektualë, dëshira për t’i bërë gjërat ndryshe dhe përgatitja e përgjithshme dhe

profesionale për t’i bërë ato në përputhje me ndryshimet që ndodhin në shoqëri dhe në

ekonomi, aftësia për të nxënë në mënyrë të pavarur etj. Shkathtësi e shprehi bazë për kohën

e sotme, krahas atyre të leximit, shkrimit dhe njehsimit, janë edhe ato të përdorimit të

teknologjisë së informimit e të komunikimit (TIK) në procesin e të nxënit, si edhe ato të

përdorimit të gjuhëve të huaja, të cilat janë bërë më të domosdoshme se më parë për më

shumë njerëz. Në shkathtësitë themelore të punës mund të përfshihen edhe të

ashtuquajturat shkathtësi për “lundrim” në tregun e punës. Këtu futen shkathtësitë për të

kërkuar punë, për mënyrën e paraqitjes te një punëdhënës i mundshëm, për përcaktimin e

alternativave dhe mundësive për zgjedhjen e karrierës, për përcaktimin dhe vlerësimin e

mundësive për punë etj. E rëndësishme është që të gjitha këto nxënësit të fillojnë t‘i

përvetësojnë që në shkollë, duke kuptuar, njëkohësisht, se shkolla është vetëm etapa e parë

e rrugës së tyre të të nxënit.

19

Tregjet e sotme të punës kërkojnë profile gjithnjë në ndryshim të shkathtësive e

shprehive dhe të përvojës, pra dhe aktualizim të vazhdueshëm të tyre. Lidhur me këtë, janë

të nevojshme një sistem global sinjalizimi paralajmërues dhe studime më perspektive,

që të mundësojnë përgatitjen në përputhje me ndryshimet në botën e punës dhe në shoqëri.

Ndërmarrjet duhet të përfshihen bashkë me qeverinë dhe qendrat kërkimore në

identifikimin e njohurive, shkathtësive e shprehive dhe të kompetencave që kërkohen për

shkak të ndryshimit të ekonomisë, në mënyrë që sistemet arsimore dhe të formimit të

mund t’u përshtaten atyre, nëpërmjet riorientimit të kurrikulave. Gjithashtu, duhet të

shqyrtohet perspektiva e kompetencave të zbatueshme në nivel ndërrajonal dhe

ndërkombëtar, për t’iu përgjigjur rritjes së parashikuar të lëvizshmërisë (mobilitetit) së

burimeve njerëzore në shekullin XXI.

Përtëritja e procesit të arsimimit dhe formimit

Me ecjen drejt erës së dijeve dhe me zhvillimin e ekonomisë së tregut, gjithnjë e

më shumë kërkohet që metodat dhe kontekstet (rrethanat) e mësimdhënies dhe të të

nxënit t’i përshtaten një larmie të madhe interesash, nevojash dhe kërkesash, jo vetëm të

individëve, po edhe të grupeve të ndryshme në shoqërinë multikulturore evropiane. Ato

duhet të përpunohen dhe të reformohen në mënyrë të diferencuar për arsimin dhe

formimin, për mjedise arsimore, pune dhe publike, për moshën shkollore dhe për

moshën e rritur, si dhe për grupet shoqërore me nevoja të veçanta për arsim dhe formim

(pakicat etnike, të paaftët etj.), për t’iu përgjigjur në një kuptim sa më të gjerë qëllimit

të integrimit në mënyrë të përhershme të njeriut në jetën bashkëkohore.

Përgjithësisht kërkohet që, në përputhje me teoritë e sotme të të mësuarit, të

zbatohet të mësuarit me nxënësin në qendër, që e kalon theksin nga njohuritë te

kompetencat (aftësitë për të përdorur në mënyrë efektive përvojën, njohuritë dhe

kualifikimet). Mbi këtë bazë, synohet përdorimi sa më i gjerë i metodave aktive, që i

angazhojnë nxënësit në veprimtari komplekse e të larmishme njohëse, psikomotore e

afektive, duke mos i lënë thjesht dëgjues, siç ndodh rëndom gjatë të mësuarit

tradicional, që ka mësuesin në qendër. Të nxënët nëpërmjet punës, të nxënët me

projekte dhe të nxënët e organizuar me ‘cikle studimi’ janë qasje veçanërisht të

sukseshme, që përdoren. Të mësuarit me nxënësin në qendër kërkon që mësuesi

(instruktori etj.) të luajë një rol më të ndërlikuar se më parë, duke qenë jo vetëm dhe jo

20

aq burim informacioni, sesa organizator, drejtues dhe ndërmjetës i veprimtarisë

mësimore të nxënësve. Dhënia e informacionit duhet t’i lërë vendin më të madh të

mësuarit nxënësve si ta gjejnë vetë atë, si ta analizojnë, si ta shfrytëzojnë dhe si ta

shndërrojnë në njohuri të reja.

