27.07.2013 Views

Justicia - Instituti Gjyqësor i Kosovës - Fillimi

Justicia - Instituti Gjyqësor i Kosovës - Fillimi

Justicia - Instituti Gjyqësor i Kosovës - Fillimi

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Instituti Gjyqësor i Kosovës JUSTICIA

Këto tri grupe të autorizimeve që i merrnin pronarët në bazë të së

drejtës pronësore nënkuptonin: jus utendi - e drejta e posedimit dhe

e përdorimit të sendit të tyre, jus fruendi - e drejta për të mbledhur

frytet natyrale, por edhe civile të sendit të tyre dhe jus abutendi - e

drejta e asgjësimit të sendit apo tjetërsimit të sendit apo të drejtën

që të konstituonin ndonjë të drejtë reale për persona të tjerë.

Analizimi i këtyre të drejtave nënkupton pushtet absolut të pronarit

mbi sendin.

E drejta e pronësisë përfaqëson një marrëdhënie shoqërore lidhur

me sendin. Titullari i një marrëdhënieje të tillë juridike-shoqërore,

ka të drejtë të plotë që të përdorë, të gëzojë, të vjelë frytet dhe të

disponojë me sendin e vet. 6

Tani në kohën bashkëkohore shkenca juridike, por edhe shumica e

vendeve me ligjet e tyre e kanë definuar (përcaktuar) të drejtën e

pronësisë. E drejta e pronësisë është e drejtë sendore që përmban në

vete autorizime më të gjera me rastin e shfrytëzimit dhe të disponimit

të një sendi. 7 E drejta e pronësisë është e drejtë sendore, e cila titullarit

të vetë (pronarit) i jep autorizimin më të plotë për çdo pushtet

juridik privat, çka rendi juridik lejon dhe shteti garanton. 8

Për rëndësinë e pronës si institut juridik, qasje e njëjtë dominon në

literaturën e kohës. Pronësia midis të drejtave reale, është e drejta që

përfshin më shumë tagra që subjekti mund të ushtrojë mbi sendin

tagra të cilat janë potencialisht të pakufizuara. 9 Pronësia për nga

përmbajtja e vetë është e drejtë pushtet më i gjerë që i njihet pronarit

mbi një send. 10

Pavarësisht formulimeve që mund të hasim në shkencën juridike lidhur

më të drejtën e pronësisë, në përmbajtjen e saj detyrimisht

hasim në tri autorizime që kanë të bëjnë më përdorimin, shfrytëzimin

dhe disponimin e një sendi. Këto tri autorizime janë të lidhura me titullarin

- pronarin, i cili ka pushtetin faktik dhe juridik mbi sendin.

6 Ejup Statovci, vepra e cituar, faqe 66.

7 Andrija Gams, Bazat e së drejtës reale, Prishtinë, 1978, faqe 122.

8 Abdullah Aliu, vepra e cituar, faqe 47.

9 Francesko Galgano, E drejta private 1, Hyrje-Pronësia, Tiranë, 2003, faqe 132.

10 Vedrish Martin & Karic Petar, Gradansko pravo, Zagreb, 1998, faqe 76.

16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!