03.04.2013 Views

15 march 2010_Layout 1.qxd

15 march 2010_Layout 1.qxd

15 march 2010_Layout 1.qxd

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

nga Prof. Dr. Avzi MUSTAFA

Hulumtimi dhe studimi i gjuhës,

arsimit dhe shkollimit të

shqiptarëve gjatë shekujve

është një çështje kulturore-historike e

pedagogjike më rëndësi të veçantë.

Edhe pse sot disponojmë me disa botime,

gjithë materiali ekzistues lidhur

me ndriçimin e plotë të historikut të

shkollës shqipe ende nuk është vjelë në

tërësi.

Kur bëhet fjalë për dëshmitë

për përdorimin e gjuhës shqipe, gjithsesi

duhet të ndalemi në dëshminë e

klerikut francez Gulielm Ade, që në

veprën e tij të botuar më 1332, përkatësisht

në librin I, pjesa e 8-të, ai

shkruan: “Shqiptarët kanë një gjuhë

krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinishtja;

megjithatë kanë alfabetin latin

në përdorimin dhe në tërë librat e tyre”.

Kjo e dhënë, si dhe shumë të tjera,

flasin lidhur me qëndrueshmërinë e

popullit tonë kundruall ndikimeve të

huaja feudale. Mjedisi shqiptar në

zonat e thella bëri përpjekje që t’i ruajë

zakonet dhe traditat e kanuneve të

maleve, mbi të gjitha gjuhën shqipe,

gjë që flet se ndikimet e huaja nuk i

pranonte me lehtësi.

Si në Evropë, ashtu edhe në

Ballkan, në komunitetin shoqëror feudal

arsimi zhvillohej në gjuhën latine

në perëndim të Ballkanit dhe në lindje

në gjuhën greke, por pa ndonjë ndikim

kulturor mbi shqiptarët nga gjuha

kishtare sllave

Ne shekullin e XVI i kemi përpjekjet e

para që gjuha kombëtare t’ua zërë

vendin gjuhëve kishtare. Edhe

përkundër asaj se mësimi zhvillohej në

gjuhë të huaj, gjuha shqipe mësohej si

lëndë mësimore.

Gjuha shqipe në shkollën

e Karadakut të Shkupit

Në bazë të një raporti të shkruar nga

Aleksandër Komulloviqi në vitin 1584,

shihet se aty kërkohet hapja e një

shkolleje shqipe në formën “in forma

di colegio “ (në formë kolegji) në territorin

e famullisë katolike të

Karadakut të Shkupit (Montenegro di

Skopia. Pak më vonë një shkollë në

gjuhën shqipe kërkohej të hapet edhe

në famullinë e Letnicës në fshatin Ceravajka

në verilindje të Stubllës.

Hapja e këtyre shkollave në

Karadakun e Shkupit nga arsimdashësit

arsyetohet nga fakti se “aty

nuk banojnë dhe nuk vijnë turqit”.

Edhe përkundër kushteve të vështira të

mësimit të shqipes, ata kishin gjetur

formën adekuate, të ashtuquajtur

“modus vikendi”, që nënkuptonte

mësimin e gjuhës amtare nën kulmin e

tempujve fetarë, sepse pranë këtyre institucioneve

qëndronte arsyetimi para

pushtetit, me pretekst se këta u mësojnë

fenë. Këtë e shohim nga raportet e

argjipeshkvisë dhe meshtarëve dërguar

Kongregacionit “De Propaganda Fide”

në Romë. Këso shkollash ekzistonin

edhe nëpër vendet e ndryshme

shqiptare, por në mungesë të dëshmive

ose të ndonjë raporti konkret, ato

mbeten të harruara.

Mësimi i gjuhës shqipe në

shkollën e Kurbinit (1632), Pëdhanës

(1638), Troshanit (1639)

dhe në Velje të Mirditës (1692)

Në vazhdën e këtyre përpjekjeve nga

njëra anë, kurse nga ana tjetër duke

qëndruar përballë cenimit të interesave

fetare të të tria feve, që e zbatonin politikën

e verbër të institucioneve prej të

cilave vareshin, si rezultat vijoi hapja e

shkollave shqipe. Kështu në vitin 1632

në Kurbin të Krujës, gjashtë vite më

vonë në Pëdhanë (1638) afër lumit Mat

dhe një vit më vonë, më 1639, në Blinisht,

u hapën shkollat e rangut fillor të

drejtuar nga klerikë shqiptarë, ku

mësimet zhvilloheshin në gjuhën

shqipe.