Një rol vendimtar në zhvillimin e një potenciali të ri të nxëni po luan, dhe do të

luajë edhe më shumë në të ardhmen, të nxënët e bazuar në mjete teknologjike. Ai ka

aftësinë që t’u mundësojë njerëzve rrugë të reja të shumëfishta për plotësimin e

nevojave të tyre për arsim dhe formim. Do të bëhet i mundur përdorimi dhe zbatimi si i

teknologjive të thjeshta, ashtu edhe i atyre të fuqishme e moderne. Përdorim të madh në

procesin e të mësuarit do të marrin teknologjitë e reja të informimit e komunikimit, pa

humbur aspektet e vlefshme të metodave tradicionale të mësimdhënies, veçanërisht

natyrën personale të marrëdhënieve mësues-nxënës. Shumë vende e kanë tashmë

praktikë pune veprimtarinë në rrjet të institucioneve të arsimit dhe formimit. Kjo

ndihmon, ndër të tjera, dhe në vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis

shkollave dhe qendrave të formimit, si dhe midis tyre dhe firmave. Të nxënët e bazuar

në TIK-un duhet të kombinohet me mënyra të tjera të nxëni, që janë më sociale (të

nxënët ne grup, të nxënët familjar, të nxënët bashkëpunues në punë etj.). Ky kombinim i

metodave të ndryshme ndihmon për të kapërcyer ndjenjën e izolimit dhe të mungesës së

kontaktit njerëzor, e cila vërehet shpesh gjatë përdorimit vetëm të të nxënit të bazuar në

TIK-un.

Në paraqitjen e nevojave thelbësore për risi dhe në realizimin e tyre në arsim dhe

formim, një rol shumë i madh u takon mësuesve dhe instruktorëve, si dhe

mësimdhënësve të jashtëm, që punojnë me kohë të pjesshme. Kjo kërkon që statusi i

tyre të rritet, nëpërmjet përkujdesjes për zhvillimin profesional dhe për rritjen e

vazhdueshme të kompetencave të tyre, duke përfshirë edhe kompetencat multikulturore.

Kështu sigurohet që ata të jenë të gatshëm dhe të motivuar për t’u bërë ballë sfidave të

reja dhe, për pasojë, për të nxitur tolerancën dhe vlerat demokratike. Rëndësi duhet t’i

kushtohet edhe sigurimit të burimeve të nevojshme për kryerjen e detyrave nga ana e

tyre, duke përfshirë edhe multimediat dhe internetin. Është e nevojshme, gjithashtu, që

të riformulohen kërkesat ndaj kualifikimit të mësuesve e instruktorëve për shek. XXI,

duke marrë parasysh rolin e ri të tyre dhe nevojën e aftësimit për përdorimin e TIK-ut

për qëllime mësimore. Duhet të parashikohet edhe përdorimi i metodave të reja për

realizimin e kualifikimit të tyre. Aftësia dhe siguria për të zhvilluar një mësimdhënie të

21

hapur e pjesëmarrëse dhe për të praktikuar metodat e duhura të mësimdhënies, duhet të

bëhet një shkathtësi profesionale thelbësore për mësuesit dhe instruktorët në mjediset

formale dhe joformale të të nxënit.

Mundësimi i arsimimit dhe i formimit për të gjithë

Mundësimi i arsimimit dhe i formimit për të gjithë shihet si sfida më

domethënëse nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ai kërkon, në radhë të

parë, që shërbimet e arsimit dhe formimit të çohen sa më “afër bazës” dhe të jenë sa më

të larmishme. Për këtë arsye, shkollat, qendrat e formimit, si dhe mjediset e ndryshme

ku mblidhen përditë njerëzit, duhet të kthehen në qendra lokale të nxëni, të hapura për të

gjithë. Kjo i zgjeron shumë mundësitë e të nxënit dhe ndihmon që njerëzit të mos jenë të

detyruar të largohen nga rajoni ku banojnë për të kryer studime dhe trajnim, gjë që është

veçanërisht e rëndësishme për disa grupe, si, p.sh., për të paaftët, që kanë lëvizshmëri

të ulët fizike. Mobilizimi i burimeve të autoriteteve rajonale dhe lokale, si dhe të

organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, është thelbësor për të siguruar

infrastrukturën e nevojshme në mbështetje të të nxënit gjatë gjithë jetës.

Mundësi të mëdha dhe të larmishme për ta bërë të nxënët lokalisht të

realizueshëm ofron TIK-u, që ka fleksibilitet në kohë dhe në vend për dhënien e

njohurive. TIK-u duhet të përdoret për ta bërë largësinë të parëndësishme, si në

institucionet arsimore e të formimit, ashtu edhe në qendrat e tjera të të nxënit. Për

popullatat e shpërndara dhe të izoluara TIK-u ofron një potencial të madh, jo vetëm për

të nxënë, po edhe për komunikim virtual, me efektivitet të lartë dhe kosto të ulët.

