19.06.2013 Views

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME mjet ...

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME mjet ...

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME mjet ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT

E MESME

Financuar nga:

Balkan Trust for Democracy

Projekt i German Marshall Fund

Agjencia Suedeze për

Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA)

mjet metodologjik

Prishtinë, tetor 2006

Opinionet e shprehura në këtë publikim nuk shprehin medoemos qëndrimet e Balkan

Trust for Democracy, German Marshall Fund dhe të Agjencisë Suedeze për Zhvillim

Ndërkombëtar.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS SË REPUBLIKËS SË LITUANISË

QENDRA PËR DIDAKTIKËN MODERNE

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT

FILLORE DHE TË MESME

mjet metodologjik

MDC

Vilnius

2005

Ky mjet metodologjik është zhvilluar duke përdorur materialin e siguruar nga

projektet:

“Edukimi kundër korrupsionit” (2002-2003) dhe “Përmirësimi dhe shpërndarja

e programeve edukative Anti-korrupsion” (2004).

Koordinatori i projektit:

Qendra Moderne Didaktike

Mbështetësit:

Fondi për Shoqëri të Hapur

Ambasada Mbretërore Daneze në Lituani

Fondacioni për Ndryshim në Edukim

Këshilltarë:

Arne Nielsen, PLS Ramboll Management, Danimarkë

Evaldas Bakonis, Qendra për zhvillimin e edukimit

Dr. Vaiva Vaicekauskiene, Qendra për zhvillimin e edukimit

Arturas Paliusis, Shërbimi special për hetimeve i republikës së Lituanisë

Aida Martinkeniene, Shërbimi special për Hetime i republikës së Lituanisë

Ramune Paukstiene, Shërbimi Special për Hetime i republikës së Lituanisë

Partnerë:

Shërbimi Special për Hetime i Republikës së Lituanisë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Lituanisë

Transperancy International, Kapitulli lituanez

Mjeti metodologjik është përpiluar nga:

Evaldas Bakonis, Qendra për Zhvillimin e Arsimit

Dr. Vaiva Vaicekauskiene, Qendra për Zhvillimin e Edukimit

Daiva Penkauskiene, Qendra Moderne Didaktike

Ministria për Arsim dhe Shkencë e Republikës së Lituanisë,

Qendra Moderne Didaktike, 2005

Botues: Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

Për botuesin: Dukagjin Pupovci

Koordinator dhe redaktor: Melinda Mula

Lektor dhe korrektor: Fatmir Fejziu

Ballina & shtypi: ADEA - Prishtinë

© 2006 Qendra për Arsim e Kosovës & Qendra Moderne Didaktike.

Të gjitha drejtat e rezervuara.

Qendra për Arsim e Kosovës

Rruga "Isa Kastrati", p.n. 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 38 244 257, 258 203;

Fax: +381 38 244 257 ext. 109;

E-mail: office@kec-ks.org

http://www.kec-ks.org

PËRMBAJTJA

FJALA E KOORDINATORIT

HYRJE 15

KORRUPSIONI NË LËVOZHGË: 17

Çka është korrupsioni? 17

Format e korrupsionit 18

Argumentet ‘për’ dhe ‘kundër’ korrupsionit 18

Strategjitë antikorrupsion 20

OPSIONET E MUNDSHME PËR EDUKIMIN ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLA 21

KONCEPTET KRYESORE TË PËRDORURA NË EDUKIMIN ANTI-KORRUPSION 23

PËRMBAJTJA E EDUKIMIT ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLA 26

Pikëpamjet (kontekstuale) të ngushta dhe të gjera 26

Temat kryesore të edukimit anti-korrupsion 26

Programi i integruar i edukimit anti-korrupsion 27

Shembulli i një programi të integruar 29

KËSHILLA DIDAKTIKE TË EDUKIMIT ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLA 33

Sigurimi i informacioneve 33

Zhvillimi i qëndrimeve 33

Ndryshimi i qëndrimeve 24

Perspektivat morale dhe konvencionale 35

Zhvillimi i një programi individual anti-korrupsion 38

SHEMBUJ SE SI MUND TË IMPLMENTOHET PROGRAMI I EDUKIMIT

ANTI-KORRUPSION NË DISIPLINA TË NDRYSHME NË SHKOLLË 41

Historia 41

Edukata qytetare, shkenca politike 50

Etika, psikologjia, religjioni 70

SHTOJCA I 95

Përgatitja për trajnimin për të menduarit kritik 96

Dukuria e korrupsionit në Lituani dhe në botë 100

Kodi i etikës së mësimdhënësve 103

SHTOJCA II 111

Veton Sylhasi: Korrupsioni dhe klasifikimi i tij sipas këndvështrimit kosovar 112

• Hyrje 112

• Përkufizimi i korrupsionit 112

• Format e korrupsionit 113

Mitosja

Nepotizmi, favoritizmi dhe klientelizmi

Mashtrimi

Përvetësimi

• Korrupsioni politik dhe administrativ 114

• Shkaqet e korrupsionit 115

• Pasojat e korrupsionit 116

Korrupsioni, varfëria dhe pabarazia

Korrupsioni dhe stabiliteti fiskal

Korrupsioni, zhvillimi dhe investimet

Korrupsioni, besueshmëria dhe legjitimiteti i shtetit

Korrupsioni dhe ndihma zhvillimore

Korrupsioni dhe mjedisi

• Strategjitë për luftimin e korrupsionit 118

Strategjitë që bazohen në sundimin e ligjit

Strategjitë parandaluese

Strategjitë për ndërtimin e institucioneve

Strategjitë për informimin më të mirë të publikut

• Luftimi i korrupsionit përmes edukimit 120

SHTOJCA III 121

Mësimet model për edukimin kundër korrupsionit të bazuara në kurrikulin kosovar

Psikologji – Personaliteti 122

Histori – Napoleon Bonaparta, ngritja dhe rënia e tij 126

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe – Thumba pa helm (Tregimi: Topazi) 129

Edukatë Qytetare – Krimi dhe format e tij 131

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe – Fjalia dëftore 134

Edukatë Qytetare – Obligimet e qeverisë ndaj qytetarëve 136

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe – Si t’i dallojmë fjalët e përbëra me bashkërenditje 140

Psikologji – Drogat psiko-aktive dhe ndryshimi i gjendjes së vetëdijes 143

Sociologji – Kultura 145

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe – Poema e mjerimit (Migjeni) 148

Edukatë Qytetare – Demokracia 150

Edukatë Qytetare – Paraja dhe sistemi i pagesave 152

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe – Me fol shqip (Kiço Blushi) 154

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe – Paraja (Hasan Zyko Kamberi) 156

Biologji – Shumëllojshmëria dhe rëndësia ekonomike e farëzhveshurave 158

Histori – Revolucioni socialist i tetorit 160

Gjuhë angleze – Filmi 162

Edukatë Qytetare – Krimi dhe format e tij 164

Filozofi – Pikëpamjet filozofike-sociale të Makiavelit 166

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe – Përemrat vetorë 168

SHTOJCA IV 171

Materiale për trajnim

Fjala e koordinatorit

Njëra ndër dukuritë negative që pengon zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të

një vendi është korrupsioni. Kjo dukuri me të drejtë quhet “kancer i shoqërisë”, sepse

një njeri i prekur nga kanceri humb imunitetin, ndërsa një shtet me shkallë të lartë të

korrupsionit humb besueshmërinë e qytetarëve. Shtetet në tranzicion janë veçanërisht

të rrezikuara nga ky fenomen për arsye se korrupsioni nuk lejon destinimin e fondeve

publike për zhvillimin e sektorëve jetik, por i kanalizon ato në përfitime personale apo

klanore. Në një shoqëri të tillë, cilësia e jetës së qytetarëve është e ultë dhe ndikimet

janë posaqërisht të dëmshme për pjesën më të varfër të shoqërisë.

Të gjithë pjestarët e shoqërisë duhet të mobilizohen në parandalimin dhe

luftimin e korrupsionit. Në mesin e strategjive të shumta për ballafaqim me

korrupsionin, edukimi paraqet veglën më të fortë në duart e shoqërisë, me efektin më

të madh parandalues. Kjo është arsyeja që Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) ka

filluar implementimin e programit “Edukimi Kundër Korrupsionit” - EKK.

“Edukimi Kundër Korrupsionit” është një nismë e Institutit për Shoqëri të

Hapur në New York që është duke u zbatuar në shtatë vende të Evropës dhe Azisë.

Synimi i këtij programi është reduktimi i praktikave korruptive në shoqëri përmes

promovimit të qytetarisë aktive. Ky synim, përveq tjerash do të realizohet edhe me anë

të aftësimit të mësimdhënësve për të përfshirë idenë e luftës kundër korrupsionit në

kurrikulin shkollor.

Ky libër do të ndihmojë mësimdhënësit që brenda programit shkollor ekzistues

të organizojnë disa orë mësimore në të cilat do të prezantohen pasojat e korrupsionit

si dhe mënyrat për parandalimin dhe luftimin e tij. Me këtë, gjeneratat e reja do të

edukohen që të mos bien pre e korrupsionit dhe të kenë guximin qytetar për t’u

përballur me këtë dukuri të dëmshme. Libri përbëhet nga pjesa kryesore, e cila është

përgatitur nga mësimdhënësit e Lituanisë ku programi për herë të parë filloi të

implementohet dhe nga shtojcat të cilat përmbajnë materiale të disenjuara për zbatim

në rrethanat kosovare.

Modelet e mësimit, të përgatitura nga mësimdhënësit kosovarë, janë të

mirëseardhura jo vetëm për mësimdhënësit e trajnuar në kuadër të programit EKK,

por edhe për të gjithë ata mësimdhënës të cilët dëshirojnë që në procesin e tyre

mësimor të përfshijnë idenë e parandalimit dhe të luftës kundër korrupsionit. Modelet

shërbejnë si udhëzues praktik që ndihmojnë mësimdhënësit në planifikimin e orëve

mësimore të atyre njësive që mundësojnë përfshirjen e nxënësve në diskutim për

pasojat e korrupsionit dhe për mënyrat më efikase në luftimin e tij. Ato janë të

përgatitura kryesisht nga mësimdhënësit e shkencave shoqërore për arsye se në

programin shkollor të këtyre shkencave ka hapësirë më të madhe për përfshirjen e

idesë së luftës kundër korrupsionit.

Libri është i mirëseardhur edhe për zyrtarët e arsimit, administratorët e

shkollave, prindërit, studentët, si dhe të gjithë ata që dëshirojnë të marrin informacion

për mënyrën e përfshirjes së idesë së luftës kundër korrupsionit në kurrikulin shkollor.

Kam kënaqësinë që të gjithë atyre që kanë kontribuuar në përgatitjen e këtij

libri t’ju shpreh falenderime të përzemërta.

Prishtinë, tetor 2006 Melinda Mula

Koordinator i programit EKK

HYRJE

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Pse është krijuar ky mjet metodologjik?

Ky mjet metodologjik është krijuar mbi bazën e projekteve “Edukimi kundër

korrupsionit’ dhe “Përmirësimi dhe shpërndarja e programeve edukative

antikorrupsion”. Projektet janë kryer në kuadër të Programit Kombëtar

antikorrupsion, i cili do të zbatohet gjatë periudhës 2002-2006. Seimat e Republikës

së Lituanisë i kanë vënë detyrë qeverisë që të organizojë në bashkëpunim me

shërbimin special të hetimeve, implementimin e masave të parapara ne Programin

Kombëtar Antikorrupsion. Pjesëmarrësit në programin e edukimit përfshijnë

shumicën e ministrive të Republikës së Lituanisë, Qendrën lituaneze për parandalimin

e krimit dhe ekspertët nga Phare.

Qëllimi kryesor i këtij programi është edukimi i publikut dhe shpërndarja e

informacioneve për aktivitetet antikorrupsion dhe parandalimin e korrupsionit.

Korrupsioni shihet më shumë si një problem urgjent në vendet postkomuniste se sa në

shtetet perëndimore. Sistemet komuniste janë bazuar në korrupsion si një forcë e

konsoliduar, ku kleptokracia dhe klientelizmi janë bërë normë. Një sjellje dhe mënyrë

e tillë e të menduarit ka penguar krijimin e shteteve demokratike dhe të ekonomisë

private të bazuar në konkurrencë të hapur. Për ta trajtuar natyrën e sofistikuar dhe

specifike të krimeve të korrupsionit në Lituani, është themeluar agjencia e posaçme

në vjeshtë të vitit 1997, e quajtur Shërbimi Special për Hetime (STT).

Programi Kombëtar Antikorrupsion (më poshtë i referuar si PKAK), i përshtatur nga

Seimas ka pasur një objektivë më të gjerë se sa detektimi i krimeve të korrupsionit.

Një theks i veçantë është vënë mbi parandalimin e korrupsionit dhe edukimit të

shoqërisë. Për një nga detyrat kyçe, PKAK thotë me sa vijon:

Në mënyra të ndryshme të promovohet jotoleranca për manifestimin e korrupsionit:

për këtë qëllim është e nevojshme vendosja e një bashkëpunimi të ngushtë me

organizatat joqeveritare dhe mass mediet, zhvillimi dhe futja e programeve

antikorrupsion në sistemin e edukimit.

Plani i Veprimit i PKAK-së, sigurohet për zhvillimin dhe zbatimin e rekomandimeve

metodologjike për edukimin antikorrupsion.

Për më tepër, neni 10 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, i vitit 2002, përcakton

përfshirjen e edukimit antikorrupsion në programin e përgjithshëm mësimor si në

vazhdim:

1. Edukimi antikorrupsion është një pjesë integrale e ngritjes së vetëdijes së

publikut nga pikëpamja e promovimit të integritetit personal, përgjegjësisë

qytetare, të kuptuarit e të drejtave të njeriut dhe detyrave ndaj shoqërisë dhe

shtetit të Lituanisë dhe sigurimit të implementimit të qëllimeve të parandalimit

të korrupsionit.

2. Edukimi antikorrupsion i publikut duhet të bëhet në të gjitha llojet dhe nivelet

e edukimit institucional në përputhje me programet adekuate të edukimit,

përmes medieve dhe mjeteve tjera.

15

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Shkollat e përgjithshme kanë marrë pjesë aktivisht në zhvillimin e mjeteve

metodologjike. Gjatë shpalljes së tenderit për pjesëmarrje në pilot projekte, 70 shkolla

u përgjigjën pozitivisht. Si rezultat i kësaj, u zgjodhën 11 ekipe shkollore, të përbëra

nga mësimdhënës të psikologjisë, etikës, historisë, shkencave politike dhe edukimit

qytetar. Gjatë mbajtjes së punëtorive, ata fituan njohuri dhe mësuan teknika të reja për

t’i aplikuar gjatë leksioneve të tyre dhe aktiviteteve të tjera edukative. Në vitin 2004,

u bë trajnimi gjatë shërbimit për ata mësimdhënës, të cilët nuk morën pjesë në

projekte.

Si mund të përdoret ky mjet metodologjik?

Hartuesit e këtij mjeti, shpresojnë se ky publikim do t’u ndihmojë mësimdhënësve që

të jenë të gatshëm për t’u përfshirë në edukimin antikorrupsion dhe të marrin më

shumë njohuri mbi konceptin e korrupsionit dhe mundësitë e integrimit të trajnimit

antikorrupsion në disiplinat kryesore dhe aktivitetet shtesë të programit mësimor. Ata,

gjithashtu, besojnë se kjo do t’i inkurajojë nxënësit që të kenë interesim më të madh

për jetën publike, të jenë më aktivë dhe të tregojnë forcën e arsyetimit, derisa shprehin

qëndrimet e tyre qytetare përkitazi me çështjet të cilat janë me rëndësi për të gjithë ne.

Shembujt praktikë të mësimeve dhe aktiviteteve shtesë të programeve mësimore do të

ndihmojnë që të kuptohet më mirë përmbajtja e trajnimit antikorrupsion dhe

mundësitë e aplikimit të metodave të prezantuara.

Për ata që kanë nevojë për më shumë informata, është prezantuar materiali shtesë dhe

janë dhënë referenca për burimet e informacionit, përfshirë këtu edhe faqet e

internetit. Për më shumë informata për trajnimet në shërbim të programit “Mundësitë

e Edukimit Antikorrupsion në Edukimin e Përgjithshëm Shkollor”, ju lutemi

kontaktoni Qendrën Moderne Didaktike përmes adresës së mëposhtme: Studentu 39-

401, LT-08106 Vilnius; tel/fax (+370 5) 275 14 10; e-mail: daiva.dc@vpu.lt; http:

www.vpu.lt/scd

16

Korrupsioni në lëvozhgë

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Ka shumëçka të flitet për korrupsionin, por jo gjithçka që konsiderohet si korrupsion

nga publiku ose mediet, në të vërtetë është korrupsion. Në anën tjetër, korrupsioni nuk

njihet gjithmonë si vepër kriminale. Ndonjëherë ekziston një perceptim sipërfaqësor i

arsyeve, parakushteve, pasojave të korrupsionit dhe mënyrave për ta luftuar atë. Në

këtë mënyrë, para se të fillojmë trajnimin e mësimdhënësve kundër korrupsionit, do të

sqarohet kuptimi i termit korrupsion si dukuri.

Ç’është korrupsioni?

Në disa pika, fjala ‘korrupsion’ kishte kuptimin e prishjes dhe rënies morale. Sot,

definicioni i shkurtër është keqpërdorimi i fuqisë së pushtetit për interesa

personale. PKAK e definon korrupsionin si “çdo shërbyes civil ose person me status

ekuivalent që nuk sillet në përputhje me ligjet dhe standardet e vendosura të etikës ose

të gradimit dhe njëkohësisht kërkon përfitime materiale për vete apo për persona të

tjerë, duke dëmtuar në këtë mënyrë interesat shoqërore dhe shtetërore.”.

Ekzistojnë shumë përkufizime për korrupsionin dhe në mënyrë konstante ato i

nënshtrohen ndryshimeve, varësisht nga perceptimi i kësaj dukurie. Prandaj është më

e lehtë që të identifikohet korrupsioni me karakteristikat e veta se sa si përkufizim.

Krahasimi i koncepteve të ndryshme për korrupsionin tregon se veprat e njohura si

korrupsion në përgjithësi mund të jenë kur:

1. Personalitete në pushtet marrin vendime që janë relevante për shoqërinë;

2. Shkelja e normës ligjore që rregullon vendimmarrjen, legjislacionin, parimet,

kriteret, procedurat për qëllime të caktuara.

3. Persona që kërkojnë vendime të favorshme për ta.

4. Shkëmbime të dëmshme reciproke midis vendimmarrësit dhe atyre që e

kërkojnë këtë vendim;

5. Shkelje e normave të vendimmarrjes, dëme të shkaktuara shoqërisë (Van

Duyne, 2001:74-76)

Me fjalë të tjera, korrupsioni blen apo shet vendime, duke shkelur drejtësinë. Drejtësia

mund të marrë ose formë ligjore (kur shkelet një normë e shkruar) ose një formë

morale (kur nuk ka standarde të vendosura të mirësjelljes, por që ekziston ndjenja e

përbashkët se një vepër e tillë është e padrejtë).

Sipas definicioneve të dhëna më lart, vendimet korruptive janë vetëm ato të cilat

‘shiten’ nga shërbyesit civilë dhe politikanët, derisa vetë korrupsioni mund të jetë

publik dhe politik. Në fakt, korrupsioni mund të ndodh edhe në sektorët jo qeveritarë

dhe ky konsiderohet krim kur shkel interesat e publikut.

17

Format e korrupsionit

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Vendimet e shitura mund të kenë ndikim mbi disa çështje të ndryshme (sigurimi dhe

lehtësimi i shërbimeve, lejeve dhe vizave, punësimi dhe gradimi i të punësuarve;

nxjerrja e ligjeve; heqja e dënimeve, fshehja e krimit; shpërblimi dhe përfitime të tjera

materiale; grante; urdhra shtetërore, sigurime të informacioneve sekrete; lirimi nga

tatimet etj.( Në shkëmbim të këtyre vendimeve, mund të ofrohen forma të ndryshme

shpërblimi, ka shumë forma të korrupsionit dhe është vështirë të bëhet klasifikimi i

tyre. Ajo që e bën detyrën akoma më të vështirë se në disa vende të ndryshme, krime

të ndryshme konsiderohen korrupsion (mitoja me sa duket është një përjashtim).

Krimet e korrupsionit të përfshira në legjislacionin e vendeve të ndryshme janë si në

vazhdim:

1. Marrja, zhvatja ose dhënia e mitos;

2. Menaxhimi i keq apo përvetësimi i pronave të shtetit;

3. Përdorimi jo i ligjshëm i informacioneve shtetërore konfidenciale;

4. Tregtia përmes ndikimit dhe përdorimi i saj për përfitime personale;

5. Mashtrimi në zgjedhje dhe ndërhyrja në to;

6. Përhapja e informacioneve të pasakta ose sigurimi i tyre për t’i çorientuar

hetuesit;

7. Pasurimi jo ligjor;

8. Pengimi ose ndërhyrja në urdhrat shtetërore;

9. Dënimi i personave, të cilët informojnë për sjellje të pahijshme të zyrtarëve

10. Moskryerja

11. Dëmtimi i shërbimeve publike (Grosse, 2000)

Në përpjekje për të bërë një klasifikim të vargut kaotik të mundësive për

korruptim, P Van Duyne ka sugjeruar një sistem të bazuar në sektorë (Van Duyne,

2001:76). Sistemi tregon se korrupsioni është i mundshëm në tre sektorë (publik,

privat dhe politik), gjithashtu edhe ndërmjet tyre siç vijon:

Sektori publik Sektori privat Sektori politik

Sektori publik X X X

Sektori privat X X

Sektori politik X

Mbi bazën e këtij klasifikimi, janë të mundura gjashtë grupe krimi. Forma e njëjtë

e krimit p.sh. mitoja, mund të ndodh në çdo grup.

Argumentet ‘për’ dhe ‘kundër’ korrupsionit

Hulumtimet e para sistematike për pasojat e korrupsionit janë bërë jo shumë kohë

më parë. Në të kaluarën, disa ekonomistë dhe politikanë kanë thënë se korrupsioni

ishte i dobishëm për shkak se:

• lehtësonte vendimmarrjen duke ia lyer rrotat makinerisë së shtetit dhe në

këtë mënyrë rriste efikasitetin ekonomik.

• kursente kohë dhe pasi ‘koha është para’, ai gjithashtu kursente para;

18

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

• transferonte parimet e konkurrencës së tregut të lirë në fushën e

strukturave shtetërore, pasi që shuma e mitos së ofruar gjatë konkurrimit

tregonte kapacitetin e kompanisë;

• kompensonte të ardhurat e vogla të shërbyesve civilë duke kursyer fondet

buxhetore.

Por një shikim më i hollësishëm i efektit të korrupsionit dhe nivelit të tij në vende të

ndryshme dhe ekonomitë e tyre, tregon rolin negativ që korrupsioni ka luajtur në një

numër të fushave të jetës publike.

Efekti në ekonomi

• në shtetet e korruptuara, komuniteti i biznesit duhet të ndajë disa nga fondet e

veta për korrupsionin, çfarë shkurton investimet dhe prodhimin kombëtar

bruto;

• korrupsioni i zë frymën konkurrencës së lirë, me dëmin më të madh që u

shkaktohet kompanive të vogla;

• me konkurrencën në rënie, cilësia e mallit dhe e shërbimeve bëhet më e keqe;

• të ardhurat shtetërore bien dhe ekonomia në hije rritet;

• aty ku tolerohet korrupsioni, shërbyesit civilë marrin të ardhura të vogla dhe,

me gjithë buxhetin e kursyer, qytetarët e rëndomtë duhet t’u paguajnë atyre

mito nga xhepat e vet;

• investuesit e huaj kanë më pak besim tek shteti dhe kontributi i tyre ndaj

ekonomisë së vendit bie.

Efekti mbi qeverisjen e shtetit:

• Më pak investime shtetërore dhe më pak efikasitet i ndërmarrjeve shtetërore

• Fushat e aktiviteteve qeveritare dhe strukturat e shpenzimeve i nënshtrohen

ndryshimit – zyrtarë publikë të korruptuar “shtyjnë” projektet, të cilat

garantojnë shuma më të mëdha.

• Egoizmi i zyrtarëve publikë lë në hije të menduarit strategjik në kuptimin e

nevojave të shtetit, prandaj mungon vëmendja e duhur për problemet

ekonomike dhe sociale;

• Kualiteti i shërbimeve publike bie.

Pasojat socio-politike:

Shkaktari themelor i korrupsionit është egoizmi. Në këtë mënyrë, nuk mund ta

konsiderojmë korrupsionin si formë të jashtëzakonshme dhe patologjike e sjelljes:

secili nga ne priret të kujdeset për vete. Tundimi për të vepruar në mënyrë korruptive

ngrihet me rritjen e nevojave të konsumit dhe mirëqenia personale bëhet më e

rëndësishme se sa ajo publike, e cila pothuajse lihet në harresë. Si rezultat, politikanët

dhe shërbyesit civilë, fillojnë të keqpërdorin pozitën e tyre për të krijuar mirëqenie

personale. Duke e parë këtë, të rinjtë i shohin shërbimet civile si një mënyrë jetese

komode dhe atraktive. Shoqëria konsumuese nuk i duron skandalet e korrupsionit,

megjithatë mos durimi i saj është disi thikë me dy presa: është më e pakënaqur, sepse

dikush ka përfitime më të mëdha se sa për faktin e ekzistimit të vetë korrupsionit.

19

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Me gjithë homogjenitetin e natyrës njerëzore, shoqëritë nuk janë të korruptuara njëjtë.

Niveli i korrupsionit mund të lidhet me kulturën, mentalitetin dhe traditat e një

shoqërie të caktuar. Për shembull, mendohet se korrupsioni si një e keqe më lehtë

kuptohet nga shoqëritë protestante, sepse etika protestante bën një dallim më të qartë

midis vlerave publike dhe atyre individuale. Në shoqëritë ku korrupsioni është gati i

ligjshëm si p.sh, klientelizmi si forcë konsoliduese në sistemet komuniste, është

shumë më e vështirë të ndryshohen veset e jetesës dhe të menduarit.

Korrupsioni më shumë lëshon rrënjë në vendet ku njerëzit janë më pak të arsimuar,

ndërsa vetëdija publike është më e ultë.

Korrupsioni mund të nxitet nga një numër faktorësh shoqërorë dhe ekonomikë:

ekonomia e dobët, papunësia, buxheti shtetëror i administruar keq, ndërhyrja e

shteteve më të fuqishme dhe korporatave. Shërbyesit civilë mund të demoralizohen

nga pagat e ulëta, gradimi që nuk ka të bëjë me kualitetin e punës, qëllimet jo të qarta

të organizatës dhe klientelizmin e krijuar midis eprorit dhe vartësit.

Strategjitë antikorrupsion

Në vitet e fundit, shtetet demokratike kanë zhvilluar gjithnjë e më shumë iniciativa

politike dhe publike për ta luftuar korrupsionin. Për këtë qëllim është krijuar

organizata ndërkombëtare, Transperancy International (TI). Ajo bën hulumtime për

korrupsionin në nivele të ndryshme, në shtete të ndryshme dhe zhvillon e përhap

standardet antikorrupsion. Aksionet kundër korrupsionit janë përkrahur nga Banka

Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe

Zhvillim, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Në republikën e Lituanisë,

trupi kryesor që koordinon luftën kundër korrupsionit është Shërbimi Special për

Hetime, i themeluar në vitit 1997.

Reduktimi i nivelit të korrupsionit nuk është një proces as i lehtë dhe as i shpejtë. Pasi

që shkaqet e korrupsionit mund të përbëhen nga faktorë të ndryshëm të drejtpërdrejtë

dhe të tërthortë, (përfshirë këtu politikën jo të duhur ekonomike, vetëdijen e ultë të

publikut, shoqërinë e dobët civile, mungesën e përgjegjësisë së institucioneve

shtetërore dhe traditat kombëtare), lufta kundër korrupsionit duhet të marrë një qasje

të shenjtë të rrethuar nga një llojllojshmëri masash. Derisa korrupsioni është një krim

sistematik, dënimi i zyrtarëve mbetet një shou i “kurbanit në gjyq” me publikun e

vetëdijshëm për një numër të tjerësh, të cilët janë njësoj fajtorë, por që kanë arritur të

ikin.

Duke i pasur parasysh arsyet që lehtësojnë praninë dhe rritjen e korrupsionit në një

vend të caktuar, strategjitë antikorrupsion mund të përbëhen nga një varg masash, si

për shembull:

• Miratimi i kritereve të qarta dhe procedurave për punësimin dhe avancimin e

shërbyesve civilë;

• Vendosja e procedurave të qarta (transparente) për t’i bërë vendimet relevante

për publikun dhe shtetin që janë të bazuara në paanshmëri dhe që synojnë

mirëqenien e qytetarëve;

• Ndarja e posteve politike dhe shtetërore; ndalesat e vëna mbi shërbyesit

publikë komunalë për të përfaqësuar partitë politike;

• Ndalesat e vëna për shërbyesit civilë për të marrë pjesë në aktivitetet

komerciale;

• Kërkimi i transparencës dhe ligjshmërisë së të ardhurave dhe shpenzimeve të

partive politike;

20

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

• Monitorimi dhe deklarimi i të ardhurave të politikanëve;

• Regjistrimi i dhuratave të marra nga politikanët;

• Zhvillimi i kodeve të mirësjelljes për shërbyesit civilë dhe politikanët për të

plotësuar sistemin ligjor;

• Plotësimi i legjislacionit me definicione të qarta për veprat e korrupsionit;

• Autorizimi i vendimeve të miratuara nga shërbyesit civilë dhe vendosja e

kërkesës për të pasur një vendim të një rëndësie të veçantë të marrë me

aprovim të përbashkët;

• Përmirësimi i procedurave për prokurimin publik dhe privatizimi i pronës

shtetërore.

Masat antikorrupsion të synuara në Lituani, janë siguruar nga programi kombëtar

antikorrupsion. Edukimi, luan një rol kryesor në përpjekje për të ngritur dhe ndërtuar

vetëdijen qytetare.

OPSIONET E MUNDSHME PËR EDUKIMIN ANTIKORRUPSION NË

SHKOLLA

Edukimi antikorrupsion në shkolla mund të jetë formal dhe joformal. Në nivelin

formal, elementet e edukimit antikorrupsion mund të përfshihen në programin

mësimor të arsimit të përgjithshëm. Në nivelin joformal, mund të promovohen

iniciativat shtesë të programit mësimor si: fushatat qytetare, konferencat e nxënësve

dhe organizime të tjera.

Pasi që caku kryesor i edukimit antikorrupsion është formimi i vetëdijes qytetare,

ambienti më i favorshëm për këtë janë disiplinat shoqërore, përfshirë këtu edukatën

qytetare, historinë, shkencat politike dhe etikën. Lidhja me këto disiplina është e

pashmangshme, sepse problemi i korrupsionit diskutohet duke përdorur terma ligjorë,

politikë, historikë dhe ekonomikë.

Integrimi i edukimit antikorrupsion në rrjedhën e arsimit të përgjithshëm, është i

pamundur pa e vënë atë në një kontekst të caktuar. Për shembull, është shumë e

vështirë të kuptohet problemi i korrupsionit pa diskutuar së pari qëllimin e shërbimit

civil, kërkesat etike dhe ligjore për shërbyesit civilë. Nëse këto tema nuk shqyrtohen

gjatë leksioneve të edukatës qytetare ose shkencave politike, mund të jetë i vështirë

integrimi i edukimit antikorrupsion në përgjithësi. Në anën tjetër, edukimi

antikorrupsion nuk ka të bëjë vetëm me mësimdhënie, por edhe për sigurimin e

informacioneve. Koncepte të rëndësishme dhe vlera mund të transmetohen gjatë

diskutimit gjithashtu edhe të temave të tjera.

Çdo herë kur bëhet një sugjerim për të përfshirë tema të reja në programin mësimor të

arsimit të përgjithshëm, ekziston një brengë se ka shumë programe dhe shumë pak

kohë për t’i mbuluar ato. Sugjerimi për të filluar edukimin antikorrupsion nuk përbën

përjashtim. Sidoqoftë, kjo brengë mund të bëhet më e lehtë pasi ekzistojnë shumë

mënyra për të integruar materialin e lëndës.

Një mënyrë për t’u marrë me këtë çështje është formulimi i qartë dhe theksimi i

problemeve të edukimit antikorrupsion dhe krijimi i një moduli të veçantë prej disa

leksionesh. Një mënyrë tjetër e prezantimit të lëndës, është të diskutohet ajo si pjesë e

temave dhe problemeve të tjera, duke e prezantuar atë si një ilustrim apo specifikim të

një rasti të caktuar. Ne do t’iu prezantojmë të dy shembujt: atë të modulit të integruar

dhe të programit të integruar. E rëndësishme është që edukimi antikorrupsion të mos

mësohet ndaras nga disiplinat e tjera.

21

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Një problem i veçantë i edukimit antikorrupsion është si të parandalohet që ai të bëhet

kurs për të mësuarit e sjelljes korruptuese. Sikurse në shumë raste të tjera kur

përpjekjet e shkollës për mësimin e normave që janë e kundërta e sjelljes “komode”,

edukimi antikorrupsion, kërkon që mësimdhënësit të ushtrojnë dijen e tyre,

mprehtësinë psikologjike dhe aftësitë metodike derisa prezantojnë temën.

Qëllimi i edukimit antikorrupsion është që të ndërtohen vlerat dhe të zhvillohen

kapacitetet e nevojshme për të formuar qëndrimin qytetar të nxënësve kundër

korrupsionit.

Detyrat e edukimit antikorrupsion:

1. Njohja e dukurisë së korrupsionit: esenca, arsyet dhe pasojat e tij

2. Promovimi i jotolerancës ndaj korrupsionit

3. Demonstrimi i mundësive për luftimin e korrupsionit

4. Kontributi ndaj standardeve, që tashmë janë përfshirë në programin mësimor

të arsimit të përgjithshëm,

• Vlerat (respektimi i vlerave demokratike; interesimi për gjithçka që ndodh;

ndershmëria, përgjegjësia për veprimet dhe sjelljen e dikujt; vetëpërmirësimi i

vazhdueshëm si dhe përmirësimi i njohurive dhe kompetencave shoqërore dhe

kulturore etj).

• Forcimi i kapaciteteve (për të komunikuar, gjetur, proceduar dhe transmetuar

informacionet; të menduarit kritik dhe zgjidhja e çështjeve; planifikimi

racional dhe organizimi i aktiviteteve; menaxhimi i kohës, i burimeve

financiare dhe burimeve të tjera; veprimi kreativ, me domethënie, marrja e

iniciativave, të qenët i pavarur, marrja e përgjegjësisë për veprimet e dikujt,

komunikimi dhe bashkëpunimi, zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve

në mënyrë konstruktive, pjesëmarrja në jetën shoqërore në shkollë,

komunitetin lokal dhe shoqëri; nëse është e nevojshme ushtrimi i udhëheqësve

në zbatimin e planeve, etj.

Rezultati përfundimtar është formimi i një personaliteti i cili është i vetëdijshëm për

kërcënimet që paraqet korrupsioni për mirëqenien publike dhe sigurinë shtetërore,

jotolerant ndaj shfaqjeve të korrupsionit, i aftë dhe që kërkon të eliminojë këtë të

fundit.

22

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

KONCEPTET KRYESORE TË PËRDORURA NË EDUKIMIN

ANTIKORRUPSION

Korrupsioni është një aktivitet i drejtpërdrejtë ose i tërthortë, kërkesë a pranim i një

materiali a përfitimi tjetër (një dhuratë, shërbim, premtim a privilegj) nga shërbyesi

civil apo nga personi me një status ekuivalent, për veten ose për një person tjetër, për

kryerjen a moskryerjen e një funksioni të caktuar. Gjithashtu janë veprimet ose

mosveprimet e një shërbyesi civil a një personi me status ekuivalent në kërkim të

marrjes së një materiali dhe përfitimeve të tjera për veten dhe persona të tjerë.

Korrupsioni është një ofertë e drejtpërdrejtë ose e tërthortë, apo sigurimi i një

materiali a përfitimi tjetër (një dhuratë, shërbim, premtim a privilegj) ndaj një

shërbyesi civil a një personi me status ekuivalent për kryerjen a moskryerjen e

funksioneve të caktuara, si dhe aktivitetet e ndërmjetësimit për kryerjen e veprimeve

të specifikuara në paragraf. ( Ligji mbi Shërbimin Special për Hetime, 2000).

Parandalimi i korrupsionit nënkupton zbulimin dhe eliminimin e shkaqeve dhe

kushteve të korrupsionit përmes zhvillimit dhe zbatimit të një sistemi të masave

adekuate, sikurse edhe të përmbajturit e personit për moskryerjen e krimeve të

korrupsionit.

Krimet e korrupsionit përfshijnë marrjen e ryshfetit, marrjen e ryshfetit përmes

ndërmjetësuesit, ofrimin e ryshfetit, krime të tjera të kryera në sektorin publik, ose

gjatë ofrimit të shërbimeve publike për përfitime personale a për përfitime të të

tjerëve, përfshirë këtu tejkalimin dhe keqpërdorimin e autoritetit të dikujt,

keqpërdorimin e detyrës, falsifikimin e dokumenteve e pajisjeve matëse, shpërdorimin

a përvetësimin e pronës, zbulimin e një sekreti zyrtar apo komercial, një deklaratë

false për të ardhurat, profitin apo pronën, legjitimimin e veprimeve të krimit,

ndërhyrjen në veprimet e një shërbyesi civil a të një personi që kryen funksione

publike apo veprime të tjera kriminale, qëllimi i të cilave është kërkimi, zhvatja dhe

dhënia e ryshfetit apo përpjekja për mbulimin e dhënies dhe marrjes së ryshfetit.

Marrja e ryshfetit (neni 225 i Kodit Penal të Republikës së Lituanisë, 2000).

Një shërbyes civil, zyrtar apo person me një status ekuivalent, i cili në mënyrë të

drejtpërdrejtë ose të tërthortë për interesa të veta a për interesa të të tjerëve, pranon,

premton e bën një marrëveshje për të pranuar ryshfet, kërkon ose provokon që të

jepet/merret ryshfet në shkëmbim të veprimeve të ligjshme dhe të paligjshme, duke

dëmtuar autoritetin e vet (kjo është forma më e thjeshtë e manifestimit të tij).

Shkalla e lartë është 250 MMW (aktualisht, 1 MMW është LTL 125).

Vepra penale është deri në 1 MMW.

Përgjegjësia për marrjen e ryshfetit bie jo vetëm mbi personin e thjeshtë, por edhe mbi

entitetin ligjor (një entitet ligjor i nënshtrohet gjobave të mëdha monetare, kufizimeve

të aktiviteteve, etj). (Neni 20 i Kodit Penal të Republikës së Lituanisë, 2000).

Dhënia e ryshfetit (Neni 227 i Kodit Penal të Republikës së Lituanisë, 2000).

Çdo person që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ofron, premton a jep ryshfet

për një shërbyes civil, zyrtar a person me status ekuivalent në shkëmbim të veprimeve

të ligjshme a të paligjshme dhe mosveprimeve në dëm të autoriteteve apo ndaj një

ndërmjetësuesi që kërkon rezultate të njëjta.

23

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Një person duhet të lirohet nga përgjegjësia penale për korruptim, nëse atij i është

kërkuar ose është provokuar për të dhënë ryshfet, nëse atij i është ofruar, premtuar apo

dhënë ryshfet, për të cilin institucionet e zbatimit të ligjit kanë qenë të vetëdijshme.

Keqpërdorimi i zyrës (Neni 228 i Kodit Penal të Republikës së Lituanisë, 2000).

Një shërbyes civil a person me një status ekuivalent që keqpërdor pozitën e tij,

tejkalon autoritetin e tij dhe nëse këto veprime i shkaktojnë dëm substancial shtetit,

trupit publik ndërkombëtar, entitetit ligjor a një personi fizik.

Moskryerja e detyrave zyrtare ( Neni 229 i Kodit Penal të Republikës së Lituanisë,

2000).

Një shërbyes civil a një person me status ekuivalent që për shkak të neglizhencës

dështon të kryejë detyrat e tij zyrtare, ose i kryen ato në mënyrë të gabuar dhe nëse

këto veprime i shkaktojnë dëm shtetit, trupit publik ndërkombëtar, entitetit ligjor a një

personi fizik.

Dënimi për kryerjen e këtyre krimeve përfshin:

• Ndalimin për të kryer një punë të caktuar apo angazhimin në aktivitete të

caktuara

• Heqjen e lirisë deri në tre vjet (nëse bëhet fjalë për shkallën e lartë nga dy deri

në tetë vjet).

Zyrtari publik është personi, i cili derisa punon për autoritetet shtetërore, komunale

apo institucione, për institucionet e zbatimit të ligjit, kontrollit të shtetit dhe

mbikëqyrjen e institucioneve apo institucione ekuivalente me to, kryen funksione të

një përfaqësuesi të shtetit apo ka pushtet administrativ (Neni 290 i Kodit Penal të

Republikës së Lituanisë, 2000).

Zyrtarët publikë konsiderohen të jenë këta persona: Presidenti i Republikës së

Lituanisë, anëtarët e Seimas, kryeministri, kryetari i Bordit të Bankës së Lituanisë,

kontrolluesi i Shtetit, ministrat, Ombudsmani i Seimas, përfaqësuesit e qeverisë në

vend, guvernatorët e qarkut, këshilltarët komunalë, kryetarët e komunave, anëtarët e

këshillave drejtues, gjyqtarët, noterët, prokurorët, hetuesit, të punësuarit e ministrisë

së mbrojtjes kombëtare, ministrisë së rendit, departamentit të shtetit për siguri,

departamenti i doganave nën ministrinë e financave, policët, krerët e institucioneve që

kryejnë funksionet e kontrollit dhe mbikëqyrjes, krerët e inspektorateve, zëvendësit e

tyre, inspektorët etj.

Zyrtarët publikë janë shërbyes civilë të njohur me ligj. Kjo do të thotë se përveç

Ligjit për Shërbime Civile, ata duhet të sillen në pajtim me statusin e tyre përkatës.

Për shembull, një zyrtar i Shërbimit Special për Hetimeve duhet të veprojë gjithashtu

edhe në përputhje me statutin e Shërbimit Special për Hetime. E njëjta aplikohet edhe

për agjencitë e tjera për zbatimin e ligjit.

Shërbyesi civil është personi i cili punon në shërbime civile, një politikan i shtetit, një

shërbyes civil i administratës publike sipas Ligjit për Shërbime Civile, si dhe persona

të tjerë, të cilët gjatë punës për autoritetet shtetërore apo komunale, institucionet e

zbatimit të ligjit, kontrollit të shtetit dhe mbikëqyrës së institucioneve apo të

institucioneve ekuivalente me to, kryejnë funksione të përfaqësuesit të shtetit ose kanë

24

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

pushtet administrativ, si dhe kandidatët zyrtarë të detyrave të përmendura më lartë.

(Neni 230 i Kodit Penal të Republikës së Lituanisë, 2000).

Personat që kanë pushtet përkatës në institucionet shtetërore të jashtme, organizata

publike ndërkombëtare apo autoritetet gjyqësore ndërkombëtare, si dhe kandidatë

zyrtarë për detyrat e përmendura, duhet të konsiderohen ekuivalent me shërbyesit

civilë.

Për më tepër, personat që punojnë në ndonjë nga institucionet shtetërore, jo qeveritare

apo private apo që janë të angazhuar në aktivitetet profesionale dhe që kanë pushtet

relevant në administratën publike, përveç personave që sigurojnë funksione

ekonomike apo teknike, duhet të konsiderohen ekuivalent me shërbyesit civilë.

Personat që punojnë në shërbime civile janë politikanët e vendit, shërbyesit civilë të

administratës publike sipas Ligjit për Shërbime Civile, personat e tjerë të cilët derisa

punojnë për institucionet shtetërore apo komunale, për institucionet e zbatimit të ligjit,

kontrollit të shtetit, institucione mbikëqyrëse ose institucione ekuivalente me to,

kryejnë funksione të përfaqësuesve të shtetit ose kanë pushtet administrativ, si dhe

personat, të cilët punojnë në organizma që marrin fonde nga shteti dhe buxheti

komunal dhe fondacionet dhe që kanë pushtet administrativ. (1997 Ligji për

Rregullimin e interesave Publike dhe Private në Shërbimet Publike).

Standardet antikorrupsion janë një varg normash ligjore dhe sjelljesh, të cilat

ndihmojnë për reduktimin e veprave korruptuese.

Interesi publik nënkupton besimin e publikut lidhur me vendimmarrjet e paanshme

dhe të drejta të personave në shërbimet civile (1997 Ligji për Rregullimin e interesave

publike dhe private në shërbimet publike).

Interesi privat nënkupton interesin privat ekonomik apo jo ekonomik të një kandidati

apo personi në shërbimet civile (ose e një të afërmi të tij apo anëtari të familjes), i cili

mund të ndikojë në vendimmarrjen e tij në dëm të detyrave të tij zyrtare. (1997 Ligji

për rregullimin e interesave publike dhe private në shërbimet publike).

Konflikti i interesave nënkupton situatën, ku një person në shërbimet civile, i cili

gjatë kryerjes së detyrave të tij apo udhëzimeve, është i obliguar të marrë një vendim

ose të marrë pjesë në një vendimmarrje ose të ndjekë udhëzimet që kanë të bëjnë me

interesin e tij privat. ((1997 Ligji për Rregullimin e interesave publike dhe private në

shërbimet publike).

Lobimi nënkupton procesin, përmes së cilit shkëmbehen informatat dhe mendimi i

grupit, organizatës apo e një pjese të kësaj u transmetohet zyrtarëve publikë (i

zgjedhuri dhe i emëruari), me synim që të ndikohet në vendimmarrje për përfitime të

tyre.

Klientelizmi është sistemi i marrëdhënieve të bazuara në zotimet përfituese reciproke

dhe lidhjet me një mbrojtës dhe një personi tjetër apo personave (klientë).

Nepotizmi është punësimi i të afërmeve, shokëve apo të njohurve të afërm pa

konkurrencë, derisa shkelet parimi i personit më adekuat për vendin e duhur. Kjo

25

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

krijon një sistem të të korruptuarve dhe kolegëve të cilët i kanë borxh njëri-tjetrit; ky

sistem përdoret gjatë marrjes së vendimeve.

PËRMBAJTJA E EDUKIMIT ANTIKORRUPSION NË SHKOLLA

Pikëpamje të ngushta dhe të gjera (kontekstuale)

Edukimi antikorrupsion në shkolla mund të ketë të paktën dy forma. E para është

shtojca e programit mësimor dhe aktiviteteve shtesë të këtij programi me tema që

kanë të bëjnë me korrupsionin. Kjo do të ishte e lehtë që të organizohet, nuk do të

zgjaste shumë, megjithatë do të dukej si ‘shtesë’ e programit mësimor dhe njëra nga

temat. Forma e dytë është integrimi i analizës së vlerave themelore dhe koncepteve që

kanë të bëjnë me dukurinë e korrupsionit në disiplinat që tashmë janë ligjëruar, duke i

kushtuar vëmendje të posaçme aspekteve, të cilave nuk u është kushtuar shumë

vëmendje më parë.

Forma e parë e edukimit antikorrupsion nuk është e lehtë vetëm për t’u organizuar por

gjithashtu është e lehtë që të kontrollohet: thjesht duke u siguruar se të gjitha shkollat

ose grupet e klasave marrin pjesë në organizimin antikorrupsion. Forma e dytë kërkon

disa vjet trajnim shoqëror. Prandaj, derisa të bëhet zgjedhja, duhet të sigurohet se

mësimdhënësit e disiplinave shoqërore janë të njoftuar me objektivat e edukimit

antikorrupsion, më përmbajtjen e tij dhe me mundësitë. Sigurisht, ekziston edhe

mënyra e tretë: përfshirja e nxënësve në lëvizjet publike antikorrupsion dhe fushatat

për ngritjen e vetëdijes, megjithatë këto lëvizje mund të iniciohen vetëm pjesërisht

nëpër shkolla, prandaj programi ynë nuk do t’i diskutojë të gjitha variacionet e tyre.

Ky botim bazohet në dy mënyra të mundshme të realizimit të edukimit

antikorrupsion: atë të ngushtë dhe të gjerë (të integruar). Qëllimi i programit të

ngushtë është që të njihet korrupsioni si dukuri tek nxënësit, derisa programi i gjerë

përfshin një grup temash në të cilat edukimi antikorrupsion mund të integrohet.

Përveç kësaj, ne japim edhe një shembull të një programi të integruar, i cili është

zbatuar: një tabelë që tregon temat që kanë të bëjnë me korrupsionin, të integruar në

librat shkollore në klasë të ndryshme.

Temat kryesore të edukimit antikorrupsion

Koncepti i korrupsionit. Një llojllojshmëri definicionesh. Kriteri në bazë të të cilit

është bërë dallimi midis korrupsionit dhe llojeve të tjera të krimit. Subjektet e krimeve

të korrupsionit dhe llojllojshmëria e formave.

Pasojat e korrupsionit. Pasojat ekonomike, shoqërore, politike dhe morale. Dëmi i

dukshëm dhe ai i padukshëm. Viktimat e krimeve të korrupsionit.

Origjina e korrupsionit. Përhapja e korrupsionit në periudha të ndryshme kohore,

shoqërore dhe regjime. Shkaktarët psikologjikë, kulturorë, shoqërorë, ekonomikë dhe

politikë të korrupsionit. Mundësitë e korrupsionit në organizmat demokratike (parti

politike, zgjedhje, parlament, qeveri, gjykata dhe autoritete vendëse). Interesat publike

dhe private.

Mundësitë e luftimit të korrupsionit. Roli i shoqërisë civile (vetëkontrolli,

jotoleranca, vetëdija). Roli i medieve (sinqeriteti). Forcimi i kornizës ligjore: ligjeve,

26

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

kodeve të etikës dhe rregullave. Mënyrat e eliminimit të shkaktarëve dhe

parakushteve të korrupsionit të siguruara nga strategjitë dhe programet.

Problemet e luftimit të korrupsionit. Niveli i korrupsionit në Lituani (rezultatet e

hulumtimeve). Roli i rezultateve të hulumtimeve dhe skandalet nëpër media në

formimin e qëndrimit ndaj vendit të dikujt. Krimet e korrupsionit të mëdha dhe të

vogla, të dënueshme dhe jo të dënueshme. Vështirësitë e luftës ndaj korrupsionit: një

luftë pa fund.

Programi i integruar i edukimit antikorrupsion

Personaliteti dhe sjellja

• Portreti i vetvetes; kush jam unë dhe çka dëshiroj të bëhem?

• Vlerat personale dhe parimet

• Esenca dhe qëllimi i jetës

• Faktorët e jashtëm ndikues: shembuj, autoritete, role shoqërore, situata

• Kriteri për dallimin e të mirës nga e keqja, sjelljes së mirë dhe asaj të

pahijshme

• Vendimet dhe zgjedhjet, shkaktarët dhe efektet

• Përgjegjësia

Normat e rregulluara të sjelljes

• Koncepti i normës morale, e mira morale dhe e keqja

• Morali dhe tradita

• Veset, zakonet, traditat dhe normat shoqërore

• Marrëdhëniet midis moralit dhe ligjit

• Problemi i mospërsosshmërisë së ligjeve

• Marrëdhëniet midis normave shoqërore rregulluese dhe lirisë personale

Drejtësia

• Drejtësia si ndershmëri

• Të drejtat njerëzore, barazia dhe paanshmëria

• Drejtësia shoqërore (shpërndarja e barabartë).

• Drejtësia si sundim i ligjit

Fajësia dhe krimi

• Dëmi si shkak moral i fajit

• Krimi si shkelje e ligjit

• Shkaqet e krimit

• Dënimi dhe sanksionet e tjera

• Ligjet rregullative të dënimit (Kodi Penal dhe legjislacioni tjetër)

• Vënia në vend e drejtësisë

Shoqëria civile dhe shteti

• Parimet e demokracisë: pjesëmarrja, delegimi dhe përfaqësimi

• Tri drejtimet e qeverisë

• Shërbimi civil, detyrat dhe pushteti

• Kontrolli qeveritar; përgjegjësia, obligimi për të siguruar informacione

27

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Planifikimi i karrierës

• Çfarë mund të bëjë dhe çfarë dua?