Në bazë të raporteve që i

dërgoheshin Propagandës Fide në

Romë, arsyetimi i këtyre priftërinjve

ishte se nxënësit shqiptarë nuk mund

ta mësojnë gjuhën latine ose greke,

sepse ata e flasin gjuhën e tyre shqipe.

“Që të mund t’i përgatisim për studime

të mëtejshme, jemi të detyruar që

mësimin t’ua shpjegojmë në gjuhën

amtare”. Shkolla e Troshanit afër Blinishtit

mbijetoi deri në vitin 1648, kur

organet arsimore turke në këtë vit e

mbyllën, duke e akuzuar për propagandë

antifetare islame.

Mësimi i gjuhës shqipe në

“gymnasium” të Blinishtit

(Zadrimës) më 1639

Krahas këtyre shkollave që i takonin

rangut të shkollave fillore, banorët e

Blinishit shtruan edhe kërkesën për

hapjen e një shkolle të rangut të shkollës

së mesme, të quajtur “gimnasium”,

ku gjuha shqipe do të jetë në krye të

lëndëve mësimore. Në këto shkolla si

FAKT

tekste shkollore u përdorën tekstet e

autorëve shqiptarë, si gramatikat,

fjalorët, si dhe veprat e Pjetër Budit,

Frano Bardhit, Pjetër Mazrekut, Andrea

Bogdanit etj.

Edhe himarjotët kah vitet

1630-1642 iu drejtuan mbretit të

Napolit që t’u lejojë një shkollë në

gjuhën e tyre amtare. Për këtë shkollë,

sipas dëshmive të përfaqësuesit të

Napolit, thuhet se shkolla u organizua

me ndihmën e nxënësit të tij Dhimitri,

i cili thotë se “se shqipen e dinte ne

mënyrë elegante”. Përdorimin e gjuhës

shqipe e shohim më vonë, aty kah

shek. XVII, edhe në shkollat turke në

“Kompleksin arsimor e kulturor të

Bushatlinjve”.

Gjuha shqipe si kërkesë

e tërë sistemit arsimor

Për hapjen e shkollave në gjuhën

amtare aty kah vitet 1840 mund ta përmendim

Shqipërinë e Veriut, ku u krijuan

disa qendra mësimore me mësues

vendas, si Gegë Kodheli, Gjon

Shkrumi, Jak Kraja e Filip Shkodrani.

Ky i fundit e hapi shkollën në shtëpinë

e Kolë Kamsit.

Megjithatë s’duhet harruar

edhe kontributin e madh në historinë e

arsimit shqip që dhanë arbëreshët e

Italisë. Në vitin 1732 u hap kolegji i

Shën Benedhitit, ndërsa më vonë edhe

i Shën Adrianit. Në vitin 1849, me

kërkesën e të madhit De Radë, u lejua

mësimi i gjuhës shqipe. Ai iu drejtua

me një thirrje Evropës që të ketë mirës-

inë e ta ruajnë popullin shqiptar dhe

gjuhën shqipe si një eksponat të lashtësisë

evropiane. Kjo shkollë që udhëhiqej

nga Jeronim De Rada u mbyll

në vitin 1852 me dekret mbretëror.

Gjithashtu duhet të përmendet edhe

shkolla e Janjevës.

Në Gjysmën e parë të shekullit XIX

edhe te arbëreshët e Greqisë pati një

lëvizje kulturore-arsimore. U shquan

sidomos Anastas Kullurioti dhe Panjot

Kupiotari, por edhe shumë të tjerë.

Gjuha shqipe e shkollës së

parë në Korçë (1887)

Ajo lindi si një shkollë me karakter

popullor e përbashkët për fëmijët e të

gjitha besimeve dhe shtresave

shoqërore, për djem e vajza, pa dallim

feje. I tërë mësimi në të zhvillohej në

gjuhën shqipe, shkruhej me alfabet

origjinal shqip dhe me tekste në gjuhën

shqipe të përgatitura nga autorë shqiptarë,

me mësues shqiptarë dhe me leje

nga sulltanati. Kjo është ajo që e bën

këtë shkollë të jetë mësonjëtorja e parë

shqipe. Nga kjo shkollë gjuha shqipe

fillon të jetë gjuhë arsimore.