Zonat urbane me popullsi të dendur kanë mundësi të shumta të nxëni në të gjitha

mjediset e tyre. Mjaft prej tyre kanë vendosur kontakte të gjera me komunitetet partnere

në Evropë, nëpërmjet programeve dhe veprimtarive të binjakëzimit të qyteteve, shumë

prej të cilave mbështeten me fonde komunitare. Këto veprimtari sigurojnë një bazë për

bashkëpunim dhe shkëmbim përvoje midis komuniteteve dhe vendeve të ndryshme, për

zgjidhjen e problemeve të të nxënit gjatë gjithë jetës.

Rëndësi të madhe për ta bërë arsimin dhe formimin të mundur për të gjithë kanë

programet mësimore, veçanërisht ato të AFP-së, të cilat duhet t’u përshtaten nevojave të

të gjithëve dhe të jenë të kapshme nga të gjithë, duke përfshirë edhe grupet e braktisura

dhe të paaftët. Kur kërkohen programe të specializuara, këto duhet të hartohen në mënyrë

22

që të lehtësojnë kalimin në programet e zakonshme, se kështu sigurohet mundësi e

vazhdueshme për të nxënë gjatë gjithë jetës.

Programet e AFP-së duhet të bëhen të përshtatshme për t’u përvetësuar nga grupet

e ndryshme pa përkrahje (të brishta), si: të papunët kronikë, punonjësit e mbetur pa punë

për shkak të reformave, punonjësit e pakualifikuar, punonjësit e moshuar, të rinjtë pa

shkollë apo që e lënë shkollën herët, ata që banojnë larg dhe në situata gjeografike të

pafavorshme, popullsia fshatare, banorët e mjediseve qytetëse të mjeruara, popullsia e

angazhuar në sektorin informal e që punon dhe jeton në varfëri, fëmijët që punojnë në

kushte të rrezikshme, gratë, invalidët, migrantët etj.

Njerëzit me paaftësi të lehta e që janë në gjendje të ndjekin programet e zakonshme

të AFP-së, duhet të ndihmohen për të kapërcyer vështirësitë. Për ata me paaftësi më të

theksuara duhet të sigurohen programe dhe strategji mësimore të posaçme, në mënyrë që të

realizojnë potencialin e vet dhe të optimizohet pjesëmarrja e tyre në shoqëri dhe si fuqi

punëtore. Pa integruar ata që janë të paaftë dhe pa përkrahje, shoqëria do të kishte

probleme të mëdha sociale.

Një shqetësim të veçantë duhet të përbëjë zgjerimi i pjesëmarrjes së femrave në

AFP, duke shmangur paragjykimet dhe diskriminimet e hapëta apo të fshehta për to.

Programe të posaçme AFP-je duhet të ndërmerren për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse të

grave.

Modernizimi i procesit të vlerësimit të të nxënit

Vlerësimi i të nxënit (Valuing learning, në anglisht) është procesi i njohjes së

pjesëmarrjes në të nxënë dhe i rezultateve të të nxënit (diplomave, certifikatave dhe

kualifikimeve). E rëndësishme është që të gjitha format e të nxënit (formale, joformale

dhe informale) të identifikohen, vlerësohen (assess, në anglisht) dhe njihen. Diplomat,

certifikatat dhe kualifikimet janë një pikë e rëndësishme reference për punëdhënësit dhe

individët. Rritja e kërkesave të punëdhënësve për punë të kualifikuar dhe rritja e

konkurrencës midis individëve për të zënë dhe ruajtur punën, ka bërë që për njohjen e

rezultateve të të nxënit të shtrohen kërkesa më të larta. Prandaj, modernizimi i sistemeve

dhe i praktikave të certifikimit, në përputhje me kushtet e reja ekonomike dhe shoqërore

dhe për t’i bërë ato më të besueshme, të drejta, transparente dhe të vlefshme, ka përbërë

një politikë të rëndësishme dhe çështje profesionale në BE. Rëndësi i është kushtuar

edhe cilësisë së sistemeve për akreditimin e të nxënit të mëparshëm e nga përvoja dhe

23

zbatimit të tyre në një larmi kontekstesh. Këto sisteme vlerësojnë dhe njohin njohuritë,

shkathtësitë e shprehitë dhe përvojën që kanë individët dhe që i kanë fituar gjatë një

periudhe të gjatë dhe në kontekste të ndryshme, duke përfshirë dhe mjediset joformale

dhe informale.

