18 MARKETING E premte, 8 qershor 2012 All in one
E premte, 8 qershor 2012 arté Redaktor: Faton Raçi e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78 Art në rrugët e qyteteve shqiptare Art i bërë në rrugë. Ambasada e Francës dhe Aleancat Franceze në Shqipëri organizojnë një Festival Hip Hop-i dhe kulturash urbane, i cili do të mbahet në qytetet Korçë, Elbasan, Shkodër dhe Tiranë nga data 6 deri më 9 qershor 2012. Për herë të parë në këtë festival do të përfaqësohen të gjitha zhanret e kësaj kulture urbane: dy DJ, një beat boxer, dy grupe kërcimi francezë dhe shqiptarë, reperi Big Basta, si dhe një grafi st, të cilët do të shpalosin talentin e tyre përballë një publiku shqiptar, në performanca shumë të ndryshme nga ato që janë parë zakonisht. Turneu ka fi lluar dje në Korçë, ndërsa sot do të jetë radha e qytetit të Elbasanit, i cili do të presë Festivalin e Hip Hop-it në sheshin “Gensher”, në orën 18:30. Turneu do të mbyllet me qytetet e Shkodrës më 8 qershor (Shatërvani i Pedonales, ora 19:30) dhe të Tiranës, të shtunën më 9 qershor në “Tirana Ekspres” duke fi lluar nga ora 22:00. Hyrja në të gjitha këto koncerte është e lirë. Saimir Pirgu eklipson Violetën në Vjenë George Jahn Traviata e Verdit është një opera e njohur për rolin e Violetës, kurtizania me zemrën prej fl oriri që zgjodhi nderin mbi dashurinë që të vdesë në krahët e dashnorit të saj. Në qendër të operas është historia e kurtizanes Violeta Valery. Por Violeta ka dalë në plan të dytë në një produksion të ri të operas në Vjenë nga vetë dashnori i saj, Alfredo me interpretimin e tenorit shqiptar Saimir Pirgu. Është vetëm pjesërisht faji i Irina Lungut- sopranoja e hollë ruse që interpretoi rolin e Violetës. Zëri i saj ishte pak më shumë se i këndshëm në një festival të Vjenës, të dëgjuar natën e së mërkurës. Por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për një rol që është nga më kërkuesit në repertorin prej koloraturave të shumta që shkojnë deri në shkallët e larta të C-së, duke kërkuar ndrys- hime të shumta të ritmit dhe të lartësisë së vokalit. Violeta duhet të portretizohet nga një zë po aq multidimensional sa dhe vetë ajo, por zëri i Lungut duket sikur nuk e ka gjerësinë dhe përkulshmërinë e duhur. Edhe pse tendenca për të shkuar në regjistrat e lartë zvogëlohet pas aktit të parë, ajo vazhdon të ketë probleme notat e larta të rastit – një shmangie nga portreti i nivelit të lartë të një vajze festash që u kthye në besnike të shpirtit të saj binjak, Alfredos, dashurisë së saj të parë dhe të vetme. Rolin e Alfredos e interpretoi tenori shqiptar, Saimir Pirgu, i cili përfaqësonte një djalosh të ri që gjeti dashurinë e tij të vërtetë tek një grua qyteti pa moral. Aktrimi i tij përfshiu: ndenja nga me pasionantet tek ato më të buta, shkatërrimin, deri në inat. Kështu ndodhi edhe me zërin e tij. Interpretimi pasionant i Saimir Pirgut në “Dei Miei Bollenti Spiriti”- një nga ariet e Alfredos- në mënyrë të gjallërishme tregoi një burrë që mendonte për lumturinë e tij, edhe pse pritej tragjedia e ndarjes dhe më e keqja akoma. Pirgu konfi rmoi në komentet në dhomat e zhveshjes para performancës se disa tenorë e kanë problem këndi- min e Alfredos. “Ata nuk e pëlqejnë rolin, pasi nuk u pëlqen të jenë të dytët”, tha tenori shqiptar. Por Saimir Pirgu nuk ishte pas askujt të mërkurën me një interpretim që ishte i shkëlqyer, si vokalisht dhe dramatikisht. Gjithashtu, interpretim të mirë treguan dhe 19 Gabriele Viviani si Xhorxho Germont, babai i Alfredos; Dshamilja Kaiser si Anina, shërbëtorja e Violetës; Guenther Haumer si Doufoli, rivali i Alfredos, Tomas Juhas si Gastoni dhe Krzystof Borysiewicz si D’Obigni, pjesëtarët e grupit të festës, dhe Guenes Guerle si doktori. Nga plateja, dirigjenti Omer Meir Welber ofroi një shtrirje të gjerë muzikore nga preludet e para të buta që refl ektojnë brishtësinë e personazheve në skenë, deri tek kthimi i temës së dashurisë pak para vdekjes së Violetës me të gjitha ngjyrimet e orkestralit. Gjithashtu duhen përgëzuar drejtuesit Deborah Warner dhe Xheremi Herbert, përgjegjës për skenën. Pamjet e tyre, duke përfshirë dhe një pyll që ndërronte ngjyrën sipas stinëve, krijuan një mbrëmje vërtet të kënaqshme, pa kërcënuar kalimin në plan të dytë të asaj që opera ka qëllim: muzikën. The Associated Press HAIR CLINIC Prishtina Adresa: Kroi i Bardhë (prapa postës së re) Prishtinë Mbjellje oku me metoden F.U.E www.laserway-al.com Transplant Analizë Terapi oku
- Page 1 and 2: FOTO: ATDHE MULLA BOTA: EDHE NJË M
- Page 3 and 4: Bujar Aruçaj E premte, 8 qershor 2
- Page 5 and 6: E premte, 8 qershor 2012 Nikolic: P
- Page 7 and 8: E premte, 8 qershor 2012 NACIONALE
- Page 9 and 10: E premte, 8 qershor 2012 Projekt p
- Page 11 and 12: E premte, 8 qershor 2012 Zvicra s
- Page 13 and 14: E premte, 8 qershor 2012 BOTA 13
- Page 15 and 16: E premte, 8 qershor 2012 Një tërm
- Page 17: E premte, 8 qershor 2012 MARKETING
- Page 21 and 22: E premte, 8 qershor 2012 Zbulohet n
- Page 23 and 24: Silvia e këngës shqipe Dëshiron
- Page 25 and 26: E premte, 8 qershor 2012 25 Fjalët
- Page 27 and 28: PALUAJTSHMËRI E premte, 8 qershor
- Page 29 and 30: E premte, 8 qershor 2012 Rooney pra
- Page 31 and 32: E premte, 8 qershor 2012 Kabashi, s