30 MARKETING E enjte, 31 mars 2011 Ruaje numrin Nxito, regjistro numrin dhe to! Regjistro tani numrin tënd dhe bëhu pjesë e lojës shpërblyese që të tosh telefon NOKIA ose 100 minuta falas, për bisedë me të gjithë numrat IPKO. Afati i fundit për regjistrim, 31 mars 2011.
E enjte, 31 mars 2011 Neymar, qëndro në Santos! Dygolëshi i shënuar ndaj Skocisë e ka rritur vlerën e 19 vjeçarit të Seleçaos, Neymar. Sulmuesi 19 vjeç i Santosit është bërë shënjestër e klubeve të mëdha evropiane, por presidenti i klubit, Luis Alvaro Ribeiro de Oliveira, nuk dëshiron ta lë të largohet. Për Neymar mediet e huaja shkruajnë se mund t’i bashkohet Chelseas gjatë verës. “Të luaj në Angli nuk është e njëjtë si të luaj këtu: klima dhe stili i lojës janë krejtësisht ndryshe. Ai është lojtari që e prezanton më së miri futbollin brazilian. Duke luajtur në Brazil, mund të bëhet lojtari më i mirë në botë. Kështu vepronte Pele...”, theksoi Oliveira. Modric, objektiv i Barcelonës Luca Modric është bërë objektiv i skuadrave të rëndësishme evropiane. Sipas mediave spanjolle, mesfushori i Tottenhamit pëlqehet edhe nga Barcelona. Në fakt, klubi katalunas si objektiv primar e ka mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, por BUNJAKU I BASHKOHET EKIPIT Albert Bunjaku e ka lënë prapa krahëve periudhën e errët. Sulmuesi kosovar i është bashkuar ekipit të Nurnbergut të martën. 27 vjeçari ndihet i lumtur për këtë fakt, por e pranon se kishte paksa frikë. Gjilanasi synon të luajë në fund të këtij sezoni në Bundesligë, pas lëndimit që e kishte pësuar në gju shtatë muaj më parë. Albert Bunjaku i është bashkuar grupit të futbollistëve të Nurnbergut për herë të parë të martën, pas lëndimit të rëndë të pësuar në gju, i cili e la jashtë fushës rreth shtatë muaj. “Ishte zbavitëse, shkoi mjaft mirë”, ka thënë fi llimisht sulmuesi kosovar për ueb faqen gjermane nordbayern.de. 27 vjeçari e pranon se ishte emocionuese stërvitja e parë me ekipin. Mirëpo, ai planifi kon të ushtrojë fort në ditët e ardhshme, në mënyrë që të shijojë një apo dy ndeshje në fund të sezonit. “Ishte sensacionale. Normalisht, kisha paksa frikë, por kjo kalon me kohë”, vazhdoi ai. Bunjaku është ndier mirë kur është duartrokitur nga bashkëlojtarët para se t’u rikthehej stërvitjeve me skuadrën, të cilën nuk e kishte bërë nga muaji shtator, kur e kishte pësuar lëndimin e rëndë duke dëmtuar ligamentet e gjurit. Gjilanasi po ashtu nuk harron t’i falënderojë të gjithë ata persona që e kanë mbështetur në kohën e rehabilitimit. Trajneri i Nurnbergut, Dieter Hecking, ndihet i kënaqur me rikthimin e Bunjakut, por ai nuk dëshiron ta ngutë përfaqësuesin zviceran. “Tash ai ka mundësi të bëjë lëvizje të tjera në krahasim me ato të rehabili- timit”, theksoi Hecking. Pas lëndimit, të cilin e kishte pësuar në ndeshje me Hamburgun, Bunjaku frikësohej se karriera e tij do të përfundonte para kohe, pas vetëm një