Në kushtet e zgjerimit të të drejtave qytetare për lëvizje të lirë në jetë, studim,

trajnim e punë nga një vend në tjetrin dhe të ekzistencës së tregjeve të hapura të punës,

kërkohet që diplomat, certifikatat dhe kualifikimet të jenë të kuptueshme lehtë

(transparente) dhe praktikisht “të bartshme” (“transferueshme”). Për këtë me rëndësi është

përpunimi në nivel evropian i instrumenteve të reja për vlerësimin e të gjitha formave të

të nxënit. Terminologjitë e ndryshme kombëtare dhe interpretimet herë-herë të gabuara

të tyre, vazhdojnë ta bëjnë të vështirë transparencën dhe njohjen e kualifikimeve dhe të

certifikatave e diplomave përkatëse nga njëri vend në tjetrin, gjë që kërkon hartimin e

udhëzueve dhe fjalorëve përkatës.

Lidhur ngushtë me vlerësimin e të nxënit është edhe problemi shumë i

rëndësishëm i standardizimit në arsim, veçanërisht në AFP. Standardet japin mundësi: të

rregullohet përmbajtja e të nxënit në përputhje me qëllimet arsimore; të përsoset

kontrolli mbi nivelin e përgatitjes e, rrjedhimisht, të rritet cilësia e saj; të sigurohet

koherenca e niveleve të arsimit, konvertueshmëria e arsimit, si brenda, ashtu edhe

jashtë vendit.

Për zgjidhjen e problemeve të vlerësimit të të nxënit kërkohet si pjesëmarrja e

ekspertëve, e autoriteteve zyrtare dhe e mësuesve dhe instruktorëve, ashtu edhe

përfshirja e partnerëve socialë dhe e OJQ-ve. Në nivel evropian kërkohet shkëmbimi

sistematik i përvojës dhe i praktikave të mira, veçanërisht në fushën e të nxënit joformal

dhe informal.

Në Shqipëri po punohet për vendosjen e standardeve në arsimin e përgjithshëm,

kurse për AFP-në problemi i standardizimit është shtruar dhe është në fazën e njohjes.

Përmirësimi i rrjetit të orientimit dhe këshillimit shkollor e profesional

Në vende të ndryshme ekzistojnë rrjete të konsoliduara orientimi dhe këshillimi

shkollor e profesional, me personel orientues dhe këshillues të përgatitur posaçërisht për

këtë qëllim. Detyra e këtij personeli është që t’u sigurojë individëve informacionin e duhur

për rrugët e mundshme të arsimimit dhe formimit profesional dhe gjendjen aktuale të

24

vendeve të punësimit (orientimi) dhe t’u lehtësojë atyre vendimmarrjen, në lidhje me

zgjedhjen e shkollimit a të formimit profesional dhe të karrierës së tyre të ardhshme

profesionale (këshillimi). Këshillimi bëhet në përputhje me interesat dhe nevojat individuale

e shoqërore dhe kushtet e jetesës së individit dhe mbi bazën e diagnostikimit të veçorive

psikofizike të tij, duke parandaluar, kështu, dhe dështimin në arsimim dhe karrierë. Në

Shqipëri krijimi i një rrjeti të tillë, kryesisht për orientimin, është në fillimet e tij. Shërbime

të tilla, kryesisht orientimi, kryejnë zyrat e punës, disa subjekte private e OJQ dhe disa

shkolla.

Në kushtet e sotme, kur njerëzit duhet të nxënë gjatë gjithë jetës, shërbimet e

orientimit dhe këshillimit shkollor e profesional marrin rëndësi të veçantë, për të lehtësuar

përfshirjen e tyre në arsimim a formim dhe për të motivuar potencialin e tyre për të

nxënë, prandaj duhet të fuqizohen në mënyrë të ndjeshme. Lidhur me këtë, Kongresi II i

ATP-së rekomandon: “Orientimi dhe këshillimi profesional janë të një rëndësie të madhe për të gjithë

klientët e sistemeve të AFP-së dhe është e nevojshme që të fuqizohen në mënyrë të ndieshme. Orientimi

profesional duhet të bëhet duke marrë parasysh nevojat e ndërmarrjeve, të individëve e të familjeve dhe të jetë

i ndieshëm ndaj çdo kërkese dhe rrethane të nxënësve. Roli i tij duhet të shtrihet në përgatitjen e nxënësve

dhe të të rriturve për mundësi reale të ndërrimit të shpeshtë të profesionit, që mund të përfshijë periudhat e

papunësisë dhe të punësimit në sektorin informal. Ai nuk duhet të jetë vetëm një funksion i pranuar i

institucioneve arsimore, por duhet të bëhet, gjithashtu, edhe nga mekanizma të tjerë, ku mund të hyhet

lirisht nga popullsia”. “Për të nxitur ndjekje të barabartë të AFP-së nga vajzat dhe gratë, për to duhet të

sigurohen forma më efektive orientimi dhe këshillimi shkollor e profesional, si dhe materiale orientimi dhe

këshillimi në përshtatje me gjininë”. Forcimi i kulturës së zhvillimit të karrierës ndër të rinjtë dhe

të rriturit, nëpërmjet sistemeve të arsimit dhe formimit dhe shërbimeve të punësimit, do të

ketë rëndësi të veçantë për sigurimin e aftësisë së tyre për punësim dhe lehtësimin e kalimit

të tyre nga arsimi dhe formimi në punë ose në formim të mëtejshëm.