Gjuha shqipe gjatë Luftës

së Parë Botërore

Shqipëria gjatë Luftës së Parë Botërore

u nda dhe u copëtua. Pjesa më e madhe

ngeli jashtë kufijve politik të saj.

Atëbotë gjuha shqipe mësohej vetëm

në Shqipëri, kurse në tokat e pushtuara

flitej vetëm në shtëpi. I tërë edukimi

15 MARS FAQE 16

GJUHA SHQIPE NE TRADITËN

E HISTORISE SË SHKOLLAVE

dhe arsimi në vendet e pushtuara ishte

në drejtim të edukimit dhe arsimit

fetar. Kjo shihej edhe nga mësimi i

fesë, që kishte 4 orë në javë, po aq sa

kishte edhe gjuha në të cilën zhvillohej

mësimi (greqisht në Çamëri dhe serbisht

ne Kosove, Maqedoni e Mal të

Zi). Gjuhën shqipe pak e përdorin në

mësim vetëm mësuesit e fesë vetëm

për të dhënë shpjegime ose për të bërë

krahasime

Shkolla shqipe më 1941

Shqiptarët e Maqedonisë dhe të

Kosovës jo pa arsye shkollën shqipe të

vitit 1941 e quajtën “shkollë çliruese”,

ngase për herë të parë edhe në këto

troje u dëgjua gjuha shqipe që aq fort e

deshën rilindashësit. Kështu për herë

të parë u hapën shkolla me administratë

shqipe. Në vitet e para 1941 në

Prishtinë u hap shkolla për mësues dhe

administratorë shqiptarë. Në këtë periudhë

200 mësues të dalë nga Normalja

e Elbasanit i erdhën në ndihmë popullatës

së këtyre trojeve për ta ringjallur

gjuhën shqipe dhe për t’i arsimuar ato.

Shkolla shqipe pas vitit

1945 – me tri abetare

Pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria

etnike u nda në dysh. Te shqiptarët

jashtë trojeve etnike, edhe pse mësimi

zhvillohej në gjuhën shqipe, e tërë

edukata ishte drejtuar në drejtim të

edukimit të shqiptarëve në frymën e

patriotizmit ortodoks sllav, për të qenë

të dëgjueshëm dhe lojal ndaj shtetit.

Sidoqoftë, shqiptarët në Serbosllavi

patën batica dhe zbatica, ndërsa ato

pak arritje arsimore e kulturore ishin

halë në sy për sllavo-komunistët. Është

ende e freskët dhuna politike e policore

ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe

Kosovë që ky pushtet nisi ta përdorë

pas vitit 1981. Dhuna u reflektua në

mbylljen edhe të atyre pak paraleleve

të mesme dhe në detyrimin e shqiptarëve

të mësojnë në klasë të përziera,

në gjuhën e shtetit dhe me administratë

sllave. Mësuesit dhe nxënësit e tyre

shqiptarë detyroheshin ta flasin në

gjuhën e shtetit, u ndërruan emrat e

shkollave, u bë diferencimi i shqiptarëve,

u kurdisën gjykime të montuara,

u helmuan nxënësit etj.

Nuk e di a ka ndonjë histori

të shkollave kombëtare aq të përgjakshme

siç ka përjetuar shkolla shqipe.

Edhe përkundër faktit se rrënjët e saj

janë të vjetra më shumë se 4 shekuj.

Ndërkaq e keqja e shkollës shqipe që

vazhdon të ekzistojë edhe në këtë

epokë globalizimi e integrimi është se

shqiptarët akoma vazhdojnë ta mësojnë

shqipe me tri abetare e tre plan-programe

të ndara për mësimin e gjuhës

shqipe. Pa e ditur fundin e kësaj dhe rifillimin

e shkollës së njësuar shqipe.

*(ligjërues në Universitetin e Shkupit

dhe në Universitetin Shtetëror të

Tetovës)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!