sezoni të kaluar në Bundesliga, i cili sigurisht ishte më shumë se i suksesshëm. Po ashtu, sulmuesi kosovar synon të kthehet edhe në Kombëtaren zvicerane, me të cilën mori pjesë në kampionatin botëror ‘Afrika e Jugut 2010’. Bunjaku i përgëzon shokët e skuadrës për lojën që po e shfaqin këtë sezon. Nurnberg gjendet në pozitën e gjashtë të elitës së futbollit gjerman, me 42 pikë. nuk është i gatshëm t’i shpenzojë 40 milionë euro. Andaj, për të arritur deri te futbollisti kroat, gjiganti spanjoll do ta kishte më të lehtë, edhe pse menaxheri i Spurs, Harry Redknapp, nuk e ka ndërmend ta lëshojë lehtë yllin e skuadrës së vet. James dorëzohet para ish skuadrës Palestra Quicken Loans Arena ka eksploduar nga gëzimi. Miami ka përfunduar në tapetë bashkë me LeBron James, i cili S’ka grevë. Xhiroja e 30-të e La Ligas spanjolle do të luhet rregullisht në fundjavë. Kështu ka vendosur gjykata civile e Madridit, ‘Purificacion Pujol’, e cila është shprehur kundër protestës së paraparë nga Liga e futbollit spanjoll (LFP), rreth të drejtave televizive në divizionin e parë spanjoll. Gjashtë skuadra; Sevilla, Villarreal, Saragozza, Espanyol, Athletic Bilbao e Real Socie- SPORT 31 u dorëzua përballë ish skuadrës së tij, Cleveland. Oklahoma City ia doli ta mposhtë Golden Staten pas vazhdimeve. Houston ishte më i mirë se New Jersey, kurse Phoenix humbi nga Sacramento, duke mbetur kështu jashtë play-offi t. Cleveland-Miami 102-90 Cleveland: Hickson 21 Miami: James 27 New Jersey-Houston 87-112 New Jersey: Lopez 22 Houston: Martin 20 Oklahoma-Golden State 115-114 Oklahoma City: Durant 39 Golden State: Curry 35 Sacramento-Phoenix 116-113 Sacramento: Thornton 24 Phoenix: Frye, Dudley 21 La Liga luhet në fundjavë dad e kishin marrë iniciativën për bllokimin e kampionatit, duke ua propozuar 14 skuadrave të tjera që ta bojkotojnë kampionatin. Mirëpo, ky gjyq, pasi e dëgjoi kërkesën e këtyre gjashtë klubeve, e hodhi poshtë atë, kështu që kampionati spanjoll do të luhet rregullisht këtë fundjavë, duke u respektuar kështu kalendari i garave, që ishte vendosur në korrik të vitit të kaluar.
- Page 1 and 2: FOTO: ATDHE MULLA BOTA BOTA: : SHQI
- Page 3 and 4: E enjte, 31 mars 2011 Ndoshta secil
- Page 5 and 6: E enjte, 31 mars 2011 Kosova kërko
- Page 7 and 8: E enjte, 31 mars 2011 7 Nacionale R
- Page 9 and 10: Lajme të mira E enjte, 31 mars 201
- Page 11 and 12: E enjte, 31 mars 2011 EKONOMI 11 Pr
- Page 13 and 14: E enjte, 31 mars 2011 BOTA 13 Obama
- Page 15 and 16: E enjte, 31 mars 2011 BOTA 15 Diasp
- Page 17 and 18: E enjte, 31 mars 2011 REPUBLIKA E K
- Page 19 and 20: E enjte, 31 mars 2011 arté Në Red
- Page 21 and 22: E enjte, 31 mars 2011 “Muaji i Mj
- Page 23 and 24: E enjte, 31 mars 2011 ROZE 23 lepi
- Page 25 and 26: E enjte, 31 mars 2011 25 Fjalët e
- Page 27 and 28: E enjte, 31 mars 2011 Gjithashtu n
- Page 29: E enjte, 31 mars 2011 Messi mungon