27.07.2013 Views

Justicia - Instituti Gjyqësor i Kosovës - Fillimi

Justicia - Instituti Gjyqësor i Kosovës - Fillimi

Justicia - Instituti Gjyqësor i Kosovës - Fillimi

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Instituti Gjyqësor i Kosovës JUSTICIA

Dallimi në mes të Deklaratës së Përgjithshme (Universale) për

të Drejtat e Njeriut dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare

për të drejtat e njeriut.

Deklarata e Përgjithshme (Universale) për të Drejtat e Njeriut

ndryshon nga dokumentet e tjera ndërkombëtare për të drejtat e

njeriut, sepse kjo ka qenë e miratuar dhe e proklamuar në formë të

rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e

jo në formë të traktatit apo të ndonjë pakti me anë të të cilave shtetet

merrnin detyrime ndërkombëtare.

Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut ndryshon nga Pakti

Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Pakti

Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore,

ngase Deklarata përmban të gjitha të drejtat civile dhe politike, si

dhe të drejtat ekonomike sociale dhe kulturore, ku për herë të parë

provohet që ngushtësisht të ndërlidhen këto kategori socio - politike.

Ndërsa Paktet përmbajnë vetëm të drejtat civile dhe politike,

përkatësisht të drejtat ekonomike sociale dhe kulturore. Kjo pra

(Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut) ka qenë një ndër

dokumentet e para ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, e cila ka

qenë bazë për nxjerrjen edhe të shumë dokumenteve të tjera të

mëvonshme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Intervenimi humanitar

Intervenimin humanitar e hasim qysh tek mendimtarët e kohërave të

vjetra. Intervenimi humanitar lejohet çdo herë nëse ka për qëllim të

pengohen mizoritë e neveritshme ose të ndalen krimet e një shteti

kundër një popullsie të tërë, ose kur në një vend mungon një minimum

i rendit moral.

Intervenimi humanitar ka funksionin e dënimit të shtetit ose të kombit

keqbërës që është i prirur tu shkaktojë dëme të tjerëve, e që i jep të

drejtë të gjithë të tjerëve të bashkohen për ta ndëshkuar dhe parandaluar

atë që të shkaktojë dëme të mëtejme. Intervenimi humanitar

është konsideruar si interes i shoqërisë njerëzore. Nga kjo del se çdo

herë kur shkeljet sistematike dhe masive të të drejtave të njeriut dhe të

23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!