03.04.2013 Views

15 march 2010_Layout 1.qxd

15 march 2010_Layout 1.qxd

15 march 2010_Layout 1.qxd

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

nGA BRIXHILDA nDInI

Robert Elsie : « Një fund një fillim »

Me sa duket Robert Elsie ndjek

parimin e Virgjilit, i cili vetëm sa shpjegon

rrathët e skëterrës ku e torturuan

që me lindjen e letërsisë shqipe

shkrimtaret dhe me një arsyetim te ftohte

prej udhërrëfyesi, që është edhe cicëron

njëherësh (te bën për vete ky

udhërrëfyes qe ecën i pari dhe i sigurte

ne token ku je lindure je rritur vetë.)

Me një saktësi matematike autori na

dhuron një libër që letërsinë e sheh ne

planin diakronik, ku te gjithë

shkrimtaret përfaqësohen me nga nje

kulm te barabarte nga këndvështrimi.

Probleme te evolucionit letrar

Me te njëjtin preokupacion autori merret

ne evolucionin letrar qe nga

mikroorganizmat e deri tek gjitarët e

fuqishëm. Dashamirësia për

Shqipërinë nuk shërben asnjëherë si

një infeksion sentimental qe ti mjegulloje

ndopak argumentet e tij te ashpra,

por kurrë tendencioze.

Ato janë si pjese te vete relievit tone ,

i cili ndoshta nuk krijon klime te përshtatshme

entuziazmi ,por , gjithsesi,

ai është relievi ynë ku ne duhet te jetojmë.

Dëshira për te na dhuruar

mozaikun është shkaku qe reçencat

janë aq te ngjeshura , mbasi aty ka

nevoje për te gjithë llojet e gurëve , e

madhësia e njërit nuk duhet te rendoje

mbi mungesën e tjetrit. Kjo behet për

shkak te ligjeve qe drejtojnë spektrin e

një shkence , e cila vetëm sozine e vet

te rreme ka patur këtu, por gjithnjë ka

qene e trembur nga shtetrrethimi i

mediokritetit dhe atmosfera e rënde didaktike,

patriotikisht e tolerueshme

ndaj divergjencës nga vlerat e mirëfillta

e me pas vonesa e ardhjes se saj u

kushtëzua nga herezia qe do te mund

te përhapet për institucionin e shenjte

politik.

Ky kronikan i përpiktë te kujton

personazhin e Mevla Çelebiut tek

“Kështjella”, i cili edhe ne mes te

rrebeshit te luftës ku vihej ne rrezik

jeta, ai shihte me dhembshuri e përkujdesje

fletët e hapura te kronikes se tij.

P.sh autori si një shkrues i kampit

kundërshtar afrohet tani qe muret ranë

me një ndjenje te pranueshme keqardhjeje

, mbi gërmadhat e një letërsie

politike, mbijetesa e se cilës është te

beje katarsisin , proces qe arti e ka shpikur

vete.

Shkrimtaret tanë laike duhet te pagëzohen

dhe Robert Elsie është një misionar

i mrekullueshëm për te shkulur

rrënjët e kuqe te një fryme pagane e

cila mohoi perëndinë e vetme te artit:

forcën e karakterit .

Por do te binte ne kurthin e estetikes

marksiste, nëse me te njëjtën lente

përçmuese , qe pati përdorur ajo për te

zvogëluar çuditërisht vlerat me te

spikatura bashkëkohore edhe letërsia

moderne ta përdorte për te deshifruar

kodin e patjetërsueshëm te artit për art

LETERSI

PAMJE TE RELIVIT

LETRAR TE SHQIPES

mes germave te kuqe.

Autori thotë: “për 45 vjet

radhe Shqipëria ishte një

planet krejt tjetër , i

shkëputur nga bota qe ne

njohim. Një ishullim i

shkëlqyer? Kurrsesi , Robert

Elsie asnjëherë nuk gabon te

zbresë nga Pegazi për tu

marre seriozisht me problemet

politike qe, si një kope

e egër kuajsh vazhdojnë

ende te enden ne pyllin

gjysme te rrënuar te letërsisë

shqipe duke shkelur gjithçka

me vlere.

