27.07.2013 Views

Justicia - Instituti Gjyqësor i Kosovës - Fillimi

Justicia - Instituti Gjyqësor i Kosovës - Fillimi

Justicia - Instituti Gjyqësor i Kosovës - Fillimi

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Instituti Gjyqësor i Kosovës JUSTICIA

kushteve nga neni 298 i KPPK-së. Më pas gjyqtari i procedurës paraprake

me urdhër e shpallë një person si dëshmitar bashkëpunues

nëse konsideron se janë plotësuar kushtet nga neni 298 i KPPK-së.

Duke u bazuar në nenin 116 parag.1 dhe 2 të KPPK-së, gjyqtari i procedurës

paraprake, me propozimin e personave të autorizuar mund të

marr aktvendim mbi caktimin e masave të përkohshme për sigurimin

e kërkesës pasurore juridike si rrjedhojë e kryerjes së veprës penale,

sipas dispozitave të zbatueshme në procedurën e përmbarimit.

Në disa raste të përcaktuara me KPPK, gjyqtari i procedurës paraprake

vendos edhe lidhur me ankesën e paraqitur kundër vendimeve

apo veprimeve të prokurorit publik. Kështu p.sh. sipas nenit 143

parag.3 i KPPK-së, në rastet kur prokurori publik refuzon që mbrojtësi

t'i shikoj, fotokopjojë apo fotografojë shkresat e lëndës, atëherë

mbrojtësi mund të kërkoj nga gjyqtari i procedurës paraprake që të

lejoj shikimin ose fotokopjimin e shkresave të lëndës. Edhe i dëmtuari

apo përfaqësuesi i tij ligjor ose i autorizuari, mund të paraqesin

ankesë tek gjyqtari i procedurës paraprake, që të vendos lidhur me

lejimin e shikimit, fotokopjimin apo fotografimin e shkresave të

lëndës. Vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake është përfundimtar

(neni 143 parag.3).

Në fund, gjyqtari i procedurës paraprake, me propozimin e prokurorit

publik, mund të lëshoj letërreshtim kur i pandehuri gjendet në

arrati, e kundër të cilit është filluar procedura penale për vepër

penale për të cilën mund të shqiptohet sipas ligjit dënim me të paktën

dy vjet burgim dhe kur është lëshuar urdhërarresti ose

aktvendim për caktimin e paraburgimit (neni 544 parag.1 dhe 2).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka edhe disa kompetenca tjera të

parashikuara me KPPK, të cilat i ndërmerr në procedurën paraprake.

Shumicën e kompetencave, gjyqtari i procedurës paraprake i ushtron

duke vendosur me aktvendim. Mirëpo në disa raste të caktuara, gjyqtari

i procedurës paraprake autorizimet ligjore të tij i ushtron me urdhërkontroll

(neni 240), urdhër (neni 116, 170, 176, 237, etj.), leje me

shkrim (neni 294), letërreshtim (neni 544), leje gojore (neni 245

parag.3), etj.

13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!