Roli i ardhshëm i orientimit dhe këshillimit profesional mund të përshkruhet si

“komisionim”, si ndërmjetësim. “Komisionerët” (specialistët) e orientimit dhe këshillimit

duhet të jenë në gjendje të sistemojnë një informacion të gjerë, me qëllim që t’i ndihmojnë

individët për të vendosur një drejtim të përshtatshëm veprimi për të ardhmen. Burimet e

informimit dhe mjetet diagnostike të bazuara në internet hapin horizonte të reja për të

siguruar gjerësinë dhe cilësinë e shërbimeve të orientimit dhe këshillimit dhe, njëkohësisht,

kërkojnë nga specialistët përkatës aftësi të mëdha për menaxhimin dhe analizën e

informacionit, i cili bëhet gjithnjë e më i gjerë dhe i larmishëm, me zgjerimin e shërbimeve

të arsimit dhe formimit profesional. Këta duhet të jenë në gjendje të kryejnë shërbime

25

orientimi e këshillimi dhe për ata që duan të nxënë në vende të tjera evropiane.

Është e kuptueshme se shërbimet e orientimit dhe këshillimit duhet të jenë të

mundshme lokalisht dhe të arritshme nga të gjithë qytetarët dhe t’u përshtaten nevojave të

tyre. Vitet e fundit në disa vende anëtare të BE-së shumë shërbime orientimi dhe

këshillimi janë privatizuar tërësisht ose pjesërisht.

Bazuar në këto përparësi dhe në kërkesat ndaj tyre, janë përcaktuar veprimet

konkrete që do të ndërmerren, produktet që do të realizohen dhe afatet përkatëse. Është

përcaktuar, gjithashtu, një numër treguesish kyç, ekzistues dhe të rinj, që do të përdoren

për të monitoruar ecurinë e zhvillimit dhe të zbatimit të strategjive koherente dhe

tërësore të të nxënit gjatë gjithë jetës. Informacioni dhe statistikat krahasuese

konsiderohen thelbësore në këtë drejtim.

Vënia në jetë e strategjive koherente dhe tërësore të të nxënit gjatë gjithë jetës

për të gjithë është një proces i gjatë e i vështirë, që kërkon burime të shumta e të

larmishme materiale e financiare, larmi mbështetësish e mekanizmash shërbimkryerës,

një sinergji të sektorëve të arsimit e formimit me sektorët ekonomikë dhe mbështetësit

e tjerë të arsimit e formimit. Shfrytëzimi efektiv, eficient dhe në mënyrë të dobishme i

këtyre burimeve do të kërkonte, në radhë të parë, marrjen e masave për rritjen e cilësisë

së arsimit dhe formimit në përgjithësi e të AFP-së në veçanti. Sigurimi i cilësisë totale,

për të gjitha hallkat dhe nivelet, është pjesë thelbësore e një sistemi efektiv arsimi dhe

formimi. Tashmë janë përpunuar treguesit dhe teknikat për matjen e cilësisë,

megjithëse jo të gjitha vendet i përdorin ato. Zbatimi i këtyre treguesve dhe teknikave

çon në rritjen e cilësisë jo vetëm të administrimit të arsimit dhe të formimit të ofruar,

por edhe të cilësisë së të nxënit. Krahas masave për rritjen e cilësisë, është i nevojshëm

edhe një marketing i fuqishëm i aftësive të arsimit dhe formimit, publikimi e përhapja e

modeleve të praktikave të mira në arsim e formim dhe nxitja e kërkimeve afatgjata, për

të ndihmuar në kuptimin dhe zgjidhjen e çështjeve kyçe të të nxënit gjatë gjithë jetës.

Zgjidhja e të gjitha këtyre problemeve kërkon hartimin e politikave dhe strategjive të

përshtatshme nga çdo vend, në përshtatje me kushtet dhe mundësitë e veta. Ndërkaq,

çdo vend evropian përballet me sfidën për ta përshtatur sistemin e tij të arsimit dhe

formimit me ato të vendeve të tjera, për të qenë më e lehtë për t’iu adresuar njëri-tjetrit.

26

Prandaj, politikat kombëtare të arsimit e të formimit, të orientuara nga e ardhmja, nuk

mund të marrin formë pa iu referuar zhvillimeve në Evropë e në botë dhe pa një

shkëmbim të gjerë të përvojës midis vendeve të ndryshme. Brenda Evropës kjo do të

kërkonte krijimin e një fushe evropiane bashkëpunimi, e cila të përfshijë jo vetëm

vendet e BE-së, po edhe vendet e tjera evropiane jashtë tij.