Nga lart autori është përpjekur

qe relievit letrar t’i japë

pamjen dhe saktësinë e një

harte te vetme kështu brilika

e tij elegante do mund te

behej e dobishme si një orientues

qe s’do e humbasë

kurrë vlerën edhe pse mund te përsosen

metodat e matjeve te kësaj

natyre.

Për këtë arsye autori i ka

dhëne parathënies kuadratin e ne legjende

ku justifikon përsëritjet e datave

, ngjarjeve si shenja konvencionale te

mjaftueshme , për te krijuar një vizion

te vetëm mbi boten shqiptare. Objektivizmi,

aftësia për tu përqendruar ne

thelbin e gjerave ne hierarkinë e vlerave

estetike dhe jo shpërndarje ne

shfaqjen e një filozofie te vetme,

bashke me te cilën letërsia shqipe zbulonte

skllavërinë e vet te

pashërueshme. Është karakteristike e

shkencëtarit qe me dashuri te pashpallur

brenda frazës lakonike , gati te zyrtarizuar

brenda institucionit te kritikes

gjithnjë te zbuluar tek çdo shkrimtar,

edhe tek ai qe dyshohej për vlera mesatare

Anët me kulmore te krijimtarisë

se këtyre shkrimtareve te përçmuar

nga gijotina e një censure te

pamëshirshme, kritike qe kurrë nuk ra

ne pozita kritizerë dhe me një gjest

xhentëlmeni i injoroi te gjitha fyerjet

qe i qene bere kapriçiove letrare , nga

pseudo kritika staliniste. R. Elsie i përmend

tek-tuk këta inkuizitore te

pashembullt dhe kurrë ( duhet veçuar

kjo) asnjëherë nuk u fut ne debat e ne

polemike me thëniet e tyre te shtrembëruara

dhe kjo ndodhi jo pse ishte i

huaj dhe s’mund te ftonte ne duel këtë

race qe s’e meritonte gjestin fisnik te

kalorësisë, por sepse s’mund te kuptohet

te flasë me te njëjtën gjuhe ,mjeku

qe tregon diagnozën e një pacienti, te

cilin do me çdo kusht ta shëroj,me xhelatin

qe i shkaktoi plagët me te dhimbshme.

Si një filatelist i pakrahasueshëm

ne koleksionin e vet te paçmuar

R. Elsie vendos nga një kapitull

(reçence) si një pullë te veçante, origjinale

postare ku shkrimtaret shqiptare i

dërgojnë te ndrojtur mesazhet e përjetësisë.

Indeksi i autoreve dhe veprave

si dhe bibliografia e pasur qe

përzgjodhi Robert Elsie ne fokusin e

vet, tregojnë dëshirën e tij te pazakonte

për ti shkëputur nga katastrofa e anonimatit

dhe vlerave mesatare ku pseudo

kritika marksiste përpiqej te mbyste

magjinë e te veçantës e te papërsëritshmes.

Me durimin Balzakian ne

komedinë e vet njerëzore R. Elsie nga

një kapitull (recente) ne tjetrin , rimerr

ndonjë nga personazhet e tij me te

dashur e me vlere, duke zbuluar me

kënaqësi edhe ndryshimin me te vogël

qe do mund te plotësonte manualin e

vet letrar.

AnALITIKA E

DUKURIVE LETRARE

Duke qene edhe i pari qe shpërfill

fushat ideologjike, tërheqëse ne

hapësirë dhe zbret me guxim ne hënën

e zverdhur, anemike te botes shqiptare,

Robert Elsie kujdeset qe te jete me i

miri ne përshkrimin e udhëtimit te vet,

duke mos harruar asgjë ne Apollon

“Një fund një fillim” është një ditar

kritik ku nuk tregon se autori ka harxhuar

dhe mënjanuar ngjarje me te

rëndësishme te jetës se tij për te përfunduar

atë, struktura perfektë e hollësive,

identifikon unin e tij te flijuar ne

urën e papërfunduar te një kombi.

