29.07.2013 Views

SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express

SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express

SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Pressing

Fjalët tona

Amerikanët

nuk do ta

braktisin Kosovën.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

ELIOT ENGEL,

Kongresist amerikan. Ditë

më parë është përfolur

mjaft se SHBA-të do ta

tërheqin kontingjentin e

tyre ushtarak në përbërje

të KFOR-it. Ndërkohë këtë

lajm e kanë përgënjeshtruar

edhe autoritetet zyrtare

amerikane.

E drejta e disa qytetarëve për

të protestuar dhe shprehur

pakënaqësinë nuk do të lejohet të

abuzohet në dëm të lëvizjes së lirë të

qytetarëve tjerë dhe mallrave.

BAJRAM REXHEPI,

Ministër i Brendshëm i

Kosovës, u është përgjigjur

kështu paralajmërimeve

të Lëvizjes Vetëvendosje

për bllokimin e Pikave

Kufitare në Merdarë dhe

Dheu i Bardhë, me qëllim

të “zbatimit të mocionit të

Kuvendit të Kosovës për

vendosjen e masave të

reciprocitetit në raport me

mallrat e Serbisë”

Tadic, ik

nga Kosova.

Mbishkrim

Me të cilin Lëvizja e Lirë Qytetare

ka protestuar në qytetin e Pejës

ndaj vizitës së presidentit serb

Boris Tadic në Kosovë. Protesta

ka pasur edhe në Deçan. Tadic

gjendet në Kosovë për festimin e

Krishtlindjeve ortodokse.

Max: 0 °C

Min: -6 °C

Max: -1 °C

Min: -3 °C

Ferizaj ka

një shesh

të mbushur

me histori

shkrumbi dhe

krenarie, ku

janë mbajtur

demonstrata

e protesta

nga më të

ndryshmet.

Në të janë

djegur

njerëzit

edhe librat.

E shtunë, 7 janar 2012

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Shpend Limoni shpend.limoni@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Drejtor ekzekutiv: Shpend Jakupi, shpend.jakupi@gazetaexpress.com Shtypi: Roto Print Center: MediaWorks.

Bardh.Frangu

@gazetaexpress.com

Historia e djegies

së librit në Ferizaj

Ferizaj është qytet shumë i ri. Nuk ka çarshi fare.

Në fakt më shumë ngjet në një katund të madh, të

ndarë nëpër lagje kaotike, ku edhe u gjet një grusht

njerëzish për ta identifi kuar si qytet të ruajtjes

dhe kultivimit të kultit të diktatorit Enver Hoxha,

për çka edhe u bë i njohur nga Presheva deri në

Skrapar. Po ka edhe një shesh të mbushur me

histori shkrumbi dhe krenarie, ku janë mbajtur

demonstrata e protesta nga më të ndryshmet. Në

të janë djegur njerëzit edhe librat. E tymi i librit

të djegur, pavarësisht çfarë është ai, bën renë më

kobzezë për fatin dhe perspektivën e një vendi.

Në vitet gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar,

Latif Hasani, në shenjë proteste kundër regjimit,

kishte provuar ta digjte veten. Fati kishte bërë që

ai t’i shpëtonte këtij akti dhe t’ia mundësonte Jan

Pallahut që të shndërrohej në mit kundër të keqes

së madhe që dëshmonte kampi komunist. Gjatë

demonstratave të vitit 1981 skaj këtij sheshi ishte

vrarë Sherif Frangu. Në vitet e para të pasluftës,

përkatësisht në shekullin njëzet e një, në shesh u

dogj Shtëpia e Krishtit, përkatësisht Betlehemi, të

cilin, në prag të festave të fundvitit, e kishin ngritur

ushtarët amerikanë nga kampi “Bonsteell”. Dy

vite përpara në këtë shesh u dogj libri i një autori

ferizajas, i cili në pamfl etin e tij politik, siç e ka

pranuar edhe vetë para gjykatës, kishte denoncuar

njerëz pa fakte. Po ndërsa gjykata kishte dënuar

librin me tërheqje nga shitja dhe nga institucionet

ku ishte shpërndarë, një nga personazhet e denoncuar

në të, i pakënaqur me këtë vendim, merr

disa ekzemplarë të librit dhe ua vë zjarrin në mes

të sheshit. Në prag të festave të këtij fundviti, një

grup enveristësh, djegin librin e Blendi Fevziut për

Enver Hoxhën. Kështu shtresa e hirit në sheshin

e qytetit të Ferizajt vazhdon të trashet.

Por sigurisht që ngjarja më trishtuese që ka të

bëjë me djegien e librit ishte ajo që ndodhi në vitin

1986, kur u dogj libri “Katërmbëdhjetë autorë”,

një antologji e poetëve të rinj ferizajas. Për herë të

parë në historinë e librit, jo vetëm tek ne, por edhe

më gjerë, dënohet një libër nga gjykata me vendimin

për ekzekutim me djegie. Djegia publike e

këtij libri u bë në oborrin e Gjykatës Komunale të

Ferizajt, jo shumë larg sheshit të qytetit. Libri u

bë hi, ndërsa autorët e tij vazhduan të ndiqeshin

nga politika deri edhe me burgosje, siç ishte rasti

im, si njëri nga autorët e kësaj antologjie poetike.