• Kriteri për zgjedhjen e profesionit

• Kriteri për zgjedhjen e punësimit

• Kriteri për punësim dhe procedurat

28

Temat Psikologjia Etika Edukata qytetare Historia Shkencat politike

Karakteristikat Teoria e tipareve Kush jeni ju? (Klasa e Një vepër fisnike

Personaliteti karizmatik

personale (klasa e 11-të) 5-të)

(klasa e tetë)

(klasa e 11-të)

Shuma dhe tërësia

(klasa e tetë)

Ndikimi i Teoria e edukimit Motivi i sjelljes (klasa

Bashkimi Sovjetik Autoriteti i dukshëm

rrethit në sjellje shoqëror (klasa e e 7-të dhe e 8-të), Unë

gjatë periudhës së dhe i fshehur (klasa e

11-të)

i përkas (klasës së 7-

stagnimit (Klasa e 11-të). Konflikti midis

të)

10-të)

qytetarëve dhe qeverisë

(klasa e 11-të)

Qëndrimi Qëndrimet dhe Detyrimi për të dhënë “Sjellja është Absolutizmi në

personal dhe stereotipet (klasa (klasa e 6-të). Veset pasqyra në të cilën Francë (klasa e 8-të)

sjellja

e 10-të)

dhe virtytet (klasa e 5- ne shohim vetveten”

të). Unë mendoj dhe (klasa e 8-të). “Çka

unë zgjedh (klasa e 7- është i pandarë dhe

të).

çka është i fituar

(klasa e 10-të)

Detyrat dhe Rolet shoqërore Rregulla, rregulla... Ligji mbi

zotimet (klasa e 12-të) (klasa e 7-të) themeloren e

mbrojtjes së të

drejtave të fëmijëve

në Republikën e

Lituanisë (klasa e 8të)

Egoizmi dhe

altruizmi

Personaliteti dhe sjellja

“Ju dhe komuniteti i

shkollës (klasa 8-të

Vetë angazhimi Detyrat (klasa e 8-të,

11-të dhe 12-të)

Përgjegjësia

29

Nomenklatura në

kampin socialist

(klasa e 10-të)

Dukuria e deficitit

Nevojat dhe

motivet

Nevojat dhe

ambiciet

në ish Bashkimin

sovjetik (klasa e 10të)

“Koncepti i jetës së

mirë” (diskutime në

tryeza të

rrumbullakëta, klasa

e 8-të dhe e 10-të)

Vlera dhe vlerat (klasa

e 6-të). Mirëqenia e të

gjithëve (klasa e 6-të),

Lumturia (klasa e 8të).

Pronësia (klasa e

7-të), Esenca e jetës

(klasa e 10-të dhe e

11-të)

Koncepti i një

jetë të mirë dhe

lumturia

Doktrinat politike (klasa

e 11-të)

“Fundi arsyeton

mjetet” (klasa e 8-të)

Fundi dhe

mjetet

Koncepti moral

i drejtësisë

Lumturia dhe mirëqenia

Si mund të gjejë

drejtësi dikush (klasa e

6-të). Ligje të mira

(klasa e 7-të).

Drejtësia (klasa e 7-të

Autoriteti (klasa e 11-të)

Legjitimiteti (klasa e 11të)

Korniza ligjore

(klasa e 10-të)

Ligjet nuk veprojnë

vetë (klasa e 8-të).

Autoriteti (klasa e

10-të)

“Korrupsioni: një

krim?” (diskutim,

klasa e 10-të)

dhe e 10-të)

Koncepti ligjor

Të drejtat (klasa e 7-

i barazisë

të)

Sundimi i ligjit Ligje të mira (klasa e

6-të), Ligji (klasa e 9të)

Diktatura e Nicolae

Ceausescu në

Rumani (klasa e 10të).

Holokausti

(klasa e 10-të)

Krimi dhe dënimi

(klasa e 6-të)

Koncepti i

krimit

Barazia/

drejtësia

30

Revolucioni francez

(klasa e 8-të)

Të drejtat e njeriut

(klasa e 8-të dhe e

10-të)

Të drejtat

pozitive dhe

negative

Barazia para

ligjit

Veçoritë e zhvillimit

të botës së tretë

(klasa e 10-të)

Kush i mbron të

drejtat tuaja (klasa e

8-të)

Të drejtat dhe fëmija

(klasa e 5-të) Të

drejtat e njeriut (klasa

e 8-të dhe e 9-të)

Mbrojtja dhe

shkelja e të

drejtave

Të drejtat dhe liritë

Politika: idealet dhe

interesat (klasa e 10të)

Aktiviteti

shoqëror

Unë jam qytetar

(klasa e 10-të)

Respekti për

ligjin

Përpjekjet për

reforma në

republikën e dy

kombeve (klasa e 8të

dhe e 11-të)

Republika Romake

(klasa e 7-të dhe e

11-të)

Problemet më të

cilat ballafaqohen

vendet post

komuniste (klasa e

10-të)

Deklarata e

Pavarësisë dhe

Largpamësia

dhe

përgjegjësia

Vetëdija qytetare

Zgjedhjet (klasa e 11-të)

Pjesëmarrja Demokracia në

shoqëri dhe në

Zgjedhjet (klasa e 11-të)

shtëpi (klasa e 8-të)

Kush dhe si qeverisë

Lituaninë (klasa e

10-të)

Delegimi dhe

prezantimi

Çfarë është

demokracia? (klasa e

Tri fuqitë e

qeverisjes

Demokracia

31

8-të) kushtetuta e SHBAsë

(klasa e 8-të)

Demokracia në

politikë (klasa e 10të)

Roli i medieve në

demokraci dhe diktaturë

(klasa e 11-të)

Roli i medieve në

shoqëritë

demokratike (klasa e

10-të)

Krijimi i një

shoqërie më të drejtë

(klasa e 10-të)

Përshtatja e

interesave (klasa e

10-të)

Shërbimi civil.

Kodi i

mirësjelljes

Transparenca.

Qasja në

informacione

Besimi.

Kontrolli.

Llogaridhënia

Dega ekzekutive e

qeverisë (klasa e 10-të)

Problemet e

Lituanisë

bashkëkohore (klasa

e 10-të)

Absolutizmi në

Francë (klasa e 8të),

Ish Bashkimi

Sovjetik gjatë viteve

të stagnimit (klasa e

10-të)

Ndalimi i shtypit në

Lituani (klasa e 9-të)

Shteti si fund dhe

mjetet (klasa e 8-të)

Prona e shtetit

dhe menaxhimi

i saj

Burokracia (klasa e 11të)

Rregullimi i

shtetit.

Burokracia

Grupet e interesit (klasa

e 11-të)

Çmimi i

korrupsionit

Ekonomia

32

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

KËSHILLË DIDAKTIKE MBI EDUKIMIN ANTIKORRUPSION NË

SHKOLLË

Sigurimi i informacioneve

Një lëvizje antikorrupsion është shumë emocionuese. Emocionet nuk janë të këqija,

ndonëse ndonjëherë kjo do të thotë se protestuesit janë shumë sipërfaqësor dhe kanë

njohuri të paqarta për dukurinë me të cilën ata nuk pajtohen dhe si rezultat, dështojnë

të ndryshojnë diçka në parim. Duke pasur këtë parasysh, një nga detyrat kryesore të

edukimit antikorrupsion në shkollë është të sigurohen njohuritë në mënyrë që:

• Të mësohet se si të njihet korrupsioni (dhe si të ndahet ai nga llojet e tjera të

krimit).

• Të sigurohen argumente se pse korrupsioni është i keq;

• Të demonstrohen mjetet për reduktimin e korrupsionit.

Sigurimi dhe marrja e informacioneve për edukimin antikorrupsion mund të bëhet në

të njëjtën mënyrë, sikurse edhe për disiplinat tjera shoqërore, të cilat përfshijnë

leksione; analiza të burimeve të ndryshme të shkruara të informacionit (artikuj,

raporte për hulumtime, burime historike); diskutime me njerëz të ndryshëm (zyrtarë

për zbatimin e ligjit, dëshmitarë, politikanë dhe shërbyes civilë); rishqyrtim i

materialit filmik, etj. Megjithatë, kur kemi të bëjmë me edukimin antikorrupsion,

gjithnjë ekziston kërcënimi që sigurimi i thjeshtë i informacioneve mund të kthehet në

një mjet metodologjik të trajnimit të të rinjve për mundësitë e korruptimit apo për

kontributin në copëtimin e strukturës së shoqërisë në të cilën jetojmë dhe institucionet

e saj. Prandaj, sigurimi i informacioneve duhet të bëhet në mënyrë të matur dhe me

takt, duke pasur parasysh se objektiva kryesore nuk është që të merren të gjitha

njohuritë, por që të bëhet gjykimi më i mirë.

Zhvillimi i qëndrimeve

Qëndrimi është natyrë vlerësuese kundrejt disa objekteve, bazuar mbi aftësitë njohëse,

reagimet emocionale, qëllimet e sjelljes dhe qëllimet e kaluara (Zimbardo, Leippe,

1991). Për shembull:

SJELLJA

Unë e kam paguar zyrtarin publik në

mënyrë që ....

TË NJOHURIT

“Unë duhet të merrem me ryshfet gjithë

kohën që ta bëjë më të lehtë jetën dhe

kështu bëjnë njerëzit që unë i njoh”.

QËNDRIMI

“Lufta kundër korrupsionit është e

çuditshme dhe e pakuptimtë, edhe

pse...

33

QËLLIMET

“Unë duhet t’ia mbush pëllëmbën z.

Z që ta mbajë gojën mbyllur”

REAGIMET EMOCIONALE

“Ta them të drejtën, është e neveritshme

mbushja e pëllëmbës së dikujt sa herë që

duhet të zgjidh diçka”

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Të pesë elementët janë të ndërlidhur dhe të këmbyeshëm. Në shembullin tonë,

reagimet emocionale janë në mospërputhje me shembujt e sjelljes së rëndomtë dhe me

të njohurit; prandaj, qëndrimi pro korrupsionit nuk është kategori. Ndryshimi në

njërin element mund të nxisë ndryshimin tek të tjerët. Për shembull, qëllimet e sjelljes

së ndryshuar dhe sjellja mund të ndryshojnë të njohurit, reagimet emocionale dhe

qëndrimet.

Gjatë sigurimit të informacioneve për korrupsionin, mësimdhënësit synojnë të

zhvillojnë qëndrimin mbi bazën e të njohurit. Për ta arritur këtë qëllim, nxënësit

duhet:

1. Të kuptojnë informacionin. Dëmi i korrupsionit zakonisht demonstrohet

duke i përdorur argumentet ekonomike, shoqërore dhe politike. Nxënësit më

të vegjël mund ta kenë të vështirë që ta kuptojnë dhe për shumicën e tyre kjo

është pak relevante. Prandaj, këto argumente duhet të ‘përkthehen’ në gjuhën

e nxënësve duke u treguar atyre se si korrupsioni kërcënon interesat e tyre,

familjes dhe shokëve të tyre.

2. Të mbajnë mend. Pa dyshim “përsëritja është nëna e gjithë mësimit”,

megjithatë nëse e njëjta gjë përsëritet më shumë se tre herë, dikush ndihet i

ngopur dhe i zhveshur nga e drejta për ta bërë një zgjidhje të lirë. Prandaj, ia

vlen që të ndryshohet forma e sigurimit të informacionit në mënyrë të

paparashikueshme dhe mbresëlënëse.

3. Të bindin vetveten. Qëndrimi bëhet veçanërisht i fuqishëm kur nuk futet tek

njerëzit, por kur ata e zhvillojnë atë përmes një arsyetimi intensiv. Kjo do të

thotë se është e mjaftueshme që të sigurohet informacioni pa proceduar

vlerësimin e dukurisë. Efekti do të jetë më i fuqishëm nëse analizat e

informacionit, interpretimit, arsyetimit dhe përmbledhjes u lihen nxënësve,

me fjalë të tjera duke përdorur metodën e të mësuarit aktiv.

“Efekti i vetëbindjes” është më i madh nëse shënimet (në formën e konkluzioneve,

deklaratave, rekomandimeve, etj) janë marrë nga rezultati i të arsyetuarit aktiv të

prezantuar publikisht. Përveç kësaj, njerëzit janë të prirë për t’i besuar deklaratat që

ata me entuziazëm i mbështesin. Duke pasur këtë parasysh, edukimi antikorrupsion

nuk duhet të bazohet në metodën e debateve, ku dy palë të kundërta argumentojnë

kundër njëra tjetrës, sepse deklaratat pro-korrupsion mund të mbesin në mendjen e

atyre që i përfaqësojnë qëndrimet korruptuese. Në rast se dëshironi të keni një debat të

tillë, pozicioni provokues që favorizon korrupsionin mund të merret vetëm nga

mësimdhënësit, sidoqoftë ngrihen problemet etike (çfarë propagojnë mësimdhënësit?)

Një mënyrë tjetër për të zhvilluar qëndrime të fuqishme dhe të përhershme është të

përfshihen nxënësit. Njerëzit janë të prirë të mendojnë për vetveten në kuptimin e

fushës së tyre të veprimtarisë ( ligji i vetë–abribuimit: “Unë jam i mirë pasi shokët e

mi dhe unë marrim pjesë në aktivitetet e ndihmës shoqërore”). Përfshirja e të rinjve në

projektet anti-korrupsion dhe lëvizjet e tyre, forcojnë qëndrimet antikorrupsion.

Ndryshimi i qëndrimit

Ajo çfarë i godet më së shumti mësimdhënësit, të cilët janë të përfshirë në vlerat

edukative është se nxënësit tashmë kanë qëndrime të kundërta me ato që

mësimdhënësit i mbrojnë. Të konfrontuar me mohimin dhe rezistencën, disa prej tyre

ndihen të pafuqishëm. Vetëdija e ndryshimit të qëndrimit psikologjik mund t’i

34

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

ndihmojë që të ndihen më lehtë. Në fakt, paragjykimet i bllokojnë informacionet që

janë të kundërta me ato që dikush i di (p.sh., “prapë kjo dërdëllitje për korrupsionin”).

Për t’iu shmangur një situate të tillë, informacioni duhet të prezantohet papritmas (për

shembull, pa e bërë të njohur paraprakisht temën apo qëllimin e leksionit) dhe në

mënyrë jo tradicionale (sikurse një lojë – eksperiment, një tregim paradoksal, etj).

Një strategji tjetër ose ndryshim i qëndrimit bazohet mbi faktin se njohuritë dhe

qëndrimet janë të vendosura në kujtesë ndarazi dhe kërkohet kohë për t’u arritur

përputhshmëria midis tyre. Prandaj, qëndrimi pro-korrupsion nuk duhet të sulmohet

nga bindja. Në një afat më të gjatë kohor, ai do ndryshohet vetë nëse informacionet që

e diskreditojnë korrupsionin mund të prezantohen në një mënyrë të bazuar në fakte

dhe bindëse, të cilat provokojnë të menduarit aktiv për këtë dukuri. Për shkak të

reagimit të quajtur “efekti i shtyrë”, në fillim informacioni mund të merret më

mosbesim; sidoqoftë në afatin më të gjatë kohor, të njohurit do të lë në hije reagimet

emocionale.

Perspektivat morale dhe tradicionale

Edukimi antikorrupsion bazohet në vlerat edukative, që nuk bën gjithmonë një dallim

të qartë midis dy formave të rregullimit shoqëror, moralit dhe tradicionales. Si

rezultat, të arsyetuarit dhe interpretimi mund të mos jenë gjithmonë të përshtatshme.

Pa u ngatërruar shumë në thelbin e filozofisë morale, ne thjesht do të themi se nga

pikëpamja e moralit, sjellja e mirë konsiderohet të jetë e mirë nëse shikohet si e tillë

në mënyrë universale dhe është obliguese për të gjithë, pavarësisht nga ajo se çfarë

mund të mendojë një individ.

Për më tepër, nga perspektiva morale, një vepër vlerësohet si e mirë apo e keqe duke

i shikuar pasojat: A shkakton kjo vepër dhembje tek njerëzit e tjerë? A shkakton dëm?

A e pengon drejtësinë (barazinë, paanshmërinë)? Për më tepër, cilësia e një vepre

mund të përcaktohet nga pikëpamja morale, duke i shikuar qëllimet e personit: një

vepër është e neveritshme nëse aktori më qëllim ka bërë keq (edhe nëse për shkak të

rrethanave, rezultati nuk ka qenë i keq) dhe është e arsyeshme nëse është menduar për

të mirë, por ka dështuar.

Tradita është normë e bazuar në marrëveshjet e përbashkëta që ekzistojnë në

komunitete të caktuara në një kohë të caktuar, kështu që nuk janë të detyrueshme për

pjesëtarët e komuniteteve të tjera dhe nuk janë universale. Në realitet, morali dhe

tradita mund të ndërlidhen: parimet e përgjithshme morale kthehen në norma konkrete

(si për shembull, “mos vjedh”, “mos gënje” apo “je njësoj i drejtë me të gjithë”),

kurse shkelja e traditave, të cilat komuniteti i konsideron shumë të rëndësishme (p.sh.,

rituali tradicional i nderimit të të vdekurit) mund të jetë gjithashtu shkelje morale,

sepse mund t’i lëndojë njerëzit. Përveç kësaj, morali dhe tradita janë dy koncepte të

ndryshme që shtrihen në fusha me logjikë të ndryshme.

Edukimi antikorrupsion duhet ta ketë parasysh këtë dallim dhe tensionin e

mundshëm midis qëndrimit moralist dhe atij tradicional. Nga pikëpamja tradicionale

“çdo gjë është e lejuar nëse nuk është e ndaluar”. Kurse nga perspektiva morale,

veprat vlerësohen nëse ka apo jo normë që i rregullon ato. Perspektiva morale është

më e ndjeshme për dëmin që i shkaktohet personit, kurse ajo tradicionale më shumë

brengoset për shkeljen e marrëveshjeve, konsistencën, rregullin dhe pritjet e

autoritetit. Shkelja e parimeve morale, siç është krahasuar me prishjen e

konvencionit, provokon një reagim të fuqishëm emocional (dhunë, zemërim, pikëllim,

dhimbje, faj, turp dhe keqardhje). Sjellja njerëzore, gjithashtu ndryshon përkitazi me

akuzat për shkelje të moralit apo konvencionit. Të akuzuar si imoralë, njerëzit

35

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

kërkojnë falje, përpiqen të korrigjojnë dëmin apo ta mbrojnë vetveten duke kërkuar

interpretim alternativ për veprat e tyre (duke thënë se nuk kanë pasur për qëllim që

kjo të ndodhte, se nuk ka pasur dëm dhe se veprimet e tyre e kanë ndihmuar vënien në

vend të drejtësisë, sepse në këtë mënyrë dëmi i shkaktuar më parë ishte mbuluar).

Vetë parimi moral apo norma që e specifikon atë nuk është e diskutueshme, ndërsa

shkelësi i konvencionit e arsyeton veprën e vet duke e kritikuar normën apo burimin

e saj. Mënyra e disiplinimit të fëmijëve që e kanë shkelur normën, gjithashtu

ndryshon: shkelësit të vlerave morale zakonisht i kërkohet që ta mendojë veten në

pozitën e viktimës, kurse shkelësi i konvencionit akuzohet për sjellje të trazirave,

thyerje të marrëveshjeve që dështon t’i përmbushë pritjet, që është i pasjellshëm ose

që shpërfill situatën.

Kështu që njerëzit intuitivisht e dinë dallimin midis moralit dhe konvencionit.

Shkallë të ndryshme të të qenit universal dhe i detyrueshëm, të kërkuara nga

morali dhe konvencioni dhe reagime të ndryshme ndaj shkeljeve të tyre, janë të

rëndësishme në zgjedhjen e edukimit antikorrupsion. Zbatuesit e ligjeve e

konsiderojnë korruptuese sjelljen si shkeljen e ligjit, ndërsa shoqëria në rend të parë

kërkon të gjejë një thyerje të moralit. Kjo është veçanërisht karakteristike tek fëmijët

dhe adoleshentët, të cilët janë më të ndjeshëm se sa të rriturit ndaj shkeljeve të

normave morale dhe i kushtojnë pak vëmendje në krahasim me të rriturit, shkeljeve

të konvencionit. Argumenti se “korrupsioni është i keq, sepse e shkel ligjin” mund të

mbetet jashtë vëmendjes së nxënësve.

Duket se fëmijët gjatë rritjes, e kanë pjekurinë e arsyes së tyre morale dhe

konvencionale mbi vija paralele pa arritur në një pikë të përbashkët. Ne kemi

përfshirë një tabelë, që tregon se si Nucci duke u bazuar në teorinë e Kohlbergut rreth

zhvillimit moral, ka strukturuar zhvillimin e arsyetimit moral dhe konvencional siç

vijon:

Nivelet e zhvillimit të arsyetimit moral dhe konvencional (Nucci, 2001)

Mosha Fusha morale Fusha konvencionale

5-7 Njohja e detyrave kryesore (duke mos

i lënduar të tjerët). Sidoqoftë, sjellja e

mirë ose e duhur kuptohet në një

mënyrë vetë-kërkuese

8-10 Të kuptuarit e sjelljes së mirë apo të

drejtë zgjerohet në “ndërsjellshmërinë

e drejtë”, e cila para së gjithash

kuptohet si një kualitet i saktë me

elemente të caktuara të paanshmërisë

(ku drejtësia i merr në konsideratë

ndryshimet)

10-12 Sjellja e mirë dhe e drejtë kuptohet si

kërkesë për më shumë se barazi e

36

Konvencionet kanë origjinën

nga praktikat ekzistuese (femrat

duhet të veshin funde, sepse

femrat i veshin ato, kurse burrat

nuk duhet t’i veshin).

Të kuptuarit negativ të

konvencionit si një ligj i

vërtetuar empirik. Pritjet e

konvencionit (disa femra

veshin pantallona dhe disa

skocezë veshin funde)

kuptohen si dëshmi se

konvencioni është i imponuar

(konvencional). Ekzistenca e

thjeshtë e normës nuk

konsiderohet më bazë e

mjaftueshme që t’i nënshtrohet

asaj.

Të kuptuarit specifik se normat

shoqërore mbajnë rregullin (për

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

saktë. Duke i konsideruar ndryshimet

e tilla si nevoja të veçanta, situata dhe

merita, drejtësia kombinohet nga

reciprociteti.

12-14 Përpjekjet janë bërë që të matet

barazia e saktë me parimet e

drejtësisë, të cilat marrin në

konsideratë ndryshimet dhe krijojnë

nocionin e marrëdhënieve shoqërore

midis njerëzve

14-17 Matja e vazhdueshme e parimeve të

lartpërmendura

17-20 Tranzicioni drejt arsyetimit moral të

të rriturve (shih më poshtë).

Të rriturit Shfrytëzimi i koncepteve të drejtësisë

dhe mirësisë derisa të menduarit për

sistemin shoqëror, morali konceptohet

si i pavarur nga normat e sistemit

konkret shoqëror. Karakteristikat

universale dhe të detyrueshme të

moralit krahasohen me vlerën

natyrore dhe të pakrahasueshme të

çdo personi.

37

shembull, mbrojtjen nga

ngasësit e dehur). Autoritetet

shoqërore janë ato të cilat janë

eprorë pasi që ata krijojnë

rregullat. Rregullat mund të

ndryshojnë dhe ato janë

kontekstuale.

Konvencionet konsiderohen jo

më shumë se pritje shoqërore.

Kjo i bën ato më pak të

detyrueshme. Veprat

vlerësohen, pavarësisht nga

rregullat.

Nocioni i strukturës shoqërore

sistematike është formuar.

Konvencionet kuptohen si

standardizuese dhe të lidhura

me sistemin shoqëror, të

përbëra nga rolet e definuar dhe

struktura statike hierarkike.

Qëndrimi negativ për normat e

detyrueshme për të gjitha

sistemet e mbrojtura shoqërore.

Konvencionet nuk janë më

shumë se standarde shoqërore

të krijuara nga sjellja e

përbashkët. Sistemet normative

janë konvencionale

Konvencionet konsiderohen

standarde të dobishme në

koordinimin e intereaksionit

shoqëror. Të kuptuarit e njëjtë

të konvencionit si grup

shoqëror lehtëson interaksionin

midis anëtarëve të vet dhe

operimit të sistemit.

Nëse zhvillimi i arsyeshmërisë konvencionale i prezantuar më lartë

korrespondon me realitetin, duhet të përdoren argumente të ndryshme gjatë përpjekjes

për t’i bindur nxënësit e moshave të ndryshme se korrupsioni është i keq. Fëmijët e

moshës 10-12 vjeçare e kuptojnë se ligjet e ndalojnë sjelljen korruptuese, për çka ai

është i papranueshëm. Adoleshentët e moshës 12-14 vjeçare nuk do t’i kuptojnë

argumentet në favor të rregullit ligjor apo shoqëror, derisa janë më të ndjeshëm për

drejtësinë morale. Adoleshentëve të moshës 14-17 vjeçare mund t’u shpjegohet se

standardet e sjelljes antikorrupsion janë të detyrueshme për njerëzit, të cilët zënë

pozita të ndryshme derisa e mbajnë sistemin shoqëror. Nxënësit më të rritur do të jenë

disi skeptikë për deklarata të tilla pasi që ata i lidhin normat me praktikën ekzistuese

të sjelljes. Të krahasuar me nxënësit më të vegjël, nxënësit më të rritur do t’i

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

kushtojnë vëmendje më të madhe rezultateve të hulumtimeve, të cilat tregojnë shkallë

të lartë të korrupsionit në Lituani si dhe deklaratës se”çdo kush është i korruptuar”.

Prandaj, ia vlen t’u tregohen shembuj pozitivë: për shembull, prezantimi i kodeve të

mirësjelljes së shërbyesve civilë, procedurat transparente, parimet e barazisë dhe të

paanshmërisë, etj. Pa dyshim, gjatë punës me nxënësit e moshave të ndryshme,

gjithmonë do të shtrohet pyetja: “Çka është korrupsioni, shkelja e rendit dhe e

konvencioneve dhe e keqja morale?

Zhvillimi i programit individual antikorrupsion

Qëllimi i këtyre rekomandimeve është që të bëhen propozime lidhur me

programet individuale të edukimit antikorrupsion, materialit dhe detyrave që kanë të

bëjnë aktivitetet e parandalimit të krimit. Në çfarëdo rasti, parandalimi duhet të

shikohet jo si një element i ndarë, por si lëndë e cila është vazhdimisht e integruar në

procesin ditor edukativ, që gjithashtu mund të përdoret në mënyrë të pavarur.

Programi i edukimit antikorrupsion siguron mundësi të ndryshme të projekteve

zhvilluese që kanë të bëjnë me disiplinat që tashmë janë ligjëruar apo do të zbatohen

gjatë aktiviteteve shtesë të programit mësimor. Më e rëndësishmja është që përparësi

u jepet atyre disiplinave, të cilat e promovojnë mirëqenien e nxënësve dhe të kuptuarit

e njëri tjetrit. Nëse fëmijët ndihen të respektuar nga prindërit e tyre, mësimdhënësit,

specialistët e edukimit dhe njerëzit e tjerë, ata e zhvillojnë ndjesinë e vetë respektit

dhe mësohen se si të jenë tolerantë ndaj të tjerëve.

Edukimi antikorrupsion nuk është një strukturë e rregullave të sjelljes morale

të zhvilluara nga dikush. Korrupsioni, si veprat e tjera kriminale, është çështje e

zgjedhjes. Detyrë e të rriturve është që të vënë kushte të cilat do të ishin në përputhje

me zgjedhjet që korrespondojnë me interesat e publikut. Ne duhet t’i informojmë

nxënësit tonë për të drejtat e tyre, detyrat dhe pasojat e veprimeve të tyre, ndikimin

tek njerëzit e tjerë, rezultatin e nënkuptuar dhe atë të qartë. Kur diskutohet për

çështjen e zgjedhjes, nxënësve duhet t’u tregohet opsioni tjetër, në mënyrë që ata ta

shohin dallimin midis asaj që është e drejtë dhe e gabuar. Nxënësit duhet të mësohen

se si të thonë “po” dhe si duhet të thonë “jo”.

Edukimi antikorrupsion zbulon nevojën për teknika dhe metoda të reja të

punës. Së pari, pasi që programi i edukimit antikorrupsion është një disiplinë

plotësisht e re për mësimdhënësit, për të cilin ata nuk janë trajnuar më parë, është e

natyrshme që ata duhet të mësojnë, të sigurojnë njohuri dhe aftësi që ta mbulojnë

temën. Në këtë mënyrë, derisa luajnë pjesën, ata lehtë mund ta ndryshojnë pozicionin

e tyre dhe nga kreu i klasës apo autoriteti të kalojnë në të qenit lehtësues, një drejtues.

Qëllimi i drejtuesit nuk është që të menaxhojë apo qeverisë, por që të shkojë

bashkërisht, të shoqërojë dhe të ndihmojë në bërjen e shumicës së mundësive.

Prandaj, teknikat më të mira të të mësimdhënies për edukimin antikorrupsion janë,

diskutimet në debate në grupe të vogla, analizat e rasteve, intervistat me nxënës,

debatet dhe ushtrimet me role. Në të gjitha rastet e fundit, mësimdhënësi duhet të jetë

lehtësues, të stimulojë nxënësit dhe t’u ndihmojë atyre që të kuptojnë. Së dyti,

edukimi antikorrupsion është më pak i fokusuar në gjetjen e fakteve, ndryshe nga

disiplinat e tjera si historia, shkencat politike apo psikologjia. Qëllimi i trajnimit të

tillë, është që jo vetëm të gjenden përgjigjet në pyetjet faktike (për shembull “Cila

është përqindja e shërbyesve civilë të prirë për t’u korruptuar?, “Cili është dënimi

potencial për veprat korruptuese”? etj). Kjo nuk mjafton. Një mësimdhënës është më

shumë i preokupuar se si t’i ndihmojë nxënësit të gjejnë qasje në burimet e

38

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

informacionit, si dhe nga mund të mblidhen informatat faktike, si mund të vlerësohet

rëndësia e tyre, cilat informacione janë të besueshme dhe cili pozicion duhet të

zgjidhet. Nxënësve u kërkohet që të analizojnë pozicionet e marra, të arsyetojnë

zgjedhjen e tyre dhe të sqarojnë se pse pozicioni tjetër duhet të hidhet poshtë.

Shumicës së këtyre pyetjeve mund t’u jepet përgjigje duke shfrytëzuar teknikën e

mësimit të të menduarit kritik.

Teknika e mësimit e të menduarit kritik sugjeron një trajnim në tri faza. Gjatë

fazës së përgatitjes, detyra e mësimdhënësit është të inkurajojë nxënësit që të gjejnë

gjithçka që është e dobishme për përvojën e tyre. Kjo është faza e zgjimit dhe e

përfshirjes. Faza e dytë ka të bëjë me të kuptuarit e thelbit: merren informacionet dhe

idetë e reja, të pasuara nga perceptimi i domethënies së tyre. Gjatë fazës së tretë –

reflektimit-, edhe nxënësit edhe mësimdhënësit diskutojnë për çfarë ka ndodhur gjatë

dy fazave të para. Pastaj, ata e kuptojnë se çfarë kanë mësuar dhe cilat njohuri u

mungojnë.

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme gjatë përpilimit të programit

individual të edukimit antikorrupsion, është të shihet skema e elementeve kryesore të

planifikimit. Ajo tregon se çfarë duhet të bëhet dhe çfarë mund të ketë efekt mbi

përmbajtjen dhe formën e implementimit të tij. Skema mund të duket si më poshtë:

ÇFARË DEKLARATE MUND TË PËRÇOHET?

KUSH ËSHTË NË GRUPIN E SYNUAR NË PËRPJEKJET E

NDËRMARRA?

CILAT JANË NDRYSHIMET E PRITURA?

SI ËSHTË PARAPARË TË ARRIHEN NDRYSHIMET E PRITURA?

SI DHE NGA CILAT BURIME DUHET TË MBLIDHEN

INFORMACIONET?

SI DO TË PËRÇOHET INFORMACIONI?

NË ÇFARË MËNYRE DO TË TESTOHET EFEKTI I

INFORMACIONEVE TË PËRÇUARA?

Është e natyrshme që nxënësit të jenë të ndryshëm. Së pari, sepse ata janë të

moshave të ndryshme. Grupi i mesëm i moshës shkollore, tregon tendencën e

përpjekjes në fushat të cilat për shumë fëmijë janë të lidhura me mënyrën e jetesës së

të rriturve. Në këtë moshë, janë bërë hapat e parë drejt “stilit të jetesës së të rriturve”,

të cilat përfshijnë pirjen e cigares, alkoolit dhe shkeljet tjera. Prandaj, është shumë e

rëndësishme që këta fëmijë të kenë mundësi të orientohen dhe ta gjejnë pozicionin

dhe qëndrimin e tyre para se të vijnë në një situatë ku zgjedhja e tyre personale mund

të shkaktojë pasoja të rënda. Në këtë fazë, është e rëndësishme që nxënësve u mësohet

të gjejnë rolin e tyre dhe të zhvillojnë aftësinë që të thonë “po” dhe “jo”.

Fokusi duhet të vihet tek koncepti i përgjegjësisë dhe respektit, dhe më e

rëndësishmja, ata duhet të mësojnë të ndajnë përgjegjësinë për ambientin shoqëror, në

të cilin ata jetojnë. Për më tepër, ata duhet të jenë të përfshirë në marrjen e këtyre

iniciativave shoqërore.

39

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Është e zakonshme që të mendohet se nxënësit e klasave më të larta janë

mjaft të pjekur që t’u mësohen lëndë më të përgjithshme dhe abstrakte. Ky perceptim

varet, nëse aktivitetet parandaluese janë ligjëruar më parë në shkollë. Me fjalë të tjera,

varet nga shkalla e të mësuarit të nxënësve që të veprojnë në mënyrën më të mirë.

Nganjëherë është e nevojshme që puna të bëhet më intensive dhe të përsëritet ajo që

tashmë është bërë me nxënës më të vegjël, derisa ata mësohen të kuptojnë dhe

veprojnë.

Edukimi parandalues antikorrupsion, është shumë i ngjashëm me trajnimet e

zakonshme. Derisa i nënshtrohen atij, nxënësit marrin informacione, për shembull për

aspektet ligjore dhe kushtet specifike të krimit. Njohuritë për pasojat e krimeve të tilla

dhe aftësisë që të gjenden argumente kundër sjelljeve të tilla kriminale konsiderohen

të jenë punë e veçantë parandaluese.

Shembuj të detyrave të sugjeruara për nxënësit e klasave të larta:

• Të zhvillojnë materialin për kontrollimin e natyrës dhe fushëveprimin

e krimit në rrethe lokale ose vendbanimet e nxënësve;

• Të mbledhin, zhvillojnë dhe t’i krahasojnë të dhënat e ekzaminuara me

njoftimet për krimin dhe materialin tjetër statistikor;

• Të planifikojnë dhe zbatojnë një projekt për nxënësit më të vegjël;

• Të planifikojnë dhe zbatojnë të dhënat e projektit;

• Të ekzaminojnë se cilave vlera u është dhënë përparësi nga grupe të

ndryshme moshash;

• Të zhvillohet një televizion lokal apo program në radio;

• Të organizojnë një ekspozitë me piktura;

• Të bëjnë një shou me ‘slajde’: “Rinia moderne: mundësi tunduese”;

• Të bëjnë një video film: “Një kriminel: çka vjen më pas” apo “Një

kriminel: pse /pse jo?”;

• Të ftojnë në klasë një përfaqësues të Shërbimit Special të Hetimeve. Të

përgatisin pyetje, të cilat mund të shtrohen dhe të diskutohen;

• Të rishqyrtojnë procedurat e gjyqit;

• Të zhvillojnë dhe organizojnë një ngjarje për prindërit: “Krimi,

problem dhe përgjegjësi e secilit”.

40

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

SHEMBUJ SE SI PROGRAMI I EDUKIMIT ANTIKORRUPSION

MUND TË ZBATOHET NË DISIPLINA TË NDRYSHME NË

SHKOLLË

HISTORIA

TEMA: MANIFESTIMI I KORRUPSIONIT GJATË KOHËS SË

REPUBLIKËS ANTIKE ROMAKE

Autorja: Daiva Trucinskiene, profesoreshë e historisë në shkollën e mesme

“Anyksciai Antanas Baranauskas”.

Grupi i synuar: klasa e 7-të.

Detyrat dhe objektivat:

1. Të njoftohen nxënësit për Republikën Aristokratike Romake;

2. T’u tregohet nxënësve se korruptimi i zyrtarëve publikë, marrja e ryshfetit dhe

shpërdorimi i pronës ka ekzistuar edhe në ato kohë;

3. Të analizojnë konceptin e korrupsionit.

Mjetet dhe burimet:

• Setkus B, Pobedinska L. Senoves istorija: vadovelis 7 klasei. – Vilnus:

Kronta, 2000, 42 paragrafas.

• Plutarchas. Rinktines biografijos. – Vilnius: Vytuys, 1996

Metodat: librat shkollore, dokumentet dhe shfaqjet.

Procesi

Në fillim të leksionit, nxënësit njoftohen për qeverinë e Republikës Romake.

Theksohet se ajo ishte e sunduar nga aristokracia. Pushteti u takonte qytetarëve të

pasur, të cilët nuk paguheshin për funksionet që kryenin.

Pyetjet dhe detyrat në vijim janë të shkruara në dërrasë të zezë:

1. Pasi keni shqyrtuar dokumentet, vërtetoni se korrupsioni ka ekzistuar në

Republikën Romake.

Si është manifestuar ai?

2. Cili ishte dëmi i shkaktuar qytetarëve të Republikës Romake për shkak të

shpërfilljes së ligjeve?

3. Krahasoni sjelljen e Ciceronit dhe Verrusit, të cilët kishin poste të larta në

shtetin e Romës? Çfarë i bëri ata që të silleshin në këtë mënyrë?

Nxënësit janë të ndarë në tri grupe.

1. Një grup lexon dokumentet, duke kërkuar informata faktike kur

Ciceroni e akuzoi Verrusin.

2. Grupi i dytë përpiqet të gjejë arsyet që shpjegojnë sjelljen e Verrusit.

41

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

3. Grupi i tretë mendon për viktimat dhe për dëmin e përgjithshëm të

shkaktuar.

Nxënësve u sugjerohet që të bëjnë një shfaqje për procesin gjyqësor.

Përmbledhja e leksionit: Pasi t’i kenë analizuar dokumentet, nxënësit identifikojnë

krimet e bëra nga Verrusi. Ata konkludojnë se Republika Romake nuk ishte e sunduar

nga ligji. Në këtë mënyrë, ishte bërë dëmi ndaj qytetarëve. Nxënësve u tregohet për

shpërdorimin e shfrenuar të pushtetit asokohe, përvetësimin e pronës dhe marrjen e

ryshfetit.

Lidhjet me edukimin antikorrupsion: Nënvizohet se korrupsioni ka ekzistuar në

kohët romake. Efekti i tij, në jetën e zyrtarëve publikë, tregohet me dëmin e shkaktuar

ndaj shoqërisë dhe shtetit.

SHTOJCAT

Burimi A

Plutarku për Ciceronin:

“Prona e tij, edhe pse e mjaftueshme për t’i përballuar shpenzimet e tij, megjithatë

ishte e vogël, prandaj njerëzit e pyetën veten pse ai duhej të pranonte pagesë apo

dhuratë për shërbimet e veta si avokat dhe mbi të gjitha pse mori përsipër ndjekjen

penale të Verresit. Ky njeri, që ishte pretor i Sicilisë dhe të cilin sicilianët e ndoqën

penalisht për shumë vepra të ulëta, Ciceroni e dënoi jo duke folur, por faktikisht duke

mos folur. Pasi pretorët e favorizonin Verresin dhe pasi që shumë pengesa dhe vonesa

e kishin lënë rastin deri në ditën e fundit, ishte e qartë se një ditë nuk do të ishte e

mjaftueshme për fjalime dhe avokatë dhe në këtë mënyrë gjykimi nuk do të

përfundonte. Por, Ciceroni u ngrit dhe tha se nuk kishte nevojë për fjalime, solli

dëshmitarët, i pyeti dhe në fund priti anëtarët e jurisë që të merrnin vendimin.

Plutarku.

Rinktines biografijos. – Vilnius: Vyturys, 1996, p.140

Burimi B

Nga fjalimi i Ciceronit kundër Verresit:

“Derisa ky njeri ishte pretor i Sicilisë nuk i respektoi ligjet e veta dhe as dekretet e

senait tonë dhe të drejtat e përbashkëta të çdo populli. Çdokujt në Sicili i kishte

mbetur vetëm aq, pasi që ata ose i ishin shmangur njoftimit ose ishin shpërfillur nga

ngopja dhe nga ai njeri koprrac e i shthurur. Për tre vjet nuk ishte marrë asnjë vendim

ligjor në çfarëdo baze tjetër përveç dëshirës së tij; prona e askujt nuk ishte e sigurt,

edhe nëse ajo ishte trashëguar nga babai apo gjyshi i tij, njerëzit ishin të privuar nga

komanda e tij kriminelët më të mëdhenj ishin liruar nga gjyqi i drejtësisë, përmes

ryshfetit; burrat më të drejtë dhe të ndershëm ishin dënuar në mungesë, ishin

ndëshkuar dhe dëbuar pa u dëgjuar fare.”

Plutarchas.

Rinktines biografijos. – Vilnius: Vyturys, 1996, p. 300

42

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

TEMA: FORMA E QEVERISJES SË REPUBLIKËS ROMAKE

Autore: Irena Lizdeniene, profesoreshë e historisë në shkollën e mesme

“Venta” në Mazeikiai.

Grupi i synuar: klasa e 11-të

Detyrat dhe objektivat:

1. Mbi bazën e skemës së qeverisë së Republikës Romake, shpjegimi i

formës së qeverisjes së Republikës Romake, roli i senatit dhe i

zyrtarëve të tjerë në shtet, arsyet e luftërave midis plebenjve dhe

patricëve.

2. Argumentet që shpjegojnë se pse Republika Romake ishte konsideruar

aristokrate.

3. Me prezantimin e situatës, zbulohen metodat e përdorura për t’u bërë

zyrtarë, përshkrimi i atyre njerëzve, të cilët mbanin poste zyrtare,

vlerat që ata preferonin, dëmin që i shkaktonin shtetit dhe shoqërisë

dhe fatin e zyrtarëve të tillë.

Mjetet dhe burimet:

• Skema e qeverisë se Republikës Romake, materiali për aktivitetet e zyrtarëve

publikë.

• Materiali i përgatitur nga mësimdhënësi rreth jetës dhe aktivitetet e Gaius

Valerius Busicum dhe të birit, Gaiusit të Ri.

• Tekstet e librave:

Bakonis E., Janusac J Lietuva ir pasaulis: istorijos vadovelis 11 kl. – Kaunas: Sviesa ,

2001

Bakonis E. Senoves civilizaciju istorija: mokomoji knyga 11 kl. Sviesa, 1992.

Metodat: shpjegimi, analiza, inskenimi i situatës i pasuar nga një diskutim.

Procesi

1. Nxënësit kujtojnë rrethanat dhe kohën kur Roma u bë republikë.

2. Nxënësve u prezantohet një skemë e qeverisjes dhe materiali për aktivitetet e

zyrtarëve. Mbi bazën e skemës dhe materialit të prezantuar, mësimdhënësi dhe

nxënësit së bashku analizojnë formën e qeverisjes.

3. Diskutimi lidhur me arsyet e rezultatit dhe luftës midis plebenjve dhe

patricëve.

4. Nxënësve u parashtrohen pyetjet në vijim:

• Cili ishte roli i konsullit dhe tribunit në shtet?

• Çfarë aspironte Gaiusi i Ri në karrierën e vet? Si ia doli ai që të bëhej

konsull?

• Pse ishte përfshirë Gaiusi i Ri në korrupsion? Si e tregoi këtë? Zbuloni

se si e kuptojnë nxënësit korrupsionin.

• Cili ishte fati i këtij personi? Pse mendojnë ata kështu?

• Cilat vlera ishin të rëndësishme për të ardhmen e tij dhe si i minoi ato?

43

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

• Çfarë dëmi ishte bërë derisa Gaiusi i Ri ishte në pushtet?

5. Një grup nxënësish e luajnë shfaqjen lidhur me situatën (të cilën e kanë

përgatitur në shtëpi).

6. Nxënësit diskutojnë detyrat që u janë dhënë para shfaqjes.

7. Jepen konkluzione dhe theksohet nëse Republika Romake ishte aristokratike.

Lidhjet me edukimin antikorrupsion: Prezantohen dëshmitë se korrupsioni kishte

ekzistuar edhe në historinë antike. Zbulohet roli i tij në jetën e zyrtarëve dhe dëmi i tij

kundrejt shoqërisë dhe shtetit.

SHTOJCA

Gaius Valerius Busicum ishte lindur në jug të Italisë, në një qytezë e cila ishte e

njohur për tregti me vaj të ullirit. Familja e tij, ishte angazhuar gjithashtu në këtë

biznes dhe me sukses po e zhvillonin. Pas shumë vitesh të të qenit në pushtet, babai i

tij Gaius Plaku, ishte zgjedhur konsull. Gaius Plaku, ishte një konsull i respektueshëm

dhe i ndershëm; në kohën kur shërbente si konsull, Roma ishte një vend i qetë dhe

paqësor, ai lidhi një varg marrëveshjesh paqeje me shtetet të cilat më parë i kishte

konsideruar armike. Ai gjithashtu, dëshironte që edhe i biri të kishte një pozitë të

respektueshme, por Gaiusi i Ri ishte i rrezikshëm për agresivitetin e tij dhe mungesën

e vetëpërmbajtjes. Pas disa vitesh të humbura, Gaiusi i Ri, vendosi që të hynte në

politikë dhe t’i ndiqte hapat e të atit, por nuk dëshiroi të priste aq sa kishte pritur ai.

Prandaj, ai u përpoq që ta shfrytëzonte pozitën e të atit që të merrte një post të mirë.

Së pari ai u kandidua për tribunat, por e folura e tij absurde dhe thirrjet e ndryshme e

bën atë qesharak. Në këtë kohë, tribunët mund të thirreshin në çfarëdo kohë, ditën apo

natën, në rast se ishte e nevojshme. Tribunët kishin të drejtë të pezullonin vendimet e

autoriteteve më të larta. Ata, gjithashtu nuk lejoheshin që të largoheshin nga Roma

dhe ky kusht nuk e kënaqi Gaiusin, i cili vendosi të mos hynte në tribunat. Pas disa

vjetësh, Gaiusit iu dha detyrë që të qeveriste provincën e Italisë, Sicilinë. Për shkak të

të folurit të tij të marrë dhe mungesës së kompetencës, së shpejti ai u hoq nga pozita

dhe u kthye në Romë me vendosmërinë për t’u bërë konsull. Konsullët kishin të drejtë

që të thërrisnin mbledhjet. Kur i ati, konsulli Gaius i Vjetri vdiq, ishte shumë e

vështirë për Romën që të gjente zëvendësimin. Gaiusi i Ri, nuk hiqte dorë për marrjen

e postit, pa marrë parasysh rrugën dhe mënyrat. Duke kërkuar mbështetjen nga

publiku, Gaiusi u premtoi njerëzve pasuri dhe jetë të mirë sapo të zgjidhej konsull.

Pas tri vitesh, Gaius Valerijus Busicum përfundimisht u bë konsull, ndërsa qytetarët e

Romës prisnin mbështetjen e premtuar. Duke u përpjekur që ta forconte pozitën e tij

edhe më tej, ai u martua me të bijën e senatorit Tiperia. Pas ca kohësh, bashkë me

përgjegjësit e thesarit të shtetit, Busicum u përfshi në korrupsion. Ata reduktuan

përgjysmë fondet për ushtrinë dhe rritën tatimet për qytetarët romakë. Fshehurazi,

Gaiusi po u shiste armiqve tokën e Romës, tokë të cilën Roma e kishte pushtuar prej

tyre. Ai ishte kundër dhënies së lirisë së plotë për qytetarët romakë. Për një kohë të

gjatë, në Romë mendohej për ndarjen e pronës në mënyrë të barabartë midis

qytetarëve dhe afrimin e hendekut të madh midis të pasurve dhe të varfërve, por

Gaiusi nuk lejoi që kjo të ndodhte dhe në këtë mënyrë ai mori mbështetjen e të

pasurve. Gaius Valerijus Busicum u pasurua përmes korrupsionit dhe humbi besimin

e popullit. Përfundimisht, kryengritjet filluan në provincat romake, pasi njerëzit

filluan të kërkonin të drejtat e tyre. Së shpejti, Gaiusi u vra nga kryengritësit dhe

44

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

pastaj u zgjodh konsulli i ri, i cili ktheu në fuqi ligjet e vjetra dhe luftoi për lirinë e

qytetarëve romakë.

University College Dublin: Jeta e Busicumit dhe Goriusit.

www. ucd,ie/~classics/thirdyear/ancbiogr.htm

TEMA: PUSHTETI I PERANDORISË ROMAKE

Autore: Edita Galinaityte, profesoreshë e historisë, metodologjiste e shkollës së

mesme të Panevezys.

Grupi i synuar: klasa e shtatë

Objektiva:

1. Shpjegimi i veçantive dhe disavantazheve të pushtetit të Perandorisë Romake.

Detyrat:

1. Analiza e ndryshimeve në Perandorinë Romake gjatë sundimit të Augustus

Oktavianit dhe ndikimit të tij në senat.

2. Identifikimi i anëve negative të sundimit të Perandorisë Romake, përfshirë

këtu sigurimin e pozitave, njerëzit e pandershëm dhe mungesën e përgjegjësisë

për pozitën e marrë.

Mjetet dhe burimet:

• Setkus B, Pobedinska L. Senoves istorija: vadovelis 7 klasei. – Vilnius:

Kronta, 2000

• Senoves istorijos chrestomatija. – Kaunas: Sviesa, 1983.

Metodat: krahasimi, analiza, puna grupore, puna me burimet.

Procesi

1. Nxënësit kujtojnë kohën e qeverisë së Republikës Romake.

2. Republika Romake krahasohet me Perandorinë Romake, pas skemave të

prezantuara në tekstet e librave, pp 197, dhe 203.

3. çfarë ishte roli i luajtur nga senati në kohën e Republikës Romake?

4. Nxënësit ndahen në grupe nga pesë vetë.

5. Nxënësit e lexojnë burimin dhe përgjigjen në pyetjet në vijim:

• Si ndryshonte formacioni i senatit në kohën e Perandorisë Romake nga

kohët e Republikës Romake?

• Kush ishte i interesuar për një formacion të tillë të senatit dhe pse?

• Pse u minimizua roli i senatit gjatë kohës së Perandorisë?

• Cili ishte qëndrimi i romakëve ndaj formacionit të senatit gjatë kohës

së Perandorisë? Pse?

• Çfarë dëmi i ishte bërë publikut romak nga ky formacion i senatit?

• Si e shpërdorte pushtetin e tij August Oktaviani?

6. Mbi bazën e këtij burimi të informacionit, tekstit të dhënë dhe përgjigjeve të

dhëna më parë, nxënësit japin sa më shumë konkluzione për rolin e

45

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

minimizuar të senatit dhe rolit në rritje të perandorit, gjatë kohës së

Perandorisë Romake.

Lidhjet me edukimin antikorrupsion: duke bërë krahasimin midis sundimit të

Republikës Romake dhe Perandorisë Romake, nxënësit identifikojnë anët negative të

republikës së pushtet. Duke bërë konkluzione, ata i përgjigjen pyetjes lidhur me

efektin negativ të sundimit “pas vdekjes” së senatorëve. Nxënësit formojnë qëndrimet

e tyre ndaj dhënies së ryshfetit senatorëve, në Perandorinë Romake.

SHTOJCA

“Senati u rrit dhe u bë një masë e lirë: ai përbëhej nga më shumë se një mijë anëtarë,

përfshirë këtu njerëzit më të pandershëm, të cilët kishin marrë pozita në pushtet pas

vdekjes së Cezarit, përmes lidhjeve apo ryshfetit dhe njerëzit i quanin ata si senatorët

e “pas vdekjes”.

Senoves

Istorijos chrestomatija.- Kaunas: Sviesa, 1983.

TEMA: BASHKIMI SOVJETIK GJATË LUFTËS SË FTOHTË

Autore: Laima Maminskiene, profesoreshë e historisë dhe metodologjiste në

gjimnazin e Radviliskis Vaizgantas.