Autori duket i alarmuar ne frazën”

Nevoja për një histori te besueshme e

mbare përfshirëse e letërsisë shqiptare

ka qene e ngutshme”.

Mjafton vetëm ky mesazh i

padëgjuar nga një i huaj për veshët e

elefantit te një kombi, qe R. Elsie ,

edhe sikur mos ta kishte përgatitur këtë

testament për pasurinë shpirtërore

shqiptare, te merrte automatikisht dy

nënshtetësinë ne kufirin e memorialit

tone. Robert Elsie e do Shqipërinë siç

është, me konfigurimin e te metave, te

cilat nuk duhet te ndikojnë drejt

rrëshqitjes për ne tone te errëta ne përshkrimin

e saj.

Ai pohon me vendosmëri :” Ne rastin e

Shqipërisë zërat edukative e moraliste

janë mjaft te dukshëm, por, sipas

kritereve perëndimore, përmbajtja

është shpesh konformiste

dhe përsërit

vetvete. Me siguri ne

nuk mund ta cilësonim

letërsinë e

sotme shqiptare si

letërsi qe i ka me bollëk

jo konformistet

dhe ekstrentriket.

Megjithatë, ajo ka

gjetur hapësirë për

krijimtari dhe origjinalitetet

te individëve

krijues”. Robert Elsie

këtu shfaqet skrupuloz

, ne ndarjen analitike

te dukurive

letrare nga proceset

jashtë letrare, , mbasi

këto te fundit mund te

jene frenuese me konvencione

dhe tabu

neveritëse, por kurrsesi

s’mund te përcaktojnë si shfaqja e

megalomanisë ne strukturat e

pakalueshme shtetërore dhe kurrë

s’mund te zhdukin përfundimisht misionin

e përveçëm te artit, thelbin e

kompozicionit origjinal ne mes te intrigës

konformiste qe mbush këtë

skelet te përcaktuar nga grafia specifike

e çdo krijuesi.

Unikale është përpjekja e R.

Elsie për ti afruar te dy kokat e

shqiponjës ne kurrizin e dhimbshëm te

kufirit dhe e bën kaq natyrshëm, jo me

një iluzion optik te një dashamirësi ne

kulmin e një trekëndëshi dy brinjshem

, por duke iu afruar shpendit një

psikologji te përbashkët konvergjimi

me një dylbi te mrekullueshme gjermane

me dy gryket pranë e pranë edhe

pse shpendi i krenarisë sonë mund ta

kish bere vete këtë gjë me pare, mbasi

nuk mungon mprehtësia e vrojtimit.

Robert Elsie është kaq i vetëdijshëm

ne shkencën e vet sa e zbaton me një

përpikëri te admirueshme parimin e

enëve komunikuese, duke na paraqitur

provëza nga dy laboratorë te ndryshëm

krijues me te njëjtin grup gjaku.

Here një shkrimtar shqiptare , here një

shqiptare kosovare, ai na shfaqet si një

mbles ne konakun e malësorëve , i cili

është i sigurte për martesën qe ka përgatitur

e megjithatë pyet me radhe nga

një përfaqësues te secilës pale. Edhe

me një skeme te tille, nëpërmjet zbulimit

te dyanshëm te dukurive letrare ,

autori kryen gjestin fisnik te një

lundërtari me përvojë, i cili edhe ne

shtratin e një lumi te thare nga klima

politike ecën ne këmbë me respekt, pa

iu shmangur konfigurimit te brigjeve

vëllezër.

nJE KULTURE

DY REALITETE

Robert Elsie rralle vendos pasazhe te

gjate cituar nga vepra letrare , po e ka

integruar mjaft profecia e bere qe

përtej kufirit nga Anton Pashku, për

degradimin e pariparueshëm te artit ne

15 SHKURT FAQE 18

kohen e diktaturës, ne romanin “Oh”.