Për krijimin e një hapësire shqiptare të të nxënit gjatë gjithë jetës

Me hapjen drejt botës dhe me aspiratën për t’u integruar në Bashkimin Evropian,

edhe në Shqipëri duhet të synohet për krijimin e një “hapësire shqiptare të të nxënit

gjatë gjithë jetës”, si pjesë e hapësirës evropiane të të nxënit gjatë gjithë jetës. Shkujdesjet, hezitimet

apo indiferentizmi në këtë drejtim do të ndikonin negativisht në zhvillimin ekonomik,

shoqëror, kulturor e teknologjik të vendit dhe të aftësive të tij konkurruese. Ato do të

çonin në theksimin e pabarazisë së shanseve dhe të pabarazisë shoqërore midis individëve

dhe grupeve të ndryshme shoqërore, do të bëheshin pengesë për arritjen e kohezionit

social, për integrimin e përhershëm të njerëzve në shoqërinë bashkëkohore dhe rritjen e

mirëqënies së tyre. Pra në përgjithësi, do të vonohej përparimi i vendit dhe i shoqërisë sonë,

duke u bërë shkas, në këtë mënyrë, edhe për ritme të ulëta të proceseve të integrimit

evropian të Shqipërisë.

Aktualisht, në Shqipëri, në kuadrin e reformimit të sistemit arsimor dhe të ngritjes

e zhvillimit të sistemit të formimit, si dhe të veprimtarisë së aktorëve të ndryshëm në

fushën e të nxënit, përgjithësisht janë rritur mundësitë dhe në mjaft raste janë përmirësuar

edhe kushtet për zhvillimin e të nxënit në mënyrë formale, joformale dhe informale. Por,

në përgjithësi, është vepruar pa pasur një vizion të plotë e të qartë për të nxënët gjatë gjithë

jetës dhe pa një strategji koherente e tërësore të mbështetur në të. Po kështu, është vepruar

në kushtet e mungesës ose të pafuqisë së mekanizmave të nevojshëm për organizimin e

bashkëpunimit midis aktorëve e mbështetësve të brendshëm e të jashtëm dhe për

bashkërendimin dhe monitorimin e veprimtarisë së tyre, si dhe në kushtet e

pamjaftueshmërisë së studimeve dhe të institucioneve përkatëse. Kjo ka bërë që

përgjithësisht të punohet në mënyrë fragmentare, “secili në qoshen e vet” dhe pa ditur apo

pa marrë parasysh se ç’bëhet në qoshen tjetër, pa një përgjithësim dhe përhapje të

përvojave dhe të praktikave të mira etj. Prandaj edhe zhvillimet nuk kanë qenë sistemike,

nuk u janë përgjigjur në masën e nevojshme ndryshimeve politike dhe ekonomiko-

shoqërore të ndodhura, nevojave dhe interesave të sotme të ekonomisë e të shoqërisë në

27

përgjithësi dhe të individëve në veçanti. Kështu, me gjithë përparimet e bëra në shumë

drejtime, ende nuk kemi një sistem arsimor modern, me të gjitha gjymtyrët dhe tiparet që e

karakterizojnë një sistem të tillë. Po kështu, sistemi i formimit profesional ende nuk ka

marrë formë të plotë e të qëndrueshme dhe nuk mbulon në llojshmëri e sasi nevojat e

veprimtarive ekonomiko-shoqërore, që zhvillohen dhe kërkesat individuale për kualifikime.

Mundësi ende të kufizuara ka për zhvillimin e formave joformale dhe informale të të

nxënit.

Krijimi i një “hapësire shqiptare të të nxënit gjatë gjithë jetës”, si pjesë e hapësirës

evropiane të të nxënit gjatë gjithë jetës, sa është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm, aq

përbën edhe një sfidë mjaft të rëndë për Shqipërinë. Së pari, sepse një ndërmarrje e këtij

lloji, siç mund të kuptohet edhe nga sa u trajtua më sipër, përbën një sfidë të madhe për

çdo vend, sado i zhvilluar dhe i pasur që të jetë ai. Së dyti, sepse proceset reformuese në

fushën e të nxënit në Shqipëri duhet të jenë më të gjera, më të thella e më komplekse se në

vendet e tjera evropiane, për shkak të nivelit relativisht të ulët dhe mangësive që e

karakterizojnë këtë fushë. Së treti, se kushtet për realizimin e ndryshimeve janë të

pafavorshme, për shkak të burimeve financiare e materiale të kufizuara, të numrit relativisht

të paktë të specialistëve të angazhuar dhe, sidomos të ekspertëve për probleme të veçanta të

fushës së të nxënit, të mungesës apo pafuqisë së institucioneve dhe mekanizmave të

nevojshëm. Të gjitha këto rrethana e bëjnë edhe më të ngutshme nevojën për ndërmarrjen

e nismave konkrete për një punë të organizuar, të bashkërenduar e me pikësynime të qarta

për krijimin e “hapësirës shqiptare të të nxënit gjatë gjithë jetës”, duke e konsideruar këtë si

një përparësi kombëtare.

