08.09.2013 Views

The Book of Psalms in albanian language.pdf

Salmos da Bíblia no idioma albanês, editado e publicado por R. S. Chaves; Blog: http://rschavesgospel.blogspot.com

Salmos da Bíblia no idioma albanês, editado e publicado por R. S. Chaves; Blog: http://rschavesgospel.blogspot.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Bibla e Shenjtë - Psalmet

ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.

11 Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.

12 Kush i njeh gabimet e tij? Pastromë nga ato që nuk i shoh.

13 Përveç kësaj ruaje shërbëtorin tënd nga mëkatet e vullnetit, dhe bëj që ato të mos

më sundojnë mua; atëherë unë do të jem i ndershëm dhe i pastër nga shkelje të

mëdha.

14 U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot,

kështjella ime dhe shpëtimtari im.

Psalmet 20

1Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë

me siguri lart.

2Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;

3Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela)

4Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua.

5Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në

emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.

6Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t’i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me

forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë.

7Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit,

Perëndisë tonë.

8Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë.

9Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.

Psalmet 21

1 O Zot, mbreti do të gëzohet me forcën tënde dhe do të ngazëllojë për shpëtimin

tënd!

2 Ti ia plotësove dëshirën e zemrës së tij dhe nuk hodhe poshtë kërkesën e buzëve të

tij. (Sela)

3 Sepse ti i dole para me bekime begatie, i vure mbi kokë një kurorë prej ari shumë të

kulluar.

4Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi.

5E madhe është lavdia e tij për shpëtimin tënd; ti i dhe madhështi dhe lavdi,

6sepse ti e bën shumë të bekuar përjetë, e mbush me gëzim në praninë tënde.

7Duke qenë se mbreti ka besim te Zoti dhe në mirësinë e Shumë të Lartit, ai nuk do

të hiqet kurrë.

8Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtë do të veprojë kundër atyre

që të urrejnë.

9Ti do t’i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij

Zoti do t’i hedhë në humnerë dhe zjarri do t’i përpijë.

10Ti do të zhdukësh frytin e tyre nga toka dhe pasardhësit e tyre midis bijve të

njerëzve,

11sepse kanë kurdisur të keqen kundër teje dhe kanë përgatitur plane të këqija, por

nuk do t’ia dalin.

12 Sepse ti do të bësh që ata të kthejnë kurrizin dhe do të drejtosh shigjetat e harkut

tënd kundër fytyrës së tyre.

13 Çohu, o Zot, me forcën tënde; ne do të këndojmë dhe do të kremtojmë lëvdimet e

fuqisë sate.

Free Bibles: http://freebiblegospeltoallnations.blogspot.com 13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!