Kaq here autorin e ka shqetësuar pyetja

për ke bien kambanat , sa ne fund te

udhëtimit te përzishëm, ky turist hap

një sirtar te çuditshëm ne hotelin e

uzurpuar dhe boshatisur nga murtaja

serbe, duke hapur me duart e tyre qe i

dridhen nga tronditja një tregim te

mrekullueshëm politik, i cili është

fshehur brenda një maske te reportazhit

alegorik.

S’mund te jete rrëshqitja ne terrenin e

rrezikshëm te kritikes, ku fare lehte

mund te biesh ne kurthin e subjektivizmit

me vështrimin tendencioz , ky

epilog kaq i rëndësishëm i dramës te

cilës nuk i dihet fundi. Nga portofoli i

rende gjerman ky ekspert qe nxjerr nga

shtresat e harruara fosilet me te çmuara

te njeriut, i bie një monedhe e veçante

argjendi , me stemën e një shteti te

padeklaruar, i cili ekziston si një

shtresim amfiteatri me arenën e përgjakur

nen këmbët e qytetërimit

evropian.”Një dite ne Prishtine” nuk

është rrëfim i një mysafiri, por një

deklarate e një ambasadori kulturor ne

rezidencën e vet.

“Ndryshe nga ndërtesa e

hotelit dhe rrethina e tij, restoranti i

“Grandit”, sikur ka ruajtur diçka nga

hijeshia e dikurshme. Mbi tavoline ka

lule , ndriçimi është pothuaj romantik,

pianisti i veshur me kostum te zi, i bie

melodisë se “Strangers in the night” ,

çiftet dhe grupet e vogla te mysafireve

te veshur mire, hane e pine dhe dëfrehen.

E tille mund te ishte kudo kjo

darke, qofte edhe ne Amerike. ....Siç

jam kokëshkretë ia dola ne krye te

porosisë ne shqip për te porositur

darken dhe verën. Po dëgjoja melodinë

ne piano dhe kundroja fytyrat e

njerëzve, kur për njëherësh konstatova

se te tere po flisnin serbisht. .....

Apo këta (shqiptare e bojkotuan

hotelin? Nuk e dija ..... me siguri

do te isha futur ne ndonjë restorant qe

nuk i pranon zezaket apo çifutet dhe u

ndjeva keq sa nuk mund ta gëlltitja

kafshatën. Duke i pare mysafiret qe

darkonin e qeshnin me njeri –tjetrin ,

pa ia vene veshin gjendjes qe po na

ndizte kokën, m’u fanit fantazma e

Gjermanisë naziste .....

Ky është viti 1991 dhe jo

1936; këta njerëz po hane thjesht darke

dhe mund te jene thjesht njerëz te rëndomtë,

te thjeshte, te mire. Do te doja

te dija me mire serbisht e t’ua lexoja

mendimet, ta kuptoja te pakuptueshmen...

Ne ato çaste , sikur isha

mbushur plot me mllef , urrejtje dhe

hatim, m’i zuri syri disa kryqe te

qëndisur ne jakat e kameriereve, kryqe

te çuditshme, qe për here te pare i kisha

shikuar ne afishet nacionaliste ne mes

te Beogradit dhe me vone, te vizatuara

ne ngjyre te zeze neper mure dhe ne

ashensorin e hotelit.

Skish si te mos ta kujtonin

një kryq tjetër te zi. Me një lëvizje te

dobishme tektonike, ky ndërtues i se

ardhmes se kritikes serioze , mbare

përfshirëse te letrave shqipe, shemb

murin binjak me atë te Berlinit dhe mbi

gërmadhë ve diçiturën ”Një kulture

dy realitete”. Aq prekës është ky gjest

prej humanisti te ndershëm, sa potencialin

e retorikes te zotëron gjithnjë kjo

teme përmes vlerat e ndërsjella artistike.

Robert Elsie e shteron vetëm me

një vërejtje te holle se letërsia e pjesës

se robëruar te një kombi mbivendoset

e mendja e eklipson çuditërisht aktin e

krijimit ne pjesën tjetër te lire e cila

flirton me te keqen qe e shkaktoi këtë

ndarje. (vijon)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!