Po siç ndodhë zakonisht që jeta tek ne të

zhvillohet në dimensione paradoksale, edhe

atëherë këtë rast të shëmtuar e pat dënuar organi

më i lartë i shtypit në Jugosllavinë e atëhershme,

“Borba” e Beogradit. Ndërsa “Borba” ishte vënë

në mbrojtje të librit dhe të autorëve të saj, duke

kërkuar nga politika që të mos fuste duart në

prodhimet kulturore, “Rilindja” jonë, pasi kishte

përcjell ndjekjen e librit dhe të autorëve, duke

u qëndruar besnike procesverbaleve politike të

katërmbëdhjetë mbledhjeve të Komitetit Komunal,

rastin e ekzekutimit të librit me djegie e

heshti fare.

Kërkesa e disa krijuesve ferizajas, menjëherë

pas luftës, që këtij libri t’i bëhej një pllakë përkujtimore

pranë objektit të Gjykatës Komunale në

Ferizaj nuk u realizua kurrë. Edhe politika e pasluftës

e kishte të qartë se ata që njëherë nuk ishin

pajtuar me pushtetin, mund të mos pajtoheshin

kurrë. E sikur të bëhej kjo pllakë përkujtimore,

sigurisht që njerëzit do të refl ektonin ndryshe

mbi librin dhe nuk do të ndërmerrnin veprime

të tilla barbare që publikisht ta djegin atë. Në këtë

mënyrë në sheshin e Ferizajt dëshmohet barbaria

e politikës dhe e qytetarisë. Histori e dhembshme

vërtet. Po përse kaq zhurmë e madhe për djegien

e librit të Blendi Fevziut për Enver Hoxhen!?

Dihet që pas lufte Ferizaj është identifi kuar si

qyteti i vetëm në hapësirat shqiptare ku janë

gjetur njerëz për ta ruajtur dhe kultivuar fi gurën

e diktatorit Enver Hoxha. Kjo nuk ndodhi pse

Ferizaj kishte më shumë partizanë të ideologjisë

enveriste, sepse, bazuar në aktivitetet e ilegales,

ku kultivohej më shumë kjo frymë, Gjilani dhe

Podujeva do të duhej të ishin në radhë të parë.

Pse ndodhi kështu, ka shumë arsye, të cilat shpjegohen

nëpërmjet shumë spekulimeve. Thuhet se

Ferizaj u zgjodh në Tiranë si qytet i Enverit, për të

vazhduar idenë e luftës antiimperialiste, shkaku

që afër tij u ngrit kampi amerikan “Bondsteell”.

Kështu kjo lëvizje edhe nisi të identifikohet si

antiamerikanizëm. Ndryshe ky grusht njerëzish

që provojnë të mbajnë gjallë frymën e diktatorit

Hoxha, lidhje nuk kanë me ideologjinë e tij, mbase

në shumë raste edhe e kanë fyer ashpër atë, siç

ishte rasti i kremtimit të një përvjetori të tij në

kohë ramazani nëpërmjet iftarit. Për më tepër,

në këtë grusht njerëzish ka edhe imam! Djegia e

librit të Fevziut duket të jetë gërhama e fundit e

këtij grupi njerëzish. Ata janë si një grusht bore që

po shkrihet vazhdimisht, ndërsa menjëherë pas

lufte dukeshin si një ortek, kur në manifestimet

e tyre merrnin pjesë edhe kryetarë komunash,

përfaqësues të lartë politikë e njerëz të rëndësishëm

të kulturës nga anë të ndryshme të Kosovës.

Po akti barbar i djegies së librit refl ekton edhe

qasjen e politikës ndaj tij. Këtu edhe është e keqja,

karshi një grupi të frustruar dhe të instrumentalizuar

njerëzish që mund edhe ta djegin atë vetëm

sa për të prodhuar një lajm. Pas lufte edhe politika

është sjell barbarisht ndaj librit. U tretën dhe u

shuan të gjitha ato biblioteka nëpër bashkësitë

lokale, ku librat kishin përballuar edhe tmerrin

e luftës. Ndryshe djegia e librit nuk do të ndalet

kurrë, sepse lufta ndërmjet gënjeshtrës dhe së

vërtetës është permanente dhe e përhershme,

mbi të cilat edhe mbështetet të qenit e njeriut.

Këtë e dëshmon edhe historia e librit. E dëshmon

edhe djegia e vazhdueshme e librave të shenjtë,

përkatësisht “Biblës” dhe “Kuranit”, në luftën e

vazhdueshme për primat mbi të vërtetën ekskluzive.

Çështja është se përse në qytetin e Ferizajt

ka më shumë vullnet për djegien e librit sesa për

ndërtimin e një përmendoreje për të.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!