20.02.2013 Views

Moduli "Vlerësimi i nxënësve"

Moduli "Vlerësimi i nxënësve"

Moduli "Vlerësimi i nxënësve"

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Moduli 1

Rezana Vrapi

AKP

Vlerësimi i nxënësve

Qëllimi: Të njihen me qëllimet e testimit, objektivat arsimore, mënyrat

e matjes së tyre dhe hartimin e tabelës së specifikimeve.

Përmbajtja:

Objektivat

� Ç’është vlerësimi?

� Testet.

� Hartimi i qëllimeve dhe objektivave në vlerësim.

� Matja e objektivave.

� Tabela e specifikimeve.

Në fund të këtij moduli pjesëmarrësi do të jetë i aftë të:

� njohë karakteristikat kryesore të testimit, objektivave të vlerësimit dhe Blu-

Printin e testit.

� dallojë ndryshimet midis qëllimeve, objektivave të përgjithshme dhe

objektivave të vlerësimit.

� hartojë një Blu-Print testi.

� hartojë objektiva për nivele të ndryshme të taksonomisë.

Konceptet themelore

� Vlerësim

� Provim

� Testim

� Blu-Print testi

1

Hyrje

Qëllimi kryesor i vlerësimit është që të japë gjykime në lidhje me nivelin e arritjeve të

nxënësve.

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve kërkon përdorimin e një numri teknikash për matjen e

këtyre arritjeve. Por, vlerësimi është diçka më shumë se një grumbullim teknikash. Ai

është një proces, një proces sistematik, që luan një rol tepër të rëndësishëm në

mësimdhënien efektive. Ai fillon me identifikimin e qëllimeve dhe përfundon me

gjykimet në lidhje më hapësirën në të cilën këto qëllime janë arritur.

QËLLIMI I TESTIMIT

Në klasë ne vazhdimisht marrim vendime. Për shembull, nxënësi A meriton notën 8,

nxënësi B notën 10 etj. Me të drejtë lind pyetja: Mbi ç’bazë merren vendime të tilla?

Në disa raste ne mbështetemi vetëm në gjykime personale. Në disa të tjera bazohemi në

të dhëna (nota, shënime etj.), ndonëherë gërshetojmë të dhënat me gjykimet personale.

Cila është mënyra më e mirë e marrjes s?

Është e domosdoshme të marrim në mënyrë objektive vendime në lidhje me arritjet e

nxënësit. Mësuesit, si qenie njerëzore janë subjekte “me ditë të mira ose të këqija”,

gjithmonë nën trysninë e prindërve, shkollës dhe ndikimeve të tjera. Pra, mbështetja

vetëm në gjykimin e mësuesit do të thotë që procesi i vendimmarrjes në lidhje me arritjen

e nxënësit duhet të jetë tepër subjektiv. Në mënyrë të natyrshme, asnjë mësues nuk do të

merrte me qëllim një vendim të “gabuar” për një nxënës. E megjithatë, ne të gjithë bëjmë

gabime.

Testet janë një përpjekje për të na siguruar të dhëna objektive, të cilat më pas

mund të përdoren së bashku me përshtypjet tona subjektive për të marrë vendime sa më

të drejta dhe të sakta. Testet, ndryshe nga vlerësimi i mësuesit, nuk janë objekt

ndikimesh. Por, nga ana tjetër, edhe përshtypjet subjektive zënë një vend të rëndësishëm

për shumë pjesë të vendimmarrjes për të cilat nuk ekzistojnë të dhëna objektive. Pra,

megjithëse të dhënat e marra nga testet janë objektive, duhet të kemi parasysh se ato janë

vetëm vlerësues të sjelljes së nxënësit. Testet s’mund të jenë kurrë 100% të saktë.

Si përmbledhje,

� Ne testojmë për të siguruar të dhëna objektive, të cilat ne i

kombinojmë me përshtypjet tona subjektive, për të marrë vendime

sa më të mira dhe të sakta në lidhje me nxënësit.

Një kombinim i të dy këtyre elementeve do të rezultonte në vendime tepër pozitive.

Për fat të keq, shumë shpesh, të dy këto elemente, ose vetëm njëri, nënvleftësohen gjatë

procesit të vendimmarrjes. Kur kjo ndodh, vendimet arsimore që merren janë të pasakta

dhe jo të vlefshme.

2

OBJEKTIVAT ARSIMORE

Më poshtë do të trajtojmë se si të përcaktojmë, se ajo që duam të masim është çfarë ne

dëshirojmë të masim.

Do të japim një shpjegim të shkurtër në lidhje me objektivat.

