13.06.2013 Views

Albania Demographic and Health Survey 2008-09 ... - Measure DHS

Albania Demographic and Health Survey 2008-09 ... - Measure DHS

Albania Demographic and Health Survey 2008-09 ... - Measure DHS

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2 | Hyrje

Dobësimi i Perandorisë Otomane dhe gjallërimi i lëvizjes kombëtare, që filloi rreth vitit 1878

në fund, ndezi një mori kryengritjesh popullore kundër përpjekjeve për të përhapur kulturën dhe

zakonet turke në Shqipëri. Këto kryengritje që filluan rreth vitit 1910 kulmuan me Shpalljen e

Pavarësisë më 28 nëntor 1912. Pavarësia u njoh nga fuqitë kryesore europiane në vitin 1913, por

përvijimi i kufijve la shumë bashkësi shqiptare jashtë Shqipërisë. Shteti i ri ra shpejt pas shpërthimit

të Luftës së Parë Botërore në vitin 1914 dhe ra nën ndikimin e fuqive të ndryshme, përfshi ato

italiane, serbe dhe greke deri në vitet 1920.

Në vitin 1924, Ahmet Zogu përmbysi qeverinë republikane të Fan Nolit dhe u bë president.

Në vitin 1928, Shqipëria u shpall mbretëri duke kurorëzuar Zogun si Mbreti Zog i Parë. Në vitet e

para të sundimit të tij, Mbreti Zog nënshkroi marrëveshje të shumta me Italinë, në një përpjekje për të

stabilizuar dhe modernizuar vendin. Më vonë, Mbreti Zog u përpoq të pakësonte varësinë ekonomike

dhe ushtarake të vendit nga Italia, por më 7 prill 1939, Musolini e pushtoi Shqipërinë. Mbreti Zog u

arratis nga Shqipëria dhe italiani, Mbreti Viktor Emanuel III, u shpall Mbret i Shqipërisë. Gjatë kësaj

periudhe, popullsisë shqiptare iu imponua një politikë italianizimi me forcë. Kur qeveria e Musolinit u

përmbys e bashke me te dhe pushtimi nga Italia, Gjermania pushtoi Shqipërinë në shtator 1943. Në 28

nëntor 1944, lëvizjet e rezistencës çliruan Shqipërinë nga pushtimi gjerman dhe partizanët komunistë

ishin forca kryesore e kësaj rezistence. Partizanët komunistë, të udhëhequr nga Enver Hoxha, kishin

luftuar kundër sundimit fashist të vendit të tyre prej nëntorit të vitit 1941.

Shqipëria u shpall Republikë Popullore më 11 janar 1946 dhe Enver Hoxha u bë president i

vendit. Vendi u rreshtua vazhdimisht me botën komuniste, së pari me Jugosllavinë deri në shtator

1948, më pas me BRSS kur u bë shtet stalinist. Ky status vazhdoi deri në vitin 1960, kur marrëdhëniet

e acaruara për shkak të vazhdimit të rrugës staliniste nga qeveria e Tiranës çuan në prishjen e

marredhënieve diplomatike me BRSS në vitin 1961. Shqipëria e braktisi Traktatin e Varshavës në

vitin 1968, pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë. Me humbjen e këtyre lidhjeve politike, vendi i

ktheu sytë nga Republika Popullore e Kinës. Pas vdekjes së Mao Ce Dunit në vitin 1976 dhe

ndryshimeve që ndodhën në Kinë, kjo aleancë mori fund në vitin 1977. Pas kësaj, pasoi një periudhë

izolimi, gjatë së cilës vendi nuk kishte asnjë aleat.

Enver Hoxha qëndroi në pushtet deri në vdekje, në vitin 1985. Pasardhësi i tij, Ramiz Alia,

ndërmori reforma graduale, krijoi një klimë më të zbutur politike dhe u përpoq ta nxjerrë vendin nga

izolimi ndërkombëtar. Reformat demokratike u ndërmorën me formimin e Partisë Demokratike të

Shqipërisë në vitin 1990. Zgjedhjet shumëpartiake, të mbajtura në vitin 1991 u fituan nga ishkomunistët.

Ish-komunistët u përmbysën në zgjedhjet e marsit 1992, kur Partia Demokratike e Shqipërisë,

udhëhequr nga Sali Berisha, erdhi në pushtet. Reformat ekonomike dhe demokratike u ndërmorën

gjatë qeverisjes të Berishës, por ekonomia mbetej e dobët dhe rënia e skemave piramidale në fund të

vitit 1996 dhe fillimit të vitit 1997, krijuan trazira të rënda. Në zgjedhjet e qershorit 1997, në pushtet

erdhi Partia Socialiste e Shqipërisë; Berisha dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga Rexhep Meidani si

President i Shqipërisë. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, kemi një periudhë ripërtëritjeje dhe gjallërimi

ekonomik, duke krijuar marrëdhënie më të ngushta me Bashkimin Europian. Shqipëria, që nga ajo

kohë, ka kryer dy zgjedhje presidenciale, ku Bamir Topi u bë president në vitin 2007. Në zgjedhjet e

përgjithshme të vitit 2005 Sali Berisha u zgjodh kryeministër i vendit, post në të cilin u rizgjodh në

vitin 2009, në drejtimin e një qeverie koalicioni.

Shqipëria u bë anëtare e plotë e NATO-s në vitin 2009. Vendi bëri aplikimin për statusin e

vendit kandidat për në Bashkimin Europian (BE) më 28 prill të vitit 2009.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!