Për krijimin e “hapësirës shqiptare të të nxënit gjatë gjithë jetës”, do të kërkohej, në

radhë të parë, përvetësimi i vizionit evropian për të nxënit gjatë gjithë jetës dhe, në

përputhje me këtë, hartimi i një strategjie kombëtare koherente dhe tërësore, të

mishëruar në tregues konkretë. Kjo, nga njëra anë, duhet të marrë parasysh nevojat dhe

kushtet e vendit e të shoqërisë sonë dhe, nga ana tjetër, të udhëhiqet nga objektivat, parimet

dhe përparësitë evropiane për të nxënit gjatë gjithë jetës dhe masat praktike që janë

ndërmarrë ose janë parashikuar të ndërmerren, për realizimin e tyre.

Në radhë të dytë, do të kërkohej një zbatim krijues dhe shkencor i strategjisë, i

monitoruar në mënyrë të rreptë, në bazë treguesish thelbësorë të posaçëm, duke

mobilizuar të gjitha burimet e mundshme financiare, njerëzore, materiale dhe

institucionale dhe duke i shfrytëzuar ato në mënyrë efektive, eficiente dhe të

dobishme.

28

Së treti, do të kërkohej sensibilizimi i të gjithë shoqërisë, që nga vendimmarrësit

e deri te qytetarët më të thjeshtë, për domosdoshmërinë dhe dobinë e të nxënit gjatë gjithë

jetës nga të gjithë dhe për mundësitë që ekzistojnë për realizimin e tij. Domethënëse në

këtë drejtim ka qenë nisma e marrë nga PARSH-i (Projekti për Arsimin e të Rriturve në

Shqipëri) për organizimin në 21- 27 Tetor 2001 në Tiranë (për herë të parë në Shqipëri) të

“Javës së të Mësuarit të Vazhduar” (JMV). Në JMV morën pjesë partnerë nga të gjitha

fushat: sektori publik; sektori privat; OJQ-të; komunitetet fetare; klubet dhe shoqatat;

organizatat humanitare; institucionet arsimore; mediat; bibliotekat etj. Gjatë Javës u

zhvilluan veprimtari të larmishme, ndër të cilat edhe simpoziumi “Perspektiva Kombëtare dhe

Ndërkombëtare të Arsimimit të të Rriturve”, ku nga specialistë vendas e të huaj u trajtuan

aspekte teorike të arsimimit të të rriturve. Në vitin 2002, në po atë periudhë, PARSH-i

organizoi “Javën e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës” në 8 qytete (Tiranë, Berat, Dibër,

Gjirokastër, Korçë, Pogradec, Shkodër e Vlorë) dhe disa aktivitete në Fier e Tropojë, duke

synuar një sensibilizim sa më të gjerë të shoqërisë shqiptare për këtë problem dhe krijimin e

traditës në organizimin e Javës.

Më në fund, theksojmë se për hartimin dhe zbatimin me sukses të strategjisë së të

nxënit gjatë gjithë jetës, rëndësi të veçantë ka edhe thellimi e zgjerimi i mëtejshëm i

bashkëpunimit në nivel rajonal dhe evropian, madje edhe më gjerë, si në drejtim të

përfitimit të burimeve financiare e materiale, ashtu edhe për të shkëmbyer ide, koncepte,

përvoja e praktika frytdhënëse, në mënyrë që, pa shpërfillur veçoritë kombëtare, të ecet në

një linjë me vendet e tjera, drejt krijimit të një hapësire evropiane të të nxënit gjatë gjithë

jetës.

29

Literatura e përdorur:

A European area of lifelong learning: empowering Europeans in the knowledge-based

economy and society, Bruksel, 21.11.2001.

Andoni M.: Një përvojë në organizimin e Javës së të Nxënit Gjatë Gjithë Jetës, Buletini

“Arsimi dhe Formimi Profesional”, Nr.1, 2002.

4, 2002.

Bejtja P.: Drejt krijimit të një hapësire evropiane të të nxënit gjatë gjithë jetës, Rev. Ped. Nr.

Bejtja P.: Hapësirë shqiptare e të nxënit gjatë gjithë jetës, 18 qershor 2003.

Bejtja P.: Për krijimin e një shoqërie arsimore: Ndërtimi i një sistemi arsimi dhe

formimi profesional të vazhdueshëm, 6 dhjetor 2000.

