03.04.2013 Views

15 march 2010_Layout 1.qxd

15 march 2010_Layout 1.qxd

15 march 2010_Layout 1.qxd

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

nGA EMAnUEL BAJRA

Përse të kërkojmë mbështetje për

zhvillimin tonë në ide të huaja,

kur posedojmë mjaft klaut të

brendshëm, ide që na iluminojnë prej

rilindjes kombëtare e deri në lirinë

gjysmake të shekullit XXI. Mbetet me

të vërtetë një dilemë e qartë kur bie

fjala për rrugën përpara dhe atë të së

kaluarës. Nga shumë autorë të

ndryshëm kemi lexuar e mbase edhe

dëgjuar se diskursi social shqiptar po

merr një kahje krejt tjetër, të çuditshëm

dhe të pa shpjegueshme si fenomen.

Ndoshta shumë prej nesh mund t’i

kemi edhe përgjigjet e duhura për ta

shpjeguar një diskurs të tillë, por të

gjithë gjendemi të rezervuar dhe jo aq

të përgatitur për të deklaruar diçka në

lidhje me të vërtetën tonë.

Ta marrim si rast konkret

diskursin historik brenda një kohe të

caktuar, duke filluar që nga koha e

sundimit otoman në trevat shqiptare e

deri në kohën moderne. Duke mos përjashtuar

këtu valën e rëndë të komunizmit

( që për mendimin tim më tepër

është diskurs politik-ideologjik ), kemi

të bëjmë me ngjarje sociale që u përshkruan

si imponim, shkapërderdhje e

moralit, vetë-dorëzim, mungesë imuniteti

politik, mos-organizim, regres e

të tjera. Të gjitha këto për mendimin

tim janë pjesë të aparatit mendor që

është ngulitur ashpër në mentalitetin

tonë të të menduarit për historinë tonë

kombëtare.

Në dritën e këtyre ngjarjeve

që unë i përfshij brenda një diskursi të

caktuar që e quajta historik, kapen të

përfshihen edhe diskurset tjera që në

shkencat sociale konsiderohen të jenë

edhe diskurse emfatike empirike

shkencore siç janë diskursi i mendimit

logjik, lëvizjet rilindëse kombëtare,

revolucionet, ndodhitë politike me

pikë referimi ndryshimin e regjimeve

ekonomike e politike, transformimet

ekonomike e të tjera. Të gjitha këto

kanë luajtur edhe një rrol të rëndësishëm

në përbërjen e shoqërisë

Shqiptare ndër shekuj e jo vetëm ndër

vite.

Në aspektin social –

Shoqëria Shqiptare ka pësuar transformime

të mëdha të cilat lidhen heshturazi

hallkë mbi hallkë me fenomenet

e ndikimeve ekonomike, si për shembull

mungesa e një sistemi vlerash

ekonomike unike kombëtare, pikërisht

në shekujt XVI dhe XVII ( koha kur

kapitalizmi morri tatëpjetën në kontinentin

Evropian – si u bë e mundur që

ne Shqiptarët të kemi lënë vehten

anash? ). Pyetje me shumë vend është

po ashtu edhe drejtimi politik kombëtarë

që është bërë në mënyrën më të shpërndarë

dhe çorientuar që ka ndodh

AKTUALITET

SOCIOLOGJIA E

TË MENDUARIT

ndonjëherë në historinë e popujve dhe

kombeve tjera në rajon e Evropë. Për

shembull ndarja e kombit në principata

të ndryshme përgjatë viteve XII, XIII,

XIV e të tjera. Organizimi tejet i dobët

i mbrojtjes së kauzës kombëtare deri

në kohën kur Heroi Kombëtarë Skënderbeu

u kthye në atdhe e të tjera.

Sinoptika e ngjarjeve të tilla që kapin

dimensionet e përgjithshme kombëtare,

shpjegohet me faktin se pikërisht

fryma e ndershme për tu ndjerë i

lirë plotëisht i individit shqiptar, ka

bërë të mundur që të zë huj ndjenja e

pa sigurisë në organizimet shoqërore.