Mendoj se është domosdoshmëri që mësuesit të kenë parasysh objektivat për mësimet që

do të zhvillojnë.

Është e rëndësishme për mësuesit të dinë nëse nxënësit i kanë zotëruar objektivat e

hartuar nga mësuesi. Shpesh, mësuesi e di se çfarë duhet të masë, por testi që ai ndërton

aktualisht nuk e mat këtë. Për shembull, një nga objektivat është se nxënësi duhet t’i

përgjigjet tekstit në mënyre kritike, të ndjeshme dhe në detaje. Por, mësuesi mund ta

ndërtojë testin thjesht vetëm me pyetje të nivelit njohës ose thjesht të riprodhojë

informacionin e marrë nga teksti.

Me fjalë të tjera, testit të tij i mungon vlefshmëria e përmbajtjes. Kjo vlefshmëri tregon

hapësirën në të cilën një test aktualisht mat objektivat që ka vënë mësuesi për lëndën.

OBJEKTIVAT

� Objektivat përcaktojnë tepër saktësisht rezultatet specifike të të nxënit.

� Objektivat janë pohime që na çojnë drejt rezultateve të pritshme të nxënësit.

Një objektiv arsimor duhet të jetë një pohim i qartë dhe konciz i aftësisë ose aftësive të

nxënësit, që ju prisni që të realizojnë pas një njësie mësimore. Ai duhet të përfshijë

nivelin e aftësive që duhet të demonstrohet, si dhe kushtet në të cilat ai duhet të

realizohet. Prandaj, ai përshkruhet me terma të dukshme dhe të matshme.

Po improvizojmë se si mund të ishin disa objektiva të lëndës së gjuhës dhe leximit.

Për shembull: Nxënësi duhet të jetë i aftë të:

1. dallojë foljen në një fjali apo tekst;

2. tregojë kohën e foljeve;

3. përdorë foljet në kohën e duhur në një fjali apo tekst;

4. ndryshojë foljet nga një kohë në një kohë tjetër;

5. zgjedhojë foljet në kohën e tashme, të pakryer, të kryerën e thjeshtë, të

ardhmen;

6. formojë fjali me folje në kohë të ndryshme;

7. identifikojë dhe përshkruajë elementet e subjektit dhe karakteristika të

personazheve në një histori, si dhe fillimin, zhvillimin dhe fundin e saj;

8. dallojë e klasifikojë personazhet e një pjese letrare nga ajo çfarë thonë se

bëjnë dhe se si autori i portretizon ata;

9. krahasojë personazhet me njëri-tjetrin;

10. përcaktojë temën ose mesazhin e autorit në tekst;

11. identifikojë ngjarjet kryesore të subjektit, shkaqet e tyre dhe ndikimin që ato

kanë në veprimet e mëvonshme.

3

� Të gjitha objektivat e vlerësimit duhet të jenë sa me operative (të matshme) dhe të

vlefshme.

� Bloom dhe të tjerë zhvilluan taksonomi të detajuara në lidhje me fushat e njohjes dhe

afektive të objektivave arsimore.

SI MUND TA LEHTËSOJNË PUNËN E MËSUESIT OBJEKTIVAT

ARSIMORE?

Si mundet që materiali që kërkon kohë për t’u përgatitur të mund të kursejë kohë dhe

sidomos të lehtësojë punën e mësuesit?

Sigurisht, planifikimi i mësimit, organizimi i tij dhe të qenit efikas, të gjitha këto

kërkojnë kohë, por më vonë mund ta kursejnë atë.

Për fat të keq, ne shpenzojmë shumë kohë për shkak të mungesës së objektivave

të qarta për veten tonë si mësues dhe për nxënësit. Me fjalë të tjera, ne shpesh nuk e dimë

se ku po shkojmë dhe se kur do të arrijmë. Përdorimi i objektivave arsimore ndihmon në

minimizimin e këtij konfuzioni.

Kështu, ne e dimë se ku po shkojmë dhe kur do të mbërrijmë. Rezultati është rritja e

efikasitetit dhe efektivitetit të mësimdhënies dhe nxënies.

KOMBINIMI I PYETJEVE TË TESTIT ME OBJEKTIVAT

ARSIMORE

Për të kombinuar pyetjet e testit me objektivat arsimore, na shërben një rregull bazë, i cili

duhet pasur gjithnjë parasysh: rezultatet e të nxënit dhe kushtet e specifikuara në

pyetjen e testit duhet të kombinohen me rezultatet e të nxënit dhe kushtet e përshkruara

në objektiv.

Pikërisht ky rregull ju siguron se, testi që po zhvilloni ka vlefshmërinë e përmbajtjes.

