03.04.2013 Views

15 march 2010_Layout 1.qxd

15 march 2010_Layout 1.qxd

15 march 2010_Layout 1.qxd

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

nGA BASHKIM METALIA

Nëse e vlerësojmë situatën në

kontekstin e nevojës

shoqërore, për të mos përshkallëzuar

tëhuajsimin e shqiptarëve

në vendet ku kanë emigruar , do të

ishte mëse e domosdoshme të shpallej

gjendje e jashtëzakonshme. Bashkësia

shqiptare në emigracion është në sfidë

të vazhdueshme asimilimi dhe një gjë

e tillë po vërehet edhe në Britaninë e

Madhe , fatkeqësisht.

Ironikisht do të biem dakord

se komuniteti shqiptar nuk përfaqësohet

në mënyrë të organizuar si një i tërë

, nëse shihet ndryshe, në sensin individual

të organizimit ka tendenca

përkushtimi dhe organizimi.Ilustrimi i

kësaj që sapo thamë është një e vërtetë

që shqiptarët e Britanisë po e përjetojnë

më së miri.

Nëse do të jepja një shifër se sa

shoqata , individ dhe organizma jo

fitimprurëse janë themeluar për të qenë

në shërbim të komunitetit shqiptarë në

Britani, do të gaboja. Sepse disa janë

të paidentifikuar (pretendojnë se ekzistojnë)

, disa të tjera ekzistojnë por nuk

funksionojnë , ka dhe nga ata që janë

dhe punojnë dhe të tjera, që janë dhe

s’punojnë për komunitetin.

Në tërësinë e tyre kanë

themeluar një sistem individual

(mos)funksionimi dhe nuk mund t’i

identifikosh përveçse si një mozaik i

ç’orientuar shoqërorë brenda komunitetit

shqiptar në Britani.

Por kontradikta qëndron edhe në

imazhin që kanë këta grupacione të

(ç)organizuara në biçim shoqatash

bamirëse. Morali i tyre është i kompozuar

në artificialitet dhe burokraci të

çoroditur.

Nuk prodhojnë përveçse një

model të degjeneruar organizimi, duke

mos koordinuar dhe zbatuar misionin

e tyre në shërbim të bashkëkombësve

të tyre.

Mëkati i tyre i përbashkët është sepse

nuk gjejnë këtë gjuhë bashkëpunimi .

Ndërsa për sa i përket disa shoqatave

konkrete , që e kanë marrë me seriozitet

qëllimin dhe misionin e tyre vlen

tu thuren elozhe , sepse kanë treguar se

mund të japin diçka nga vetja e tyre,

për bashkëkombësit e tyre.

"The Albanian" në misionin

e saj profesional dhe kombëtar ka

marrë përsipër që të pasqyroj me paanshmëri

sa të jetë e mundur gjithçka ka

ndodhur ne Britani dhe në trojet

shqiptare. Si gazetarë të kësaj gazete

jemi munduar të përçojmë tek lexuesi

ynë atë çka është me rëndësi për të.

Ndër të tjera jemi përpjekur të ndjekim

hap pas hapi dhe ecurinë e zhvillimeve

integruese . Kohët e fundit jemi përpjekur

që të kontaktojmë me të gjitha

shoqatat që kemi mundur të identifikojmë

si të tilla, për ti pyetur më

konkretisht dhe për të përditësuar

punën dhe aktivitetin e tyre.

ndër ato çka

kërkuam ,përgjithësisht jemi

përqendruar tek problemet

dhe angazhimet e marra. A

është i organizuar komuniteti

shqiptar ne Britani? A duhet

te organizohet me mire? Cila

mendojnë se është rruga me e

mire për organizimin e komunitetit,

cili mund te ishte modeli

me i mire? Ç’ka nuk shkon

dhe i mungon komunitetit

tonë ne Britaninë e Madhe , si

mendojnë se mund të jenë sa

më afër zgjidhjeve të problemeve

të tij ?