Grupi i synuar: nxënësit e klasës së 12-të të cilët mësojnë historinë gjerësisht.

Detyrat dhe objektivat:

1. Mbi bazën e Bashkimit Sovjetik, identifikoni karakteristikat kryesore të

zhvillimit të vendeve totalitare në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të.

2. Derisa i shqyrtoni anekdotat, aplikoni njohuritë për zhvillimin e Bashkimit

Sovjetik të fituara gjatë klasave të mëparshme.

3. Zhvilloni kapacitetin e nxënësve për të:

• Krahasuar problemet e periudhave të ndryshme sovjetike;

• Bëni klasifikimin mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga nxënësit;

• Vlerësoni zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe politik të Bashkimit

Sovjetik gjatë luftës së ftohtë;

• Bëni lidhjen e problemeve sovjetike me problemet që aktualisht

ekzistojnë në Lituani.

4. Nënvizoni problemin e korrupsionit që është karakteristikë e të gjitha

periudhave të historisë; formoni një personalitet aktiv jo tolerant ndaj

korrupsionit.

Burimet dhe mjetet:

• Lietuva ir pasaulis: istorijos vadovelis 12 klasei. – Kaunas, Sviesa, 2001, 39

paragrafas.

• Zemaiciuos girdeti anekdotai. – Taurage: Tauragiskiu balsas, t. 8.

• 815 anekdotu apie valdzia vadyma ir verslininkus. – Vilnius: Mintis, 1992.

46

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

• Naujausiuju laiku istorijos pratybu sasiuvinis 10 kl. –Vilnius: Pradai, 1998,

p.34

Metodat: puna në grup, puna me burimet e informacionit (anekdotat) krahasimet,

analizat, diskutimet në grup, prezantimi grupor.

Procesi

1. Nxënësit ndahen në pesë grupe (duke i ngjyrosur letrat në pesë ngjyra).

2. Secilit grup i jepen nëntë deri në dhjetë anekdota për problemet e ndryshme të

cilat kanë ekzistuar në Bashkimin Sovjetik (pa i specifikuar ato) si vijon:

• Grupi i I: problemet ekonomike (anekdotat për ekonominë në zgjerim,

teknologjitë e vjetra, shfrytëzimi jo racional i burimeve, kualiteti i

dobët, bujqësia e prapambetur, etj).

• Grupi i II: problemet sociale (anekdotat për alkoolizmin, vjedhjen, etj).

• Grupi i III: burokracia e tepruar(anekdotat për tejkalimin e vendeve të

punës, zyrtarët publikë jokompetent, ngarkesa me dokumentacion, etj).

• Grupi i IV: korrupsioni (anekdotat për ryshfet, privilegjet e

nomenklaturës, shpërdorimi i pronës shtetërore, etj). (shikoni aneksin).

• Grupi i V: ndryshimi shumë i madh midis propagandës dhe realitetit

(anekdotat për përparimet e vetëkuptuar, lëvdatat për partinë dhe

liderët e saj, etj).

3. Detyrë: pas leximin të anekdotave në grup dhe diskutimit të tyre, identifikoni

një problem që i lidh të gjitha anekdotat e paraqitura.

4. Kur grupet i identifikojnë problemet, ato e marrin një listë detyrash mbi bazën

e së cilës grupi i diskutimit bën një prezantim të shkurtër.

Lista e detyrave për Grupin e IV:

• Mbi bazën e anekdotave, përcaktoni manifestimin e korrupsionit në

Bashkimin Sovjetik.

• Cilat shtresa të shoqërisë sovjetike mund të kenë të bëjnë me korrupsion?

Vendosni ato sipas radhës, duke filluar nga ato, të cilat kanë pozita më të

larta.

• Ekziston një gabim në listën e anekdotave mbi korrupsionin në Bashkimin

Sovjetik: njëra nga anekdotat nuk është krijuar në kohën sovjetike dhe nuk

ka të bëjë me të. Cila është ajo? Shpjegoni zgjedhjen tuaj.

• Cila anekdotë sovjetike mund të jetë relevante gjithashtu edhe për

Lituaninë e sotme. Pse?

5. Grupet bëjnë prezantimet e tyre.

6. Mbi bazën e këtyre prezantimeve, e tërë klasa bën konkluzionet për problemet,

të cilat ekzistojnë në Bashkimin Sovjetik në gjysmën e dytë të shekullit të 20të;

ata identifikojnë problemet, të cilat ende janë në lulëzim e sipër në vendet

post komuniste (mbi bazën e shembullit lituanez).

7. Detyrë shtëpie;

• Duke marrë parasysh punën në klasë, identifikoni dy tri probleme

sovjetike, të cilat nuk janë diskutuar në klasë.

• Kërkoni anekdota për këto tema.

47

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Lidhjet me edukimin antikorrupsion: mësimet nxjerrin në pah mentalitetin e

zyrtarëve publikë sovjetikë dhe përligjen e korrupsionin në praktikën e përditshme.

Kjo i ndihmon ata, në njërën anë që të kuptojnë trashëgimin post sovjetike të

arsyetimit dhe në anën tjetër, të përcaktojnë ndryshimet e mëdha sociale nga kohërat

sovjetike.

ANEKSI

Anekdotat për korrupsionin

Sekretari i përgjithshëm i Partisë komuniste të Bashkimit Sovjetik viziton SHBA-në.

Mysafirit i shtrohet një darkë luksoze.

- ‘Ku i keni marrë fondet për këtë pritje luksoze?’ - pyet sekretari i përgjithshëm.

Presidenti i SHBA-së e dërgon atë tek dritarja dhe e pyet:

- ‘E sheh atë urë? ‘

- ‘Po, e shoh’.

- “Ky është thelbi i çështjes. Ne kemi kursyer disa fonde derisa e kemi ndërtuar atë’.

Pas një viti, presidenti i SHBA-së i bën një vizitë Bashkimit Sovjetik. Ndonëse kishte

parë shumëçka në jetën e tij, ai mbeti i befasuar nga pritja luksoze. Këtë herë kreu i

Bashkimit Sovjetik e merr atë tek dritarja dhe e pyet:

- ‘E sheh atë urë?’

- ‘Jo, në fakt nuk po e shoh.’

- ‘Paj, ky është thelbi i çështjes.’

- ‘Pse herën e kaluar more katër në diktim, ndërsa tani pesë. Numri i gabimeve të bëra

është i njëjtë’.

- Paj, shikoni, herën e kaluar babai im ishte zëvendës drejtor, ndërsa tani ai është

drejtor’.

- ‘Unë i ofrova ryshfet drejtorit dhe ai ma tregoi derën’.

- ‘Kërkoi që të dalësh?’

- ‘Jo, nuk kërkoi, ai ma tregoi derën. Me siguri ishte i frikësuar se dikush po dëgjonte

prapa derës apo po shikonte nga vrima e çelësit.’

- ‘Me çfarë të fillojmë auditimin? ‘

- ‘Me konjak.’

Një anëtar i parlamentit i tha një afaristi:

- ‘M’i jep 50 mijë dhe unë do të të bëj milioner...’

Një peshkatar vendosi të ndërtonte një urë përgjatë lumit. Atij i duhej një vagon

çimento. Ai e dërgoi ujkun, por ulërimat e tij dështuan, ai e dërgoi dhelprën, por

dinakëritë e saj nuk dhanë rezultat. Së fundi, ai e dërgoi një gomar. Pas disa javë

pritjeje, ai e pa atë duke ardhur me një kamion çimento.

- ‘Pse na u dashka kaq shumë?’

- ‘Mos u brengos. Takova disa njerëz të llojit tim dhe u dëshmova se ne do të

ndërtojmë një urë përgjatë lumit.’

Një qytetar po qëndronte para një dere ku shkruante: - “Shefi pranon nga 10 deri15”.

Në atë moment vjen Kindziulis2’ dhe pyet:

- ‘Ai nuk pranon më pak, apo jo? ‘

48

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Një person i kishte ofruar disa kartëmonedha një zyrtari publik.

- ‘Çfarë është kjo? Ryshfet? Pyet zyrtari i inatosur.

Personi frikësohet dhe bëhet gati për t’i marrë paratë e tij, derisa zyrtari shton:

- ‘Sot paske fat, shok, unë jam ryshfetmarrës’.

- ‘Merreni me mend sikur 50 veta nga departamenti i jonë të dënoheshin për ryshfet.’

- ‘Vërtetë? Kjo nuk mund të ndodh në departamentin tonë.’

- ‘Pse jo? A jeni ju të gjithë të ndershëm? ‘

- ‘Jo nuk ka të bëjë me këtë. Në departamentin tonë janë vetëm 40 vetë’.

Na ishte një herë në mbret i cili po hante darkë më anëtarët e parlamentit. Tejet i

befasuar ai tha se pavarësisht tatimeve të larta, thesari i shtetit ishte i zbrazët. Atëherë,

një parlamentar i lartë mori një cope akulli nga ena e akullit dhe ia kaloi personit afër

tij dhe kërkoi që edhe ai t’ia kalonte tjetrit dhe kështu me radhë. Kur copa e akullit

arriti tek mbreti, ajo tashmë ishte shkrirë.

- ‘Ja pse, shkëlqesia e juaj, thesari është i zbrazët’, tha parlamentari.

Në aeroportin e Sherementyevos 3, një reporter i pyeste turistët italianë:

- ‘Cili është qëllimi vizitës suaj në Bashkimin Sovjetik? ‘

- ‘Të marrim përvojë nga bujqësia’.

- ‘Bujqësia? ‘

- ‘Po. Dikush vetëm mund të ëndërroj për një organizim të tillë të punës. Fermat

sovjetike janë fantastike! Ndihma e shefave është grandioze! Toka e fermës lërohet

nga ushtarët, punohet nga punëtorët, korret dhe mblidhet nga studentët, përpunohet

nga studentët e post diplomuar, asistentët e profesorëve dhe nga profesorët! Dhe e tërë

kjo falas. Pas shitjes së prodhimit, drejtori i fermës sovjetike raporton për një humbje

shtatë milionëshe. Dhe ai i ka marrë ato miliona. Mama mia. Kjo është diçka për t’u

ëndërruar!

- ‘A jeni ju bujq?’

- ‘Jo, ne jemi mafia!’

Një grua punonte në një fabrikë të samovarëve 4 dhe gjatë punës së saj në fabrikë,

nuk kishte arritur ta blinte një. Me shpresa të humbura, ajo i shkruan letër Komitetit të

Përgjithshëm të Partisë komuniste: - “Për 20 vjet punoj në fabrikën e samovarëve, por

nuk e kam një për vete”.

Pas pak kohësh, për habi të saj, ajo mori përgjigjen: - “E dashura shoqe..., fatkeqësisht

Komiteti Qendror nuk mund t’u ndihmojë me samovarin e kërkuar. Sidoqoftë, duke

pasur parasysh vitet e tua të punës në fabrikë dhe meritat e tua, ne ju lejojmë që të

merrni çdo ditë nga një pjesë nga fabrika dhe ta bëni vetë një samovar”.

Pas dy vitesh, gruaja i shkruan letër Komitetit Qendror: - “I kam humbur shpresat.

Bëra krejt çfarë më thatë të bëja. çdo ditë, mora nga një pjesë. Dhe çfarë kam? Janë dy

raketa ‘tokë-tokë’ në oborrin tim, por ende nuk kam samovar”.

1. Sistemi i notimit në shkollë nga 1 në 5, ku njëshi është nota më e ultë dhe pesë

nota më e lartë.

2. Personazh i famshëm i anekdotave

3. Aeroporti kryesor ndërkombëtar në Bashkimin Sovjetik.

4. Ibrik tradicional rus.

49

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

EDUKATA QYTETARE, SHKENCAT POLITIKE

TEMA: E LIGJSHME DHE E PALIGJSHME, E DREJTË DHE JO E DREJTË

Autore: Regina Petraitine dhe Gintautas Petraitis, profesorë në shkollën e mesme të

Siauliai Salkaskis

Grupi i synuar: klasa e tetë

Disiplina: Bazat e shoqërisë civile.

Objektivat: promovimi i vetëdijes qytetare dhe mësimi i të menduarit kritik dhe

analitik.

Mjetet:

Lista e situatave (shikoni aneksin e mëposhtëm).

Metodat: puna në grupe të vogla, analizat, biseda, diskutimi

Procesi

1. Nxënësit ndahen në grupe.

2. Secilit grup i jepet përshkrimi i situatës (situatave).

3. Pyetjet në vijim shkruhen në dërrasën e zezë:

a) A ka ndonjë viktimë? Nëse po, cilat janë ato?

b) A ka shkelës? Nëse po, kush janë ata?

c) A është kryer ndonjë krim?

d) Nëse po, specifikoni ato: vjedhje, mashtrim apo korrupsion?

4. Secili grup analizon situatën që ka marrë dhe e diskuton atë.

5. Grupet ua prezantojnë situatat e tyre grupeve të tjera dhe bëjnë komente.

6. Diskutimet: “Cilat janë kushtet e favorshme të krimit të bërë?” “çfarë duhet të

ndryshojmë në shoqëri që të kemi më pak krime të këtij lloji?”

Rezultatet e pritura: Duke analizuar situatat, nxënësit do të kuptojnë botën që i

rrethon; diskutimet do t’i bëjnë ata që ta kërkojnë të vërtetën, t’i vlerësojnë veprat dhe

të bëhen aktivë, të zhvillojnë aftësitë e tyre për t’i shprehur mendimet veta dhe për t’i

mbrojtur ato. Situatat prezantohen në fletë letre të veçanta.

Lidhjet me edukimin antikorrupsion: Pas shpjegimeve teorike të korrupsionit, në

praktikë nxënësit e kanë të vështirë që ta bëjnë dallimin nëse një dukuri është

korrupsion apo jo. Analizat e situatave specifike ju ndihmojnë atyre që ta kuptojnë atë

më mirë. Situatat e marra nga jeta reale, i mësojnë nxënësit që të kenë vlerësim kritik

të realitetit dhe të kërkojnë mënyra (edhe nëse ato janë utopike) që të jetojnë drejt. Në

mendjen e tyre, nxënësit krijojnë një model të shoqërisë, ku secili jeton me ligje të

njëjta dhe e kupton esencën e demokracisë.

50

ANEKSI

Situatat:

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

a. Jonasi i tha biletashitësit në tren se ai ishte shumë vonë për të blerë biletën në

stacion. Biletashitësi i ofroi atij që të paguante gjysmën e çmimit, nëse ai nuk do

ta merrte biletën.

b. Kompania “E ardhmja e ndritur” merr pjesë në tenderin për ndërtimin e

shkollës. Ajo, ju dha telefona mobilë, anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes për “ta

ndihmuar punën e komisionit”, siç u shprehën përfaqësuesit e kompanisë.

c. Kur Ona. R, nuk e kaloi testin e ngasjes së veturës, instruktori i tha asaj se

mund ta merrte patentën për një pagesë të vogël, pa e bërë testin për herë të dytë.

d. Me rastin e përfundimit të vitit shkollor, klasa i dha mësueses një buqetë të

madhe me lule.

d. Mykolas N. ndalohet nga polici i trafikut për shkelje rregulli. Gjoba

zyrtare është 200 litas. Mykolas nuk ka aq para me vete dhe i thotë

policit që t’ia shkruajë dënimin. “Sa ke” e pyet polici. Mykolasi ka 50

litas. Polici i merr ato dhe i thotë ditën e mirë.

e. Një zyrtar i lartë ministror ndalohet nga policia për shkelje në trafik.

Atij i kërkohet që të tregojë patentën e shoferit, ndërsa zyrtari i zgjat

edhe kredencialet e tij. Polici i shikon dokumentet dhe ia kthen

zyrtarit, duke ia tërhequr vërejtjen për të mos bërë shkelje të

ngjashme në të ardhmen.

f. Është emëruar drejtori i muzeut rajonal në qytetin X ; ai është nipi i

kryetarit të këshillit rajonal.

g. Familjen Kalvelis e përbëjnë: nëna, babai dhe djali. Ata kanë disa

marrëveshje të caktuara. Për shembull, ata i lajnë enët me radhë dhe

Tomasit nuk i lejohet që të shikojë televizor në mbrëmje. Askujt nuk i

pëlqen që t’i lajë enët, por më së shumti nuk i pëlqen babait. Një herë

kur nëna nuk ishte në shtëpi dhe ishte radha e babait që t’i lante enët,

Tomasi i tha: “Nëse unë i laj enët për ty, a më lejon që të shikojë

trilerin?” Babai u pajtua

h. Beata S. u mor vesh me kompaninë e ndërtimit “Care” se nëse do ta

financonte gjatë fushatës për zgjedhjen në këshillin rajonal, më vonë

ajo do t’i ndihmonte kompanisë që të merrte kontrata të mira ndërtimi

në rajon.

i. Zyrtarët komunalë u morën vesh me kamerierin që t’u jepte një

faturë dyfish më të madhe se sa porosia e vërtetë.

51

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

j. Afaristi Henrikas J, ftoi gjykatësin për drekë në një restorant luksoz.

Afaristi është akuzuar për krime serioze që kanë të bëjnë me tatimet.

Gjykatësi shkoi në darkë, duke vënë syze të errëta për t’u maskuar.

k. Ona Z. i dha mjekut një kuti të madhe me çokollata dhe një grumbull

trëndafilash nga kopshti i saj, duke iu falënderuar për shërimin e

sëmundjes serioze të të birit.

l. Klasa duhet ta zgjedh kryetarin. Të gjitha vajzat dëshirojnë që Rasa të

jetë kryetare, ndërsa djemtë dëshirojnë që ai të jetë Dainius. Vajzat

janë më shumë për dy, prandaj rezultatet e votimit janë të qarta

paraprakisht. Djemtë mblidhen për diskutim për të gjetur një zgjidhje:

ata do t’i ftojnë dy vajza që të bëhen anëtare të ekipit të tyre të

biçiklistëve. Vajzat janë të ngazëllyera nga kjo ide dhe pas dy ditësh

Dainius zgjidhet kryetar.

m. Një mësues lituanez u jep nxënësve shumë detyra të shtëpisë. Që të

jenë të përgatitur mirë për projekte, nxënësit duhet të lexojnë shumë

dhe të punojnë mbrëmjeve të fundjavës. Nëna e Agnes shkon të

bisedojë me mësuesin. Askush nuk e di se për çfarë biseduan ata, por

pas kësaj bisede Agne merr më pak detyra dhe ato janë më të lehta.

TEMA: UNË JAM QYTETAR

Autore: Elena Zukauskiene, profesoreshë e shkollës së mesme të Siauliai Stasys

Salkauskis

Kohëzgjatja: Tri mësime

Grupi i synuar: klasa e 10-të

Disiplina: Edukimi qytetar

Detyrat dhe objektivat:

1. Zhvillimi i vlerave qytetare dhe qëndrimeve etike

2. Mësimi se si të gjendet informacioni, vlerësimi i tij dhe shfrytëzimi në mënyrë

kreative.

3. Mësimi se si të krijohen masat e synuara gjatë trajnimit të të tjerëve,.

Mjetet:

• ZaleckieneI. Mes: pilietines visuomenes pagrindai vadovelis 10 kl. –

Vilnius: Homo Liberr, 1999

• Materiali nga programi LTV, publikimet në shtypin vendës, përvojat

jetësore personale dhe përvojat e të afërmeve dhe të shokëve.

• Shërbimi Special për Hetime i Republikës së Lituanisë. – www.stt.lt

Metodat: puna në grupe të vogla, puna individuale, diskutimi.

52

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Përgatitja për mësimin: Ky nuk duhet të jetë mësimi i parë për korrupsionin.

Nxënësit, tashmë duhet të dinë së çka është korrupsioni dhe të jenë në gjendje ta

njohin atë.

Procesi i mësimit të parë

1. Tema shkruhet në dërrasën e zezë.

2. Vlerat, të cilat sipas nxënësve janë të rëndësishme për një qytetar, diskutohen

dhe shkruhen në letër.

3. Nxënësit diskutojnë lojërat e tabelave, të cilat i dinë ose ato që i kanë luajtur kur

kanë qenë të vogël dhe ato të cilat i luajnë tani.

4. Diskutohet qëllimi i mësimit që është krijimi i një loje që reflekton situata të

vërteta jetësore: e drejta dhe e gabuara, veprat e mira dhe të këqija

5. Nëse tema e lojës është ngushtuar, për shembull, “Korrupsion”, apo “Shkelje e

ligjit”, nxënësve u sigurohen referencat që t’i zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur

me lëndën.

6. Arrihet pajtimi për kushtet e punës dhe për afatin përfundimtar. Zakonisht,

mësimet e edukatës qytetare janë vetëm një herë në javë, prandaj duhet të bëhen

planet që të kryhet puna me dy mësime.

7. Nxënësit ndahen në grupe prej katër vetash, (varësisht nga numri i nxënësve në

klasë).

8. Në diskutimin grupor, ata vendosin për lojën që do të krijojnë, çfarë

informacionesh duhet të gjejnë dhe të bëjnë planin e tyre të veprimit.

9. Detyrë shtëpie: mbledhja e materialit për lojën.

Procesi i mësimit të dytë

1. Shkëmbehet përvoja për rezultatet e mbledhjes dhe përgatitjes së

materialit për lojën.

2. Puna grupore për krijimin e lojës.

3. Detyrë shtëpie: përfundimi i lojës dhe formatizimi i saj.

Procesi i mësimit të tretë

1. Secili grup i nxënësve prezanton lojën e tyre: ata shpjegojnë rregullat e lojës

dhe u flasin të tjerëve për përvojat e reja dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar

gjatë krijimit të lojës.

2. Grupet shkëmbejnë lojërat e tyre, përpiqen t’i luajnë ato dhe të sqarohen me

krijuesit e lojës për gjithçka që nuk e kuptojnë.

3. Mësimi përfundon me një diskutim për përvojat e reja dhe vlerat etike e

qytetare. Lista e vlerave të shkruara në letër, (të zhvilluara gjatë mësimit të

parë) ndryshohet.

4. Lojërat mund të aplikohen gjatë mësimeve të edukatës qytetare me nxënësit e

klasave më të ulëta (për shembull me klasën e tetë).

Lidhjet me edukimin antikorrupsion: Vetë procesi i punës i edukon nxënësit. derisa

ata kërkojnë për material dhe i përfshijnë shokët dhe të afërmit e tyre në këtë punë

kreative. Nëse për shkak të arsyeve teknike, ata dështojnë të krijojnë lojën, nxënësit

edhe më tej mund të shkëmbejnë përvojat dhe idetë e tyre.

53

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

TEMA: LOJA SIPAS RREGULLAVE

Autore: Baiva Vaicekauskiene, specialiste e lartë e Divizionit Monitorues Edukativ të

Qendrës për Zhvillim Edukativ.

Grupi i synuar: klasa e 8-të dhe e 10-të.

Disiplinat: Bazat e shoqërisë civile, etika.

Objektivat: promovimi i respektimit të të drejtave të të tjerëve dhe zhvillimi i

menduarit kritik dhe analitik.

Mjetet:

Për lojën e parë

• Dy pako letrash identike

• Ëmbëlsira të mbështjella, numri i tyre është rreth pesë herë më i madh se sa

numri i lojtarëve;

• Një tas me ëmbëlsira;

• Pjesë letrash me kopjet e rregullave të lojës së letrave

Për lojën e dytë”

• Disa kopje të lojës tabelore “rruga” (numri varet nga numri i lojtarëve), një

numër i njëjtë i zareve dhe një njehsor unik (për shembull, marrë nga vezët

“befasia e fëmijëve”) për secilin nga lojtarët;

• Pjesë letrash me kopjet e rregullave të lojës të vendosura mbi të me

instruksionet e vëzhguesve.

Metodat: eksperimente me lojëra, analiza kritike, bisedë, diskutim.

Shpjegimi: Emri i lojës aktuale duhet të jetë “Një lojë e drejtë”, sepse gjatë lojës së

parë mësuesi do të krijojë kushte të padrejta për lojën dhe në të dytën, rregullat do të

ndryshohen nga vetë lojtarët. Prapë, këto lojëra janë eksperimente që imitojnë jetën

reale, prandaj nxënësit duhet t’i dinë të gjitha rrethanat paraprakisht.

Lojërat mund të aplikohen për stimulim apo për të fituar më shumë përvojë relevante

personale, kur flitet për korrupsionin në klasë. Luajtja e dy lojërave njëra pas tjetrës

me siguri do të jetë tepër: zgjidheni një.

Procesi

Loja e parë

1. Nevojitet një pako letrash. Para mësimit, merrini të gjithë maçët nga pakoja,

duke lënë vetëm dy. Para se nxënësit ta vërejnë, mbusheni pakon me letra të

tjera të ndryshme nga një pako tjetër identike.

2. Ulni nxënësit në një tavolinë të madhe të rrumbullakët. Jepuni secilit nga pesë

ëmbëlsira dhe u thoni që të mos i hanë deri në fund të lojës, sepse ato

nevojiten për lojë.

3. Vendosni disa kopje të rregullave të lojës mbi tavolinë dhe lexoni ato me zë të

lartë.

54

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

4. Merruni vesh se kur do ta përfundoni lojën: pasi që të kalojë pak kohë, kur një

numër i caktuar i lojtarëve e braktisin lojën apo kur grumbulli i ëmbëlsirave në

mes të tavolinës rritet.

5. Vendosni pakon e përzier të letrave mbi tavolinë të kthyer mbrapsht (dy maçët

e mbetur duhet të jenë diku afër majës). Uluni midis lojtarëve dhe filloni lojën.

6. Në fund të lojës, deklaroni se do të shpallni lojtarin më të mirë, i cili do t’i

marrë të gjitha ëmbëlsirat që janë në mes të tavolinës, Pas një pushimi të

shkurtër, thoni se fituesi jeni ju dhe merrni të gjitha ëmbëlsirat. Mos u tundoni

që t’i ndani ëmbëlsirat me nxënësit.

7. Diskutoni lojën: për mënyrën se si është udhëhequr ajo dhe për ndjenjat e

lojtarëve.

Pyetjet e diskutimit

1. Loja kishte rregulla të qarta. A ishin ato të drejta?

2. A mund ta konsiderojmë lojën të drejtë? Shpjegoni mendimin tuaj.

3. Si jeni ndjerë duke e luajtur atë? Si jeni ndjerë pas lojës?

4. A ju kujton kjo lojë diçka nga jeta? Nëse po, çfarë?

Loja e dytë

1. Ndajeni klasën në disa grupe të barabarta në numër dhe zgjidheni së paku një

vëzhgues për secilin grup.

2. Vendoseni një kopje të lojës një vulë dhe një njehsor (nëse nxënësve nuk u

kërkohet që t’i sjellin ato nga shtëpia) mbi tavolinën e secilit grup.

3. Shpërndani udhëzimet e lojës: gjysma duhet të marrë versionin A dhe pjesa

tjetër duhet të marrë versionin B. Vëzhguesve u jepen instruksionet.

4. Shpjegoni rregullat dhe shpalleni fillimin e lojës.

5. Uroni grupin, i cili përfundon lojën i pari dhe thoni se jeni kureshtar për të

ditur se sa kohë ju duhet grupeve të tjera që ta përfundojnë lojën. Prisni derisa

ata ta përfundojnë lojën.

6. Kur grupi i fundit përfundon lojën, kërkoni nga vëzhguesit që të komentojnë

se si janë respektuar rregullat. Në rastin e versionit A, shkelja e rregullave ka

qenë më e madhe se sa në rastin e versionit B, sepse i pari e bën ndalimin më

eksplicit.

Pyetjet e diskutimit:

1. Cili grup duhet të shpallet fitues? Pse?

2. Në jetën reale, grupet e njerëzve luftojnë për qëllimet e tyre, duke konkurruar

me njëri tjetrin. Cila konkurrencë është e drejtë dhe cila jo?

Lidhjet me edukimin antikorrupsion: Korrupsioni është analog me shkeljen e

rregullave transparente dhe të drejta: ai i injoron normat apo procedurat e

vendosura ose krijon norma dhe procedura të gabuara. Mbi bazën e një loje të

padrejtë, është më e lehtë të tregohet esenca e korrupsionit dhe të ilustrohet se si

ai i shkel të drejtat e njeriut.

55

ANEKSE

Rregullat e lojës me letra

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Secili lojtar, njëri pas tjetrit, merr një letër. Çfarë duhet të bësh ti, varet nga letra të

cilën e ke vizatuar, si më poshtë:

Zemrat –Ju duhet t’ia jepni një ëmbëlsirë personit në anën tuaj të djathtë;

Spathi – Ju duhet t’ia jepni një ëmbëlsirë personit në anën tuaj të majtë;

Diamantet- Ju duhet të vendosni një ëmbëlsirë në mesin e tavolinës në tas;

Maçët – Ju merrni dy ëmbëlsira nga tasi në mesin e tavolinës; nëse ai është i zbrazët,

atëherë i merrni nga ndonjë lojtar tjetër.

Ata të cilët mbesin pa ëmbëlsira, braktisin lojën.

Lojtari, i cili braktis lojën lejohet të ulet në tavolinë dhe të presë derisa dikush u jep

atyre një ëmbëlsirë në pajtim me rregullat e përmendura më lartë. Duke e pasur një

ëmbëlsirë, ai apo ajo mund t’i ribashkohet lojës.

Në fund të lojës, mësuesi shpall lojtarin më të mirë. Lojtari më i mirë merr të gjitha

ëmbëlsirat nga tasi në mes të tavolinës.

Fituesi i lojës është lojtari me më së shumti ëmbëlsira. Të gjitha ëmbëlsirat, të cilat

mbesin në duart e lojtarëve në fund të lojës bëhen të tyre.

Rregullat e lojës “Rruga” (Versioni A)

Një lojë e zakonshme e tavolinës. Secili lojtar hedh vulën dhe e shtyn njehsorin sa më

shumë hapa përpara aq sa edhe numri i pikëve në vulë. Nëse lojtari godet fushën që e

udhëzon atë të kthehet prapa, ata duhet t’u përmbahen udhëzimeve. Lojtari arrin

fundin nëse numri i pikëve në vulë përputhet me numrin e hapave para fundit. Nëse ka

më shumë pikë se sa hapa të mbetur, lojtari duhet të vazhdojë deri në fund dhe të

kthehet prapa aq hapa sa janë teprica e pikëve.

Loja në ekip. Fituesi i lojës është ekipi, i cili i pari i shtyn të tërë njehsorët deri në

fund.

Anëtarët e ekipit hedhin vulën duke marrë radhën sipas të njëjtit rregull. Nuk lejohet

që të ndërrohet rendi nëse njehsori i njërit nga anëtarët e ekipit është në një pozicion

më favorizues (nuk ka nevojë të kthehet prapa nga fundi).

Rregullat e lojës “Rruga” (Versioni B)

Një lojë e zakonshme e tavolinës. Secili lojtar hedh vulën dhe e shtyn njehsorin sa më

shumë hapa përpara aq sa edhe numri i pikëve në vulë. Nëse lojtari godet fushën që e

56

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

udhëzon atë të kthehet përpara, ata duhet t’u përmbahen udhëzimeve. Lojtari arrin

fundin nëse numri i pikëve në vulë përputhet me numrin e hapave para fundit. Nëse ka

më shumë pikë se sa hapa të mbetur, lojtari duhet të vazhdojë deri në

fund dhe të kthehet prapa aq hapa sa janë teprica e pikëve.

Loja në ekip. Fituesi i lojës është ekipi, i cili i pari i shtyn të tërë njehsorët deri në

fund.

Anëtarët e ekipit hedhin vulën duke marrë radhën sipas të njëjtit rregull.

“Rruga”. Udhëzimet e vëzhguesit

Një lojë e zakonshme e tavolinës. Secili lojtar hedh vulën dhe e shtyn njehsorin sa më

shumë hapa përpara aq sa edhe numri i pikëve në vulë. Nëse lojtari godet fushën që e

udhëzon atë të kthehet përpara, ata duhet t’u përmbahen udhëzimeve. Lojtari arrin

fundin nëse numri i pikëve në vulë përputhet me numrin e hapave para fundit. Nëse ka

më shumë pikë se sa hapa të mbetur, lojtari duhet të vazhdojë deri në fund dhe të

kthehet prapa aq hapa sa janë teprica e pikëve.

Loja në ekip. Fituesi i lojës është ekipi, i cili i pari i shtyn të tërë njehsorët deri në

fund.

Anëtarët e ekipit hedhin vulën duke marrë radhën sipas të njëjtit rregull. Nuk lejohet

që të ndërrohet rendi nëse njehsori i njërit nga anëtarët e ekipit është në një pozicion

më favorizues (nuk ka nevojë të kthehet prapa nga fundi). Detyra e juaj është që të

siguroni se lojtarët e plotësojnë këtë kërkesë. Për ta bërë këtë, kushtojini vëmendje

njehsorëve të luajtur nga secili prej lojtarëve. Merrni shënime për secilën shkelje, në

mënyrë që në fund të lojës ta dini numrin e tyre.

Juve nuk ju lejohet të ndërhyni në lojë, komentoni, disiplinoni lojtarët, përdorni

gjestet apo shprehjet e fytyrës. Vëzhgoni, por mos merrni pjesë!

57

TEMA: MASMEDIA

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Autore: Elena Zukauskiene, profesoreshë e shkollës së mesme të Siauliai Stasys

Salkauskis.

Grupi i synuar: klasa e dhjetë

Kohëzgjatja: Dy leksione

Disiplina: Edukata qytetare

Detyrat dhe objektivat: njohja e nxënësve me konceptin e medies, shpjegoni

funksionet e saja të informacionit dhe zhvilloni aftësitë e tyre për të gjetur

informacionin, përdorimin dhe analizimin e tij si dhe zhvilloni qëndrimin e tyre kritik

ndaj informacioneve të prezantuara.

Mjetet:

• Kushtetuta e Republikës së Lituanisë

• Zaleckiene I. Mes: pilietines visuomenes pagrindai: vadovelis 10 kl. -

Vilnius: Homo liberr, 1999.

• Materiali i programit LTV, publikimet në shtypin vendës.

Metodat: bisedë, shpjegim, punë individuale e nxënësve me shtypin dhe dokumente,

diskutim.

Procesi i mësimit të parë

1. Tema e leksionit prezantohet dhe shkruhet në dërrasën e zezë. Termi “mas

media: është gjithashtu i shkruar, ndërsa sigurohen edhe shpjegimet.

2. Diskutimi bëhet si vijon:

a) simbolet e medieve (një person me...) – nxënësit përfundojnë frazën.

b) qëllimin e medies (materiali i librave shkollor, Neni 44 i Kushtetutës së

Republikës së Lituanisë).

c) funksionet e medies: informacioni, kultura dhe argëtimi.

3. Nxënësit punojnë individualisht me materialin nga librat shkollorë.

4. Nxënësit specifikojnë kërkesat për funksionet e medies: informimi

(objektiviteti), kultura dhe argëtimi (koha e lirë, relaksimi, sigurimi i

njohurive, ndërtimi i idealeve dhe vlerave, pasurimi i botës shpirtërore, ngritja

e vlerave të përbashkëta njerëzore, demonstrimi i shembujve pozitivë, etj).

5. Diskutohen tipat e medieve, përfshirë këtu shtypin, radion dhe televizionin.

6. Nxënësit e plotësojnë pyetësorin (shikoni aneksin e mëposhtëm).

7. Detyrë shtëpie: çdo nxënës duhet të gjejë një artikull relevant nga shtypi

vendës për dosjen e përbashkët të shtypit. Atyre u jepet një javë kohë për këtë

detyrë.

Procesi i leksionit të dytë

1. Diskutimi i minipyetësorit dhe rezultatet e tij. Aspektet më të rëndësishme të

qëndrimeve të nxënësve ndaj mas medies janë nënvizuar dhe kërkesat më të

rëndësishme për mediet janë vendosur në dërrasën e zezë.: objektiviteti, lloji

aktual i medies, ndikimi, forma kreative e prezantimit, etj.

58

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

2. Artikujt e zgjedhur nga nxënësit vendosen në dosje.

3. Identifikohen temat dhe publikimet dominuese ( “Siauliu naujienos:, “Siauliu

krastas”) Bëhet një tabelë e temave aktuale, duke përfshirë:

• Politikën e qytetit

• Sportin

• Jetën shkollore

• Problemet e të rinjve

• Kriminalitetin

• Kulturën dhe edukimin

• Skandalet

• Informacione të tjera

4. Bëhen diskutime për problemet dhe brengat më të mëdha të rinisë së sotme.

Kjo përcillet me diskutimin e vogël “Shtypi i qytetit tonë”. Janë të mundshme

pyetje lidhur me diskutimin:

• Si është qyteti im?

• Cila është ngjarja kryesore e javës?

• Si është prezantuar informacioni?

• A ka objektivitet në shtypin e qytetit?

• Shtypi kundër korrupsionit: çfarë ishin shembujt e gjetur?

• Shoqëri: një banor i qytetit apo një vëzhgues?

• Çfarë duhet të zgjedh unë: shtypin, radion apo televizionin?

5. Nxënësit bëjnë konkluzionet e tyre: publiku ka nevojë për publicitet si

parakusht i luftës kundër korrupsionit, shpërdorimeve, etj.

Lidhjet me edukimin antikorrupsion: Nxënësit mësojnë që të bëjnë vlerësime, t’i

krahasojnë faktet, t’i analizojnë ato, t’i parashikojnë rezultatet e mundshme, mbi

bazën e së cilave mediet do ta luftonin korrupsionin; antikorrupsioni është ideja

kryesore e leksionit.

ANEKSI

Pyetësori “Masmedia”

Pyetjet:

1. Sa kohë i kushtoni masmedias?

2. Cili lloj i masmedias dominon?

3. Sa kohë shpenzoni për shtypin, radion dhe televizionin?

4. Cilat gazeta i lexoni?

5. Cilat radio stacione i dëgjoni?

6. Cilat kanale televizive i shikoni?

7. Cili lloj i medies ju siguron më shumë informacion?

8. Cila radio dhe transmetues televiziv ju duket më interesant?

9. Çfarë informacione merrni nga ato?

10. A ju besoni informacioneve që i merrni?

11. Cili është qëndrimi i juaj ndaj skenave të dhunës dhe shtrëngimit?

12. Cili transmetues (radio) televiziv ju mungon?

13. A janë të gjitha informacionet objektive?

14. Transmetuesi më objektiv (emri).

15. Transmetuesi, të cilin ju nuk dëshironi ta shikoni (ta dëgjoni).

59

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

16. Roli publik në media: aktiv (duke marrë pjesë, shkruar, diskutuar) dhe pasiv

(duke lexuar, shikuar).

17. Cili është roli i masmedias në zbulimin e korrupsionit?

18. A është korrupsioni (shpërdorimi) i mundshëm në shtyp, televizion dhe radio?

19. A ka nevojë shoqëria për publicitet?

20. Cili gazetar nga gazetat, radiot apo televizionet është i preferuari i juaj?

TEMA: Korrupsioni

Autore: Daiva Vileikiene, profesoreshë e historisë në shkollën e mesme “Azuolynas”

të Elektrenait.

Grupi i synuar: klasa e 10-të

Kohëzgjatja: dy leksione

Detyrat dhe objektivat: diskutimi i konceptit të korrupsionit dhe të arsyeve historike

për zhvillimin e tij, analizimi i arsyeve dhe pasojave të korrupsionit, mënyrat e

luftimit të tij dhe të mësuarit e nxënësve që të mendojnë në mënyrë kritike.

Burimet dhe mjetet: materiali teorik, një fjalor i fjalëve të huaja.

Metodat: leksioni, diskutimi, puna në grupe.

Procesi i leksionit të parë:

Në fillim të leksionit, nxënësit flasin lidhur me atë që dinë dhe mendojnë për

korrupsionin. Kjo përcillet me ligjërim. Detyrat në vijim prezantohen për

diskutim:

• A mund ta shkel korrupsioni interesin publik?

• A ka korrupsion në Lituani?

• A është i mundur eliminimi i korrupsionit?

1. Jepet një detyrë shtëpie, nxënësit duhet të zbulojnë mendimin e anëtarëve të

tyre të familjes për korrupsionin dhe cilat fusha ata i konsiderojnë më të

korruptuarat. Cilat janë mënyrat e luftimit të korrupsionit të sugjeruara nga të

rriturit?

Procesi i leksionit të dytë

Nxënësit ndahen në grupe. Secili grup i shkruan në një letër (e cila u jepet)

informacionet që kanë marrë në shtëpi. Idetë kryesore shkruhen në tabelë. Kjo pasohet

me një diskutim. Secilit grup u jepen emrat e profesioneve të ndryshme. Ata duhet ta

bëjnë një listë me mënyrat dhe masat e luftimit të korrupsionit. Gjithashtu, bëjnë

prezantimin dhe japin mendimin e tyre. Bëhet një krahasim midis asaj se si klasa i

percepton mënyrat e luftimit të korrupsionit dhe përfundimet e hulumtimit në shtëpi.

Diskutime.

Lidhjet me edukimin antikorrupsion: Gjatë analizimit të opinioneve të tyre dhe

opinioneve të prindërve të tyre dhe të rriturve të tjerë, ata përpiqen që ta kuptojnë

dukurinë e korrupsionit dhe pasojat e tij, duke bërë përpjekje që t’i mbrojnë opinionet

e veta, t’i shprehin idetë e tyre dhe të bëjnë konkluzione.

60

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

TEMA: KORRUPSIONI NË LITUANI

Autore: Neringa Bitkoviene, profesoreshë në shkollën e mesme “Atzalynas” në

Kedainiai.

Grupi i synuar: klasa e 10-të.

Kohëzgjatja: dy leksione.

Disiplina: Bazat e shoqërisë civile

Objektivat:

1. Gjeni leksionet për korrupsionin në Lituani.

2. Mësoni nxënësit që të punojnë me burime të ndryshme të

informacionit.

Burimet dhe mjetet:

• Alisauskiene R. Korupcija kaip pokomunistines visuomenes

bruozas (Vilniaus universitetas, “Baltijos tyrimai

‘GALLUP”).

• Trumpa U Eliminimi i rrugëve të korrupsionit: Bazat e një

lufte efektive kundër korrupsionit (fjalim i mbajtur në

konferencën “Nga reformat administrative drejt një lufte

efektive kundër korrupsionit”, Vilnius, 20 qershor, 2001).

• Harta e korrupsionit në Lituani, 2001

• Fleta e detyrave.

• Tabela “Indexi TI i perceptimit të korrupsionit 2002”.

• Skaistys A. Korupcijos poveikis nacionaliniam saugumui.

Metodat: Puna në grupe të vogla, metoda e ekspertëve.

Procesi i leksionit të parë:

1. Nxënësit ndahen në pesë grupe, secili prej tyre përbëhet nga 5-6 nxënës

(minimumi tre).

2. Mësuesi i shpërndan artikujt dhe fletën e detyrave secilit grup. Nxënësit e

shqyrtojnë materialin dhe plotësojnë fletën (20 minuta). (Fletët me detyra janë

të bashkangjitura).

3. Grupet bëjnë prezantimin e punës së tyre dhe i varin fletët në tabelë (10

minuta).

Grupi i parë prezanton aktorët e korrupsionit.

Grupi i dytë prezanton shkaqet e korrupsionit.

Grupi i tretë prezanton manifestimin e korrupsionit dhe përshkruan se cilat

janë veprat e korrupsionit.

Grupi i katërt prezanton fushat më të korruptuara.

Grupi i pestë sugjeron mënyrat e reduktimit të korrupsionit.

4. Mësuesi bën një përmbledhje të asaj çfarë kanë thënë grupet dhe bashkë me

nxënësit shqyrton indeksin e perceptimit të korrupsionit të vitit 2002.

61

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Procesi i leksionit të dytë:

1. Shqyrtimi i punës në grupe (5 minuta).

1. Mësuesi u prezanton grupeve detyrën dhe e plotëson tabelën “Përfitimet dhe

dëmet e korrupsionit” (20 minuta). Tabela është e bashkangjitur.

2. Grupi prezanton informacionin që e kanë plotësuar dhe pastaj bëhet një tabelë

e përbashkët” Përfitimet dhe dëmet e korrupsionit:, e cila reflekton deklaratat

kryesore të nxënësve (10 minuta).

3. Diskutimi “A është korrupsioni i dobishëm apo i dëmshëm?” (10 minuta).

Grupi i parë. Kush zakonisht përfshihet në korrupsion?

Grupi i dytë. Pse njerëzit përfshihen në korrupsion?

Grupi i tretë. Si manifestohet korrupsioni?

Grupi i katërt. Në cilat fusha korrupsioni është më i madh?

Grupi i pestë: Si mund të reduktohet korrupsioni?

ANEKSI

Për kë

Dhënësi

Marrësi

Shteti

Shoqëria

KORRUPSIONI

Përfitimet dhe dëmet e korrupsionit

Dobia Dëmi

Materiali

Morali

62

Materiali

Morali

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

TEMA: ÇFARË ËSHTË KORRUPSIONI?

Autorë: Neringa Bitkoviene, profesoreshë në shkollën e mesme “Atzalynas” në

Kedainiai., Jurate Blinstrubaite, profesoreshë në shkollën e mesme “Atzalynas” në

Kedainiai, Violeta Vaitkeviciene, profesoreshë e etikës në shkollën e mesme

“Atzalynas” në Kedainiai.

Grupi i synuar: klasa e 10-të.

Objektivat:

1. Identifikoni aktorët e korrupsionit, qëllimet e tyre, veprat penale dhe

pasojat;

2. Mësoni të punoni në bashkëpunim me njëri tjetrin;

3. Kuptoni lidhjen midis shkakut dhe pasojës;

Mjetet: fletë të bardha letre, lapsa, broshura me definicionin e korrupsionit.

Metodat: puna në grupe të vogla, të mësuarit individual.

Procesi:

1. Dhënia e ideve. Arsimtari i pyet nxënësit të japin ide rreth fjalës “korrupsion”.

Idetë e tyre shkruhen në tabelë (rreth tre minuta).

2. Nxënësit ndahen në pesë grupe, secili përbëhet nga 5-6 nxënës. Secilit grup i

jepet një fletë dhe lapsa.

3. Arsimtari shpjegon procesin e punës: grupi duhet të plotësojë informacionin

që mungon në skemën e prezantuar në letër (15 minuta).

KORRUPSIONI

AKTORËT

QËLLIMET, OBJEKTIVAT

AKTIVITETI APO MOSKRYERJA

E AKTIVITETIT

PASOJAT

63

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

4. Grupet bëjnë prezantimin e punës së tyre (rreth 10 minuta). Ata i vendosin

fletët në tabelë apo në mur dhe bëjnë një prezantim të shkurtër për atë çfarë

kanë shkruar .

5. Puna në grupe. Nga informacionet e prezantuara në fletët e letrës, bëhet një

definicion i korrupsionit, i cili përfshin aktorët e korrupsionit, veprat penale

dhe pasojat (rreth 5 minuta).

6. Grupet japin definicionet e tyre (5 minuta).

7. Arsimtari shpërndan broshurat me definicionin e korrupsionit dhe nxënësit e

krahasojnë atë me definicionet e tyre.

8. Përmbledhje. Grupet bëjnë vrojtimin e tyre (rreth 5 minuta).

TEMA: PUNËSIMI

Autore: Vaiva Vaicekauskiene, specialiste e divizionit monitorues edukativ të

Qendrës për Zhvillimin Edukativ.

Grupi i synuar: klasa e 10-të.

Disiplina Edukata qytetare.

Detyrat dhe objektivat:

1. Identifikimi i parimeve të punësimit.

2. Zgjerimi i të kuptuarit të drejtësisë dhe paanshmërisë.

3. Krijimi i kushteve për të vlerësuar veten si një punëtor i ardhshëm.

Burimet dhe mjetet:

• Tregimi “Gati një tregim detektiv”.

• Ushtrimi “I dashuri drejtor...”

Metodat: diskutim, analizë, rrëfim tregim, puna në grupe të vogla.

Procesi:

1. Mësuesi u lexon nxënësve “Gati një tregim detektiv”. Pasi ta kenë dëgjuar,

secili anëtar i grupit bën supozimin e vet për atë që ka ndodhur apo bën pyetje.

Mësuesi thotë vetëm “po\jo” apo “e drejtë\gabim”. Nëse grupi bllokohet,

mësuesi mund t’i nxisë me deklaratat në vijim:

• mosha, dukja, rrobat dhe origjina e personit nuk

kanë të bëjnë;

• të gjithë kandidatët e kanë plotësuar aplikacionin

njësoj mirë;

• menaxheri nuk i ka njohur ata më parë.

Supozimet bëhen derisa të identifikohet arsyeja e vërtetë apo derisa të gjithë

lodhen. Në rastin e fundit, mësuesi u thotë atyre përgjigjen e drejtë.

2. Mësuesi ose njëri nga nxënësit, merr përsipër të shkruajë të gjitha supozimet e

bëra nga grupi. Pastaj, ato shqyrtohen dhe diskutohen:

• Për çfarë janë të dyshuar më së shpeshti punëdhënësi dhe punëtorët e

zgjedhur?

64

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

• Mbi çfarë baze janë bërë këto supozime?

3. Secili nxënës duhet të shkruajë me sa vijon:

a. të gjitha metodat, me të cilat ata janë të njoftuar ose që merren me mend se

ekzistojnë dhe që janë përdorur nga menaxheri, ndërsa kërkonte punëtorë të

rinj dhe gjatë punësimit të tyre;

b. përzgjedhjen e metodave nga lista, të cilat do të përdoren prej tyre, nëse ata

do të ishin punëdhënës;

c. përzgjedhjen e metodave, të cilat ata do t’i përdornin, nëse ata do të kërkonin

punë.

Të gjitha përgjigjet duhet të shkruhen në tabelë, të bashkangjitura më poshtë (duke

filluar me kolonën e mesme dhe pastaj duke kaluar më pas në të majtë dhe në të

djathtë).

B. Nëse do të isha

punëdhënës, unë do të

punësoja njerëz si më

poshtë:

A .Punëdhënësit kërkojnë

punëtorë të rinj/ i

punësojnë ata si më

poshtë:

65

C. Nëse do të kërkoja

punë, do të dëshiroja që

njerëzit të punësoheshin

si më poshtë:

4. Klasa ndahet në grupe të vogla, të cilat ulen së bashku, shkëmbejnë tabelat e

plotësuara dhe i lexojnë me zë të lartë.

5. Çdo grupi i jepet detyrë që të përgjigjet në pyetjet e mëposhtme:

• Si duhet të punësohen njerëzit në institucionet shtetërore?

• A duhet të jenë procedurat ndryshe kur punësohen njerëzit në sektorin

privat ndaj atij shtetëror? Pse? Pse jo?

Grupet e vogla ua japin përgjigjet dhe argumentet e tyre klasës.

6. Çdo nxënës merr një kopje të ushtrimit “I dashuri drejtor...”Atyre u lihet kohë

që të mendojnë se si do ta plotësojnë formularin. Një opsion tjetër është kur

një nga nxënësit e klasës e plotëson atë anonimisht. Qëllimi i ushtrimit është

vetëanaliza kritike.

ANEKSET

Gati një tregim detektiv

Ka ndodhur në gjysmën e parë të shekullit të 19-të. Një person dëshironte të

punësohej në një institucion të vogël. Për vendin e lirë të punës, ai lexoi shpalljen në

gazetë. Ai vjen në institucionin e zhurmshëm, e plotëson formularin, të cilin ia jep

sekretarja dhe pret në radhë së bashku me katër kandidatë të tjerë, të cilët kishin

ardhur më herët.

Papritmas, pas dy minutash ai ngrihet dhe shkon tek zyra e menaxherit. Menaxheri u

thotë kandidatëve të tjerë se ai ishte përzgjedhur për punëtor. Njerëzit të cilët kishin

ardhur më herët mbeten të frustruar. Megjithatë, ata pushojnë së protestuari kur

menaxheri u shpjegon arsyen për bërjen e kësaj zgjedhjeje.

Pse?

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Përgjigja:

Ky institucion i zhurmshëm ishte telegrafi (gjysma e parë e shekullit të 19-të).

Menaxheri po kërkonte telegrafist. Personi i punësuar ishte i vetmi që dëgjoi porosinë

e përçuar përmes kodit Morse (pikë dhe vizë lidhëse). Porosia ishte: “Kandidatë që po

prisni në korridor, nëse e keni kuptuar këtë porosi, ju lutem të vini menjëherë në zyrën

time”. Në këtë mënyrë, menaxheri verifikoi aftësitë profesionale të kandidatëve.