Meqenëse kjo e fundit është shumë e rëndësishme, le të shikojmë konkretisht disa

ushtrime për të parë se si funksionon realisht.

1. Objektivi: nxënësi është i aftë të përdorë foljet në kohën e duhur në një fjali apo tekst.

Pyetje: në fjalitë e mëposhtme vendosi foljet në kllapa në kohën e duhur.

1. Objektivi: nxënësi është i aftë të ndryshojë foljet nga një kohë në një kohë tjetër;

Pyetje: Në tekstin e mëposhtëm kthejini foljet e nënvizuara në kohën e pakryer.

1. Objektivi: Nxënësi është i aftë të tregojë kohën e foljeve.

Pyetje: Tregoni kohën e foljeve të nënvizuara. Vendosni shenjën X në vendin e duhur

në tabelë.

4

TAKSONOMIA

Taksonomia e Bloomit paraqet 6 nivelet e të menduarit:

Niveli më i lartë

Niveli më i ulët

Vlerësimi

Sinteza

Analiza

Aplikimi

Kuptimi

Njohja

Njohja. Objektivat e nivelit të njohurive kërkojnë që nxënësi të mbajë mend. Pyetjet e

testit i kërkojnë nxënësit të sjellë në mendje fakte, terminologji, përkufizime, data, epoka

etj. Më poshtë po japim disa folje, që përshkruajnë rezultatet e të nxënit për nivelin e

njohjes:

thuaj çifto kujto

përshkruaj emërto dallo

përcakto nënvizo zgjidh

Kuptimi. Objektivat e këtij niveli kërkojnë disa nivele të të kuptuarit. Pyetjet e testit i

kërkojnë nxënësit të përkthejë informacionin, të riformulojë atë që ka lexuar, të shikojë

lidhjet dhe marrëdhëniet midis pjesëve, të japë konkluzione nga një informacion i marrë.

Disa folje të përdorura që përshkruajnë rezultatet e të nxënit në këtë nivel janë:

interpreto përgjithëso perifrazo

konkludo përkufizo

mbro parashiko

Aplikimi. Objektivat e këtij niveli kërkojnë nga nxënësi që të përdorë informacionin e

mëparshëm në një mënyrë tjetër nga ajo që ka mësuar. Aplikimi ndryshon nga njohja me

faktin se pyetjet e përdorura në këtë nivel kërkojnë zbatim dhe prezantojnë problemin në

një kontekst të ndryshëm dhe shpesh të aplikuar.

Disa folje që përdoren për të ndërtuar pyetjet e këtij niveli janë:

ndrysho modifiko përgatit

demonstro organizo përdor

zhvillo opero lidh

Analiza. Objektivat e këtij niveli kërkojnë nga nxënësi të bëjë një diferencim midis

fakteve, opinioneve, parashikimeve, hipotezave, ose konkluzioneve. Pyetjet e këtij niveli

shpesh kërkojnë nga nxënësi të tregojë marrëdhëniet midis ideve ose të krahasojë. Ja disa

nga foljet e përdorura:

ilustro diferenco

nënvizo trego

dallo ndaj

5

Sinteza. Objektivat kërkojnë nga nxënësi që të japë diçka unike dhe origjinale.

Disa folje të përdorura në këtë rast janë:

kategorizo krijo rishkruaj

kompozo përpilo

harto përmblidh

Vlerësimi. Në këtë nivel nxënësit i kërkohet të formulojë gjykime rreth vlerave të

ideve, njerëzve, metodave etj., që kanë një qëllim specifik.

Foljet më të përdorshme janë si më poshtë:

vlerëso mbro mbështet

krahaso justifiko

kritiko interpreto

Shembuj të Objektivave të Vlerësimit

� Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:

� dallojë foljet në një fjali apo tekst; (njohja)

� përdorë foljet në kohën e duhur në një fjali apo tekst; (zbatimi)

� ndryshojë foljet nga një kohë në një kohë tjetër;(zbatimi)

� formojë fjali me folje në kohë të ndryshme.

� dallojë fjalinë në një paragraf ose tekst; (njohja)

� shkruajë fjali të plota dhe koherente; (zbatimi)

� ndajë fjalinë në grupe funksionale; (analiza)

� manipulojë brenda fjalisë, duke hequr, shtuar, ndërruar vendet e grupeve të fjalëve. (sinteza)

BLUPRINTI (Tabela e specifikimeve)

Deri tani kemi trajtuar çështje të tilla se si të shkruajmë dhe të analizojmë objektivat dhe

se si të kombinojmë pyetjet e testit me objektivat. Tani do të diskutojmë një teknikë, që

ndihmon për të shkruar objektiva dhe pyetje në nivel të ndryshëm. Kjo teknikë në

vlerësim quhet “bluprinti i testit” ose “tabela e specifikimeve. Ajo përdoret nga

mësuesit si udhëzues për ndërtimin e një testi.

