27.07.2013 Views

Justicia - Instituti Gjyqësor i Kosovës - Fillimi

Justicia - Instituti Gjyqësor i Kosovës - Fillimi

Justicia - Instituti Gjyqësor i Kosovës - Fillimi

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Instituti Gjyqësor i Kosovës JUSTICIA

provave të një vepre penale (neni 240 parag.3). Përmbajtja e urdhërkontrollit

është përcaktuar në nenin 240 parag.5 të KPPK-së.

Përjashtimisht, në rrethana të ngutshme, kur urdhri me shkrim për

kontroll nuk mund të merret me kohë dhe nëse ekziston rrezik real

për vonesë, që mund të rezultojë me humbjen e provave, ose rrezik

ndaj jetës ose shëndetit të njerëzve, policia gjyqësore mund të fillojë

kontrollin në bazë të lejes gojore nga gjyqtari i procedurës paraprake

(neni 245 parag.3).

Kompetencë tjetër e rëndësishme e gjyqtarit të procedurës paraprake

është edhe këqyrja dhe rikonstruimi 5 i vendit të ngjarjes.

Kështu, sipas nenit 254 parag.1, gjyqtari i procedurës paraprake

mund të urdhëroj këqyrjen dhe rikonstruimin e vendit të ngjarjes për

të shqyrtuar provat e mbledhura ose për të qartësuar faktet e rëndësishme

për procedurë penale (neni 254 parag.1).

Ekspertimin në procedurë paraprake sipas dispozitës së nenit 176

parag.2, e urdhëron gjyqtari i procedurës paraprake në bazë të

kërkesës së prokurorit publik, të mbrojtësit ose sipas detyrës zyrtare.

Gjyqtari i procedurës paraprake ekspertimin e cakton kur për vërtetimin

ose për vlerësimin e ndonjë fakti të rëndësishëm duhet të merret

konstatimi dhe mendimi nga specialisti i cili posedon njohuri të

nevojshme profesionale (neni 175). Në nenin 237 parag.2 të KPPK-së,

është parashikuar se autopsia, kontrolli fizik, përveç rasteve nga

nenet 192, paragrafët 2 deri 4 dhe 205 të këtij Kodi, kontrolli psikiatrik,

kontrolli molekular dhe gjenetik dhe analizat e ADN-së, mund të

urdhërohen vetëm nga gjyqtari i procedurës paraprake, përveç

rasteve kur dëshmitari ose i dëmtuari pajtohet që këto veprime të

ndërmerren nga policia ose prokurori publik.

Nën kushte të caktuara edhe gjyqtari i procedurës paraprake mund

të merr dëshmi nga dëshmitari ose të kërkojë mendimin e ekspertit,

nëse për një gjë të tillë kërkojnë prokurori publik ose i pandehuri. Kjo

mundësi e gjyqtarit të procedurës paraprake është parashikuar në

5 Rikonstruksioni kryhet me rikrijimin e fakteve ose të situatave nën rrethanat e të cilave është

zhvilluar ngjarja, bazuar në provat e mbledhura. Gjatë rikonstruksionit të ngjarjes duhet pasur

kujdes që të mos shkelet ligji dhe rendi, të mos fyhet morali publik apo të vihet në rrezik jeta ose

shëndeti i njerëzve (neni 254 parag.4 dhe 5).

9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!