USHTRIMI. Shpesh ndodh që punëdhënësit punësojnë punëtorë në bazë të

referencave që ata kanë. Merreni me mend që një ditë drejtori i shkollës suaj ta marrë

letrën në vijim:

I dashuri drejtor,

Një ish nxënës i shkollës suaj. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .po kërkon punë në

kompaninë, të cilën unë e udhëheq. E di se nuk ka gjyqtarë më të mirë për nxënësit se

sa mësuesit e tyre. Ne do të ishim shumë mirënjohës, nëse ju do të mund t’u

përgjigjeshit disa pyetjeve për karakterin e tij. Ju garantojmë se informacionet që do të

na i siguroni do të mbahen sekrete dhe do të përdoren vetëm për qëllim të vlerësimit

të aftësisë së kandidatit.

REFERENCA E KARAKTERIT

Sa vite e njihni këtë person? . . . . . . . . . . . . . . . .. . . . .

Si do ta karakterizoni atë? Ju lutemi nënvizoni fjalën dhe ta zgjeroni opinionin tuaj:

A. I ndershëm / Jo i ndershëm

B. I zellshëm / Dembel

C. Aftësitë e punës në grup:

Gjithmonë i mirë gjatë punës në grup / Ndonjëherë i mirë gjatë punës në grup / I

paaftë për punën në grup.

D. Deklaratat lidhur me punën në grup (ju mund të zgjidhni disa përgjigje):

a. I ndihmon të tjerët / nuk i ndihmon të tjerët

b. Është i interesuar për rezultat e përbashkëta të grupit / është i interesuar vetëm

për suksesin personal / nuk i intereson fare rezultati

c. Bashkëpunon / garon.

E. Kualitetet e udhëheqjes

a. është i prirë që të udhëheqë / nuk është i prirë që të udhëheqë / ndonjëherë

udhëheqë

b. Mund të marrë përgjegjësinë për të tjerët, punën e përbashkët / nuk merr

përgjegjësi

Çfarë do të shkruanin drejtori apo mësuesit tuaj për këtë formë?

66

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

TEMA: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT

Autore: Daiva Trucinskiene, profesoreshë e historisë në shkollën e mesme të

Anyksciai Antanas Baranauskas.

Grupi i synuar: klasa e 11-të dhe e 12-të.

Disiplina: Shkencat politike.

Objektivat:

1. Të njoftohen nxënësit me mënyrat e trajtimit të korrupsionit

2. T’u demonstrohet nxënësve se si fushëveprimi i korrupsionit varet nga secili

prej nesh.

3. Të mësohen nxënësit se si të marrin vendime të drejta në jetë.

Mjetet:

• Petkeviciute A . Eksperienca e Shellit në luftimin e korrupsionit (një

prezantim nga konferenca , Nga reforma e qeverisjes së shtetit tek një

betejë efektive antikorrupsion, Vilnius, 20 qershor, 2001).

• Diagrami: a Key “Lufta kundër korrupsionit”.

Metodat: puna në çifte, puna me dokumente

Procesi

1. Në fillim të leksionit, nxënësit mësojnë për konceptet në vijim: ligjin,

ryshfetin, zgjedhjen, shkeljen, kërkimin e leverdisë.

2. Loja “Konsultohuni me shokun tuaj”: Nxënësit bëjnë dy rrathë, njërin rreth

brenda tjetrit, duke qëndruar ballë për ballë me njëri tjetrin. Atyre u jepet

detyra e diskutimit të konceptit (p.sh. “ryshfeti”) me një homolog, i cili

qëndron para tyre. Pas kësaj, rrethi i jashtëm lëviz nga një nxënës. Koncepti i

ri prezantohet dhe diskutohet në çifte. Në këtë mënyrë, prezantohen dhe

diskutohen të gjitha konceptet.

3. Pas lojës, nxënësit dhe mësuesi i tyre bëjnë përmbledhjen e koncepteve.

Mësuesi nënvizon se të gjitha konceptet e nënvizuara kanë të bëjnë me

“korrupsionin”. Pasi të bëhet përmbledhja, definicioni i korrupsionit shkruhet

në dërrasën e zezë.

4. Tema e leksionit është “Lufta kundër korrupsionit”. Prandaj, fokusi është në

mënyrat përmes së cilave korrupsioni mund të trajtohet.

Puna me dokumente

Nxënësit e ndarë në grupe e lexojnë prezantimin, identifikojnë masat antikorrupsion

dhe i shkruajnë në çelësin antikorrupsion.

Nxënësve u prezantohet dokumenti “Përvoja e Shellit në luftën kundër korrupsionit”.

“Grupi Shell vepron në më shumë se 130 vende. Pas shumë vitesh veprimi,

Shell ka zhvilluar politikën e vet antikorrupsion.

Në përpjekje për t’i pastruar kompanitë e veta prej së brendshmi, menaxhmenti i

Shellit para së gjithash vendosi që të revitalizojë parimet e veta të biznesit. Këto

67

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

parime aplikohen jo vetëm brenda Grupit Shell, por edhe në raport me furnizuesit,

klientët dhe institucionet shtetërore. Cilat janë këto parime? Ato janë shumë të

thjeshta: sigurimi i shkallës më të lartë të shërbimit dhe kualitetit të produkteve për

secilin klient, bërja e biznesit me respektin e duhur ndaj shoqërisë së vendit dhe

sistemi ligjor përmes së cilit vepron Shelli, duke u kujdesur për investimet e

aksionarëve, duke siguruar biznes të ‘pastër’ dhe të ndershëm në kushtet e një

konkurrence të lirë, Është themelore që të kontrollohet se si vëzhgohen këto

parime.

Çdo vit, secili punëtor duhet të nënshkruajë zotimin për pajtueshmërinë dhe të

raportojë çdo incident që nuk përputhet me parimet e biznesit të Shellit.

Për herë të parë raporti i Shellit është publikuar në vitin 1998. Një nga detyrat e saj,

ishte që të dokumentojë veprat që janë në përputhje me zotimet e Grupit Është

raportuar që në vitin 2000, janë identifikuar katër raste të korrupsionit (krahasuar me

tri incidente në vitin 1999), që kanë rezultuar me shtatë shkarkime nga puna. Vlera

financiare e incidenteve ishte 89,000 dollarë amerikanë. A është kjo shumë apo pak

për 130 vende dhe 90,000 të punësuar?

Edhe pas pastrimit së brendshmi të kompanisë, nuk është gjithmonë e lehtë që t’i

dëshmohet shoqërisë se ju nuk keni të bëni me korrupsion . Sot, pas shtatë vitesh

të operimit në Lituani, ne lirisht mund të deklarojmë se është e mundshme që në këtë

vend mund të operohet në përputhje me parimet e integritetit dhe biznesit etik

Një shembull i thjeshtë: gjatë viteve 1996-1997, titujt e gazetave ishin të mbushura

me deklarata për shqetësimet e mos operimit të Mazeikiu nafta dhe naftës në rënie në

pikat e furnizimit me karburante. Një ditë, një shërbyes publik erdhi në pikën

furnizuese me dy rezervuarë 20 litërsh dhe njoftoi se ai do ta inspektonte kualitetin e

karburantit në ta. Çfarë bëri menaxheri i pikës kufizuese? Zgjidhja më e lehtë ishte që

t’ia mbushte rezervuarin shërbyesit publik, duke kërkuar që mos të fillonte

inspektimin. Asnjë problem për pikën furnizuese, asnjë problem për inspektorin.

Sidoqoftë, operatori i pikës furnizuese derdhi vetëm një litër karburant në rezervuar (i

vetëdijshëm se kjo sasi do të ishte e mjaftueshme për inspektim). Për pesëmbëdhjetë

minuta, ai dëgjoi qetësisht shërbyesin e pakënaqur publik, që e kërcënonte atë me

gjobë. Pas incidentit, a e ngarkoi atë Shell Lituania me gjobë për kualitetet të dobët të

karburantit? Jo, aspak. A deshi shërbyesi publik që të kthehej tek Shell që ta

inspektonte kualitetin e karburantit? Definitivisht jo. Nëse operatori i pikës furnizuese

do ta zgjidhte opsionin e parë për mbushjen e dy rezervuarëve, sa herë do të kthehej

“inspektori i kualitetit” për vizitë? Me siguri më shumë se një herë.

Edhe një shembull. Një inspektor sanitar inspektonte pikën furnizuese me karburante

shumë shpesh. Operatorët e pikës nuk e kuptonin pse puna e tyre pengohej kështu

shumë herë në muaj. Doli që ata duhej të mos i ofronin më kafe falas. Gjatë një

“inspektimi” tjetër, ata me mirësjellje e informuan “inspektorin” për çmimin e një

kafeje, duke i dhënë faturën.

Një shembull vjen nga përvoja e Grupit Shell. Gjatë ndërtimit të një platforme

prodhimi të naftës në një vend aziatik, atyre iu desh që të importonin helikopterë.

Importi i helikopterëve nuk ishte i ndaluar, pasi që ishte i vështirë marrja e tyre me

qira, por kishte diçka lidhur me këtë: burokracia e doganave për dhënien e lejeve. Para

se të bëhej një import, duhej të viheshe në një listë pritjeje për tre muaj, që të kryhej

puna me dokumente. Dy muaj kalonin para se helikopteri të importohej. Një muaj

vonesë do të thoshte humbje prej 2 milionë dollarësh amerikanë. Përpjekjet e para që

t’u adresoheshin doganave, treguan se pa pagesë ndihmëse, radha nuk mund të lëvizte

më shpejt. Praktikisht është e pamundur që të vlerësohet shuma e parave që sistemi të

vihej në vend.

68

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Si mund t’i rregullojë dikush parimet në biznes me rezultatet e biznesit?

Shell zgjodhi rrugën e ndershme. Nuk u mbush asnjë pëllëmbë dhe importi i

helikopterit zgjati shumë kohë. Të gjitha humbjet u reflektuan në libra. Sidoqoftë,

duhet përmendur një detaj. Shell ka një kompani në atë vend, gjysma e së cilës është

në pronësi të shtetit. Kjo, do të thotë se shteti ndan fitimin e gjeneruar sikurse edhe

humbjen e pësuar nga kompania. Kur shteti humbi një milion dollarë, sistemi i

doganave iu nënshtrua reformave të menjëhershme. Pas gjashtë muajsh, nuk kishte

më radhë për leje importi në dogana .

Pas leximit të ekstrakteve të dokumentit, nxënësit bëjnë detyrën: “çelësi i luftës ndaj

korrupsionit”. Ata i plotësojnë hapësirat e zbrazëta në çelës duke i identifikuar masat

antikorrupsion të përdorura nga Grupi Shell. Rezultatet e punës diskutohen dhe

përmblidhen.

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT

69

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

ETIKA, PSIKOLOGJIA, RELIGJIONI

TEMA: JENI I PËRGJEGJSHËM. MERRNI PËRGJEGJËSI PËR VETEN

DHE TË TJERËT.

Autore: Vladas Vaidziulis, mësues etike në gjimnazin e Radviliskis Vaizgantas.

Grupi i synuar: klasa e 6-të

Detyrat dhe objektivat:

1. Zhvillimi i përgjegjësisë së nxënësve për sjelljet dhe veprat e tyre;

2. T’i mësosh nxënësit që të jenë të angazhuar në diskutim dhe të prezantojnë

argumentet.

Metodat: rrëfimi i tregimeve, diskutimi

Burimet:

• Etika 5-6 klasei. Demesys kitiems. – Vilnius: Alma literra, 1997.

• Tregimet e shkollës.

Konceptet kryesore: derisa flisni me nxënësit e klasës së pestë dhe të gjashtë,

koncepti i “korrupsionit” mund të zëvendësohet pjesërisht me termat në vijim:

“shpërdorim”, “shpërblim për shërbimin”, “premtim”, “pritja e diçkaje”, “qëllimi për

të kënaqur dikë”.

Procesi

Nxënësve u rrëfehet tregimi “Mashtrimi” (për mashtrimin në shkollë, lejen për

mashtrim, ushtrimi i presionit mbi mësuesin që të japë lejen për mashtrim dhe

problemet e përfshira).

Nxënësve u parashtrohen pyetjet në vijim:

A është mirë apo keq?

I kujt është faji?

A janë të dy fajtorë?

Kush ka më shumë faj?

Çfarë mund t’i japë fund kësaj?

Pse mashtrojnë nxënësit?

Pse lejohen ata të mashtrojnë?

Diskutimi bëhet që të fokusohet në çështjet në vazhdim: përfitimet dhe dëmin e

shkaktuar, keqpërdorimin e të tjerëve, rezistencën për t’u keqpërdorur nga të tjerët dhe

pasojat. Çfarë do të thotë të jesh i përgjegjshëm për vetveten dhe të tjerët?

TEMA: KONFLIKTET E BRENDSHME TË NJË

PERSONALITETI

Autore: Regina Dirginciene, profesoreshë e etikës në shkollës e mesme “Venta” të

Maqzeikiai.

Grupi i synuar: klasa e tetë.

70

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Detyrat dhe objektivat:

1. Njohja e nxënësve me konceptin “konflikt i brendshëm”.

2. Ndihmojuni nxënësve që të fitojnë aftësi se si t’i zgjidhin konfliktet e

brendshme.

3. Bëni që nxënësit ta njohin veten e tyre më mirë: anë të ndryshme të

personalitetit të tyre, ambiciet e tyre dhe konfliktet e brendshme.

4. Shqyrtoni qëndrimin ndaj korrupsionit.

Burimet dhe mjetet:

• Dirginciene R. Saulyte A. Bendravimo etika: mokomoji knyga 8

klasei. – Siauliai: K.J Vasiliausko im. 2003, p. 105-106.

• Dirginciene R, Saulyte. A Bendravimo etika: pratybu sasiuvinis 8

klasei. – Siauliai, K.J, Vasiliausko im. 2003, p.78-80.

Metodat: leksionet, detyrat në formë të shfaqjeve.

Procesi

Nxënësit njihen me konceptin “konflikt i brendshëm”. Pasi që tani ata e dinë se çfarë

do të thotë kjo, ata diskutojnë se si do ta zgjidhin konfliktin e brendshëm dhe të luajnë

situata ku ata duhet te OPT??? Të një pjese të konfliktit të brendshëm dhe

DISCARD???? Tjetrën. Nxënësit shpjegojnë se pse ata e bënë zgjedhjen. Detyrës

antikorrupsion “konflikt i brendshëm” i shtohen situatat në vazhdim:

Disa nxënës dëshirojnë të shkojnë në SHBA. Atyre u duhet viza. Dy anë të konfliktit.

a) Ata shkojnë në një zyrë ku punon një zyrtar publik. Ju përmbahen rregullave,

por nuk e dinë nëse do t’i marrin vizat.

b) Ata nuk ju përmbahen rregullave. I japin ryshfet zyrtarit publik në shkëmbim

të garancisë se do t’i marrin vizat.

c) Në librin e tyre të ushtrimit, nxënësit zhvillojnë detyrën 1-3.

Konkluzioni: Ky leksion u ndihmon nxënësve që të njihen me anët e personalitetit të

tyre, madje edhe të atyre, që ata nuk ju kushtojnë vëmendje apo mohojnë t’i kenë.

Lidhjet me edukimin antikorrupsion: Duke e bërë detyrën “konflikti i brendshëm”,

nxënësit mësojnë për qëndrimin e tyre ndaj korrupsionit.

TEMA: SI TË THUASH “JO”

Autore:

Autore: Regina Dirginciene, mësuese e etikës së shkollës së mesme “Venta” të

Mazeikiai.

Grupi i synuar: klasa e 8-të.

Qëllimet dhe objektivat:

1. T’u shpjegohet nxënësve pse është e vështirë për njerëzit të thonë “jo”;

2. T’u sqarohet se si ndihemi ne kur të tjerët na thonë “jo”;

3. T’u jepet mundësia të mësojnë më shumë për veten e tyre dhe të tjerët;

4. Të krijohen kushte për t’u sqaruar qëndrimi i tyre ndaj korrupsionit. I mësoni

që t’i thonë “jo” korrupsionit.

71

Burimet dhe mjetet:

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

• Dirginciene R. Saulyte A. Bendravimo etika: mokomoji knyga 8

klasei. – Siauliai: K.J Vasiliausko im. 2003, p 80-82

• Dirginciene R, Saulyte. A Bendravimo etika: pratybu sasiuvinis 8

klasei. – Siauliai, K.J, Vasiliausko im. 2003, p.60-62

Metodat: leksioni, shfaqja, diskutimi, deklaratat hyrëse dhe përfundimtare, testi,

vizatimi, puna në grupe.

Procesi:

Qëllimi i leksionit është që t’u shpjegohet nxënësve që të thonë “jo, të definojnë

kufijtë e tyre, të formojnë pavarësinë e tyre të brendshme, që të jenë vetvetja. Situatat

janë të prezantuara, kur njerëzit e kanë të vështirë të thonë “jo”. Nxënësve u

shpjegohet se çka është pozicioni “jo”. Libri mësimor shpjegon detyrat në vazhdim: a)

pozicionin “jo”, b) Si të thuhet “jo”, c) “jo, nuk është e mundur”. Detyra

antikorrupsion “jo, nuk është e mundur” është e plotësuar me situatat në vazhdim:

“Unë dua të kaloj mirë në provimin e matematikës. Unë nuk kam aftësi në

matematikë, prandaj para provimit do t’ia bëj mësuesit një dhuratë. Jo, nuk është e

mundur. Kjo është dhënie ryshfeti”.

Nxënësit bëjnë 1-2 detyra në librin e tyre të ushtrimeve. Kjo pasohet me një test.

Konkluzioni: Ne mësojmë të themi “jo”. Ne mësojmë nëse kjo është e lehtë për t’u

bërë dhe çfarë nuk duhet bërë.

Lidhjet me edukimin antikorrupsion: Ne e zbulojmë qëndrimin tonë ndaj

korrupsionit dhe qëndrimin e të tjerëve. Ne mësojmë se si t’i themi “jo” korrupsionit.

TEMA: ZGJEDHJA E PUNËS

Autore: Vaiva Vaicekauskiene, specialiste e lartë e divizionit monitorues edukativ në

Qendrën për Zhvillimin e Edukimit.

Grupi i synuar: klasa e 9-të dhe e 10-të.

Disiplina: etika, psikologjia (mund të përdoret edhe në aktivitetet shtesë të

planprogramit).

Detyrat dhe objektivat:

1. Identifikimi i kriterit, mbi bazën e të cilit nxënësit mund të planifikojnë

karrierën e tyre.

2. Peshoni dhe vlerësoni kriterin e përzgjedhjes së punës.

Mjetet dhe burimet:

Broshurat (shikoni anekset).

Metodat: reflektimi individual, diskutimi, debati

72

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Procesi:

1. Një parathënie lidhur me zgjedhjen e profesionit dhe zgjedhjes së punës (siç

perceptohet nga mësuesi, duke pasur parasysh ambientin kontekstual).

2. Nxënësve u jepet një listë e kritereve për zgjedhjen e punës dhe kopjet e

detyrës 1 dhe 2.

3. Pasi që ta kenë realizuar individualisht detyrën 1, rezultatet dhe argumentet e

tyre diskutohen në klasë.

4. Pasi që nxënësit ta kenë realizuar individualisht detyrën 2, bëhet përmbledhje

e rezultateve, si p.sh:

• Duke i shikuar numrat, të cilët nxënësit i kanë shkruar në listat e tyre,

bëhen kalkulimet për atë se sa

pikë i është dhënë secilës zgjedhje.

Radhiten zgjedhjet: sa më të pakta që të jenë pikët, aq më i parëndësishëm

konsiderohet të jetë 5

• Diskutohen rezultatet nën udhëheqjen e mësuesit.

5. Nxënësit marrin një listë të detyrës 3. Është një detyrë individuale, ndonëse

janë të mundshme opsione të ndryshme. Për shembull, mund të plotësohet

kolona e aftësisë së një nxënësi nga shokët e tjerë të klasës, ndërsa plotësimi i

kolonës “Jeta është kuptimplote kur...” procedohet nga ushtrimi : “çfarë e bën

jetën tuaj të vlefshme për të jetuar? “

6. “Debatet gjatë fluturimit në një balonë boshe”. Qëllimi i kësaj detyre është

krijimi i kushteve për nxënësit që të krahasojnë profesionet që kanë zgjedhur

me profesionet e shokëve të tyre të klasës dhe të paraqesin argumentet për dhe

kundër. Nxënësve u kërkohet që të zgjedhin një profesion, të cilin ata e

pëlqejnë më së shumti dhe të tregojnë arsyet e përgjigjet për zgjedhjet e tyre:

• Pse më pëlqen?

• Çfarë dobie do t’iu jap njerëzve të tjerë dhe shoqërisë?

Pastaj, nxënësit ndahen në grupe prej pesë vetëve. Atyre u kërkohet që të imagjinojnë

se po fluturojnë në një balonë boshe, e cila është shumë afër tokës. Balona boshe,

mund ta mbajë vetëm një person. Ky do të jetë personi, i cili i dëshmon publikut se si

një përfaqësues i një profesioni të caktuar, është më i dobishëm se të tjerët. Secilit

nxënës i jepen pesë minuta që të flasë. I mbijetuari i vetëm, zgjidhet nga vota e

shokëve të klasës.

7. Tema mund të përmblidhet nga mësuesi ose nga nxënësit. Nxënësit duhet t’u

përgjigjen pyetjeve në vazhdim:

• Çfarë mësova për shokët e mi?

• Çfarë mësova për veten time?

Lidhjet me edukimin antikorrupsion: Qëndrimet pro korrupsionit janë të

ndërlidhura me etikën e punës, e cila ndikohet nga motivimi i punëtorëve. Kjo temë i

lejon mësuesit që të marrë informacione për planifikimin e karrierës dhe nëse është e

nevojshme, t’i përshtatë ato.

73

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

5 Për të pasur një pasqyrë më të mirë për përhapjen e opinioneve të nxënësve,

mësimdhënësit mund të zgjedhin të vizatojnë një diagram me kolona +

ANEKSET

Kriteri i përzgjedhjes së punës

Kur merren vendime të vështira, merren parasysh rrethana të ndryshme. Jo të gjitha

këto rrethana, janë njësoj të rëndësishme. Për shembull, kur zgjidhet shkolla, e vlen të

dihet nëse ajo ka mësimdhënës të mirë dhe nëse mensa ofron simite të nxehta nuk

është relevante. Rrethanat më të rëndësishme, të cilat merren në konsiderim gjatë

marrjes së vendimeve quhen kritere.

Kritere mund të jenë arsyet tona për marrjen e vendimeve. Për shembull, në shkollën

B mësuesit janë më të mirë se sa ata në shkollën A, ku i keni vijuar mësimet më parë,

megjithatë është edhe shkolla C, ku mësuesit janë më të mirë se sa ata në shkollën B.

Kështu që, nëse kemi vlerësuar shkollën B derisa kemi aplikuar kriterin për mësues të

mirë, del se ajo nuk është më e mira.

Kur planifikojnë jetën e tyre dhe zgjedhjen e profesionit, njerëzit aplikojnë kritere të

caktuara.

Detyra 1. Cilën nga kriteret e radhitura më poshtë do ta aplikonit gjatë zgjedhjes së

punës? Cilën/cilat nuk do t’i aplikonit? Pse?

Unë planifikoj që të gjej një punë:

a) e cila më pëlqen,

b) ku është i punësuar një staf i ri dhe miqësor,

c) ku paguhet mirë,

d) ku ka më pak punë,

e) ku ka pushime drekash të gjata dhe ditë pune të shkurtra,

f) ku përfshihet mësimi konstant,

g) ku ka shefa të mirë,

h) ku përputhen mundësitë e mia

i) ku zyrat janë të mira dhe brenda ndërtesës së bukur,

j) ku ofrohen mundësi për fitim shtesë.

Detyra 2. Ndryshoni rendin e kritereve të përzgjedhjes duke i radhitur nga rëndësia,

p.sh, numri nga më i rëndësishmi tek ai më pak i rëndësishmi.

- të ketë njerëz që varen nga unë,

- të bëj diçka të mirë dhe kuptimplote në botë;

- të fitoj respekt, njohje dhe prestigj;

- të vazhdoj profesionin tim (p.sh të bëj atë që di më së miri);

- të kem një jetë të rehatshme dhe një jetë të këndshme;

- të vazhdoj traditën e familjes dhe t’i përmbush pritjet e prindërve të mi;

- të mësoj dhe të përmirësohem;

të tjera (ju lutem shkruani).

Ju lutem shpjegoni me fjalët tuaja pse e keni bërë këtë zgjedhje.

74

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Detyra 3. Kur zgjidhni një profesion apo punë, kriteret më të zakonshme janë ato

në vazhdim: interesante, aftësitë, të ardhurat dhe domethënia. Nëse dëshironi të

plotësoni këto kritere, duhet të zbuloni se çfarë është interesante për Ju; çfarë

mund të bëni apo të realizoni mirë; çfarë të ardhura prisni dhe çfarë e bën jetën

tuaj kuptimplote.

Interesante për mua

Aftësitë e mia më

të mira

75

Unë dua të fitoj

mjaft që të:

Jeta është

kuptimplote kur:

Bëni një listë me disa profesione apo punë, të cilat do të dëshironit t’i zgjidhnit.

Vlerësoni këto profesione duke përdorur tabelën e mëposhtme:

Profesioni,

puna

Interesimi Aftësitë Të ardhurat Domethënia

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Çfarë e bën jetën tuaj të vlefshme për ta jetuar?

Ushtrim. Më poshtë është një listë e gjërave, për të cilat ia vlen që të jetohet.

Vendosni ato në radhë sipas rëndësisë. Nëse është e nevojshme, bëni shtesë listës.

- marrëdhëniet njerëzore;

- kursimet, shtëpia, koleksionet;

- mundësitë për të krijuar, për të sajuar;

- sukcesionet familjare;

- mundësitë për të udhëtuar, për të njohur, për të zbuluar;

- të kesh dikë që të do;

- të kesh dikë që ti e do;

- lavdi, famë;

- gjëra të ndryshme interesante (kompjuterë, vetura, kasetofonë, biçikleta, etj).

- Bukuritë e botës;

- Besimi në përjetësi;

TEMA: SI TË SHKRUHET KODI I ETIKËS

Autore: Vaiva Vaicekauskiene, specialiste e lartë e divizionit monitorues edukativ të

Qendrës për Zhvillimin e Edukimit.

Grupi i synuar: Nxënësit e klasave më të larta dhe mësuesit.

Objektivat:

1. Njohja me qëllimin e kodeve të etikës në rregullimin e

operimit të agjencive, kompanive dhe grupeve të

ndryshme.

2. Gjetja se cilat vlera dhe norma, duhet të formojnë bazën

për operimin e institucioneve të ndryshme.

Mjetet:

Shpjegimi i qëllimit të kodit të etikës dhe vendosja e parimeve të tij (broshurat).

Detyra “Pse na duhen qëllime ideale” (broshura).

Shembuj nga kodet e etikës (broshura, shikoni shtojcën mbi Kodet e Etikës.

P.125-173).

Metodat: puna me libra, diskutimi

Procesi

1. Gjatë leximit të tekstit, nxënësit mësojnë për kodet e etikës dhe qëllimin e tyre.

2. Nxënësit vendosin se për cilat kode të etikës dëshirojnë të shkruajnë (për

shkollën, klasën, mësuesit e disiplinave të ndryshme apo për ndonjë agjenci).

3. Gjatë realizmit të detyrës “Pse na duhen qëllime ideale”, bëhet një diskutim që

të qartësohet se si nxënësit e perceptojnë misionin e grupit të tyre, organizatës

apo agjencisë.

76

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

4. Nxënësit do të zhvillojnë një kod të etikës pas një përshkrimi 7-hapësh.

Shembujt e kodit të etikës analizohen.

Opsionet

Kodet e etikës mund të jenë një lëndë interesante për t’u studiuar pasi ato e përçojnë

në një mënyrë më të qartë se burimet e tjera qëllimin e vlerave të agjencive të

caktuara, organizatave dhe grupeve profesionale. Ekzistojnë disa mënyra të tjera për

të punuar me to, si në vazhdim:

1. Analizimi i kodeve të etikës të agjencive të ndryshme derisa të kërkohen

përgjigjet në pyetjet në vazhdim:

Cili është qëllimi i këtyre agjencive?

Çfarë është obliguese për shërbyesit civilë dhe për punonjësit e tjerë?

Çfarë është e ndaluar?

Çfarë të re kam mësuar për agjencitë nga kodet e tyre etike?

2. Krahasimi i kodit etik të agjencive ekuivalente në vende të ndryshme dhe

përgjigja në pyetjet në vazhdim:

• Si janë ato të ngjashme?

• Si janë ato të ndryshme?

• Çfarë thonë këto ngjashmëri dhe dallime për qëllimin e agjencisë dhe për

modus operandi në vendet e ndryshme?

Çka është Kodi i Etikës?

Ligjet nuk mund të t’i rregullojnë të gjitha masat për sjelljen e shërbyesve civilë. Në

veçanti, është e vështirë që të definohen normat dhe parimet morale. Është më lehtë

që normat e etikës profesionale të shtrihen në kodin e etikës. Përveç kësaj, ai

gjithashtu mund t’i definojë detyrat zyrtare. Gjatë zhvillimit të kodeve të etikës,

qëllimi është që të:

• Informojnë të punësuarit për vlerat dhe parimet, të cilat formojnë bazën e veprimit

të agjencisë;

• Ndihmojnë të punësuarit të marrin vendime të duhura për situatat më të

zakonshme problematike;

• Reduktojnë numrin e konflikteve midis eprorëve, stafit dhe klientëve;

• Nxisë integritetin, përgjegjësinë, mbështetjen kolegiale, besimin dhe

besueshmërinë e stafit.

Kodet e etikës nuk janë universale. Ato janë të destinuara për të definuar nevojat dhe

vlerat e një organizate apo agjencie të caktuar. Shumica e tyre përbëhen nga dy pjesë:

• Pjesa e përgjithshme që përshkruan qëllimet dhe idealet e një organizate dhe

• Pjesa tjetër mbi rregullat specifike.

Shtatë hapat e shkrimit të Kodit të Etikës:

1. Zbuloni cili është qëllimi i organizatës apo agjencisë suaj (një qëllim

ideal).

2. Secili prej jush duhet të shkruajë parimet e punës, të cilat ju i

konsideroni të rëndësishme; këto parime duhet të kenë vlera të tilla si:

barazinë, ndershmërinë, përgjegjësinë, besueshmërinë, vullnetin, etj.

3. Diskutoni parimet midis vete dhe gjeni se cilat janë më të përbashkëta.

77

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

4. Lexoni kodet e etikës së organizatave dhe agjencive të tjera. Ndoshta

ato përmbajnë parime, të cilat ju i keni harruar apo që janë të

formuluara më mirë. Në këtë rast, shtoni ato në listën tuaj të parimeve.

5. Mendoni situatat që paraqesin probleme morale. Përshkruani ato.

6. Shkruani se si një person duhet të sillet apo të mos sillet në situatat e

përshkruara duke pasur parasysh parimet që keni formuluar.

7. Shqyrtoni atë që keni krijuar:

• sigurohuni se nuk ka deklarata identike;

• sigurohuni se çdo deklaratë përmban ide të qarta të përçuara me

një gjuhë të qartë;

• shkurtoni atë që është e mundur të shkurtohet;

• rifrazoni deklaratat e paqarta.

Detyrë: Pse na duhen qëllimet ideale?

Qëllimet ideale janë udhërrëfyes për një aktivitet. Ndonëse, përsosmëria dhe

përfundimet, të cilat i kërkojnë ato janë të vështira për t’u arritur, pa ideale do të ishte

edhe më e vështirë të punohej. Qartazi, jo çdo vepër ka një qëllim ideal. Ndonjëherë,

që një aktivitet të jetë kuptimplotë, të kesh një qëllim të qartë është e mjaftueshme.

Kjo gjë ndihmon që të kuptoni rolin dhe detyrat tuaja.

Tabela specifikon aktivitetet dhe qëllimet. Zgjidhni qëllimet e duhura. Cilat janë

qëllimet e këtyre aktiviteteve?

Cilat nga qëllimet e radhitura janë ideale?

A janë ideale?

Aktivitetet Qëllimet Aktivitetet Qëllimet

1. medikamenti a. Bukuria 1. mësimdhënia

2. të ngrënit b. ambienti i shëndetshëm 2. të mësuarit

3. ndërtimi c. një koncert, shfaqje 3. legjislacioni

4. arti d. e vërteta 4. puna e policisë

5. intimiteti e. shëndeti 5. gjykata

6. transportuesi i f. ngopja 6. administrata

prodhimit shtetërore

7. shkenca g. lumturia 7. ..........................

8. përsëritja h. strehimi

9. mbledhja e i. Produktiviteti

mbeturinave

TEMA: NEVOJAT DHE AMBICIET

Autor: Grazina Grigoniene, mësuese e etikës në shkollën e mesme “Azuolynas” në

Elektrenai

Grupi i synuar: klasa e 8-të dhe e 9-të.

Kohëzgjatja: dy leksione

Detyrat dhe objektivat:

78

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

1. Gjeni dallimet midis nevojave dhe ambicieve.

2. Diskutoni mënyrat e përmbushjes së nevojave dhe ambicieve.

3. Analizoni lidhjen midis nevojave dhe ambicieve të pandershme dhe mundësitë

e shpërdorimit të detyrës, etj.

Metodat: diskutimi, analizimi i situatave.

Procesi

Leksioni 10 minutash.

Mësuesi prezanton definicionin e nevojave dhe ambicieve, ai i mbledh dhe i

karakterizon nevojat, diskuton mënyrat e mundshme të përmbushjes së nevojave dhe

ambicieve tuaja.

Detyra 1. Nxënësit bëjnë një listë prej 10 gjërash, të cilat ata i konsiderojnë të

rëndësishme. Pasi ta kenë kryer detyrën, secili prej tyre lexon atë që ka shkruar me zë

të lartë. Mësuesi i shkruan në tabelë. Nxënësit duhet t’i grupojnë nevojat dhe ambiciet

në dy kolona të ndryshme. Nxënësit mund të kenë mendime të ndryshme.

Pyetjet e diskutimit:

1. Cili është dallimi midis nevojave dhe ambicieve?

2. Pse është e rëndësishme që të merren parasysh nevojat e njerëzve të tjerë?

3. A janë paratë nevojë (apo një ambicie)?

4. Si ndërlidhen nevojat dhe ambiciet me jondershmërinë dhe mundësinë e

shpërdorimit të detyrës? Etj.

Mësuesi bën përmbledhjen e përgjigjeve të dhëna nga nxënësit, bën një analizë më të

gjerë të lidhjes midis nevojave dhe ambicieve dhe jondershmërisë dhe, mundësisë së

shpërdorimit të detyrës?

Detyra 2. Një “çantë” me situata. Nxënësit janë të angazhuar në punë grupore.

Mësuesi shkruan situata të ndryshme në një copë letër dhe i vendos në një çantë.

Nxënësit tërheqin pjesët e letrës dhe i diskutojnë në grupe se cila është zgjidhja më e

mirë e situatës.

Për shembull:

1. Unë dëshiroj shumë që të studioj në një shkollë prestigjioze, por nuk jam

pranuar, sepse notat e mia janë nën mesatare. Çfarë mund të bëj? Ku mund të

gjej ndihmë? Kush mund të më ndihmojë?

2. Nxënësve më të mirë të shkollës u është ofruar falas një udhëtim në një kamp

gjatë pushimeve të verës? Që të vihem në atë listë të fatlumëve, mua më

mungon vetëm një gjë. Çfarë duhet të bëj? A kam gjasë që të shkoj në kamp?

3. Unë dua të ngas veturën e babait tim me shokët e mi, derisa shkojmë në disko.

Polici na ndalon. Unë nuk kam patentë shoferi. A kam gjasë që të largohem i

padënuar? Apo duhet të marrë përgjegjësinë për çfarë kam bërë?

Mësuesi mund të sugjerojë, që nxënësit të mendojnë për situata analoge dhe t’i

diskutojnë e analizojnë ato në klasë.

Në fund të leksionit të dytë, mësuesi përmbledh idetë e shprehura nga nxënësit.

79

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

TEMA: PERCEPTIMI I JETËS SË MIRË DHE TË PËRKRYER

Autore: Grazina Grigoniene, mësuese e etikës e shkollës së mesme “Azuolynas”.

Grupi i synuar: klasa e 9-të dhe 10-të

Kohëzgjatja: dy leksione.

Detyrat dhe objektivat:

8. Gjeni dallimet midis “jetës” dhe “jetës së mirë”.

9. Diskutoni parimet dhe normat e jetës së mirë dhe asaj të përkryer.

10. Analizoni mënyrat, përmes të cilave përmirësimi i kushteve sociale

nënkupton kualitetin më të mirë të jetës.

Metodat: diskutimi, analizat.

Procesi

1. Për detyrë shtëpie, nxënësit duhet të shkruajnë hartimin: “Si

do të dëshiroja të jetoja” apo “Jeta ime pas 20 vjetësh”.

Mësuesi u kërkon disa nxënësve që ta lexojnë hartimin e tyre

me zë të lartë, ndërsa të tjerët që të analizojnë idetë e shkruara

nga shokët e tyre të klasës.

2. Mësuesi lexon idetë e Baltrus Dagilisit (emri i vërtetë K.

Lekeckas): “Njeriu është i krahasueshëm me pemën e cila

rritet vetë, por pa përkujdesje, ajo do të rrisë fruta të hidhura

dhe të padobishme. Që të kesh fruta të mira dhe të ëmbla,

duhet t’i mbjellësh pemët, t’i shartosh dhe t’i krasitësh, t’i

lidhësh me një shkop, që ato të rriten drejtë dhe të ujitën...”

Mësuesi u shpjegon nxënësve, porosinë kryesore të kësaj

ideje.

Detyra 1. Çdo nxënës duhet të vizatojë nëntë gjera të rëndësishme në një letër të

veçantë. Pastaj, ata duhet t’i heqin tri prej tyre, duke lënë gjashtë të tjera. Pasi të kenë

menduar me kujdes për pak kohë, ata duhet t’i heqin edhe tri të tjera, derisa të mbetet

vetëm njëra, ajo më kryesorja. Vizatimi fundit tregon se çfarë është më e

rëndësishmja për nxënësin aktualisht. Nxënësit i tregojnë vizatimet njëri tjetrit. Kjo

detyrë do t’u ndihmojë nxënësve që të mësojnë më shumë për vetveten dhe që t’i

kuptojnë më mirë njerëzit e tjerë. Pas kësaj, nxënësit diskutojnë se ata duhet t’i arrijnë

qëllimet e tyre dhe nëse fundi i arsyeton mjetet.

Mësuesi duhet të përmbledhë idetë e shprehura nga nxënësit.

Detyra 2. Mësuesi jep një listë të gjërave që më së shpeshti kërkohen nga të rriturit,

duke i përfshirë ato në vazhdim:

• një çerdhe të mirë për fëmijët e tyre apo një dado;

• një shkollë prestigjioze;

• profesionin e duhur;

• lidhje të mira;

• një banesë të mirë;

• një veturë ekonomike (më shumë gjëra mund t’i shtohen listës).

80

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Kjo pasohet nga diskutimi Pse?

Nxënësit thonë atë çfarë duan, çfarë synojnë, për çfarë kanë nevojë, si mund t’i

arrijnë qëllimet e tyre dhe çfarë masash duhet të ndërmarrin që t’i arrijnë ato.

Mësuesi u ndihmon nxënësve që të formulojnë perceptimin e jetës së përkryer.

Detyra 3. Mësuesi u jep një listë proverbash nxënësve që të shohë se si ata i

kuptojnë ato. Për shembull: “ti e gërvisht çantën time dhe unë e gërvisht tënden”,

“t’ia mbushësh pëllëmbën dikujt”, “si pema si fruti”, “nga goditjet e vogla,

rrëzohen lisat e mëdhenj”, “çfarë ke mbjellë do të korrësh”, “lopa lopës nuk ia

nxjerr syrin”, etj.

Mësuesi gradualisht e drejton bisedën drejt antikorrupsionit dhe i dëgjon

mendimet e nxënësve, duke i përfshirë ata në diskutim.

TEMA: ALTRUIZMI DHE EGOIZMI

Autore: Grazina Grigoniene, mësuese e etikës e shkollës së mesme “Azuolynas”.

Grupi i synuar: klasa e 9-të dhe e 10-të.

Kohëzgjatja: një leksion.

Detyrat dhe objektivat:

1. Analizoni konceptet e “egoizmit” dhe “altruizmit”.

2. Gruponi karakteristikat e një egoisti dhe altruisti.

3. Ekzaminoni pengesat për altruizëm.

4. Promovoni altruizmin.

Metodat: Puna në çift, bërja e “rrjetës”.

Procesi

Mësuesi përshkruan konceptet e “egoizmit” dhe të “altruizmit” dhe i radhit

aktorët më të mirënjohur të jetës kulturore në Lituani, altruistët si Simonas

Daukantas ( historian i vyeshëm lituanez), Kazimieras Buga (i cili e harroi

vetveten për të mirën e ruajtjes së gjuhës kombëtare), Marija Peckauskaite-

Satrijos Ragana (një kujdestare fëmijësh, një edukatore dhe përhapëse e

moralit dhe e kthjelltësisë) dhe të tjerë. Mësuesi duhet të theksojë se është

gjë fisnike t’i ndihmosh njerëzit e tjerë, por altruizmi nuk duhet të jetë i

papeshuar, i pabalancuar apo i pakufishëm, sepse bamirësia mund të

shpërdoret nga parazitët. Nxënësit, duhet të formojnë mendimin se

egoizmi vjen nga instinkti për vetëruajtje dhe se jeta e njerëzve nuk është e

sigurt dhe ata vetë janë përgjegjës për krijimin e kushteve të sigurta.

Mësuesi duhet të shpjegojë se duke ju përmbajtur parimeve të moralit,

brenga e njerëzve për vetveten dhe gatishmëria për të fituar para, për të

pasur jetë më të mirë nuk duhet të ndyhet. Sidoqoftë, problemi ndodh

atëherë, kur njerëzit veprojnë jashtë ligjit dhe dështojnë në gjetjen e një

balanci të duhur midis vetvetes dhe të tjerëve.

Detyra 1. Vizatimi i “një rrjete”. Nxënësit në çift duhet të shkruajnë dy

fjalë “egoist” dhe “altruist”, në mesin e një flete fletoreje, pastaj të

81

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

shkruajnë sa më shumë koncepte që kanë të bëjnë me ato fjalë në një

mënyrë apo një tjetër dhe të tërheqin vija midis tyre. Pastaj, ata duhet të

shikojnë lidhjet midis fjalëve dhe t’i ndërlidhin ato në mënyrën për të cilën

mendojnë se këto fjalë duhet të ndërlidhen. Në këtë mënyrë, bëhet “rrjeta”.

Secili çift prezanton “rrjetën” e vet para klasës. Pas kësaj, “rrjeta” e

përbashkët mund të vizatohet në dërrasë të zezë. Pastaj nxënësit mund të

grupohen dhe t’i krahasojnë karakteristikat e altruistit dhe egoistit.

Nxënësit mund të prezantojnë situata, duke sqaruar nëse zyrtarët publikë

janë egoistë apo altruistë.

Pyetjet e diskutimit:

1. Prindërit e sakrifikojnë vetveten për të krijuar mirëqenie për

fëmijët e tyre, por fëmija del të jetë jo falënderues, i varur dhe

egoist. Pse?

2. Pse është e rëndësishme që sot çdo qenie njerëzore ta perceptojë

veten si përfaqësues i njerëzimit, si një qytetar global, i cili do të

angazhohej në aktivitetet për të mbrojtur interesat e të gjithë

njerëzve?

Mësuesi përmbledh idetë e shprehura nga nxënësit.

Detyra 2: Vetë nxënësit zhvillojnë definicionet e fjalëve “altruizëm”

dhe “egoizëm”. Zgjidhen definicionet më të mira dhe shkruhen në

tabelë.

TEMA: BARAZIA, DREJTËSIA

Autore: Jurgita Valuntoniene, pedagoge sociale dhe profesoreshë e etikës në

gjimnazin “Pasvalys Petras Vileisis”.

Grupi i synuar: klasa e 10-të.

Detyrat dhe objektivat: Analizoni konceptin e barazisë si një vlerë morale, diskutoni

parimet kryesore dhe ekzaminoni ndryshimin e këtij koncepti nga koha e Egjiptit të

lashtë deri në ditët e sotme.

Metodat: krahasimi, analiza, puna në grup, puna me burimet e informacionit.

Procesi

1. Klasa diskuton konceptin moral të barazisë .

2. Klasa diskuton barazinë si një karakteristikë njerëzore.

3. Klasa e kujton simbolin e barazisë (drejtësisë), (Themis).

4. Si vlerësohen disa vepra të paligjshme të njerëzve? Si quhen veprat e

paligjshme të shërbyesve civilë? Çfarë është korrupsioni; si manifestohet ai?

5. Nxënësve u propozohet loja “Një gur i hedhur në liqe” apo “Një zinxhir

fjalësh” . Një fjalë që vjen rastësisht në mendje apo një fjalë veçanërisht e

zgjedhur sjell asociacione të reja (imazhe, kujtime apo ëndrra). Mësuesi i

sugjeron grupit se mund të bëhet një tren i gjatë fjalësh ku çdo vagon

përfaqëson një fjalë të veçantë. Vagonët, sikurse edhe fjalët, duhet të

ndërlidhen.

82

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Loja “Një zinxhir fjalësh”

Mësuesi fillon vagonin e parë duke thënë: “çfarë është korrupsioni”. (dhe vendos

vagonin”korrupsion”).

Anëtarët e grupit thonë: “i ndyrë”, “lakmitar parash”, “i padrejtë” (vendosen tre

vagonë).

Mësuesi : “Çfarë tjetër mund të jetë i ndyrë”?

Anëtarët e grupit: “mendja”, “duart”, “fjala”.

Mësuesi. Çfarë tjetër mund të jetë fjala? (merret fjala e fundit).

Grupi: “miqësisht”, “i fundit”, “solemn”...

Ushtrimi përfundon kur grupit i harxhohen vagonët apo kur lodhet. Vagonët mund të

jenë me ngjyra të ndryshme. Gjithashtu mund të përdoren edhe kuba shumëngjyrësh.

Secili grup mund të ketë ngjyrën e vet. Në fund të lojës, nxënësit numërojnë idetë e

shprehura nga secili grup dhe numrin e vagonëve të mbledhur.

Loja “fantazi binare”

Letrat (me fotografitë e kthyera mbrapsht) vendosen në tavolinë. Grumbulli përmban

letra të ndryshme me rroba, kafshë, mobilie dhe fotografi të ngjashme apo vizatimet

mbi to. Përfaqësuesit e anëtarëve të grupit, ftohen që secili prej tyre të marrë një letër

dhe t’ua tregojë të tjerëve. Mësuesi sugjeron që nxënësit, të lidhin me një fjalë apo me

disa fjalë atë që është e vizatuar në letër. Kur nxënësit mendojnë fjalët e përshtatshme,

si për shembull, para apo burg, atyre pastaj u kërkohet që të krijojnë një tregim.

Deklarata “Personi, i cili ka marrë ilegalisht të holla përfundon në burg” mund të

zgjerohet në një tregim. Pjesëmarrësit mund të zgjedhin çfarëdo kombinimi fjalësh,

duke krijuar tregimin e tyre. Mësuesi mund t’i inkurajojë nxënësit që të vizatojnë

ilustrimet, të angazhohen në grup apo në punën me çift.

Loja “fantazi polinome”

Letrat (me fotografi me objekte të ndryshme dhe subjektet e kthyera mbrapsht)

vendosen në tavolinë. Mësuesi bën një pyetje dhe lojtarët, një nga një, i kthejnë ato

dhe provojnë t’u përgjigjen pyetjeve: “Çfarë ishte ajo? “Ku ka mundur të ndodh kjo”,

“çfarë kanë thënë njerëzit?”. “Si përfundoi? “ etj.

Në fund të lojës, bëhet propozimi për tërë grupin që të krijohet një tregim.

6. Në fund të leksionit, nxënësit u përgjigjen pyetjeve në vazhdim:

• A është barazia në pajtueshmëri me korrupsionin?

• A është barazia vlerë në botën moderne?

TEMA: TË HOLLAT

Autore: Jurgita Valuntoniene, pedagoge sociale dhe profesoreshë e etikës në

gjimnazin e Pasvalys Petras Vileisis.

Grupi i synuar: klasa e 10-të.

Objektivat: perceptimi i domosdoshmërisë që të ketë interes material dhe mbajtja e

formimit të një personaliteti harmonik.

83

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Detyrat:

1. Analizoni sjelljen, të cilës i referoheni si morale, amorale dhe imorale.

2. Diskutoni aspektet etike të biznesit.

3. Diskutoni dëmin e korrupsionit për shoqërinë.

Metodat: krahasimi, analiza, puna grupore, puna me burimet e informimit.

Procesi

1. Diskutohen parimet e sjelljes morale.

2. Diskutohen konceptet e amoralitetit dhe imoralitetit.

3. A mund të ndihet i sigurt një person në shtetet jo stabile ekonomike?

4. Si mund të perceptohen veprat e paligjshme të disa njerëzve? Si quhen veprat

e paligjshme të shërbyesve civilë? Çfarë është korrupsioni, si manifestohet ai?

A është morale të jesh i korruptuar?

Nxënësit ndahen në grupe nga pesë veta; ata mendojnë dhe shkruajnë si në

vazhdim:

• Në rrethin e brendshëm, ata duhet të vendosin pesë karakteristika, të

cilat sipas tyre e përshkruajnë moralitetin;

• Jashtë rrethit, pesë karakteristikat për të cilat ata mendojnë se lidhen

me amoralitetin;

• Nëse ata nuk mund të vendosin se ku e kanë vendin karakteristikat e

caktuara, atyre u rekomandohet që t’i shkruajnë ato në mes.

Krahasohet puna në grupe. Një listë e përbashkët, mund të vendoset në dërrasë të

zezë. Nëse në klasë, lindin mosmarrëveshje se ku duhet ta ketë vendin një fjalë e

caktuar, duhet të bëhet një diskutim për ta gjetur zgjidhjen.

Nxënësit duhet t’i paraqesin argumentet e tyre “për” dhe “kundër”.

1. Të gjithë nxënësit në klasë, duhet ta bëjnë një “urë” të fjalëve. Secili prej tyre

e thotë një mbiemër apo emër, të cilin ata e lidhin me korrupsionin. Nxënësit

pajtohen mbi atë se si t’i vendosin fjalët mbi “urë”. Pas një diskutimi të

shkurtër, shkruhen fjalët.

2. Në fund të leksionit, e tërë klasa i përgjigjet pyetjes:

• A është moraliteti në pajtim me korrupsionin?

• A janë korrupsioni dhe konkurrenca në pajtueshmëri?

TEMA: FUNDI DHE MJETET

Autore: Violeta Vaitkeviciene, profesoreshë e etikës në shkollën e mesme

“Atzalyno”.

Grupi i synuar: klasa e 10-të.

Detyrat dhe objektivat:

1. Zbuloni se çfarë dinë nxënësit për korrupsionin?

2. Forconi motivimin e nxënësve për sjellje morale.

3. Zhvilloni perceptimin e nxënësve se sjellja dhe pasojat janë të ndërlidhura.

4. Zhvilloni aftësitë e nxënësve për mendim kritik.

84

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Rezultatet e pritura:

1. Nxënësit duhet të jenë në gjendje që të njohin shembujt e korrupsionit në

shoqëri.

2. Ata do të mësojnë se si të bashkëpunojnë.

3. Ata do të mësojnë se si të marrin vendime.

4. Ata do ta kuptojnë lidhjen midis shkakut dhe efektit.

Metoda: Një hartë e rrugëve alternative, diskutim.

Mjetet: Grupeve të nxënësve u prezantohet një situatë; atyre u shpjegohet koncepti

“pengesë”. Pasi ta kenë realizuar detyrën, atyre u jepen pyetjet e diskutimit, letër dhe

lapsa.