Bejtja P.: Për krijimin e një shoqërie arsimore: Mundësimi i arsimit dhe formimit

profesional për të gjithë, 14 mars 2001.

Bejtja P.: Për krijimin e një shoqërie arsimore: Rinovimi i procesit të arsimit dhe

formimit, 20 dhjetor 2000.

Bejtja P., : Prirjet dhe përvojat bashkëkohore- orientime për reformimin e arsimit dhe

formimit profesional në Shqipëri (kumtesë e mbajtur në Konferencën I Kombëtare të arsimit

profesional), Tiranë, 1998.

Bejtja P.: Rreth konceptit “Të nxënët gjatë gjithë jetës“, 1 nëntor 2000.

Bejtja P.: Të nxënët gjatë gjithë jetës dhe arsimi e formimi profesional, buletini “Arsimi dhe

Formimi Profesional“ 2, 2002.

Bejtja P.: Të nxënët gjatë gjithë jetës- koncept udhëheqës për reformimin e arsimit dhe

formimit profesional, Rev. Ped. 2, 2001.

Bejtja P.: Të nxënët gjatë gjithë jetës nga të gjithë- tipar themelor i shoqërisë së ardhshme,

Revista Demografia, viti VI, Nr. 1(6)-2002.

Bejtja P.: Të nxënët në erën e dijeve dhe arsimi, 27 maj 2003.

Bejtja P.: Zhvillimi i sektorit të kualifikimit në Shqipëri pas ndryshimeve politike të vitit

1991 dhe perspektivat e tij (kumtesë e mbajtur në Simpoziumin “Perspektiva Kombëtare dhe

Ndërkombëtare të Arsimimit të të Rriturve”, në kuadrin e “Javës së të Mësuarit të Vazhduar”),

30

Tiranë, 20.10. 2001.

Bejtja P., Mustafai A.: Një vizion mbi reformimin e arsimit dhe formimit profesional në

Shqipëri, Rev. Ped. Nr. 2, 1997.

Communication from the Commission: Making a European Area of Lifelong Learning a

Reality, Bruksel, 21.11.01

ETF, 1997.

Éducation et formation professionnelle (Un aperçu du système autrichien), Vienne 1996.

Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.

From pilot schools to reform strategy, Pragë, 1977.

Glossary of Labour Market Terms and Standard and Curriculum Development Terms,

Grup specialistësh të Bankës Botërore: Arsimi i mesëm dhe kualifikimi në Shqipëri,

(Raporti kryesor: pjesa e parë), 1994.

Gunny M.: Lifelong Learning (kumtesë e mbajtur në Simpoziumin “Perspektiva

Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Arsimimit të të Rriturve”, në kuadrin e “Javës së të Mësuarit të

Vazhduar”), Tiranë, 20.10. 2001.

Minsk, 1997.

International Standard Classification of Education (ISCED-97), UNESCO, Paris, 1997.

Kalickij, E. M.: Transformacija profesionalnovo obrazovanija v sovremenom obshestve,

Learning and training for work in the knowledge society, ILO, Gjenevë, 2002.

Memorandum of Lifelong Learning, Bruksel, 30.10.2000.

Njeprerivnoje obrazovanije, ETF, Minsk, 1996.

Second International Congress on Technical and Vocational Education, Seul, 1999.

Shkljar, A. H.: Njeprerivnoje profesionalnoje obrazovanije v integrativnih strukturah

profesionalnoj shkolli (teoria i praktika), Minsk, 1995.

Vocational Education and Training in Europe on the Threshold of the 21 st Century,

UNESCO, 1998.

31

PËRMBAJTJA

TË NXËNËT NË SHOQËRINË E SOTME

Koncepti “Arsim i vazhdueshëm” 1

Koncepti “Të nxënët gjatë gjithë jetës” 3

Epërsitë e të nxënit gjatë gjithë jetës 7

Të nxënët gjatë gjithë jetës, komponent bazë i modelit social evropian 8

Kërkesat e të nxënit gjatë gjithë jetës ndaj sistemeve të arsimit dhe formimit 9

Strategji evropiane koherente dhe tërësore për të nxënët gjatë gjithë jetës 10

Përparësitë për veprim në realizimin e strategjive 13

Rritja e investimeve për burimet njerëzore 13

Ndërtimi i një sistemi arsimi dhe formimi profesional të vazhdueshëm 14

Pajisja e nxënësve me shkathtësi e shprehi të reja bazë 18

Përtëritja e procesit të arsimimit dhe formimit 19

Mundësimi i arsimit dhe formimit për të gjithë 21

Modernizimi i procesit të vlerësimit të të nxënit 23

Përmirësimi i rrjetit të orientimit dhe këshillimit shkollor e profesional 24

Për krijimin e një hapësire shqiptare të të nxënit gjatë gjithë jetës 26

Literatura e përdorur 29

32

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!