Me të lexuar Skënderbeun e

Marin Barletit , shumë shpejt të bien

në sy se sa shumë karaktere janë të

përfshira në plotin për “organizimin” e

çlirimit kombëtar – por ama askush

nuk kishte kapacitet dhe kurajo

morale, intelektuale dhe profesionale

më shumë se vetë Gjergj Kastrioti –

Skënderbeu të ndërmerrte platformën

e tillë në duart e veta dhe ta drejtojë një

pjesë territoriale të kombit drejt lirisë.

Të njëjtin fenomen e vëren

edhe në luftën e Oliver Cromwell-it

për shuarjen e monarksië Angleze në

një kohë të shkurtër, por ama karakteri

i tolerancës individuale luajti një rrol

shumë të rëndësishëm në determinimin

e çfarëdo rezultati të suksesshëm për

çlirim kombëtarë nga monarkia. Dhe

kjo pikërisht u tregua të jetë një pjesë e

rëndësishme historike e zhvillimeve

sociale dhe politiko-ekonomike në Anglinë

mesjetare.

Por ama çka është më interesante dhe

intriguese në të njëjtën kohë është se jo

vetëm ngjarjet negative apo edhe ato të

kthjelljes së vonshme kombëtare - luajnë

rrol të drejtpërdrejt në rezultatet për

prodhim të një historie koherente kom-

15 MARS FAQE 8

POLITIK SHQIPTAR

bëtare, edhe ngjarjet më të ndritshme

të epopeve kombëtare si lufta për liri

që nga Lidhja e Prizrenit I , Lidhja e

Prizrenit II, Konferenca e Bujanit,

Ndryshimet kushtetuese të vitit 1974 (

në ish-Jugosllavi ) , referendumet e

viteve 1990-ta në Kosovë, Rrëzimi i

Komunizmit në Shqipëri në vitin 1992,

Çlirimi i Kosovës më 1999, Pavarësia

e Kosovës më 2008, Hyrja e

Shqipërisë në NATO më 2009 – të

gjitha këto ngjarje sublime brenda për

brenda posedojnë një farë lloji të skepticizmit

social, njëfarë lloji të ndaljes

së ngopjes me optimizëm deri në atë

masë saqë kur koha vjen për

ndryshime dhe optimizmi vjen e afrohet

e bëhet mish e trup – njerëzit tanë

ndalojnë dhe nuk kënaqin momentin

sepse ata mendojnë për të nesërmen se

cka do të ndodhë më tej.

Më duhet të etiketojë

tërë argumentin tim më tepër sikur

një tezë filozofie për të shpjeguar

fenomenin Shqiptar. Por ama kisha

pasur dëshirë që kjo tezë më mirë të

kuptohet si teori për shpjegimin e një

“burgosjeje” të thellë që i është bërë

kombit Shqiptar ndër shekuj duke filluar

që nga fillimi i pushtimit Osman

në Ballkan, ai sllav dhe ndjenjave

greko-sllave për tjetërsimin e tokës

Shqiptare. Mos ndoshta edhe njerëzit

ndjehen të jenë ngopur pikërisht me

sygjerimin se historia jonë ka qenë

pjesë e së kalurës sonë dhe se duhet

të jemi krenar me atë çka kemi

trashëguar.

Megjithatë shumë mbetet

për tu mësuar në mënyrë që të gjejmë

formulat e përbashkëta për të demonstruar

së tashmes se duam të adaptojmë

vlera tjera më humane, më

sociale, më ekonomike dhe vizionare

për të ardhmen.

Larg paragrafeve të stërzgjatura për

abuzimin e historisë në kontekste

fjalësh, mund të them se kemi rrugë

tjera për ta shpjeguar sociologjinë

kombëtare nëse marrim parasysh një

eksperiencë të madhe të bagazhit historik

kombëtarë.

Sikur të flisnim vetëm për

një moment mbi aspekte të caktuara

të një copëze të historisë sonë kombëtare

– atëherë detyrimisht do të

ishim limituar në trajtimin e çështjes

me një diapazon më të gjerë. Kjo

është jo dilemë por katrahurë e

mendimit të lirë. Por çka është e

rëndësishme se ne vazhdojmë të

prodhojmë histori edhe po që se kjo

histori nuk i përshtatet dikujt tjetër.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!