Procesi:

Nxënësit ndahen në grupe të vogla prej katër apo pesë vetash. Atyre u prezantohet një

situatë, personazhi kryesor dhe qëllimi që duhet ta synojnë. Nxënësve u kërkohet që të

vizatojnë një rrugë deri te qëllimi, sa më shumë që të jetë e mundur rrugë alternative

dhe pengesa të mundshme, me të cilat duhet të ballafaqohet personazhi gjatë rrugës.

Atyre u kërkohet që të shpjegojnë se si mund të tejkalohen këto pengesa.

Situata

Një pacient shkon te mjeku, sepse ndjen dhembje në gjurin e tij. Pas ekzaminimit,

mjeku i thotë se gjuri i tij duhet të operohet. Pacienti pajtohet që të operohet. Mjeku e

paralajmëron atë se janë edhe 73 pacientë që presin për t’u operuar. Në rastin më të

mirë, ai do të operohej pas gjashtë muajsh, nëse pranon që operacioni të financohet

nga fondet për pacientë. Nëse pajtohet që të paguajë vetë (operacioni kushton 4000-

5000 litas), nuk do të ketë nevojë të presë. Pacienti thotë se nuk e ka atë shumë të

hollash. Nëse do t’i duhej të priste gjashtë muaj të tjerë, sëmundja e tij do të bëhej

serioze.

Çfarë duhet të bëjë pacienti që operacioni të bëhet me herët? Provoni të gjeni se paku

dy mënyra për të zgjidhur situatën (shikoni aneksin e mëposhtëm).

Pyetjet e diskutimit:

1. Cilët janë pjesëmarrësit në situatë?

2. A është ky një rast i jondershmërisë?

3. A i është bërë dikujt dëm?

4. A ka përfituar dikush prej tij? Pse?

5. A ka pasur të drejtë pacienti që të insistoj për qëllimin e tij?

6. A mund ta arsyetoni sjelljen e pjesëmarrësve?

7. Nëse shteti do ngarkonte me pagesë shtesë për trajtimin e një sëmundje

serioze, a do ta ndryshonte kjo situatën?

8. Si ndihen pjesëmarrësit?

ANEKSI

Një pengesë janë objektet (institucionet), të cilat duhet t’i tejkalojë pacienti.

85

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

TEMA: QËNDRIMET DHE RELACIONI MIDIS QËNDRIMEVE

E SJELLJES

Autorë: Jurate Blinstrubaite, profesoreshë e psikologjisë në shkollën e mesme

“Atzalynas” në Kedainiai;

Violeta Vaitkeviciene, profesoreshë e etikës në shkollën e mesme “Atzalynas” në

Kedainiai;

Grupi i synuar: klasa e 10-të

Detyrat dhe objektivat: Kur nxënësit mësojnë se çfarë është qëndrimi dhe cilët janë

komponentët e tij, ata do të kuptojnë shkakun dhe efektin e relacionit midis qëndrimit

dhe sjelljes.

Mjetet:

• Gailiene D. ir kt. Asmenybes ir bendravimo psichologia: vadovelis 11-12

klasems- Vilnius: Tyto alba, 2002, p.176-179.

• Diagrami “Komponentët e qëndrimeve”

Metodat: shpjegimi i profesorit, puna grupore, diskutimi.

Procesi

1. Arsimtari jep definicionin e “qëndrimit” dhe komponentëve të tij.

Qëndrimi është bindja dhe ndjenja, të cilat e bëjnë një person të reagojë për gjëra të

caktuara, për njerëzit dhe ngjarjet në një mënyrë të caktuar.

Komponentët e qëndrimit

Njohuritë Reagimet emocionale Sjellja

Këto janë mendimet apo

bindjet, të cilat i kemi

lidhur me njerëz apo

çështje të caktuara. Ato na

ndihmojnë që të vendosim

se çfarë është e drejtë, e

pëlqyeshme apo e

ngjashme

Ato përfshijnë ndjenja të

këndshme apo të

pakëndshme të lidhura me

bindjet. Ato i shtojnë

ngjyrim emocional

qëndrimit dhe përcaktojnë

veprimin që ne kemi

ndërmend ta bëjmë.

86

Veprimi që e nxit

reagimin njerëzor dhe

është në pajtim me

bindjet dhe përvojat.

2. Mbi bazën e diagramit “Komponentët e qëndrimit”, arsimtari e shqyrton

shembullin: “Steponasi dëshiron t’i kalojë pushimet në gjirin Kuronian, por ai

ka trashëguar pronë në rajonin Panevezys dhe kjo nuk është aspak e ngjashme

me resortet bregdetare. Steponasi mendon se Aleksasi, i cili punon në një zonë

të menaxhimit të tokës, nuk është shumë i ndershëm dhe qytetar i moralshëm

lituanez (njohuri). Në këtë situatë, Steponasi ndihet i pashpresë (reagim

emocional), sepse ai nuk mund të blejë tokë në gjirin Kuronian. Është shumë e

mundur që Steponasi t’i japë ryshfet (sjellje) Alesasit që ta ndërrojë tokën e tij

me një resort bregdetar”.

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

3. Mbi bazën e shembullit të shqyrtuar, nxënësit krijojnë vetë situata.

4. Pas kësaj, nxënësit përcaktojnë lidhjen midis qëndrimit dhe sjelljes si në

vazhdim:

OPSIONI I

QËNDRIMI

OPSIONI II

SJELLJA

OPSIONI III

QËNDRIMI

Arsyeja

për qëndrim

Arsyeja

për sjellje

Relacioni dy kahesh

shkaku dhe efekti

87

SJELLJA

QËNDRIMI

SJELLJA

5. Nxënësit ndahen në tri grupe sipas opsionit të zgjedhur (metoda e këndeve).

Grupet diskutojnë zgjedhjet e tyre. Secili grup prezanton argumentet e veta.

Nxënësit, të cilët ndryshojnë opsionin e tyre i bashkohen grupit me të cilin

pajtohen.

6. Arsimtari bën përmbledhjen e diskutimeve të grupit dhe nënvizon se qëndrimi

dhe sjellja janë të ndërlidhura.

Lidhjet me edukimin antikorrupsion: Kur nxënësit mësojnë për qëndrimin dhe

komponentët e tij, ata gjithashtu do të kuptojnë se qëndrimet dhe sjellja korruptuese,

janë të ndërlidhura me arsyet pse njerëzit veprojnë në mënyrë joligjore.

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

TEMA: OBLIGIMET DHE ANGAZHIMET: ROLET

SHOQËRORE

Autore: Ruta Lukosiene, profesoreshë e psikologjisë “Vaivoykste” të Gargzdai.

Grupi i synuar: klasa e 11-të dhe e 12-të.

Objektivat:

1. Ndihmoni nxënësit që të kuptojnë se një rol shoqëror dhe konflikti midis

roleve shoqërore mund të shkaktojë korrupsion.

2. Ndihmoni nxënësit që të marrin vendim korrekt në marrjen e roleve me

prioritet në situatat që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Metodat: diskutimet (paraqitja e argumenteve “për” dhe “kundër”) analiza.

Burimet:

• Gailiene D.ir.kt. Asmenybes ir bendravimo psichologija: vadovelis 11-12

klasems. – Vilnius: Tyto alba, 2002, p. P.188-193.

Procesi

Leksioni “Rolet shoqërore” bëhet në bazë të librave shkollorë; sidoqoftë përdoren

shembuj të ndryshëm.

1. Gjatë përshkrimit të roleve shoqërore, prezantohet shembulli në vazhdim:

“Imagjinoni një mjek altruist të vetësakrifikuar dhe një baba të përgjegjshëm,

si kreun dhe shtyllën kryesore të familjes”.

2. Duke bërë fjalë për role të ndryshme shoqërore (biologjike, familjare,

profesionale, moshore, etj) nxënësve u përkujtohet se roli (profesional) i

mjekut lidhet me Betimin e Hipokratit, në mënyrë që në çdo rast dhe në çdo

situatë, ata duhet t’i ndihmojnë njerëzit.

3. Lidhur me rëndësinë, ata duhet të jenë parësor dhe dytësor. Për shembull, nëse

një mjek konsideron rolin e tij si baba më të rëndësishëm se sa profesionin e

tij, do të ketë ndikim në mënyrën se si e luan rolin e tij. Të gjithë mjekët i

mjekojnë njerëzit, megjithatë janë disa të cilët e bëjnë këtë në mënyrë më

altruiste dhe ka disa të tjerë të cilët e bëjnë shkel e shko.

4. Duke folur për konfliktin midis roleve shoqërore, duhet të diskutohet se çfarë

ndodh për shembull, kur roli i mjekut bie në kundërshtim me rolin e babait, i

cili sakrifikon për të mirën e familjes së tij. Për shembull, i biri dëshiron të

studiojë jashtë vendit, ndërsa mjeku nuk fiton shumë. I biri i tij është shumë i

talentuar në art dhe ky arsimim i veçantë është i mundur vetëm në Francë. Por,

studimet e tilla janë shumë të shtrenjta. Duhet të merret një vendim jetik për të

ardhmen e fëmijës. Ose talenti i tij do të zhvillohet dhe ai do të përparojë

shumë, ose atij i duhet të zgjedhë një profesion më pak tërheqës dhe të ndihet

keq. Mjeku mund të marrë ryshfet dhe t’i shfrytëzojë paratë për edukimin e

djalit të tij. Por si i bëhet Betimit të Hipokratit dhe përkushtimit ndaj

pacientëve?

5. Arsimtari propozon një diskutim. Klasa ndahet në dy grupe. Njëri grup duhet

të argumentojë në favor të deklaratës “Mjeku duhet të kërkojë ryshfet”. Grupi

tjetër duhet ta mbrojë qëndrimin e kundërt: “Mjeku nuk duhet të kërkojë

ryshfet”.

88

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

6. Grupet me radhë prezantojnë argumentet e tyre dhe pastaj këto argumente

numërohen për të parë se cili pozicion është më i fuqishëm.

7. Klasa diskuton për nivelin e dëmit në çdo situatë dhe përcakton se cili është

më i madh.

8. Klasa diskuton se si do të ndiheshin nxënësit, nëse do të ishin në pozitën e

djalit dhe të pacientëve.

9. Klasa diskuton për marrëdhëniet midis rolit shoqëror dhe personalitetit. Është

e rëndësishme që gjatë interpretimit të roleve të ndryshme, personat mbajnë

identitetin e tyre dhe gjithmonë e dinë se kush janë ata dhe cilat janë vlerat e

tyre. Nëse ngritët konflikti i roleve, nuk do të ketë vështirësi për të vendosur

se si duhet sjellë, sepse njerëzit e pjekur dhe të përgjegjshëm jetojnë të

udhëhequr nga vlerat e mirëfillta dhe kauza fisnike. Gjatë diskutimit të

shembullit, mësuesi mund të përmendë se është e paqartë se si do ta

konsiderojë djali kur të piqet, faktin se, babai i tij ka marrë ryshfet. A është ai

një shembull i mirë për birin e tij?

DISKUTIMI: HYRJA NË PORTËN E DIKUJT

Autore: Ilma Agajan, profesoreshë e etikës në gjimnazin “Vaivoykste” të Gargzdai.

Grupi i synuar: klasa e 11 dhe e 12-të.

Objektivat: Ndihmoni nxënësit që të kuptojnë se rezistenca dhe mosgatishmëria për

të vepruar dhe pranimi i situatës e tillë siç është, ndërlidhet me korrupsionin.

Burimet:

• Baranova J. Etika: filosofija kaip praktika. – Vilnius: Tyto alba, 2002.

• Sodeika T. Baranova J. Filosofija: vadovelis 11-12 klasems. – Vilnius: Tyto

alba, 2002.

Metodat: analiza e teksteve, diskutimi.

Procesi

1. Nxënësve u jepet teksti i Kafkës “Para ligjit” (Sodeika T. Baranova J.

Filosofija: vadovelis 11-12 klasems. – Vilnius: Tytp alba, p.125)

2. Nxënësit marrin shënime për idetë kryesore dhe vërejtjet kritike të cilat u vijnë

në mendje gjatë leximit të tekstit.

3. Mësuesi parashtron pyetjen e diskutimit: “Çfarë e ndaloi fshatarin?

4. Pyetjet e mundshme të diskutimit:

• Pse nuk shkoi fshatari përmes portës? Nga çfarë kishte frikë ai?

• Çfarë do të zbulonte ai nëse do të guxonte që të injoronte ndalesën dhe

të hynte në portë?

• Nëse do të kalonte përmes portës pa kërkuar lejen e rojës së portës, a

do të provonte ky i fundit ta ndalonte atë?

• Çfarë mund të na ndalojë neve nëse shkojmë përmes portës sonë?

Si i keni kuptuar fjalët e rojës së portës: “Unë vetëm po e marrë që mos të

të bëjë të mendosh se ke harruar diçka? “

• A mund ta kalonte portën e vet fshatari?

89

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

• Imagjinoni veten në pozitën e fshatarit. Si do të silleshit?

5. Mësuesi përmbledh mendimet e shprehura nga nxënësit dhe i kushton

vëmendje faktit se shumë dukuri negative që ndodhin në shoqërinë tonë kanë

të bëjnë me mosgatishmërinë tonë që të veprojmë, të qëndrojmë të heshtur.

Ndryshimet janë bërë dhe tradita të reja janë formuar me hapa të vegjël, kështu

që filloni nga vetvetja apo “nga hyrja përmes portës suaj”.

DISKUTIMI I TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT: NXËNËSIT

KUNDËR KORRUPSIONIT

Autore: Edita Galinaityte, profesoreshë e historisë dhe metodologjisë në shkollën

e mesme të “Panevezys 9” dhe Antanas Kumza, profesor i historisë dhe

metodologjisë në shkollën e mesme të “Panevezys 9”.

Detyrat dhe objektivat: Zhvillimi i përgjegjësisë aktive qytetare tek nxënësit

duke siguruar informacione për korrupsionin;

Të mësohen nxënësit që të dallojnë korrupsionin nga dukuritë e tjera negative; të

mësojnë t’i vlerësojnë situatat nga pikëpamja e korrupsionit.

Metodat: analizimi i situatave, diskutimi.

Procesi

Nxënësit lexojnë situatën dhe specifikojnë ato që kanë të bëjnë me korrupsion.

Ata duhet të japin shpjegime se pse mendojnë në atë mënyrë.

Situatat

Firma “E ardhmja e ndritur” konkurron për një tender për ndërtimin e një shkolle.

Firma u ofron telefona mobilë anëtarëve të komisionit për të “lehtësuar”, siç u

shprehën përfaqësuesit e firmës, punën e komisionit.

Pas shërimit të djalit të saj shumë të sëmurë. Znj. Ona. Z. i dha mjekut një buqetë

më trëndafila nga kopshti i saj.

Diana S. bëri një marrëveshje me firmën “Care” që nëse kjo e fundit do të

financonte zgjedhjen e saj për këshillin rajonal, më vonë ajo do t’i ndihmonte

firmës që të merrte kontrata ndërtimi në rajon.

Një zyrtar publik nget një veturë zyrtare dhe shfrytëzon karburant për nevojat e tij

personale.

Një person ka nevojë për ndihmën e njërit nga departamentet e qeverisë. Zyrtari

publik me qëllim po e zvarrit. Personi i jep ca para zyrtarit (500-1000 litas) për të

përshpejtuar procesin dhe për ta shpërblyer zyrtarin.

Një zyrtar publik shkon vonë në punë, ndërsa kthehet herët në shtëpi; gjatë orëve

zyrtare të punës ai merret me çështje personale.

90

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Imagjinoni që një mjek po bën rëntgenin e një personi të korruptuar. Çka mendoni

se do të shihte ai në fotografinë e rëntgenit? Vizatoni atë. Specifikoni 3-5

karakteristika të zyrtarit publik të korruptuar.

Ju lutem jepni sa më shumë përgjigje lidhur me atë se pse mendoni se korrupsioni

është krim.

Vizatoni një peshkatar që lufton kundër korrupsionit. Mendoni pak dhe më pas

specifikoni masat që peshkatari mund të marrë që të eliminojë korrupsionin.

Lidhjet me edukimin antikorrupsion:

1. Nxënësit kanë marrë informata shtesë për korrupsionin.

2. Nxënësit kanë shprehur pozicionin e tyre aktiv lidhur me korrupsionin.

3. Nxënësit kanë mësuar që të vlerësojnë të këqija të ndryshme në jetën publike.

TEMA: EDUKIMI KUNDËR KORRUPSIONIT

Autore: Daiva Kuprioniene, profesoreshë e religjionit dhe e etikës në shkollën e

mesme “Anyksciai Antanas Baranauskas”.

Grupi i synuar: klasa e 5-të.

Disiplina: religjioni.

Detyrat dhe objektivat: Zhvillimi i aftësive të nxënësve për të punuar në ekip dhe

marrja e vendimeve të përbashkëta, shkrimi i një teksti formal, zhvillimi i aftësisë së

nxënësve për të diskutuar dhe prezantuar argumentet karshi teksteve të paraqitura,

zhvillimi i të menduarit kreativ.

Metodat: puna në grupe, shkrimi i një teksti formal, loja, shfaqja.

Mjetet: Bibla, letrat me mbiemrat e shkruar në to, fletë të bardha letre, lapsa, material

i ndryshëm shkollor.

Procesi

1. Klasa e lexon tregimin e shkurtër të Brono Ferreros “Familja e iriqëve”:

“Kur erdhi vera, familja e iriqëve u vendos në pyll. Ditët ishin të ngrohta dhe

iriqët po luanin gëzueshëm në hijen e drunjve të pyllit. Ata, gjithashtu udhëtonin

jashtë pyllit, duke vrapuar nëpër fushë, duke luajtur symbyllas midis luleve, duke

zënë miza, që të kishin çka të hanin. Natën, flinin qetësisht afër ndonjë shtëpie.

Një ditë e panë një gjethe që po binte nga pema; po vinte vjeshta. Gjethet filluan

të binin më shpesh. Iriqët menduan një truk të ri; lojën me gjethet që po binin. Por

po bëhej gjithnjë e më ftohtë. Një shtresë e hollë akulli u shfaq mbi lumë. Bora i

mbuloi gjethet. Iriqët po dridheshin nga të ftohtit, kështu që nuk mund të flinin

natën.

Një mbrëmje ata vendosën që të ngroheshin duke u grumbulluar së bashku, sa më

afër që ishte e mundur, mirëpo dështuan në përpjekjen e tyre: ata kishin frikë nga

gjembat e tyre të mprehtë, që shponin këmbët dhe hundët e tyre. Ata, provuan

përsëri por dështuan. Duhet të gjendej një mënyrë për t’u ngrohur: zogjtë, lepujt

dhe kafshët e tjera ngroheshin duke u afruar bashkë. Kështu, iriqët provuan t’i

91

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

afroheshin njëri-tjetrit duke i nxjerrë jashtë gjembat e tyre. Në fillim ishte e

vështirë, por përpjekje pas përpjekje, ia dolën që të grumbulloheshin pa e lënduar

njëri tjetrin.

Ata nuk kishin më frikë nga era e ftohtë, prandaj fjetën të qetë të gjithë së bashku

ngrohtësisht”.

Detyra: nxënësit ndahen në ekipe, varësisht nga ngjyra e letrave të cilat i marrin.

Secili grup duhet të krijojë 10 rregulla të një bashkëjetese paqësore.

Kur koha e caktuar kalon, ata bëjnë prezantimet e tyre. Rregullat e papërsëritura

zgjidhen dhe shkruhen.

Rregullat duhet të jenë si në vazhdim:

1. Pasi butësia e bën jetën më të ndritur, ia vlen që të synohet për të çdo ditë.

2. Ne duhet të flasim me njëri tjetrin çdo ditë.

3. Në duhet që në mënyrë konstante të përmirësojmë vetveten dhe ta bëjmë këtë

së bashku.

4. Ne duhet të respektojmë vetveten: kurrë të mos e kalojmë derën e shtëpisë pa i

pastruar së pari këpucët.

5. Të falim.

6. Të zbulojmë karakteristikat e mira të njerëzve, edhe kur ata përpiqen t’i

fshehin ato.

7. Mos keni frikë nga dallimet: vetëm ata që janë indiferent nuk zihen.

8. Jeni i sjellshëm. Sjellja e keqe e lëndon dashurinë.

9. Mos lejoni t’iu mërzisin detajet e vogla.

10. Mos harroni të qeshni: kjo i jep shëndet zemrës tuaj dhe e bën atë që t’i

rezistojë telasheve.

2 Mësuesi lexon një ekstrakt nga Dhiata e re- Shën Marku 12: 38-44.

Pyetjet:

1. A jemi ne në gjendje që të sakrifikojmë vetveten për dashurinë e të tjerëve?

2. A është vështirë për ne që t’i nxjerrim “gjembat tonë”?

Porosia kryesore është që të betohen me rregullën e artë: “......................

3. Ekipi duhet t’u shkruajë letër zyrtarëve publikë, duke iu kërkuar atyre që të

ndajnë kompjuterë për shkollën:

Grupi1: stili shumë i nënshtruar dhe lutës;

Grupi 2: stili joformal (i përdorur për të shkruar letra miqve të mirë);

Grupi 3: stili zyrtar dhe kërkues.

Grupi 4: stili formal.

4. Loja “Familja”

Mbiemri dhe roli në familje shkruhen në letra.

Mbiemri Malinauskas (stërgjyshi, stërgjyshja, gjyshi, gjyshja, babai, nëna, i biri, e

bija, një qen dhe një mace). Mbiemrat e tjerë janë shumë të ngjashëm:

Mulinauskas, Maliniauskis, Melynauskas. Nxënësit i shkruajnë letrat me

mbiemrat dhe rolin në familje. Ata duhet të ulen në katër karrige, një karrige për

një familje, mbi prehrin e njëri tjetrit sipas rregullit të specifikuar më sipër. (Letrat

janë shkruar rastësisht, pavarësisht nga ekipet që ato përfaqësojnë).

92

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Qëllimi i lojës është që t’i bëjë fëmijët të kuptojnë se edhe kur garojnë, ata mund

të përfshihen në një lojë miqësore të përbashkët.

5. Shfaqja

• Grupi 1 dhe 3: “Një veturë prishet në rrugë. Ngasësi nuk është njeri i

këndshëm”.

• Grupi 1: Luan një skenë e cila tregon se si është e mundur t’i ndihmohet një

personi, i cili nuk ka pamje të këndshme, pa ndonjë shpërblim.

• Grupi 3: Luan një skenë e cila tregon se ata do t’i ndihmojnë ngasësit, nëse ai i

paguan për kohën e shpenzuar.

• Grupi 2 dhe 4: “Një grua e sëmurë rëndë, pothuajse e vdekur jeton me

familjen e birit të saj”.

• Grupi 2: Luan një skenë me fund të lumtur.

• Grupi 4: Luan një skenë me fund të pikëlluar.

6. Loja “Koncerti i xhazit”.

Objektiva: Dëgjoni njëri tjetrin dhe gjeni harmoninë në grup. Secili grup duhet të

paraqesë një koncert të shkurtër duke përdorur materialin shkollor: lapsa, libra,

çanta, fletore dhe mbështjellës.

Fundi prekës

Cilët njerëz janë më të bukurit dhe më në modë? Ata të cilët janë të veshur me rroba

të mirësisë dhe të thjeshtësisë.

ÇKA MENDON PROFESORI I PSIKOLOGJISË, REDA MASELSKIENE I

GJIMNAZIT “RADVILISKIS VAIZGANTAS”, PËR EDUKIMIN

ANTIKORRUPSION NË LEKSIONET E PSIKOLOGJISË.

Ne do të mund të diskutonim për korrupsionin me nxënësit, duke i mbuluar temat në

vazhdim:

Perceptimi shoqëror: qëndrimet dhe stereotipat;

Relacionet shoqërore: rolet shoqërore dhe lojërat psikologjike.

Shëndeti psikologjik: nevojat dhe motivet njerëzore (duke shfrytëzuar librin shkollor

Gailiene D. ir kt. Asmenybes ir bendravimo psichologija: vadovelis 11-12 klasems. –

Vilnius: Tyto alba, 2002 apo përpilimi i kurseve individuale të leksioneve

psikologjike që mbulojnë disa tema).

Qëndrimet dhe korrupsioni

Derisa flitet për origjinën e qëndrimeve, ne do të mund të diskutonim për rastet e

korrupsionit të provuara nga vetë nxënësit apo prindërit e tyre. Për shembull, një

nxënës ka shkelur rregullat e shkollës dhe është sugjeruar që ai të transferohet në një

shkollë tjetër, por prindërit e tij janë kundër, sepse shkolla ku fëmija i tyre vijon

mësimin është prestigjioze. Prindërit bëjnë çdo përpjekje që fëmija i tyre të qëndrojë

në shkollë. Ata kërkojnë për “lidhjen”, që mund të “hapë rrugën” deri tek drejtori apo

ndonjë person tjetër.

Ky apo ndonjë rast tjetër, shqyrtohet duke shikuar komponentët e qëndrimit: njohjen,

reagimin emocional dhe sjelljen.

93

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Stereotipat dhe korrupsioni

Stereotipat: “Meshkujt janë ngasës më të mirë”, “Afaristët dhe bankarët janë

mashtrues”, “Mjekët janë ryshfetmarrës”, etj. Derisa flitet për origjinën, rolin dhe

ndryshimin e stereotipave, diskutohen gjithashtu, edhe ato që kanë të bëjnë me

korrupsionin.

Rolet shoqërore dhe korrupsioni

Derisa flitet për temën “Rolet shoqërore dhe marrëdhëniet personale”, mund të

diskutohen raste të ndryshme. Për shembull, një njeri i turpshëm, i qetë dhe i

ndershëm bëhet menaxher. Kjo pozitë ndryshon parimet madje edhe qëndrimet, të

cilat ai i konsideron të papranueshme. Të jetohet sipas kërkesave të reja, si për

shembull të merret ryshfet apo diçka e ngjashme, kjo do të thotë që të bëhet një

person, që ai nuk dëshiron të jetë, sepse kjo bie ndesh me individualitetin, natyrën dhe

idealet e tij. Sidoqoftë, nëse ai refuzon që të bëjë kompromis me idealet e tij, ai dhe

anëtarët e ekipit të tij do të vuajnë.

Nevojat njerëzore dhe motivet

Derisa shqyrtohet tema, fokusi mund të vihet mbi pasojat e korrupsionit dhe në

ndikimin e tij tek ne. Duke shkuar lart në rangun hierarkik të nevojave, dikush mund

ta bëjë pasqyrën më të gjerë të mundshme të temave që kanë të bëjnë me

korrupsionin.

Loja e diskutimit “Korrupsioni, lëmshi i penjve”.

Loja bëhet në një tryezë të rrumbullakët me një lëmsh penjsh, i cili shkon nga një dorë

tek tjetra. Si çdo diskutim tjetër, edhe ky duhet t’u përmbahet rregullave të cilat janë

bërë të ditura në fillim. Kryesuesi i diskutimit merr lëmshin e penjve dhe fillon të

flasë për korrupsionin:

“A mendoni se është e mundur të jetohet ndershmërisht, pa korrupsion sot”? Ata të

cilët dëshirojnë të flasin duhet ta marrin lëmshin e penjve dhe të shprehin mendimin e

tyre përkitazi me çështjen. Pastaj ai udhëton nga një dorë tek tjetra, në mënyrë që

secili që dëshiron të flasë të mund ta shprehë mendimin e vet. Pas diskutimit, bëhet

një përmbledhje. Mund të përdoren dy lëmshe penjsh me ngjyra të ndryshme për të

paraqitur qëndrimet pozitive dhe negative. Në fund të diskutimit, bëhet numërimi për

të identifikuar numrin e mendimeve pozitive dhe negative. Bëhet edhe një

përmbledhje.

Loja “Një katror i ndjenjave”

Secilit nxënës i jepet një copë letre, që është pjesë e një katrori më të madh, i ndarë në

copa. Në një letër, ata duhet të shkruajnë ndjenjën apo ndjenjat të cilat ata i kanë kur

ballafaqohen me korrupsionin. Kur secili të ketë kryer detyrën e vet, copat e letrës

vendosen së bashku në një katror të madh, katrorin e ndjenjave.

Kjo pasohet me një diskutim dhe konkluzione. Dy ngjyra të ndryshme mund të

përdoren për të shprehur ndjenjat pozitive dhe negative. Në fund të lojës, lojtarët do të

shohin se cili katror është më i madh. Bëhet diskutimi final.

94

SHTOJCA I

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

PËRGATITJA PËR TRAJNIMIN PËR TË MENDUARIT KRITIK

Evaldas Bakonis

Texti:

Bogdanovicius A. “Qeveria shton korrupsionin”.

http:/www.freema.org/Newsletter/korrupsion/1999.1.abogdanovicius.phtml

Shumica e njerëzve sot e konsiderojnë korrupsionin si një të keqe të pamposhtur. Të

gjitha metodat e luftimit të tij, janë provuar me sa duket” nga

tek

Megjithatë, asgjë nuk ka ndryshuar. Ata që kanë marrë ryshfet, vazhdojnë të marrin,

ata të cilët japin ryshfet janë gjithnjë e më të tronditur për madhësinë e “qirave”, të

cilat po rriten bashkë me rrezikun.

Faktet për korrupsion nuk janë të kufizuara vetëm në Lituani. Korrupsioni është një

dukuri globale. Dikush mund të pyes nëse korrupsioni dhe ryshfeti janë atribute të

pashmangshme të shoqërisë. A ja vlen që të provohet të çrrënjoset kjo e keqe, edhe

pse të gjitha shtetet demokratike, legjislacionin e të cilave ne e konsiderojmë si një

model të aspiruar, deri tani kanë dështuar të arrijnë këtë qëllim? Rezultatet e

korrupsionit, të cilin shoqëria e konsideron si të dëmshëm, na nxisin që të marrim

masa, sepse është një luftë e vlefshme.

Efektshmëria e përpjekjeve antikorrupsion

A do të zhduket korrupsioni nëse ryshfeti do të merrte dënime më të rënda? Gjetjet e

hulumtimit të LFMI-së kanë treguar se kjo përpjekje është e radhitur e treta, pas

reduktimit të shiritit të kuq dhe intervenimit të qeverisë në ekonomi. Dënimi mund të

jetë thikë me dy presa. Në njërën anë, ai mund t’i frenojë disa njerëz, të cilët janë të

dyshuar për marrje apo dhënie të ryshfetit. Në anën tjetër, ata të cilët janë të

vendosur të bëjnë një gjë të tillë, mund të nxiten që të ngrenë çmimin e “shërbimit”.

Prandaj, gjobat janë vetëm një zgjidhje kozmetike e problemit të ryshfetit si një formë

e korrupsionit.

A mund të reduktohet korrupsioni duke ua ngritur pagat zyrtarëve publikë dhe duke

siguruar garanci më të mëdha shoqërore? Pa dyshim, pagat më të larta, sikurse edhe

gjobat e ashpra, mund të tregohen efektive, por vetëm deri në njëfarë mase.

96

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Shpërdorimi i pushtetit, i cili është i vështirë për t’u dëshmuar e ndërlidh ngritjen e

pagave me qiratë në ngritje në vend të uljes së korrupsionit.

Rezultatet e hulumtimit të LFMI-së tregojnë se liderët e opinionit e radhisin ngritjen e

pagave në vendin e katërt. Interesante, politikanët në përgjithësi dhe mbështetësit e

Partisë Konservatore në pushtet në veçanti, do të mbështeteshin në ngritjen e pagave

më shumë se grupet e tjera të liderëve të opinionit. Kjo mund të shpjegojë se pse të

ardhurat e zyrtarëve tani janë në ngritje. Megjithatë, kjo nuk është mënyra më e

rëndësishme dhe më efektive për ta thyer korrupsionin.

Receta për luftimin e korrupsionit

Mjeti më efektiv kundër korrupsionit nuk është edukimi i njerëzve, dënimi i tyre,

kërkimi i zyrtarëve të ndershëm apo integriteti i zbatimit të ligjit. Mënyra më efektive

është kufizimi dhe eliminimi i origjinës së korrupsionit.

Ku duhet të fillojmë?

• Programe të ndryshme të përbashkëta të mirëqenies janë zhvilluar dhe

zbatuar, të cilat promovojnë dhe revitalizojnë biznesin dhe ofrimin e kredive të

volitshme. Këto programe kanë një gjë të përbashkët: zyrtarët kanë diskrecion

në zgjedhjen e kompanive të vlefshme për ndihmën e shtetit. Çdo ndihmë

shtetërore krijon mundësi për “biznese fitimprurëse” për të operuar jashtë

tregut. Nëse korrupsioni do të minimizohet, siguria e rrjetës së korporatës

duhet të shpërbëhet njëherë e përgjithmonë.

• Autoritetet shtetërore mund të manipulojnë me kodin e tatimeve duke

miratuar ligje tendencioze tatimore. Shteti mund të manipulojë kodin e

tatimeve, duke lejuar agjenci të ndryshme shtetërore që të vendosin tarifa

tatimore, duke dhënë favore në tatime dhe duke lënë në paqartësi rregullat në

mënyrë që administratori i tatimeve të bëhet figura kryesore në sistemin

tatimor. Është esenciale që të shkurtohet numri i tatimeve, të qartësohen

rregullat e tyre, duke thjeshtësuar procedurat llogaritare dhe duke eliminuar

favoret në tatime dhe përjashtimet.

• Shteti është një lojtar aktiv në veprimet bankare dhe dispozitat utilitare, duke

mos përmendur këtu rolin e tij në sektorin e energjisë, spitaleve dhe shkollave.

Një bankë shtetërore mund të zgjasë kredinë për ndërmarrësin më të mirë. Një

kompani shtetërore mund të blejë material të papërpunuar, i cili nuk është më

i liri apo më i miri. Nuk është problem për një kompani shtetërore që të jetë

joefektive dhe të mbetet në treg pasi që autoritetet shtetërore i sigurojnë asaj

kushte ekskluzive dhe ndonjëherë edhe përqindje qeveritare. Prandaj, shteti

duhet të tërhiqet nga biznesi dhe të transferojë ndërmarrjet e kontrolluara nga

shteti në duart private.

• Kjo është larg nga lista përfaqësuese dhe shteruese...

E drejta për të zgjedhur

Njerëzit ende besojnë në atë se zotimet e liderëve politikë dhe sinqeriteti i qeverisë

janë e vetmja mënyrë për t’u marrë me korrupsionin. Nëse listës ia shtojmë disa

gjoba më strikte, ngritje të rrogave të zyrtarëve dhe disiplinimin e ndërmarrësve, ne

do të kemi një pako tradicionale kompensimesh për të luftuar korrupsionin. Këto

politika janë ndjekur nga shumë vende në botë. Megjithatë, asnjë nuk mund të

lavdërohet për përparime kolosale.

97

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

I takon lexuesit të vendos, nëse metodat tradicionale janë më efektive (më shumë

se që sugjerojmë ne).

Sidoqoftë, duhet ta kemi parasysh se të shkosh me shpejtësi dhe të injorosh masat,

të cilat janë efektive, megjithëse jo të përhapura në mesin e zyrtarëve, na

kushtojnë tepër.

Temat e edukimit antikorrupsion nuk janë të reja. Me sa duket ne kemi njohuri të

mjaftueshme për to. Në njërën anë, ne do të mund të përdornim metoda

tradicionale të ngritjes së interesimit për to për herë të dytë ose të tretë, por jo më

shumë se aq. Prandaj, ne do t’u sugjerojmë atyre se tekstet janë proceduar në

mënyrë të posaçme.

Cila është dobia e përgatitjes për të analizuar tekstin?

Mendimet e mësuesve pjesëmarrës

Leximi parashikues

Ky mund të jetë segmentim i informacionit, duke u kërkuar nxënësve që të

parashikojnë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen dhe se çfarë mund të

mësojnë ata (nëse teksti siguron informacione). Kjo metodë është e ngjashme me

atë që përdor një detektiv.

Me fjalë të tjera, është “ngritje’ e njohurisë së poseduar, “revitalizimi” + analizimi

i tekstit + argumentimi i mendimit/qëndrimit të dikujt. Zakonisht nuk sigurohet i

tërë teksti, por vetëm ekstrakte të vijueshme. Pyetjet shtrohen në mënyrë

konstante: “Çfarë do të ndodh (shkruhet) pastaj? Pse mendoni kështu? Nëse

studentët bëjnë supozime të gabuara, atyre ju bëhen pyetjet në vazhdim: “Pse ka

ndodhur ajo, a është shkruar ndryshe nga mendimet tuaja? A është bërë një

standard, ngjarje apo sekuencë e ngjarjeve?”

Rekomandimet për tekstin e siguruar më lartë:

Pjesa I: secili student mendon për veten dhe e plotëson zbrazëtirën. Pastaj

diskutohen vendimet e tyre.

Pjesa II: grupet e studentëve vendosin për mënyrën e ofruar nga autori dhe arsyet

lidhur me këtë. A janë të sakta idetë e tij?

Tekti:

Librari Bielinis: Hero apo kriminel? \\ Knynesys 1964-1904. – Vilnius:

Valstybinis leidybos entras, 1992, p. 50-51

Rreth vitit 1900, dy karroca me libra u ndaluan afër Raseiniait. Bielinis dha

ryshfet prej 75 rubla një “uriadniku” Ryshfetin më të madh që Bielinisi duhej ta

jepte ishte hera e fundit kur ai u kap, në vitin 1902, gjatë rrugëtimit të tij në

fshatin Rimkunaiku, në të cilin kishte për qëllim që t’i shpërndante librat. Ai e la

kalin e tij tek njëri nga fermerët, mori pakon e librave dhe i shpërndau ato, duke

shkuar nga një oborr tek tjetri. Papritur, gjatë hyrjes në një shtëpi, ai takoi një

uriadnik, i cili ishte duke dalë dhe i cili kishte ardhur në atë shtëpi për të bërë një

98

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

hetim. Uriadniku e arrestoi atë dhe e dërgoi në Pasvalys për t’u takuar me

“pristavin”. Bielinis e quajti veten Jonas Kalikas dhe tha se e kishte gjetur pakon

që gjendej në rrugë.

Gjatë hetimit, Bielinis pyeti nëse ai mund të shkonte në kuzhinë, dhe aty takoi

gruan e pristavit. Bielinis i dha asaj ryshfet 50 rubla, të cilat bënë punë. Pastaj

pristavi i tha ashpër gruas së tij (në rusisht, natyrisht):

“Ky mëkatar duhet të dërgohet tek “ispravniku i Panevezys”.

Kjo ishte mirë për Bielinisin, sepse po të dërgohej në Birzai, ai do të njihej dhe e

tërë kjo do të përfundonte keq. Më vonë, pasi Bielinisi u paraburgos në Rimkunai,

uriadniku e mori kalin e tij dhe librat në Pasvalys. Librat dhe kali ishin vjedhur,

kështu që provat ishin zhdukur. Askush nuk e dinte se kush bëri këtë punë: ryshfeti

i dhënë gruas së pristavit apo shokët e Bielinisit.

Pas marrjes së ryshfetit, ispravniku i Panevezys (apo nëpunësi i tij) vendosi ta

dërgonte Bielinisin në Birzai për hetimet të mëtejshme nën mbikëqyrjen e

brigadierëve, në vend të policisë. Gjatë dërgimit të Bielinisit në Panevezys,

brigadieri i tha atij:

“Unë të njoh se kush je, ti ke bërë kontrabandë me libra, unë nuk do të të lëshoj”

Në fshatin Pasupenai, Bielinisi shpenzoi paratë e tij të fundit për dehjen e

brigadierit. Kur u dërgua në fshatin tjetër, Talkoniai për të kaluar natën, Bielinisi

përgatiti një plan për të ikur.

Ai zbathi këpucët dhe i vari që të thaheshin. Pastaj e zhveshi pallton e tij. E vuri

mbi stufë, duke thënë se nuk po ndihej mirë dhe se ishte i lodhur.

Brigadieri shikoi këpucët dhe pallton dhe ra në gjumë i dehur. Bielinisi po bënte

sikur po flinte dhe kur të gjithë të tjerët ishin në gjumë, ai iku qetësisht dhe

zbathur përgjatë fushës.

Si do ta analizonit tekstin?

99

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

DUKURIA E KORRUPSIONIT NË LITUANI DHE NË BOTË

DUKURIA E KORRUPSIONIT: KORRUPSION DO TË THOTË

SHPËRDORIM I DETYRËS ZYRTARE PËR PËRFITIME PERSONALE

Korrupsioni e kërcënon shoqërinë dhe të drejtat e njeriut. Zyrtarët e korruptuar e lënë

të pakryer detyrën, të cilën duhet ta kryejnë dhe nuk i ndalojnë aksidentet që të

ndodhin. Një zyrtar publik që merr ryshfet do të lejojë që t’i rrezikohet jeta apo

shëndeti i dikujt. Korrupsioni mund t’i rrezikojë të drejtat tuaja themelore për

mbrojtjen e shëndetit, madje edhe të ujit të pijshëm dhe të ajrit.

Në vitin 1995, një qendër tregtare u shkatërrua në Kore. Më vonë u sqarua se

kontraktuesit kishin përdorur kualitet të dobët të betonit, ndërsa zyrtarët e qytetit

kishin lejuar të shkeleshin rregullat e sigurimit në shkëmbim të ryshfetit. Në vitin

1998, një tërmet në Turqi shkatërroi shumë ndërtesa, ndër më delikatet prej të cilave

ishin shkollat dhe spitalet e ndërtuara prej shtetit. Hetimi i një varg gabimesh në

ndërtim tregoi se inspektorët e ndërtimit dhe zyrtarët e tjerë kishin marrë ryshfet.

Për shkak të korrupsionit kishte më pak të holla se sa që mund të ishin. Nuk është e

thjeshtë, sepse ti sapo ke dhënë ryshfet. Korrupsioni mund të rrisë çmimin e

investimeve shtetërore deri në tridhjetë për qind. Kjo do të thotë se një shkollë e re

apo spital të ndërtuara për komunitetin mund të kushtojnë gati tridhjetë për qind më

shumë. Rritja e çmimeve në prokurimin publik dhe investimet shtetërore i

kontribuojnë rritjes së mëtejshme të borxhit kombëtar. Për shembull, qeveria në Keni,

humbi një milion e gjysmë dollarë amerikanë kur Ministria e Shëndetësisë ishte

angazhuar në një transaksion të korruptuar farmaceutik. Një dyshim shumë i madh për

korrupsion shtrihet mbi politikën lituaneze të kompensimit për farmaceutikët. Sa para

kanë vjedhur nga ne? Në Gjermani, duket se është ryshfet për të fituar kontratën prej

2.5 miliard markave për ndërtimin e terminalit të dytë të aeroportit të Frankfurtit.

Sipas prokurorit, për shkak të korrupsionit, çmimet janë rritur për rreth 20 deri 30 për

qind. Sa ka humbur buxheti lituanez si rezultat, siç është perceptuar nga shumë

afaristë, i prokurimit të korruptuar publik?

Për shkak të korrupsionit është më e vështirë që të angazhohesh në biznes.

Korrupsioni prish mekanizmat e tregut dhe krijon kushte të pabarabarta për bizneset.

Shumë afaristë kanë tendencë që të japin ryshfet, duke besuar se 95 raste nga 100, ata

do ta arrijnë qëllimin e synuar. Por çfarë do të ndodh herën tjetër kur zyrtari i

korruptuar do të kërkojë më tepër? Çfarë do të ndodh kur konkurrentët tuaj do të japin

më shumë ryshfet? Çfarë do të ndodh kur zbatimi i ligjit ngatërrohet me planet tuaja

korruptuese? Për shembull, afaristët rusë janë relativisht më shumë të prirë drejt

korruptimit të zyrtarëve se sa kolegët e tyre në Poloni. Megjithatë, mesatarisht duhet

katër herë më shumë kohë për të regjistruar një biznes në Rusi se sa në Poloni. Përveç

kësaj, afaristët në Rusi, inspektohen dy herë më shpesh se sa homologët e tyre në

Poloni, ndërsa duhet të paguajnë dy herë më shumë gjoba.

Korrupsioni redukton sasinë e të hyrave shtetërore. Sa njerëz i shmangen tatimeve apo

iu ikin gjobave me ndihmën e zyrtarëve publikë në Lituani? Evazioni fiskal i

korruptuar në Filipine do të thotë se pagesat e ulëta sikurse edhe ato të larta dhe 63 për

qind e importit është i liruar nga tatimet.

100

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Për shkak të korrupsionit, një vend tërheq më pak investime direkte të jashtme (FDI)

Korrupsioni shpesh konsiderohet si një tatim i vënë mbi FDI-në. Për shembull, rritja e

nivelit të korrupsionit në Singapor, në vendin ku relativisht ka pak korrupsion dhe në

Meksikë ku korrupsioni është i shfrenuar, është ekuivalent me rritjen e taksave në

investime për më shumë se 20 për qind. Nëse Bangladeshi do të rriste integritetin e

vet publik dhe efikasitetin në nivelin e Uruguait, do të tërhiqte rreth pesë për qind më

shumë investime dhe GDP-ja e tij vjetore do të rritej për 0.5 për qind. Këto analogji

janë relevante për Lituaninë.

Një hulumtim social i bërë nga Vilmorus në vitin 1999, ka treguar se 74.1 e

respondentëve në Lituani kanë dënuar korrupsionin si dukuri, por 60.4 për qind e

atyre që u intervistuan thanë se do të ishin të gatshëm të jepnin së paku një ryshfet të

vogël për ta zgjidhur problemin me të cilin janë ballafaquar. Gjithashtu hulumtimi ka

treguar se publiku i përgjithshëm, nuk e percepton pranimin e një dhurate si

korrupsion dhe sjelljen e mallrave të lira pa paguar detyrimet doganore si

kontrabandë. 71.1 për qind e respondentëve në gjendje më të mirë dhe 71.5 për qind e

të rinjve ishin të gatshëm që të jepnin ryshfet.

Një hulumtim me fëmijët e moshës shkollore të Vilniusit, i bërë nga Transparency

International, kapitulli lituanes në vitin 2001, ka treguar se nxënësit e klasave më të

larta janë më të prirë të pajtohen se sa të mospajtohen me thënien se “në biznes ,

pagesat ndihmojnë në fshehjen e të ardhurave të dikujt”. Hulumtimi tjetër tregoi se

shumë shpesh ne marrim iniciativën për t’iu dhënë ryshfet zyrtarëve. Një hulumtim i

banorëve nga pesë qytete bërë nga opinioni publik dhe kompania për hulumtimin e

tregut Spinter në vitin 2001, ka treguar se 64 për qind e respondentëve thanë se

ryshfeti është direkt apo indirekt i kërkuar nga një zyrtar, ndërsa 36 për qind u pajtuan

se qytetarët u ofrojnë ryshfete zyrtarëve.

Shumë njerëz besojnë se korrupsioni është një lloj defekti i lindur i autoriteteve

shtetërore, i cili është plotësisht i pavarur nga vullneti apo kontrolli i tyre.

Indeksi i Perceptuar i Korrupsionit i bërë nga Transparency International në vitin

2001, zbuloi se indeksi i Lituanisë kishte mbetur i njëjtë me vitin e mëparshëm, me

4.8 pikë nga gjithsej 10, duke dështuar për 0.2 pikë të jetë vendi më pak i i korruptuar

nga ato vende ku është bërë hulumtimi. Ky indeks tregon perceptimin e korrupsionit

nga ana e afaristëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë. Lituania e ndan vendin e 36 deri

39 me Bjellorusinë, Republikën Afrikane të Jugut dhe Tunizinë. Në tabelën me 102

vende, të fundit në listë janë Angola, Madagaskari, Paraguai, Nigeria dhe

Bangladeshi, ndërsa ato në majë përfshijnë Finlandën, Danimarkën, Zelandën e re,

Islandën, Singaporin dhe Suedinë. Në vitin 1999, Lituania ishte radhitur e 50-ta. Gjatë

një periudhe prej tre vjetësh, ajo u ngjit katërmbëdhjetë pozita më lartë. Lituania ka

miratuar rreth dhjetë ligje që në një mënyrë apo tjetër sigurojnë parandalimin e

korrupsionit. Ajo, gjithashtu, ka miratuar edhe disa programe kombëtare

antikorrupsion. Megjithatë, siç thotë filozofi kinez Mencius (372-289) ligjet nuk

veprojnë vetë.

Korrupsioni barazon fuqinë monopolizuese plus fshehtësinë minus përgjegjësinë.

Korrupsioni ndodh kur një vendim monopolizues në fushën e vlerave apo të mallrave

miratohet në mënyrë jopublike dhe pa përgjegjësinë e dikujt për rrezikun në bërjen e

zgjedhjes.

101

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Burimi: Shërbimi për Hetime Speciale i Republikës së Lituanisë –

http://www.stt.lt/?lang=lt&menu_id=5 (në lituanisht).

FORMAT E KORRUPSIONIT TË VËREJTURA NË LITUANI

Tipi më i keq i korrupsionit në Lituani (në numrin më të madh të rasteve) është

korrupsioni burokratik, kur një person që dëshiron përshpejtimin e vendimmarrjeve

burokratike ia mbush pëllëmbën një burokrati. Padyshim, një burokrat mund të marrë

një pozicion proaktiv, duke shpërdorur pushtetin e vet zyrtar në vendimmarrje dhe

duke e realizuar atë me një ritëm të ngadalshëm dhe duke e dhënë me dozë

informacionin e kërkuar.

Korrupsioni në biznes lidhet me një lloj apo tjetër të biznesit dhe është kthyer në një

mjet biznesi.

Parandalimi i korrupsionit ka një qëllim të trefishtë: marrjen e informacionit, blerjen

e “privilegjeve” (për një përdorim apo për më shumë përdorime) dhe sigurimin e

mbrojtjes. Personat e përfshirë në aktivitetet kriminale apo biznese të ndaluara janë

gjithmonë depërtues për të marrë informacione për operacionet dhe provat kundër tyre

dhe për procesin e hetimeve. Sigurimi i mbrojtjes është i kërkuar për të pasur garanci

se asnjë ligj nuk do të ndërhyjë në transaksionet e bizneseve të tyre të ndaluara apo

gjysmë ligjore.

Rregullimi i korrupsionit është një dukuri komplekse pasi që ushtrohet vetëm gjatë

zgjidhjes së kontesteve mbi pronësinë, zakonisht mbi bizneset. Për shkak të

legjislacionit me të meta dhe rregullimit të pjesshëm të marrëdhënieve në ekonominë

me treg të zhvilluar, kontestet e tilla mund të zgjidhen për të mirën e njërës palë apo

tjetrës me sukses të barabartë.

Korrupsioni i likuidimit të pasojave mund të bëhet në procedurat administrative apo

në një fazë fillestare të hetimeve. Para paraqitjes së rastit apo kur ai ndërpritet, dikush

mund t’i ikë përgjegjësisë. Korrupsioni i likuidimit të pasojave gjithashtu përdoret kur

provohet të ulet dënimi i dhënë nga gjykata.

PROBLEMET E LUFTIMIT TË KORRUPSIONIT NË LITUANI

Korrupsioni për nga natyra dhe shkaku, është një dukuri komplekse shoqërore që

rrethon pothuajse të gjitha fushat e jetës në Lituani. Dështimi për të arritur çfarëdo

ndryshimi radikal në luftën kundër këtij krimi shpjegohet me arsyet në vazhdim:

• Para vitit 1997, nuk ka pasur ndonjë institucion të specializuar në Lituani për

luftimin e korrupsionit dhe manifestimit të tij;

• Ishte nënvlerësuar se korrupsioni lidhej më kontrabandën, tregtinë me armë,

trafikimin e drogës, shpëlarjen e parave, trafikimin e emigrantëve ilegalë, etj

se ai nuk ishte problem nacional, por transnacional;

• Nga pikëpamja teknike dhe organizative, mbrojtja e kufijve kombëtarë ishte e

pamjaftueshme;

102

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

• Mungesa e përvojës së institucioneve shtetërore për t’i luftuar krimet e tilla

specifike dhe komplekse;

• Selektimi i pamjaftueshëm procedural i shërbyesve civilë.

Është e komplikuar për institucionet e zbatimit të ligjit që të mbledhin dhe përdorin

shërbimet e fshehta për korrupsionin tek vetë zbatuesit e ligjit dhe në veçanti në

gjykata, për shkak të arsyeve në vazhdim:

• Këto krime janë të fshehta sepse;

• Qytetarët për arsye të ndryshme nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me

agjencinë e shërbimeve të fshehta dhe se paratë jepen përmes

ndërmjetësuesve (avokatëve, të afërmeve apo miqve të ngushtë, të cilët nuk

janë të interesuar për bashkëpunimin me zbatuesit e ligjit);

• Kontributi i opinionit në detektimin e krimeve të korrupsionit është ende

shumë i vogël. Mosgatishmëria e publikut që të përfshihet në detektimin e

korrupsionit ndodh për faktin se nuk ka sistem efektiv shtetëror që do të

garantonte sigurinë dhe mirëqenien sociale dhe materiale.