Në realitet duke qenë se edhe reagimi

i këtyre shoqatave ka qenë i menjëhershëm,

do të mundohemi që ti pasqyrojmë

në çdo numër të gazetës sonë duke

i dhënë kështu një panoramë më të

saktë të punës dhe veprimtarisë së tyre.

Pse jo do ti japim në mënyrë individuale

ato se çfarë ofrojnë dhe punojnë .

“Komuniteti shqiptar eshte

një ndër komunitetet që po

organizohet me hapa të shpejta,

janë ngritur nje

numer iniciativash , jane arritur

suksese të mëdha,

është një mobilizm i madh

që nuk ekzistonte në këtë

nivel 7 – 10 vjet me parë,ka

shkolla për mësimin e gjuhës

shqipe, valles , sporteve, ka

organizate qe kane projekte

të vecanta për të rinjtë, gratë

AKTUALITET

, vullnetarët,mbahen seminare

dhe konferenca....”

na thotë drejtuesja e Shpresa Programe

Znj Luljeta Nuzi.

Në fakt organizimin e komunitetit,

Zonja Pranvera Smith , nga Shoqata

Iliria, e sheh me një sy tjetër duke

thënë se:

“Për mendimin tim ne

përgjithësi komuniteti shqiptar

nuk është i organizuar në nivel

të larte. Kjo mund të ndodhe si

pasoj e shtytjeve që ai ka çdo

ditë, si p.sh: puna dhe mënyra e

jetesës që ka si gjithë komunitetet

e tjera, shoqëruar nga

koha shumë e kufizuar që ky

komunitet ka për t’u përfshirë

dhe bashkuar nga ana

shoqërore”.

Në përgjithësi mënyra e organizimit

mund të jetë spontane dhe e izoluar

nëse nuk ka infuzion intelektual ndaj

dhe kërkohet që kjo qasje intelektuale

të jetë më frytdhënëse. Disi kjo deficence

shoqërore vjen e mangët dhe e

përçarë:

“... neve na mungon organizimi,

e disa nga ne që jemi ne krye te

ndonjë posti në Komunitet, harrojmë

se jemi më shumë për të

mbajtur gjallë Gjuhën e kulturën

tonë, e jo të perfitojmë

personalisht. Komuniteti Shqiptar

po shtohet dita – ditës dhe

bashkepunimi me njëri-tjetrin

mungon ne masë te madhe. Per

atë, unë besoj suksesi është i

vogël sepse sikur i pengon nje

loj konkurence dhe xhelozi

ndaj njeri tjetrit.” – shprehet Zoti

Asllan Qerimi Drejtues i “Derby Albanians

Promoting Albanian Comunity

integration”

“Për sa i përket organizimit

të komunitetit

Shqiptar ne Britani, mund

te themi sepse gjithmonë e

me shumë po konsolidohet

dhe po forcohet komuniteti

ynë ne Britani.

Gjithashtu reputacioni

15 MARS FAQE 4

Një përditësim mbi shoqatat

shqiptare në Britani

BASHKË+PUNIM

ynë në ambientet apo në

komunitet vjen duke u

rritur, pasi shumë shqiptarë

janë integruar tashmë

në jetën angleze...”-

thekson, me optimizëm Kryetarja e

“Mother Teresa Albanian Union”,

Zonja Zamira Ruspi.

Në fakt informaliteti intelektual

,i atyre që denjojnë të informojnë

dhe të deklarohen përpara opinionit

publik në përgjithësi dhe komunitetit

shqiptar ne Britani , në veçanti, u formësua

bindshëm se nuk u intereson ,

fundja, nuk kanë se çfarë të japin për

komunitetin.

Harrojnë se nuk i bëjnë ndonjë favor

apo nder mediave, për t’u prononcuar,

për të vënë në dijeni dhe për të informuar

publikun , bashkëkombësit e vet.

Ti dalësh zot problemeve dhe të marrësh

përsipër t’i zgjidhesh ato për komunitetin

që përfaqëson nuk është

vetëm një përgjegjësi kombëtare por

edhe intelektuale.

(Vijon ne faqe 7)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!