13.06.2013 Views

Albania Demographic and Health Survey 2008-09 ... - Measure DHS

Albania Demographic and Health Survey 2008-09 ... - Measure DHS

Albania Demographic and Health Survey 2008-09 ... - Measure DHS

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

10 | Hyrje

me këta meshkuj dhe femra, u mblodhën edhe kampionë gjaku kapilar nga të gjithë fëmijët në moshën

6-59 muaj dhe të gjithë femrat dhe meshkujt, të cilët kualifikoheshin në moshën 15-49 vjeç për

analiza të anemisë. Të gjithë fëmijët nën moshën pesë vjeç dhe të gjithë meshkujt dhe femrat që

kualifikoheshin në moshën 15-49 vjeç u peshuan dhe matën për të vlerësuar statusin e tyre të të

ushqyerit. Së fundi, u mat tensioni i gjakut për gratë dhe burrat, që kualifikoheshin në familjet e

përzgjedhura për intervistat me burrat për të vlerësuar hasjen e hipertensionit në popullsinë e moshës

së rritur.

ADHS 2008-09 është konceptuar në mënyrë të tillë që të ofrojë të dhëna me qëllim

monitorimin e situatës së popullsisë dhe të shëndetit në Shqipëri. Në mënyrë specifike, ADHS 2008-

09 grumbulloi informacion mbi nivelet e lindshmërisë, martesës, aktivitetit seksual, preferencave të

lindshmërisë, njohuritë dhe përdorimin e metodave të planifikimit familjar, praktikat e të ushqyerit me

gji, statusin ushqimor të grave dhe fëmijëve, vdekshmërië fëminore, shëndetin e nënës dhe fëmijës, si

dhe ndërgjegjësimin dhe sjelljet lidhur me SIDA dhe infeksione të tjera seksualisht të

transmetueshme. Veçori të tjera të ADHS 2008-09, përfshijnë grumbullimin e informacionit mbi

migracionin (migrimin për jashtë vendit, emigrantët që kthehen, si dhe migrimin e brendshëm),

testimin e hemoglobinës për të pikasur praninë e anemisë, matje të tensionit të gjakut mes popullsisë

në moshë të rritur, si dhe pyetje lidhur me shfrytëzueshmërinë dhe përballimin e shërbimeve

shëndetësore prej popullatës. Informacioni i grumbulluar në ADHS 2008-09 ofron përllogaritje të

përditësuara të një game të gjerë treguesish demografikë dhe shëndetësorë, të cilët do të ndihmojnë në

zhvillimin e politikave dhe programeve të duhura për trajtimin e çështjeve më të rëndësishme të

shëndetit në Shqipëri.

Qëllimi i këtij raporti është të paraqesë një analizë të gjithanshme dhe të parashtrojë rezultatet

e studimit ADHS 2008-09. Aty ku është e mundur, informacioni mbi tendencat paraqitet duke

përdorur tregues nga studime të mëparshme, si Studimi mbi Shëndetin Riprodhues 2002 dhe Studimet

Multiple Indicator Cluster Surveys (MICS) të viteve 2000 dhe 2005. Megjithatë, lexuesi duhet të ketë

parasysh që ekziston një interval kohor nga 3 deri në 9 vjet midis atyre studimeve dhe ADHS

2008-09.

1.5.1 Dizenjimi i Kampionit dhe Zbatimi

Studimi Demografik dhe Shëndetësor i Shqipërisë 2008-09 bazohet mbi një kampion

përfaqësues probabilitar prej afërsisht 9,000 familjesh. Ky kampion u përzgjodh në një mënyrë të tillë,

që të lejonte përllogaritje në nivel urban dhe rural, si edhe të nivelit rajonal për treguesit kyç të

popullsisë dhe shëndetit, p.sh. lindshmëria, përdorimi i kontraceptivëve dhe vdekshmëria foshnjore

për fëmijët nën pesë vjeç.

ADHS 2008-09 përdori një dizenjim të kampionit me dy faza. Faza e parë kishte të bënte me

përzgjedhjen e një kampioni të njësive parësore të kampionimit (PSU) nga PSU-të e përdorura për

Studimin e Matjes së Standarteve të Jetesës (LSMS) të vitit 2008. Në total, u përzgjodhën 450 PSU

për kampionin e ADHS, përfshi 245 PSU urbane dhe 205 PSU rurale, që mbulojnë katër zona

gjeografike – malore, qendrore, bregdetare dhe Tiranën urbane. Për përgatitjen e LSMS, u krye një

përditësim i secilës prej PSU-ve të përzgjedhura. Studimi ADHS përzgjodhi në secilën PSU, 20

familje nga lista e përditësuar e familjeve, duke përjashtuar familjet e përzgjedhura për LSMS. Në dy

PSU, konkretisht PSU numër 27 (13 familje) dhe 172 (17 familje), pati më pak se 20 familje në PSUtë

e ri-radhitura –në ato raste, u përzgjodhën të gjitha familjet. Në 6 PSU të tjera pati më pak se 20

familje pas përjashtimit të familjeve të LSMS. Në këto PSU, disa prej familjeve nga kampioni i

LSMS u përfshinë për ta rritur numrin e familjeve të përzgjedhura në mbi 20. Pas përzgjedhjes së

familjeve, u printuan formularët e përzgjedhjes së kampionit dhe lista e familjeve të përzgjedhura u

përshtat për përdorim në një Ndihmës Dixhital Personal (PDA).

Të gjitha femrat në moshën 15-49 vjeç në kampionin total të familjeve dhe të gjithë meshkujt

në moshën 15-49 vjeç në nënkampionin e gjysmës së familjeve, të cilët ishin ose banorë të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!