Burimi: Shërbimi për Hetime Speciale i republikës së Lituanisë. – http://www.stt.ls

(në lituanisht)

KODI I ETIKËS SË MËSIMDHËNËSVE

QËLLIMI I KODIT TË ETIKËS SË MËSIMDHËNËSVE

Kodi aktual i etikës së mësimdhënësve (më tej KEM-i) duhet të vendos normat

kryesore të etikës profesionale.

• Të rregullojë marrëdhëniet midis mësimdhënësve dhe nxënësve si dhe

anëtarëve të tjerë të komunitetit të institucioneve arsimore dhe trajnuese;

• Të ruajë vlerat e tyre njerëzore dhe të dinjitetit;

• Të ruajë kualitetet e punës profesionale të mësimdhënësve dhe të respektit për

profesionin;

• Të ruajë kulturën e institucioneve arsimore dhe trajnuese të bazuara në besim,

përgjegjësi dhe drejtësi.

• Normat e KEM-it duhet të aplikohen për të gjithë mësimdhënësit e

Republikës së Lituanisë dhe për stafin e institucioneve trajnuese, të cilët

punojnë me fëmijë apo të rinj.

BURIMET DHE PARIMET E ETIKËS SË MËSIMDHËNËSVE

Normat e etikës së mësimdhënësve duhet të definohet mbi bazën e normave të

përgjithshme njerëzore dhe morale; traditave demokratike të shkollës së Lituanisë,

dispozitave kushtetuese dhe legjislacionit të Republikës së Lituanisë; dispozitave të të

drejtave të fëmijës;

Baza e normave të KEM-i duhet të formohet mbi parimet kryesore në vazhdim:

njerëzimi, drejtësia, profesionalizmi, përgjegjësia, toleranca, demokracia, partneriteti

dhe solidariteti.

NORMAT KRYESORE

A. Personaliteti i mësimdhënësit

103

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

1. Etika profesionale e një mësimdhënësi kërkon prirje,

përkushtim për të punuar dhe ndjenjë të përgjegjësisë gjatë

ushtrimit të detyrës së tij 3.

2. Një mësimdhënës duhet të jetë kërkues ndaj vetvetes dhe

ambicioz. Ai duhet të jetë introspektiv, gjakftohtë dhe i

vetedukuar.

3. Një mësues kërkon avancim të vazhdueshëm të njohurive të

tij. Ai duhet të kujdeset për arsimimin e tij, ngritjen e

kualifikimeve dhe kërkimit të metodave më të mira të punës.

3 Në interesin e qartësisë stilistike, në këtë dokument përdoret gjinia mashkullore dhe

kuptohet që përcakton të dy gjinitë, meshkujt dhe femrat

B. Përgjegjësia

2. Mësimdhënësi duhet të bartë përgjegjësinë për kualitetin dhe rezultatet e

mësimdhënies (trajnimit) që kërkohen prej tij.

3. Mësimdhënësi duhet të bartë përgjegjësinë për mbrojtjen fizike, intelektuale,

emocionale dhe shpirtërore të fëmijëve të vendosur nën mbikëqyrjen e tij.

4. Mësimdhënësi duhet të bartë përgjegjësin për funksionet e marra dhe burimet

e dhëna nga administrata.

C. Autoriteti, nderi dhe reputacioni

7. Nën udhëheqjen e vet, një mësimdhënës duhet të mbështesë dhe ruajë nderin e

këtij profesioni historik.

8. Një mësimdhënës duhet të përçojë vlerat kulturore të kombit dhe njerëzimit

tek gjeneratat më të reja dhe sa më mirë që di të marrë pjesë në proceset e zhvillimit

kulturor. Ai nuk duhet të lejohet që të organizojë aktivitete kundër kulturore as në

punën e tij të drejtpërdrejtë dhe as jashtë ambienteve të institucionit arsimor ku

punon.

9. Gjatë komunikimit me nxënësit e tij dhe në të gjitha rastet e tjera, një

mësimdhënës duhet të jetë i respektueshëm, i sjellshëm dhe diskret. Ai duhet të jetë i

vetëdijshëm për rregullat e sjelljes në çdo situatë dhe duhet të pajtohet me rregullat e

saj.

10. Autoriteti i mësimdhënësit duhet të bazohet në kompetencë, drejtësi, kujdes

për nxënësit e tij. Mësimdhënësi nuk duhet ta krijojë autoritetin e vet në mënyrë

indiskrete dhe nuk duhet ta shpërdorë atë.

11. Një mësimdhënës duhet t’i edukojë të tjerët duke vënë shembullin e tij. Ai

nuk duhet të predikojë, nuk duhet t’i gjykojë të tjerët apo të kërkojë nga ata që të

pajtohen me rregullat me të cilat ai vetë nuk është në gjendje të veprojë në

pajtueshmëri.

12. Një mësimdhënës duhet të ketë të drejtën e intimitetit personal; sidoqoftë,

mënyra e tij e jetesës nuk duhet të prishë prestigjin e profesionit, të shkatërrojë

marrëdhëniet me nxënës, me kolegë apo të ndërhyjë në detyrat e tij profesionale.

13. Abuzimi me alkool dhe substanca të tjera dehëse nuk duhet të jetë në

pajtueshmëri me profesionin e një mësimdhënësi.

14. Një mësimdhënës duhet të mbrojë reputacionin e tij.

104

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

D. Marrëdhëniet me personat e tjerë

Komunikimi i mësimdhënësit me nxënësit e tij

15. Mësimdhënësi duhet të zgjedhë një stil të përshtatshëm për të komunikuar me

studentët bazuar mbi respektin e ndërsjellë.

16. Një mësimdhënës duhet të jetë në rend të parë kërkues ndaj vetvetes. Rreptësia e

tij me një nxënës duhet të jetë pozitive dhe e motivuar mirë. Një mësimdhënës duhet

të jetë gjithmonë i moderuar dhe gjakftohtë.

17. Mësimdhënësi duhet të zgjedhë metoda pune, të cilat ndërtojnë karakteristika

pozitive tek nxënësit e tij dhe në marrëdhëniet e tyre ndër personale që përfshijnë:

vetëkontrollin, vetedukimin, gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për t’i ndihmuar të

tjerët.

18. Gjatë vlerësimit të punës dhe të arriturave të nxënësve me notë, mësimdhënësi

duhet të përpiqet që të ndërtojë respektin dhe vetëbesimin e tyre, të specifikojë

mundësitë e përmirësimit dhe të rrisë motivimin e tyre për arsim.

19. Një mësimdhënës duhet të jetë i paanshëm, të tregojë vullnet njësoj të mirë dhe

të jetë njësoj i përzemërt me të gjithë nxënësit. Nëse vlerësimi i tij pa arsye degradon

nxënësin, ai duhet të korrigjojë gabimin pa u vonuar.

20. Gjatë vlerësimit të përparimeve të nxënësve me notë, një mësimdhënës duhet të

përpiqet për objektivitet dhe drejtësi. Ai nuk duhet të lejohet që të rrisë apo të ulë

notat duke ushtruar diskrecionin e vet apo në përpjekje për të pasur rezultate të mira

artificialisht, të korrigjojë gabimet e nxënësve gjatë provimeve apo testeve me shkrim.

21. Mësimdhënësi duhet të ketë kujdes për gjuhën që përdorë gjatë komunikimit me

nxënës. Të folurit e tij nuk duhet të përmbajë sharje, apo shprehje vulgare, të vrazhda

apo fyese.

22. Një mësimdhënës duhet të sillet në mënyrë diskrete. Një mësimdhënësi nuk

duhet t’i lejohet që të përcjellë tek personat e tjerë informacionet, të cilat ia besojnë

nxënësit personalisht, përveç rasteve që parashihen me ligj.

23. Një mësimdhënës nuk duhet të shpërdorojë pozitën e tij. Ai nuk mund të

abuzojë me nxënësit e tij dhe të kërkojë nga ata që t’i kryejnë ndonjë shërbim apo

ndonjë të mirë.

24. Për punën e tij, përfshirë këtu edhe punën shtesë, një mësimdhënës nuk ka të

drejtë të kërkojë pagesë shtesë nga nxënësit e tij. Nëse një mësimdhënës angazhohet

privatisht, kushtet e shpërblimit të punës së tij duhet të jenë në pajtim me fillimin e

punës së tij dhe vazhdimin e marrëveshjes.

25. Mësimdhënësi duhet të jetë tolerant ndaj bindjeve fetare dhe pikëpamjeve

politike të nxënësve të tij. Ai nuk duhet të ketë asnjë të drejtë për t’i indoktrinuar

studentët me pikëpamjet e tij personale.

Marrëdhëniet midis mësimdhënësve

26. Marrëdhëniet midis mësimdhënësve duhet të bazohen në mbështetjen kolegiale,

partneritet dhe respekt. Mësimdhënësi duhet të kujdeset për autoritetin e kolegëve të

tij sikurse edhe për të vetin. Ai nuk duhet t’i ulë kolegët e tij në prani të studentëve

apo personave të tjerë.

27. Mësimdhënësit duhet t’u shmangen konflikteve të paargumentuara dhe skandaloze

midis tyre. Nëse ka mosmarrëveshje, ata duhet të përpiqen t’i zgjidhin ato në mënyrë

konstruktive.

105

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

28. Mësimdhënësit e të njëjtit institucion arsimor duhet t’i shmangen konkurrencës që

pengon partneritetin e tyre gjatë kryerjes së punës së përbashkët. Lidhja e brendshme

midis mësimdhënësve është mbështetja e tyre reciproke, ndihma, sinqeriteti dhe

besimi.

29. Obligimi dhe e drejta e mësimdhënësit është që të vlerësojë punën e kryer nga

kolegët e tyre dhe administrata. Duhet të ndalohet dënimi i një mësimdhënësi për

shkak të kritikave të tij. Kritikat duhet të jenë brenda për brenda shkollës të shprehura

midis mësimdhënësve të të njëjtit institucion arsimor dhe jo jashtë hapësirës së tij. Ato

duhet të shprehen sy më sy dhe jo pas shpinës së dikujt. Një shkollë apo ndonjë

institucion tjetër arsimor nuk duhet të tolerojë thashethemet.

30. Kritikat duhet të shprehen në shkallë më të gjerë vetëm nëse atij nuk i kushtohet

vëmendje, nëse administrata fillon dënimin kundër kritikuesit dhe nëse del së është

kryer ndonjë vepër penale.

31. Kritikat për punën e kolegëve apo të administratës gjatë vlerësimit të veprave të

tyre, vendimeve, pikëpamjeve apo sjelljes, nuk duhet të degradojnë personin që i është

nënshtruar kritikave. Kritikat duhet të jenë të bazuara, konstruktive, me masë, të bëra

me qëllim të mirë dhe pa fyerje. Problemet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me

mësimdhënësit duhet të shqyrtohen dhe zgjidhen përmes diskutimeve të hapura dhe të

lira midis mësimdhënësve.

32. Një mësimdhënës nuk duhet të fshehë gabimet dhe shkeljet e bëra nga kolegët.

Marrëdhëniet me administratën

33. Një institucion arsimor duhet të udhëhiqet nga parimet e të drejtës së shprehjes,

bindjes, tolerancës, demokracisë dhe drejtësisë.

34. Institucioni arsimor duhet të nxisë komunikimin e brendshëm të bazuar në respekt

të ndërsjellë, vullnet të mirë dhe konsensus. Përgjegjësia për mbajtjen e një atmosfere

të tillë i takon kreut të shkollës apo një institucioni tjetër arsimor.

35. Administrata e një shkolle apo një institucioni tjetër arsimor duhet të jetë tolerante

për llojllojshmërinë e pikëpamjeve politike, religjioze dhe filozofike, shijet dhe

opinionet dhe duhet të krijojë kushtet për të shkëmbyer këndvështrime, për të

negociuar dhe për të arritur marrëveshje. Statuset e ndryshme të mësimdhënësve,

kategoritë e kualifikimit dhe pozicionet, nuk duhet të bëhen pengesë për të gjithë

mësimdhënësit që të shprehin opinionet e tyre dhe t’i mbrojnë bindjet e tyre në

mënyrë të barabartë.

36. Administrata nuk duhet të diskriminojë, injorojë apo dënojë mësimdhënësit për

bindjet e tyre apo për gjërat që u pëlqejnë a nuk u pëlqejnë atyre. Marrëdhëniet e

administratës me çdo mësimdhënës duhet të bazohen mbi parimin e barazisë.

37. Administrata mund të mos kërkojë apo të mbledhë informacione për jetën

personale të mësimdhënësit që nuk ka të bëjë me çështje të punës.

38. Vlerësimi dhe vendimet e kreut të shkollës apo një institucioni tjetër arsimor duhet

të bazohen mbi meritat aktuale të një mësimdhënësi, fakte të vërteta dhe duhet të jetë i

paanshëm. Kandidatët për një kategori më të lartë të kualifikimit duhet të zgjidhen

dhe të mbështeten, pavarësisht se sa ngushtë janë të lidhur me kreun e administratës

apo sa janë të dëgjueshëm ndaj tij.

39. Mësimdhënësit duhet të kenë të drejtë në informacionet nga administrata relevante

me punën e tyre dhe operimin e institucionit. Administrata nuk ka asnjë të drejtë që të

fshehë apo shtrembërojë informacionin që ka ndikim mbi karrierën e mësimdhënësit

dhe kualitetin e punës. Ky institucion arsimor duhet të marrë dhe përhapë vendimet

relevante për komunitetin duke i ndjekur parimet e sinqeritetit dhe pjesëmarrjes.

106

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

40. Intrigat, konfliktet e pazgjidhura, dëmtimi i të tjerëve dhe përçarja e komunitetit të

mësimdhënësve e pengon institucionin nga kryerja e funksioneve të veta. Kreu i

shkollës apo një institucioni tjetër arsimor i cili dështon të zgjidhë konfliktet e ashpra

dhe të vazhdueshme, duhet të japë dorëheqje.

41. Një shkollë apo një institucion tjetër arsimor duhet të ushqejë reputacionin e vet.

Nëse krime apo shkelje të mëdha të bëra nga mësimdhënësit apo nga stafi përgjegjës

administrativ bëhen të dukshme, kreu i administratës duhet të japë dorëheqje.

Marrëdhëniet me prindërit dhe kujdestarët e nxënësve

42. Një mësimdhënës duhet t’u japë këshilla prindërve apo nxënësve gjatë përpjekjes

për të zgjidhur problemet që kanë të bëjnë me edukimin e tyre dhe duhet të ulë

konfliktin midis prindërve dhe fëmijëve.

43. Një mësimdhënës duhet t’i mbajë konfidenciale mendimet e fëmijëve për prindërit

apo kujdestarët dhe e kundërta. Një mësimdhënës duhet të ketë të drejtën që të përçojë

mendimet e shprehura nga një person ndaj një pale tjetër vetëm me pëlqimin e atij

personi.

44. Mësimdhënësit duhet të tregojnë respekt dhe vullnet të mirë gjatë komunikimit

me prindërit e nxënësve. Ata nuk duhet të inkurajojnë ofrimin e mikpritjes për

këshillat e prindërve apo diçka të ngjashme.

45. Marrëdhëniet e mësimdhënësve dhe prindërve të nxënësve nuk duhet të kenë

ndikim mbi vlerësimin e personalitetit të fëmijës apo të të arriturave të tij.

46. Marrëdhëniet e mësimdhënësve me prindërit e fëmijëve nuk duhet të varen nga

mbështetja e mësimdhënësve apo kujdestarëve ndaj shkollës apo ndaj ndonjë

institucioni tjetër arsimor.

E. Marrëdhëniet me shoqërinë

47. Një mësimdhënës nuk duhet vetëm t’i arsimojë apo trajnojë nxënësit e tij, por

edhe të arsimojë publikun, t’i ruajë vlerat e tij kulturore dhe t’i bëjë ata persona me

dinjitet dhe të edukuar.

48. Një mësimdhënës duhet të përpiqet që t’i kontribuojë harmonisë publike. Në jetën

publike si dhe në atë private, ai duhet t’u shmanget konflikteve, grindjeve dhe

mosmarrëveshjeve. Ai duhet të jetë më i gatshëm se të tjerët për t’i paraparë dhe për

t’i zgjidhur problemet dhe dallimet dhe të di si të merret me to.

49. Një mësimdhënës është mjaft i vetëdijshëm për kryerjen e detyrave të tij qytetare

dhe rolin e tij shoqëror. Ai duhet t’i shmanget të qenit në mënyrë të veçantë ndryshe,

megjithatë ai nuk duhet t’i përshtatet asnjë ambienti, duke humbur identitetin e tij.

F. Liria akademike dhe liria e të folurit

50. Një mësimdhënës duhet të ketë të drejtë të shfrytëzojë burime të ndryshme të

informacionit.

51. Gjatë përzgjedhjes dhe përhapjes se informacioneve për studentët, një

mësimdhënës duhet të mbështetet në parimet e objektivitetit, përshtatshmërisë dhe

ndershmërisë. Informacionet nuk duhet të shtrembërohen, apo të ndryshohet e drejta

e tyre autoriale.

52. Një mësimdhënës duhet të ushtrojë diskrecionin në zgjedhjen e aktiviteteve

arsimore dhe krijimin e mënyrave të reja të arsimimit derisa ato të jenë të

përshtatshme, profesionale dhe të ndershme.

53. Një mësimdhënës duhet të ushtrojë të drejtën e tij të të folurit (me shkrim apo

gojë) për politikën arsimore të shkollës, autoritetet lokale apo të shtetit si dhe për

107

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

veprimet e ndërmarra nga pjesëmarrësit e arsimit, megjithatë deklaratat e tij nuk duhet

të jenë të pasakta, qëllimkëqija apo fyese.

54. Një mësimdhënës nuk duhet të zbulojë informacione konfidenciale që kanë të

bëjnë me çështje të brendshme të shkollës apo të ndonjë institucioni tjetër arsimor.

G. Përdorimi i informacioneve dhe i burimeve

55. Mësimdhënësit dhe stafi administrativ duhet të jenë ekonomistë dhe efektiv në

përdorimin e materialit dhe burimeve të tjera të shkollës. Ata nuk duhet të

shfrytëzojnë pronën ( hapësirën, orenditë, telefonin, faksin, kompjuterët, makinat

fotokopjuese, pajisjet e tjera, shërbimet postare, transportin, mjetet dhe materialet) e

shkollës apo të ndonjë institucioni tjetër arsimor si dhe kohën e tyre të punës për

nevoja personale. Përjashtimet në shfrytëzimin e burimeve të materialit dhe kohës

duhet të vendosen në rregullat e mbrojtjes së pronësisë së institucionit për të cilin

bëhet fjalë.

H. Interesat personale dhe vetëpërjashtimi

56. Një mësimdhënës dhe kreu i shkollës apo një institucioni tjetër arsimor duhet të

jetë objektiv dhe jo vetjak. Vendimet e tij zyrtare nuk duhet të ndikohen nga interesat

e tij personale apo të anëtarëve të familjes së tij, të afërmeve apo miqve.

57. Nëse një mësimdhënës është anëtar i një këshilli, komisioni a një grupi punues, i

cili duhet të marrë vendime që kanë të bëjnë me interesat e tij personale dhe së

këndejmi ai nuk mund të jetë i paanshëm, ai duhet të informojë personat që marrin

vendimin dhe duhet të përmbahet nga votimi apo nga çfarëdo lloji tjetër i

vendimmarrjes.

58. Një mësimdhënës nuk duhet të përfaqësojë institucionin e tij gjatë një rasti me një

institucion tjetër, kompani apo person fizik, nëse ai ka ndonjë interes personal apo

llogari me partnerët e atij rasti dhe nëse ka interesa personale me rezultatet e tij. Ai

duhet të informojë kreun e administratës dhe personat që kanë të bëjnë me rastin për

interesat e tij private lidhur me të.

I. Dhuratat dhe mbështetja e shkollës

59. Një mësimdhënës duhet të tregojë integritet dhe në mënyrë strikte t’u nënshtrohet

ligjeve. Marrja e ryshfetit apo dhënia e ryshfetit nuk duhet të jetë në pajtueshmëri me

etikën profesionale të një mësimdhënësi.

60. Nëse mësimdhënësi vëren respektin dhe gatishmërinë për falënderim nga ana e

studentëve, prindërit e tyre apo mbikëqyrësit, ai mund të pranojë dhurata të

falënderimit në disa raste të caktuara.

61. Mësimdhënësi mund të pranojë dhurata që (1) jepen vullnetarisht, (2) që nuk janë

dhe nuk kanë për qëllim korruptimin dhe (3) që janë modeste, si për shembull gjërat

që bëhen nga studentët apo prindërit e tyre për punën e tyre kreative, lule, ëmbëlsira,

suvenire dhe mallra të tjera jo të shtrenjta.

62. Një mësimdhënës nuk duhet të bëjë asnjë aluzion, të shprehë dëshira dhe nuk

duhet të bëjë marrëveshje me mësimdhënësit e tjerë që t’i organizojnë nxënësit apo

prindërit për të përgatitur dhënien e dhuratave të tilla.

63. Kreu apo një mësimdhënës i një institucioni arsimor mund të pranojë ndonjë

mbështetje nga prindërit e nxënësve për institucionin arsimor. Publiku duhet të

informohet për dispozitat e një mbështetjeje të tillë dhe ata të cilët sigurojnë këtë

mbështetje duhet të falënderohen publikisht.

108

J. Punësimi dhe avancimi

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Gjatë punësimit apo avancimit të personave, kreu i shkollës apo i një institucioni

arsimor duhet të jetë i paanshëm. Ai nuk mund ta emërojë një anëtar të familjes së tij

apo një të afërm që të jetë zëvendësi i tij, udhëheqës i ndonjë divizioni apo t’i japë

privilegje të tjera.

64. Një mësimdhënës nuk duhet të bëjë presion mbi administratën që të punësojë apo

avancojë një anëtar të familjes së tij, të afërm apo mik në institucionin arsimor ku ai

punon. Në rastet kur duhet të merret një vendim në mbledhjet e mësimdhënësve, ai

nuk duhet të marrë pjesë.

65. Nuk duhet të lejohet shpërblimi i çfarëdo forme për punësimin, ngritjen e

kategorisë së kualifikimit, avancimin, etj.

Burimi: Pedagogu etikos kodeksas // Mokykla. -2000, Nr11-12, p.13-16

109

SHTOJCA II

Veton Sylhasi: Korrupsioni dhe klasifikimi i tij sipas

këndvështrimit kosovar

Hyrje

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Është një fenomen që shqetëson shoqërinë ku më shumë e ku më pak. Shoqëria pëson

nga kjo dukuri. Edhe administratat e shteteve më të forta janë prekur dhe kanë pasur

probleme serioze. Mund të paramendojmë se çfarë plagë mund të hapë për vendet më

pak të zhvilluara. Është fjala për korrupsionin.

Një grup autorësh që janë marrë me dukurinë e korrupsionit kanë dhënë mendimin se

korrupsioni është krim që kryhet nga kalkulimi e jo nga pasioni, sepse njerëzit

tentojnë të përfshihen në korrupsion kur rreziku është i vogël, ndëshkimet e buta dhe

shpërblimi i madh. Duke u bazuar në këtë vlerësim, ata propozojnë një formulë të

thjeshtë, për të analizuar tendencën e korrupsionit që të mbijetojë:

Korrupsioni = Monopoli + Liria e Vendimit - Llogaridhënia

Duke sqaruar më tej formulën, autorët deklarojnë se korrupsioni ka tendencë të

lulëzojë “ atje ku zyrtarët kanë fuqinë e monopolit mbi një pasuri apo shërbim, kanë

liri të pakufishme të vendosjes se kush do të marrë dhe sa nga ajo pasuri apo shërbim,

dhe nuk ka përgjegjësi nga zyrtarët dhe të tjerët nuk shohin e kuptojnë se si është

vendosur”.

Përkufizimi i korrupsionit

Një definicion unik për korrupsionin nuk ekziston. Autorë të ndryshëm kanë dhënë

përkufizimet e tyre. Shtetet nga ana e tyre e kanë futur korrupsionin në legjislacionet e

veta. Disa shtete kanë paraparë norma që lidhen me korrupsionin në kodet penale, të

tjerat kanë nxjerrë edhe ligje të veçanta apo norma nënligjore për korrupsionin. Në

këto akte ligjore janë dhënë përkufizime për korrupsionin. Edhe legjislacioni i ri i

Kosovës parasheh norma për korrupsionin. Konventa e KB kundër korrupsionit

përmes sqarimit të disa koncepteve, po ashtu jep një përkufizim të korrupsionit. Edhe

pse të ndryshme, përkufizimet nga autorët e ndryshëm dhe ato të dhëna në

legjislacionet shtetërore e akte tjera, megjithatë kanë një kuptim të përgjithshëm që

është i përbashkët. Në vijim, do të përpiqemi të japim disa nga përkufizimet që janë

dhënë e të cilat japin idenë e përgjithshme për korrupsionin.

Korrupsioni është një koncept gjeneral, që përshkruan ndonjë sistem të organizuar, të

ndërvarur, në të cilin një pjesë e sistemit ose nuk i përmbush detyrat që fillimisht

është paraparë t’i kryejë, ose i kryen ato në një mënyrë jo të duhur, në dëm të qëllimit

fillestar të sistemit.

Korrupsioni është një veprim i kryer me qëllim që të japë një përparësi në

papajtueshmëri me detyrat zyrtare dhe të drejtat e të tjerëve. Ai përfshin miton, por

është më gjithëpërfshirës, sepse një veprim mund të kryhet në formë të degjeneruar

edhe nëse përparësia që duhet të burojë nga ky veprim nuk premtohet nga tjetri.

Korrupsioni është keqpërdorim i zyrës për përfitime private. Zyra është pozicioni i

besimit, ku dikush merr autoritet në mënyrë që të veprojë në emër të institucionit,

qoftë ai privat, publik ose jofitimprurës.

Korrupsion quajmë, çdo sjellje të shërbyesit civil ose personit me status të ngjashëm i

cili nuk përkon me pozitën ose standardet e përcaktuara etike, ose promovim i sjelljes

112

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

së tillë me qëllim të kërkimit të përfitimit personal ose për personat tjerë duke

nënvlerësuar interesat e popullit dhe të shtetit.

Ndërsa nuk ekziston një definicion i vetëm për korrupsionin, definicionet e rëndomta

përmbajnë ca koncepte të përbashkëta. Korrupsioni përfshin sjellje të personave me të

cilat ata në mënyrë të parregullt pasurohen ose përmirësojnë pozitën për vete ose për

të afërmit duke keqpërdorur pushtetin i cili ju është besuar. Shkurt, korrupsioni është

keqpërdorim i detyrës zyrtare për përfitim personal.

Roli vendimtar i shtetit është reflektuar në shumicën e definicioneve për korrupsionin,

i cili tradicionalisht është kuptuar si sjellje me të cilën kërkohet pasuri private nga

dikush që përfaqëson shtetin dhe autoritetin publik. Është keqpërdorim i të mirave

publike nga zyrtarët publik për përfitime private. Një përshkrim tjetër më i gjerë është

se korrupsioni është një operacion mes pjesëtarëve të sektorit privat dhe publik

përmes të cilit të mirat e përgjithshme në mënyrë të kundërligjshme shndërrohen në

pasuri private.

Në fund, nëse korrupsioni përshkruhet në mënyrë figurative atëherë ai paraqet “xhepat

e shqyer të shoqërisë”

Format e korrupsionit

Ashtu sikur nuk ekziston një përkufizim i pranuar përgjithësisht për korrupsionin,

gjithashtu nuk ekziston një topologji e vlefshme përgjithësisht për korrupsionin. Të

gjitha format e korrupsionit, sidoqoftë, janë të bazuara në konfliktin potencial në mes

të interesave profesionale dhe private të personit.

Marrja e mitos, përvetësimi, mashtrimi, vjedhja, zhvatja, keqpërdorimi i lirisë së

veprimit, favoritizmi, nepotizmi, klientelizmi, konflikti i interesave, kontributet e

papërshtatshme politike, etj janë disa nga format e identifikuara. Për të thjeshtuar këtë

spektër të formave korruptuese do të mundohemi të përmbledhim korrupsionin në

katër forma më të përhapura dhe më me ndikim:

• mitosja

• nepotizmi, favoritizmi e klientelizmi

• mashtrimi

• përvetësimi.

Me këtë rast është plotësisht e qartë se kjo përmbledhje nuk do të kënaq secilin dhe

nuk do të jetë plotësisht e përshtatshme për vende e kohë të ndryshme. Megjithatë,

edhe pse këto koncepte mund të ndërthuren me njëra tjetrën dhe me kohë mund të

zëvendësohen me koncepte tjera, disa nga karakteristikat themelore të korrupsionit

mund të identifikohen përmes këtyre koncepteve.

Mitosja – Me sa duket forma më e zakonshme e korrupsionit, mitosja është dhënie e

ndonjë forme të përfitimit për të ndikuar padrejtësisht në marrjen e ndonjë veprimi

apo vendimi nga ana e marrësit të mitos apo përfituesit. Marrësi i mitos është person

zyrtar dhe veprimi apo vendimi që ai duhet të marrë lidhet me detyrën zyrtare. Mitosja

mund të nis me iniciativën e personit që kërkon mito apo personit që ofron mito.

“Përfitimi” zakonisht është sasia e parave apo gjërave tjera të vlefshme, por mund të

shprehet edhe në përfitime më pak të prekshme si rrjedhja e informatave nga brenda

apo punësimi.

113

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Për të ilustruar përfshirjen e kësaj forme të korrupsionit në legjislacionin penal të një

vendi, po japim disa fragmente nga Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ku

sanksionohet mitosja si vepër penale.

Neni 343, paragrafi 1: “Personi zyrtar i cili kërkon ose merr dhuratë a përfitim tjetër

për vete ose personin tjetër ose që pranon premtimin për dhuratë ose për ndonjë

përfitim tjetër për të kryer në kuadër të autorizimeve të tij një veprim zyrtar apo një

veprim tjetër të cilin ai nuk duhet ta kryejë ose për të mos kryer një veprim zyrtar apo

veprim tjetër të cilin ai duhet ose ka mundur ta kryejë dënohet me burgim prej gjashtë

muajve deri në pesë vjet.”

Neni 344, paragrafi 1: “Kushdo që i jep ose premton se do t’i japë dhuratë apo

përfitim tjetër personit zyrtar, që ai person të kryejë një veprim zyrtar apo veprim

tjetër në kuadër të kompetencave të tij zyrtare, të cilin veprim ai nuk është dashur ta

kryejë ose që të mos e kryejë një veprim zyrtar a veprim tjetër të cilin ai është dashur

ta kryejë, ose kushdo që shërben si ndërmjetësues për t’ia dhënë ryshfetin personit

zyrtar, dënohet me burgim prej tre muajve deri në tri vjet.”

Nepotizmi, favoritizmi dhe klientelizmi – Përgjithësisht këto përfshijnë

keqpërdorimin e lirisë së veprimit, mirëpo, në këto raste specifike, veprimi

ndërmerret jo për një interes të drejtpërdrejtë vetanak të personit të korruptuar, por për

një dobi më pak të prekshme, siç është avantazhi i interesit të familjes (nepotizmi),

partisë politike, ose grupimit etnik, religjioz etj. Nepotizmi përkufizohet si favorizim i

anëtarit të farefisit apo miqve personalë më tepër për shkak të lidhjes se sa për shkak

të aftësive. Fjala nepotizëm rrjedh nga fjala latine “nepos” që do të thotë “nip”.

Mashtrimi – është veprim i shtrembërimit të fakteve për përfitim personal. Mashtrimi

konsiston në përdorimin e informatave çorientuese për të shtyrë dikë të veprojë ose

mos veprojë në dëm të pasurisë së vet apo të tjetrit. Kodi i Përkohshëm Penal i

Kosovës e ka sanksionuar mashtrimin në nenin 261, paragrafi 1: “Kushdo që me

qëllim për t’i sjellë vetes apo personit tjetër ndonjë dobi pasurore e mashtron ose e

sjell personin tjetër në lajthim me anë të paraqitjes së rreme apo duke i fshehur faktet

dhe me këtë e shtytë personin e tillë që të veprojë apo të mos veprojë në dëm të

pasurisë së tij ose të pasurisë së ndonjë personi tjetër, dënohet me gjobë apo me

burgim deri në tri vjet”.

Përvetësimi – Marrja apo shndërrimi i parave, pronës apo gjërave tjera me vlerë për

përfitime personale quhet përvetësim. Përvetësimi përfshin marrjen e pasurisë nga

personi të cilit ajo i është besuar. Sipas përshkrimit kjo formë është shumë e ngjashme

me vjedhjen dhe shpesh autorë të ndryshëm i trajtojnë së bashku.

Neni 340, paragrafi 1 i Kodit Përkohshëm Penal të Kosovës sanksionon: “Personi

zyrtar që përvetëson para, letra me vlerë ose pasuri tjetër të luajtshme që i është

besuar personit në bazë të detyrës së tij ose pozitës brenda një organi publik ose

personi juridik me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete

ose për personin tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë muajve deri në pesë vjet”.

Korrupsioni politik dhe administrativ

Duke u bazuar në strukturat shtetërore të cilat përfshihen nga korrupsioni dallojmë

korrupsionin politik dhe korrupsionin administrativ.

114

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Korrupsioni politik apo siç quhet ndryshe korrupsioni i madh, zë vend në nivelet më

të larta të autoriteteve politike. Ky manifestohet kur politikanët dhe vendim-marrësit

politikë, të cilët janë të angazhuar në hartimin, miratimin dhe zbatimin e ligjeve në

emër të popullit, janë vetë të korruptuar, dhe përdorin fuqinë politike me të cilën janë

të pajisur për të mbajtur fuqinë, statusin dhe kamjen. Ky korrupsion shprehet përmes

politikave dhe legjislacionit të dizajnuar për të përfituar vet politikanët dhe ligjvënësit.

Shembuj të këtij lloji të korrupsionit janë revokimi i licencave dhe përfitimi i të

drejtave për të operuar p.sh monopoli i naftës, birrës, telefonisë mobile etj.

Korrupsioni administrativ ose burokratik zë vend në administratën publike, në fazën e

implementimit të politikave. Korrupsioni administrativ njihet edhe si “korrupsion i

shkallës së ultë” apo korrupsion i rrugës” dhe ky është ai lloj korrupsioni të cilin

qytetarët e përjetojnë përditë në ballafaqimin me administratën dhe shërbimet publike

siç janë spitalet, shkollat, autoritetet lokale të licencimit, policia, autoritetet fiskale,

etj. Pra te ky lloj korrupsioni ndryshohet implementimi i politikave, siç është rasti me

dhënien e licencës për ndonjë veprimtari pa qenë i kualifikuar për atë.

Shkaqet e korrupsionit

Korrupsioni rrjedh nga tiparet institucionale të shtetit dhe qëndrimet shoqërore ndaj

proceseve formale politike. Tiparet institucionale të cilat inkurajojnë korrupsionin

përfshijnë autoritetin e gjerë të shtetit, i cili ofron mundësi të shprehura për

korrupsion; përgjegjësinë minimale, e cila zvogëlon koston e sjelljes korruptuese; dhe

stimulet e çoroditura te nëpunësve qeveritarë, të cilat nxisin sjellje të shërbimit ndaj

vetes më tepër se sa shërbimit ndaj publikut. Qëndrimet shoqërore që ushqejnë

korrupsionin përfshijnë përkushtimin ndaj besnikërisë personale në disfavor të

rregullave objektive, legjitimitetin e vogël të qeverisë dhe dominimin e partisë

politike apo elitës sunduese mbi proceset politike dhe ekonomike.

Së pari, korrupsioni shkaktohet nga mundësia e pastër, siç është zarfi me të holla në

një vend parkimi. Një lloj mundësie në qeveri mund të jetë një minierë e drejtuar nga

qeveria, pa konkurrentë, apo një listë e gjatë e licencave dhe taksave që kërkohen për

import apo eksport.

Së dyti, korrupsioni shkaktohet nga mundësitë e vogla për t’u kapur. Kjo mungesë e

përgjegjësisë vjen në radhë të parë nga a) mungesa e transparencës, për shembull kur

zyrtarët publikë nuk informojnë apo nuk shpjegojnë se çka po bëjnë, duke përfshirë

edhe deklarimin e pasurisë së tyre, shtëpive, makinave dhe b) detyrimi i dobët, kur

organet ligjore nuk imponojnë sanksione ndaj mbajtësve të pozicioneve të cilët e kanë

shkelur detyrën zyrtare. Rast i tillë është për shembull kur gjykatësit janë paguar nga

partia në pushtet apo ka shumë pak forca policore për ta zbatuar ligjin.

Së treti, korrupsioni shkaktohet nga stimulimi i dobët, si për shembull nëpunësi që

nuk fiton sa duhet për të mbijetuar apo kur nuk është i sigurt që nesër do të ketë punë,

prandaj plotëson të ardhurat me marrje të mitos. Në raste ekstreme njerëzit nuk janë të

stimuluar për të kryer detyrat zyrtare, por në fakt paguajnë për pozicionin e vet, duke

kuptuar se do të bëjnë para nëpërmjet mitosjes.

Së katërti, korrupsioni shkaktohet nga qëndrimet apo rrethanat që shtyjnë njerëzit e

zakonshëm të shpërfillin ligjin. Njerëzit, përpiqen t’i shmangen ligjit të qeverisë që e

konsiderojnë ilegjitime (për shembull mospagimi i taksave pushtetit të aparteidit në

Afrikën Jugore). Varfëria apo pamjaftueshmëria e gjërave (për shembull ilaçeve)

mund të shtyjë njerëzit të bien ndesh me ligjin. Prandaj, korrupsioni nuk ka të bëjë

vetëm me etikën. Ai ka të bëjë edhe me mënyrën se si qeveria formohet dhe

funksionon. Po ashtu shihet se më shumë njerëz, mund të përfshihen në korrupsion

115

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

për shkak të rrethanave fatkeqe, si për shembull kur ekziston mundësia që askush mos

t’i kuptojë, ose kur mundësitë janë të pakta.

Duke u marrë më tutje me çështjen e shkaktarëve të korrupsionit, duhet të bëjmë një

pyetje: Pse njerëzit vendosin të jenë të korruptuar më parë se sa të jenë të ndershëm?

Për disa, të qenit të korruptuar mund të jetë mënyra më e lehtë apo mënyra e vetme

për të marrë atë që duan. Në një moment, mitosja mund të sigurojë një vegël të

përshtatshme për t’iu shmangur dënimit. Shumë njerëz duke vrojtuar se si politikanët,

policët dhe gjykatësit e injorojnë korrupsionin apo edhe e praktikojnë, në masë edhe

vet e ndjekin atë shembull.

Derisa korrupsioni rritet si një ortek bore, bëhet më tepër i pranueshëm dhe në fund

bëhet mënyrë e të jetuarit. Njerëzit me të ardhura tej mase të vogla, ndiejnë se nuk

kanë mundësi tjera. Ata duhet të kërkojnë mito, nëse dëshirojnë të bëjnë një jetë të

mirë. Dhe kur ata që zhvatin mito apo japin mito kalojnë pa u ndëshkuar, shumë pak

njerëz vendosin të ecin në drejtim të kundërt me erën. Këto mund të përmblidhen me

një vështrim të Mbretit Solomon: “Kur dënimi ndaj punëve të këqija nuk ekzekutohet

shpejt, atëherë në zemrat e të rinjve mbillen këto punë të këqija”

Dy forca të fuqishme e ushqejnë zjarrin e korrupsionit: egoizmi dhe lakmia. Për shkak

të egoizmit, njerëzit e korruptuar i mbyllin sytë para vuajtjeve që veprimet e tyre

shkaktojnë te të tjerët dhe arsyetojnë korrupsionin, sepse thjeshtë përfitojnë nga ky. Sa

më shumë përfitime materiale që grumbullojnë, aq më lakmitarë bëhen praktikuesit e

korrupsionit. “Ata që e duan argjendin, nuk kënaqen vetëm me të dhe cilido që

dëshiron pasuri nuk kënaqet me të ardhurat që ka” ka thënë Solomoni.

Pasojat e korrupsionit

Pasojat e korrupsionit për zhvillimin ekonomik dhe social janë shumë të rënda.

Korrupsioni frenon investimet dhe vonon zhvillimin. Ai shpërndan pabarazi dhe

shkatërron stabilitetin makroekonomik dhe fiskal. Ai zvogëlon ndikimin e

investimeve zhvillimore dhe stimulon eksploatimin e pakontrolluar të burimeve

natyrore, duke shteruar me tutje pasuritë mjedisore. Ai zvogëlon efektivitetin e

administratës publike dhe shtrembëron vendimet për shpenzimet publike, duke i

kaluar burimet shumë të nevojshme nga sektorët si shëndetësia dhe edukimi në

sektorët e prirë për korrupsion ose në pasurime personale. Ai gërryen rregullin dhe

ligjin dhe dëmton reputacionin dhe besimin në shtet.

Shkurt, korrupsioni rrit pasurinë e disa personave në kurriz të gjithë shoqërisë, duke

lënë të varfrit të vuajnë pasojat më të ashpra.

Në vazhdim do të trajtojmë ndikimin e korrupsionit në disa aspekte sociale

Korrupsioni, varfëria dhe pabarazia

Korrupsioni ka shumë fytyra. Por tema e përbashkët është lëndimi në masën më të

madhe i të varfërve.

Korrupsioni ndikon drejtpërdrejt të të varfrit, pasi rrit çmimin e shërbimeve publike,

zvogëlon cilësinë e këtyre shërbimeve dhe shpesh kufizon qasjen e njerëzve të varfër

në ujë, edukim, kujdes shëndetësor dhe shërbime tjera kyçe. Ai, po ashtu shtrembëron

marrëdhëniet dhe besimin e njerëzve të varfër në zyrtarët publikë, policinë dhe

njerëzit me autoritet të cilët zhvatin mito për vete.

Por korrupsioni ndikon edhe në mënyrë indirekte në njerëzit e varfër, sepse

korrupsioni pengon rritjen ekonomike, fuqizon pabarazinë, shtrembëron alokimin e

shpenzimeve publike. Të gjitha këto janë pengesa për zbutjen e varfërisë.

116

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Korrupsioni dhe stabiliteti fiskal

Rrjedhimet e pafavorshme buxhetore të korrupsionit janë posaçërisht shkatërruese për

vendet në zhvillim. Ai zvogëlon sasinë e parave publike në arkën shtetërore duke

zvogëluar thesarin shtetëror (përmes humbjeve në të ardhura nga taksat dhe doganat)

në njërën anë dhe duke prishur para përmes shpenzimeve të tepërta në anën tjetër.

Korrupsioni, zhvillimi dhe investimet

Pse disa vende në zhvillim përjetojnë një zhvillim të shpejtë ekonomik derisa të tjerat

mbesin prapa në zhvillim? Është vërtetuar se faktor kyç që dallon shtetet me zhvillim

të lartë nga ato me zhvillim të ultë është cilësia e qeverisjes, p.sh cilësia e

institucioneve ekonomike, sociale dhe politike. Qeverisja dhe korrupsioni janë të

ndërlidhura. Korrupsioni ia gërryen themelet qeverisjes dhe qeverisja e keqe prodhon

korrupsionin

Korrupsioni frenon zhvillimin ekonomik përmes shumë binarëve. Tri janë kryesoret:

investimet publike, investimet private dhe investimet nga institucionet ndërkombëtare.

Korrupsioni zvogëlon thesarin e shtetit, e me këtë kufizon kapacitetet e shtetit për të

investuar në edukim, shëndetësi, infrastrukturë, duke dëmtuar kështu zhvillimin social

dhe ekonomik të vendit. Investitorët privatë duke mos qenë të sigurt që në një ambient

të kontaminuar nga korrupsioni kapitali i tyre nuk mund të menaxhohet si duhet, por

edhe duke pasur presione apo kushtëzime nga autoritetet shtetërore të korruptuara,

vështirë vendosin për investime. Ndërsa agjencitë ndërkombëtare zhvillimore dhe

kredituese, nuk ofrojnë përkrahjen financiare të tyre, ose këtë përkrahje e kushtëzojnë

me përmbushjen e disa standardeve, ndër të cilat çrrënjosja e korrupsionit është

primare.

Korrupsioni, besueshmëria dhe legjitimiteti i shtetit

Kur administrata publike dhe autoritetet vendimmarrëse të shtetit janë të përfshira në

korrupsion dhe posaçërisht nëse kjo ndodh sistematikisht, rëndohet jeta e qytetarëve

dhe kjo rrezikon stabilitetin politik të vendit. Humbja e besimit në sundimin e ligjit,

drejtësinë dhe institucionet qeverisëse mund të çojë në destabilizimin politik, madje

edhe në luftë civile. Shteti në këto raste humb legjitimitetin.

Korrupsioni dhe ndihma zhvillimore

Dhënia e ndihmës zhvillimore vendeve me kornizë të dobët institucionale, kapacitete

të vogla dhe shpesh zbatim të varfër të ligjit paraqet rrezik substancial. Ndihma është

më pak efektive në një mjedis të dobët qeverisës ku fondet rrjedhin për shkak të

korrupsionit. Madje evidencat tregojnë se të hyrat nga ndihma mund të kontribuojnë

në zvogëlimin e shpenzimeve publike, dobësimin e përgjegjësisë dhe qeverisjes,

ndërsa ofrojnë mundësi të bollshme për korrupsion.

Shpesh ndodh që vetë ndihmat zhvillimore menaxhohen përmes rrjeteve korruptuese

dhe në raste të tilla në vend që të ndihmojnë një vend, i shkaktojnë më shumë dëm.

Është ironik fakti, se komuniteti donator drejtohet më tepër kah vendet jodemokratike

dhe të korruptuara se sa kah vendet e menaxhuara mirë.

117

Korrupsioni dhe mjedisi

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Korrupsioni ndikon dëmshëm edhe në mjedisin e përgjithshëm. Ndërmarrjet e mëdha

korruptuese në fushën industriale mund të shkatërrojnë shëndetin dhe mjedisin jetësor.

Në vendet ku politikat e ruajtjes së mjedisit janë të dobëta, kjo mund të shkaktojë

edhe pamundësinë që gjeneratat e ardhshme t’i plotësojnë nevojat primare jetësore.

Strategjitë për luftimin e korrupsionit

Luftimi i korrupsionit kërkon një trajtim kompleks i cili i adresohet shumë shkaqeve,

aspekteve dhe çështjeve strukturale që trashëgohen nga korrupsioni. Po ashtu,

nevojitet guxim dhe përkushtim afatgjatë prej shumë bartësve të luftës kundër

korrupsionit. Liderët politikë si grupi udhëheqës ndër shërbyesit civilë, shoqëria

civile, mediet, akademikët, sektori privat dhe organizatat ndërkombëtare, të gjithë

këta luajnë role të rëndësishme në ballafaqim me korrupsionin.

Strategjitë për luftimin e korrupsionit i adaptohen bartësve të luftës antikorrupsion dhe

fushave shoqërore në të cilat operojnë. Prandaj dallojmë strategjitë që bazohen në

sundimin e ligjit, strategjitë parandaluese, ato për ndërtimin e kapaciteteve

institucionale, për informimin e publikut, etj.

Strategjitë që bazohen në sundimin e ligjit i adresohen infrastrukturës ligjore në

fushën e luftës kundër korrupsionit dhe zbatimit pa lënë zgavra të kësaj infrastrukture

në jetën shoqërore. Këto strategji përfshijnë:

• Kompletimin e legjislacionit penal me veprat që shkaktohen nga korrupsioni.

• Depolitizimin e zbatimit të ligjit që nënkupton shmangien e ndikimit të

politikës në zbatimin e ligjit.

• Themelimin e mekanizmave të pavarur që veprojnë profesionalisht dhe në

mënyrë transparente dhe përforcojnë rregullin e ligjin. Një mekanizëm i tillë

është agjencioni antikorrupsion.

• Sigurimin e forcave adekuate për hetim dhe ndjekje, të cilat do të jenë të afta

të identifikojnë korrupsionin dhe të ndërmarrin masa ndaj personave të

korruptuar.

• Vënien në dispozicion e një linje telefonike për raportim të korrupsionit, dhe

sigurimi i mbrojtjes për raportuesit e korrupsionit.

• Dënimin e zyrtarëve fajësia e të cilëve është vërtetuar, pa lënë anash në asnjë

mënyrë “peshqit e mëdhenj” apo zyrtarët e lartë.

Strategjitë parandaluese ndihmojnë në krijimin e parakushteve për një mjedis, në të

cilin korrupsioni do ta ketë vështirë të akomodohet. Disa nga këto strategji janë:

• Thjeshtëzimi i procedurave administrative përmes eliminimit të procedurave

burokratike, zvogëlimit të aprovimeve të kërkuara për një shërbim,

minimizimit të lirisë së vendosjes për zyrtarët publikë dhe publikimit të

rregullave administrative.

• Demistifikimi i qeverisë duke publikuar të drejtat e qytetarëve dhe procedurat.

• Rritja e shkallës së përgjegjësisë me anë të ushtrimit të verifikimeve

mbikëqyrëse ndaj stafit dhe organizimit të papritur të vlerësimeve të

përformancës, si dhe verifikimit të respektimit të kritereve dhe procedurave

për punësim dhe avancim të shërbyesve civilë.

118

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

• Deklarimi i të ardhurave dhe dhuratave sigurohet nga kontrollimi i pasurisë

dhe të ardhurave e dhuratave të zyrtarëve, përmes kërkimit të deklarimit për

prejardhjen e dhuratave.

• Shpejtimi i procesit të privatizimit që mundëson shmangien e organeve

qeveritare nga aktivitetet e biznesit.

• Përmirësimi i standardeve etike, që nënkupton hartimin e një kodi etik për

zyrtarët publikë.

• Ngritja e stimulimit përmes rritjes së pagave të zyrtarëve dhe gjetjes së

mundësive për stimulim të zyrtarëve që janë korrektë në punë, etj.

Strategjitë për ndërtimin e institucioneve fokusohen në krijimin e një sistemi të

organizuar mirë, për të siguruar qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen nga dukuria më e

shëmtuar dhe më shkatërruese e shoqërisë bashkëkohore. Të tilla janë:

• Krijimi i prokurimit konkurrues, ku sigurohet transparenca në procedurat e

prokurimit.

• Themelimi i funksionit të auditorit gjeneral për të mbikëqyrur në mënyrë të

pavarur operacionet e zyrtarëve shtetëror.

• Krijimi i sistemeve bashkëkohore për menaxhimin financiar, që nënkupton

përdorimin e programeve për menaxhimin e financave, por edhe trajnimin e

personelit në fushën e kontabilitetit.

• Krijimi i institucionit të ombudspersonit

• Rritja e efikasitetit të sektorëve shtetëror duke rishqyrtuar procedurat brenda

sektorëve, duke vlerësuar ankesat, etj.