Kjo tabelë e siguron mësuesin që në një test ka përfshirë një shumëllojshmëri

pyetjesh që prekin nivelet e ndryshme të njohjes.

Tabela është themelore për ndërtimin e një testi të mirë. Ajo, jo vetëm siguron se

testi juaj do të provojë te gjithë përmbajtjen e rëndësishme dhe proceset (nivelet e

njohjes), por, gjithashtu, është e rëndësishme në planifikimin dhe organizimin e mësimit.

Si rregull, tabela duhet ndërtuar që në momentin që do të filloni një kapitull të ri ose grup

temash dhe keni planifikuar që mbas tyre t’i testoni nxënësit.

Le të shqyrtojmë secilin komponent të kësaj tabele.

6

PËRSHKRIMI I PËRMBAJTJES

Këtu listohen temat, si dhe objektivat më të rëndësishme për çdo temë. Pikërisht për të

parë se si janë realizuar këto objektiva, ju po ndërtoni testin.

Përpiquni ta mbani të managxhueshëm numrin e përgjithshëm të objektivave. Ky numër

nuk duhet ta kalojë shifrën 15. Përndryshe do të keni në test më shumë pyetje se ç’duhet.

KATEGORITË

Kategoritë shërbejnë për të mbajtur mend ose kontrolluar nivelet e njohjes. Ka të ngjarë

që shumë tema, për të cilat ju doni t’i testoni nxënësit, të përmbajnë objektiva që nuk

shkojnë përtej nivelit të të kuptuarit. Megjithatë, përshkrimi i përmbajtjes mund t’ju

sugjerojë që të përpiqeni të përfshini nivelet e larta të të nxënit në vlerësimin tuaj. Në

kutitë e vogla (qeliza), poshtë këtyre kategorive, jepet numri i pyetjeve të testit tuaj që

janë përfshirë në atë nivel për një objektiv të veçantë.

NUMRI I PYETJEVE

Plotësoni kutitë e vogla në figurën e mëposhtme, duke ndjekur procedurën në vijim:

1. Vendosni klasifikimin e secilit objektiv mësimor.

2. Shënoni numrin e pyetjeve për objektivin në kutinë që i korrespondon kategorisë së

atij objektivi.

3. Përsërisni hapat 1 dhe 2 për çdo objektiv të përshkruar.

4. Përgjithësoni numrin e pyetjeve për objektivat mësimore dhe regjistroni numrin e

përgjithshëm të tyre në kolonën e totalit.

5. Përsërisni hapat 1 dhe 4 për çdo temë.

6. Përgjithësoni numrin e pyetjeve për çdo kategori dhe regjistroni numrin në fund të

tabelës.

7. Llogarisni përqindjet, duke pjesëtuar secilin total me numrin e pyetjeve në test.

Tabela e mëposhtme mund të shërbejë si bazë për ndërtimin e një testi në

përfundim të semestrit të parë në lëndën e gjuhës shqipe për klasën e 6 të shkollës 8vjeçare.

Nën secilën nga fushat që do të testohen, mësuesi duhet të vendosë edhe objektivat më të

rëndësishme, mbi bazën e të cilave do të ndërtohen edhe pyetjet e testit. Objektivat duhet

të jenë të 4 niveleve të taksonomisë, pra në njohje, kuptim, zbatim dhe analizë. Numri i

objektivave nuk duhet të jetë më i madh se 15.

7

Tabela e specifikimeve për një kapitull mbi objektivat arsimore

Klasa 6

Përshkrimi i përmbajtjes

Njohja

Gjuha shqipe 2 4

Kuptimi

Zbatimi

Numri i pyetjeve

Analiza

8

Totali

4 2 12

Funksionet gramatikore 1 2 2 1 6

Grupi emëror 2 4 4 2 12

Të shkruajmë

TOTALI 5 10 10 5 30

Përqindjet 20% 30% 30% 20% 100%

Klasa 7

Përshkrimi i përmbajtjes

Njohja

Kuptimi

Klasat e fjalëve 3 5

Zbatimi

Totali

2 10 35%

Klasat e fjalëve 2 1 3 10%

Llojet e fjalive 4 7 3 14 45%

Të shkruajmë 10%

TOTALI 9 13 5 27

Përqindjet 30% 45% 25% 100% 100%

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!