13.06.2013 Views

Albania Demographic and Health Survey 2008-09 ... - Measure DHS

Albania Demographic and Health Survey 2008-09 ... - Measure DHS

Albania Demographic and Health Survey 2008-09 ... - Measure DHS

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PËRMBLEDHJA E GJETJEVE

Studimi Demografik dhe Shëndetësor në

Shqipëri (ADHS) 2008-09 është një studim

kombëtar i realizuar me një grup përfaqësues prej

7,584 femrash dhe 3,013 meshkujsh të moshës

15-49 vjeç. Puna në terren u zhvillua gjatë

periudhës tetor 2008 deri në prill 2009.

ADHS u realizua nga Instituti i Statistikës dhe

Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së

Shqipërisë. ICF Macro siguroi asistencën teknike

për studimin. Fondet për këtë studim janë

siguruar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara

për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Zyra

Zviceriane për Bashkëpunim në Shqipëri (SCO-

A), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë

(UNICEF), Fondi për Popullsi i Kombeve të

Bashkuara (UNFPA), Organizata Botërore e

Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjensia Spanjolle për

Zhvillim dhe Bashkëpunim (AECID).

KARAKTERISTIKAT E POPULLATËS

Shqipëria është një vend etnikisht homogjen,

pothuajse të gjithë të intervistuarit janë shqiptarë.

Rreth 55 përqind jetojnë në zonat rurale. Një e

gjashta e të intervistuarve banojnë në Tiranën

Urbane. Madhësia mesatare e familjeve në

Shqipëri është 3.8 persona. Gjashtëmbëdhjetë

përqind e familjeve janë të kryesuara nga

gratë. Tre përqind e familjeve kanë fëmijë jetimë

ose fëmijë nën kujdestari që jetojnë me ta.

Nëntëdhjetë e katër përqind e familjeve përdorin

një burim të përmirësuar të ujit të pijshëm dhe

92 përqind e familjeve përdorin pajisje sanitare të

përmirësuara. Më shumë se gjysma e familjeve

shqiptare (52 përqind) kanë tokë bujqësore të

vetën.

Shumica e femrave dhe e meshkujve të zgjedhur

kanë frekuentuar shkollën. Rreth gjysma e grave

(47 përqind) kanë përfunduar arsimin fillor,

ndërsa rreth një e katërta (24 përqind) kanë

përfunduar arsimin e mesëm. Katër në dhjetë

meshkuj (37 përqind) kanë përfunduar arsimin

fillor, ndërsa tre në dhjetë meshkuj (30 përqind)

kanë përfunduar arsimin e mesëm. Trembëdhjetë

përqind e femrave dhe 12 përqind e meshkujve

janë me universitet ose arsim të lartë. Pothuajse e

gjithë popullata di të shkruajë dhe të

lexojë. Tridhjetë përqind e femrave dhe 66

përqind e meshkujve ishin të punësuar deri në

shtatë ditë para intervistës.

ARSIMI

Në total, 95 përqind e të intervistuarve kanë

ndjekur arsimin fillor dhe 56 përqind arsimin e

mesëm; indeksi i barazisë gjinore është 0.99 dhe

0.96, përkatësisht. Pesëdhjetë e pesë përqind e

fëmijëve të moshës 36-59 muaj kanë ndjekur një

program arsimor në fëmijërinë e hershme.

LINDSHMËRIA

Treguesit e fertilitetit. Niveli total i

lindshmërisë (TFR) për tre vitet para studimit

është 1,6 fëmijë për çdo grua, shifër kjo nën

nivelin e zëvendësimit.

TFR për zonat rurale (1.8 lindje) është më i lartë

se sa për zonat urbane (1.3 lindje). Ky ndryshim

urban-rural në normat e lindjes së fëmijës, mund

t'i atribuohet pothuajse ekskluzivisht

grupmoshave të reja. Edhe pse piku i pjellorisë

ndodh në moshën 25-29 vjeç, si në zonat urbane

dhe në ato rurale, ndryshimi më i madh urbanrural

i treguesit të fertilitetit specifik për moshën

është në grupmoshën 20-24 vjeç (64 lindje për

grua krahasuar me 120 lindje për grua).

Tendencat në kohë. Krahasimet midis studimit

të Shëndetit Riprodhues në Shqipëri dhe

rezultateve të ADHS tregojnë një rënie nga 2.6

fëmijë për grua në 1999-2002, në nivelin aktual

të 1.6 fëmijëve për një grua në periudhën

2006-2008.

Mosha në lindjen e parë. Lindja e fëmijëve

fillon relativisht vonë në Shqipëri, tre të katërtat

e grave të moshës 20-24 vjeç nuk kanë

lindur. Studimi tregoi se vetëm 2 përqind e grave

të moshës 15-19 vjeç kanë lindur fëmijë. Mosha

mesatare në lindjen e parë, për gratë e moshës

25-49 vjeç, është 23.4 vjeç.

Intervalet e lindjeve. Studimet kanë treguar se

fëmijët e lindur më shpejt pas lindjes së

mëparshme, sidomos ata të lindur brenda dy

Përmbledhja e Gjetjeve | xxv

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!