• Hapja e proceseve buxhetore përmes mbajtjes së debateve publike për

buxhetin dhe përmes inkurajimit të qytetarëve që të marrin pjesë në hartimin e

buxhetit lokal

• Sigurimi i pavarësisë së gjykatave nga pushteti ekzekutiv, zhvillimi i

procedurave efektive për disiplinimin e gjykatësve të korruptuar, ndryshimi i

procedurave për emërimin dhe shkarkimin e gjykatësve dhe hartimi i kodit të

sjelljes

Strategjitë për informimin më të mirë të publikut përfshijnë aksionin për të hequr

“vellon” e korrupsionit dhe për të krijuar një ndërgjegje të qytetarëve, në mënyrë që

këta pastaj të kontribuojnë në luftimin e korrupsionit. Këtu përfshihen:

• Njoftimi i publikut me shkaqet dhe pasojat e korrupsionit duke përfshirë

mediet e mëdha, duke organizuar punëtori publike, duke hartuar programe për

përfshirje të idesë antikorrupsion në programet shkollore

• Sigurimi i pavarësisë së medieve dhe krijimin e mundësisë për të pasur qasje

në informata. Kjo arrihet përmes miratimit të ligjeve për lirinë e informacionit

dhe ligjeve kundër shpifjes, përkrahjes së gazetarisë hulumtuese dhe

inkurajimit të pavarësisë financiare të medieve nga qeveria

• Inkurajimi i partneritetit mes organeve shtetërore dhe shoqërisë civile përmes

formimit dhe funksionimit të komiteteve të hapura, që përfshijnë qeverinë dhe

grupet e shoqërisë civile e të cilat do të shërbejnë si mekanizma mbikëqyrës

(watchdogs)

• Ofrimi i ndihmës për zhvillimin e grupeve civile të avokimit,

• Organizimi i konferencave kundër korrupsionit

• Themelimi i shoqatave për mbrojtjen e interesave publike

119

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Në përgjithësi, duhet vërejtur se një ndër detyrat më të rëndësishme në secilën

përpjekje kundër korrupsionit është që të sigurohemi se përparimi në të vërtetë është

bërë. Statistikat vetvetiu nuk janë tregues shumë të besueshëm të përparimit. Një masë

më e mirë janë opinionet e njerëzve. Njeriu i zakonshëm e njeh komunitetin e vet dhe

ka një ide mjaft të qartë se çka po ndodh. Korrupsioni, sidomos korrupsioni

administrativ drejtpërdrejt ndikon në përditshmërinë e tyre. Ata kanë pikëpamje e

tyre, sidomos për shërbimet publike në të cilat kanë të drejtë. Prandaj sondazhi i

publikut është qasja më e mirë. Nëse kjo bëhet në intervale të rregullta dhe në mënyrë

profesionale, do të jetë e mundur të monitorohet përparimi drejt eliminimit eventual të

korrupsionit me të gjitha format e tij.

Luftimi i korrupsionit përmes edukimit

Shumë nga strategjitë e paraqitura më lart ngritën mbi idenë e edukimit për luftë

kundër korrupsionit. Kjo vërteton rëndësinë e edukimit në proceset shoqërore në

përgjithësi dhe përshtatshmërinë e përdorimit të edukimit si mjet të luftës kundër

korrupsionit.

Qytetarët edukohen gjatë gjithë jetës, por duke marrë parasysh se themeli i edukimit

për secilin qytetar është edukimi formal që ofrohet në shkollimin e detyrueshëm,

atëherë është më se e nevojshme që edukimi kundër korrupsionit të përfshihet në

programet shkollore. Me këtë gjeneratat e reja do të vetëdijesohen për dukurinë e

korrupsionit, për faktorët që e shkaktojnë, format në të cilat paraqitet dhe pasojat që

vijnë nga kjo dukuri. Por jo vetëm kaq, sepse përmes edukimit fëmijët dhe të rinjtë si

qytetarë të së nesërmes udhëzohen se si t’i adresohen kësaj dukurie negative në rrethin

ku jetojnë.

Në këtë aspekt, roli i mësimdhënësve është i një rëndësie të veçantë. Ideja e luftës

kundër korrupsionit është shumë e përshtatshme të trajtohet brenda programeve

mësimore, në njësi të caktuara mësimore dhe sidomos në lëndët me karakter shoqëror.

Për ta realizuar me sukses këtë duhet vetëm një përpjekje e vogël shtesë dhe një

vullnet i mirë.

120

SHTOJCA III

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Melinda Mula - Koordinatore e Programit “Edukimi kundër korrupsionit”

Lënda: Psikologji

Klasa: X

Njësia mësimore: Personaliteti

Mjetet mësimore: Libri shkollor, fletë A4 për nxënës, markera, ngjitës etj.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përkufizojnë personalitetin dhe të shqyrtojnë komponentët e ndryshme që

përfshihen në përkufizimin e tij;

të dallojnë tri çështjet kryesore që kanë të bëjnë me personalitetin;

të analizojnë nocionin e tiparit të personalitetit dhe të japin shembuj, që

sqarojnë dallimin e tipareve të ndryshme te individët;

të shpjegojnë karakteristikat e katër tipave të temperamentit të klasifikuara

sipas Hipokratit;

të arsyetojnë mënyrën e vlerësimit të karakterit te individi.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

E Diagrami i Venn-it 15 min

R Ndërthurja I - Jigsaw 50 min

R Shqyrtimi i përbashkët - RAFT 25 min

Mësimdhënësi kërkon nga secili nxënës që të vizatojë nga një rreth në fletët e

tyre dhe të shënojë brenda tij disa karakteristika/ tipare të personalitetit të njeriut që

ata vlerësojnë, ndërsa jashtë rrethit, të shënojnë ato karakteristika, që ata nuk i

pëlqejnë.

Më pas kërkon që nxënësit të bashkëpunojnë në dyshe duke vizatuar nga dy

rrathë që priten. Nxënësit do të shënojnë brenda rrathëve që priten, karakteristikat e

përbashkëta që ata i vlerësojnë, ndërsa anash (në pjesën tjetër të rrathëve) do të

shënojnë karakteristikat që ata i vlerësojnë, por që nuk janë të përbashkëta. P.sh.

Tiparet pozitive të personalitetit që Agroni dhe Vetoni i vlerësojnë janë: besnikëria

dhe toleranca, ndërsa sinqeriteti vlerësohet vetëm nga Vetoni, e modestia vlerësohet

vetëm nga Agroni. E njëjta procedurë do të zhvillohet edhe për karakteristikat që ata

nuk i pëlqejnë.

122

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Agroni Vetoni Agroni Vetoni

Modestia

Bujaria

Ngrohtësia

Mësimdhënësi do të kërkojë që disa dyshe të nxënësve të prezantojnë punën e

tyre. Ekzistenca e disa karakteristikave të përbashkëta, që nxënësit i vlerësojnë,

arsyetohet me faktin se ata i takojnë të njëjtës moshë, të njëjtës kulturë dhe traditë,

ndërsa ekzistencën e disa karakteristikave që janë vlerësuar vetëm nga njëri individ,

mësimdhënësi e arsyeton me faktin se secili nxënës ka zhvillimin e tij individual, i cili

varet nga familja, mësimdhënësit, shoqëria etj. Si përfundim, mësimdhënësi vë në pah

faktin se asnjëri nuk ka vlerësuar njëjtë dhe kjo ndodh për shkak se secili nga nxënësit

ka personalitetin e tij, i cili mbështetet në disa karakteristika që e përcaktojnë atë si

individ. Në këtë mënyrë, mësimdhënësi arrin të paraqesë titullin e njësisë mësimore:

Personaliteti.

Realizimi i kuptimit:

Mësimdhënësi formon grupet familjare me nga 4 nxënës. Pastaj kërkon që të

formohen grupet e ekspertëve me numra rendor nga 1- 4. Ekspertët e grupit 1 do të

jenë përgjegjës për pjesën e parë: Definicionet e personalitetit; ata të grupit të dytë do

të jenë përgjegjës për pjesën e dytë: Struktura e personalitetit dhe llojllojshmëria e

tipareve; ekspertët e grupit të tretë do të jenë përgjegjës për pjesën që sqaron

temperamentin, ndërsa ata të grupit të katërt do të koncentrohen në pjesën që përmban

karakterin. Në grupet e ekspertëve, nxënësit do të lexojnë pjesën përkatëse, do ta

diskutojnë përmbajtjen e saj brenda grupit, do të sqarojnë pjesët e vështira deri sa të

bëhen ekspertë për ta komentuar atë pjesë për nxënësit tjerë.

Pasi që ta përfundojnë punën të gjitha grupet e ekspertëve, ata kthehen në

grupet familjare dhe secili ekspert duke filluar nga numri 1 deri në 4 shpjegon pjesën

e tij për nxënësit tjerë. Si rezultat i kësaj pune të gjithë nxënësit kanë njohuri për tërë

njësinë mësimore.

Reflektimi:

Besnikëria

Toleranca

Sinqeriteti

Dashamirësia Neglizhenca

Mashtrimi

Tradhtia

Mësimdhënësi ka përgatitur disa pyetje për secilën pjesë të njësisë mësimore

për të vlerësuar shkallën e përvetësimit të njohurive nga ana e nxënësve. Kështu në

pyetjet e pjesës së parë, kërkon të përgjigjen nxënës që nuk kanë qenë në grupin e

ekspertëve numër 1. Në këtë mënyrë, mësimdhënësi vlerëson shkathtësinë e nxënësit

ekspert numër 1 brenda grupit familjar për të transmetuar njohuritë e pjesës së parë

dhe aftësinë e nxënësve tjerë për të përfituar këto informacione. Kjo metodologji

ndikon në motivimin e nxënësve për të mësuar tërë njësinë mësimore dhe jo vetëm

pjesën e tij ku ka qenë ekspert.

123

Hajnia

Mungesa e

moralit

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Pyetjet për pjesën e parë janë:

Pse është vështirë të përkufizohet personaliteti?

Çfarë kuptojmë me thënien: “Qenia njerëzore nuk ka personalitet, ajo është

personalitet.”

Si e përkufizon Olparti personalitetin dhe si e sqaron ai këtë përkufizim?

Të njëjtën procedurë mësimdhënësi e zbaton edhe me rastin e bërjes së

pyetjeve për pjesët tjera, pra në pyetjet e pjesës përkatëse nuk ka të drejtë të përgjigjet

nxënësi që ka qenë ekspert në atë pjesë.

Pyetjet për pjesën e dytë janë:

Çka kuptojmë me tipar?

Çka konsiderohet tipar i personalitetit?

Pyetjet për pjesën e tretë janë:

Ç’është temperamenti?

Kush ishte filozofi i parë që bëri klasifikimin e temperamenteve të njerëzve?

Cilat janë karakteristikat e njerëzve që kanë temperamentin sanguinit, kolerik,

melankolik dhe flegmatik?

Pyetjet për pjesën e katërt janë:

Karakteri identifikohet me personalitetin. Si përcaktohet karakteri nga një

domethënie më e ngushtë?

Si bëhet vlerësimi i karakterit?

Në fund mësimdhënësi formon 7 grupe të nxënësve për të zbatuar teknikën

RAFT dhe ndan veçmas dy nxënës. Njëri do të luajë rolin e gjyqtarit, ndërsa tjetri do

të luajë rolin e një ministri të korruptuar. Kështu formohen këto grupe:

Grupi i deputetëve të pozitës

Grupi i deputetëve të opozitës

Grupi i gazetarëve të një gazete

Grupi i gazetarëve të një stacioni televiziv

Grupi i qytetarëve

Grupi i prokurorëve

Grupi i avokatëve

Me caktimin e grupeve janë përcaktuar rolet e anëtarëve të grupit (R). Të

gjithë do të shënojnë për të njëjtën temë (T): “Karakteri i një ministri të korruptuar”

nga këndvështrimi i grupit që i takon. Roli i grupit përcakton formën (F) e shkrimit

që do të shënojnë anëtarët brenda grupit dhe audiencën (A). Pasi që grupet të

përfundojnë punën, një përfaqësues i tyre do të lexojë materialin e shkruar nga

anëtarët e grupit. Grupet do të lexojnë sipas renditjes së mësipërme. Kjo bëhet me

qëllim që në fund të mbetet për lexim aktakuza e ngritur nga prokurorët dhe versioni i

mbrojtjes. Meqenëse tema është për një ministër të korruptuar, atëherë është lehtë që

mësimi të përfundojë kur nxënësi që ka rolin e gjyqtarit ngrihet dhe jep vendimin me

këto fjalë: ”Dëgjuam shumë argumente për këtë ministër nga palë të ndryshme.

124

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Aktakuza është e rëndë dhe mbrojtja nuk ofroi dëshmi të mjaftueshme dhe bindëse për

pafajësinë e të akuzuarit, prandaj gjyqi e dënon personin me burgim prej 5 viteve në

bazë të kodit penal neni x, paragrafi y.” Mësimdhënësi ka në dorë një ngjitës të letrës

dhe i lidh duart e nxënësit “të dënuar”, që luan rolin e ministrit të korruptuar. Në fund

nxënësi që “dënohet” thotë këto fjalë:

Pritshmëria

“Kështu do të përfundojnë të gjithë ata që korruptohen.”

Nxënësit do të vetëdijesohen se drejtësia gjithmonë do të thotë fjalën e vet,

sidomos për njerëzit që keqpërdorin pozitën për përfitime personale. Teknikat që janë

zbatuar në këtë orë mësimore do të ndihmojnë nxënësit për të kuptuar rolin e

qytetarëve, të gazetarëve, të deputetëve etj. për të luftuar korrupsionin dhe dukuritë

negative jo vetëm në mënyrë institucionale, por edhe duke marrë pjesë aktive në

proceset e ndryshme, qoftë përmes shkrimeve, inicimit të debateve si dhe

organizimeve në forma të ndryshme, që janë pjesë e ndërtimit të shoqërive

demokratike.

125

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Enver Sadiku - Mësimdhënës i Historisë

Mësim model

Lënda: Histori

Klasa: X

Njësia mësimore: Napoleon Bonaparta, ngritja dhe rënia e tij

Mjetet mësimore: Materiale të fotokopjuara (të ndara në 4 pjesë) për çdo nxënës,

markera, tabela .

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit duhet të jenë të aftë:

të identifikojnë fjalitë më të rëndësishme apo pjesët më interesante dhe me

vlerë për ndriçimin e personalitetit të N. Bonapartës;

të përshkruajnë ngritjen dhe rënien e N. Bonapartës;

të evidentojnë ndonjë pjesë që pasqyron atdhedashurinë e tij;

të vlerësojnë personalitetin e N.B. duke analizuar anët pozitive dhe negative

gjatë karrierës së tij ushtarako-politike.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Mësimdhënësi bën një përshkrim të shkurtër të autorëve të teksteve shkollore

nga lënda e historisë, veçmas për disa ngjarje me rëndësi nga historia botërore e dy

shekujve të fundit, që ende nuk janë liruar sa duhet nga përshkrimi i njëanshëm dhe

stereotip i trashëguar nga e kaluara ideologjike. Pastaj me pak fjalë flet për biografinë

e autorit bullgar Nikolla M. Nikollov dhe veprën e tij “Komploti Botëror”, që ishte

libri më i lexuar i viteve të ’90- ta të sh.XX.

Në këtë libër, Revolucioni francez, Napoleon Bonaparta, Revolucioni

bolshevik, Lufta e parë dhe Dytë Botërore etj. përshkruhen nga një këndvështrim krejt

tjetër në krahasim me historiografinë tonë. Prandaj, për të pasur një ide më të qartë për

figurën karizmatike të Napoleon Banapartës është zgjedhur materiali në fjalë, i cili

përmban: Origjinën dhe shkollimin e Napoleonit, dëshirat e tij rinore, ambiciet

shoqëroro-politike, mënyrën e ngritjes në hierarkinë më të lartë ushtarake dhe

shtetërore me “ndihmën” e Rothshildëve, si dhe konfliktin e tij me ta, që e shkaktoi

rënien e tij nga pushteti.

Realizimi i kuptimit:

E Minileksion 15 min

R Lexim i orientuar - DRTA 60 min

R Tabela T 15 min

Pas dhënies së disa informacioneve të shkurta për figurën e Napoleon

Banapartës, kërkoj nga nxënësit që të lexojnë materialin vetëm deri te ndalesa e parë

126

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

duke nënvizuar ato pjesë të cilat mendojnë se do t’u ndihmojnë në ndriçimin e

personalitetit të Napoleonit dhe periudhës së tij.

Pyetjet që do t’iu parashtroj nxënësve pas leximit të pjesës së parë janë:

A mund të përshkruani origjinën, fëmijërinë dhe shkollimin e Napoleonit?

Pas vdekjes së babait të tij, a qëndronte ai mirë financiarisht?

A mendoni se Rothshildët gjetën njeriun e tyre të përshtatshëm për realizimin

e

qëllimeve të tyre? Pse mendoni kështu?

Cila fjali apo pjesë ju la më së shumti përshtypje?

Çfarë mendoni se do të ndodhë në vazhdim me Napoleonin dhe Perandorinë e

tij? Në çka e bazoni këtë mendim?

Pas dhënies së përgjigjeve nga ana e nxënësve dhe shënimit të tyre në tabelë,

nxënësit udhëzohen të lexojnë pjesën e dytë. Me përfundimin e leximit të pjesës së

dytë i parashtroj këto pyetje:

Pse Rothshildët filluan ta konsiderojnë Napoleonin të rrezikshëm?

Pas vitit 1810, a ishte ai paqedashës apo luftë nxitës?

Si e humbi Napoleoni betejën në Vaterllo?

Çka ndodhi me Napoleonin?

Çfarë mendoni se do t’i ndodhë Napoleonit?

Pas dhënies së përgjigjeve nga ana e nxënësve dhe shënimit të tyre në tabelë,

nxënësit udhëzohen të lexojnë pjesën e tretë. Me përfundimin e leximit të pjesës së

tretë i parashtroj këto pyetje:

Ku e burgosën N. Banapartën?

Me çfarë problemesh u ballafaqua atje?

A dyshonte se mund ta helmonin?

Në çka e bazonte dyshimin e tij?

A e hetuat atdhedashurinë e Napoleonit? Po të ishit në vend të tij si do të

ndiheshit?

Përshkruani sukseset dhe gabimet e N. Bonapartës?

Pas leximit të pjesës së fundit i parashtroj këto pyetje:

Si, kush dhe pse e helmuan N. Bonapartën?

Në çfarë faktesh e bazoni helmimin kronik me arsenik?

Do të mundohem që përgjigjet e këtyre pyetjeve t’i fitojë nga nxënësit që deri në këtë

moment nuk janë aktivizuar.

Reflektimi:

Në këtë fazë arsimtari kërkon nga nxënësit që njëherë në mënyrë individuale

pastaj në grup të numërojnë dhe rendisin në njërën anë të tabelës anët pozitive dhe në

anën tjetër ato negative të Napoleon Bonapartës.

127

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

ANËT POZITIVE ANËT NEGATIVE

Përhapi idetë e revolucionit borgjez Nxënës jo aq i mirë

Zhduki privilegjet e aristokracisë feudale Ambiciet për pushtet i realizoi përmes

Rothshildëve

Ishte atdhetar i madh Aventurier i madh

Krijoi institucione të qëndrueshme

shtetërore:sistemin gjyqësor, administrativ

bankën franceze, Akademinë ushtarake

Pyetje përmbledhëse në fund të orës:

A e humb lirinë e veprimit njeriu i cili korruptohet?

Cili do të ishte mesazhi më i rëndësishëm nga ky mësim?

Përgjigjet e nxënësve do t’i shoqërojë me thëniet: “Mos prano mito.”, “Kujdes nga

bashkëpunëtorët, ata mund të korruptohen”. etj. si dhe këshillën e Napoleonit të

shënuar në testamentin e tij për djalin dhe të tjerët:

“Të sundosh do të thotë të lartësosh dhe të përhapësh moralin, arsimin dhe lumturinë”

Pritshmëria

Nxënësit do të kuptojnë se kur pranohet korrupsioni, humb liria. Do t’i kenë

më të qarta pasojat e korrupsionit për individin dhe shoqërinë. Njohuritë e fituara

mund të fillojnë t’i zbatojnë, në denoncimin dhe luftimin e kësaj dukurie kancerogjene

të shoqërisë.

128

Nuk i likuidoi me kohë armiqtë e tij që e

korruptuan, duke rënë në grackën

vdekjeprurëse

Ishte ambicioz E mashtruan paratë e huaja

I shkaktoi njerëzimit shumë viktima

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Zoga Gacaferi - Mësimdhënëse e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Lënda: Gjuhë dhe letërsi shqipe

Klasa: III

Njësia mësimore: Thumba pa helm – Tregimi: Topazi

Mjetet mësimore: Libri “Thumba pa helm”, fletët A4, markerat etj.

Objektivat:

Të krijojnë një shkrim të lirë me disa fjalë (terma) paraprak të mësimit;

Të analizojnë ngjarjet në tregim;

Të shqyrtojnë ndryshimin e sjelljeve të disa individëve varësisht nga situatat;

Të gjykojnë sjelljet e personazheve.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

E Parashikimi me terma paraprak 15’

R Tabela e parashikimeve 50’

R Shqyrtim i përbashkët 25’

Në fillim nxënësve iu flas për shkrimtarin dhe tematikat që ai i trajton në

veprat e tij, me theks të veçantë do të përmend temat që janë shtjelluar në

përmbledhjen “ Thumba pa helm”. Në këtë vëllim, autori ndërmjet tjerash rrah

dhe problemin e korrupsionit në forma të ndryshme. Pra, shkrimet e Bulkës janë

një satirë e mprehtë kundër regjimit dhe dukurive negative të viteve 30 ta .

Me këto fjalë i orientoj pjesëmarrësit se do të përballen me një tekst satirik të

Bulkës, duke i përmendur edhe disa tregime të tjera satirike p.sh. “Intervistë me

malësorin”, “Floriri”, “Vjeshta e Xheladin Beut” e të tjera.

Nxënësve ua jap këto fjalë:

njeri, jetë

I vobektë – i pasur

I mençur – batakçi

I drejt – budalla

për të shkruar një tregim të shkurtër, i cili do t‘i përmbante këto fjalë. Me qëllim janë

zgjedhur këto fjalë kontrastuese, sepse kur përballën ato në tregim mund të paraqesin

figurë më të plotë të karaktereve të ndryshme të individëve. Ngjarja që nxënësit do të

shënojnë mund të jetë nga përvoja e tyre ose e imagjinuar. Pas 10’ të shkrimeve

individuale, disa do t’i lexojnë shkrimet e tyre. Pasi që janë lexuar shkrimet do t’u

them se tani nxënësit do ta lexojnë tekstin.

129

Realizimi i kuptimit:

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Tregimi “Topazi” që nxënësit do të lexojnë është shkëputur nga përmbledhja:

“Thumba pa helm”. Nxënësve iu tregohet se tekstin do ta lexojnë me ndalesa dhe iu

sugjerohet që gjatë leximit të pjesëve, ata t’i kushtojnë vëmendje se si përputhen ato

që ata kishin imagjinuar, me ngjarjet në tregim.

Në ndërkohë, unë përgatis tabelën e parashikimeve dhe kërkoj nga nxënësit që

ta përgatisin nga një të tillë në fletët e tyre. Nxënësit lexojnë pjesën deri te ndalesa e

parë. Pas leximit, kërkoj nga nxënësit që të japin ide se çfarë do të ndodhë në pjesën e

dytë dhe provat pse mendojnë ashtu. Këto informacione do të shënohen në kolonën e

parë dhe të dytë të tabelës së parashikimeve. Pas shënimit të ideve, kërkoj nga

nxënësit që të lexojnë paragrafët deri te ndalesa e dytë. Tani nxënësit duhet të tregojnë

se çfarë ndodhi. Të gjitha informacionet e tyre shënohen në kolonën e tretë të tabelës

së parashikimeve. Para se të lexojnë pjesën e tretë, kërkoj nga pjesëmarrësit të japin

ide se çfarë do ta pretë tani Topazin. (Pasi që jeta duhet jetuar…). Po ashtu kërkoj nga

nxënësit të mendojnë se si do të zhvillohet ngjarja, pra të parashikojnë se çfarë do të

jetë rrjedha e ngjarjes - pozitive apo negative dhe çfarë prova kanë që mendojnë

ashtu? Idetë e tyre shënohen në tabelën e parashikimeve dhe procedura e mësipërme

përsëritet deri sa të lexohet edhe pjesa e fundit e tregimit. Pas leximit të pjesës së

fundit i pyes nxënësit: Miku i Topazit do të thotë diçka, sipas mendimit tuaj cila do të

jetë fjalia e fundit që do të nxjerrë nga goja për mikun e jetës- pse mendoni kështu?

Reflektimi:

Me anë të teknikës Shqyrtim i përbashkët i bëj këto pyetje:

1. A mbaroi tregimi ashtu siç menduat ju?

2. A kishte ndonjë pikë në tregim ku ju përshtateshit me ngjarjen?

3. Çfarë e bëri personazhin të ndërroj mendje në veprimet e veta?

4. Si dukej ai në fillim e si në fund? Çfarë e justifikoi ndryshimin?

5. A njihni raste të ngjarjeve të përafërta? A do të kishit vepruar ju sikur ai, po

të ishit në situatë të njëjtë?

6. Cilat janë këshillat që mund të jepni për fajtorët apo të humburit?

Në të gjitha këto pyetje do të përgjigjen nxënësit duke dhënë argumente të

fuqishme. Në fund nxënësve u parashtrohen edhe këto pyetje:

1. A është mirë të korruptohemi?

2. Çfarë humbim nëse korruptohemi?

3. Cilat janë pasojat e një shoqërie të korruptuar dhe si duhet ta luftojmë atë?

Përgjigjet e nxënësve do t’i shoqëroj me thënien “Me korrupsion humbim të gjithë.”

130

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Vllaznim Balidemaj – Mësimdhënës

Mësim model

Lënda: Edukatë Qytetare

Klasa: X

Njësia mësimore: Krimi dhe format e tij

Mjetet mësimore: Libri, fletë A4, markera etj.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të numërojnë disa lloje të krimit;

• të klasifikojnë krimet sipas dëmit që shkakton te njerëzit;

• të krahasojnë krimin e jakave të bardha me krimin e organizuar;

• të analizojnë pasojat që shkakton krimi te njerëzit dhe pronat e tyre;

• të vlerësojnë rëndësinë e zbardhjes së veprave kriminale.

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi:

E Tabela e koncepteve 15 min

R Pyetje drejtuar autorit 50 min

R Vija e vlerave 25 min

Mësimdhënësi fillimisht ndan klasën në grupe. Më pas u tregohet nxënësve se do

të punojnë në grupe për të plotësuar një tabelë, në të cilën janë shënuar tri profesione:

mësuesi, polici dhe gjyqtari. Këto profesione do të krahasohen për rrezikshmërinë që

kanë në punë, sidomos kur merret parasysh një shoqëri ku zbatimi i ligjit është në

nivel të ulët. Krahasimet do të bëhen nga aspekti i rrezikshmërisë personale,

rrezikshmërisë që mund të kenë anëtarët e familjeve të tyre, si dhe të pronës.

Mësues

Polic

Gjyqtar

Person

Prona

Familja E tundshme E patundshme

Secilit grup i shpërndahet nga një fletë A4 në të cilën është vizatuar tabela si

më lartë dhe pastaj do të kërkohet nga nxënësit që ta plotësojnë atë. Gjatë plotësimit

kanë mundësi të përdorin fjalët: pak, shumë, mesatarisht, aspak etj. Të gjitha grupet

punojnë në mënyrë të pavarur. Pasi të kenë përfunduar plotësimin e tabelës,

përfaqësuesit e grupeve prezantojnë punimet e veta para gjithë nxënësve.

Mësimdhënësi duke falënderuar grupet për punën e kryer mund të bëjë një

koment për specifikat e punëve që kryejnë mësuesi, polici dhe gjyqtari. Prandaj edhe

rrezikshmëria ndryshon. Po ashtu në një shoqëri të tillë, mundësitë që krimi të jetë në

131

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

rritje dhe në dëm të qytetarëve është i madh. Në këtë mënyrë, mësimdhënësi paraqet

titullin e njësisë mësimore: Krimi dhe format e tij.

Realizimi i kuptimit:

Njësia mësimore paraprakisht është ndarë në katër pjesë:

I Krimi kundër personit

II Krimet kundër pronës

III Krimet e jakave të bardha

IV Krimi i organizuar

Mësimdhënësi u tregon nxënësve që njësia mësimore do të lexohet me ndalesa.

Ai i njofton nxënësit që të jenë të përqendruar dhe të vëmendshëm për informacionet,

vërtetësinë e tyre, qartësinë, shpjegimet nga ana e autorit etj. Pas leximit të ndalesave,

nxënësit do të kenë mundësi të komentojnë pjesën e lexuar dhe t’i parashtrojnë pyetje

plotësuese autorit për paqartësitë që kanë.

Lexohet pjesa e parë: Krimi kundër personit. Hapet diskutimi me të gjithë

klasën. Nxënësit diskutojnë dhe komentojnë përmbajtjen. Mësimdhënësi kërkon që

ata të bëjnë pyetje për paqartësitë dhe sqarimet, që do të dëshironin t’i bënte autori për

ta. Gjithashtu mësimdhënësi mund të bëjë disa pyetje nxitëse për nxënësit në mënyrë

që ata ta kuptojnë më shumë përmbajtjen dhe të nxiten të bëjnë pyetje shtesë.

Lexohet pjesa e dytë: Krimet kundër pronës. Kërkohet që eventualisht në pyetjet

që janë parashtruar nga pjesa e parë të gjinden përgjigjet si rezultat i leximit të pjesës

së dytë. Pastaj vazhdohet me ecurinë e njëjtë sikurse në fund të leximit të pjesës së

parë. Në këtë mënyrë vazhdohet derisa të lexohen të katër pjesët e njësisë mësimore.

Pyetjet që mund të bëhen nga mësimdhënësi, për t’i nxitur nxënësit që të bëjnë pyetje

pas çdo ndalese janë:

Ndalesa e parë:

A jep autori shpjegime për lidhjen e diskriminimit me krimin kundër personit?

A paraqiten në mënyrë të qartë llojet e krimit kundër personit?

Vrasja pa paramendim a është krim?

Çfarë thotë autori lidhur me këtë? etj.

Ndalesa e dytë:

Çfarë shembujsh jep autori, për rritjen e vandalizmit?

Rrëmbimi i personit, a është më tepër i lidhur me krimin kundër personit apo kundër

pronës? etj.

Pjesa e tretë:

Në çfarë burimi mbështetet autori kur thotë: ”Më shumë se 30% e të gjitha bizneseve

dështojnë çdo vit nga pandershmëria e të punësuarve?”

A sqarohet mënyra e krimit përmes letrave?

Pjesa e katërt:

Si lidhet krimi i organizuar me individ të caktuar?

Çfarë shpjegimesh jep autori për organizatat e krimit?

132

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

A janë vetëm personat profesional në krime, pjesë e krimit të organizuar?

Çfarë sqarimesh jepen në pjesën e lexuar?

Pse udhëheqësit e këtyre organizatave është vështirë të kapen?

Si e shpjegon këtë autori? etj.

Reflektimi:

Pas përfundimit të leximit dhe diskutimit për të gjitha pjesët, mësimdhënësi

parashtron një pyetje për gjithë klasën:

Në çfarë shkalle mendoni se do të ishte zbardhja e veprave kriminale, në qoftë se

në organet kompetente nuk do të kishte korrupsion?

Pastaj në tabele shënohet një vijë njëlloj më boshtin numerik. Në të shënohen

numrat nga 0 deri në 10.

0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Nxënësit do të mendojnë për përgjigjen dhe do ta shënojnë në boshtin numerik

(vija e vlerave) vlerën, që mendojnë se do të paraqiste shkallën e zbardhjes së

krimeve. Është e rëndësishme që të gjithë nxënësit të dalin në tabelë dhe të shënojnë

vlerën e gjykimit të tyre. Ata të cilët dëshirojnë të arsyetojnë mendimin e tyre për

vlerën e caktuar, pranë numrit që zgjedhin, duhet të shkruajnë inicialet e emrit dhe

mbiemrit. Të tjerët që nuk duan të arsyetojnë mendimin e vet, shënojnë vetëm

inicialin e emrit. Pasi të kenë përfunduar të gjithë nxënësit, mësimdhënësi fton

nxënësit, që kanë shënuar inicialet e emrit dhe mbiemrit, nga dy skajet e vijës, që të

shprehin mendimet e tyre lidhur me pyetjen e parashtruar. Në këtë mënyrë, diskutimi

do të përfundojë kur caktohen të përgjigjen nxënësit që gjenden nga mesi i vijës, gjë

që do të duhej të ishte edhe mesi i pranuar nga të gjithë nxënësit.

133

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Osman Syla – Mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Lënda: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

Klasa: XI

Njësia mësimore: Fjalia dëftore (me përqendrim të vëmendjes në luftimin e

dukurisë së korrupsionit)

Mjetet mësimore: Fletët e tekstit, vizatimi, grafiku, shkumësi, dërrasa …

Metodat mësimore: Grupore, individuale, frontale

Objektivat Deri në fund të orës mësimore nxënësit do të jenë në gjendje:

- të përkufizojnë fjalinë dëftore;

- të dallojnë fjalinë dëftore në tekste të ndryshme;

- të ndërtojnë dhe të përdorin drejt fjalitë dëftore me theks të veçantë në luftimin

e dukurisë së korrupsionit si dhe

- të krijojnë bindje (të gjykojnë) për pasojat e korrupsionit në shoqëri.

Zhvillimi i mësimit:

E Copat e përziera 5’

R DRTA 30’

R Pesëvargëshi 10’

Evokimi:

Mësimdhënësi shënon në tabelë grupin e fjalëve:

pasurua, e, luftës, pas, shpejt, shpejt, u, Gafurri

dhe kërkon nga nxënësit që të formojnë nga një fjali, në të cilën do të përfshijnë fjalët

e mësipërme. Pasi që nxënësit do të lexojnë fjalitë e tyre, mësimdhënësi do të shënojë

fjalinë: “Gafurri pas luftës u pasurua shpejt e shpejt” dhe përballë nxënësve do të

vendos vizatimin që ndërlidhet me këtë fjali. Më pas mësimdhënësi përmes pyetje –

përgjigjeve do të nxjerrë nga nxënësit përkufizimin e fjalisë, llojet e fjalive sipas

kumtimit, si dhe do të konstatohet se fjalia e shënuar më lart është fjali dëftore.

Realizimi i kuptimit: Grupeve të nxënësve do t’u shpërndahet pjesa e parë e rrëfimit

“ I korruptuari”.

Babai i Gencit, Gafurr Shtjella, punonte në Doganën e Kosovës. Uniforma e

doganierit i kishte hije shumë, por ajo prej ditës në ditë i binte gjithnjë e më ngushtë.

Njëherë e solli Gencin në shkollë me një veturë “Ascona “. Pas disa ditësh, në oborrin

e tij e pashë një “ Golf 3”….Një ditë prilli, shokët ia uronin “Mercedesin “ e ri ……

Pas leximit, mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që ta komentojnë tekstin dhe ta

dallojnë fjalinë dëftore më domethënëse, e cila do të shënohet në dërrasë. Përfundimi i

diskutimit të nxënësve për pjesën e lexuar do të pasohet me kërkesën e mësimdhënësit

për të parashikuar zhvillimin e ngjarjes më tutje. Pas dhënies së ideve nga ana e

nxënësve, mësimdhënësi do të shpërndajë për lexim pjesën e dytë të rrëfimit:

134

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Genci filloi të mungojë në shkollë gjithnjë e më shumë. Atë nuk e gjeje në orë të

mësimit, por e gjeje në rrugë, në kafene e në lokale të natës.

Shihej në shoqëri herë me një vajzë e herë me një tjetër. Mungesat, për habi, i

arsyetoheshin.

Një ditë, dikush, kujdestarin e klasës e kishte parë në një kafene, në të njëjtën tavolinë

me Gencin…...

Pas leximit të pjesës nga ana e nxënësve, mësimdhënësi do të përsërisë të njëjtën

procedurë si në rastin e pjesës së parë. Pra, pjesa e leximit do të komentohet, nxënësit

do ta dallojnë fjalinë dëftore më domethënëse dhe më pas, nxënësit do të japin ide se

si do ta përfundonin ngjarjen, meqenëse ka mbetur pa u lexuar vetëm pjesa e fundit e

tregimit. Në fund mësimdhënësi shpërndan për lexim pjesën e tretë dhe të fundit të

tregimit.

Erdhën ditët kur në oborrin e Gafurr Shtjellës nuk dëgjohej më uturima e veturës.

Genci iu kthye shkollës, por dukej i zymtë e i tërhequr. Ai nuk donte të fliste asgjë për

babanë.

Pse sillet kështu Genci? e pyeta Dritën, e cila e ka shtëpinë pranë shtëpisë së tij. Ajo

qeshi.

Eja këtu! më tha dhe ma afroi faqen e parë të gazetës “Koha Jonë“. Aty lexova:

Doganieri, Gafurr Shtjella, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, u dënua me

10 vjet burg.

Edhe në këtë rast pjesa e leximit do të analizohet ashtu si dy pjesët e tjera.

Një nxënës do ta lexojë tërë rrëfimin. Në vazhdim, përmes pyetje – përgjigjeve do të

konstatohet:

a) Karakteri domethënës i fjalisë dëftore dhe intonacioni i saj;

b) Karakteri strukturor (ndërtimi).

Do të kërkohet nga nxënësit që në tekstin e rrëfimit të lartë përmendur të dallojnë:

-një fjali dëftore të thjeshtë të pazgjeruar me të dy pjesët kryesore;

-një fjali të thjeshtë dëftore të zgjeruar me të dy pjesët kryesore, si dhe

-një fjali të zgjeruar me vetëm njërën pjesë kryesore.

Reflektimi:

Secili nxënës do të krijojë nga një pesëvargësh me titullin “I korruptuari”. Një

pesëvargësh i mundshëm është:

I korruptuari

lakmues, gënjeshtar.

vjedh, përfiton, mashtron

Të korruptuarin e arreston policia.

Keqpërdorues

Detyrë shtëpie:

Të shkruhen nga 10 fjali dëftore që kanë të bëjnë me pasojat e korrupsionit në ndonjë

fushë të jetës, si dhe mënyrën e luftimit të tij.

135

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

. Mësim model

Melihate Gërqina - Mësimdhënëse e Edukatës Qytetare

Lënda: Edukata Qytetare

Klasa: VIII

Njësia mësimore: Obligimet e qeverisë ndaj qytetarëve

Mjetet mësimore: Libri shkollor, fletë të bardha, markera, ngjitës etj.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

1. Të tregojnë detyrat për të cilat është përgjegjëse qeveria;

2. Të analizojnë obligimet e qeverisë;

3. Të gjykojnë drejtë mbi obligimet e qeverisë dhe ministrive përkatëse;

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi:

E Brainstorming 7’

R Marrëdhëniet: pyetje-përgjigje 25’

R Kllaster 13’

Në fillim mësimdhënësja shënon një titull në tabelë “Qeveria”. Më pas

parashtron disa pyetje, si:

Çfarë mendoni paraprakisht për këtë titull?

Çfarë detyrash ka qeveria ndaj qytetarëve?

Kush punon në të?

Nxënësit i jepet mundësia që për tre minuta të rendisë në letër idetë lidhur me

temën: qeveria.

Mësimdhënësja fillon diskutimin me nxënësit më pak aktivë dhe siguron që të

marrin pjesë në diskutim të gjithë nxënësit. Ajo i nxit nxënësit që të përgjigjen në

pyetjet e parashtruara më lart dhe i rendit në tabelë kontributet (mendimet) e

nxënësve, pa i komentuar ato.

Qëllimi i përgjigjeve të shpejta, është që nxënësit duke biseduar me njëri-tjetrin të

arrijnë të zbulojnë temën që duhet të zhvillohet. Tash nxënësit janë të gatshëm për

leximin e njësisë mësimore.

Realizimi i kuptimit:

Pas diskutimeve të bëra më parë, nxënësve u jepet për detyrë të lexojnë (në

heshtje) individualisht njësinë mësimore. Pasi të gjithë nxënësit të kenë lexuar njësinë

mësimore, ata ndahen në pesë grupe dhe secili grup punon për të gjetur përgjigjet në

pyetjet që ka përgatitur mësimdhënësja. Pyetjet e përgatitura si më poshtë iu

shpërndahen secilit grup.

136

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Nxënësit në grupe do të përgjigjen në pyetjet e parashtruara. Përfaqësuesit e

grupeve, më pas prezantojnë përgjigjet para tërë klasës dhe lejohen komentet mes

grupeve. Mësimdhënësja për të nxitur nxënësit më tej, parashtron pyetje, të cilat

lidhen me zhvillimin e sistemit demokratik, me theks të veçantë lidhur me

korrupsionin:

Ç’është korrupsioni?

A ndikon dhe si mund të ndikojë korrupsioni në shoqërinë tonë?

Diskutimet e nxënësve do të orientohen në identifikimin e shkaqeve dhe të

pasojave të korrupsionit në shoqërinë kosovare.

Reflektimi:

Në këtë fazë, të gjitha grupeve të nxënësve u shpërndahet modeli i hartës së

mendimeve (shih më poshtë, shtojca 1.1), markera dhe fletë të bardha (hamera), të

përgatitur për secilin grup veç e veç nga mësimdhënësja. Nxënësit udhëzohen nga

mësimdhënësja se si do të punojnë në bazë të fletëzave që iu jepen. Pas kësaj,

përfaqësuesi i grupit lexon punën e tyre të afishuar në mur. Në këtë fazë të punës

lejohen edhe komentet e grupeve tjera.

Përfundimet e pritshme:

Ç’është qeveria?

Struktura e qeverisë – kush e udhëheq qeverinë?

Përmendi disa ministri që janë në qeverinë e Kosovës?

Cilat janë detyrimet e qeverisë ndaj qytetarëve?:

Cilët janë mekanizmat institucional të veprimit të qeverisë?

Përmend disa nga obligimet e qeverisë ndaj p.sh. ambientit,

ekonomisë; të drejtave dhe lirive njerëzore etj.

A obligohet qeveria të veproj, varësisht nga mosha, gjinia,

përkatësia regjionale?

A i detyrohen edhe qytetarët qeverisë? Si?

Cilat janë pengesat në zhvillimin e demokracisë?

A mendoni se edhe në Kosovë ka varfri, analfabetizëm,

papunësi, papërgjegjësi, korrupsion?

A mund ta ilustroni këtë me ndonjë shembull?

Duke fituar njohuritë e domosdoshme mbi funksionimin e shtetit demokratik

dhe mekanizmave të tij, nxënësit do të vetëdijesohen për rëndësinë dhe

domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit, si njëri ndër shkaktarët kryesor në

pengimin e zhvillimit të një sistemi të hapur dhe demokratik. Nxënësit do të

vlerësojnë nevojën e mobilizimit të të gjitha institucioneve për të luftuar korrupsionin

në të gjitha poret e jetës shoqërore.

137

Shtojca III A

Detyrat

Detyrat

Detyrat

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Grupi 1

QEVERIA

Grupi 2

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Dobësitë Përparësitë

Grupi 3

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor

Dobësitë Përparësitë

138

Përgjegjësitë

Dobësitë Përparësitë

Përgjegjësitë

Përgjegjësitë

Detyrat

Detyrat

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Grupi 4

Ministria e Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe ÇJ

Dobësitë Përparësitë

Grupi 5

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Dobësitë Përparësitë

Mësim model

139

Përgjegjësitë

Përgjegjësitë

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Samile Mula – Mësimdhënëse e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Lënda: Gjuhë shqipe

Klasa: IX

Njësia mësimore: Si t’i dallojmë fjalët e përbëra me bashkërenditje

Mjetet mësimore: Teksti, fletë të bardha, lapsa me ngjyra

Metoda mësimore: Individuale, në çifte, në grup

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit duhet të jenë në gjendje:

1. Të përkufizojnë fjalitë e bashkërenditura;

2. Të numërojnë llojet e fjalive të përbëra me bashkërenditje;

3. Të dallojnë lidhëzat bashkërenditëse;

4. Të përdorin fjali të tilla me theks të veçantë të inkorporohet ideja tek

antikorrupsioni;

5. të gjykojnë mbi veprimin e organeve të drejtësisë duke përdor fjali të

përbëra me bashkërenditje.

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi:

E Copëza të përziera

R DRTA- teknika e pyetjeve

R Mendo, puno në çift, ndaj me të tjerët

Pasi të shkruaj në tabelë fjalët:

e, edhe, atë, një, për, marramendëse, të ulëta, duke dashur, vajzë, një, një, vrarë,

krim, njeri, duke, parash, e drejtësisë, reparti, organet, në, false, mori, dhe, qëllime,

i, shuma, pasur, dokumente, përvetësoj, të, tek, pagoi, psikiatrik, bëri, e, të,

nxënësit udhëzohen të formojnë një fjali të përbërë me bashkërenditje duke përdorur

të gjitha fjalët dhe atë në formën siç janë dhënë. Do t’i njoftoj se koha është e kufizuar

(për 7 minuta). Me përfundimin e kohës, do të kërkoj që disa nxënës të lexojnë punën

e tyre. Pas kësaj do të paraqes para nxënësve këtë fjali:

Një njeri i pasur duke dashur të përvetësojë një vajzë për qëllime të ulëta, bëri një

krim duke e vrarë atë dhe pagoi shuma marramendëse parash në organet e drejtësisë

e edhe tek reparti psikiatrik mori dokumente false.

Pasi nxënësit të lexojnë fjalinë, do të pyes: Çfarë fjalie keni formuluar? A mund të

ndahet në pjesë të pavarura? A janë përdorur lidhëza bashkërenditëse dhe cilat janë?

Realizimi i kuptimit:

140

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Nxënësve do t’u shpërndahen fletët me tekstin e shkruar dhe të ndarë në ndalesa (

përgatitur nga mësimdhënësja posaçërisht për këtë rast). Udhëzohen të lexojnë sipas

ndalesave.

Lexohet pjesa e parë e tekstit dhe kërkoj nga nxënësit që të komentojnë për llojet e

fjalive të përbëra.

Çfarë lloji i fjalive është përdorur?

Të ndajnë fjalinë e përbërë në pjesë të pavarura?

A mund të qëndrojë secila fjali në vete?

Do të kërkoj nga nxënësit që të theksojnë fjalinë më domethënëse, P.sh. pasi zhvilluan

një bisedë me përgjegjësin e hotelit, gruas së mjerë i ndriti fytyra, ndërsa vajza kishte

mbetur e hutuar duke shikuar një luks të paparë ndonjëherë.

Lexohet pjesa e dytë (ndalesa e dytë) dhe kërkoj nga nxënësit të thonë llojin e fjalive

të bashkërenditura, lidhëzat që janë përdorur dhe po ashtu fjalinë me domethënëse (që

mendoj se është): U trondit nga vdekja e vajzës dhe përjetoi çaste dëshpërimi sidomos

kur mësoi për fatin e vrasësit të vajzës.

Do të nxisë diskutimin e nxënësve duke parashtruar këto pyetje:

Çfarë mendoni se do të ndodhë më tutje?

Cili do të jetë fati i vrasësit? E ka bërë me paramendim?

Si do të përfundojë tregimi?

Lexohet pjesa e tretë ( e fundit) dhe kërkoj nga nxënësit të ndajnë fjalinë e përbërë ne

pjesë të pavarura dhe të theksojnë lidhëzat e përdorura. Fjalia më domethënëse duhet

të jetë nxjerrë nga nxënësit P.sh.:Dorasi u arrestua, por ishte përgjegjësi i hotelit që i

zuri frymën vrasësit me para për të mos e zënë në gojë emrin e përgjegjësit, siç ua zuri

frymën tërë agjentëve të hetuesisë, prokurorisë e drejtësisë me një shumë të madhe

parash.

Do të kërkojë nxënësit të përgjigjen në këto pyetje:

Si do ta paramendoni ju një fund tjetër?

Si duhet të veprojë gruaja ndaj këtyre organeve pas një veprimi të tillë të përgjegjësit

të hotelit? Si e shpjegoni shprehjen: Drejtësia është frymëmarrje e jetës dhe bazë e

gjithë dinjitetit njerëzor”.

Reflektimi:

Nxënësit do të plotësojnë fletën e përgatitur nga mësimdhënësja.

Llojet e lidhëzave të bashkërenditura janë:

-shtuese:______________________________________________________________

-veçuese:_____________________________________________________________

-përmbyllëse:_________________________________________________________

-kundërshtore:________________________________________________________

141

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Për secilin lloj përdor një laps me ngjyrë (katër ngjyra)

Pastaj nxënësit udhëzohen të mendojnë në mënyrë individuale: “A ka në mesin

tonë raste të korrupsionit? Do të bisedojnë me shokun ose shoqen në çift dhe pastaj do

të tregojnë rastet para tërë klasës.

Detyrë shtëpie: Formuloni nga pesë fjali të përbëra me bashkërenditje sipas

llojeve me theks tek korrupsioni në shoqërinë tonë.

KUJT T'I DREJTOHET NËNA?

Në atë mëngjes vjeshte një grua jo e re, e shoqëruar nga një vajzë

tetëmbëdhjetë vjeçare hyri në hotelin kryesor të qytetit X dhe duke kaluar nga sporteli

pyeti nëse mund të gjente ndonjë vend pune në atë hotel.

Nuk ishte e vështirë të vështrohej as mjerimi e varfëria në sytë e gruas, as të

kuptohej shpirti i vajzës se nga i vinin ndrojtja e turpi, të cilat e detyronin të mbahej

pas së ëmës. Pasi zhvilluan një bisedë me përgjegjësin e hotelit, gruas së mjerë i

ndriti fytyra, ndërsa vajza kishte mbetur e hutuar duke shikuar një luks të pa parë

ndonjëherë.

Koha nuk ndalej. Vazhdonin të punonin nënë e bijë me përkushtim dhe arritën

disi një standard në shtëpi së paku për të mos fjetur pa ngrënë. Një ditë vajzës i erdhi

një ofertë paksa e çuditshme nga përgjegjësi i hotelit. Nuk e pranoi. Pasoi një ditë

tetori në parkun e qytetit kur dora e një vrasësi e kishte shtrirë përtokë. Tani ndryshoi

ritmi i jetës për gruan. U trondit nga vdekja e vajzës, dhe përjetoi çaste dëshpërimi

sidomos kur mësoi fatin e vrasësit të vajzës.

Në një moment drejtësia ra në gjurmë të vrasësit të vajzës. Dorasi u arrestua,

por ishte përgjegjësi i hotelit që ia zuri frymën vrasësit me para për të mos e zënë në

gojë emrin e përgjegjësit, siç ua zuri frymën tërë agjentëve të hetuesisë, prokurorisë e

drejtësisë me një shumë të madhe parash. Madje vrasësit për t'ia mbyllur gojën ia

sajuan një raport nga psikiatria dhe ai doli nga burgu për tre muaj!

142

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Fatime Bunjaku – Mësimdhënëse e Psikologjisë

Haxhi Metaj – Mësimdhënës i Psikologjisë

Lënda: Psikologji

Klasa: XII

Njësia mësimore: Drogat psiko-aktive dhe ndryshimi i gjendjes së vetëdijes

Fjalët kyçe: Alkooli, personaliteti, shëndeti mental, mashtrimi.

Burimet: Teksti i lëndës së psikologjisë, materiale nga mediet, fletë të

bardha etj.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit duhet të jenë në gjendje:

1. të numërojnë së paku tri sjellje të njeriut konsumues të drogës;

2. të përshkruajnë efektin e drogave në organizmin e njeriut;

3. të bëjnë krahasimin e personit konsumues të alkoolit me personin jo

konsumues të alkoolit;

4. të analizojnë shprehjet e paraqitura në tekst: manipulim, përfitim, vetëdije.

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi:

Mësimdhënësi i ndan nxënësit në grupe prej 5 nxënësish dhe kërkon prej tyre

të krijojnë një klaster me temën: “Drogat psiko-aktive dhe ndryshimi i gjendjes së

vetëdijes”duke u dhënë udhëzime sa më shumë në lidhje me temën, p.sh, Pse vjen deri

te konsumimi i saj? Cilat mosha janë më të goditura? Cilat shtresa janë më të

goditura? etj. Një klaster i mundshëm është p.sh.

Me qëllim përfitimi

Mashtrimi Manipulimi

Mungesa e informimit

Konsumohet

Nga kurreshtja

Për të bërë dicka Për t’u dalluar

Provuar

E Klaster 10‘

R Mësimdhënia e ndërsjellë 20’

R Shqyrtim i përbashkët 10’

Substanca të veçanta

Drogat psiko-aktive dhe ndryshimi i

gjendjes së vetëdijes

Moshat e ndryshme

Nxënësit e

shkollave të

mesme

143

Varësi

Studentë

Ndryshime psikologjike

Dobësitë

Ndryshime fiziologjike

Ndikimi i personalitetit

Ndikimi i sjelljes

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Të gjitha grupet punojnë, mirëpo njëri prej tyre i zgjedhur me short do ta

lexojë punimin apo klasterin para të tjerëve, kurse të tjerët do të dëgjojnë, plotësojnë

apo rendisin diçka.

Realizimi i kuptimit:

Mësimdhënësi e ka ndarë njësinë mësimore në 5 pjesë-tërësi logjike.

Meqenëse grupet janë me nga 5 nxënës, atëherë secili anëtar i grupit mban një numër

nga 1-5. Mësimdhënësi i këshillon të gjithë nxënësit që të lexojnë pjesën e parë,

mirëpo obligon nxënësit me numër 1 që pas leximit të pjesës të marrin rolin e

mësimdhënësit për t’ua sqaruar pjesën e lexuar nxënësve tjerë brenda grupit. Pasi

numrat 1 të përfundojnë sqarimet, nxënësit tjerë mund të parashtrojnë pyetje rreth

materialit që nuk e kanë kuptuar. Nxënësi me numër 1 duhet të sqarojë dhe nëse nuk e

dinë përgjigjen, atëherë duhet ta shënojë në një fletë për ta pyetur mësimdhënësin në

fund të njësisë mësimore. Kur grupi përfundon diskutimin e pjesës së parë, ata fillojnë

të lexojnë pjesën e dytë dhe pas leximit është detyrë e nxënësve me numër 2 që ta

komentojnë pjesën për shokët e grupit. Procedura e njëjtë vazhdohet derisa të kryhen

të gjitha pjesët.

Në fund mësimdhënësi kërkon që pjesën e parë të njësisë mësimore ta sqarojë

ndonjë nxënës që nuk kishte numrin 1. Më këtë mënyrë mësimdhënësi arrin të

vlerësojë se sa ka arritur nxënësi numër 1 i grupit ta interpretojë pjesën për shokët e tij

dhe sa kanë arritur nxënësit tjerë të përvetësojnë informacionin. Pasi nxënësi i caktuar

sqaron pjesën e parë, mësimdhënësi kërkon nga nxënësit tjerë ta plotësojnë atë, nëse

ka nevojë. Në këtë fazë sqarohet edhe ndonjë pyetje që ka të bëjë me pjesën e parë

dhe nuk ka mundur të sqarohet brenda grupeve të nxënësve. Më pas, mësimdhënësi

kërkon që pjesën e dytë të njësisë mësimore ta sqarojë një nxënës që nuk e mban

numrin 2. Në këtë moment përsëritet e njëjta procedurë si në rastin e pjesës së parë.

Në mënyrë të njëjtë vazhdohet edhe me sqarimin e pjesëve të tjera të njësisë

mësimore.

Pasi të përfundojë me grupet mësimdhënësi pyet se mos ka mbetur diçka e pa

sqaruar nga ajo që lexuan dhe dëgjuan. Nëse po, atëherë mësimdhënësi kërkon së pari

që ndonjë nxënës të japë përgjigje, pastaj nëse e sheh të arsyeshme jep sqarime vetë

ose i orienton nxënësit për të gjetur informacion shtesë.

Reflektimi:

Mësimdhënësi i përgatit pyetjet e mëposhtme dhe kërkon që nxënësit të

diskutojnë rreth përgjigjeve.

1. Çka është droga ?

2. Si fillon marrja ?

3. Cilat shtresa janë më të goditura ?

4. A ka të bëjë me mashtrim? (Argumento . )

5. A ka të bëjë me përfitim ? ( Po- Jo argumento . )

6. A ka këtu korrupsion ? ( Po- Jo argumento . )

7. Nëse ka korrupsion, si ta luftojmë?

o Një këshillë për fund “Më lehtë ta parandalosh se sa ta shërosh ”.

144

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Bislim Krasniqi – Mësimdhënës i Sociologjisë

Lënda: Sociologji

Klasa: XII

Njësia mësimore: Kultura

Mjetet mësimore: Libri shkollor, fletore, fletë A 4, ngjitës etj.

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë të aftë:

o të përkufizojnë kulturën dhe të përmendin disa karakteristika të saj;

o të dallojnë llojet e kulturës shpirtërore dhe materiale;

o të shpjegojnë karakteristikat e kulturës materiale dhe shpirtërore;

o të ndërlidhin elementet e kulturës duke e krijuar një definicion në mënyrë të

pavarur.

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi:

E Stuhi mendimesh 10‘

R Ditari dypjesësh 20’

R Pesëvargëshi 10’

Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që në mënyrë individuale të mendojë për

kulturën dhe të mundohen të interpretojnë fjalën kulturë. Më pas, mësimdhënësi

kërkon që nxënësit të bashkëpunojnë në dyshe për t’i këmbyer idetë e tyre.

Mësimdhënësi mund t’i përmbledhë idetë e nxënësve duke i shkruar në tabelë. Të

gjitha idetë e tyre nxënësit i japin nga përvoja dhe njohuria e përgjithshme pa e lexuar

tekstin. Mësimdhënësi, shënon në anën e majtë të tabelës fjalët: kulturë, jokulturë,

kulturë materiale etj., dhe kërkon që nxënësit të japin mendime rreth këtyre fjalëve.

Nga nxënësit mund priten këto përgjigje:

Kultura - Është krijimtari (veprimtari)

Jo kulturë -Veprime (krijime) jo të mira

Llojet përbërëse të kulturës -Kultura materiale dhe kultura shpirtërore

Kulturë materiale - Konsiderohet krijimtaria materiale e shoqërisë

Kulturë shpirtërore - Konsiderohet krijimtaria shpirtërore e shoqërisë

Veprime (krijime) pozitive - Vetëm veprimet apo krijimet pozitive të njerëzimit mund

të konsiderohen si pjesë e kulturës, ndërsa vrasjet, vjedhjet korrupsioni etj. janë dukuri

negative.

Më pas, mësimdhënësi parashtron këtë pyetje para nxënësve:

Çka është korrupsioni dhe ku e ka vendin? A bën pjesë ai në:

a) kulturë materiale,

145

) kulturë shpirtërore

c) antikulturë?

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Nxënësit do të mundohen të gjejnë përgjigjen duke dhënë dhe argumentet e tyre.

Realizimi i kuptimit:

Mësimdhënësi pasi t’i ketë formuar grupet i udhëzon nxënësit që fletën ta

ndajnë me një vijë vertikale. Në anën e majtë shkruhen ato pjesë të tekstit që i

tërheqin më shumë vëmendjen nxënësit apo ato me të cilat ata nuk pajtohen. Këto

pjesë të tekstit të shkruara në anën e majtë ndryshe quhen citate, të cilat në anën e

djathtë të fletës duhet të komentohen.

Nxënësit kur ta kenë përfunduar punën, atëherë udhëzohen që brenda grupit, të

diskutojnë për komentet e tyre. Pas diskutimit të bërë në kuadër të grupeve, ata arrijnë

të përmbledhin citatet dhe komentet e përbashkëta në kuadër të grupit, të cilat grupi i

ka pa të arsyeshme t’i komentojë. P.sh.

Citate Komente

Kultura

Kulturë

materiale...................

Kulturë

shpirtërore................

Veprime (krijime)

pozitive…

Reflektimi:

Është tërë ajo krijimtari (veprimtari) pozitive e krijuar nga

shoqëria njerëzore

Hyjnë ato krijime materiale si infrastruktura, ndërtesat

rrugët, pjesë të ndryshme të arkitekturës, sheshet, teatrot,

kinematë, bibliotekat, përmendoret etj.

Religjioni, shkenca, edukata, morali, jurisprudenca etj.

Në pjesë të kulturës hyjnë të gjitha ato veprime apo

krijime pozitive të dobishme për shoqërinë .

Mësimdhënësi kërkon që një përfaqësues nga secili grup të prezantojë

komentet e tyre. Mësuesi duhet të ketë përgatitur komente të vetat me qëllim që të

përqendrojë vëmendjen e nxënësve në pjesë të caktuara të tekstit, të cilat ia vlen të

diskutohen. Në fund, mësimdhënësi do të parashtrojë për diskutim edhe këto pyetje:

- Në cilën kulturë dominon korrupsioni? dhe

- A mund të konsiderohet pjesë e kulturës?

Pas diskutimit nxënësit udhëzohen të përmbledhin mësimin në formë të një

pesëvargëshi për kulturën dhe korrupsionin .

146

Pritshmëria:

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Korrupsioni

mashtrues, përvetësues

dëmton, shkatërron, varfëron

Keqpërdorim i pozitës për interes personal

Keqpërdorimi

Nxënësit do të vërejnë se çfarë kategorie është korrupsioni në raport me

kulturën, çka është kulturë dhe jo kulturë, cili është roli i kulturës në luftë kundër

korrupsionit. Po ashtu, nxënësit do të kuptojnë se korrupsioni dënohet në të gjitha

llojet e kulturave dhe institucionet shoqërore e shtetërore si dhe nga të gjitha normat

apo sistemet: tradicionale, religjioze, shtetërore, etj.

147

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Nexhmije Çollaku - Mësimdhënëse e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Lënda: Gjuhë dhe letërsi shqipe

Klasa: VII

Njësia mësimore: Poema e mjerimit - Migjeni

Mjetet mësimore: Libri, fotografia, tabela, fletë A/4, lapsa etj.

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë në gjendje:

1. të përshkruajnë me shkrim pamjen nga fotografia për pesë minuta;

2. të kuptojnë mesazhin që e përcjell autori përmes tekstit në “Poema e

mjerimit”;

3. të krahasojnë rrethanat shoqërore kur është shkruar poema me rrethanat në të

cilat jetojmë sot;

4. të gjykojnë për shkallën e problemeve sociale si rezultat i dukurive negative

(korrupsioni, burokracia, keqpërdorimi, papërgjegjësia, familjarizimi).

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi:

E Ese 5 minutëshe 10’

R Ditari dy pjesësh 20’

R Shqyrtim i përbashkët 10’

Në tabelë vendosim fotografinë, në të cilën paraqitet një shtëpi e vjetër me

pullaz të prishur. Në qoshe të shtëpisë duke ndenjur anëtarët e familjes, pa e ditur se

çfarë presin. Nga nxënësit kërkojmë që brenda dy minutave të shikojnë dhe të

përqendrohen në foto. Pastaj kërkojmë nga ata që të përshkruajnë me pesë deri në

gjashtë fjali pamjen e fotografisë. Më pas lexohen punimet e nxënësve.

Realizimi i kuptimit:

Nxënësit i udhëzojmë që të tërheqin një vijë në mes të fletores dhe në anën e

majtë të vizës të shkruajnë citate më të pëlqyera nga poema, ndërsa në anën e djathë të

shkruajnë komente rreth atyre citateve. Koha për aktivitetin e nxënësve është 15

minuta. Pastaj mësimdhënësi vazhdon duke kërkuar nga nxënësit që të lexojnë citatet

dhe komentet rreth atyre citateve. Mësimdhënësi kujdeset për të ruajtur kalimin nëpër

përmbajtje të poemës nga strofa në strofë.

Reflektimi:

Tani e shkruajmë pyetjen në tabelë.

“Cilat dukuri negative të shoqërisë sonë po ndikojnë në rritjen e problemeve

sociale?”

148

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Kërkojmë nga nxënësit që të shkruajnë përgjigjet e tyre vetjake, para se të

diskutojnë me zë. Pas disa minutash i ftojmë të shprehin idetë e tyre. Krijojmë një

skemë të vendosjes së nxënësve në klasë dhe shënojmë shkurt përgjigjen e secilit mbi

të. Kështu përcjellim se kush ka marrë pjesë në diskutim e kush jo. Nxisim

shkëmbimin e ideve në mes nxënësve. Nëse përgjigja A ndryshon nga përgjigja B,

atëherë kërkoni nga nxënësi i tretë të japë mendim plotësues. Mësimdhënësi nuk

përgjigjet, por nxënësit i përgjigjen njëri tjetrit. Mësimdhënësi i përsërit argumentet e

nxënësve dhe pyet nëse dikush ka ndonjë gjë për të shtuar. Pas diskutimit të pyetjes së

parë, paraqesim edhe 3 pyetje tjera dhe i diskutojmë në të njëjtën mënyrë:

Pse korrupsioni në shoqëri i rrit problemet sociale?

A mund të luftohet korrupsioni në shoqëri?

Si do të reagoni po të vëreni një veprim të korrupsionit ?

149

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Ismet Peci – Mësimdhënës i Edukatës Qytetare

Lënda: Edukata Qytetare

Klasa: IX

Njësia mësimore: Demokracia

Mjetet mësimore: Libri, tabela, fletë,etj.

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit duhet të jenë në gjendje :

- të vlerësojnë parimet e demokracisë;

- të analizojnë se si krijohen dhe si përvetësohen nga shoqëria vlerat

demokratike;

- të shqyrtojnë disa nga armiqtë kryesorë të demokracisë, si

p.sh.(kriminaliteti, pasiguria, korrupsioni, jotoleranca, injoranca, etj).

Zhvillimi i mësimit:

E Stuhi mendimesh 10`

R DRTA 20`

R Klaster 10`

Ora e mësimit mund të fillojë me një aktivitet nxehjeje, p.sh. shkruaje emrin

vertikalisht dhe gjej folje për secilën shkronjë të emrit.

I – imitova,

S – sulmova,

M- mësova,

E – eca,

T – tentova,

Evokimi:

Në fillim mësimdhënësi bën pyetjen: Ç´dini për demokracinë? Nga nxënësit

kërkohet që në mënyrë individuale të shkruajnë në fletoret e tyre përgjigjet dhe më

pas të bashkëpunojnë në dyshe për të këmbyer mendime. Në fund i tërë grupi diskuton

dhe një përfaqësues i grupit i prezanton përgjigjet.

Realizimi i kuptimit:

Më pas mësimdhënësi kërkon nga nxënësit t´i hapin librat në faqe 33 dhe i

drejton ata për të lexuar njësinë mësimore me ndalesa. Pjesa e parë përfshin materialin

deri te “Parimet e qeverisjes demokratike”. Ndërkohë, mësimdhënësi shkruan titullin

e mësimit në tabelë. Për të kuptuar se sa nxënësit kanë arritur të përfitojnë

informacione nga pjesa e parë, mësimdhënësi i parashtron këto pyetje:

Nga rrjedh fjala demokraci?

Ku përmendet për herë të parë demokracia?

Si kuptohet sot demokracia?

150

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Më pas mësimdhënësi kërkon nga 2-3 nxënës që të bëjnë parashikime për

vazhdimin e mësimit, duke e bërë këtë pyetje:

Ç´mendoni se do të ndodhë më tutje në pjesën tjetër të mësimit?

Nxënësit hapin librat dhe lexojnë pjesën e dytë të mësimit “Parimet e

qeverisjes demokratike”. Pas përfundimit të leximit, mësimdhënësi kërkon nga

nxënësit që të krahasojnë përgjigjet e dhëna më parë me ato informacione që lexuan.

Për të verifikuar shkallën e përvetësimit të njohurive nga pjesa e dytë, mësimdhënësi

parashtron këto pyetje:

- Si duhen trajtuar njerëzit në demokraci?

- A duhet të ketë dallime për njerëzit para ligjit?

- Kush duhet ta udhëheqë pushtetin, shumica apo pakica?

- Duhet apo s’duhet kompromis në demokraci?

- Ç´është qeverisja e kufizuar?

Në këtë mënyrë vazhdohet leximi pjesë-pjesë.

Pjesa e tretë përmban “Vlerat demokratike”. Pas përfundimit të leximit nga

ana e nxënësve, mësimdhënësi parashtron këtë pyetje për të vlerësuar përfitimin e

njohurive nga ana e nxënësve:

- Si mund të arrihen vlerat demokratike?

- Obligim i kujt është mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut?

Pjesa e katërt e njësisë mësimore përmban “Armiqtë e demokracisë”. Pyetjet

në të cilat mësimdhënësi nxit diskutimin e nxënësve për përmbajtjen e pjesës së fundit

janë:

- Si mund të qëndrojë dhe përparojë demokracia?

- Në çfarë mënyre duhet t’i kultivojmë vlerat demokratike?

- Në cilat vende ka sukses demokracia?

- Kush e rrezikon më së shumti demokracinë?

Në fund, mësimdhënësi pyet nxënësit:

A keni dëgjuar fjalën korrupsion? Ku shprehet ai?

A ekziston korrupsioni në shkollë? Si mund ta luftojmë korrupsionin? A mundet

shoqëria demokratike të zhvillohet me korrupsion?

Reflektimi:

Përgjigjet e nxënësve do të diskutohen me tërë klasën.

Në këtë fazë të orës nxënësit do ta përgatisin nga një klaster në grup. Disa

grupe do ta kenë fjalën qendrore, demokracia, ndërsa grupet tjera do ta kenë fjalën,

korrupsioni. Klasterat e përgatitur nga grupet do t’i prezantojë përfaqësuesi i grupit.

151

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Mirlinda Bytyqi – Mësimdhënëse e Edukatës Qytetare

Lënda: Edukatë Qytetare

Klasa: VIII

Njësia mësimore: Paraja dhe sistemi i pagesave

Metoda mësimore: Individuale dhe grupore.

Objektivat: Nxënësit deri në fund të orës mësimore duhet të jenë të aftë:

-të numërojnë anët pozitive dhe negative të parasë;

-të analizojnë funksionet që ka paraja;

-të gjykojnë për përparësitë e përdorimit të parasë.

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi:

Kërkoj nga nxënësit që të shënojnë ne fletore disa mendime për paranë dhe

funksionin e saj. Disa nga shkrimet e nxënësve do të lexohen. Ndërkohë,

mësimdhënësi i nxjerr disa fjalë kyçe nga shkrimet e nxënësve p.sh.

Blerje, shitje, pasuri, shoqëri, gjithçka etj.

Mësimdhënësi së bashku me nxënësit do të analizojnë fjalët kyçe. Më pas,

mësimdhënësi do të kërkojë nga secili grup i nxënësve të formojnë nga një fjali me

fjalët kyçe që janë të shënuara më lart. Një përfaqësues i grupit do të lexojë fjalinë e

shkruar dhe do të tregojë argumentet pse e kanë zgjedhur ta shkruajnë pikërisht atë

fjali. Pastaj mësimdhënësi u parashtron një pyetje të gjithë nxënësve:

Cila është mundësia e pasurimit të shpejtë?

Përgjigjet e nxënësve do të llogariten në përqindje: p.sh.

a ) 20 % mendojnë duke punuar shumë;

b ) 40% mendojnë duke keqpërdorur pozitën;

c) 20% duke u marrë me punë ilegale;

d) 20% me mashtrim.

60 % e nxënësve mendojnë se me vjedhje dhe mashtrim është mundësia më e shpejtë

për t’u pasuruar, pra me një fjalë pasurimi bëhet përmes korrupsionit.

Realizimi i kuptimit:

E Shkrim i lirë 15‘

R INSERT 20’

R Shqyrtim i përbashkët 10’

Nxënësit do të lexojnë njësinë mësimore përmes teknikës INSERT. Nxënësit

do të shënojnë:

152

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

- shenjën √ për informacionin që dinë

- shenjën + për informacionin e ri

- shenjën – për informacionin që e kundërshton atë që kanë ditur më parë

- shenjën ? për informacionin që e kanë të paqartë ose kur kërkojnë më tepër

informacion.

Reflektimi:

Përmes pyetjeve që ka përgatitur mësimdhënësi, nxënësit do të diskutojnë për

përkufizimin e parasë, funksionet e saj, si dhe identifikimin e anëve pozitive dhe

negative të parasë. Theks i veçantë do t’i kushtohet diskutimit për mënyrën e

pasurimit dhe shpenzimit të pasurisë personale. Në fund do të jepet mesazhi se: “

Gjëja më e rëndësishme në jetë është të mbetesh njeri dhe jo person që ka para”.

Detyrë shtëpie:

Nxënësit do të shkruajnë nga një shkrim të shkurtër me temën: “Ndershmëria

dhe paraja”.

153

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Hajrije Balidemaj – Mësimdhënëse e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Lënda: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

Klasa: VIII

Njësia mësimore: Me fol shqip - Kiço Blushi

Mjetet mësimore: Leximi letrar 8, fletë A4, markera etj.

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësit do të jenë në gjendje:

1. të krijojnë një shkrim të lirë me disa fjalë (terma) paraprakë të mësimit;

2. të analizojnë ngjarjet në tregim;

3. të veçojnë porosinë që na del nga ky tregim;

4. të vlerësojnë pasojat nga dhënia e ryshfetit.

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi:

E Parashikimi me terma paraprak 10’

R Tabela e parashikimeve 20’

R Shqyrtimi i përbashkët 10’

Në fillim, mësimdhënësja u flet nxënësve për shkrimtarin dhe për tiparet

themelore të kombit. Më pas ajo ndalet të shtjellojë temën “Me fol shqip” përmes së

cilës shkrimtari Kiço Blushi na përkujton përndjekjen (dëbimin) e shqiptarëve nga

Kosova për në Turqi në vitin 1956 dhe regjimin e autoriteteve të sigurimit të asaj kohe

serbo-jugosllave. Më konkretisht mësimdhënësja flet për grumbullimin e armëve. Me

këto të dhëna, mësimdhënësja i njofton nxënësit me këtë ngjarje të rëndësishme në

shekuj për kombin shqiptar dhe migrimin në tërësi. Për të shkruar një tregim të

shkurtër nxënësit do t'i kenë për orientim këto fjalë:

- jeta-burgu

- dera-ryshfeti

- dëbimi-asimilimi

- gjuha shqipe-gjuha e huaj.

Qëllimisht janë zgjedhur këto fjalë, sepse mësimdhënësja është e bindur se

edhe shumica e nxënësve kanë pasur fatin të dëbohen ose familjarët e tyre janë dëbuar

kohë më parë nga Kosova gjatë viteve (1997-1999). Pas 5 minutash të shkrimeve

individuale disa nga nxënësit do të lexojnë shkrimet e tyre.

Realizimi i kuptimit:

Mësimdhënësi i njofton nxënësit se do të lexojnë me ndalesa njërin nga

tregimet e zgjedhura të Kiço Blushit, të titulluar "Me fol shqip". Mësimdhënësi u

sugjeron nxënësve që gjatë leximit të pjesëve të krahasojnë se sa kanë të përbashkëta

pjesët që do t’i lexojnë, me shkrimin e tyre. Në ndërkohë, mësimdhënësi përgatit

154

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

tabelën e parashikimeve dhe kërkon nga nxënësit që ta përgatisin nga një të tillë në

fletët e tyre. Nxënësit lexojnë pjesën deri te ndalesa e parë. Pas leximit kërkohet nga

nxënësit që të japin ide se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë dhe provat pse

mendojnë ashtu. Këto informacione shënohen në kolonën e parë dhe të dytë të tabelës

së parashikimeve. Tani nxënësit duhet të tregojnë se çfarë ndodhi. Të gjitha

informacionet e tyre shënohen në kolonën e tretë të tabelës së parashikimeve. Para se

të lexojnë pjesën e tretë, kërkoj nga nxënësit të japin ide se çfarë do ta presë tani Bek

Hajrinë. Njëkohësisht do të kërkohet nga nxënësit të mendojnë se si do të zhvillohet

ngjarja dhe se çfarë fundi parashohin, si dhe të ofrojnë prova pse mendojnë ashtu.

Idetë e tyre shënohen në tabelën e parashikimeve dhe procedura e mësipërme

përsëritet deri sa të lexohet edhe pjesa e fundit e tregimit. Pas leximit të pjesës së

fundit, mësimdhënësi pyet nxënësit:

Bek Hajria ishte i dënuar me 15 vjet burg. Po të kishte rast të lirohej, si mendoni,

çfarë porosie do t’u jepte të tjerëve dhe pse mendoni kështu?

Reflektimi:

Me anë të teknikës Shqyrtimi i përbashkët i bëj këto pyetje:

1. A e prisnit një përfundim të tillë, apo doli ndryshe?

2. A keni pasur në jetën tuaj përvojë të ngjashme?

3. Çfarë e karakterizon motrën, provoni të justifikoni me ndonjë rast të përafërt?

4. Përshkruani gjendjen shpirtërore të motrës pas takimit me të vëllain.

5. Për cilat kohë dhe vite bëhet fjalë në tregim?

6. A mendoni se po përsëritet historia jonë kombëtare? Bëni një krahasim.

Në të gjitha këto pyetje do të përgjigjen nxënësit duke dhënë argumente nga ngjarjet

tona aktuale.

Në fund, nxënësve u parashtrohen edhe këto pyetje:

1. Çfarë humbim si komb nëse asimilohemi?

2. A ja vlen sakrifica për gjërat e tilla?

3. A është mirë të paguajmë ryshfet për raste të tilla?

4. Dhënia e ryshfetit në këtë rast a mendoni se është korrupsion?

155

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Hajrije Balidemaj - Mësimdhënëse e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi

Klasa: IX

Njësia mësimore: Paraja - Hasan Zyko Kamberi

Mjetet mësimore: Leximi letrar 9, letra A4, markeri, tabela, shkumësi etj.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit duhet të jenë të aftë:

1. të numërojnë disa nga poezitë e shkruara nga Hasan Zyko Kamberi;

2. të dallojnë shkrimtarët humanistë nga bejtexhinjtë;

3. të analizojnë poezinë;

4. të gjykojnë për fuqinë e parasë.

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi:

E Stuhi mendimesh 10’

R DLTA 20’

R Pesëvargëshi 10’

Në fillim i pyes nxënësit se çfarë dinë për autorin. Më pas kërkoj nga nxënësit

që të bëjnë një dallim mes shkrimtarëve humanistë dhe bejtexhinjve. Mendimet e

nxënësve shënohen në tabelë.

Realizimi i kuptimit:

Do t’i njoftoj nxënësit se sot do të lexojnë një poezi nga H. Z. Kamberi, dhe ua

bëj me dije se leximin do ta bëj unë me tri ndalesa. Nxënësve u sugjerohet që gjatë

leximit të pjesëve, ata t’i nënvizojnë fjalët e panjohura me që është një tekst më pak i

njohur për nxënësit (bëhet fjalë për tekstet e vjetra).

Pas leximit të pjesës së parë dhe sqarimit të fjalëve të panjohura i pyes

nxënësit:

>Çfarë mendoni, çfarë poezie është kjo?

>Kush përfshihet në ngjarje?

>Ku bie theksi në këto vargje?

Kam kujdes që brenda nxënësve të zhvillohet një diskutim konstruktiv.

Vazhdoj me ndalesën e dytë me të njëjtën mënyrë duke lexuar, nënvizuar,

sqaruar dhe

analizuar vargjet e lexuara. Bëj pyetjet:

>Si përshkruhet mbreti?

>Po shërbëtori?

156

Tregoni raportet e tyre?

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Kërkoj që sa më shumë nxënës të përfshihen në dhënien e përgjigjeve.

Vazhdoj leximin e ndalesës së tretë me të njëjtën mënyrë duke lexuar,

nënvizuar, sqaruar

dhe analizuar vargjet e lexuara. Bëj pyetjet:

>Çfarë i dallonte personazhet?

>Çfarë i lidhte?

>Si trajtohet paraja?

>Sa kishte fuqi paraja?

Pyetjet e parashtruara do t’i orientojnë nxënësit për të arritur deri te mesazhi i

vjershës.

Reflektimi:

Kërkoj nga nxënësit që të shkruajnë një pesëvargësh në fletët A4 me një porosi

të autorit

si p.sh

Paraja

e ndytë e turpshme

fitohet, shpenzohet, korruptohet

Paraja të pasuron, të turpëron dhe të korrupton.

Monedha

157

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Drita Kadriu – Mësimdhënëse e Biologjisë

Lënda: Biologji

Klasa: VI

Njësia mësimore: Shumëllojshmëria dhe rëndësia ekonomike e farëzhveshurave

Mjetet mësimore: Libri, fotografia, tabela, fletë A/4, lapsa

Objektivat: Nxënësi në fund të orës mësimore do të arrijë:

1. të numërojë së paku katër lloje të farëzhveshurave;

2. të përshkruajë mënyrën e shumimit të farëzhveshurave;

3. të krahasojë rëndësinë ekonomike të farëzhveshurave dhe dëmet që

shkaktohen nga prerja e pyjeve.

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi:

E Stuhi mendimesh 10’

R INSERT 20’

R Tabela T - Rrjeti i diskutimit 10’

Ndahen nxënësit në grupe nga pesë. Atyre u shtrojmë pyetjet:

1. Çfarë po shihni në fotografi?

2. Cilat bimë quhen bimë të larta?

3. Si i kanë gjethet këto bimë?

4. A dini ndonjë prej llojeve të farëzhveshurave?

Përgjigjet e nxënësve i shkruajmë në tabelë duke krijuar një listë me informacione.

Realizimi i kuptimit:

Hapet libri dhe lexohet mësimi duke i vendosur shenjat e INSERT-it. Më pas

do të plotësohet tabela e insertit.

Nxënësit do të plotësojnë shtyllën e parë të tabelës (√) INSERT me njohuritë

që kanë për farëzhveshurat. Në shtyllën e dytë (+) do të vendosin informacionet e reja

që i marrin nga teksti. Në shtyllën e tretë (-) vendosin shënimet për ato informacione

që në tekst dalin ndryshe nga ato që dinin. Në shtyllën e fundit (?) shkruajnë pyetjet

ose kërkesat që kanë nevojë për sqarime. Diskutimi vazhdon në grup e pastaj bëhet

një diskutim i hapur rreth informacionit të ri, që mësuan si dhe të çështjeve të paqarta

që kanë nxënësit.

158

Reflektimi:

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Nxënësve u shtrojmë pyetjen:

Prerja e pyjeve nga ana e njerëzve a paraqet keqpërdorim apo nevojë për

ekzistencë?

Kërkojmë nga nxënësit që argumentet, pse prerja e pyjeve është keqpërdorim

t’i rendisin në anën e majtë të tabelës T. Ndërsa, në anën e djathtë të tabelës T t’i

shënojnë argumentet, pse prerja e pyjeve është nevojë për ekzistencë.

Pasi që grupet të kenë renditur arsyet për të dyja rastet, ftojmë nxënësit në

mënyrë individuale të vendosin se çfarë ndjejnë për këtë çështje. Pastaj i ftojmë të

gjithë nxënësit që mendojnë se prerja e pyjeve është keqpërdorim të lëvizin në anën e

majtë të klasës, ndërsa ata që mendojnë se prerja e pyjeve paraqet nevojë për

ekzistencë të lëvizin në anën e djathtë të klasës. Ata që janë të pavendosur qëndrojnë

në fund të klasës. Nxënësve duhet t’iu lëmë kohë të debatojnë 4-5 minuta. Kërkojmë

që një vullnetar për secilin grup të paraqes qëndrimet e secilës anë në kohë të caktuar.

Gjatë këtij aktiviteti duhet të respektohen tri rregulla kryesore:

1. duhet të lejojmë që nxënësi të mbrojë paraqitjen e tij;

2. duhet të jemi të durueshëm për qëndrimet e ndryshme;

3. të lejohen lëvizjet e nxënësve prej njërës anë në tjetrën si rezultat i ndryshimit

të qëndrimeve.

Në fund mësimdhënësi përmbledh qëndrimet e klasës rreth keqpërdorimeve të

pyjeve.

159

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Ilir Sejdiu – Mësimdhënës i Historisë

Mësim model

Lënda: Histori

Klasa: VIII

Njësia mësimore: Revolucioni socialist i tetorit

Metoda mësimore: Zhvillim

Mjetet mësimore: Libri, Fletët e bardha format A4, Tabela etj.

Fjalët kyçe: Perandoria ruse, parlamentin (Duma), qeveria e përkohshme,

centralizimi ekonomik etj.

Objektivat: Deri në fund të orës mësimore nxënësit do të jenë në gjendje:

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi:

- të identifikojnë shkaqet e revolucionit;

- të analizojnë synimet e bolshevikeve;

- të paraqesin personalitetet kryesore të bolshevikëve;

- të informohen me mënyrën e krijimit të pronës shoqërore dhe

centralizimin e ekonomisë etj.

E Stuhi mendimesh 10’

R DRTA 30’

R Ese 5’

Në këtë fazë të orës parashtrojmë pyetje dhe kërkojmë nga nxënësit të japin

idetë e tyre si:

-Ç`është revolucioni?

-Pse janë organizuar revolucionet në shoqërinë njerëzore në periudha te

caktuara kohore? etj.

Realizimi i kuptimit:

Në këtë fazë, kërkojmë që nxënësit ta lexojnë njësinë mësimore me ato

ndalesa, që ne i kemi paraparë dhe në secilën pjesë, kemi përgatitur pyetjet të cilat na

ndihmojnë të shtjellojmë secilën pjesë.

Ja disa nga pyetjet:

- Çfarë gjendje ekonomike ishte në Rusi në kohën e perandorisë?

- A ka mundësi keqpërdorimi, manipulimi etj., në qeverisje të

monarkisë absolute dhe tregoni, si?

- Cilat ishin pasojat e krijimit te pronës shoqërore në Rusi?

Këtu do të ndërlidhesha se një gjë e tillë e veprimit do të krijonte kushte dhe

hapësirë për keqpërdorim, manipulim dhe korrupsion. Do t’i njoftojë nxënësit se në

160

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

qoftë se në një shoqëri ka korrupsion, aty asnjëherë nuk do të mund të ketë zhvillim

ekonomik, standard të lartë jetësor etj.

Reflektimi:

Në fazën përfundimtare kërkojë nga nxënësit që në mënyrë individuale ta

paraqesin nga një ese. P.sh “Revolucioni Socialist i Tetorit”. Në fund do të kërkoj nga

disa nxënës që të lexojnë esetë e përgatitura.

Pritshmëria:

Nxënësit do të informohen se Revolucioni i tetorit ishte organizuar nga

bolshevikët me në krye V. I. Leninin. Pas ardhjes në pushtet bolshevikët vendosën një

regjim diktatorial. Edhe pasardhësi i Leninit, Stalini kishte pretendime të pakufizuara,

mënyra e qeverisjes si dhe centralizimi ekonomik krijuan kushte për korrupsion,

papërgjegjësi dhe mos punë.

161

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Lindita Kabashi – Mësimdhënëse e Gjuhës Angleze

Lënda: Gjuhë angleze

Klasa: Vll

Njësia mësimore: Filmi

Mjetet mësimore: Libri, tabela, shkumësi, letër A4, lapsi etj.

Objektivat: Nxënësit deri në fund të orës mësimore do të jenë në gjendje:

- të numërojnë disa nga profesionet e nevojshme për realizimin e filmit;

- të dallojnë llojet e filmave;

- të krahasojnë punën e kameramanit me punën e regjisorit; punën e redaktorit

me punën e drejtorit të filmit, punën e moderatorit me punën e frizerit etj.

- të analizojnë xhirimin e filmit.

Zhvillimi i mësimit :

Evokim:

E Stuhi mendimesh 10’

R DRTA 20’

R Klaster 10’

Në fillim nxënësit njoftohen me temën. Mësimdhënësi thekson faktin se filmi

luhet prej artistëve të ndryshëm dhe në skena të ndryshme etj. Për të kuptuar se çfarë

para njohurish kanë nxënësit rreth filmit, mësimdhënësi i drejton këto pyetje:

- Do you like to watch T.V?

- Which kind of programs do you like?

- Do you like film?

- Have you seen a film this week?

- What was it?

- Did you enjoy it?

- Was it interesting?

- Was it frightening?

- Who was in it?

Mësimdhënësi do të kërkojë që sa më shumë nxënës të japin përgjigje. Ndërkohë

mësimdhënësi bën pyetjen:

films?

- What do you think, is there any corruption during the process of making

- Can you mention some of the abuses which may appear at the film?

- Do you think that corruption reduces the quality of film?

Përgjigjet në këto pyetje do të diskutohen me tërë klasën.

162

Realizimi i kuptimit:

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Pas përgjigjeve në pyetje, nxënësit hapin librat në faqe 80 dhe fillojmë me

ushtrimin e parë duke bërë lidhjen e fotografive me fjalitë e dhëna, gjë e cila na

mundëson që të bëjmë edhe dallimet e llojeve të filmave. Gjatë lidhjes së fotove me

llojet e filmit, nxënësit do t’i nënvizojnë fjalët e panjohura. Pasi të përfundojmë

ushtrimin e parë, mësimdhënësi i pyet nxënësit:

- Do you like an adventure movie?

- Would you like to be an actor?

- Would you like to watch a crime thriller? etc.

Mësimdhënësi vazhdon me ushtrimin e dytë: Nxënësit bëjnë lidhjen e

personave në fig. me fjalitë e dhëna në libër e më pas krahasojnë punët e tyre. Pas

përfundimit të ushtrimit të dytë mësimdhënësi parashtron këto pyetje:

- What does the director do?

- Who are the stars of a film?

- What does the customer designer do?

- Can you compare the job between director and editor, customer

designer and make-up artist? etc.

Mësimdhënësi vazhdon me ushtrimin e tretë. Nxënësit punojnë në qifte duke i

bërë pyetje njëri- tjetrit dhe duke dhënë përgjigje rreth filmit dhe punëve në film. Pasi

nxënësit të përfundojnë me ushtrimet, ata fillojnë të bëjnë analizën e xhirimit të filmit.

Gjate analizës nxënësit vërejnë se gjatë xhirimit të filmit mund të hasim në

keqtrajtime, mashtrime, dhunë, në persona të ndershëm e të pandershëm. Pra, me një

fjalë edhe në film ekziston korrupsioni, të cilin duhet ta luftojmë me qëllim të ruajtjes

së cilësisë së filmit.

Reflektimi:

Nxënësit janë të ndarë në grupe. Secilit grup i jepet që të përgatisë nga një

klaster me temën filmi. Nxënësit do të udhëzohen që brenda klasterit, të përfshijnë

edhe informacione të ndryshme se si mund të luftohet paraqitja eventuale e

korrupsionit në film. Më pas grupet prezantojnë punën e tyre.

Pritshmëria:

Analiza e situatave të ndryshme u ndihmon nxënësve që ta kuptojnë dukurinë

e korrupsionit më mirë. Situatat e zgjedhura nga jeta reale i mësojnë nxënësit që të

kenë një vlerësim kritik të realitetit dhe të kërkojnë mënyra që të jetojnë me nder. Në

mendjen e tyre nxënësit do të krijojnë një model të shoqërisë, në të cilin do të jetojnë

të gjithë të barabartë, gjë që e paraqet edhe esencën e Demokracisë.

163

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Adem Gavazaj – Mësimdhënës i Edukatës Qytetare

Lënda: Edukatë Qytetare

Klasa: X

Njësia mësimore: Krimi dhe format e tij

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit duhet të jenë të aftë:

- të përshkruajnë format e krimit;

- të analizojnë format e shfaqjes së krimit;

- të vlerësojnë pasojat që sjellin format e krimit;

Zhvillimi i mësimit :

Evokimi:

E Parashikim me terma paraprak 10’

R Kubimi 25’

R Ese 10’

Në tabelë mësimdhënësi shkruan termat:

shtet, qeverisje, ryshfet, grabitje, vrasje, rrëmbim.

Nga nxënësit kërkoj të parashikojnë dhe të shkruajnë një ngjarje në të cilën do

të përdorin termat e paraqitur në tabelë. Pas përfundimit të shkrimit disa nxënës do të

lexojnë tregimet e tyre.

Realizimi i kuptimit:

Nxënësit janë të ndarë në grupe (katër deri në gjashtë nxënës). Atyre u jepet

detyra që të lexojnë njësinë mësimore "Krimi dhe format e tij”. Në ndërkohë secilit

grup i jepet nga një kub me dimensione të faqeve 15 deri në 20 cm. Në secilën faqe të

kubit shkruhen fjalët: Përshkruani, krahasoni, shoqëroni, analizoni, zbatoni dhe

argumentoni. Nxënësit me kujdes do të lexojnë tekstin dhe do të mundohen të gjejnë

përgjigjet për secilën faqe të kubit. Për secilën faqe mësimdhënësi do të kërkojë nga

nxënësit:

1. të përshkruajnë format e krimit.

2. të krahasojnë format e krimit.

3. të shoqërojnë krimin me dukuritë tjera negative në shoqëri.

4. të analizojnë të këqijat që i sjellin shoqërisë të gjitha format e krimit.

5. të tregojnë faktorët që ndikojnë në rritjen e krimit.

6. të vlerësojnë dëmet që i sjellin shoqërisë, të gjitha format e krimit, qoftë nga

aspekti shoqëror, ekonomik, politik etj.

164

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Çdo grup do të përgjigjet me shkrim në të gjitha kërkesat e faqeve të kubit. Në

fund mësimdhënësi do të kërkojë që një përfaqësues i grupit të prezantojë vetëm

punën që ka bërë grupi rreth një faqeje të kubit, në mënyrë që të gjitha grupet të

përfshihen në procesin e të nxënit.

Reflektimi:

Në këtë fazë të orës, mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që të hartojnë një ese

pesë minutëshe me titull: “Qeverisja e korruptuar e shndërron vendin në vend të

kriminalitetit, hajdutërisë dhe imoralitetit”. Disa punime të nxënësve do të lexohen

para gjithë klasës.

165

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Hysen Berisha – Mësimdhënës i Filozofisë

Lënda: Filozofi

Klasa: XI

Njësia mësimore: Pikëpamjet filozofike –sociale të Makiavelit

Mjetet mësimore: Libri, fletoret, lapsat, shkumësat, tabela, Shpuza

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit duhet të jenë të aftë:

- të shqyrtojnë pikëpamjet filozofike të Makiavelit;

- të analizojnë rrethanat shoqërore e politike të veprimit;

- të artikulojnë koncepcionet politike, nocionin politik dhe personalitetin

e politikanit;

- të identifikojnë themeluesin e shkencave politike moderne;

- të gjykojnë për ndershmërinë e politikanëve.

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi:

E Stuhi mendimesh 5’

R INSERT 20’

R Shqyrtimi kategorizues 15’

Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që të përkufizojnë fjalën Politikë dhe të

gjejnë se kush ishte themelues i politikës. Disa nga idetë e nxënësve do të shënohen

në tabelë.

Realizimi i kuptimit:

Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që t’i hapin librat dhe ta lexojnë me

vëmendje njësinë mësimore në faqe 173. Nxënësit gjatë leximit udhëzohen të përdorin

shenjat e INSERT-it:

√ për informacionin që dinë;

+ për informacionin e ri;

- për informacionin që e kanë ditur ndryshe;

? për informacionin që e kanë të paqartë.

Reflektimi:

Mësimdhënësi në fund të orës mësimore së bashku me nxënësit do të shënojnë

në tabelë një rrjetë, në të cilën do të kategorizohen informacionet e ndryshme, që kanë

të bëjnë me politikanët dhe korrupsionin. Një kategorizim i mundshëm do të ishte:

166

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Pikëpamje

filozofike-sociale

KORRUPSIONI

Qëllimi arsyeton

mjetin

Në fund mësimdhënësi e përmbyll temën me disa fjalë të shkurtra. Ai i njofton

nxënësit se politika e ka prejardhjen prej Makiavelit, se politikani e përdor dhunën

dhe dinakërinë për mbajtjen e pushtetit. Po ashtu, mësimdhënësi shton se politikanët

nuk zgjedhin mjete për arritjen e qëllimeve të tyre dhe shpesh korruptohen gjatë

arritjes së qëllimeve.

167

Politikani s'duhet

të jetë frikacak

Themelues i Politikës

Politikani duhet të jetë

Dhelpër dhe Luan

Tregon se Politika

është e ndarënga Etika

Dhelpër-dinakëri

Luan-dhunë

Politika është

udhëheqswja ose

deshtim i shtetit

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Mësim model

Agron Gashi – Mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Lënda: Gjuhë shqipe

Klasa: XI

Njësia mësimore: Përemrat vetorë

Mjetet mësimore: Materiale të përgatitura (të fotokopjuara), fletë pune, tabela,

markera etj.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit duhet:

- të klasifikojnë saktë përemrat vetorë në gjuhën shqipe;

- t’i gjejnë dhe t’i përdorin në tekst përemrat vetorë;

- të funksionalizojnë rolin e përemrave vetorë.

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi:

E Stuhi mendimesh 10’

R Clipping 20’

R Plotësim i zbrazëtirave të tekstit + Ditari trepjesësh 15’

Fillimisht, nxënësit në çift shkruajnë në fletore sa më shumë përemra të llojeve

të ndryshme, duke ripërsëritur ato që kanë mësuar më parë. Në këtë mënyrë, përveç që

vënë në funksion njohuritë e tyre të mëparshme, gjithashtu edhe mësimdhënësi merr

informacion të duhur për nivelin e përvetësimit të përemrave dhe rregullave

gramatikore nga ana e nxënësve dhe përvojat e tyre praktike.

Duke përdorur lapsa me ngjyra të ndryshme, nxënësit formulojnë një

KLLASTER, dhe në mes vendosin përemrin. Pastaj në rrathët e përdegëzuar vendosin

llojet e përemrave: vetorë, vetvetorë, pyetës, dëftorë, lidhorë, pronorë dhe të

pacaktuar. Përdegëzimi kllasterik, përveç në fletore, nga mësimdhënësi formulohet

edhe në tabelë dhe së bashku me nxënësit plotësohet radhazi, njëri pas tjetrit duke

shtruar pyetje dhe duke marrë përgjigje.

Realizimi kuptimit:

Mësimdhënësi për realizimin e kësaj njësie mësimore me qëllim të

inkorporimit të temës së antikorrupsionit, zgjedh materiale të ndryshme nga gazeta që

kanë të bëjnë me temën në fjalë dhe një tekst artistik autorial. Secilit grup i

shpërndahet nga një material i zgjedhur, i cili në fokus ka korrupsionin. Nxënësit sipas

udhëzimeve lexojnë materialin, njëkohësisht, në mënyrë individuale bëjnë përpjekje

që t’i gjejnë përemrat vetorë.

168

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Gjithashtu, teksti autorial është i strukturuar në atë mënyrë që në vete ngërthen

një mori përemrash vetorë të cilët luajnë rolin e ndërtekstit artistik. Teksti në fjalë,

parë në nivelin tematik, në një formë ose tjetër shtron korrupsionin. Formulimi është i

tillë që në pjesën me të madhe të funksionalizojë përemrat; me theks të veçantë

përemrat vetorë, pa përjashtuar këtu strukturimin e rrëfimit (tregimit) me një emër

shënjues të personazhit, i cili do ta bartë rolin kryesor të të korruptuarit. Këso mënyre,

do të identifikohet edhe roli i përemrit i cili në pjesën me të madhe zëvendëson emrin.

Pas leximit të materialeve të përgatitura (dhe të fotokopjuara), mësimdhënësi

përmes pyetjeve të shtruara, vërteton saktësinë e gjetjes së përemrave vetorë. Nxënësit

përgjigjen duke nënvizuar përemrat në fjalë, njëkohësisht duke luajtur rolin e një

lexuesi informativ rreth temës së shtruar mbi korrupsionin. Së fundi, duke dhënë

përgjigje dhe gjykime kontekstuale, fillojnë të ndërtojnë ditarin trepjesësh të cilin

duhet ta plotësojnë me përemra vetorë. Duke qenë se një tekst p.sh. siç është ai i

gazetave nuk përfshin brenda vetës të gjithë përemrat vetorë, themi që bashkëpunimi

në grup është i domosdoshëm për të përplotësuar njëri –tjetrin me të cilën fazë

kalojmë në reflektim.

Reflektimi:

Në këtë fazë, nxënësit përveç që duhet të ndërtojnë ditarin trepjesësh për t’i

kristalizuar dijet, përfundimisht plotësojnë edhe zbrazëtirat e tekstit të përgatitur në

atë mënyrë që do të ketë prapë në fokus korrupsionin, në të njëjtën kohë për të marrë

dhe për të dhënë mesazhin adekuat për korrupsionin dhe pasojat e tij për shoqërinë.

Sidomos, në plotësimin e zbrazëtirave të tekstit duhet ngritur në nivel mesazhi

çështjen e korrupsionit.

Ditari trepjesësh

Veta Nr. Njëjës Nr. Shumës

I. Unë Ne

II. Ti Ju

III. Ai, Ajo Ata, Ato

Plotësim i zbrazëtirave të tekstit

Korrupsioni t’i humb vlerat njerëzore.

....... a do ta bëje një gjë të tillë?

...... kurrë nuk do të korruptohesha.

...... që korruptohet, nuk do të ketë respektin e të tjerëve.

...... që korruptohen duhet të skuqen para situatave të tilla.

....... së bashku mund ta parandalojmë korrupsionin, para se ta luftojmë atë.

Korrupsioni është sëmundje për shoqërinë.

169

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

Lavdi parasë së shkretë!

(Rrëfimi është bazuar nga një ngjarje e vërtetë)

Ndaj mesnatës, kur hëna ishte ngjitur tej majës së dardhës së egër dhe hija e

saj ishte bërë akoma më e vogël, matanë pllajës së fshatit të vogël e të harruar fare

nga bota, shtëpia e Guri Bardhit ziente në një ulërimë dhembjeje, në një psherëtimë

lindjeje. Nëna e Drinit, ajo burrëresha që muaj më parë nuk kishte nxjerrë pikë loti

për vdekjen e të shoqit, po priste një jetë të re. Drini, mbase një vëlla a motër. Të

paktën të shtohej shtëpia, që të kishte sado pak ta përkundte dhembjen dhe

katandisjen, që ua kishte lënë pas vdekja e babait.

Dhimbjet e lindjes po bëheshin me të forta…Drin Gurbardhi s’dinte çfarë të bënte për

ta dërguar nënën gjer në spital. Sidoqoftë, ai mbante mend shtëpinë e taksistit në krye

të fshatit të tij. Si një hije e vogël, vetëtimthi, me sugjerimin e së ëmës, doli dhe e

kërkoi teze Florën e cila shquhej për përkujdesjen e madhe që tregonte në raste të

vështira si kjo. Ajo, ishte në gjendje, madje një javë të tërë të mos shtinte gjumë në sy.

Shpesh thoshte:

- Unë jam si ai lisi plak që mbi të përplasën të gjitha rrufetë e kohës.

Drini fshiu djerset, që ishin përzier me vesën e mëngjesit të hershëm dhe mori

frymë thellë. Ai ndjeu një shfryrje si të përvajshme nga brenda, meqë më në fund e

solli nënën aty ku duhej, në spitalin e qytetit më të madh dhe plot dritë. Derisa priste

të dera, ai mendoi që të hynte dhe të kuptonte nëse kishte ndodhur diç me të ëmën.

Sapo u afrua, portieri, një mesoburrë zeshkan dhe faqe fryrë e ndaloi, madje me një

nënçmim të madh. Përderisa Drini i rrinte përballë me sy të mekur, dy tre grupe

njerëzish hynë brenda vetëm me një të lëvizur të kokës. Drini me sy e pa se si njëri

nga ta futi dorën në gjep dhe s’i foli fare….

Dikur vonë, me insistimin e njërës prej motrave mjekësore, Drini hyri brenda. Ai u

befasua kur nënën e gjeti akoma duke u përpëlitur me dhimbje të forta që do ta

shkundnin edhe gurin. I lodhur, më shumë nga mërzia, provoi të merrte informacione

për gjendjen e nënës nga infermieret, por mezi mori një përgjigje të shkurtë dhe të

prerë:

- Nëna e juaj duhet të lind me prerje cezare, prandaj duhet enkas për ta thirrur

doktorin e veçantë. Dhe për këtë duhet….

Nga shenjat e duarve, Drini kuptoi se aty kërkoheshin para. Fshiu ballin e djersitur, i

lëshoi një shikim nënës dhe me vrap si plumbi i pushkës doli jashtë. Pas gati një ore, u

kthye i ndalur fryme. Diçka shtrëngonte në dorë. Mbase të holla.... Një Zot e di ku

mund t’i ketë marrë ?!! Vetëm dihej që babai i tij, ndjesë pastë, në këtë qytet kishte

pasur një mik të mirë. Iu afrua njërës prej infermiereve dhe ia lëshoi në dorë ato që i

kishte. Ajo vetëm tha:

- Ti rri i qetë, tani do ta thërrasim mjekun….!

Përderisa iu afrua nënës dhe i foli më zë të përgjëruar, dy infermiere ia bëhen aty

pranë.

- Eja në sallë!

Drini doli jashtë i humbur fare. Me padurim priste një lajm nga “lartë”.

Pas dyzetë minutash, infermierja që më herët i shtrëngoi dorën, doli dhe i tregoi

që ishte shtuar edhe me një motër.

Drini mori frymë thellë dhe në vete pëshpëriti fjalët:

“Lavdi parasë së shkretë!”

170

SHTOJCA IV

Materiale për trajnim

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

172

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

173

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

174

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

175

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

176

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

177

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

178

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

179

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

180

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

181

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

182

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

183

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

184

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

185

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

186

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

187

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

188

EDUKIMI ANTI-KORRUPSION NË SHKOLLAT E MESME - mjet metodologjik

189

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!